Kreu Blog Faqe 1679

Mjerimi i intelektualëve krijues!

0
Florim Zeqa 
Dukuria e vrapimit pas pushtetarëve nuk është dukuri e re, ajo është e vjetër sa vet shqiptarët. Kjo është pasojë e pushtimeve të gjata, të cilat kanë prodhuar servil dhe puthador të pushteteve.
Për fat të keq, praktika e servilizmit ndaj pushtetarëve ka vazhduar edhe përgjatë pushteteve të ashtuquajtura “popullore” në periudhën e komunizmit dhe po vazhdon edhe sot në sistemin demokratik, ku shprehja e (fuqia) e fjalës së lirë duhet të ngadhjejë mbi çdo lloj pushteti autokratik.
Nuk janë të paktë krijuesit apo njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës, gjegjësisht pushtetarëve të pasluftës në Kosovë. Disa prej tyre këtë e bëjnë të prirë nga bindjet e veta politike, disa për sigurimin e përfitimeve personale nga pushtetarët, disa nga frika për t’i ruajtur privilegjet nga pushtetet e kaluara dhe për t’iu shmangur ndëshkimit nga pushtetarët e rinjë, kurse disa të tjerë e bëjnë vetëm për shkak të natyrës së tyre servile, kurse të paktë janë krijuesit që nuk nënshtrohen dhe servilizohen, por që e thonë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është dhe si duhet të jetë.
Në atë vend ku shkrihet penda e krijuesit për pushtetarët, nuk bëhet fjalë për ndryshim, por vetëm për nënshtrim dhe servilizëm të skajshëm.
Krijuesit duhet të jenë në shërbim të popullit e jo të pushtetarëve
Futja e shpirtit të një krijuesi apo intelektuali nën grilat e pushtetarëve, apo hyrja nën kthetrat partiake është pak më tepër se vetëvrasje, është mjerim dhe ngulfatje e shpirtit për së gjalli.
Shoqëria civile bashkë me krijuesit dhe intelektualët e pavarur duhet të jenë korrektorët e përhershëm të pushtetarëve!
Intelektualët krijues duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i ndryshimeve të pëgjithshme shoqërore, e jo të bëhen zë i pushtetarëve, por të shndërrohen në zë plural dhe i respektuar nga qytetarët e vendit.
Në anën tjetër, qytetari i Kosovës duhet të shndërrohet në një qenje aktive politike, për t’i shprehë lirshëm opinionet e veta, e jo të mbetët shikues apo monitorues i gënjeshtrave dhe mashtrimeve, e aq më pak të bie pre e lavdatave glorifikuese të krijuesve të nënshtruar para kohe përballë pushtetarëve!
Vetëm pseudointelektualët i nënshtrohen tutelës së pushtetit
Intelektualët e mirëfilltë edhe përkundër këmbimit të ideve dhe mospajtimeve për tema të caktuara, asnjëherë nuk thyhen mes tyre, përkundrazi prodhojnë një gamë të gjërë mendimesh dhe ideshë në funksion të shtetit dhe të mirës së qytetarëve.
Intelektualët e shkëputur nga interesat e popullit punojnë vetëm për interesat e pushtetarëve, e më së paku ose hiq për interesat e qytetarëve. Intelektualët në shërbim të pushtetarëve të gjitha energjitë e tyre i shpenzojnë për revanshizëm ndaj intelektualëve aktiv dhe të pavarur duke i mbajtur në thumb të kritikës, si “përçarës dhe rrënues të sistemit”.
Përderisa të gjithë intelektualët e shteteve të Ballkanit dinë të bashkohen dhe pajtohen në kohë krizash nacionale, duke lënë mënjanë mospajtimet dhe zënkat personale.
Për fat të keq tek ne akoma zhvillohet një revanshizëm primitiv i përcjellur me urrejtje patologjike, me tendencë shkatërrimtare për shtetin e Kosovës, i cili po kalon orët më të liga që nga përfundimi i luftës e këndej.
Intelektualët e vërtetë nuk guxojnë të heshtin përballë sfidave të kohës nëpër të cilën po kalojmë, por duhet gjetur rrugë dhe mënyra të reja të organizimit jashtë koncepteve dhe ideologjive partiake, për të krijuar një organizim të mirëfillt të shoqërisë sonë konformë rrethanave të reja kohore në funksion të unifikimit dhe bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një front të përbashkët, për të mbrojtur Republikën e Kosovës nga ndarja si dhe mbrojtjen e shoqërisë nga degjenerimi i antivlerave dhe kulturave të huaja të instaluara në hapësirat ku jetojnë shqiptarët.
Këtë shkrim dëshirojë ta përfundoj me një thënje të vjetër origjinale; “Duhet ndërru truni këtij populli. Mendimi im është që pa iu ndërru truni këtij populli-e truni ndërrohet në shkolla kryesisht-dhe pa u formu një çetë intelektualësh me pikëpamje perëndimore, ne nuk kemi kurrsesi si menojmë me hy në Europë” (At Zef Pllumi).

Armpushim me nismën e Egjiptit

0

Demonstrata për Luftën e Shenjtë Islamike në Beirut. Kopjet e raketave u transportuan përpara si objekte kulti. Foto: Hassan Ammar/AP/NTB.

  Document.no

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit do të hyn në fuqi në orën 01:00 të kohës norvegjeze. Ishte vetëm një çështje kohe përpara se palët të ishin të gatshme të ulnin  armët e tyre. Ka arsye të nënvizohet se kjo po ndodh me nismën e Egjiptit, jo me Shtetet e Bashkuara.

Netanyahu e poshtëroi Bajden kur hodhi poshtë thirrjen për çtensionim dhe tha se Izraeli do të vazhdojë sulmet. Për aq kohë sa raketat fluturuan nga Gaza, ishte politikisht e pamundur që Netanyahu të pezullojë sulmet.

Egjipti është një faktor i fuqishëm në raport me Hamasin dhe Gazën. Është Egjipti që ka nën kontroll atë që hyn dhe del nga Gaza.

Të enjten mbrëma, pas 11 ditësh sulmesh intensive, mesazhi erdhi ashtu siç kishte shpresuar shumëkush. Një deklaratë e komitetit të sigurisë së qeverisë izraelite pohon se Izraeli pranon në mënyrë të njëanshme propozimin e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Shtetet e Bashkuara janë nën presion të shumanshëm: Biden ka qenë nën presionin e brendshëm nga krahu i majtë i demokratëve dhe i është bërë presion nga Këshilli i Sigurimit, ku Norvegjia, Tunizia dhe Kina kanë luajtur një rol. Mbi të gjitha, Netaniahu i refuzoj dorën Bajdenit dhe ishte Sist që pati nderin për ndërmjetësimin e një armëpushimi.

Egjipti gjithashtu do të jetë i përfshirë më tej në armëpushim.

Përktheu nga Norvegjishtja: Drini

Historia e shqiptarëve dhe historianët me pagesë

0

Nga: Përparim Kabo, doktor i shkencave filozofike nga Tirana

Historia nuk eshte ajo qe tejkalon dasite moskuptimet apo sulmet personale mes atyre qe meren me historine.

Historia nuk shkruhet nga ata qe, si pa gje te keq thone:” ska me te mire se ne…”, dhe injorojne te tjere. .Ja, psh, per periudhen para pushtimit turk pse nuk konsiderohet prof Aurel Plasari? Periudha e Skenderbeut pse nuk konsiderohet zonja Pranvera Novi Bogdani?

Per pavaresine dhe Ismail Qemalin, por edhe per vitet 20-30, pse nuk konsiderohet historiania Kaliopi Naska.

Njeri thote qe teza pellazgjike eshte romantike e shekullit 19 por X studjues i huaj i arkeologjise na bindi qe ka nje kulture te tille materiale te kesaj periudhe prandaj do ta shohim. Po si mendoni qe paskesh qene romantike kur Homeri thoshte Zeusi Pellazg kur ajo hapsire qe sot quhet Greqi e dikur Hellad me pare quhej Pellazgji…

Nje tjeter thote teza pellazgjike eshte parahistori…E pastaj cfare te pengon ta studiosh Koste Cekrezin, Vaso Pashen, Aref Mathieun etj., etj., te cilet kane shkruajtur per periudhen pellazgjike?

A nuk ishte Vaso Pasha qe shkruajti ne gjuhen frenge librin “E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret?”

Kush je ti qe meresh me mesjeten por jep verdiktin edhe per pellazgjine?.Historia kur shkruhet duhet te mbeshtetet ne disa parime epistemologjike si psh:

Vijimesia pellazgo-ilire-arberore-shqiptare.
Autoktonia dhe autenticiteti i popullit tone kultura traditat etniciteti kulturor dhe kontributet ne vendbanimet multikulturore.
Qenia si pjese e tre perandorive Romake Bizantine dhe Turko Osmane…per pothuaj 2000 vjete…dhe mosazgjesimi i popullit tone…identiteti historik multikulturor civilizimet kontributet dhe perfitimet.
Roli i gjuhes sone si elementi themelor identifikues.
Zhvillimi socioekonomik.
Raportet gjeoreligjioze dhe gjeopolitike.
Civilizimi perendimor dhe vendi e kontributi i popullit tone. Konvertimi dhe bashkejetesa fetare.
Demografia dhe shperndarja e popullit per shkak te pushtimeve. Arbereshet e italise arvanitasit e Greqise dhe arnautet e Turqise.
Periudha e Skenderbeut dhe civilizimi europian…
Kontributi i jezuiteve dhe franceskaneve ne gjuhesi dhe etnokulturen tone. E drejta zakonore dhe kultura juridike e shteterore…
Mendimi i perparuar dhe kontributet per kulturen botetore. Aftesite shtetformuese kontribute dhe mangesite. Luftrat boterore dhe realiteti shqiptar kontributet dhe qendrimet e institucionalizmit nderkombetar..etj etj
Nese ju vraponi ta shkruani kete liber historie thjesht se ato para doni ti ndani me njeri tjetrin kjo sjellje nuk u ben nder. Nuk e kuptoj kur thuhet do jete 2000 faqe po pse 2001 dhe jo 3999 apo 5005 faqe?!

Thuhet do e mbyllim brenda vitit 2023 po pse jo me 2024 apo 2025…historiani nuk punon me plan. Edhe dicka kam ndjekur diskutimet ne studiot televizive.

Thuhet qe do jete Historia e Shqiptareve e autoreve shqiptare. Por lihet si me nje ane fakti se po qe se ka referenca dhe burime arkivale mendimi nuk eshte vetem i autoreve

…Qe nga 2002 qe pati nje botim a ka nje liste cfare jane botuar rishtazi cfare jane zbuluar qe nuk diheshin nga studjuesit tane? Profesioni u’a njeh kete te drejte te shkruani historine e shqiptareve, po shqiptaret a ua besojne kete mision.

Nje here thoni nuk eshte zyrtare pastaj thoni eshte e Akademise jo po ka edhe autoret..

Faktologjia historike jo automatikisht eshte dokumenti arkival sepse dihet qe fallcifilimet me te medha me dokumente behen jo me fjale goje. Pra lypset referimi ne me shume se nje burim dhe me tej akoma interpretimi filozofik politik juridik ekonomik diplomatik demografik kulturor dhe antropologjik i mateteries historike

Propaganduesve dhe manipulatorëve ju ka skaduar koha!

0

Skënder MULLIQI

Nuk është shaka , mendojë unë nese themi se shumë shtete të Ballkanit po drejtohen nga psikopatet , të cilët ndryshojnë tre, katër qendrime mbrenda pake kohësh!Këta kan tru për mbrapshtina politike, kan tru për vjedhje madje shkojnë shumë largë në veprimet e tyre karshi tjerëve.Kan arritur që më psikopatitë e tyre , të bëhën milonerë pa asnjë mund.Nese shikojmë në menyrë kronologjike ate , së qka kan bërë, si kan vepruar dhe si kan kamufluar e rrejtë , është për të na quditur fakti së si janë ende në liri! Pse po shpënzon letër dhe mund , ka mundësi të pyet shumë kush, kur gjendja deri më tash në Kosovë ,që neve na intereson , ka shkuar keq.

Gjithëqka u orkestrua më shumë për punë të mbrashta, së sa për punë të mira, që kemi nevojë të gjithë.Të gjitha këto ndodhi jo të mira nuk I kemi paramenduar pas përfundimit të luftës.E kemi pritur një tjetër liri, kemi pritur një tjetër zhvillim shoqëror dhe politikë të vendit.As që u kërkua të zbatohet në praktikë një solucion I mirë dhe për të mirën e përgjthshme. Çka sot në Kosovë paraqetë pavarësi, liri, profesionale dhe e përgjegjshme? Pak ose asgjë.Tashmë jemi ngi duke ndëgjuar jo objektivitete të cilët e kan pru gjendjën e krizave përmanente . Nuk do të thotë se në krejtë këtë mesele që dikujt edhe mos ti besojmë , por duhet të pranojmë faktët, të cilët flasin ndryshe.Pikërishtë ata që për shumë vite na mbajtën nasihat gjoja për objektivitet dhe qka mos tjetër, na dolën së ishin njerëz lakmitarë për pushtet apsolut dhe për të mira materjale.Ka në gjithë këtë rrefim edhe gjëra të kuptueshme e logjike .

Ka ardhur koha të punojmë atë që e besojmë , të punojmë më sinqeritet për përparim të Kosovës, dhe per politikat të cilat janë për shtet dhe për popull.Koha e politikave të mbrapshta e hileqare duket së kan përfunduar .Publicistet dhe analistet politikë të vihen në sherbim të vërtetës dhe jo në shërbim të parasë.Të shkruajnë dhe të flasin atë që mendojnë , e jo atë qu ju servohet.Unë mendojë dhe e shohë së Kosova , pas një kohe të gjatë është në rrugë të mirë, që jeta të na bëhët të gjithëve shumë më e lumtur . Propaganduesve dhe manipulatorëve ju ka skaduar koha.Ju ka skaduar koha atyre që kan menduar vetëm për sahanin e vet…!

Shqiptarët emigrojnë më së shumti në regjion

Nail  Draga, Ulqin

Diskursi demografik

Në sajë të dhënave të publikuara  kohë më parë  nga  Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës për  përiudhën  2010-2019 del se nga Shqipëria  kanë emigruar  rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor, duke dëshmuar së Shqipëria mban vendin e parë në  regjion.

Dukuria e emigrimit të popullsisë, nuk është dukuri  e panjohur sepse i ka përfshi pothuaj të gjitha vendet e regjionit, duke mbetur çështje shqetësuese për popujt e vendeve përkatëse. Në këtë aspekt vendet e ish kampit socialist dallohen për nga numri I emigrimit të popullsisë, që është dëshmi e varfërisë ekonomike të trashëguar nga koha e monizmit, por edhe të pakonsolidimit në periudhën e tranzicionit shoqëror.

Të dhënat e publikuara kohë më parë nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës ka të bëjë me vendet e ish Jugosllavisë ku përfshihet edhe Shqipëria që në fjalorin politik njihet si Ballkani Perëndimor, duke ofruar të dhëna statistikore për këtë dukuri shqetësuese bashkëkohore.

Në këtë grup veçohet Shqipëria, në sajë të numrit të emigrantëve që janë  përllogaritur përmes autorizimeve për lejet e qendrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende. Të dhënat ekspertët i kanë marrë nga Eurostat për vendet e BE-së si dhe nga vende jo anëtare të BE-së.

Kështu bëhët me dije se 56% e lejeve janë dhënë pêr arsye familjare, 17.5% për punë dhe pjesa e mbetur raportohet për arsye  studimi apo të tjera.

Në krahasim me vendët tjera  si Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve prej 499.000  që nëse  e krahasojmë me popullsinë në vend paraqet shqetësim për të tashmën dhe të ardhmën e kombit shqiptar. Pasi kemi të bëjmë me të dhëna nga një institucion kompetent të dhënat e tilla duhet të merren seriozisht dhe të analizohen për të gjetur zgjidhje për ndalimin e emigrimit të popullsisë sepse pasojat jan të mëdha.

Varfëria si shkak  i emigrimit

Në lidhje mbi shkaqet e përmasave të tilla të emigrimit  si faktor themelor  ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë,  sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, që është dëshmi e trashëgimisë se mos zhvillimit ekonomik në periudhën e kohës së socializmit.

Nëse si barometer  i zhvillimit ekonomik marrim të ardhurat për frymë të banorëve në regjion del qartë së Shqipëria dhe Kosova janë në nivelin më të ulët, andaj nuk është befasi niveli i lartë i emigrimit të popullsisë.

Sipas të dhënave të cilat disponojmë  për momentin si vend me i kërkuar për emigrantët është Gjermania , sepse ofron mundësi të punësimit me shumë se disa vende tjera, qoftë në mënyrë sezonale apo me kohë më të gjatë.

Nuk ka dilemë se nga të emigruarit vendin e pare  e zënë ata të moshes së re, ku nga të dhënat e publikuara del se për të rin jtë nga Mali i Zi, për periudhën 2010-2019 janë lëshuar 20 mijë leje pune. Nga veprimtaritë bëhet më dije se shumica e lejeve të punës janë të natyrës sezonale për në turizëm, ndërtim, tregti etj.

Në krahasim me vendet tjera të cilat janë marrë në shqyrtim Shqipëria dallohet në lidhje me emigrimin e grup moshave, sepse nga këtu emigrojnë të gjitha grup moshat, edhe pse edhe këtu dominojnë të rinjët, andaj nuk është rastësi së për këtë periudhë nga Shqipëria kanë emigruar pothuaj gjysëm milioni shqiptarë(499.000). Ndërsa nga vendet tjera kanë emigruar nga Serbia 351.730 banorë,   Bosna e Hercegovina 272.155, Kosova 246.540, Maqedonia e Veriut 160.633 dhe Mali Zi  22.080 banorë.

Të rinjët emigrojnë më së shumti

Në motivin e  emigrimit të popullsisë, përveç papunësisë së lartë  si  dhe mungesa e përspektivës  në vendet përkatëse, motiv tjetër është edhe ribashkimi i familjeve dhe arsimi,  përkatësisisht studimi në profilet e ndryshme, mbesin gjithnjë  shkaqet e emigrimit të popullsisë. Ndërsa sa iu përket grup moshave  ekspertët nga Vjena bëjnë me dije se shkalla e papunësisë në grupmoshat e reja (15-19 dhe 20-24 vjeç) në vendet e Ballkanit është shumë më e lartë se në ato më të vjetrat, ku një trend i tillë  nëse nuk do te ekzistojë qasje tjetër nga qeveritë në vendet përkatëse  ndaj kësaj kategorie, do të vazhdojë edhe në të ardhmën.

Duke vlerësuar  të dhënat e tilla nga Instituti Vjenëz,  duhet cekur se Shqipëria  regjistrimin e popullsisë e ka planifikuar ta mbajë në vitin 2020, por për shkak të pandemisë u shty për më vonë. Bëhët me dije se regjistrimi do  të realizohet sa të krijohen kushtet pas pandemisë, ku do të kemi të dhëna më të plota në lidhje mbi emigrimin e popullsisë në botën e jashtme.

Palestina pas rënijes së Perandorisë Osmane dhe rrënjet e organizatave terroriste

Gjergj – Skender Jashari

Me rastin e rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Institucionet e Republikës së Kosovës heshtën dhe në fund dolën në mbështetje për të drejtën e Izraelit që të vetëmbrohej. Mirëpo as në këtë rast nuk i dhanë ndonjë shpjegim qytetarëve tonë, për ta arsyetu vendimin se ishte i drejtë. Nga ana tjetër me mijëra jurist vetëm në Kosovë, por asnjë nuk pamë që të shpjegonte pse Shqipëtarët jemi pro-Izraelit dhe kundër Palestinës. Në këtë rast do lëmë anash qëndrimet politike të këtyre vendeve ndaj Republikës së Kosovës.
Palestina si edhe vendet tjera të rajonit ishin nën pushtimin e Perandorisë Osmane, e që me rastin e rënijes së saj, i’u premtu dhe garantu në fund të fundit sovranitet dhe ishin relativisht të lirë që të formulojnë dhe përsosin identitetet e tyre dhe kulturat, për të krijuar nacionalizmat e tyre. Por për dallim nga shumica e fqinjëve të tyre Palestinezët kishin histori të nacionalizmit që ndryshonte nga përvoja e të tjerëve në regjion, pasiqë në embrion të nacionalizmit palestinez në fillim të viteve 1920, u ballafaqu me nacionalizmin sionist. E që të dy kërkonin mandatin pas Britanikëve. Derisa nacionalizmi tek kombet tjera kishte lindur më herët. Por kjo konkurencë me sionistët, bëri që të ketë rolë përbashkues tek palestinezët, mirëpo që në fillim të historisë së nacionalizmit palestinez ndeshen me rivalitetet të ashpëra të klaneve, fraksioneve dhe me konflike, karakteristikë e shoqërive tribal që ende nuk kishin arritur emancipimin e duhur shoqëror.
Pas Luftës së II Botërore, në dekadën e dekolonizimit që kishte filluar, pak e ndikuar edhe nga koncepti i OKB-së, për “të drejtën për vetëvendosje” që ndikoi edhe tek legjitimimi i aspiratës nacionaliste palestineze, mirëpo me fillimin e Luftës së Ftohtë, shumica e organizatave nacionaliste që luftuan për pavarësi, përfshirë edhe ato palestineze, u përfshinë në ideologjitë sekulare, marksiste dhe antiperëndimore, pra të lidhura me Bashkimin Sovjetik. Sekularizmi shikohej tek pan-arabizmi, si mënyrë e vetme që kombet e bashkuara arabe nën unitetin e sekulartit të progresojnë dhe modernizohen dhe si e vetmja mënyrë që mund ta shkatërronin Izraelin dhe të çlironin Palestinën. Derisa ideologjia sekulariste pan-arabe tek Palestinezët ndërthurej shpesh edhe në shkallë të ndryshme me ideale majtiste dhe revolucionare.
Nga ana tjetër hebrenjët u treguan shumë më të përgatitur në shtetndërtimin e tyre, që e shpallën me 14 maj 1948, si pjesë e Madatit Britanik të Palestinës, që menjëherë shpërtheu Lufta e I arabo-izraelite.
Ekzili për palestinezët, bëri që t’i mbajë të bashkuar dhe të forcojë ndjenjën e tyre kombëtare, mirëpo për sa i përket mënyrës sesi do e arrinin aspiratën e tyre kombëtare, kjo ndikoi negativisht, pasiqë krijoi ndasinë në dy fraksione mes palestinezëve që favorizonin alternativën arabe dhe atyre që favorizonin alternativën palestineze të zgjidhjes së problemit të tyre. Me formimin e Lidhjes Arabe, Organizata për Çlirimin e Palestinës, në vitin 1964, u lidh ngushtë me ideologjinë pan-arabe dhe u lidh edhe më shumë me lider të fuqishëm arab. Kjo çoi në luftën arabe kundër Izraelit, e që dështuan keq. Mirëpo pas kësaj Lufte 6 ditore të vitin 1967, u shkatërru besimi i palestinezëve në pan-arabizmin, e që dëshmoi se patronazhi arab nuk ishte i mjaftueshëm për çlirimin e Palestinës, gjë që palestinezët u riorientuan në drejtim të Islamizmit. Derisa pan-arabizmi humbi mbështetjen tek palestinezët, fraksionet dhe organizatat palestineze ruajtën ndikimin sekular, revolucionar dhe antiperëndimorë, mes 10 fraksioneve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, besohet që mbetën sekulare, si: Fronti popullor për Çlirimin e Palestinës dhe pasardhsja e saj Fronti demokratik për Çlirimin e Palestinës në nivele të ndryshme mbetën marksiste ose majtiste, e që prej kësaj të fundit u nda organizata Unioni demokratik i Palestinës i njohur si Fida që ishte socialdemokrat poashtu edhe Partia popullore Palestineze. Sai’qa ishte krahu palestinez i Baathistëve Sirian, ndërsa Fronti Çlirimtar arab dhe Fronti arab palestinez ishin të lidhura me Partinë Baathe të Irakut. Fronti për Çlirimin e Palestinës dhe Fronti i Luftës Popullore palestineze, ishin me prirje majtiste, që lidhen me origjinën e tyre me Frontin popullor për Çlirimin e Palestinës, si edhe Fatah, që ishte me ideologji majtiste dhe sekulariste. Por edhe përkundër ideologjive të tilla, organizatat e tilla palestineze thuhet se i mungon thellësia ideologjike, derisa të qëndruarit e liderëve të këtyre organizatave e sidomos Organizatës për Çlirimin e Palestinës në ekzil, ka bërë që të t’huajzohen.

Duke qenë i pamjaftueshëm që pan-arabizmi të çlironte Palestinën dhe duke e pa që vendet e ndryshme arabe, më shumë i shfrytëzonin për qëllimet e tyre sesa për qëllimin e proklamuar gjoja të çlirimit të Palestinës, këto bënë që pastaj Organizata për Çlirimin e Palestinës të përpjeket të gjejë dhe zhvillohet si organizatë e pavrur palestineze. Deri në Intifadën e Parë më 1987, politika palestineze u bë sinonim me Organizatën për Çlirimin e Palestinës. Përshkak të mbipeshimit të rëndësisë së ideologjisë për lëvizjet nacionaliste palestineze, në vazhdimësi janë krijuar dhe rikrijuar në kohë të ndryshme ndikime nga Marksizmi, pro-arabizmi dhe islamizmi. Prandaj grupet terroriste palestineze, më shumë ndikoheshin nga ideologjia e tyre sesa që kishin objektiva kombëtare për Palestinën, madje edhe organizatat e tilla, gjatë periudhave të ndryshme lundronin në ideologji të ndryshme, me qëllim që të gjejnë mbështetje në popullatën e tyre, për të marr qeverisjen sesa për të luajtur një ndikim në zgjedhjen e problemit të tyre nacional.

Edhe pse shumica e palestinezëve janë musliman, më parë në Palestinë islami nuk ishte përdorur për të mobilizuar masat por as si shenjë e identitetit të tyre, edhe pse siç kemi pa, nacionalizmi palestinez lind pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane, e vetëm pas Luftës së II Botërore, filloi më intensivisht të dallohet. Nacionalizmi në përgjithësi në botën islame lindi me vonesë. Mirëpo edhe në këtë rast, lundroi më shumë në valët e majtizmit, marksizmit, sekularizmit dhe sekularizmit pan-arab, të sponsorizuar edhe nga BRSS-ja. Derisa pas dështimit të luftës arabe kundër Izraelit më 1967, bëri që Islamizmi të fitonte prioritet në këtë vend.
Hegjemonia e Fatah-ut, bëri që sekularizmi të kishte epërsi në Palestinë, derisa më parë asnjëherë nuk ishin mbajtur zgjedhje popullore për Këshillin kombëtar Palestinez. Duke qenë se nuk ka pasur zgjedhje, por vetëm sondazhe dhe atë të rralla, kanë bërë që organizatat formuese të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të mos kenë mënyra të besueshme për të njohur nëse projektet e tyre ideologjike dhe kombëtare kanë mbështetjen e opinionit popullor. Në sondazhet e viteve 1982, 1984 dhe 1986 të gjithë indikatorët theksonin se nuk kishte gjasa reale për sfidimin e sekularizmit të Fatah-ut nga feja a diç tjetër. Në sondazhin e vitit 1982, 56% e palestinezëve të Bregut Perëndimorë kërkonin shtet demokratik sekular, kurse në vazhdim, shihet sesi feja copëtoi shoqërinë palestineze mes atyre që avokonin sekularizmin dhe atyre që avokonin fetarizmin. Kurse në atë sondazh të 1982, 35% preferonin shtetin islamik palestinez. Mirëpo vetëm në vitin 1986, 56% e palestinezëve mbështesnin shtetin islamik palestinez, mes tyre 26% e mbështesnin shtet islamik, kurse 30% e mbështesnin në nacionalizmin arab dhe islam. Rritja e islamizmit shpjegohet edhe si mungesë e dhënijes së rezultateve, nga qasja e politikës së Fatah-ut, në zgjidhjen e problemit palestinez gjë që bëri të transferohej mbështetja tek lëvizjet islamike.
Lëvizjet sekulare dhe pan-arabe, me rastin e zgjedhejve në fillim të viteve 1990, nuk arritën më shumë se 10%. Kurse shumica e organizatave islamike në territoret palestineze, të lidhura me Vëllazërinë Muslimane, kanë qëndruar apolitike deri vonë në vitet 1980, derisa Vëllazëria Muslimane mbështeti ri-islamizimin e Palestinës si parakusht për çlirimin dhe për pasojë u përfshi në veprimet sociale dhe religjoze më shumë sesa në ato politike. Grupet religjioze që ishin aktive politikisht, të tilla si Vëllazëria Muslimane dhe grupet pasardhëse të saj si Xhihadi Islamik, nuk ishin rritur mjaftueshëm të sfidonin monopolin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës.
Derisa fillimi i politizimit të Islamit, jo vetëm në Palestinë, por në shumicën e vendeve arabe të rajonit, filloi në vitet 1979, e që ndjeken nga Revolucioni Iranian, edhe pse mund të kuptojmë që kjo është vala e dytë e islamizimit të politikës, pasiqë e para kishte të bënte me lindjen e Vëllazërisë Muslimane. Me rritjen e ndikimit islamik në nacionalizmin palestinez, u legjitimu dhe popularizu, me shfaqjen e Hamas-it, pas Intifadës së I vonë në vitin 1987.
Derisa Fatah-u, ishte një organizatë sekulariste, e cila ishte më e fuqishmja në territoret palestineze, deri në vitin 2006, kur zgjedhjet legjislative për Këshillin Kombëtar Palestinez i fitoi Hamas-i, islamizmi në Palestinë tregoi rritje të vazhdueshme, prej viteve 1980, kur filloi ri-islamizimi i Palestinës. Në këtë rast duke analizuar shohim që ri-islamizimi i Palestinës erdhi nga fraksionet dhe organizatat si dhe degët e organizatave që u hapën në Palestinë e që rrjedhnin nga vendet arabe, siç ështe edhe Hamas-i, e që më shumë e dëmtuan vetë popullin e Palestinës dhe kauzën e tyre duke u përdorur për interese të fqinjëve arab.

Më: 20.05.2021

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Ndërrimi i qëlluar i ambasadorëve, por a do të zëvendësohen ata me familjarë të politikanëve a militantë partiak, mbetët për tu parë!

0

Takim i autorit të shkrimit, me Presidentin e Gjermanisë …

Nue Oroshi, Gjermani

  • Ndërrimi i ambasadorve i qëlluar- por a do të kemi serish familjar të                     politikanëve dhe militantë partiak ne diplomaci mbetët të shohim .                                                                                                                                                      Ka vite që diplomacia e Kosovës ka qenë e përgjumur dhe me një nivel shumë të ultë të përfaqësimit.Kjo ka ndodhur për faktin se 90 përqind e ambasadorave të Kosovës në botë kanë qenë përsona që nuk kanë pasur personalitet.Këtë e kam theksuar edhe në dy-tre shkrimet e mehershme kur jam marrur me analizën e emrimit të ambasadorve të Kosovës.Kjo ka ndodhur për faktin se deri më tani kemi pasur ambasador që nuk i ka njohur as qyteti i tyre ku janë lindur e rritur e lëre më ti njoh Kosova, e mos te flasim ti njeh politika ndërkombëtare.Të tillët përveç fatit që kanë qenë familjar të ish politikanëve apo militant të partive të ndryshme politike në Kosovë nuk kanë pasur krediciale tjera intelektuale,shkencore e diplomatike.

Shtetet e zhvilluara në diplomaci dërgojnë personalitete të afta të cilët janë në gjendje me u përballu me sfidat politike në atë shtet që e përfaqësojnë, të cilët janë në gjendje të përballohen edhe me kundershtarët e atij shteti.Kurse në Kosovë tash e shumë vite diplomatët tanë nuk kanë qenë në gjendje që ta mbrojnë Kosovën në aspektin diplomatik përveç ndonjë rasti të rrallë.Shumica e ambasadorve të Kosovës takimet e para me politikan dhe diplomat i kanë pasur në momentin që janë dekretuar.Dhe një pjesë e mirë përveç ndonjë cermonie qe ka organizuar shteti ku kanë punuar me mision diplomatik ju ka shkuar mandati pa takuar politikan të atij shteti ose kanë takuar politikan të niveleve të ulta politike.

Këtë e kanë bërë edhe nga mosaftësia e tyre për të përgatitur elaborime diplomatike e politike se si duhet mbrojtur çështja e Kosovës.Gjysma e kohës iu ka shkuar duke dhënë njoftime tek shefat e tyre për kundershtarët politik në mërgatë që po e kundërshtojnë qeverinë dhe institucionet e kaluara se sa të jenë koncentruar të punojnë punën që kanë qenë te emruar.Këtu po e jap vetëm një rast të një  ambasadori të Kosovës në Gjermani i cili ishte takuar me një mik timin deputet në Bundestagun Gjerman duke përdorur emrin tim pa me njoftuar fare.

Ishte deputeti i Bundestagut qe ishte mik i mirë i imi dhe qe ishte përkrahes i çështjes se Kosovës  e kishte pranuar ambasadorin në takim por paralelisht me kishte njoftuar për takimin e kryer.Me një fjalë diplomacia e Kosovës në botë me ndonjë përjashtim të vogël ka deshtuar.Kështu që deri me tani vendimi i Ministres se Punëve të Jashtme dhe Diaspores i Republikës se Kosovës Donika Gërvalla si dhe aprovimi i Presidentes së Kosovës dr.Vjosa Osmani është krejt në rregull,për zëvendësimin e ambasadorve politik.

Por tash shtrohet pyetja se si do të veprohet me tutje?A do të shkohet prap me sistemin e njëjt të dekretimit të ambasadorve të rinj të Kosovës që patjetër do të jenë militant të partive në pushtet apo shokët, miqtë e familjarët e politikanëve në pushtet kjo do te shihet porsa të kemi emërimet e njohura.Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kësaj radhe duhet menduar mirë se çfarë përsonash do të dërgoj në Diplomacinë e Kosovës.A do të dërgoj përsona me integritet politik,intelektual,akademik dhe shkencor që e njohin politikën,diplomacin, argumentimin historik për Kosovën me fakte shkencore, apo sërish do të dërgojnë persona pa personalitet që do ti raportojnë shefave të rinj gjatë tërë ditës se kush po i kundërshton dhe nga kush nuk perkrahën.

Nëse ndodhë e para diplomacia e Kosovës do te fillonë që ti merrë kembet dhe dalngadalë te ngritet megjithse duhet një punë dhe nje sakrificë shumë e madhe pasë gjithë kësaj propagande që ka bër dhe po banë serbia me rusin, dhe miqte e tyre, kundër Kosovës.Ta perfaqësosh Kosovën në diplomaci sotë nukë ësht e leht për faktin se perveqë dituris, dhe njohjes se diplomacisë duhet pasurë edhe pervojën se si duhet derguar gjerat perpara.

Dhe krejt në fundë uroji që kësaji radhe te kemi ne diplomaci diplomat e jo militant partiakë, te kemi intelektual e jo familjarë, shok miqë e dashamir te politikanëve.Demtimi i Kosovës në prezentimin e jashtem behet i madhë kurë aji perfaqësohet nga persona pa personalitet që nukë i njeh mirë asë qyteti i vetë.

  • Autori esht aktiv ne politiken gjermane ku esht pjes e CDU per dy dekada dhe Asambleist i CDU ne qytetin Kiel te Gjermanis qe ka 250.000 banor, per dy mandate.

Pse heshtin demokracitë perëndimor karshi terrorit ruso-serb?

0
Bardhyl Mahmuti
Bardhyl Mahmut, shkrimtar nga Zvicra
Nën maskën e “ushtrimeve ushtarake anti-terroriste”, Serbia ua hapi rrugën forcave ushtarake ruse që të ushtrojnë terror psikologjik mbi popujt e kësaj pjese të Europës!
Është për t’u habitur përse heshtin shtetet e demokracive perëndimore karshi terrorit psikologjik ruso-serb!

Vepra e Ukshin Hotit, testament i shenjt për Albin Kurtin!

0
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Kushdo që e njeh për së afërmi Albin Kurtin, e di shumë mirë se për të vepra e Ukshin Hotit është një “Testament i Shenjtë” .
Një testament me një mesazh dhe amanet aq domethënës, saqë për asnjë çmim të kësaj bote s’do ta tradhtonte.
Uniformen e ushtrisë jugosllave e kanë veshur detyrimisht të gjithë meshkujt e rritur dhe të aftë kosovarë të kombit shqiptarë, që s’kanë ditur të aktrojnë me mjeshtri paaftësi psiko-fizike para komisioneve përkatëse ushtarake të testimit.
Postimi i fotografisë së Ukshin Hotit me uniformë të armatës jugosllave nga Albin Kurti, mund të mos ketë qenë një përzgjedhje fatlume, por të kërkosh me mikroskop qëllim djallëzor pas veprimit të tij, është thjesht një tentim qyqarë për të gjetur qime në vezët e pulës.
Mirëpo problemi qëndron në faktin se mikroskopin për t’ia gjetur dobësitë Albinit aty ku nuk i ka, e përdorin kundërshtarët e tij politik dhe analistët e nivelit moçalor prej momentit që ai ka vendosur për t’u kyçur aktivisht në politikë.
Apsurdi qëndron në faktin se kundërshtaret e tij politik dhe analistët e nivelit moçalor e fekalor, kanë aq shumë qime në lëkurën e tyre të trashë dhe në karakterin e tyre të kontaminuar, saqë sikur të mos lëviznin me dy këmbë, do të ishin dele rude.
Ndërkaq gjyshet e tyre prej leshit të tyre të qethur do të thurnin aq shumë opinga, postaqi, çorape, shoka, tirqi dhe xhurdi të leshta, saqe do t’i veshnin dhe mbathin me to të gjithë patriotët folklorik që janë ngjitur në olimpin e patriotizmit të rrejshëm me ndihmën e rrotave nga karota, sepse trurin e kanë të stërmbushur me limite dhe fusnota.
Përgjigja e saktë në pyetjen : Pse u ka penguar Albini aq shumë kundërshtarëve të tij politikë dhe analistëve të tyre zvarranikë, saqë janë detyruar për të kërkuar me mikroskop qime në karakterin e tij, s’do shumë mend dhe filozofi:
Albini përmes aftësisë së tij brilante analitike dhe parashikuese, si dhe përmes biografisë së tij të pastër si filigrani, u ka shkaktuar atyre komplekse të pafalshme dhe të patejkalueshme, vetëm pse ua ka deshifruar të gjitha hieroglifet dhe zbërthyer të gjitha muhalifet në të gjitha trajtat dhe format më brilante të artit, filozofisë, shkencës dhe politikës.
Në fakt Albinit nuk iu ka dashur shumë mund dhe energji për t’i lënë ata dhe ato që të duken si paçavura pranë tij.
Ka mjaftuar potencimi i të së vërtetës për t’ua nxjerrë atyre mbi sipërfaqe të gjitha të zezat që i kanë bërë gjatë gjithë jetës.
Në anën tjetër kundërshtarët e tij politik, kurrë asnjë dëshmi valide nuk e kanë gjetur për ta kontestuar atë bindshëm, përkundrazi, pas çdo tentimi kanë dalë edhe më të pafytyrë, cinikë dhe qesharak, sesa që janë në të vërtetë.
Imagjinojeni sikur ta kishte përdorur Albini mikroskopin për ta gjetur një çikë dritë në karakterin e tyre të shëmtuar dhe të humbur në errësirë?
Do të kishte qenë mision i pamundur dhe jo vetëm shumë i vështirë.
Prandaj mikroskopi që ata e kanë përdorur për t’ia gjetur atij dobësitë aty ku nuk i ka, është dëshmuar si arma më e fortë e Albinit, sepse i ka lënë hulumtuesit amator dhe dashakeq të dobësive të tij, për t’u dukur pranë tij si paçavura, apo si specie mjerane të cilëve u mungon sinqeriteti, dija, shija, etika, morali, edukata dhe kultura.
Më këtë s’dua të them që Albini është i përkryer.
Përkundrazi, nuk ekziston asnjë gjallesë e përkryer në këtë botë.
Analistëve serioz dhe profesionistë për shembull, nuk u duhet fare mikroskopi për t’i gjetur dobësitë e Albinit, edhe pse dorën në zemër ai ato për çdo ditë i zvogëlon.
Dhe ai nuk e bënë këtë për të qenë gjithmonë një hap para tyre, por sepse është i tillë prej natyre.
Prandaj ndaj kritikave të argumentuara mirë ai reflekton shumë shpejtë, sepse është një njeri i mençur, modest dhe i drejtë.
Dhe ky talent nuk i ka pikur atij nga qielli, por e ka krijuar me shumë sakrificë dhe mund, sepse ai për çdo ditë diçka të re mëson, që do të thotë se asnjë çast të vetëm se mësuari nuk pushon.
Ai në fakt është një njeri modest, të cilin dija, shija dhe kompetenca e lë që të duket në shikim të parë si një njeri arrogant.
Mirëpo arroganca e tij është vetëm një mashtrim optik, sepse ajo s’mund të jetë pjesë e karakterit të një njeriu që ka synim aq atdhetar dhe fisnik.
Ose edhe më qartë, megalomania s’mund të jetë veti e një njeriu aq të ditur, modest, fisnik, human dhe atdhetar.
Prandaj jo rastësisht pas Ukshinit, Albini është politikani i parë, të cilit i beson dhe ia ka lakmi, çdo shqiptar normal.

Udhëheqësi i Luftës së Shenjtë Islame: Kemi bërë mrekulli

0

Ziad Nakhaleh, the leader of the Palestinian Islamic Jihad group speaks during a rally organized by Lebanon’s militant Hezbollah group to express solidarity with the Palestinian people, in the southern suburb of Beirut, Lebanon, Monday, May 17, 2021. Nakhaleh has made a rare public appearance in Beirut where he vowed that his group will keep fighting Israel that he described as “weaker than a spider’s web.” (AP Photo/Hassan Ammar)

  

Kreu i Luftës së Shenjtë Islamike, Ziad Nakhaleh, thotë se lufta e armatosur është e vetmja rrugë drejt lirisë dhe e vetmja mënyrë për të mbrojtur Jerusalemin.

Ai tha gjithashtu se as armët bërthamore, as forcat e luftës dhe as marrëveshjet e paqes me disa shtete arabe nuk mund të ofrojnë siguri dhe paqe për Izraelin.

Grupet militante në Gaza kanë “kryer mrekulli që mund t’i shohësh me sytë e tu dhe që i përjeton sa herë që vrapon në strehimore,” tha Nakhaleh.

Ai tregon për mijëra raketa që Lufta e Shenjtë Islamike (Xhihadi) dhe Hamasi kanë qëlluar kundër Izraelit nga Gaza që nga 10 maji.

Përktheu nga norvegjishtja: Drini