Kreu Blog Faqe 1467

Vdekja e Ademit, “haku i hoxhës” dhe i panjohuri në oborrin e shtëpisë sime!

1
Prof. Bajram Binaku, Pejë
Vdekja e kushëririt
Ishte ditë me diell, planifikoja të shkoja në punë, po, një lajm i trishtë me bëri të shtangëm. Me lajmëruan se kushëriri im, Ademi, kishte vdekur, saora, pa qenë asnjëherë të mjeku. Pasi shkuam për ngushëllime, e pregaditem trupin e pa jetë për rrugën e fundit dhe funerali kishte arritur në varrezat e qytetit të Pejës. Pasi u vendos kufoma mbi gurin e caktuar për ritet fetare hoxha me një zë të heshtur na u drejtua:”Kjo xhenaze nuk e ka pague hakun e hoxhës, prandaj nuk mund t’ia kryej ceremoninë e varrimit”!
Meqë, të gjithë të afërmit ngurruan të flisnin, unë i thash:”Hoxhë, a mundet me u varrosë pa i kënduar ti talkinin”?
“Po” tha!
Unë ja ktheva:”Ani pra, ti rri, nese don, ose shko, se ky, nuk të ka as hak e as borxh”
Hoxha iku, ndërsa ne e varrosem Ademin pa hoxhë.
Kaluan edhe dy vite, ku papritmas një i panjohur me hyri në oborrin tim dhe mu drejtua:”A jeni ju pronari i kësaj shtepie”?
“Po”, i thash!
“Si e ke emrin”, mu drejtua.
“Çka po të nevojitet emri im”, i thash.
Ai ma ktheu:”Paj, ky rajon i takon xhamisë në Vitomericë e duhet me të regjistrue për hakun e hoxhës”!
Unë ja ktheva:”Unë si kam as hak e as borxh hoxhës, për çka me i pague hoxhës”?
Ai:”Paj kur vdes dikush nga familja jote, ose ti, hoxha duhet me i krye ceremonitë fetare”?
Unë i thash:”Kqyre mirë këtë shtepi dhe mos gabo me u kthye për këtë punë, se unë, kur vdes mund të varrosëm edhe pa hoxhë”!
Ai iku dhe nuk u kthye më!

Zoti e bekoftë SHBA-në dhe Kosovën, shkroi Bob Dole me 1 dhjetor në Twitter

0

Kosova e ka marrë një urim bekimi nga Senatori amerikan Bob Dole edhe në postimin e tij të fundit në rrjetin social, Twitter, shkruan Drini.

Më 1 dhjetor, Dole njoftonte për një takim virtual që do të realizohej kushtuar Kosovës, ndërsa shkruante:

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën”.

Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli është shprehur i pikëlluar me lajmin për vdekjen e Senatorit Dole. Ai tha se Kosova i bashkohet SHBA-së në zinë për humbjen e një prej zyrtarëve më të shquar dhe mikut të vjetër.

Në Kosovë, homazhe te Shtatorja e Senatorit Amerikan Robert Dole

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kanë nderuar me kurorë lulesh dhe homazhe Senatorin Amerikan Robert Dole, i cili vdiq një ditë më parë. 

Në ceremoninë e nderimeve, para shtatores në Prishtinë, ishte i pranishëm edhe z.Nicholas Giacobbe, i ngarkuar me punë në Ambasadën Amerikane.

Kryeministri Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes Dole dhe popullit amerikan dhe e ka çmuar përkrahjen, që Senatori Dole i ka dhënë Kosovës në rrugën e lirisë dhe pavarësisë.

Duke e rikujtuar jetën dhe veprën e senatorit, Kryeministri tha se Bob Dole pati një jetë të gjatë gati një shekull, por edhe një karrierë të bujshme e shumë të lëvdueshme.

“Qysh në fund të viteve ‘80, ai përveçse patriot i madh amerikan, ishte edhe mik i Kosovës dhe i popullit tonë, i cili në atë kohë përveçse i shtypur dhe i shfrytëzuar, iu nënshtrua edhe një aparteidi pas suprimimit të autonomisë”, tha Kryeministri.

Ai veçoi kontributin e senatorit Dole edhe për paqen në Evropë, si luftëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, si veteran i luftës, por edhe si politikan i majave më të larta të institucioneve demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

“Teksa ai prehet i qetë, ne përkulemi para jetës dhe veprës së tij dhe e kujtojmë me vlerësimet më të larta kontributin e senatorit Bob Dole”, tha Kryeministri Kurti, pas ceremonisë së nderimeve.

Intervistë me Myzafer Osmanin rreth magjisë së anekdotës 

0

Intervistoi: Bardhyl Selimi, Tiranë

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukuritë e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë, me të cilin  përballemi çdo ditë.  

Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristikë komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë të pranishme, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohor), arrijnë që, përmes mesazheve, të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa sulmuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj. 

Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejtë me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, u kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite 

Dijetari Italian Arnaldo Momigliano1, në librin e tij “Zhvillimi i Biografisë Greke”, sugjeronte, që babai që themeloi anekdotat mund të ketë qenë teoricieni i muzikës Aristoxenus i Tarentum (filozof peripatetik dhe teoricien muzike grek, lindur rreth vitit 370 para Krishtit):  

“Mbase, ai ka qenë i pari, që i bëri anekdotat një pjesë thelbësore e biografisë” deklaroi Momigliano. “Dyshoj se i detyrohemi Aristoxenus për nocionin që një biografi e mirë ëhtë plot me anekdota”. 

Anekdotat lidhen më shumë me qytetin, se sa me fshatin, më shumë me oborret, parlamentet, spitalet, se me vilat dhe fshatrat.  

Anekdota është gjithashtu një prodhim social: universitetet, klubet, teatrot dhe mbremjet argëtuese janë të gjitha mitra anekdotash.  

Ndonëse i huazuar nga frëngjishtja, termi ‘anekdotë’, në fund të fundit, vjen nga fjala e përafërt greke (anekdota) që do të thotë “gjëra të pabotuara”). Nganjëherë, ka kuptimin e diçkaje të fshehtë.  

Anekdotat klasike trupëzonin mençurinë e lashtë ose mprehtësinë filozofike (sikur Diogjeni i shpjegonte Aleksandrit të Madh, se pse po hetonte një pirg me kocka njeriu): “Po kërkoj kockat e babait tuaj, por nuk i dalloj ato nga ato të skllevërve të tij”.  

Kanë qenë oborret dhe klasa e mesme, deri në Rilindje, ku anekdota nisi të lindë më shumë si një mjet i zakonshëm, se sa si diçka për intimitetet e njerëzve të tjerë.  

Shkrimtarë të shek. 18, si Jeremiah Whitaker Newman2, autor i “Anekdotave alfabetike”, e kuptonte anekdotën si një biografi të shkurtër, shpesh e një personi të errët, jeta e të cilit ka qenë, në një farë kuptimi, tërheqëse ose jo e zakonshme. Në të vërtetë, në “Fjalorin” e vet, Samuel Johnson, e përkufizonte anekdotën si “një incident biografik, një shëtije njëminutëshe e jetës private”.  

“Një anekdotë për një njeri është më e mirë, se një vëllim biografish”
–ka shkruar  William Ellery Channing3 

 “Tre anekdota mund të mjaftojnë për të bërë tablonë e një njeriu” – pohon Friedrich Nietzsche 

Benjamin Disraeli 

Isaac D’Israeli 4, ama, ia veshi frëngjishtes zgjerimin e termit në “çfarëdolloj rrethane interesante” (Disertacion për Anekdotat).  

Benjamin Disraeli5, pat thënë më 1870 (në Lothair), që “kur njeriu futet në anekdota, kjo është shenjë për të për t’u larguar nga bota”.  

Një koleksion i shek.19, me titull The Percy Anecdotes ofron xhevaire të tilla:  

“Kur një fisnik i Cornwalis po largohej nga shtëpia e vet dhe po hipte në karrocë, një shërbëtor u afrua me një çadër. – Hiqe tutje atë send, – i tha ai. Unë nuk jam as sheqer, as kripë për të vuajtur, nga një dush shiu!”  

Deri në shekullin 20, humori nuk qe bërë një karakteristikë kyçe anekdotike. Në shek.20 përfundimet qesharake biografike të shkurtëra dhe të ëmbla, Winston Churchill i quante “lodra të shendetshme të historisë”  

“Lindi, jetoi, vdiq” thosh Martin Heidegger6 për Aristotelin  

Martin Heidegger 

* Një ditë, Kanti7 dëgjoi shumë anekdota për një nga bashkëkohësit e vet. “Po më duket, se po kujtohem për anekdota të ngjashme për figura të tjera të mëdha”-vërejti ai. – “Por kjo edhe pritet.- i tha bashkëbiseduesi- Njerëzit e mëdhenj janë si kullat e kishave të mëdha: rreth tyre ka gjithnjë shumë erë”  

Imanuel Kant 

* Ditën kur Comte d’Artois8 (më vonë, mbreti Charles X) hyri në Paris, Talleyrand9 pyeti një grup të mbledhur në dhomën e tij të pikturimit, se çfarë kish thënë princi Burbon. “Asgjë” iu përgjigjën. Talleyrand, i pakënaqur, urdhëroi një shkrimtar ië mirënjohur politik të largohej nga dhoma dhe të hartonte një vërejtje të duhur për protokollin zyrtar. Shkrimtari bëri tre përpjekje, të gjitha jo të duhura. Në fund, ai u khye me fjalët: “Asgjë nuk ka ndryshuar në Francë, vetëm ka një francez më shumë” Talleyrand e duartrokiti dhe kështu lindi një anekdotë tjetër klasike.  

   

    Talleyrand                                  Compte d’Artois

  • Më1923, revolucionari meksikan Pancho Villa10, duke iu afruar fundit, u ndje i humbur, por u bë i famshëm per fjalët e fundit, që shqiptoi: “Mos më lini të mbaroj kështu! – U lut ai.-  “Thuajuni atyre, që thashë diçka”.  

 

Pancho Villa 

Baladat, fjalët e mprehta dhe anekdotat na japin neve një ide më të mirë për thellësitë e shekujve të shkuar se sa kronikat e rënda dhe voluminoze. Ka thënë Ralph Waldo Emerson11 

 Emerson 

 *Një zonjë duke vizituar Luvrin, u ndal para një pikture të famshme të një fshatari të pisët. “A nuk është pikërisht kjo gjë, pse e pëlqejnë këtë? – Vërejti ajo.-  Shumë i varfër për të blerë tesha të denja, ai, megjithatë, ka dinjitein të dalë në portret!” 

   

Van Gog, portret fshatari 

I kam pëlqyer gjithnjë edhe unë anekdotat. Vitet e fundit të mësuesisë, pothuaj çdo ditë shkruaja në tabelën e zezë të sallës së mësuesve nga një anekdotë. Për habi, kolegët nisën t’I pëlqejnë. Sa hynin në sallë sytë u shkonin te tabela. Ditën që dola në pension, në drekën që shtroi kolektivi për mua në restorantin e bukur në kodër-Marikë, në qershor 2007, sërish habitesha kur kolegët më lavdëronin  dhe më kujtonin anekdotat e mia dhe jo punën time si mësues matematike! Atëkohë, kisha botuar vetë një libër me anekdota me njërëz të shquar. Ende kam në kompjuter një libër tjetër më vëllimor me anekdota me njerëz të shquar. 

Para disa ditësh i dërgova mikut tim në Ferizaj, zotit Myzafer Osmani disa pyetje në formë të një interviste. Tema ishte “Anekdota”. Kohët e fundit, atë e kanë ftuar në disa media sidomos për librin e fundit ANEKDOTA një kopje të të cilit zoti Myzafer ma dhuroi edhe mua në fund të gushtit në Tiranë. 

Atëhere shpërndava disa nga anekdotat që më kishin bërë më shumë përshtypje, të cilat do i jap sërish në fund të këtij shkrimi. 

U mrekullova me përgjigjet e plota, bindëse dhe me kulturë që zoti Myzafewr m’i dha. Njihuni edhe ju me to! 

1. Amundtë paraqiteni shkurt; mosha, profesioni, vendbanimi, familja?  

Kam lindur më 22 tetor 1972, në fshatin Rahovicë të Ferizajt. Kam mbaruar Fakultetin Ekonomik – Banka, Financa dhe Kontabilitet, në Prishtinë. Studimet Master i kam mbaruar në programin Studime Evropiane, në drejtimin: Integrimet Ekonomike Evropiane, gjithashtu në Prishtinë. Tani, punoj Drejtor në Kompaninë e Sigurimeve SIGMA – Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.a – filiali Ferizajt. Jam i martuar me bashkëshorten Makfiren, dhe kam tre fëmijë, Laurantin, Lauretën dhe Raifin. Jetoj, punoj e veproj në Ferizaj. 

  1. Ciliështë dallimi ndërmjet anekdotës, barcoletës, rrotullës dhe fjalës së urtë? 

Anekdota me të lartpërmendurat, që bashkërisht pasurojnë letërsinë tonë popullore, natyrisht që kanë të përbashkëta e padyshim se kanë edhe dallime. Ndërmjet anekdotës e barsoletës; të dyja prodhojnë humor, barsoleta tregohet kudo sa për të bërë humor dhe aty mbetet, ndërsa anekdota jep edhe mesazhin – porosinë; thumbon veset e liga, ndërsa ngre lart virtytet, traditën tonë të bukur, besën e fjalën, burrërinë e besnikërinë. Ndërmjet anekdotës e rrotullës; qëndrojnë personazhet, se në anekdotë përdoren raste konkrete e personazhe reale, kurse në rrotulla ka vetëm ndonjë mesazh çasti për ndokënd që është në atë mes. Ndërmjet anekdotës e fjalës së urtë; dallimi është më i madh e më ndryshe, ani pse të dyja shumë shpesh kanë autorë të përbashkët – popullin, pra burojnë nga populli e barten brez pas brezi nëpërmjet bisedave ose shkresave, por megjithëkëtë, fjala e urtë ka vetëm mesazh dhe jo humor, shkruhet apo thuhet më shkurt, mbahet mend më lehtë dhe tregohet vetëm në raste të caktuara, si lloj porosie që trashëgohet për këdo, njëkohësisht, edhe fisnikërohet nga mësimi që nxjerr, edhe e kupton mesazhin që përçohet, ndërsa anekdota varësisht nga përmbajtja mund të tregohet në cilëndo tryezë dhe ta begatoj atë, sepse anekdota ka nga më të ndryshmet për nga i gjithë strukturimi. 

  1. A kanë tematikë anekdotat tuaja, cilat janë ato më kryesoret?  

Natyrisht, jo vetëm anekdotat që unë i kam përzgjedhur, por të gjitha anekdotat kanë tematikat, veçoritë e rëndësinë e vet. Anekdotat me porositë e tyre vlerësojnë virtytet njerëzore, si: urtia, mençuria, drejtësia, patriotizmi, puna, besa, etj., ndërsa me humorin e hollë që përmbajnë në vete, i vënë në pah dhe i demaskojnë dukuritë negative individuale apo shoqërore, si; marrëzinë, tradhtinë, egoizmin, gënjeshtrën, hajninë, përtacinë, etj.  

  1. Ciliështëmjedisi shoqëror që tregon interes për to, po ashtu, mjedisi gjeografik i lexuesve?  

Jam i mahnitur se si pëlqehen nga gjitha grup moshat, gjinitë e profesionet, pa dallim, që në fakt nuk e kam pritur, dhe një ndër arsyet e kësaj gjithë përfshirjeje në pëlqyeshmëri, mendoj se është pikërisht fakti që në vëllimin tim anekdotik kam paraqitur për lexuesit edhe shumë anekdota aktuale, që pasqyrojnë drejtpërdrejt jetën dhe ngjarjet bashkëkohore. Sa i përket interesimit, në Kosovë padyshim se numri i kërkesave ka qenë dhe është i madh për të pasur një libër, kjo ndonëse për faktin se edhe unë vetë jam nga Kosova, ndërsa në vendet e tjera si në Shqipëri e në Maqedoni të Veriut natyrisht kërkesat kanë qenë më të vogla, ndoshta për shkak të mungesës së promovimeve apo edhe direkt të njohjes me ata që e duan, ndjekin e kultivojnë këtë pjesë të trashëgimisë sonë letrare.  

  1. Zakonisht ju tregoni edhe burimet nga i keni marrë anekdotat, gjë që nuk ndodh shpesh. Si veproni nëse thelbi i anekdotës tregohet nga një tjetër, i cili nuk tregon se jeni ju burimi? Ose anasjellas, a iu ka ndodhur e kundërta?  

Unë të gjithë tregimtarëve ua kam vënë të gjitha të dhënat e sakta, por kemi raste kur hasim në anekdota pa tregimtar, pra nuk ua dimë burimin, dhe kemi edhe nga ato raste kur, për shkak të njohjes me njeriun që është personazh i anekdotës tashmë, tregimtari dëshiron dhe kërkon që të mbetet anonim për arsyet që ai me siguri i di më mirë. Kaherë tregimtari nuk e tregon burimin dhe ne e marrim si tregimtar, atë nga i cili e kemi dëgjuar, dhe nganjëherë kam hasur në raste kur anekdotat, në të cilat kam qenë burim, i kanë botuar ose kanë shkruar për to, mirëpo kjo nuk më pengon aspak, përkundrazi, ngaqë si dashamirës i kulturës dhe posaçërisht kësaj pasurie letrare, e konsideroj të rëndësishme grumbullimin, ruajtjen e bartjen e tyre, vesh më vesh e letër më letër, dhe, natyrisht këtu është edhe thelbi i trashëgimisë, por sidoqoftë është pjesë e ndershmërisë njerëzore dhe autoriale kur dëgjon ose lexon diçka diku prej ndokujt, ta thuash të vërtetën siç e di. Meqenëse deri më tani, pra mbi dy dhjetëvjeçarë, punoj me të gjitha kategoritë e njerëzve, jam mishëruar tashmë edhe me pranimin e atyre, se janë siç janë e s’bëhen tjetër, dhe kjo padyshim se më ka ndihmuar shumë në të gjitha sferat e jetës, edhe në këto raste po, ndaj i pranoj si të mirëqena, dhe nuk kam pasur ndonjëherë debat, ngatërresë apo keqkuptim, të paktën jo deri tash, përpos një rasti që do ta citoja për anekdotën time, që ka përmbajtje emocionale, plot kuptim e filozofi shqiptare – “Mixha dhe mesa”, kur dikush i ka shënuar katër faqe trajtim fenomeni dhe nuk ka përmendur as autorin e as librin, por veç ka thënë “Në një libër me anekdota nga një autor nga Ferizaj”, pra e ka ditur saktë burimin dhe nuk e ka përmendur, ndoshta ky ka qenë rasti i parë dhe i vetëm që jam ndjerë i prekur, përndryshe jo.  

  1. Çfarëmendoni për vlerën e gjuhës që përdorni në anekdota, a duhet ajo të jetë nëndialektore, dialektore apo mbarë letrare? A mund të ruhet kuptimi dhe ndikimi tek lexuesit nëse anekdota shkruhet në gjuhën mbarë letrare? Si veproni për të shmangur fjalët e huaja (si ato të lindjes, të perëndimit apo edhe sllave)? 

Sa i përket gjuhës së përdorur në anekdota, unë nuk mund të them asgjë si përfundim, sepse nuk jam njohës i gjuhës, letërsisë e gramatikës shqipe dhe nuk më takon rekomandim. Mirëpo, si anekdotist tashmë, mendoj se gjuha e anekdotave duhet të jetë e vendit apo kulturës prej nga burojnë, sepse kështu ruhet edhe kuptimi i plotë e i vërtetë i tyre, pra kur janë tamam të sakta, si në të thënë e si në të shkruar, medoemos që tingëllojnë më bukur e i kuptojmë më lehtë, si domethënie e si prejardhje gjithashtu. Ndërsa, për shmangien e përdorimit të fjalëve të huaja; fakti që ka fjalë të huaja herë pas here, nuk i bën ato më me pak vlerë apo më pak të dobishme, përkundrazi; unë e shoh dhe e vlerësoj edhe si periudhë historike, se kur është folur shqip e kur ka ekzistuar urtësia shqiptare që të flitet me mesele, pra kjo në një lloj forme tregon edhe për lashtësinë tonë. Me raste, edhe duhet të zëvendësohen me fjalë nga fjalori i sotëm, por nganjëherë, kur humbet origjinaliteti, humbet edhe kuptimi e humori që vijon përskaj botëkuptimit të atëhershëm në ato raste.  

  1. Përveçmjedisit familjar e krahinor, cilët autorë kanë ndikuar për të mirë tek ju? 

Sinqerisht, vend të rëndësishëm ka babai im i ndjerë, që më ka lënë disa sosh si dorëshkrim e ca të tjera të dëgjuara nga ai, ngase babai ishte njohës i mirë i traditës dhe anekdotës, e të veçantë e bënte edhe fakti se ai i tregonte shumë bukur. Si autor, i kam lexuar e rilexuar, Prof. Antton Çetën, dy blendet “Prozë popullore nga Drenica”, Akademik Mehmet Halimin e Prof. Dr. Mehmet Rukiqin, por ndër të gjithë vend të veçantë gëzon miku im, Prof. Salih Zogiani, i cili, sikur e ka vërejtur talentin dhe dashurinë time për anekdotën, dhe më ka motivuar vazhdimisht, fillimisht duke qenë tregimtar në vëllimet e tij e më pas edhe të jem autor i librit tim, për çfarë edhe i jam mirënjohës. 

  1. A kandodhurndonjë konkurs tregimtarësh të anekdotave, po qe se jo, atëherë çfarë mendoni ju për një gjë të tillë? 

Deri më tani nuk e di se ka pasur ndonjë konkurs për tregimtarët e anekdotave, sikur nuk ka edhe asish shumë, pra në publik është një numër jo shumë i madh anekdotistësh, megjithatë, organizimi i ndonjë konkursi të tillë, mendoj se do të ishte shumë i mirë për nga ndikimi e frymëzimi, por edhe për nga nxjerrja në pah e pasionantëve dhe anekdotave të tjera të reja, të cilat nuk janë dëgjuar e lexuar deri tash, e që, padyshim, se do të ishte vlerë e shtuar ndër ne. 

  1. Alexonianekdota në gjuhë të huaj ose në internet? A parashikoni t’i përktheni anekdotat tuaja në gjuhë të tjera?  

Në fakt, kam lexuar anekdota të popujve të tjerë të përkthyera në gjuhën shqipe, por nuk përputhen me anekdotat tona, sepse doemos anekdota lidhet ngushtë me kulturën dhe traditën; shembull: në Itali, thuhet: “Për një ditë nuk bëhet Roma”, kurse tek ne, thuhet: “Gur-gur, bëhet mur”, pra shpeshherë porosia e humori nuk kuptohen apo edhe nuk përshtaten. Ndërsa, sa i përket përkthimit e kam menduar, mirëpo duhet një njohës i mirë i gjuhës e i cultures shqipe, në njërën anë, dhe një studiues i gjuhës, në të cilën dëshirojmë t’i përkthejmë, në anën tjetër.  

Disa anekdota nga Myzafer Osmani: 

(përshtatur me gjuhën letrare nga unë) 

f.35 

A u kolle, a mu dok 

Një i moshuar po bisedonte me dy djem të rinj. Ndër të tjera u tregoi se flinte veçmas me gruan. Këta djemtë nisën ta ngacmojnë.  

  • Qysh merresh vesh me gruan? 
  • Po ja, kollem dy a tri herë dhe ajo e kupton dhe vjen te unë! 
  • -Po kur do ajo? 
  • Ajo veç më thotë: A u kolle plak, a mu dok? 

f.98 

Kurrë më mirë nuk i kam pasë punët 

U martua një djalë në verë, në valën e punës dhe rrinte në shtëpi me nusën tërë kohën. I tha baba një ditë: 

Biro, sivjet nuk i kemi punët bash mirë, kemi shpenzuar për dasëm, prandaj dil në punë! 

More babë, më beso, kurrë më mirë unë nuk i kam pasë punët se sa tani! 

  1. 136

Mburracakët 

Mburreshin një shkodran dhe një pogradecar për begatinë me peshq të liqeneve të tyre. 

Pogradecari 

Në se fus kovën në gjol për ta mbushë me ujë, patjetër që brenda saj e gjej edhe një peshk! 

Shkodrani 

Kurse ne duhet më parë t’i shtyjmë me dorë peshqit në liqen para se ta mbushim kovën me ujë! 

 f.142 

Profesori me korrespondencë 

Moj shoqe, cili është ai burri që vjen nganjëherë te ty në shtëpi? 

Është profesori im i fakultetit. 

A është i rregullt apo me korrespondencë? 

Me korrespondencë, sepse vjen vetëm kur s’e kam burrin në shtëpi! 

  1. 143

Provimi për drejtim makine 

Shkon një burrë në provim për drejtim makine. E shoqërojnë gruaja dhe të tjerë miq. 

Pasi e drejton makinën ca kohë, vjen ta parkojë. 

Po më duket vend i ngushtë, tha njëri, a do mundet? 

Po, po mundet tha e shoqja se mbrëmë e ka pasë më të ngushtë vendin dhe ka ditë me e parkue! 

Plisi i Nastradinit 

Nastradinit i ishte shkye pak plisi. E sheh një grua dhe i thotë: 

Pse të është shqyer plisi, Nastradin? 

Ah, moj fisnike! Po të flasësh drejt, njerëzit të bien me shtagë.
Qysh kështu?! Nuk e besoj! 

A të flas unë diçka drejt me ty? Me siguri do me biesh me shtagë! 

Kurrësesi, Nastradin! 

A ta ka bërë qejfin burri mbrëmë? 

Ҫfarë po thuaj, mor i pacipë!  

Dhe gruaja mori një shtagë dhe e qëlloi Nastradinin. 

E sheh, moj fisnike, fola drejt dhe më godite! 

Pushtetarët dhe bariu 

Disa pushtetarë kishin dalë në fundjavë në bjeshkë për gjueti. Duke u kthyer, takojnë një bari që po kulloste dhentë. 

A po na njeh, I thanë atij? 

Si jo, u përgjigj bariu, ju kam parë në televizor. 

A po na  e pret një qingj me qenëse po shohim se paske plot. 

Posi jo, tha bariu.  

E preu qingjin, e pjeku dhe ua shtroi pushtetarëve. Pastaj mori lëkurën, e mbështolli dhe vijoi rrugën.  

Pse po e merr lëkurën, e pyetën pushtetarët? 

Dua t’ja tregoj babës, por nuk i tregoj se e kam pre qingjin për ju.
Pse? Qysh do t’i thuash? 

Do i them se ma kanë ngrënë qentë! 

Myzafer Osmani dhe Bardhyl Adem Selimi

Intervistuar më 6 dhjetor 2021 

Tirana kryeqytet

0

Në foto: Kopertina e librit të Mehdi Frasheri Tirana kryeqytet , botimi i pare

Mehdi Frashëri
Tirana kryeqytet
Shtypshkronja “Tirana” 1924
(botimi i parë)

Para një viti, po ndiqja një emision televiziv, ku shoku im, zoti Bedri Alimehmeti, shpjegonte si u bë Tirana kryeqytet. Aty mora vesh për ndikimin e madh që pat ish mbreti Zog i Parë që arriti t’ua mbushte mendjen krerëve të parisë së qytetit duke u premtuar shumë të mira, gjë që u bënë vërtet.
Tani sapo lexova ca shënime të njërit nga politikanët e shquar të viteve 20, Mehdi Frashërit, pikërisht për këtë temë. Më intereson edhe mua pasi i kam kaluar 75 vjet jetë në këtë qytet bujar dhe mikpritës. Familja e nënës sime ka gjetur strehë aty që nga viti 1924.
Besoj se edhe shumëkujt do t’i interesonte pse Tirana u caktua kryeqytet, duke lexuar shënimet e Mehdi Frashërit nga të cilat shkëputa vetëm pak fragmente.
f. 88
E ardhmja e Shkodrës është e lidhur jo me të qënurit kryeqytet, por si vend tregtie dhe industrie. Veprat hidraulike, ndërtimi i udhës së hekurt Shëngjin- Prizren- Danub, krijimi i limanit të Shëngjinit, marrëveshje ekonomike me kushte reciproke me Jugosllavinë, organizimi i punimit të duhanit, të peshkut e sidomos të konservës dhe haviarit, shfrytëzimi i bakrit në rreth të Pukës, përdorimi i fuqisë elektrikë në Bunë e Drin, shfrytëzim i pyjeve dhe punimi i djathnave në malet e saj- gjenisë tregtare të Shkodrës ka me i dhënë një zhvillim të mrekullueshëm dhe ka me pru begati dhe fatbardhësi me rrënjë e ka me qenë Hamburgu ose Milanoja e Shqipërisë së re.

Tirane fillimi i bulevardit Zog i Pare

Po Vlora? Një qytet në breg të detit është i destinum për me qenë qendër tregtie dhe zhvillimi detar, por jo kryeqytet. Kryeqyteti i Italisë nuk mund të jetë Gjenova apo Venecia, por Roma në mes të vendit. Ashtu edhe në Francë Parisi dhe jo Marseja, Bordoja apo Dunkerku. Në Gjermani Berlini e jo Hamburgu. Veç të tjerash, kryeqyteti në Vlorë mund të nxise përçarje veri-jug, Toskë- Gegë

f. 90
Popujt, nga njëherë, kur kalojnë ndryshime të mëdha, të papritura e të papërgatitura, tregojnë shenja çmendurie.

Tirana rruge prana Sahatit dhe xhamise

Pse Tirana?

Tirana ka të gjitha mjetet e natyrta të begatisë, të zhvillimit bujqësor, industrial e tregtar, kodrat e bukur pa gur, me një naltësi të vogël, transformohen në vreshta rrushi, fiku e gropat e tyre, që i kanë kthyer krahët muranit, në kopshte portokallesh. Ujrat që e rrethojnë për së afërmi, si Lana e Lumi, Limuthi, Tërkuzi, pak më së largmi Erzeni formojnë landë fuqi elektriku, landa pjellore për me njomë tokat. Pyjet i ka afër, gjithë gropë e Tiranës është karbonifer, thëngjill-mbajtëse.
Një pjesë e malit të Dajtit në verilindje ka një livadh të madh në forme trapezi, me ujra të bulbërta sa me ushqye një qytet të madh, me dru prej ahu, me pamjen e detit, e të gjitha fushave, me erën e kulluar, me klimënë e fortë, po të lidhet me qytetin me një teleferik, prej 8 ose 10 kilometrash. Mbasi të bahet tramvaji i Durrësit do të bahet qyteti verës të Tiranës dhe vend i një senatoriumi.

Tirane rruga e Dibres dhe sheshi

…Tirana mund të zbukurohet shumë shpejt në se 10 % e buxhetit shpenzohet për këtë qëllim. ( e përmblodha unë- B.S.)
…Ka edhe shumë faktorë të tjerë strategjikë e moralë. Është më e mbrojtur gjeografisht nga sulmet e armiqve dhe populli i pandikuar nga progaganda sllavo-greke. (e përmblodha unë- B.S.)

Konspektoi: Bardhyl Selimi, Tiranë më 6 dhjetor 2021

Kryeministri Kurti për gazetën malazeze “Pobjeda”: Vuçiq nuk po e përmend më ndarjen, po kërkon “bosnjëzimin” e Kosovës   

0

Tamara Nikçeviq, gazetare e Pobjeda të PodgoricësSerbia në Ballkanin Perëndimor po sillet si Rusia me fqinjët e saj: entitetin boshnjak-hercegovinas Republika Srpska po përpiqet ta shndërrojë në Bjellorusi dhe Malin e Zi në Ukrainë. Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve jashtë BE-së – Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, madje edhe Maqedoninë e Veriut. Përkundrazi: ajo këto shtete i konsideron si të përkohshme dhe angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj për të shkatërruar shtetësinë e tyre.Për shkak të “mosmarrëveshjeve” tradicionale mes shteteve të dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, të cilat janë përshkallëzuar muajt e fundit, në qarqet politike dhe mediale perëndimore, rajoni ynë trajtohet sërish sikurse në vitet 1990 – si një fuçi baruti. Shkaku i të gjitha konflikteve, ashtu sikurse në vitet e nëntëdhjeta, është Serbia, d.m.th. politika e saj e ndërhyrjes pak a shumë të hapur në punët e brendshme të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.Në një intervistë ekskluzive për “Pobjeda”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se ndaj vendeve të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë së madhe, Serbia sot po sillet në mënyrë paternaliste dhe hegjemoniste, tamam si një “Rusi e vogël”.Dëshmi për këtë janë edhe tensionet e fundit në kufirin Serbi-Kosovë, pas të cilave forcat e Kosovës u detyruan të reagojnë. Dy muaj pas incidentit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pohon se pavarësisht trazirave në kufi, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë mbetur të pandryshuara.„Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë të njëjta: nuk janë as më të mira e as më të këqija“, shpjegon kryeministri Kurti. „ Kemi të bëjmë me një shtet që nuk e njeh Kosovën, i cili është autokratik dhe me prirje nga Moska. Nga ana tjetër, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka integritetin e vet territorial, por edhe shumë probleme.POBJEDA: Cilat janë problemet e Kosovës?KURTI: Problemi ynë më i madh është Serbia, e cila as nuk mund ta marr me mend dhe as ta pranojë Kosovën si shtet fqinj të barabartë.   POBJEDA: A varen paqja dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nga marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës?KURTI: Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për paqe dhe stabilitet afatgjatë dhe për t’i arritur ato, ne kemi nevojë për demokraci, drejtësi dhe zhvillim, të cilat janë edhe baza e vlerave evropiane. Fatkeqësisht, situata aktuale në Ballkanin Perëndimor duket si një kopje në miniaturë e Federatës Ruse.    POBJEDA: Në çfarë kuptimi?KURTI: Serbia në Ballkanin Perëndimor po sillet si Rusia me fqinjët e saj: entitetin boshnjak-hercegovinas  Republika Srpska po përpiqet ta shndërrojë në Bjellorusi dhe Malin e Zi në Ukrainë. Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve jashtë BE-së – Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, madje edhe Maqedoninë e Veriut. Përkundrazi: ajo këto shtete i konsideron si të përkohshme dhe angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj për të shkatërruar shtetësinë e tyre.Janë dy shkaqe të tensioneve në rritje që po prodhon Serbia.POBJEDA: Cilat janë ato?KURTI: Mungesa e demokracisë dhe dështimi për t’u përballur me të shkuarën. Serbia po i eksporton këto dy defekte të brendshme në rajon, duke e destabilizuar atë. Në këtë kuptim, Serbia po e kupton dialogun mes dy vendeve tona si dialog për statusin e Kosovës, për çështjet e brendshme të Kosovës, dhe jo atë që ai realisht është: dialog për statusin e marrëdhënieve tona dhe normalizimin e tyre. Për ta pranuar këtë, Serbia duhet të ndryshojë shumë: duhet të demokratizohet, të vendosë shtetin e së drejtës, të përballet me të kaluarën… Së fundi, duhet të krijojmë një lloj simetrie të reciprocitetit të të drejtave të pakicave.

POBJEDA: Cila ka qenë arsyeja specifike e tensionit në muajt e fundit?KURTI: Marrëveshja e Brukselit për targa të regjistrimit ka skaduar më 15 shtator 2021, kështu që në përputhje me detyrimet dhe të drejtat e qytetarëve vendosëm për reciprocitet. Ka më shumë se dhjetë vite që qytetarët tanë shkojnë në Serbi, por gjatë hyrjes ata janë të detyruar të paguajnë pesë euro dhe të vendosin targa të përkohshme serbe. Ky parim nuk vlente për automjetet nga Serbia që hynin në Kosovë. Si shtet kemi vendosur të vendosim masën e reciprocitetit, pas së cilës pjesëtarët e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë kanë bllokuar rrugët. Qeveria ishte e detyruar të dërgojë një njësi speciale për të mbrojtur policinë tonë kufitare, pasi bllokada serbe ishte e pazakontë – barrikada dhe buldozerë. Në ndërkohë është djegur qendra e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok – për fat të mirë nuk ka shpërthyer një granatë dore – dhe është e qartë se bëhet fjalë për një sulm të organizuar ndaj institucioneve të vendit tonë. POBJEDA: Kush mori pjesë në këtë? Kush janë personat që kanë organizuar barrikadat dhe bllokadat?KURTI: Të dhënat nga institucionet tona të sigurisë tregojnë se bëhet fjalë për persona me precedentë penalë. Disa prej tyre morën pjesë edhe në tentativën për grushtshtet në Mal të Zi, në vitin 2016.Tashmë e përmenda që Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por nuk mund të kërkojë nga ne që të mos e njohim veten. Ne duam të largojmë barrierat, por përderisa Serbia insiston në barriera, ne ligjërisht do t’i përgjigjemi kësaj.

POBJEDA: Ju e dini se nocioni “reciprocitet” ndryshe interpretohet në Serbi, ndryshe në Kosovë.  KURTI: Qytetarët e Republikës së Kosovës gjithmonë kanë kërkuar që të trajtohen ashtu siç i trajton Kosova qytetarët e vendeve të rajonit. Ne kërkojmë marrëdhënie të barabarta ndërshtetërore, respektim të të drejtave universale dhe drejtësi mes shoqërive. Me fjalë të tjera, Republika e Kosovës dëshiron që qytetarët, ndërmarrësit, profesionistët, punëtorët e saj të trajtohen njësoj si qytetarët e vendeve të tjera – pa paragjykime, pa pengesa, me respektin e duhur për kryerjen e aktiviteteve jetësore dhe profesionale. Qytetarët e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës nuk duhet të diskriminohen apo të pengohen në synimin e tyre eventual për të bashkëvepruar me autoritetet serbe në një kontekst komercial, qytetar apo ndonjë kontekst tjetër shtetëror. POBJEDA: ,,Ne duam t’u lëmë kohë shtesë disave në Prishtinë për të ndryshuar vendimet e tyre të këqija. Nëse ata nuk duan, ne do të marrim masa me qëllim të mbrojtjes së interesave të Serbisë.“ – tha së fundi presidenti Aleksandar Vuçiq. Si e keni kuptuar këtë porosi? KURTI: Nuk e kam kuptuar. Sa herë që Serbia thotë se po mbrohet, ta dini se ajo po sulmon. Ne kemi qenë të bindur për këtë për të paktën tre dekadat e fundit.Këtë e pamë edhe në rastin e aplikimit të reciprocitetit të targave dhe situatën e krijuar në vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinje. Fatkeqësisht, Serbia reagoi ashpër edhe atëherë, duke mbledhur trupa në kufi, duke përfshirë tanke T-72, autoblinda “Lazar” 3 dhe mjete luftarake multi-funksionale BOV M16 MILOŠ; në të njëjtën kohë, angazhoi avionë luftarakë rus MIG29, si dhe helikopterë të prodhimit rus për fluturime ndërkufitare.Serbia shpenzon shumë më tepër për ushtrinë sesa pesë vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku. Përkundër kësaj, ajo ka marrë ndihmë dhe donacione nga BE-ja, pa detyrimin për të zbatuar vlerat evropiane. Serbia në vend që të demokratizohet, ajo është militarizuar nga Rusia dhe Kina.

POBJEDA: Në kohën e incidentit në kufirin e dy vendeve tuaja, ambasadori i Federatës Ruse në Beograd ka vizituar kufirin i shoqëruar nga ministri i luftës Nebojša Stefanović. Cili është mesazhi?  KURTI: Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe ambasadori rus në Beograd po inspektonin forcat ushtarake serbe në pikën kufitare Jarinje, ku ndodheshin edhe automjete të blinduara, mbi ta kishin fluturuar avionët ushtarak MiG-29 që Serbia i kishte marrë nga Federata Ruse. Në atë moment, pa fajin e Kosovës, tensionet u rritën ndjeshëm. Synimi ishte të na frikësonin, të na kërcënonin… POBJEDA: A ju frikësuan?KURTI: Natyrisht që jo. Kosova nuk u tërhoq, në fund gjithçka përfundoi në Bruksel. Jam i kënaqur që kemi arritur të vendosim një masë reciprociteti për targa të regjistrimit.  POBJEDA: Kur flasim për Federatën Ruse, ai vend ka gjashtëmbëdhjetë vjet që ka zyrën e tij ndërlidhëse në Kosovë, e cila punëson dhjetëra diplomatë. Kohët e fundit ju shpallët dy diplomatë rusë të kësaj zyre të padëshiruar dhe “të rrezikshëm për sigurinë kombëtare”. Cili është roli dhe funksioni i zyrës ndërlidhëse ruse në përgjithësi? KURTI: Dy zyrtarë rusë në Kosovë i shpallëm persona non grata për shkak të aktiviteteve të tyre të dëmshme me të cilat cenonin sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Institucionet tona nuk do të hezitojnë të veprojnë sa herë që cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend. Në raport me të gjitha shtetet ballkanike, Kosova është kundërshtarja më e madhe e politikës dhe ndikimit të Federatës Ruse. Në këtë drejtim, institucionet shtetërore të Kosovës punojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të. POBJEDA: Çfarë saktësisht nënkuptoni kur thoni se Kosova e kundërshton ndikimin e Rusisë?KURTI: Është e qartë se Rusia vazhdimisht po përpiqet të dobësojë BE-në, deri në pikën e shpërbërjes së saj. Ashtu siç Serbia është nostalgjike për Jugosllavinë, e cila ishte e dominuar dhe në të cilën Slobodan Milosheviqi komandonte ushtrinë jugosllave në vitet 1990, edhe presidenti i Rusisë është nostalgjik për kohën e BRSS-së, kur forcat sovjetike sundonin vendet e Evropës Lindore. Kjo nostalgji për pushtet është një ngjashmëri shtesë midis Rusisë dhe Serbisë, e cila rrit rrezikun për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, besoj se përpjekjet tuaja do të dështojnë. Ne i njohim mirë edhe aleancat dhe partneritetet tona me Perëndimin janë të palëkundura. POBJEDA: Serbia po pretendon se Kosova nuk e respekton marrëveshjen e Brukselit, d.m.th që po refuzon formimin e Bashkësinë e Komunave Serbe në veri të Kosovës. A kanë të drejtë ata që e shohin BKS-në si Republika Srpska e re në Ballkan?KURTI: Gjatë vitit 2013 është bërë presion i madh te deputetët që të arrihet kjo marrëveshje sa më shpejt. Mungonte transparenca dhe informacioni. Sot, institucionet e Kosovës drejtohen nga njerëz që kundërshtuan marrëveshjen në vitin 2013 dhe që arritën një fitore plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.POBJEDA: Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Ju?KURTI: Ashtu është. Së dyti, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga dhjetori 2015 me të drejtë thotë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është i integruar në sistemin ligjor dhe kushtetues të Kosovës. Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese konstatoi se vetë ideja e AKS-së shkel 23 nene të Kushtetutës së Kosovës, e cila nuk parasheh asnjë integrim territorial në baza etnike. Ne kemi një krijesë të tillë në BeH: quhet Republika Srpska, është ndërtuar në Dejton dhe i shërben Beogradit dhe jo serbëve. Prandaj Beogradi dëshiron një krijesë të ngjashme edhe në Kosovë. Në BeH kemi një shtet që nuk është republikë dhe brenda saj një republikë që nuk është shtet. Brenda Kosovës, Beogradi dëshiron një Asociacion që do të quhet republikë, por nuk do të jetë shtet. Shpresoj se kemi nxjerrë disa mësime nga e kaluara dhe kemi studiuar dhe analizuar si duhet Serbinë dhe politikën e saj. Të cilën, për fat të keq, e ndjemë në lëkurën tonë.POBJEDA: Në shkurt 2020, Matthew Palmer, atëherë i dërguari special i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, dhe sot një njeri kyç i SHBA-së për reformën zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk përjashtoi mundësinë e “shkëmbimit të territoreve” midis Serbisë dhe Kosovës në një intervistë me EU Observer. A i ka ardhur fundi kësaj ideje të rrezikshme përfundimisht?  KURTI: Unë dua që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zhvillohet për të drejtat dhe nevojat e qytetarëve dhe jo për shkëmbimin e territoreve. Ne jemi një shtet demokratik dhe zgjidhje të tilla nuk do të jenë në tavolinë. Fitorja ime në zgjedhje tregoi se populli i Kosovës nuk dëshiron ndarje të territoreve. Mendoj se as serbët nuk e duan këtë. Ndarjen e dëshiron vetëm presidenti i Serbisë. Por, prej kur unë jam kryeministër, Aleksandar Vuçiq nuk e përmend më demarkacionin me shqiptarët dhe zgjidhjet territoriale. Në vend të kësaj, ai kërkon “bosnjëzimin” e Kosovës: një entitet autonom serb brenda Republikës sonë për ta bërë Kosovën një shtet jofunksional. Ai nuk ia arriti, sigurisht. Nuk ka ndarje të Kosovës.POBJEDA: Presidenti Aleksandar Vuçiq e kushtëzoi vazhdimin e bisedimeve në Bruksel me “kthimin e situatës në gjendjen e para 20 shtatorit”. KURTI: Bisedimet midis grupeve teknike të udhëhequra nga kryenegociatorët janë duke u zhvilluar në Bruksel. Suksesi i negociatave dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë varen në radhë të parë nga gatishmëria e Beogradit për të ndryshuar qasjen e tij dhe vetveten. Në Serbi nuk ka pluralizëm. E keni një parti. Ajo parti është edhe shteti. Dhe ai shtet është kisha. Dhe kjo kishë është partia. Nuk ka pluralizëm. Ata thjesht aktrojnë  se janë demokraci.POBJEDA: A e keni përshtypjen se kryeministri Edi Rama më mirë po kuptohet me Presidentin e Serbisë se sa me Juve? KURTI: Së fundmi, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë patën një takim të përbashkët, gjatë së cilës ne së bashku me kryeministrin Rama dhe ministrat e tij nënshkruam trembëdhjetë marrëveshje të reja bashkëpunimi. Takimi i dy qeverive dhe marrëveshjet e nënshkruara janë në sfondin e integrimit në BE, që është perspektiva jonë. Marrëveshjet si këto do të na lejojnë të përkthejmë vizionet dhe programet e të dyja qeverive në veprime më konkrete, në mënyrë që të jenë efikase dhe frytdhënëse.POBJEDA: Ju nuk iu përgjigjët pyetjes sime, ndaj më lejoni ta provoj këtë: kryeministrat Rama, Zoran Zaev dhe presidenti Vuçiq u propozojnë vendeve të Ballkanit Perëndimor projektin “Ballkani i Hapur”. A është kjo ide e pranueshme për Kosovën?   KURTI: Nuk mund të kemi Ballkan të Hapur derisa Serbia të jetë e mbyllur për Kosovën, derisa të mos na pranojë pasaportat, dokumentet e identifikimit, diplomat, certifikatat dhe vulat e Kosovës. Ballkani i Hapur më shumë i ngjan një Ballkani që është i hapur ndaj ndikimeve nga Lindja, veçanërisht nga Federata Ruse dhe Kina; e hapur ndaj autokracisë, korrupsionit, kriminelëve të luftës… Të gjitha këto në kundërshtim me vlerat evropiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në një farë mënyre, nga këndvështrimi i Serbisë, Ballkani i Hapur do të thotë që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mbeten të hapura ndaj Federatës Ruse dhe Kinës ashtu siç është e hapur Serbia. Kosova e kundërshton këtë synim, duke insistuar se Evropa është kontinenti ynë dhe BE-ja është fati ynë.POBJEDA: Deri në çfarë mase jokonsistenca dhe pasiviteti i asaj BE-je, si dhe mbyllja e syve ndaj qasjes së Presidentit Vuçiq ka kontribuar në destabilizimin e rajonit? KURTI: Disa vende anëtare të BE-së e kanë kthyer konsensusin si gjithëpërfshirje në një “armë vetoje”, e cila po keqpërdoret si nga Serbia ashtu edhe nga Rusia.POBJEDA: A e kupton këtë administrata e re amerikane? Çfarë prisni nga rikthimi i tyre në Ballkan? KURTI: Ne gjithmonë e mirëpresim angazhimin amerikan në Ballkan, por SHBA-ja vendos vet për llojin dhe intensitetin e angazhimit. Qeveria e Kosovës po punon ngushtë me administratën e Presidentit Biden për të forcuar demokracinë, për të zbatuar reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO dhe BE dhe për të thelluar miqësinë ashtu që të sigurohet paqja dhe siguria e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Prania e trupave amerikane në Kosovë është një manifestim i përkushtimit të Amerikës për Kosovën dhe sovranitetin e saj, por edhe për paqen në rajon dhe Evropë, si dhe luftën kundër parandalimit të përhapjes së faktorëve keqdashës të palëve të treta.Si partneri ynë strategjik, SHBA-të i kanë dhënë besimin vendit tonë, kështu që Forca e Sigurisë së Kosovës për herë të parë është pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21” në territorin e Republikës sonë. Pjesëmarrja e forcave të Kosovës në stërvitjen, në të cilën morën pjesë 27 shtete, ndërsa 16 prej tyre ishin nikoqire, dëshmon qartë synimin e Kosovës për të krijuar një mjedis të sigurt dhe paqësor në Evropë dhe më gjerë. Mbështetja e ushtrisë amerikane gjatë kësaj stërvitjeje është hallkë në zinxhirin mbështetës të SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë, e veçanërisht për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.FSK-ja shërbeu në mënyrë paqësore gjatë zbarkimit të parë të përbashkët me ushtrinë amerikane në Kuvajt dhe ndihmoi partnerët e SHBA-së dhe NATO-s në evakuimin e refugjatëve afganë, duke demonstruar aftësinë e saj për të shërbyer krah për krah me vendet anëtare të NATO-s.POBJEDA: Një raport i ri progresi i Komisionit Evropian për Kosovën tha se “paqëndrueshmëria politike në Kosovë ka kufizuar veprimin e qeverisë, duke përfshirë reformat e lidhura me BE-në”. Situata në veri të Kosovës u cilësua si “sfiduese”, veçanërisht në aspektin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes. A jeni të kënaqur me raportin e KE-së?KURTI: Raporti vjetor mat progresin në dy periudha gjashtëmujore – para dhe gjatë qeverisjes sonë, të cilat ndryshojnë si dita me natën. Në gjashtë muajt e fundit të qeverisjes sonë kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besim të lartë tek institucionet nga ana e qytetarëve, që është një progres i madh shoqëror. Në fushën e sundimit të ligjit, në gjashtë muajt e parë të qeverisjes sonë miratuam Strategjinë e Sundimit të Ligjit, Projekt Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Agjencinë Kundër Korrupsionit, finalizuam draft dokumentin për verifikim dhe projektligjin e parë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar. E gjithë kjo do të forcojë dhe përmirësojë sistemin gjyqësor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.  Në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga data 1 prill deri më 30 shtator 2021 janë kryer 519 bastisje dhe 283 aksione policore. Po ashtu kemi intensifikuar luftën kundër kontrabandës, evazionit fiskal dhe krimit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.Në fushën e vaksinimit dhe menaxhimit të pandemisë gjatë nëntorit 2021, kemi pasur një numër njëshifror të vdekjeve nga Covid-19; ne kemi dhënë mbi 1.6 milionë doza të vaksinës, 64 për qind e popullsisë mbi 16 vjeç janë me një dozë, ndërsa 57 për qind kanë marrë dy dozat. Ne jemi ende vendi i parë në rajon për sa i përket vaksinimit të popullsisë, që është një progres i padiskutueshëm.POBJEDA: Cilët janë treguesit ekonomik?KURTI: Ekonomia konkurruese dhe zhvillimi ekonomik janë kritere të rëndësishme për përparimin drejt BE-së. Bazuar në projeksionet dhe statistikat aktuale për zhvillimin ekonomik, presim që në fund të këtij viti të kemi një rritje dyshifrore mbresëlënëse, e cila do të na forcojë ne si vendin me përqindjen më të lartë të zhvillimit ekonomik në Evropë. Sipas vlerësimit të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia jonë do të rritet për 9.9 për qind. Të ardhurat buxhetore janë rritur për një të tretën, kemi ulur shumë shpenzimet e qeverisë dhe Kuvendi ka miratuar buxhetin për vitin 2022, i cili është 8.7 për qind më i lartë se rishikimi i buxhetit nga viti në vit. Qarkullimi në ekonomi u rrit me 30 për qind, eksportet me 68 për qind. POBJEDA: Pse, atëherë, Vetëvendosje fitoi vetëm katër komuna në zgjedhjet lokale në Kosovë të 17 tetorit? Çfarë nuk ishte e qartë për qytetarët? KURTI: Ndoshta ka pasur lëshime nga ana jonë, nga ana e strukturave tona. Megjithatë, besoj se qytetarët nuk e duan më pak Lëvizjen Vetëvendosje. Përkundrazi. Në zgjedhjet e 17 tetorit ishim të parët me numrin e përgjithshëm të votave në nivel vendi, ashtu si në zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, zgjedhjet lokale, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, janë një lloj tjetër loje dhe rregullash zgjedhore. Është pak a shumë si tenisi, ku mund të fitosh shumë gema, por në fund të humbësh setin. Sipas totalit të votave të qytetarëve jemi të parët në Republikë në zgjedhjet lokale, ndonëse kryetar komunash do të kemi vetëm në katër komuna. Aty ku jemi në opozitë do të bëjmë një opozitë të mirë dhe të fortë; aty ku jemi në pushtet do të bëjmë një qeveri të mirë dhe efikase.Serbët në Kosovë nuk janë qytetarë të dorës së dytë POBJEDA: Cili është statusi i serbëve në Kosovë? A janë, siç pretendon Beogradi zyrtar, qytetarë të rendit të dytë?KURTI: Nuk janë. Serbët në Kosovë përbëjnë pesë deri në gjashtë përqind të popullsisë dhe nuk janë të diskriminuar. Si Qeveri e Kosovës, programi ynë do t’i ndihmojë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse i pyet serbët në Kosovë se cilat janë ankesat apo kërkesat e tyre kryesore, ata do t’ju thonë puna dhe drejtësia.Është interesant fakti që asnjë serb në Kosovë nuk ka protestuar që Bashkësia e komunave me shumicë serbe nuk është zbatuar. Beogradi është ai që gjithmonë është zemëruar. Ajo që Serbia po përpiqet t’i imponojë shtetësisë së Kosovës dhe rendit tonë kushtetues nuk është dëshira apo vullneti i serbëve të Kosovës, por shprehje e aspiratave hegjemoniste të Serbisë.Jemi të përkushtuar për afirmimin e komunitetit malazezPOBJEDA: Si do t’i vlerësonit marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të Zi pas ndryshimit të qeverisë në vitin 2020?KURTI: Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim të ngushtë në shumë fusha. Axhenda e reformës është premtuese, sepse kemi hapësirë për të intensifikuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, të cilin duhet ta luftojmë së bashku në të dyja anët e kufirit. Gjithashtu, mund të bëhet më shumë për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe për të hequr barrierat për zhvillim më të madh ekonomik dhe investime në të dy vendet. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të koordinojmë aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Malit të Zi në iniciativat rajonale. Ne i jemi mirënjohës Malit të Zi për mbështetjen dhe angazhimin e tij në organizatat ndërkombëtare. Kosova dhe Mali i Zi ndajnë aspirata të përbashkëta për anëtarësim në BE dhe janë partnerë në përpjekjet e përbashkëta për demokratizimin dhe zhvillimin e rajonit.POBJEDA: Komuniteti malazez në Kosovë, siç është paralajmëruar në maj të këtij viti, duhet të bëhet kategori kushtetuese e Republikës së Kosovës sikurse serbët dhe boshnjakët dhe të fitojë statusin e pakicës. A kanë malazezët në Kosovë sot statusin e pakicës? KURTI: Së bashku me përfaqësuesit e komunitetit malazez në Kosovë, jemi të përkushtuar për afirmimin e pozitës së komunitetit malazez, si dhe ndërtimin e marrëdhënieve të besimit dhe fqinjësisë mes dy vendeve dhe popujve tanë.Ne dëshirojmë që shqiptarët në Mal të Zi dhe malazezët në Kosovë të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre kolektive kulturore dhe politike, gjë e cila është një bazë e shëndetshme për marrëdhënie të mira mes dy vendeve tona dhe për një të ardhme më të mirë për të dy kombet.

Serbia në Ballkanin Perëndimor po sillet si Rusia me fqinjët e saj: entitetin boshnjak-hercegovinas Republika Srpska po përpiqet ta shndërrojë në Bjellorusi dhe Malin e Zi në Ukrainë. Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve jashtë BE-së – Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, madje edhe Maqedoninë e Veriut. Përkundrazi: ajo këto shtete i konsideron si të përkohshme dhe angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj për të shkatërruar shtetësinë e tyre.Për shkak të “mosmarrëveshjeve” tradicionale mes shteteve të dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, të cilat janë përshkallëzuar muajt e fundit, në qarqet politike dhe mediale perëndimore, rajoni ynë trajtohet sërish sikurse në vitet 1990 – si një fuçi baruti. Shkaku i të gjitha konflikteve, ashtu sikurse në vitet e nëntëdhjeta, është Serbia, d.m.th. politika e saj e ndërhyrjes pak a shumë të hapur në punët e brendshme të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.Në një intervistë ekskluzive për “Pobjeda”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se ndaj vendeve të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë së madhe, Serbia sot po sillet në mënyrë paternaliste dhe hegjemoniste, tamam si një “Rusi e vogël”.Dëshmi për këtë janë edhe tensionet e fundit në kufirin Serbi-Kosovë, pas të cilave forcat e Kosovës u detyruan të reagojnë. Dy muaj pas incidentit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pohon se pavarësisht trazirave në kufi, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë mbetur të pandryshuara.„Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë të njëjta: nuk janë as më të mira e as më të këqija“, shpjegon kryeministri Kurti. „ Kemi të bëjmë me një shtet që nuk e njeh Kosovën, i cili është autokratik dhe me prirje nga Moska. Nga ana tjetër, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka integritetin e vet territorial, por edhe shumë probleme.POBJEDA: Cilat janë problemet e Kosovës?KURTI: Problemi ynë më i madh është Serbia, e cila as nuk mund ta marr me mend dhe as ta pranojë Kosovën si shtet fqinj të barabartë.    POBJEDA: A varen paqja dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nga marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës?KURTI: Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për paqe dhe stabilitet afatgjatë dhe për t’i arritur ato, ne kemi nevojë për demokraci, drejtësi dhe zhvillim, të cilat janë edhe baza e vlerave evropiane. Fatkeqësisht, situata aktuale në Ballkanin Perëndimor duket si një kopje në miniaturë e Federatës Ruse.    POBJEDA: Në çfarë kuptimi?KURTI: Serbia në Ballkanin Perëndimor po sillet si Rusia me fqinjët e saj: entitetin boshnjak-hercegovinas  Republika Srpska po përpiqet ta shndërrojë në Bjellorusi dhe Malin e Zi në Ukrainë. Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve jashtë BE-së – Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, madje edhe Maqedoninë e Veriut. Përkundrazi: ajo këto shtete i konsideron si të përkohshme dhe angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj për të shkatërruar shtetësinë e tyre.Janë dy shkaqe të tensioneve në rritje që po prodhon Serbia. POBJEDA: Cilat janë ato?KURTI: Mungesa e demokracisë dhe dështimi për t’u përballur me të shkuarën. Serbia po i eksporton këto dy defekte të brendshme në rajon, duke e destabilizuar atë. Në këtë kuptim, Serbia po e kupton dialogun mes dy vendeve tona si dialog për statusin e Kosovës, për çështjet e brendshme të Kosovës, dhe jo atë që ai realisht është: dialog për statusin e marrëdhënieve tona dhe normalizimin e tyre. Për ta pranuar këtë, Serbia duhet të ndryshojë shumë: duhet të demokratizohet, të vendosë shtetin e së drejtës, të përballet me të kaluarën… Së fundi, duhet të krijojmë një lloj simetrie të reciprocitetit të të drejtave të pakicave.

POBJEDA: Cila ka qenë arsyeja specifike e tensionit në muajt e fundit?KURTI: Marrëveshja e Brukselit për targa të regjistrimit ka skaduar më 15 shtator 2021, kështu që në përputhje me detyrimet dhe të drejtat e qytetarëve vendosëm për reciprocitet. Ka më shumë se dhjetë vite që qytetarët tanë shkojnë në Serbi, por gjatë hyrjes ata janë të detyruar të paguajnë pesë euro dhe të vendosin targa të përkohshme serbe. Ky parim nuk vlente për automjetet nga Serbia që hynin në Kosovë. Si shtet kemi vendosur të vendosim masën e reciprocitetit, pas së cilës pjesëtarët e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë kanë bllokuar rrugët. Qeveria ishte e detyruar të dërgojë një njësi speciale për të mbrojtur policinë tonë kufitare, pasi bllokada serbe ishte e pazakontë – barrikada dhe buldozerë. Në ndërkohë është djegur qendra e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok – për fat të mirë nuk ka shpërthyer një granatë dore – dhe është e qartë se bëhet fjalë për një sulm të organizuar ndaj institucioneve të vendit tonë. POBJEDA: Kush mori pjesë në këtë? Kush janë personat që kanë organizuar barrikadat dhe bllokadat?KURTI: Të dhënat nga institucionet tona të sigurisë tregojnë se bëhet fjalë për persona me precedentë penalë. Disa prej tyre morën pjesë edhe në tentativën për grushtshtet në Mal të Zi, në vitin 2016.Tashmë e përmenda që Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por nuk mund të kërkojë nga ne që të mos e njohim veten. Ne duam të largojmë barrierat, por përderisa Serbia insiston në barriera, ne ligjërisht do t’i përgjigjemi kësaj.

POBJEDA: Ju e dini se nocioni “reciprocitet” ndryshe interpretohet në Serbi, ndryshe në Kosovë.  KURTI: Qytetarët e Republikës së Kosovës gjithmonë kanë kërkuar që të trajtohen ashtu siç i trajton Kosova qytetarët e vendeve të rajonit. Ne kërkojmë marrëdhënie të barabarta ndërshtetërore, respektim të të drejtave universale dhe drejtësi mes shoqërive. Me fjalë të tjera, Republika e Kosovës dëshiron që qytetarët, ndërmarrësit, profesionistët, punëtorët e saj të trajtohen njësoj si qytetarët e vendeve të tjera – pa paragjykime, pa pengesa, me respektin e duhur për kryerjen e aktiviteteve jetësore dhe profesionale. Qytetarët e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës nuk duhet të diskriminohen apo të pengohen në synimin e tyre eventual për të bashkëvepruar me autoritetet serbe në një kontekst komercial, qytetar apo ndonjë kontekst tjetër shtetëror. POBJEDA: ,,Ne duam t’u lëmë kohë shtesë disave në Prishtinë për të ndryshuar vendimet e tyre të këqija. Nëse ata nuk duan, ne do të marrim masa me qëllim të mbrojtjes së interesave të Serbisë.“ – tha së fundi presidenti Aleksandar Vuçiq. Si e keni kuptuar këtë porosi? KURTI: Nuk e kam kuptuar. Sa herë që Serbia thotë se po mbrohet, ta dini se ajo po sulmon. Ne kemi qenë të bindur për këtë për të paktën tre dekadat e fundit.Këtë e pamë edhe në rastin e aplikimit të reciprocitetit të targave dhe situatën e krijuar në vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinje. Fatkeqësisht, Serbia reagoi ashpër edhe atëherë, duke mbledhur trupa në kufi, duke përfshirë tanke T-72, autoblinda “Lazar” 3 dhe mjete luftarake multi-funksionale BOV M16 MILOŠ; në të njëjtën kohë, angazhoi avionë luftarakë rus MIG29, si dhe helikopterë të prodhimit rus për fluturime ndërkufitare.Serbia shpenzon shumë më tepër për ushtrinë sesa pesë vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku. Përkundër kësaj, ajo ka marrë ndihmë dhe donacione nga BE-ja, pa detyrimin për të zbatuar vlerat evropiane. Serbia në vend që të demokratizohet, ajo është militarizuar nga Rusia dhe Kina.

POBJEDA: Në kohën e incidentit në kufirin e dy vendeve tuaja, ambasadori i Federatës Ruse në Beograd ka vizituar kufirin i shoqëruar nga ministri i luftës Nebojša Stefanović. Cili është mesazhi?  KURTI: Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe ambasadori rus në Beograd po inspektonin forcat ushtarake serbe në pikën kufitare Jarinje, ku ndodheshin edhe automjete të blinduara, mbi ta kishin fluturuar avionët ushtarak MiG-29 që Serbia i kishte marrë nga Federata Ruse. Në atë moment, pa fajin e Kosovës, tensionet u rritën ndjeshëm. Synimi ishte të na frikësonin, të na kërcënonin… POBJEDA: A ju frikësuan?KURTI: Natyrisht që jo. Kosova nuk u tërhoq, në fund gjithçka përfundoi në Bruksel. Jam i kënaqur që kemi arritur të vendosim një masë reciprociteti për targa të regjistrimit.  POBJEDA: Kur flasim për Federatën Ruse, ai vend ka gjashtëmbëdhjetë vjet që ka zyrën e tij ndërlidhëse në Kosovë, e cila punëson dhjetëra diplomatë. Kohët e fundit ju shpallët dy diplomatë rusë të kësaj zyre të padëshiruar dhe “të rrezikshëm për sigurinë kombëtare”. Cili është roli dhe funksioni i zyrës ndërlidhëse ruse në përgjithësi? KURTI: Dy zyrtarë rusë në Kosovë i shpallëm persona non grata për shkak të aktiviteteve të tyre të dëmshme me të cilat cenonin sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Institucionet tona nuk do të hezitojnë të veprojnë sa herë që cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend. Në raport me të gjitha shtetet ballkanike, Kosova është kundërshtarja më e madhe e politikës dhe ndikimit të Federatës Ruse. Në këtë drejtim, institucionet shtetërore të Kosovës punojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të. POBJEDA: Çfarë saktësisht nënkuptoni kur thoni se Kosova e kundërshton ndikimin e Rusisë?KURTI: Është e qartë se Rusia vazhdimisht po përpiqet të dobësojë BE-në, deri në pikën e shpërbërjes së saj. Ashtu siç Serbia është nostalgjike për Jugosllavinë, e cila ishte e dominuar dhe në të cilën Slobodan Milosheviqi komandonte ushtrinë jugosllave në vitet 1990, edhe presidenti i Rusisë është nostalgjik për kohën e BRSS-së, kur forcat sovjetike sundonin vendet e Evropës Lindore. Kjo nostalgji për pushtet është një ngjashmëri shtesë midis Rusisë dhe Serbisë, e cila rrit rrezikun për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, besoj se përpjekjet tuaja do të dështojnë. Ne i njohim mirë edhe aleancat dhe partneritetet tona me Perëndimin janë të palëkundura. POBJEDA: Serbia po pretendon se Kosova nuk e respekton marrëveshjen e Brukselit, d.m.th që po refuzon formimin e Bashkësinë e Komunave Serbe në veri të Kosovës. A kanë të drejtë ata që e shohin BKS-në si Republika Srpska e re në Ballkan?KURTI: Gjatë vitit 2013 është bërë presion i madh te deputetët që të arrihet kjo marrëveshje sa më shpejt. Mungonte transparenca dhe informacioni. Sot, institucionet e Kosovës drejtohen nga njerëz që kundërshtuan marrëveshjen në vitin 2013 dhe që arritën një fitore plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.POBJEDA: Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Ju?KURTI: Ashtu është. Së dyti, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga dhjetori 2015 me të drejtë thotë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është i integruar në sistemin ligjor dhe kushtetues të Kosovës. Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese konstatoi se vetë ideja e AKS-së shkel 23 nene të Kushtetutës së Kosovës, e cila nuk parasheh asnjë integrim territorial në baza etnike. Ne kemi një krijesë të tillë në BeH: quhet Republika Srpska, është ndërtuar në Dejton dhe i shërben Beogradit dhe jo serbëve. Prandaj Beogradi dëshiron një krijesë të ngjashme edhe në Kosovë. Në BeH kemi një shtet që nuk është republikë dhe brenda saj një republikë që nuk është shtet. Brenda Kosovës, Beogradi dëshiron një Asociacion që do të quhet republikë, por nuk do të jetë shtet. Shpresoj se kemi nxjerrë disa mësime nga e kaluara dhe kemi studiuar dhe analizuar si duhet Serbinë dhe politikën e saj. Të cilën, për fat të keq, e ndjemë në lëkurën tonë.POBJEDA: Në shkurt 2020, Matthew Palmer, atëherë i dërguari special i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, dhe sot një njeri kyç i SHBA-së për reformën zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk përjashtoi mundësinë e “shkëmbimit të territoreve” midis Serbisë dhe Kosovës në një intervistë me EU Observer. A i ka ardhur fundi kësaj ideje të rrezikshme përfundimisht?  KURTI: Unë dua që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zhvillohet për të drejtat dhe nevojat e qytetarëve dhe jo për shkëmbimin e territoreve. Ne jemi një shtet demokratik dhe zgjidhje të tilla nuk do të jenë në tavolinë. Fitorja ime në zgjedhje tregoi se populli i Kosovës nuk dëshiron ndarje të territoreve. Mendoj se as serbët nuk e duan këtë. Ndarjen e dëshiron vetëm presidenti i Serbisë. Por, prej kur unë jam kryeministër, Aleksandar Vuçiq nuk e përmend më demarkacionin me shqiptarët dhe zgjidhjet territoriale. Në vend të kësaj, ai kërkon “bosnjëzimin” e Kosovës: një entitet autonom serb brenda Republikës sonë për ta bërë Kosovën një shtet jofunksional. Ai nuk ia arriti, sigurisht. Nuk ka ndarje të Kosovës.POBJEDA: Presidenti Aleksandar Vuçiq e kushtëzoi vazhdimin e bisedimeve në Bruksel me “kthimin e situatës në gjendjen e para 20 shtatorit”. KURTI: Bisedimet midis grupeve teknike të udhëhequra nga kryenegociatorët janë duke u zhvilluar në Bruksel. Suksesi i negociatave dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë varen në radhë të parë nga gatishmëria e Beogradit për të ndryshuar qasjen e tij dhe vetveten. Në Serbi nuk ka pluralizëm. E keni një parti. Ajo parti është edhe shteti. Dhe ai shtet është kisha. Dhe kjo kishë është partia. Nuk ka pluralizëm. Ata thjesht aktrojnë  se janë demokraci.POBJEDA: A e keni përshtypjen se kryeministri Edi Rama më mirë po kuptohet me Presidentin e Serbisë se sa me Juve? KURTI: Së fundmi, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë patën një takim të përbashkët, gjatë së cilës ne së bashku me kryeministrin Rama dhe ministrat e tij nënshkruam trembëdhjetë marrëveshje të reja bashkëpunimi. Takimi i dy qeverive dhe marrëveshjet e nënshkruara janë në sfondin e integrimit në BE, që është perspektiva jonë. Marrëveshjet si këto do të na lejojnë të përkthejmë vizionet dhe programet e të dyja qeverive në veprime më konkrete, në mënyrë që të jenë efikase dhe frytdhënëse.POBJEDA: Ju nuk iu përgjigjët pyetjes sime, ndaj më lejoni ta provoj këtë: kryeministrat Rama, Zoran Zaev dhe presidenti Vuçiq u propozojnë vendeve të Ballkanit Perëndimor projektin “Ballkani i Hapur”. A është kjo ide e pranueshme për Kosovën?   KURTI: Nuk mund të kemi Ballkan të Hapur derisa Serbia të jetë e mbyllur për Kosovën, derisa të mos na pranojë pasaportat, dokumentet e identifikimit, diplomat, certifikatat dhe vulat e Kosovës. Ballkani i Hapur më shumë i ngjan një Ballkani që është i hapur ndaj ndikimeve nga Lindja, veçanërisht nga Federata Ruse dhe Kina; e hapur ndaj autokracisë, korrupsionit, kriminelëve të luftës… Të gjitha këto në kundërshtim me vlerat evropiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në një farë mënyre, nga këndvështrimi i Serbisë, Ballkani i Hapur do të thotë që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mbeten të hapura ndaj Federatës Ruse dhe Kinës ashtu siç është e hapur Serbia. Kosova e kundërshton këtë synim, duke insistuar se Evropa është kontinenti ynë dhe BE-ja është fati ynë.POBJEDA: Deri në çfarë mase jokonsistenca dhe pasiviteti i asaj BE-je, si dhe mbyllja e syve ndaj qasjes së Presidentit Vuçiq ka kontribuar në destabilizimin e rajonit? KURTI: Disa vende anëtare të BE-së e kanë kthyer konsensusin si gjithëpërfshirje në një “armë vetoje”, e cila po keqpërdoret si nga Serbia ashtu edhe nga Rusia.POBJEDA: A e kupton këtë administrata e re amerikane? Çfarë prisni nga rikthimi i tyre në Ballkan? KURTI: Ne gjithmonë e mirëpresim angazhimin amerikan në Ballkan, por SHBA-ja vendos vet për llojin dhe intensitetin e angazhimit. Qeveria e Kosovës po punon ngushtë me administratën e Presidentit Biden për të forcuar demokracinë, për të zbatuar reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO dhe BE dhe për të thelluar miqësinë ashtu që të sigurohet paqja dhe siguria e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Prania e trupave amerikane në Kosovë është një manifestim i përkushtimit të Amerikës për Kosovën dhe sovranitetin e saj, por edhe për paqen në rajon dhe Evropë, si dhe luftën kundër parandalimit të përhapjes së faktorëve keqdashës të palëve të treta.Si partneri ynë strategjik, SHBA-të i kanë dhënë besimin vendit tonë, kështu që Forca e Sigurisë së Kosovës për herë të parë është pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21” në territorin e Republikës sonë. Pjesëmarrja e forcave të Kosovës në stërvitjen, në të cilën morën pjesë 27 shtete, ndërsa 16 prej tyre ishin nikoqire, dëshmon qartë synimin e Kosovës për të krijuar një mjedis të sigurt dhe paqësor në Evropë dhe më gjerë. Mbështetja e ushtrisë amerikane gjatë kësaj stërvitjeje është hallkë në zinxhirin mbështetës të SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë, e veçanërisht për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.FSK-ja shërbeu në mënyrë paqësore gjatë zbarkimit të parë të përbashkët me ushtrinë amerikane në Kuvajt dhe ndihmoi partnerët e SHBA-së dhe NATO-s në evakuimin e refugjatëve afganë, duke demonstruar aftësinë e saj për të shërbyer krah për krah me vendet anëtare të NATO-s.POBJEDA: Një raport i ri progresi i Komisionit Evropian për Kosovën tha se “paqëndrueshmëria politike në Kosovë ka kufizuar veprimin e qeverisë, duke përfshirë reformat e lidhura me BE-në”. Situata në veri të Kosovës u cilësua si “sfiduese”, veçanërisht në aspektin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes. A jeni të kënaqur me raportin e KE-së?KURTI: Raporti vjetor mat progresin në dy periudha gjashtëmujore – para dhe gjatë qeverisjes sonë, të cilat ndryshojnë si dita me natën. Në gjashtë muajt e fundit të qeverisjes sonë kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besim të lartë tek institucionet nga ana e qytetarëve, që është një progres i madh shoqëror. Në fushën e sundimit të ligjit, në gjashtë muajt e parë të qeverisjes sonë miratuam Strategjinë e Sundimit të Ligjit, Projekt Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Agjencinë Kundër Korrupsionit, finalizuam draft dokumentin për verifikim dhe projektligjin e parë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar. E gjithë kjo do të forcojë dhe përmirësojë sistemin gjyqësor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.  Në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga data 1 prill deri më 30 shtator 2021 janë kryer 519 bastisje dhe 283 aksione policore. Po ashtu kemi intensifikuar luftën kundër kontrabandës, evazionit fiskal dhe krimit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.Në fushën e vaksinimit dhe menaxhimit të pandemisë gjatë nëntorit 2021, kemi pasur një numër njëshifror të vdekjeve nga Covid-19; ne kemi dhënë mbi 1.6 milionë doza të vaksinës, 64 për qind e popullsisë mbi 16 vjeç janë me një dozë, ndërsa 57 për qind kanë marrë dy dozat. Ne jemi ende vendi i parë në rajon për sa i përket vaksinimit të popullsisë, që është një progres i padiskutueshëm.POBJEDA: Cilët janë treguesit ekonomik?KURTI: Ekonomia konkurruese dhe zhvillimi ekonomik janë kritere të rëndësishme për përparimin drejt BE-së. Bazuar në projeksionet dhe statistikat aktuale për zhvillimin ekonomik, presim që në fund të këtij viti të kemi një rritje dyshifrore mbresëlënëse, e cila do të na forcojë ne si vendin me përqindjen më të lartë të zhvillimit ekonomik në Evropë. Sipas vlerësimit të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia jonë do të rritet për 9.9 për qind. Të ardhurat buxhetore janë rritur për një të tretën, kemi ulur shumë shpenzimet e qeverisë dhe Kuvendi ka miratuar buxhetin për vitin 2022, i cili është 8.7 për qind më i lartë se rishikimi i buxhetit nga viti në vit. Qarkullimi në ekonomi u rrit me 30 për qind, eksportet me 68 për qind. POBJEDA: Pse, atëherë, Vetëvendosje fitoi vetëm katër komuna në zgjedhjet lokale në Kosovë të 17 tetorit? Çfarë nuk ishte e qartë për qytetarët? KURTI: Ndoshta ka pasur lëshime nga ana jonë, nga ana e strukturave tona. Megjithatë, besoj se qytetarët nuk e duan më pak Lëvizjen Vetëvendosje. Përkundrazi. Në zgjedhjet e 17 tetorit ishim të parët me numrin e përgjithshëm të votave në nivel vendi, ashtu si në zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, zgjedhjet lokale, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, janë një lloj tjetër loje dhe rregullash zgjedhore. Është pak a shumë si tenisi, ku mund të fitosh shumë gema, por në fund të humbësh setin. Sipas totalit të votave të qytetarëve jemi të parët në Republikë në zgjedhjet lokale, ndonëse kryetar komunash do të kemi vetëm në katër komuna. Aty ku jemi në opozitë do të bëjmë një opozitë të mirë dhe të fortë; aty ku jemi në pushtet do të bëjmë një qeveri të mirë dhe efikase.Serbët në Kosovë nuk janë qytetarë të dorës së dytë POBJEDA: Cili është statusi i serbëve në Kosovë? A janë, siç pretendon Beogradi zyrtar, qytetarë të rendit të dytë?KURTI: Nuk janë. Serbët në Kosovë përbëjnë pesë deri në gjashtë përqind të popullsisë dhe nuk janë të diskriminuar. Si Qeveri e Kosovës, programi ynë do t’i ndihmojë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse i pyet serbët në Kosovë se cilat janë ankesat apo kërkesat e tyre kryesore, ata do t’ju thonë puna dhe drejtësia.Është interesant fakti që asnjë serb në Kosovë nuk ka protestuar që Bashkësia e komunave me shumicë serbe nuk është zbatuar. Beogradi është ai që gjithmonë është zemëruar. Ajo që Serbia po përpiqet t’i imponojë shtetësisë së Kosovës dhe rendit tonë kushtetues nuk është dëshira apo vullneti i serbëve të Kosovës, por shprehje e aspiratave hegjemoniste të Serbisë.Jemi të përkushtuar për afirmimin e komunitetit malazezPOBJEDA: Si do t’i vlerësonit marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të Zi pas ndryshimit të qeverisë në vitin 2020?KURTI: Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim të ngushtë në shumë fusha. Axhenda e reformës është premtuese, sepse kemi hapësirë për të intensifikuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, të cilin duhet ta luftojmë së bashku në të dyja anët e kufirit. Gjithashtu, mund të bëhet më shumë për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe për të hequr barrierat për zhvillim më të madh ekonomik dhe investime në të dy vendet. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të koordinojmë aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Malit të Zi në iniciativat rajonale. Ne i jemi mirënjohës Malit të Zi për mbështetjen dhe angazhimin e tij në organizatat ndërkombëtare. Kosova dhe Mali i Zi ndajnë aspirata të përbashkëta për anëtarësim në BE dhe janë partnerë në përpjekjet e përbashkëta për demokratizimin dhe zhvillimin e rajonit.POBJEDA: Komuniteti malazez në Kosovë, siç është paralajmëruar në maj të këtij viti, duhet të bëhet kategori kushtetuese e Republikës së Kosovës sikurse serbët dhe boshnjakët dhe të fitojë statusin e pakicës. A kanë malazezët në Kosovë sot statusin e pakicës? KURTI: Së bashku me përfaqësuesit e komunitetit malazez në Kosovë, jemi të përkushtuar për afirmimin e pozitës së komunitetit malazez, si dhe ndërtimin e marrëdhënieve të besimit dhe fqinjësisë mes dy vendeve dhe popujve tanë.Ne dëshirojmë që shqiptarët në Mal të Zi dhe malazezët në Kosovë të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre kolektive kulturore dhe politike, gjë e cila është një bazë e shëndetshme për marrëdhënie të mira mes dy vendeve tona dhe për një të ardhme më të mirë për të dy kombet.

________

Vučić više ne spominje podjelu već traži ,,bosnizaciju“ Kosova (pobjeda.me)

Bob Dole, burrështetasi amerikan – Hero dhe Fanar për Lirinë e Kosovës

0

Në foto: Vajza e Ramiz Tafilajt me Bob Dole …

Shkruan: Ramiz Tafilaj, President dhe Botues, Jalifat Publishing
Akvisit i nderuar me çmimin per arritje jetesore nga Presidenti i SHBA-ve

I rëndë lajmi për humbjen e burrështetasit të madh amerikan, Senator Bob Dole. I rëndë për të gjithë shqiptarët, e vecanërisht ata që jetojnë në Amerikë. Shumë më i rëndë për neve që e njohëm personalisht e familjarisht Senatorin e madh Dole.
Kam kaluar një gjysëmshekulli jetë e angazhim në SHBA. Si cdo shqiptar tjetër i mërgimit, me mendje e zemër kemi qenë të përkushtuar për Kosovën, për lirinë e pavarësinë e saj. Shumë pak për të mos thënë asnjë nga ne ndoshta nuk e kemi besuar fillimisht se do ta arrijmë ta shijojmë lirinë e pavarësinë e Kosovës në fillet e lëvizjes sonë për shtet. Por, kjo shpresë që nuk venitej kurrë u kthye në besim kur në krah na dolën burrështetas si Senatori Bob Dole.
Që nga fund vitet e 1980-ta, Senatori Dole u vu në anën e drejtë të historisë dhe rrugëtimin e tij në përkrahje të së drejtës së shqiptarëve të Kosovës nuk e ndërpreu asnjëherë, as edhe në ditët e fundit të jetës së tij, kur ai dhe bashkëshortja e tij Elizabeth Dole, ishin bashkë me bijën time, Besa Tafilaj Pinchotti, në Ëashington, DC.
Për mua dhe familjen time, Senatori Dole ka qenë sikur një fanar i në errësirën e kohës që kalonte vendlindja ime, Kosova. Fanar që dritëroi shumë gjatë në sherbim të kauzës sonë të drejtë, fanar që i ndezë fillimisht nga vëllau ynë i gjakut, arbëreshi Joseph DioGuardi, një koleg i Senatorit Bob Dole më Kongresin Amerikan.
Ai e la këtë botë, por vepra dhe kontributi i tij për Amerikën dhe shqiptarët nuk harrohen asnjëherë. Ato vlera që ai i solli demokracisë amerikane dhe lirisë e pavarësisë së Kosovës nuk tretën as nuk vdesin. Ato janë monumente të gjalla në kujtesën e popullit amerikan dhe atij shqiptar.
Një burrështetas si Senatori Dole është vështirë të gjindet përsëri. Atributet e tij prej një heroi të vërtetë, një politikani stoik, e një avokati të parezervë të popujve të shtypur nën thundrën e tiranisë sic ishin shqiptarët, nuk mund lehtë të zëvendësohen asnjëherë.
Familja ime dhe unë jemi të pikëlluar po aq sa jemi krenar që patëm rastin ta njohim nga afër një njeri kaq të arrirë e po aq modest si Senatorin Dole.

Vajza e botuesit tashmë të njohur Ramiz Tafilaj, me bashkshorten e Bob Dole

Shkuarja e tij në amshim është humbje e madhe për shqiptarët, por edhe për vet amerikanët. Figureës së tij emblematike në politikën amerikane ia kanë pasë hatrin të gjithë – qofshin edhe demokratët. Ai mbi shtetin dhe interesin nacional të Amerikës nuk vendoste asgje. Me heroizëm i shërbeu atdheut të vet në betejë, e me përkushtim të pashoq në paqe. Do na mungosh shumë miku ynë i madhi Senator Bob Dole!

Shteti me aftësi të kufizuara, qytetarët e getoizuar!

0

Florim Zeqa 

Ditë më patë në Ditën ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, drejtuesit e shtetit të Kosovës, vitin 2022 e shpallën Vit i personave me aftësi të kufizuara! Ndonëse është ky një premtim publik i tyre për përmirësimin e kushteve të lëvizjes së personave me aftësi të kufizuara, gjegjësisht për një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë, në vete e ngërthen një realitet të hidhur të shtetit të Kosovës.

Ndryshimi ende nuk vërehet nga qytetarët

Ngase, shteti i Kosovës, jo vetëm që nuk është i barabartë dhe i çasshëm për të gjithë, është largë të qënurit shtet që ofron kushte të njëjta për të gjithë qytetarët pa dallime partiake. Edhe përkundur “ndryshimit” të shumëpritur, përseri qeverisja e vendit po vazhdon me avazin e vjetër të keq-qeverisjes, nepotizmit dhe formave të diskriminimit të qytetarëve.

Emërimi apo caktimi i personave në poste të larta shtetërore ende bëhet sikurse më parë, përmes lidhjeve nepotike, partiake apo patriarkale, duke harruar se Kosova nuk është mbretëri por republikë parlamentare.

E keqja kur pushtetarët bëjnë emërime patriarkale bëhet më e madhe kur mbështetet nga qytetarët, duke e kthyer kështu Kosovën në kohën mesjetare të fiseve dhe bajraqeve. Kur fare nuk i kushtohet rëndësi përgatitjes së individit e më shumë prejardhjes së tij, atëherë vetëvetiu kthemi në një shoqëri patriarkale, për shkak të dhënjes prioritet të birit apo bijes së “filanit” më shumë sesa përgatitjes profesionale të individit.

Një çasje e tillë e emërimit të individëve në poste të larta shtetërore, përveqse nuk është produktive, është e dëmshme dhe më pasoja zinxhirore për shtetin e Kosovës. Liderët shtetërorë dhe partiakë për interesa personale të fuqizimit të pozicionit politik më qëllim harrojmë se ne nuk jemi në shekullin e 18-19, por jemi në dekadën e tretë të shekullit 21, kur bota e lirë dhe demokratike ka bërë hapa të mëdhenjë në emancipimin e dhe zhvillimin e shoqërive të tyre.

Ndërsa ne ende bëjmë garë se cili familjarë i yni do të vendoset në krye të një bordi apo agjensioni, komune apo shteti pa përgatitje paraprake profesionale.

Pasojat e emërimeve me aftësi të kufizuara intelektuale

Pasojat e emërimit të individëve me aftësi të kufizuara intelektuale në krye të institucioneve publike, e kthen institucionin në çerdhe të injorantëve, ndërsa shtetin e kthen në shtet me aftësi të kufizuara dhe të parespektuar në arenën ndërkombëtare.

Nëse niveli intelektual i një doktori të shkencave apo i një gjenerali nuk është i barasvlershëm së paku me homologët e shteteve të rajonit, atëherë ballafaqimi ynë si shtet me homologët e shteteve të zhvilluara do të jetë sa i mundimshëm, po aq edhe i turpshëm. Numri i titujve shkencorë dhe gradave ushtarake e nivelizon Kosovën me të gjitha shtetet e zhvilluara dhe demokratike, por kur është në pyetje cilësia dhe shkathtësia profesionale, ne mbetemi në margjina dhe shumë prapa të tjerëve!

Në Kosovën e kapur nga mafia kriminale, qytetarët ikin prej saj

Politikanët kosovarë pa dallim, pushtetarë dhe opozitarë, përveç humbjes së besimit tek qytetarët, më nuk janë të besueshëm as për ndërkombëtarët dhe çdo gjë që bëjnë po u kthehet bumerang Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Me këtë çaqsje të gabuar dhe pa vizion për të ardhmen nuk do të ketë asnjë përparim sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe në INTERPOL, e as liberalizim të vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës.

Sikurse veprimet e pushtetarëve, ashtu edhe të opozitarëve, nuk bëhen për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, por vetëm për poenë politikë, çdo veprim të tyre e ndërlidhin me karrigen e tyre! Kësisoji, edhe kryeministri dhe presidentja veprimet e ‘mëdha’ i bëjnë për t’i rritur reitingun vetes e jo përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

Aspak më mirë apo në të njëjtën mënyrë po vepron edhe opozita, pa e bërë asnjë veprim të mençur e pragmatik, sikurse ‘shiu pas të vjelave’ iniciojnë debate “shterpe” parlamentare të cilat nuk e kanë asnjë vlerë sa i përket përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Për shkak se opozita debatet i bën vetëm për poenë elektorale, ngase po këto parti politike parlamentare asnjëherë nuk debatuan në Kuvend për drejtësinë e dështuar dhe të kapur nga politika, për të pamundësuar realizimin e kriterit kyç për vizat që është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Kosova është e kapur dhe ne duar të mafisë kriminale dhe e tërë klasa politike është në shërbim të mafisë kërcënuese për qytetarët dhe rrënuese për vendin, ndërkaq që qytetarët po kërkojnë shpëtim duke gjetur rrugë për të ikur sa më parë dhe sa më larg Kosovës.

Pres nga drejtuesit shtetërorë që vitin 2022 ta shpallin Vit të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjes qytetare, pa i harruar asnjëherë personat me aftësi të kufizuara. Rritjen reale ekonomike kurdo që ndodhë e ndjejnë qytetarët, kurse nga rritja virtuale përfitojnë vetëm pushtetarët dhe oligarkët ekonomik.

Pushofsh në paqe Bob Dole – miku ynë i shtrenjtë – përjetësisht në kujtesën tonë!

0

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

Trimi dhe Heroi i Luftës së dytë Botërore, i çlirimit të Romës nga nazistët gjermanë në Luftën e dytë Botërore, ish-Kongresisti, ish-Senatori, ish-Kryetari i Partisë Republikane, ish-kandidat për president i kësaj partie dhe ish-udhëheqës i Senatit Amerikan , por mbi të gjitha, njëri prej miqve të shqiptarëve dhe mbështetësve më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe i të drejtave themelore të njeriut, të mohuara për aq shumë kohë shqiptarëve anë e mbanë trojeve tona – ish-Senatori amerikan, Bob Dole ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare.  Një kampion i vërtetë i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut për popujt e shtypur, përfshir shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, anë e mbanë trojeve të tyre, ish-Senatori amerikan, Robert Dole nuk është më!


Ish-Senatori Robert (Bob) Dole me mikun e tij të ngusht prej dekadash, Z. Jim Xhema, aktivistin e njohur shqiptaro-amerikan dhe mbështetësin e palodhur të përpjekjeve për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe mbrojtësin e interesave kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi, i cili për pothuaj një gjysëm shekulli në Amerikë bëri shumë miq në nivelet më të larta të politikës amerikane  në mbështetje të kauzave shqiptare.

Në krye të kësaj liste udhëheqësish më të lartë të politikës amerikane me të cilët punoi Z. Xhema dhe komuniteti shqiptaro-amerikan në nivel federal, shtetëror dhe vendorishte, pa dyshim, ish-Senatori Bob Dole.  Nga mesi i 1980-ave qeveria amerikane, Kongresi dhe Senati i Shteteve të Bashkuara kishin filluar të sensibilizoheshin mbi gjëndjen në Kosovë nga udhëheqës të komunitetit, si Xhim Xhema, për gjëndjen e mjerueshme të jetesës dhe shtypjeve ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe anë e mbanë ish-Jugosllavisë, veçanërisht për shkeljen brutale të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare të atij shteti artificial që quhej Jugosllavi. Por ka qenë vizita e parë në Prishtinë e delegacionit të përbërë nga 6 senatorë të njohur amerikanë kryesuar nga Senatori Bob Dole, që vërtetë hodhi dritë për sjelljet kriminale të qeverisë së Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Gjatë asaj vizite Senatori Dole dhe kolegët e tij, nuk kanë lënë asnjë dyshim se pse kishin shkuar në Kosovë në vitin 1990.  Senatori Dole me të zbritur nga aeroplani në aeroportin e Prishtinës është shprehur me atë rast se po vizitonin Kosovën për të mbështetur lirinë, demokracinë dhe të drejtat individuale të njeriut për shqiptarët dhe për të gjithë popujt. “Ne dhe qeveria jonë besojmë fuqimisht në demokraci dhe të drejtat individuale të njeriut dhe kundërshtojmë gjithashtu fuqimisht abuzimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.”  Delegacioni i senatorëve amerikanë, i kryesuar nga Bob Dole në Kosovë, në vitin 1990 deklaruan  pa lenë asnjë dyshim se cili ishte qëndrimi amerikan ndaj të drejtave të shqiptarëve në Kosovë duke u shprehur se, Shtetet e Bashkuara, si superfuqi e vetme në botë pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik, “mbështesin lirinë e fjalës, lirinë e fesë dhe lirinë e shtypit”.  “Ne bëjmë thirrje për demokraci”, theksuan senatorët amerikanë, me atë rast, në Prishtinë.


Senatori Robert Dole me tre presidentët amerikanë –Xhorxh Bush i vjetër, Bill Klinton dhe Xhorxh Bush i ri ,protagonistët kryesorë të lirisë, çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës nga zgjedha e rëndë serbe.  Njëri përcaktoi “vijën e kuqe” për Serbinë, tjetri mobilizoi NATO-n për çlirimin e Kosovës dhe i fundit shpalli pavarësinë e Kosovës nga Tirana, duke deklaruar se “mjaft është mjaft”.  Në krah të tyre ishte gjithmonë Senatori Robert (Bob) Dole, si njëri prej mbrojtësve më të vendosur të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

Gjatë asaj vizite historike, Senatori i atëhershëm i Nju Jorkut, Al Damato në takimin me përfaqësuesit e Kosovës të kryesuar nga Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në fjalën e tij përcolli përshëndetjet dhe lutjet për bashkëvëllezërit e tyre, në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan, duke përmendur, specifikisht, Z. Xhim Xhema si njeriun, që siç u shpreh Senatori Damato, “Është duke punuar shumë për të sinsibilizuar amerikanët për të gjitha ato që po ndodhin këtu në Kosovë.”  Me atë rast, senatorët theksuan se ishin të shokuar nga sjelljet e qeverisë jugosllave ndaj shqiptarëve.  Duke iu referuar zyrtarëve jugosllavë me të cilët ishin takuar.  “Ata shprehen si një shtet policor, sillen si një shtet policor, ata në të vërtetë janë një shtet policor”, theksoi senatori amerikan, Robert Dole.


Xhim Xhema, aktivisti i pakursyer shqiptaro-amerikan që i krijoi probleme të mëdha Serbisë së Millosheviçit – krah për krah me mikun e tij të ngusht, ish-Senatorin Bob Dole dhe ish-presidentin Bill Klinton

Aktiviteti i Senatorit Dole në mbështetje të përpjekjeve për liri e demokraci, për çlirimin dhe për pavarësinë e Kosovës janë aq të shumta gjatë dekadave saqë do nevojitej një libër i tërë që të përshkruheshin, e për disa prej të cilave kam shkruar në disa artikuj të botuar më përpara. Po kujtoj me këtë rast, vizitën e senatorëve amerikanë në Prishtinë me 30 gusht 1990  të kryesuar nga Senatori Dole, pasi kjo vizitë konsiderohet si fillimi i përpjekjeve të mëdha për ndërkombëtarizimin e asaj që dikur i referoheshim në bisedat e përditëshme si, “The issue of Kosova”, ose çështja Kosovës.

Senatori Dole me tu kthyer në Washington nga vizita e tij me kolegët senatorë në Prishtinë  luajti rolin e tij me rëndësi për ndërkombtarizimin e “Çështjes së Kosovës”, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, i bindur nga ato që kishte parë në Kosovë, paralajmëroi botën se Jugosllavisë i kishte ardh fundi si shtet federativ.


Ish senatori Dole (majtas) me Prof. Sami Repishtin (në mes) dhe Jim Xhemën

Pas “shtypjeve shokuese”, që kishte parë e dëgjuar në Kosovë ndaj shqiptarëve të asaj krahine nga ana e forcave policore serbe, ish-Senatori Dole ia nisi punës për të sensibilizuar Kongresin dhe popullin amerikan për krimet dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut që po ndodhnin në Kosovë kundër shqiptarëve autoktonë nga forcat kriminale të Millosheviqit.  Vizita e Senatorit Dole me kolegët e tij në Kosovë, shënoi gjithashtu edhe periudhën që vuri në lëvizje edhe lobimin e fuqishëm në Kongres nga komuniteti shqiptaro-amerikan në mbështetje të drejtave dhe lirive për shqiptarët në trojet e tyre autoktone në ish-Jugosllavi dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, në përgjithësi. Komuniteti shqiptaro-amerikan, i cili megjithëse i vogël në numër – me ndihmën e ligjvense si Biob Dole arriti të siguronte një mbështetje të pa parë deri atëherë në qarqet e politikës amerikane, në qeverinë federale dhe në Kongres, ku Senatori Dole gëzonte respekt dhe admirim për qëndrimet e tij në favor të drejtave dhe kauzave të shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë.

Shqiptarët kudo, janë mirënjohës për të gjitha ato që Bob Dole ka bërë gjatë viteve në mbrojtje të së drejtës dhe të vërtetës për Kosovën. Shqiptarët kudo e kujtojnë përjetësisht dhe do të falënderojnë këtë hero jo vetëm të Amerikës, por edhe si hero të shqiptarëve kudo gjënden.  Periudha e ndikimit të tij si senator ishte një periudhë e gjatë, në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi,  për shqiptarët e Kosovës në veçanti, por edhe për shqiptarët kudo.


Në aeroportin e Prishtëns, Presidenti Ibrahim Rugova duke përshëndetur Senatorin Dole dhe përfaquesin e tij pranë Zyrës së Z. Dole, Z. Elmi Berisha (Kryetari aktual i Federatës Pan-Shqiptare Vatra)

Njohjet, çmimet dhe dekoratat, përfshirë edhe bustet në nderim, falënderim dhe mirënjiohje për punën e këtij miku të madh të shqiptarëve, nuk kanë munguar nga shqiptarët.  Gjatë kohës që isha drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) vendosëm që Senatorin Dole ta nderonim me Çmimin më të lartë të organizatës tonë atëherë (2005), “Duartë e Shpresës”, sepse shpresat shekullore të shqiptarëve, Senatori Dole ndihmoi shumë t’i bënte realitet, ashtu siç është sot Kosova, shtet i lirë, sovran, i njohur nga mbi 100-shtete, përfshirë vendet më të mëdha e demokratike të Perendimit.  Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova i dorëzoi Senatorit Dole, “Medaljen e Artë të Lirisë”, për kontributin e tij në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë si dhe për promovimin nga ana e tij të një lidhjeje të veçant midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.  Në mirënjohje për veprimtarinë e tij në mbështetje të shqiptarëve, sidomos Kosovës, në një ceremoni të veçant (2017) në Uashington, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani nderoi gjithashtu ish-Senatorin Dole me dekoratën më të lartë të vendit, “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, duke e cilësuar politikanin e njohur amerikan, si “përkrahësin e palëkundur të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”.

Por kujtimi më i mirë për kontributin e Senatorit Dole në çështjen e Kosovës, një kujtim tepër domethënës që do të mbetet në histori për një kohë të gjatë do të realizohej disa vite më vonë nga miku i tij i ngushtë dhe aktivisti më i dalluar shqiptaro-amerikan dhe veprimtari që nuk kurseu as kohë as fonde për çështjen kombëtare, Z. Xhim Xhema.  Tetorin që kaloi biznesmeni dhe mbrojtësi i çështjeve kombëtare, Z. Xhema i dhuroi $500,000 (gjysëm milion) dollarë Institutit Dole, pranë Universitetit të shtetit Kansas, që është shteti i origjinës i Senatorit Dole.  Në njoftim të universitetit thuhej se ky gjest i Z. Xhema është një vlerësim i punës së Senatorit Robert Dole dhe jepet në shenjë falënderimi për diplomacinë dhe mbështetjen ndaj çeshtjes së Kosovës gjatë dekadave dhe për miqësinë e tij të gjatë me Senatorin republikan Bob Dole.  Kjo një lidhje politike që bashkoi akktivistin shqiptaro-amerikan Jim Xhema dhe Senatorin e shtetit Kansas, Bob Dole ishte kthyer gjatë viteve në një miqësi të fortë midis këtyre dy burrave e që ka zgjatur për pothuaj 40-vjet.  Kjo miqësi, e lindur nga një fëmijëri me shumë gjëra të përbashkëta dhe bazuar në respektin e ndërsjelltë midis një shqiptaro-amerikani dhe një senatori të njohur amerikan, frymëzoi dhënjen e asaj dhurate prej $500,000 (gjysëm milioni dollarësh) Frank Shkreli: Themelohet Fondi “Xhim Xhema” pranë Universitetit Kansas në nder të ish -senatorit Robert Dole | Gazeta Telegraf. Dhënia e kësaj dhurate ishte planifikuar të jepej njëkohësisht me ceremoninë e zbulimit të statujës së Senatorit Dole në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, gushtin që kaloi  në kujtim dhe në nderim të 30-vjetorit të vizitës së parë të Senatorit Dole, me gjashtë kolegët e tij senatorë të njohur amerikanë, në Prishtinë, një ngjarje kjo që zgjoi Kongresin dhe publikun amerikan për të mësuar më shumë për tmeret që po ndodhnin në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi kundër shqiptarëve due për spastrimin e tyre etnik nga trojet e tyre dardane, tragjedia më i madhe njerëzore në Evropë, ç’prej Luftës së dytë Botërore.


 Statuja e ish-Senatorit amerikan, Robert Dole në Prishtinë

Duke folur për angazhimin e ish-Senatorit Bob Dole ndaj lirisë dhe të drejtave të popullit të Kosovës në inagurimin e vendit ku sot ndodhet statuja e Senatorit Dole, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Z. Filip Kosnett e cilësoi ish-Senatorin Bob Dole si, “Një udhëheqës kryesor në promovimin e kauzës së lirisë, anë e mbanë botës. Nuk është për të çuditur që ai u bë një mbështetës i pa zevëndsueshëm i Kosovës, duke qëndruar pranë dhe në mbështetje të popullit të këtij vendi, në përpjekjet e tija, për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të lirë”, ka thënë me atë rast, kryediplomati amerikan në Prishtinë.  Statuja e Senatorit Dole në Prishtinë është vendosur në një kënd të “Rrugës Bob Dole” dhe “Bulevardit Bill Clinton”, rrugë këto që mbajnë emrat e dy kundërshtarëve politikë amerikanë, nga dy parti të ndryshme politike, njëri republikan e tjetri demokrat.  Megjithë ndryshimet në qëndrimet e tyre në rrafshin e zhvillimeve politike dhe ekonomike në Amerikë, ata ishin miq të ngushtë me njëri tjetrin, pasi ndanin dashurinë për Atdheun e tyre dhe ishin dedikuar shërbimit në mbrojtje të drejtave të njeriut dhe të drejtave kombëtare për të tjerët, ndërkohë që përpiqeshin të bashkëpunonin me njëri tjetrin kurdoherë që ishte e mundur, siç ka qenë edhe çështja e Kosovës.  Përveç kësaj, Senatori Dole ka lënë edhe një trashëgimi tjetër, jo vetëm për politikanët amerikanë por edhe për ata shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, se në politikë mund të kemi kundërshtarë, por jo armiq.  Një shembull tepër i vlefshëm ky, sidomos duke marrë parasysh konfliktet politike dhe rrethanat e zhvillimeve në trojet shqiptare, gjatë 30-viteve të kaluara!


Autori me bashkshorten në një foto përkujtimore me Senatorin Robert Dole në darkën e dekorimit të tij me çmimin “Duart e Shpresës”, nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) Shtator, 2005 – kur autori drejtonte këtë organizatë lobimi shqiptaro-amerikane.

Për ne të komunitetit shqiptaro-amerikan, vdekja e Senatorit Dole është një humbje e madhe. E ndjejmë kalimin në amshim të këtij burri të madh amerikan me shumë dhimbje e kujtime të mira.  Senatorin Robert (Bob) Dole e konsideronim si i “yni”. I yni sepse jo vetëm që kishte përvetësuar kauzat tona me një ndjenjë të lartë përgjegjësie njerëzore, ndoshta në kohën më kritike të historisë së shqiptarëve për të siguruar të drejtat e njeriut për shqiptarët në trojet e veta, por kishte vendosur parimisht dhe ishte angazhuar si individ dhe si njëri prej përfaqësuesve më të lartë politikë amerikan dhe botërorë për të luftuar deri në fund për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi.  Ish- Senatori Dole, me rastin e dekorimit të tij nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan në vitin 2005 pat deklaruar se “shqiptarët kanë ende çështje të pazgjidhura e probleme, por gjendja e tyre kurrë nuk ka qenë më mirë se sot”. E vërtetë se falë punës së palodhur të Senatorit Dole në mbrojtje të Kosovës dhe shqiptarëve megjithë problemet me të cilat përballen sot shqiptarët, ata janë më mirë se kurdoherë tjetër në histori. Për ketë fakt arritjeje historike të shqiptarëve, nuk kam asnjë dyshim se një kontribut të madh në realizimin e këtyre aspiratave historike , një rol të pazëvëndsueshm dhe historik ka luajtur edhe ish-Senatori Dole.  Për këtë arsye, miku ynë i shtrenjtë Bob Dole, do mbetesh përjetësisht në kujtesën tonë.  Pushofsh në paqe!

           
Foto me rastin e një konferencë shtypi në kryeqendrën e Zërit të Amerikës në Washington ku morën pjesë Senatori republikan Robert Dole dhe Dr. Ibrahim Rugova, organizuar nga Dr. Elez Biberaj, në sallën e konferencave të shtypit të Zërit të Amerikës, në vitin 2004.

Bob Dole, një vit para se të vdiste …

Federata Evropiane e Xhudos i dekoron “Vajzat e Arta” të Kosovës, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën

0
Federata Evropiane e Xhudos (EJU) në një mbrëmje të mbajtur mbrëmë në Stamboll të Turqisë ka shpërblyer sportistët më të mirë për këtë vit, shkruan KultPlus.

EJU ka shpërblyer me dekoratë kampionet olimpike nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për arritjet e tyre gjatë vitit 2021.

Me dekoratë u shperblye edhe Federata e xhudos e Kosovës për medaljet e fituara në Lojërat Olimpike.

Nora dhe Distria fituan medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020 që u zhvilluan në verën e këtij viti.

May be an image of 3 people, people standing and indoor
May be an image of 3 people, people standing and indoor