Kreu Blog Faqe 1678

Bashkëbisedim me moderatorin, gazetarin dhe aktorin Guxon Shala, për botën e filmit dhe televizionit

0

Intervistoi për Drinin: E.B., Nju Jork

Moderatori dhe gazetari Guxon Shala ka lindur në Prishtinë në 1997. Ka mbaruar studimet universitare në Kolegjin AAB dega “Gazetari” në vitin 2008. Ka pasion aktrimin dhe njihet për rolin e tij në serialin e njohur “Schengen Visa” (2018). Guxon Shala ka patur një karrierë të suksesshme në TV dhe media kombëtare të Kosovës. Që nga viti 2017 ai është moderatori dhe gazetari i emisionit më të shikuar në Kosovë “Një kafe me Labin” (1KL).

Na tregoni më tepër për lidhjen tuaj me aktrimin gjatë viteve në shkollën e mesme ?

Guxon Shala: Lidhja ime me aktrimin ka qënë qysh në shkollë fillore sepse aty kam marrë pjesë në shfaqje të ndryshme të shkollës. Gjithmonë me ka pëlqyer jeta e një aktori. Gjatë shkollës së mesme përveç aktrimit kam shkruar tekste për këngë e po ashtu kam kënduar.

Performanca juaj në serialin “Viza Shenge” ishte mjaft me sukses. Cili ishte roli që luajtët në këtë serial?

Guxon Shala: Po ka qënë një prej serialeve më të shikuara komedi në Kosovë dhe ka qenë bukur të jesh pjesë e një seriali. Zhanri komendi është prej zhanrave më të vështira. Po në këtë kohë unë isha edhe gazetar në një emison dhe ftesën që ma ka dërguar pikërisht regjisori, e kam pranuar më plot kënaqësi. Aty kam luajtur një rol si aplikues në amabasadë dhe ka qenë një prej episodeve më të klikuara në youtube, ku ka arritur gjysëm miloni klikime, vetëm brenda 24 orëve.

Çfarë të tërheq më shumë në aktrim?

Guxon Shala: Të jesh pjesë e botë se kinemasë nënkupton që jo vetëm të jesh përsonalitet i “thellë” por gjithashtu të kuptosh se njerëzit e mëdhenj në film nuk mund të jenë njerëz të vegjël në realitet.

Na tregoni për fillimet e tua si gazetar. Çfarë ju motivoi për t’a ndjekur atë si profesion?

Guxon Shala: Fillimet e mia si gazetar kanë qenë të vështira sepse të fillosh punën në një tëlevizon është padyshim mund dhe sacrificë e madhe. Më kujtohet dita e parë kur kam shkuar për të filluar punën si gazetar në telivizon, fjala ime e parë ka qënë kjo: Edhe nëse nuk keni nevojë për një gazetar dua vetëm të futem në televizon çka do qoftë do të bëj. Kështu fillova punën në KTV, ku qëndrova afro 2 vite e gjysëm si gazetar i show bizzit. Pastaj fillova në televizone të tjera dhe për të përfunduar, këtu ku jam sot, ku kam pasur dëshirë gjithmonë në emisonin Show më të shikuar në vend 1KL “Një kafe me Labin”.

Motivimi për tu bërë gazetar ka qënë vetë fakti që dua të jem pjesë e botës televizive. Të jesh gazetar do të thotë që jesh i palodhur, kurreshtar, të besueshëm pavarësisht presioneve, me ndjenja, kurajozë dhe realistë.

Gjatë përvojës tuaj si gazetar dhe moderator, cilat janë këshillat e tua për të ftuarit në emision?

Guxon Shala: Parimi im është që mysafiri gjithmonë duhet të respketohet dhe ta kesh kohën e saktë për të sepse herën tjetër kur ta ftosh mundet mos ta kesh më.

Si e përcakton suksesin?

Guxon Shala: Ta bësh punën që ti e do dhe ke ëndërruar për të dhe mos mendosh për rrogen që do ta marrësh në fund të muajit.

Këshilla më e mirë që keni marrë …?

Guxon Shala: Bëje më të mirën që mundesh. Puno shumë sepse një ditë do të arrish aty ku ti dëshiron.

Çfarë konsideron si arritje në jetë?

Guxon Shala: Po të flas për arritje në jëtë, kam shumë hapa për të bërë, por njëra prej arritjeve në jetë është puna që e bëjë tani.

Çfarë të pëlqen më shumë nga progarami “Një Kafe me Labin”?

Guxon Shala: E kam shikuar prej që kur kam qënë fëmijë dhe gjithmonë i kam thënë vetës dhe familjes që një ditë do te jem në këtë emison dhe ja ku jam. Kënaqësia më e madhe që punoj në një emison, që ka mbi 18 vite karrierë dhe po ashtu me një përson që unë e quaj vëlla, që ka mbi 20 vite karrierë si moderator dhe gazetar, Labinot Gashi, që është i vetmi që m’i ka hapur dyert për të realizuar ëndrrën që kam pasur qysh në fëmijëri.

Këshilla juaj për rininë që kanë synime dhe ambicie … ? 

Guxon Shala: Punë, punë dhe vetëm punë, mos të ndalen asnjëherë me ëndërrat e tyre ku do që janë. Duhen të punojnë ditë dhe natë që një ditë ta shohin rezultatin sa hapa në jëtë i kanë bërë.

Varrezat katolike të Rrmajt në Shkodër “MONUMENT KULTURE”

“Nëse ka një dëshmi të artit ndërtimor, të ngritur në nivel qytetar, ai ndodhet padyshim në monumentet funerale të Varrezave të Rrmajit në Shkodër”… “Në pikëpamje urbanistike, për periudhën e ngjizjes së qytetit post-osman, ajo ka rëndësi të dorës së parë në formimin e idesë mbi formulimin e varrezës urbane në hapësirën shqiptare…”.

Nëse do t’ i referohemi shkrimeve të moçme, fshati Rrmaj (Remaj, Ermaj) apo Fusha e Rrmajit, gjendej në periferi të Shkodrës, atje ku lumi i Kirit me zallin e tij i afrohet fare pranë lagjeve të atij qyteti , i cili në këtë pjesë fushore gjatë shekullit XVIII ishte në zgjerimi e sipër.

Lidhur me emrin e asaj varreze, kjo mund të përcaktohet nëse do të marrim parasysh fjalën shqipe “rrëmoj” (në dialektin shkodran, gërmoj), të mbështetur nga gjuhëtari i njohur shqiptar, Prof. Eqerem Çabej. Por, si toponim mund të jetë i vjetër sa dhe vet lumi Kir, i cili me ujin e tij të furishëm vazhdimisht ka rrëmuar token në zonën e Shkodrës.

Shtrohet pyetja qeëkur ka marrë emrin “Vorret e Rremajt”. Nga dëshmitë e ndryshme gojore, flitet se që nga koha e ilirëve, aty kanë qenë varreza të ushtarëve romak dhe gjatë shekujve emri është transformuar në trajtën nga, Remaj, Ermaj, Fusha e Rremajt, në Vorret e Rremajt. Por, në dokumente të shkruar, sipas konsullit italian, Ermannno Armao, si toponim figuron qe në shek. XVII.

Sipas një relacioni Venecian, thuhet se në vitit 1610 meshtarët (klerikët katolik) kanë kërkuar lejen nga veziri i Shkodrës që të mund të celebrojnë meshë në periferi të qytetit në fshatin Rrmaj, pasi brenda qytetit kjo gjë ishte e ndaluar rreptësisht. Në relacionin e Imzot Pal Kamsit, ky fshat në vitin 1745, figuron si pjesë e famullisë se Top-hanes (Shkodrës) dhe

kishte 16 shtëpi me 96 katolik. Duke pasur parasysh shënimet e me lartë, na lind e drejta të kuptojmë se ceremonitë fetare në Rrmaj, mund të kenë filluar qe nga momenti i paraqitjes se kërkesë në vitin 1610, për celebrimin e meshës në ketë pjesë fushore 5 kilometra nga Shkodra, në një ndër shtëpi private.

Nuk është larg mendjes qe të kuptojmë se që nga ky vit duhet ta ketë zanafillën e vet rikrijimi i këtyre varrezave katolike për qytetin e Shkodrës nga banorët, të cilët për shkak të dhunës osmane, të dashurit e tyre me parë i kanë përcjellë përtej lumit Buna, në varrezat e Zarufës në Shirokë. Se në fshatin Rrmaj, ka pasur një jetë aktive fetare, dëshmon dhe fakti se nga ky vend, sipas relacionit të vitit 1745 të Pal Kamsit, ka dalë emri i priftit Dom Nikollë Kamsit nga fshati Rrmaj. Pastaj, kemi dëshmi të drejtpërdrejtë se në vitin 1777, në varrezat e fshatit Rrmaj është celebruar mesha nga klerikët e Shkodrës dhe po këtu, popullata me vendim të ipeshkvit ka mundur të marrë ndjesën e plotë për mëkatet që i kanë bërë gjatë një viti.

Nëse do nisemi nga mbishkrimet e disa epitafeve që janë skalitur nëpër pllakat e varreve të ndryshme që ndodhen në atë varrezë, nga ato që mund të lexohen në gjuhen, latine, italiane, e shqipe, rezulton se disa prej varreve janë të gjysmës se parë të shek. XVIII. Ndërsa, nga dokumentet e shkruara, rezulton se ipeshkvi i parë i varrosur këtu është, Imzot Anton Dodmasej, ipeshkv i Pultit në vitin 1816, pastaj Imzot Françesko Borci, ipeshkëv i Shkodrës në vitin 1823 e me radhë.

Në dokumentet e kohës, në afërsi të varrezave të vjetra dalin në pah edhe një palë varreza të tjera në lagjen Badre, të cilat janë quajtur varrezat e Topichit, të themeluara nga ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gjon Topich, nga Spliti, rreth vitit 1858. Këto varreza si dhe ato të vjetrat shfaqen në hartën topografike të qytetit të Shkodrës hartuar nga etërit Jezuit në vitin 1923.

Varrezat post Osmane

Bartja e eshtrave të të vdekurve nga varrezat e reja në ato të vjetra do të ketë ndodhur gjatë viteve 1930-1935, kur kjo lagje, sipas hartës topografike të vitit 1938, tashme figuron si vend i mirëpopulluar me banorë të qytetit të Shkodrës.

Duke parë rëndësinë historike dhe arkitekturore që kanë këto varrezat, Arqipeshkvi, Gaspër Thaçi, në vitin 1936, ndërmori aksionin duke bërë, zgjerimin meremetimin, risistemimin e varrezave dhe rindërtimin e një Kishe-kapelë të re më funksionale nga ajo e vjetra ,e cila ishte në gjendje të keqe fizike. Kjo Kishë- kapelë e cila e ka formën e Akropolit të Athinës, si dhe projekti i sistemimit të varrezave u realizuan nga nxënësi i Atë Gjergj Fishtës, inxhinieri, Ludovik Zojzi. Puna e finalizuar u inauguruar në vitin 1937 nga vetë Kryeipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gapser Thaçi.

Duke parë varret e vjetra që ndodhen në atë varrezë, por edhe ato më të rejat me syrin e një artisti profesionist, shihet qartë mjeshtëria e ndërtimit të tyre, që nuk ndryshon shumë edhe nga varrezat e vendeve të ndryshme të Evropës Perëndimore. Kjo tregon se qytetërimi postosman në traditën kulturore të qytetit të Shkodrës, ka qenë i fuqishëm e i pranishëm gjatë rilindjes sonë kombëtare.

Më parë dhe sot flitet për gjurmët tona identitare, nga koha e lashtë dhe deri te rilindja jonë kombëtare. Flitet për varret e etërve dhe gjyshërve tanë, të cilët me vetëflijim, ringjallën kombin, historinë, gjuhen dhe kulturën evropiane. Flitet për vendet e shenjtëruara nga kujtimi i burrave e grave që bënë Shqipërinë dhe ruajtën genin tonë nga tjetërsimi.

Këto figura, me shpirt gjenden pranë Hyjit, kurse me trup e hir prehen në Varrezat e Rrëmajt.

Aty prehen familjet e: Muzhanëve, Shirokajve, Sumajve, Marubëve, Jubanëve, Jakovëve, etj., persona të shquar që bënë emër në fusha të ndryshme në historinë e Shqipërisë: inxhinierët, Gjovalin Gjadri, Augustin Briot, (projektues i urës se Bunës, prefekturës së qytetit të Shkodrës), Ludevik Zojzi, Kol Idromeno…, piktorët: Pjetër Marubi, Simon Rrota…,

muzikologët: Prenkë Jakova, Pjetër Gaci, Leonard Deda.., letrarët: Hilë Mosi, Kolë Mirdita, Frederik Rrepshja, Kolë Ashta …, mjekët: Dr. Frederik Shiroka, Terezina Suma e shumë figura të tjera. Në këto varreza prehen eshtrat e klerikëve, krijues të kulturës shqiptare: Atë Giacomo Jungut, Atë Anton Xanonit, Atë Pashko Bardhit, Dom Ndoc Nikajt, Dom Ndre Zadejës, etj.. Po këto varreza mbajnë misterin e eshtrave të: Dom Ndre Mjedës, Atë Gjergj Fishtës, dhe klerikëve të lartë kishtarë që dhanë kontribut të paçmuar në pavarësinë e Shqipërisë si: Imzot Karlo Pooten, Imzot Pashk Guerrini, Imzot Lazer Mjeda, dhe më vonë Imzot Gasper Thaçi; eshtrat e këtyre të fundit në vitin 1967, u tërhoqën nga katedralja e Shkodrës për në varrezat e Rrmajt dhe sikur u zhduken duke mos lënë asnjë gjurmë.

Varreza e Rrmajt, janë te njohura edhe për diçka tjetër: për plumbat breshëri të lëshuar mbi dhjetëra klerikë katolik intelektualë, të pa fajshëm të ekzekutuar gjatë diktaturës komuniste në vitin 1945-1948. Ata u pushkatuan pa gjyqe e me gjyqe falsë, te muri i jashtëm i varrezave, buzë lumit Kir, pranë Çinarit të Zef Zorbës, për arsye se donin që Shqipëria të jetë Perëndimore. Ndër ta numërojmë: Ndre Zadeja, Lazer Shantoja, Çiprijan Nika, Giovani Fausti, Daniel Dajani, etj.. Kjo gjë ka bërë që, pas lirisë fetare në vitin 1990, e deri në ditët e sotme, aty të shtohet numri i atyre që shtegtojnë për t‘i nderuar jo vetëm të rënët në këto varrezave, por edhe të gjithë martirët e tjerë të pushkatuar, të vdekur nëpër burgje e arreste shtëpie, e të torturuar pafundësisht, anë e mbanë Shqipërisë deri në vitin 1980. E bilanci ishte tmerrues, 2 argjipeshkvi, 5 ipeshkvi, 1 abat, 65 priftërinj dioqezanë, 33 françeskanë, 14 jezuitë, 10 seminaristë dhe 8 murgesha.

Diktatura komuniste për t’i zhduk gjurmët e krimit dhe kujtesën historike të varrezave, në vitin 1970-72, pat mbyllur varrezat e Rrmajt, duke i hapur ato në Stom Golem, për të gjithë qytetaret pa dallim besimi e kombësie.

Pas përmbysjes se diktaturës dhe ardhjes se demokracisë, ishte momenti i paharruar kur me 4 nëntor 1990, pikërisht në këto varreza u celebrua mesha e parë nga Dom Simon Jubani, në praninë e një mase të madhe populli ende të frikësuar. Ishte ky një triumf i Zotit dhe gjakut të atyre që dhanë jetën për një Shqipëri ndryshe.

Odiseja e varrezave pas vitit 1990 dhe viti jubilar

Pas hapjes se këtyre varrezave, filloi odiseja jo e këndshme e kësaj varreze legjendare shumë shekullore. Nga dëshira e madhe që të gjithë të besimit katolik të jenë varrosur aty, madje edhe atyre të ulur nga malet, ndodhi tkurrja e hapësirës si lirë dhe mbivendosja e varrezave, madje erdhi deri tek shkatërrimi i varrezave pa emërtime dhe atyre qe nuk kishte kush për tu kujdesur nga askush. Në këtë rrëmuje ndërtimesh të pa kontrolluara kanë mundur të jenë zhdukur eshtrat e shumë personaliteteve të shquara, laike e kishtare.

Me qëllim të ruajtjes së vlerave urbaniste dhe marrjes në kontroll të situatës shkatërruese, Ministria e Kulturës me kërkesë të Zyrës Famullitare Shkodrës, në vitin 2007, varrezat i shpalli Monomet Kulture. Mirëpo as ky vendim qeveritar nuk solli rezultatin e duhur për shkak se brenda varrezave vazhdonin të vepronin disa firma private të pa kontrolluara nga askush. Rreth këtij problemi kam ngritur në këmbë opinionin publik me një shkrim të botuar te Gazeta shqiptare dt. 15 prill 2011. Zbutja e situatës shkatërruese erdhi pas emrit nga ana e Zyrës famullitare të një firme të vetme për mbikëqyrjen të plotë të varrezave dhe punës me vigjilente të famullitarit të atëhershëm, Dom Gjovalin Sukaj.

Me emrin e famullitarit të ri të zyrës famullitare të Shkodrës, në vitin 2014, Dom Artur Jaku, varrezat u morën nën kontrolle të plotë, duke shpëtuar atë çfarë mund të shpëtohej.

Duke qenë se ky është vit jubilar, 25 vjetori i meshës së parë të celebruar në këto varreza me 4 nëntor 1990, nga D. Jubani, u pa nevoja për kryerjen e disa punimeve të domosdoshme në Kishën kapelë dhe në murin ballor rrethues.

Me kërkesën e këtij viti të famullitarit të Shkodrës Dom Arturit, drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Ministria e Kulturës mori përsipër financimin për restaurimin e Kishës kapelë të varrezave, punimet të cilat janë duke ecur me ritmin e duhur. Kurse, punimet në murin

rrethues ballorë janë duke u ndihmuar nga individët të caktuar nga Shkodra dhe diaspora shqiptare në Amerikë. Pritet çdo gjë të kulmojë me festen qendrore që do mbahet me 4 nëntor të këtij viti në qytetin e Shkodrës. Duhet theksuar së është në përfundim edhe harta topografike dhe planimetria e varrezave, e realizuar nga topografi Bepin Pistulli.

Duke soditur gjithë këtë histori shqiptare, kuptohet shumë qartë se varrezat e Rrmajt, janë për ne shqiptarët, si ato çfarë janë të Parisit për francezet dhe ato të Romës për italianet etj..

Marre nga “Monuments of Albania” me 8 gusht 2019

Baci Fahri … !

0

Nga: Elvi Sidheri

E di që në të vërtetë, me aq sa di unë, Fahri Xharra, nuk është një malësor, por se ç’më vjen që ta quaj kështu, dhe nuk i ndahem dot këtij emërtimi, sipas meje tejet fisnik, dhe që atij, ndër të tjera, i rri shkëlqyeshëm, porsi një veshje e denjë për punën, veprën e tij madhështore, për impenjimin e vazhdueshëm krijues dhe hulumtues, në të mirë të së tashmes, së kaluarës, dhe të ardhmes së qenësisë dhe mirëqenies, kujtesës dhe vetë ekzistencës së popullit shqiptar. Fahriu është në fakt një njeri i palodhur, që limfën jetësore të përditshmërisë së tij, ia fal tanimë prej vitesh të gjata, me një përkushtim të gjallë e tepër të sinqertë, ndërgjegjësimit të bashkëkombasve të vet, lidhur me një pafundësi të vërtetash, të panjohurash të harruara dhe sekretesh nga e tashmja, aq sa edhe nga e kaluara jonë e afërt ose e largët…!

Por, ajo që Fahriun e bën kaq të veçantë, duke e ngritur atë në një piedestal të vetin specifik të “shqiptarësisë” së pastër, dëlirë e të tejkulluar, është pikërisht përkushtimi i tij tërësor, i pakompromis, jashtë çdo ndikimi rajonalist përçarës, politik apo edhe rastësisht fetar (përkundër akuzave të shumta të cekta ndaj figurës e staturës së tij të pacënueshme), për të mirën e kësaj shqiptarësie, që ai vetë e ndjen aq të fortë në venat, gjakun dhe qënien e tij thelbësore. Prandaj edhe unë sot, në të gjallë të tij, vendosa të shkruaj diçka sado modeste lidhur me këtë mik të timin të çmuar pikësëpari, këtë burrë të patundur, këtë shqiptar bashkëkohor që nuk i shet kurrësesi parimet e veta, kombësinë apo atdhedashurinë e tij, për asgjë në botë.

Vendosa ta quaj “BACË” pasiqë së pari dhe mbi të gjitha, ai e meriton katërcipërisht këtë titull, ashtu siç ndokush tjetër, do të ish quajtur “Dukë”, “Kont” apo “Princ”, në shenjë të njohjes së fisnikërisë së gjakut dhe veprave të dikujt. E pra, Fahriu, për nga gjaku që i vlon “shqiptarisht” nëpër vena përgjatë gjithë trupit, është një shqiptar nga ata me “SH” të madhe, ndër të paktët që këtë origjinë të lashtë, që ky emër mbart në vetvete, di dhe ka ditur (e padyshim që do të dijë përherë), ta nderojë, ta lartësojë, ashtu si edhe të jetë i denjë plotësisht për shqiptarizmin që aq fort ndjen dhe predikon pareshtur ditë mbas dite. Por unë dhe të gjithë neve që këtë burrë e vlerësojmë, çmojmë, lexojmë dhe që e mbështesim njëkohësisht, do të duhej pra, që këtë “Bacë” të letrave, studimit dhe zbardhjes së anës së errët dhe ende të panjohur të historisë, traditave e dokeve të lashta të shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike, ta “kurorëzojmë” me këtë titull kaq fisnik, sa edhe 100 % shqiptar, tashmë që e kemi mes nesh, e jo të kujtohemi për të, kur largqoftë të jetë tepër vonë ! …Siç aq shumë herë për fat të keq ka ndodhur me shumë e shumë personalitete sipërore, që kanë dhënë gjithçka për Shqipërinë dhe shqiptarinë, pa marrë në këmbim, asgjë, përveç nëpërkëmbjes, armiqësisë, smirës e zilisë prapanike. Unë Fahri Xharrën, dua ta quaj “Baca Fahri” tani, sot, në çastin kur po i shkruaj këtë fjalë…

Dua t’i them atij edhe diçka më shumë, t’i them “Baca Fahri… u KRY” !

Shqiptaria dhe trojet ku shqiptarët anembanë frymojnë, është e lirë, demokratike, shqiptarët janë të denjë për shqiponjën dykrenare që fluturon e lirë mbi fushat e përgjakura të së kuqes së flamurit tonë kombëtar, ky popull e meriton dhe është i ndërgjegjshëm për trashëgiminë e artë Kastriotase, për shpatën dhe përkrenaren legjendare të Gjergjit, të Skënderbeut tonë, këta njerëz e mishërojnë me jetët dhe ekzistencën e tyre të përditshme, fjalën dhe mësimet e Nënë Terezës, mirësinë dhe dhembshurinë e saj të pakufijshme…!

Atëherë vërtetë do ta thosha me plot gojën, do të bërtisja pa frenuar, “U KRY” o miku im, Baca Fahri ! Sepse sinqerisht, do të doja pafundësisht, që shqiptaria e sotme, t’i kuptonte me të vërtetë dhe në thelb, mundimet, përpjekjet titanike, netët e pagjume dhe punën e sforcimet e këtij studiuesi, hulumtuesi, këtij shkruesi të pandalshëm, që sfidon moshën e jo rrallë edhe paragjykimet e shumta (të tepërta, të hidhura) të një shoqërie si kjo e jona, që akoma mund të mos jetë e gatshme tërësisht, për t’u ngritur në nivelin e madhështisë së trashëgimisë sonë historike shqiptare, që të parët tanë brez pas brezi na e kanë lënë si dhuratën më të vlefshme.

Një dhuratë që Baca Fahri e ka njohur e kuptuar drejt dhe thellësisht, e për këtë qëllim përçapet me çdo mënyrë (“me mish e me shpirt” … “me penë dhe mendje”, siç do i thuhej veprës së tij, troç dhe shqip) që këtë trashëgimi, këtë mesazh që nga e kaluara jonë e përbashkët historike, na kanë dhënë paraardhësit tanë iliro-arbërorë, t’ua përcjellë brezave të tanishëm. E bën ai këtë gjë, shoqëruar me punën e tij sqaruese, ndriçuese dhe këqyrëse, në shërbim të rizbulimit dhe çpluhurosjes së historisë sonë mijëravjeçare. Botimet e tij të panumërta dhe librat e tij të formatit aktual elektronik, ku Baca Fahri vendos të përballet pa frikë apo komplekse, me personazhet sharlataneskë si pseudo-histori

Gjergj Dedaj pranoje vendimin me dinjitet e mos u bëj tabelë qitje e personave të pandërgjegjshëm

0

Nue Oroshi

Në mesin e shumë Ambasadorve të Kosovës që janë shkarkuar këto ditë është edhe Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut Gjergj Dedaj.Gjergji u shkarkue me valën e shkarkimeve të përgjithëshme që bëri Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe që u aprovua nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.Të gjithë ambasadorët ishin të paknaqur me këtë vendim dhe reaguan në mënyra të ndryshme por reagimit të Gjergj Dedajt shtypi i dha më shumë rëndësi.Ndoshta edhe ishte pak më i ashpër në krahasim me të tjerët.Unë përsonalisht do ti them Gjergj Dedajt që përkundër që e ke meritu ta përfundosh deri në fund mandatin dhe të pensionohesh duhët për hirë të respektit ndaj institucioneve të Kosovës ta pranosh vendimin.

Është për të ardhur keq se pse e gjithë kjo makineri e shtypit u leshua kundër një reagimi të Gjergj Dedajt që mëndoj se ka qenë reagim në afekt apo i momentit për një vendim që nuk  e ka pritur.Për të gjithë ata sharllatanë që gjuajnë e flasin pa lidhje duke sharë në mënyra të ndryshme ju them qartë se familja Dedaj nga Guska e Gjakovës,që njihet me emrin familja e Gjon Markut të Guskës,hyn në njëzet familjet shqiptare që më së shumti i ka dhënë gjakë, sakrificë dhe mund lirisë së Kosovës.Në këtë familje komunistët pansllavistë gjatë luftës së dytë botërore ja kanë vrarë disa mashkuj kurse regjimi i Millosheviqit edhe shumë mashkuj të tjerë ia ka maskruar.Edhe Gjergj Dedaj gjatë viteve të nëntëdhjeta ka dhënë një kontribut të madh kombëtar si kryetar i Partisë Liberale për Pavarësinë e Kosovës dhe ka bërë me mijëra kilometra udhëtime në  Bruksel,Berlin, Washington e Romë për ta mbrojtur të drejtën tonë etnike,historike dhe politike.Madje duke shpenzuar edhe nga fondi familjar si dhe nga atdhetarët e tjerë nga Gjermania dhe Zvicrra që i përkrahen udhëtimet e ti.Gjergji ka udhëhequr edhe shumë demostrata në Prishtinë gjatë periudhës se kohës së luftës që nuk ishte edhe aq e lehtë te jetë në krye të këtyre protestuesve.

Me një fjalë Gjergji edhe në aspektin profesional edhe në aspektin e përvojes e ka merituar ta ketë një postë Ambasadori dhe ta përfaqësoj me dinjitet Kosovën, kur e dimë se për shumë vite ishte Kryetar i Partisë Liberale të Kosovës dhe kishte kontakte miqësie me shumë diplomat perëndimor.Por një gjë që po ndodhë me politikanët tanë të Kosovës dhe që e ka përfshirë edhe Gjergj Dedajn është fakti i mospranimit të pensionimit politik.

Në këtë shkrim po i jap vetëm disa raste te mospranimit të pensionimit politik.Ish kryetari i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu pasi që e përfundoj karrierën politike si President i Kosovës dhe pasi që e humbi pozitën e kryetarit të LDK-së kundër Isa Mustafës ai nuk  e pranonte pensionimin politik, por në çdo kuvend të LDK-së tentonte që të kandidoj për kryetar të LDK-së duke mos e pranuar faktin se karriera e ti politike ka përfunduar.Të njejtën rrugë e ndoqi edhe Isa Mustafa ish kryetar i LDK-së.Isa nuk e pranonte kurrsesi pensionimin politik deri sa e sjelli LDK-në në 12 përqind duke i shkaktuar dëmin më të madh politik në 30 vjet kësaj partie politike.

Pensionimin politik nuk po e pranojnë as Hashim Thaqi,Kadri Veseli,Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.Ata edhe pse për 22 vjet kush me shumë e kush me pak kanë pasur pozicione të ndryshme politike e nuk po pajtohen me faktin se iu ka ardhur koha e pensionimit politik.

Po e harrojnë faktin se për 22 vjet një e re apo një i ri i lindur në vitin 1999, tash veçse mund të këtë diplomuar në shkencat politike apo në diplomaci dhe është kuadër i gatshëm që ti hynë jetës politike.Kurse Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nëse nuk qeverisin mirë e mbarë të dy do ta kenë pensionimin politik shumë më të hershëm pavarësisht peshes së viteve që mbajnë mbi supe.

Të gjithë këta politikan duhet të marrin mësim nga kancelarja gjermane dr.Angela Merkel gruaja më e fuqishme politike në Evropë e cila përkunder faktit se kishte fituar katër herë në zgjedhje në Gjermani duke qenë kancelare për 16 vite ajo tha se do të pensionohet politikisht dhe mjaft ka qëndruar nëpër pozicione politike.Kështu që dha dorëheqje nga pozita e kryetarës së CDU-në Gjermani, si dhe nuk u shpreh e gatshme që të kandidoj serish për kancelare në Gjermani.Pensionimi politik nuk është fundi i botës.Ai duhet të mirret me qetësi.Me qetësi këtë pensionim duhet ta merr edhe Gjergj Dedaj dhe të ulet e ti shkruaj memoriet e veta si dhe aktivitetin politik mbi tri dekada që e ka zhvilluar.

Ndërsa të gjithë ata që e kritikojnë Gjergj Dedajn me një fjalor te vrazhdë të tyre, duke e marrë edhe si shkak një incident që e kishte gjatë luftës me Hashim Thaqin dhe mosqarimin e atij incidenti deri në fund nga Gjergj Dedaj, ju them haptas se shqiptarëve ju kanë ndodhur shpeshherë incidente të tilla dhe ka pasur dy rrugë të zgjidhjes dhe  përfundimit të këtyre incidenteve.Rruga e pajtimit me kërkim faljeje familjes që e ka shkaktuar incidentin apo rruga e hakmarrjes përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Se cilën rrugë e ka përdorur Gjergj Dedaj në këtë rast është çështje e ti private dhe një incident ku Gjergji ishte në krye të delegacionit të Kosovës, nuk duhet te mirret si kontekst për të nxirë figurën e ti politike e sidomos nga personat që nuk i kanë dhënë asgjë çështjes së shenjëtë kombëtare gjatë historisë tonë të dhimshme dhe krenare sepse mbrojtja e kombit shqiptar nuk është bërë vetëm në vitin 1998 -1999 por ka një traditë të gjatë historike qindra vjeçare.

Hipokritët, moisi golemat, esat pashat e haxhi qamilat e kohës sonë, bashkëpuntorët e Hashim Thaçit

0

Hashim Thaçi e Isni Kila, te Ahmet Rrahmani në katundin Bubël, ku ishte edhe Cen Desku e Jakup Kastrati.

Sinan Kastrati, Suedi

  • Vazhdon nga shkrimi i kaluar ”Për ambasadorët e shkarkuar, gjimnazisët e gjeneratës së parë të Rahovecit dhe Gjergj Dedajn që një pushues nga Haga “ia bani shpinën ma t’butë se barkun!” Drini.us, 20 Maj 2021, në rubrikën “Dossier” 

”Larg dy-tre shkëndija
patkoi shkrepëtit
ndan udhës së madhe
ndërgjegjja jep shpirt
Moisi ndërgjegjes
vallë si i re?
Ajo ngrihet, bie
mbytur gjak përdhe. 

Nata është e shkretë
troku natën mbush
veç ndërgjegjes sate
prapa s’të ndjek kush
Në kalldrëme shekujsh
troku yt i zi
Moisi i Golemëve
Gjeneral Moj-Zi” (
pjesë nga vjersha e Ismail Kadare, Ikja e Moisi Golemit)  

E kisha shumë të vështirë të shkruaj për familjarë, të afërm e miq të dikurshëm me të cilët u rritëm, u shkolluam e punuam bashkë por që jeta na ndau, secili në rrugën e vet. Rrugë që mendova se na shpiente në të njëjtin destinacion çlirimin e vendit, pavarësinë e Kosovës e në një të ardhme edhe bashkimin me Shqipërinë nënë.

Jakup Kastrati, ”Jam i gatshem …. ”

Nuk mud të them se ata ishin ose janë si mosi golemat e …esat pashat, por deri sa haptas dalin në mbrojtje të Hashimit ose bashkëpunojnë e nuk tregojne të vërtetën e punëve të liga të Hashimi, ata janë si Hashimi.

Veli Bytyqi, ish korrespondent i ”Rilindjes” për territorin e Rahovecit, territor që i takoja edhe unë e Cen Desku, veprimtar për pajtimin e gjaqeve dhe humanist.

Sa për Gjergj Dedajn e Hajdin Abazin, këta janë sahanlëpirës që as macen s`kanë mundur ta largojnë nga përsheshi, mirëpo që të dytë Hashimi i emëroi ambasador.

Mjerisht, unë pata shkruar edhe për dy nga familjarët e mi:

Jakup Bali Kastratin, djalë axhe dhe Halil Azem Kastratin, kusheri i afërm. 

Thjeshtë, Jakupin dhe Halilin desha ti liroj nga ”Hani i Derrit”, por ata nuk deshën të lirohen por u ngujuan dhe ia lidhën duart e këmbët vetes!

Nuk kisha nevojë të lypi materiale në gazeta, revista, portale apo në Google, as për Jakupin, e as për Halilin.

Për Jakup Baliun- Kastratin, ish Kryetarin e Parë të Komunës së Malishevës, pas ”çlirimit”, dmth pas 12 Qershorit 1999, kur hynë triumfalisht NATO-ja në Kosovë, Jakupi zgjidhet Kryetar Komune në Malishevës, ndërsa ish ”komandantët” erdhën nga hotelet luksoze të Tiranës, të rreshtuar e me rroba te reja, të larë e të shpërlarë, të rruar e krehur në Kosovën e lirë, edhe ata si ”triumfues”.

Sa për për informim për lexuesit e Drinit, me Jakupin jemi rritur bashkë, në një shtëpi të madhe, familje tradicionale 45 antarëshe, në familjen e madhe të gjyshit, Imer Seferi, si zot shtëpie. Baba i Jakupit, Baliu, ishte djali i pestë i Imer Seferit, pas Reshitit, Ukës (babai im), Zeqës dhe Avdullahit. E i vogli djalë i Imer Seferit, gjyshit, ishte Sefer Imeri, i cili vdiq vitin e kaluar.

”Fletëpagesë” e ”Drejtorisë së Financave” e Ushtrisë Clirimtare… ”, 26.01.1998

Faqja tjetër e pagesës, ketu është nëshkrua Halil Kastrati e jo, Halil akrasniqi qysh është ne ballinën e pagesës e nënshkruar, e fallsifikuar nga ”komnadanti ”Bashkim Fino” e ”Ftyra”

Ishim bashkë  me Jakupin, si çobanë, si nxënës filloristë, gjimnazistë e studjuam bashkë në UP (Univerzitetin e Prishtinës). Punuam disa vjet, në arsim, ai si mësues biologjie e unë, si mësues letërsie e gjuhe shqipe.

Ishte ndër më të mirët nxënës e studentë dhe, puntori më i dalluar si arsimtar e drejtor shkollash. Ai ishte edhe kryetar i LDK-së për teritorin e Komunës së Malishevës në kohën më të vështirë kur i rrezikohej jeta nga ish ”krerët” e ish UÇK-së, ish nxënësi: Gani Gjemë Paqarizi i Lubizhdës, ish shoku i klasës, Gani Selman Krasniqi (bënte presion … që ta mbyll Zyrën e LDK-së. Ganiu nuk është sjellë keq e as nuk e ka kërcënua Jakupin, sikur Gani Gjem Paqarizi, komandant ”Rreziku”, nxënës i Jakupit dhe imi dhe Hashim Thaçi, (”Gjarpëri” helmues apo ”shërues”), Fatmir Lima e Sokol Bashota. 

Për Jakupin pata shkruar edhe një fejton ”A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës”, në 17 vazhdime në ”shqiptari.eu” dhe pastaj, ky fejon është shpëndarë dhe publikua edhe në gazeta, revista e portale dhe rrjetet sociale, me ndonjë ndryshim, sipas qejfit të tyre, ku fola edhe për jetën e Jakupit, për Familjen e Ali Agëve të Turjakës dhe për fisin Kastrat.

Kërkesë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare, -Drejtorisë Policire të zonës së Pashtrikut. Turjakë, 17.XII. 1998, te nënshkruara nga: Jakup Kastrati e Cen Desku

Nga Jakupi nuk e ndava as Cen Deskun, i cili kishte jetuar një kohë në Turjakë, në familjen tonë, në shtëpinë e vëllait tim, Adem Ukë Kastrati që jetonte në Suedi.

Edhe në Male, kur pushteti policor e ushtarak serb i largon popullsinë e katundit Turjakë dhe katundeve tjera në pranverën e vitit 1999 me dhunë, Ceni bashkë me familje, jetonte me me familjen tonë, me babën Ukë … dhe axhallarët e djemtë e nipat e Imer e Shaban Seferit.

Vendim i nëshkruar nga Gani Krasniqi, udhëheqës i Sektorit te DrejtirisPublike, 10.07.98, Malishevë, tash deputet i VV

Halili, ishte djali i Azem Januz Kastrati, mësuesi i parë në katundeve tona, Bubël, Damanek, Turakë … në shkollën e Lubizhdës.

Bota Sot, 2 tetor 2012 ”Cen Desku e Jakup Kastrati dine për burgun e hetuesisë nr. 3”

Halilin e kishte burgosur Fatmir Lima, me bashkëputorët ”Ftyra”, ”Bashkim Fino”, ish shoferi i autobusit Malishevë- Prishtine, Nexhmi Krasniqi, komandant policie në Prizren dhe avakatin Bajram Krasniqi nga Terpeza, afër Malishevës. 

Për të gjitha këto pata shkruajtur disa herë edhe pse kërcënohesha unë e ”heronjët” e mi.

”Zëri i Kosovës”, 5 nëntor 1998

Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin! LIDHJA E PRIZRENIT 

https://www.ballikombetar.info/prokuror-millaku-urdhero-faktet-burgose-hashimin/

Zbulohet Fatmir Lima,duke plaqkit shqiptaret (pjesa e dhjetë) pjesë nga fejtoni ” “A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës? (10)” 

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/t4655-zbulohet-fatmir-limaduke-plaqkit-shqiptaret

Të tretë, Jakupin e Cenin dhe Halilin i burgosën Hashim Thaçi dhe Fatmir Lima (Halilin) dhe të tretë, iu bashkuan e shkuan prapa trokut të kalit të Hashimit e të Fatmirit, haptaz ose mësheftas.

Sinan Kastrati me Fadil e Enver Hoxhën, djemt e Ramiz Hoxhës, i pushkatuar nga UÇK-ja, më 1998

Por shumica e publikimeve të atyre viteve, ”shqiptari.eu”, ”botaprres” i kanë hequr prandaj unë nuk mund ti paraqes lexuesit vegëzat (linkun).

As për Veli Byqtyqin nuk munda ta gjej ”ditarin e luftës” që ai ka shkrua disa ditë rresht në Bota Sot kur Bajrush Morina, ishte kryeredaktor përgjegjës për Kosovë ose në Bota Press, pasi ishte larguar nga Bota Sot. Mëkot kërkova që ti gjeja rrëfimet e Veli Bytyqit në të cilat ai nuk i përmendte emrat e atyre që aludonte se e kanë munduar atë dhe të tjerët në atë kohe, por fliste në mënyrë të përgjithësuar. Sipas të gjitha gjasëve Veli Bytyqi posa HTH e ka ftuar që ta kishte si këshilltar politik, ai menjëhere i ka shlye të gjitha shkrimet e mëhershme nga ato që i përshkruante “si vuajtje” në Drenicën e kohës. Ndoshta kjo ka qenë edhe marrëveshje me ish Presidentin e Kosovës që tani gjendet në Burgun e Hagës, një lloj shpëblimi për Veli Bytyqin, vetëm e vetëm që ai të hiqte dorë nga akuzat ndaj tij.

 

Jakup Kastrati, si kryetar komune i Malishevës, e per William Vokerin

Derisa Jakupi nuk po ”flet”, Ceni doli hapatas në televizin dhe tha shumë të pavërteta, Qëllimisht nuk thash se Ceni gënjeu, rrejti por ai nuk tregoi të vërtetën, të vërtetën cullak, qe pse:

Ceni (dhe Jakupi) ka-në shkua në Bubel te Ahmet Rrahmani në katundin Bubël, katund afër Turjake kur Hashim Thaçi ishte si ”mysafirë” (si te miku) tek Ahmet Rrahmanaj, i cili kishte shërbye si polic ushtarak kur Hashimi ishte ”komesar politik” (drejtor politik, 1998, 1999).

Cen Desku në rreshtin e dytë, me celular në vesh, në ”Ceremoninë” e zgjedhes se Hashimi, president i Kosovës

Isni Kilaj, Ishte ndërmjetësi, mësiti a shkuesi i Hashimi. Edhe Isniu ishte nxënës i Jakupit. ish krye ldk-isti, ish kryetari i komunës së Malishevës që kujdesej e nuk e harronte ish mësuesin e biologjisë, Jakup Kastratin dhe bashkëpartiakun e dikurshëm, ”demokratin” Cen Desku. Ai donte me e ”trashë miqësinë” e Cenit me Hashimin, ndërsa për Jakupin nuk jam i sigurt. Ceni ka shkua me makinë të veten në Turjakë dhe e ka marrë Jakupin e të dytë kanë shkuar në Bubël, në një darkë me muhabet ”pite e pula”, deri në fyt.

Ka edhe një fotograi kur Hashimi ishte në Bubël por Ceni e Jakupi nuk janë në fotografu sepse nuk dëshirojnë të ”duken” me Hashimin, por të hajnë e të pinë me Hashimin, po! 

Ceni ishte mysafir special i ftuar edhe kur Hashimi zgjidhet ”president”, cili po mos të ishte mik ”për krye kreje” me Hashimin nuk do të ulej në ”safin e dytë” , sepse nuk përfaqësonte asnjë subjekt politik dhe nuk ishte as deputet i Kuvendit Komunal apo deputet i Kuvendit të Kosovës.

Hashimi ishte edhe në Turjakë te Ekrem Qazim Nuredini- Kastrati e në Damanek te Dylberi e Ylberi.

Hashimi, pakëz më vonë, pas ”çlirimit” do të shkonte në Damanek, fshat fiqnj i Turjakës. Aty konakun e zgjodhi te Amrush Zymeri, familjen e Sylë Januzve kur një nga antarët e kësaj familje martohej. Edhe këtu paska pasur një ushtar (”pandur”), Ylberi, tash skulptor që thuhet se e paska gjetur ”një qyp me lira”. Ylberi ishte edhe në ”luftë”, ushtar apo komandant policie nuk ka rëndësi. Rëndësi ka se ai i plotësonte të gjitha kushtet edhe për komandant sepse ishte analfabet. Tash Dylberi e Ylberi, djemt e Rifatiti kanë në dorë ”kut e gërshanë” dhe prejnë e grijnë. Dylberi punon ne postë.

Ka mundësi që pasi Hashimi po mrizon në hijet e Ahave e lisave të Hagës, edhe këta tash këthehen në Damanek e nxjerrin gurë.

Për Veli Bytyqin, sikurse thash, nuk munda me e gjetur një fejton, Ditarin nga lufta që është botua në disa vazhdime në Bota Sot apo Bota Press, e që unë e kam në arkivën time por nuk po mund ta gjej.

Ai aso kohe, flet apo thot të vërtetën, tash nuk e di por e di se ai sikur të vritej, do të vdiste, ”si viktimë”, koloraboracionist apo si ”hero”, si Hashim Thaçi

Veliu nuk deshi të vdes as si viktim e as kolaboracionist por krah me Hashimin, në Presidencë.

Veli Bytyqi tash është bërë milioner, por jo edhe Jakup Kastrati e Cen Desku?!

Ish Gazetar Veli Bytyqi, më shumë se gjithkush tjetër për poste politike e pasuri, u shit shumë lirë te HashimThaçi. Një nga njerëzit që më së shumti i ka sjellë të këqija e dhimbje, vaj e lot Kosovës për më shumë se 20 vjet. Hashimi ndihet krenar që është prijës i 2 milionë veteranëve shqiptarëve dhe sa herë ka dashtë e ka rrëxue qeverinë. Nuk e dij tash a ndihet krenar ajo, por ka mjaft kohë të mendoj e ta pastroi ndërgjegjën (katarsis) e zhytur me vrasje e vjedhje.

Për atë s’po e merr gjumi natën e po kërkon të flej edhe paraditës, në mënyrë që për të interesuarit të përgjigjet vetëm pas dite!

Cen Desku, në mal me babën Ukë, bacën Bali e të afërmit e mi, Kastrat, më 1998

Hashimi ishte edhe në Turjakë, të kusherinjët e mi, një mahallë tjetër, në Mahallë të Vogël, te Ekrem Kastrati, tash në ”partinë” rriqnave, të quajtuar ”nisma apo ”nisma socialdemokrate” e fatmir Limës. Ekremi punon në Prishtinë në një ”vend nderi”, në Ministrinë e Arsimit.

Hashimi pas ”luftës” ata që s`i kishte vrarë por që aksidentalisht kishin shpëtua, tash u mundua dhe t’ua fuste thikat edhe në familje, sikurse Familjes së nderuar të Haki Imerit:

”Presidenti i vendit do të bëjë homazhe dhe do ta shpallë dëshmorë të kombit, aktivistin e vrarë të LDK-së, Haki Imerin. Për këtë nderim e ka bindur vëllanë e Hakiut, Imerin duke i bërë be se nuk ka gisht në këtë vrasje. Be e rrëfe me pleqnarë ! Imer Imeri që e ka akuzuar vazhdimisht Thaçin, thotë se është bindur se Thaçi “nuk ka hak as hile në këtë krim”. Tregon se presidenti i vendit është i gatshëm t’i bëjë be me 124 pleqë se është i pastër. Imer Imeri që vazhdimisht e ka akuzuar PDK-në, tash po e akuzon LDK-në se nuk bëri asgjë për zbulimin e krimit, por vetëm përfitoi vota në emër të tij”. 

PRESIDENTI THAÇI I “LAHET ME 124 PLEQ” IMER IMERIT SE NUK KA GISHT NË VRASJEN E VËLLAIT TË TIJ, VEHBI KAJTAZI 4 vite më parë

https://insajderi.com/presidenti-thaci-lahet-124-pleq-imer-imerit-se-nuk-ka-gisht-ne-vrasjen-e-vellait-te-tij/

Për këte, e pata kujtuar edhe unë Imer Imerin për marren që pranoi që Hashimi e ”dekoroi” Hakiun e Imeri i besoj

”mer Imeri, u bëre gazi i dyjesë!”, SINAN KASTRATI, “Bota Sot, 19 JANAR 2017 NË ORA: 19:28: 

https://www.botasot.info/politika-lajme/1589204/deshton-plani-i-hashim-thacit-per-te-shpetuar-nga-haga-analisti-ia-shuan-shpresat-ska-avokat-qe-te-shpeton/

Edhe Imeri shkeli mbi gjakun e vëllait- Hakiut.

Literatura e konsultuar:

“Jakup Kastrati: Jam i gatshëm të dëshmojë në Speciale për arrestimin tim nga individë të UÇK-së më vitin 1998” fd, Jan 18, 2019

http://www.faktiditor.ch/jakup-kastrati-jami-gatshem-te-deshmoje-ne-speciale-per-arrestimin-tim-nga-individe-te-uck-se-me-vitin-1998/

Debat Plus me Ermal Pandurin – RRËFIMI I CEN DESKUT (25 811 visningar•Streamades live 4 maj 2021, që kishte 82 komente).

https://www.youtube.com/watch?v=C1RkYKSqUmc

Takimet e para me Jakup Kastratin e Cen Deskun dhe vizitën te Ibrahim Rugova

https://revistadrini.info/takimet-e-para-me-jakup-kastratin-e-cen-deskun-dhe-viziten-te-ibrahim-rugova/

“Hashimi gjithkah apo kush po ”i blen” dhe a po shiten lirë viktimat e dëshmitarët?”, Revista Drini -19 Janar 20200

https://revistadrini.info/hashimi-gjithkah-apo-kush-po-i-blen-dhe-a-po-shiten-lire-viktimat-e-deshmitaret/

Ikja e Moisi Golemit, kultplus, 23 MAJ, 2020 – 10:00 PM

https://www.kultplus.com/poezi/ikja-e-moisi-golemit/

EULEX po heton “shtatorin e vitit 1998” – “ndalimin” e 13 zyrtarëve të LDK-së nga UÇK-ja, telegrafi.com, 22.08.2014 • 09:57

https://telegrafi.com/eulex-po-heton-shtatorin-e-vitit-1998-ndalimin-e-13-zyrtareve-te-ldk-se-nga-uck-ja/

“Veli Bytyqi i cili u emërua këshilltar i Presidentit Thaçi, ishte arrestuar nga UÇK-ja gjatë luftës”, PERISKOPI.COM 24 JANAR 2018, 18:19

https://www.botasot.info/politika-lajme/1589204/deshton-plani-i-hashim-thacit-per-te-shpetuar-nga-haga-analisti-ia-shuan-shpresat-ska-avokat-qe-te-shpeton/

Personi që ishte arrestuar nga UÇK-ja, emërohet këshilltar i Hashim Thaçit, Gazeta NEWBORN

https://www.botasot.info/politika-lajme/1589204/deshton-plani-i-hashim-thacit-per-te-shpetuar-nga-haga-analisti-ia-shuan-shpresat-ska-avokat-qe-te-shpeton/

Ballina Pika e zeze “Agjenti i BIA’s bëhet këshilltar i presidentit Thaçi Agjenti i BIA’s bëhet këshilltar i presidentit Thaçi”, Mekuli Press, June 18, 2019

https://www.mekulipress.com/agjenti-i-bias-behet-keshilltar-i-presidentit-thaci/

“Dikur nuk e njihte Thaçin president, tash është këshilltar i tij”, Bota Sot, 23 JANAR 2018 NË ORA: 20:23

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/824641/dikur-nuk-e-njihte-thacin-president-tash-eshte-keshilltar-i-tij/

“Veli Bytyqi i AAK-së emërohet këshilltar i Presidentit Thaçi” (Dokument), E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonlin

https://indeksonline.net/veli-bytyqi-i-aak-se-emerohet-keshilltar-i-presidentit-thaci-dokument/

“Nuk do ta besoni se sa këshilltar i ka presidenti Hashim Thaçi” Gazeta KNNN, Gazetë e studentëve të Fakultetit të Komunikimit, 12/02/2018 at 11:22

https://aab-edu.net/media/gazetaknn/nuk-ta-besoni-se-sa-keshilltar-ka-presidenti-hashim-thaci/

Dështon plani i Hashim Thaçit për të shpëtuar nga Haga/ Analisti ia shuan shpresat: S’ka avokat që të shpëton! NGA: A.MORINA,  Bota Sot, 21 MAJ 2021 NË ORA: 22:56

https://www.botasot.info/politika-lajme/1589204/deshton-plani-i-hashim-thacit-per-te-shpetuar-nga-haga-analisti-ia-shuan-shpresat-ska-avokat-qe-te-shpeton/

Vazhdon 

Malmö, 22 maj 2021 

Ç‘duhet të bëjnë shqiptarët kur Europa vonohet, sipas Korab Blakajt!?

0

Korab Blakaj, Vjenë

1) Sinjali i parë për kombin tonë nga vonesa e Europës është rishfaqja e rrezikut tonë egzistencial.

2) Sinjali i dytë për kombin tonë nga vonesa e Europës është pritshmëria e tyre reale e dobësimit të primatit amerikan dhe ‚‘çlirimi ‚‘ i tyre nga Amerika.

Rrjedhimisht para kombit shqiptar shfaqet detyrë mbi detyra fuqizimi i shpejtë, serioz, sistematik, i koncentruar i kapaciteteve ushtarake dhe luftarake.

Në dhjetvjeçarin që po hyjmë kombi ynë duhët të ndërtojë ushtri me kapacitete sulmuese, si e vetmja garanci e egzistencës sonë kombëtare. Përgadituni fort për luftë nëse doni të jetoni në paqe- vazhdon të mbesë për shekuj e vetmja maksimë e saktë. Për të arritur këtë gjë në dhjetë vite, duhët të ndiqet politikë alternative e guximshme, serioze ndaj konceptit  “integrime europiane”. Kjo politikë duhët të synojë trekëndëshin SHBA -Angli-Turqi si aleancë strategjike.

Ndaj vonesës së qëllimshme të Europës , nuk duhët të jemi të vonuar.

Buxhovi, në Podujevë: Shteti i Kosovës riktheu baraspeshën e rrënuar të historisë shqiptare që vendosi Konferenca e Londrës

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
* Promovimi i librit “Kosova – histori e shkurtër” në Podujevë
Promovimi i librit “Kosova – histori e shkurtër” u prit me interesim në Podujevë. Në bibliotekën e qytetit ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Shpëtim Bulliqi, të cilit, autori ia dhuroi librin bashkë me “Kosovën” në tre vëllime në anglisht. Pjesë e këtij promovimi ishte edhe prezantimi i romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” (botimi i plotësuar), që këto ditë doli nga shtypi, me ç’rast, nga donatori, farmacisti Milaim Abdullahu, iu dhura një pjesë e tirazhit Bibliotekës së qytetit dhe të pranishmëve.
Redaktori dhe botuesi i librit Nazmi Rrahmani, veprën “Kosova – histori e shkurtër” e quajti sintezë të Kosovës në tetë vëllime, e cila në aspektin praktik dhe shkencor, paraqet vazhdimësinë e punës së tij për shkrimin e një historie autoriale jashtë koncepteve ideologjike dhe limiteve që historiografisë shqiptare i vinë nga historiogrefia e Beogradit. Vepra e Buxhovit, theksoi Rrahmani, është e një rëndësie të veçantë, meqë ka vendosur disa standarde të natyrës shqyrtuese dhe rishqyrtuese, veçmas që lidhen me lashtësinë pellazge, rolin e mbretërisë së Dardanisë dhe të Maqedonisë në antikitet si shtylla të saj dhe të tjera të anashkaluara ose të injoruara për interesa të ndryshme politike, që doemos historiografia shqiptare duhet t’i përfill, pa marrë parasysh sjelljen e saj “inerte” ndaj saj. Këtë e bën të domosdoshme edhe fakti se ato, në saje të kësaj vepre dhe depërtimit të saj në qendra të rëndësishme shkencore dhe universitare botërore, tashmë kanë filluar të përfillen nga jashtë dhe të thyejnë gënjeshtrat dhe falsifikimet tjera për shqiptarët nga historiogrfia serbe.
Në fjalën e rastit, autori, pos tjerash u ndal edhe te viti 1913 si dhe mosmarrëveshjet shqiptare të natyrës politike dhe diplomatike me shtetin për afër një shekull që në njëfarë formë vazhdojnë edhe në kohën tonë në raport me dy shtetet shqiptare. Natyrisht se kjo (mos)marrëveshje me shtetin ose së voni edhe me dy shtetet shqiptare lidhet me raportet antihistorike që krijoi Konferenca e Londrës kur krijimi i shtetit të përgjysmuar shqiptarë dhe lënia e trungut të saj jashtë, qendrën historike (Kosovën dhe Maqedoninë bashkë me Epirin) e kthyen në periferi, ndërsa mbetjen tjetër e kthyen në qendër. Këtë realitet me pasoja tragjike për popullatën etnike shqiptare që u shkëput nga tërësia, e cila iu nënshtrua programeve të njohura hegjemoniste nga Beogradi dhe Athina për asimilimin ose rrënimin e strukturës etnike nëpërmes shpronësimeve, shpërnguljeve dhe masave të tjera të etnocideve, kulturocideve e deri te gjenocidet, megjithatë e ndërpreu krijimi i shtetit të Kosovës në vitin 2008, i pranuar ndërkombëtarisht, që njëherësh riktheu baraspeshën e rrënuar të historisë shqiptare që vendosi konferenca e Londrës, zhvillim ky që sipas autorit paraqet të arriturën më të madhe të këtij shekulli. Kështu që, sot dy shtete shqiptare në Ballkan (Shqipëria dhe Kosovë), në njëfarë mënyre korrigjuan padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej kur hapësira etnike e tyre nën Perandorinë Osmane zuri të bëhet pre e vendeve fqinje (Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë).
Sipas autorit, vendosja e baraspeshës historike shqiptare me krijimin e dy shteteve shqiptare, nuk ka zhvendosur sa duhet dhe si duhet pasojat e mentaliteteve midis “periferisë si qendër dhe qendrës si periferi”, ngaqë logjika e bashkimit kombëtar, si kundërpërgjigje Shqipërisë londineze, mbetet në kornizat ideologjike të shekullit të kaluar, pra te fokusimi te një shtet i përbashkët shqiptar,jashtë realiteteve politike, diplomatike në kuadër të rrethanave gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Natyrisht se diskursi i historiografisë institucionale nga Shqipëria, i vendosur mbi kornizat e njohura ideologjike të shtetit komunist si dhe diktati i historiografisë serbo-ruse që ushtrohet sot e gjithëditën te një pjesë e historianëve shqiptarë, ka ndikuar që realitetet londineze të përkthehen “në fakte historike” mbi logjikën shtetërore, me ç’rast, nga historia shqiptare është përjashtuar pjesa më e madhe e trungut (Maqedonia antike, Epiri), ndërsa është minimizuar deri në absurditet Dardania si qendër e antikitetit. Ky shtrembërim antihistorik ka ushqyer edhe reaksionin në formën e parullës “Kosova është Shqipëri”, që si kundër reaksion do të duhej të kishte paradigmën “Shqipëria është Kosovës”, me çka jo vetëm që do të neutralizohej anatema e të ashtuquajturës “Shqipëri e madhe” me konotacione të dëmshme politike, por do të krijohej edhe pamja e drejtë dhe e plotë e historisë shqiptare nga lashtësia si një tërësi, ku Dardania, Maqedonia, Epiri dhe pjesët tjera të Ilirikut, krijojnë trungun etnik, shoqëror-politik dhe kulturor, në vend se të amputohen prej saj pjesët kryesore, siç është vepruar nga historiografia institucionale e shtetit shqiptar, së cilës autori thekson, se i është kundërpërgjigjur me “Kosovën” në tetë vëllime dhe si e tillë, e përkthyer në anglisht në SHBA, e futur si literaturë në universitetet amerikane dhe të shumë vendeve të botës, paraqet pamjen e një Shqipërie të natyrshme, ku Kosova (Dardania) shfaqen si epiqendër e saj.
Por, sipas, autorit, krijimi i shtetit të Kosovës si projekt perëndimor, që njëherësh riktheu baraspeshën e rrënuar shqiptare nga Konferenca e Londrës, nuk ia ka dalë sa duhet të korrigjojë edhe pikëpamjet antihistorike midis realiteteve të reja shtetërore shqiptare. Kështu që, këtu zë fill edhe ai moskuptimi tjetër absurd i shqiptarëve me shtetin shqiptar në dëm të shteteve shqiptare, gjë që viteve të fundit, u pasqyrua këtyre me prapaskenat kundër shtetit të Kosovës, që u zhvilluan në trekëndëshin Beograd-Tiranë-Prishtinë, nga elita të caktuara politike te të tri vendeve, që për moto kishin gjoja “normalizimin e raporteve historike shqiptaro-serbe”, e që në të vërtetë hapnin një pazar në dëm të shtetit të Kosovës, ku arnimet dhe çarrnimet e territoreve (si shkëmbime, korrigjime e të ndryshme), hapnin mundësi për krijimin e Serbisë së Madhe!

Kandidati presidencial francez: – Gjysma e Francës do të ketë identitet të përzier në vitin 2050

0

Jean-Luc Mélenchon. Foto: Michel Euler / AP / NTB.

 

Kandidati presidencial francez Jean-Luc Mélenchon, i cili kryeson partinë e ekstremit të majtë La France Insoumise (LFI), filloi të dielën e kaluar, vetëm një vit para zgjedhjeve presidenciale franceze, duke bërë fushatë në Aubin në rajonin jugor francez, Occitanie.

Punësimi u bë një temë e përsëritur në veprimtarinë e jashtme të Mélenchon, e cila u zhvillua në një terren simbolik për të majtën, duke pasur parasysh se në tetor 1869 ushtria franceze qëlloi dhe vrau 14 punëtorë pikërisht në Aubin.

Deklarata më befasuese e kandidatit presidencial, megjithatë, kishte të bënte me demografinë:

Deri në vitin 2050, tha Mélenchon, 50 përqind e popullsisë franceze do të jetë me etni të përziera. Ne jemi një popull që jemi kreolizuar në këtë moment,”  tha kreu i LFI në tubim.

Sipas Mélenchon, arsyeja për këtë është e qartë, pra se dashuria nuk kontrollon dokumentet për të parë se ku duhet depozituar.

Kjo nuk është hera e parë që Mélenchon flet për përzierjen etnike. Në bazë të kësaj, ai tha vjeshtën e kaluar se kreolizimi, një term që ai e huazon nga filozofi Edouard Glissant, “ndodh vetë.” Glissant e ka theksuar fenomenin si një alternativë më të mirë se asimilimi.

Prognoza e kandidatit presidencial nuk është e lehtë për t’u diskutuar, gjatë gjithë kohës Franca nuk mban statistika zyrtare mbi etninë dhe demografët që flasin për mediat franceze ngurrojnë të hyjnë në këtë çështje.

Parlamentari francez i BE François-Xavier Bellamy, i cili përfaqëson republikanët, beson se deklarata e Mélenchon është raciste. Kombi francez nuk ka të bëjë fare me etninë,” tha Bellamy.

Sipas deklaratës që Mélenchon e dha të dielën, Franca po pëson aktualisht një revolucion demografik. Megjithatë, shpesh ajo shkarkohet pa shpjegim të mëtejshëm se një zëvendësim i popullsisë është duke u zhvilluar në vend.

franceinfo Le Figaro Marianne Libération Europe 1 Le Figaro

Nga norvegjishtja: Drini

Krimet serbe gjatë luftës në Kosovë ndaj pacientëve në QKUK

0

Halim Hyseni, recesionist i librit “Krimet e Luftës Kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK gjatë periudhës 1998-1999”, të autorit Salih Krasniqi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se libri është “një aktakuzë për krimin e gjenocidin i cili ka ndodhur në objektet shëndetësore të Kosovës gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”.

Hyseni tha se gjatë asaj periudhe është shkelur kodi i Hipokratit për krimet që janë bërë në institucionet shëndetësore nga forcat policore e ushtarake serbe.

Ai i quajti “kampe të internimit për zbatime të impacidit”, pasi siç tha ai janë vrarë fëmijët në mënyrën më makabre.

“Është një libër krejtësisht i ri. I shkruar nga një personalitet i cili është meritor dhe kompetent për të shkruar libra të tilla. Është një dëshmi e faktuar, një aktakuzë për krimin e gjenocidit i cili ka ndodhur në objektet shëndetësore të Kosovës. Në të vërtetë këtu totalisht është shkelur kodi i Hipokratit. Këto kanë qenë kampe të internimit për zbatime të impaticidit, se këtu janë vrarë edhe fëmijë në mënyrën më makabre të mundshme. Më vjen keq që është hesht për këtë gjë”, ka thënë ai.

Hyseni theksoi se në vitin 1998 ku janë dëbuar nga Drenica mbi 100 mijë njerëz dhe ku janë kryer masakra nga forcat policore e ushtarake serbe më Prekaz, Serbia pati botuar librin “Krimi i terroristëve shqiptarë 1995-1998”.

Ndërsa në vitin 2001, 2002 dhe 2003 Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë siç tha Hyseni botoi tri libra me më shumë se mbi 2 mijë faqe ku flitet për terrorin e shqiptarëve mbi popullatën serbe.

Halim Hyseni /Foto: Ridvan Slivova/

“I quajtën terroristë dhe i lidhën për radiator”, rrëfimet e mjekut Salih Krasniqi për krimet e kryera nga forcat policore serbe gjatë luftës brenda QKUK-së

“Në vitin 1998 në kohën kur është zhvilluar një gjenocid i paparë dhe në Drenicë janë dëbuar 120 mijë njerëz, kur është bërë masakra në Prekaz, në Likoshan dhe Qirez, botohet libri në gjuhën serbe ‘Krimi i terroristëve shqiptarë 1995-1998’. Në vitin 2001-2002-2003 Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka botuar tri libra me më shumë se 2 mijë e 500 faqe ku flitet për terrorin e shqiptarëve mbi popullatën serbe”.

Ai po ashtu tregoi se shteti serb në botimet e tyre e “vranë” për herë të dytë profesorin Fehmi Agani.

Siç shpjegoi ai në botimet serbe, ata e paraqesin Aganin “Si njeri lojal dhe gjoja e kanë vrarë ushtarët e UÇK-së”, e ndërsa institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për këtë.

“Aty është bërë dhe vrasja e dytë e profesorit të nderuar, Fehmi Agani. Aty profesorin e paraqesin si njëri lojal dhe gjoja e kanë vrarë ushtarët e UCK-së. Dua të them me këtë se organet tona qeveritare nuk kanë bërë asgjë. Këtij populli do t’i përsëritet historia brenda 25-26 vjetëve nëse ne e harrojmë se çka ka ndodh. Nga viti 1800 Serbia ka zhvilluar 11 herë gjenocid ndaj popullit tonë dhe i gjithë ai gjenocid askund nuk është regjistruar, por në disa libra të cilët në nuk i lexojmë se ne nuk e kemi kulturën e leximit, se po të kishim këtë kulturë neve nuk do të na përsëritej historia”, tha ai.

Hyseni po ashtu përgëzoi mjekun Krasniqi për ekspozitën dhe librin e shkruar të cilin e quajti “Aktakuzë reale”.

“Një libër i cili është aktakuzë reale mbi krimet në institucionet më humanitare të mundshme, objektet shëndetësore. Dhe ajo çka e bën të veçantë këtë libër është se profesori është doktori i kësaj fushe, është personi i duhur në kohën e duhur i cili ka shkruar vepra ashtu siç janë. Si dhe kërkoj që ta mbështesin sepse çdo gjë që ai ka bërë,  i ka bërë me investimet e tij personale dhe jo me ndihmën e  shtetit”, tha ndër të tjera Halim Hyseni.

Salih Krasniqi /Foto: Ridvan Slivova 

Ndryshe, mjeku Salih Krasniqi i cili në kohën e luftës ishte punëtor shëndetësor në QKUK, ku pa e përjetoi shumë maltretime që iu bëheshin pacientëve brenda Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës në vitet 1998-1999 nga forcat policore e ushtarake serbe, ka shkruar në vazhdimësi për këto raste të cilat edhe i ka botuar nëpër gazetat vendore. Mirëpo ai nuk e ka lënë me kaq, pasi në vitin 2018 ka botuar dhe një libër në të cilën ka përshkruar krimet që janë bërë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, pacientëve dhe personelit shëndetësor në QKUK. Mjeku Krasniqi ka përfunduar edhe librin e tij të dytë me titull “Krimet e Luftës Kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK gjatë periudhës 1998-1999”, mirëpo për arsye financiare ende nuk ka mundur që ta botoj. /Telegrafi/ 

Për librin “Nostalgjia” të autorit arbëresh Mario Caliva

Ilir Canhasi, Suedi
”Nostalgjia” është një libër tjetër i autorit arbëresh Mario Caliva që me të vërtetë çdo shtëpi shqiptare duhet ta lexojë e posaqërisht ato familje që kanë emigruar jashtë atdheut. Libër ku autori e përshkruan aq bukur nostalgjinë ndaj vendit të tij që para 540 viteve të parët e tij u detyruan të lenin trojet arbërore nga pushtuesi i egër siç ishte perandoria osmane. Për ju të dashur lexues unë do të mundohem ti nxjerri disa shkrime me rëndësi nga ky libër. Kështu e përshkruan autori nostalgjinë: ”Nostalgji kjo që depërton ndër breza dhe trashëgohen nga babai tek djali, nga nëna tek vajza, nga gjyshi tek nipi.” Autori më tutje përmend fitoret e Skënderbeut, bekimin e tij nga disa Papë për fitoret e tij kundër turkut dhe që ishte i vetmi që ndaloi përparimin turk drejt Evropës.
Por me vdekjen e Skënderbeut me 19 janar 1467 nga ethet përfundoi ëndërra për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar. Fundi i gjithçkaje ishte kur Kruja fortesa e pamposhtur ra në duart e turqëve në qershor të vitit 1478. Dhe vjen momenti kur arbëreshët detyrohen të lenë tokën amë, ”Ah sa e bukur ishte toka jonë! E lashë dhe më s’e pashë!” Si populli i Abramit, u nisën pa e njohur destinacionin, duke i ndenjur besnik prejardhjes së tyre. ”Ne jemi këta, shkojmë atje ku mund të jemi akoma”. Me sa dhimbje autori mundohet të imagjinoj emocionet që kishin pasur paraardhësit e tij momentin kur kthyen kokën për të parë për herën e fundit shtëpitë e tyre në Himare. Dhe vërtetë arbëreshët ia dolën të ruajnë identitetin dhe gjuhën e nënës, diçka unike në tërë botën. Kur emigrimi ka të bëjë vetëm me një njeri, është diçka e vogël që kalon pa u vu re. Por kur niset një popull i tërë, kemi të bëjmë me dramë sociale, shpërbërje, braktisje, fund të një epoke, e thotë autori. Me siguri si mua e poashtu dhe juve ju ka bërë gjithmonë kurreshtar të dimë se cilat ishin arsyet që ky komunitet ia arriti që edhe pas 540 viteve në mërgim të ruajë gjuhën dhe identitetin e vet. Kurreshtjen tonë autori i librit e shpjegon kështu; ”Në fillim dyert e komunitetit të tyre ishin të mbyllura për siçilianët. Hyrja e personave që vinin nga vende të tjera, lejohej vetëm gjatë pesë ditëve të festimeve në nderim të Virgjireshës Maria. Arbëreshët ishin xhelozë për kulturën e tyre, kishin frikë se mos gjuhën e tyre e merrte era e tokës siçiliane. Kishin frikë se mos humbnin identitetin e tyre dhe për shumë shekuj luftuan që kjo gjë të mos ndodhte”.
Që ky komunitet të ruhej nga mos asimilimi autori përmend disa priftërinjë që luajtën rol të madh në mbrojtjen e identitetit arbëresh, njëri ndër ta ishti prifti Luca Matranga që kthehet në Horë nga studimet që mbaroi në Romë dhe që i jep jetë veprës së parë të shkruar në gjuhën arbëreshe: ”E Mbësuame e Krështerë”, që pas ”Mesharit” të Buzukut është teksti i parë i letërsisë shqipe. Pastaj ishte Jeronim De Rada që i dha jetë lëvizjes së Rilindjes, Giuseppe Schiro mik i Ismail Qemalit me poemën ”Këthimi”. Nuk mund ta lë pa e përmend edhe krenarinë e autorit kur shkruan në libër për veshjen e grave me ar. Gruaja arbëreshe, krenare, shkonte në altar e veshur me dymbëdhjetë shkoka tek mëngët dhe një kurorë për tu betuar në besnikërinë karshi burrit të saj i cili pak ditë më parë i kishte dhuruar Brezin. Atë që tashmë e kemi parë disa herë përmes vieoklipeve të ndryshme nuk ka se si të mos e përshkruan edhe z.Caliva si një moment më të rëndësishëm për gjithë komunitetin arbëresh e që është festa e Pashkëve, ku në një menyrë madhështore ata i prezantohen botës me veshjet e tyre të çmuara.
Janë tri gjëra që z.Caliva i cekë në fund të librit të tij ”Nostalgjia” e që lexuesin e prekë thellë në shpirtë;
⁃ Ai nuk harron të falenderon mikëpritjen e gjithë popullit siçilian që për më shumë se pesë shekujsh i ka lejuar të mbrojnë identitetin dhe gjuhën. Dhe ashtu siç jemi mikëpritur ne është e drejtë që të priten edhe të tjerët që vijnë nga deti. Sepse ka qenë e njëjta rrugë që kemi bërë ne.
⁃ Ajo që e brengos thellë në zemër çdo emigrant është asimilimi, e kjo e mundon shumë edhe autorin, kur thotë se edhe sot pas pesëqind vjet histori, rrezikojmë që fëmijët tanë të mos flasin gjuhën tonë. Shpesh prindërit, shumë të shqetsuar për rritjen e rëndësisë që kanë marrë gjuhë të tjera, harrojnë tu flasin gjuhën arbëreshe fëmijëve të tyre. Në këtë menyrë të gjitha sakrificat e të parëve tanë shkojnë dëm. Të hedhura poshtë në një sekondë.
⁃ Dhe në fund që sipas z.Caliva është shumë e rëndësishme: se arbëreshët duhet t’u kërkojnë falje vëllezërve tanë shqiptarë sepse ikëm dhe i braktisëm. Me siguri nuk ishte e mundur të bëhej asgjë më shumë sepse arbëreshët kanë luftuar përkrah Skënderbeut e kanë derdhur gjakun për çështjen e përbashkët.
Por për arbëreshët shpresa nuk ishte shuar. Dhe mbeten ata që ishin, besnik të origjinës së tyre. Disa shënime mbi autorin; Mario Caliva është një poet dhe dramaturg arbëresh. U diplomua për Dramaturgji dhe Skenar në Akademinë kombëtare të Artit dramatik ”Silviod’Amico” në Romë. Përveç titullit Doktor i Ekonomisë dhe Financavr mori dhe një diplomë universitare në Disiplinën e Shfaqjes me një tezë mbi teatrin arbëresh si vektor i komunikimit të identitetit.