Kreu Blog Faqe 233

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

0

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit, Iran, të enjten, 13 nëntor 2025. (AP Photo/Vahid Salemi)

Hans Rustad / Document.no

Presidenti Masoud Pezeshkian thotë se sulmet ndaj vendeve fqinje ndodhin për shkak të gabimeve në komunikim në ushtrinë iraniane, dhe se vendi duhet të ndalojë sulmet ndaj shteteve të Gjirit, përveç nëse ato sulmojnë vetë. Por Garda Revolucionare thotë të kundërtën: Ato vende që lejojnë amerikanët të përdorin baza në territorin e tyre sulmohen.

Përderisa Khamenei ishte gjallë, Garda Revolucionare raportonte tek ai, por kur ai u vra, ishte Garda Revolucionare që merrte vendimet se ku të sulmohej.

Gjenerali Abolfazi Shekarchi, i cili është zëdhënës i forcave të armatosura, kontribuoi në konfuzion duke thënë se Irani nuk ka sulmuar asnjë vend që nuk lejon sulmete amerikane ndaj Iranit.

Kjo është arsyetimi i forcave ushtarake për sulmet, por kjo nuk përputhet me faktin se sulmet kanë goditur aq larg sa Turqia dhe Azerbaigjani. Tani bëhet e qartë se udhëheqja politike është vënë në siklet. Agjencia e lajmeve Reuters raporton për një seri shpërthimesh dhe alarme ajrore në Emiratet, dhe raketa që janë interceptuar nga Arabia Saudite mbi fushat e naftës të vendit. Edhe në Bahrain dhe Izrael alarmi ajror u ndez natën e së shtunës. Aeroporti në Dubai, i cili ka qenë pjesërisht i hapur, u mbyll të shtunën në mëngjes për një kohë të shkurtër pasi një projektil u interceptua mbi aeroport, ndërsa mbeturinat e projektilit të interceptuar binin. Disa orë më vonë u rikuperua trafiku i kufizuar. Garda Revolucionare ka kryer kështu grushtin e shtetit për të cilin shumë kanë paralajmëruar. Janë ata që vendosin, janë ata që kanë kontroll mbi raketat, dhe i shpërndajnë ato në të gjithë rajonin. Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe do të mbajnë të dielën një takim digjital emergjence për të diskutuar situatën dhe sulmet iraniane ndaj disa vendeve anëtare.

Garda Revolucionare ka arritur atë që Izraeli nuk ka arritur: të kthejë të gjithë rajonin kundër Iranit.

Një analist në rajon shkruan në Al-Jazeera se sulmi i Iranit ndaj vendeve të Gjirit është një «gabim strategjik i madh me përmasa historike.»

– Duke përhapur konfliktin në Gjirin, Irani ka bërë pikërisht atë që Izraeli nuk ka arritur ta bëjë vetë, domethënë të zhvendosë konfliktin larg boshtit Izrael–Iran dhe ta bëjë një përballje mes Iranit dhe fqinjëve arabë të tij, shkruan Sultan al-Khulaifi nga një qendër kërkimore në Katar. (NTB)

Kjo është një gabim pothuajse i paimagjinueshëm, dhe tregon se regjimi jeton në një flluskë të vetën.

Splittelse innad i Iran mellom Revolusjons­garden og politisk ledelse

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON !
Ne bazë të librit POPULLSIA E KOSOVËS 1831-1912, të autorit Prof.Dr.Kristaq Prifti -akademik, në Kosovë nuk ekziston Popullsi turke.
Autori në fjalë, bazohet në statistikat osmane të vitit 1903. As që ka ekzistuar rubrikë e veçantë për popullsi turke.
Pakicën turke e çpiku, e krijoi Beogradi, nën pretekstin e “zbatimit me konsekuence” të parimit të njohjes së plotë të të drejtave kombëtare për çdo popullsi, e shtriu propagandën dhe veprimtarinë për hapjen e shkollave në gjuhën turke edhe në Kosovë e rajone te tjera, ashtu siç kishte bërë më parë në krahinat me popullsi shqiptare në Maqedoni.
Çështja e krijimit dhe e njohjes së kombësise turke në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, në fillim të viteve ’50 u bë me një veprimtari të ethshme nga të gjitha organet shtetërore, duke kombinuar propagandën dhe presionin individual me atë kolektiv, të shtrirë në të gjitha vendbanimet dhe në qendrat e punës.
Autoritetet e larta shtetërore dhe partiake jugosllave deklaronin se nuk do t’i pengonin pjestarët e kombësisë turke, që të kërkonin të liheshin të lirë për të shkuar në atdheun e tyre në Turqi.
Më 20 mars 1951, Beogradi e urdhëroi Këshillin Krahinor Popullor të Kosovës që të votonte për të miratuar njohjen zyrtare të kombësisë turke në krahinë dhe mbi këtë bazë edhe hapjen e shkollave në gjuhën turqishte në territorin e Kosovës. Delegatët shqiptarë, si Zekeria Rexha e të tjerë, i kundërshtuan me fakte synimet antishqiptare të çështjes së paraqitur.
Gjoko Pavkoviç, sekretar politik i Komitetit Krahinor të PKJ, i kërcënoi me imponim delegatëve që të miratonin vendimin me të cilin t’i njiheshin të drejtat pakicës kombëtare të një numri nënshtetasish në Kosovë, të cilët e ndijenin veten si turq.
Presioni serb ndikoi që Këshilli Krahinor, më 20 mars 1951, të miratojë njohjen e Kombësise turke në Kosovë. Funksionarët serbë ishin të lirë të hapnin në Kosovë shkolla mësimi në gjuhen turke dhe i detyronin fëmijët e shqiptareve që ti frekuentonin këto shkolla. Në emisionet e radios dhe të shtypit qëllimisht flitej e shkruhej duke falsifikuar faktet dhe ngjarjet historike, se shqiptaret e Kosoves nuk kishin asgjë të veçantë apo të ndryshme në pikepamje të mentalitetit, të formimit dhe të besimit nga nënshtetasit turq të Turqisë.
V Ë M E N D J E !
A është e mundur, dhe si është e mundur që në Kosovë të ekzistojne turq me mbiemra shqiptarë si: Bytyqi, Thaçi, Krasniqi, Gashi etj.
PS.
Qeveria e Kosoves duhet me urgjencë ti merrë parasysh këto fakte bindëse dhe të sigurta se në Kosovë nuk ekzistonë kombësi turke. Kjo kombësi turke është një KRIJESË ARTIFICIALE E SHOVINIZMIT SERB TË VITEVE ’50 TË SHEKULLIT XX!

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani 

Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të arsimit kombëtar shqiptar dhe të Teacher’s Day, me respekt dhe mirënjohje të thellë shpreh urimet e mia më të përzemërta për të gjithë mësuesit shqiptarë kudo që ndodhen. 

Mësuesi është drita e dijes dhe udhërrëfyesi i brezave. Ai është ai që me përkushtim, durim dhe dashuri për dijen formon mendjen dhe karakterin e fëmijëve tanë, duke ndërtuar të ardhmen e kombit.

Në historinë tonë, mësuesit shqiptarë kanë bërë sakrifica të mëdha për të mbajtur gjallë gjuhën, arsimin dhe kulturën kombëtare. Që nga hapja e Hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, ata kanë qenë pishtarë të dijes dhe të ndërgjegjes kombëtare, shpesh duke punuar në kushte të vështira, por gjithmonë me dashuri për kombin dhe për brezat që vijnë.

Sot, në këtë ditë të shenjtë për arsimin shqiptar, përulemi me respekt para punës dhe misionit fisnik të mësuesit, i cili mbetet gjithmonë një nga shtyllat më të forta të shoqërisë sonë.

Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!
Mirënjohje dhe respekt për çdo mësues që ndriçon rrugën e dijes dhe edukimit.

KUR SHKRONJAT U BËNË PLUMBA DRITE
(Poezi për ditën   e mësuesit )

Kur nata e rëndë mbulonte trojet
dhe fjala shqipe ndiqej si faj,
një dorë e thjeshtë ngriti një libër
si flamur që s’përkulet kurrë në skaj.

Në heshtjen e maleve, në oda të varfra,
ku fryma e kombit kërkonte shpëtim,
mësuesi ndezi një shkronjë të artë
si yll që çan qiellin e errët pa frikë e pa krim.

Aty ku pushkët heshtnin nga lodhja e luftës,
u ngrit një armë më e fortë se çeliku:
Abetarja!
Dhe shkronjat u rreshtuan si ushtarë drite
në betejën e madhe kundër errësirës.

Dielli i dijes u ngrit mbi banka druri,
si lumë i artë që përmbyt padijen,
ndërsa hëna e mendimit ruante natën
ëndrrat e bardha të fëmijëve.

Mësuesi – pishtar i heshtur i kombit,
me zjarr në zemër e me dritë në sy,
e mbolli alfabetin në tokën shqiptare
si farë që nuk vdes kurrë në histori.

Dhe nga ajo farë u ngritën shkolla,
si kulla drite në çdo anë të atdheut,
ndërsa kombi u ngrit si shqiponjë mali
mbi horizontin e lirisë dhe të diellit.

Sepse aty ku shkruhet fjala shqip
aty rreh zemra e përjetshme e kombit,
aty jeton kujtimi i pavdekshëm
i Hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë.

Prandaj sot, në këtë ditë të shenjtë,
le të shpërthejë kënga si rrufe mali:
Lavdi mësuesit që ndezën dritën!
Lavdi atyre që bënë shkronjat
plumba drite për lirinë e kombit!

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë

Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare gjurmë,
por ka edhe të tjerë që mbesin si busull orientimi për gjithë jetën.
Mësuesi im, Sabri Raçi, është nga këta të dytët.

Ai nuk na mësoi vetëm shkronjat dhe numrat,
por na mësoi të ecim drejt në jetë,
të flasim butë e me mirësjellje,
të mendojmë me kokën tonë
dhe të mos kemi frikë nga e vërteta.

Në sytë e tij, nxënësi nuk ishte thjesht një emër në ditar,
por një shpresë, një përgjegjësi, një amanet për të ardhmen.

Me zërin e qetë dhe fjalën e matur,
ai mbolli tek ne dije, atdhedashuri e humanizëm,
por mbi të gjitha mbolli njerëzi dhe karakter.

Në kohë të vështira për shkollën shqipe,
kur dija kërkonte jo vetëm përkushtim, por edhe guxim,
ai ishte aty – i palëkundur, i drejtë dhe i përkushtuar.

Një mësues që nuk u lodh kurrë së besuari
se libri është dritë
dhe se nxënësi është ardhmëria e kombit.

Edhe pse nga ajo kohë kanë kaluar 58 vjet,
mësimet e tij na shoqërojnë kudo:
në çdo fjalë të drejtë që themi,
në çdo vendim të ndershëm që marrim,
në çdo brez që mëson shqip me krenari.

Mësuesi Sabri, për dallim nga disa të tjerë, kishte një dhunti të rrallë:
të dallonte spontanen nga e rastësishmja
dhe tendenciozen nga e qëllimshmja.

Prandaj kujtimi për mësuesin Sabri Raçi mbetet i gjallë,
si drita që nuk shuhet,
si fjala e mirë që nuk shteron.

Sepse mësues të tillë nuk jetojnë vetëm në kujtime —
ata jetojnë në karakterin dhe ndërgjegjen e nxënësve të tyre.

Me 7 Mars 2026

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

0

Arif Ejupi, Gjenevë

(Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kjo poezi është një shenjë mirënjohjeje për misionarët e dijes që me përkushtim dhe dashuri formojnë brezat, pasurojnë gjuhën dhe ruajnë kujtesën historike të kombit.) 

Mësuesit janë dritë e syve tanë,
janë ata që errësirën e largojnë,
janë ata që plagët i shërojnë;
janë vetë jeta,
janë e vërteta.

Mësuesit janë unikë dhe besnikë,
mbjellin kudo respekt e dashuri.

Mësuesit lidhin brezat,
ndërtojnë ardhmërinë,
ruajnë trashëgiminë,
edukojnë rininë.

Mësuesit janë prindërit tanë të dytë,
janë ata që na i çelin sytë.

Mësuesit përgatisin akademikë,
profesorë, juristë, ekonomistë,
mjekë, inxhinierë, ushtarakë e pilotë.

Bekuar qofshin jetë e mot —
se ata hapin shtigjet, pasurojnë gjuhën,
kujtojnë historinë;
mësuesit janë porsi rrezet e diellit dhe yjet e qiellit.

Arif Ejupi
Gjenevë, 7 mars 2026

Histori e pa treguar, islamizimi i shqiptarëve…!

1
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
____
Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë ASH)
I ftuar: dr. Izet Miftari (në tekstin e mëtejmë IM)
ASH: Tema e sontme do të jetë: Procesi i islamizimit të shqiptarëve.
Në çfarë rrethana historike u krye ai proces?
Cilat ishin pasojat apo rezultatet e atij procesi?
Pse vetëm shqiptarët dhe boshnjakët e pranuan këtë proces?
A është më i mirë apo më i keq islamizimi i shqiptarëve?
*
ASH: Dr. Izet, mirë se keni ardhë në këtë emision, ku tema është mjaft komplekse!
IM: Ju falëminderit për ftesën. Kënaqësia është e imja që jam i ftuar si mysafir i Juaji, të diskutojmë për një temë, që tashmë ka shumë dekada që për këtë temë janë hapë shumë mendime, shumë diskutime, shumë debate, shumë teori, shumë teza, se si është përhapë ky besim fetar të shqiptarët.
Historiani Asdren Shala: Nëse do isha qytetar i Shqipërisë, do votoja ...
Prof. Asdren Shala, udhëheqës i emisionit
ASH: E vërteta është kështu, që në historiografinë moderne t’i themi, pas viteve 90-ta, kur janë shterrë më ato blloqe komuniste – kur historia është interpretuar dhe është shkruar bardh e zi sipas interesave të asaj ideologjie, ka një proces më i pranuem – çështja e besimit islam te shqiptarët, e cila është pranuar në bazë të një dhune që ka përdor administrata e Perandorisë Osmane në atë periudhë. Në fillim të viteve 90-ta e këndej kemi një situatë krejt tjetër: kur  kalohet nga ai ekstrem në një ekstrem krejt tjetër, që thuhet se shqiptarët e kanë marrë krejt me deshirë këtë besim, se është më i mirë. Sa ka qendrim, për mendimin tënd, dhe cila është më e mirë? Çfarë është mendimi i juaj për një debat jo të lehtë dhe për këto tema kaq komplekse?
       Dr. Izet Miftari
IM: Nuk ka dyshim se procsi i islamzimit të shqiptarëve fillon me ardhjën e osmanëve. Edhe këtu, siç u diskutua, pas viteve 90-ta, janë shfaq rryma të ndryshme që janë marrë me rastin e Peransorisë Oamane. Historia vazhdon, asht proes zingjiror, nuk mund të shkëputet. Në ato rrethana, kanë ndikuar shumë faktorë, siç asht psikologjik, po është një pikë pyetje shumë e madhe; pse vetëm shqiptarët dhe boshnjakët u islamizuan? Sepse Perandoria Osmane është shtri në gjithë Ballkanin. Por pse vetëm boshnjakët dhe shqiptarët u përfshinë në këtë proces. Boshnjakët në atë kohë i perkisnin orijentimit ”Bogumil”. ”Bogumil” është sekt heretik, që kanë kundërtuar linjën fetare tek katolicizmi. Këta e kanë quajt vetën ”Bogumil” – të dashnit e Zotit.
Të shqiptarët është një histori ndryshe, p.sh. që kanë qenë taksat e pagesës e cila ka shkuar duke u rritur. Psh ”xhizja” që ka qënë për meshkujt e më të vjetër ”musliman” që kanë pranuar besimin islam, kanë qenë obligime tjera: obligimi i ”zekatit”, obligimi me shkuar ushtar e obligime tjera. Disa konsiderojnë se edhe këta që kanë kaluar në besimin islam, kanë marrë obligime të reja, sepse pranimi i besimit islam, në fillim, ka filluar në qytete të mëdha, në familje të mëdha, të pasura. Në fillim ka pasë rezistencë.
Beteja e Kosovë, ka qenë luftë  e karakterit fetar – midis muslimanëve të krishterëve – që kanë dalë fitues osmanlitë dhe është interesant se si në një betejë të vritën të dy komandantët, edhe Sulltan Murati edhe Car Llazari?!
Kjo është diskutabile, ka pasë një konspiracion të brendëshëm në mes të Sullatn Pajazitit dhe Vuk Brankoviqit, të cilët, pas vrasjes se Sulltan Muratit dhe Car Llazarit dualen në skenë?!
ASH: Të kthehemi të koha kur muslimanet bëhen dominant, në krahasim me të krishterët, kur e thëm të krishterë, nënkupton artodoksë dhe katolikë, është fundi i shek. XVI dhe fillimi i shek. XVII-të. Pse? Njëra nga tezat që mua më ka bindë është kjo: Fitorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, për Perandorine Osmane ka qenë pëngesë për të shtri sistemin administrativ në këto treva, sepse e ka sistemin katolik si urë lidhëse me Perëndimin; përmes këtij afiniteti shpirtëror, që është përmes katolicizmit, ata kanë nxitë shpeshëherë edhe beteja. Për me dashtë me ndërpre këtë lidhje me Perëndimin, është dashtë me i kthye në muslimanë, unë besoj, është përdor dhuna edhe tehu i shpatës!
IM: Qëllimi i Sulltan Pajazitit II-të ka qënë me marrë edhe Konstadinopojën dhe Romën dhe kishat i ka shndërrua në xhamia. Dhe me bërë një Perandori Romake në kontekstin e besimit muslimanë. Unë besoj se është përdor edhe dhuna edhe shpata. Por ka pas’ një pjesë që e ka pranuar Islamin edhe me deshirë; ka një pjesë që kanë dashtë të bëjnë edhe karierë politike. Atëheerë nuk ke mund ta marrësh poste politike, psh ”Vezir” pa qenë i përkatësisë muslimane. Po ashtu ortodoksia nuk e ka njohtë komunitetin shqiptarë. Emri shqiptar përmendet vetëm në shekullin e XVII-të. Emëri alban, arbër, arbnor, permendet deri në shekullin XVII, kështu që është përdor vetëm për katolikë dhe ortodoks, kështu që kur dominon feja muslimane është përmend emri shqiptar – shek. XVII-të, me qëllim që, edhe pse ”kemi pranuar fenë muslimasne, na jemi të një gjaku jemi vëllezër të një gjaku!”
ASH: Unë mendoj se shqiptarët me dëshirë kanë pranuar fenë muslimane, për shkak me ju shmangë disa barrierave, disa taksave administrative, te sanksionume edhe me Kanune otomane! Pra, islamin e kemi pranuar, por me e perdor si sistem mbrojtës kundër sistemit sllav nuk e kemi pranuar. Këtu del se na paskemi pasë një vetëdije kombëtare,
IM: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu me Lekë Dukagjinin kanë qenë kundërshtarë deri në vitin 1462. Tre djemt e Lekë Dukagjinit kanë pasë emra muslimanë Ahmeti, Mehmeti dhe Mahmuti, rrjedhimisht kanë pranuar Islamin, dhe thuhet se nuk janë pajtuar me babën e tyre, bile thuhet se kanë qenë edhe kundërshtarë me babën e vet! Edhe kanë marrë poste shumë të larta në Perandorinë Osmane. Është interesant që kanë ruajt mbiemrin. Ahmet Pashë Dukagjini ka qenë kryeministër i disa vendeve osmane. Mehmet Pashë Dukagjini ka qenë pushtues i Smederevës në vitin 1459. Ndërkaq Mahmut Pashë Dukagjini ka qenë themelues i Dinastisë se ”Begollajve” që gjëndën në Pejë. Ortodoksia ëhtë identifikuar me shtetet joarbane, joarbërore, por ja me ate sllave a greke. Pranimi i fesë islame nuk është bërë vetëm me dëshirë, por për pushtet, për poste madhore, kriza nëpër të cilën kishte kaluar katolicizmi, reformat, përshkak të gjendjes se rëndë të kishave në trevat shqiptare, përshkak, përshkak të Bektashizmit që ka influencuar, ka pasë shumëfaktorë që kanë ndikuar, prandaj nuk është vetëm dhuna që ka dominuar në pranimin e islamit.
ASH: Shqiptarët e muarrën islamin, përshkak te asaj qe ështe feja më e mirë, se jeta është me e mirë?! Por ata – shumica kanë qenë analfabet, e jeta më e mirë nuk është kur nuk dijsh me lexue, e na s’kemi dijtë me lexue. S’ka pasë vetëdije?!
        Katedralja ”Shën Nëna Tereze” – Prishtinë
IM: Nuk është vetëm që s’kanë pasë vetëdije! Të kthehemi në kohën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut të gjithë princat u bënë bashkë; nuk është qe s’ka pasë vetëdije kombëtare. Të shqiptarët qëndron një traditë – bashkëjetesa fetare për të cilën janë fascionue edhe ”udhëtarët” dijetarë që kanë kaluar këndej, si Lordi Bajron në vitin 1809, ka thënë: ”Kur i pyeta shqiptarët: shka jeni? Njëherë më thanë jemi shqiptarë, e mandej më thanë: ”muslimanë”. Me studimet më të reja që bëhën tash, del se në Kosovë nuk ka më turq, ta zemë me ADN, ka vetëm numër shumë e vogël, vetëm dy familje janë. Tjetër, t’i marrin studijuesit sërbë, shumica prej tyre janë me prejardhje shqiptare-muslimane, pra janë të shqiptarizuar. Pra, janë muslimanizuar e pastaj të shqiptarizuar. Kemi raste kur ortodoksët janë shndërruar në shqiptarë. Kam gjetë dokumente në arkivin e Tiranës se në Vushtrri ekziston një familje Dançetoviq, e familja Fertuniq, po ashtu në Vushtrri e ka prejardhjen prej familjës Dançetoviq dhe se kanë prejardhje shqiptare dhe më vonë këta janë sllavizuar, dhe më ka interesua për këtë familje dhe kam zbuluar që një anëtar i familjes tyre, më1945-tën ka qenë shef i Kadedrës se gjuhës shqipe në Beograd. Shtrohet pyetja: Pse s’ka shqiptarë ortodoks në Kosovë – ka pak, por ka vetëm shqiptarë muslimanë dhe shqiptarë katolik, ndoshta ka vetëm shumë pak? S’ka diskutim se zona katolike shqiptare i është nënshtrua një represioni të paparë – të vazhdueshëm dhune nga Perandoria Osmane. Né kemi një vëllim të shkruar në gjuhën latinishte ILIRIUM SAKRUM, që për pafat nuk kemi përkthyes të latinishtës t’i përkthente ato: aty flitet për ”Piramida me koka njerëzish” Unë kam bisedua me shumë familje shqiptare muslimane për brzat e mëparshëm të familjeve dhe shumica, zakonisht nëpër fshatra dijnë t’i përmendin deri në 5 breza që janë ”muslimanë” e për më herët nuk dijnë!? Nëpër fshatra, proesi i islamizimit ka kaluar më vonë sesa nëpër qytete. Nuk duhet ta shkruajmë se nën Perandorinë Osmane çdo gjë ka qenë e zezë, sepse për islamizimin kanë ndikuar shumë faktorë: psikologjik, identitar, kulturor, social, ekonomik…Por nuk do të thotë që vetëdije kombëtare nuk kanë pasë. Kanë pasë!
ASH: Na i kemi mësuar dhe i mësojmë Pjetër Bogadnin, Pjetër Budin etj. se gjëja kanë qenë prijësit e Rilindjës Kombëtare, por ata me Rilindjen Kombëtare lidhje s’kan pas, sepse efekti dhe bindja e tyre ka qenë krejt fetare.
IM: Edhe për né studijuesve, edhe për kalimtarët që kanë kaluar nëpër këto vise, që të gjithëve na ka interesua: mungesa e një KISHE KOMBËTARE në trojet shqiptare. Kombi shqiptar nuk mud të kërkohet përmes fésë; mund të kërkohet përmes historisë, kulturës, traditës. Mosnjohja e islamit i ka shtyr shqiptarët në përqafim të islamit. Tash né nuk mundemi me i dhënë pikë, me i besuar taborrit që islami është paranuar me forcë e as taborrit që islami është pranuar me dëshirë?! Né duhet të jemi realë. Edhe atëherë ka pasë vetëdije si të katolikët si të muslimanët. Të marrin si shëmbull: në Malësinë e mbi Shkodrës, katolikët kanë dashtë ta ndërtojnë një kishë, por s’kan mundur, aspo s’kan dijtur, por kryesorja është që ua kanë dhënë ta ndërtojnë shqiptarët muslimanë. Po dua të thëm se né prej paganëve kemi kaluar në të krishterë, prej të krishterëve kemi kalua në muslimanë. Krishtërimi bëhet fé zyrtare. Pa marrë parasysh dhunën, rritjen e taksave muslimanet kanë shiquar interesin social, ngritjen në pozita: ka pas 30-të ministra e kryeministra muslimanë. Ata kanë qenë shqiptarë muslimanë, por kan punuar për interesa të Perandorisë Osmane. Unë mendoj se këto që po ndodhin në shek. 21-një, nuk janë të mira apak, për asnjërën palë. Duhet të qendroj toleranca fetare, bashkëjetesa, harmonia duhet të qendrojnë gjithëherë.
Perandoria Osmane kurrë s’do t’ia harrojë, apo për një kohë të gjatë, s’mund t’ia harrojë rezistencën e gjatë të Skënderbeut, i cili ia ndaloi Sulltan Mehmetit II-të që të depërtoi e të shkoi në Romë dhe në Vjenë, Dhe këte osmanët s’do t’ia falin kurrë. Mos të harrojmë se ”Elita” së pari ka kaluar në Islam. Elita e Skënderbeut është krijuar para se të vijë Perandoria Osmane; pastaj Dukagjinasit që kanë qenë familje shumë e pasur. Pastaj 3 (tre) djemtë e Lekë Dukagjinit, familja Muzakaj. Prandaj, kur masa ka kuptuar se ”elita” ka kaluar në fénë islame, pse edhe né mos të kalojmë?! Sepse kjo ka ndikuar të masa e gjërë e popullatës shqiptare që ta pranojnë islamin. Është e vërtetë se Perandoria Osmane ka qenë in-tolerante ndaj besimeve tjera. Shqiptarët (ktolikë) që kanë pranuar Islamin, këtë e kanë bërë edhe përshkak të ikjes se taksave të larta, pastaj: një copë mish ka qenë me e lirë për muslimanin, sesa për katolikun etj. Represione të ndryshme ka pasë nga Perandoria Osmane. Problematika e sotme, me atë të shek. 15-të, 16-të dallon, sepse quajtja e Perandorisë Osmane me Perandori Turke, është gabim, sepse kombi Turk është formua në kohën e Kemal Ataturkut, kombi serb është krijuar në kohën e Vuk Karaxhiqit.
ASH: Procesi i krijimit të Islamit, a është më mirë, a më keq?
IM: Njeriun duhet pranuar ashtu siç është. Ai që thotë se ”feja ime është më e mirë se feja jote”  kjo është gabim. Shtrohet pyetja: A na ka bërë mirë, a keq islami? Islami na ka lënë mbrapa në procesin e integrimeve kulturore etj, sepse né i takojmë qytetërimit Perëndimor, qytetërimeve evropiane, kështu që islami na ka lënë mbrapa në proccsin e integrimeve evropiane. Procesi  i Islamit ka stagnue në zhvillimin ekonomik, në hapjen e shkollave në gjuhën shqipe; sepse themelimi i shtetit shqiptar është një përpjekje intrasigjente – sepse kjo përpjekje e Austro-Hungarisë q’e ka qenë një shtet me orijetim katolik, e që është krijuar një shtet shqiptar, me dominim fetar Islam. Mendoj se, pa marrë parasysh se është pranuar një besim islam, né kemi ruajt vetëdijën kombëtare. Kemi pranuar një princ të krishterë, dhmth ai (princi) ka ardhë dhe është krijuar një qeveri me të krishtërë – katolikë, musliman, ortodoks. Ashtu ka vepruar edhe Ismail Qemali: nuk ka qenë e lehtë me e ngritë një Flamur në Vlorë (28 nëntor 1912-tën), që aty kanë qenë 90% të besimit Islam, dhe kanë pasë prirje fetare Islame, por Ismail Qemali e ka ngritë një Flamur që s’ka pas fare të bëjë me reliktet e besimit Islam. Por, Islami i ka anët pozitive, por ka më shumë anët negative sepse na ka shkëputë nga orijentimi Perëndimor – Evropian, të cilit né si shqiptarë i takojmë.
***
*Shënim: Këtë shkrim po e përfundoj me këtë thënie të Faik Konicës:
”Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.”                     

Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramadan (Ramazani), është çështje besimi për besimtarët, por jo muaj i shenjtë për shtetin apo për kombin

0
Kosova nuk është shtet musliman – është republikë e qytetarëve.
Reagim i domosdoshëm ndaj zërave fanatikë që sulmuan presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për një gjest krejt normal: pirjen e ujit gjatë një konference.
Ajo pyetje – “A e dini se përfaqësoni një shtet mysliman?” – nuk është vetëm një provokim banal. Është shfaqje e qartë e mentalitetit radikal që kërkon ta shtyjë Kosovën drejt një identiteti fetar dhe jo qytetar.
Por ata nuk kuptojnë një gjë themelore: presidentja e Kosovës ka detyrë kushtetuese të mbrojë Kushtetutën dhe, në këtë rast, edhe karakterin laik të shtetit. Ky detyrim ekziston pikërisht për të mbrojtur qytetarët dhe shtetin nga imponimi i dogmave fetare mbi jetën publike.
Prandaj presidentja nuk ofendoi askënd. Përkundrazi, ajo nderoi veten, institucionin që përfaqëson dhe kombin. Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramadan, është çështje besimi për besimtarët, por nuk mund të shndërrohet në muaj të shenjtë për shtetin apo për kombin.
Populli shqiptar e ka përcaktuar prej kohësh një parim të qartë: shoqëria duhet të jetë e lirë dhe demokratike, ku qeveriset nga udhëheqës të zgjedhur nga populli.
Në një republikë demokratike, udhëheqësit i zgjedh qytetari, jo besimtari.

Lëvizja për Rikthim në fenë e të Parëve, e fton Presidenten Vjosa Osmani që të pagëzohet dhe të riemërtohet Vjosa Iliriku

0

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

0

Aurel Dasareti 

Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më letra në gazetat shqipe, jeta do të humbasë shumë nga drita dhe ngrohtësia e saj për tokën e të parëve të mi.

***

Unë nuk kam lindur dhe nuk jetoj në vendet e copëtuara shqiptare Shqipëri, Kosovë, Kosovën Lindore, FYROM, Sanxhak, Çamëri, kështu që marr informacione për atë që po ndodh atje nga të tjerët. Dhe sigurisht, ndonjëherë ato nuk janë të sakta.

(PS: Edhe prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit e mi, kanë lindur jashtë vendit dhe nuk kanë jetuar në trojet shqiptare)

Meqenëse nuk kam lindur dhe nuk jetoj në tokat shqiptare, është e kuptueshme që më mungon një pasqyrë faktike, pasi termi “tradhtar” shpesh përdoret emocionalisht ose politikisht i ngarkuar në debatin shoqëror, në vend që të jetë i saktë ligjërisht.

Si përmbledhje: Nuk ka një “listë” publike tradhtarësh në tokën shqiptare të Kosovës sot. Si rrjedhojë, Akuzat e bëra në mediat sociale ose në debatin politik jashtë sistemit ligjor nuk kanë bazë faktike dhe ligjore.

Por dihet gjerësisht se kush janë hajdutët, tradhtarët, mercenarët, jashtëtokësorët e vërtetë…

Konkretisht, deri tani nuk e kam ditur se edhe Vjosa Osmani është tradhtare dhe bashkëpunon kundër shqiptarëve me hajdutin, kriminelin, mercenarin dhe tradhtarin më të pistë që njeh historia e vërtetë e shtetit amë, Shqipërisë, Edvin Kristaq Ramën.   

Dhe, nëse kjo qëndron 100%, atëherë kuptohet se nuk dua të dëgjoj më për të.

***

PS: jam nga ata që kam shkruar me miliona herë për pisllëqet e Rama nudistit, dashnorit të kryekriminelit – sllavo/serbit Vuçiç.

Një sqarim: E kam trajtuar artikullin tim:

“Kriminelë ekonomikë, analfabetë dhe tradhtarë në kuvendin jofunksional të Kosovës, të maskuar si deputetë-përfaqësues” bazuar në njohuritë e mia teorike dhe përvojën time nga luftërat, psikologjia e sjelljes dhe shkenca ushtarake (shkenca luftarake), dhe kuptohet që përmbajtja bazohet në logjikë të shëndoshë se si duhet të veprojnë vendet normale demokratike në këto kohë kur bota po digjet nga luftërat masive, ku mbretëron e keqja e madhe. Sigurisht, kam përmendur pozitivisht shembullin e Vjosa Osmanit, e cila, sipas informacioneve të fundit nuk meriton përmbajtje. Por, tema ishte siguria e popullit tim, Vjosën e përmenda vetëm si ilustrim, tema nuk ka të bëjë aspak për Vjosën- nuk më intereson aspak se kush sundon atje, më intereson vetëm vendi, sigurimi, ardhmëria e Kombit shqiptar, trojeve shqiptare që mjerisht shpopullohen nga shqiptarët etnik dhe zëvendësohen me të huaj. Ku ta di unë saktësisht se çka ndodhë atje larg 1 milion kilometra prej vendit ku jetoj unë pasi 99,9% për qind e mediave shqipfolëse janë Bullshit. Megjithatë, është një fakt i padiskutueshëm se shumica e përfaqësuesve në Kuvendin e Kosovës janë të këqij, pasi i kam dhënë artikullit titullin aktual. Sigurisht, kjo shprehje faktike u drejtohet vetëm atyre krijesave që kanë mizën nën kapelë, dhe jo patriotëve.

Nëse hiqet emri i Vjosës nga artikulli, Vjosa e cila (sipas informatave të fundit) bashkëpunon me kriminelin shqipfolës Edvin Kristaq Rama kundër interesave të Kombit shqiptar, pjesa tjetër është në nivel profesional – kombëtar.

PS: Gjatë luftërave në Kosovë, Kosovën Lindore dhe IRJM, luftëra në të cilat sllavo-ortodoksët “maqedonë” të rrejshëm dhe serbo-çetnikët kryen masakra dhe gjenocide ndaj popullit liridashës të cilit i takoj edhe unë, jam gjithashtu një nga ata patriotë që dhashë shumë para, djersë dhe aktivitet tjetër, si dhe disa artikuj në 2 mediat prestigjioze perëndimore – për të mbështetur kauzën, shpëtimin e kombit të cilit i përkas gjenetikisht.

Shëndet, kalofshi mirë, Aurel Dasareti

07.03.2026

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

0
Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit. Për zgjedhjen e institucioneve dhe për ndryshimet kushtetuese kërkohet shumicë e cilësuar, që do të thotë se pa marrëveshje ndërmjet partive shteti vështirë funksionon. Kjo u pa pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe po shihet sërish sot me bllokadën në zgjedhjen e presidentit.
Arsyeja e kësaj gjendjeje qëndron në një trekëndësh gabimesh politike: antagonizëm i skajshëm mes partive, egoizëm politik dhe mungesë tolerance. Në vend që kompromisi të shihet si detyrim shtetëror, ai trajtohet si dobësi. Interesat partiake dhe grupore vendosen para interesit të shtetit.
Edhe në krizën e fundit zgjidhja nuk ishte e pamundur. Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe që tashmë mban qeverinë, shumicën parlamentare dhe kryetarin e Kuvendit, do të mund të tregonte më shumë fleksibilitet politik duke lënë postin e presidentit për një marrëveshje me partitë e tjera. Mungesa e këtij kompromisi e thelloi krizën.
Nga ana tjetër, edhe vendimi i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit duket i nxituar, pa u shterur të gjitha mundësitë ligjore dhe politike për zgjidhjen e ngërçit.
Gabimi i tretë ishte vetë sjellja e deputetëve. Boshatisja e sallës së Kuvendit, përkundër obligimit kushtetues për të qenë në seancë, është papërgjegjësi politike që vetëm sa e thellon krizën.
Kur bashkohen këto tri elemente me kokëfortësinë politike, vendimet e nxituara dhe papërgjegjësia institucionale, shteti hyn në bllokadë. Dhe përderisa kompromisi vazhdon të shihet si humbje, Kosova rrezikon të mbetet peng i krizave të përsëritura politike.