Kreu Blog Faqe 1514

Shokët e Sylës, çobanët e Turjakës

1

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar ”Fëmijërinëa e Sylës, turjakasit tim”, Drini.us, 26 Tetor 2021 në rubrikën ”Dossier”

Nga Ditari im (3)

Dhe ashtu i lodhur Syla gjithë kohën kishte pare ëndërra kur ishte çoban në Turjakë. Syla u zgjua me po ato mendime të trishtuara e të frikshme por edhe mallëngjyese.
….
Syla ishte i lidhur me odën e burrave. Ay vinin njerëz nga më të ndryshmit, si miq të ish gjyshit dhe mysafirë. Në Turjakë kur vinin mysafirit gëzoeheshin edhe fëmijët sepse gratë gatuanin e zienin ushqime të shishme. Syla ulej në fund të odës e nuk guxonte të fliste.
Xhaxhai kishte thënë se fëmijëve vetëm luga e pasulit duhet me iu çel gojën që do të thotë, ata nuk duhej të flsnin kur kishte burra e mysafirë në odë .
Nëse ndodhte që xhaxhi Gani i thonte:
-Sylë ma qet pakëz ujë, ma afron legenin me marrë abdes, atherë Syla gëzohej që edhe ai është i zoti me shërbye dhe është i barabartë me djemtë e xhaxhait, është pjesë e odës.
……
Sylës në ëndërr i doli përpara Vefaja i Sadrisë i cili i lutej që edhe ai të shkoj te ai e Vefaja kishte vdekur në Prizren. Vefaja ishte një nga tre moshatarët që luanin më së shpeshti, bashkë me Sylën (Sylyman Avdinë) e Jakup Balinë.
Vefaja i Sadrisë ishte një fëmijë që kishte një fëmijëri të dhimshme. Ndodhte që kur ai e kishte rendin që të merr djath, vezë ose ndonjë pulë, që si çobanë që ishim çdo ditë e bënim me rend se njëri nga çobanët duhet të merrnim ushqime nga shtëpia, vezë, pula, pite e djath. Nëse e zinin Vefajën duke e marrë djathin mësheftas, Gjyla e Shaqës bërtiste me të madhe që Vafaja e paska marrë djathin e pastaj, Ganiu, xhaxhai i vogël i Vefasë ia merrte djathin dhe ia jepte disa shuplaka.
Njëherë, Vefaja e kishte marrë djathin në fllanik që ishte afër ahurit ku ishin lopët dhe e kishte mëshefur në pelenat e palara të një fëmiu. Po si fëmi, ata nuk e kishim gajle se ku e me çka i ka pshtlellë por a ka prue diçka me hëngë. Si çobanë ata mbanim me vete kripë e pastaj, pulat e vjedhura i piqnim në mal dhe i hanim së bashku.
Njeherë tjetër kur iu kishte cofur një lopë, Syla, Jakupi, Sylymani e Vefaja kishim shkua e ia kishim nxjerrë zorrët nga barku dhe i fryenim deri sa ka ardhur Sefer Imeri e na ka ndjekur por nuk mundi me na zënë. Zorrëve iu vinte erë e rëndë por ata nuk donin të ia dinin. Kështu ishin fëmijët e Turjakës, “lojrat” e tyre ishin ato që i kishin.
Gjyshi i Vefajës 1*), Shaqa kishte tre djem e dy qika. Me gruan e parë, që ishte bijë e Grandëve të Vll. Drenofcit 2*), kishte vetëm Sadriun. Por pasi i kishte vdekur gruaja e parë, ai ishte martua me Xhylën, nga Patoku, katund përtej Majës së Kaznikut. Me Xhylën kishte dy djem, Fazliun dhe Ganiun e dy qika, Zelfinë dhe Fatimen.
Vefaja i ”ruante” lopët por kur ndodhte që i humbnin në mal ose hynin në arat me grurë, kallamoq, palari i katundit, Pajazit Goçi iu grahte lopëve deri te dyert e Shaqë Tushës dhe për çdo lopë duhej pagua një çmim (denim) nga 1o kgr. Kallamoq (misër). Për këte, Ganiu e rrihte Vefajën që nuk i ruante si duhët lopët prandaj edhe Vefaja nuk kishte besimin që duhet ta ketë nipi për xhaxhain.
Po kjo nuk i ndodhte vetëm Vefajës. Edhe Jakupi ishte një nga çobanët fatkeq. Atij nëse i humbnin buallicat, ai qante derisa i gjente sepse frigohej të shkonte në shtëpi sepse edhe ate e rrihnin, por edhe ishte inatgji 3*).
Me Jakupin Syla shkonte më shpesh me gjâ (bagti). Ai njëherë në fund të Murrizit, ku kishte lisa vetëm të Qarrit e Bungut deri në 30 metra e pau një strofull (fole) të Orrlit 4*) me zogj. Syla i lutet që të mos hyp në lis sepse lisi ishte i lartë dhe mund të rrexohej dhe mund ta sulmonte edhe shqiponja. Jakupi pasi u ngjit dhe e mori një zog shqiponje që ishte sa një pulë, erdhi shqiponja nënë me të shpejtë. Shqiponja menjëherë e sulmon Jakupin dhe ai duke e mbrojtur kryet, bie nga lisi dhe e then dorën, brinjët dhe kokën dhe këmbët…

Shqiponja, e gatshme për gjah

Njherë tjetër, kur laheshim në lumin Mirusha, Jakupi këcen nga lartësi në lum dhe bien ë një hu gardhi. Fati deshi e edhe kësaj radhe Jakupit nuk iu ngul huri në kokë, por disa muaj deri sa u shërua nuk mundëte të lëvizë kokën.
Jakupin e kishte më afërmin, djalë axhe. Syla ishte më halllig e Jakupi ishte shumë më i fortë dhe kur rrokeshin, Jakupi e rrëxonte Sylën. Kur luanin cicmic 5*), cili humbëte lojën i përziente “gurët”, që i vendosnim mbi një rrasë e pastaj ziheshin dhe e goditnin shoqi-shoin me grushta por nuk kalonte shumë kohë e përsëri pajtoheshin.
Ama njëherë, kjo zënkë e Sylës me Jakupin ka mundur ti sjellë një tjetër zënke me një çoban tjetër, Ramiz Hasanin. Ai kishte qenë i mëshefur në mal kur Jakupi e Syla ishin “rrehur” dhe mmenjëherë del në “ledinë” Ramizi dhe e shtyn gati sa nuk e rrëxon Sylën duke mendua se tash ata janë “prishur” me Jakupin. Edhe Ramizi ishte më I forte se Syla dhe mendonte se ka ardhur koha që ta tregoj vehten me Sylën. Jakupi menjëherë i afrohet Ramizit dhe me gishtin tregues ia tregon vendin. Kjo ishte e mjaftueshme për Ramizin i cili iku te lopët e veta ndërsa Sylën e gëzoj afërsia e Jakupit që kur është në pyetje afërisa familjare, çkado tjetër është e parëndësishme.
Syla atherë i tha Jakupit se ka ”Bakllasarmë”, një pite me hudër dhe e nxori nga çanta një copë të madhe pite që ende avullonte sikur të kishte dalur nga tepsia mu tash.
Jakupi hante sa dy herë Syla ndërsa Syla me pakë bukë e kalonte bukën. Shpesh bukën që e merrte në jangjik (çantë) ia jepte qenit që nuk i ndahej.
Sylyman Avdia ishte kusheriri tjetër që luanin bashkë por si çoban Sylymani, nuk i ruante delet e lopët. Ishte Isniu e Haliti ata të cilët për nga mosha ishin më të mëdhenj se Syla (shkurt për Sylymanin). Me Sylën, luanin kur e kishin ”ditë të lirë” osen ë mbrëmje kur ktheheshin nga bjeshka me dele. Atherë, në ”Ulicën e Aliagëve”, dilte Syla e luanin ”Teze” e ”Peta”.

Shkâmi ku uleshin gratë e pushonin, në të kaluarën e afërt pothuaj në të gjitha shtëpitë tradicionale.  

Një nga çobanët që nuk i bëhej kurrë vonë, ishte edhe Haxhi Dina. Haxhiu, nuk gërrzhitej fare a i kullosin lopët a jo, ai humb ndonjë a jo. Ai ishte deti. Haxhiu afrohej dhe shoqërohej me Sylën e Jakupin, Vefajën e Ramiz Hasanin. Disa çobanë të tjerë, Demir Ahmeti e Met Alia, lopët i qonin në pjesën tjetër të maleve, në Çukë, Petran e deri në Carravranë.
Edhe Sylës që kur ishte i vogël, i kishte vdekur nëna, Hajrija e cila ishte bijë e Malokëve të Pllaqisës. Por si duket më shumë iu vinte keqe moshatarëve- kusherinj të Sylymanit për vdekjen e nënes se sa sa vetë Sylymanit.
Kur Syla filloi të rritej e të kuptonte, Ganiu e miftari ishin ndarë. Tash për Sylën fillon një jetë e re.
Ai edhe pse i ri e me trup të njom si shtalb 56), duhej të kujdesej për nënen e për çdo gjë tjetë që kishte nevojë shtëpia. Ai duhej të dilte të dera e oborrit e të iu hapte derën mysafirëve që vinin, të iu dëshironte mirëseardhje, të iu piqte kafe e t`ju shkepte duhan, kur baba nuk ishte në shtepi.
Syla tash, I duhej të shkonte më rrallë në shtëpi ku ishte vetëm nëna e cial i bënte të gjitha punët që nga mëngjesi kur i milte delet, zinte mazën e zinte djathin, gatuante, fshinte … por nuk ankohej sepse e mbante sevdaja, e gëzonte djali që po i rritej e shtëpia do ti shtohej …

Një lloj shqiponje (marre nga Wikipendia, sued.)

1*) Vefajë
Kur kishte lindur Vefaja, djali më i madh i Sadri Shaqës, mysfair paska qenë Vefaja, djali i Shaqir Efendisë nga Prizreni dhe sipas adetit, nëse një mysafir qëllon kur të lind ndonjë fëmi, i zoti i shtepisë ia lë emrin e mysafirit.
2*) Grandëve të Vll. Drenofcit, halla e Avdyl Krasniqit, babait të Xhevë Lladrofcit-Krasniqit
3*) INAT m. bised.
1. Ndjenjë shqetësimi, trazimi e hidhërimi që na pushton kur nxehemi me dikë a për diçka; humbja e gjakftohtësisë, e durimit etj., zemërim, egërsim. Inat i madh. Në inat e sipër. Mori inat. Ka inat. Shfryn (nxjerr, e përmban) inatin. E zuri (e kapi, i hipi) inati. Më vjen inat. I ra inati. Flet (përgjigjet, thërret) me inat. U tërbua (plasi) nga inati. Qan nga inati. Inati — dëmi i kokës. fj. u.
2. Ndjenjë pakënaqësie, zemërimi, hakmarrjeje a armiqësie kundrejt dikujt, urrejtje për dikë a për diçka; mëri. Inate të vjetra. Mban inat me dikë. S’ka më inat me të. E ka marrë inat. E kam inat dikë a diçka e urrej. I mbaj inatin i rri i zemëruar, i mbaj mëri gjatë. Ia kam inatin ruaj ende një ndjenjë pakënaqësie, zemërimi, urrejtjeje etj. ndaj dikujt, i mbaj dikujt zemërimin e përpiqem t’ia nxjerr. E pa me inat. Ia bëri për inat.
3. Kokëfortësi, kryeneçësi. Inat prej derri. E mori me inat një punë. Nga inati nuk e bëri.
Për inat (si për inat) fj. ndërm. për fat të keq, për dreq. Për inat të dikujt për të zemëruar a për të inatosur me qëllim dikë. Sa inat! fj. ndërm. sa keq! E bëri me inat me dikë e bëri me bast me dikë, u hëngër me ngulm me dikë për një punë. S’është me inat (s’është punë inati) nuk ia del dot me të keq, nuk mund të arrish gjithnjë me forcë atë çka dëshiron. Ha inat shih te HA. Ka lidhur inat shih te LIDH. Ia nxori inatin dikujt e trajtoi keq dikë a e ndëshkoi pa të drejtë në inat e sipër; gjetiu e kishte inatin e gjetiu e nxori. Nxjerr inatin (dufin) shih te NXJERR 28. S’vihet inat me dikë a me diçka nuk ia del dot me dikë a me diçka, nuk mund të hahesh me të, nuk mund ta mposhtësh. Kija inatin dhe foli hakun! (kija inatin, po hakun mos ia ha!) jepi dikujt atë që i takon, vlerësoje drejt dikë a punën e tij pavarësisht nëse të pëlqen a s’të pëlqen, rri shtrembër e fol drejt.

4*) Orrl-a, në Turjakë i quajmë shqiponjet.
SHQIPONJË f.
1. zool. Shpend i madh grabitqar, me sqep të kthyer, me kthetra të gjata e të forta dhe me sy të mprehtë, që rron në male e në stepa dhe mbahet nga shqiptarët si simbol i lirisë e i trimërisë; shqipe, shkabë. Shqiponjat e maleve tona. Krahët (kthetrat) e shqiponjës. Sy shqiponje. Fole shqiponje. Sulet si shqiponjë. Më mirë shqiponjë një ditë, se sorrë një vit. fj. u.
2. fig. Njeri trim, i guximshëm, sypatrembur e krenar; njeri shumë i zoti e i shkathët. Shqiponjat partizane. E ka shqiponjë këtë djalë (këtë vajzë).
3. bot. Bimë shumëvjeçare zbukurimi, përherë e gjelbër, me gjethe të mëdha e të prera thellë, që u përngjajnë krahëve të shqiponjës, luleshqiponjë.
Shqiponja dykrenore vizatim i një shqiponje me dy krerë në stemën dhe në flamurin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Shqiponja nuk ha miza fj. u. njerëzit e shquar nuk merren me çikërrima e me gjëra të ulëta.
Në suedishte kemi fjalët: Örnar për shqiponjë dhe
Falk për skifter (?).
Në gjuhën shqipe, në të folmen lokale kemi edhe fjalën ”Gjeraqinë”, që ishte edhe në fjalor.
GJERAQINË f.
1. zool. Shpend i madh grabitqar, me pendë të larme, me krahë të gjatë dhe me kthetra; petrit.
2. fig. Grua e shpejtë dhe e shkathët.
3. Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. E ka nusen gjeraqinë.
5*) Cicmic m. –
Lojë me dy lojtarë, të cilët vendosin dhe lëvizin nga nëntë gurë mbi një figurë prej tre katrorësh të vizatuar njeri brenda tjetrit e të ndërprerë me vija në mes; nëntësh. Luaj cicmic.
Renditja e gurëve të kësaj loje në dy treshe njëra pranë tjetrës, që të hapen e të mbyllen njëkohësisht me një gur. Bëj cicmic.
Luaj cicmic e sjell rrotull diçka a dikë pa i dhënë rrugë; bëj një punë sa për të kaluar kohën.
6*) SHTALP m. (nga shtalb)
Grurë a misër që është ende i njomë, i butë e me lëng si qumësht.
përd. mb. Shumë i njomë, ende i njomë. Grurë (misër) shtalp. E ka mishin shtalp ky qengj.
përd. mb. fig. I papjekur. Është ende shtalp. E ka kokën shtalp. mospërf. është fare i papjekur (për të rriturit).

Vazhdon

Malmö, 28 tetor 2021

Mos e leni anash Medvegjën e medvegjasit, që kurrë nuk iu ndanë proceseve për lirinë e Kosovës

0
Nga Shaban Abazi – Kazakistan 23.10.2021.
Shtëpi të braktisura në fshatra të Medvegjës … Shtëpi të tilla të lëna shkretë nga banorët shqiptarë të dëbuar dhunshëm e me metoda të ndryshme të terrorit shtetëror të Serbisë, ke kahdo nëpër fshatra të Medvegjës, e tash edhe në fshatra të tjera të Kosovës Lindore. Ndaj këtij terrori e gjenocidi të organizuar shtetëror të Serbisë heshtë Shqipëria, por vazhdon të heshtë edhe shteti i Kosovës. 

Sigurisht për shkak se janë duke menduar se si ta formojnë “asociacionin e komunave serbe në Kosovë”, e nuk kanë kohë për ata që u takon po ashtu secila e drejtë që u jepet e garantohet serbëve të Kosovës. (Drini)                                                                       

Përderisa shqiptarët e rajonit të Kosovës Lindore, historikisht kanë dhënë kontribut të çmueshëm për veprimtaritë me interes qytetarë dhe kombëtar. Sot Medvegja pas këtyre proceseve shumë të rëndësishme shoqërore, ndihen si të harruar, të përbuzur dhe të nënçmuar. Shqiptarët e këtij rajoni, në vend që të marrin shpërblimin e merituar, ata janë lënë anash, pa përkujdesje dhe pa mbikëqyrje, jo vetëm nga ndërkombëtarët dhe shteti ku jetojnë, por ç\është më e keqja edhe nga vetë shteti amë Shqipëria dhe shteti më i ri në botë Kosova .Gjatë viteve 90, lëvizja mbarë shqiptare kur filloi në Kosovë, Maqedoni edhe në Kosovën Lindore, me të njëjtin ritëm, të gjitha proceset në Kosovë, shqiptarët e këtij rajoni u treguan solidarë dhe dhanë shembullin e merituar se si duhet e mbrohet Atdheu. Mirëpo, ç ‘është më e keqja gjatë luftës në Kosovë, edhe pse flakët e saj përfshinë rajonin tonë, ku mijëra banorë braktisën shtëpitë e tyre nga tortura për të gjetur strehë shpëtimi.

Kur Medvegja u izolua me tanke dhe ushtri, u mbush me paramilitar serb të ikur nga Kosova,çështja e Kosovës Lindore e në veçanti Medvegja nuk zgjidhej sipas dëshirës së popullit dhe çlirimtarëve. Kërkesat e popullit të pandërprera nga Medvegja ,që edhe shqiptarët që jetojnë në këto troje të përfshihen në bisedime, të ndryshme me qëllim të zgjidhet problemi njëherë e përgjithmonë me serbët, qoftë përmes rrugës së paçes qoftë të atyre proceseve , qe po zhvillohen tani. Madvegjasit mjerisht nuk u bënë pjesë të këtyre delegacioneve dhe bisedave për motive politike, me arsyetimin se po i prishim procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Kështu mendojnë Kosova e Shqipëria. Edhe pse së bashku kemi udhëtuar deri në pavarësinë e Kosovës, se bashku luftuam ndaj armikut me vite të tëra .Tani Kosova Lindore e ashtu quajtur “Lugina e Preshevës, mbeti jashtë të gjitha bisedimeve që po ndodhin në rajon . Ne, medvgjasit nëse nuk ju ndamë asnjëherë proceseve politike të ‘Luginës” deri me tani, perse tani mbetem të harruar!

Nga kush ???

Mu këtu e fajësoi Qeveritë Kosovë e Shqipëri, të cilat në prag të këtyre bisedimeve nuk e fusin K Lindore si z zgjidhje globale të shqiptarëve në Ballkan .Në shume procese politike të Kosovës, si ajo e luftës, e pas luftës , ne medvegjasit nuk ju ndamë asnjëherë Kosovës. Tani medvegasit ndihen të zhgënjyer ,të vetmuar për mos futjen në bisedime çështja e K. Lindore. Kjo mënyrë e cenimit njerëzor nga vëllezërit tanë Kosovë -Shqipëri na bën të pasigurt jetesën në Medvegjë . Serbia me këto mos përkrahje forcohet edhe më shumë duke na shtyp, asimilua e në fund duke na çrrënjos nga librat amzë me pasivizimin e adresave nga trojet tona shekullore. Për derisa kjo përbuzje e pamëshirshme, neglizhencë, pa përkujdesje e skajshme, nga shteti amë dhe nga Kosova , nuk mund ta bëj fajtor aq shumë Serbinë, për shkak se na mbanë të robëruar duke e bërë tokën e Kosovës Lindore si poligon ushtarako -policor për ushtrime dhe demonstrimin e forcës. Këtë e ka bërë me shekuj që nga viti 1878 me spastrimin etnik të Kazasë së Nishit. Tani vetëm se po vazhdon me ato pak fshatra ti shpërngul gradualisht. Shqiptarët e këtij rajoni vazhdojnë të mbijetojnë të punojnë dhe të gjallërojnë si një lis shekullor me rrënjë të thella në tokën stërgjyshore.

Popullata e Kosovës Lindore u flijua dhe u sakrifikua për të mirën e Kosovës dhe për te mirat e Kombit, e gjithnjë duke menduar se do të bëhemi bashkë dhe do e nxjerrim edhe Kosovën Lindore nga uzurpimi shekullor. Ajo sot ndihet e lënë pas dore. Ajo edhe pse kaloi nëpër këto katrahura, shtetet shqiptare asnjëherë nga drejtësia ndërkombëtare nuk kërkuan që të gjitha rastet e vrasjeve, plaçkitjeve, burgimeve të dalin para një gjyqi ndërkombëtar. Kjo nuk ka ndodhur me disa shtete tjera, e kundërta kanë ndihmuar financisht, politikisht dhe me mënyra të ndryshme popullit që ka mbetur jashtë shtetit amë.

Fshati Svircë i Medvegjës – Shtëpia e braktisur e Baftiovite (Baftiajve, vërejtje e Drinit).  

Kështu kanë vepruar edhe shtetet e tjera fqinje dhe nuk është turp të merret si model. Mësohuni nga fqinjët tanë se si kujdesen institucionet e shtetit të Hungarisë për pakicat hungareze në Vojvodinë, miliona euro derdhen në vit në fusha të ndryshme të jetës dhe disa qindra mijëra për projektet që realizohen për destinomë të caktuara nëpërmjet OJQ-ve. Gjithashtu shteti i Hungarisë përveç përkujdesjes shtetërore në nivelin dy palesh që i ndihmon edhe i financiarisht pjesëtarët e vet, ajo ka angazhuar edhe shumë organizata joqeveritare për ta ndihmuar pakicën hungareze në Vojvodinë.                                         

Po ashtu bëjnë edhe kroatët dhe boshnjakët etj.Sot ku ndërkombëtarët Kosovës kërkojnë me këmbëngulje asociacionin e komunave, ne urgjentisht duhet të kërkojmë “Autonomi” me të drejtë bashkimi me Kosovën ose “Bashkësi Regjionale” me të cilën bashkësi nuk ka të drejte Parlamenti as Qeveria e Serbisë ti ç ‘fuqizoi vendimet që i merr Komuna.  Por këtu duhet një UNITET shqiptar në mënyrë që të zgjidhet përfundimisht problemi politik i Luginës së Preshevës.

Këtë problem ishte dashur me herët të hidhet në tavolinën e bisedimeve Kosovë – Serbi, por mjerisht Kosova ka heshte deri tani, e kam frike se do të heshtë edhe me tutje ,ku me ndikimin e ndërkombëtarëve do tua ep serbeve të Kosovës të gjithë të drejtat me këtë asociacionin që po flitet sot , kurse Lugina prapë do të mbetet ashtu siç është. MedvegjaSot.com

Ç’punë kanë taksapaguesit amerikanë me promovimin e kulturës otomane në Shqipëri!?

0

Nga: Frank Shkreli

Ministria e Kulturës

“Qeveria shqiptare miratoi sot, në mbledhjen e saj më të fundit, shpronësimin e banesës së Toptanasve, për t’ia rikthyer atë kulturës.”

Elva Margariti

October 22 at 1:20 PM  ·

“Sot mori fund saga e banesës së Toptanasve, njohur edhe si “Sarajet”, ish-ndërtesa e bibliotekës së parë shqiptare, monument kulture i kategorisë I, që këtë verë u përpoqën që ta zhduknin me zjarr. Qeveria shqiptare mori vendimin e shpronësimit të pronarëve të kësaj ndërtese për ta restauruar, rijetëzuar e kthyer në një hapësirë kulture, dedikuar librit, për ngritjen e së cilës jemi në bisedime me qeverinë e SHBA-ve.” 

Ky ishte njoftimi (22 tetor, 2021) nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë!  PYETJA IME ËSHTË: Ç’PUNË KANË TAKSAPAGUESIT AMERIKANË ME PROMOVIMIN E KULTURËS OTOMANE NË SHQIPËRI!?

Ndërkaq, saga e shtëpisë ku ka jetuar at Gjergj Fishta vazhdon.  Shtëpia e Fishtës, e mbyllur/ e restauruar por askush nuk mund ta vizitojë – e rinovuar me fonde private — jo, jo as me fonde të qeverisë shqiptare as me fonde të qeverisë amerikane – por me fonde private!  Pse Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë nuk e shpronëson edhe shtëpinë e At Gjergj Fishtës pasi është monument kulture e kategorisë së I?  Edhe për shtëpinë e Fishtës, Ministria ka thënë, vazhidmisht, se ka probleme pronësie. Ku qëndron e vërveta sa i përket hapjesë së shtëpisë së Fishtës, sidomos në këtë 150-vjetor të lindjes së tij dhe pse nuk shpronësohet edhe ajo?

NË 150-VJETORIN E LINDJES, QEVERIA SHQIPTARE, MINISTRIA E SAJ E KULTURËS, E HARRUAN AT GJERGJ FISHTËN E ALFABETIT SHQIP  – GJENIUN E LETRAVE SHQIPE! NË 150-VJETORIN E LINDJES, AT GJERGJ FISHTA VAZHDON TË JETË PA VARR, PA SHTËPI DHE PA KUJTESË NGA SHQIPËRIA ZYRTARE DHE NGA SHQIPTARËT! 

 Ai nuk ka nevojë për ne, por Shqipëria dhe shqiptarët, kudo, kanë më shumë nevojë sot për të.  Dashuria e tij për Shqipërinë nuk shuhet kurrë…pa marrë parasysh trajtimin e tij në këtë 150-vjetor — nga Shqipëria dhe shqiptarët. Edhe ashtu At Gjergji, na thotë: veç të jeni mirë ju dhe Shqipëria – edhe pa mua Shqipëria “kjoftë e rrnoftë”, për jetë!

 “Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë,
E nami i sajë përjetë u trashigoftë!
Po, po: rrnoftë Shqypnija!

E porsi krypa n’Dri,
E porsi krandja e that n’nji flakada,
U shoftë me arë, me farë, me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me za,
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me uzdajë:
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!..”
“Çohi t’dekun” – (Gjergj Fishta)

Shtëpia ku ka jetuar At Gjergj Fishtës e mbyllur me çels – s’ka nevojë për koment!

Çdo lagje shqiptarësh në Shkup, ta sjellë parasysh një copë Kandahari e Rripit të Gazës, me nga dy-tre xhami, pa shkollë a çerdhe fëmijësh!

1

Nga: Gani Mehmetaj, shkrimtar, Prishtinë

Akademiku maqedonas: “Mungesa e shqiptarëve të krishterë në Maqedoni, fat për ne”
Shkruan: Gani Mehmetaj
Kthimi i shqiptarëve në rrënjë do të trondiste themelet e shtetit!
-Dimçe, pranoje se shqiptarëve ortodoksë ua keni zënë frymën, shqiptarët katolikë i dëbuat, me shqiptarët myslimanë talleni, i trajtoni si fëmijët e vonuar mendërisht, luani shërbimesh të fshehta, ua hapet rrugën turqve e arabëve t’i mashtrojnë me hurma e xhami, ndërsa shkollat nuk ua lejoni.
-Kush i pengon priftërinjtë ortodoks të luten e të predikojnë shqip? Nga Shqipëria nuk ua dërguan asnjë prift, nuk i shkolluan, nuk ua falën madje asnjë bibël në gjuhën shqipe, ashtu si nuk u dërgojnë as libra arsimor shqiptarëve tuaj. “Nuk kemi të drejtë të përzihemi në Maqedoni”, thonë herë pas herë nga Kisha Ortodokse Shqiptare në Tiranë. Arsyetim koti. Diaspora shqiptare në Amerikë i ka futur veshët në lesh. Ndërkaq me shqiptarët myslimanë tallen të gjithë: shteti, Turqia, Serbia, shtetet e pasura arabe, madje edhe Irani. Turqia i jep shtetit tonë armë që t’i vrasin shqiptarët kur rebelohen, shqiptarëve u shpërndajnë kuranë e hurma për iftar . Turqia ndërton objekte kapitale e shtëpi mallrash në lagjet e sllavëve, kurse xhami e mejtepe në lagjet e shqiptarëve. Ju çmendeni pas fesë, e di Turqia, kurse sllavët në Maqedoni duan standardë, jetë të mirë dhe Evropën. Çdo objekt qeveritar në Shkup ta sjell një copë elitare të Romës, Parisit, Londrës, Berlinit, Madridit, çdo lagje e shqiptarëve ta sjellë një copë të Kandaharit, Rripit të Gazës, Palestinës, me dy-tri xhami në lagje e asnjë shkollë a çerdhe fëmijësh.
Me çoroditi me këto informacione. Por unë desha të zë ngushtë në pikat më të dobëta.
-Po shqiptarët ortodoksë ç’u pengojnë? ia përplasa në fytyrë.
– Çka mendon ti se shteti do t’i lejonte ashtu kot shqiptarët ortodoksë pas 100 vjetësh të thonë se ja nga ky qastë jemi shqiptarë, kthena gjuhën dhe predikimin shqip. Kot që shpresoni. Kthimi i shqiptarëve në rrënjë do t’i trondiste themelet e shtetit të ri e të brishtë, -ma tha një përgjigje më pak vonesë, pasi e piu një gllënjkë të madhe birre. Për herë të parë mu bë që shikoi anash. Thua edhe ai të ketë frikë?
– Akademia jonë e Arteve dhe e Shkencave, që shteti e nxitë të jetë shumë aktive kundër shqiptarëve, apo edhe kultura, arti, letërsia, filmi, muzika e piktura kulmore qëndrojnë mbi supet e shqiptarëve ortodoksë të konvertuar. Ashtu si xhamitë turke që po i grithe dalin kisha katolike, edhe akademikët, artistët, këngëtarët e shkrimtarët maqedonas po i grithe pak, dalin shqiptarë ortodoks e më pak edhe shqiptarë myslimanë, të kthyer në sllavë. Ndonjëri prej tyre kur e përfundon karrierën a del në pension me gjysmë zëri e thotë, në grahmat e fundit: isha me prejardhje shqiptare. Sa e sa akademikë e shkrimtarë e kanë thënë këtë gjë në fund të jetës. Por këtë guxim mos e prit nga ata që janë në kulmin e suksesit, sepse do t’ua këpusnin karrierën e këngën, do t’ua nxinin jetën. Pse kush i këndonte në vitet e pesëdhjeta e të gjashtëdhjeta këngët e vjetra qytetare? Natyrisht shqiptaret ortodokse e katolikë. Kush e mbante frymën shqiptare në këngë e muzikë? Shqiptarët ortodoksë e katolikë. Por më vonë ua shuan zërin, ua këputën karrierën, nuk i dëgjuan më. Këndonin aq bukur mu si Luçie Miloti e Tefta Tashko: shqip e pastër si loti, sa të mrekullonin.
Ku dinte Dime të thoshte shqip e pastër si loti. Kush ishte ky?
Doja të mos e besoja, por e dija që ishte e vërtetë. E pashë më vëmendje Dimçën, e zhbirova deri në rrashtën e kokës, por shikimi i tij një herë i luhatshëm më rrëshqiti, pastaj pati reflekse frike. Sikur deshi të më thoshte diçka, por zëri i brendshëm i tha të heshtte.
Nuk e di pse, por ky duhej të jetë shqiptar, mu ngulitë në kokë. Nuk është sllav, nuk është as torbesho-mysliman që flet sllavisht, asnjëherë nuk me tregoi cilit komb i takonte, asnjëherë nuk shprehu patetikë ndaj shtetit, ndërsa të tjerët që e flisnin gjuhën e tij ma lodhnin kokën me patriotizëm lokal.
– Dimçe, a je shqiptar, nga nëna a nga babai?, me shkrepi pyetja, ende pa qenë i sigurt se duhej t’ia thosha.
Një herë pa anash, pastaj u kthye të shihte ku ishte kamerieri. Me pa më vëmendje të madhe, mi nguli sytë, sa që e pash fytyrën time në bebëzat e syve të tij.
-Nga të dy prindërit. Gjyshet e mia vetëm shqip dinin. Por babai e nëna na dërgonin rrallë në katund. Babai e nëna ishin ateist, sepse ishte i vetmi shpëtim për ta dhe për karrierën e tyre. Por edhe atëherë kur shkonim në vendlindje ziheshin me gjyshet, kur plakat kërkonin t’u flisnim vetëm shqip. “Do të na merrni në qafë me këtë gjuhë”, u thoshte babai, ose nëna, ndërsa i dëgjoja gjyshet kur ua kthenin: “ç’më duhen nipat kur nuk ma kthejnë në gjuhën time”. Unë gjuhën e tyre e kuptoja, por me kishin thënë të mos e flisja se rrezikoja punën e babait e të nënës. Pastaj moshatarët në Shkup do të na tallnin. Ishte turp të ishe shqiptar a të flisje shqip në lagjen elitare ku banoja. Shqiptarët i shihja në Bit Pazar, kur shkoja më mamin a tatën. Kaloja ndonjëherë edhe në Çair. Lagjet e tyre ishin të varfra dhe të pista, fëmijët të veshur keq.
Dime pushoi, i dridhej zëri, mbase mund t’ia plaste vajit.
Më pushtoi angështia.
-A ka kush që na nxjerr nga ky batak, – i thash vetës më shumë se sa që e pyeta Dimçen. Nisa të imagjinoja Gjergjin shpatzhveshur se si çante gardhin e armiqve, imagjinova se si futej për herë të dytë a të tretë në Shkup.
Nuk folëm më. U err. Porosisnim shishet e birrës njërën pas tjetrës. Shihnim si binte muzgu. Ndërkohë ndriçoi thekshëm kryqi gjigant në malin e Shkupit, që sllavët u kujtuan ta vënin pasi kohë të gjatë e dëbuan Zotin nga qyteti dhe propaganduan komunizmin ateist. U dëgjuan altoparlantët nga disa xhami njëherësh, u rralluan njerëzit në shëtitore e trotuare. Erdhi ndërrimi tjetër i kamerierit. Edhe ai na shërbente në heshtje, por edhe na shihte më dyshim.
Donim të deheshim, por nuk deheshim dot, alkooli fironte nga trupi ynë, nuk na zinte, ndërsa na gërryente pikëllimi i pafund”.

Veshja e grave shqiptare të rajonit të Medvegjës, përplot kolorit e imagjinatë

0

Kjo veshje tradicionale përfaqëson në përgjithësi trashëgiminë kulturore autentike te popullatës shqiptare ne Malësinë e Galabit, ndërsa motivet zbukuruese në këtë veshje shfaqen në forma të ndryshme dhe janë pjesa më artistike që realizohen mbi pëlhurë, me traditën dhe frymëzimin e bartur brez pas brezi te femra shqiptare e kësaj ane.

Shkruan: Dr.Qazim Namani

Veshja tradicionale e grave shqiptare nga rajoni i Medvegjës, që është ruajtur me xhelozi deri ne ditët e sotme e cila përfaqëson trashëgiminë kulturore autentike dardane, konsiderohet të jetë veshja më tipike aristokrate e oborreve mbretërore që nga mbretëria dardane, ajo bizantine, e deri në shekullin XXI te kultura e popullatës autoktone arbërore në fshatrat e Medvegjës, duke e ruajtur artin tradicional popullor dardan, për të mos u zhdukur nga pushtimet e huaja mija vjeçare.

Veshja tradicionale e femrave shqiptare në rajonin e Medvegjës sot, përfaqëson në përgjithësi trashëgiminë kulturore autentike te popullatës shqiptare ne Malësinë e Galabit.

Motivet zbukuruese në këtë veshje shfaqen në forma të ndryshme, dhe janë pjesa më artistike që realizohen mbi pëlhurë, me traditën dhe frymëzimin e bartur brez pas brezi te femra shqiptare e kësaj ane./MedvegjaSot.com

Presidentja Osmani takoi kryetaren e Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, znj. Sonja Biserko

0

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, znj.Sonja Biserko me të cilën diskutuan për zhvillimet në rajon lidhur me të drejtat e njeriut, qeverisjes demokratike, si dhe ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore.

Presidentja Osmani nënvizoi se njohja e pavarësisë se Kosovës nga Serbia është epilogu i vetëm i pranueshëm në procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, ajo shprehu bindjen se shtetet e rajonit duhet të veprojnë bashkërisht për të parandaluar ndikimin e aktorëve malinj që synojnë minimin e të arriturave drejt integrimit në BE dhe NATO.

Më tej, në takim me znj. Biserko, Presidentja Osmani theksoi se tendenca e regjimit të Beogradit për të rishkruar historinë dëmton përpjekjet për hapjen e kapitullit të ri në raportet ndërshtetërore. Sipas saj, ballafaqimi me të kaluarën, drejtësia për viktimat e luftës dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë janë parakusht për paqe të qëndrueshme në rajon.

Palët u pajtuan se shkëmbimet ndërmjet grupeve shoqërore mund të kontribuojnë në luftimin e paragjykimeve dhe fuqizimin e vlerave të demokracisë dhe mirëbesimit.

Promovohet libri i Shqipe Sylejmanit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork

0

 27 tetor, 2021 – Libri “Barrë dhe Bekim” i autores shqiptare, Shqipe Sylejmani , e cila jeton në Zvicër, u promovua në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork para audiencës së komunitetit shqiptaro-amerikan.

Ngjarja filloi me fjalën mikëpritëse të Ambasdorit Frymëzim Isufaj, i cili u shpreh se është i lumtur për mundësinë e mbështetjes së një ngjarje të tillë, që mblodhi komunitetin në këtë mbrëmje kulturore si pjesë e aktiviteteve të diplomacisë kulturore dhe se ky është vetëm fillimi i mbështetjes dhe organizimit të shumë ngjarjeve të tjera.

Autorja filloi promovimin e librit të saj me tregime të shkëputura nga novela ‘Barrë dhe Bekim’, të cilat u shoqëruan me pika muzikore shqiptare nën interpretimin e jashtëzkonshëm të këngëtares Arjeta Zuta dhe nën përcjelljen e Faton Maculës me kitarë.

“Është nder i veçantë të publikoj librin tim në Nju-Jork dhe të kem mbrapa vetes këta flamuj por bi të gjitha, pafundësisht flenderuese për komunitetin që ndau këtë mbrëmje me ne, me plot energji pozitive dhe dashuri” u shpreh zj. Sylejmani.

Shqipe Sylejmani lindi në 1988 në Prishtinë, Kosovë, mirëpo jeton në Zvicër prej moshës 4 vjeçare. Studioi gazetarinë dhe komunikimin në Cyrih ku më pas punoi si gazetare në Zvicër dhe Nju Jork. Që prej 2018-ës, është përfshirë në promovime kulturore si dhe është presidente e asociacionit “Kulturwerkstatt: Techno”. Në librin e saj të parë, novelën ‘Barrë dhe Bekim’, ajo shiqon mbrapa në përvojën e saj të migrimit dhe udhëtimet në vendin amë.

Ngjarja u mbështet nga Çka ka Qëllu dhe Stone Castle, me ç’rast u përkujdesën për ushqimin dhe shërbimin e pijeve për musafirët prezent. Ndërsa momentet e bukura të mbrëmjes u kapën përmes fotografisë nga i talentuari Afrim Haxhaj.

Në një bashkëbisedim përcjellës, pjesëmarrësit ndanë mendimet dhe pikëpamjet e tyre mbi çështjet dhe vlerat shqiptare, sfidat e identiteteve paralele, si dhe identifikimin kombëtar.  (Info ThinkB)

Pse edhe pas 22 viteve nuk i përmendet Serbisë çnjerzimi i femrës shqiptare gjatë luftë së Kosovës ?

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Ku ishim mbi 20 vjet, pse heshtëm? Bile një herë në Kuvendin e Kosovës u përmend kjo çështje , një deputet që gjatë luftës paska qenë mjek i UÇK-s që emri i të cilit nuk më kujtohet , doli me një arsyetim dhe tha: “ Të vërtetën mund ta gjejmë vetëm nëse e bejmë një kontroll të ri gjinekologjik “ . Pse ai e tha e tha këte , po një dhunim si vërtetohet pas dekadave ? Ai donte të fshehej e vërteta, me siguri, dhe kjo temë u harrua thuase nuk ka qenë kurrë.
Në vitin 2012, dola me shkrimin “Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës “ i cili u ribotua edhe në gazetat e Shqipërisë, por jehona ishte vetëm e disa gazetave.

Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës
Nga Fahri Xharra, Gjakovë

“Shqipja e vjetër, si të parandiente një gjëmë të ardhshme, për përdhunimin e femrës e krijoi fjalën dyfish të rëndë “çnjerëzimi” (Këahtu thotë Kadare tek shkrimi i tij “Mbi krimin në Ballkan”).
Dramën e grave të Kosovës, në luftën e fundit, nuk ka kohë që mund ta shlyejë. Nuk ka kohë që mund ta heqë nga kujtesa e botës së civilizuar, që këto mizori të njohura prej shekujsh e mijëvjeçarësh, që u kthye në mjet lufte, me qëllim të caktuar: thyerjen e moralit të një populli.
Qëllimi i caktuar: thyerja e moralit të grave e burrave, por më së keqi goditjes së moralit jo vetëm të brezit që e përjetonte por edhe brezave të ardhshëm.
Kishim të bënim me një popull që kur e sheh fëmijën e vet duke fjetur thotë: “Po fle si i prerë në fyt” (“Spava kao zaklan”-kështu thonë serbët), ndaj një populli që për fëmijët në përgjithësi thotë se: “po fle si qengj” (kështu thnë shqiptarët).
Çka është çnjerëzimi? Sigurishtë se çnjerzimi është më i rëndë se çnderimi, pra më i rëndë se dhunimi. Historia jonë e njeh shumë mirë çnjerëzimin, e njeh shumë mirë se si mbrohet mu si ato skena tragjike të hedhjes së grave suljote nga shkëmbi në humnerë për të mos rënë gjallë në duar të kriminelëve (vërejtja ime; autori e ka fjalën per ushtarët e Perandorisë turke).
Shtazërimet e kryera ndaj femrës sonë nga serbët, kanë rënë në heshtje. Ato shtazërime kanë kaluar në harresë. Ato shtazërime në mbi 20 mijë femra të Kosovës, e që është një trishtim i madh, për të cilat një pjesë e politikanëve e harruan krejtësisht se çka ndodhi.

Çnjerëzimi është një armë e luftës, e cila të poshtëron, por nëse heshtet, viktima bëhet dhunues. Kalvari i vërtetë i çnjerëzimeve, në luftën e armatosur në vitet 1998-1999, sipas shënimeve ishin ngjarjet që më së shumti në botë u mbuluan nga shtypi, radiot dhe TV-të ndërkombëtare. Por, e rëndë është heshtja jonë, pra heshtja e klasës politike të Kosovës.
Çnjerzimin e femrës shqiptare ne luftën e armatosur te shqiptarëve te Kosoves për çlirim shoqëria jonë duhej ta potenconte vazhdimisht para opinionit të bashkësisë ndërkombëtare, siq e bëri Serbia me shumë lehtësi shfaqjen dhe angazhimin e Karla Del Pontes dhe Dick Martit, dhe me këtë shfaqeje te karladelponteve e dickmartave, per gjoja krimet e UÇK-se që paska bërë kundër “robërve të luftës (athua ku ishin ata robër lufte?!) ne opinionin ndërkombëtar krijoj një ndjesi që ne shqiptaret mos ti dhimbsemi askujt. Jo pra, nuk i dhimbsemi më askujt!
Të dhënat nuk mungojnë, por përderisa krimi është i dënuar në emër të moralit, instancat e drejtësisë bëhen kuadër fizik nëpër të cilin viktimat duhet të kalojnë, për të kërkuar drejtësi. Ishte ajo kohë që ne e heshtëm dhe e harruam, koha kur tërë bota u vu në dijeni për krimin serb.
Pasi një popull u shtyp dhe u masakrua vite me radhë, pasi u mbytën me thikë mbi 800 fëmijë të moshës nën 5 vjeç, pasi u përdhunuan mijëra gra e vajza, pasi u deportuan barbarisht rreth një milion njerëz, heshtja jonë bën që provokimi ende të vazhdojë.
Për arsye të njohura, ne ende heshtim për atë që ne ishim hebrenjtë e fundit në kampet çnjerëzuese të Milosheviçit. Duke na falënderuar neve, prijësve tanë te klasës politike, bota e filloi heshtjen. Dhe, bota vazhdon të jetë përsëri e verbër. Ky është një shans më tepër që çnjerëzuesit të bëhen “viktima”.

Gjakovë, 2012

P.S Kjo çështje është aktualizuar kohëve të fundit nga qeveria. Shpresoj se do i dalim në krye
22 vjet kanë kaluar dhe plagët e luftës ende janë të hapura. Plagët i kemi të hapura në shumë fronte. Kemi ende persona të zhdukur, dëme që akoma s’i kemi matur, dhe shumë borxhe të papaguara. Por, fronti që na ka hapur plagë më tepër e për të cilin dua të kem vëmendjen tuaj sot, janë gratë dhe burrat e përdhunuar të cilët edhe sot vazhdojnë të jetojnë me barrën e rëndë të padrejtësisë, stigmës dhe izolimit.
Ne nuk mundemi as të imagjinojmë dhimbjet dhe tmerrin që të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës kanë përjetuar, por edhe vuajtjet e vazhdueshme pas luftës duke jetuar të heshtur, të izoluar e të harruar
Në Kosovë, edhe 22 vjet pas luftës, nuk kemi akoma AS EDHE NJË AKTGJYKIM PËRFUNDIMTAR fajësues në lidhje me rastet e përdhunimi në kohë lufte. ASNJË. Kemi vendime të shkallës së parë, të cilat janë kthyer mbrapsht në shkallët e apelit. Kjo, përkundër faktit që kemi gra e burra që kanë folur, kush publikisht e kush veç në Prokurori.
Kemi zonjën Marte Tunaj, e cila ishte e para grua që në vitin 2013 dëshmoi hapur për përdhunimin që kishte përjetuar, dhe e cila vdiq në maj të vitit 2016 me një pension prej 96 eurosh. Kemi zonjën Vasfije Krasniqi – Goodman, e cila e ka vazhduar misionin e shenjtë të Marte Tunajt duke folur në vazhdimësi hapur për këtë çështje që lëndon gjithë kombin tonë, dhe, së fundmi, kemi edhe zonjën Shyhrete Tahiri-Sylejmani, e cila njashtu ka treguar forcë të pashembullt kur ka vendosur të flasë për eksperiencën e saj.

( E Huazuar, 27.10.21 )

Ja gazetat ku u botua shkrimi:

Fahri Xharra: Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës
http://shekulli.com.al/4676/
https://gazetaora.tumblr.com/post/79157130077/%C3%A7njer%C3%ABzimi-i-harruar-i-femrave-t%C3%AB-kosov%C3%ABs
https://gazeta.mk/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te-kosoves/
https://dardaniapress.com/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te-kosoves/
https://floripress.blogspot.com/2018/04/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te.html
(http://www.zemrashqiptare.net/news/35578/
http://gazetashqiptari.com/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te-kosoves/

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, i mbështet protestat e New Yorkut për dhunën seksuale

1

NË MBËSHTETJE TË PROTESTËS SË NEW YORKUT

Dhuna seksuale-formë e gjenocidit!

Sipas të gjitha normave juridike me karakter ndërkombëtar që përkufizojnë krimin e gjenocidit (Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, Statuti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe dokumentet zyrtare të Kuvendit të shteteve përbërëse të Statutit të Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare) dhuna seksuale e ushtruar nga forcat e armatosura serbe kundër grave në Kosovë, Kroaci dhe në Bosnjë përbën njërën nga format e gjenocidit që ka pasur për qëllim të cenojnë rëndë integritetit fizik dhe mendor të femrave të një grupi kombëtar, etnik dhe fetar si të tilla, të ndryshëm nga serbët.

Më 28 tetor 2021, në New York të SHBA-së, gratë nga Kosova, nga Kroacia dhe nga Bosnja do të mbajnë një tubim për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për faktin e hidhur se drejtësia nuk ka arritur ta thotë fjalën e vet dhe të sjell kriminelët përpara përgjegjësisë penale për gjenocidin që zbatuan nëpërmjet dhunës seksuale.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mbështetë këtë protestë dhe fton të gjithë bashkatdhetarët t’i bashkëngjiten zërit të grave për drejtësi.

#RallyForHerJustice

Gjenevë, 27 tetor 2021

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Pas shpopullimit nga Shqiptarët, vjen popullimi me të tjerët!

2
Nga: Niq Krasniqi, Vjenë
Që nga rilindja e prapshtisë në Shqipëri, pra 8 vite më parë nga Shqiperia janë larguar afër 700.000 qytetarë shqiptarë, kryesisht “popull i djathtë”, si i stigmatizon Edvin Rama, kreu i prapshtisë në Shqipëri, apo qytetarë qe nuk i janë nënshtruar “patronazhimit” të Partise Socialiste e dhunës së “cunave të partisë”.
Prapshti kjo që shkaktoi largimin e qytetarëve nga Shqipëria deri në përmasa të shpopullimit në veriun e Vendit.
Tash rilindja e “nënës parti” prezanton publikisht e me ceremoni popullimin e Shqipërisë më të ardhur prej Turqisë, Egjiptit e Libanit, deri prej Indisë (dhe Italisë?)
Duke e paraqit me gëzim të madhë politikën e sajë, të popullimit të Shqipërisë me banorë të rinj nga bota, respektivisht politikën e shpopullimit të Shqipërisë nga shqiptarët.
E gëzimi i këtij cunit të partisë në fakt ka të bëjë me largimin masiv të kundërshtarëve të partisë së prapshtisë dhe ardhjen e votuesve të rinj. Gëzim që i del Erionit, jo veq prej trupit, por edhe me gazin e tijë: (Shih www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/501082454768096)
Jo për këta 13 votues të rinj e 6 imigrante, por shumë më shumë për efektin medial të menduar si qëllim përmes transmetimit live të kësaj “ceremonie” politike, në një formë propagandistike të paparë ndonjëherë në asnjë vend të Evropës, ku cdo ditë ka ndarje të shtetësisë për imigrantët e integruar.
Tash se cili ishte integrimi i këtyre imigrantëve në kulturën shqiptare varet shumë se cila është dhe cfarë është bërë kultura shqiptare?
Mirëpo që tani shihet që ky prezantim “ceremonial” është vetëm shënimi e një stadi të ri të shpopullimit të Shqipërisë nga shqiptarët dhe popullimi i Shqipërisë me të tjerë, nën tutelën e bijës së “nënës parti” që po mbledh votues të rinj.
Derisa imigrantë të rinj, iranianë, sirianë e afganë po presin me gezim* që ta votojnë “nenen parti” dhe ta rrisin gëzimin e erionave e ediotëve tjerë.
Se kjo parti e ka për qëllim shpopullimin e Shqipërisë nga shqiptarët e ka treguar vet, pa e pvet, Edioti, kreu i prapshtisë në Shqipëri kur stimulon ndërmarrësit që të largojnë shqiptarët nga puna dhe të marrin banglladeshas!
Për këtë prapshti Edvin Rama bënë një xhirim (për ta shpërndarë), që tregon se si ai i thotë një ndërmarrësi në Shkodër, që për punetorë të merr bangaladeshasit pasiqë ata jane më të mirë sepse nuk flasin shqip!
Duke shperfaqur kështu, jo vetëm prapshtinë, por edhe urrejtjen patologjike ndaj gjuhës shqipe dhe ndaj shqiptarëve. (Shih www.facebook.com/niq.krasniqi/videos/546097833273686)
Dhe pastaj e tregon procedurën e marrjes së këtyre punëtorëve për 7 ditë, duke dëshmuar kështu për qëllimin e tijë të zi, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria, që fillon me largimin e tyre nga puna.
Si metode e perzgjedhur pvr shpopullimin e Shqipërisë!
Me secilin cmim në dëm të Nënës Shqipëri dhe bijve e bijave të sajë.
*Sigurisht që janë edhe ata të gëzuar, si shprehej një refugjat afgan i ardhur “ne parajsën me plot femra të zhveshura”, (www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10219364573135510), mirëpo gëzimi i tyre zgjat deri sa “nëna parti” mos ti shpall malokë!
Pra derisa mos ta kuptojnë se si ky pushtet sillet ndaj shtetasve të vet, për të cilën shtetësi sapo u betuan.
Shih videon këtu:
* Marrë nga profili në fb i z. Niq Krasniqit