





Komandanti çetnik Pavle Gjurishiç duke mbajtur një fjalim para çetnikëve në prani të gjeneralit Pirzio Biroli, guvernator italian i Malit të Zi, në nëntor 1942.

Ismet Azizi, Gjilan
Ismet Azizi: analiza e autorëve shqiptarë, ofrojnë një kornizë më të gjerë interpretuese, e cila lejon të kuptohet antifashizmi si një fenomen shumëdimensional — jo vetëm ideologjik, por edhe praktik, i lidhur ngushtë me mbrojtjen e popullsisë civile.
Debati mbi natyrën e antifashizmit në hapësirën jugosllave gjatë Luftës së Dytë Botërore mbetet i dominuar nga një qasje reduksioniste, e cila e identifikon antifashizmin pothuajse ekskluzivisht me strukturat e Partia Komuniste e Jugosllavisë dhe lëvizjen partizane.
Megjithatë, analiza e autorëve shqiptarë, veçanërisht Marenglen Verli, ofron një kornizë më të gjerë interpretuese, e cila lejon të kuptohet antifashizmi si një fenomen shumëdimensional — jo vetëm ideologjik, por edhe praktik, i lidhur ngushtë me mbrojtjen e popullsisë civile.
Kjo kornizë bëhet veçanërisht e rëndësishme kur aplikohet në rajone si Bihori dhe Sanxhaku, ku realiteti i luftës nuk mund të reduktohet në skemat klasike partizane.
Bihori dhe tërë Sanxhaku: hapësirë e konfliktit ekzistencial
Ndryshe nga disa zona të tjera të Jugosllavisë, ku konflikti kishte një dimension të fortë ideologjik, në Bihor dhe në pjesë të mëdha të Sanxhakut lufta mori karakter të theksuar ekzistencial.
Popullsia myslimane dhe shqiptare përballej me: kërcënim të drejtpërdrejtë nga formacionet çetnike; programe të dokumentuara për spastrime etnike; dhe një klimë të përgjithshme dhune të organizuar.
Dokumentet e lëvizjes çetnike, përfshirë raportet e Pavle Đurišić drejtuar Draža Mihailović, dëshmojnë qartë se objektivi nuk ishte vetëm kontrolli territorial, por eliminimi i popullsisë myslimane dhe shqiptare.
Në këtë kontekst, lufta në Bihor nuk ishte thjesht pjesë e një konflikti të përgjithshëm antifashist, por një përballje për mbijetesë fizike.
Organizimi i rezistencës lokale
Përballë këtij kërcënimi, popullsia vendase reagoi përmes formave të ndryshme të organizimit:
Milicia myslimane popullore.- formacione të krijuara në nivel lokal, me qëllim mbrojtjen e fshatrave dhe të popullsisë civile.
Vullnetarët – një element me rëndësi të veçantë, i cili dëshmon për një dimension më të gjerë të solidaritetit dhe organizimit shqiptar.
Këto struktura nuk ishin homogjene dhe nuk vepronin gjithmonë në kuadër të një komande të centralizuar, por kishin një funksion të qartë: mbrojtjen e popullsisë nga dhuna çetnike.
Problemi i interpretimit: përtej etiketës së “kolaboracionizmit”
Një nga çështjet më të debatueshme në historiografi është mënyra se si janë interpretuar këto formacione.
Narrativa e ndërtuar nga Partia Komuniste e Jugosllavisë i ka paraqitur ato si: reaksionare, kolaboracioniste, dhe në kundërshtim me luftën antifashiste.
Megjithatë, analiza e Verlit tregon se kjo ishte pjesë e një strategjie më të gjerë për të: delegjitimuar faktorët shqiptarë; dhe për të justifikuar politikat e mëvonshme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Kjo qasje bie në kundërshtim me realitetin në terren, ku shumë nga këto formacione ishin të përfshira drejtpërdrejt në mbrojtjen e civilëve.
Dimensioni gjenocidal dhe legjitimiteti i rezistencës
Kur analiza e Bihorit vendoset në kontekstin e programeve çetnike, siç theksohet edhe nga Hakif Bajrami, bëhet e qartë se:
• ekzistonte një projekt i dokumentuar për eliminimin e shqiptarëve dhe myslimanëve;
• dhuna nuk ishte spontane, por pjesë e një strategjie të organizuar;
• dhe aksionet e janarit 1943 përbëjnë kulmin e kësaj politike.
Në këto kushte, rezistenca e armatosur lokale nuk mund të interpretohet si fenomen i rastësishëm apo periferik. Ajo përfaqëson një reagim të drejtpërdrejtë ndaj një kërcënimi gjenocidar.
Antifashizmi si funksion historik
Duke u mbështetur në këtë analizë, është e nevojshme të bëhet një dallim i rëndësishëm: antifashizmi si përkatësi ideologjike (partizane); dhe antifashizmi si funksion historik (rezistencë ndaj dhunës dhe shfarosjes).
Në këtë kuptim:f ormacionet e milicisë myslimane popullore dhe vullnetarët shqiptarë në Bihor nuk ishin domosdoshmërisht pjesë e lëvizjes partizane; por në veprimtarinë e tyre konkrete, ata kontribuuan në pengimin e një projekti të dhunshëm dhe shfarosës.
Nga të gjitha sa u tha, mund të formulohet kjo tezë:
Në kushtet e një kërcënimi të dokumentuar gjenocidar nga formacionet çetnike, organizimi i milicisë myslimane dhe pjesëmarrja e vullnetarëve shqiptarë nga Kosova në mbrojtjen e popullsisë në Bihor dhe në Sanxhak duhet të interpretohen si forma të rezistencës antçetnike dhe, në këtë kuptim, si manifestime të një antifashizmi funksional në terren.
“Këto formacione nuk përfaqësonin domosdoshmërisht antifashizmin ideologjik-partizan, por në funksionin e tyre mbrojtës dhe në luftën kundër çetnikëve, ato kryen rol objektivisht antifashist.”
Përfundim
Rasti i Bihorit dëshmon se realiteti i Luftës së Dytë Botërore në këtë hapësirë është shumë më kompleks sesa paraqitjet e thjeshtuara historiografike.
Ai kërkon: një qasje të diferencuar analitike, një përdorim kritik të burimeve, dhe një riformulim të koncepteve bazë si “antifashizëm”, “rezistencë” dhe “kolaboracionizëm”.
Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një kuptim më i plotë dhe më i drejtë i historisë së Bihorit dhe të Sanxhakut.
(Më gjerësisht dhe poshtëshënimet-fusnotat, kismet, dasht Zoti, në monografi “Gjenocidi çetnik…..”)





Gani Mehmeti
URIMET E LIDERËVE EUROPIAN PËR FITOREN E KURTIT NË ZGJEDHJET E 28 DHJETORIT 2025 DHE KËRKESAT E TYRE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një mori urimesh me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025 dhe zgjedhjes për një mandat të ri në krye të Qeverisë së Kosovës.
Në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që kanë uruar kryeministrin janë kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš, kryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden dhe ambasadori jorezident i Shtetit të Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari. (Bota Sot, 22. 3. 2026)
Me e pa vonesë, urimet e kanë atë efektin e vetë për raste të ndryshme, e aq më shumë kur ato vijnë nga njerëz të shteteve të mëdha e të forta.
Është edhe plotë e natyrshme, kur me rastin e urimit shprehen edhe gatishmëritë për bashkëpunim mes shteteve, që kjo bëhet si në formë të afrimit dhe thirrjes për bashkëpunim ndërshtetëror.
Në kuadër të kësaj, mjafton që nga këto shtete, siç raportohet, është dhënë edhe përkrahja për ecjen përpara të vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet, institucionet dhe organizatat përkatëse, mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, çka e ka peshën e madhe politike për shtetin e Kosovës, mu në ditën kur Vuçiq përmend edhe ushtrinë e tij të fortë në armatim kundër Kosovës, duke e quajtur këtë «zemra» e Serbisë.
Dhe, vetë urimi i këtyre shteteve në ditën kur kërcënohet Vuçiqi, çmohet se ka një kuptim simbolik të përkrahjes së Pavarësisë së Kosovës, me çka lë të kuptohet se janë edhe aleatë në mbrojtjen e saj në kuadër të NATO-s po qe e nevojshme.
Në këtë konteks të urimit, si Merz, ashtu edhe Makron, kanë edhe kërkesat e tyre ndaj kryeministrit të Kosovës për zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit të vitit 2023. Dhe, sikur kuptohet se, vetëm me zbatimin e këtyre marrëveshjeve, Kosova do të përkrahet e ndihmohet, deri sa në këto marrëveshje ka hyrë për zbatim edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ne këtu e kemi reagimin tonë ndaj kërkesës së marrëveshjeve në fjalë, se nuk është Kosova ajo që ka bllokuar këto marrëveshje. Këto marrëveshje i ka bllokuar Serbia sepse ajo ka deklaruar se nuk do i zbatojë marërveshjet. Për këtë ekziston edhe letra e Bërnabiqit drejtuar BE-së se nuk do e zbatojë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, për të cilën BE-ja nuk ka reaguar fare, dhe se pengesa kryesore është atje, në Serbi, për çka, Kurti ka paraqitur kusht për zhvillimin e dialogut, tërheqja e letrës së Bërnabiqit, ndërsa BE ka heshtur. Kjo edhe mund t’ia kthejë letrën prapa, por e mban në sirtarët e saj diku.
Me këtë, po dua të them se, për vazhdimin e bisedimeve Kosovë – Serbi, Merz e Makron, duhet të intervenojnë tek Vuçiqi, dhe se, zbatimi i Marrëveshjes duhet të shkojë me radhë, duke filluar nga pika e parë e saj, jo nga pika e shtatë që flitet për asociacionin.
Pra, gjithsesi, rruga e normalizimit me Serbinë varet nga Serbia e jo nga Kosova, përkundër që ne ishim viktima e shkakturar nga vetë Serbia. Por, ajo qëllime fashiste e gjenocidale ndaj popullit shqiptar ka edhe sot, njësoj si në kohën e Millosheviqit në vitet e 90 të shkeullit 20. Kjo shihet nga nga se e quan Kosovëln « zemra » e Serbisë, pa qenë kurrë serbe, vetëm si e pushtuar sa ishte.
A filloi vërtet gjithçka me një pjatë pasuli? Kjo është pyetja ironike që është bërë shpesh për demonstratat e vitit 1981 në Pristina. Por nëse e marrim seriozisht këtë pyetje, rrezikojmë të humbasim thelbin: nuk ishte fjala për ushqimin e mensës, por për një shoqëri që po mbushej me pakënaqësi dhe nuk kishte më ku ta shprehte.
Në atë pranverë, studentët nuk protestonin për një pjatë të keqe. Ata protestonin për mungesën e perspektivës, për diskriminimin dhe për një sistem që kërkonte bindje, jo mendim. Dhe pikërisht këtë e kuptuan më mirë disa media perëndimore. Revista Der Spiegel, me tituj si “Pa yllin e kuq” apo “Të gjithë heshtin”, e lexoi situatën si një krizë të thellë politike, jo si një incident social.
Ndërkohë, reagimi i elitës politike shqiptare në Kosovë ishte në anën tjetër të historisë. Në vend që të dëgjonin studentët, ata i etiketuan si “armiq” dhe “kundërrevolucionarë”. Kjo nuk ishte thjesht retorikë — ishte një zgjedhje: të mbroheshte sistemi, jo shoqëria. Dhe kjo zgjedhje ka lënë gjurmë që ndihen edhe sot.
Universiteti i Prishtinës, që duhej të ishte hapësirë e mendimit kritik, u shndërrua në një mekanizëm kontrolli. U krijua ajo që mund të quhet “proletariat akademik”: studentë të diplomuar, por pa liri të plotë mendimi, dhe profesorë që shpesh zgjidhnin heshtjen. Në këtë realitet, përjashtimet flasin më shumë se rregulli.
Një nga ato përjashtime ishte Profesori Ukshin Hoti. Ai nuk heshti. Ai mbrojti studentët dhe kritikoi represionin. Dhe për këtë pagoi çmimin. Rasti i tij na kujton një të vërtetë të thjeshtë: guximi intelektual është i rrallë, por vendimtar.
Sot, mbi këto ngjarje ka shumë debate. Disa thonë se demonstratat e vitit 1981 i dhanë Serbisë pretekst për të suprimuar autonominë në vitin 1989. Të tjerë i shohin si fillimin e rezistencës moderne shqiptare. Por ndoshta pyetja duhet të shtrohet ndryshe: a do të ishte ruajtur autonomia pa asnjë rezistencë?
Historia e rajonit sugjeron se jo. Në vende ku mungoi reagimi, autonomia u zhduk pa zhurmë. Në Kosovë, megjithëse pasojat ishin të rënda, mbeti diçka thelbësore: kujtesa e rezistencës. Dhe kjo kujtesë u bë më vonë bazë për mobilizim dhe përpjekje të tjera politike.
Demonstratat e vitit 1981 nuk sollën fitore të menjëhershme. Por ato krijuan vetëdije. Dhe në histori, kjo shpesh është më e rëndësishme se çdo rezultat afatshkurtër.
Prandaj, kur sot flasim për “pasulin e 1981”, duhet të kemi kujdes të mos e banalizojmë historinë. Nuk ishte një histori për ushqimin. Ishte një histori për dinjitetin.
Dhe mbi të gjitha, ishte një paralajmërim për rrezikun më të madh në çdo shoqëri: momentin kur të gjithë heshtin.
Hans Rustad / Document.no
Ministria e Jashtme egjiptiane përshëndet vendimin e SHBA-së për të shpallur degën egjiptiane të Vëllezërve Muslimanë si terroristë.
Ministria e Jashtme e Egjiptit përshëndet vendimin e SHBA-së për të klasifikuar degën egjiptiane të Vëllezërve Muslimanë si terroristë globalë.
Ky hap, i cili u ndërmor zyrtarisht nga Uashingtoni në nëntor të vitit të kaluar, do të çojë në sanksione ndaj një prej lëvizjeve më të vjetra dhe më me ndikim islamiste në botën arabe.
Menjëherë pas rrëzimit të Hosni Mubarakut, “Vëllezërit” dërguan një nga përfaqësuesit e tyre kryesorë në Norvegji, ku ai takoi njerëz në Ministrinë e Jashtme dhe mori pjesë në ligjërata në Blindern. Një nga ata që takuan “Vëllezërit” ishte sekretarja e shtetit në Ministrinë e Jashtme Gry Larsen. Ajo sot është anëtare e Komitetit Nobel për AP.
Përveç Egjiptit, edhe Vëllezëria në Liban dhe Jordan është futur në listën e terrorizmit. SHBA-ja ka vendosur degët e Vëllezërisë Myslimane në Egjipt, Liban dhe Jordan në listën e saj globale të terrorit. Ata i referohen, ndër të tjera, mbështetjes për Hamasin si një nga arsyet. Procesi i vendosjes së pjesëve të lëvizjes në listën e terrorit filloi tashmë në nëntor të vitit të kaluar. Kjo çon në sanksione kundër një prej lëvizjeve islamiste më të vjetra dhe më me ndikim në botën arabe. Departamenti amerikan i financave beson se Vëllezëria Myslimane në Egjipt, Liban dhe Jordan ka mbështetur ose nxitur sulme të dhunshme kundër Izraelit dhe aleatëve amerikanë. Departamenti i Jashtëm i Egjiptit ka mirëpritur këtë hap. Ata e përshkruajnë atë si një «hap të rëndësishëm që tregon seriozitetin e grupit dhe ideologjinë e tij ekstremiste». Ata besojnë se përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
Vëllazëria myslimane fitoi zgjedhjet e para të lira presidenciale të Egjiptit në 2012, por u rrëzua nga ushtria vitin tjetër pas demonstratave masive kundër qeverisjes. (NTB)
Egypt hilser velkommen stempling av Brorskapet som terrorister
© European Union 2015 – Source EP
/ Document.no
Një shumicë në parlamentin holandez ka miratuar një rezolutë që i kërkon qeverisë të ndalojë Vëllazërinë Myslimane dhe të gjitha organizatat e lidhura me të.
Propozimi u paraqit nga Partij voor de Vrijheid (PVV) e udhëhequr nga Geert Wilders, dhe mori mbështetje nga një shumicë e ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve – 76 nga 150 mandate, shkruan Egypt Today.
– Infiltrim i hollë, afatgjatë me qëllim të sundimit sipas sharijës
Rezoluta i referohet një raporti të qeverisë franceze dhe një rezolute në parlamentin francez në janar të këtij viti, e cila paralajmëron për “infiltrimin e hollë, afatgjatë” të Vëllazërisë Myslimane me qëllim të sundimit sipas Sharijas.
Kjo është hera e parë që një propozim i tillë arrin shumicën. Disa përpjekje të mëparshme kanë dështuar në parlament.
Edhe pse votimi ka një rëndësi të madhe politike, ai nuk nënkupton një ndalim të menjëhershëm. Rezoluta është një thirrje për qeverinë për të shqyrtuar dhe zbatuar një ndalim. Për t’u bërë realitet, autoritetet duhet të vlerësojnë nëse ekziston baza ligjore, si dhe të dokumentojnë se organizata kërcënon rendin publik ose demokracinë.
Disa nga partitë, përfshirë edhe partinë kristiandemokrate CDA, paralajmërojnë se kjo në praktikë mund të jetë e vështirë për t’u zbatuar brenda kornizave të shtetit të së drejtës, sepse Vëllazëria nuk duket si një organizatë e qartë në Hollandë.
Arsyeja e këtij propozimi janë shqetësimet për ndikimin islamist dhe ndërtimin e rrjeteve në Europë. Në rezolutë tregohet, ndër të tjera, raportime që pretendojnë se Vëllazëria Myslimane kërkon ndikim afatgjatë përmes institucioneve shoqërore.

Geert Wilders e quajti vendimin “një fitore historike kundër islamit politik”. I gjithë spektri i majtë dhe disa parti qendrore votuan kundër.
Seier for Geert Wilders: Det nederlandske parlament krever forbud mot Det muslimske broderskap

