
Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës i 30 nëntorit 2021, jo vetëm që është kundërkushtetues e kundërligjor, por edhe kontradiktor me vetveten

Para 22 viteve Rugova takim me Dole, paralajmëronte lirinë – NATO-n në Kosovë
-Ishte 5 Marsi 1999, paralajmërim lirie për Kosovën. Me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova takim në Shkup, në kohën e konferencës ndërkombëtare për Kosovën/

– Konferencës së Rambujesë. Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…/

-Vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i Ditës së Lirisë – 12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën të hynin në Kosovë…

-Në Zyrën e Senatorit Robert Dole – i emeruari nga Presidenti Ibrahim Rugova Përfaqësuesi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Elmi Berisha…/

-Tani në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht 2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës/


Gazetari Behlul Jashari
KALENDAR-Gazeta DIELLI dhe portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 5 Mars 2021/ Para 22 viteve, në 5 Mars 1999, raportoja se Presidentit i Kosovës Ibrahim Rugova me anëtarë të delegacionit u nis nga Prishina për në Shkup për takim me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton. Takimi shumë i rëndësishëm mbahej në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë.
Takimi Rugova-Dole ishte edhe një paralajmërim lirie për Kosovën…
Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999, u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.
Ishte si sot 5 Mars, ditë e Premte…Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin para 15 Marsit të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumit të 26 deri 30 Shtatorit 1991 me votim 99,87 për qind për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…
Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë, në vendin që në 2021-tën feston 22 vjetorin e lirisë e 13 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.
Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën, ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në 29 Maj 1998, Presidenti Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…
Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.
“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, derisa nga Shtëpia e Bardhë i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s…
Njëmbëdhjet vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”, ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.
Presidenti Amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit Kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nderin ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…
NË ZYRËN E SENATORIT ROBERT DOLE – PËRFAQËSUESI I KOSOVËS NË SHBA ELMI BERISHA
Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. I emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë…
Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.
Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në arkivin tim nga ajo kohë kur isha kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja ruaj edhe këtë shkrim nga Nju Jorku të medias Amerikane të transmetuar nga Qendra për Informim e Kosovës:
29 Prill 2004: GAZETA “POUGHKEEPSIE JOURNAL” PËR VIZITËN E PRESIDENTIT RUGOVA NË NJU JORK
Nju Jork, 29 prill 2004 – Kur Elmi Berisha erdhi nga Kosova na Uapingers Falls, para 15 vjetësh, ai e filloi një luftë të gjatë për prosperitetin dhe pavarësinë e vendit të tij. Kjo luftë për paqe e bëri mbrëmjen e së martës të veçantë për Berishën, pasi që zyrtarët lokalë u përshëndetën miqësisht me kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në Hajd Park.
“Ndihem shkëlqyeshëm”, tha Berisha, ‘sepse presidenti im… vendosi që të vijë në Shtetet e Bashkuara për t’i treguar qeverisë amerikane se sa mirënjohës janë ata për atë që Amerika ka bërë për ta pesë vjet më parë”.
Vizita e Rugovës në Qendrën e Vizitorëve dhe të Konferencës “Henry A.Wallace” dhe në vendin historik “ranklin D. Roosevelt” është hera e parë që një udhëheqës i huaj ka qenë në qendër, që nga hapja e saj në nëntor. Ajo poashtu shënon miqësinë e vazhdueshme nëpërmjet Uapingers Fallsit dhe Kosovës – vitin e kaluar fshati Datçes Kaunti u binjakëzua me Klinën.
Ndërkohë që Rugova e mori një stemë nga zyrtarët e fshatit Uapingers Falls, në shenjë nderimi për punën që ai e bëri për pavarësinë e vendit të tij, Rugova dhuroi një gur të vogël të çmueshëm nga mineralet e vendit të tij. Berisha tani shërben si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara.
Rugova është në mes të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, gjatë së cilës është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. Të hënën, Rugova është takuar edhe me ushtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Pensilvanisë, në luginën Suskuehana, për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre në Kosovë.
Udhëtimi në AWallace Centar@ ishte inspiruar nga admirimi i Rugovës për Frenklin Rusveltin dhe kjo ngjarje mblodhi një numër të zyrtarëve lokalë, të cilët patën një darkë me kryetarin. Kuvendari shtetëror Xhoel Miller, ishte i pranishëm, sikurse edhe prefekti i Bikonit, Klara Lu Gould dhe mbikëqyrësi i qytetit të Hajd Parkut, Jensi MekArthur.
“Ne jemi në shtëpinë e presidentit të njohur amerikan”, tha Rugova, përmes zëdhënësit dhe përkthyesit të tij, Muhamet Hamiti. Më herët, ai iu referua marrëdhënies ndërmjet Amerikës dhe Kosovës si një “miqësi e përhershme dhe e qëndrueshme”.
Miller tha se ishte nder që është përfshirë në mbrëmje dhe e shprehu admirimin për punën e Rugovës për pavarësinë e Kosovës.
“Është unike të kesh një udhëheqës ndërkombëtar në shtëpinë tënde, prandaj kjo është tejet ngazëllyese”, tha Miller, i cili poashtu e lavdëroi Rugovën për mbështetjen e Shteteve të Amerikës në luftën kundër terrorizmit.
Komuniteti i fuqishëm shqiptar në Bikon e nxiti pjesëmarrjen e Gouldit.
“Kjo është për të treguar respekt për ta”, tha ajo për vizitën e saj në “Wallace Center”.
PRISHTINA ME TRE SHTATORE TË PERSONALITETEVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
Tani në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht 2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është shtatorja e tretë e personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.
Në Prishtinë në 1 Nëtor 2009 është përuruar Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij, ndërsa në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj. Në Kryeqytetin e Kosovës është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë…
Vdes miku i madh i Shqiptarëve, Bob Dole, Vatra shpreh ngushëllimet më të thella
Miku më i madh i shqiptarëve Senator Bob Dole u nda mëngjesin e sotëm prej nesh përgjithmonë. Një ikje që trishton pa masë të gjithë shqiptarët. Një ndarje e trishtë me mikun tonë të pa zëvendësueshëm Dole në një moment kur shqiptarët kanë më shumë se kurrë nevojë për miq të tillë.
Familjes së Bob Dole, bashkëpunëtorëve e miqve të tij të ngushtë, në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, në emrin tim personal, të familjes sime dhe në emër të shqiptaro-amerikanëve ju përcjell ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje të madhe. Bob Dole ishte një mik i jashtëzakonshëm i popullit e kombit shqiptar. Me diplomacinë, shpirtin, lobimin dhe aksionet konkrete, Bob Dole e deshi dhe e ndihmoi popullin e kombin shqiptar në ditët e tij më të vështira. Kombi ynë, shqiptaro-amerikanët do ti jenë në jetë të jetëve mirënjohës. Kontributi i Bob Dole në dobi të çështjes shqiptare do jetë në memorien e gjallë, në mendjet e zemrat e shqiptarëve përjetë. Bob Dole ndihmoi dhe shpëtoi një komb pa mbrojtje e mbështetje. Kombi shqiptar përulet me respekt para mirësisë, ndihmës dhe fisnikërisë së tij.
Ne do ta lusim Zotin për shpirtin tuaj fisnik. Pushofshi në paqen e përjetshme mik i përjetshëm.
I paharruar përjetë.
Me mirënjohje dhe trishtim
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA
Premtimet e Robert Dolit ndaj Rugovës dhe dhe kërcënimet Qosiqit në Uashington




Zvicër: Braktiset shkolla Shqipe, mbushen xhamitë!
Mësuesit ankohen se prindërit janë pak të interesuar për t`i sjellë fëmijët në shkollën shqipe: Ka lokalitete ku janë mbyllur klasët e mësimit shqip. Ndërkohë ka xhami që kanë deri në 150 nxënës shqiptarë që ndjekin mësimin fetar. Albinfo.ch ka hulumtuar gjendjen në terren.
7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe 8 Marsi Dita e Gruas. Janë data të rëndësishme për të cilat po u flet mëuesi Hasan Spahiu gjithsej 5 nxënësve të tij shqiptarë, në një shkollë zvicerane në Zurlinden të Cyrihut.
Hasan Spahiu më shumë se 18 vite punon në shkollën shqipe në Zvicër, e cila është organizuar për gati 3 dekada me radhë në kuadër të LAPSH-it.
Mësimdhënësi Spahiu është i angazhuar në dy pika shkollore, në Limat dhe Zurlinden të Cyrihut, pastaj jep mësim edhe në Brüttisellen, Bülach dhe Volketswil, Afolten am Albis.
Përveç kësaj, Spahiu është ndërmjetësues kulturor që ndërmjetëson ndërmjet shkollës dhe prindërve në raste kur dy palët kanë ndonjë problem.
Po ashtu Hasani angazhohet që të ndihmojë fëmijët që të integrohen më lehtë në shoqërinë
zvicerane.
„Ne dëshirojmë që fëmijët të ruajnë identitetin e tyre kombëtar. Të jenë zviceranë të mirë por mos ta harrojnë edhe kulturën e tyre, ky është qëllimi ynë.
„Ne kemi mësime interdiciplinare kur i mësojmë fëmijët për vendin ku jetojnë dhe vendin prej nga kanë ardhur. Kur t’i njohin të dyjat, do ta kenë shumë më lehtë të kenë një identitet të tyre. Kur flasim për historinë, ne fillojmë nga ilirët por kur mësojmë për historinë zvicerane e përmendim Vihelm Telin por edhe Skënderbeun“.
Megjithë angazhimin e madh të mëuesit Spahiu për të mbajtur gjallë shkollën shqipe në Zvicër, interesimi i prindërve është i vogël për t’i dërguar fëmijët e tyre që të mësojnë shqip.
Kjo e po e shqetëson shumë Spahiun.
Klasa me më së shumti nxënës e tij është në Bülach me 30 nxënës, edhe atë në dy grupe.
„Në pikat tjera numri i nxënësve është shumë i vogël dhe unë jam i shqetësuar me numrin kaq të vogël të nxënësve. Ne si LAPSH i kemi kërkuar shkaktarët e këtij fenomeni madje kemi kërkuar ndihmë edhe nga Drejtoria për Arsim në Kantonin e Cyrihut “, tregon mësuesi Spahiu.
Në Kantonin e Cyrihut as 10 për qind e nxënësve shqiptarë nuk e ndjekin mësimin plotësues.
„Në krahasim me komunitetet tjera ne jemi të fundit ngase grekët, serbët etj. vijojnë deri 90 për qind mësimin në gjuhën amtare“, deklaron Spahiu.1/1
Mbyllet shkolla shqipe në lokalitetin ku 150 nxënës shqiptarë ndjekin mësimin e fesë në xhami!
Një nga shkaqet mund jetë edhe pagesa e prindërve për mësimin plotësues
„Por, as kjo nuk mund të qëndrojë ngase janë disa pika shkollore, si në Limat ku mësimi është falas, mirëpo prindërit prapë nuk i dërgojnë fëmijët e tyre nëpër shkolla“, mohon Spahiu.
Edhe një tjetër brengë e ka mësuesi Spahiu. Në Regensdorf ai është detyruar për ta mbyllur një klasë shqipe në mungesë të nxënësve ndërsa në xhaminë në afërsi, mësojnë mësim besim deri 150 nxënës.
„Në Regensdorf ishin dy grupe nxënësish të shkollës shqipe deri 30 nxënës. Unë i gjeta vetëm 5 nxënës edhe ata thanë se po përgatiten për gjimnaz kështu që mbeti klasa pa nxënës“, tregon historinë e Regensdorfit mësuesi.
Ai e pranon se nuk kanë bashkëpunuar me imamët e xhamive por edhe nuk i kanë ditur mënyrat sesi t‘i qasen këtij problemi.
Për mësuesin Spahiu është e papranueshme të mbajë mësim në Xhami ngase atje sipas tij e ka për detyrë një imam. „Ai e ka bërë hapin e parë dhe na ka ftuar të bisedojmë dhe ne duhet t’i përgjigjemi se si ta bëjmë duke i gjetur alternativat e bashkëpunimit“, tha Spahiu.1/1
Imami Bunjaku: Nga xhamia ime vetëm 3 nxënës shkojnë në shkollën shqipe
Është e diele, paradite, jo ditë pune në Zvicër. Imami Fahredin Bunjaku, ka gjetur kohë për t‘i mësuar mësim besimi mbi 50 nxënës shqiptarë.
38-vjeçari po ua mëson nxënësve shkronjat e librit të shenjtë islamik, Kuranit.
Imamin po e ndihmon një asistent për shkak të numrit të madh të nxënësve të grupmoshave të ndryshme, të cilët është detyruar t’i ndajë në katër grupe.
„Numri i nxënësve nuk është i njëjtë, ai sillet prej 50 deri 60 nxënës të grupmoshave të ndryshme duke filluar nga klasa e parë deri në klasën e 9“, na tregon imami i Xhamisë në Schwamendigen, Zürich.
„Rregullat dhe morali në islam, format se si merret abdest, namazi, shkronjat e Kuranit” , janë këto mësimet që i mësojnë në xhami me imamin që vjen nga Gjilani.
Bunjaku mohon se i detyrojnë vajzat të vijnë të mbuluara. Ato e bëjnë me dëshirë, thotë imami kosovar.
„Ato i bëjnë respekt xhamisë me mbulesën e tyre. Në moshën madhore ato vendosin vet nëse do të duhet të mbulohen sipas riteve fetare”, thekson Bunjaku.
Përveç kësaj, imami thotë se njëkohësisht i motivon nxënësit që të mësojnë në shkollat zvicerane për të mos ngecur në mësimet e tyre.
Fahredin Bunjaku thotë se vazhdimisht i motivon të shkojnë edhe në shkollën shqipe por nga kjo xhami janë vetëm 3 nxënës që vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe!1/1
Hoxha i çon fëmijët e vet në mësimin plotësues në gjuhën shqipe
Ai ka dëshiruar të jetë shembull me dërgimin e vajzave të tij në shkollën shqipe.
„Unë jam vet i interesuar që fëmijët e mi të mësojnë gjuhën shqipe dhe këtë e bëj. Ky është shembulli më i mirë që duhet ta bëjnë edhe të tjerët. Fëmijët tanë duhet ta ruajnë gjuhën. Edhe ne në Xhami u flasim fëmijëve se duhet ta ruajnë përveç identitetit fetar edhe atë kombëtar dhe shpjegimet i bëjmë në gjuhën shqipe. Mësim-besimi jepet kryesisht në gjuhën shqipe“, deklaron Bunjaku.
Ai thotë t’i ketë ftuar edhe prindërit që t`i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe. Ua hedh fajin edhe fëmijëve por edhe prindërve që nuk kanë shprehur interesim t’i dërgojnë ata në mësimin plotësues.
Kontaktet ndërmjet imamëve dhe mësuesve janë të pakta ose nuk ekszistojnë fare.
„Kohët e fundit vërehet një nismë për bashkëpunim por ne do të jemi të hapur të fillojmë kontaktet në këtë drejtim“, thotë imami Bunjaku, i cili njëherësh është edhe pjesë e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër.
„Nuk bëhet fjalë për rivalitet mes dy organizatave ngase pikërisht ata e kryejnë një mision fisnik për t’ua mësuar fëmijëve tanë gjuhën amtare dhe të njëjtin mision e kemi edhe ne, që të ruajmë identitetin tonë fetar. Por, realiteti është se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim në këtë drejtim.
Në takimin e parë në xhaminë e Regensdorfit, ata kanë shprehur rezerva se imamët nuk dëshirojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre nëpër shkolla shiqpe, që është vlerësim i gabuar. Madje ka xhami që i kanë kushtet më të miara se ne dhe i kanë ftuar mësuesit që të japin mësim në objektet e tyre. Por, deri tani nuk pasur një lëvizje nga ana e LAPSH-it“, ka thënë Bunjaku duke cituar një thënie të dijetarëve islamë se pa identitet kombëtar nuk ka ardhmëri.1/1
As 10 % e nxënësve shqiptarë nuk ndjekin mësimin shqip
Në Kantonin e Cyrihut as 10 për qind e nxënësve shqiptarë nuk e ndjekin mësimin plotësues. „Në krahasim me komunitetet tjera ne jemi të fundit ngase grekët, serbët etj. vijojnë deri 90 për qind mësimin në gjuhën amtare“, deklaron Spahiu.
Faj kanë prindërit
Imami Bunjaku thotë t’i ketë ftuar edhe prindërit që t`i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe. Ua hedh fajin edhe fëmijëve por edhe prindërve që nuk kanë shprehur interesim t’i dërgojnë ata në mësimin plotësues. 30 Prill,2020
Më pikëllon pafuqia morale dhe mendore e (pseudo) elitës intelektuale dhe politike, për ti identifikuar shkaktarët teposhtëzes individuale dhe kolektive
Nami s’bahet që ikë Angela …!
Palca e gurit dhe hijezimet e trurit
Nue Oroshi, Kiel, Gjermani
Pranë palcës së gurit gjithmonë janë shfaqur hijëzimet e trurit.Këto hijezime duke ecur në një rrugë pa shtegdalje i afrohen biografisë së hijezuar të përsonave që kanë problem me vetvetën.Të pasurit problem me vetvetën paraqitët vetëm tek ata përsona që kërkojnë më shumë se sa e kanë të shtrirë hapin pa i parë fare vijëzimet e trurit që ju kanë mbushur me shenjat e hijezuara.Në këtë prizëm mund të shikohen edhe veprimet politike të cilat shpeshherë i kalojnë mundësitë intelektuale të politikanit.
Ky hijezim intelektual i politikanëve e bën ndaljen e ecjakjëve që të ecë në rrugën e duhur vendi.Kur poret e trurit e luftojnë vendimin pa e ditur fare së vendimi që merr një politikan shkakton paknaqësi dhe shpeshherë e dëmton vendin me vendimin e tij.Ky dëm që i shkakton politikani vendit të tij ka të bëj me vetëdijën e ulët kombëtare dhe me grykësinë e tij prej një gllabëruesi të papërmbajtur i cili ka vetëm një qëllim si të vjen deri të pasurimi.
Pasuria shpirtërore apo lëndore dhe ajo ekonomike apo financiare dallojnë me njëra-tjetrën.Dallojnë për faktin sepse çdo njeri mund të bëhet i pasur gjatë rrugëtimit të tij me një punë që mund ta kryen gjatë jetës se tij.Por pasuria intelektuale është pasuri që e krijojnë vetëm pak njerëz.Ajo është e vështirë të krijohet sepse dëshiron sakrificë jetësore dhe aktvizim të trurit për çdo ditë.Por palca e gurit dhe hijezimit të trurit e luftojnë njëra-tjetrën në mes të punës që bëjnë intelektualët si dhe vendimit që marrin politikanët.
Politikanët mund ta marrin një vendim të mirë apo të keq pa i analizuar fare pasojat e vendimit.A thua sot politika jonë shqiptare konsultohet me intelektualët apo pozita i bën aq të mënqur saqë ju mbështjell trurin e vogël me një hijezim si dhe ju errëson sytë e nuk shohin asgjë para vetës dhe nuk kanë nevojë ta konsultojnë askënd për vendimet e tyre.
Politikanët kanë shumë gjëra në dorë nëse ecnin në të mbarë.Por nëse e lënë rrugën e Zotit dhe e përqafojnë atë të djallit i shkaktojnë dëme te pariparueshme shoqërisë shqiptare.Ajo që vlen të theksohët është për të ardhur keq neglizhimi i shkencës dhe kulturës shqiptare që i ka bërë politika e papërgjegjshme tash e tri dekada në Shqipëri e tash e dy dekada në Kosovë.
Politikanët së bashku me studiuesit dhe shkenctarët nëper institucione shkencore në Shqipëri dhe Kosovë kanë dështuar plotësisht.Për tri dekada në Shqipëri dhe për dy dekada në Kosovë është dashur në mënyrë institucionale të ndriçohet historia shqiptare.Të vëndosin në vendin e duhur figurat tona historike qoftë ato atdhetare qoftë ato figura që u morën me pasurimin e shkencës dhe kulturës shqiptare.Uroj që politikanëve tanë në të ardhmën mos t´iu vijëzohet truri dhe mos të shohin asgjë para vetës por të punojnë që shkenca dhe kultura shqiptare të ec përpara.Duhet hequr iluzioni se nuk e përkrah këtë apo atë projekt me moton se projekti është i shkëlqyeshëm por ata që e paraqesin janë kritikuesit tanë.
Pa kritikë nuk ecët përpara.Kritika me vend e qon para shoqërinë.Dallimi në mes të vijëzimeve dhe hijezimëve të trurit ku edhe mbyllën sytë dhe nuk shihet asgjë nga projektët që vijnë jashtë vijës insitucionale apo klanore e lënë mbrapa shoqërinë shqiptare.Palca e gurit dhe hijëzimet e trurit sot po e luftojnë njëra-tjetrën dhe dikund në një largësi paraqitët mendimi se pa aktivizimin e mendjës intelektuale nuk ecë përpara çështja shqiptare.
Përgjegje e Sadri Ramabajës në “FLETËRRUFENË” NR. 4 — të Ibrahim Kelemendit
Replikë
Bashkëveprimtar i respektuar!
Pasi i lexova dy “fletrrufetë” paraprake që ua kishe dedikuar dy panelistëve tjerë të emsionit në fjalë (PRESSING), e prisja që do t’më drejtohesh edhe mua me një “fletrrufe” të stilit tënd.
Megjithëse ishte shumë e gjatë, të them sinqerisht, e lexova me kënaqësi edhe këtë “fletërrufenë” adresuar mua.
Po reagoj, jo thjesht formalisht, por me dëshirën më të mirë për t’i sqaruar e saktësuar ca gjëra, që në atë asmoferë të tendosur edhe mund t’më kenë “shpëtuar”, meqë duket se pikërisht për atë jamë shndërruar në objekt i “fletërrufesë” tënde nr 4.
[1]
Për dijenin Tënde, meqë Sekretariati i organizatës atbotë (mars 1987), kur kam emigruar në CH ka qenë i njoftuar, unë para se të arratisesha nga Kosova, isha “koordinator” jo i emruar zyrar i organizatës, që de fakto ishte tërësisht e shkapërderdhur si rezultat i arrestimeve masive që kishin ndodhur në dhjetorin dhe janarin e viteve 1984/85 dhe nuk kishte arritur të mëkëmbet as pas gadi dy viteve.
Në rrugëtimin tim për Ch kam qenë i shoqëruar nga Shaban Muja. Në Losan kemi zbritur më 18 mars 1987. Po atë ditë kemi mbërri në Biel/Biene. Rrugtimin e aktivitetin brenda organizatçs (LPRK) në Ch, ashtu si edhe trajtimin tim së fundmi, besoj e din, së paku deri në janar 1991, kur qesh larguar nga LPK-ja jo me dëshirë. Gjithashtu e din se, ka qenë Mustafë Xhemaili, ai ëq duke rrëshqitur në rolin e viktimës së luftës speciale të UDB-së, ai që më pat ngushtuar hapësirën për veprim brenda LPK-së, duke ia imponuar Mbledhjes së Dytë të Përgjithshme që t’mos më rizgjedhë në Redaksinë e Zërit të Kosoëvs.
Jashtë asaj redaksie unë nuk e shihja të mundur të jem produktiv… prandaj thjeshtë pata pushuar aktivitetin brenda strukturave të LPK, por nuk pata dezertuar, siç e cilëson ti atë veprim timin atbotë, megjithëse duke e futur këtë fjalë në thonjza dhe largimin tim të heshtur duke e mirëkuptuar deri diku.
Më pas në mënyrë intenzive i jam përkushtuar studimeve. Brenda viteve 1991–1993 kam diplomuar (në Tiranë) dhe më vonë edhe qesh regjistruar në Institutin për Studime Europiane për të ndjekur kurse të veçanta specializimi sipas udhëzimeve që kisha nga Ukshin Hoti dhe natyrisht preferencave të mia akademike.
[2]
E kam ripërsëritur se, më 17 nëntor 1994 Kryesia e LPK-së ka marrë vendim për emërtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e shoqëruar atë me vendimin për formim të Shtabit Qëndror dhe vendimin për t’i publikuar komunikatat, duke filluar nga numri 11. Për ktë pjesë të ngjarjeve më ka folur më shumë Dr Muhamet Kelmendi.
Sidoqoftë më vije mirë që e paske specifikuar edhe në këtë fletërrufe. Me rëndësi është që opinioni ta marrë vesh të vërtetën historike.
Po ashtu më vjen mirë që e ke precizuar faktin se, ishte pikërisht Kuvendi i Tretë e LPK-së, ai që kishte formuar UÇK-në ( 27 Korrik 1993).
Në këtë pikë edhe studimet e mia, po edhe publikimet e miqëve tjerë ndërkohë, përputhen plotësisht.
[3]
Në cilësinë e studjuesit dhe jo të pjesëmarrësit të drejtpërdrejtë në këto akte historike, kam vlerësuar atë natë, në atë debat, por edhe në publikimet e mia, rolin që ka luajtur emigracioni ynë politik, me theks LPRK-ja për formimin e UÇK-së. Madje edhe sot kam bindjen se, po të mos ishte ky emigracion politik, nuk do të kishim atë UÇK të vegjëlisë të atyre përmasave.
[ 4]
Ti e cilëson befasues, çka është edhe më keq dezinformim, faktin që pohova atë mbërmje se, ideator i emrit të UÇK-së ka qenë Nik Gjeloshi!
Besoj se ndërkohë Nika do të flasë sërish, megjithëse një herë publikisht e ka pohuar këtë fakt në një deklaratë polemizuese me Xhavit Halitin. Nika e pohon qartë se është ai që e ka propozuar emrin, ndërkaq Xhavit Haliti e ka përvetësuar propozimin e tij, duke e sjellë atë ide thjeshtë në emër të vetin në mbledhjen përkatëse të Kryesisë së LPK në Luzern.
Për këtë fakt unë nu kam dilema.
[5]
Edhe faktin se institucionet gjermane e zvicerane kishin “mbyllur” njërin sy, duke na toleruar të vepronim në truallin e tyre në dobi të kauzës sonë për Liri, madje duke na lejuar të mbajmë edhe Mbledhjen Themeluese të LPK (korrik 1987) dhe atë pasuesen (1990 ?), flet në dobi të tezës sime.
Ndërkaq, tashmë kur dokumentet e Shëqrbimeve Sekrete të shteteve përkatëse janë në dispozicion të studjuesve, ky fakt do të jetë lehtësisht i venerueshëm.
Të njoftoj se një mik imi tashmë i ka siguruar dokumetet në fjalë të shërbimit përkatës të Ch.
[6]
Mundet që paskam gabuar, nëse e kam “miratuar” insistimin e Ramë Bujës [minuta 62 e emisionit, si thua ti], pohimin e tij se Hashimi dhe Kadria kanë qenë anëtarë të Shtabit Qëndror.
Më vjen mirë nëse ky fakt i pohuar aty nuk qenka i saktë.
[7]
Lidhur me rolin Tënd dhe të Ali Ahmetit, jo vetëm për angazhimin e Bislim Zyrapit dhe Halil Bicit, pajtohem se krejt “tangjent dhe panevojshëm” e paskam përdorë, duket i ndodhur në presion të jashtëzakonshëm/ Falemnderit shumë që paske shkruar pothuajse në detaje në këtë “fletërrufe” përmkëtë pjesë me shumë interes të historisë së UÇK-së.
Po të njoftoj se në vazhdën e mbledhjes së dokumenteve e rrëfimeve të pjesëmarrësve të strukturave ët larta të UÇK-së, për këtë periudhë, tashmë disponoj edhe dokuemente që verifikojnë plotësisht këtë që rrëfen Ti.
[8]
Është më se e vërtetë se, nuk kam pas informacione kaq të detajuara për aktivitetin subverziv e komplotues të Xhavit Halitit, Azem Sylës e Hashim Thaëit me Co. Ndërkohë, pasi jam liruar nga pengmbajtja pothuajse 3 vjeçare e kësaj bande, jam njoftuar edhe për këtë pjesë të luftës speciale që ka ushtruar Serbia ndaj LPK/UÇK-së. Në fakt, për mbarëvajtjesn dhe ndeshtrashat e Mbledhjes së 6-të, kam qenë relativisht mirë i informuar.
Shumëçka kam mësuar edhe nga literatra e publikuar, qoftë nga libri i Bedri Islami “Enigma e një vrasje e trefishtë…”, qoftë nga botimet tjera të pakta për këtë periudhë.
Të uroj shëndet tutje dhe gadishmëri për t’kontribuar në shkrimin e historisë reale të UÇK-së.
Respekt!
Sadri Ramabaja
“Fletërrufe” numër 4: Profesorit Dr. Sadri Ramabaja
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar nga Gjermania
Bashkëveprimtar i respektuar!
Pas dy “fletërrufeve” të djeshme, gjegjësisht përpjekjeve që bëra për të ofruar sqarime rreth dy kontestimeve të Profesorit Blerim Latifi dhe (ç)vlerësimit, gjegjësisht opinionit të moderatorit Leonard Kerquki, tani kam kënaqësinë t’i shoh me llupë edhe ca prononcime e reagime Tuat.
Po “reagoj” edhe që të mos keqkuptohem se po të anashkaloj, për të mbajtë anë, për hir të bashkëveprimtarisë në Lëvizje, deri në vitin 1991, kur Ti duhet të kesh “dezertuar”, siç thoshim atëherë, kur ngjanim në sektë fetare.
[1]
U befasova me dakordimin Tënd (nga minuta 14 e emisionit), se 17 Nëntori 1994 qenkësh datë e themelimit të UÇK-së, kur shkarazi u tha se në këtë datë Kryesia e LPK-së ka vendos emërtimin Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke e shoqëruar me vendimin për formim të Shtabit Qëndror dhe vendimit për të filluar me publikim të komunikatave, duke filluar nga numri 11; vendimi i fundit le të vetëkuptohet se asionet guerile që kishin ndodhur deri në atë moment, ishin të po të asaj ushtrie në formim. Pra, ishte formuar UÇK-ja qysh me 27 Korrik 1993, nga Kuvendi i 4-tërt i Lëvizjes, por nuk ishte emërtuar. Na ka ndodhur siç ndodh në ndonjë rast me lindje të fëmiut, i cili për arsye të ndryshme, emërtohet më vonë.
Unë nuk kam qenë pjesëmarrës as në Kuvend as në mbledhje të Kryesisë, që të kem interes për protagonizëm, por nuk dua t’i hy në hak UÇK-së që qenkësh themeluar nga Kryesia (në Emigracion), e jo nga Kuvendi (në Prishtinë), siç edhe ka ndodhur. Këto do të mund ta dëshmonte konkretisht Fazli Veliu dhe Emrush Xhemajli, të cilët ishin delegatë në Kuvendin e Katërt në Prishtinë, njëherit ishin edhe në Kryesi të Lëvizjes. E se është marrë vendim në Kuvendin e Katërt mund të dëshmojnë edhe Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Adnan Asllani, Hashim Thaçi, Isa Krasniqi, Fatmir Brajshori, Beqir Beqa, Sabri Kiçmari dhe të tjerë të gjallë, meqë të martirizuarit e të vdekur nuk dëshmojnë dot më.
Befasues për mua qe (dez)informimi, se ideator i emrit qenkësh Nik Gjeloshi, ish “ministri” të mbrotjes në “qeverinë bukoshi”. [Edhe Nika ka “dezertuar” nga ajo “qeveri” në maj 1995.]
[2]
Edhe lejimi për formim të UÇK-së në Gjermani dhe Zvicër [nga minuta 46 e emisionit] është evaziv. Prokuroja federative e Zvicrës, shtriga Carla del Ponte, në prill apo maj 1998 ka urdhëruar bllokimin e xhirollogarisë së Fondit “vendlindja thërret” në Zvicër, me arsyetim se po e financon UÇK-në terroriste. Në fund të korrikut, me ndërmjetësim të një belgu, që ishte i angazhuar konsull nderi i Kinës, në Zvicër, duke ia lye gurmazin Carles me 50 mijë USD që ia kam dhënë atij konsulli për t’ia përcjell asaj, Fondi në Zvicër na është zhbllokuar. Edhe në Gjermani, disa herë na kanë kërcënuar se do na e bllokojnë xhirollogarinë e Fondit, nëse publikisht deklarojmë financimin e UÇK-së “terroriste”. Duhet të ketë qenë data 12 qershor 1999, kur Enti federativ i kriminalistikës në Gjermani (BKA), rreth orës 5 të mëngjesit ka bastis zyrat e Fondit “vendlindja thërret” në Bonn e qytete tjera dhe banesat e shumë veprimtarëve të autorizuar. Me atë rast kanë konfiskuar gjithë dokumentacionin dhe mjetet financiare. Krejt kjo, me arsyetim të shpifur se kemi financuar veprimtari terroriste të UÇK-së. Në fund të vitit 2002 janë mbyll hetimet, pa ngrit padi…
[3]
Miratimi Yt [minuta 62 e emisionit], se Hashimi dhe Kadria kanë qenë anëtarë të Shtabit Qëndror, nuk është i sakt. Në Shtab Qëndror, të miratuar nga Kryesia (jokopetente) më 17 Nëntor 1994, ishin, pos Ali Ahmetit, Azem Sylës dhe Xhavat Halitit (me të ashtuquajturin automatizëm si anëtarë të Sektorit të Rëndësisë së Vëçantë /SRV), ishin Nait Hasani (të cilin e prezantonin herë koordinator herë komandant i atij Shtabi), Rexhep Selimi, Xheladin Gashi dhe Sokol Bashota. Naitin duhet ta ketë “kooptuar” Xhaviti, kurse Rexhepin, Xheladinin dhe Sokolin duhet t’i ketë “kooptuar” Azemi. Aliu kishte “kooptuar” Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Adrian Krasniqin, por Xhaviti dhe Azemi nuk ia pranonin në uçk të tyre. Pas burgosjes së Naitit në janar 1997 dhe vrasjeve e arrestimeve të tjerëve, ai Shtab në Kosovë është defunksionalizuar. Është fatkeqësi ekstra se ai Shtab, edhe si i tillë, është sabotuar e komplotuar nga Xhaviti dhe Azemi, prandaj nuk mund të ishte funksional, meqë nuk i kishte as ushtarë nën komandë të tij; Xhaviti dhe Azemi i kishin urdhëruar Naitin e Rexhepin të mos lejonin përfshirjet në UÇK të grupeve guerile në Drenicë (që i komandonte Adem Jashari), në Llap/Gollak (që i komandonte Zahir Pajaziti), në Dukagjin (që i komadonin Adrian Krasniqi, Mujë Krasniqi, Luan Haradinaj dhe të tjerë). Akoma më komplotist ka qenë mosdërgimi i ndihmave financiare UÇK-së në Kosovë, nga krijimi deri në mars 1998, të cilat i jepnin dhe grumbullonin anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, për Fondin “vendlindja thërret”; ato iu dorëzoheshin Xhavitit dhe Azemit për t’ia përcjell Shtabit Qëndror në Kosovë. Me rezulton se Xhaviti dhe Azemi as atij Shtabi nuk ia kanë dërguar financat, pos ca mjeteve simbolike për të kamufluar plaçkitjen e shumicës. Prandaj në vitin 1996 ka plas grindja e parë, kur nga Kosova, Adem Jashari, më zë dhe me shkrim, është ankuar se nuk po ndihmoheshin financiarisht e as me armë e municion. Pothuajse njëkohësisht janë ankuar edhe nga Llap/Gollaku dhe Dukagjini. Nga Lëvizja, Nëndega në Gjermani, duke shfrytëzuar lidhjet që kishin, – Drenica përmes Fehmi e Ramiz Lladrovcit, Llapi përmes Sabri Kiçmarit e Ali Ramës, Dukagjini përmes Sali Kelmendi, – kanë kërkuar ndihma financiare. Edhe tani më vjen për të qa kur kujtoj në copë letër (kërkesë nga grupi gueril i Llap/Gollakut) që pat dorëzua në Kryesi të Nëndegës llapjani Ali Rama (azilant në Levekusen), ku shkruante: “Ju lutëmi për 500 DM ndihmë mujore, që t’i kemi për bileta e benzinë kur rrugëtojmë për takime e aksione…” Ua kemi dërguar ca ndihma simbolike, meqë rregullisht mjetët financiare i dorëzoheshin Kryesisë së Degës në Zvicër. Kundër këtij “decentralizimi anarshist” kanë protestuar në Kryesi Xhaviti dhe Azemi. Kryesia më kat hirrë në llogaridhënie në verë 1996. Aty ka plas grindja edhe mes anëtarëve të Kryesisë, pse deri atëherë nuk ishin ndihmuar grupet guerile në Drenicë, Llap/Gollak, Dukagjin e gjetiu. Bile, aty ka pas shpërthye Xhaviti: “Ata komitë plaçkashë nuk janë në UÇK, meqë nuk pranojnë subordinim ushtarak, prandaj nuk i kemi ndihmuar e nuk do t’i ndihmojmë.” [parafrazim] Edhe unë iu pata përgjigj: “Nuk pjerdhë për centralizëm demokratik që po e shpërdoroni! Do t’i ndihmojmë sa herë që do të na kërkojnë!”
Fatkeqësisht ato sabotime e komplote konkret vazhdojnë t’i heshtin protagonistët (ish anëtarët e Kryesisë, sidomos Emrush Xhamajli, Ali Ahmeti, Gafurr Elshani, meqë kryetarin Fazli Veliu dhe nënkryetarin Muhamet Kelmendi ata nuk i pyesnin për veprimet e tyre operative) dhe pjesëtarët e ish Shtabit Qëndror (Naiti, Rexhepi…). Ca heshtin sepse mendojnë se ia daravitin famën UÇK-së, ca sepse janë konformistë, e ca se ishin marioneta komplotiste dhe profiterë të Luftës! Ndërsa unë kam menduar e mendoj, nuk duhet t’i heshtim e fshehim sabotimet e komplotet që na kanë ndodhur, meqë LPK-së dhe UÇK-së u rritet fama për sfidimin që ua kanë bërë edhe armiqëve të brendshëm (siç përdorët cilësimi i sakt, edhe pse i komprometuar)!
[4]
Lidhur me “përplasjen” për emërime të anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm [nga minuta 63], Kryesia ku unë isha anëtar, e dalur nga zgjedhjet e Kuvendit të 6-të, i mbajtur më 1 e 2 maj 1998, nuk ka zgjedh e as nuk ka emëruar asnjëherë ndonjë kuadër të UÇK-së, gjatë gjithë Lufte (Maj 1998-qershor 1999). Ndërsa Këshilli i Përgjithshëm, që e kishte themeluar Fondin “vendlindja thërret” më 11 nëntor 1993, në korrik i ka rizgjedh përgjegjësit për Fond, duke e sfiduar “shtabin e rognerit” që pat provuar t’i emëron marioneta e tij, “në emër” të Shtabit të Përgjithëm (paten lëshuar edhe komunikatë).
Fakeqësisht Kryesia pararëndëse, sidomos SRV (Xhavit Haliti dhe Azem Syla), i kanë kooptuar dhe komanduar dhe shpërdoruar ata të Shtabit Qëndror (nëntori 1994 – janar 1997). Mund që jam bërë i bezdisshëm, por moti kam thënë e shkruar, se nuk ka askush asnjë provë, të jenë zgjedh apo emëruar ndonjëherë për komandantë Azem Syla e Xhavit Haliti, por as Hashim Thaçi, pos nëse janë vetë-caktuar më 11 qershor 1998, kur kanë (dez)informuar se është mbajt mbledhja themeluese për formimin e Shtabit të Përgjithshëm. Në fakt, duhet përherë të kemi parasysh faktin, se nuk kishim të bënin me ushtri klasike, siç i kanë shtetet e lira e funksionale, por kryesisht me kryengritje të armatosur çlirimtare që po dominohej nga vetorganizimet dhe vetemrimet në kuadër të akronimit të mitizuar: UÇK!
[5]
Ndërsa sa i përketë rrolit të Ali Ahmetit dhe timin, për angazhime të Bislim Zyrapit dhe Halil Bicit, – që tangjent dhe panevojshëm e përmende Ti kësaj radhe, – edhe pse u kërkua moderatori që të mos diskutohet në këtë emision, po të informoj që të kesh informacion burimor për emisione e shkrime tjera.
Siç kam informuar, Epopeja e Jasharëve na zuri të pa përgatitur. Kryesia e Lëvizjes, në mungesë të ndonjë strukture tjetër, improvizoi një shtab koordinues. Vetëkuptohet, anëtarë ishin edhe Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Ali Ahmeti (të cilët ishin edhe anëtarë të SRV), pos Fazli Veliut (kryetar), Muhamet Kelmendit (nënkryetar), Emrush Xhemajlit (sekretar), Gafurr Elshanit (arkëtar) dhe ndonjë tjetri që për momentin nuk po më kujtohen. Ajo Kryesi e integroi edhe Ilir Konushevcin, të cilin deri atëherë e kishim mashtruar Azemi e Xhaviti se ishte anëtar i Shtabit Qendror, por kurr nuk e kishin ftuar në ndonjë takim apo nuk e kishin pyet për ndogjë.
Ai lloj shtabi pat caktuar Aliun të koordinonte sistemimin e ushtarakëve që vinin nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Perëndimi, ndërsa mua me caktuan ndihmës të Aliut, shkaku se shumë ushtarakë i njihja personalisht, meqë Fehmi Lladrovci më pat marrë në shoqërim të tij në takimet me ushtarakë gjatë viteve 1996/97. Në vitin 1996 mbajtëm një takim të madh me ushtarakë në Cyrih, i organizuar nga ushtaraku Ramadan Gashi. Fehmiu kishte ftuar edhe gjeneral-kolonelin Agim Çeku (atëherë ishte komandant i korpusit të 5-të dhe anëtar i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Kroate). Agimin e shoqëronin dy badigarda që ia kishte caktuar Shtabi kroat. [Qysh atëherë Agimi pat informuar se ka rregull që dy vjet pas lirimit nga Shtabi i Përgjithshëm anëtarët mund të dalin lirisht në botë të jashtme, prandaj pat premtuar se do ta bënte kërkesë për lirim sapo të kthehej në Kroaci.] Më se miri mbaj mend grindjen në atë mbledhje, në mes të Agimit (Çekut) e Fehmiut, në njërën anë, dhe kolonelit Agim Mehmeti, që u prezantuar si kryetar i shoqatës së ushtarakëve në Perëndim. Grindja kishte për bazë, Agimi e Fehmiu kërkonin të angazhoheshin sa më shumë ushtarakë, menjëherë, në UÇK. Ndërsa Agim Mehmeti, duke këmbëngul në përcaktimin “institucionalit”, thoshte se ai pranon komandë vetëm nga “komandanti suprem” (e mendonte “presidentin” Ibrahim Rugovën).
Me kërkesë të ushtarakëve që e kishin caktuar Naim Malokun si “zëdhënës”, duke shfrytëzuar miqësinë me Shemsi Reçicën, i cili në atë kohë ishte këshilltar i “kryeministrit” Bujar Bukoshi (BB), në mars 1998 ndodhi takimi mes ushtarakëve që prisnin të sistemohen në UÇK dhe BB. Takimi u mbajt në ambiente të “amasadës” së Kosovës në Tiranë. Fatkeqësisht nuk u gjet ndonjë mirëkuptim.
Të gjithë ushtarakët besonin se UÇK-ja kishte Shtab të Përgjithshëm, prandaj kishin bërë kërkesën që Shtabi t’i sistemonte, në cilën zonë duhej të angazhoheshin. Për të mos i zhgenjyer, nuk ua thosha as unë të vërtetën atyre ushtarakëve.
Në fund të marsit 1998, kur Ramushi qe arratis pas Betejës në Gloxhan, na ndodhi në “incident”. Ramushi me të drejtë ishte revoltuar për mungesë të ushtarakëve në Kosovë. Xhaviti dhe Nasim Haradinaj e kishin dezinformuar Ramushin: “Ibrahimi po i mban ushtarakët me para të popullit këtu në Tiranë, nuk po i le me hy në Kosovë…” Harambashi Ramush kishte shkua të vendstrehimi i ushtarkëve në “hosteli Tafili”, i kishte kritikuar ata, bile edhe sha. Kur u ktheva aty pash njërin nga ushtarakët të përlotur (duhet ta ketë pas emrin Mensur, nuk po më kujtohet mbiemri, i cili kishte shumë plagë lufte nga luftimet në Bosnje). Më treguan që i kishte fye e sha Ramushi. I telefonova Ramushit, ia tregova të vërtetën. Fatkeqësisht u grindem ashpër, sepse ai u besoi më shumë shpifjeve të Xhavitit e Nasimit (dhe asnjëherë nuk jemi pajtuar).
Nga mesi i prillit 1997 Naimi nuk e përballonte më presionin nga kolegët dhe pat humb durimin nga pritja në Tiranë, pa asnjë përgjigje nga shtabi, prandaj ka lut Muhamet Kelmendin (meqë Naimin e kishim bashkëfshatar dhe shok fëmijërie), që të aranzhonte një takim me Xhavit Halitin. Takimi ndodh në Hotel “Tirana”. Xhaviti e fyen Naimin dhe shokët e tij, me arsyetim se UÇK nuk kishte nevojë për oficerë të JNA-së. Ia kishte bërë edhe ca fyerje e sharje që i kanë hije vetëm Xhavitit, kur nevrikoset.
Kur mora vesh për takimin, ushtarakëve ua rrëfeva gjendjen reale, që të vendosnin vet çfarë do të bënin. Naimi më luti ta shoqëroja në mëngjes deri në Bajram Curr, që ta takohej me Qerimin (vëllaun tim), sepse atij i besonte ta fuste ilegalisht në Kosovë. Shkuam. U angazhuan ushtarë të UÇK-së që e njihnin terrenin dhe e paten fut Naimin (edhe pse Beogradi shpifte se ushtria serbe e kishte plagos gjatë tentimit për hyrje në Kosovë.).
[6]
Me Bislimin (Zyrapi), në prani të Ilir Konushevcit, nga fundi i prillit 1998, biseduam taktikën që ai duhej ta ndiqte aty e tutje. I thash të taktizonte me Azemin, duke simuluar reflektim se e kisha manipuluar unë, që t’i besohej edhe nga ajo bandë (ende nuk quhej “shtabi i rognerit”) për t’u fut në Kosovë, që të koordinonte strukturë komanduese qëndrore (e pata këshilluar të kishte kujdes, se ata edhe mund ta vrisnin…)…
[7]
Xhaviti tashmë zuri t’i shpërdoronte edhe institucionet që i qeveriste kuislingu Nano. Në fund të marsit në Tropojë kishin ardh brenda dy netëve rreth 1400 kryengritës për t’u aramaatos e të kthehen menjëherë. Plicia në Bajramcurr ishte urdhëruar nga Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, tashmë i ndieri Sokol Baraj, që t’i mbante të rrethuar, pa ushqim, që t’i detyronte të regjistroheshin refugjatë. Kryengritësin thoshin se ishin ardh vetëm për t’u armatos e të kthehen për të luftuar në kuadër të UÇK-së. Unë isha atje duke u munduar të zgjidhej ai lloj komploti edhe i turpshëm. Atje erdhen Muhamet Kelamendi dhe Adem Graboci dhe më urdhëruan të kthehesha menjëherë në Tiranë, sepse qeveria kishte urdhëruar që Kryesia dhe unë ta lëshonim Shqipërinë menjëherë, si të “pa përshtatshëm”. Rezistova pak, por Muhameti, si më i moshuar, kishte autoritetin edhe familjar mbi mua, prandaj pranova të kthehem me taksinë që e kishin përdor ata në rrugëtimin Tiranë-Bajram Curr. Në mëngjes herët dola në Hotel “Tirana” për t’u informuar nga Kristaq Porodini e Ilir Çano, pse ishte marrë ai vendim. Ende nuk e dija se Ilir Çano ishte zëvendës-drejtor i Sokol Barajt, por e njihja si avokat dhe mik i Kristaqit (ish oficer madhor i Sigurimit pranë Komitetit Qendror). Sapo i pyeta, Miku Çano i saporevoltuar u përgjigj: “Ruani qetësinë, mos u grindni mes jush! Institucionet e Shqipërisë nuk kanë marrë e nuk do të marrin asnjëherë vendime të tilla!”
Herën tjetër, nga mesi i prillit, asistova vet në mbledhje që kishte thirr Kryesia /shtabi koordinues, kur Xhaviti, me një agresivitet ekstra, i kërcënoi shokët dhe kolegët e tij të deriatëhershëm, që ta lëshonin sa më parë Shqipërinë. Ai kërcënim qoi deri të vendimmarrja për ta mbajt Mbledhjen e përgjithshëm (Kuvendin) e Lëvizjes (më 1 e 2 maj 1999 në Zvicër)…
Pata menduar, kërcënimi kishte për motiv kryesor mjetet financiare dhe komandën. Kryesia para ca ditëve kishte marrë vendim që mjetet e Fontit të mos u dorëzoheshin i ushtarkëve Xhavitit dhe Azemit, por vetëm në Kryesi. Xhaviti, si më i shkathti, duke shpërdor lidhjet që kishte me institucione në port dhe aeroport, ua kishte zënë pritën ndihmave financiare që vinin nga Fondi “vendlindja thërret”.
Interesant, vetëm kur më ra në dorë monografia e LPK-së, që e kanë përgatit Fazli Veliu dhe Sejdi Gega, u informova se Xhavit Haliti dhe Bujar Bukoshi, në prani të Adem Demaçit dhe Shaban Mujës (takim më duket në Rosenheim të Bashkëveprimtari me mbiemër Muzaqi), kishin bërë marrëveshje që Bujari t’i jepte 30 mijë DM në muaj për UÇK-në. Ishte precizuar që mjetet t’i dorëzoheshin Shabanit, e ai t’ia përcjellte Xhavitit. Në monografi është edhe faksimile i një vërtetimi, me nënshkrim të Xhavitit, për pranim të një kesti mujor prej 30 mijë DM. (Megjithatë, si të pa informuar që ishim, ne kritikonim Bujar Bukoshin, besa edhe e shanim, pse nuk po jep ndihma për UÇK; sapo pash këtë informim, si dyshues që e ka djeg tamli e i frynë edhe kosit, më pat shkuar mendja se Beogradi ka urdhëruar Bujarin t’ua paguante honorarin komplotistëve, duke i kamufluar ato si ndihma për ish të burgosur politik)…
[8]
Unë u përcaktova të kthehesha në Gjermani, meqë e pash në terren rëndësinë që kishin mjeteve financiare, sepse Sektorit të logjistikës nuk po u jepeshin financa as për ushqim, e lere më për të ble armë e municion. Ndava mendjen se duhet ta “kap” Fondin në Gjermani, nëse nuk ia dal ta bind Jasharin (Salihun / kryetar i Këshillt të Fondit), që atëherë e tutje t’u dërgonim ndihma financiare vetëm shtabeve të zonave (përmes korrierëve që i kishin caktuar) dhe Sektorit të logjistikës për të ble armë e municion, që t’i futnin në Kosovë. Fatkeqësisht Jasharin nuk e binda dot, por shfaqi mirëkuptim për t’më toleruar t’i menaxhoja mjetët e Fondit në Gjermani siç e kisha vendos dhe e pata informuar…
Në vitin 1999 të hyrat e ndihmave financiar u rriten dhe korrierët e shtabeve të zonave nuk kishin kërkesa të mëdha, prandaj tepronin për t’i dërguar në zyrën e Fondit në Tiranë, ku menaxhoheshin nga Ramiz Lladrovci dhe Halil Selimi. Fatkeqësisht, në fillim të qershorit 1999, respektova lutjen e Jashar Salihut, Shaban Mujës dhe ndonjë tjetri, që t’i dërgoja 4 (katër) milionë DM në Lubljanë dhe 4 (katër) milionë DM në Austri. Më thanë se i duheshin urgjentisht UÇK-së në Kosovë. Kur u kthyen nga Lubljana korrierët Mark Bardhaj (Pejë/Bochum) dhe Vesel Bacaj (Pejë/Bonn), ma dorëzuan dëshminë e dorëzim-pranimit. E kishte firmos Gani Thaçi (vëllai i Hashimit) si pranues. U hidhërova deri në palcë. Ndërsa Ibrahim Iberdemaj solli dëshminë që mjetet në Austri i kishte pranuar Fatmir Zymeri (me banim në Osllo; marionetë e Xhavit Halitit). Menjëherë u binda se ishte mashtrim komplotist për të penguar ndihmimin financiar të UÇK-së (sepse pas ardhjes kryeministër të Pandeli Majkos, ishte vendos që armët e municioni të na dhuroheshin…).
[9]
Mund që nuk e ke dëgjuar për komplot që na e shkaktoi Hashim Thaçi në Mbledhjen e 6-të. Synohej të nxiste edhe vrasje gjatë Kuvendi. Hashimi u penetrua në Kuvend/Mbledhje pa qenë delegatë dhe as pa pas të drejtë për pjesëmarrje për shkak të ndonjë funksioni udhëheqës. Na befasoi kur u ngrit dhe lexoi një letër, duke iu deridh zëri dhe letra. Na e plasi si bombë akuzën se Ali Ahmeti dhe Emrush Xhemajli e shumica e anëtarëve të Kryesisë kishin gisht në vrasjen e Luan Haradinajt në kufi dhe në vrasjen e Zahir Pajazitit. Fatmirësisht e ruajtëm qetësin, meqë të akuzuarit tashmë e dinin se ishte marionetë komplotiste. Ndërsa tifozët e rogneristëve ishin pakicë që të mund të shkaktonin provokime eksplozive. U vendos që Këshilli i Përgjithshëm, i zgjedhur nga Kuvendi, të formonte komision hetimor dhe pastaj të merreshin vendime përkatëse. Pasi bëri punën e tij Komisioni, u konstatua se kishin qenë vetëm shpifje për qëllime komplotiste [Rezultatin e hetimeve Kryetari Bedri Islami e ka publikuar në librin e tij “Enigma e një vrasje e trefishtë…”.]
[10]
Rasti i Kolonelit Halil Bicaj është një “bingo” hyjnor, do të thosha, edhe pse nuk besoj në broçkulla të “hyjnorshme”. Qysh në mars 1998, kur halili erdhi nga Sarajeva në Tiranë për t’u ngazhuar në UÇK, patëm mirëbesim e shoqërim ekstra, sepse në mes kishim Enverin, Vëllain e Halilit, Bashkëveprimtar i devotshëm i Lëvizjes, Nëndega në Gjermani.
Në fillim të tetorit 1998 Halili (i shoqëruar nga Genc Kelmendi), më surprizoi me vizitë në Zyrë të Fondit në Bonn.
Halili: “Jam ardh për konsultim, meqë kam ofertë të emërohem përkohësisht në vend të Ahmet Krasniqit, deri sa ta liron qeveria bosniake pejanin Ismet Alia, që për momentin është atashe ushtarak i Bosnjës në Turqi…”
Spontanisht ndërhyna, meqë nuk më duheshin arsyetimet që mund t’i paraqiste: “Të lutëm, prano menjëherë!”
Insistoi të shkoja me të në Tiranë që të bindej se dakordoheshin edhe të tjerë. Shkuam. Takova Ali Ahmetin, të cilin rogneristët vrazhdonin ta lajkatisn se vrazhdonte të ishte anëtar i Shtabit, meqë kishin qenë bashkë me Xhavitin e Azemin në SRV. Ia paraqita rastin dhe e binda ta miratonte. Organizuam takim të përbashkët, Halili, Bislimi, Aliu, unë, në picerinë “Artur” në Tiranë. U morëm vesh që ata dy, si kolegë që kishin qenë në luftime në Sarajevë, ta bashkëkoordinon luftën, duke e çmuar aty e tutje FARK-un si pjesë integrale e aktive të UÇK-së. Por, u besatuam që të mbanim sekret ato vendime ndaj bandës se Xhavitit, Azemit e Hashimit. Tashmë ata të asaj bande i dyshonim tepër bindshëm se janë marioneta të shërbimeve armiqësore.
Halilin dhe Bislimin i pata informuar se qysh kur është fromuar Shtabi i FRAK-ut në Tiranë (fillimi i prillit 1998), ishim marrë vesh për një subversion patriotik, që në atë Shtab të penetroheshin ushtarakët Xhafer Jashari, Fadil Demiri, Agim Haziri, Binak e Ramadan Gashi (të gjithë shokë të Fehmi Lladrovcit), që t’i pengonin vendimmarrjet për komplote e luftime kundër UÇK-së.
Ata atëherë dhe këta tani i pata (dez)informuar se FARK ishte formuar më 3-7 mars 1998, me urdhër të Beogradit, siç besoja atëherë dhe tani, si varianti komplotist, që në kooperim me bandën e Xhavit Halitit, ta komplontonin UÇK-në dhe Luftën e saj çlirimtare.
Fatmirësish paten sukses ato “komplote” kundër FARK-ut, i cili gjatë vere 1998 na kishte godit rëndë në Dukagjin, por nuk na shkaktoi më dëme, ndërsa nga fillimi i tetorit 1998 qe berë pjesë e UÇK-së…
Këtu po pushoj, meqë u lodha dhe po përtoj t’i dëgjoj edhe 35 minuta tjerë të emisionit që po e komentoj.
RESPEKTE!




