Kreu Blog Faqe 148

Kriza e etikës publike dhe kredibiliteti i fjalës pa përgjegjësi

1

Prof. Musa Sabedini, gazetar hulumtues

Kjo tokë po mban gjithçka, edhe zhurmën e njerëzve që flasin shumë, por mbajnë pak përgjegjësi për fjalën që hedhin në opinion. Po jetojmë në një kohë kur komunikimi publik po humb gjithnjë e më shumë etikën, seriozitetin dhe kredibilitetin moral.

Në hapësirat politike, mediatike e shoqërore po shtohen zërat që akuzojnë pa prova, ofendojnë pa ndjenjë përgjegjësie dhe gjykojnë pa asnjë standard profesional apo njerëzor. Fjala është liruar nga pesha e ndërgjegjes, ndërsa shpifja dhe linçimi publik po shndërrohen në mjete të zakonshme të komunikimit.

Në vend të argumentit po triumfon agresiviteti verbal, në vend të mendimit kritik po instalohet urrejtja, ndërsa në vend të kulturës së debatit po kultivohet një klimë e rrezikshme përçarjeje dhe degradimi moral.

Më shqetësues është fakti se shumë prej atyre që flasin më së shumti publikisht, rrallëherë marrin përgjegjësi për pasojat e fjalës së tyre. Dhe kur fjala humb etikën, humb edhe besueshmëria e atij që e përdor, ndërsa shoqëria nis ngadalë të humbë shpirtin, dinjitetin dhe kulturën e saj qytetare.

Në një kohë kur shoqëria ka nevojë për urtësi, mirëkuptim dhe komunikim të qytetëruar, po përballemi çdo ditë me një valë të ashpër urrejtjeje, shpifjesh dhe fjalori degradues që po e helmon jetën publike dhe marrëdhëniet njerëzore. Është e dhimbshme të shohësh se si komunikimi ynë po humb njerëzoren.

Në vend të argumentit po triumfon britma, në vend të mendimit po sundon paragjykimi, ndërsa në vend të debatit po kultivohet urrejtja patologjike. E kjo nuk ka qenë kurrë virtyt i shqiptarit.

Populli ynë është njohur për burrërinë e fjalës, për mençurinë në kuvend dhe për respektin ndaj tjetrit, edhe kur mendimet kanë qenë të ndryshme.

Sot, fatkeqësisht, po krijohet një klimë ku shpesh ofendimi konsiderohet forcë, shpifja quhet guxim, ndërsa poshtërimi i tjetrit trajtohet si fitore publike. Por asnjë shoqëri nuk ndërtohet mbi urrejtje. Asnjë shtet nuk forcohet duke shkatërruar dinjitetin e njerëzve të vet.

Dhe asnjë komb nuk ecën përpara duke ushqyer përçarje të pafundme. Prandaj, më shumë se kurrë, kemi nevojë të rikthejmë kulturën e komunikimit. Të flasim me qetësi. Të shkruajmë me përgjegjësi. Të debatojmë me argumente e jo me mllef.

Të kundërshtojmë pa fyer dhe të kritikojmë pa e humbur njerëzoren. Fjala ka peshë. Fjala ndërton, por edhe rrënon. Dhe kur fjala humb etikën, shoqëria fillon të humbë karakterin e saj.

Ky vend ka kaluar sfida të mëdha historike për të mbijetuar. Nuk duhet ta dëmtojmë vetveten me gjuhë urrejtjeje dhe me klimë toksike që po i largon njerëzit nga besimi, respekti dhe solidariteti.

Na duhet më shumë sinqeritet, më shumë kulturë dhe më shumë vetëdije qytetare. Sepse gjithçka ka një kufi, edhe heshtja ndaj degradimit moral të shoqërisë.

Sot më shumë se kurrë, bëhet i domosdoshëm rikthimi i etikës së komunikimit publik dhe kulturës së debatit në jetën tonë shoqërore, politike, intelektuale dhe mediatike. Fjala e thënë apo e shkruar nuk është vetëm mjet shprehjeje, por edhe akt përgjegjësie qytetare, morale dhe profesionale.

Në veçanti, elitat politike, intelektuale dhe gazetareske kanë detyrim publik që komunikimin ta ndërtojnë mbi argumentin, maturinë dhe respektin ndaj tjetrit, e jo mbi gjuhën e urrejtjes, linçimit apo degradimit personal.

Debati demokratik nuk matet me ashpërsinë e fjalorit, por me fuqinë e argumentit dhe integritetin etik të atij që flet. Kur komunikimi humb etikën, humbet edhe besimi publik, zbehet kultura demokratike dhe dëmtohet vetë struktura morale e shoqërisë.

Prandaj, nevojitet një kthim i vetëdijshëm drejt gjuhës së arsyes, dialogut dhe dinjitetit njerëzor, sepse vetëm përmes komunikimit të përgjegjshëm mund të ndërtohet një shoqëri më e shëndetshme, më e qytetëruar dhe më humane.

Zoti e ruajtë këtë popull nga humbja e vlerave njerëzore, familjare dhe morale.  Zoti na dhëntë mençuri që ta ndërtojmë komunikimin mbi respektin, dijen dhe të vërtetën, jo mbi urrejtjen dhe shkatërrimin.

Autori është ligjërues në degën e Media dhe Komunikimit në UBT.

Kundërshtarët Vjosa Osmanit amnistojnë shkakun, akuzojnë për pasojat!

1
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
      Është padrejtësi, njëherësh, edhe fajësi e madhe e të gjithë atyre që kanë rezerva, ose kundërshti të hapur kthimin e Vjosë Osmanit në shtëpinë e saj lindake, LDK. Ata akuzojnë pasojat, duke amnistuar shkakun.
     Ishte 29 maji 2015, data kur mbahej Kuvendi i 8-të maskaradë “Zgjedhor” i LDK-së. Dr. Vjosë Osmani, me guximin qytetar dhe intelektual që e karakterizon, shpalli kandidaturën për kryetare të LDK-së. Ajo donte ta sfidonte kryetarin Isa Mustafa, i cili partinë e Dr. Rugovës e kishte bërë bisht e patericë të PDK-s.
     Kryetari me Kryesinë klan kishin uzurpuar krejt paligjshëm, kryesimin e Kuvendit, edhe pse tradicionalisht u përket delegatëve ta zgjedhin komisionin drejtues të Kuvendit.
     Debati që duhet t`i paraprijë zhvillimit të Kuvendit zgjedhor, tashmë, paradoksalisht, ishte përjashtuar. Sikur nuk mjaftonte kjo, vunë në zbatim klauzolën e shpikur dhe të shpifur nga klanorët -50+1-, kusht për t`i hyrë garës së presidentit.
     Gati për votim me aklamacion, votim i hapur, me ngritje dore! Vjosë Osmani e doktoruar në Drejtësi në SHBA, kërkoi, madje ngulmoi për votim të fshehtë, “sepse po zgjidhet kryetari i LDK-së”. Drejtuesit e Kuvendit e dinin se Isa Mustafa ishte katapultuar në kreun e LDK-së nga Hashim Thaçi me SHIK-un e tij. Andaj, votës së fshehtë në Kuvend nuk i mbijetonte.
     Dr. Vjosë Osmani, në përballje me matrapazët, shkelës të rregullave dhe ligjeve më elementare demokratike, kundër ndalimit të debatit demokratik dhe votës së fshehtë, u largua nga salla kuvendore
     Po atë ditë delegatëve të Degëve të LDK-së të Zvicrës dhe të Gjermanisë, të prirë nga kryetarja Donikë Gërvalla, nuk iu lejua pjesëmarrja në Kuvend.
     Pak muaj më vonë u mbajt Konventa e LDK-së. Kryetares të Degës ia dhanë materialin enkas për Konventën. Sapo hyri në sallën e Kuvendit, tre bodiguardë të ministrave të Isa Mustafës e tërhoqën zvarrë nga salla.
     Sjellja skandaloze, deri në rrugaçëri, u transmetua nga të gjitha mediet vizive dhe të shkruara. Asaj dite, në shenjë zhgënjimi dhe proteste, mijëra  anëtarë u larguan nga LDK-ja.
     Rikthimi i ish-presidentes Dr. Vjosë Osmani dhe pranimi në familjen e saj LDK, është dëshmi vetëfolëse se ndarja e vitit 2020 ishte më shumë se gabim, ishte faj i rëndë poilitik i një lidershipi të korracuar nën çadrën e PDK-së dhe SHIK-ut të saj.
      Ndërsa pala tjetër, Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, do të konsiderohej gabim, sikur të largoheshin dhe të pasivizoheshin, siç ka ndodhur me shumë individë dhe grupe, të cilët i bërrylonte Lidershipi dhe nuk jepte asnjë mundësi aktivizimi në strukturat e LDK-së.
     Përkundër, binomi Vjosa-Donika, ishin përkushtuar për misionin e shumëpritur nga shqiptarët, në përgjithësi, dhe nga populli, në veçanti. Misioni i shenjtë ishte bërja e ndryshimit të madh dhe jo kundër LDK-së. Synimi ishte largimi nga pushteti i “komandantëve”, të cilët përgjakën kundërshtarët politikë, të ndihmuar nga shtetet armike të Kosovës, uzurpuan pushtetin dhe zhvatën pasuritë e brezave shqiptarë.
     Bashkë me “komandantët” u shporrën nga drejtimi i LDK-së, klani që mbajti në pushtet PDK-në, me aleatët e saj, të koalicionuar në PAN-in kriminal.
                                           – V i j o n – 

Kur Mazllam Mazllami e quan flamurin kombëtar leckë – asnjë reagim e as dënim, por për flamurin turk , dënimi vije papritur…!

1

Hoxha Mazllam Mazllami për flamurin kombëtar: Është harrën, leckë, bezë, ne nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj

STANDARDE TË DYFISHTA NË KOSOVË?
Kur dënohet një qytetar për perdhosjen e flamurit turk, institucionet reagojnë me shpejtësi dhe ashpërsi. Por sa herë është fyer, djegur apo përdhosur flamuri shqiptar, kemi parë heshtje totale nga shteti dhe drejtësia.
A vlen dinjiteti kombëtar vetëm për flamujt e huaj?
A ka mbetur flamuri shqiptar pa mbrojtje në shtetin shqiptar të Kosovës?
Kjo qasje selektive po krijon bindjen se drejtësia nuk vepron me parime të barabarta, por me standarde të dyfishta. Nëse ligji duhet të respektohet, atëherë ai duhet të vlejë njësoj për çdo simbol kombëtar dhe për çdo qytetar.
Heshtja ndaj fyerjes së flamurit shqiptar është heshtje ndaj vetë identitetit tonë kombëtar.
Kosova nuk mund të jetë shtet ku mbrohen më shumë simbolet e të tjerëve sesa simboli i vet kombëtar.

Xhandarmëria kosovare, nga iluzioni i mbrojtjes ndërkombëtare te ambicia për shtet relevant në rajon

0

____

Një shtet që nuk harton agjenda afatgjata përcaktuese se si do të duket “arkitektura e ardhshme mbrojtëse” e vendit në rrethana të një “kaosi” ende të kontrolluar global, në gjykimin tim, duket se do ta ketë të vështirë të mbijetojë edhe si shoqëri, po edhe si shtet. Dhe, në gjithë këtë alibi e “kërkesë të kohës”, kur të gjitha shtetet në rajon, por edhe në kontinent, po hartojnë plane strategjike të mbrojtjes, do të ishte absurde të mos mendohej për rreziqet që na kanosen edhe neve që ende jemi në brishtësi shtetërore.

Andaj, këto kërkesa për shtimin e sigurisë, në formë dhe përmbajtje të ofertave atraktive, do të duhej t’i kishim prononcime nga të gjitha subjektet tona që shpresojnë ta marrin votën e qytetarëve më 7 qershor. Fakt ky që, mjerisht, nuk po e dëgjojmë edhe aq shumë në debatet publike. Ky abstenim nga këto tema, në fakt, për një qytetar të rëndomtë të Republikës, çon një mesazh mjaft serioz: se këto subjekte aktuale më shumë janë të koncentruara në marrjen e pushtetit sesa në mbrojtjen e shtetit! Shtetit për të cilin ende mendohet se mbrojtja dhe siguria duhet të vijnë ekskluzivisht nga “dora” ndërkombëtare, e jo nga vizioni dhe hartimi i projekteve tona vendore.

Bota po ndryshon në të gjitha sferat dhe shtetet serioze, që e kanë të zhvilluar ndjeshëm sensin dhe mekanizmin e “alarmit” për paralajmërime të hershme, shumë më lehtë do ta kalojnë periudhën “postkaosiane”. Në kuadër të këtij vizioni dhe paralajmërimi të hershëm, padyshim që hyn edhe ideja e angazhimit për ta funksionalizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe ajo për krijimin e xhandarmërisë, si një instrument force të ndërmjetme sigurie mes policisë klasike dhe ushtrisë moderne.

Ajo çfarë unë “shoh” nga perspektiva dhe përvoja ime sociologjike është se krijimi i një mekanizmi të ri si xhandarmëria po lind edhe si domosdoshmëri e nuhatjes së shtetit të Kosovës për rreziqet eventuale, që mund të rezultojnë si pasojë e kërcënimeve dhe sulmeve të vazhdueshme hibride nga grupet kriminale paramilitare të Serbisë, e jo si zgjerim i mekanizmave të kontrollit dhe “disiplinimit” mbi shoqërinë që duhet përshëndetur.

Dilema e vetme, në gjykimin tim, që duhet shtruar kur është fjala për këtë “hallkë” të re sigurie, është kjo: A po synohet të ndërtohet, në këto rrethana “kaosi”, një mekanizëm shumë më efikas sigurie, apo po pretendohet të krijohet një strukturë e re me potencial për centralizim të tepruar të forcës në shoqëri?!

E them kështu, sepse në shoqëritë e polarizuara dhe me tensione ndëretnike, xhandarmëria, përveçse mund dhe duhet të perceptohet e interpretohet si garanci sigurie për komunitetin, nga pala tjera lokale e ndërkombëtare ka shumë gjasa që e njëjta të merret edhe si simbol për një represioni  preventiv shtetëror. Por, meqë jemi dëshmitarë të kërcënimeve dhe provokimeve sistematike nga Serbia, as që dëshiroj të hyj në dyshime për iniciativën në fjalë.

Por, ajo çfarë mendoj se është dashur ta “shoqërojë” këtë ide e iniciativë ka të bëjë me mungesën e një arsyetimi shumë më të ngjeshur nga ana e iniciatorit për publikun. Sepse, të hedhësh këtë ide në kohën e rritjes së polarizimit dhe acarimit ndërpartiak e ndërqytetar, ku mbizotërojnë keqkuptimet dhe keqinterpretimet e (pa) qëllimshme nga ana e oponentëve politikë, nuk është edhe aq mençuri politike, e as strategji e duhur për atë që unë e quaj “makiavelizëm estetik politik”, ku nuk zgjidhen fare mjetet për të arritur qëllimet e caktuara… e ato po dihen; maksimalizimi i kuotës së votës elektorale.

Thënë më ndryshe, ideja ka mundur të inicohej me vonë nga cilado qeveri e ardhshme pa pompozitet, pa reklamim të madh e pa ngucakeqje e keqkuptime absurde, të cilat, veçse po shoh, se kanë filluar të “ushtrohen” në fushatën elektorale. Kështu që debati për xhandarmërinë nuk mendoj se është vetëm çështje teknike apo policore, por është edhe nevojë institucionale e sidomos simbolik e një embleme për vetë konceptin e shtetësisë së Kosovës

Nuk ka ADN të Familjes Kastrioti në Dibër – z. Bojaxhi

0

Pirro Prifti, Tiranë

Në një emision televiziv z. Gjergji Bojaxhi  spjegon  se  ka gjetur me ADN- pasardhësit e Skënderbeut në Dibër!

Sipas tw dhënave Përbërja genetike sipas linjave  Atërore shqiptare apo Y-DNA sipas haplogrupeve, është studjuar mirë nga të huajt dhe shqiptarët që në vitin 2017 me `Projektin shqiptar të ADN albanian bloodlines` të testuar në FTDNA, YSEQ, dhe Geno 2, dhe është konstatuar se kromozomi Y i shqiptarëve në shumicë të madhe dominohet nga tre Y-DNA haplogrupe: E1b-V13, J2b2-L283, dhe R1b-M269 (BY611 dhe PF7563).Duke u bazuar nga ADN të eshtrave antike të deritanishme si dhe shpërndarja filogjenetike, dy nga haplogrupet kryesore që sot gjenden midis nesh, J2b2-L283 dhe R1b-Z2103.

Studiuesi Gjergji Bojaxhi thote se E-V13 është linjë neolitike dhe se neoliti është periudha pellazgjike. Kemi linjë mashkullore nga periudha pellazgjike. Hyrja e këtij degëzimi në Ballkan është diku tek 3000 vjet.

Në këtë rast Gjergj Bojaxhi nuk thote te verteten persa i perket ADN se banoreve te fshtrave Kastriot. Askush nga fisi i Kastrioteve nuk gjendet aty. Emri ka mbetur per hir fames dhe jo se ka ndonje pasardhes aty.

Këtë e vërteton Studiuesi etnograf Dhosi Liperi ne Librin e tij prej 725 faqesh  `Mitologjia Skenerbejane`.

Studiuesi Dhosi Liperi i cili ka shkelur dhe mbledhur te dhëna për Skënderbeun dhe Familjen e tij që nga viti 1929 e deri kur në Konfernecën e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbajtur në vitin 1968, referoi disa të dhëna interesante për familjen Kastrioti, si ato për  largimin e eshtrave të Heroit Kombëtar në një vënd të paditur akoma brënda apo jashtë Shqipërisë, duke kundërshtuar Barletin i cili shkruante se…. eshtrat e Gjergj Kastriotit u morën nga ushtarët osmanë të cilët i përdorën si maskota (nuska), apo duke përmëndur se Gjergj Kastrioti kishte edhe një vajzë e cila u vra në një nga betejat.

Kjo gjë u prit keq nga udhëheqja dhe Diktatori si dhe për pasojë edhe nga pjesmarrësit. Pas dy javësh Studiuesi Dhosi Liperi, pësoi infarkt dhe ndërroi jetë i pa respektuar nga askush në atë kohë, por vepra e tij mbeti dhe duhet lexuar edhe nga akademistët dhe studiuesit tanw të respktuar.

Studiuesi etnograf Dhosi Liperi, në librin e tij konfirmon se banoret e fshatrave te Dibres Kastriot e përreth janë të ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë, sepse vendalinjtë e atëhershëm apo nativët, përfshi dhe fisin e familjes Kastrioti, u larguan dhe iken pas pushtimit osman 1479, për në Itali..

Kjo shkruhet ne faqen 41 te librit te studiuesit etnolog Dhosi Liperi ‘Mitologjia Skënderbejane’  se banoret jane te ardhur ne fshtrat perrerh fshtatit Kastriot te Peshkopise (Diber). Banoret origjinale kane ikur ne Itali pas vdekjes se Skenderbeut Shiko më pak. Teksatualisht shkruhet sipas Dhosi Liperit që u ka marrë dëshminë sipas të folurës zonale me gojë banorëve të asaj zone që nga viti 1929: ``Kastriotasit, mas vdekjes së Skanderbeut kanë hikën`itali e ne jami të ardhun, dikush prej Leshi, dikush prej Toskënie. Në Sondoholl fisi Zon, Merdin, Matohasanaj. Këto tre Kabile (fise) kanë ardh prej Toskënije. Mahmut Kasne, fis prej Kruje, e ka babën Fetah, xhyshin Mahmut, stërgjyshin  s`e dij. Xhaksin `natë kohë e ka derdhë (e ka larguar)  popullin. Pastaj ata më folën për kodrën e Gështenjës, Kodrën e Madhe, e për kopshtin e Gjonit që gjënden pranëë katundit, përtej prroit të Kastriotit. Për kopshtin e Gjonit thuhet se ka qënë e Gjon Kastriotit….“

Këtu duhet bërë një dallim midis Kërkimeve genetike të z. Gjergj Bojaxhi dhe kërkimeve etnografike të Etnografit Dhosi Liperi.

Nëse Studiuesi Gjergj Bojaxhi thotë se: “ADN ka shumë ekzaktësi dhe prandaj përdoret në shumë fusha të jetës. Y trashëgohet nga babai tek i biri. Y është një linjë mashkullore, që lëviz në kohë dhe në hapësirë gjeografike. E-V13 është linjë neolitike. Neoliti është periudha pellazgjike. Kemi linjë mashkullore nga periudha pellazgjike. Hyrja e këtij degëzimi në Ballkan është diku tek 3000 vjet“ dhe se shqiptarët kanë linjë mashkullore nga periudha, që në gjuhën popullore, e njohim si pellazgjike. Ai shtoi se ky degëzim E-V13, ka hyrë në vendin tonë në epokën e bronzit dhe hekurit. Ai deklaroi se 70 përqind e ADN-së së shqiptarëve meshkuj është ilire- kjo është e vërtetë.

Sidoqoftë i vërtetë është edhe studimi 30 vjeçar i Dhosi Liperit se Banorët e Zonës së Peshkopisë si Kastriot, Sodoholl, dhe fshatrat përreth ku kanë banuar fisi i Kastriotëve, kur shkruan se banorët që pyeti i thanë “…se ne jemi të gjithë të ardhun..“.

Pra duke qënë të ardhun nga zona të tjera të Shqipërisë, natyrshëm që Y-ADN dhe dy haplogrupet e gjëndura aty, i përkasin rracës shqiptare do të jenë shqiptarë, por se e pavërteta e z. Bojaxhi, qëndron se aty nuk ka asnjë banor nga fisi i Kastriotëve sipas faktit të dhënë nga banorët e hershëm të asaj zone. Ndoshta e ka thënë për show…..gjë që nuk kërkohet nga një studiues serioz.

Fakti që banorët kanë kujtesë për Heroin Kombëtar  dhe për zonat ku ai dhe familja e tij kanë jetuar aty, kjo kuptohet  vetvetiu, por mendoj se nuk duhet ngatërruar opinioni publik se aty ka individë nga Familja Kastrioti, sepse historikisht dihet që ata janë larguar të tërë sigurisht nga frika e raprezaljeve, pas viteve 1479 kur Sulltan Mehmet Fatihu pushtoi Arbërinë dhe Epirin dhe janë në Napoli dhe në Italinë e Jugut.

Kjo do te thotë se historia e Heroit kombëtar mbeteti e gjallë si në atë kohë ashtu edhe sot tek këto zona dhe kudo në shqipëri apo ku jetojnë shqiptarët.

priftipirro2017@gmail.com

Mr. Sheremet Krasniqi-Godeni, kumbar i emrit “Kodra e Trimave” 

0
Zeqir Bekolli, Drenas
____
Nga Malësia e Drenicës, aty ku historia është shkruar me sakrificë, qëndresë dhe atdhedashuri, vjen figura e intelektualit dhe veprimtarit kombëtar Sheremet Krasniqi-Godeni, njeriut që lagjes së njohur të Prishtinës ia dha emrin “ Kodra e Trimave”, lagje kjo , që sot bart krenarinë e rezistencës shqiptare .
Familja Krasniqi nga Karaçica e Shtimes, pjesë e Malësisë së Drenicës, njihet ndër breza si vatër e qëndresës kombëtare. Në kullën e Ajet Godenit kishin gjetur strehim çetat kryengritëse shqiptare, që nga çeta e Shefqet Kapetanit e deri te ajo e Ukë Sadikut. Vetëm gjatë viteve 1944–1945 kjo familje ishte rrethuar shtatë herë nga forcat çetniko-partizane, për shkak të aktivitetit të saj patriotik dhe lidhjeve me lëvizjet kombëtare shqiptare.
Sheremet Krasniqi trashëgon këtë frymë atdhedashurie nga paraardhësit e tij. Ai është nip i Hasan Hysen Budakovës, bashkëluftëtarit më të ngushtë të Isa Boletinit. Nga ana tjetër, familja e tij mbetet e lidhur ngushtë me veprimtarinë kombëtare edhe në kohët moderne: i biri, Agon Krasniqi, ishte pjesëtar i Njësisë Speciale “Arbri” të UÇK-së. Sheremeti është i biri i Ajet Godenit, i dekoruar nga presidenti Hashim Thaçi me urdhrin “Hasan Prishtina” pas vdekjes për kontributin e tij kombëtar. Ajet Godeni është shpallur “Qytetar nderi “ edhe nga Komuna e Shtimes.
I lindur më 30 qershor 1947 në Krenajë (ish-Karaçicë), Sheremet Krasniqi u formua si intelektual në kohë të vështira për shqiptarët e Kosovës. Shkollën Normale e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin Filozofik – Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe – në Prishtinë. Në vitin 1985 mbrojti tezën e magjistraturës “Komisia Letrare, vendimet e saj dhe rëndësia e tyre në procesin e njësimit të shqipes letrare”, duke marrë titullin “Magjistër i shkencave filologjike”.
Qysh si maturant i Normales së Prizrenit, më 1966, ai u përball me represionin jugosllav. Për një muaj rresht u mor në pyetje dhe u maltretua fizikisht e psikikisht nga organet e Sigurimit jugosllav, vetëm pse kishte lexuar libra të ndaluar , që vinin nga Shqipëria. Falë Plenumit të Brioneve , që u mbajt mu në kohën kur torturohej, ai iu shpëtoi torturave të mëtejshme, sepse kushedi se ç’do të ndodhte me të ?! Megjithatë, as presioni dhe as kërcënimet nuk arritën ta ndalin rrugëtimin e tij kombëtar.
Ai ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat e vitit 1968 në Prishtinë dhe në protestat e shumta kundër pushtimit serb. Punoi si arsimtar- profesor , lektor dhe redaktor në Radio-Prishtina dhe më pas për dekada në gazetën “Rilindja”, ku dha kontribut të çmuar në kulturën gjuhësore dhe në publicistikën shqiptare.
Pas mbylljes së “Rilindjes”, ai vazhdoi angazhimin në projektin monumental “Feniksët e lirisë”, kushtuar dëshmorëve të UÇK-së, që botoheshin në Prishtinë në kuadër të Radio Kosovës së Lirë. Nga viti 2004 kreu punën e lektorit në Ministrinë e Administratës Publike .
Veprimtaria e tij nuk mbeti vetëm në fushën e gjuhësisë. Ai ishte pjesë aktive e Lëvizjes Gjithëpopullore për Pajtimin e Gjaqeve dhe anëtar i Këshillit Qendror “Anton Çetta”. Pikërisht në këtë periudhë lidhet edhe emri i tij me historinë e kësaj lagjeje të njohur të Prishtinës.
Në vapën përvëluese të 23 qershorit, në lagjen , atëherë të njohur si “Vranjevci”, ku banorët e kësaj lagjeje kishin ngritur sa e sa herë barrikada kundër regjimit serb dhe kishin falur mbi 50 gjaqe, Sheremet Krasniqi mbajti një fjalim , që mbeti në kujtesën kolektive të qytetarëve. Duke iu drejtuar banorëve të lagjes, ai , ndër të tjera, deklaroi:
“Kjo lagje meriton të quhet Kodra e Trimave e jo “ Kodra e shkrumave” apo “Kodra e hajnave “, siç po e quan regjimi aktual serb, sepse ju më shumë keni thithur gazlotsjellës nga regjimi serbo-jugosllav se ajër të pastër “.
Që nga ajo ditë, emri “Kodra e Trimave” u bë simbol i rezistencës qytetare dhe krenarisë shqiptare në Prishtinë. Ky emërtim nuk ishte vetëm një metaforë. Ishte një pagëzim moral dhe historik për një lagje, që i kishte bërë ballë terrorit serb me sakrificë dhe dinjitet.
Përveç veprimtarisë publicistike, magjistri Sheremet Krasniqi ka botuar edhe vepra me rëndësi të veçantë historike dhe shkencore, si monografinë “Hasan Hysen Budakova” dhe studimin shkencor “Komisia Letrare e Shkodrës (1916–1918)”, Studime gjuhësore dhe publicistikë “ , si dhe një varg artikujsh publicistikë e shkencorë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historiografinë dhe gjuhësinë shqiptare.
Sot, emri i tij lidhet jo vetëm me kontributin në gjuhën shqipe dhe në publicistikën kombëtare, por edhe me një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës urbane shqiptare – “Kodrën e Trimave”.

Québec ndalon lutjen myslimane në rrugë pas provokimeve jashtë kishave

0

Foto nga X

Arnt Jensvoll / Document.no

Pas disa rasteve të lutjeve kolektive – provokuese myslimane direkt para kishave katolike, qeveria e Quebecut ka marrë masat kundër.

Provinca ka miratuar një ligj (Bill 9) i cili praktikisht ndalon lutjen kolektive të paautorizuar në hapësira publike si rrugët dhe parqet. Komunat mund të japin përjashtime, por ligji e përshkruan një veprim të tillë si një provokim të mundshëm ndaj rendit publik.

Myslimanët shtrihen për t’u lutur drejt përpara kishave
Shkak është një tension në rritje rreth lutjeve në rrugë, veçanërisht në Montreal. Në disa raste, demostrues myslimanë janë shtrirë për t’u lutur direkt përpara kishave, gjë që ka shkaktuar reagime nga të krishterët. Në raste të caktuara, të krishterët lokalë kanë shtyrë myslimanët larg zonës së menjëhershme të kishës.

Qeveria e Québec-ut, e njohur për një politikë të rreptë sekulare, argumenton se hapësirat publike duhet të jenë neutrale dhe të mos përdoren për manifestime fetare që bllokojnë trafikun ose krijojnë konflikt. Ligji vlen për të gjitha fetë, por vjen pas debatit mbi lutjen islame në rrugë.

Grupet myslimane dhe organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë ligjvënësit për kufizimin e lirisë fetare.

Québec forbyr muslimsk gate­bønn efter provokasjoner uten­for kirker

Illustrastrimi: Grok AI

Kanada: Muslimanët protestojnë në rrugë kundër ndalimit të lutjes publike në Quebec

 

Provinci kanadez Quebec ka propozuar një projektligj për të ndaluar lutjen publike në institucione dhe në rrugë, parqe dhe sheshe.

Projektligji, Bill 9, zgjeron kufizimet e mëparshme nga Bill 21 (2019) dhe ka shkaktuar protesta masive nga myslimanët në Montreal dhe qytete të tjera.

– Lutja publike përdoret si mjet presioni dhe shenjë politike

Sipas projektligjit, i cili është propozuar nga koalicioni qeverisës Coalition Avenir Québec, lutja duhet të ndalohet në transportin publik, universitete, shkolla, rrugë dhe parqe. Shkelja e ligjit dënohet me gjobë deri në 1125 dollarë kanadezë. Përjashtime mund të jepen për ngjarje të shkurtra, të miratuara paraprakisht.

Autoritetet pretendojnë se lutja publike në grupe të mëdha është përdorur si mjet presioni dhe shenjë politike. Ministri i sekularizimit Jean-François Roberge justifikon projektligjin duke thënë se ata duan të parandalojnë që «trafiku të bllokohet dhe hapësirat publike të shndërrohen pa leje në tempuj».

– Është tronditëse të shohësh njerëzit duke bllokuar trafikun dhe duke marrë kontroll të hapësirës publike pa paralajmërim, dhe duke bërë rrugët, parkët dhe sheshet tona vende adhurimi.

Projektligji është përballur me kundërshti nga muslimanët. Javën e kaluar, u organizuan protesta jashtë Bazilikës Notre-Dame në Montreal me slogane kundër “islamofobisë” dhe pankarta që thonë se “Lutja nuk është krim”.

Aktivistja myslimane Fatima Al-Sayed pretendon se ligji do të shtyjë praktikën fetare në sferën private dhe se do të godasë rëndë myslimanët në mënyrë disproporcionale, pasi lutja publike është një pjesë qendrore e ushtrimit të fesë së tyre.

Sipas regjistrimit të popullsisë në 2021, të krishterët përbëjnë 53,3 për qind të popullsisë, ndërsa pak më pak se pesë për qind janë myslimanë.

Pritet që ligji të miratohet gjatë muajit dhjetor, por mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë.

Canada: Muslimer protesterer i gatene mot at Quebec forbyr offentlig bønn

Videoklip nga Telegram

Një të premte e zakonshme në Kanada

  

Një e premte krejt e zakonshme në Kanada: E mbrojtur nga një “batalion ushtarësh komandë”, myslimanët shfrytëzojnë situatën dhe shënojnë territorin në hapësirën publike.

Lutja e së premtes: Video nga Telegram e premte 9 gusht 2024

E shënojnë hapësirën myslimane

Muslimanët po marrin gjithnjë e më shumë rrugët në vendet perëndimore për të falur Allahun. Kjo nuk pritet mirë nga të gjithë.

Politikania kanado-iraniane Goldie Ghamari thotë se regjimi terrorist në Iran shënon teritorin islamik në këtë mënyrë, duke pushtuar territore përmes lutjes „paqësore“ në hapësirën publike:

– Kjo është një shenjë e pushtimit, një simbol i fuqisë. Është shumë frikësuese të shohësh se si ideologjia radikale islamofashiste abuzon me idealet kanadeze të lirisë dhe Kartën e të Drejtave dhe Lirisë, tha ajo për Sky News.

Kolonizimi dhe pushtimi

Muslimanët që falin në hapësirën publike marrin pjesë sipas Ghamari-t në një „demonstrim të paautorizuar“.

– Ata bllokojnë trafikun, marrin rrugët, nuk lejojnë kanadezët e zakonshëm dhe paqësorë të kalojnë, dhe përdorin lutjen si një mjet për kolonizimin dhe pushtimin nga ideologjia radikale islamofashiste.

– Kjo është Kanada. Zgjohu!

Në qershor, në Toronto u vëzhgua një kamion me mesazhe pro-kanadeze që dënonin faktin se mijëra myslimanë mbushin rrugët e qytetit për lutje rituale. Ai tregon imazhe të myslimanëve në masë që përulen ndaj Allahut në rrugët e qytetit:

– A është kjo Libani? A është kjo Jemen? A është kjo Siri? A është kjo Irak? Jo. Kjo është Kanada. Zgjohu, Kanada. Ne jemi nën rrethim.

Gjykim i dobët

Goldie Ghamari u përjashtua një muaj më parë nga grupi parlamentar i Partisë Progressive Conservative të Ontarios pas një “dobësie serioze në gjykim”; një takim me britanikun Tommy Robinson:

– Edhe pse ky vendim nuk erdhi lehtë, është bërë e qartë se anëtarja e parlamentit Ghamari nuk mund të vazhdojë më në rolin e saj në grupin tonë të partisë.

Vendimi erdhi pasi Këshilli Kombëtar i Muslimanëve Kanadezë kishte shprehur zemërim mbi takimin dhe kishte quajtur Robinson një “islamofob dhe kriminel të njohur”.

Tani qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë janë plot me të vdekur të gjallë

0

Nga Aurel Dasareti

«Si arriti situata deri këtu?» – më pyeti ai.

«Ne thjesht e lamë të ndodhte. Nuk i trajtuam problemet kur ishin të vogla, dhe pastaj ato u përshkallëzuan jashtëzakonisht shpejt.» – Unë iu përgjigja atij.

***

Ata mashtrojnë, tradhtojnë, gënjejnë dhe vjedhin. Çuditërisht, shqiptarët kanë lejuar që pozicioni i Kryeministrit të bjerë në duart e një të ligu…

Raportet zyrtare ndërkombëtare e vlerësojnë korrupsionin dhe lidhjet e politikës me krimin në Shqipëri si problematika kritike. Këto raporte tregojnë se si këto dukuri pengojnë rritjen ekonomike dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Korrupsioni dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar mbeten sfidat kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Këto fenomene nxisin emigracionin dhe cenojnë rëndë zhvillimin ekonomik, duke i kushtuar ekonomisë qindra miliona euro në vit përmes abuzimeve me fondet dhe tenderët.

Kjo është ajo që ndodh kur regjimi kriminal i tradhtarit më të ndotur të trojeve shqiptare, Kanibalit, erdhi në pushtet për herë të parë si Kryeministër i Shqipërisë në shtator të vitit 2013 pasi PS “fitoi” zgjedhjet parlamentare. Ardhja në pushtet e nudistit të droguar nga kanabisi, është një katastrofë për Kombin që po zhduket dhe Vendin që po zbrazet.

Vendi përballet me varfëri ekstreme, migrim të detyruar, trafikim njerëzor, krim të organizuar, trafik droge, probleme me drogën, dhunë bandash, mungesë strehimi, me gjithçka që është e gabuar… Raportet ndërkombëtare theksojnë se Shqipëria vuan nga një sistem i rrënjosur kapjeje të shtetit dhe klientelizmi.

Ideja që kriminelët mund të luftojnë krimin është e pamundur, pasi konfliktet e interesit dhe dëshira për pushtet pengojnë drejtësinë, duke çuar shpesh në korrupsion dhe mungesë të legjitimitetit. Përpjekjet për eliminimin e konkurrencës përmes veprimeve të paligjshme nuk sjellin siguri, por vetëm forcim të paligjshmërisë. Krimit më të madh.

***

Shqipëria një diktaturë pa liri fjale sepse përveç tjerash, abuzuesit në polici dhe gjyqësor të regjimeve kriminale përdorin të njëjtën metodë si shteti fundamentalist islamik Iran: Dhunë e gjuetisë së “shtrigave” kundër Fakteve.

Gjuetia e shtrigave si pasojë e fjalës dhe e përdorur për akuza/ndjekje penale është një shkelje indirekte e lirisë së fjalës.

Liria e fjalës është absolutisht themelore për të siguruar që demokracia të funksionojë siç duhet, sepse pa të keni një regjim të dhunshëm dhe dhuna lind dhunë. Një nga autorët më të famshëm në botë, Viktor Hygo, shkroi: “Kur diktatura është një fakt, revolucioni bëhet një e drejtë”.

“Nëse shumica është kundër lirisë së fjalës dhe dëshiron diktaturën, një sistem një-partiak që njeh lirinë e fjalës është shumë më i mirë”- (filozofia e Platonit: autokraci e ndriçuar).

Një “demokraci” (si e Shqipërisë) është një diktaturë shumice ku policisë dhe gjyqësorit u është dhënë pushtet totalitar në tekstin e ligjit në praktikë dhe shkelin lirinë e fjalës nëse dikush ka “mendime të gabuara”. Për më tepër, kjo lloj “demokracie” karakterizohet nga fakti se vetë shteti nuk i ndjek ligjet që ekzistojnë, dhe grupet dhe njerëzit me mendime të kundërta rrezikojnë të ekspozohen ndaj dhunës politike, ndërsa policia mbetet pasive.

***

Liria është e dhënë. Liria për të zgjedhur se si do t’i përballojmë sfidat (një ndeshje a një garë) që sjell jeta. Liria për të konkurruar; për të pasur sukses, për të dështuar. Asnjë burim nuk është më i çmuar se liria. Ajo pasuron jetën tonë dhe jetën e atyre përreth nesh. Megjithatë, ajo mund të na merret, nëse e lejojmë. Kur Shteti ka fuqinë të japë gjithçka, ai ka edhe fuqinë të marrë gjithçka.

***

Liria për të zgjedhur mënyrën tuaj të të menduarit – pavarësisht nëse e shihni vështirësinë e jetës si një luftë që duhet kapërcyer, apo një garë në të cilën duhet të zhvilloheni – është ndoshta një nga gjërat më themelore që kemi ne njerëzit. Përballimi i sfidave si një garë shpesh mund të ofrojë një përvojë rritjeje, zotërimi dhe përparimi. Ajo zhvendos fokusin nga mbijetesa e pastër tek të mësuarit.

“Pritja dhemb. Harresa dhemb. Por mosdija se çfarë të bësh është vuajtja më e keqe nga të gjitha.”- Paulo Coelho

***

Unë nuk kam lindur në Shqipëri, por në Australi dhe që nga fëmijëria kam jetuar dhe jetoj në Shtetet e Bashkuara. Është e vështirë të jem indiferent ndaj vuajtjeve njerëzore të Kombit tim, shqiptarëve, por ata në një farë mënyre e meritojnë atë. Vuajtjet me të cilat janë mësuar shqiptarët indiferentë nuk i shqetësojnë aspak ata. Prandaj, ata e shohin djallin, por nuk reagojnë fare.

O shqiptar, ndalo së fajësuari të tjerët, ngrihu, shpëto atdheun tënd, shpëto veten nga kanibalët!

***

Krye-kanibali shqipfolës i këndon krye-kanibalit terrorist serbo-sllav: “Këtu janë frutat, lulet, gjethet dhe degët. Dhe këtu është zemra ime që rreh vetëm për ty!”

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

20.05.2026

Pushtimi shumëshekullor osman që nuk shlyhet nga kujtesa për një natë vere, apo tregimi i kryqit në dorë si shenjë diskriminimi

0

Gjergj Jozef Kola, Vjenë

Refleksione jete dhe arti Osé: Atë që shtypi i shitun në Shqipní nuk e thotë:

1. Në Shkodër gjatë pushtimit osman, gratë katolike mbanin shenjën e kryqit në dorë dhe e tregojshin në çdo dyqan ku shkojshin, e kjo ishte nji shenjë diskriminimi, e cila në mënyrë latente vazhdon ende sot, përderisa asnji ministër, ambasadore apo zv/ministër nuk asht katolike.

Madje as në prefekturën e Shkodër, me pesë bashki ku mbi 70% janë katolikë, drejtuesja nuk asht e krishtenë.

Nuk ka njeri në prefekturën e Shkodër e të Malësís qi nuk e njeh kët fenomen, qi lidhet me nji trajtim të pabarabartë ekonomik kundrejt katolikëve gjatë disa periudhave osmane, përfshi rastet kur grave katolike u kërkoheshin çmime mâ të nalta ose trajtoheshin ndryshe në treg.

Këto rrëfime lidhen me ndamjet fetare, statusin juridik të të krishtenëve si “raja” dhe me tensionet shoqnore të asaj kohe.

RAJA — qytetarë të shkallës së dytë. Vetë diktatura komuniste hoxhiste e vazhdoi kët trajtim ndaj katolikëve. Unë personalisht mbaj mend kryqin e RAJËS në dorën e gjysheve shkodrane…

2. Në Bosnia and Herzegovina, sidomos ndër kroatët katolikë të Bosnjës së Mesme, asht dokumentue tradita e tatuimit të kryqit (“sicanje” ose “bocanje”) si shenjë identiteti e mbijetese gjatë sundimit osman.

Disa studiues e lidhin këtë praktikë me frikën prej islamizimit të detyruem, marrjes së vajzave dhe humbjes së identitetit fetar e kulturor, por edhe me përndjekjen ekonomike të RAJËS katolike.

Edhe sot, kjo kujtesë historike del shpesh në art, muzikë e letërsi. Kënga “Andromeda” e interpretueme prej vajzave kroate në festivalin europian asht pa nga shumëkush si nji metaforë për kujtesën historike, humbjen dhe përballjen me plagët e së kaluemes.

Popujt qi kanë forcë me u përballë me historinë e vet pa urrejtje, por edhe pa harresë, arrijnë me ruejt dinjitetin e kujtesës kolektive. Krimet osmane 4 shekullore ne Ballkan nuk mund te harrohen per nji nate vere nga popujt qe mbijetuen mes sakrificave mbinjerzore… Kujtesa historike nuk asht thirrje për hakmarrje, por për vetëdije, në mënyrë qi tragjeditë e së kaluemes mos me u përsëritë.

  • Gjergj Jozef Kola — live nga Vienna për festivalin europian…

Pellazgët nuk janë një popull mitologjik, por me territor, histori dhe qytetërim përgjatë gjithë antikitetit

Nga Kujtim Mateli

Libri më i fundit i studiuesit të përkushtuar dhe mitologut Kol Marku “Bijtë e Pellazgut” ka disa ditë që ndodhet në libraritë e qytetit të Tiranës dhe në bibliotekat e atyre që e dinë rëndësinë që ka mitologjia në njohjen e shoqërisë njerëzore në fillesat e saj.

1-Pellazgët në burimet mitologjike

Tregimet mitologjike janë ndër format më të hershme të mendimit njerëzor. Përpara se të lindte historia si disiplinë shkencore, njeriu përpiqej të kuptonte botën përmes miteve: duke shpjeguar prejardhjen e natyrës, të njeriut, të rendit shoqëror dhe të së shenjtës. Në këtë kuptim, mitologjia nuk është thjesht fantazi, por një pasqyrë e mënyrës se si shoqëritë e para e konceptonin ekzistencën. Në shoqërinë shqiptare të sotme, njohja e mitologjisë pellazge mbetet e kufizuar. Ajo nuk është pjesë e një tradite të mirë strukturuar studimore në shkollë apo në akademi dhe për këtë arsye nuk trajtohet si objekt kërkimi shkencor.

Miti për Pellazgun paraqitet në forma të ndryshme në traditat e lashta. Në rrëfimet e antikitetit, Pellazgu konsiderohet si një nga njerëzit e parë, një figurë autoktone që lind nga toka (pra, një “i lindur nga dheu”). Pasardhësit e tij, sipas miteve, përhapen në territore të gjera dhe lidhen me krijimin e rendit të parë shoqëror, të bujqësisë dhe të organizimit fisnor. Këto tregime kanë një karakter simbolik: ato përpiqen të shpjegojnë origjinën e njeriut dhe të bashkësisë në një kohë kur historia e shkruar nuk ekzistonte. Libri më i ri “Bijtë e Pellazgut” që ka për autor kërkuesin shkencor Kol Marku,  për shoqërinë shqiptare, sfida mbetet që këto tema të trajtohen jo vetëm  me ndjenjë identitare, por edhe me qasje shkencore, në mënyrë që e kaluara të kuptohet më mirë dhe të mos shndërrohet në mit të ri.

Një nga pikat ku lidhet shpesh mitologjia pellazge është Dodona, një nga orakujt më të vjetër të botës së lashtë. Sipas burimeve antike, Dodona i kushtohej hyjnisë së qiellit dhe lidhej me kultin e lisit të shenjtë. Autorë të ndryshëm e përmendin atë si një qendër shumë të hershme fetare, e cila lidhet me popullsitë pellazge. Në mungesë të burimeve të drejtpërdrejta dhe të qarta, ka studiues që e diskutojnë ende origjinën e saj duke e vënë në dyshim origjinën pellazge të Dodonës, siç janë disa studiues grekë të ditëve të sotme. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptohet se mitologjia dhe realiteti historik nuk përputhen gjithmonë në mënyrë të drejtpërdrejtë; shpesh ato ndërthuren dhe transformohen me kalimin e kohës.

Mirëpo autorët e antikitetit nuk e kanë anashkaluar mitologjinë. Ata i trajtonin si tregime të ruajtura nga të parët e tyre dhe të trashëguara brez pas brezi, në kohën kur mungonte shkrimi. Para përdorimit të gjerë të emrit “Epir”, ku ndodhet Dodona, autorët antikë e lidhin atë zonë me emrin e Pellazgjisë, me fiset e quajtura pellazge, kurse më vonë me emrat e fiseve: kaonë, molosë, thesprotë, që përsëri konsideroheshin fise pellazge. Autorët e antikitetit i përdorën mitologjitë për të shkuar në origjinë të fiseve të tyre, sepse ata i konsideronin ato tregime të moçme si të vërteta që ua kishin treguar të parët e banorëve në atë truall që së pari është njohur me emrin Pellazgji. Studiuesi dhe mitologu Kol Marku, pasi i ka dhënë territoret mbi të cilin sundonin bijtë e Pellazgut, jep dhe të ardhurin e parë, në Argos që ishte Danau, i shoqëruar nga 50 bijat e tij. Këtu shfaqet një nga tiparet më njerëzore të Pellazgut, i cili e priti të porsaardhurin duke i dhënë bukë, strehë dhe territor për të jetuar.

2-Pellazgët në territorin e Helladës përgjatë antikitetit dhe vazhdimësia e tyre historike në Epir

Figura e Pellazgut zë një vend të rëndësishëm në traditën e lashtë ballkanike dhe egjeane. Sipas autorëve antikë, emri i tij lidhej me një territor shumë të gjerë, që shtrihej nga Kreta deri në kufijtë e Thrakisë dhe Ilirisë. Në traditën mitologjike ai paraqitet si ati i pellazgëve, popullsisë së hershme të Ballkanit jugor dhe të botës egjeane. Por rëndësia e pellazgëve nuk mbetet vetëm në tregimet mitologjike. Autorët e antikitetit dëshmojnë se pellazgët jetonin edhe në kohët historike dhe se vazhdonin të ruheshin si bashkësi me identitet të dallueshëm.

Studiuesi dhe mitologu Kol Marku në librin e tij “Bijtë e Pellazgut” sjell disa nga autorët e Antikitetit, ku bën pjesë një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të asaj kohe siç ishte Herodoti. Ai nuk flet për pellazgët si për një popull të zhdukur, por për bashkësi pellazge ende të gjalla në kohën e tij. Herodoti i vendos pellazgët në qytetin  Kreston, si edhe në Plakia dhe Skylake. Këto të dhëna tregojnë se pellazgët vazhdonin të banonin në hapësira të ndryshme të botës egjeane edhe gjatë shekullit V-të para erës sonë. Po kështu, Herodoti dëshmon praninë e pellazgëve në ishullin e Lemnos, ku më vonë është zbuluar edhe mbishkrimi i famshëm i Lemnosit. Ky mbishkrim ka marrë rëndësi të veçantë, sepse gjuha e tij nuk është interpretuar përmes greqishtes së lashtë, gjë që ka nxitur diskutime të shumta mbi karakterin johelen të popullsisë pellazge.

Edhe Straboni jep dëshmi të rëndësishme për shtrirjen e pellazgëve. Ai tregon se pellazgët jetonin në ishullin e Lesbos, ndërsa Plini Plaku dëshmon se emri më i hershëm i Lesbosit kishte qenë Issa. Këto dëshmi tregojnë ekzistencën e pellazgëve në kohën e tyre, por që edhe shumë territore të tjera të Egjeut ruanin kujtesë të lashtë parahelenike, e lidhur me pellazgët dhe me popullsitë e hershme të rajonit. Një tjetër qendër me rëndësi të madhe ishte Samothraka. Straboni shkruan se në këtë ishull ruheshin rite të lashta fetare, ndërsa Herodoti pohon se samothrakasit i kishin marrë këto rite nga pellazgët. Kjo dëshmi ka rëndësi të veçantë, sepse tregon vazhdimësinë e traditave fetare pellazge në botën egjeane dhe ndikimin e tyre mbi kultet e mëvonshme. Kulti dhe misteret samothrakase konsideroheshin ndër më të vjetrat e botës antike dhe lidhja e tyre me pellazgët dëshmon lashtësinë e kësaj popullsie.

Edhe Homeri përmend pellazgët në veprat e tij sidomos në territorin e  Thesalisë. Në përshkrimin që i bën Kretës, ai thotë se në ishull ndodheshin nëntëdhjetë qytete dhe se aty jetonin katër fise, ndër të cilët edhe “pellazgët hyjnorë”. Ky epitet tregon respektin dhe lashtësinë që u atribuohej pellazgëve në traditën homerike. Gjurmë të tyre përmenden gjithashtu në Ikaria dhe Samos, çka dëshmon se prania pellazge shtrihej në shumë ishuj të Egjeut. Të gjitha këto territore të përmendura nga Herodoti, Straboni, Homeri dhe Plini Plaku ndodheshin në hapësirën që në kohën klasike quhej Hellada. Kjo tregon se pellazgët nuk përmendeshin si një popullsi e zhdukur e së kaluarës së largët, por si bashkësi që jetonin ende në troje konkrete brenda territorit të Helladës. Në këtë kuptim, autorët antikë japin të kuptohet se bota helene nuk ishte etnikisht homogjene, por përfshinte edhe popullsi më të vjetra, ndër të cilat pellazgët zinin një vend të rëndësishëm.

Në këtë tablo historike një vend të veçantë zë Epiri. Autorët antikë e lidhin Epirin me pellazgët dhe me Dodonën, faltoren e famshme pellazge të Zeusit. Dodona konsiderohej nga shumë autorë si një nga qendrat më të lashta fetare të Ballkanit jugor. Prania e saj në zemër të Epirit dhe lidhja me traditën pellazge e forcojnë idenë se pellazgët nuk ishin vetëm një kujtim mitologjik, por një popullsi që kishte vazhdimësi historike dhe territoriale, sidomos në Epir, ku Dodona pellazge mbijetoi deri në shekullin e katërt pas Krishtit, kur perandori romak Teodosi I e shkatërroi tempullin e Dodonës duke e kthyer në kishë, kurse faltoren në qendër peshkopale të Epirit të Vjetër. Dëshmitë e autorëve antikë tregojnë se pellazgët nuk mund të trajtohen thjesht si një popull legjendar i zhdukur në mjegullën e miteve. Ata shfaqen në ishuj, qytete dhe rajone konkrete të botës egjeane dhe epirote, duke ruajtur gjurmë të identitetit, gjuhës dhe riteve të tyre. Kjo e bën çështjen pellazge një nga temat më të rëndësishme dhe më të debatueshme të historisë së lashtë të Ballkanit dhe veçanërisht për historinë e shqiptarëve.

Duke e lexuar këtë libër të autorit Kol Marku “Bijtë e Pellazgut” do të shohim që figurat kryesore që kanë hyrë në Histori duke filluar me Akilin dhe Odisean dhe dhjetëra e qindra të tjera rrjedhin nga fisi më i vjetër i gadishullit tonë, nga pellazgët që ndriçuan me mendjen e tyre shoqërinë njerëzore dhe krijuan qytetërimin e parë në këto brigje të Mesdheut që njihet me emrin: qytetërimi pellazgjik. Sfida e një argumentimi shkencor, i pranimit të etnisë pellazge si paraardhësit e shqiptarëve, mbetet një nga sfidat më të vështira dhe nga më të bukurat për studiuesit shqiptarë.