Kreu Blog Faqe 1469

Gërrmërret e politikanëve shqiptarë

0

Fahri Dahri, Itali

Të kundërtat, thuhet dhe ashtu duhet të jetë, sjellin zhvillim. Ky parim nuk besoj se mund të kundërshtohet, jo për gjë, por është e vërtetë që nuk ndodh ndryshe. Të kundërtat ndodhin në shumë probleme jetësore, por do përqëndrohemi tek të kundërtat e politikës që përballemi në tre dekada.

Arësyeja shtytëse, është shqetësimi mbarë shoqëror, ku përplasen efektet pozitive apo negative të kontradiktave.

Duke lexuar shkrimin e prof. Eshref Ymerit, të datës 03/12/ 2021 tek “Fjala e Lirë”, me shfaqjen e të vërtetave që politika e mbrapshtë, vazhdon të dëmtojë rëndë mbarësitë tek ne, nuk mund të shmangja qendrimin tim, pro shqetësimeve të intelektualit të shquar, uriditit prof Ymerit, i cili trajton një nga aspektet më të rënda që rëndon fuqishëm shoqërinë shqiptare.

Trajtimi i kundërshtive politike që po ndodh, sidomos tepër e theksuar, këto muaj në Republikën e Shqipërisë, dhe që analizohet me fakte nga profesor Eshref Ymeri, më nxitën të ndalen në “gërrmërret” tridhjetvjeçare të politikës tek ne. Shumë herë, mes miqëve dhe shokëve, na ka shoqëruar pyetja:

Kush na e kandisi këtë të keqe si kular nepërkash helmuese e frymëmarrëse?

Të kundërtat, e zhvilluara nga politika shqiptare në tre dekada, nuk janë dhe nuk duhen konceptuar pozitive. Ato nuk janë “përplasur” për alternativa zhvillimi, por janë konceptuar nga përdoruesit si “luftëra antagoniste me synimin e marrjes me patjetër të  pushtetit”.

Ky perceptim, i përdorur me ngulmimin e kapjes së pushtetit, pa projekte zhvillimi tërësor dhe të debatuara me arësyetim, llogjikë, transparencë mes palëve, rezultoi negativ. Perceptimi i mësipërmë, nëse nuk dihej, apo nuk kuptohej, u vërtetua dhe nëse nuk shqitemi prej tij është më shumë se marri, që shpie tek e kundërta e keqe me të gjitha të këqijat. Problem shqetësues i nivelit të lartë tek ne, është se mbizotëron rasti kur: “E keqja është më djallëzore kur nderohet”.

Konceptimi i të kundërtave, i zbatuar tek ne, nuk arriti t’i përafrojë ato në zhvillim, ose siç e ka trajtuar Hegeli në: “…të gjitha të kundërtat përbëjnë një tërësi. Të konsideruara si një tërësi, të kundërtat krijojnë një sistem dinamik dhe të përcaktuar”. Janë të shumta përvojat botërore, pozitive e negative, po ashtu janë të gjitha llojet e mundësive për ti njohur, mësuar dhe vepruar. Në kohën e sotme, mjetet e informimit japin shumë mundësi për të njohur dhe zgjedhur më të mirat.

Mjafton që mendimi i gjithkujt të shkojë më larg, ta tejkalojë vetveten. Ky rregull, apo kërkesë, tepër e drejtë, e qartë, e njohur, duhet të plotësohet, zbatohet nga të gjithë. Më i kërkuar dhe i domosdoshëm mbetet për çdo individ apo institucion që ka pranuar dhe marrë përsipër mbrojtjen dhe sigurinë e familjes, grupnjerëz deri në drejtimin e shtetit. Në jetë gjithkush duhet ti nënështrihet arësyes. Pse? Sepse: “Arsyeja është reale, dhe realja është racionale”. A nuk jemi të gjithë të një mendjeje se racionalja mbështetet në arsyen e shëndoshë, që gjithçka duhet menduar dhe “peshuar” mirë?. Dhe cilido që të pyetet, përgjigja është “në majë të gjuhës”- Po!

Në praktikën tonë, fjala është për veprimet e politikës, arësyeja nuk ka qenë reale dhe realja aspak racionale. Si popull, jemi të zhgënjyer, të diferencuar, të përfshirë pa dashje në ndasi, dikush socialist, tjetri demokrat, i treti republikan, konservator, liberat dhe qindra grupime të tilla. Siurisht nuk është kjo e keqja, gjithkush ka mendjen, preferencat dhe interesat e veta. E keqja qëndron se nuk është arritur që seicili grupim të shikojë, kërkojë, të arësyetojë pak më larg interesave personale apo grupimeve të tyre, nuk kanë arritur të kuptojnë dhe veprojnë me arësyen racionale. Harrojnë tejkalimin e vetvetes, kusht ligjor, por mbi të gjitha kusht moral  përballë angazhimit të përfaqësimit të të tjerëve, në çdo qelizë apo strukturë shoqërore e shtetërore. Përkundrazi e fetishizojnë interesin vetiak deri në absurditetin e mohimit të familjes.

Shembujt e sjella në shkrimin e profesorit, të ndodhura në mjedisin tonë, nuk janë të izoluara, as të rastësishme, as të njëpalëshe, por janë vazhdimësi, jo e këtyre tre dekadave, por e tetë dekadave ku bëhet çmos për krijimin e ndarjeve të shoqërisë në dy apo tre grupime dhe jo ndarje idesh apo idealesh, por ndarje klasore deri në armiqësi mes tyre. Dje të “klasuar” dhe të “deklasuar”, sot “të majtë dhe të djathtë. Por jo se ndarjet kanë përmbajtje të mira, të vërteta ideologjike, por vetëm dhe tepër të theksuara interesa ekonomike dhe sedra të sëmura për pushtet. Kjo “ideollogji” ka mbizotëruar dhe vazhdon të mbetet e patrazuar.

Nuk mohoj aspiratat për marrjen e pushtetit; kundërshtoj mënyrën e marrjes së tij, jo me anë të forcës, por me anë të mendjes, të asaj mendje që shpalos ide, alternativa, që sjell prosperitet dhe konkurenca pozitive mes palëve. Jo trimëri mesdhetare (kaçakshe) kundër vendit dhe popullit tënd, por trimëri në realizimin e garave për arritjen e më të mirave.

Nuk po ndalem tek analiza e shkaqeve që na pengojnë seriozisht dhe në vazhdimësi, drejt parimeve të demokracisë, por disa prej faktorëve duhen thënë:

– Varfëria ekonomiko-politike dhe ndarja klasore që trashëguam;

–  Propaganda demagogjike (abuzive) për gjoja “pluralizmin politik”;

– Krijimi i partive politike me pikënisje nga strukturat ekzistuese të së kaluarës dhe të propozuara nga udhëheqja e kohës;

– Mungesa e eksperiencave drejtuese dhe aspak njohuri për sistemin e demokracisë. Rrjedhojë e izolimit dhe censurës refraktare ndaj botës kapitaliste.

– Përkrahja dhe vlerësimi i klientelizmit dhe jo sipas meritokracisë. Vendosja në poste qeverisëse vendore dhe qendrore bazuar në nepotizmin dhe jo sipas profesioneve.

– Qendrim i diferencuar i palës në pushtet ndaj masave ndëshkimore të shkelësve të ligjeve, duke i krijuar kushte të përshtatshme korrupsionit gjithëpërfshirës deri në dirigjimit të pushtetit, sipas interesave të tyre.

– U la me vetëdije kërkesa e llogarisë ndaj nëpunësave të administratave dhe profesionistëve, të cilët u përlyen me ryshfete në këmbim të shkeljeve ligjore.

– U ndoq politikë e gabuar në tërësi ndaj kalimit të pronës shtetërore në pronë private. Dhe shumë veprime të të pa drejta në politikë, ekonomi, drejtësi, punësim, në arsim, të cilat  janë trajtuar nga institucione shtetërore dhe jo shtetërore, nga specialistë të fushave përkatëse, deri edhe nga vetë personalitet e larta që kanë drejtuar dhe drejtonë vendin. Këta të fundit veçohen, sepse të  gjendur përpara fakteve dhe akuzave, që deri dje e mbronin njëri-tjetrin; sot, për të mbrojtur vetëveten, detyrohen të përdorin po ato akuza duke i shigjetuar kundra njëri-tjetrit.

Hipokrizi apo metoda për të shpëtuar nga leqet-kurthet, që bëjnë sikur i ngrejnë njëri-tjetrit, por me shpresën se do të vlejnë për të shpëtuar po njëri-tjetrin.

Këtë presim ta shikojmë.

Shpresojmë te drejtësia ligjore tokësore dhe me besim tek Drejtësia Hyjnore.

Të gjitha dihen. Dihen mirë dhe nga ata që kanë drejtuar dhe drejtojnë vendin, por nuk luftojnë dot veset e zilisë, kënaqësive pa fund, krenarisë së sëmurë, mendjemadhësisë. Përsëri ndeshemi me të shkuarën, të cilën megjithëse e urrejmë, nuk shkëputemi prej saj. Burimi gjendet tek e djeshmja e afërt që “krijoi njeriun e ri”!!??. Ndërsa nga e djeshmja e largët, po citoj  thëniet:

– Në Librat e Shenjtë: “Zullumqarët do të mbyten me litarët që i thurrin vetë”.

– Sokrati: “Ai që dëshiron ta ndryshojë botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij”.

– Albert Einstein: “Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, ndrysho faktet”. – Papa Francesco: “Disa shoqëri janë të mpirë nga konsumi, të lodhura dhe të pakënaqura me Ddemokracinë. Të gjithë të marrim pjesë në jetën publike dhe politike. Ilaçi për këtë nuk qëndron në kërkimin obsesiv(*) të popullaritetit, në varësinë ndaj vëmendjes, në shpalljen e premtimeve të pamundura apo në pranimin e një kolonizimi ideologjik abstrakt, por në politikën e mirë”.

_______

Shënim(*): Gërrmërre = Ide, mendime, impulse ose imazhe të vazhdueshme që përjetohen si ndërhyrëse dhe të papërshtatshme dhe shkaktojnë shqetësim të theksuar.

Më 05/12/2021

Pas “Open Ballkan” fshihen projekte serbomëdha në rajon

0

Skënder MULLIQI

Ka pasur vështrime të ndryshme rreth temës të Ballkanit të Hapur, të Edi Ramës dhe Aleksandar Vuqiqit.Edhe pse këta I kan afruar qëndrimet e tyre , duket së nuk do të jetë lehtë ti bindin shtetet e tjera si Malin e Zi, Bosnjen dhe Kosovën , ti bashkangjitën kësaj nisme siq po thuhet për integrime rajonale .Kjo ide duket si kopje e zbehtë e marrveshjës të Berlinit.Shumë kush mendon së nuk është e mundur së do të dalë diqka e mirë nga kjo nismë, atëherë nuk na duhet asgjë “Open Ballkani”, si projekt që bien ndesh më të parin dhe më të ardhmën demokratike të rajonit.Nese mendohet në atë së ky project i Ramës edhe i Vuqiqit e ka poentën që mos të këmi kufij klasik të ndërsjellë, së do të kemi infrastrukurë të përbashkët , edhe pse mund të na duket e mirë ,më shumë është mashtrim .

Është shumë e kuptueshme së rajonit I duhet paqja dhe bashkëpunimi, por kjo do të jetë e pamundur më njërzit në krye të Serbisë, të cilët kan biografi kriminale . Hasmeritë nuk kan përfunduar në rajon ndërmjet shteteve të përfolura për integrime .Deri sa nuk kemi mirë kuptim të ndërsjelle, deri sa Serbia nuk I heq pretendimet territorale ndaj Kosovës, është iluzore të mendohet për iden e Ballkanit të Hapur. Proriteti kryesor i vendeve ballkanike është integrimi në BE.Nese Open Ballkanin e mendojmë si alternativë të kësaj atehërë jemi kunder solucionit të Berlin .Pa pasur të gjithë mendime të mira , nese të gjithë nuk janë për paqë dhe për prosperitet , atëherë kjo nismë e integrimeve mund të shërbejë vetëm Serbisë, të pareformuar për hegjemoni në rajon.

Ideja për Ballkanin e Hapur është ide e cila shumë kooperon më iden e ‘Botës Serbe’, e cila është version i idesë të kahmotshme për Serbi të Madhe.Shteteve të tjera na rajon nuk iu pelqën ideja për Botën Serbe, e cila pretendon homogjenizimin e serbëve aty ku janë. Shqiptarët nuk pse të vrapojnë pas plasimit të idesë për uninon ballkanik e cila e faktorizon ekonomikisht dhe politikisht Serbin, e cila përditë po na kërcënon më luftë në veri të vendit.Vuqiqi, Rama dhe Zaev kan promovuar iden bizare te minishengenit ballkanik ,si një ide ende e pa rëndësishme për të gjitha shtetet e rajonit.Prandaj, kjo ide nuk paraqet madhështinë e sipërmarrësve por paraqet diqka të parëndësishme . Duket më shumë iluzore, se sa reale .

Kjo lidhje ballkanike nuk përkon në kohë dhe hapësirë , dhe për ate nuk është në interesin e shqiptarëve.BE-në e dëshirojnjë shumica , të cilën nuk e sakrifikojnë sigurisht për ndonjë union ballkanik.Nese dikush mendon së më një union të tillë thyhen barrierrat e logjikës ballkanike , gabon.Kjo ide do të dukej më shumë si një xhungël në asfalt ,të cilën nuk e kontrollon askush , apo e kontroollojnë të gjithë.Do të kemi këtu grumbullime të reja të problemeve , do të kemi më shumë ultranacionalizem në Serbi, si pretendim I tyre të daljës në detin shqiptarë.Do të kemi edhe më shumë mendoj unë krim të organizuar dhe korrupcion si formë të legalizimeve nder shtetërore …!

Nje pakt i tillë i mundshem, do të thotë që neser kur prishet ,do te shkaktohet luftë..!

Letër nga Nazario Sauoro delegat i Kongresit shqiptarë të Triestes dërguar Terenc Toçit

0
Në foto: Terenc Toçi
Nazario Sauoro

Përktheu nga italishtja: Anna Hida 

Letër nga Nazario Sauoro delegat i Kongresit shqiptarë të Triestes dërguar Terenc Toçit
Leone Veronese na sjell një letër të pa publikuar të shkruar nga Narario Sauro për Terenc Tocin atëherë drejtor i Gazetës “Taraboshi” të Shkodrës!
Letra në vazhdim është ruajtur si një relikë nga patrioti shqiptar Terenc Toci të cilën ja dhuroj Duçes , i cili duke vlerësuar dhuratën e çmuar urdhëroj që letra e Sauros të ruhej në një muze të Romës.
Trieste 10-IV -14
I dashur Mik.
Nuk mud të mos shpreh keqardhjen për atë që po ndodh në Shipërinë e poshtme nëpërmjet veprës së grekërve falls ….. Preokupimi im është ai joti, nëse nuk duam që për Shqipërinë e për shqiptarët të flitet me përbuzje në të gjithë botën, ai që ndjehet “vetëm” me fe shqiptare të marrë armët ,shkopinjtë, gurët dhe të shporrë nga shtëpia e vet të huajin e poshtër! Me çfarë dhimbjet degjoj unë prej shumë muajsh të flitet keq për shqiptarët si gojëmbyllur dhe pa kurajo inisiative sigurisht prej atyre që nuk ju njohin!
I dashur Toci është më mirë të vdesësh me nder se sa të jetosh….i mbrojtur…
Po jap këtë mendim që të inkurajosh më shumë shqiptarët dhe do të shohësh që nga Shqipëria e vogël e shënuar me konvencione internacionale të frikshme do të bëhet e bashkuar , një e vetme , një e vërtetë e gjithë Shqipëria , dhe kufinjtë e juaj do të shënohen vetëm nga gjuha burimore e juaj e embël, nga goja e luftëtarëve shqiptarë, e fiseve, tani të pushtuara, por kurrë të nënshtruara
nga malazezët, serbët e grekët.
Që tani të ofroj ndihmën time nëse ke nevojë nëpërmjet detit.
Përdore këtë letër si të duash, po mos vendos emrin tim , jo prej frike, por ti e di arsyen.
Një përshëndetje të veçantëpër veprën tënde luftarake ….nga miku dhe simpatizanti i shqiptarëve.
Cap. Nazario Sauro
P.S Më bëj një nder shkruaj tek gazeta adresën e thjeshtë kështu: Cap. Nasaurio Sauro -L’apodistria, Via Trieste e mos shkruaj Austria- që do të thotë për mua sikur të shkruaje për një mik në Gjirokastër duke vendosur poshtë Greqi.
Kan være et bilde av tekst

Dreka e kobshme e janarit 1953 në Split, mes Titos dhe “arnautit” Mehmet Fuad Köprülü, që ishte “më turk se turqit”

1
Në foto: Mehmet Fuad Köprülü
Nga Blerim Latifi.
Ishte janari i vitit 1953. Tito kishte lënë Beogradin dhe ishte nisur në drejtim të Splitit. Atje ishin bërë të gjitha përgatitjet e duhura për drekën speciale të cilën diktatori jugosllav po e shtronte për një mik të tij special. Fjala ishte për ministrin e punëve të jashtme të Turqisë,
Mehmet Fuat Kopruly. Kopruly ishte pinjolli i fundit nga familja Kopruly, e cila gjatë shekujve 17 e 18 kishte arritur deri në majat më të larta të pushtetit osman. Kjo familje ishte me origjinë shqiptare por, duke qenë krejtësisht e asimiluar, njerëzit e saj nuk kishin bërë asgjë për atdheun e të parëve. Këshilltarët e Titos ia kishin tërhequr vërejtjen atij se mbase origjina shqiptare e ministrit turk do të përbënte ndonjë pengesë për planet që kishte në mendje Tito, por ai ua hoqi merakun shpejt :
– Mos u shqetësoni, miku im është më turk se turqit.
Dreka kaloi në mënyrë shumë miqësore. Tito, që kërcenohej nga një pushtim i mundshëm sovjetik, kërkonte gjithandej mbështetës, dhe Turqia ishte një shtet shumë i përshtatshëm për të qëndruar në anën e Jugosllavisë.
Kështu lindi Pakti Jugosllavi- Turqi-Greqi. Pjesë e këtij pakti ishin edhe kërkesat dypalëshe, të cilat u shtruan në Drekën e Splitit.
Ministri turk, me origjinë shqiptare, i kërkoi Titos që të krijohej pakica turke në Kosovë, ndërsa Tito, nga ana e tij, e rihapi çështjen e Konventës së vitit 1938 midis qeverisë jugosllave dhe qeverisë turke për shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë në Turqi. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord rreth këtyre dy çështjeve. Në Kosovë do të sajohej shpejt një pakicë turke, e cila kurrë nuk kishte ekzistuar, ndërsa të dy palët do të nisnin menjëherë punën që të rifillonte shpërngulja e shqiptarëve drejt Turqisë. Pjesa tjetër e historisë njihet gjerësisht.
_________
Vërejtje e Drinit
Në mesin e familjeve që me dekret shtetëror e kishin formuan të ashtuquajturën “pakicë turke” që përbëhej prej shqiptarëve në Kosovë, ishte edhe ajo e kryeredaktorit të gazetës Rilindja në Prishtinë, me prejardhje nga Llapi, që fillimisht ishte një titist dhe ithtar i madh i bashkëjetëseës së “kombeve e kombësive tona të barabarta”, pastaj një “shqiptar i madh”, por që familja e tij deri kah fundi i viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar në shtëpi e ka folur vetëm gjuhën turke!

Gazeta amerikane (1928) : “Këtë javë, Tirana u ndriçua për herë të parë në historinë e saj nga dritat elektrike”

0

Burimi : The New York Herald, e diel, 11 nëntor 1928, f.3

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Dhjetor 2021

“The New York Herald” ka botuar, të dielën e 11 nëntorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ndriçimin elektrik historik të kryeqytetit shqiptar, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tirana tashmë e ndriçuar nga dritat elektrike

Tiranë, Shqipëri, e shtunë. — Rrugët e ngushta të kryeqytetit piktoresk të Shqipërisë u ndriçuan këtë javë për herë të parë në historinë e tyre nga llambat elektrike dhe grupe të vogla qytetarësh shiheshin të mbledhur rreth shtyllave duke admiruar rrezet e shndritshme që bienin mbi to.

Punimet që furnizojnë rrymën janë ndërtuar tërësisht me kapital shqiptar dhe janë ndër më modernet në Europën Lindore.

Gazeta e parë e përditshme e botuar në Shqipëri doli të hënën. Quhet “Gazetaere” dhe botohet nga një kompani e cila u krijua për të zhvilluar kulturën shqiptare nëpërmjet botimit të gazetave, literaturës së lehtë (argëtuese) dhe revistave.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania): https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-amerikane-1928-kete-jave-tirana-u-ndricua-per-here-te-pare-ne-historine-e-saj-nga-dritat-elektrike/

Buxhovi: Nevojë urgjente për Neo – Shqiptarizëm

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe histoian nga Prishtina
“KEMI NEVOJË PËR NEO-SHQIPTARIZËM”
Intervistë e historianit Jusuf Buxhovi dhënë revistës së Shkupit “Shenja”, ku shpjegohen arsyet pse lidhja me pellazgët – dardano-ilirët i vendos në qendër të qytetërimit antik si themelues të tij, ndërkohë që rezistenca që i bëhet asaj në emër të “mbrojtjes së ilirishtes” nga një pjesë e historianëve insitutucionalistë në Tiranë dhe Prishtinë, quhet joshkencore dhe në përputhje me klishetë ideologjike dhe ato të limiteve të vendosura nga historiografia serbomadhe. Buxhovi, po ashtu shpjegon pse shqiptarët historikisht dhe etnikisht janë trashëgimtarë të Maqedonisë, ndërsa Shkupin e cilëson kryeqendër historike të shqiptarëve nga antikiteti e deri te viti 1912, fakte këto që duhet të kihen parasysh që shteti maqedonas shqiptarët t’i trajë si popull shtetndërtues. Në këtë intervistë Buxhovi flet edhe për bashkimin kombëtar si idologji të shekullit të kaluar, që duhet zëvendësuar me neo-shqiptarizmin, i cili duhet të mbështetet mbi realitetin e dy shteteve shqiptare, që shtron nevojën për një union shtetëror shqiptar, që duhet të arrihet me metoda demokratike dhe në bashkëpunim me aleatët perëndimor, SHBA-të dhe NATO-n. Ndërsa nismën e Presidentit të Kosovës për shkëmbim të territoreve me Serbinë gjoja në “emër të një pajtimi hsitorik”, e quan antikushtetuese dhe karrem të Serbisë dhe Rusisë kundër shtetit të Kosovës po edhe kurth për rikthimin e interesave ruse në rajon…
“Shënja”: Historiografia shqiptare, në thelbin e narracionit të saj, herë e ka pas heroin, herë shtetin, herë kombin e herë ideologjinë? Në përgjithësi, si e konceptojnë sot shqiptarët historinë dhe në bazë të cilës shkollë të metodologjisë së historisë është shkruar historia e deritanishme?
J. Buxhovi: Historiografia shqiptare, edhe sot e gjithëditën, nuk ka koncepte të qarta shkencore, ngaqë ende nuk është liruar nga kornizat ideologjike të së kaluarës dhe recetave që i kanë ardhur nga “lart” në formë të urdhrave të prera. Kështu që nuk mund të flitet për kurrfarë shkolle metodologjike, pos diktatit partiak. Brenda për brenda këtij diskursi kanë vegjetuar modelet narrative ku edhe “heroi”, edhe “shteti” e edhe “kombi” është dashtë të fabrikohen, paçka se e gjitha ka sjellë një pamje të deformuar të ngjarjeve dhe proceseve historike…
“Shënja”:A kemi burime të mjaftueshme që e dëshmojnë prejardhjen tonë ilire-pellazge?
J. Buxhovi: Prejardhja jonë ilire-pellazge ka më shumë argumente shkencore se sa mohimi i saj ose shkëputja e dhunshme e lidhjeve ilire me të. Ka dy shekuj që historianë të njohur botërorë (të shumtën gjermanë, por edhe të tjerë) bëjnë me dije për këtë çështje, Madje, rreth kësaj lidhjeje vazhdimisht na përkujtojnë edhe autorët antikë, të cilët helenizmin dhe qytetërimin që doli prej tij ia atribuojnë lashtësisë pellazge. Por, do të jenë klishetë gjuhësore të indoevropianishtes dhe ato të helenizmit politik të shekullit të kaluar, që këtë do ta anatemojnë ngaqë lashtësia pellazge dhe lidhjet e saj të drejtpërdrejta me botën dardane-ilire (qëllimisht po e theksoi atë dardane ngaqë ajo paraqet amëzën e saj në aspektin shoqëror, politik por edhe qytetërues), thyejnë diktatin e indoevropianishtes dhe të helenizmit – si pronë e grekëve. Zbulimet e vonshme te pllakave hitite, të atyre frigje dhe Trojës si dhe gjurmët e kulturave materiale në hapësirën e Mesdheut dhe të Ilirikut, bëjnë të ditur për rolin vendimtar të pellazgëve dhe pasardhësve të tyre në këto zhvillime, ku gjuha shqipe nuk shfaqet si degë e vetme (sipas klasifikimit të deritanishëm indoeuropianist), por fundament i saj, gjë që kjo shpjegohet edhe me të ashtuquajturit “operator aktiv” në kudër “të operatorëve pasivë” të sanskritishtes, që gjallërojnë vetëm te gjuha shqipe. Mjafton këtu të shihen studimet revolucionare të Petro Zhejit rreth raporteve të sanskritishtes dhe shqipes për t’u parë kjo, gjë që nënkupton një qasje tjetër të gjuhësisë sonë ndaj kësaj çështje, që për fat të keq nuk ndodhë ngaqë pjesa më e madhe e filologëve dhe historianëve të nomenklaturës institucionale në Tiranë dhe Prishtinë, mbrojnë diktatet e klisheve ngaqë me to ndjehen “komod” për të mbrojtur “meritat” e tyre joshkencore, titujt, po edhe privilegjet nga “klasa e re partiake”!
“Shënja”:Paradigmë e të shkruarit tuaj të historisë është Dardania. Përmes përpjekjes suaj intelektuale dhe akademike ju e keni trajtuar çështjen e Kosovës nga antikiteti e deri më sot, me ç’rast përfshihet edhe gjeografia ku sot jetojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. A e forcon ky narracion i juaji idenë dhe identitetin politik të kosovarëve apo, në përgjithësi, i përplotëson zbrazëtirat e narracionit historik shqiptar?
J. Buxhovi: Kapja për Dardaninë, që del nga koncepti i veprës sime “Kosova” në tetë vëllime, që sapo u kompletua, nxjerr dy çështje të rëndësishme nga aspekti historiografik, por edhe ai shoqëror dhe politik. Pra, në njërën anë, atë të rolit të Dardanisë në antikitet, si amëz e lashtësisë pellazge, me të cilën lidhet edhe gjithë zhvillimi i qytetërimit antik në Mesdhe dhe tutje në hapësirën euro-azaitike, gjë që kjo shtyn pamjen historike të tyre nga shekulli IV, ku rëndom është vendosur si mbretëri dardane, te ajo në shekujt XVI para erës sonë, e ndërlidhur me krijimin e Trojës, mbretërisë hitite dhe atë frigje (bryge) e deri te themelimi i Romës, ku disa fise dardane (Tunatët dhe Calabrët) shihen si themelues. Dhe, në tjetrën anë, nxjerr edhe çështjen e rolit të Dardanëve dhe të Dardanisë brenda për brenda faktorit ilir-trakas, si vazhdimësi e botës pellazge, në të cilën përfshihen edhe formacionet tjera shoqërore dhe politike (nga fiset-mbretëri dhe mbretëritë-shtete), siç shfaqen edhe Maqedonët, Epirotët dhe fiset ilire, si faktor të pakapërcyeshëm, që në forma të ndryshme, derivojnë nga faktori dardan dhe Dardania.
Këtu, duhet parë edhe rolin e Maqedonëve dhe të Maqedonisë, jo si faktor politik (ngaqë Maqedonia politike si shtet i krijuar nga Titoja në vitin 1944 dhe ky i sotmi ka të bëjë me konceptin gjeografik-koniunktural), por si faktor historik nga antikiteti e deri te mesjeta e vonshme, kur do të pushojë se ekzistuari (nga shekulli II para erës sonë kur do të bjerë nën pushtimin romak), ndërkohë që si provincë do të përthihet në tërësi nga ajo e Dardanisë. Në këtë aspekt, mund të thuhet pa hezitim, se gjeografia politike maqedonase dhe harta shtetërore, qoftë nga rrënja maqedonase, qoftë nga ajo dardane, nxjerrin trashëgimtarë të ligjshëm dhe të vetëm shqiptarët. Në të dyja këto konfigurime antike (maqedonase dhe dardane) dhe atë titiste, shqiptarët janë trashëgimtar të shtetit të sotëm maqedonas.
Në kundrimin tim historik paradigma e Dardanisë si dhe roli saj që shteti i Kosovës të lidhet me të, nuk ka të bëjë me identitetin politik “të kosovarëve”, ngaqë ai nuk ekziston dhe as që mund të ekzistojë jashtë kundrimit të një përkatësie krahinore, çfarë ka sot mjaft në kuadër të “identiteteve” krahinore dhe ato mund t’i atribuohen raporteve të etnisë gjeografike të natyrshme si veçori të brendshme dhe asgjë tjetër, të cilat nuk mund të kthehen në kategori kombëtare në përputhje me zhvillimet ditore dhe politike në rrethanat e caktuara. Këtu duhet dalluar raportet e qytetarëve te një shteti me ato te shtetësisë, që janë çështje edhe administrative e ku interpretimi i tyre mund të kthehet në keqkuptim nëse ato ngatërrohen.
“Shënja”: Car Dushani ka qenë një mollë sherri që është reflektuar në debatin publik pas ekspozimit të statujës së saj në sheshin e Shkupit. Çfarë mund të thoni për Car Dushanin, për përkatësinë e tij dhe raportet me etninë e tjera të Ballkanit?
J. Buxhovi: Vetë cilësimi që i bëni ju Dushanit “si car” (perandor) me të cilin ai ka ardhur edhe në Shkup, gjë që nuk ka qenë pos një zhupan (prijës fisi) si shumë e shumë të tjerë në rrethanat e perandorisë bizantine, tregon stereotipet e caktuara për të cilat u bë fjalë më herët dhe pasojat e tyre, ku krahas atyre ideologjike me konotacione komuniste, bëjnë pjesë edhe ato nga arsenali i historiografisë serbomadhe, i krijuar nga “Naçërtanja” e Garashaninit e tuje, me të cilin, është ushqyer gënjeshtra e “shtetit mesjetar serb” dhe madje e “perandorisë së Dushanit” dhe mashtrime të tjera të ngjashme, mbi të cilën, Beogradi ka justifikuar pushtimet hegjemoniste në Ballkan, veçmas ato ndaj trojeve etnike shqiptare nga viti 1877, 1912 dhe 1944, me çka është krijuar Serbia e Madhe. Edhe pse maqedonët njësoj si shqiptarët ishin viktima të kësaj politike në vitet 1912 dhe më vonë, “ardhja” e një zhupani të tillë në Shkup “si car”, tregon për fuqinë e idesë serbomadhe në këto pjesë si dhe koketimin e politikës maqedone me këtë faktor për t’u mohuar vazhdimësia historike, etnike dhe shpirtërore e shqiptarëve në këto hapësira, ose që ata të trajtohen si “ardhacakë” e me këtë si pakicë kombëtare siç janë trajtuar në kushtetutën e vitit 1991 dhe në këto të mëvonshmet.
Sa i përket “carit” Dushan dhe atyre që lidhen me të, kam dhënë mendimin tim në librin “Kosova” II (Mesjeta), ku ai shihet në krye të dinastisë rasiane (Rashës), por si tribal ( sipas gjitha gjasave fis dardan në veri), origjinë kjo që dëshmohet në shumë dokumente meritore nga Porfirogeni, Kantakuzeni e deri te Jeriçek, Shufllaj, Fallenmyer e të tjerë, po ku nuk mohohet as nga disa autorë objektiv serb. Po ashtu, edhe “perandoria” e tij, në veprën time, shikohet në përputhje me burimet meritore të kohës, si një despot i përkohshëm, i cili, që nga shfaqja e tij e pasqaruar ose e keqinterpretuara në Rashë (e njohur si kështjellë dardane), përkrahet me të madhe njësoj nga Vatikani, për qëllime që në Ilirik të dobësohet Bizanti (Kostandinopoja)siç përdoret edhe nga Bizanti, kudër depërtimit të Vatikanit. Dushani dhe Nemanjajt, ishin si akter në këtë lojë, por jo si të vetmit e as të fundit, siç pretendohet të tregohet nga historianët e Beogradit dhe pasuesit e tyre jo të paktë në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë.
“Shënjat”:Kohëve të fundit kemi studime më të shtensionuar nga tonet fyese të ideologjisë dhe më të avancuara sa i përket Perandorisë Osmane dhe zhvillimit, rolit dhe ndikimit të shqiptarëve në Perandori. Megjithatë, çfarë mendoni për këtë periudhë të gjerë historike, që u përshkruara me batica dhe zbatica në raport me shqiptarët?
J. Buxhovi: Edhe kundrimi i Perandorisë Osmane dhe ndriçimi i saj ka vuajtur nga konceptet ideologjike dhe ato të limiteve të historiografisë së Beogradit, që pak a shumë edhe më tutje vuan. Kësaj çështje i kam kushtuar rëndësi të veçantë në “Kosovën” III (Perandoria Osmane) dhe në studimin “Nga Shqipëria osmane te Shqipëria evropiane”. Jam nisur që faktet historike t’i trajtoj si fakte historike, ndërsa realitetet jetësore, si pjesë e realiteteve historike, me çka eliminohen kundrime bardh-zi dhe ato ideologjike. Por, këto qasje do të vazhdojnë të krijojnë telashe nëse faktet historike do të “ngatërrohen” si fakte jetësore dhe në përputhje me to do të interpretohen, ndërsa faktet jetësore do të shihen si fakte historike, prej nga mund të dalin vlerësime të gabueshme të natyrës interpretuese, ku jo rrallë edhe fakti bie viktimë. Ajo që megjithatë, është thelbësore në interpretimin tim të raporteve midis pamjes së fakteve historike të pa ndryshueshme (pushtimet osmane) dhe realiteteve shoqërore, ekonomike, pra ku shqiptarët në Perandorinë Osmane shihen në kuadër të zhvillimeve të përgjithshme politike deri te piramida më e lartë shtetërore dhe ushtarake, ka të bëjë edhe me atë “lajthitjen” ku faktori kishtar në Ilirik (përkatësia ortodoksisë) barasvlerësohet me sllavët, përkatësisht serbët dhe “shtetin e tyre mesjetar” (shpikje absurde kjo kur dihet se në mesjetë nuk ka pasur përkatësi kombëtare pos etnike e as shtet serb),gjë që pushtimet osmane interpretohen “si çlirime” nga serbët dhe “perandoria serbe”, ku, pastaj, edhe islamit i jepen konotacione të tjera nga ato që i kishte në ato rrethana.
“Shënja”: Historiografia shqiptare është shumë e ngarkuar me cilësorin ose steretipizimin e tradhtarit dhe patriotit, saqë disa figura kombëtare përmbajnë një lloj dualizmi në këtë stereotipizim, herë patriot e herë tradhtar. Si të çlirohemi nga këto stereotipa?
J. Buxhovi: Edhe te kjo çështje duhet parë rolin e faktorit ideologjik dhe kurthin e tij. Për fat të keq, viktima të kësaj formule kanë rënë edhe ideologët e Rilindjes Kombëtare si dhe krijuesit e shtetit shqiptar, po edhe intelektualët e njohur dhe shkrimtarët e merituar të përfshirë në atë kauzë madhore. Mjafton të përmendim këtu fatin e Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Mbretit Zog e të tjerëve, pa përjashtuar këtu edhe atë të Esad Pashë Toptanit, si më emblematiku, jo pse lojërat e tij politike, në rrethanat vendimtare, ishin të dëmshme për çështjen shqiptare, por nga shkaku i kategorizimit të tyre apriori “në tradhti” kombëtare, pa u analizuar mirë të gjithë faktorët përbërës dhe përcjellës që kanë përcaktuar drejtimet politike, veçmas ato në raport me Fuqitë e Mëdha dhe interesat tepër fluide dhe kundërthënëse në vitet 1914-1920 nëpër të cilat ka kaluar bota shqiptare si dhe tragjika e saj, ku pastaj patriotët dhe tradhtarët të shumtën janë caktuar nga jashtë, veçmas nga Beogradi dhe interesat e tyre, praktikë kjo që vazhdon edhe sot e gjithëditën. Sidoqoftë, historiografia jonë duhet që të rishikojë ikonografinë që ka krijuar ideologjia, në mënyrë që të eliminohen klishetë: hero-tradhtar ose anasjelltas, me çka shumë nga akteret historik do të dalin me pamjen reale dhe jo ashtu si duam ose duhet të shihen.
“Shënja”: Ju thoni se një ndër kontribuesit më të madh të themelimit të Shtetit Shqiptar është edhe Shkupi. Çfarë në të vërtetë nënkuptoni me të?
J. Buxhovi: Shikuar nga pikëpamja historike, nga antikiteti e deri te koha jonë, gjatë mbretërisë maqedone dhe asaj dardane, po edhe gjatë mesjetës e deri te viti 1912, Shkupi shfaqet si kryeqytet historik i shqiptarëve. Roli i Shkupit, ishte i madh edhe nga aspekti politik, ngaqë lëvizja kombëtare nga meset e shekullit XIX, qendër kishte Shkupin, ku jo rastësisht, Hasan Prishtina në gusht të vitit 1912 bëri marrëveshjen me Perandorinë Osmane për krijimin e Shqipërisë Osmane (bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një), që ndonëse do të rrënohet nga luftërat ballkanike që kishin për qëllim moslejimin e këtij realiteti, përkundër gjithë asaj tragjedie dhe pushtimeve serbe, solli edhe shtetin e pavarur shqiptar.
“Shënja”:Si e kuptoni projektin e rilindësve shqiptarë? A mendoni që projekti i shqiptarizmit, i projektuar nga rilindësit, tashmë është i tejkaluar?
J. Buxhovi: Ditën që do të shpallet shteti i pavarur shqiptar (më 28 nëntor 1912) dhe do të njihet nga Konferenca e Londrës në vitin 1913 (paçka se i përgjysmuar), përfundon misioni historik i Rilindjes kombëtare. Pavarësia e shtetit shqiptar dhe Londra (mbetja e Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore nën pushtimin serb), nxori në pah realitet tjera, siç janë ato të dëshmimit të shtetit shqiptar dhe përpjekjet për çlirim në pjesët e shkëputura nga trungu kombëtar.
“Shënja” :Ju pretendoni se kemi nevojë për një neo-shqiptarizëm. Çfarë nënkuptoni me të?
J. Buxhovi: Shikuar nga realitetet historike që prodhuan luftërat ballkanike si dhe vendimet e Londrës, sado të padrejta qofshin ato, dhe realitetet që krijoi krijimi i shtetit të Kosovës, në vitin 2008 kur u pranua ndërkombëtarisht, bashkimi kombëtar, si ideologji e shekullit të kaluar, duhet t’ia lëshojë vendin një neo-shqiptarizmi, që do të thotë se dy shtetet shqiptare (Shqipëria dhe Kosova) si dhe shqiptarët në Maqedoni si popull shtetformues, duhet të krijojnë një platformë te re, që sipas mendimit tim duhet të mbështetet mbi respektimin e realiteteve shtetërore, që do të thotë të unionit të shteteve shqiptare në çatinë e përbashkët euroipiane, ose, po qe se ajo dështon, të realizohet edhe jashtë saj, por në rrethana demokratike dhe në përputhje me interesat e Perëndimit, sidomos SHBA-ve, NATO-s dhe assesi krynëvete, siç dëgjohet të thuhet aty këtu, nga emocionet ose mungesa e sensit politik, që e kërkojnë këto veprime. Si parakusht për këtë duhet që Shqipëria dhe Kosova të stabilizohen si shtete demokratike, ndërsa shqiptarët në Maqedoni të fitojnë statusin shteformues, pra të etnisë së barabartë shtetërore.
“Shënja”: Përpos që e njihni historinë e viteve të 90-ta, ju keni qenë edhe njëri ndër aktorët kryesorë në periudhën kur po shkatërrohej Jugosllavia. A kishte mundësi që shqiptarët e ish Jugosllavisë atëbotë të krijonin një republikë më vete, ku do të përfshiheshin edhe shqiptarët e Republikës federale të Maqedonisë? Nëse po, kush ishin faktorët apo pengesat e realizimit të një ideje të tillë?
J.Buxhovi: Shkatërrimi i ish Jugosllavisë dhe realitete që u krijuan menjëherë pas konferencës së Hagës (ato të gushtit 1991 dhe vendimeve të Komisionit të Badinterit për trajtimin e Jugosllavisë në shpërbërje), imponuan sjelljen e shqiptarëve në përputhje me këto rrethana dhe vendime, edhe pse sipas tyre shpërbërja (shkëputja) nga federata jugosllave vlente vetëm për njësitë federative dhe jo për krahinat, ndonëse ato, me kushtetutën e vitit 1974, ishin pjesë e federatës. Asokohe, shqiptarët dolën me projektin e tyre, rreth tri opsioneve, ku parashihej edhe republika shqiptare në Jugosllavi, po qe se do të ndryshonin kufijtë e brendshëm, që u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës si bartëse e qëndrimit të shqiptarëve, që u aprovua edhe nga partitë tjera politike shqiptare (në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të zi), por ishin vendimet e Hagës që parandaluan një gjë të tillë. Do të ishte aventurë e rrezikshme po qe se kundruall këtyre vendimeve, që ishin pranuar nga tetë njësitë, të cilat një nga një (pos Serbisë dhe Malit të Zi), shpallën shtetësinë e tyre ( këtë e bëri edhe Maqedonia), të dilej me një opsion të tillë! Në vend të saj u pranua opsioni i të drejtës së faktorëve përbërës të federatës jugosllave sipas kushtetutës së vitit 1974, me ç’rast Kosova, më 2 korrik 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese, ndërsa më 7 shtator, në Kaçanik shpalli Republikën e Kosovës. Me këtë, në vitin 1992, u bë edhe konkurrimi te Komisioni i Bandinterit, që nuk ndonëse nuk u shqyrtua, as nuk u refuzua, gjë që la të hapura çështjet me të cilat, pas tetë vitesh, do të aprovohet edhe rezoluta e KS të OKB-së, 1244. Në këto rrethana, faktori politik shqiptar u përcaktua për njohjen e Maqedonisë si shtet, por me sugjerimin që shqiptarët në të të fitojnë statusin shtetformues. K vendim ishte pragmatik dhe i drejtë, sepse Maqedonia e pavarur, jashtë ndikimit serb, atij bullgar dhe grek, ishte interes shqiptar, që si i tillë mbetet edhe sot e gjithëditën.
“Shënja”: Si e komentoni çështjen e “korrigjimit të kufijve” dhe a ka mundësi të arrihet një pajtim historik, le ta quajmë, mes shqiptarëve dhe serbëve?
J. Buxhovi: Korrigjimi i kufijve, ashtu si doli dhe si po rrjedhin punët, pra si nismë e Presidentit (nga ndonjë shtysë e jashtme ose për t’i ikur Hagës krejt një), sfidon shtetin e Kosovës si dhe konsolidimin e tij nga brenda, pra nga presidenti që është i obliguar me kushtetutë të mbrojë! Pavarësisht atyre që sot thuhen, edhe nga Uashingtoni (të shumtën nga lobi serb brenda qeverisë së Trampit) rreth domosdosë, që Kosova të arrijë “një pajtim historik me Serbinë” e të ngjashme që edhe mund të duken të kapshme për nomenklaturat e caktuara ndërkombëtare, hapja e bisedimeve të tilla me Beogradin si dhe mënyra si ato po zhvillohen (nën plaf dhe pa platformë parlamentare e sidomos pa praninë e faktorit ndërkombëtar), e gjitha duket se është pjesë e platformës serbo-ruse për ta kthyer çështjen e shtetit të Kosovës te një “pikë zëro”, pra që t’i kontestohet legjitimiteti dhe mundësisht edhe statusi, me çka hapen çështjet që atë e kthejnë në pazar një përpjekje shekullore që u kurorëzua edhe me ndihmën e Perëndimorëve, të cilët hodhën edhe bomba që atë ta nxjerrin nga pushtimi serb.
Ajo që mund të ketë pasoja edhe më të rënda për vetë çështjen shqiptare në përgjithësi dhe rajonin madje, është se Serbia, po qe se do t’ia del që ta rishikojë statusin e Kosovës me anën “e korrigjimeve” të cilave assesi nuk mund t’u besohet kur dihen dredhitë e tyre, atëherë ia hap dyert Serbisë së Madhe, që domodoshmërisht prek Bosnjën dhe Malin e Zi, po edhe Maqedoninë, paçka se Mali i Zi është anëtare e NATO-s dhe pritet që së shpejti këtë ta arrijë edhe Maqedonia.
Sado që domino efekti mund të elaborohet shumë e shumë, por pasojat do të jenë më të dëmshme për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, ngaqë apetite e Beogradit, historikisht shkojnë me rritjen e apetiteve të Moskës për zgjerim të ndikimit në rajon dhe më gjerë, siç shkojnë edhe ato të Grekëve, që mund të destabilizojnë edhe Shqipërinë me anën e autonomisë së Vori Epirit dhe të ngjashme.

Muhamet Kajtazi e Xhelir Islami janë këngëtarët (“shahirat”) më të njohur të viteve 1930-1960, që të dytë nga Turjaka e Zatriqit, rrethi i Rahovecit

Sinan Kastrati, Suedi

  • Shahirat më të njohur të Kosovës, të viteve 1930-1960 janë Muhamet Kajtazi e Xhelir Islami nga Turjaka e Zatriqit, rrethi i Rahavecit.

Turjaka, Mahalla e Kajtazëve- Bytyqët
Xhelir Islami, djali i Islam Qelës
Xhelir Islami e Imer Riza i Gjakovës
”Polemikat” në këngët e shahirave të Drenofcit
Salihi e Ferizi, i këndojnë Xhelirit dhe “e përqeshin” Xhelirin si në Bejtet e Bejtegjinjëve
Shahirat dhe këgëtarët e tjerë të njohur të kohës së Xhelirit e të Muhametit
Rame Bllaca (shkonte) te Muhamet Kajtazi.

Pjesë nga libri i autorit Sinan Kastrati në dorëshkrim që flet për mua, autorin, prindërit e mi, familjën, farën e fisin, Ali Agët, fisin Kastrat, për katundin Turjakë, krahinën e Llapushës me qendeë Malishevën dhe rrethin e Rahovecit

Për Turjakën kam shkruajt disa herë më përpara por asnjëherë nuk kam arritur ti them të gjithat dhe nuk kam qenë i kënaqur me punën time. Në ato shkrime të shkurtëra kam përmendur familjet më të njohura të Turjakës. Shkurt, kam folur edhe për Familjen e Ali Agëve të Zatriqit, në Turjakë, Fisin Kastrat duke i përmend edhe figurat më të njohura të Kastratëve, si Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, Kaçakët e parë shqiptarë, Halilin, Musën dhe motrën, Humën (Hajrijen), Dan Zatriqin, udhëheqësin e Luftës së Nishit, më 1978, Shaban Polluzhën- Kastratin, udheheqësin e Luftës së Drenicës, 1945, djemt e Ali Agës, Avdullahin, Brahimin, Hamzën e Hasanin, Hasan Zatriqin, Hamid Tushën, Imer Seferin, Metë Xhemajlinë, Avdi Hamidin, Asman Cufën, Reshit e Ukë Imerin e deri te Adem Uka e Mstafë Balia, Selami Dula e Sami Heli por edhe ato të të tjerat si Familjen e Dergut Halilit, Sahit Mstafës, Imer Mullamuqës, Smajl Zenelit, Ramadan Nazirit e Mahallën e Goqëve .

Mahalla e Kajtazëve

Në këtë shkrim do të flas për njërën nga mahallat e Turjakës, për Familjen e Kajtazëve dhe shahirat ndër më të njohurit e më të mëdhenjtë për afro 30 vjet, Muhamet Kajtazin e Xhelir Islamin.
Pasi kisha shkruajt për Familjën e Ali Agëve, për katundin Turjakë e për fisin Kastrat mora disa letra falenderimi me dëshirën që të shkruaj edhe për mahallat tjera të Turjakës dhe mu duke shumë me vend që të vazhdoj të shkuaj, pas Ali Agëve, për Bytyqët ose më mirë, për Mahallën e Kajtazëve, mahallën më të afert me Mahallën e Madhe, katundin Turjakë.

Kajtazët, ose Mahalla e Kajtazëve, siq i njohin vendasit, deri vonë, kanë qenë veç dy familje: ajo e Muhamet Kajtazit, dhe e Xhelir Islamit. Muhameti kishte edhe një vëlla, Avdylin ndërsa Xheliri, ishte i vetëm dhe ndoshta nga ky shkak pse Muhameti e Avdyli ishin dy vëllezër e Xheliri nuk kishte vëlla tjetër, ajo anë dhe vetë katundi i Turjakës i quajti dhe i njohin si Mahalla e Kajtazëve.

Kjo Familje (Kajtazi dhe Islami) ishte nga Kravasaria, katund i komunës së Suharekës por që kishte ardhur në Turjakë në fund të viteve 1880, për shkakun se Turjaka ishte vend më i miri i asaj ane, i rrethit të Llapushës. Turjaka kishte tokë të plleshme, male me drunj të llolollojshem. Dushkajat, në perëndim të Turjakës, deri në Bubël e në Panorc e bjeshkët me kullosa të shumta, deri në Zatriq e Rahovec, livadhe që veç Tujaka i ka me të gjitha llojet e luleve dhe lumin Mirusha, me disa Mullinjë që nga Mullini i Bajraktarit, afër Lubizhde, Mullini i Brahim Agës dhe Mullini në Bubël që gjithashtu ishte Mulli i AliAgëve të Zatriqit.
”Një katun që ska ujë (Lumë, Mulli), tokë të pune e male e kullosa për gjâ (bagti), nuk duhët me nejt n`atë katund”, kishte thënë Baca Xhemajli, Xhemajlia i Brahim Agës kur ishte shpërngul në Pejë, në fund të viteve 1950-ta, me djemte, Metën e Salihin.

Familja e Muhamet Kajtazit dhe vetë Muhameti me djemtë Durakin, Agushin, Ahmetin e Brahimin ishte i njohur si bukëdhënës, për mikëpritje e ndershmëri. Sa sa familje e autoritetshme ishte familja e Muhamet Kajtazit tregon edhe kjo, njerëzit më të njohur të kohës e të rrethit shkonin te ai me buajt dy e tri e deri një javë, si musafirë që i ka zâ nata e “i ka qu Zoti” *1)
Ramë Bllaca, posllanik skupštine në Beogradi shkonte te Muhamet Kajtazi sepse Muhameti ishte shpijanik. Bile njëherë kish pas shkua ma përpara te Muhamet Kajtazi e masandej, bashkë me Muhametin shkojnë te Brahim Aga në Mahallë të Ali Agëve, familja më e njohur e dhe më e pasur e asaj ane. Kur ish pas ardhur Ramë Bllaca në Familjen e Ali Agëve, te Baba Himë, shkurt e quanin Brahimin, si ”baba Himë” me Muhamet Kajtazin, më tregoi Nezir Cufa vitin e kaluar një muaj para se të vdiste, Brahim Aga i bani muhabet shumë sepse edhe kishte mall, mall hallall, 70 copa lopë tuj mjel. At natë kish pas qillue nji laknur dhe aq shishëm kish pas hangër Ramë Bllaca, sa kish pas thânë: ”Kurrë qisi pite (2*) s`kam hanger kerkun e Muhamet Kajtazi si në mahi, qysh folte me zë të lartë e duke qeshur i thotë Ramës:
– Qysh pa thua kshtu Ramë Aga? Unë i kam shti robt e sh`pisë me thallue veç për ty e ti pa thu pitja e Brahim Agës âsht ma e shishme!

Muhamet Kajtazi dhe Xhelir Islami, janë shahirat më të njohur në rretihn e Llapushës, anës së Drinit, rrethit të Rahovecit e të nahisë së Gjakovës. Rrethi i Llapushës, me qendër komunale Malishevën është i njohur për shumë çka të mirë dhe dallohet nga krahinat e tjera të Kosovës për tokë të plleshme të punës, male, livadhe dhe me Lumin Mirisha, mu në mes të kësaj krahine. Dikur kjo krahinë dhe Turjaka kishte edhe vreshta me rrushë e pemë të tjera, si arra, ftoj, pjeshka, vojsa etj ndërsa tash kanë vetëm katundet në pjesën Jug-lindore të Llapushës, në Dragobil, Maxharrë, Marali, Mllanaviq, Astrazub etj. Por ajo që më së shumti është e njohur kjo krahinë, përveç burrave trima, pleqëve të menqur, dallohët dhe që nuk ka asnjë krahinë tjetër në Kosovë dhe në Malësinë e Gjakovë e në Shqipëri, deri në Shkodër, janë Shahirat. Këngëtarë e instrumentalistë të sharkisë e të qiftelisë sikur që ka pas Llapusha nuk i kanë pasur krahinat tjera të Kosovës.

Xheliri dhe Muhameti, Këngëtarët më të njohur të asaj ane për afro 30 vjet

Padyshim dhe me plotë gojën, bindje e siguri të madhe e them se KURRË nuk do të ketë intrumentistë më të mirë të sharkisë sikur Xhelir Islami nga Turjaka. Xheliri është djali i Islam Qelës nga Kravasaria.
Është i papërsëristshëm për kohën që këndoi dhe i mshoi sharkisë Xheliri.
Para Xhelir Islamit, sharkisë thuhët së i ka ra më së miri Mixha Sylyman, Sylyman Kastrati, nga Damaneku, fshat fqinj me Turjakën. Vetë Xhelir Islami thonte, kur dikush e lavdëronte pasi kishte kendua, nëpër dasma apo ndeja Xhelirit:
– Xhelir, ti pi mshon ma mirë sharkisë se Mixha Sylyman! E Xheliri, ia kthente me këto fjalë: -Thuaj, bile si Mixha Sylyman e mos thuaj më mirë se ai se Mixha Syleman. Syleman (Syliman) i ka ra më mirë se unë sharkisë.
Xheliri ishte mësuar me i ra sharkisë nga babai i vetë, Islam Qela. Islami, edhe pse nuk ishte i njohur si insrumentalist, i mshonte Sharkisë. Islam Qela dallohej nga të tjerët me i ra Lahutës.

Xhelir Islami e Imer Riza i Gjakovës

Kur kishte shkua Xheliri njëherë në Gjakovë, dikush një i njohur i thotë Xhelirit:
-Xhelir, hajde shkojmë në një dasëm se të kajshit se është Ymer Riza me shoqninë e vetë, po ti mos trego se din me i ra sharkisë e me knu!
Xheliri shkon me te dhe kur hynë n`atë konak, Ymer Riza me shoqninë e vetë pa bajshin gjymysh e po knojshin. Xhelirin e ulin afër Shahirave të Gjakovës masi ish jabangji. Pasi i këndojnë disa këngë, Ymer Riza po sheh Xhelirin se po e kqyrë sikur po don me i thënë diçka, e heton interesimin e tij dhe Ymeri i thotë Xhelirit:
– Hajde mara v`lla! -A din mi ra sharkisë a me knue!
-Po, përgjigjet Xheliri dhe Ymer Riza ia jep sharkinë e vetë e Xhelir Islami i mshon mekamin e Zatriqit por edhe disa mekame të luftës kur turqit kanë luftua kundra Mickovit. Kur i mshon Xheliri atyne valleve që veq ai dinte, Ymer Riza i thotë:
-Mara vlla, unë hala s`kam ni kun qi i mshon kaq mirë sharkoisë, a mas je pej Stamollit? 3*)
Atë natë, thonë dëshmitarët që kanë qenë aty, Ymeri, nuk e ka prek sharkinë mâ kurse Xheliri i ka ra sharkisë dhe bashkë me shahirat e tjerë të Gjakovës deri kanë knue knojsit, në ferk të sabahit 4*)

Katundin e Zatriqit e radhita të parin, pasi që është i pari për këngë arshikie, që nga Beq Jaha, Muhamet Mahmuti, Muhamet Kajtazi e Xhelir Islami … e deri te Ali Paci, Salihi, Ferizi e Ali Krasniqi, nga Vll. Drenofci, katundi i afërt me Turjakën, vetëm nje vrap kali larg Turjakës.

Xheliri ka lindur dhe ka vdekur në Turjakë (1900-1977). Kohën më të madhe ka këndua me Muhamet Kajtazin por edhe me të tjerë, më pakë, si me Bajram Sadikin, babën e Saih Bajramit, Ali Pacin, Salihin e Ferizin etj.
Deri, në fund të viteve 1950-ta e fillim të viteve 1960-ta asnjë këngëtarë nuk ka mundur me këndua me Xhelirin e si Xheliri e Muhameti, edhe pse Xheliri nuk e ka pas zërin si të Muhametit apo më vonë, si të Sali Bajramit ndërsa intrumenteve as atherë e as më vonë, nuk ka pas dorë e as gishta të dorës që kanë mundur me iu ra televe të sharkisë si Xhelir Islami i Turjakës.

Polemikat në mes të Salihit e të Xhelirit, me anë të ”bejteve”

Diku rreth mesit të viteve 1960-ta kur Xheliri moqmohet e nuk këndonte më as me artakin, Muhameti, Xheliri mërzitej dhe shkonte në dasma ku ishte Salihi e Ferizi dhe në Drenofc të Salihi e Ferizi. Salihi dhe Ferizi ia këndojnë një këngë Xhelirit:
”E pat rrok`e zezë pleqnia,
i kan`dek shokt e tija,
Pe merr malli për dajregji
vjen n`Drenofc me hjek merzi”!
Këto janë vargjet, ”Bejtet” që Xhelirin e prekin shumë pasi që Salihi e Ferizi, tash ishin në zë e jo edhe Xheliri.
Ama edhe ata, Salihi e Ferizi ia japin hakin Xhelirit kur ia këndojnë,në bejtet:
”Kjo sharkia koka me shtat` tela,
kush s`i bjen ma sukur Xhela
O Xhelir, Xhelir Islami
Gishtat tu, m`doken si t`ARIT”
Vargjet e para ose bejtet:
”… Pe merr malli për dajregji
vjen n`Drenofc me hjek merzi”! ta kujtojnë Ibrahim Nezimin dhe Bejtegjinjët e tjerë të cilët shtyhën se kush është më i miri dhe kush ka këndua i pari:
”Shahirat e k`saj ane, yrrnekin e muarën prej meje”! (Nezim Frakulla).

Është e vërtetë e madhe se në ato vite, Salihi e Ferizi, ishin në pupa, nuk hecshin por vraponin. Kishin edhe kuaj të shalës, atllarë ama Xhelirit ende askush nuk ia shkonte me i ra Sharkisë.
Xheliri nuk mund të pajtohej se koha e tij po perëndonte dhe nuk mund të këndonte tash sikur Salihi e Ferizi.
Dëshirë e vetme e Xhelirit ishte që të ketë ndonjë kângë e valle në Radio Prishtinë, dëshirë që nuk ia realizua asnjëherë.
Rexhep Zogaj, një fqinj, nga Turjaka ish drejtori Gjeneral i Rilindjes për disa vjet, disa herë i kishte premtua se do ta merrte Xhelirin në Prishtinë, por as ai nuk e mori Xhelirin dhe nuk e mbajti fjalën …
Rexha e kishte ”marr”, zgjedhur Xhelir Islamin si një ndër personazhet e dalluar për me kosit barin në livadhe që askush nuk mund të ia kalonte Xhelirit as me kosit, në librin ”Kurrgjâ e jashtzakonshme” por jo edhe aty ku duhët të ishte i pari Xheliri e më i miri, me luajt me sharki.
Sot thuaja nuk ka mbetur asgjë e ruajtur nëpër shiritat e mangenotofonave, këngë e Muhametit e Xhelirit, ndonjë këngë apo valle me sharki nga Xhelir Islami çka do të ishte shumë e rëndësishme për Historinë e Folklorit Shqiptar pasi që Xheliri e Muhameti janë ndoshta të vetmit që i kanë këndua këngët historike që nga Beteja e Kosovës, këngë për Babën Davlet, Brahim Pashës, Dan Zatriqit, ”Prej Prokuples deri n`Nish, na u mush rruga plot dervish”, Ilahitë e Zatriqit etj.
Folkoristika shqiptare, përgjithësisht dhe ajo e Kosovës veçanërisht është shumë më e varfër pa Muhamet Kajtazin dhe Xhelir islamin, apo do të ishte më e pasur me Muhametin e Xhelirin.

Këngëtarët e mëdhenj të folklorit shqiptar, Sali e Feriz Krasniqi

Xheliri dhe Salihi e Ferizi

Herën e parë që ka këndua Xheliri me Salih Bajramin, ka qenë viti 1937, në dasmë te Brahim Aga i Turjakës, kur e maton nipin, Salih Xhemajlinë. Krushqit kanë qenë në odën tonë, në odën e Imer Seferit, gjyshit tim. Në dasëm kanë qenë Shaban Polluzha, Ramë Bllaca, Mstafë Rahaveci, Mstafë Kruja, Muharrem Bajrakari i Shqipnisë, Bajraktarët e Astarazubit, Bajraktart e Palluzhës e të tjerë, burra të njohur të kohës, beglerë e agallarë nga Perzereni e Peja,. Salihi kishte qenë i ri dhe thuhët se nuk ka mundur me këndua. Bajram Sadiku, e ka marrë Salihin, djalin e vetëm nëpër dasma dhe i ka mdihmue me knue.
Ndërsa, hera e fundit, kur Xheliri ka këndua me Salihin dhe Ferizin, ka qenë viti 1975, kur martohet Halil Azemi, djali i Azem Januz Kastratit, mësuesi i parë në Turjakë e Damanek, Bubël e Panorc … e nipi i Januz Dervishit në Damenk. Në at dasëm kam qenë edhe unë dhe kam pasur disa këngë të inqizuara. Xeliri nuk i ka ra sharkisë, por ka këndua me Ferizin, kurse Salihi ka këndua vetë.
Xheliri, viteve të fundit të jetës ka shkua nëpër dasma dhe festa të tjera me djalin e vetë, Bajramin. Edhe Bajrami i ka ra shumë mirë sharkisë, por jo si Xheliri.
Bajrami ka vdekur por djemt e Bajramit e kanë vazhdua rrugën e babës dhe të gjyshit. Ata po këndonin mirë, më kanë thënë në Turjakë, turjakasit..
Ndërsa ata të Muhametit, asnjë djalë e as nip nuk po këndonte.
Djemtë e Muhametit dhe vëllai, Avdyli, vëllai i vogël i Muhametit dhe Duraku, djali i madh i Muhametit sa më kujtohët, nuk kanë këndua, përveç në familje kur kanë pasur ndonjë festë familjare ose për qef por këngët i kanë ditë përmendësh shumë mirë. Mjerisht, të gjitha këngët që i kam pasur mu kanë konfiskua, më 1981 dhe ato që i kam pasur te ndonjë i afërm, janë djegur bashkë me dokumentacionin tjetër.
Këngët që i kam pasur kanë qenë këngë trimerie, si ajo e Hazir Gariqit, Lufta e Rahavecit me Astrazubin ”Na u nis lufta mi Vatiq, Rahaveci thei me ik”, e Shaqir Currit, babës së Bajram Currit, Hazir Gariqit, Dan Retisë, Dan Darofcit, Halil Hamzës e ndonjë tjetër.

Një intervisë të gjatë që e kam pasur, më 1976, si student me Muhametin e Durakun, në odën e tyre, ata mi kanë dhënë disa këngë, por i kanë recitua pasi që nuk mund të këndonin ndërsa Xheliri, nuk deshi të më këndoj e Avdyli ishte i sëmurë. Ato i kam pasur të ruajtuar në kaseta 30, 45, e 60 minutëshe.
Kur vdiç Xheliri, më 1977 sa kisha fillua punën si mësues i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Lubizhdë dhe studjoja Letërsinë, si student i rregullt, nxënëse e kisha vajzën e vogël të Xhelirit, Xufën dhe disa mesa të Muhametit , qikën e Agushit, pasi e kreva mësimin vrapova së pakut ti them disa fjalë para varrit por Xhelirin tashmë e kishim mbullua me dhè të zi në Zabele, Vakafet e Turjakës afë Qukës dhe Bjeshkëve të Turjakës që ai i deshti shumë.
Shahirat e tjerë të njohur të kohës së Xhelir Islamit e të Muhamet Kajtazit më të rinjë e më të vjetër, janë:
Muhamet Mahmuti, Beqë Jaha, Hamzë Roda, Sylyman Kastrati, Azem Nura, Riza Bllaca, Ali Paci, Bajram Sadiki, Sefë Mleqani, Lam Tapalli, Salih e Feriz e Ali Krasniqi, Dan Javiqi, Dul Zenuni, Asman Mulaviqi, Halit Qallaki, Beqir Prelezi, Sejdi Javiqi, Muhamet Bashota, Isë llapqeva, Djemtë e Sefë Mleqanit, Halil Bytyqi, (nipi i Salih Bajramit), Naimi, (djali i Salih Bajramit), Bajrami, djali i Xhelir Islamit etj. Viteve të fundit, pas vdekjes së Xhelirit e të Salihit këndojnë edhe këngëtarë/e të tinjë e të reja dhe shumë vajza që këndojnë në dasma e në festivale cka nuk kishte pasur më parë në rrethin tonë. Më e dalluara është Bege Gashi nga Qabiqi e tri a katra të tjera që kanë kendua edhe me Ferizin, Aline dhe Gani Maralinë ….

1*) Këtu duhët shpjegua për lexuesit e rinj se deri në fund të viteve 1990-ta të shekullit të kaluar, udhtarët shpesh kur i ka zënë nata kanë buajt te familjet e mëdha e në zë, te ato familje që kanë pasur oda të mëdha. E në në Turjakë shpia të mëdha kanë qenë, përveç shumë familjeve të Ali Agëve, Xhemajlisë dhe Cufë Brahimit, Imer Seferit, Hamid e Shaqeë Tushës, Sahit Mstafes, Imer Mullamuqes, mixhës Jup, nipit të Abaz Agës, Shaqë Kamerit, pastaj ajo e Dergut Halilit Mulla Halitit të Mahallës së Vogël por edhe oda e Muhamet Kajtazit. ajo e Ramdan Nezirit, Smajl Zenelit.

Oda ka qenë si një Bujtinë, Han, Hotel i sodit por që musafirët nuk paguanin për ushqim e fjetje e nëse ishin me kuaj ose Kale shale, AT, gjithashtu edhe atyre iu qitnin taxhi (kallamoq), sanë e atavë dhe ia krehnin kalin).

2*) Laknuri është një lloj pite që e kanë qit me dy petë e në mes e kanë mbush me lakna, kepë e mazë. Nuk është pite për musafirë të qiftit të Ramë Bllacës, Xhemajl Abrisë apo Shaban Polluzhës pranda edhe nuk qesin për darke, nëse ka musafirë të tillë për darkë qesin Kallpite, siq e quajnë në Turjakë dhe Pasul me mish.

3*) Sharkia si instrument me tela, ka ardhur nga Turqia, e Turqia e ka marrë nga Persia (Irani) po është instrument që shqiptarët edhe tash e përdorin. Ka 7, 9 tela.

4*) Shahirat atherë, në kohën e Xhelit (1930-at) kur kanë shkua në dasma nuk kanë marrë pare. Nëse i Zoti i shpisë i ka ka përmend paret, shahirat i kanë thënë:
-Ne nuk jemi defatore). Ata kanë këndua këngë arshikie të Zatriqit, Gjakovës e të Shkodrës, pa pagesë bile ka qenë nder nëse këngëtarët i kanë thirrrë në dasma kur ka pasur burra të menqur e trima si Shaban Palluzha e Xhemail Abria, Avdullah e Brahim Aga.

P. S. Muhameti, nipi i Muhamet Kajtazit mi dërgoj dy fotografi të Xhelir Islamit dhe dy shënime të shkurtëra, të një a dy faqeve të një libri për jetën e Xhelir islamit dhe të Islam Qelës por nuk kishte asnjë fotografi të Muhamet Kajtazit, gjyshit. Tha se janë djegur të gjithat, bashkë me shtëpinë në vitin 1999.
Edhe mua më kanë humbur por shpresoj se kur ta bejë gati librin për botim, do të shkoj në Turjakë e ndoshta kanë ndonjë fotografi të afërmit.
Për gjuhën, të folmen e Turjakës, nuk pata mundësi të flas por e veçantë është se zanorja ”o”, nuk shqiptohet në shumë fjalë. Ajo këthehet në ”a” psh thuhet ”Palluzha” e jo ”Polluzha”, ”Rahaveci” e jo ”Rahoveci”, ”Kamarani” në vend të ”Komaranit” etj.
Ky shkrim është botua më 1917, në disa portale:
Shahirat më të njohur të Kosovës, fokusi, 22.05.2017 12:28:41

https://www.fokusi.org/shahirat-me-te-njohur-te-kosoves/
“Shahirat më të njohur të Kosovës” Agjencioni Floripress- June 04, 2017
https://floripress.blogspot.com/2017/06/shahirat-me-te-njohur-te-kosoves.html

  • Sinan Kastrati, katundi Turjakë, tash në Suedi
    Malmö, 5 dhjetor 2021

“Fletërrufe” nr. 3 ndaj Profesorit Dr. Ramë Buja, anëtarit të dikurshëm të SHP të UÇK-së

0

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani

I respektuar Profesor!

Meqë qenke gati 4 vite më rinor se unë dhe meqë të kam respektuar përherë si mik, po përcaktohem të të drejtohem miqësisht, e jo si studenti profesorit.
Mendova të përmbahem pa reaguar e debatuar me ato që the në emisionin “presing” (më 22.11.2021), por më “hangër meraku”, mos ndoshta po mendon se nuk e kam tejkaluar ende hidhërimin që më pate shkaktuar kur ishe ministër. Ndoshta e mban mend, në vlugun kur po shkruaja librin reagues, publicistiko-polemik, kundër pamfletit pseudohistorik të historianit Oliver J. Schmitt, pata shfrytëzuar mundësinë e përshtatshme të të lusja për sponsorizim, që të përkthehej e botohej edhe gjermanisht. Shfytëzova Mikun tonë të përbashkët, Xhavit Dakën, të cilin e ke pas angazhuar shef kabineti apo diç ngjashëm. Ai ta ka pas treguar variantin, ende të pa korrektuar, dhe Ti i ke pas miratua 10 mijë Euro. Ai miratim më karikoj me energji që ta rishitja më seriozisht tekstin, që të mos koritja edhe Ministrinë. Kur e përfundova dhe po kërkoja përkthyes(e) për gjermanisht [i kam pas premtuar Akademisë austriake të Shkencave, ku Profesori Schmitt është anëtar, se do ua ofroja librin tim si dëshmi për akuzat që i pata bërë gjatë komunikimit me maila…]. Dëshiroja të botohej njëkohësisht në të dy gjuhët (madje kisha idenë ta bëja një libër dy-gjuhësor edhe për hir të rinisë sonë, tashmë vetëm gjermanishtfolëse). Fatkeqësisht Xhaviti ma dha lajmin dëshprues: “Nuk po e lejon Hashimi (kryeministri) ministrin ”. Vërtetë më patët hidhëruar deri në palcë. Por e ngushëllova veten me sabotimet edhe më vulgare që na i kishit bërë gjatë…
E shkuar, e harruar! – thoshin plakat e urta për raste të ngjashme.
[1]
Në paraqitja Jote [nga minuta 10 e videos], më befasove që relativizove rëndësinë e datës së themelimit UÇK-së, nëse është viti 1994, apo 1993. Megjithatë potencove se 17 Nëntori 1994 duhet të zyrtarizohet si datë themeluese. Një mediokër, nëse mund ta përdorë këtë diskualifikim për ata që nuk kanë arsimimin të lartë, edhe mund të arsyetohen nëse do të mbante qëndrim të ngjashëm. Ti jo! Sepse ka rëndësi, nëse UÇK-në e ka themeluar një kuvend, i mbajtur në Prishtinë, apo një Kryesi (me pse anëtarë të pranishëm), në Zvicër.
Po t’i ofroj emrat e disa pjesëmarrësve në Kuvendin e Katërt të Lëvizjes, mbajtur me 26 e 27 korrik 1993 në shtëpinë e prindërve të Fatmir Brajshorit në Kodrën e Trimave në Prishtinë: Adnan Asllani, Beqir Beqa, Emrush Xhemajli, Fatmir Brajshori, Fazli Velia, Halil Selimi, Ramadan Avdiu, Hashim Thaçi, Isa Krasniqi, Sabri Kiçmari, Xhavit Haziri, Xheladin Gashi dhe të tjerë.
Në mbledhjen e Kryesisë se LPK-së, Dega në emigracion, më 17 nëntor 1994, e mbajtur në Luzern në banesë të Ali Ahmetit, duhet të kenë qenë: Fazli Veliu (kryetar), Muhamet Kelmendi (nënkryetar), Emrush Xhemajli (sekretar), Gafurr Elshani (arkëtar), Ali Ahmeti dhe Xhavit Haliti (anëtarë).
Në rrëfimin tim, që u deklamua në atë emision (nga minuta 23), e paraqita telegrafisht kronologjinë e atyre ndodhive. Po të ndikohesha nga protagonizmi subjektiv, data e 17 nëntorit 1994 do më pëlqente më shumë, sepse aty kisha rrol edhe unë, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm (KP) të LPK-së, Dega në Emigracion. Që do të thotë, KP në mbledhjen e mbajtur më 11 dhjetor 1993, mori vendime që ishin obligative për Kryesinë. Në aspektin statutar KP e zgjedhte kryesinë dhe kryesia merrte obligime nga mbledhjet KP dhe jepte llogari në mbledhje pasuese (mbahej një herë në 3 muaj, ndonjëherë më shpesh).
Shkurt e shqip: Kuvendi i Katërt i Lëvizjes, i mbajtuar më 26 dhe 27 Korrik 1993 në Prishtinë, ka vendos për themelim të UÇK-së!
[2]
Ti ishe bërë anëtar i Shtabit të Përgjithëm (SHP) më 13 nëntor 1998, siç rrëfeve [nga minuta 12]. Meqë euforia e (vet)kënaqësisë duhet të të ketë kaluar deri tani, mund të informosh, sa veta ishin në atë mbledhje të SHP, për çfarë aftësie ushtarake dhe merita të zgjodhen, ishin kompetent të të zgjedhin? Kishte rregullore SHP në atë kohë, që ia jepte të drejtën përkatëse? Ishe Ti i pranishëm në mbledhjen kur ndodhi anëtarësimi Yt? Nëse kanë qenë në “mbledhje” vetëm ata që përmende, kishte legjitimitet?
Pra, në vazhdim keni thanë: “Aty i kam takuar Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin që nuk e njihja atëherë. Dhe Sokol Bashotën, që nuk e njihsha atëherë. Aty unë dhe Fatmir Limaj, më 13 nëtor, jemi ba anëtar Shtabi. Aty e këtej mund t’flas me kompetencë. Përpara kam pas lidhje me këta burra, por megjithatë, unë nuk e kam dit kush ashtë kreu, cilët janë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare t’Kosovës. Aty e kam marrë vesh se anëtarë Shtabi janë këta dhe disa të tjerë që mungonin në atë takim të parë që kur unë u bëra anëtar Shtabi.”
Fatkeqësisht apo fatmirësisht, varët kush e si i qaset, unë jam goxha fanatik i detajeve, sepse kam gris disa palë opinga në universitet të Gjermanisë gjatë viteve 1977-1982. Pa i ra trup nga Kina, “shtabi i rognerit” vetëm se qenka rrit edhe për dy anëtarë, më 13 nëntor 1998! Fatkeqësisht! Paskan munguar gjithë të tjerët, ushtarakët dhe luftëtarët e vërtet, shtylla të operativës të Shtabit rë Përgjithshëm, të cilët as atëherë e as sot nuk e përdorin terminologjinë “udhëheqës të UÇK-së”, por komandantë!
Të mirëkuptoj, ishte opinion i momentit i ndikuar nga atmosfera, por, po ta kishe dëgjuar ndonjëherë, konfidencionalisht apo publikisht “udhëheqësin politik” Hashim Thaçi, të rrëfente se ai, si anëtar i grupit të organizimit të Kuvendit të Katërt dhe pjesëmarrës, për vendimmarrje e atij Kuvendi për themelim të Ushtrisë, do të kishe anuar edhe Ti për 27 korrikut 1993. Apo?
Mund që të interesojnë edhe ca fragmente pararendës historik. Edhe Kuvendi i Tretë, i mbajtur më 3 Tetor 1991 në Kievë të Klinës, kishte vendos që gjithë anëtarësia e Lëvizjes, me moshë e kondicion të volitshëm për guerilë të armatosur, të vetorganizoheshin në grupe guerile, meqë kishte humb kuptimin Lëvizja si organizatë politike, pas organizimit pluralist “legal” të partive politike…
Fakeqësish dezertojnë Gani Syla, që Kuvendi e kishte zgjedh kryetar, edhe Hydajet Hyseni dhe Mehmet Hajrizi, që gjithashtu ishin zgjedh për anëtarë Kryesis dhe të Këshillit të Përgjithshëm. Kështu defunksionalizohet udhëheqja e Lëvizjes. Megjithatë anëtarësia ishte informuar për vendimet që kishte marrë ai Kuvend, prandaj filloj formimi i grupeve guerile…
Mëpastaj kuadrot e Lëvizjes mezi ia kanë dalë të organizojnë një mbledhje në prill 1993, e mbajtur në Kollare të Kërçovës (Makedoni). E kanë quajt “mbledhje konsultative”. Pjesëmarrës: Gafurr Elshani, Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Adnan Asllani, Hashim Thaçi, Azem Syla, Behajdin Allaçi, Adem Grabovci, Bilall Sherifi, Halil Selimi, Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Hidajete Krasniqi, Hysen Gega, Ramadan Pllana, Ilaz Kadolli, Fadil Bajrami, Musa Demiri, Bexhet Luzha, Fatmir Brajshori, etj. Ajo Mbledhje ka zgjedh “grupin e organizimit”, për thirrje dhe organizim të Kuvendit të Katërt. Udhëqës Grupi Adnan Asllani, anëtarë Ramadan Avdiu, Behajdin Allaqi, Bilall Sherifi. Meqë Hashimi po mbetej “jashtë historisë”, aty për aty e akuzon Behajdin Allaqin si spiun i UDB-së. Bheajdini dëshpërohet, jep dorëheqje nga Grupi i organizimit. Katapultohet Hashimi. Pasojnë arrestimet…
Megjithatë, Hashimi përherë i ka hesht Kuvendin e Katërt dhe vendimet e tij, sepse donte ta penetronte si datë historike një ndej me Adem Jasharin në vitin 1992, në Odët të Jasharëve. Fatkeqësisht, më pat rastisë, si “cung kovaçi” që isha, të jem në një ndejë në Odë të Jasharëve pas Lufte, ku Hashimi ndërmori përpjekjen pët ta dezinfomuar e përvetësuar Rifat Jasharin dhe të tjerët, se pikërisht në atë odë, me Adem Jasharin, kishin vendos në vitin 1992 (pat thënë edhe një datë) themelimin e UÇK-së. Ndërhyra që të mos shkretonte më gjatë: “Nuk është fisnike të spekulosh e dezinformofsh këtu, duke shpërdoruar bujarinë mirëpritëse, meqë vet ke qenë në Kuvendin e Katërt në Prishtinë, i mbajtur në korrik 1993, kur është vendos themelimi i UÇK-së!”
Pastaj e kuptova, se e pata “tepruar” me atë ndërhyrje…
[3]
Të falënderoj për vlerësimin “Ibrahimi shumëçka e ka thënë të vërtet.” Më mjafton kaq nga Ti, kësaj radhe. Nëse do të thoshe se të gjitha janë të vërteta, nuk do të besoja, pos nëse do të isha informuar se je konvertuar në “religjion” tjetër, apo se ke përjetuar reflektim të thellë. Pikërisht, ata të “shtabit të rognerit”, as nuk e kanë udhëheq, komanduar e quar përpara Luftën çlirimtare deri në çlirim, por e keni sabuar e komplotuar UÇK-në dhe Luftën e saj çlirimtare, sa keni mund! Vazhdoj të besoj se nuk ke qenë komplotist aktiv, as Ti as Kadriu, dhe as nuk keni pas informim, cilët janë me të vërtet eprorët Tuaj, Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi! Vëm bast, po dëshirove, që Ti nuk ke dëgjuar as nuk ke lexuar raport në ndonjërën nga mbledhjet e Shtabit të Përgjithshëm, – as në përmberje vetëm të anëtarëve të “shtabit të rognerit”, – për financa të UÇK-së, gjegjësisht për planifikim dhe shpënzime të tyre! I kam pyet edhe komandantët e SHP, Sylejman Selimin dhe Agim Çekun, nëse kanë pas ndonjë informim për financat e UÇK-së apo nëse janë pyet ndonjëherë, gjatë kohës sa kanë qenë komandantë. Bile, Agimi pat thënë në të qeshur: “Nuk më ka ofruar ndokush as para xhepi, sa për cigare e kafe, edhe pse nuk kisha nevojë, sepse kisha pension ushtarak rreth 2.000 DM.”
E dinte SHP, në cilëndo përbërje qoftë, se Zona e Drencës nuk kishte “marrë ndihmë e furnizim asnjë lek e fishek nga shtatori 1998 deri në qershor 1999, nga Fondi…”, siç pat informuar Sami Lushtaku në një ndejë rasti (në qershor 1999, në prani të gjithë komandantëve të zonave, edhe të Komandantit Selimi, meqë në Hotel Victory në Prishtinë i hasa bashkë, pas mbledhjes që kishin pas me Komandantin Jacson)? Samiu me atë rast me pat akuzuar si ish bashkëveprimtar i Lëvizjes në Gjermani që kemi qenë. Pyeta Sylejmanin. E pat vërtetuar, duke shtuar me sarkazëm therse: “Na kanë pas mbet pushkët në dorë si huj gardhi…” Ia pata kthye Samiut: “Paske merituar të ngordhsh edhe urije, meqë ke telefonuar për ca telashe me telefona satelitorë, por nuk ke treguar që nuk po furnizoheni me armë, municion, financa. Unë mendoja se drenicaktët, Azemi, Hashimi, Kadria, Ramizi (Lladrovci) i kanë kap rreth 70 % të financave të Fondit dhe po furnizojnë kryesisht Drenicën, duke diskriminuar zonat tjera, prandaj jam angazhuar, përmes korrierëve që keni caktuar, të furnizoj vetëm zonat tjera, duke anashkaluar Drenicën.”
Të vërtet dhe përjetime të rënda, apo jo?
A të kujtohet, në mbledhje të SHP, nga 14 dhjetori 1998, keni diskutuar tragjedinë e 14 dhjetorit, ku janë martizuar Komandanti Mujë Krasniqi me 41 bashkëluftëtarë, në vendin e quajtur Likenët e Hasit, afër kufiri? Dinit se një ditë përpara, më 13 dhjetor, Mujë Krasniqi ishte grind me kUmandant “dajen” (Azem Sylën), bile ka nga ata që e kanë pa dhe kanë informuar se Muja i ka rënë shpullë Azemit?
Duke u bazuar edhe në një ndodhi të 26 qershor 1998, kur po futeshin 65 veta, e Azemi ua “beson” Faredin Gashin (“Farukun”) ta marrin me vete. Rastësht pat informuar Historiani dhe Luftëtari Metë Dura (kaçanikli), Bashkëveprimtar në Lëviza, Nëndega Zvicër, i cili ka qenë aty, bashkë me Sadik Halitjahën dhe Reshat Salihun, kur Azemi ua ka dhënë “Farukun” me vete. Dhe po ai “Faruk” ndahet nga rreshti i aradhës, pak para se të pëlcasin armët sulmuese serbe. Paskam harruar nëse kishin më shumë se vetëm një të plagosur. Mos ndoshta më 14 dhjetor 1998 ndodhi hakmarrje me përmasa të mëdha tragjike, për shkak të asaj shuplake?!
Fatkeqësisht, nuk ka qenë rasti i parë dhe i vetëm, i grindjeve të ngjashme me Azemin. Qysh në prill 1998 Komandanti Qemal Idrizi (“aksidentalisht” edhe ai drenicak), iu pat versul Azemit për një komplot goxha fatkeq. Fati i Azemit që Qemali dëgjoi këshillen time, meqë Qemajli nuk kishte karakter pragmatist as konformist! Edhe Komandantit Bekim Berisha i ka ndodh goxha ngjashëm, kur Azemi e ka thirr për t’i raportuar, pse i kishte marrë armët me kërcënim nga depoja që i përkiste Sektorit logjistik, të cilin e komandonte Azemi. Dhe atë armatim Bekimi e kishin marrë me kërcënim nga depoja po për një aradhë nga Zona e Drenicës, sepse kUmandantët e Sektorit të Azemit refuzonin dhënien e armëve dhe municionit ushtarëve që vinin enkas nga Kosova, pasi furnizimet sabotohe; bile, ka pas “gojëkëqi” që thoshin se njerëzit e Azemit po ua shesin armët e UÇK-së fshatrave që organizoni “mbrojtjen e pragut”!
Detaje, detaje, – mund që i quan cikërrima të pa rëndësishme, sepse përherë shpërdorni arsyetimin taktik: “luftën e fituam”, – por ama përbëjnë tërësinë!
[4]
Pikante qe rrëfimi për takimin me Gjeneralin Clark! Lum si Ti dhe të tjerët që keni pas atë nder e kënaqësi! Por, ta zbërthejmë lutjen e Gjeneralit: “Më ndihmoni ta godas Millosheviqin!” Dhe e komentove se e kishte për lutjen që ta nënshkruani “marrëveshjen”. Nëse do të kishte informacion se ju do ta nënshkruanit, do kishte ndodh ai takim? Pra, ka pas shqetësimin se nuk do ta nënshkruani.
Keqardhje, nuk e kam lexuar doktoratën Tënde për Konferencë të Rambujesë (nëse nuk kam harruar tematikën e doktoratës, edhe pse isha në koktejin festiv për doktoratën Tënde). Mund që ke lexuar rrëfimet e mija, pse Hashimi nuk e nënshkroi në Rambuje “marrëveshjen”, edhe pse gjithë Delgacioni ishi për nënshkrim? Shkurt e shqip: sepse DGSE-ja serbofile franceze, përmes shefit Danjean Arnaud, e komandoi Hashimin të mos e nënshkruante. Ndërsa “fizkulturat” e ndodhura pastaj, për të arsyetuar nënshkrimin më 15 mars 1999, janë vetëm “fizkultura” a la Hashim, më saktësisht a la DGSE. Kur u mor vesh e vërteta që Hashimi kishte refuzuar nënshkrimin në Rambuje, sepse ashtu ishte urdhëruar nga DGSE-ja, atëherë USA, Gjermania, Anglia, duhet ta kenë bind Presideentin e Francës, Zhak Shirak (Jacques René Chirac) që të ndërdynte te DGSE-ja për ta ndryshuar qëndrimin.
Ke rrëfye ndonjëherë për pranin e përhershme në Kshtjellë të “shokut” të Hashimit, Shefit të drejtorisë për Ballkanin, Zotëri Danjean Arrnaud?
Me spekulimet folklorike që bëhen për Konferencë të Rambujesë, sidomos për meritat e Delegacionit të Kosovës, nuk po ndalëm, meqë po e rëndoj tepër “vllaqen”.
[5]
Meqë Ti e potencove të qenit komandant të Azem Sylës dhe zgjedhjen e Sylejman Selimit në “vend të tij” [minuta 34], si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, mund të ofrosh vetëm një fakt konkret, se ndonjë institucion e ka zgjedh apo emëruar Azem Sylën komandant? Nëse e ofron, edhe pse e kam shti peng disa herë tokën që kam trashëguar nga prindët, do ta jap, meqë bëhesh i pari që e fiton bastin.
Vërtet nuk e ke vërejt në Kështjellë se bërthama e “shtabit të rognerit” (Xhaviti, Azemi dhe Hashimi) e paten përjetuar e vuajt si puç zgjedhjen e Komandant Selimit për komandant të SHP?! [Nuk kam njohuri ushtarake, prandaj nuk di nëse shtabet e përgjithshme të ushtrisë zgjedhin komandantin e tyre, apo emërohet nga institucione tjera kopetente? Logjike do të kishte qenë, kush e ka formuar ushtrinë, emëron komandantin e shtabit të përgjithshëm.]
[6]
Për “zgjedhjen” e delegacionit të UÇK-së për Konfencë të Rambujesë, po të informoj për një insert. Gjatë kohes kur SHP po vendoste për përbërje të delegacionit tonë, m’u tha t’i telefona Jakupit, ta lutja që ta propozonte Bardhyl Mahmutin, sepse ai kishte studiuar e magjistruar shkencat politike në Zvicrën frankofone, prandaj ishte kuadri më i përgatitur që e posedonim. Ishte edhe çështja e gjuhës frëngjishte, meqë ambienti në Rambuje ishte frankofon. Mu paraqit Jakupti. Ai shprehu keqardhje që ajo pikë tashmë ishte shqyrtuar dhe m’i tregoi emrat e “zgjedhur”. E luta ta ridiskutonin, me mendim që secili do të ishte i gatshëm të tërhiqej për t’ia lëshuar vendin Bardhylit. Por nuk e hangërt ju “rogneristat”! Fatkeqësisht!
Pyetje: cili nga përfaqësuesit e UÇK-së ishi atëherë më adapt se Magjistri Bardhyl Mahmuti dhe a do të kishe pranuar t’ia liroje vendin Tënd? Edhe ai ishte kuadër i Drejtorisë politke (ishte edhe anëtar i Kryesisë se Lëvizjes)…
[7]
Lidhur me takimin që paska ndodhur me “trojken” evropiane [minuta 43], të kujtohet nëse ke pa Sekretarin e shtetit të Gjermanisë, Zotëri Wofgan Ischinger?
Në vilën qeveritare, që e kishte në shfrytëzim, Zotëri Ischinger na pat ftuar në “koktej” gjithë organizuesve të imigracionit politik shqiptar në Gjermani. Kishte ftuar edhe ndonjë kryetar shoqate, e jo vetëm te neve që ishim në udhëheqje të organizime partiake e politike. Donte të informohen për gjendjen, përcaktimet e angazhimet tona, por edhe të na këshillonte të mos grindeshim e të armiqësoheshim, siç u ka ndodh imigrantëve kurdë. Kur ma pat dhënë fjalën mua në atë tryezë, pas Zonjes Donika Gërvalla që përfaqësonte LDK-në, sapo fillova të flas, Zonja Gërvalla thirri goxha zëshëm: “Nuk duhet t’i ipet fjala këti ekstremisti!” Ischinger ia preu: “Zonjë, këtu jam nikoçir unë dhe po unë e udhëheq diskutimin. Nëse nuk doni ta dëgjoni, mund të dilni jashtë deri sa ta mbaron. Unë dua secili që kam ftuar të flas sa më sinqerisht…”
Kur përfunduam diskutimin dhe u shtrua kokteji, Ischingeri na foli mua dhe dy-tre tjerëve, paska në konfidencë: “Kam pas shumël keqardhje për mashtrimin primitiv që na bënin dy djelmosha, të cilët simulonin sikur janë vetëm korrier që dëgjojnë pyetjet tona, shkojnë në Shtab, marrin përgjigje dhe na i komunikojnë. Në fakt ata vetëm sorollateshin pak kohë për të na mashtruar neve, meqë nuk takonin e nuk konsultonin aske, por na i thoshin mendimet e tyre.” [parafrazim] U sqaruam se e kishte fjalën për Hashimin dhe Kadriun.
Diplomati me përvojë e ka hetuar menjëherë “aventurat” e Hashimit, ndërsa Ti dhe soji Yt, nuk e keni kuptuar atëherë as deri tani! Fatkeqësisht!
“Trojka” ishte vetëm evropiane, apo ishte njëri nga USA?
[8]
Keqardhje për irritimin Tënd ndaj diskualifikimit tim të kryeministrit Fatos Nano si kuisling! [minuta 62]. Unë e kam njohur Z. Nano qysh në vitin 1991. Në vitin 1992 ia pata prish një konfencë shtypi. Atëherë isha i angazhuar si korrespondent i jashtëm i gazetës berlineze TAZ. Nano thirri konfencë për ta diskredituar dekretin e presidentit Sali Berisha që t’u jipej shtetësia të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë londineze. Nano, në cilësi të kryetarit të PS-së, pat broçkullisur se shpejt do jemi vetëm argatë e shërbëtorë të kosovarëve, meqë kanë për t’na i ble të gjitha tokat dhe shtëpitë. U grindem egërsisht. U prish konfenca.
Po i kapërcej detajet argumentuse, për të përmend një ndodhi të gushtit 1998. Presidenti Rexhep Mejdani kishte caktuar pritje dhe takim zyrtar me Kryesinë e LPK-së. Na u ngjit edhe Xhavit Haliti, edhe pse nuk ishte anëtar Kryesie. Pasi përfundoi ceremonia e kurtuazisë përkatëse, meqë më nervozuan Bdri Islami (kryetari) dhe Jashar Salihu (nënkryetari), me elozhet falënderuese për ndihmen që po na ofronte Shqipëria, ndërhyra goxha brutalisht: “Profesor, këta po të mashtrojnë. Ne këtu po paguajmë secilin fishek, kallash dhe secilën bartje të armëve e municionin drejt Kosove, me shumë deviza. Për këtë krim që po bëjnë institucionet shtetërore, keni për t’u gjykuar si tradhtarë kombëtarë…”
Presidenti Mejdani nuk më la ta vazhdoi. Tha një llaf relasues: “Kështu i kemi edukuar studentët e fizikës.” (Më njihe personalisht qysh nga viti 1991.) Pasi mori frymë thellë, iu drejtua Profesorit Fatos Klosi, atëherë kryeshef i SHISH-it: “Nuk po zbatohet urdhri që i kam dhënë Ushtrisë shqiptare që UÇK-ja të furnizohet falas me të gjitha që posedojmë?”
Klosi: “Kanë refuzuar kryeministri Nano dhe ministri i mbrojtjes Hajdaraga. E duan urdhrin me shkrim.”
Mejdani: “Kjo do të thotë se ka ndodh puç ndaj komandanti suprem, e unë ende nuk jam informua?! Urdhra me shkrim nuk jap dot në këtë situatë, sepse i zbulojnë shërbimet armiqësore dhe na akuzojnë për pjesëmarrje aktive në luftë.”
Nuk ia vlen të zgjatëm për ta mbush mendjen, meqë duhet t’u kesh shumë borxhe rogneristëve, prandaj as që guxon të korrigjosh mendimin! Apo?
Mbaje mend, të lutëm, asnjë kamion nuk kemi mund ta lëvizim drejt Tropoje, pa ia paguar haraçin kryeministrit Nano dhe falangave të tij! Këtë na e ka raportuar edhe Azem Syla, në gusht 1998, kur e kemi thirr në mbledhje të Kryesisë, ate dhe Raif Gashin, për të raportuar për angazhimet e dy sektorëve të logjistikës (atë në Tropojë që tashmë e komandonte Gani Nuha) dhe atë në Has që e komandonte Azem Syla.
Pikërisht Nano i ka dhënë urdhër Kryeprokurorit, që të mos hetohet vrasja në pritë që u është bërë Komandantit Ilir Konushevci dhe mjekut Hazir Mala, më 9 maj 1998, nga shoferi i shefit të policisë së Bajram Currit, tropojanit Bislim Demiri…
Dëshi fati i Luftës sonë që më 12 shtator 1998 të vritet Azem Hajdari dhe si pasojë kryeministri Nano u arratis në Makedoni. Kryeministri Majko pat marrë qëndrim, gjithë armët dhe municioni që na duheshin dhe i posedonte Ushtria e Shqipërisë të na jepesh falas! Por “shtabi i rognerit” ishte kundër, sepse u duhej kontrabanda me armë për të kamufluar plaçkën financiare që ia bënin UÇK-së. Jo vetëm kaq. Edhe iu vërsulën me shpifje Kryeministrit Majko, pse mori vendim të na falen armët dhe municioni!! Dhe ende dezinformojnë e shpifin…
[9]
Lidhur me rrëfimin për darkën që keni ngrënë me Fehmiun Ti dhe Jakupi një natë para se Ai të vritet [minuta 73], po të ofroj dy informime telegrafike, meqë më gjerësisht kam informuar Profesorin Latifi. Fehmiu ka bërë kërkesë Kryesisë se Lëvizjes në verë të vitit 1996, meqë i kishte premtuar Ademit për të shkuar me disa bashkëluftëtarë për përforcim. Fatkeqësisht Fehmiu respektonte shumë diciplinën organizative, nuk ishte “anarshist” si unë. Vetëm në mars 1997, pas rreth 9 muajve, iu ka miratuar kërkesa nga Kryesia (në kuadër të cilës ishte edhe Sektori i Rëndësisë së Vëçantë). U bë organizimi për të hy në Kosovë. Fakeqësisht më 6 maj 1997 në kufi u martirizua Luan Haradinaj, që ishte në krye të aradhës, si udhëzues. Fehmiu qe plagos me atë rast. Edhe Abedin Rexha qe plagos më rëndë, ndërsa Ramush Haradinaj u plagos më leht…
Në fillim të majit 1998 “gojëkëqijtë” kanë fol se Fahmiu e Jakupi janë grindur mes tyre. Shkak ka qenë urdhri i Fehmiut, në cilësi të komandantit, që të mbyllet shkolla në Drenas për shkak të sigurisë se fëmijëve. Jakupi, i cili ishte dervish i kuislingut Ibrahim Rugova, e ka kundërshtuar. Kjo grindje ka qenë “merita” kryesore e Jakupit që “shtabi i rognerit” ta emëronte ate për zëdhënës. Apo mendon Ti se Jakupi kishte merita ekstra, pse ka vuaj burg politik për lajthitjen e tij në kaudër të OMLK-së?
Fehmiu, për hir të mbarëvajtjes se Luftës, ka përbi komplotin që ia ka bërë “shtabi i rognerit”, duke shpërdoruar grindjen që ka pas me Jakupin, dhe sigurisht, ka vlerësuar se nuk ishte rendi as vendi që t’iu informon për sabotazhin që ia kanë bërë Xhaviti e Azemi, duke e bllokuar Kryesinë rreth 9 muaj që të mos ia miratonte kërkesën.
Meqë e diskreditova Jakuptin, duke mos respektuar rendin për mirësjellje mëshiruese, sepse tashmë është në burg për akuzë “të padrejtë”, po të informoj për dy goditje të rënda që na i ka bërë, sepse ende nuk kishte reflektuar për destruktivitetin “marksist-leninist” gjatë viteve të 1970-ta. E para, ishte teksti i betimit për UÇK. Fatkeqësisht ai dhe ndonjë tjetër, që mund ta ketë ndihmuar, po mendonin se UÇK është organizatë politike që cakton vet platformën ideopolitike. Prandaj formuloi “tekstin betues”, me përcaktim se UÇK-ja po luftonte për bashkim kombëtar. Këtë platformë nuk e kishim atëherë, sepse nuk donim të luftonim kundër krejt “bote”. E dyta, një serbofile ishte komanduar ta intervistonte Zëdhënsin Krasniqi. Ishte hiç më pak se Renata Flotau, gazetare e revistës më antiamerikane e më serbofile në Gjermani, famëkeqja DER SPIEGEL. Ajo e intervistoi Jakupin në serbisht, sepse ajo është edhe serbofone. Mua më tronditi telefonata e redaktorit për Europë Juglindore në redaksie të DER SPIEGEL, Miku gjithashtu i tronditur, Roland Schleicher. Me bërtiti për atë diversion, siç e diskualifikoi ai, që përmbante intervista e Jakupit. Ma dërgoi tekstin me fax. E luta ta modifikonte sa më shumë përgjigjen e Jakupit, ku thoshte që UÇK po lufton për bashkimin kombëtar, që të bëhej më plastik. Pranoi lutjen time. Kur ka dalë revista nga shtyp ika plas bomba në redaksie të revistës, pse Rolandi kishte ndryshuar përgjigjen. Ishte ankuar serbofilja Renata. Pronari e dëbon nga puna Rolandin për atë ndërhyrje flagrante në tekst…
[10]
Në minutën 81 ke rrëfyer një ndodhi për trimërinë e Hashim Thaçit. Do të mirëkuptoja ta kisha dëgjuar nga Ti këtë rrëfim para Konferecës se Rambujesë, sepse nuk e dinim që Hashimi është marionetë e shërbimeve armiqësore, por nuk kam mirëkuptim tani, kur edhe ke doktoruar për atë Konfencë.
Mund që të kanë ra në sy disa të huajt që vinin në Kosovë, gjoja si luftëtarë. Ata ishin të dërguar nga shërbimet e tyre, për të pas informata sa më konkrete nga terreni. Dy nga ata ishin francezë, që kujdestaronin pranë vendqëndrimeve të SHP. Edhe ata ishin njësoj “trima”, si Hashimi, sepse angazhimet e tyre rakordoheshin praprakisht me institucione përkatëse të Serbisë – që të mos u ndodhte vrasja as “pahiri” e “gabimisht”.
Edhe më vonë [minuta 93] ke thënë, “më rrezik ishte të hyje e të dalje shpesh në Kosovë e nga Kosova”, duke lavdëruar hyrje daljet e Hashimit. Pse kishte nevojë Hashimi të hynte e të delte aq shpesh?! Vërtet, kujt i duhej ai jashtë Kosove, apo në Kosovë?
Kur të kalosh në Makedoni, kërko kryepolicin Zymri Qamili (qe është avancuar edhe zv-ministër i brendshëm atje për hir të “meritave”…). Ai do të tregon, si e ka e sa herë e ka transportuar Hashimin me auto të policisë makedone, nga Qafëthana në Jazhincë dhe anasjelltas. Këto hyrje-dalje të Hashimit ndodhnin kryesisht kur diplomatët operativë ndërkombëtarë paralajmëronin e merrnin leje nga Beogradi për të kontaktuar përfaqësuesit e UÇK-së. Prandaj Hashimi ishte trim, sepse terrenin ia pastronin nga minat shërbimet armiqësore…
[11]
Ke dezinformuar [nga minuta 82]: “ata janë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po dënohen padrejtësisht”. Keqardhje, nuk i ka hije nivelit Tënd arsimor! Edhe nëse do të ishte e vërtetë që ata paskëshin qenë krerë, – rëndom ushtritë nuk kanë krerë e udhëheqës, por ende qenke i skllavëruar nga mendësia se UÇK ishte organizatë politike, akoma më keq, juntë ushtarake, – do të duhej të përbaheshe për ta thënë tani, sepse kështu po e komprometon UÇK-në me “krerë” të akuzuar nga kryeprokurori amerikan si pjesëtarë të “ndërmarrjes se përbashkët kriminale”! UROJ të mos dënohen si kriminelë lufte, por nëse ndodh të dënohen, në cilin xhep do t’i fshehesh këto broçkullisje destruktive që ke thënë tani?! Fatmirësisht vet të akuzuarit, sidomos Hashimi dhe Kadriu, kanë respektuar e po respektojnë ato institucione të Republikës së Kosovës!
[12]
Fatmirësisht ke thënë një të vërtetë [në minutën 90] të pjesshme: “Ai Shtab i Përgjithshëm (…) e ka udhëheq luftën më të lavdishme që ka bërë populli shqiptar, përveq kohës Skendër Beut!”
Duhet të ketë qenë viti 1997 kur ishim në një ndejë në Mynhen (nuk më kujtohet nëse ishim në banesë të Rifat Jasharit apo të Ramiz Lladrovcit). Ishim mbledh për të diskutuar për betjat që patën ndodh në afërsi të Skenderajt. Në një rast Hashimi pat përdor slogan të ngjashëm glorifikues, si ky Yti.
Fatkeqësisht iu pata kundërvënë: “Më duket ti nuk ke studiuar histori, por i ke ble notat. Si mund të glorifikohet UÇK-ja tani, që mund të ketë vetëm rreth 150 guerilë, me ca sulme sporadike guerile, me ushtritë kryengritëse të Lidhjes se Prizrenit e të Hasan Prishtinës. Kjo e fundit përbëhej nga rreth 12 mijë kryengritës që hynë si çlirimtarë në Shkup në gusht 1912?!”
Vërtet, kujt po i duhen këto glorifikime tepër hiperbolike, që po provokojnë komprometim të UÇK-së? Më është shkaktuar dyshimi se kjo është pjesë e luftës speciale për ta komprometuar UÇK-në, sepse edhe me glorifikime të hiperbolizuara ndodhin komprometime, jo vetëm me kritika. Fatkeqësisht, këso glorifikimesh po përdorin pak karar sidomos sabotuesit, profiterët e komplotistët e Luftës, duke u krekosë se ishin kUmandantë!
Që ta dish, ai Shtab është formuar para se të angazhohej “shtabi i rognerit” për ta kap, më 11 mars 1998, fal kryeluftëtarëve dhe ushtarakëve në Kosovë, që sfiduan sabotimet e komplotet e “shtabit të rognerit”! Shtabi i Përgjithshëm i kishte mbi 30 anëtarë, prandaj tre marioneta komplotiste nuk ia kanë dalë ta kapin e komandojnë të terin, edhe pse në dukje, si rrjedhojë e imponuar nga shërbimet armiqësore, prezantoheshin si përfaqësues “zyrtar”. UÇK-ja e Vegjëlisë çlirimtare sfidoi Serbinë, shërbimet armiqësore dhe marioneta komplotiste! Apo mos ndoshta hiersia Jote intelektuale beson se shërbimet armiqësore nuk kishin penetrua në Shtab të Përgjithshëm asnjë marionetë?!
[13]
Mezi po përmbahem pa reaguar kundër shpifjes Tënde këmbëngulëse, të ritheksuar [nga minuta 92]: “Kreu i UÇK-së ka qenë Hashim Thaçi!” Besoj, edhe në familjen Tende nuk do të lejonin ta shpallje zot shpije Hashimin. Ndërsa unë e quaj ofendim e komprometim, të gënjesh se Hashim ishte kreu i UÇK-së tonë! Thirri mendjes të lutëm, nëse nuk i ke “shit drutë apo shpirtin”, sepse mund që gjatë procesit gjyqësor kryeprokurori Smith na surprizon me fakte nga dosjet e Parisit dhe Beograd.
Po anashkaloj kësaj radhe pa e komentuar dyshimin për “zhdukjen” e Bashkëveprimtarit dhe Bashkëluftetarit Behajdin Allaqi…

SHËNDET, MBARËSI, RESPEKTE!

PS.:
Po ofroj një si “qershia mbi torte”, që të kuptosh më lehtë gabimet, shpërdorimet, manipulimet, viktimizimet, komplotet, që kemi bërë, krahas veprimtarisë çlirimtare.
Përmende “Partia e luftës Kosovës” [nga minuta 11], për të cilën the që është formuar në vitin 1984 (sa mbajta mend, meqë po përtoj ta ridëgjoj gjithë emisionin).
Në fund të vitit 1983 ishim në mbledhje të Këshillit Ekzekutiv, gjegjësisht Kryesisë se Lëvizjes. Emrin e plotë Lëvizja atëherë e kishte: Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ). Mbledhjet rëndom i mbanim në banesë të Hasan Malës dhe Saime Isufit në Biel të Zvicrës. Si më i rryeri që ishte, mbledhjet i drejtonte Xhafer Shatri (pa qenë i zgjedhur kryetar). Na pat propozuar të miratonim diç që e paraqiti si udhëzim nga udhëheqja e Lëvizjes në Kosovë. Meqë udhëzimi nuk më pëlqeu, pata kërkuar ta paraqet udhëzimin origjinal që i kishte ardh nga Kosova. U mundua të arsyetohet se do t’i duheshin dy orë kohë që ta gjente. Me çukë mushke këmbëngula, e dua për ta pa edhe nëse na duhen dy ditë për ta gjet. Ndërprem mbledhjen. Dola me shetit buzë liqeni. Pas dy orësh vazhduam mbledhjen. Ai prezanto me tangarllëk një letër që ngjante me qenë e shkruar me ngjyrë të kaftë. Zuri të rrëfente teknikën konspirative që e përdorte për atë komunikim me udhëheqje në Kosovë. Pra, shkruante letren me tamel dhe pranuesi duhej ta ngrohte me kujdes që të pjekej qumështi dhe ashtu delte teksti. Ia mora letrën nga dora për ta ngop kurreshtjen. Meqë mu duk kaligrafi e parë, tërhoqa fletoren që Xhaferi mbante përpara në tavolinë. Menjëherë iu drejtova me ton agresiv: “Mashtrues, për ta sajuar këtë letër t’u dëshen dy orë?! Ky është dorëshkrim yti. Shihne secili, është i njëjtë me kaligrafinë e shkrimit që ka në fletore…”
Tashmë edhe Hasani dhe Saimja u binden shpejt, meqë Xhaferi ishte mbyll në kuzhinë që ta sajonte letrën dhe kishte porosit të mos e pengonte askush , sepse do dekonspirohej vendi ku po i fshehte gjerat sekrete në kuzhinë.
Praktikës manipuluese përmes truqeve aq ordiner u doli boja me atë rast. Xhaferi shumë herë ka dërguar udhëzime në Kosovë, “në emër” të Këshillit Ekzekutiv të Lëvizjes në Emigracion, pa na pyet as pa na informuar neve, njëkohësisht na na impononte vendime “në emër” të udhëheqjes se Lëvizjes në Kosovë, e cila, në fakt nuk ekzistonte. Kështu u viktimizuan edhe Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha dhe ndodhen burgosje, me akuzë se i përkisnin asaj “partie të luftës”.
Fatkeqësisht këto truqe komplotiste nuk i kuptonim ne idealistët sektaristë, primitivë, romantikë, revolucionarë, “marksistë-leninistë”, prandaj na manipulonin, shpërdoronin e viktimizonin. Këso truqesh komplotiste përdornin shërbimet, si mas preventive për të dobësuar e shkatërruar veprimtarinë çlirimtare. Por i (sh)përdornim edhe neve, sepse mendonim që ashtu po bënim veprime në kuadër të kauzës çlirimtare, si rasti kur kemi themeluar Frontin e Kuq Popullor në vitin 1978…
Vazhdon t’i quash vlerë e sakrificë patriotike e revolucionare manipulimet, shpërdorimet dhe viktimizimet që i keni vuajt atëherë, si pjesëtarë të asaj “partie të luftës”, komandant i se cilës që vetshpallë “gjenerali” Kadri Osmani?!

TUNG

Imagjinata dhe mendimet e një vizitori Shqiptar në Muzeun e Dëshmorëve në Ashraf3

0

Nga: Sokol Beqiraj

PËRSHTYPJE DHE MENDIME NGA MUZEU I MARTIRËVE

Të djelën me datë 15 Nëntor unë pata rastin të vizitoj Muzeun e martirëve të popullit të Iranit, të cilët gjatë 120 viteve të fundit sakrifikuan gjithshka që ata kishin për liri dhe demokraci. Ky muzeum i ndërtuar me mjeshtëri,  ndodhet në brëndësi të kampit Ashraf në Manzë. Ai pasqyron me fotografi dhe me fakte historike, përpjekjet dhe vuajtjet nën tortura të bijve dhe bijave të Iranit që kanë luftuar kundër regjimit të shahut dhe pastaj për të përmbysur diktaturën fashiste,fetare të mullahëve. Bashkë me mua për të parë muzeumin ishin edhe një grup vizitorësh, njërës të artit, politikës, të medias e të tjerë. Në fasadën kryesore të muzeumit ndodheshin fotografitë njerësve të shquar të revolucionit të vitit 1906 si dhe udhëheqës të tjerë të 100 viteve të fundit, të tillë si Satar Khan, Bagher Khan, koloneli Pessian dhe Mirza Kuchak. Kur u futa brënda në sallën e parë më bëri përshtypje fotografia e themeluesve të Rezistencës PMOI/MEK, Mohammad Hanimejad, Saeid Mahsen dhe Ali-Asghar Badizadegan. Këta themelues ishin ishin të frymëzuar nga idealet demokratike të Mossaddeq dhe gjetën mbështetje në shtresat e ndryshme të popullsisë, por sidomos tek intelektualët dhe studentët. Lëvizja e fuqishme popullore e përmbysi regjimin e Shahut të Iranit, por revolucioni iranian u tradhëtua nga mullahët që abuzuan me pushtetin dhe zevëndësuan diktaturën e Shahut me një diktaturë edhe më të egër. Khomeini manipuloi zgjedhjet dhe vendosi regjimin klerikal fashist absolut.

Por Rezistenca PMOI/MEK me në krye Massoud Raxhavi e sfidoi dhe e vazhdoi luftën për liri dhe demokraci në Iran. Pikërisht këtë paraqet Muzeumi. Mobilizimin popullor të bijve dhe bijave të popullit iranian për të përmbysur diktaturën fashiste të mullahëve. Që nga qërshori i vitit 1981 veglat e regjimit terrorist vranë me qindra përkrahës të PMOI/MEK. Ata burgosën me mijra iranianë për pjesmarjen në aktivitetet politike paqësore, shumë prej të cilëve më vonë do të ekzekutoheshin brutalisht. Ekspozita pasqyron kryesisht masakrën e vitit 1988 ku regjimi fashist i mullahëve ekzekutoi gjatë tre muajve mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica anëtarë ose përkrahës të MEK. Khomeini në rolin e Udhëheqësit  Suprem, me anë të një dekreti, urdhëroi masakrën që është quajtur krim kundër njerëzimit. Në burgjet e Iranit u. krijuan ”Komisjonet e Vdekjes”  ku dërgoheshin për gjykim ata të burgosur që refuzonin të mohonin përkrahjen e tyre për MEK.  Një nga anëtarët e ”Komisjonet e Vdekjes”  ishte Hamid Nouri.

Por kohët e fundit një gjykatë Suedeze ka vendosur që Hamid Nouri një nga zyrtarët e lartë të regjimit iranian i cili ka qenë i përfshirë në masakrën e vitit 1988, të dalë përpara gjyqit dhe të gjykohet për krime kundër njërëzimit.  Gjyqtari suedez vendosi ta transferojë gjykatën në Shqipëri për dy javë për të dëgjuar dëshmitarët që ndodhen në Ashraf 3 ku banojnë 1000 ish të burgosur politikë. Gjithashtu, gjykatësi tha se dëshmitarët kryesorë janë në Ashraf 3 dhe se është shumë e rëndësishme që gjykata të dëgjojë dëshmitë e tyre.

Është një pamje shumë tronditëse dhe rënqethëse kur shikon dhomën e torturave, apo qelitë tejet të vogla e të ngushta të izolimit për të thyer vullnetin e vajzave, nënave që ndodheshin bashkë me fëmijën e vogël në burg dhe që torturoheshin para fëmijës, por edhe të djemve adoleshentë dhe burrave që nuk u përkulën kurrë. Këto pamje ishin të zakonshme në burgjet Evin, Gordasht e të tjerë burgje në të gjithë Iranin. Është indinjues fakti që një nga urdhëruesit e dënimeve në “Komisionin e Vdekjes”  Ebrahim Raisi, sot është president i Iranit.

Populli Shqiptar e ka mbështetur dhe e mbështet lëvizjen e Rezistencës muxhahidine të popullit Iranian . Udhëheqësja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)Marjam Raxhavi ka përcaktuar Planin me 10 Pika për të ardhmen e Iranit.

Kryengritjet e dy viteve të fundit  që u zhvilluan në të gjitha qytetet kryesore të Iranit e kanë tronditur nga themelet regjimin e mullahëve dhe është e afërt dita kur populli i Iranit do të përmbysi regjimin fashist dhe shumë shpejt do të kemi një Iran të lirë dhe demokratik.

Ceremonia “arabe” e varrimit të viktimave shqiptare të aksidentit të autobusit në Bullgari! (video)

0
Kujtime shumë të hidhura. Pas sjelljes së 45 trupave të pajetë nga Bullgaria, shumica prej tashmë të ndjerëve po pushojnë në varret e tyre, pasi varrimi u bë dje me të mbërritur në vendlindje, e disa dheut të ftohtë do t’i dorëzohen sot. As shiu, as erërat dhe as temperaturat e ulëta nuk ishin më të ftohta se zemrat e familjarëve që u dhanë më të dashurëve të tyre, lamtumirën e fundit.

 

Komuna e Studeniçanit, priti edhe numrin më të madh të viktimave. Gjithësej 20 viktima, prej tyre 10 antarët e familjes Jahiu, përfshirë edhe fëmijët, u varrosën në fshatin Moranë. Katër anëtarët e familjes Iseni, atë Fikrije Iseni – mësuese në moshën 39 vjeçare, bashkë me vajzën Anisa Iseni, 14 vjeçe. Nga kjo familje humbën jetën edhe çifti bashkëshortor Hamdi dhe Mexhide Iseni, 59 respektivisht 63 vjeç. Familja Iseni u varros në fshatin Studeniçan.

Në Xhaminë e Jahja Pashës në Shkup iu dha lamtumira e fundit edhe Ibrahim Rustemit, 54 vjeç dhe bashkëshortes së tij 50 vjeçe, Fejzije Rustemi. Qindra qytetarë falën namazin e xhenazes dhe të përlotur përcollën në varreza çiftin i cili humbi jetën në tragjedinë me autobusin në Bullgari. Ibrahim dhe Fejzie Rustemi ishin prindër të 3 fëmijëve.

Në varrezat muslimane në Tetovë janë varrosur 4 viktimat, Hatixhe Islami, Albina Beluli, Alejna Ameti dhe Halime Fejzullai. Ndërsa, dy motrat Nermine dhe Hamije Haliti u varrosën në fshatin Pirok. Para se të kryhej ceremonia e varrimit nëna e Albinës që nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit kishte kërkuar që të sheh arkivolin ku ishte vajza e saj.

Në botën e përjetshme u dorëzua edhe trupi i 23 vjeçarit nga Sllupçani Visar Aliti. Pasi trupi i tij i pa jetë u dërgua në vendlindjen e tij në fshatin Sllupçan, të komunës së Likovës, dhe pasi u kryen procedurat fetare, ai u varros në varrezat e fshatit. Nga tragjedia në Sofje kishte arritur që të shpëtoj babai i Visarit, Orhan Aliti.

Dhjetë ditë pas aksidentit të tmerrshëm në Bullgari, të premten paradite në Aeroportin Ndërkomëbtarë të Shkupit 45 kufomat, u solën me dy aeroplan ushtarak dhe pastaj me automjete u dërguan nëpër vendlindje, pranë familjarëve të tyre.

23 nëntori do të mbetet si një datë e zezë në kalendar, pasi u shuan 45 jetë. Ata kishin shkuar në ekskursion dhe pritnin të ktheheshin në shtëpi me kujtime e fotografi të bukura, po edhe dhurata për familjarët e tyre. Emine Ismaili /SHENJA/

Dy tre fjalë…, nga zemra e plast!
Ty, mue, të gjithë neve pa përjashtim na janë dhimbësur pafundësisht humbjet e aq jetëve të pafajshme të shqiptarëve të rinjë. Mbi 40 veta. Katastrofë njerëzore dhe kombëtare, pa asnjë dyshim. Por, a e shihni vëllezër dhe motra kënaqësinë morbide te këtyre që me ëndje e presin vdekjen e të tjerëve , për tu rreshtuar si «tribun të miletit/ umetit» , për ti përcjellë triumfalisht në «ahiret» të gjithë të pafajshmit që vdiqën tragjikisht dhe atë të mbuluem me flamurin e fesë së tyre , që po bënë hapa global të shovenizmit panreligjioz.
Turpi i mbuloftë të gjithë ata Shqiptarë që kur të vdesin , përcillen në varr si islamik-arab!
Më besoni a jo, por po më duket sikur po qan Mali i Zi i Shkupit, që asht kaq hijerandë pas këtyne njerëzve fatkqinj!
tetovanews.info / Drini.us