Kreu Blog Faqe 1515

Përparim Kabo letër të hapur At Gjergj Fishtës: “At, jam i mrekulluar krenarisht për ju, dhe i frigum nga situata e sotme”

0

Qëndroj përballë veprës tuaj At i nderuar dhe i ramë në gjunjë të falem, sepse çdo ditë që e shkruaj e lexoj e prek shpirtin tënd! Shkronjat që përdorim sot janë latine dhe ato, falë Kongresit të Manastirit të vjeshtës së dytë të 1908-s. Në manastire shkojnë e ndryhen vajza e dëlira, si nën porosi të Apolonit, dhe djemtë që nuk duan me provu maskulitetin e tyre.

Por ja që në historinë tonë kombëtare emri Manastir na kujton dishepujt e kombëtarisë, ata që nuk lejuan të çnatyroheshim pas 500-vjetëve robëri për t’u larguar përfundimisht nga rrjedhat historike të qytetërimit evropian.

Ju u mblodhët atje në një tubim mbarëkombëtar, sepse përfaqësuesit erdhën nga të gjithë trevat: nga Shkodra, Korça, Elbasani, Vlora, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Janinë, Shkupi, Manastiri, Kolonja, Leskoviku, Dishnica, Resnja, Ohri, Mati, Dibra, Follorina, Starja, Kërçova, Prizreni.

Kongresi që ju mbajtët ishte edhe mbarëdiasporik, sepse pati delegatë që përfaqësuan shqiptarët e Italisë, të Bullgarisë, Rumanisë (Bukureshtit, Konstancës), Amerikës, Egjiptit. Por, mbi të gjitha ju i dhatë atij karakterin e një kongresi shkencor mbarëkombëtar, me qëllim hedhjen e themelit të ngritjes së kombit e shtetit kombëtar.

Në thelb të qytetërimeve janë besimet fetare, por edhe gjuha. Tek elementi i parë nuk mund të gjendej uniteti, sepse religjioni ynë ishte një mozaik besimesh. Për shkak të pushtimi të gjatë dhe mbijetesës, ishte bërë devijimi i thellë.

Por, nën petkun mysliman, katolik, ortodoks apo bektashi, besimtari ynë kishte mbetur shqiptar; as ishte turqizuar, siç edhe paragjykoi Kongresi i Berlinit i 1878-s, as ishte greqizuar, siç edhe pretendonin “Gjitonët e sëmurur” me “I Megali Ide”-në e Jan Koletit, por as edhe ishte italianizuar.

Kishin ruajtur gjuhën e nënës, të bukur, të pastër, konservatore dhe gati, në saje të fanatizmit, me trajta arkaike. Ky përrua ekzistencial na kishte mbajtur të pa përçudnuar. Vinte nga mugëtira e fillimjetës At, nga pellazgia jetëshpërgënj, kur nisi të ngrihej njerëzimi.

Siç shkruan George Von Hahn, patre: “… Lidhjet në mes shqipes dhe emnave më të vjetër të perëndive të Greqisë së zbuluem janë dëshmia ma e fortë që shqiptarët e sotëm janë pellazgë”. Ajo nuk kishte humbur, sepse ishte brenda gjokseve të shqiptarëve, ishte në mendjet e në ëndrrat e tyre, të cilat nuk mund të vidheshin, të religjionoheshin apo visheshin ushtare për nizam.

Gaboi rëndë Kongresi i Berlinit Pater, kur tha se atje ka vetëm “shqiptarë të turqizuar”, dhe se Shqipëria është veçse një shprehje gjeografike. E ju ishit atëherë një vocërrak 8-vjeçar, por një shqiptari i rrallë për nga vlerat që do t’ju sillnin bash pas tri dekadash në atë lartësi, ku dhe ju shpuri mendja dhe vepra, penda dhe krijimtaria që shpalosët në Kongresin e Manastirit e më tej gjithë jetën tuaj.

“…Gjuha e popujve të pakulturuem mund të rrudhet dhe të degradohet, format e tyre të mendimit dhe të jetës të mbeten në mijëvjeçarë statik. Kjo dëshmohet bukur qartë në gjuhën shqipe, në të cilën çiftëzohen forma gramatikore tejet të degradueme, me fonetikën më të pasur dhe rrënjët e lashta të fjalëve, të cilat, edhe pse në pjesën më të madhe të dobësueme, mbajnë sidoqoftë aty-këtu të pastër formë e fuqishme fillestare.”

Patët përgjegjësi të dyfishtë At Gjergji: edhe kombëtare, por edhe globale, sepse kjo gjuha jonë e vjetër është edhe rrënjë e thellë e qytetërimit parahelen dhe atij romak.

Kongresi juaj i Manastirit ishte një kongres shkencor me karakter gjuhësor, filologjik dhe arsimor, por edhe në ndihmë të një kleri me fytyrë kombëtare, sepse liturgjia jashtë gjuhës amtare dhe e shprehur në gjuhë të tjera, në jo pak, por në tre, do ta fragmentizonte tragjikisht antropologjinë tonë.

Ndaj, në këtë këndshikim, ju realizuat edhe një lloj protestantizmi civil, duke i hapur rrugë një kleri dhe liturgjie kombëtare.

Kongresi ishte shkencor edhe për një arsye tjetër, sepse delegatët e zgjedhur vinin nga shoqata dhe organizata patriotike në qëllimin e tyre, por tërësisht të diturisë, të shkencës, të akademizmit dhe të letrave – në përmbajtjen e tyre dhe në aktivitetin e deriatëhershëm gjithë po aq.

Këtej buroi klima e mirëkuptimit, sjellja e tolerancës, marrëdhënia e dialogut jopërjashtues, fryma e ekzigjencës shkencore dhe e orientimit vizionar evropian të Kongresit të bekuar të Manastirit.

Ndërgjegjja shkencore akademike u shpërfaq si autoriteti vendimmarrës; ndaj dasitë antropo-kulturore, të folmet dialektore, apo arritjet e deri asaj dite nuk prodhuan dot pengesa dhe nuk u gjykuan si të tilla.

Ylli polar ishte atdheu dhe atij Ju i ishit falë.

Zgjidhjet që vijnë nga shkenca dhe nga dishepujt e saj janë të tilla që reflektojnë pjekuri, ushqejnë vetëpërmbajtje dhe dritojnë largpamësi.

Ato ngrihen mbi folklorizmin, patriotizmin kallp vetëizolues dhe vetëcopëtimin e frikshëm pseudopatriot, që shpie verbazi në pështjellime, ku njëra pjesë t’i bjerë tjetres, në interes të një triumfi separatist që deformon gjithë procesin.

Vetëm përfaqësues të tillë shkencor mund të gëzojnë edhe tagrin e përfaqësimit të bashkëkombësve jashtë dhe larg kufijve të trugut dhe kombëtar.

Dituria nuk matet me kufijtë, por me progres. At i respektuar me emrin e bukur Gjergj, dëshiroj të të them se, nga largësia e njëqind viteve kur ju e mbajtët e atë tubim, sot mund të kumtojmë që Kongresi i Manastirit, me vendimet që more e me hapësirat që çeli është i pari kongres shkencor mbarëshqiptar, dedikur elementit palcor të identitetit historik, gjuhës së nënës, që ishte gjuha shqipe.

Njëherësh, kongresi ka kontribute universale, sepse, duke e mbajtur këtë vlerë unikale në strukturë të shkronjave latine e ruajti për të mos i humbur tiparet themelore. E gjithë kjo, që të mos këputej filli historik, kontinuiteti epokal dhe vijueshmëria e qytetërimeve që sot pranohet gjerësist si qytetërimi parahelen, i cili nuk mund të ishte as memec as pa identitet.

Ruajtët Atë atë që një studues i sotëm nga treva e Matit njohës i shkëlqyer i egjiptologjisë, i mitologjisë greke e romake, i historisë dhe i liturgjisë, e quan shterueshëm dhe me formë aksiomatike: shqipja, kjo “fosile e gjallë” e pellazgjishtes. Sikur për një moment të mendojmë që të ndodhte deformimi si edhe jua kërkoj në kongres me letrën e tij të gjatë greku D. Kurilius ose Kuterius – ata që kanë zbardhur dokumentacionet shënojnë se nuk i dallohet mirë emri, por kjo pak rëndësi ka; mund ta quajmë antishqiptari – do të humbte jo thjesht gjuha jonë e bukur, por një pasuri universale unikale, shenjëzimi kuptimor i gjenezës evropiane, mitokracia pellazge, kjo formë e parë e dijes globale.

Nuk ndodhi, falë jush, njerëzve të mençur, që pikërëndesat e historisë i mbajtët në ekuilibra prej filigrani dhe patët si motive të jetës e të aktivitetit tuaj atdheun, popullin, kombin dhe dinjitetin e tij.

Ndërsa Kongresi i Manastirit hodhi themelet e pavarësisë kombëtare. Pas betejës së Sedanit të shtatorit 1870 dhe fitores mbi francezët, Bismarku, themeluesi i shtetit modern gjerman, i bashkoi protestantët dhe katolikët në shtetin modern, duke e filluar këtë njësim me Kongresin mbi Arsimin dhe duke iu dhënë organizatorëve leksionin e radhës, se “ndryshimi në arsim nuk fillon nga universitetet, por nga arsimi elementar”.

Edhe ju At i donit shkronjat dhe ABC-në latine, sepse, paçka se vijonte sundimi xhonturk, brenda asaj hapësire që lejonte kushtetuta e tyre kishit qëllim që në shkollat turke dhe në ato greke të futej edhe shqipja dhe, krahas kësaj, të hapeshin edhe shkollat shqipe, unë ndihem i turpëruar para Jush sot, por dua t’ju bëj me dije se kemi aq shumë shkolla turke e greke në Shqipëri pas 100 vjetëve të kongresit, dhe ju bëjmë aq lavdërime dhe temena – duke i quajtur, deri edhe siç ndodhi para ndocakohe, kur një shkollë e huaj ku flitet edhe pak shqip u quajt më e mira në vend – saqë Ju, themeluesit e kombit, do duhet të rimblidheshit për ta vendosur shoqërinë në udhë të drejtë dhe shqiptarizmin në binarë.

Objektivin e parë At Gjergji e patët të vështirë, se reformatorët e Portës së Lartë ju prenë në besë, ju përndoqën e arrestuan kudo, në Tiranë, Korçë, Vlorë e gjetiu. Por patriotët dhe mësimdashësit e shqipes, klubet kulturore të mendimit, nuk u thyen, nuk u trembën, nuk u tërhoqën. Edhe objektivin e dytë e bëtë realitet, sepse në vitin 1909 u mblodh Kongresi i Arsimit në Elbasan, çka solli edhe të parën shkollë normale për të përgatitur mësues. Po mbaronte periudha e gjatë e medreseve, ku përgatiteshin hoxhë, dhe po fillonte një erë e re e një protestanizmi civil laik, e dijes dhe e shkencës.

Në vitin 1879, At i respektuar, pra fill një vit pasi u shpall Lidhja e Prizrenit, që hodhi themelet e shtetit kombëtar, u krijua Alfabeti i Stambollit (që në Toskëri njihej si alfabeti i Frashërllinjve), por që barti mençurinë e krijuesve, si të Sami Frashërit, nga Dangëllia –drita e diturisë përpara le të na shpjerë; të Vaso Pashë Shkodranit nga Shkodër Locja se – feja e shqiptarit është shqiptaria; të Kostandin Kristoforidhit nga Elbasani, që më 1872-shin përktheu në shqip Biblën; të Jani Vretos nga Postenani; të Tahsim Hoxhës nga Filati, aq pranë Dodonës, qendrës së pellazgëve, rektori i parë i Universitetit të Stambollit, dijetar i hapësirave nga “raca e keplerianëve”.

At Gjergj Fishta, jam i mrekulluar krenarisht për ju, dhe i frigum nga situata e sotme, kur sjell në mendje se sa bukur e administruat Ju kongresin, si një forum institucional. Zgjodhët një president, të nderuarin Mit’hat Frashëri- megjithëse ende ai nuk kishte mbërritur- sepse vlerësuat kontributet, emrin e Frashërllinjve dhe mendjen e tij të thellë. Të gjithë njëzëri u gjendët në një mendje e në një fjalë. Dolët e pritët në stacion kur mbërriti në mbrëmje dhe ia lavdëruat Frashërin dhe kontributet e bijve të tij, për shërbimet e tyre ndaj atdheut. E Mit’hat beu, delegatit nga Shkodra që ia tha ato fjalë zemre, iu përgjigj se “shërbimet që Shkodra i ka bërë shqipes janë të panumërta, sepse kur shqipja qe e ndaluar kudo gjetiu, Shkodra pati privilegjin të vazhdonte ta përdorte dhe të punonte për përparimin e saj”.

E çelët Kongresin si një tubim të hapur edhe me njerëz të tjerë, e nxënësit e shkollës së mesme (idadijes) kënduan këngë patriotike, por, si europian nga qytetërimi, ju zgjodhët për mbarëvajtjen e tij një presidencë. Pas presidentit qëndronin si nënpresident zoti Gjergj D. Qiriazi dhe ziti Luigj Gurakuqi, ndërsa për sekretarë Nyzhet bej Vrioni nga Berati për gjuhën turqisht dhe Hil Mosi e Thoma Avrami për gjuhën shqipe.

Mënyra si operuat ju At Fishta më mrekullon për funksionalizmin dhe procedurat , sepse kongresi, për të kapërcyer situatën e alfabeteve që vepronin, për të mos u penguar nga dasitë dialektore dhe krahinore dhe për të mos e vënë fenë mbi kombin, e gjeti të udhës të krijonte një komision me 11 veta, që e kryesuat ju At Gjergj Fishta, dhe ku presidenti i Kongresit ishte anëtar.

Ju dhatë besën se, pa përfunduar, nuk do të informonit asnjë delegat të kongresit, i cili ju kishte mandatuar, dhe kishte vendosur unanimisht që përfundimet e komisionit do të ishin të pakontestueshme. Puna juaj nuk ishte e lehtë dhe e thjeshtë, sepse aso kohe kishte rreth gjashtë-shtatë alfabete të ndryshme, nga të cilat katër ishin më të përhapurat.

“Alfabeti i Stambollit që përdorej në Toskëri. Atë e përdorte Shkolla Shqipe e Vajzave në Korçë dhe shumë libra shkollorë ishin shtypur me të. Në Shkodër dhe në Shqipërinë e Veriut përdoreshin tri alfabete, njëri syresh njihet si Alfabeti i Jezuitëve; i dyti si Alfabeti i Bahkimit dhe i treti si Alfabeti i Agimit. Me Alfabetin e Jezuitëve kishin shtypur vetëm disa libra kishtarë dhe ndonjë revistë mujore. Ky alfabet është përdorur për 300 vjet. Dy të tjerët qenë përdorur në shkollat katolike në Shkodër dhe në fshatrat rreth e përqark këtij qyteti.”

Logjika gjithëplanësore, mbi të cilën arsyetoi kongresi, ishte se pasja e shumë afabeteve shpinte te fragmentizmi, dhe jo te bashkimi, sepse nuk mund të lexoheshin nga të gjithë ato që shkruheshin e që botoheshin. Ishte humbur shumë energji dhe pengohej përparimi kombëtar drejt pavarësisë kombëtare dhe shtetit kombëtar të pavarur, “për të mos përmendur këtu pengesën e madhe prej qeverisë (turke), e madhe sa askush nuk guxonte të thoshte se ishte shqiptar”.

At Gjergji, ndoshta të shtiva në kujtime të thella e të vyera, por për ne sot veprat tuaja janë memorie historike, nga edhe ku orientohesh për hartën e rrugës.

Ditën e tretë të kongresit, të hënën në mëngjes, e mori fjalën prifti katolik nga Durrësi Dom Nikollë Kaçori. Përtej identitetit fetar, ai u shpreh qartazi se “do të adaptonim me gëzimin më të madh të përdornim atë alfabet që do të caktohet”. Kjo nënkuptonte se shqipja e shkruar do të ishte tash e tutje edhe gjuhë liturgjike. Përpjekjet kishin filluar qysh më 1907-n, si nga shqiptarët e Amerikës ashtu edhe nga një prift amerikan në Korçë, i cili kishte ndikuar thekshëm që të kishte një bilinguizëm në liturgji, herë greqisht e herë shqip.

Nëse të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja, si gjuhë të saj do të kishin po gjuhën amtare, tanimë edhe të shkruar e me një alfabet standard latin, kjo do të thoshte se bashkëjetesa fetare dhe harmonia fetare kishin gjetur një mjet komunikimi universal të njëjtë. Shoqëria fetare nuk do të vinte më ndesh me shoqërinë laike, për shkak të komunikimit në gjuhë të ndryshme. Vetë njeriu ynë po futej në një udhë ku brenda arsyes nuk gjente pengesa komunikimi mes formave të tij të ndërgjegjes.

Hej At Gjergj Fishta, më ndalet fryma kur citoj ato fjalë që thatë Ju pas zotit Kaçorri: “Unë nuk kam ardhur të mbroj ndonjërin nga këto alfabete, por kam ardhur të bashkohem me ju dhe të adaptoj atë alfabet, të cilin Kongresi do ta vendosë si alfabetin më të dobishëm për ngritjen e popullit”. Ju kumtuat At se shqiptarët kishin humbur shumë në lëmin e qytetërimit dhe të arsimit, për shkak të mungesës së një alfabeti të përbashkët. Kulmimi juaj ishte klithmë lirie, dinjiteti ekzistence e prosperiteti historik, kur e mbyllët fjalën tuaj: “Armiqtë që e kanë rrethuar Shqipërinë janë shumë dhe secili prej tyre përpiqet të rrëmbejë për vete ndonjë copë. Por ne, edhe po të mos mundim ta mbrojmë atdheun me fuqinë morale që kemi, do ta mbrojmë atë me armë në dorë dhe nuk do t’i lëmë armiqtë tanë të marrin qoftë edhe një pëllëmbë tokë shqiptare!”.

E kuptoj At, atë që po shkruan asokohe Gjergj Qiriazi për këto fjalë: “Unë nuk do jem i zoti t’i shkruaj në letër gjithë këshillat e vlefshme të Patër Fishtës, me të cilat secili nga ne u impresionua; ai na i preku zemrat aq shumë, saqë myslimanë e të krishterë nuk mundëm t’i mbanim lotët. Kur Patër Fishta po zbriste nga platform, Hafëz Ibrahim Efendi Hoxha nga Shkupi u sul drejt tij, e përqafoi me sytë mbushur me lot dhe e puthi. Kjo skemë, në praninë e treqind-katërqind njerëzve, nga të cilët tre të katërtat ishin myslimanë, la një përshtypje të madhe”.

Delegimi prej kongresit i kompetencave për hartimin e vendimeve nga një komision i mirëfilltë specialistësh prej 11 vetash, me në krye At Gjergj Fishtën, i cili nuk kishte të drejtë të merrte vendime me më pak se tetë veta, është tregues se Kongresi i Manastirit operoi me një Asamble të Gjerë Shkencore vendimmarrëse, bazuar tek autoriteti i dijetarëve të mirëfilltë. Ju e hapët mbledhjen e komisionit Patër Gjergji me fjalët e gdhendura dhe të arsyetuara për atë kohë dhe për këtë tonën: “Kjo detyrë që kombi na ka ngarkuar është një detyrë e madhe, sepse alfabeti, mbi të cilin do të vendosim, është boshti i kombit dhe i vetmi mjet, me të cilin kombi do të përparojë”.

At, më ndje, sepse ndoshta zemrën do të ta thyej, por ka gati dy dekada që shumë shqiptarë kanë marrë dhenë në kubet e të shumtit janë në Greqi e në Itali. Fëmijët e tyre nuk e mësojnë shqipen, por greqishten dhe italishten; bile edhe emrat i vënë jo më si të shqiptarëve. Kjo pjesë e breznive të reja të kombit po lëviz pa bosht dhe, dihet: rrota pa bosht të shpie atje ku s’duhet.

Po du me Ju sjell në mendje atyre dhe njerëzve që paguhen për me zgjidh këto çështje jetike do rreshta nga shkrimi yt Patër, “Gjuha shqype”, e shkurtit të 1917-s. “Ma e para punë pra qi lypet n’interese t’mbatunit t’gjuhës shqype asht kjo qi gjuha shqype të mbahet gjuhë msimi nder t’gjitha shkollat fillestare t’Shqypnis…Ata prind qi fmive t’vet nuk jau apin msimet e para n’kët gjuhë, ata, mas mendimit tonë, punojnë drejtpërdrejt kundra intereseve t’Shqypnis”.

At Gjergj Fishta, më lejo të kthehemi edhe njëherë të Kongresi i Manastirit dhe te puna e komisionit që ju drejtuat. Vendimi primordial që “të adaptohej alfabeti latin si bazë dhe pastaj të vendosej së çfarë tingulli t’i jepej çdo shenje. Dhe, sa për shenjat e tingullit, e gjetur në alfabetin latin, do të pranohej çdo lloj shenje që do të caktonte komisioni, sipas nevojës së tingujve që kërkon gjuha shqipe”.

Kjo ishte përgjegjësia dhe sfida juaj, ku edhe u sendërtua kapaciteti juaj shkencor dhe ai europian. Ju e gjetët mirëkuptimin edhe kur pranuat të përdoreshin të dyja alfabetet, edhe ai i Stambollit (Frashëri), por edhe ai latin. Veçse kambana e arsyes erdhi nga fjalët tuaja At i nderuar Fishta!

Ju e drejtuat kongresit-kur në sallë ishte edhe dërrasa e zezë ku ishin shkruar shkronjat, të cilat i solli Luigj Gurakuqi-me këto fjalë epokale që shihnin nga një e ardhme europiane e atdheut: “Alfabeti i Stambollit është i mjaftë për t’iu përgjigjur nevojës së kombit, porse, që të mund të shtypeshin libra përjashta Shqipërisë dhe për të dërguar telegrame jashtë, kemi nevojë të zotërojmë një alfabet me shkronja krejt latine”. Dhe fjala juaj u mbyll me duartrokitjet e brohoritjet “Rroftë Alfabeti!”.

E shihje gjuhën dhe kulturën si pjesë të qytetërimit europian, ndaj gjykove dhe këshillove si shkencëtari i parë europian, yni At Gjergji! Në Europë shkohej me libra e me dokumentacion; pra, me kulturë e me institucionalizëm parashikove, o mëndje horizontesh!

At Gjergj Fishta, të falem që pranove të bisedonim në këtë ditë Feste Kombëtare (jo zyrtarisht), dhe më fal se vite më parë na kishin mbyllur sy e vesh për të mos fol me ty! Aq sa njerëz të letrave, që u besonim sinqerisht, na impononin një deformim të frikshëm të gjenisë tënde. Ndaj, të lutem, sot, kur edhe eshtrat t’i kanë hudh’ në lumë e lundrojë oqeaneve, si ADN-europianizmi, thirre një meshë mëshire dhe kujdesi për të gjithë ne që çdo ditë përdorim ABC-në që krijuat ju, vetëm për një qëllim: lartësimin e atdheut e të kombit, se veç dashurisë për ta Ju nuk kishit gja tjetër më të shenjtë!

Amen!

“Në të vërtetë Allahu Akbar duhet ndërkohë të ndalohet në fjalorin tonë, sepse përdoret nga islamistët, terroristët, atentatorët”

0

Pse të mos dëgjohet thirrja e ezanit edhe në Köln?

Çdo vendim i ri për lejimin e thirrjes së ezanit polarizon në Gjermani, edhe vendimi i fundit i bashkisë së Kölnit. Thirrja “Allahu Akbar” irriton jo pak gjermanë, që lidhin me të rrezikun e islamizimit të Gjermanisë.

Köln Ditib-Zentralmoschee Gläubige beim GebetBesimtarë gjatë faljes në xhaminë Ditib, Köln

Fillimisht me shifrat: Në Gjermani jetojnë sipas të dhënave të Zyrës Federale të Migracionit rreth 5,5 milionë myslimanë. 2.800 xhami ekzistojnë, sipas hulumtimeve të gazetës “Die Zeit” (2020), por vetëm çdo e dhjeta mund të identifikohet si xhami me kupolë e minare. Shumica janë të ashtuquajturat xhamitë e pasme, ku apartamentet apo hapësirat industriale janë kthyer në hapësira për falje. Në disa qytete në Gjermani  dëgjohet për një kohë të caktuar thirrja e ezanit, si psh Düreni. Xhamia më e madhe në Gjermani është ndërtuar në Köln, xhamia Ditib , me kupolë 35 metra të lartë dhe dy minare, ndërtimi i saj u shoqërua me shumë debate. Pikërisht ky qytet me një vendim të tij është vendosur në qendër të një debati për islamin në Gjermani – a duhet të dëgjohet thirrja e ezanit edhe në Köln, qytetin e tolerancës dhe multikulturalizmit dhe pse jo?

Deutschland Tag der offenen Moschee in Köln

Si nisi debati?

Në fillim të tetorit bashkia e Kölnit miratoi një projekt model për të lejuar xhamitë e Kölnit të ofrojnë thirrjen e ezanit. Projekti është i kufizuar për dy vjet, për zbatimin e tij janë vendosur rregulla të forta si psh, thirrja e muezinit lejohet vetëm të premteve, në një orar të caktuar nga ora 12:00-15:00 dhe maksimalisht vetëm 5 minuta, po ashtu thirrja e muezinit nuk duhet të kalojë kufirin e vendosur për vëllimin e zërit. Fqinjët rreth xhamisë duhet të njoftohen me fletëpalosje më parë. Komuniteti duhet të emërojë një person përgjegjës që të trajtojë pyetjet e qytetarëve. Kur e prezantoi projektin kryetarja e bashkisë së Kölnit, Henriette Reker tha, se me këtë projekt model “iu përgjigjemi interesave të drejta fetare të shumë mysliman*ëve në Gjermani.” Ajo e vlerësoi projektin si shenjë të pranueshmërisë së dyanshme të fesë dhe mbrojtjes së lirisë fetare të garantuar me kushtetutë.

Edhe përfaqësues të fesë islame e mirëpritën vendimin. Murat Sahirnaslan, drejtor i Forumit të Xhamive të Kölnit, qytet me 35 xhami, tha se “aq lart sa dëgjohen këmbanat e kishës nuk do të jetë, por nga ana simbolike mendoj se është një hap përpara.” Kreu i Këshillit Qendror të Myslimanëve, Aiman Mazyek, e shikon thirrjen e ezanit si pjesë integrale të faljes myslimane dhe në shumë vende europiane e SHBA si të vetëkuptueshme. “Kölni dërgon një sinjal të tolerancës dhe diversitetit në botë”, citon agjencia e lajmeve dpa, Mayzek. Ai kërkon që kjo pjesë e besimit të mos futet në debate politike.

Por pikërisht kjo ka ndodhur. Ngritja e një xhamie apo thirrja e ezanit polarizon menjëherë shoqërinë në Gjermani. Partia populiste e djathtë AfD e politizon menjëherë çështjen duke ngritur alarmin e islamizimit.

Aiman A. Mazyek Vorsitzender Zentralrat der Muslime in DeutschlandAiman A. Mazyek, kreu i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani

Megjithëse islami e myslimanët konsiderohen tanimë pjesë e Gjermanisë, kur vjen puna tek dukshmëria publike e simboleve të islamit, gjermanët duket se janë ngurrues. Se sa këtë e bën të qartë një sondazh i fundit përfaqësues i Institutit të Opinionit, Civey, me porosi të gazetës “Bonner General Anzeiger”. Sipas tij dy të tretat e të anketuarve e refuzojnë që thirrja e ezanit në Gjermani të dëgjohet aq vetëkuptueshëm sa ç’dëgjohen këmbanat e kishës. Në hulumtimin e Civey, 64% e të pyeturve nuk duan ta dëgjojnë atë “aspak”. Me 98% shumica prej tyre janë përkrahës të AfD-së. Por edhe 88% e katolikëve e 82% e protestantëve i janë përgjigjur negativisht pyetjes, sipas dpa.

Thirrja “Allahu akbar” irriton

Që thirrja e ezanit të dëgjohet njësoj si këmbanat e kishës, nuk është parashikuar as me projektin e Kölnit. Megjithatë lejimi i saj e ka ndezur debatin në mediat sociale. Madje në twitter hashtagu #Muezinruf është kthyer në trend. Kundërshtarët e lejimit të thirrjes së ezanit flasin për humbjen e identitetit gjerman, islamizimin e Gjermanisë dhe një tolerancë të kuptuar gabimisht. “Këtu nuk bëhet fjalë për një këmbanë neutrale, por për një besim fetar të trumbetuar në mënyrë ekskluzive”, shkruan një person në twitter. Kurse një tjetër që fillimisht shpreson që kryetarja e bashkisë së Kölnit të ketë një vilë në krah të xhamisë e mbyll postimin me “Jo tolerancë intolerancës!”

Muezzin ruft zum Gebet ab Flash-GaleriePamje simbolike -muezini lëshon thirrjen e ezanit

Me kritika e priti vendimin edhe sociologja Necla Kelek, e cila për gazetën “Bild” tha, se kur thirret “Allahu Akbar” bashkohen burrat që i kanë lënë gratë në shtëpi, gra që nuk duhet të kenë një vend në publik, që sipas burrave të tyre duhet të mbulohen. Sipas saj me thirrjen e ezanit proklamohen slogane fetare si Allahu Akbar. “Edhe terroristët thërrasin Allahu Akbar. Në të vërtetë Allahu Akbar duhet ndërkohë të ndalohet në fjalorin tonë, sepse përdoret nga islamistët, terroristët, atentatorët.”

Kurse politikani i CSU-së, Michael Kuffer e quan tërësisht të gabuar barazimin e thirrjes së ezanit me këmbanat e kishës. “Ky është një kuptim i gabuar i liberalizmit, integrimit. Për mua kjo është katastrofale. Nëse e vazhdojmë këtë rrugë do vazhdojmë të tallemi nga Ditib.”

Një nga kritikat kryesore lidhet me Ditib, organizatën që mbledh 900 komunitete myslimane në Gjermani dhe që është nën varësinë e autoritetit fetar në Turqi, Dyanet, e cila është besnike e Erdoganit. Lejimi i thirrjes së ezanit për ish-presidentin e Gjykatës Kushtetuese të Landit NRW, Renani-Veriore Vestfali, Miachel Bertram “është një triumf politik i klasit të parë” për Erdoganin. Ditib akuzohet në Gjermani se keqpërdor strukturat për spiunimin e kundërshtarëve politikë të Erdoganit.

Për publicistin e Kölner Stadt Anzeiger, Niels Altenmüller “pohimi publik i besimit tek Allahu si “më i madh” dhe “zoti i vetëm”, edhe nëse nuk është e kuptueshme për këdo në arabisht, mund të kuptohet si një pohim agresiv dhe nënvlerësues ndaj besimeve të tjera fetare.”

DW Quadriga - Necla KelekSociologja, Necla Kelek shikon tek thirrjea e ezanit proklamim të sloganeve fetare si Allahu Akbar. Ko thirrje përdoret edhe nga terroristët, kritikon ajo.

Kontribut bashkëjetese mes feve

Nëse këmbanat e kishës shihen si sinjale neutrale që japin edhe informacion për orën, thirrja e ezanit shihet nga kritikët si thirrje fetare e kënduar dhe trajtim me preferencë i myslimanëve. Por kjo thirrje nuk ka pse të tingëllojë e huaj, qetësojnë studiesit e islamit, Angelika Neuwirth dhe Dirk Hartwig. Për ta si këmbanat e kishës, thirrja e ezanit apo tingulli hebraik i bririt, Shofar janë të afërta. Sipas tyre në një ambient mysliman thirrja e ezanit shihet “e natyrshme”, ndryshe nga Gjermania “ku islami hyri me vonesë dhe gjeti marrëdhënie laike.” Ekspertët e koranit thonë se “thirrjes impresionuese Allahu Akbar i përgjigjet në krishtërim formula po aq emfatike e trinitetit apo në fenë hebraike theksimi i marrëdhënies unike dhe kolektivisht ekskluzive me zotin: askush nuk është si zoti ynë, askush nuk është si mbreti ynë, askush si shpëtimtari ynë”, citon dpa studiuesit.

Symbolbild Religionen

Është e panevojshme që nga një vendim që në thelb është zbatim konsekuent i lirisë bazë fetare të ndizet një debati kulturor, dhe ka diçka jodinjitoze që të kalohet në “një duel infantil se kush ka zotin më të madh”, është i mendimit publicisti, Oliver Görtz i Kölner Stadt Anzeiger. “Thirrjet e ezanit as nuk do të thonë fund i perëndimit as islamizim i Kölnit. Ato mund të jenë një hap më tej për bashkëekzistencën e feve në një shoqëri multikulturore. Rreth 15% e qytetareve e qytetarëve të Kölnit janë myslimanë, 46% prej tyre janë të krishterë. Dhe kush nuk do të dëgjojë aspak thirrjen e ezanit le t’i mbyllë për pesë minuta dritaret.”

Nëse kundërshtarët e lejimit të thirrjes së ezanit do t’i mbyllin dritaret nuk dihet, sepse ende asnjë nga xhamitë e Kölnit nuk e ka paraqitur kërkesën për thirrjen e ezanit. DW

Mos ikni prej realitetit si dreqi prej kryqit, sepse ju ndjek pas

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Kohë të vështira për të varfërit dhe të sëmurit e pambrojtur nga askush, por edhe për të ndjeshmit që e mundojnë trurin dhe ndërgjegjen.
Ndërsa në pushtet njerëzit që e mbajnë gjallë shpresën.
Që e mbajnë gjallë si magjistarë me shkop magjik, pa prodhuar kurrë asgjë konkrete në jetë, që ka vlerë të paktën sa një kikirik.
Dorën në zemër s’kanë faj të shkretit sepse e udhëheqin një shtet, që prodhon nga qymyri tym dhe nga uji avull të nxehtë.
Prandaj u mjaftojnë premtimet e shumta për t’u përjetuar si shpëtimtarë dhe magjistarë prej mbrëmjes e deri në mëngjes.
Dhe nga kush?
Natyrisht nga njerëzit e pashpresë.
Nga njerëzit që e kalojnë ditën në gjumë sepse me tru nuk mund të krijojnë vlera mendore, ndërsa gjymtyrët dhe muskujt nuk kanë ku t’i përdorin për të krijuar vlera materiale, sepse nuk gjejnë punë nga e cila mund të jetojnë si njerëz.
Dhe si të tillë ata nuk gjejnë as forcë shpirtërore për ta ndryshuar vetë realitetin.
E pasi që nuk gjejnë forcë shpirtërore për  ta ndryshuar realitetin, ata ose shesin gjithçka dhe ikin në perëndim, ose presin nga politikanët mrekulli, ose shkojnë te hoxhallarët në xhami, për ta merituar xhenetin.
Sepse njerëzit e uritur për ditë të bardha zakonisht nuk pyesin sa kushton besimi i verbër në shpëtim, prandaj e thithin çdo premtim si organin intim.
Shtrohet pyetja kush i shpalli politikanët e pa korruptuar shpëtimtarë dhe magjistarë, ani pse janë socialdemokratë që konsultohen më shumë me hoxhallarë se sa me këshilltarë profesional, laicistë dhe sekularë ?
Natyrisht populli i dëshpëruar nga pushtet-mbajtësit dhe shtet-kapësit e deri-djeshëm që bënë politikë krimogjene dhe kuislinge, sepse ishin të korruptuar shpirtërisht dhe materialisht deri në inde të kromozomeve.
Dhe krejt kjo po ndodh në kohë virusash vdekjeprurës dhe krizash të njëpasnjëshme lokale, regionale dhe globale.
Mirëpo unë nuk besoj në rastësi, prandaj gjërat që po ndodhin i kam parashikuar dhe përshkruar vite më radhë në shkrimet e mia.
Por të rrallët i kanë marrë seriozisht.
E njëri prej njerëzve të rrallë që shkrimet e mia i ka marrë seriozisht dhe i ka lexuar rregullisht është Albin Kurti.
E sidomos shkrimet ku e kam sqaruar ndotjen dhe dëmtimin që ia shkakton ekosistemit rritja e palogjikshme e oreksit të njerëzve për të konsumuar gjëra për të cilat jo vetëm që s’kanë aspak nevojë, por të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin e tyre.
Sepse është një oreks që nuk ngopet pa prodhim dhe eksploatim marramendës të resurseve natyrore dhe atyre njerëzore.
Ndërsa prodhimi aq i madh nuk bëhet pa ndotje alarmante të ambientit.
Fundi i fundit konsumi dhe prodhimi i pakontrolluar nuk është në harmoni as me ligjet e natyrës, as me doktrinën socialdemokrate dhe as me atë ekologjike, sepse i pasuron një grusht njerëzish dhe ia zbraz xhepat shumicës apsolute të njerëzve që jetojnë në botë.
Dhe në këtë mënyrë oligarket super të pasur që në ndërkohë janë shndërruar në Global Player apo lojtarë global i bën akoma më të fuqishëm ekonomikisht, financiarisht dhe materialisht sesa vetë shtetet.
Prandaj nuk është çudi që ata i kanë kthyer shtetet në lodra të tyre.
E sidomos i kam përshkruar detajisht dëmet që njerëzit me asgjë të pangopur, ia shkaktojnë ekosistemit, të cilat i kam quajtur edhe mëkate të pafalshme ndaj natyrës, e cila fatkeqësisht do të na hakmerret shpejtë, jo pse do, por sepse është e detyruar.
Sepse s’ka ku shkon prej nesh.
Kam theksuar vazhdimisht që problemet nuk duhet të analizohen si të segmentuara por si tërësi, sepse djalli fshihet në malin e detajeve.
Sepse konsumi marramendës i njerëzve nuk ngopet pa prodhim marramendës, ndërsa prodhimi marramendës nuk mund të realizohet pa eksploatim marramendës të djersës njerëzore dhe resurseve natyrore, gjë që shkakton zhdukje të arteve bimore dhe shtazore që e mirëmbajnë baraspeshën e ekosistemit.
Shembull e kam marrë ngrohjen e deteve dhe oqeaneve sepse aty vërehet më së miri se çka po ndodh konkretisht.
Po ndodh shkrirja e akullnajave në pole, sepse anijet e pajisura me teknikë të përsosur për peshkim industrial jo vetëm që kanë derdhur sasi të paimagjinueshme të kerozinit në ujë, por edhe kanë peshkuar sasi të paimagjinueshme gjallesash bimore dhe shtazore.
Dhe në këtë mënyrë kanë zhdukur mijëra arte bimore dhe shtazore që e mirëmbajnë rrymën e Golfit, respektivisht rregullatorin natyral të temperaturës se ujit.
Dhe nëse nuk funksionin ky rregullator, atëherë ngritët lartë temperatura e ujit dhe i shkrinë akullnajat në pole, gjë që shkakton ngritje të nivelit të ujit në dete dhe oqeane.
Dhe se çka do të thotë kjo e fundit, nuk duhet me qënë Ajnshtajn për ta kuptuar.
Do të thotë në njërën anë cunami, përplasje tektonike, tërmete dhe vërshime, e në anën tjetër kushte perfekte klimatike për lindjen, shumëzimin dhe mutimin e virusëve të llojllojshëm.
Anijet aeroplanët, makinat, fabrikat dhe termocentralet me qymyr, janë ndotësit me të mëdhenj të atmosferës, ujit dhe tokës.
Efektet anësore : Sëmundjet e mushkërive, si dhe ato kardiovaskulare dhe kancerogjene.
Dhe pikërisht për këtë arsye kam thënë se problemet nuk zhduken nëse i analizojmë vetëm pasojat anësore, sepse ato edhe ashtu i ndjejmë në lëkurën tonë, por duke e analizuar gjenezën, respektivisht duke e gjetur pusin nga i cili burojnë dhe duke e mbyllur atë me beton dhe armaturë, sepse pastaj pasojat anësore zhduken vetvetiu.
Madje e kam marrë shembull një varg në shikim të parë banal të Njegoshit malazez nga Libri i tij poetik “Gorski Vjenac”, që shqip i bie “Kurora e Maleve” ku ai thotë :
“Čašu meda niko ne popi, što je čašom žuči ne zagrči, čaša žuči ište čaši meda, smješane najklakše se piju.
Ko iznad brda stoji, bolje vidi, no onaj ispod”.
“Askush nuk e piu një gotë mjaltë pa e konsulvuar me vrerë. Vreri kapërdihet me lehtë nëse përzihet me mjaltë në njëjtën gotë.
Ai që qëndron mbi kodër, sheh më mirë se ai poshtë”.
Jam fokusuar sidomos te fjalia “Ai që qëndron mbi kodër, sheh më mirë se ai poshtë, ngaqë mesazhi i saj ka shumë kuptim.
Sepse kur çobani nga lartësia e kodrës ia lëshon sytë malit, ai jo vetëm që e sheh pastër çdo rrugëdalje nga labirinti i shtrirë mes drunjve, shkurrave, manaferrave dhe kaqubave, por edhe çdo veprim dhe vendstrehim të plaçkës së Ali Babes dhe dyzet cubave.
Prandaj Albinit ia preferoj një ngjitje në bjeshkë sepse sheh edhe me tru dhe jo vetëm me sy si Ramushi.
Me këtë nuk dua asesi ta fajësoj Albinin për problemet klimatike, politike, ekonomike dhe financiare globale, por dua t’i them shko gjejë vendin më të duhur nga i cili i sheh më së miri problemet lokale.
Nga i cili sheh më së miri se ku dhe çka duhet ndryshuar dhe korrigjuar dhe mos i shpenzo të lutem lekët e taksapaguesve për të paguar këshilltarë që janë të denjë për të kullotur me lopë dhe dele barë.
Në anën tjetër jetosh në një vend ku njerëzit që jetojnë mirë nga politika e keqe t’i perbuzin edhe këshillat gratis, është një ndjenjë shumë poshtëruese.
Prandaj unë do të pushoj së shkruari gjëra të mençura që nuk i hynë askujt në punë dhe do të vazhdoj të tallem me idiotizmin e njerëzve që s’kuptojne asgjë as nga arti, as nga humori, as nga satira, as nga filozofia, as nga shkenca dhe as nga politika.
Sepse pikërisht të tillët i ka tubuar Albini rreth vetës.
Ka tubuar njerëz që i thonë ti je magjistar dhe neve na ke ushtarë.
Mirëpo kështu nuk funksionon politika moderne.
Prandaj në vend të këshillave gratis unë do të vazhdoj t’i argëtoj si palaço pasagjerët e tij në Titanik, që po fundosen me muzikë.
Në ndërkohë do ta përpilojë dhe ofertojë një platformë reale politike, që do t’i lë në hije edhe ato që i ka lexuar nëpër libra.
Sepse koha e pashfrytëzuar si duhet ka edhe limit edhe çmim.
Dhe jo vetëm çmim individual, por edhe çmim kolektiv.Mos ikni prej realitetit si dreqi prej

Kryeministri Kurti: Kosova nuk përkrah nisma rajonale ku nuk është prezente e pjesëmarrëse BE-ja

0

Prishtinë, 27 tetor 2021

-Kryeministri Kurti takoi sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim sekretaren e përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, znj. Helga Maria Schmid.

Kryeministri Kurti e njoftoi sekretaren Schmid me punët dhe progresin e Qeverisë në këta 7 muaj qeverisje, për rritjen ekonomike dhe reformat e filluara në drejtësi dhe në veçanti theksoi përkushtimin për zhvillimin e arsimit dual si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

U diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim dhe integrim, porse ritheksoi se nuk përkrah nisma rajonale ku nuk është prezent e pjesëmarrëse BE-ja.

Sekretarja Schmid e përgëzoi kryeministrin Kurti për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për përgatitjen e infrastrukturës ligjore, si fazë e parë për procesin e vetingut si dhe për progresin mbresëlënës në shumë fusha.

Ajo e vlerësoi veçanërisht angazhimin dhe përkushtimin e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit.   

Për procesin e bisedimeve më Serbinë, kryeministri Kurti tha se bosht i tyre duhet të jetë njohja reciproke, dhe se të pagjeturit do të mbeten prioriteti i parë. 

Zëvendëskryeministri Bislimi, duke folur për dialogun dhe rezultatet që priten nga ai, theksoi përkushtimin e Kosovës në arritjen e njohjes reciproke dhe i cilësoi të papranueshme provokimet që i bën Serbia. 

Sekretarja Schmid shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe ekspertizës për qeverinë, në përputhje me nevojat e institucioneve dhe fushëveprimin e OSBE-së.

Kryeministri Kurti falënderoi sekretaren Schmid për vizitën dhe kërkoi që të ngritet përfaqësimi dhe pjesëmarrja e Kosovës në OSBE.

Në takim ishin edhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, zvëndësambasadori Kilian Wahl, zyrtarja e Qendrës për Parandalimin e Konfliktit, znj. Mariana Roibu, dhe zyrtarja ekzekutive e sekretares së përgjithshme, znj.Juliane Ziegler.

Presidentja Osmani priti pjesëtarët e FSK-së që shërbyen në Kuvajt

0

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti në takim kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që kanë shërbyer në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit në Kuvajt. Me këtë rast, Presidentja Osmani i përgëzoi ushtarët për përmbylljen e suksesshme të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit krah përkrah me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja vlerësoi se përvoja e fituar nga ushtria e Kosovës në këtë mision të çmueshëm vërteton kapacitetet e ndërveprimit me ushtritë e vendeve aleate. Kjo e përvojë do t’i mundësojë FSK-së, pjesëmarrje në misione të tjera jashtë vendit në bashkëpunim me shtetet aleate.

Luftoj për IS në Siri – tani Valoni dhe vëllai i tij Visari kërkohen për vrasje në Oslo

1

Valon Avdyli në foto (në të majt) me disa luftëtarë të tjerë të IS , të ashtuquajturit “shtet islamik” në Siri. Valoni është vëllai i Egzon Avdylit, i vrarë në Siri me 2014, e që para se të vritej atje, qe zgjedhur nga ana a “vëllezërve Muslimanë” që ta udhëhiqte organizatën “Profetens Ummah” në Oslo, pra në krye të organizatës “Populli i Profetit”.

Valon Avdyli dhe dhe Visar Avdyli të kapur nga kamerat e sigurisë në Aeroportin e Gardemoen të Oslos, dy ditë pas vrasjes së Hamse Hashi Adan (20) , me 7 tetor në Mortensrud, përderisa e merrnin aeroplanin për në Prishtinë me 9 tetor 2021.

Policia fillimisht nuk kishte asnjë dyshim ndaj vëllezërve, por vetëm më vonë mori vesh se ata ishin larguar nga vendi, shkruan policia në një komunikatë për media.

Dy vëllezërit e dënuar më herët për veprimtari terroriste Valon Avdyli (35) dhe Visar Avdyli (32) nga Bærum i Norvegjisë, tashmë janë në kërkim ndërkombëtar pas vrasjes që ndodhi në Mortensrud me 7 tetor 2021.

Një xhaxha i vëllezërve shqiptarë, shkruan sot document.no, në qershor është dënuar me 5 vite burg për finansim të terrorit.

Valon dhe Visar Avdyli, dy vëllezër shqiptarë nga Kosova janë shpallur në kërkim nga policia norvegjeze për një vrasje të ndodhur në Mortensrud më 7 tetor.

Vëllezërit akuzohen për vrasjen në bashkëpunim në vrasjen e 20-vjeçarit Hamse Hashi Adan i cili u qëllua jashtë shkollës në Lofsrud.

Ata i kanë thënë avokatit të tyre Svein Holden se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Në vitin 2016, vëllezërit Avdyli u bënë të parët në Norvegji që u dënuan sipas klauzolës së re kundër terrorizmit.

Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terroriste IS, ndërsa Visar Avdyli u dënua për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për IS-in përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.

Valon Avdyli qe dënuar nga Gjykata e Apelit me katër vjet e gjashtë muaj burg për pjesëmarrje në IS, ndërsa Visar Avdyli u dënua me tetë muaj për mbështetje materiale ndaj vëllait të tretë; Egzon Avdyli. Sipas TV 2, Visari gjithashtu ka një dënim për veprimtari të dhunshme nga Trøndelag në 2017.

Në krye të “vëllezërve myslimanë” … Egzon Avdyli ishte zëdhënës i “Popullit të Profetit” (Profetens Ummah) para se të udhëtonte për në Siri, ku luftoi për IS. Ai vdiq në prill 2014.

Image

Hamse Hashi Adan i vrarë më 7 tetor 2021 në Mortensrud …
I dyti në foto, duke folur me mikrofon është panislamisti Egzon Avdyli, sa ishte në krye të organizatës “Profetens Ummah” (“Populli i Profetit”) në Oslo. Pastaj u vra në vitin 2014 si luftëtar i organizatës panreligjioze – islamike IS në Siri. Në këtë foto të këtyre “katër vëllezërve Muslimanë”, dy të parët janë vrarë (drept), i treti është dëbuar (utvist) dhe i katërti është akuzuar (tiltalt) për veprimtarinë e tij në favor të terrorizmit islamik.

Wafa Sulltan: “Kur Allahu asht nji perbindsh“

0

Kush asht ish-muslimania Wafa Sulltan?

(Perkethye me shkurtime nga siti http://it.wikipedia.org/wiki/Wafa_Sultan )

Ish-muslimania Wafa Sulltan ka linde ne Damask (Siri) ne vitin 1958 ne nji familje tradicionale musulmane. Deri ne moshe te madhe ajo asht edukue me mesimet fetare te islamit. Jeta e saje mori nji kethese te madhe kur ajo studente e mjeksise ne universitet ishte e pranishme ne ekzekutimin e profesorit te saje nga „Vllezrit musulman“ . Ne vitin 1989 familja e saje emigron ne Kaliforni ku perfundon studimet e mjekesise ne degen e psikologjise. Aty merret me nji sit te reformatorve te Islamit “An-naqed” (Kritika) , te cilin e kishte krijue nji sirian tjeter. Nji nga shkrimet e saje mbi „Vllezrit musulman“ terheq vemendjen e televizionit ma te madh arab ne Katarr Al-Jazeera, i cili ne korrik te vitit 2005 e ftoi te ballafaqohet me nji profesor algjerian te universitetit islamik. Gjate programit ajo ven ne diskutim mesimet fetare, te cilat i shtyjne te rijte te bahen kamikaxe ne emen te Allahut. Mendimet e saje u debatuene ne te gjithe boten dhe emni i saje mbuloi shtypin dhe sitet e internetit arab. Reputacioni i saje u rrit ne te gjithe boten kur ajo u ftue preseri ne TV Al-Jazeera me 21 shkurt 2006. Sot Wafa Sulltan perpunon nji liber me titull:

“I burgosuni i arratisun: Kur Allahu asht nji perbindsh”.

Rreth ketij libri ajo komenton: “…e kam shkapercye piken e moskethimit dhe nuk e ndjej vehten te kethem mbrapa, nuk kam ma rruge tjeter. Un vej ne dyshim çdo mesim te Librit te Shejte” .

Ne intervisten e 21 shkurtit 2006 Wafa Sulltan bahet e famshme ne arenen nderkombetare, ku disa e quejne “zani i arsyes” , ndersa te tjere e quejne “heretikja” . Intervista e saje u perhap menjihere dhe u shkarkue ne internet ne rreth nji miljon kopje. Ne kete interviste, veç te tjerash, pohon se muslimant jane te zhytun ne barbarì; ne kundershtim me tezen e perplasjes se dy qytetnimeve, kjo psikologe beson ma shume rreth perplasjes ndermejt barbarise dhe modernitetit, vjolences dhe arsyes. Ne qoftese nga njera ane reformistat islamik e kan duertrokite, nga ana tjere islamistat radikal e kan kercnue me vdekje.

Më poshtë jepet teksti i plotë i përkëthyer në shqip i debatit të datës 21 shkurt 2006 në televizionin më të rëndësishem arab “Al-Jaseera” (në Katarr) midis psikolloges arabo-amerikane Dr.Wafa Sulltan dhe klerikut të Universitetit teologjik islamik “Al Azhar” (Kajro) Dr. Ibrahim Al-Khouli.

( Wafa Sultan Debating Islamic Cleric http://www.youtube.com/watch?v=ciOGS6r97oE )

Dr. Wafa Sulltan:

Perplasja që neve shohim në botë nuk ëshë një perplasje fetare ose një perplasje qytetrimesh.

Kjo është perplasja ndermjet dy të kundertave, ndermjet dy epokave.

Kjo është nje perplasje ndermjet një mentaliteti që i perket kohrave të mesjetës dhe të një mentaliteti tjeter që i perket shekullit të XXI.

Kjo është një perplasje ndermjet qytetrimit dhe mbrapambetjes, ndermjet njeriut të qytetruar dhe atij primitiv, ndermjet barbarisë dhe racionalitetit.

Kjo është një perplasje ndermjet lirisë dhe shtypjes, ndermjet demokracisë dhe diktatures.

Kjo është një perplasje ndermjet të drejtave të njeriut, nga njera anë, dhe shkeljes së ketyre të drejtave, nga ana tjeter. Kjo është një perplasje ndermjet atyre që e trajtojnë fëmren si bagetì, dhe të atyre që e trajtojnë si qënje njerzore.

Kjo që neve shohim sot nuk është një perplaqsje qytetrimesh. Qytetrimet nuk perplasen, ato konkurrojnë.

Intervistuesi:

Me sa kuptoj unë, ajo që ndodhe sot është një perplasje ndermejt kultures prendimore dhe mbrapambetjes, injorances së muslimanve?

Dr. Wafa Sulltan:

Është pikrisht kjo që dua të them unë.

Intervistuesi:

Kush e perhapi konceptin e një perplasjeje ndermjet qytetrimeve? A nuk është Samuel Huntington? Nuk është Bin Ladeni. Unë deshiroj që të diskutohet duke filluar nga këtu, po të deshironi …..

Dr. Wafa Sulltan:

Janë muslimant ata që kanë filluar ta perdorin këtë shprehje. Janë muslimant ato që kanë filluar perplasjen e qytetrimeve.

Profeti i besimit Islam ka thënë: “ Unë kam marrur urdhërin ti luftoj njerzit deri sa ato të besojnë në Allah dhe të derguarin e tij”.

Atëherë kur muslimant i ndanë popujt në musliman dhe jomusliman, dhe bënë thirrje të luftohen të tjerët derisa ato të jenë në të njëjtin besimi me to, prà janë ato që e shperthyen këtë perplasje, dhe filluan këtë lufte.

Per ti dhënë fund kësaje lufte, ato duhet ti rishikojnë librat dhe planet e tyre islamike, që janë të mbushura me “Takfir” (akuzë per i pa fè, qafir) dhe të mos ti luftojnë jobesimtart.

Cili qytetrim në siperfaqen e kësaj toke u lejon atyre ti quajnë njerzit e tjerë me emra që ato i quajnë “Ahl al-Dhimma” (populli Dhimm-es), aqë sa ato i quajnë “Njerzit e Librit”, e aqë më shumë i krahasojnë ato me majmunë dhe me derra, ose per më teper ti quajnë Kristjant “Ato që meritojnë zëmrimin e Allahut”.

Kush ju ka thënë që ato janë “Njerzit e Librit”?Ato nuk janë njerzit e një Libri, ato janë njerzit e shumë librave. Të gjithë librat shkencor të dobishëm që ju keni sot janë të tyret, fruti i mëndjes së tyre dhe i krijimtarisë së tyre.

Kush ju jep juve të drejtën ti quani ato “Ato që meritojnë zemrimin e Allahut””, ose “Ato që e kanë humbur drejtimin” dhe pastaj të na vini këtu dhe të thoni se besimi i juaj ju urdhëron që të mos ofendoni besimet e të tjerve?

Un nuk jam as kristjane, as muslimane, as hebree. Unë jam një qënje njerzore laike. Unë nuk besoj në të mbinatyrshmen, por unë respektoj të drejtën e të tjerve per ta besuar.

Kleriku islamik Dr. Ibrahim Al-Khouli:

A jeni ju një heretike?

Dr. Wafa Sulltan:

Ju mund të thoni çka të duani. Unë jam një qënje njerzore laike që nuk beson të mbinatyrshmen …..

Kleriku islamik Dr. Ibrahim Al-Khouli:

Mbasi ju jeni një heretike, nuk ia vlenë fare të qortoheni, mbasi ju keni blasfemuar (sharë, rënë mohit) besimin Islam, Profetin dhe Kur’an-in …..

Dr. Wafa Sulltan:

Këto janë gjëra personale, të cilat juve nuk ju perkasin. Vllà, ju mund tu besoni gurve (i referohet riteve qesharake), mjaft që ju të mos më gjuani me to. Ju jeni i lirë të adhuroni cilindo që të duani, por besimet e të tjerve nuk janë punët e juaja, që ato besojnë se Mesia është Zot, biri i Maries, apo që Shejtani asht Zot, biri i Maries. Lerini njerzit të kenë besimet e tyre.

Hebrejt kanë dalur nga tragjedia (e holokaustit), dhe kanë detyruar boten ti respektojnë me dituritë e tyre e jo me terror, me punën e tyre, e jo me ankimet e tyre apo me të thirrurat e tyre. Njerzimi u është mirënjohës shkencëtarve hebrèj për pjesën më të madhe të zbulimeve shkencore të shekullit të XIX-t dhe të XX-t . 15 miljon hebrej, të shperndarë në tërë botën, janë mbledhur dhe kanë fituar të drejtat e tyre nëpërmjet punës dhe njohurive.

Neve nuk kemi parë as edhe një hebrè ta eksplodojë vehten në ndonjë restorant gjerman.

Neve nuk kemi parë as edhe një hebrè të zhgatrrojë një Kishë.

Neve nuk kemi parë as edhe një hebrè të protestojë duke mbytur njerz.

Muslimantë i kanë transformuar në rrenoja tri statujat e Budës.

Neve nuk kemi parë as edhe një budist të djegin xhamira, të mbysin muslimanë apo të djegin një ambasadë.

Vetem muslimantë mbrojnë besimin e tyre duke djegur Kisha, duke mbytur njerz dhe duke zhgatrruar ambasada.

Kjo mënyrë e të vepruari, nuk do tu japin atyre asnjë rezultat.

Muslimanët duhet ta pyesin vetveten se çka duhet të bëjnë ato për njerzimin, për të kerkuar nga njerzimi ti respektojë. (Fund)

( Wafa Sultan Debating Islamic Cleric    https://www.youtube.com/watch?v=H1_aypp_5uI )

Publiku me 21 shkurt 2006

Pregatiti Paul Tedeschini

Dritero Agolli- kritik ndaj frymes tradicionale dhe patriotizmit retorik

3


shkruan Fahri Xharra

“Dritero Agolli është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë se Shkencave te Shqipërisë. Lindi ne Menkulas te Devollit. Mësimet e para i mori ne vendlindje, te mesmen ne shkollën “Asim Zeneli” (Gjirokaster), ku beri dhe sprovat e para letrare. Ne vitet 1952 – 1957 ndoqi studimet e larta ne Fakultetin e Letërsisë te Universitetit te Leningradit. Ne vitet 1957 – 1972 punon si redaktor e gazetar ne te përditshmen “Zëri i popullit” (shih). Ne vitet 1973 – 1992 ka qene kryetar e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqipërisë. Dritero Agolli është një nga figurat qendrore te poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit me te rëndësishëm te “brezit te viteve 1960”.
Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik

Ka qene deputet ne Kuvendin Popullor dhe ne Kuvendin e Shqiperise per disa legjislatura (1974 – 2005).”
nga “https://www.teksteshqip.com/dritero-agolli/biografia )

“Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik” Me këtë fjali çka mendohej, dhe si e komenton lexuesi

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli ishte dashamirë i madh i Turqisë. Me dashuri platonike i këndonte  bukurisë së turkeshave.:

TURKESHA

Dikur kam njohur një turkeshë
Nga vendi i largët Adana
Me sy të zez’ e vetullzezë,
Me flokët lyer me këna.

Ajo në vesh më pëshpëriste
Si fërfërima në zabel,
Po fërfërima ish turqishte
Si varg divani :”çok gjyzel!”

Çudira pranë saj mendoja,
Çudirat merrnin rrugën vrap,
Këtë turkeshë tek pushtoja
Unë Anadollin bëja zap.

Nga buzët rridhte një turqishte,
Siç rrjedhin rimat në gazel;
Turkesha këngë pëshpëriste :
“Ah, arnaut, gjyzel,gjyzel!”

Turkeshë e dashur, kjo ndodhi
Të kishte ndodhur atëherë,
Kur Krujën digjte Anadolli,
Ç’do kishim bërë, moj e mjerë?

S’do mend që kokën Skënderbeu
Ma kishte prerë si karpuz:
“Tani kur flakë digjet dheu,
Ti puth turkeshën, mor domuz?”

Fahri Xharra , Gjakovë, më 27.10.21

Për tragjeditë e Shqipërisë së viteve 1996 e 1997, për “gjuhën e trashë” të malokëve dhe kangën time për Bajram Currin, në Hotel Rogner!

Nga: Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

E ritheksoj që zotriu nga stafi i Pjetër Arbnorit, siç theksova në pjesën paraprake të këtij rrëfimi, më tha:  “… me një dëshpërim dhe një shikim të zymt, me 28 shkurt 1997:

“Këtu mbaron çdo gjë. Për rrafsh një vit do të fillon Lufta në Kosovë”!

E kishte pas ditur mirë dhe paralajmëroj saktësisht për ngjarjet që vinin.

Më kujtohet mirë se kishte dallime të mëdha ndërmjet shqiptarëve të jugut dhe atyre të veriut të Shqipërisë për çështjen e Kosovës, sikur të ishte fjala për dy popuj të ndryshëm, e jo për të njejtin popull!

Kisha përshtypjen se jugorët kishin mendësi (mentalitet) të ndryshëm dhe dallonin nga shqiptarët e veriut të Shqipërisë. Ishin shumë më mosdurues dhe mbanin një qëndrim të keq, të thuash mospërfillës, indiferent e idhnak me shqiptarët e Kosovës, thuajse kosovarët ishin fajtorë për gjendjen jo të mirë ekonomike të tyre.

Athua pse?

Kjo më ka ndodhur shumë herë në bisedat që i zhvilloja me ta për Kosovën. Në të vërtetë, shumica nga shqiptarët e jugut të vendit, sikurse të ishin marrë vesh paraprakisht me njëri-tjetrin apo sikur t’i kishin mësue fjalitë dhe frazat që duhej ti flsnin përmendësh, vazhdonin që ta shprehnin një hidhërim a urrejtje të pashpjegueshme ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Për shembull, njëri prej tyre më pati thënë, (nuk du t’ia përmendi emrin, sepse ishte gjeneral i njohur!), kështu:

“Mos pritni nga ne që të rreshtohemi në anën e kosovarëve!”

Dhe pati vazhduar me një nervozitet dhe urrejtje patologjike, krejt të pafshehur:

“Çka deshtët juve? Pse jeni kundërshtar të Jugosllavisë? Ju atje keni pasë dhe keni jetë të mirë. Keni shtëpi të bukura, keni vetura të mira, ndërsa ne këtu shumë herë nuk kemi pasë as bukë për të ngrënë”.

Por, shumica prej tyre vazhdimisht e lavdronin Enver Hoxhën. Dhe rrëfenin se ai ishte i shkathët me rusët dhe me kinezët. Shumica e tyne nuk i simpatizonin shqiptarët nga Kosova. Aspak! Për më tepër ata fajësoheshin për gjendjen që mbretnonte në “atë shtet të drejtë, Jugosllavi!”.

Disa nga ta shkonin aq larg me fjalët e tyre të mbrapshta, si kjo:

“Ju jeni aq të prapametun dhe qesharak. Juve ua vendosni emrat fëmijeve tuaj me emrat e qyteteve dhe lumenjve të Shqipërisë!

Çkeni ju me neve?

Asgjë të përbashkët nuk keni ju me neve. Jeni primitiv.”

Pastaj, fjalia: “Pse e ngritni dhe adhuroni Gjergj Kastriotin Skenderbeun, përse? Ai ka qenë një hajdut lokal këtu! Juve kosovarëve nuk duhet lejuar që të vini këtu, se po na i prishni femrat tona?!” 

Shumica nga jugorët me të cilët bisedoja nuk e përdornin termin shqiptar të Kosovës, por atë gjeografik: “Ju kosovaret?!”

Pastaj: Ju e flisni “trash” Gjuhën Shqipe … Ju i ngjani Berishës dhe klikës së Tij. Ai është malok dhe duhet të vijë në krye të shtetit dikush nga jugu. E jo asi skutari çfarë është Berisha. Na e prishi shtetin …! I mbanë afër politikanët që janë nga veriu dhe merren me  çështjen e Kosovës dhe me juve që jeni aq mendjemëdhenj dhe ju pengon Jugoslavia”.

Çfarëdo që të ishte Enver Hoxha, pikërisht ai na mbronte nga të gjithë armiqtë që donin ta e shkatërronin Shqipërinë “siç e shkatërroi maloku Sali Berisha” që merret më shumë me çështen e Kosovës se sa me shtetin tonë. Neve na duhet dikush që do t’ia kthente Shqipërisë atë shkëlqim qe e kishte derisa Enver Hoxha ishte gjalle”. Ne nuk duam në kry të shtetit një asi personi sikur Sali Berisha , e as “zagarin e tij” Pjetër Arnori?!”.

” Mos pritni nga ne që t’ju mbështesim. Asnjëherë. Por, kërkonie fatin në Jugosllavi dhe kërkoini falje Jugosllavisë për atë marrëzi që e bëtë ndaj saj më 1981.” 

Këtu i numrova pothuaj të gjitha deklaratat e shumë bashkëbiseduesve të mi jugorë, toskëve. Në një darkë në Hotel Rogner, ku më pati ftuar stafi i Pjetër Arbnorit më 1996 ,  ishte një ansambël muzikor që endej nga tavolina afër tavolinës tjetër duke kënduar muzikë shqipe, kryesisht të jugut. Dikush tha që ndoshta une kam ndonjë dëshirë muzikore.

E une, u thash: “Po, ju falemnderit! Ju lutem të na e këndoni këngën për Bajram Currin”. pas kërkesës sime pasoi heshtja, një qetësi e pashpjegueshme … U thash: “Nuk e dini atë këngë? Ata, ma kthyen:

“Do të provojmë për juve Zonjë, por ne nuk e këndojmë atë këngë!”

Ua ktheva: “Ju lutem ta këndoni …! Filluan ta këndonin, por pa dëshirë e disi me druajtje dhe me zë të ulët, e me një ritëm mjaft të dobët. Une u ngrita nga karriga dhe me tërë fuqinë e zërit që e kam bukur të thekshëm e të  fuqishëm, ia fillova refrenit:

“Bajram Curr, o Bajram Curr, emri yt s’harrohet kurrë. Të ka lindur Nanë Gjakova, s’të harron Kosova!”.

Me gjithë za …

Përnjëhere shumë tavolina mysafirësh u boshatisën! Mbeta e shokuar. Disi… nuk arrija ta kuptoja se çka ndodhte, pse u larguan gjithë ata njerëz? Personi nga stafi i Arbnorit që ishte me mua, mu drejtua me gëzim:

Diana Rexhepi, përmes kësaj kënge ti i ke përjashtu dhe ndjekë nga hoteli shumicën e spiunëve të Fatos Nanos, që  sonte kanë ardhur këtu edhe për shkakun tënd!”

Në fillim nuk arrita ta kuptoja se për çka më fliste e sqaronte zotriu nga stafi i Arbnorit…?!

“Kryengritësit” e absurdit të vitit 1997 …, koha kur “u shemb” shteti shqiptar?!

Por , por… , kur u bë ajo rrëmujë në shkurt dhe mars të vitit 1997, e kuptova se skenari ishte i përgatitur më herët. Aso vrasjesh, luftime të pakuptimta ndërkrahinore e ndërpartiake, të shtëna armësh gjithandej në mes të bandave të jugut dhe veriut… E pabesueshme! Nuk kam pasë guxim, Jo, nuk kam pasë atë guxim me shku në jug të Shqipërisë, me e kalue Lumin Shkumbin. Jo, nuk e kisha atë guxim. Atë guxim e ka pasë vetëm Ibrahim Kelmendi, andaj une disi … i jam përkulë në vehte Ibres si e pati atë guxim me hi në jug të Shqipërisë, atje ku ndodhnin vrasje, luftime, që i kishte nxitë Fatos Nano, e çdo ditë, për çdo ditë kam raportue për Novi List në Kroaci dhe e kam nxi dhe baltosë Fatos Nanon deri në fund dhe atëhere i pata bërë publike dhe shpalosa planet e tij.

Kur qesh kthyer në Zagreb gazetarët dhe politikanët kroat, më thanë:

Puno smo naučili o Vašem narodu. Nitko to tako nije dobro objasnio kao Vi gospogjo Rexhepi. Ipak, mi želimo da pobjedu odnese gospodin Sali Berisha, o njemu znamo puno toga, on jest prijatelj Hrvatske i naše samostalnosti. To mi ne zaboravljamo, kao niti činjenicu da ste doveli gospodina Arbnorija na Hrvatsku Televiziju i da je upravo on s’ toliko dostojanstva bio prvi strani političar koji je Hrvatskoj čestitao pobjedu nad Srbima agresorima, i podržao akciju Hrvatske vosjske od srpskih i srbijanskih četnika. Predivno je govorio gospodin Arbnori”. 

(“Kemi mësuar shumë për popullin tuaj. Askush në këtë mënyrë nuk ka sqaruar sikurse ti zonja Rexhepi. Megjithatë, ne duam që të fitoj Sali Berisha, për të dijmë aq shumë, ai është mik i Kroacisë dhe pavarësisë sonë. Këtë ne nuk e harrojmë, sikurse faktin që e keni sjellë këtu zotëri Arbnorin në Televizionin Kroat dhe në të vërtetë ai me aq dinjitet ishte politikani i parë i huaj që Kroacisë ia uroj fitoren ndaj agresorëve Serbë dhe e përkrahu aksionin e ushtrisë Kroate ndaj serbëve e četnikëve serbë. Pjetër Arbnori ka folur në mënyrë të mrekullueshme.”)

Për fund me dëshirë do ti thoja e rikujtoja pak fjalë që Bekim Berisha Abei, ia ka pati thënë Sali Berishës, kur plasi konflikti i nxitur në mes të Jugut dhe Veriut të Shqipnisë, që ishte i nxitur nga qarqet armiqësore ndaj kombit shqiptar, qofshin të brendshme apo që bashkëpunonin me fqinjët historikisht jodashamirës ndaj nesh, por …, megjithatë, nuk do te i them. Jo, nuk do t’i them.

Por, do ta rikujtoj një gjë se Sali Berisha në ato moment dramatike të konfliktit absurd dhe krejt të pakuptueshëm ndërvëllazëror, i ka shpëtu shumë jetë të jugorëve, në Vlorë e gjetiu.

Këtë do ta them në fund të kësaj pjese të rikujtimeve e dëshmive historike të faktuara për ngjarjet e hidhura të Shqipërisë, që filluan diku në gusht të vitit 1996 e që u bënë masive e shpërthenin gjithandej në shkurt, e sidomos në marsin e zi të vitit 1997.

Vijon

Ribotohet “PSE URREJ KADARENË dhe poezi të tjera”, nga Shefqet Dibrani

0

Vitrina e librit

Sivjet është ribotuar libri me poezi i Shefqet Dibranit duke zbardhur enigmen e pashpjeguar të bllokimit inatçor dhe perverës të botimit të parë, i cili për standardet e Kosovës mund të ishte radhitur për Libër të Gueness. Ndërsa autori i librit nuk do të ndjek rrugën ligjore?! Ai, këtë çështje do t’ia lë ndërgjegjës si individit, institucionet dhe shoqërisë, kurse librin e tij me poezinë emblematike “Pse e urrej Kadarenë”, që shënon një ironi artistike, tingëllim sikur i sfidonte të gjithë zërat kundërshtues të asaj kohe, pse jo edhe më pas, falë Bibliotekës Nacionale në Zvicër, autori arriti ta materializoj dëshirën e tij si botim i dytë, ca i përpunuar.

Në vazhdimi pa japim një fragment të shkurtuar nga një shënim përcjellës i asaj kohe: “Ikja e tij e hershme në dhe të huaj, për çfarë na thotë arti i tij, dëshmojnë shpirtin e tij rebelues. Të papërmirësueshëm. Ai do ta kultivojë sigurt vargun. Poezinë. Revoltën. Për ndryshimet që përjetoi. Për plagën që përherë përpiqet ta shërojë, por gjithnjë e më tepër i kullon gjak. Mërgimi, në rend të parë. Muret që ia ndalojnë lirshëm ecjen etnisë. Miqësitë e krijuara mundimshëm. Komunikimi i ngadalshëm, kur në botë tashmë mbretëron komunikimi celular, satelitor, mobil, interneti, e çfarë jo tjetër.

Mërgimi është edhe diçka më shumë… Dhe ngadalë derisa shpalojmë lirikën e poetit, vijmë te ajo që duhet thënë, se ai shkruan pa druajtje, por edhe pa pretendime të mëdha. Figuracioni i tij tepër i kapshëm dhe i pëlqyeshëm. Veçan ai i poezisë “Pse e urrej Kadarenë”, që shquhet si poezi ndër më të bukurat, më të realizuarat, për të mos thënë atë “pothuajse” edhe antologjike. Sepse: “Unë e urrej Kadarenë nga dashuria/ Ulem prehem vdes e ngrihem/ Për ndjenjat e Tij”. Forma e preferuar i jep poezisë sharmë të veçantë, përjetim çasti që bartet nga autori tek receptuesi magjishëm, shpejt dhe bindshëm.

Metamorfoza e poezisë së Dibranit nënkupton fisnikërimin ideor, ligjërimin figurativ potencialisht në gradacion rritjeje, thjeshtësia e shndërruar në figurë, eklektizëm i toleruar, premtim i realizuar… Sepse, e gjithë kjo që u tha shtron konstatimin përmbyllës se në “vetëdijen dhe krenarinë” autoriale ka diçka mistike, e cila do ndriçuar. Akti i (ri)leximit e arsyeton këtë më së miri”. Siç e theksuam më lartë, fragmenti është shkëputur nga një shënim përcjellës i botimit të parë në vitin 1996.

Libri është botim i autorit, dhe është shtypur në shtypshkronjën “Dritapress”, Prishtinë 2021. Libri ka 74 faqe me gjithësejt 54 poezi të ndara në tre cikle.

Sistemuar në Bibliotekën Nacionale në Zvicër. ISBN 978-3-9524932-9-8