Kreu Blog Faqe 223

Lutja e luleve, poezi nga Violeta Kadriu

1

Violeta Kadriu, Prishtinë

LUTJA E LULEVE

Mos na veshni verën me dimër me dhëmb
Mos na zëni rrezen, duam t’ lulëzojmë
Mos shkundni lulqershinë, rënkon poezia
Mos na helmoni ajrin, duam të frymojmë
Aty ku çel gonxhe mos ngulitni gjëmb
Mos ndyni lotusin, verbohet Afërdita
Në zemra vashërore duam t’ erësojmë
Hapjani portat qiellin, të na depërtojë drita
Mos lejoni zemra t’ na thahet si shkëmb
Mos vyshkni narcisin, shterr mitologjia, frizia
Ndal simfoninë kënga, i shkurtohet rrita
Mos zhdukni trëndafilin, dashurinë na errëson zia!

Si do ylberojë ylberi nëse s’ çel irisi
Kush ta puthë beharin nëse s’ erëson jorgovani
Ku treten lotët e Evës nëse thahet zambaku
Kur dy zemra t’ dashuruara ndeshen n’ fushë mejdani
Po pa orkide si do na pjellojë fisi
Si do vlojë trimëria nëse s’ kuqëlon bozhuri
Si ta shprehim faljen nëse shkundet tulipani
Nga petal i tij çahet, lulon dhe guri
Kush fsheh dashuri si gardena, më t’ bardhë se plisi
Foshnjën n’ djep pa lule si ta ninojë lulaku
Magjisë së klizantemës mos t’ i fiket nuri
A stoliset nusja, dhëndrri pa karajfilë ngjyrë gjaku?!

BLERIME TË PËRVUAJTURA TË 8 MARSEVE TONA

Blerime të përvuajtura
kanë shtrirë krahët e vellon e hirtë tash sa vjet
në strofullën e afshit amënor
ku ti shndërruar në zog pret sqephapur të të ushqej
e freskoj fytin e zhuritur nga klithja e përjetshme:
“Gëzuar, ah Nanë…!”

Unë ajo që të jap dhe frymën e përtejfundit
kur ti përpëlitesh nga dielli gushtak pa hije askund
e gjeth vjeshtak që të kalamendin erërat sa andej- këndej
trotuareve të parqeve,
ku hapave tanë u mbet jehonë troku e “ psherëtimat e pritjes”,
të një bote që e kanë kapluar ethet e tundimit të madh.

Blerim i përvuajtur dhe i përflakur
dhe në shkëlqimsyrin gështenjë
hijëzuar nga kristal loti të rinjomur
ku harqe zemrash thurin xherdanë me aguliqet e para
fjetur në humbëtirat e pranverave të përmalluara për riblerim.

Blerim i përvuajtur në gonxhe mimozash
ndër degë sythebleroshe aromë rigjallënimi Parajse
e manushaqesh ylberore të dashurive të para e të përjetshme
ku akordohen rrahjet e zemrave tona,
njërës që u zhurit qysh në nusëri
e tjetrës qysh në vegjëli
nga loti i dhembjes e mallit pa kthim…

A thua “ Antarktida” jote u verbua nga ozoni
e çeli kaktuse prapë në prag të dimrit të madh
në Fushën e Thatë të saj;
në “ Saharën” time a do të zë vend rigjethimi e lulimi
apo anasjelltas?!

Dashuria ime dua të dritërojë e kthjellojë prapë
si Liqeni Voston në fund Antarktide
pa e ditur bota se Ti dhe Unë e kemi eksploruar qëmoti
duke mos lejuar që ujin e tij
ta ndotin pluhurat, mbeturinat e botës antiamë e antibijë…

Edhe ashtu
zbulimi i Antarktidës lidhet me 14 dhjetor, datën e lindjes sime
se siç po vijnë gjërat
në këtë botë peshon më shumë dita se vetë mileniumi

Luloni, mimoza e manushaqe erëdehëse
prapë luloni,
këtë fillimbehar prapë rinoni
të fala e urime Nanës sime t’ i qoni
edhe sot mos harroni!

TI

A mos je engjëll, hyjni apo zanë,
a qipariz i blertë më njomështaku në pyll,
a ndoshta je diell apo e kuqrreme hanë,
apo n’ galaktikën qiellore më i ndritshmi yll?!

A ndoshta je gurrë, që asnjëherë nuk ngrihet,
a lum më i rrjedhshëm,që rrjedh në shkretëtirë,
a dritë parajse, prej së cilës s’ mund të fshihet,
a aromë zymbyli, parfumi më të mirë?!

A mos je sirenë e artë më e bukura në det,
a plazhi më i bukur me më të imtën rërë,
a muzë e lazdruar, që s’ lë të fle asnjë poet,
apo në pajë të nuses më depërtuesja gjilpërë?!

A je tingull i ëmbël fyelli,që ndihet në çdo mal,
a melodi kitare që fle në çdo serenatë,
a ngrohtësi behari që u thotë ngricave”ndal”,
a puhizë verore që më deh çdo ditë e natë?!

A lulja më e bukur,që e para i qeshet beharit,
a zë i mallshëm bilbili që ndihet në çdo stinë,
a reflektim ylberi që i qeshet borës e barit,
pëllumbeshë, shqiponjë, a ndoshta gjeraqinë?!

Ndoshta je shpatë Kastrioti,
që ndër shekuj trimërorë vringëllon,
flamurkuq Dardanie,
që petale lulëkuqesh shtron,
më duket se je fjalë më kuqloshe lirie,
e cila përul shkëlqimin e çdo madhështie!

DY PALË BUZË

Dy palë buzë të afshta
vallë, a i shitoi dashuria,
nuk di më shumë janë të mbara a t’ mbrapshta,
në çdo stinë në to çel qershia?!

Dy palë buzë njomështake
sfidojnë çdo yll pas reje,
kurrë s’ duan të mbeten gjysmake,
pandalë tërheqen prej meje e teje.

Dy palë buzë shumë të nxehta
freskojnë dhe ujëkristal liqeni,
thithin “ polen” me “ këmbë” të lehta,
nuk di a kanë ardhë nga Edeni.

Dy palë buzë të fildishta
ëngjëllojnë blerimin e kësaj pranvere,
në t’ njëjtën kohë të ashpra e të brishta,
s’ duan t’ ia dinë për shi a puhizë ere.

Dy palë kuqaloshe mishi e gjaku
lozin e qeshin me ty e me mua,
çdo ditë presin t’ u hiqet duvaku,
njëra- tjetrës t’ i thonë” A më do sa të dua?”

Ngado që e kthej kokën
më shfaqen dy palë buzë mishatore,
dehin aromë t’ Kosovës tokën,
bulz karanfili, jorgovani, lulebore.

Me 14 mars 2026

Ungjilli i rakisë kozmike dhe i trekëndshit magjik

Shkruan e knon: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, Prizren)
____
„U ime Oca i Sina i Svetoga Duha. Amin”.
Sot ditën e kam nisur me Bismilahu Rrahman e Rrahim, e jo me Shejtanin Rraxhim që po më shtyn të pi lëng rrushi pa tahmin.
„Në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin.“
Lavdi Ty, o Zoti ynë, lavdi Ty o mësues Abraham Kelmendi, mos t’u qoftë kurrë ai sendi.
Ty, o Mbret Qiellor Bajram Buron Binaku, dhe ty Ngushëllues Gjokë Paloka, jau dhëntë trekëndëshin magjik më e bukura pulë që i çon tri gishta përpjetë dhe që i fut në vrimë tri koka.
Dhe sa herë që mbushni benzin te pompa INA ju ruajtshin shpirtrat e së vërtetës nga Rusia dhe Kina.
Sepse kudo që jeni ua plotësoni femrave ruse çdo dëshirë, duke ua mbajtur këmbët përpjetë, dhe duke u djegur nga temperatura e lartë e trekëndëshit të tyre magjik si derrat mbi shporet.
Thesar i të mirave dhe dhënës i jetës, eja dhe bano në ne, dhe na pastro nga çdo papastërti, dhe shpëtoji, o i Miri, shpirtrat tanë. Amin.
Bismilahu Rrahman e Rrahim.
E nisa ditën me këtë lutje që ka pirë kafe me humoristin Ajaz Ashkalija, që është dehur me absurditetin e Nikolai Gogolit dhe që ka bërë mëkat me ironinë e Mark Twain.
Në fillim ishte fjala.
Pastaj ishte kafeja.
E pas kafesë erdhi marrëzia e shenjtë e mëngjesit.
“U ime Oca i Sina i Svetoga Duha. Amin.”
Kështu e hapa ditën, si një diplomat i lodhur i parajsës që ka humbur pasaportën në kufirin mes qiellit dhe rakisë.
Pastaj, për siguri të dyfishtë shpirtërore – sepse në Ballkan nuk i dihet kurrë Zotit se në cilën gjuhë i vjen më mirë lutja – shtova edhe një formulë rezervë:
Bismilahu Rrahman e Rrahim.
Sepse njeriu i mençur në Ballkan nuk lë derë qiellore pa trokitur.
Ai i bie kambanës së kishës me njërën dorë dhe me tjetrën ndez qirinj në xhami, vetëm që universi të mos e kapë në befasi.
Por një gjë e kam të qartë që në mëngjes:
Unë nuk e filloj ditën me Shejtanin Rraxhim, atë tregtar të lig të tundimeve që më shtyn të pi lëng rrushi pa tahmin – një pije që ka aq karakter sa një politikan në fushatë.
Jo, zotëri.
Unë e nis ditën me solemnitet kozmik:
“Në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin.”
Pastaj bëj një lutje krejtësisht të përulur, siç i ka hije një njeriu të devotshëm:
Lavdi Ty, o Zoti ynë.
Lavdi Ty, o mësues Abraham Kelmendi, që të mos të tradhtojë kurrë ai sendi që i jep kuptim filozofisë së burrërisë.
Sepse historia na mëson një gjë të thjeshtë:
Perandoritë bien, bankat falimentojnë, por reputacioni i një burri varet nga stabiliteti teknik i pajisjes së tij biologjike.
Pastaj kthehem nga qielli me respekt diplomatik dhe e vazhdojë lutjen me fjalët :
Ty, o Mbret Qiellor Bajram Buron Binaku,
dhe ty, Ngushëllues Gjokë Paloka,
ju dërgoftë universi një bekim të rrallë:
trekëndëshin magjik të pulës më të bukur në univers – asaj pulës filozofike që ngre tri gishta përpjetë si profesoreshë e gjeometrisë erotike dhe që i fut në vrimë tri koka si një akademi e tërë metafizike.
Sepse në këtë botë ka shumë universitete,
por vetëm pak prej tyre japin doktoraturë në misterin e trekëndëshit magjik.
Dhe kur të shkoni të mbushni benzinë te pompa INA,
ju ruajtshin shpirtrat e së vërtetës nga Rusia dhe Kina,
sepse edhe benzina në Ballkan nganjëherë ka më shumë diplomaci se një ambasadë.
Dhe kudo që të jeni – në veri, në jug, apo në ndonjë hotel filozofik të Evropës Lindore –
ju ua plotësoni femrave ruse çdo dëshirë metafizike.
Ju ua mbani këmbët përpjetë si inxhinierë të gravitetit,
dhe digjeni nga temperatura e lartë e trekëndëshit të tyre magjik
si derrat që i japin në dimër zjarr shporetit.
Sepse kështu është jeta, o vëllezër:
njeriu lind, paguan tatime dhe herë pas here digjet nga ndonjë trekëndësh metafizik.
Dhe në fund të kësaj liturgjie të çmendur të mëngjesit them me devotshmëri:
O thesar i të mirave dhe dhënës i jetës,
eja dhe bano në ne.
Eja pastroje shpirtin tonë nga çdo papastërti,
nga çdo budallallëk politik
dhe nga çdo lëng rrushi pa tahmin.
Dhe shpëtoji, o i Miri, shpirtrat tanë.
Amin.
Pastaj, për çdo rast – sepse qielli ka shumë sportele burokratike –
e mbyll lutjen me formulën rezervë universale:
Bismilahu Rrahman e Rrahim.
Sepse në Ballkan,
nuk i dihet kurrë
se cili engjëll i cilës fe, është në turne. 😄

1932 / Rrëfimi i Dr. Ali Bej Erebarës, nënkolonel i Shtabit të Përgjithshëm shqiptar për gazetën “Magyarság”mbi përparimin e Shqipërisë nën mbretin Zog

Bashkia e Tiranës, tashmë e rrënuar.

Burimi : The Auckland Star, e premte, 5 gusht 1932, faqe n°5

Burimi : The Auckland Star, e premte, 5 gusht 1932, faqe n°5

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Mars 2026 

Gazeta neo-zelandeze “The Auckland Star” ka botuar, të premten e 5 gushtit 1932, rrëfimin e Dr. Ali Bej Erebarës, nënkolonel i Shtabit të Përgjithshëm shqiptar për gazetën “Magyarság”mbi përparimin e Shqipërisë nën mbretin Zog, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Përparimi i Shqipërisë

Nën mbretin e pakurorëzuar

Sundimi i mençur i Zogut

Fondi i kurorëzimit për arsimin

Burimi : The Auckland Star, e premte, 5 gusht 1932, faqe n°5

Burimi : The Auckland Star, e premte, 5 gusht 1932, faqe n°5

Ndër të huajt që mbërritën në Hungari këtë vit për garën vjetore të kalërimit në distancë të gjatë ishte edhe Dr. Ali Bej Erebara, nënkolonel i Shtabit të Përgjithshëm shqiptar, i cili i dha gazetës “Magyarság” disa fakte interesante mbi përparimin e Shqipërisë nën mbretin Zog.

Dr. Erebara kujtoi faktin se mbreti Zog, i cili gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm në mbarë kombin, ende nuk është kurorëzuar. Një ceremoni kurorëzimi do të përfshinte shpenzime të mëdha dhe një shfaqje të jashtme madhështore, ndërsa sundimtari modest dhe praktik i Shqipërisë parapëlqen të shpenzojë para për ndërtimin e shkollave dhe rrugëve, si edhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjatë shtatë viteve që kanë kaluar që nga koha kur mbreti Zog u zgjodh president në Parlament (ai u shpall mbret me votën e popullit tre vjet më vonë), në jetën e vendit ka ndodhur një shndërrim i dukshëm. Shtatë vjet më parë në Shqipëri kishte dymbëdhjetë zyra poste dhe telegrafi ; sot ka më shumë se 50.

Burimi : The Auckland Star, e premte, 5 gusht 1932, faqe n°5

Burimi : The Auckland Star, e premte, 5 gusht 1932, faqe n°5

Më parë burimet arsimore të Shqipërisë përbëheshin nga 25 shkolla fillore turke në qytete, ndërsa fshatrat nuk kishin fare shkolla. Sot 200 shkolla janë të shpërndara nëpër fshatra, ndërsa qytetet kanë pesë gjimnaze, tre shkolla industriale dhe një shkollë tregtare.

Gjatë pesë viteve të fundit janë ndërtuar rrugë të reja në një gjatësi prej 600 kilometrash dhe janë ndërtuar 30 ura moderne. Meqenëse ndërtimi i hekurudhave me distanca të shkurtra nuk do të ishte praktik në një vend kaq të vogël sa Shqipëria, komunikimi me automjete po zhvillohet me shpejtësi : rreth 8,000 automjete zotërohen tani nga 1,000,000 banorët e vendit.

Nën mbretin Zog, vendi i gjakmarrjes dhe hakmarrjes po bën hapa të shpejtë drejt standardeve perëndimore, me një juridiksion që bazohet në ligjet italiane, franceze dhe zvicerane. Dyzet e pesë për qind e popullsisë i përkasin kishave katolike romake dhe ortodokse greke, ndërsa 55 për qind janë myslimanë. Megjithatë këta të fundit, për arsye të ndryshme, kanë mbetur monogamë dhe në vitin 1928 u miratua një ligj që ndalon poligaminë në Shqipëri.

Ndër të rinjtë e vendit, sporti dhe kultura fizike po bëjnë përparim të madh, dhe mbreti Zog tregon interes personal për talentet e çdo lloji, duke ndjekur edhe karrierën e studentëve premtues.

Aktualisht rreth 300 shqiptarë studiojnë në universitete në Francë, Itali, Austri dhe Turqi, dhe një numër edhe më i madh janë nxënës në shkolla të mesme jashtë vendit.

  • Aurenc Bebja, Francë.  (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/1932-rrefimi-i-dr-ali-bej-erebares-nenkolonel-i-shtabit-te-pergjithshem-shqiptar-per-gazeten-magyarsag-mbi-perparimin-e-shqiperise-nen-mbretin-zog/.
  • Ali Erebara 1940-1942Lindur në Shkup në një familje patriote, babai i tij Jashari , për disa kohë ka qënë prefekt i Tiranës me profesionin gazetar. Aliu në fillin studioj për ushtarak në akademinMbreterore të Bullgarisë, për disa kohë shërbeu si ekspert në Komisionine caktimit të kufirit , më pas shkon për studime në itali në fushën e drejtësisë . Me gradën Kolonel caktohet Kryetar i Gjykatës Ushtarake më 1937, por largohet shpejt për shkak të korrupsionit në të cilin ishte përfshirë gjykata. Mëkëmbësi i mbretit të italis e përzgjedh për kryetar të Tiranës si intelektual dhe bir i një familje patriotësh me influencë edhe nga kjo detyrë Aliu shpejt jep dorëheqjen.U caktua nga Jakomoni- Mëkëmbësi i Mbretit  ViktorEmanueli i IIIPartia fashiste

Manipulimi i fesë dhe rreziku për shoqërinë: Një thirrje për vetëdije dhe ndërgjegjësim kombëtar

0

Nga Rrezart Kalaja

Në historinë e popullit shqiptar, feja nuk ka qenë kurrë një mjet për manipulim, frikë apo përçarje. Përkundrazi, ajo ka qenë një dimension shpirtëror që ka bashkëjetuar me një vlerë më të madhe: identitetin kombëtar dhe harmoninë ndërmjet shqiptarëve. Shqiptarët janë ndër popujt e rrallë që kanë ndërtuar për shekuj një kulturë të bashkëjetesës ndërfetare, ku besime të ndryshme kanë jetuar pranë njëri-tjetrit pa armiqësi.

Por sot shoqëria jonë po përballet me një fenomen shqetësues: manipulimin e fesë nga predikues të rremë dhe rryma radikale, të cilat përpiqen të ndikojnë mendimin e njerëzve duke përdorur fenë si instrument ideologjik.

Këta individë nuk përfaqësojnë shpirtin e fesë dhe as traditën shqiptare. Ata përpiqen ta paraqesin fenë si një ideologji të ashpër, të mbyllur dhe të ndarë nga kultura e shoqërisë sonë. Në vend që të predikojnë moral, respekt dhe paqe, ata shpesh përhapin retorikë frike, izolimi dhe përçarjeje.

Feja, kur përdoret për qëllime ideologjike, humb dimensionin e saj shpirtëror. Ajo shndërrohet në mjet manipulimi mbi ndërgjegjen e njerëzve, sidomos mbi të rinjtë që kërkojnë orientim dhe kuptim në jetë.

Predikimi që përpiqet të ndajë shoqërinë

Një pjesë e këtyre predikuesve përpiqen të imponojnë modele mendimi që nuk kanë lidhje me traditën shqiptare. Ata flasin për izolim kulturor, për refuzim të bashkëjetesës dhe për një ndarje të rrezikshme mes njerëzve.

Kjo nuk është rruga e shqiptarëve.

Historia jonë është ndërtuar mbi një parim të qartë:
para se të jemi të ndarë nga besimi, jemi të bashkuar nga kombi.

Shqiptarët nuk janë rritur me kulturën e fanatizmit. Ata janë rritur me respekt për familjen, për traditën dhe për nderin. Për këtë arsye çdo përpjekje për ta kthyer shoqërinë shqiptare në një terren për ideologji radikale përbën një rrezik serioz për harmoninë dhe stabilitetin tonë.

Rreziku i radikalizmit

Radikalizmi nuk lind brenda natës. Ai rritet ngadalë, përmes propagandës dhe ndikimit ideologjik mbi mendjet e të rinjve. Kur feja përdoret për të ushqyer ndarje dhe për të justifikuar armiqësi ndaj të tjerëve, ajo largohet nga thelbi i saj moral.

Shoqëria shqiptare duhet të jetë e qartë:
asnjë interpretim fetar nuk mund të jetë mbi ligjin, mbi humanizmin dhe mbi jetën njerëzore.

Feja duhet të mbetet një rrugë shpirtërore që e afron njeriun me moralin dhe përgjegjësinë ndaj shoqërisë, jo një mjet për ideologji që e izolojnë individin nga komuniteti dhe nga vlerat e bashkëjetesës.

Ndikimet ideologjike nga jashtë

Një tjetër rrezik që nuk mund të injorohet është përpjekja për ta lidhur radikalizmin fetar në trojet shqiptare me agjenda politike dhe ideologjike të huaja. Propaganda që vjen nga konflikte dhe tensione të Lindjes së Mesme përpiqet ndonjëherë të gjejë terren edhe në shoqërinë tonë.

Por shqiptarët historikisht i përkasin një hapësire kulturore dhe politike të ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe orientimin europian. Për këtë arsye çdo përpjekje për ta tërhequr shoqërinë tonë drejt ideologjive radikale apo drejt glorifikimit të dhunës është në kundërshtim të plotë me interesin kombëtar.

Radikalizmi, pavarësisht se në çfarë forme paraqitet, është një kërcënim për stabilitetin e shoqërisë. Ai përpiqet të zëvendësojë mendimin kritik me fanatizëm dhe dialogun me përçarje.

Rrënjët e identitetit shqiptar

Shqiptarët kanë një identitet të ndërtuar për shekuj mbi gjuhën, kulturën dhe historinë e tyre. Ky identitet nuk mund të zëvendësohet nga ideologji të importuara që nuk njohin shpirtin dhe traditat e këtij populli.

Forca jonë ka qenë gjithmonë moderimi, toleranca dhe vetëdija kombëtare.

Kjo është arsyeja pse sot nevojitet një ndërgjegjësim i qartë shoqëror. Nuk duhet të lejojmë që manipulimi ideologjik të maskohet pas petkut të fesë.

Një thirrje për vetëdije

Shoqëria shqiptare duhet të ruajë qartësinë dhe maturinë përballë çdo përpjekjeje për radikalizim. Predikimi që mbjell përçarje nuk i shërben as fesë, as kombit dhe as së ardhmes së brezave tanë.

Feja duhet të mbetet një çështje ndërgjegjeje dhe një burim morali, jo një instrument për ndarje ideologjike.

Sepse historia jonë na ka mësuar një të vërtetë të madhe:

Shqiptarët kanë qenë gjithmonë më të fortë kur kanë qëndruar të bashkuar rreth identitetit, kulturës dhe vlerave të tyre.

Luan Dibrani për portretet njerëzore – profesionale që nderojnë një jetë të tërë: Kur arti bëhet mirënjohje për një zë të palodhur të kombit

0

Luan – Asllan Dibrani, Gjermani 

  • Një gjest simbolik për Gjergj – Bajram Kabashin, publiçistin që për pothuaj gjysmë shekulli mbrojti me penë kulturën dhe identitetin shqiptar.

Kur një portret flet më shumë se një ceremoni

Në jetën kulturore të një kombi ndodh shpesh që nderimet më të sinqerta të mos vijnë nga ceremonitë zyrtare, por nga gjestet e thjeshta që lindin nga respekti njerëzor dhe intelektual. Një portret artistik, i realizuar me ndjenjë dhe mirënjohje, mund të thotë më shumë se shumë fjalë.

Kjo ishte edhe arsyeja që më shtyu t’i dhuroja mikut tim, publiçistit dhe gazetarit të njohur Bajram Kabashi – Gjergji, disa portrete artistike kushtuar figurës së tij. Ky nuk ishte një gjest formal, por një shenjë respekti për një njeri që për pothuaj gjysmë shekulli ka jetuar me penën në dorë dhe me përgjegjësinë intelektuale ndaj së vërtetës dhe kombit. Jo që ka qenë i mashtruar prej dikujt, siç kanë përhapur fjalë “udb- ashët tonë”, por se e ka dashur , ndier e jetuar me profesionin , duke qenë pjesë e pashkëputshme dhe e gjithnjishme e tij.

Portretet në këtë rast nuk janë thjesht një realizim estetik. Ato janë një simbol mirënjohjeje për një rrugëtim të gjatë të përkushtuar ndaj kulturës shqiptare dhe ndërgjegjes kombëtare.

Një jetë në shërbim të fjalës dhe kulturës

Në hapësirën shqiptare të publiçistikës, emri i Bajram Kabashi – Gjergji lidhet me një traditë të gjatë të mendimit kritik dhe të fjalës së lirë.

Për pothuaj gjysmë shekulli, ai ka shkruar, analizuar dhe reflektuar mbi çështje që lidhen me kulturën, identitetin dhe sfidat e shoqërisë shqiptare. Në shkrimet e tij nuk gjejmë vetëm kronikën e kohës, por edhe një shqetësim të thellë për fatin e kulturës shqiptare dhe për ruajtjen e vlerave kombëtare.

Gjergj Kabashi i përket atij brezi intelektualësh që e kanë parë gazetarinë dhe publiçistikën si një mision qytetar dhe kombëtar, jo vetëm thjeshtë si profesion.

Në një botë që ndryshon me shpejtësi dhe ku shpesh zërat kritikë përpiqen të heshten, njerëz të tillë mbeten të domosdoshëm për të mbajtur gjallë ndërgjegjen publike dhe debatin kulturor, përkundër padrejtësive, shtypjeve dhe “rrahjeve” që iu janë nënshtruar në jetën profsionale.

Edhe për shkak të spiunimeve të “kolegëve të vet” , që s’kanë mundur t’a duronin…!

Revista “Drini” – një tribunë e mendimit kombëtar

Puna e Bajram Kabashit – Gjergjit është e lidhur ngushtë edhe me portalin “Drini”, një nga botimet kulturore që për vite me radhë ka trajtuar tema të rëndësishme për historinë, identitetin dhe kulturën shqiptare.

Këtë e theksoj zëshëm, se edhe une, Luan – Asllan Dibrani, isha pjesë e rritës së saj që nga fillimi kur u themelua në vitin 2006 , duke qenë një ndër zërat e kësaj medie të vogël, por me ndikimin më të madh e të mbarë në mbarë botën shqiptare. 

Drini ka shërbyer si një tribunë e rëndësishme për mendimin kombëtar, ku janë ngritur debate dhe reflektime mbi çështje që shpesh nuk gjejnë vend në mediat e zakonshme. Në Drini janë thënë e thuhen gjërat troç dhe hapur – por me një kulturë e dashamirësi të madhe, që njerëzit tonë ta kuptojnë mirë e qartë se cilat janë problemet tona që si themi hapur, por që, për më keq, dikush përpiqet t’i fshehë përpara syve, veshve e ndërgjegjës së opinionit publik.

Udhëheqësi i Drinit, Gjergj – Bajram Kabashi, nuk është gazetar i korruptuar që si disa gazetarë shqiptarë punojnë e angazhohen për interesa të huaja antishqiptare, duke e bërë lëmsh të vërtetën, ashtu siç nuk janë as ata që angazhohen për këtë media që nga fillimi i formimit të saj.

Në faqet e Drinit janë trajtuar tema që lidhen me historinë shqiptare, me rreziqet që mund të cenojnë identitetin kulturor dhe me nevojën që shoqëria shqiptare të mbetet e vetëdijshme për rrënjët dhe vlerat e saj.

Në këtë kuptim, Gjergj Kabashi ka qenë një nga zërat që kanë mbajtur gjallë këtë tribunë kulturore për shumë vite, duke filluar nga viti 2006.

Luan – Asllan Dibrani

Portreti si simbol i një rruge pothuaj gjysmëshekullore në profesion

Portretet artistike që i dhurova mikut tim Bajram Kabashi – Gjergjit , janë në thelb një simbol dhe dhuratë modeste për një rrugëtim shumë më të madh të tij për ta thënë gjithmonë të vërtetën që janë munduar ta fshehin e vrasin.

Sepse kontributi i tij nuk matet vetëm me një artikull apo një botim. Ai ka shkruar shumë dhe ka thënë shumë. Ai matet me ppothuaj gjysmë shekulli shkrimesh, analizash dhe reflektimesh që kanë ndikuar në mendimin kritik-publik shqiptar.

Në shumë prej shkrimeve të tij, Kabashi ka paralajmëruar për sfidat që sjellin zhvillimet globale, sidomos Islami Politik (tashmë Global), dhe për nevojën që shqiptarët të mos qëndrojnë duarkryq përballë ndryshimeve të mëdha që po përjeton bota, por të mbetën tek vetja, tek kultura dhe historia e vet shumëshekullore.

Ai i sheh këto zhvillime si proçese historike ku kombet me kujtesë të kthjellët historike,  nuk lejojnë të zhduken dhe zhbëhen se ashtu duan interesat e huaja, por duhet ta ruajnë identitetin dhe të mbrojnë kulturën e tyre.

Një falënderim që u kthye në një dialog miqësor

Pas publikimit të portreteve, miku im Bajram Kabashi – Gjergji shprehu publikisht falënderimin dhe mirënjohjen e tij për këtë gjest.

Fjalët e tij ishin për mua një nder i veçantë. Jo për arsye personale, por sepse treguan se respekti mes njerëzve të fjalës dhe kulturës mbetet një vlerë që duhet ruajtur.

Në këtë mënyrë, portretet artistike u kthyen në një simbol të një dialogu të bukur mes dy njerëzve që i lidh fjala dhe dashuria për kulturën shqiptare: Bajram Kabashi – Gjergji dhe Asllan Dibrani – Luani.

Kur arti bëhet kujtesë për historinë

Historia e një kombi nuk ndërtohet vetëm nga ngjarjet politike. Ajo ndërtohet edhe nga njerëzit që përmes penës mbajnë gjallë ndërgjegjen publike dhe kulturën kombëtare.

Gjergj Kabashi është një nga ata publiçistë që për pothuaj gjysmë shekulli ka kontribuar në këtë mision.

Prandaj portretet artistike që i janë kushtuar nuk janë vetëm një gjest miqësor. Ato janë një mënyrë për të nderuar një jetë të tërë përkushtimi ndaj kulturës, fjalës së lirë dhe identitetit shqiptar.

Sepse në fund të fundit, arti dhe fjala kanë të njëjtin qëllim:
të ruajnë kujtesën dhe të mbajnë gjallë shpirtin e një kombi.

Luan – Asllan Dibrani 
Gjermani

Mendimin e Luan – Asllan Dibranit për mua për arsye profesionale e shoh të arsyeshme që ta botoj, se tek Luani mirënjohja është busollë jetësore që nuk e lejon të mos i shoh meritat e askujt, as të mijat. Kjo mua më nderon, jo për faktin se miku im “mi rreh krahët”, por ma njeh meritën e angazhzhimit të sinqertë në gazetari. Meritë që s’ma kanë njohur gazetarët e shpifur – bashkëpunëtorët e verbër të shërbimeve sekrete – shpesh armiqësore ndaj kombit. Në të vërtetë une, Gjergj – Bajram Kabashi , nuk kisha “për ta humbur” asnjë ditë të jetës sime, po të mos ishte kuptimi jetësor i qëndresës që i ka dhënë mjaft bukur në poezinë të tij lirike Qindresa , që përmbante elemente autobiografike të atdhetarit të madh Luigj Gurakuqi:

Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue,
E zemrën ta forcon;
Ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue,
Mjer’ ai qi nuk qindron!

Une kur pata ardhur në Norvegji, isha praktikisht i ndjekur prej atyre që në vend të paaftësive të tyre profesionale, “janë marrë me një profesion” tjetër, që, po ashtu nuk e kanë njohur fare.

Ata vetëm pengonin nga xhelozia e sëmurë profesionale dhe nuk kanë qenë kurrë në gjendje ta ndihmojnë tjetrin, t’i shërbenin e ta ushtronin profesionin e gazetarisë si dhe ta ndihmonin njeriun e vet, familjen e vet, kombin e vet.

Jo vetëm une, por edhe Luan – Asllan Dibrani, që nga viti 2006 në Drini , e para atij viti në Zemra Shqiptare etj, e kemi luftuar pandërpre, natën e ditën, islamizimin e kombit shqiptar për interesat antishqipare, të vetëdijshëm se nëse i lëshojmë pe e rrugë fashizmit islamik, ne nuk jemi njerëz e as profesionistë që e luftojmë të keqen, pushtimin e brendshëm me Islam.

Kur kthehemi pas e mendojmë për rrugën e kaluar dhe rrugët tona të pandalshme nëpër të cilat kaluam nëpër pengesa të shumëta, pothuaj të paimagjinueshme; nëpër vuajtje, pësime, kërcënime, poshtërime dhe fyerje që nuk ndalen as sot, megjithëse “udhëheqësi ynë” vazhdon ta mbroj të keqën, jam i bindur se ne do ta mposhtim atë shumë shpejtë, se ne mbështetemi në të vërtetën e vetme që ekziston në raport me ata që duan të na zhdukun e zhbëjnë në vendin tonë, për interesat antinjerëzore e anitishqiptare…! 

Jo vetëm ne, por të gjithë ata që na u bashkuan, kanë arsye të mburren me punën e qëndresën tonë njerëzore e profesionale, se me mund shumë të madh arritëm të krijojmë platformë dhe ta zgjojmë elitën e një kombi dhe shtresat e tij jo të pakëta për luftimin deri në mboshtje të plotë të islamizimit.

Punime artistike të Luan – Asllan Dibranit… Luani në këto portrete, të Nanës Fatime Morina – Kabashi si dhe në punimin artistik për jetën e familjes sime në Tomoc , me një nostalgji dhe kujtim për kohërat e shkuara, e tregon atë jetë, një pamje të saj të papërsëritshme, me imagjinatën e bujshme artistike dhe i vë në pah ngjyrat e asj jete që nuk kthehet më. 

Mikel Marku u torturua barbarisht nga milicia serbe në vitin 1991 dhe vdiq pas 12 ditësh në gjendje kome

1
Mikel Marku u vra për Kosovën Republikë.
Por Kosova ende nuk ia ka ngritur as një bust.
Avokati dhe patrioti Mikel Marku u torturua barbarisht nga milicia serbe në vitin 1991 dhe vdiq pas 12 ditësh në gjendje kome, i lënë pa kujdes shëndetësor në qeli.
Faji i tij?
Ai kërkonte Kosovën Republikë.
Ai mbronte shqiptarët.
Ai kthente pronat e grabitura nga regjimi jugosllav.
Kur u varros në Pejë, Kosova u ngrit në këmbë.
Hoxhallarë, priftërinj, burra e gra nga të gjitha anët erdhën për ta përcjellë një burrë që kishte sakrifikuar gjithçka për lirinë.
Por sot, pas kaq vitesh liri, lind një pyetje e rëndë:
Si është e mundur që në Pejë – apo në gjithë Kosovën – nuk ekziston as një bust për Mikel Markun?
Në këtë vend shpesh shohim buste për njerëz që nuk kanë bërë asgjë për kombin.
Por për një njeri që u torturua dhe vdiq për Kosovën Republikë, nuk u gjet ende një vend në shesh?
Kjo nuk është vetëm harresë.
Kjo është padrejtësi ndaj historisë.
Nëse Kosova do të jetë e drejtë me historinë e saj, emra si Mikel Marku nuk duhet të mbesin vetëm në kujtimet e familjes apo të miqve.
Ata duhet të jenë në sheshet tona, në buste, në libra dhe në kujtesën e çdo brezi.
Sepse liria që e gëzojmë sot, është paguar me gjakun e njerëzve si ai.
Lavdi jetës dhe sakrificës së Mikel Markut.
____
Marrë nga faqja në fb, Ibrahim Rugova na mungon

Rini që kënaqet me xhamitë e meremetuara dhe të ndërtuara nga ish-pushtuesi, për interesat e tij gjeostrategjike – neootomane!

0
Rinia e Tiranes, po thuhet se, mbush masivisht Xhamine e Namazgjase. Nga viti ne vit po shtohen besimtaret. Nuk ka vend as Xhamia. Kështu thuhet gjithmonë…, se islamistëve nuk u mjaftojnë as xhamitë, ata duan të zënë rrugë e sheshe që të duken prej të tjerëve “se janë Muslimanë” dhe se “Islami do ta pushtoj botën”.
Nga: Gjergj Kabashi
_____
A ju kujtohet që pasi u bë hapja e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, kësaj xhamie neootomane nga Turqia neoosmane, në përurim patën ardh edhe Rexhep Taip Erdogan dhe Ali Eshbar, njeriu që i udhëheq xhamitë e Turqisë dhe që e ka për detyrë neoosmane që ta përhap islamin në botë, sidomos në viset e dikurshme të Perandorisë Osmane.
Gjeografi që i takonin edhe Arbnorët nën pushtim.
A ju kujtohet se si Ali Eshbar i pati lartësuar dhe bekuar hapun ushtarët osmanë (që për ne ishin dhe janë ushtarë pushtues), që e patën sjellë “islamin në këto hapësira”.
Ai na e pati shkërdhyer dhe poshtëruar hapur të gjithëve, duke e hudhë për tokë qëndresën për liri e çlirim të Gjergj Kastriotit dhe gjergjkastriotasve të panumërt deri sot.
A ju kujtohet se si kryeministri i Shqipërisë, E.R., rrinte si gjynah në një skaj, në vendin e vet…!
A e dini se i njejti Ali Eshbar po i jep minimum 52 milionë euro për ndërtimin e megaxhamisë neoosmane të Turqisë në Prishtinë, ku pas përurimit do të ketë hapësirë të mjaftueshme për 17 mijë “namaz-li” në ditë?!
Për kend bëhen këto investime të pafundme religjioze…?!
Për Arbnoret e Arbnorët Jo – ato bëhen për krijimin e “arnautëve”, pra të “Njeriut të Ri “arnaut”, që, pastaj, do të ëndërrojnë se si me ia mësye Vjenës, si pashallarët osmanli dikur.
Se donin të dilnin në “islamin e tyre” në Europë…!
Qysh e pati thënë hapun një zv/minister pas një “iftari” politik me njeriun e dyshuem për frymëzimin e veprimeve terroriste…!
Të tillët gjithnjë po shtohen nëpër xhami…, këta që e hajnë në b…secilin armik, por që dëme kolosale, të pariparueshme do t’i bajnë kombit shqiptar. Siç po i bëjnë tashmë!
Mos ta harrojmë paralajmërimin e tillë, bukur të vonuar…!
Të njetën metodë përmes meremetimeve dhe ndërtimeve të kishave , është tuj e përdorë edhe Greqia, që u pa edhe në varrimin e Heroit të tyre, Anastasios Janullatod para disa vitesh kur kryesorët ishin udhëheqësit shtetëror të Greqisë. Me të drejtë, se Anastasios Janullatos ishte dërguar prej tyre dhe kishte kryer detyra për ta. Jo për Shqipërinë! Edhe aty, E.R., ishte jo si mikpritës, por si mysafirë i paftuar.
I “paftuar” – në vendin e vet !
Kjo nuk vlenë vetëm për te, por për të gjithë udhëheqësit “arnautë”. Vetëm shikonie se kend e dekorojnë në komunën ku u themelua Levizja e Deçanit, njeriun që çdo polici në botë e ka dhe mbanë në llupë për dyshimet e caktuara.
A e shihni se po shqyhen edhe ata me mbiemrin fals Gjoka për iftaret politike, se si po qesin fotografi në rrjetet sociale etj, thuajse shkatërrimi i kombit e familjes tënde qenka Lajm?!
Si udhëheqës i vetmi ishte Ibrahim Rugova , ai që duhet mbajtur në mend për të mirë dhe që mendonte në menyrën më të mirë kulturore për kombin e vet.
Ai e dinte se ne jemi komb i lënduar nga historia, komb i vogël dhe me gjeografi edhe më të vogël.
Mos harroni se shtimi i atyne që falen dhe kryejnë rite fetare rrugëve e xhamive , si dhe mburren me xhamitë që po i meremeton e ndërton Turqia neoosmane për interesat e veta gjeostrategjike, janë anmiqët më të mëdhej të kombit që i përkasim; ushtarët e gatshëm të “askerit” (ushtarit) neoosman nesër a pasnesër. Janë armiqët më të mëdhej të kombit , se pushka e parë e tyre, kryesorja , është e drejtuar kundër kulturës, historisë e traditës Arbnore.
Andaj pikëllohu dhe mos u gëzo e mburrë kurrë, kur shtohet numri i atyne të rijve që e përmbajnë dhe që kënaqen me xhamizimin e vendit dhe kombit të tyne.
Ajo kënaqësi e tyre shkakton dhimbje se ata kënaqen me arkivolin e ish-kombit të vet.
Se ata janë të vdekur përsëgjalli…!
Kqyruani ftyrat e tyne të lemerituma. Të trembura. Të përhumbura. Ata janë ose naiv, ose të smurë mendorë, ose janë armiqë, ose persona të dehur me religjion. Une vazhdoj të mbetëm kundër religjionit të tillë që vazhdon të jetë “çështje” turke, greke, serbe, ruse apo “çështje”  e secilit armik.
Une, sikurse ti e ajo, jemi me mish e shpirt kundër pushtimit të brendshëm që po i nënshtrohemi.
Në morinë e politikanëve që i patëm deri tash, më duhet ta rithem për të satën herë:
I përjetshëm qoftë kujtimi për Ibrahim Rugovën…, që e kishte dijen dhe kulturen për mbrojtjen e kombit të vet, të vendosur historikisht në “Shtratin e Prokrustit” për t’u zhdukë e zhba si kulturë, si histori e traditë; pikesëpari nga pushtuesit osman e neoosman, por edhe nga të tjerët, e edhe prej vetvetës sonë…!
Nga ata që nuk duan që të jemi Arbnorë/e , qysh na fali natyra, por vetem si Myslimanë, që rri duke festuar ceremoni fetare, “iftare” politike… !

Ju flet Sekretari i Parë i Partisë Socialiste

Shokë dhe shoqe,
popull heroik i Shqipërisë!
Ju flet Sekretari i Parë i Partisë Socialiste.
Siç e keni parë edhe vetë, armiqtë e jashtëm dhe veglat e tyre nëpër ambasada kanë filluar të lehin kundër udhëheqjes sonë dhe kundër liderit tuaj të dashur.
Ata nuk e durojnë dot përparimin tonë,
nuk e durojnë dot stabilitetin tonë dhe,
mbi të gjitha,
nuk e durojnë dot respektin e popullit për qeverinë dhe atdhedashurinë e tij.
Këta armiq,
të rekrutuar nga imperialistët, këta gënjeshtarë, duan të na japin leksione për drejtësinë. Ata, neve! Merreni me mend ju lutem! Ata duan të na mësojnë se çfarë është drejtësia e pavarur.
Ne u themi atyre lakenjve e çakejve:
Shqipëria nuk merr mësime nga askush!
Ju jeni të korruptuar, jo ne.
Shqipëria e ka liderin e vet, që nuk e ka pasur dymijë vitet e fundit. Shokë dhe shoqe, ne jemi për drejtësi të pavarur, por jo për një drejtësi që ngrihet kundër shtetit, kundër qeverisë dhe kundër popullit.
Sot disa prokurorë dhe gjykatës në shërbim të huaj, të nxitur nga propaganda reaksionare dhe të ushqyer nga tenxheret borgjeze, kanë filluar të akuzojnë njerëz të shtetit, shërbyesit civilë, njerëz që sakrifikohen për këtë vend.
Ata e bëjnë këtë pa menduar për pasojat. Pa menduar për stabilitetin e vendit. Pa menduar për zhvillimin e Shqipërisë sonë shumë të dashur.
Ne duam integrimin në Bashkimin Europian. Po, por do të shkojmë me kokën lart, jo me vithet ngritur, duke ruajtur krenarinë tonë, atdheun dhe mënyrën tonë të ndërtimit të shtetit.
Shqipëria dhe Serbia nuk mund të gdhenden sipas dëshirave të huaja. Ne jemi ata që jemi dhe jemi siç jemi. Na pranoni kështu, por mos prisni kurrë që ne të krijojmë organe drejtësie për të luftuar shtetet tona. Kjo do të thoshte të luftonim vetveten.
Unë, si Sekretar i Parë, e them qartë dhe prerë:
nuk do të lejojmë më që qeveria dhe përfaqësuesit e popullit të trajtohen si kriminelë. Njerëzit më të mirë që kemi. Dhe kush prek përfaqësuesit e popullit, prek vetë popullin. Juve, shokë dhe shoqe.
Prandaj qeveritarët kanë imunitet dhe duhet ta kenë.
Dhe ai imunitet nuk është privilegj, por mburojë e demokracisë sonë popullore. I duhet qeveritarëve. Është domosdoshmëri. Përndryshe na e burgosin krejt qeverinë liberalët e shpifur, oportunistët dhe tradhtarët.
Disa zëra nga llumi i shoqërisë dhe kazanët e tyre thonë se ndonjë ministër apo politikan mund të ketë marrë para nga tenderët, të jetë korruptuar.
Ne u themi: shikoni realitetin!
A janë ndërtuar pallate?
Po, janë ndërtuar!
A janë ndërtuar shtëpi?
Po, janë ndërtuar!
A janë ndërtuar rrugë, tunele dhe ura?
Po, janë ndërtuar!
A ka zhvillim dhe ndërtime në vend?
Po, ka!
Atëherë për çfarë ankohen?
Nëse ato lekë janë investuar, nëse janë ndërtuar pallate, biznese dhe vende pune, atëherë kjo është dëshmi e zhvillimit të vendit.
Nëse dikush i dhuron ndonjë lek, ndonjë milion euro një ministri, ai nuk është korrupsion, por mirënjohje: një bakshish i vogël për shërbimet ndaj popullit. Vallë qenka korrupsion kur juve dikush ju ofron një çaj apo një gotë verë? Jo, shokë dhe shoqe, jo. Kurrë.
Shokë dhe shoqe,
Partia jonë dhe Komiteti Qendror refuzuan me vendosmëri kërkesën për t’ia hequr imunitetin shoqes Balluku, e cila është plotësisht e pafajshme.
Ne e dimë këtë. Sepse guxojmë ta dimë.
Sepse Partia nuk gabon kurrë. Dhe e dini edhe ju.
Prokuroria revizioniste, e paguar nga armiqtë dhe e ndihmuar nga agjencitë e huaja, po përpiqet të krijojë panik dhe përçarje në popullin tonë.
Por populli ynë është i mençur: ju jeni shumë të mençur, prandaj na keni zgjedhur. Ju i njihni imperialistët dhe metodat e tyre! Prandaj ne duhet të veprojmë, të rezistojmë me vendosmëri revolucionare. Ju dhe ne! Ju me qeverinë e popullit mund ta shpartalloni armikun e klasës punëtore. Si në të kaluarën e ndritur.
Shokë dhe shoqe,
duhet të ndryshojmë ligjet.
Dhe do t’i ndryshojmë. Ju e meritoni.
Duhet të vendosim rregull. Do ta bëjmë. Ju e doni. Ju e pritni prej nesh.
Duhet t’i tregojmë kësaj prokurorie se në këtë vend ekziston qeveria e popullit. Krenaria e kombit. Nuk do t’u lejohet bufëve të kënetave, elementëve armiqësorë, të degjeneruar dhe të deklasuar të shqetësojnë shokët tanë.
Sepse një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë, shokë dhe shoqe:
Ne nuk kemi nevojë për një drejtësi që lufton qeverinë.
Ne kemi nevojë për një drejtësi që mbron shtetin.
Një drejtësi që mbron qeverinë e popullit.
Një drejtësi që i shërben popullit.
Prokuroria e di shumë mirë se si kanë përfunduar armiqtë e popullit: Beqir Balluku, Mehmet Shehu e të tjerë e të tjerë.
Dhe ashtu do të përfundojnë edhe disa prokurorë gënjeshtarë, me fytyra të zeza si bytha e fëlterës, me shpirtra të shitur te armiku i brendshëm dhe te ai i jashtëm.
Ne, shokë dhe shoqe,
do të flasim me shokun Sali dhe, së bashku, do të aprovojmë një ligj që ndalon heqjen e imunitetit të çdo politikani, sepse ai nuk merret me problemet e veta në shtëpi, por me tuajat. Prandaj imuniteti i tij duhet të jetë bipolar: domethënë këtu dhe atje! Në këtë jetë dhe në tjetrën.
Dhe drejtësinë e drejtë do ta ndërtojmë bashkë me popullin dhe për popullin.
Rroftë Partia Socialiste!
Rroftë Shqipëria
Poshtë tradhtarët e SPAK-ut dhe gjithë revizionistët e drejtësisë!
Rroftë populli!
…
Shënim:
Në Gjermani qeveria përzihet në institucionet e drejtësisë po aq sa përzihet në Ballkan në recetën e një byreku. Drejtësia është e pavarur si një klub futbolli, një orkestër apo një ëmbëltore: secila merret me punën e vet. Ajo njeh vetëm ligjin dhe profesionin e saj dhe nuk pranon tutorë nga jashtë.

Ja çfarë dimë për vëllezërit terroristë dhe nënën e tyre: “Mundësia reale që sulmi të jetë urdhëruar”

0

Kriminologët hetojnë aty ku tre vëllezërit u arrestuan të mërkurën. Foto: Stian Lysberg Solum / NTB

Espen Teigen / Document.no

Tër tre vëllezërit irakianë dhe nëna e tyre janë të gjithë në paraburgim për katër javë. Sipas gjykatës, ekziston mundësia reale që sulmi mund të ketë qenë një detyrë e porositur.

Rreth orës një të natës të së dielës shpërtheu një bombë pranë ambasadës amerikane në Oslo. Të mërkurën, policia arrestoi tre vëllezërit. Të gjithë kanë shtetësi norvegjeze dhe kanë origjinë nga Iraku.

Vëllezërit janë 20, 21 dhe 28 vjeç.

Të premten gjithashtu u bë e ditur se policia ka arrestuar nënën e tyre, e cila është 54 vjeç.

Policia nuk ka njohuri për asnjërin nga katër personat më parë, konfirmoi policia në një konferencë shtypi së fundmi.

Të premten pasdite, të katërt ishin vendosur në paraburgim për katër javë. Është vëllai 20-vjeçar ai që akuzohet për shkelje direkte të nenit 138 të Kodit Penal, ndërsa të tjerët akuzohen për bashkëpunim. Po ashtu, ai ka pranuar se ka vendosur bombën.

«§ 138.Terror me bomba
Me burgim deri në 21 vjet dënohet ai që dërgon, vendos, gjuan ose shpërthen një mjet shpërthyes ose një pajisje tjetër potencialisht vdekjeprurëse në, mbi ose kundër një vendi publik, një institucion shtetëror ose publik, një infrastrukturë publike ose një sistem transporti publik, me qëllim që të shkaktojë humbje jetësh njerëzore ose dëm të konsiderueshëm ndaj trupit, pasurisë apo mjedisit.»

Probleme me arkitektin
Familja nga Iraku jeton në pjesën lindore të Oslos dhe nuk duket sikur vjen nga ndonjë sfond i varfër. Babai i tyre ka punuar si arkitekt, por shtatë vjet më parë ai humbi të drejtën për t’u quajtur «Arkitekt MNAL», një titull që është i mbrojtur për ata që kanë arsim master dhe ndjekin kodin etik të shoqatës.

Arsyeja ishte shkelje serioze të rregullave të shoqatës. Vitet para përjashtimit, ai ishte dënuar në gjykatën e apelit për të paguar dëmshpërblim klientëve të pakënaqur dhe kishte shpallur faliment personal. Megjithatë, ai ka qenë aktiv në një sërë projektesh ndërtimore.

Sipas një raporti vlerësimi, projekti i arkitektit irakian u përshkrua si «një mashtrim i madh».

– Detyrë e porositur
Familja është e regjistruar me disa ndërmarrje të vetme, dhe nëna, e cila tani është arrestuar, mes të tjerash ka punuar me pastrim. Djemtë në të 20-tat kanë karriera të ndryshme, dhe i madhi deklaron të ketë arsim si inxhinier.

Në vendimin e gjykatës përshkruhet si një «mundësi reale që sulmi të ishte një detyrë e porositur». Kjo është një formulim jashtëzakonisht i pazakontë në një gjykatë norvegjeze. Policia suedeze ka dhënë dyshimin se mund të lidhet me mjedisin Foxtrot.

Sipas gjykatës, intervistat nuk ishin të dobishme për të dhënë një shpjegim mbi bombën terroriste. «Pasaktësi të dukshme për rolin e të përfshirëve», shkruan gjykata, dhe se shpjegimet nuk japin një «shpjegim të plotë» mbi rrethanat.

Vëllai më i ri ka pranuar se ai vendosi bombën. Të tjerët mohojnë përgjegjësinë penale.

Pak kohë pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, erdhën paralajmërimet nga PST për shqetësim të shtuar për sulme të organizuara nga inteligjenca iraniane. Ishin vetëm disa ditë para se bomba shpërthente në ambasadën e SHBA-së në Huseby, Oslo.

Të premten në mbrëmje vjen njoftimi nga mbrojtësi i vëllait 28-vjeçar se ai do të apelojë vendimin për paraburgim.

– Ai bazohet në spekulime që nuk janë të mbështetura në gjendjen e provave, shkruan mbrojtësi Frode Sulland në një njoftim për NTB.

Dette vet vi om terrorbrødrene og deres mor: – Reell mulighet for at angrepet var bestilt

Kush janë tradhëtarët e spiunët, sipas Afrim Cakës nga Gjakova

0
KUSHË JANË TRADHTARËT APO SPIUNËT…!
Nuk e di a do t’i bjerë në dorë e a do ta lëxojnë këtë shkrim spiunët dhe tardhtarët me gërmaze të shqyera për mëkatet e tyre që bëjnë, atëherë ka ngjarje që s’mund të fshihen e të dalin jashtë kujtetsës, ato mbesin thellë në shpirtat e tyre të ligë. Kurrsesi, jo! Ju, qeveritarë, mos i motivoni fundamentalizmin e egër islam apo ortodoksë. Krijimi i një realitetiti të ri të vet tradhtarët quhet imagjinat, kjo do të thotë aftësi për të ëndërruar spiunimin. Natën tradhtari i krijon aq gjëra në koken e tija. Por kur vjen përseri nata dhe tradhtari apo spiuni bie në gjumë dhe imagjinata e tij hapë krahët, brenda tij krijohet dyshimi ne vetvete, pa dyshimin më të vogël ai e përcepton tradhtin si realitet. Aftësia e tyre për të spiunuar mund të veproj edhe ndryshe. Ata rrethohen me tipa tjerë tradhtarësh që e kanë trashegim nga babai apo gjyshi, dhe ne e dimë që këta tipa janë realitet. Por kur ata vijnë e të rrethojnë, ata mendojnë dhe u duket absolutisht se bota është e tyre, më reale sesa vetë surrati tyre…! Brenda tyre është një përcjellës. Dhe vallja e tyre është një shpërblim për armiqtë shekullor. Lekuni gjak prishurish shqiptarë ditën t’i përdëllojnë, duke i mbushur sojin e tyre me mosbesim, neveri, urrejtje, sidomos fqinji ynë verior, Serbia, që karakterizohet nga një prirje e sëmurë për vrasje e tradhti. Krimet e tyre janë shekullore.
Gjenocidi i tyre karakterizon përpjekja që me mjete të dhunës dhe me ndihmen e shqipfolësve të krijojnë anarki dhe kaosë në Kosovë… Dhe këta tipa ka të ngjarë që s’kanë për ta kuptuar plotësisht që përcjellësi i tyre qoftë ai serb apo arab ekziston brenda tyre për një kohë të gjatë. O ju, tradhtar e spiuna dëgjojeni fjalen time, sepse këto nuk janë falë të zakonshme, këto janë fjalë të një bashkatdhetari, i cili i njeh rrënjet e vërteta të historisë, fjalë të një shqiptari pa kompromise, të njeriut që nuk pranon asnjëlloj tradhtie, asnjëlloj gënjeshtre, sado e rahatshme dhe ngushlluese të jetë ajo. Këto fjalë, janë të shpirtit që e ka njohur mirë robërinë nëpër burgjet e serbisë. Një thirrje që vjen këndej vazhdimisht. Një thirrje për unitet. S’ishin vetëm të burosurit nëpër burgje që vuanin, s’ishin vetëm luftëtarët e lirisë, të shkallmuarit. Spiunët gjak prishur përpiqeshin në fillim ta mpinin mendjen e njerëzve. Tradhtarët përpiqëshin për të shkuar pastaj edhe më larg: për ta rrënuar kulturën dhe historin tonë, për ta zavëndsuar me një kultur dhe histori të rreme shkretire. Këto fjalë janë nga njohja e armikut, këto vijnë jo nga koka, këto vijnë drejt e nga zemra ime…