Kreu Blog Faqe 222

Shpifja si armë politike: kur propaganda zë vendin e së vërtetës në Kosovë?!

4

Shkruan: Xhemil Zeqiri

Prej vitesh në skenën politike të Kosovës po konsolidohet një kulturë e rrezikshme politike: shpifja, manipulimi dhe propaganda po përdoren si armë për të diskredituar kundërshtarët politikë.
Në vend që debati politik të ndërtohet mbi ide, programe dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, shpesh ai rrudhet, përçudnohet  në akuza të pavërteta dhe ngjarje me rrëfime të fabrikuara, thjesht: në gënjeshtra.
LDK, PDK dhe AAK, parti këto, që kanë dominuar për një kohë të gjatë jetën politike në vend, mbajnë një përgjegjësi të veçantë për nivelin e ulët të veprimtarisë publike.
Në vend të një debati të ndershëm, shpesh kemi parë tentativa për të ndërtuar perceptime përmes shpifjeve dhe insinuatave.
Ironikisht, ideologu serb, Dobrica Qosiç dikur kishte deklaruar dikur se: “Mashtrimi është pjesë e kulturës politike serbe”.
Sot, me keqardhje, duket se metoda të ngjashme po përdoren edhe brenda politikës shqiptare, ku propaganda dhe shpifja shërbejnë si mjete për të ndikuar opinionin publik.
Rasti i fundit lidhet me shpifjen ndaj Albin Kurtit, kinse kishte lidhje me një vajzë serbe, madje ishte paraqitur një fotografi me një grup të rinjsh në Danimarkë. Këtë më së miri e ka demantuar atdhetari, Besnik Lajçi në fzb e tij. Kjo fotografi, është përhapur publikisht pa asnjë provë.
Në të njëjtën linjë, në TV Klan Kosova gazetari Vehbi Kajtazi, para ca kohësh deklaroi publikisht se, librin e Albin Kurtit “Zgjohu” e kanë financuar Devollët. Ky pretendim është i pavërtetë dhe përbën shpifje të pastër. E vërteta është shumë më e thjeshtë: financimi i atij libri është bërë personalisht nga unë. Kjo është një e vërtetë e verifikuar, por, megjithatë është injoruar nga ata që preferojnë metodat e shpifjes.
Kjo nuk është hera e parë që përhapen histori të tilla. Unë personalisht i kam dëgjuar këto pretendime të njëanshme edhe nga ish-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, i cili në kohën kur ishte Kryetar i Kuvendit i ka përhapur këto akuza përmes tregimeve për “Qebe”, “Golf” dhe histori të tjera të paqëndrueshme që nuk kanë asnjë bazë faktike.
Problemi më i madh nuk është vetëm shpifja, por normalizimi i saj. Kur figura publike, politikanë apo gazetarë hedhin akuza pa fakte dhe pa asnjë përgjegjësi, atëherë dëmtohet jo vetëm reputacioni i individëve, por edhe vetë besimi i qytetarëve në institucionet demokratike.
Kosova nuk ka nevojë për një politikë të ndërtuar mbi rrena dhe manipulime. Ajo ka nevojë për një debat të ndershëm, ku faktet dhe e vërteta të jenë themeli i diskursit publik.
Nëse politika vazhdon të ndërtohet kështu mbi shpifje, atëherë dëmi nuk është vetëm për individët që sulmohen, por për vetë demokracinë dhe kulturën politike të vendit.
Kopenhagë   13. 03.2026

Veteranët dhe politika, kur një OJQ pretendon të bëhet parti

0
Komunikata e fundit e Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kundër kryeministrit Albin Kurti ka hapur një debat serioz për rolin që duhet të ketë kjo organizatë në jetën publike të Kosovës. Reagimi i saj është i fortë dhe politikisht i ngarkuar, por pikërisht për këtë arsye shtrohet një pyetje legjitime: a është ky reagim në përputhje me misionin e një organizate të veteranëve apo me logjikën e një subjekti politik?
Në parim, organizatat e veteranëve në demokracitë moderne kanë një mandat të qartë: mbrojtjen e interesave sociale dhe ligjore të anëtarëve të tyre, kujdesin për mirëqenien e familjeve të dëshmorëve dhe ruajtjen e kujtesës historike të luftës. Kjo është arsyeja pse ato zakonisht funksionojnë si organizata të shoqërisë civile dhe jo si aktorë politikë.
Kur një organizatë e tillë fillon të përdorë retorikë të drejtpërdrejtë politike, duke akuzuar qeverinë për hipokrizi apo për devijim nga interesat kombëtare, atëherë kufiri mes përfaqësimit social dhe ndërhyrjes politike fillon të bëhet i paqartë. Kjo nuk do të thotë se veteranët nuk kanë të drejtë të shprehin qëndrime politike – përkundrazi, çdo qytetar e ka këtë të drejtë. Por kur kjo bëhet në emër të një organizate që duhet të jetë gjithëpërfshirëse për një kategori të tërë shoqërore, atëherë lind rreziku i politizimit të saj.
Në rastin konkret, komunikata e OVL-së duket më shumë si një deklaratë politike kundër qeverisë, sesa si një reagim që lidhet drejtpërdrejt me interesat e veteranëve. Kjo krijon një dilemë institucionale: nëse organizata hyn vazhdimisht në debatet politike të ditës, atëherë ajo duhet të sqarojë publikisht rolin e saj – a është organizatë joqeveritare apo po vepron si subjekt politik?
Nga ana tjetër, qeveria e Kosovës ka argumentuar se politikat e saj në çështje të ndjeshme janë zhvilluar në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Bashkimi Evropian dhe partnerët euro-atlantikë. Në një shtet të vogël dhe në një rajon ende të brishtë si Ballkani, koordinimi me aleatët shpesh është pjesë e realitetit diplomatik dhe jo domosdoshmërisht shenjë dobësie politike.
Problemi real nuk është vetëm komunikata e OVL-së, por një fenomen më i gjerë në politikën kosovare: instrumentalizimi i simbolikës së luftës në debatet e përditshme politike. Lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një kapitull themelor i historisë së Kosovës dhe meriton respekt të pakontestueshëm. Por kur ajo përdoret si argument për të delegjitimuar kundërshtarët politikë të ditës, ekziston rreziku që memoria historike të kthehet në mjet polarizimi politik.
Kosova sot përballet me sfida të reja: konsolidimin institucional, dialogun me Serbia dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare. Përballë këtyre sfidave, shoqëria ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe për një kulturë politike që dallon qartë mes historisë së luftës dhe politikës së përditshme.
Veteranët e luftës kanë një vend të veçantë në historinë e Kosovës dhe një autoritet moral që buron nga sakrifica e tyre. Por pikërisht për këtë arsye, organizatat që i përfaqësojnë duhet të jenë të kujdesshme që ky autoritet të mos përdoret si instrument në konfliktet politike të ditës.
Nëse ky kufi nuk ruhet, rreziku është që organizatat e luftës të humbin rolin e tyre bashkues dhe të shndërrohen në aktorë të polarizimit politik. Dhe në një shoqëri që ende po ndërton institucionet e saj demokratike, ky është një luks që Kosova vështirë se mund ta përballojë.

Shqiptar Shaljani tregon se si islamisti Mustafa Bajrami, propozon “pasaportë diplomatike” për një lexues të Kuranit

0
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
PASAPORTA DIPLOMATIKE SIPAS MULLAH MUSTAFËS !
Kur mendon se tashmë i ke dëgjuar të gjitha, gjithmonë del një ide e re nga arsenali ideologjik i Mustafë Bajramit. Kësaj radhe ai i propozon shtetit të Kosovës një reformë të madhe diplomatike: pasaportë diplomatike për një lexues të Kuranit.
Sipas këtij arsyetimi, një djalosh që reciton bukur dhe që është pritur nga Recep Tayyip Erdoğan paska bërë më shumë për diplomacinë e Kosovës sesa ambasadorët dhe diplomatët e saj.
Të jemi të qartë: talenti i një të riu si Egzon Ibrahimi nuk është problemi. Çdo talent meriton respekt. Por kur një sukses personal shndërrohet në platformë për propagandë ideologjike, atëherë kemi të bëjmë jo me diplomaci, por me marketing fetar.
Sepse nëse kjo logjikë pranohet, atëherë duhet të bëjmë disa reforma të shpejta institucionale:
Ministria e Punëve të Jashtme mund të shndërrohet në një medrese diplomatike, ndërsa ambasadorët mund të përzgjidhen me konkurs zëri për tilavet.
Egzon Ibrahimi…, është pritur nga Recep Tayyip Erdoğan në Ankara
______
Madje, për të kursyer kohë dhe procedura burokratike, ndoshta duhet të krijohet edhe një “Akademi Diplomatike të Mullahëve”, ku kriteri kryesor për karrierë ndërkombëtare të jetë sa bukur e lexon një tekst fetar para mikrofonit.
Sepse sipas kësaj logjike të re, diplomacia nuk paska lidhje me ekonomi, kulturë, histori apo politikë shtetërore. Diplomacia qenka thjesht një garë zëri.
Dhe kështu, ndërsa shtetet serioze ndërtojnë imazhin e tyre me universitete, shkencë, kulturë dhe diplomatë profesionistë, tek ne gjithmonë gjendet ndonjë mullah që mendon se reputacioni i Kosovës në botë ndërtohet me mikrofon dhe me jehonë në një sallë recitimi.
Në fund mbetet vetëm një pyetje:
A po kërkon mullah Mustafë Bajrami një pasaportë diplomatike për një lexues të Kuranit…
apo thjesht po përgatit terrenin që një ditë ta kërkojë edhe për veten?

Fjalori i rëndësishëm që e pret mbështejen për botim

0

Fjalor i rëndësishëm që pret përgatitjen dhe mbështetjen për botim 

“Dizionario Italiano – Albanese” (Fjalor italisht – shqip) i autorit Atë Luka nga Monte Xhove (Padre Luca da Monte Giove) i hartuar para vitit 1848 në botimin anastatikStudiuesi Mark Palnikaj e ka botuar fjalorin e atë Lukës në formën anastatike dhe pret që ndonjë nga institucionet tona ta marrë përsipër përgatitjen e botimit të tij.

Shkruan: Anton Nikë Berisha

Priftërinjtë – misionarë italianë qindvjetsha me radhë dhanë një ndihmesë të jashtëzakonshme në ruajtjen dhe në zhvillimin e besimit të krishterë, sidomos atij katolik, por dhe të zhvillimit të kulturës e të arsimit në gjuhën shqipe[1].

Për t’u bindur për këtë mjafton të shfletohen dy botimet e bëra së fundi nga Mark Palnikaj, dorëshkrimet e Fra’ Giacinto da Sospello[2] dhe të kryipeshkvit të Arqipeshkvisë Shkup – Prizren, Dario Bucciarelli[3].

Mark Palnikaj, studjues

Në këtë rrjedhë hyn edhe vepra e lënë në dorëshkrim e atë Luca da Monte Giove (Luka nga Monte Xhove) Vocabolario Italiano – Albanese (Fjalor italisht – shqip) i hartuar para vitit 1848, të cilin studiuesi, Mark Palnikaj e botoi në formën anastatike, me kopje të kufizuara.

Para se t’i them disa fjalë rreth këtij fjalori që, për pakujdesinë tonë, për të mos thënë për mjerimin tonë, vazhdon të mbesë në dorëshkrim edhe sot e gjithë ditën, po përmend se prifti – misionari italian në Shqipëri të Jugut, Nilo Catalano (Nilo Katalano), i cili vdes (në Himarë) në vitin 1693, kishte lënë në dorëshkrim një fjalorth në dy gjuhët “Lessico italiano-albanese e albanese-italiano”, për të cilin na dëshmojnë Zef Krispi dhe Zef Skiroi. Në këtë dorëshkrim janë gjetue dhe dy tetëvargshe nga “Cuneus Prophetarum” i Bogdanit dhe rapsodia Pal Golemi[4]. Mjerisht as ky fjalorth nuk ka parë dritën e botimit.

Nga dorëshkrimi i atë Lukës

Fjalori “Vocabolario Italiano – Albanese” i Atë Luka nga Monte Xhove (Luca da Monte Giove) është hartuar para vitit 1848 dhe ka në dorëshkrim 328 faqe. Është ruajtur në gjendje të mirë dhe duhet të përmbajë edhe fjalë të rralla të Shqipërisë së Veriut, sidomos të revës së Ipeshkvië së Pultit, ku atë Luka ka Atë Luka nga Monte Xhove punoi një kohë të gjatë në Ipeshkvinë e Pultit në Shqipëri dhe ka mbajtur detyrën Prefekt i Misionit Apostolik në këtë Dioqezë, duke kryer edhe detyrën e famullitarit në Kishën e Shalës dhe në disa kisha të tjera të këtij Misioni. Pos këtij fjalorit atë Luka bëri dhe botime të tjera, që janë shfrytëzuar nga institucionet fetare dhe jo fetare.

Studiuesi, Mark Palnikaj, në Hyrje të botimin anastatik të këtij fjalori, shkruan: “Ky fjalor është i treti në serinë e fjalorëve të gjuhës shqipe mbas fjalorit Latinisht – shqip të Frang Bardhit me titull “Dictionarium Latino – Epiroticum” të vitit 1635 dhe atij të Fra Françesko Maria nga Leçe me titull “Dittionario Italiano – Albanese” të vitit 1702, prandaj rëndësia e tij është shumë e madhe për studimin e ndryshimeve dhe evoluimit të gjuhës shqipe ndër shekuj. Askush nuk e di arsyen se si ka përfunduar ky dorëshkrim në këtë bibliotekë mbasi ai është hartuar kur autori i tij punonte si mësimdhënës në Kolegjin San Pietro di Montorio në Romë në distancë më pak se tre kilometra nga Selia e Shenjtë, ku normalisht duhet të ishte ruajtur”[5].

Nga dorëshkrimi i atë Lukës

Duke dhënë veçanti të këtij fjalori Mark Palnikaj shkruan: “Të dhëna mbi fjalorin Dorëshkrimi ruhet me kodin “Cod. 224”, në formatin 8°, dhe ka 328 faqe. Është ruajtur në gjendje shumë të mirë, pa dëmtime. Ka gjithsej 182 fletë ku një pjesë e tyre nuk janë të shkruara dhe as të numëruara. Autori i dorëshkrimit ka bërë shënimin e numërimit të fletëve sipas mënyrës së tij, të cilën do ta përshkruajmë më poshtë. Punonjësit e bibliotekës kanë bërë më vonë një shënim numërimi me laps duke shënuar vetëm numrin e fletëve, gjithsej 180, duke nënkuptuar shënimin klasik të faqeve para prapa (r, v, recto verso)”[6].

Po e mbyll këtë shkrim për botimin anastatik të Fjalorit të atë Luca da Monte Giove (Luka nga Monte Xhove) Vocabolario Italiano – Albanese me fjalët e vetë Palnikajt: “Shprehim bindjen tonë të thellë se botimi i këtij fjalori do të jetë një ndihmë e vyer për studiuesit e gjuhës shqipe dhe do ta pasurojë edhe më tej fondin e veprave mbi historikun e lëvrimit të gjuhës shqipe nga autorë shqiptarë dhe të huaj gjatë shekujve”[7].

Uroj qe kjo thirrje të mos bjerë në veshët e shurdhër të akademive tona e të institucioneve të tjera përkatëse, disa prej të cilave sikur kanë rënë në gjumë letargjik përkundër faktit se janë themeluar të merren dhe me dorëshkrime të tilla!

Prishtinë, fund gusht 2023


[1] Shih më gjerësisht për këtë punimin tim Një vepër shumëfish e rëndësishme e rrjedhës jetësore në arbërinë e viteve 1634 – 1650  për veprën e atë Xhaçinto Sikardi nga Sospello (P. Giacinto Sicardi da Sospello) “RELACION universal i zanafillës dhe i suksesit të Misionit apostolik të Fretërve minorë observantë të reformuar të atit serafik Shën Françeskut në Mbretërinë e Shqipërisë i viteve 1634 – 1650” (botuar në portale) dhe parathënien time Të dhëna dhe dëshmi të rëndësishme të rrjedhës së jetës në vilajetin e Prizrenit në vitet 1866 – 1868. Në Dario Bucciarelli, Relacioni sinoptik i ngjarjeve të ndodhura brenda Pashallëkut të Prizrenit nga 26 gushti 1866 deri më 6 mars l868. Përgatitur për botim nga Mark Palnikaj, Tiranë 2023, f. 5 – 16.

[2] Fra’ Giacinto da Sospello, Relazione universale dell’origine della Missione Apostolica dei Frati Minori Osservanti Riformati del serafico P.re S. Francesco nel regno d’Albania. A Cura di Mark Palnikaj, “Fast Print”, Tiranë 2022.

[3] Shih Dario Bucciarelli, Relacioni sinoptik i ngjarjeve të ndodhura brenda Pashallëkut të Prizrenit nga 26 gushti 1866 deri më 6 mars l868. Përgatitur për botim nga Mark Palnikaj. Parathënien Anton Nikë Berisha, “Fast Print”, Tiranë 2023.

[4]Shih punimin tim Në mbretërinë e simbolikës dhe të metaforave. Mbi Rapsodinë Pal Golemi të “Dorëshkrimit të Kieutit”, 1735 – 1750 në “Interpretime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë”. Paraqitjen – Presentazione di Domenico Corradini H. Broussard. Shtëpia botuese Faik Konica, Prishtinë 2013, f. 53 – 61.

[5] Padre Luca da Monte Giove, Dizionario Italiano – Albanese. Përgatiti për botim Mark Palnikaj, Fast Print, Tiranë 2023, f. 3 – 4.

[6] Padre Luca da Monte Giove, Dizionario Italiano – Albanese, po aty. f. 4.

[7] Padre Luca da Monte Giove, Dizionario Italiano – Albanese, po aty. f. 5.

Historija jonë kombëtare, propagandistët neootomanë dhe historianët turq

Në fot është Sulltan Mehmeti II – Pushtuesi
Nikollë Loka, historian, Tiranë
____
Po ta trajtojmë në mënyrë konceptuale dhe akademike qëndrimin e “historianëve” neo-otomanë që vijnë të na imponojnë narrativën e tyre të pushtimit dhe sundimit të territoreve shqiptare, del se ata kanë mendësi neo-koloniale. Ka një parim të pashkruar në studimet e traumës kolektive siç ishte dhuna osmane. Shqiptarët që kanë përjetuar atë dhunë, kanë të drejtën morale në trajtimin e përvojës së vet. Kjo nuk do të thotë monopol mbi historinë, por se nuk mund t’i imponosh nga jashtë asnjë populli dikur të pushtuar një narrativë historike që bie ndesh me kujtesën kolektive; nuk mund ta quash “çlirim” atë periudhë që pala tjetër e përjeton si pushtim. Kur kjo bëhet, perceptohet si vazhdimësi simbolike e pushtimit.
Megjithatë, jo te gjithë studiuesit turq pranojnë të kthehen në propagandistë të neo-otomanizmit. Artikulli i mëposhtëm i studiuesit turk është korrekt nga ana historike, brenda kuadrit të këndvështrimit turk të historisë. Ai e përdor termin pushtim disa herë në mënyrë të natyrëshme, që do të thotë se termi “çlirim” që përdorin propagandistët neo-otomanë shërben thjeshtë për trushpërlarje dhe jo si koncept historiografik.
Kamikazët në rradhët e historianëve dhe të gjithëdijëshmit hazer-xhevap nga rradhët e shqiptarëve (tashmë shqipfolës) e çudisin botën me zellin për ta shpallur sundimin osman si “çlirim”, siç veprojnë edhe palo-shkencëtarët turq. Ndërsa studiuesit seriozë turq i intrepretojnë faktet historike pa lajthitje neo-otomane, sipas këndvështrimit të historiografisë së tyre.
Bilgehan Pamuk, Fatih Sultan Mehmed Zamanında Arnavutluk(4).
Sulltan Mehmed dhe Shqipëria
Madje Gjergj Kastrioti Skënderbeu shkoi personalisht në Roma dhe u takua me Papa Pali II. Në vitin 1467 Gjergj Kastrioti u kthye në Shqipëri, por nuk arriti të merrte ndihmën që kishte shpresuar. Në këtë kohë, ndërsa luftonte kundër Balaban Pasha, ai pësoi humbje dhe gjithashtu humbi jetën; më pas u ndërtua edhe Kalaja e Elbasanit.
Pas kësaj, Sulltan Mehmeti II vendosi të ndërmarrë për herë të dytë një fushatë kundër Shqipërisë. Edhe pse ishte një stinë e papërshtatshme, ai u nis me ushtrinë dhe kur arriti në Filibe, mësoi se Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte larguar nga Elbasani. Në pranverën e vitit 1467, Mehmeti II ndërmori fushatën e dytë shqiptare. Këtë herë ai ishte i vendosur ta zgjidhte përfundimisht çështjen e Gjergj Kastriotit. Sulltani pushtoi një nga një kështjellat shqiptare që ndodheshin në rrugën e tij. Në çdo vend që kalonte vendoste garnizone dhe arriti deri në Durrësi. Ai shkatërroi edhe kështjellën Çorla, ku strehohej Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Megjithatë nuk arriti ta pushtojë Kalanë e Krujës dhe u detyrua të tërhiqej.
Ndërkohë, në vitin 1468, edhe pse Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte i sëmurë, ai mblodhi princat shqiptarë për të diskutuar marrjen e Kalës së Elbasanit. Ai dëshironte të sulmonte forcat osmane që kishin arritur deri pranë maleve shqiptare dhe Shkodra. Por sëmundja e tij u përkeqësua dhe më 17 janar 1468 ai vdiq në qytetin Lezha, që ishte nën sundimin e Venedikut.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me male të thepisura dhe gryka të ngushta që e bënin të vështirë kalimin e 90 mijë ushtarëve, me forcë të pakët, por me guxim, vendosmëri, vullnet dhe aftësinë për të qenë një njeri i mirë, pengoi për njëzet vjet princat shqiptarë kundërshtarë dhe mbaroi të gjitha pengesat ndaj vendit të tij. Ai ndaloi osmanët që të zbarkonin në brigjet e Adriatikut dhe bëri që ushtria e tij e vogël të mbahej në mënyrë të përhershme në kështjella të ndryshme.
Nga ana shqiptare, vdekja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut ndodhi si një pasojë natyrale, jo si rezultat i ndonjë beteje apo sulmi. Shtetet italiane, që vepronin gjithmonë në përputhje me interesat e tyre, panë në vdekjen e tij një çështje të rëndësishme. Për tokat shqiptare, Venediku dhe Napoli gjithmonë kishin synuar të vendosnin mbrojtje dhe të fitonin kontrollin. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Senati i Venedikut ndërmori hapa për t’i siguruar trashëgiminë djalit të tij Jean.
Gjergj Kastrioti, para se të vdiste, kishte lënë testament që djali dhe principata e tij të mbështeteshin te Republika e Venedikut. Prandaj, pas vdekjes së tij, venedikasit dëshironin që Kështjella e Krujës dhe Principata e Kastriotëve t’i kalonin djalit të Skënderbeut, Jean. Nëse kjo do të pranohej, Venediku do të merrte nën kontroll të plotë Shqipërinë. Megjithatë, trashëgimtarët e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut kishin më shumë prirje për t’u afruar me Napolin, ndërsa gruaja e tij e ve Skënderbeut, Donika, gjithashtu kishte qëndrim pro-Napolit. Kështu, Shqipëria ndiente më qartë ndikimin osman. Edhe pse Papa ndërhyri në këtë çështje, nuk pati mundësi të arrinte ndonjë rezultat.
Duke e ndjekur nga afër situatën në Shqipëri, Sulltan Mehmeti II po përgatitej për një fushatë të tretë. Megjithatë, situata e ndjeshme në Anadoll me Karamanogllin dhe Akkoyunllun, si dhe Venedikun dhe hungarezët në Ballkan, nuk lejonin një operacion të menjëhershëm ushtarak në Shqipëri.
Shqipëria kishte një popullsi të konsiderueshme, por nuk kishte marrë Krujën. Sulltan Mehmeti II, me qëllim të përfundonte Shqipërinë dhe të godiste rëndë Venedikun, ia besoi këtë detyrë Rumeli Beylerbeyut, Hadım Sulejmanit. Në vitin 1475, Beylerbeyi Sulejman marshoi mbi territorin e Venedikut, ku forcat e Antonio Loredanos mbrojtën qytetin për rreth një muaj. Pas kësaj, Sulltani Mehmeti planifikoi të shkonte vetë në Shqipëri, por duke parë se një fushatë tjetër ishte më e nevojshme, ekspedita u shty.
Kalaja e Shkodrës
Në pranverën e vitit 1478, Mehmeti II urdhëroi marrjen e Shkodrës dhe këtë detyrë ia ngarkoi vezirit të madh Gedik Ahmed Pasha. Por ai kërkoi falje dhe nuk e pranoi detyrën, sepse kalaja ishte shumë e fortifikuar dhe e vështirë për t’u pushtuar. Kalaja ndodhej mbi një mal të lartë dhe mbrohej nga tre fortesa të tjera përreth. Për këtë arsye, që nga ndërtimi i saj e deri atëherë, askush nuk kishte arritur ta pushtonte. Prandaj mendohej se sulltani vetë duhej të drejtonte fushatën kundër saj.
Pas këtij kundërshtimi, Gedik Ahmed Pasha u shkarkua nga detyra dhe u burgos në Rumeli Hisarı. Në vend të tij u emërua si vezir i madh Karamani Mehmed Pasha.
Përballë këtyre zhvillimeve, Sulltan Mehmeti II filloi përgatitjet për një tjetër fushatë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, midis osmanëve dhe Republika e Venedikut po zhvilloheshin negociata për t’i dhënë fund luftërave mes tyre. Pala osmane priste përgjigjen e Venedikut dhe për këtë arsye bisedimet u ndërprenë përkohësisht. Në këtë moment, sulltani vendosi të nisej me ushtri për ta zgjidhur përfundimisht çështjen shqiptare.
Për të përgatitur rrugën e ushtrisë në Shqipëri, Evrenosoglu Ahmed Bey dhe Turahanzade Omer Bey u dërguan përpara për të riparuar urat, për të rregulluar rrugët dhe për të siguruar kalimet malore.
Para se të marshonte drejt Shkodrës, Mehmeti II vendosi të pushtonte Kruja, e cila ndodhej mbi shkëmbinj të thepisur përgjatë rrugës. Pas vdekjes së Skënderbeu, qyteti kishte kaluar nën administrimin e venedikasve. Edhe pse kalaja kishte qenë nën rrethim për një vit dhe ishte në gjendje shumë të vështirë, venedikasit dërguan forca ndihmëse. Megjithatë, Evrenosoglu Ahmed Beu, me një forcë shumë më të vogël, arriti t’i mposhtë trupat ndihmëse dhe kështu ndërpreu çdo ndihmë për kalanë. Kur edhe vetë Sulltan Mehmeti II iu afrua qytetit, mbrojtësit e Krujës humbën çdo shpresë dhe në qershor të vitit 1478 u dorëzuan. Kështu Kruja, pas rreth tridhjetë vitesh, ra përsëri në duart e osmanëve.
Pas pushtimit të Krujës, osmanët marshuan drejt Shkodrës. Meqë rruga ishte shumë e vështirë dhe transportimi i topave nuk ishte i mundur, u dërguan materiale për të derdhur topa në vend. U ndërtua edhe një urë mbi Lumi Buna.
Kalaja e Shkodrës, e ndërtuar mbi një mal të thepisur, mbrohej nga lumi në njërën anë dhe nga zonat e Drisht dhe Dajç në anët e tjera, ndërsa në jug ndodhej qyteti me fortifikimet e tij. Për këtë arsye, marrja e saj ishte shumë e vështirë.
Kur osmanët propozuan dorëzimin e kalasë, oferta u refuzua dhe luftimet filluan më 22 qershor. Sulltan Mehmeti II mbërriti vetë më 2 korrik për të drejtuar rrethimin. Terreni ishte shumë i vështirë dhe kjo e bënte edhe më të komplikuar transportimin e materialeve të nevojshme për rrethimin e Shkodrës.
Në pranverën e vitit 1478, Mehmeti II urdhëroi marrjen e Shkodra dhe këtë detyrë ia ngarkoi vezirit të madh Gedik Ahmed Pasha. Por ai kërkoi falje dhe nuk e pranoi detyrën, sepse kalaja ishte shumë e fortifikuar dhe e vështirë për t’u pushtuar. Kalaja ndodhej mbi një mal të lartë dhe mbrohej nga tre fortesa të tjera përreth. Për këtë arsye, që nga ndërtimi i saj e deri atëherë, askush nuk kishte arritur ta pushtonte. Prandaj mendohej se sulltani vetë duhej të drejtonte fushatën kundër saj.
Pas këtij kundërshtimi, Gedik Ahmed Pasha u shkarkua nga detyra dhe u burgos në Rumeli Hisarı. Në vend të tij u emërua si vezir i madh Karamani Mehmed Pasha.
Përballë këtyre zhvillimeve, Sulltan Mehmeti II filloi përgatitjet për një tjetër fushatë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, midis osmanëve dhe Republika e Venedikut po zhvilloheshin negociata për t’i dhënë fund luftërave mes tyre. Pala osmane priste përgjigjen e Venedikut dhe për këtë arsye bisedimet u ndërprenë përkohësisht. Në këtë moment, sulltani vendosi të nisej me ushtri për ta zgjidhur përfundimisht çështjen shqiptare.
Për të përgatitur rrugën e ushtrisë në Shqipëri, Evrenosoglu Ahmed Bey dhe Turahanzade Omer Bey u dërguan përpara për të riparuar urat, për të rregulluar rrugët dhe për të siguruar kalimet malore.
Para se të marshonte drejt Shkodrës, Mehmeti II vendosi të pushtonte Kruja, e cila ndodhej mbi shkëmbinj të thepisur përgjatë rrugës. Pas vdekjes së Skënderbeu, qyteti kishte kaluar nën administrimin e venedikasve. Edhe pse kalaja kishte qenë nën rrethim për një vit dhe ishte në gjendje shumë të vështirë, venedikasit dërguan forca ndihmëse. Megjithatë, Evrenosoglu Ahmed Beu, me një forcë shumë më të vogël, arriti t’i mposhtë trupat ndihmëse dhe kështu ndërpreu çdo ndihmë për kalanë. Kur edhe vetë Sulltan Mehmeti II iu afrua qytetit, mbrojtësit e Krujës humbën çdo shpresë dhe në qershor të vitit 1478 u dorëzuan. Kështu Kruja, pas rreth tridhjetë vitesh, ra përsëri në duart e osmanëve.
Pas pushtimit të Krujës, osmanët marshuan drejt Shkodrës. Meqë rruga ishte shumë e vështirë dhe transportimi i topave nuk ishte i mundur, u dërguan materiale për të derdhur topa në vend. U ndërtua edhe një urë mbi Lumi Buna.
Kalaja e Shkodrës, e ndërtuar mbi një mal të thepisur, mbrohej nga lumi në njërën anë dhe nga zonat e Drisht dhe Dajç në anët e tjera, ndërsa në jug ndodhej qyteti me fortifikimet e tij. Për këtë arsye, marrja e saj ishte shumë e vështirë.
Kur osmanët propozuan dorëzimin e kalasë, oferta u refuzua dhe luftimet filluan më 22 qershor. Sulltan Mehmeti II mbërriti vetë më 2 korrik për të drejtuar rrethimin. Terreni ishte shumë i vështirë dhe kjo e bënte edhe më të komplikuar transportimin e materialeve të nevojshme për rrethimin e Shkodrës.
Në sulmet e përgjithshme të zhvilluara midis 19 dhe 27 korrikut, megjithëse forcat osmane arritën të pushtonin hendeqet përreth kalasë, nuk u arrit një rezultat përfundimtar. Qyteti u bombardua edhe një herë. Në sulmin e fundit të 27 korrikut, të dyja palët bënë përpjekje të jashtëzakonshme.
Mehmeti II, i vendosur me çdo kusht ta merrte qytetin, në këshillin e luftës diskutoi se çfarë duhej bërë për ta pushtuar atë. Si përfundim u vendos që fillimisht të pushtoheshin qyteti përreth Shkodra, si dhe kështjellat Drisht dhe Dajç.
Për këtë detyrë u ngarkuan: Rumeli Beylerbeyi Davud Pasha, për të marrë kalanë e Drishtit. Anadolu Beylerbeyi Suleyman Pasha, për të marrë kalanë e Dajçit. Kalaja e Drishtit u dorëzua pa bërë rezistencë dhe iu dorëzua Davud Pashës. Më pas ai marshoi me forcat e tij drejt Dajçit, sepse kjo kala po bënte rezistencë. Në shtator, forcat osmane arritën ta pushtojnë Dajçin. Pastaj Davud Pasha dhe Sulejman Pasha pushtuan edhe kalanë tjetër me forcat e tyre. Kështu u bllokua çdo mundësi ndihme që mund të vinte nga toka. Për të ndërprerë edhe lidhjen përmes lumit, mbi Lumi Buna u ndërtuan dy ura dhe mbi to u ngritën kulla ku u vendosën ushtarë. Në këtë mënyrë u pengua ardhja e anijeve që mund të sillnin ndihmë nga lumi. Meqenëse stina po përparonte, Sulltan Mehmeti II la Evrenosoglu Ahmed Bey për të vazhduar rrethimin e Shkodrës. Me afrimin e dimrit dhe me ndërprerjen e ndihmave, mbrojtësit e kalasë u gjendën në një gjendje shumë të vështirë. Duke kuptuar se nuk mund të rezistonin më gjatë, ata pranuan të dorëzohen me kusht që jeta dhe pasuria e tyre të mos dëmtohej dhe që kush dëshironte të qëndronte ose të largohej të lejohej ta bënte këtë. Një pjesë e banorëve u larguan me anije të dërguara nga Republika e Venedikut. Dorëzimi i Shkodrës, gjashtë muaj pas largimit të Mehmetit II, pra në 1479, i dha fund luftës që kishte vazhduar prej dhjetë vitesh midis Venedikut dhe Perandorisë Osmane. Duke kuptuar se vazhdimi i luftës do të sillte pasoja edhe më të këqija, Republika e Venedikut u detyrua të bëjë paqe me osmanët.
Përfundim
Çështja shqiptare, e cila kishte qenë një problem serioz që nga periudha kur Mehmeti II ishte ende princ, më në fund mori fund drejt fundit të sundimit të tij. Fushatat ushtarake që filluan në 1448 vazhduan me ndërprerje deri në 1478, dhe gjatë kësaj periudhe Mehmeti II ndërmori disa ekspedita në tokat shqiptare. Vendosja e plotë e Shqipëria nën administrimin osman ishte një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për Perandorinë Osmane, për shkak të pozicionit strategjik të vendit si në gjeografinë e Ballkanit ashtu edhe në atë të Evropës.
Fund…

Letra e Porfirjes liderëve botëror se u kërcënokan e rrezikohet “ekzistenca e serbëve” kosovarë, është thirrje për moszbatimin e ligjeve të Kosovës

0
Reagim publik
Deklaratat dhe letra e dërguar nga Porfirije drejtuar liderëve botërorë për të kundërshtuar zbatimin e ligjeve të Republikës së Kosovës përbëjnë një përpjekje të hapur për ndërhyrje politike në sovranitetin e një shteti demokratik. Po aq problematik është edhe presioni diplomatik i emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sørensen, ndaj qeverisë së Kosovës për të negociuar ose zbutur zbatimin e një ligji që është miratuar në mënyrë legjitime nga institucionet e vendit.
Ligjet e Republikës së Kosovës për të huajt dhe për regjistrimin civil nuk janë masa diskriminuese, por standarde të zakonshme të çdo shteti sovran. Çdo shtet në Evropë kërkon dokumentim të rregullt të qëndrimit dhe identifikimit për qytetarët që nuk posedojnë dokumente të tij. Prandaj, kërkesa që Kosova të pezullojë ose të negociojë zbatimin e ligjit të vet është një standard i dyfishtë që nuk do të pranohej në asnjë vend tjetër të Bashkimit Evropian.
Në këtë kontekst, ndërhyrja e Patriarkut serb nuk mund të shihet si një qëndrim thjesht fetar. Historikisht, Kisha Ortodokse Serbe ka qenë pjesë e narrativës politike dhe nacionaliste dhe shovinizmit serbe mbi Kosovën. Retorika e fundit e Patriarkut Porfirije – që e paraqet zbatimin e ligjit si kërcënim për ekzistencën e serbëve – nuk është argument juridik, por propagandë politike që synon të delegjitimojë institucionet e Kosovës dhe të ndërkombëtarizojë një çështje të brendshme ligjore.
Po ashtu është e papranueshme që përfaqësues të Bashkimit Evropian të krijojnë përshtypjen se ligjet e Kosovës duhet të negociohen me Serbia ose të përshtaten sipas presionit të strukturave paralele që kanë funksionuar për vite në kundërshtim me rendin juridik të Kosovo. Dialogu i lehtësuar nga European Union nuk mund të shndërrohet në mekanizëm për pezullimin e sovranitetit ligjor të Kosovës.
Në vend që të kërkohet shtyrja e zbatimit të ligjit, bashkësia ndërkombëtare duhet të mbështesë integrimin e plotë të qytetarëve serbë në sistemin juridik dhe institucional të Kosovës. Kjo nënkupton pajisjen me dokumente legjitime të Kosovës dhe funksionimin e institucioneve publike brenda rendit kushtetues të vendit.
Për këtë arsye, kryeministri Albin Kurti duhet të qëndrojë i palëkundur në zbatimin e plotë të ligjit. Çdo lehtësi teknike që mund të jepet për të shmangur ndërprerjen e shërbimeve publike është e kuptueshme, por negociimi i vetë parimit të zbatimit të ligjit do të krijonte precedent të rrezikshëm për funksionimin e shtetit.
Kosova nuk është protektorat dhe as territor ku ligjet mund të pezullohen për shkak të presionit politik apo fetar. Ajo është republikë sovrane me institucione demokratike që kanë të drejtë dhe detyrim të zbatojnë ligjin njësoj për të gjithë.
Prandaj, bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të bëhet viktimë e lobimit të Patriarkut Porfirije dhe as të relativizojë sovranitetin juridik të Kosovës. Respektimi i ligjit dhe i institucioneve të një shteti është parimi themelor mbi të cilin ndërtohet stabiliteti dhe paqja në rajon.

Gani Thaçi dhe hija mbi tregun e sigurimeve në Kosovë

0
Një analizë kritike për kapjen e institucioneve dhe privilegjin familjar
Në shoqëritë me institucione të dobëta, shpesh ndodh që pushteti real të mos qëndrojë në zyrat zyrtare, por në rrjetet informale të ndikimit. Në Kosovë, një nga figurat që për vite me radhë është përmendur në këtë kontekst është Gani Thaçi.
Ai nuk ka qenë kurrë figurë e zgjedhur politikisht, por emri i tij lidhet ngushtë me një sektor të rëndësishëm ekonomik: tregun e sigurimeve dhe veçanërisht me Byronë e Sigurimeve të Kosovës.
Pikërisht në këtë sektor u krijua perceptimi publik se Gani Thaçi u shndërrua në një lloj “alfa dhe omega” të sistemit të sigurimeve në Kosovë.
Ngjitja në krye të Byrosë së Sigurimeve
Në vitin 2012 Gani Thaçi u emërua drejtor ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve. Emërimi i tij ndodhi në kohën kur vëllai i tij, Hashim Thaçi, ishte figura më e fuqishme politike në vend.
Edhe pse formalisht bëhej fjalë për një vendim të strukturave të industrisë së sigurimeve, për shumë analistë dhe media emërimi u perceptua si një shembull klasik i ndikimit familjar në sektorë strategjikë të ekonomisë.
Në një ekonomi të vogël si ajo e Kosovës, sektori i sigurimeve është një treg me qarkullim të madh kapitali. Prandaj çdo ndikim politik ose familjar mbi këtë treg shihet si problem serioz institucional.
Pensionimi i parakohshëm dhe pagesa prej 176 mijë euro
Debati publik rreth rolit të Gani Thaçit në këtë sektor u rikthye kur u publikua se me rastin e pensionimit të tij të parakohshëm nga Byroja e Sigurimeve ai përfitoi 176,400 euro kompensim.
Sipas dokumenteve të publikuara në media investigative, kjo shumë përbëhej nga:
42 paga mujore nga 4,000 euro
8,400 euro kontribute pensionale.
Kjo pagesë u dha në dy këste brenda një periudhe të shkurtër kohe.
Në një vend ku pensionet mesatare janë disa qindra euro, një kompensim i tillë natyrisht ngriti pyetje serioze për etikën institucionale dhe standardet e menaxhimit financiar në sektorin e sigurimeve.
Incidenti në ambientet e BKS-së
Kontroversat nuk u ndalën vetëm te aspekti financiar. Në vitin 2018, emri i Gani Thaçit u përmend në raportimet mediatike për një përleshje fizike në ambientet e Byrosë së Sigurimeve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmoi se ai ishte intervistuar si i dyshuar lidhur me një incident ku u përfshi edhe shoferi i tij.
Edhe pse nuk ka raportime për një vendim përfundimtar penal, vetë fakti që një figurë e lidhur me drejtimin e një institucioni ekonomik të rëndësishëm përmendet në një episod të tillë është simptomë e një kulture institucionale problematike.
Nepotizmi dhe rrjetet familjare
Debati rreth Gani Thaçit shpesh është lidhur edhe me një fenomen më të gjerë në Kosovë: rrjetet familjare të pushtetit.
Raportime investigative kanë përmendur gjithashtu punësime të afërmve të tij në institucione publike, çka për shumë kritikë është një ilustrim i modelit klientelist që ka karakterizuar politikën kosovare për vite me radhë.
Në këtë model, institucionet nuk funksionojnë si struktura neutrale të shtetit, por si hapësira ku ndërthuren interesat politike, familjare dhe ekonomike.
Problemi nuk është vetëm një individ
Në një analizë të ftohtë, problemi nuk qëndron vetëm te Gani Thaçi si individ. Problemi është sistemi që e bëri të mundur këtë model ndikimi.
Kur institucionet ekonomike drejtohen nga njerëz të lidhur me pushtetin politik, krijohet një spirale e rrezikshme: tregjet humbasin konkurrencën reale, institucionet humbasin kredibilitetin dhe qytetarët humbasin besimin te shteti. Në fund, humbësi më i madh është vetë republika.
Rasti i Gani Thaçit ngre një pyetje të thjeshtë, por thelbësore: a ka qenë sektori i sigurimeve në Kosovë një treg i rregulluar ekonomik apo një hapësirë ndikimi për rrjete politike dhe familjare?
Pa një transparencë të plotë institucionale dhe pa auditim serioz të këtij sektori, kjo pyetje do të vazhdojë të qëndrojë pezull.
Kosova është një shtet i ri që ende po ndërton institucionet e veta. Por pikërisht për këtë arsye, standardet e transparencës dhe përgjegjësisë duhet të jenë më të larta, jo më të ulëta.

Mulaj për “shpërlarje parash…!”

0
Shpërlarja e parave dhe financimi i terrorizmit nga Agim Kurmehaj dhe Banka Raifeissen
Agim Kurmehaj ka qenë Kryprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë (PTHP), kurse tani është avokat. Si atëherë në cilësinë e kryeprokurorit por edhe tani në funksionin e avokatit, ka qenë dhe mbetet kriminel i pa dënuar për një numër të madh veprash penale ku përfshihen, vrasje, prerje kokash, uzurpime tokash të shtetit, kanosje, shpërlarje parashë me çanta, ngritje të aktakuzave me porosi kundër çdokujt me urdhër të bandave kriminale, mashtrimi me subvencione, keqpërdorimi fëmijëve të prindërve me të meta mendore për qëllime kriminale të tij, madje, edhe falasikimin e dokumenteve zyrtare me dorën personale të tij. Për shkak se ishte i tillë me prova, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) vazhdimisht e kishte zgjedhur dhe rizgjedhur për Kryeprokuror të PTHP. Duke e ditur rekordin e tij kriminal dhe mbështetjen që ia jepte KPK, ambasadat e shteteve të Kuintit secila veç e veç dhe së bashku, si dhe Zyra e Bashkësisë Evropiane, kishin dalur me njoftimin publik duke e denoncuar KPK-në si të kalbur deri në palcë.
Provat e bashkangjitura tregojnë se si Agim Kurmehaj merrej me shpërlarjen e parave dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare përmes fëmijëve të prindërve me të meta mendore si është Mehmet Mulaj. Këtë veprimatri e realizonte duke i shfrytëzuar bankat, institucionet kreditore, dhe ministritë siç janë Banka Raifeissen, Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) . Nga vetëm tri dokumente të paraqitura (ka edhe shumë e shumë tjera), shihet se Mehmet Mulaj më datën 29.01.2015 ka tërhequr nga Banka Raifeissen shumën në para të gatshme prej 4 900 euro, ndërkaq banka i ka ndalur 100 euro në emër të shpenzimeve administrative. Kur pala paditëse e masakrës së Banjës (masakër të cilën e ka autorizuar Agim Kurmehaj), ka shkuar në bankën Raifeissen me këtë dokument dhe i ka kërkuar hollësitë se çka është kjo kredi, kush ka garantuar për të pasi personi që e ka tërhequr nuk punon kund, kush ka garantuar për të, në çka është bazuar ajo kredi kur personi në fjalë nuk ka kurrfarë prone, banka ka deklaruar se këto të dhënat ia jep vetëm prokurorisë. Ndërkohë, prokuroria moti e kishte në dispozicion kallëzimin penal por qëllimisht e mbante në heshtje për shkak se ishte vetë e përfshirë.
Dokumenti i dytë në emër të Mehmet Mulajt është nga KRK, i cili tregon se me datën 27.09.2018 në ora 12:56, ai ka paguar një këst prej 95,20 euro. Kur pala paditëse e masakrës së Banjës ka shkuar me këtë dokument në KRK për të pyetur se çka është kjo dëshmi, KRK është përgjigjur se është kredi në vlerë prej 1 000 eurove. Më tutje, KRK refuzon të japë sqarime rreth faktit se cilat kanë qenë kriteret e dhënies së një kredie të tillë personit të papunë, çka ka ofruar si kolateral ose hipotekë kur nuk ka pronë? Ky hulumtim në KRK ishte bërë pasi prokuroria qëllimisht e mbante në heshtje kallëzimin penal për shkak se ishte vetë e përfshirë në shpërlarjen e parave dhe kreditimin e terrorizmit.
Dokumenti i tretë zyrtar është nga MBPZHR, cili tregon se në vitin 2017 (por edhe para dhe pas tij), Mehmet Mulaj ka marrë subvencione për lopët qumshtore të cilat nuk ekzistonin kund. Personi përgjegjegjës i komunës së Istogut që i bënte këto gjëra (mashtrimi me subvencione) është Haki Bytyqi, i cili ka mundur t’i japë Mehmetit subvencione edhe për bullicat dhe pelat qumshtore.
Këto janë disa nga përgjigjet tronditëse me prova materiale zyrtare për t’ua hequr dyshimin shumë qytetarëve të komunës së Istogut dhe Pejës, të cilët kishin rënë në huti të thellë “se kah dreqi po i merr gjithë ato pare Mehmeti, ky far ngelaçi, rrugaq dhe pijanec analfabet që po i qerasë bandat kriminale të Istogut dhe Pejës kur është i papunë dhe nuk ka kurrfarë prone?” I merr nga policia dhe prokuroria përmes çdo lloj institucioni të përfshirë në krimin e organizuar dhe financimin e terrorizmit siç janë Banka Raifeissen, KRK, MBPRZH, dhe njerëzit privat. Kurrfarë biznesi normal dhe mesatar në Kosovë nuk do të kishte kredi dhe subvencione të tilla aq të diversifikuara si Mehmet Mulaj pa punë dhe pa pronë. Të gjitha këto financime vijnë nga shpërlarja e parave dhe financimi i terrorizmit nga policia dhe prokuroria e Republikës së Kosovës. Meqenëse institucionet e dijnë por e fshehin faktin, atëherë publiku ka të drejtë ta dijë se Mehmeti e ka bash burrë të tezës Sami Shalën i cili e ka “gjetur” çantën me 300 000 euro përballë stacionit policor të Istogut. Atë çantë me pare e ka marrë policia dhe me ato mjete (plus shumë tjera) ka financuar krimin e organizuar dhe terrorizmin, duke përfshirë edhe këto kreditë të Mehmetit pa kurrfarë mbulese nëpër Raiffeisen Bank, KRK, dhe MBPRZH, si dhe për blerjen e KPK-së, PTHP-së, PRSK-së, dhe Këshillin Gjyqësor. Kur jemi tek ky i fundit, a e dini se Hala Shala, motra e Sami Shalës, është procesmbajtëse në Gjykatën Themelore Pejë – Dega në Isotg? Po në të njëjtin objekt të kësaj gjykate, punon si referent Fadili i Halit Ramizit (Fadil Avdylaj) i cili i fshehte provat kundër Mehmet Mulajt. Kur pala paditëse e masakrës së Banjës i ka kërkuar me ngulm dhe i ka marrë, Inspektorati Policor i Kosovës përmes Drejtorisë së Policisë për Standarde Profesionale në Pejë, rreshter Edmond Luta, ka vërtetuar se deklaratat shpifëse të Mehmet Mulajt në polici ia ka shkruar dhe nënshkruar polici Kosovë Avdylaj me numër identifikues PK #0375. Pastaj, i njëjti polic e udhëzon kushërinin e tij afërm Fadil Avdylaj në gjykatë të mos i jepet deklarata e tij e shkruar në emër të Mehmet Mulajt as gjyqtarit Gani Rugova e as palës paditëse për masakrën e Banjës, për shkak se, jo vetëm që vërtetohet se e ka shkruar dhe nënshkruar ai (polici) por përmbajtja e saj nuk ka lidhje me rastin dhe komplet janë shpifje sipas qejfit të policit.
Përderisa bankat, institucionet kreditore, dhe ministritë janë te përfshira në krimin e organizuar dhe financimin e terrorizmit përmes policisë dhe prokurorirsë së Republikës së Kosovës, ne do të kërkojmë së pari llogari dhe trasparencë nga ambasada e Austrisë në Kosovë. Sepse, Raifeissen Bank është bankë me bazë në Austri. Kjo është banka më e madhe në Kosovë, e cila nuk duhet t’i nënshtrohet manipulimeve dhe falsifikimeve sistematike të policisë dhe prokurorisë së Kosovës për financimin e krimin të organizuar dhe terrorizmit shtetëror. Financimi i gjithanshëm dhe shpesh i njëkoshëm për Mehmet Mulajn përmes shpërlarjes së parave duket se ishte ndalur posa ishte vrarë polici Izet Demaj më 27.12.2018. Ajo vrasje e dyfisht në përpjekjet e policisë për ta grabitur një çantë me para prej 50 000 eurove paraqet vepër të konsumuar të terrorizmit, ku pala paditëse e masakrës së Banjës është dëshmitari kyç se si u organizua nga policia.
Në vijim, shfletoni dokumentet zyrtare për sqarime shtesë:
Kësti i kthimit të kredisë për KRK-në nga Mehmet Mulaj në vlerë prej 95,20 euro, ndërkohë zyrtarët e KRK-së vetëm informojnë se kredia ka qenë në lartësinë prej 1 000 eurove dhe asgjë më shumë. Garantuesi i kësaj kredie dhe kthimit të saj me normë të kamatës për personin e pa punë dhe pa pronë: çanta me pare e burrit të tezës (Sami Shalës) të Mehmetit në pronësi të policisë.
Prova zyrtare se Mehmet Mulaj më 2017 ka marrë subvencione ilegale nga MBPRZH në emër të 5 lopëve qumshtore të cilat nuk ekzistonin, dhe kjo ka ndodhur për disa vite rresht. MBPRZH mund t’i ketë dhënë subvencione edhe për bullica dhe pela qumshtore, dhe kjo do të ishte po aq e logjikshme sikur me 5 lopë qumshtore.
Kallëzimi penal kundër Mehmet Mulajt dhe policisë së Istogut për veprat penale “mashtrimi me subvencione”, “shpërlarje e parave/financime të dyshimta”, i dorëzuar në PTHP më 17.08.2017. përfshihet edhe akuza për thyerjen e artefakteve nga Mehmet Mulaj, kurse më vonë në këtë parashtresë të kallëzimit penal, zhdukja e dy artefakteve antike me gravura të Lulijes të cilat ende nuk dihet nëse janë shkatërruar, apo policia i ka vjedhur dhe i ka shitur për financimin e krimit të organizuar.
Kallëzimi penal në PSRK më datën 26.12.2018 kundër Mehmet Mulajt, policisë së Istogut, dhe K.K. të Istogut për veprat penale “mashtrimi me subvencione”, “shpërlarje e parave/financime të dyshimta”, i dorëzuar në PSRK në ora 1:53. Në të njëjtën ditë, pra më 26.12.2018 në ora 15:37:00 është dorëzuar edhe në Inspektoratin Policor. Posa e kanë lexuar, kanë marrë vendim që të nesermën të vritet polici Izet Demaj në qendër të Istogut ose saktësisht me minuta dhe sekonda të 24 orëve. Pikërisht në ora 15:37:00 të datës 27.12.2018 Izetin e kap plumbi i parë në zemër (autopsia thotë shumë afër zemrës). Për të njëjtën datë 27.12.2018, polici Kosovë Avdylaj përmes gjyqtarit Gani Rugova kishte thirrë seancë për gjyshen e paralizuar dhe të sëmurë të Mehmetit, me qëllim që përmes Mehmetit polici t’ia uzurpoj pronën, ashtu siç e ka uzurpuar polici në fjalë tokën e shtetit dhe përmes Venera Lipajt u mundua t’ia uzurpoj me ndihmën e kolonizatorëve sërbë tokën Osman Osmanajt. Vrasja e Izetit ishte organizuar nga policia, kështu që, nëse dikush mendon se ajo vrasje do të neglizhohet me qëllim që të parashkruhet, gabohet rëndë.
Flasifikimi i dokumentit zyrtar nga Agim Kurmehaj në përpjekje për ta mbrojtur veprimtarinë kriminale të Mehmet Mulajt. Këtë falsifikim nga ana e tij e vërteton IPK, ndërkohë IPK vërteton se dklaratën në emër të Mehmet Mulajt e ka diktuar në tërësi dhe nënshkruar polici Kosovë Avdylaj. Këtë dokument zyrtar si provë të falsifikimit, gjykata dhe gjyqtari Gani Rugova refuzonin ta ofronin në kuadër të shkresave të lëndës. Kjo kishte qenë duke u mbajtur peng te referenti Fadil Avdylaj me urdhër të policit Kosovë Avdylaj që të mos vërtetohet falsfikimi i hapur.
Përpos përmbajtjes së shkruar të diktuar nga polici Kosovë Avdylaj në emër të Mehmet Mulajt, nënshkrimet në emër të Mehmetit në polici kanë dallime drastike me nënshkrimin e tij të njëjtë dhe nëpër institucione tjera si KRK, banka, ministri. Zyrtari policor i këtij nënshkrimi ishte Fatmir Gashi nga Balinca e Klinës ose ai që e vrau Kamer Metajn, edhe pse Kameri pas vrasjes së Izetit ishte nisur në drejtim të stacionit policor për t’ua dorëzuar armën që dyshohet se ia kishin siguruar vetëm për ta vrarë Izetin.
Përpos Mehmetit, Agim Kurmehaj përmes Kosovë Avdylajt, Venera Lipajt dhe Liridon Lipajt e kanë detyruar në martesë të parakoshme ose në moshë të mitur (16 vjeç) motrën e Mehmetit, Donjetën pasi e kishin keqpërdorur për qëllime kriminale, çka paraqet vepër penale sipas vepër penale sipas Nenit 239 paragrafi 1 të KPRK-së.
Ps! Redaksia e Drinit nuk e njef temën për të cilën shkruan Isa Mulaj…, andaj përgjegjësia për faktet apo mungesën e tyre në këtë analizë, bije mbi autorin. E drejta e reagimit është plotësisht legjitime dhe redaksia e boton reagimin e tillë nëse vije nga kushdo që mendon se përmbajtja e analizës është e pabazuar në fakte.

Atdheu mbi të gjitha

0

Nga: Arif Ejupi

ATDHEU MBI TË GJITHA

Lini mënjanë parti e fe,
punoni për popull e për Atdhe.
Mjaft më me grindje e fushata,
se huq na shkuan dita e nata.

Lini tekat dhe inatet,
se nuk jemi më në kohë
fisesh e bajraqesh.

Shtrini njëri-tjetrit dorën e pajtimit,
që Kosova, Ilirida e Shqipëria
të dalin sa më parë
nga katrahura e zhgënjimi.

Mos mendoni vetëm për karrigen
dhe xhepin,
se vjen një ditë
kur s’do t’ju lajë as deti.

Atdheu nuk forcohet
me fjalë e premtime boshe,
por me sakrificë, punë
dhe unitet,
ashtu siç punon nëna
ditë e natë
për fëmijët e vet.

Gjenevë, 13 mars 2026

Shënim: Këto vargje bëjnë thirrje për unitet mes shqiptarëve, që Atdheu të vihet mbi çdo ndarje partiake apo fetare.

Me Vjosen më shumë dëmtohet sesa forcohet LDK-ja!

0

Florim Zeqa

Deshtakët e LDK-së, të cilët deri dje e quajtën tradhtare Vjosa Osmanin, tani, pasi ia punoi pas shpine Albin Kurtit po i thonë je e mirë! Deri më sot asnjëri nga të larguarit që themeluan partitë e tyre nuk u kthyen më në LDK, jo pse nuk kanë pasur dëshirë të kthehen, porqë nuk kanë pranuar të bëhen vegla të njerëzve të vegjël në LDK. Për dallim nga ta, Vjosa nuk e ka problem, e kthen gzofin kah të fryn era!

Votat që i kishte marrë Vjosa në vitin 2021 ishin vota për LVV-në

Një president pas përfundimit të mandatit nuk pranon të bie nën nivelin më të ulët politik për ambiciet e askujt, e aq më pak të kërrkujt, këtë rast të dështakëve politik!

Me rikthimin eventual në LDK nuk përfiton gjë Vjosa, e aq më pak partia, e cila nuk do të ngritet asnjëherë me figura të ricikluara nga njëri skaj politik në tjetrin!

Me rikthimin eventual të Vjoses, më shumë dëmtohet sesa forcohet LDK-ja! Këtë fakt duhet ta dinë mirë të gjithë në LDK dhe jashtë saj!

Ai/ajo që tradhton njëherë, tradhton sa herë që t’i jepet mundësia dhe sa herë që i shkon për shtati interesave të tij/saj!

Ky është ligj i natyrës, i pashkruar në librat e drejtësisë!

Sipas mendimit tim, Vjosa Osmani paraprakisht rikthimit në LDK duhet të dal e vetme në zgjedhje me listën e saj për ta matur veten në elektorat, jo nën logot e  partive tjera, e aq më pak si ish presidente e shtetit.

Votat që i kishte marrë Vjosa në vitin 2021 ishin vota për LVV-në!

Thirrjet për rikthimin e Vjosa Osmanit vijnë nga dështakët në ribërjen e LDK-së dhe nga nostalgjikët e një kohe të shkuar në LDK!

Futja e Vjoses nën ombrellën e LDK-së, do të paraqet dështimin e radhës duke iu shërbyer strukturave aktuale të partisë!

Fillimisht Vjosa Osmani duhet të dëshmojë fuqinë e saj politike jashtë konjukturave partiake të LDK-së. Ky do të ishte testi demokratik i lidershipit dhe madhështisë që pretendon që e posedon aktualisht presidentja në largim!

Fuqia politike e një lideri nuk matet me logon e një partie, por me besimin dhe mbështetjen e qytetarëve.

Andaj, nëse Vjosa Osmani dëshiron të dëshmojë fuqinë e saj në elektoratin kosovar dhe në mërgatën tonë, duhet të matet e vetme në peshoren zjedhore, në të kundërtën, mund të mashtrohet keq!

Ata që po i bëjnë asaj ftesa për rikthim në LDK, e bëjnë për interesat e tyre personale e jo për Vjosen dhe as LDK-në!

Nëse vërtetë Vjosa e shkelë betimin e dhënë, se “asnjëherë nuk do të jetë më pjesë e LDK-së, fillimisht shkelë mbi veten e saj dhe parimet humane të një lideri shtetëror!

LDK nuk ngritet përmes riciklimit të figurave politike

Nëse Vjosa i bashkangjitet LDK-së, më i madh do të jetë numri i atyre që do të largohen sesa i atyre qe do të rikthehen në këtë parti!

Sikurse pas ndarjes së fatale të vitit 2006, kur LDK i kishte 45,3 %, bashkimi me LDD-në në vitin 2014 nuk e ngriti më lartë se në 25,2 %, ashtu edhe tani nga 13,5 % që është aktualisht nuk do të ngritet më lartë se në 18 % me rikthimin e Vjoses! Ngase elektorati nuk lëvizë ashtu siq levizin politikanët karrierist.

LDK nuk ngritet përmes riciklimit të figurave politike, por përmes një procesi të rregullt zgjedhor dhe demokratik brenda partisë.

Dështakët politik iu frikësohen zgjedhjeve në LDK, andaj e kërkojnë rikthimin e Vjoses për shpëtimin dhe forcimin e pozicioneve të tyre në këtë subjekt politik.

Sa i përket Vjoses, ajo lekun dhe pushtetin i ka para gjithçkaje, për të nuk ka fe as parti, komb dhe as atdhe, e më së paku parime në të cilat thirret me hipokrizi. “Rugovizmin” e përdorë si farsë politike për mashtrimin e elektoratit! Po të ishte ndryshe, nuk do ta kishte dërguar gati gjysmën e elektoratit të LDK-së në krahun e majtë për intersat e saj politike.