Kreu Blog Faqe 232

Një politikan “i pakicës”, që nga inferioriteti do t’i përshtatet “shumicës”, që pa e ditur nuk i shërben kombit, por Islamit Politik Global!

1
Nga: Gjergj Kabashi
_____
Një politikan që mendohet se i përket religjionit të krishter, kishte “shtru iftar” për njerëz që ai me apo pa vetëdije i përcakton si pjesëtar të një religjioni tjetër.
Ishte një gjest i panevojshëm, që shumëkush e bën në Kosovën e vogël dhe “të ngujuar” në raport me botën e madhe.
Gjesti i tij nuk është kurrfarë gjesti që i afron njerëzit, por që vetëm e shton islamizimin e shoqërisë që ka nevojë të madhe, të jashtëzakonshme të deislamizohet.
Në mënyrë që mos t’ia zë frymën e ngulfas kombin Arbnor në vendin e vet !
Sjelljet e tilla, gjoja fisnike, janë sjellje inferiore që i shtojnë “gardhet” dhe “muret” në mes nesh !
Një gjest krejt i kotë, që atë dhe komunitetin religjioz që mendohet se i takon, e largon edhe më shumë në skajet e jetës, duke mos e pa si pjesë të së njejtës familje a kombit, por të një religjioni të caktuar.
Se po islamizohemi për interesat e huaja antishqiptare nga ana e atyre që, prej pasluftës e deri tash nuk pushojnë nga mësymjet për përmbushjen e agjendës së tyre për të na islamizuar dhe shndërruar në pjesë të religjionit panislamik, pra të asaj që njihet si pjesë e “miletit-umetit Musliman!”.
Shumëkush nuk po don ta kuptoj se Islami Global , që domosdo duhet ta dëbojmë nga Kosova dhe mbarë hapësirat jetësore të kombit shqiptarë, e ka në planprogram zhdukjen e Hebrenjve dhe të Krishterëve.
Zhdukjen parasëgjithash të kombit Arbnor, kulturës dhe historisë, dokeve e zakoneve të tij të lashta!
Kaq…!
Ne mund të bëjmë sa të duam gjeste të tilla, gjoja fisnike dhe pseudohumanitare, por e gjithë kjo është e kotë dhe e padobishme. “Ti” me këtë gjest të mjerë synon t’i përshtatesh “shumicës”, duke e konsideruar pa të drejtë vetën “pakicë” brenda familjes tënde kombëtare!
Ky është shërbim, qoftë edhe i pavetëdijshëm i Islamit Politik Global dhe agjendave antinjerëzore të “Vëllazërisë Myslimane!”
“Toleranca fetare” është pjesë e thellë dhe e ndërgjegjshme e kulturës njerëzore, ku Njeriu as që duhet të mendoj e “ta shoh” tek tjetri përkatësinë e caktuar religjioze, por vetëm Njeriun… !
Por, tek ne, nuk bëhet fjalë fare më “për Tolerancën”, që nuk do të duhej as që t’i interesonte askujt për bindjet religjioze a të tjera të tjetrit, por fjala është për pushtimin e brendshëm me një religjion që po praktikohet me qëllime të qarta të Islamit Politik, i shtyrë nga “Vëllazëria Myslimane”, së cilës i duhet theksimi publik i bindjeve religjioze të pjesëtarëve të “Umetit të Profetit…!”.
Për fat të keq, këtë po e ndihmojnë pa ua kërkuar askush ndihmën edhe disa “të krishterë”…!
Kjo “tolerancë” përndryshe ka përfunduar moti, qyshse Tjetri, pra i huaj, po ia meremeton e ndërton “komunitetit më të madh religjioz” ndër ne objektet e kultit !
***
Shënim…!
“Familja e Anton Qunit ka shtruar iftar për bashkëluftëtarët dhe miqë të besimit mysliman 
“Familja Quni shtroi iftar për bashkëluftëtarët dhe shoqërinë e afërt, të cilët e vlerësojnë dhe e çmojnë unitetin e shokëve të armës. Këtë iftar e bënë edhe më madhështore sakrifica sublime e familjes Jashari dhe datat e lavdisë së Epopesë së UÇK-së, si kushtrim për ne një histori që na bën krenarë dhe na obligon me përgjegjësi, në çdo kohë dhe në çdo rast. Përtej festës shpirtërore, ajo na kujton se duhet të kontribuojmë vazhdimisht në ndërtimin dhe jetësimin e amanetit për të ardhmen tonë. Ashtu siç na bashkoj beteja e Koshares, pa dallim të fejës, gjithnjë jemi bashkë në paqe.”
Krejt në rregull është ta vësh plisin e bardhë “në dritën e syrit”, por nuk është në rregull dhe as e kuptueshme që të mos e shohësh islamizimin e kombit tënd, sidomos në Kosovë.
_____
Debati në rrjetin social fb, rreth rastit:

Agron Mani

Ky politikan e ka emrin Anton Quni.
I nderuari Bajram, në shkrimin tënd i paske trajtuar mrekullueshëm faktet se ky akt është i dëmshëm për shqiptarët.
Ky gjest i Anton Quni t ishte shumë i panevojshëm dhe i dëmshëm. Në deklaratë thuhej se për iftar i kishte mbledhur bashkëluftëtarët nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, thuajse ata kanë luftuar për fe.
A nuk pate Anton ndonjë ditë kombëtare, si për shembull për Dita e Pavarësisë së Kosovës apo për Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ose ndonjë rast tjetër, që ta festonte lirinë me ata miq me darka të tilla?

Afrim Musliu: Pse palidhje? Antoni këtë e ka bërë si individ, sepse as nuk përfaqëson institucion shtetërorë, e as parti politike. Ku ishe ti dhe Bajram Kabashi me e kritiku Albin Kurtin dhe politikanët e “shumicës” kur shkonin në Turqi dhe takoheshin me TIKA-n dhe me terroristin islamik Osman Atalay? Po islamisti i egër Mustafë Bajrami, këshilltar i kujt është? I Anton Qunit apo Albin Kurtit? Po hoxhatjetër ekstrem, Osman Musliu, a ka hangër pasul me Antonin apo Albinin?

Afrim isha këtu te bë të njëjtën gjë që pe bëjë tani.
Afrim unë jam qytetarë që ndjehem i lirë dhe i përgjegjshëm ndaj shtetit dhe demokracisë. Nëse do po ti gjej kritikat kur koketojshin me klerik e fe Albin Kurti, Vjosa Osmani, Hashimi, Lumiri, e të gjithë papërjashtim, a po do mi ti gjet statuset tu i kritiku për të njëjtën qështje.
____

Bajram Kabashi (Gjergj Kabashi)

Agron Mani e kam kritikue, duhet ta dije këtë se je mjaft i informuem. Kqyre ne Drini dhe i gjen kritikat e tilla. Kritikën ma te madhe ndaj tij e kam në analizen Kurti në Alaudin, si imam! Islamizimin antishqiptar, kryesisht per interesat e Turqisë neoosmane dhe të Serbisë qe pothuaj 200 vjet, e kanë ba të gjitha partitë tona, kryesisht PDK dhe LDK që ia kanë vënë bazat këtij antishiptarizmi pasçubrilloviqian, por edhe LVV që po i jep maje. Të gjithë, me përjashtim te Ibrahim Rugovës së ndjerë, i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë së keqes !
_______
Ps!
Ky që i flet këto mendime të helmëta, që shihet në foton kryesore të shkrimit, është këshilltar i atij që nuk do të kishte të drejtë ta “këshillonte” dhe një shtet i mirëfilltë kombåetar, që e respekton parasëgjithash Kushtetutën e vet dhe Nenin 8 të saj, do të duhej “ta këshillonte” e t’ia tregonte vendin, duke e heshtë përgjithmonë.

28 vjet nga demostrata e madhe shqiptare në Vicenza të Italisë, e 21 marsit 1998

Nga: Gëzim Muçolli

Kujtime për 28 vjetorin e demostratës së madhe shqiptare në Vicenza të Italisë (21 mars 1998 – 21 mars 2026)

Ishte e shtunë, dita e parë e pranverës së vitit 1998. Ende nuk kishin kaluar dy javë nga masakra e policisë dhe ushtrisë serbe në mesin e banorëve të fshatit Prekaz në Drenicë, ku ishin vrarë pa dallim dhjetëra viktima prej pleqve të moshuar deri te gra shtatëzëna dhe fëmijët e djepit. Pas një lufte të pabarabartë ishte vrarë edhe Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari bashkë me vëllaun Hamzën dhe gjithë anëtarët e tjerë të familjes që ndodheshin në shtëpitë e tyre.

Në qytetin Viçenca të Italisë me 21 mars 1998, përballë hyrjes së Bazës Nato, kazermës Ederle të ushtrisë amerikane, po vërshonin si lumë turmat e bashkatdhetarëve nga gjitha viset e Shqipërisë etnike, derisa bashkë me Engjëll Koliqin, Massimo Corradi, Arsim Berishën, Xhavit Fetajn, si dhe aktivistë tjerë të mërgatës kosovare si Xhafer Berisha, Valdete Muçolli-Llumnica, Hamit Kurti, Dalip Krasniqi, Fadil Shabani, Izet Zeqiri, Xhemail Gashi, Agim Fetaj, etj., po i ndërlidhnim përgaditjet e fundit në koordinim me policët dhe karabinierët e caktuar për ruajtjen e rendit dhe mbarëvajtjen e protestës proamerikane dhe prokosovare dhe kundër barbarisë serbe. Aty ishin edhe udhëheqësit e Digosit (Policia sekrete italiane) të Viçencës të cilët po kërkonin spjegimet e fundit prej nesh dhe garancitë që nuk do të ndodhnin ekcese dhe bllokim i rrugës, e që parreshtur po komunikonin me strukturat e sigurisë amerikane brenda bazës Nato. Dukej që edhe ato ishin në agjitacion dhe nga dritaret po dukeshin mes perdeve persiane objektivët e videokamerave që po xhironin gjithë atë që po ndodhte.

Derisa përgjegjësi i Digosit po na dëftonte se ishte praktikë e zakonshme që CIA të inçizonte në raste të tilla manifestimet para bazës ushtarake të Natos, tek po vinin bashkatdhetarë tjerë nga Italia në grupe siq kishin zbritur nga autobusët me parulla dhe flamurin kombtar në duar duke brohoritur fuqishëm UÇK-UÇK si dhe Rugova-Rugova. Përnjëherësh kur u bashkuan me ata që kishin ardhur paraprakisht i gjithë vendi jehonte fuqishëm në thirrje për angazhim direkt ushtarak të ushtrisë amerikane dhe të Natos në Kosovën martire të robëruar nga barbarët serbë që po vrisnin edhe fëmijët në djep.

Pas fjalimeve të rastit erdhi vetë përgjegjësi i Digosit dhe shprehu kërkesën e Komandantit të Bazës Nato që të takojë menjëherë personalisht një delegacion kosovar që ti shpreh kërkesat e protestuesve kosovarë. I takoi zotrinjëve Engjëll Koliqi gazetar, patriot dhe aktivist i dalluar si përfaqësues i Komunitetit Shqiptar në Itali dhe Arsim Berisha kryetar i Fondit të trepërqindshit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, të cilët pas një bisede mjaft produktive i dorëzuan komandantit amerikan Dokumentin politik të Peticionit të kosovarëve të Italisë të shkruar nga Gëzim Muçolli bashkë me firmat e mijëra kosovarëve.

Para manifestuesve të cilët po prisnin jashtë kur dolën Engjëlli dhe Arsimi dhe thanë premtimin e gjeneralit amerikan se dokumenti i nënshkruar prej kosovarëve bashkë me raportin e takimit me përfaqësuesit tonë të hënën e ardhshme do të ishte në tavolinën e punës së Wesli Klarkut në selinë e Natos në Bruksel dhe komandantit të ushtrisë në Pentagon si dhe ministrit të mbrojtjes në qeverinë e presidentit Klinton.

Vetëm dy javë pas flijimit të Prekazit, fjalët e gjeneralit se Amerika do të përkrahë me të gjitha mjetet luftën për çlirim të popullit të Kosovës ngrohën zemrat e shqiptarëve të tubuar atë ditë të ftohtë e me reshje të herëpashershme të borës para Bazës ushtarake amerikane, nga e cila ishin komanduar aksionet ushtarake kundër Gadafit në Libi, pastaj kundër trupave okupuese të Irakut në Kuvajt si dhe në bombardimet e trupave të Natos gjatë luftës në Bosnje.

Ishte moment emocional i papërsëritshëm dhe i paharruar kur entuziazmi i masës së tubuar shpërtheu me valëzimin e flamujve kuqezi dhe me thirrjet kumbuese UÇK-Rugova, Liri për Kosovën, Kosova Indipendente, Adem Jashari,etj.

Jehona e këtij manifestimi në mbrëmje nëpërmes valëve satelitore të Radio Televizionit Shqiptar dhe Radio Tiranës jehoi në gjithë botën duke u dhënë forcë dhe shpirt ushtarëve të Uçk-së nëpër istikame përballë armikut shekullor, të cilët vazhduan luftën e tyre edhe një vit deri në intervenimin e ushtrisë amerikane dhe të Natos në Serbi dhe Kosovë në vitin 1999, që solli deri te çlirimi i Kosovës.

Amerika e mbajti fjalën dhe edhe sot është garantuese e lirisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Image

Rënja e “Monarkisë Osmani”!

0

Florim Zeqa

Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në momentin që e dha lajmin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, e shënoj fundin e saj politik! Për zgjedhje të jashtëzakonshme vendosë Gjykata Kushtetuese e jo dekreti i Vjosa Osmanit!

Iu dogj bishti, u dogj katundi!

Populli i Kosovës ishte shprehur qartë më 28 dhjetor të vitit të kaluar, ku me votën e tij, mbi 51% i dha legjitimitet LVV-së për krijimin e institucioneve të shtetit. Qeveria u zgjodh me shumicën e thjeshtë, por, kur i erdhi radha zgjedhjes së presidentit/es kërkoheshin 2/3 e votave të dyfishta, përkatësisht të së paku 80 votave nga 120 deputetët plus 2/3 e votave të pakicave në Kuvend, si dhe kuorumin si kusht i domosdoshëm me pjesmarrjen e opozitës, pasi mazhoranca i kishte 66 vetëm vota për presidentin!

Vendosja e amandamenteve për ndryshim të Kushtetutës, të miratuara nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2011, pra me 15 vjet vonesë e dëshmon mos interesimin e presidentes për të ardhmen e shtetit.

Vetëm në momentin kur dhelprës Vjosë filloj t’i digjej bishti, bërtiti me të madhe, “u dogj katundi” (Kosova)!

Në momentin kur e ndjeu rrezikun e humbjes së postit të presidentes, Vjoses ju duk sikur u ndal dielli, dhe në ato momente u përpoç t’ua ndalë diellin edhe të tjerëve pa dallime etnie, religjioni apo rajoni.

Në fakt, për Vjosa Osmanin asnjëherë nuk ka qenë shqetësim interesi i shtetit dhe qytetarëve, e më së paku interesi i elektorait dhe partive, të cilat i ndërron qysh të ndërron moti, por prioritet e kishte karrierën e saj politike dhe pasurimin përrallor!

Po të ishte ndryshe, për pesë vjet në postin e kreut të shtetit, Vjoses do t’i bie së paku një herë ndërmend ndryshimi i amandamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit/es nga populli, por kjo i erdhi në mendje vetëm kur e vërejti fundin e saj politik si presidente e shtetit.

Edhe në këto rrethana, i gjithë spektri politik shqiptar përfshi pakicën jo serbe i mbështetën ndryshimet kushtetuese në Kuvebnd, por doli të jetë pakica serbe që ia prishi llogaritë e shpëtimit politik Vjosa Osmanit!

Tani nuk dua të flas për rrethanat si arriti deri tek posti i presidentit, por dëshiroj të themë se, shkallët e ngritjes në kulmin e karrierës politike, iu kthyen në shkallët e rënjes katastrofale nga froni i pushtetit!

Kthimi i sërishëm përqafimeve me hipokrizi

Vjosa Osmani i tradhëtoi një nga të gjithë ata që e ndihmuan në ngritjen e saj politike, filluar prej Fatmir Sejdiut, Isa Mustafës e deri tek Albin Kurti!

Të gjithë të apostrofuarit dhe të tjerë si këta, paraprakisht ngritjes në karrierë i kishte përqafuar me hipokrizi!

Kurse tani, logjikisht parashtrohet pyetja hipotetike, cili do ta ketë fatin e përqafimit helmues të Vjosa Osmanit?!

Përafrimi i saj me PDK-në e nxori në sipërfaqe miqësinë e vjetër, por të fshehtë, që gjithmonë Vjosa Osmani e ka pasur me krerët e lartë të këtij subjekti politik!

Kurse LDK-në gjithmonë e ka përdorur si poligon veprimi politik për interesat e saj meskine, pa punuar për të mirën e saj asnjëherë.

Lojën me logon e LDK-së dhe simbolet dardane i ka përdorur vetëm si kamuflazh për t’a mashtruar elektoratin rugovian siq i mashtroj e rreshtuar në listën zgjedhore të LVV-së!

Vjosa Osmani, me humbjen e postit të Presidentes, si një egoiste e papërmirësueshme dhe karrieriste e pangopshme për pushtet, me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë antikushtetuese, u tregua juriste e dobët, ngase me këtë akt e shënoj fundin e karrigës së presidencës dhe karrierën e saj politike në përgjithësi.

Vjosa e mundur nga egoja personale, shperndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje te parakohshme. Pas bllokadës një vjeçare dhe kaosit të politik, po kërkon sërish zgjedhje të jashtëzakonshme, duke shpresuar kthimin e saj në postin e presidentit, për të cilin është e gatshme t’i vë flakën Kosovës ose t’a braktisë përgjithmonë!

8 Mars 2026 – Gruaja Shqiptare, Forca dhe Krenaria e Kombit

0

Luan Dibrani, Gjermani

Sot, më 8 Mars 2026, nuk festojmë thjesht një ditë, por nderojmë forcat që mbajnë gjallë shpirtin e kombit – gratë shqiptare. Ato janë zemra, drita dhe shtylla e çdo familjeje dhe komuniteti.

Gruaja shqiptare ka bartur mbi supet e saj sakrificat e shekujve, ka ruajtur gjuhën, traditën dhe dinjitetin, dhe ka rritur brez pas brezi me krenari dhe mençuri. Ajo ka qëndruar si mburojë në kohë lufte dhe ka ndërtuar shpresë në kohë varfërie.

Por sot, gruaja shqiptare sfidohet nga përpjekjet për ta tjetërsojë: me fe të huaja, zakone të huaja, ideologji të huaja. Përpiqen ta mbulojnë, ta shthurin, ta zbusin dhe ta sllavërojnë, duke harruar që ajo është bëthësi i identitetit dhe krenarisë shqiptare.

Gruaja shqiptare nuk dorëzohet. Ajo është e lirë, e fuqishme dhe krenare. As fe e huaj, as zakon i huaj, as zullum dhe propagandë nuk mund ta thyejnë. Ajo qëndron mbi çdo përpjekje për të zvetënuar forcën e saj, për të mohuar arsimimin dhe emancipimin e saj, dhe për të fshirë vetë identitetin e saj kombëtar.

 Poezi për 8 Marsin – Gruaja Shqiptare e Lirë

Grua e zjarrtë, ti nuk jepësh kurrë dorë,
As fe, as zakon nuk të shkundin shpirtin.
Ti mban gjuhën, traditën dhe dinjitetin,
Ti je mburojë dhe flakë e shpirtit kombëtar.

Kur përpiqen të të mbulojnë, ti ndez dritën,
Kur përpiqen të të sllavërojnë, ti ngrihesh krenare.
Mos e lejo askënd të të tjetërsojë,
Mos e lejo askënd të të thyejë!

Ti je gruaja shqiptare – mbretëresha e forcës, e dijes dhe e krenarisë,
Ti je drita që nuk shuhet, zëri që nuk hesht, dhe zemra që mbart të ardhmen e kombit.

Prandaj, 8 Marsi nuk është thjesht festë,
Ai është ditë luftë për nderin, dinjitetin dhe lirinë e femrës shqiptare,
Dita kur nderojmë çdo grua që mban gjallë shpirtin e kombit.

Gëzuar 8 Marsin!
Me krenari, respekt dhe zjarr për çdo grua shqiptare që sfidon çdo kufizim dhe ruan lirinë e saj.

Le Soir Illustré (1934) / Kush është Ekrem Libohova, ambasadori i ri i Shqipërisë në Belgjikë ?

Ekrem Libohova — Burimi: Le Soir Illustré, 19 maj 1934, faqe n°3.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Mars 2026 

Revista belge “Le Soir Illustré” ka botuar, me 19 maj 1934, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth emërimit ambasador të Ekrem Libohovës në Belgjikë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Ekrem Libohova, ministër i Shqipërisë

Burimi: Le Soir Illustré, 19 maj 1934, faqe n°3.

Burimi: Le Soir Illustré, 19 maj 1934, faqe n°3.

Ministri i ri i Shqipërisë në Belgjikë, Ekrem Libohova, i dorëzoi të martën letrat kredenciale mbretit Leopold.

Ekrem Libohova nuk është i panjohur për ne, pasi një pjesë të studimeve të tij i ka kryer në Bruksel.

I lindur në vitin 1882 në një fshat të jugut të Shqipërisë, pasi mësoi gjuhën e vendit të tij, ai u kthye në Kostandinopojë. Pasi përfundoi studimet e mesme në liceun e Galata-Serait, u nis për në Belgjikë dhe vazhdoi studimet atje.

Pas Luftës Ballkanike që i dha fund sundimit osman në Ballkan, dhe pasi Shqipëria shpalli pavarësinë e saj, Ekrem Libohova zgjodhi të shërbejë për vendin e tij.

Shumë i vlerësuar, ai iu përkushtua me zemër Shqipërisë, duke vënë në shërbim të saj njohuritë e tij të shumta. I pajisur me një talent të jashtëzakonshëm, Ekrem Libohova, pas një misioni të rëndësishëm diplomatik në Romë, u thirr nga mbretëria e re dhe u bë një nga përfaqësuesit kryesorë të shtetit shqiptar.

Në vitin 1929, Ekrem Libohova u caktua për të përfaqësuar mbretin Zog në Paris. Disa muaj më parë, diplomati i shquar u thirr gjithashtu në postin e rëndësishëm në Bruksel.

Vdekja e mbretit Albert e vonoi udhëtimin e Ekrem Libohovës, i cili u detyrua të ndryshonte në Tiranë letrat kredenciale që fillimisht ishte ngarkuar t’ia dorëzonte sovranit tonë të ndjerë.

Ministri i ri i Shqipërisë në Belgjikë, me të cilin patëm një bisedë të gjatë, na shprehu gjithë gëzimin e tij që përfaqëson vendin e tij në Bruksel, ku ka ruajtur kaq shumë miq.

“Dëshiroj,” na tha ai, “dhe të gjitha përpjekjet e mia do të synojnë këtë qëllim, të zgjeroj marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe kulturore midis dy kombeve. Megjithë distancën që i ndan, Belgjika dhe Shqipëria janë të destinuara të kuptohen mirë me njëra-tjetrën.”

Ekrem Libohova na kujton më pas se në vitin 1929 ai erdhi personalisht për t’i dorëzuar mbretit Albert « le Collier d’Albanie », dekoratën më të lartë të vendit të tij.

  1. C.

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

0
Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi
➖Vjosa Osmani u pa duke pirë ujë para kamerave gjatë muajit të Ramazanit.
♦️Dhe menjëherë u ngrit kori i zakonshëm i moralistëve anadollakë që mendojnë se shteti duhet të drejtohet me ritet e tyre fetare.
Ky është pikërisht dallimi midis shtetit modern dhe mentalitetit mesjetar.
Kosova nuk është teokraci.
Kosova është republikë kushtetuese, laike, europiane.
Presidentja e saj nuk është imame, nuk është hoxhë, nuk është predikuese fetare.
Ajo është garant i Kushtetutës, i shtetit dhe i orientimit euro-atlantik të Kosovës.
➖Pse kjo histeri është e rrezikshme?
Sulmet ndaj Vjosa Osmanit nuk janë për një gotë ujë.
Ato janë për modelin e Kosovës që ajo përfaqëson.
– një Kosovë europiane
– një Kosovë me institucione laike
– një Kosovë të lidhur fort me SHBA dhe BE
– një Kosovë që vazhdon filozofinë politike të Ibrahim Rugovës
Ky model i shtetit modern është pikërisht ajo që shqetëson radikalët.
♦️Sepse ata duan një Kosovë të mbyllur, provinciale, të kapur nga mentalitete orientale që nuk kanë lidhje me traditën shqiptare.
➖Vjosa Osmani dhe linja Rugoviane
Në politikën kosovare ka pasur dy figura që kanë pasur legjitimitet të fortë ndërkombëtar
🟢Ibrahim Rugova dje
🟢Vjosa Osmani sot
Rugova ndërtoi identitetin politik të Kosovës si shtet europian dhe pro-perëndimor.
Vjosa Osmani po e vazhdon atë linjë me qartësi
🔹orientim euro-atlantik
🔹marrëdhënie të forta me SHBA
🔹reputacion serioz në institucionet europiane
🔹profil shtetari modern
Nuk është rastësi që ajo është një nga politikanet kosovare më të respektuara në Perëndim.
➖Sulmet nga radikalët
Sulmet vijnë nga disa drejtime
🔻nga radikalët islamikë që mendojnë se feja duhet të drejtojë shtetin
🔻nga segmente populiste brenda LVV që nuk e durojnë një institucion të pavarur
🔻nga pjesë të opozitës që nuk ia falin pavarësinë politike
Por në thelb është një reagim i vjetër ndaj një figure moderne.
➖Një e vërtetë që duhet thënë:
Të respektosh besimin është qytetari.
Të imponosh ritet fetare mbi shtetin është fanatizëm.
Shqiptarët nuk janë popull teokratik.
Tradita jonë është kombëtare dhe laike.
“Kur feja përdoret për pushtet, humbet edhe feja edhe shteti.”
“Fanatizmi gjithmonë sulmon modernitetin, sepse moderniteti e nxjerr zbuluar.”
“Një republikë nuk drejtohet me rituale, por me Kushtetutë.”
🔰Presidentja e Kosovës nuk ka nevojë të justifikohet pse pi ujë.
Përkundrazi, ata që duan ta kthejnë politikën në tribunë fetare duhet të kuptojnë se Kosova është republikë europiane, jo kazermë ideologjike.
➖Mesazhi që sheh Perëndimi👇
Europa dhe Amerika e shohin Kosovën si një shtet të ri që duhet të mbrojë karakterin e tij perëndimor.
Dhe po, ata e monitorojnë me shumë vëmendje:
– orientimin politik të elitave
– retorikën radikale fetare
– ndikimet nga Lindja dhe nga qarqe islamiste
🔴Në një botë ku tensionet mes Iranit, Lindjes së Mesme dhe Perëndimit janë reale, çdo shenjë radikalizimi në Ballkan është alarm strategjik për Perëndimin.
Prandaj beteja nuk është për një gotë ujë.
Beteja është për çfarë Kosove duam.
➖Një Kosovë europiane në rrugën e Rugovës, apo një Kosovë të kapur nga mentalitete anadollake që nuk përfaqësojnë as historinë dhe as të ardhmen e shqiptarëve.
Albert Zadrima.
_____
Pra, Majlinda  Grajçevci, thekson dhe sqaron me të drejtë, se: 
Po bëhet një manipulim i madh me këtë temë.
Kosova nuk është shtet fetar, por shtet laik. Këtë e garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Presidentja nuk është imame e një feje, por presidente e gjithë qytetarëve – edhe të atyre që agjërojnë, edhe të atyre që nuk agjërojnë.
Pirja e ujit nga Vjosa Osmani në mes të ditës nuk është as skandal dhe as mungesë respekti. Në një shtet laik askush nuk ka detyrim të agjërojë, as presidentja.
Edhe shembulli me Thomas Jefferson përdoret gabim. Ai nuk krijoi traditë iftaresh në Shtëpinë e Bardhë; thjesht shtyu një darkë në vitin 1805 për një diplomat mysliman. Tradita e iftarit në Shtëpinë e Bardhë filloi shumë më vonë me Bill Clinton në vitin 1996.
Po ashtu presidentët amerikanë si George W. Bush, Barack Obama, Donald Trump apo Joe Biden kanë organizuar iftare për komunitetin mysliman si gjest diplomatik dhe respekti për pluralizmin. Ata nuk agjërojnë për myslimanët dhe nuk ndalojnë të pinë ujë gjatë ditës.
Respekti për një fe nuk matet duke detyruar gjithë shoqërinë të sillet sipas një rituali fetar. Respekti matet duke garantuar lirinë që secili të agjërojë ose të mos agjërojë.
Kosova është shtet i qytetarëve, jo i një feje të vetme.

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

0

Foto: HANDOUT / AFP / NTB

Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike janë thyer.

Isak Løve Pilskog Loe
Simone Holen Sønstrød

Gazetarë të VG 

Ish-ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, mendon se SHBA-ja – dhe „pjesa tjetër e botës“ – po përsërisin disa nga gabimet që u bënë në fillim të luftës së plotë të Rusisë kundër Ukrainës.

Në një postim në X, Kuleba tërheq vëmendjen mbi tre vëzhgime që ka bërë për luftën në Lindjen e Mesme.

Së pari, ai tregon se si dronët e lirë iranian Shahed ende po shkatërrohen me raketa ajrore shumë të shtrenjta.

Kuleba shkruan se bota ka studiuar për katër vjet luftën e Rusisë në Ukrainë në detaje, por megjithatë përfundon duke përdorur raketa që kushtojnë miliona dollarë për të ndalur dronë relativisht të lirë.

– Ukraina e mësoi këtë mësim në 2023. Të tjerët kanë zgjedhur ta mësojnë atë në mënyrë të rëndë, shkruan ai.

Dmytro Kuleba ishte ministër i Jashtëm i Ukrainës kur lufta u shndërrua në një pushtim të gjerë në vitin 2022. Ai ishte një aktor qendror në qeverinë e presidentit Volodymyr Zelenskyj deri sa dha dorëheqjen në shtator 2024. Sot, Kuleba jep mësim në universitetin elitë francez Science Po. Foto: HANDOUT / AFP / NTB

Ish-ministri i jashtëm paralajmëron gjithashtu për idenë se konflikti mund të jetë i shkurtër. Ai tregon se shumë komentatorë në fillimin e luftës në Ukrainë besonin gjithashtu se ajo do të përfundonte shpejt.
Lexoni gjithashtu: Kuleba për VG: – Ne nuk kemi të drejtën të jemi të lodhur
Sipas Kulebës, lufta do të jetë e shkurtër vetëm nëse SHBA-ja heq dorë nga synimi për ndryshimin e regjimit në Iran.

– Por atëherë, ayatollahët fitojnë në mënyrë strategjike. Dhe kjo do të thotë vetëm një gjë: një luftë e re po vjen, shkruan ai.

Ai gjithashtu tregon atë që ai e sheh si një zhvillim të rrezikshëm për sigurinë në vendet e pasura.

Kuleba mendon se sulmet ndaj qyteteve të pasura tregojnë se vendet që më parë ishin “të sigurta” nuk janë më jashtë përmasës.

– Barrieri psikologjik ka rënë. Nëse një dron mund të godasë Dubai-n, ai mund të godasë edhe Parisin. Simbolet e sigurisë, pasurisë dhe komoditetit janë tani objektiva legjitime – jo vetëm për Iranin, shkruan ai.

– Nuk është një vend i tretë rastësor
Ekspertja e së drejtës ndërkombëtare Cecilie Hellestveit ndan shqetësimin e Kulebas, por tregon për arsye krejt të ndryshme nga dronët.

Cecilie Hellestveit
Hulumtuese e së drejtës ndërkombëtare, juriste dhe shkencëtare shoqërore

– Se qytetet e mëdha perëndimore dhe qendrat moderne që përfaqësojnë mirëqenie dhe siguri mund të sulmohen, mendoj se është e qartë. Kur një shtet hyn në luftë kundër një vendi tjetër, kjo nënkupton gjithashtu ekspozimin e territorit të tij ndaj sulmeve në kthim, thotë ajo për VG.

Në të njëjtën kohë, Hellestveit thekson se Dubai dhe Emiratet nuk janë një vend i tretë i rastësishëm.

Ajo beson se arsyeja pse Dubai goditet, është për shkak se Emiratet janë një aktor në radhë të dytë dhe strehon baza amerikane. Konflikti do të eskalojë vetëm nëse Irani drejtohet ndaj infrastrukturës kritike në vendet e Gjirit, dhe kur sulmet nuk janë drejtuar vetëm kundër interesave amerikane.

– Ajo që unë e konsideroj si zhvillimin më shqetësues të kësaj lufte, përveç tërheqjes së vendeve të tjera në konflikt, është sulmi i amerikanëve ndaj një anije lufte iraniane në det të hapur.

– Atëherë hyjmë në një fushë që nuk ka kufij territorialë.

Edhe pse ajo e kupton shqetësimin e Kulebas për dronët, ajo thekson se kërcënimet kibernetike, dhe sidomos operacionet detare, janë shumë më problematike.

– Ishte hera e parë që amerikanët e bënë këtë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo është një barriera e konsiderueshme, për të cilën jam mjaft e shqetësuar për efektet e saj, thotë ajo.

Foto e marrë nga një video e siguruar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, e cila tregohet një shpërthim i një anije iraniane në Oqeanin Indian. Foto: Komanda Qendrore e SHBA-së përmes AP

Tregon paralajmërim për një luftë të gjatë
Eksperti i së drejtës ndërkombëtare mendon se nëse konflikti nuk zgjidhet brenda pak ditësh, duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë.

– Shumica mendonin se kjo do të ishte një luftë e shkurtër, sepse amerikanët do ta shtynin Iranin drejt tavolinës së bisedimeve për marrëveshjen bërthamore. Ka pasiguri rreth së ardhmes nëse amerikanët kanë kaluar tek motivet e tjera, thotë eksperti.

Ajo paralajmëron se Irani është përgatitur për këtë lloj konflikti për dekada.

– Kjo do të thotë se iranianët ndoshta kanë shumë skenarë të ndryshëm për të cilët kanë bërë plane. Dhe më befasonte shumë nëse iranianët në një mënyrë a në një tjetër nuk kanë kapacitet për të qëndruar relativisht gjatë.

Një raketë iraniane që fluturon drejt Izraelit, e parë nga Tel Avivi, më 7 mars 2026. Foto: Dylan Martinez / Reuters / NTB
Hellestveit gjithashtu nuk pajtohet me pretendimin e Kulebas se po përsëriten gabimet nga lufta në Ukrainë.

Ajo shpjegon se përdorimi i shumë raketave të lira për të mbingarkuar mbrojtjen ajrore të armikut, i kombinuar me raketa të sakta dhe të drejtueshme, ka qenë strategjia e Hamasit dhe Hizbollahit kundër Izraelit për dy dekada.

– Në pjesën më të madhe është një luftë ekonomike me mjete ushtarake, por gjithashtu edhe një mënyrë për të treguar aftësi ushtarake.

– Kishin ato raketa balistike që Irani përdori kur sulmoi Izraelin në tetor 2024. Atëherë iranianët treguan se kanë kapacitete konvencionale që nuk lidhen me armët bërthamore, që mund të bëhen shumë të rrezikshme për Izraelin, tregon ajo.

Ukrainas tidligere utenriks­minister advarer: – Krigen kan nå Paris

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

2

Luan Dibrani, Gjermani

Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo është angazhuar për të ruajtur flamurin e Turkey pasi ai është grisur dy herë në një tendë iftari, nuk është një incident i zakonshëm. Kjo është një çështje që prek drejtpërdrejt dinjitetin kombëtar dhe ndjeshmërinë historike të popullit shqiptar.

Unë, Asllan Dibrani – Luani, e them qartë dhe pa asnjë hezitim:
vendosja e flamurit të një shteti të huaj në një hapësirë publike në një qytet shqiptar është një provokim i hapur dhe një veprim i papranueshëm.

Shqiptarët janë një popull që kanë kaluar shekuj të tërë nën pushtime, terror dhe përpjekje për zhdukje. Historia jonë është e mbushur me masakra, djegie të fshatrave, zhdukje familjesh dhe represion të egër. Ky popull është martirizuar pa fund për të mbrojtur identitetin, gjuhën dhe flamurin e vet.

Prandaj është e pakuptueshme dhe e papranueshme që në një qytet shqiptar të vendoset në mënyrë demonstrative flamuri i një shteti tjetër.

Askush nuk është kundër ndihmës humanitare dhe askush nuk është kundër bamirësisë. Por bamirësia nuk ka nevojë për ekspozim të flamujve të huaj në mes të qyteteve shqiptare. Nëse dikush dëshiron të ndihmojë qytetarët, le ta bëjë me respekt për vendin dhe popullin ku vepron, jo duke ngritur simbole shtetërore të huaja në hapësirat publike.

Le të jemi të sinqertë:
sikur në një qytet ku jetojnë shqiptarë të vendosej flamuri i Serbisë, reagimi do të ishte i menjëhershëm dhe i fuqishëm. Pse atëherë duhet të pranohet si normale vendosja e çdo flamuri tjetër të huaj në territorin shqiptar?

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Në hapësirat publike të saj duhet të respektohen para së gjithash simbolet e këtij shteti dhe sakrificat e popullit që ka derdhur gjak për këtë liri.

Në vitet e fundit po shohim gjithnjë e më shumë përpjekje për ndikime ideologjike dhe politike në shoqërinë shqiptare përmes aktiviteteve fetare dhe financimeve të ndryshme nga jashtë. Shqiptarët nuk duhet të lejojnë që hapësira e tyre kombëtare të shndërrohet në terren propagande dhe ndikimi politik nga shtete të tjera.

Flamuri i vendosur në atë vend duhet të hiqet, por kjo duhet të bëhet në mënyrë ligjore dhe institucionale.
Nuk është e drejtë që një simbol i huaj të vendoset në një hapësirë publike dhe pastaj t’u imponohet shqiptarëve sikur të ishte diçka normale.

Institucionet e Kosovës duhet të sqarojnë një pyetje shumë të thjeshtë:
kush e vendosi atë flamur, me çfarë leje dhe mbi çfarë baze ligjore?

Nëse ai është vendosur pa procedura të rregullta, atëherë ai duhet të largohet menjëherë nga autoritetet kompetente.

Çdo shqiptar që ka ndjenjë për identitetin dhe historinë e këtij populli nuk mund të jetë indiferent kur në hapësirat publike të Kosovës vendosen simbole të huaja në mënyrë demonstrative.

Vijnë nga Turqia dhe shtrojnë iftare politike në qytete të Kosovës, në emër të një humanizmi të rrejshëm, që e ka si qëllim kryesor shtimin e ndjeshmërisë panislamike e sidomos panturke.

Shqiptarët janë popull mikpritës dhe mirënjohës për çdo ndihmë. Por, mikpritja nuk do të thotë nënshtrim dhe as pranimi i imponimit të simboleve të huaja në tokën shqiptare.

Kosova është ndërtuar mbi gjakun dhe sakrificat e bijve dhe bijave të saj.
Dhe kjo tokë meriton respekt të plotë për identitetin, historinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

0

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit, Iran, të enjten, 13 nëntor 2025. (AP Photo/Vahid Salemi)

Hans Rustad / Document.no

Presidenti Masoud Pezeshkian thotë se sulmet ndaj vendeve fqinje ndodhin për shkak të gabimeve në komunikim në ushtrinë iraniane, dhe se vendi duhet të ndalojë sulmet ndaj shteteve të Gjirit, përveç nëse ato sulmojnë vetë. Por Garda Revolucionare thotë të kundërtën: Ato vende që lejojnë amerikanët të përdorin baza në territorin e tyre sulmohen.

Përderisa Khamenei ishte gjallë, Garda Revolucionare raportonte tek ai, por kur ai u vra, ishte Garda Revolucionare që merrte vendimet se ku të sulmohej.

Gjenerali Abolfazi Shekarchi, i cili është zëdhënës i forcave të armatosura, kontribuoi në konfuzion duke thënë se Irani nuk ka sulmuar asnjë vend që nuk lejon sulmete amerikane ndaj Iranit.

Kjo është arsyetimi i forcave ushtarake për sulmet, por kjo nuk përputhet me faktin se sulmet kanë goditur aq larg sa Turqia dhe Azerbaigjani. Tani bëhet e qartë se udhëheqja politike është vënë në siklet. Agjencia e lajmeve Reuters raporton për një seri shpërthimesh dhe alarme ajrore në Emiratet, dhe raketa që janë interceptuar nga Arabia Saudite mbi fushat e naftës të vendit. Edhe në Bahrain dhe Izrael alarmi ajror u ndez natën e së shtunës. Aeroporti në Dubai, i cili ka qenë pjesërisht i hapur, u mbyll të shtunën në mëngjes për një kohë të shkurtër pasi një projektil u interceptua mbi aeroport, ndërsa mbeturinat e projektilit të interceptuar binin. Disa orë më vonë u rikuperua trafiku i kufizuar. Garda Revolucionare ka kryer kështu grushtin e shtetit për të cilin shumë kanë paralajmëruar. Janë ata që vendosin, janë ata që kanë kontroll mbi raketat, dhe i shpërndajnë ato në të gjithë rajonin. Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe do të mbajnë të dielën një takim digjital emergjence për të diskutuar situatën dhe sulmet iraniane ndaj disa vendeve anëtare.

Garda Revolucionare ka arritur atë që Izraeli nuk ka arritur: të kthejë të gjithë rajonin kundër Iranit.

Një analist në rajon shkruan në Al-Jazeera se sulmi i Iranit ndaj vendeve të Gjirit është një «gabim strategjik i madh me përmasa historike.»

– Duke përhapur konfliktin në Gjirin, Irani ka bërë pikërisht atë që Izraeli nuk ka arritur ta bëjë vetë, domethënë të zhvendosë konfliktin larg boshtit Izrael–Iran dhe ta bëjë një përballje mes Iranit dhe fqinjëve arabë të tij, shkruan Sultan al-Khulaifi nga një qendër kërkimore në Katar. (NTB)

Kjo është një gabim pothuajse i paimagjinueshëm, dhe tregon se regjimi jeton në një flluskë të vetën.

Splittelse innad i Iran mellom Revolusjons­garden og politisk ledelse

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON !
Ne bazë të librit POPULLSIA E KOSOVËS 1831-1912, të autorit Prof.Dr.Kristaq Prifti -akademik, në Kosovë nuk ekziston Popullsi turke.
Autori në fjalë, bazohet në statistikat osmane të vitit 1903. As që ka ekzistuar rubrikë e veçantë për popullsi turke.
Pakicën turke e çpiku, e krijoi Beogradi, nën pretekstin e “zbatimit me konsekuence” të parimit të njohjes së plotë të të drejtave kombëtare për çdo popullsi, e shtriu propagandën dhe veprimtarinë për hapjen e shkollave në gjuhën turke edhe në Kosovë e rajone te tjera, ashtu siç kishte bërë më parë në krahinat me popullsi shqiptare në Maqedoni.
Çështja e krijimit dhe e njohjes së kombësise turke në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, në fillim të viteve ’50 u bë me një veprimtari të ethshme nga të gjitha organet shtetërore, duke kombinuar propagandën dhe presionin individual me atë kolektiv, të shtrirë në të gjitha vendbanimet dhe në qendrat e punës.
Autoritetet e larta shtetërore dhe partiake jugosllave deklaronin se nuk do t’i pengonin pjestarët e kombësisë turke, që të kërkonin të liheshin të lirë për të shkuar në atdheun e tyre në Turqi.
Më 20 mars 1951, Beogradi e urdhëroi Këshillin Krahinor Popullor të Kosovës që të votonte për të miratuar njohjen zyrtare të kombësisë turke në krahinë dhe mbi këtë bazë edhe hapjen e shkollave në gjuhën turqishte në territorin e Kosovës. Delegatët shqiptarë, si Zekeria Rexha e të tjerë, i kundërshtuan me fakte synimet antishqiptare të çështjes së paraqitur.
Gjoko Pavkoviç, sekretar politik i Komitetit Krahinor të PKJ, i kërcënoi me imponim delegatëve që të miratonin vendimin me të cilin t’i njiheshin të drejtat pakicës kombëtare të një numri nënshtetasish në Kosovë, të cilët e ndijenin veten si turq.
Presioni serb ndikoi që Këshilli Krahinor, më 20 mars 1951, të miratojë njohjen e Kombësise turke në Kosovë. Funksionarët serbë ishin të lirë të hapnin në Kosovë shkolla mësimi në gjuhen turke dhe i detyronin fëmijët e shqiptareve që ti frekuentonin këto shkolla. Në emisionet e radios dhe të shtypit qëllimisht flitej e shkruhej duke falsifikuar faktet dhe ngjarjet historike, se shqiptaret e Kosoves nuk kishin asgjë të veçantë apo të ndryshme në pikepamje të mentalitetit, të formimit dhe të besimit nga nënshtetasit turq të Turqisë.
V Ë M E N D J E !
A është e mundur, dhe si është e mundur që në Kosovë të ekzistojne turq me mbiemra shqiptarë si: Bytyqi, Thaçi, Krasniqi, Gashi etj.
PS.
Qeveria e Kosoves duhet me urgjencë ti merrë parasysh këto fakte bindëse dhe të sigurta se në Kosovë nuk ekzistonë kombësi turke. Kjo kombësi turke është një KRIJESË ARTIFICIALE E SHOVINIZMIT SERB TË VITEVE ’50 TË SHEKULLIT XX!