Kreu Blog Faqe 234

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

0

Isa Mulaj, Istog

Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në Istog me Aktgjykim të Formës së Prerë

Masakra do të ndodhte 100% ashtu siç ishte planifikuar nga Policia e LDK-UDB-KGB-së, por nuk ka ndodhur. Kur thuhet “masakra e radhës”, kjo mbështetet në faktin se një masakër ka ndodhur më herët ose 100%, me datën 04.11.2013 në shkollën e mesme të ulët “Trepça” në Banjë. Nuk ke nevojë të jesh jurist por vetëm qytetar i zakonshëm për ta kuptuar se çka do të thotë vepra penale e konsumuar ose që ka ndodhur. Këto dosje bëhën publike për interesin e përgjithshëm publik dhe njerëzor, jo vetëm për t’i ekspozuar krimet e rënda të policisë dhe prokurorisë siç janë vrasjet dhe masakrat me paramendim të cilat kot po mundohen t’i fshehin, por t’iu paralajmërojmë duke ua përplasur syve prova materiale për ndërmarrjen e përbashkët kriminale INSTITUCIONALE e njohur si Banda e Korotenkos.

Po i njëjti grup i organizuar kriminal i policisë që e kishte planifikuar, organizuar, realizuar, dhe censuruar masakrën e Banjës, me metodologjinë e ngjashme të shpifjeve e kishte planifikuar për ta realizuar dhe ta dezinformoj publikun për shkaqet, masakrën e radhës në gjimnazin “Haxhi Zeka” të Istogut. Nuk do të thotë se masakra domosdoshmërisht do të kryhej brenda objektit të gjimnazit siç ndodhi në shkollën e Banjës, por personi që planfikohej të masakrohej gjithsesi duhej të ishte nga gjimnazi. Kush është ai që do të masakrohej, me planin e kujt, dhe për çfarë motivi? Për ta kuptuar këtë me prova, duhet të njihemi me rrënjët e thella dhe trashëgiminë kriminale të LDK-UDB-KGB-së në polici dhe në komunën e Istogut.

Xhemë (Hajriz) Avdylaj ka qenë informator dhe munafik i UDB-së që i ka marrë n’qafë shumë shqiptarë, sidomos kushërnjët e tij të afërm. Këtë e vërtetojnë ish-zyrtarët e UDB-së (atëherë të SPB-së ose Sekretaritatit të Punëve të Brendshme), për burgosjet që i kanë bërë gjatë kohës së diferencimeve ideo-politike, si për shembull të: Qazim (Fekë) Zekaj, djemve të tij Xhevatit, Naserit, Dritonit, dhe Azemit. Rrethi i munafikisë kishte shkuar aq afër sa që ka përfshirë edhe burgosjen e Ismetit të Bajram Hajrizit ose djalit të vëllaut të Xhemës. Ismeti dhe Bajrami cilësoheshin si veprimtarë të çështjes kombëtare, për çka Xhema ishte distancuar nga familja e Bajramit. Pavarësisht se edhe sot ish-veprimtarët thirren vetëm si të përndjekur dhe burgosur nga UDB dhe zyrtarët e saj, ish-zyrtarët shpesh nuk kanë ngurruar të shkëmbejnë polemika me ish të burgosurit pas luftës së fundit kur organizoheshin të pamet. Për shembull, vërtetohet se si zyrtari i SPB-së, Istref Sadikaj, e kishte punësuar Nezir Avdylajn, vëllaun e Kosovë policit, pa diplomë në gjimnazin e Istogut vetëm pse ishte spiun. Vetë Istrefi më herët kishte qenë mësimdhënës i artit figurativ në gjimnaz. Kur ra sistemi komunist dhe UDB-ja zyrtarisht u shpërbë, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) si pasardhëse e Lidhjes Komuniste të Kosovës (LKK). Shumëçka rreth LDK-së nuk mund të kuptohet vetëm nga LKK por më së shumti nga Istogu. Në krye të LDK-së u zgjodh komunisti i përbetuar Ibrahim Rugova nga Istogu. Përpos në udhëheqësinë qendrore, edhe nëpër degë dhe nëndegë, LDK-ja filloj t’i mbushë radhët me ish-spiunët e UDB-së. Ndërkaq, vetë zyrtarët e ish sigurimit qëndronin indiferent, duke ia lënë ngjarjet e kohës së transicionit njerëzve tjerë. Kur filluan për themelimin e nëndegës së LDK-së, Istrefi u interesua të dinte se kush ishin ideatorët dhe nismëtarët. Me të marrë vesh se në mesin e tyre ishte Neziri, Istrefi reagoj: “Euu pa t’ia u qi nanën qetash atyne shpiunave t’shkive s’kam me lanë! Na [ish-SPB] kemi mendu që po shkëputemi nga sistemi i përbashkët, e tash prap t’njëjtit shpiuna t’shkive me marrë pushtetin.” Të nesërmen, në mbledhjen e aktivit të fshatit Shushicë që do ta themelonte nëndegën e LDK-së e cila u mbajt në odën e djemve të Xhemë (Haxhi) Nimanaj, Neziri i njoftoj të pranishmit se nuk dëshiron dhe nuk mund të jetë pjesë e kryesisë.

Halit Mavraj nga fshati Staradran ka qenë një tjetër munafik i UDB-së, dhe drejtor i gjimnazit të Istogut atëherë të quajtur “Vëllëzërit Ribar” (sot gjimnazi “Haxhi Zeka”). Haliti përmes një deklartate shpifëse në milicinë e UDB-së, e ka dënuar mësimdhënësin Mustafë Lipaj me 7-8 vite burg. Nga fshati Staradran ishte diferencuar dhe përjashtuar nga puna edhe arsimtari i gjuhës shqipe Qerim (Dan) Demaj nga fshati Shushicë, pasi UDB-ja e kishte akuzuar atë se “ka marrë pjesë një vorrim nacionalist.” Përkundër se Qerim Dani ishte arsyetuar se në atë vorrim ka marrë pjesë i tërë kolektivi, UDB e kishte zgjedhur vetëm këtë për ta përjashtuar nga puna dhe ta diferencoj publikisht me propagandën: “Runu pej Qerim Danit se është shpiun!” Avniu, djali i Qerimit, si nxënës i gjimnazit “Vëllëzërit Ribar” në Istog, e kishte kujdestar klase Halit Mavrën (babën e Venerës), dhe sa herë e shihte në korridor, na thoshte: “Ikni, hini mrena se po vjen Halit Tërrnavci!”

TRASHËGIMIA E UDB-së NË UZURPIMIN E PRONAVE DHE INSTITUCIONEVE

Krimet e Xhemë Hajrizit dhe Halit Mavrajt vazhdojnë edhe sot përmes trashëgimtarëve të tyre, me po të njëjtën metodologji, kundër po të njëjtës kauzë, dhe kundër po të njëjtave  institucione të Republikës së Kosovës – Policisë dhe Arsimit. Për ta nuk vlejnë ligjet shtetërore por vetëm vetëgjyqësia e trashëgimisë së Xhemë Hajrizit dhe Halit Mavrës. Në gjimnazin “Haxhi Zeka” punësohet Venera, e bija e Halitit, dhe burri i saj Liridon Lipaj. UDB-ja e ka mbajt nën kontroll ose uzurpim gjimnazin “Haxhi Zeka” me kriteret e punësimit në bazë të trashëgimisë, deri në ditët e sotme. Ka ndërmarrë hapa jo vetëm për t’i përjashtuar nga puna nëpër shkolla dhe t’i burgosë të gjithë ata që nuk janë në vijën e tyre (sikur dikur Qazim Fekën, Mustafë Lipën, Qerim Danin, e plot të tjerë), por edhe t’i masakroj sipas nevojës. Ku janë provat se UDB-ja ose trashëgimia e saj ka planfikuar masakër kundër dikujt në gjimnazin “Haxhi Zeka” por qenka parandaluar me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës? Ja ku janë:

Kosovë Avdylaj është i biri i Xhemë Hajrizit (ish-spiunit të UDB-së), polic në stacionin policor të Istogut me numër identifikues PK #0375, i rekrutuar aty nga ish-administratori i policisë rajonale të Pejës, koloneli rus i njësive elite Specnaz (shkurtesë për Vojska SPECialnogo NAZnaçenja), Valeri Korotenko. I njëjti polic është uzurpator i tokës shtetërore, i detyron personat me të meta mendore në veprimtari kriminale, shkruan dhe nënshkruan deklarata në emër të fëmijëve të prindërve me të meta mendore, furnizon me të dhëna personale dhe numra të telefonit nga policia personat e gatshëm për veprimtari krimimanle për vetgjyqësinë e tij, ka qenë i suspenduar nga policia për veprimtari kriminale por gjithmonë mbrohej nga kryekrimineli Agim Kurmehaj, organizator i dyshuar i vrasjes së policit Izet Demaj, dhe tash me aktgjykim të formës së prerë dhe të ekzekutueshëm si munafik dhe shpifës i tmerrshëm. Për dallim nga akuzat publike kundër Ramush Haradinajt dhe Sami Lushtakut se kanë blerë me çmime të lira nga 70, 50, apo edhe 5 euro ari tokën e shtetit, ky jo vetëm që e uzurpon tokën e shtetit por mundohet t’ua uzurpoj edhe pronat private shqiptarëve. Pronën private të kujt, për shembull? Të kojshisë së tij Osman Osmanaj. Si?

Në fshatin Shushicë e Epërme deri më 1999 ka ekzistuar vetëm një familje serbe nga gjithsej 38 sa ishin vendosur gjatë reformës agrare dhe kolonizimit të Kosovës ndërmjet viteve 1919 dhe 1941. Radoslav Zdravkoviq, i njohur shkurtimisht si Dosha, roje pylli (shumar), kojshi i dhe jaran i Kosovë Avdylajt. Familja e Doshës ka qenë e vendosur në tokën e zapuar të familjes së Osmanit. Pas luftës së vitit 1999, Dosha ikë në Serbi, kurse Kosovë Avdylaj pretendon se e ka blerë atë tokë të zapuar. Pavarësisht se nëpër Istog spekulohet se Kosovë Avdylaj e ka ble tokën e zapume, ai nuk ka mundur dhe nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë me ish-kolonizatorët serbë për tokën e Osmanit për shkak se Osmani e ka në pronësi private me tapi që nga viti 1908. Zyrtarët policorë Hysen Berisha dhe Naser Qorraj (ky i fundit është nga Qorrajt e Padalishtës ku i ka dajt Kosovë Avdylaj) ishin zotuar se tokën e shtetit që e ka zapuar kolegu i tyre i punës, do të bëhët e tij edhe me letra. Ku me ditë, kanë lakmuar edhe kolegët tij policë të uzurpojnë toka, në vend se ta lajmërojnë veprën e tillë penale.  Pyetje për Hysen Berishën dhe Naser Qorrajn: “E prona e Osmanit e uzurpuar nga kolonizatorët serbë, a do të bëhët me apo pa letra e Kosovë Avdylajt?” Vetë Kosova u angazhua për versionin e zapimit pa letra në këtë mënyrë:

Ai e angazhon dhe e detyron qikën e Halit Mavrës (ish-spiun famëkeq i UDB-së), Venerën, të jep deklarata të rrejshme dhe shpifëse kundër Osman Osmanajt në stacionin policor të Istogut më 19.05.2019, tek polici Valdrin (Agim) Haxhiu me numër identifikues PK #9584. Valdrin është i Rakoshit, djali i Agim Haxhiut, ish-drejtorit të drejtoratit për kulturë në K. K. të Istogut. Misioni i UDB-së së Xhemë Hajrizit dhe Halit Mavrës duhej të vazhdonte përmes trashëgimtarëve të tyre Kosovë Avdylaj dhe Venera Mavraj – Lipaj. Venera shpifte kundër gjysmës së gjimnazit, sidomos kundër drejtorit Ibrahim Bytyqi për të cilin pretendonte se “ia ka pshtetë Adem Gecajt [d.m.th. e ka qi n’böthë; na falni në shprehje por kjo është shprehje e Venerës dhe e ruajtur në prokurori si provë], kurse tash është e sigurt se ka me i pshtetë edhe kësaj.” Nuk është kurrfarë rastësie pse me 2018 policia e kishte rekruturar Venerën për ta joshur seksualisht Isa Mulajn të cilit ajo i kërkonte takim sekret në Rakosh, se në Istog mos na na sheh kush. Përpos provave tjera, del edhe dokumenti zyrtar sikur ky i datës 19.05.2019, që vërteton se Venera e koordinonte punën me policët e Rakoshit. Venera nuk e kishte përmendur kurrë Osmanin pasi ai nuk ishte drejtor, pozitë të cilën ajo mendote se i takon asaj në bazë të trashëgimisë sepse babain Halitin e ka pasur drejtor nga radhët e UDB-së në po të njëjtin gjimnaz. Akuzat shpifëse të Venerës kundër drejtorit të gjimnazit Ibrahim Bytyqit ishin të tmerrshme. Këtu ndërhyn polici Kosovë Avdylaj duke e detyruar Venerën t’i riorientoj shpifjet, me premtimin se do t’i hapet rruga për t’u bërë drejtoreshë po që se akuzat e njëjta kundër Ibrahim Bytyqit për “pshtetje” ia mvesh së pari Osmanit. Venera pranon. Kjo vërtetohet me faktin e deklaratave të rrejshme nën betim të dëshmitarëve të rrejshëm bashkpunues Kosovë Avdylaj dhe Venera Mavraj – Lipaj tek prokurori i Prokurorisë Themelore (PTH) të Gjakovës, i pari më 15.05.2020 dhe e dyta më 27.05.2020, si dhe më vonë nga aktakuza PP/II.nr.61/22 e datës 22.07.2022 të PTH në Pejë.

ÇKA NUK ÇMIÇTOJNË NEO-UDBA-shët?!

I njëjti grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga Kosovë Avdylaj, e detyron Venerën të shkoj në PTH të Pejës për të shpifur se kinse Osman Osmanaj ka dashtë me “sillovatë” në vendin e punës ose brenda objektit të gjimnazit “Haxhi Zeka.” Çka po i bjen kjo “me sillovatë”? Me kapë me zor! Aha, kjo është akuzë jo e rëndë por e tmerrshme që shpesh herë ka shkaktuar edhe vrasje. Akuzat e tilla shpifëse për “sillovatje” zakonisht i kanë pas shpifur nacionalistët sërbë kundër shqiptarëve, por këta neo-UDB-ashët e sotëm shqipfolës janë edhe më të tmerrshëm me aso akuza shpifëse. Përmes të kryekorruptuarit Agim Kurmehaj, këta e angazhojnë një prokurore të LDK-së me emrin Arlinda Nallbani – Gacaferri e cila më 22.07.2022 e ngritë aktakuzën shpifëse PP/II.nr.61/22 për ngacmim seksual të Venerës nga Osmani, dhe njëkohësisht edhe kundër Florin Dreshajt por për këtë vetëm me emërtimin “ngacmimi.”  Me të marrë aktakuzën, Venera ia dërgon në telefon vajzës së mitur të Osmanit të cilës i jepte mësim në gjimnaz për ta traumatizuar: Kqyre, kqyre, babi yt ka dashtë me m’qi me zor brenda gjimnazit!  Kështu Venera u bind në sherr budallakinë e “nepismenit” Kosovë Avdylaj se tash e ka rrugën e hapur për t’u bërë drejtoreshë posa të dënohet, përjashtohet nga puna, burgoset, dhe shpallet i çmendur Osmani, e pastaj me Ibrahim Bytyqin e kanë edhe më lehtë pasi ky, sipas Venerës, veç ia ka pshtetë Adem Gecajt dhe sigurt ka me i pshtetë edhe kësaj.

Osman Osmanaj është doktorrant i matematikës, kuadër deficitar të cilin udhëheqësia e LDK-UDB-KGB-së në komunën e Istogut u mundua kot t’ia mohoj punësimin në gjimnazin “Haxhi Zeka.” Fillimisht, drejtori i drejtoratit komunal për arsim Agim Haxhiu e kishte penguar të punësohej aty. Pasi Osmani e kishte fituar betejën me ligj dhe ishte punësuar në gjimnaz, trashëgimia e UDB-së kundër tij nuk ishte ndalur. Kosovë Avdylaj e detyron Venerën të bëjë munafiki kundër Osmanit tek djali i Agimit ose polici Valdrin Haxhiu më datën 19.05.2019, duke menduar se gjimnazi duhet të mbtetet përgjithmonë pronë e LDK-UDB-KGB-së. Le ti Brahim Bytyqin e Adem Gecin le t’ia pshtetin ata njani-tjetrit me qejf apo me zor, por ti akuzoje Osmanin që ka dasht me “t’sillovatë” ty, n’daq me u ba drejtoreshë, se me këtë rast tani e kallim edhe Brahim Bytyqin. Qëllimi i Kosovë Avdylajt nuk ishte ta bëjë Venerën drejtoreshë të gjimnazit me këtë shtytje ose detyrim në kryerjen e veprës penale përmes lajmërimit apo kallëzimit të rremë penal. Këtë ndoshta nuk e dinte Venera e cila mendonte se policia e LDK-UDB-KGB-së në Istog po i ndihmon në uzurpimin e postit të drejtoreshës së gjimnazit. Ndërkohë, qëllimi kryesor, i vërtetë, dhe publik i Kosovë Avdylajt ishte t’ia marrë tokën Osmanit me ndihmën e ish-kolonizatorëve sërbë, e pastaj edhe plani për masakrimin e Osmanit sikur të Nexhat Muzlijajt më 04.11.2013 në shkollën e mesme të ulët “Trepça” të Banjës nga po e njëjta ndërmarrje e përbashkët kriminale. 

KUJDES NGA SHPIFJET PËR “SILLOVATJE” TË POLICISË QË PRET KOKA DHE ORGANE GJENITALE

E njëjta polici kishte përhapur propagandë në publik se Nexhatin e kishin masakruar më 04.11.2013 në shkollë “Trepça” të Banjës se kinse ai ia kishte “sillovatë” vajzën dikujt, dhe për këtë arsye ia kishin prerë organet gjenitale dhe kokën. Por Nexhati u masakrua me autorizim të Agim Kurmehajt për shkak se ishte vëzhgues i zgjedhjeve lokale dhe mbrojtës i votës së lirë demokratike, kurse akuzat për “sillovatje” ishin dhe mbesin 100% shpifje të policisë që e realizoj dhe fshehu masakrën.  Akuzën e ngjashme shpifëse për tentim “sillovatje” brenda gjimnazit “Haxhi Zeka”, e kishte shpifur po e njëjta polici e LDK-UDB-KGB-së së Istogut në krye me Kosovë Avdylajn duke e deyruar Venerën të paraqitet si viktimë e Osman Osmanajt. Pastaj Osmanit do t’ia prenin kokën dhe organet gjenitale sikur Nexhatit për shkak se kinse e paska “sillovatë” kolegen e punës.

Planin e tillë djallëzor për masakrën e dytë nga i njëjti grup kriminal i policisë bandito-terroriste të Istogut me autorizim të Agim Kurmehajt, e pengon pala paditëse kundër masakrës së Banjës (Isa Mulaj), i cili me dëshminë dhe provat e tij në rastin P.nr.217/22, u bë vendimtar që PTH në Pejë të tërhiqet nga aktakuza e shpifur për rastin e Venerës kundër Osman Osmanajt dhe Florin Dreshajt. Rrjedhmisht, Gjykata Themelore (GJTH) Pejë – Dega në Istog, me aktgjykim refuzues i liron Osmanin dhe Florinin për shkak se prokuroria është tërhequr nga aktakuza e porositur nga Kosovë Avdylaj dhe Agim Kurmehaj. Venera bënë ankesë kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë në Gjykatën e Apelit, por kjo e fundit me aktgjykimin e formës së prerë PA1.nr.1621/25 të datës 25.11.2025 e njofton Venerën jo vetëm se e ka hedhur poshtë ankesën, por ankesa e saj ka qenë e palejuar (e kundërligjshme). Venera nuk then ma krye për policët “nepismena” të LDK-UDB-KGB-së. Mirëpo, ajo mund t’i hapë letrat për ta “përrzhitur” (diskredituar) një batalion të tërë të policisë i cili për interesat e veta kriminale e joshën të paraqitej viktimë e tentim “sillovatjes” të dikujt ndaj të cilit ajo nuk e kishte as fjalën më të vogël të keqe si koleg të punës dhe as që e njihte aq. Mata Hari e Luftës së Parë Botërore ishte akuzuar nga aleatët se me spiunazhën e saj kishte shkaktuar humbjen e afër 50 000 ushtarëve (3 divizioneve) të Ekspeditës së Forcave Ruse në Frontin Perëndimor. Venera ose Mata Hari e Kosovës me spiunazhin e saj të gjithanshëm mund t’i “përrzhitë” rreth 100 zyrtarë policorë (1 batalion) të Bandës së Korotenkos në Frontin Perëndimor (Dukagjin). Pse të mos i “përrzhitë” pasi dështoj me ia lanë kolegut të punës n’derë kopilin (veprën) e milicve të UDB-së.

Venera mund ta “përrzhitë” sidomos Kosovë Avdylajn, i cili, sipas dokumenteve zyrtare, e ka shtytur dhe detyruar në vepër penale përmes lajmërimit apo kallëzimit të rremë penal. Të akuzuarit e liruar, Osman Osmanaj dhe Florin Dreshaj, i kanë dorëzuar paditë e tyre për dëshmpërblim, të cilat Venerës do t’i kushtojnë dreq e gjysë, ndërkaq policia e Bandës së Korotenkos që e ka detyruar në vepër penale, qeshet me të dhe mendon se kështu ka shpëtuar nga përegjejësia e tyre duke ia lëshuar në tërësi Venerës. Por Venera mund të nxirret pjesërisht duke e denoncuar Kosovë Avdylajn për shtytje dhe detyrim në kryerjen e veprës penale kundër Osmanit, sepse, polici e paska gënjyer me premtimin se ka me u ba drejtoreshë të gjimnazit, por nuk i ka treguar, siç e vërtetojnë provat, se qëllimi i policit ka qenë me ia marrë tokën Osmanit me ndihmën e kolonizatorëve sërbë. Shtytësi i veprës penale mban përgjegjësi më të madhe se sa vetë kryerësi, në këtë rast, Kosovë Avdylaj më shumë se Venera Lipaj. Shembull praktik: A keni dëgjuar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt nga Granit Plava të nxitur nga Naim Murseli? Kush është duke e mbajt përgjegjësinë më të madhe për atë vrasje? Natyrisht, shtytësi Naim Murseli, dhe ai mbetet në qendër të procedurës penale dhe vëmendjes publike, e jo aq shumë Granit Plava i cili thujase po shkon duke u harruar dhe do të dënohet më pak si kryerës se Naim Murseli si nxitës. Rast i ngjashëm i shtytjes në vepër penale është ky i Kosovë Avdylajt. Për dallim nga rasti ndërmjet Naim Murselit dhe Granit Plavës, ky rast i shtytjes të Venera Lipajt nga Kosovë Avdylaj është i bazuar në dokumente zyrtare dhe deklarata në prokurori të dhëna nën betim. Sidoqoftë, Osmanit dhe Florinit nuk u intereson kush e ka shtytur Venerën; kryesorja Venera detyrohet të paguaj për secilin veç e veç, aq sa do ta velërësojnë ekspertët financiarë dhe psikiatrikë të gjykatës. E vetmja shansë e Venerës për t’i zvogëluar dëmët financiare që duhet t’ua paguaj Osmanit dhe Florinit, është nëse i hapë letrat dhe bënë kallëzim penal kundër policëve që e kanë detyruar të kryej vepër penale, duke filluar me Kosovë Avdylajn. Përndryshe, kur t’i vjen radha dy rasteve gjyqësore për dëmshpërblim me seanca të ndara herë me Osmanin, e herë me Florinin, bëhët tepër vonë dhe ajo nuk mund ta fajësoj askënd për shtytje në veprën e saj penale. Reagimi i menjëhershëm i saj nuk e shpëton nga përgjegjësia dhe detyrimi për të paguar, por e heq një barrë të madhe të dëmshpërbilimit duke ua faturuar nxitësve të cilët kanë përgjegjësi penale më të madhe. Pra, Venera mundet me i “përrzhitë” fort policët nxitës dhe t’iu nxjerrë atyre dëmshpërblim. Ajo mund të mësoj nga fakti i shtytjes së Granit Plavës nga Naim Murseli për vrasjen e Liridona Ademajt. Graniti ishte dorasi ose kryerësi, por ai u qetësua menjëherë posa e tregoj të vërtetën. Edhe pse ishte kryerësi, ai shpëton më lehtë se shtytësi. A e shihni se drejtësia tash po merret dhe do të merret deri në fund vetëm me Naim Murselin? Të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Venera, dhe atëherë do të jemi dëshmitarë se si drejtësia do të merret me shumë me Kosovë Avdylajn.

SI VEPRON POLICIA KUR KA FRIKË SE E VËRTETA DO TË DEL NË SHESH?

Kur i mbaroj mandati Agim Kurmehajt si Kryeprokuror i PTH Pejë në të cilin mbështetej veprimtaria kriminale e Kosovë Avdylajt dhe e Bandës së Korotenkos, Venera kërkoj që të mbyllet çështja penale P.nr.217/22 përmes procedurës së ndërmjetësimit. Palët e paditura, sidomos Osmani, e refuzuan kategorikisht propozimin (jo me qi nanën s’ki me u tërheq; i shkojmë dej n’fund ksaj pune, dej te thejsh kryet mirë për milict e UDB-së!). Venera e dinte paraprakisht se ka gënjyer qëllimisht me urdhër të Kosovë Avdylajt. Në vend të bindjes së saj se do të bëhët drejtoreshë e gjimnazit, ajo tani e ka kuptuar si ia kanë lëshuar këmbët e arushës në dorë ndërmarrja e përbashkët kriminale e Bandës së Korotenkos në përbërje: Kosovë Avdylaj, Januz Bujupaj, Skënder Sejdiu, Ismet Dervishaj, Verim Blakaj, Hysen Berisha, Naser Qorraj, Fadil Hoxhaj, Servete Blakaj, Enver Lipaj, Liridon Lipaj, Haki Zeqiraj, Kosovë Hasanaj, Fadil Avdylaj, dhe Enver Gashi. Ky grup i organizuar kriminal dhe bashkim i strukturuar mendon se ka shpëtuar nga përgjegjësia e tyre penale duke ia lëshuar për të gjitha veprat e tyre dy të pagdhendurve me prirje kriminale si Kosovë Avdylaj dhe Venera Lipaj, por grupi si tërësi ka vepra kriminale të konsumuara siç është masakra e Banjës, për çka ekziston padia për dëmshpërblim si në dokumentet e bashkangjitura. Për krimet e kësaj ndërmarrje të përbashkët kriminale do të paguaj shteti, por shteti nuk mund t’i ngjallë njerëzit vrarë nga po kjo ndërmarrje. Këta bashkëpjesëmarrësit, bashkëpunëtorët, dhe përgjegjësit për 130 vrasje. Gani Geci si shpiun i shkive, kriminel i dënuar dhe vrasës serik i shqiptarëve, është vetëm një piun i vogël i kësaj ndërmarrje të përbashkët kriminale.  Ka llogaritur Venera në kriminalitetin e Gani Gecit duke u thirrur në “trimërinë” e tij, por nuk i ka dalur ashtu. Gani Geci më herët e kishte detyruar një prostitutë me emrin Ganimete Goxhuli të deklaroj rrejshëm se m’ka “sillovatë” Sylejman Selimi. Por Sylejmani doli i pafajshëm nga këto akuza, ndërkaq Gani Geci e vrau me një plumb në gjoks gazetarin Bekim Kastrati të cilin e kishte detyruar t’i botoj ato shpifje në gazetën “Bota Sot.”

I njëjti polic, Kosovë Avdylaj, së bashku me Januz Bujupajn, Verim Blakajn, Hysen Berishën, Skënder Sejdiun, Ismet Dervishajn, Enver Gashin, Fadil Hoxhajn, Naser Qorrajn, Bekë Alushajn, i shkojnë privatisht në shtëpi gruas së policit të vrarë Izet Demaj, për ta detyruar të deklaroj rrejshëm sa ka dasht me “m’sillovatë” Isa Mulaj të cilin ajo nuk e njihte dhe nuk kishte dëgjuar kurrë për të. Gruaja e Izetit, e cila e paska emrin Ardita dhe mbiemrin e vajzërisë Vuthaj, armatoset për t’i vrarë brenda në shtëpinë e saj në Vrellë zyrtarët policorë të lartpërmendur, për t’i treguar publikut se kush po tenton me “sillovatë.”

POLICIA DHE ARSIMI – DY SEKTORË SI NJË NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE

Arsyeja pse Republika e Kosovës nuk është anëtare e Interpolit dhe UNESCO-s, gjindet më së shumti në këtë praktikën e masakrave të policisë nëpër shkolla, në bazë të akuzave të shpifura me porosi për “sillovatje” si arsyetim për fshehjen e krimeve. Paramendoni pse vendi ynë ka mbetur peng i mos anëtarësimit në Interpol dhe UNESCO shkaku i dy personave: policit Kosovë Avdylaj dhe mësimdhënëses Venera Mavraj – Lipaj, që të dy pasardhës të munafikëve famëkeq të UDB-së. Këta janë bërthama e Bandës së Korotenkos.

Aktgjykimi refuzues P.nr.217/22 i ka shpallur disa dëshmitarë të rrejshëm siç janë: Liridon Lipaj (burri i Venerës), Frashër Bujupaj (korril/punëtor teknik i gjimnazit), dhe Drita Hajzeraj – Avdijaj e cila bashkpunon me Venerën për shpifje. Ky grup i organizuar kriminal, sidomos Liridoni, ka pas qu kry fort, për çka edhe e ka pas dënuar gjykata për kanosje serioze dhe sulm që ia ka pasë ba Florin Dreshajt në vendin e punës. Liridoni është dhëndërr i Halit Mavrës ose shpifësit famëkeq të UDB-së, dhe nipash i Zeqirajve të cilët më 27.01.2001 e kanë korrë automat Mahir Lajqin të njohur si “Komandant Rugova.” Paramendoni, Liridoni bëhët dëshmitar i rrejshëm në gjykatë kishe Osmani ka dashtë me ia “sillovatë” gruan (Venerën) në vendin e punës, sepse kështu e kishte udhëzuar Kosovë Avdylaj. Gjatë luftës, sërbët ia kishin dhunuar dhe mbytur Liridonit motrat në bunar në fshatin Studenicë, kurse pas luftës, Liridoni qohet e blenë banesë nga sërbët në Istog. Kjo gjendje faktike nuk don kurrfarë komenti, e aq më pak kërkon koment nga babai i Liridonit dhe vjehrri i Venerës, Enveri, i cili paraqitej si vëzhgues në seancat gjyqësore për mbështetjen e shpifjeve të Venerës dhe Liridonit kundër Osmanit dhe Florinit. Liridoni shkoj për t’i nxjerrë brinat nga dënimi i mëhershëm që ia kishte dhënë gjykata për kanosjen serioze ndaj Florini më 15.11.2018, por i la edhe veshët; përpos që e kishte dënuar gjykata në rastin e mëhershëm P.nr.378/19, tash në këtë P.nr.217/22 e ka shpallur dëshmitar të rrejshëm ose shpifës të dorës së parë. Enveri ose babai i Liridoni, ka qenë i paralajmëruar nga njëra palë e paditur: “Ruaju se Venera don ta thy qafën, me t’ba prrallë”, ndërsa ky i është përgjigjur: “Jaa, Venerës unë i besoj; e kam si qikën teme!” Ani pra, grahi. Në gjuhën popullore, këto dukuri kriminale të bashkrenduara në baza familjare njihen: Si i ati (Enver Lipaj) ashtu edhe i biri (Liridon Lipaj), si i ati (Xhemë Hajrizi) ashtu edhe i biri (Kosovë Avdylaj), si i ati (Halit Mavraj) ashtu edhe e bija (Venera Mavraj – Lipaj), si baballaku (Halit Mavraj) ashtu edhe dhëndrri (Liridon Lipaj), si vjehrri (Enver Lipaj) ashtu edhe e reja (Venera Lipaj), si burri (Liridon Lipaj) ashtu edhe gruaja (Venera Lipaj), etj. Për të gjithë këta, nuk vlen kurrfarë ligji në fuqi por vetëgjyqësia në baza familjare të betonuara në kastat e trashëgimisë së LDK-UDB-KGB-së.

UNESCO nuk pranon shtete në të cilat shkenca, e vërteta, dhe civilizimi njerëzor përndiqen sipas pikës 4 (Përndjekja e shkencëtarëve dhe studiuesve) dhe pikës 11 (shkatërrimi i trashëgimisë kulturore) të ndërmarrjes së përbashkët kriminale me “nepismena” të UDB-së e njohur si Banda e Korotenkos. Krimet e kësaj bande mbrohen dhe shtyten edhe nga strukturat kriminale brenda komunës së Istogut, siç janë Naim Behlulaj, Haki Zeqiraj, dhe komplet udhëheqësia e LDK-së.  Më së shumti nga rënia e shpifjeve të Kosovë Avdylajt dhe Venera Lipajt në rastin P.nr.217/22, është djegur Fadili i Halit Ramizit ose Fadil Avdylaj, referent në Gjykatën Themelore Pejë – Dega në Istog. Fadili e priste me padurim dhe i ka pas lëpi buzët fort mos po e dënon gjykata Osmanin, ku shpresonte se Kosova i Xhemë Hajrizit pas grabitjes së tokës të Osmanit ka me ia nda një pjesë atij. Fadili si referent i gjykatës vazhdimisht ka keqpërdorur dokumente të gjykatës dhe duke shpiunuar te Kosova, por nuk është larg dita kur vendi ku ai punon do t’i nënshtrohet inspektimit për ta vërtetuar keqpërdorimin e detyrës zyrtare të tij, plus, mbështetja e tij me komente në rrjete sociale për rrencat me “peçat” të Bandës së Korotenkos.

Shfletoni sipas radhës fotografitë që të njiheni me hollësitë.  Këto dosje janë të deponuara edhe në disa agjenci të rëndësishme për shkak se institucionet e Kosovës i fshehin, keqpërdorin dhe shkatërrojnë. Mos u befasoni nëse Dhomat e Specializuara dhe Gjykata Speciale do ta zgjerojnë fushë veprimtarinë në kapjen e prokurorëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve policorë “të paprekshëm” me duar të përgjakura deri në fyt. Rruga është krejt e hapur në këtë drejtim në bazë të nenit 20 të Kushtetutës për Transferin e Sovranitetit, kështu që, përkundër manipulimeve, shpifjeve, vrasjeve, prerjen e kokave dhe trafikimin e organeve gjenitale nga Policia dhe Prokuoria e Republikës së Kosovës, provat mbesin në vende të sigurta për të vepruar tash, më vonë, apo herë do kurdo. Atëherë nuk do të ketë arsyetime sikur të Hashim Thaçit “jo unë s’kam pasë lidhje kurrë me UÇK-në, jo unë jam kanë polic, prokuror, hetues në IPK por s’kam lidhje me uzurpime tokash e prerje kokash, falsifikime, fshehje dhe shkatërrime të provave, shpifje, montime të rasteve, detyrime për vepra penale ma akuzat për sillovatje, etj!”

Isntituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

(Isa Mulaj)

___________

  • Drini nuk e njef problematiken që shtjellohet nga ky Institut, andaj kushdo që mendon se nuk është dosje e bazuar në fakte, ka të drejtë të reagoj dhe Redaksia e Drinit do t’ia botoj reagimin.

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

0
Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA
_____
Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin e Kosovës nuk është thjesht një problem procedural. Ai është simptomë e një krize më të thellë politike, ku kalkulimet partiake po vendosen mbi funksionimin normal të institucioneve. Në këtë situatë është e vështirë të vendoset barazi përgjegjësie mes presidentes aktuale Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti apo partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje. Arsyeja është e qartë: përgjegjësia kryesore politike për funksionimin e institucioneve bie mbi partinë që ka shumicën parlamentare dhe udhëheq qeverinë.
Paradoksi i situatës aktuale është se LVV arriti një mbështetje të madhe elektorale, por sot duket e pasigurt se si ta përdorë këtë pushtet. Fitorja e saj në zgjedhje u ndërtua mbi një narrativë të fuqishme kundër elitave të vjetra politike dhe mbi një mobilizim të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale dhe mediat elektronike.
Megjithatë, qeverisja kërkon më shumë sesa mobilizim elektoral. Ajo kërkon vendime të vështira dhe përgjegjësi politike. Sot duket se pikërisht nga kjo përgjegjësi po përpiqet të shmanget lidershipi i LVV-së.
Një nga arsyet kryesore që përmendet në analizat politike është frika politike nga implementimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky është një obligim që rrjedh nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që është rikthyer fuqishëm në agjendë pas marrëveshjeve të arritura në Ohër, në kuadër të procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Për një parti që ka ndërtuar identitetin politik mbi kundërshtimin e këtij mekanizmi, implementimi i tij do të kishte një kosto të madhe politike.
Prandaj, në qarqe politike po qarkullon një hipotezë serioze: se LVV mund të preferojë zgjedhje të reja dhe një qeveri të ardhshme koalicioni. Në një konfigurim të tillë, përgjegjësia për vendimet e vështira do të ndahej mes disa partive.
Me fjalë të tjera, një pjesë e klasës politike mund të jetë duke kërkuar të ndajë përgjegjësinë për vendime që më parë i ka refuzuar kategorikisht.
Një dimension tjetër i krizës është marrëdhënia mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Bashkëpunimi i tyre dikur u paraqit si një projekt i ri politik për Kosovën, por sot duket se ai është dobësuar ndjeshëm.
Nëse Osmani zgjidhet për një mandat të dytë presidencial, ajo fiton një autonomi shumë më të madhe politike. Një presidente e pavarur mund të marrë vendime që i shërbejnë interesit të shtetit, por jo domosdoshmërisht interesave taktike të një partie të vetme.
Kjo perspektivë nuk është domosdoshmërisht e rehatshme për një parti që është mësuar të kontrollojë fort narrativën politike.
Sipas Kushtetuta e Kosovës, procedura për zgjedhjen e presidentit është e përcaktuar qartë. Nëse procesi dështon, hapet rruga për shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhje të reja.
Në këtë kontekst një rol vendimtar mund ta ketë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Por çdo interpretim i saj që perceptohet si politik do të rrezikonte seriozisht besimin në institucionet e shtetit.
Kosova ka vuajtur shpesh nga përdorimi selektiv i institucioneve për qëllime politike. Një përsëritje e kësaj praktike do ta thellonte edhe më shumë krizën.
Një cikël i ri zgjedhor do të krijonte mundësi për ripozicionim të opozitës: Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Megjithatë, edhe këto parti përballen me probleme serioze.
LDK mbetet potencialisht forca me hapësirën më të madhe për rritje, por ajo vazhdon të pengohet nga një krizë lidershipi. Pas disa humbjeve radhazi, mungesa e reformës së brendshme dhe dominimi i interesave personale mbi ato politike e kanë dobësuar ndjeshëm këtë parti.
PDK dhe AAK kanë një bazë relativisht stabile votuesish, por edhe një tavan të dukshëm elektoral që e bën të vështirë zgjerimin e ndikimit të tyre.
Një element që shpesh injorohet në analizat politike është roli i diasporës. Në zgjedhjet e fundit ajo mobilizoi një mbështetje të madhe për projektin politik Kurti–Osmani.
Sot, një pjesë e diasporës ndjehet e zhgënjyer. Shpresa se ky bashkëpunim do të sillte stabilitet institucional dhe një drejtim të qartë politik për Kosovën duket se është zbehur.
Perceptimi që po krijohet është se lufta për pushtet dhe kalkulimet personale po e zëvendësojnë vizionin strategjik për shtetin.
Është e pamundur të analizohet kjo krizë pa përmendur faktin se Vjosa Osmani ka qenë ndër figurat më të votuara në historinë politike të Kosovës. Mbështetja që ajo mori në zgjedhje nuk ishte vetëm partiake; ajo ishte edhe personale.
Për shumë votues, veçanërisht në diasporë, Osmani përfaqësonte një figurë të re politike – më të pavarur nga strukturat tradicionale partiake.
Por pikërisht kjo pavarësi sot mund të jetë arsyeja pse një mandat i dytë i saj nuk shihet me entuziazëm nga disa qarqe të pushtetit.
Një presidente që nuk kontrollohet lehtë nga një parti mund të bëhet faktor i rëndësishëm institucional. Dhe kjo nuk është gjithmonë e rehatshme për pushtetin ekzekutiv.
Kriza aktuale nuk është vetëm për zgjedhjen e një presidenti. Ajo është një test për maturinë e klasës politike në Kosovë.
Nëse partitë vazhdojnë të përdorin institucionet si instrumente taktike për përfitime afatshkurtra politike, dëmi nuk do të jetë vetëm institucional. Ai do të jetë edhe në besimin e qytetarëve tek vetë demokracia.
Në fund, zgjedhjet mund të ndryshojnë përbërjen e parlamentit. Por nëse kultura politike nuk ndryshon, krizat e tilla do të përsëriten.

Kujtesa historike e Kishës dhe vazhdimësia e besimit në Dardani sipas librit “Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj” të Don Gaspër Gjinit

Don Fran Sopi, Pejë

Këtë analizë studimore dhe reflektuese mbi veprën e meshtarit, studiuesit dhe hulumtuesit të njohur shqiptar të Kishës Katolike, Don Gaspër Gjinit, e shkruaj në një moment të veçantë kujtese dhe nderimi, në 41-vjetorin e kalimit në amshim të sivllaut tim meshtar, një figure që me jetën dhe veprën e tij u bë pjesë e ndërgjegjes historike të Kishës ndër shqiptarë. Pra, kujtimi i tij nuk lidhet vetëm me një personalitet kishtar apo me një studiues të historisë së Kishës, por me një prift që e jetoi misionin e tij në dy dimensione të pandara: në shërbimin baritor të popullit të Zotit dhe në përkushtimin e palodhur për të ndriçuar historinë e krishterimit në trojet tona. Prandaj reflektimi mbi veprën e tij “Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj” nuk është vetëm një analizë historiografike, por edhe një akt kujtese shpirtërore për një meshtar që e deshi Kishën dhe popullin e vet deri në fund të jetës së tij.

Libri i Don Gaspër Gjinit përfaqëson një nga studimet më të rëndësishme për historinë e Kishës Katolike në hapësirën e Dardanisë dhe të Kosovës. Ai është një studim i ndërtuar mbi një kërkim të gjatë dokumentar dhe mbi një përkushtim të thellë ndaj historisë kishtare. Në këtë vepër autori nuk synon vetëm të paraqesë historinë e një dioqeze të caktuar, por përpiqet të rindërtojë një panoramë të gjerë të pranisë së krishterimit në këto troje, duke e lidhur atë me historinë e përgjithshme të krishterimit në Ballkan dhe në Evropë.

Që në parathënien e librit (faqe 5), autori e vendos studimin e tij në një perspektivë të qartë historiografike dhe shpirtërore. Ai e sheh historinë e Kishës jo vetëm si një fushë studimi akademik, por edhe si një detyrë morale dhe kulturore për të ruajtur kujtesën historike të komunitetit të krishterë në këto troje. Në këtë parathënie shfaqet qartë ndërgjegjja e autorit se popujt që humbasin kujtesën historike rrezikojnë të humbasin edhe identitetin e tyre shpirtëror dhe kulturor. Prandaj ai e ndërmerr këtë studim jo vetëm si historian, por edhe si meshtar, duke e parë historinë e Kishës si një dimension të rëndësishëm të jetës së popullit shqiptar.
Serioziteti metodologjik i studimit bëhet i dukshëm menjëherë në pjesët që trajtojnë shkurtesat (faqe 7) dhe burimet e literaturës (faqe 11). Këto pjesë, ndonëse në pamje të parë teknike, zbulojnë bazën e gjerë dokumentare mbi të cilën është ndërtuar studimi. Autori mbështetet në një aparat të pasur burimor që përfshin dokumente të arkivave të Vatikanit, akte të koncileve, kronika mesjetare dhe studime historiografike bashkëkohore. Kjo e bën veprën jo vetëm një rrëfim historik, por një studim të mbështetur në dokumente autentike që e vendosin atë në radhën e kontributeve serioze të historiografisë kishtare shqiptare.

Në pjesën e parë të librit, e cila fillon me kapitullin mbi agimin e krishterimit në Dardani (faqe 23), autori përpiqet të rindërtojë fillesat e përhapjes së Ungjillit në këtë rajon të rëndësishëm të Ilirisë së lashtë. Duke u mbështetur në burime historike dhe në studime të ndryshme, ai tregon se Dardania ishte një hapësirë që kishte lidhje të forta me botën romake dhe se përmes rrjetit të rrugëve romake dhe qyteteve të zhvilluara urbane u bë e mundur përhapja e hershme e krishterimit. Në këtë mënyrë, kapitulli mbi agimin e krishterimit dardan shërben si një dëshmi e rëndësishme historike që tregon se krishterimi në këto troje nuk është një realitet i vonshëm, por një traditë që lidhet me periudhën e hershme të Kishës.

Në vijim të kësaj analize, kapitulli mbi fillimin dhe organizimin e Kishës dardane (faqe 29) trajton mënyrën se si komunitetet e para të krishtera u organizuan institucionalisht. Autori shpjegon krijimin e dioqezave dhe vendosjen e strukturave kishtare që mundësuan zhvillimin e jetës kishtare në këto troje. Kjo pjesë e studimit është veçanërisht e rëndësishme sepse tregon se Kisha në Dardani ishte pjesë integrale e organizimit të Kishës në Perandorinë Romake dhe nuk ishte një realitet i izoluar.

Një nga aspektet më domethënëse të këtij studimi paraqitet në analizën mbi pjesëmarrjen e ipeshkvijve dardanë në koncilet e para të përgjithshme të Kishës (faqe 32). Pjesëmarrja e këtyre ipeshkvijve në koncilet ekumenike tregon për përfshirjen e Kishës në këto troje në debatet e mëdha doktrinare dhe teologjike të krishterimit të hershëm. Në këtë mënyrë, Dardania shfaqet si një hapësirë që nuk qëndron në periferi të historisë së krishterimit, por si një pjesë aktive e proceseve që formësuan doktrinën dhe organizimin e Kishës universale.

Autori ndalet gjithashtu edhe te skizmat dhe polemikat teologjike që kanë ndodhur gjatë historisë së hershme të Kishës (faqe 36), duke analizuar qëndrimin e ipeshkvijve dardanë ndaj këtyre debateve. Kjo pjesë e studimit tregon se ipeshkvijtë e këtyre trojeve kanë qenë të përfshirë në konfliktet doktrinare të kohës dhe kanë marrë pjesë në përpjekjet për ruajtjen e unitetit të Kishës.

Në analizën mbi Vikariatin e Selanikut (faqe 42) dhe mbi Justiniana Prima (faqe 44), autori ndriçon strukturat administrative të Kishës në rajonin e Ballkanit gjatë periudhës së hershme. Vikariati i Selanikut përfaqësonte një strukturë të rëndësishme administrative që siguronte lidhjen ndërmjet dioqezave të rajonit dhe Selisë së Shenjtë. Ndërsa Justiniana Prima, e themeluar nga perandori Justinian, shfaqet si një qendër e rëndësishme kishtare që ndikoi në organizimin dhe drejtimin e jetës kishtare në rajon.
Debati teologjik mbi “Tria Capitula” (faqe 50) përbën një tjetër moment të rëndësishëm në analizën e autorit. Duke trajtuar këtë polemikë doktrinare të shekullit VI, autori tregon se ipeshkvijtë dardanë kanë qenë pjesë e diskutimeve teologjike që kanë përcaktuar drejtimin e mendimit të krishterë në atë periudhë.

Në kapitullin mbi dioqezat dardane dhe ipeshkvijtë (faqe 54), autori përpiqet të rindërtojë strukturën kishtare të rajonit dhe të paraqesë një pasqyrë të organizimit institucional të Kishës në Dardani. Kjo pjesë përbën një kontribut të rëndësishëm për historinë kishtare të rajonit sepse ofron një hartë të qartë të dioqezave dhe të drejtuesve të tyre shpirtërorë.

Në vijim, kapitulli mbi shenjtorët dardanë (faqe 59) i jep studimit një dimension të veçantë shpirtëror. Autori tregon se këto troje nuk kanë qenë vetëm një hapësirë e organizimit institucional të Kishës, por edhe një tokë që ka dhënë figura të shenjta dhe dëshmitarë të besimit. Kjo pjesë e studimit lidh historinë e Kishës me dimensionin e saj shpirtëror dhe me traditën e shenjtërisë që ka ekzistuar në këto troje. Analiza mbi letrat e ruajtura mbi Kishën dardane (faqe 64) përbën një tjetër element të rëndësishëm historiografik, sepse këto dokumente ofrojnë dëshmi të drejtpërdrejta mbi jetën kishtare në këto troje gjatë shekujve të parë.

Pjesa e dytë e librit e zhvendos analizën në një periudhë historike shumë më dramatike që autori e përkufizon si periudha e errësirës dhe e pasigurisë. Me ardhjen e sllavëve në Ballkan (faqe 71), struktura politike dhe etnike e rajonit ndryshon rrënjësisht. Kisha në këto troje përballet me sfida të reja, por komunitetet e krishtera arrijnë të ruajnë vazhdimësinë e besimit, siç dëshmon analiza mbi jetën e të krishterëve në rrethanat e reja historike (faqe 75).

Në analizën mbi gjendjen e katolikëve gjatë sundimit serb (faqe 90), autori përshkruan sfidat që këto komunitete kanë përjetuar në marrëdhëniet me pushtetin politik dhe në përpjekjet për të ruajtur identitetin e tyre fetar.
Një moment vendimtar në historinë e Kishës në këto troje paraqitet me ardhjen e osmanlinjve (faqe 126). Pushtimi osman solli ndryshime të mëdha në strukturën shoqërore dhe fetare të rajonit. Autori analizon me kujdes fenomenin e islamizimit dhe të laramanisë (faqe 130–147), duke e paraqitur këtë dukuri si një nga episodet më të ndërlikuara të historisë fetare shqiptare.
Në këtë kontekst, kapitulli mbi kishat dhe famullitë sipas dokumenteve të Vatikanit (faqe 155) ofron një pasqyrë të jetës së komuniteteve katolike në shekujt XVI dhe XVII. Këto dokumente tregojnë për përpjekjet e Kishës për të ruajtur strukturën dhe jetën shpirtërore të besimtarëve edhe në rrethana të vështira historike.
Një nga pjesët më dramatike të studimit është kapitulli mbi martirët e Karadakut (faqe 189), ku autori përshkruan sakrificën e besimtarëve që kanë mbetur besnikë ndaj fesë së tyre edhe përballë persekutimeve dhe dhunës.
Në pjesët e fundit të librit autori paraqet historinë e ipeshkvijve të dioqezës nga shekulli XVII deri në kohët moderne (faqe 196), duke treguar për vazhdimësinë e udhëheqjes shpirtërore dhe për përpjekjet e Kishës për të ruajtur praninë e saj në këtë rajon.
Libri përfundon me një pasqyrë të gjendjes së tanishme të dioqezës së Shkup-Prizrenit (faqe 209), duke e lidhur historinë e së kaluarës me realitetin e sotëm të Kishës.

Në tërësi, vepra e Don Gaspër Gjinit përfaqëson një kontribut të jashtëzakonshëm për historiografinë kishtare shqiptare dhe për studimin e historisë së krishterimit në Ballkan, sepse ajo dëshmon se historia e Kishës katolike në këto troje është një histori e gjatë e besimit, e qëndresës dhe e shpresës, një histori që vazhdon të jetojë në kujtesën e popullit dhe në jetën e Kishës, dhe që na kujton se puna shkencore dhe shërbimi baritor i një meshtari, si ai i sivllaut tim shpirtëror Don Gaspër Gjinit, nuk është vetëm një kapitull i së kaluarës, por një dritë e gjallë që vazhdon të ndriçojë rrugën e kërkimit të së vërtetës historike dhe të dëshmisë së besimit në Kishën tonë edhe sot e kësaj dite.

Më 7 mars 2026

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

0

Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Republikës së Kosovës përbën një nga aktet më problematike në historinë kushtetuese të Republikës. Përmes një vendimi të nxituar, i cili u mor para se të konsumoheshin të gjitha fazat procedurale të parashikuara nga Kushtetuta për zgjedhjen e Presidentit, kreu i shtetit ndërhyri drejtpërdrejt në funksionimin e organit më të lartë përfaqësues të republikës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh një procedurë të qartë dhe të strukturuar për zgjedhjen e Presidentit, e cila përfshin tri raunde votimi dhe një afat të caktuar kohor brenda të cilit Kuvendi duhet të përpiqet ta përmbyllë këtë proces. Ky mekanizëm është konceptuar pikërisht për të shmangur vendimet e nxituara dhe për t’i dhënë sistemit parlamentar hapësirën e nevojshme për kompromis politik dhe konsensus institucional.

Në këtë kuptim, shpërndarja e Kuvendit para se të shterroheshin plotësisht këta mekanizma procedural krijon dyshime serioze për respektimin e logjikës kushtetuese të sistemit parlamentar. Në vend që procesi të lejohej të zhvillohej brenda afateve dhe fazave të përcaktuara nga Kushtetuta, ndërhyrja presidenciale e ndërpreu atë në mënyrë të njëanshme, duke krijuar një precedent institucional potencialisht të rrezikshëm.

Një veprim i tillë ngre pyetje themelore për balancën e pushteteve në Republikë. Në një sistem parlamentar si ky i Kosovës, Kuvendi është institucioni qendror i legjitimitetit demokratik, ndërsa roli i Presidentit është kryesisht garantues dhe arbitral. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë në funksionimin e këtij institucioni, përmes shpërndarjes së tij në një moment kur procedura kushtetuese ende nuk ishte përmbyllur, rrezikon të dobësojë parimin e ndarjes së pushteteve.

Në këtë kontekst, çështja nuk është vetëm politike, por thellësisht kushtetuese. Ajo prek vetë arkitekturën institucionale të Republikës dhe mënyrën se si interpretohen kompetencat presidenciale. Nëse një interpretim i tillë i kompetencave pranohet si precedent, ekziston rreziku që në të ardhmen institucioni i presidencës të fitojë një rol më aktiv dhe ndërhyrës në raport me parlamentin, duke e zhvendosur gradualisht ekuilibrin e pushteteve në sistemin politik.

Pikërisht për këtë arsye, kjo situatë pritet të përfundojë në interpretim nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e cila do të duhet të sqarojë kufijtë e kompetencave presidenciale dhe të përcaktojë nëse shpërndarja e Kuvendit në këtë fazë të procesit ka qenë në përputhje me frymën dhe tekstin e Kushtetutës.

Në një sistem parlamentar, ku balanca ndërmjet institucioneve mbështetet mbi respektimin rigoroz të procedurave kushtetuese, çdo ndërhyrje e njëanshme në funksionimin e organit përfaqësues krijon rrezikun e deformimit të arkitekturës institucionale të shtetit. Për këtë arsye, nëse konstatohet shkelje e rëndë e Kushtetutës nga ana e Presidentit, sistemi kushtetues parashikon edhe mekanizmat përkatës të përgjegjësisë politike dhe juridike.

Në këtë kontekst, përgjigjja institucionale më adekuate do të ishte aktivizimi i procedurës së përgjegjësisë kushtetuese ndaj Presidentit, e cila në raste të shkeljeve serioze mund të çojë deri te shkarkimi nga detyra. Një veprim i tillë nuk do të kishte karakter hakmarrës apo politik, por do të përfaqësonte një mekanizëm të domosdoshëm për ruajtjen e integritetit të rendit kushtetues dhe të parimit të përgjegjësisë së institucioneve.

Nëse një shkelje e tillë do të konfirmohej nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, atëherë do të hapej gjithashtu edhe debati për pasojat juridike dhe institucionale që lidhen me statusin e mëvonshëm të një ish-presidenti që është larguar nga detyra për shkak të shkeljes së rëndë të Kushtetutës. Në një interpretim të tillë, do të ishte legjitime të shtrohej pyetja nëse një ish-president i shkarkuar për shkelje kushtetuese duhet të gëzojë automatikisht të gjitha privilegjet dhe benefitet që ligji ua garanton ish-krerëve të shtetit.

Në këtë mënyrë, çështja nuk lidhet vetëm me një vendim të caktuar politik, por me një problem më të gjerë të kulturës kushtetuese dhe të përgjegjësisë institucionale në Republikën e Kosovës.

Sadri Ramabaja, Prishtinë

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

1
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
Mullahu Mustafë Bajrami duket se së fundi ka zgjeruar dukshëm aktivitetin e tij publik.
Nga komentator i përhershëm i luftërave në Iran e Lindjen e Mesme, tani paska marrë edhe një detyrë të re: inspektor i moralit dhe protokollit të Presidencës së Kosovës.
Kështu, pasi na informoi për bombardimet, për Trumpin dhe për zhvillimet e botës islame, hoxha tani ka zbuluar një problem shumë më të madh shtetëror:
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, paska pirë ujë para kamerave në ditë Ramazani… dhe për më tepër – sipas vëzhgimit të tij të mprehtë – me dorën e majtë!
Pra, ndërsa shtetet merren me diplomaci, ekonomi dhe siguri kombëtare, në Kosovë paska kush merret me një çështje shumë më të rëndësishme:
cilën dorë përdor presidentja kur i thahet fyti.
Nëse vazhdon kështu, ndoshta shumë shpejt mullahu do të propozojë edhe disa reforma të tjera shtetformuese:
– me cilën dorë duhet të nënshkruhen dekretet presidenciale;
– me cilën dorë duhet të përshëndeten ambasadorët;
– dhe pse jo, një ditë edhe me cilën dorë duhet të votojnë qytetarët në zgjedhje.
Sepse kur disa predikues nuk arrijnë të ndikojnë në politikë, përpiqen të kontrollojnë të paktën gjestet e përditshme të njerëzve.
Por këtu lind një problem i vogël për këtë ambicie.
Republika e Kosovës nuk është as xhami, as teqe dhe as kurs etikete fetare. Ajo është një shtet laik, ku institucionet nuk udhëhiqen nga manualet e mullave, por nga Kushtetuta dhe vullneti i qytetarëve.
Kjo foto është punuar nga teologu Tim Shkupi (Musa Lamallari) nga Shkupi
Prandaj përgjigjja është shumë e thjeshtë:
Presidentja mund të pijë ujë me cilëndo dorë që dëshiron.
Ndërsa disa predikues mund të vazhdojnë të merren me dorën e majtë…
sepse për çështjet e mëdha të shtetit duket se nuk u ka mbetur shumë dorë në punë.

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

0

David Vojislav Krekling, Aftenposten

Foto: Jose Luis Magana / AP

Presidenti Donald Trump shkruan në Truth Social se Irani po goditet «deri në ferr».

Ai shkruan se Irani do të sulmohet shumë fort sot, të shtunën.

«Për shkak të sjelljes së keqe të Iranit, tani po konsiderohen edhe zona dhe grupe njerëzish që deri tani nuk kanë qenë objektiva të mundshme, për shkatërrim të plotë dhe vdekje të sigurt», shkruan ai.

Presidenti i Iranit doli më herët të shtunën dhe kërkoi falje për sulmet ndaj vendeve fqinjë. Ai premtoi se sulmet do të ndaloheshin. Trump i sheh këto si një dorëzim ndaj fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme.

«Ky premtim u bë vetëm për shkak të sulmeve të pamëshirshme amerikane dhe izraelite», shkruan Trump.

«Irani nuk është më «bully-i i Lindjes së Mesme» – ata tani janë «HUMBËSI I LINDJES SË MESME», dhe do të jenë kështu për shumë dekada, derisa të dorëzohen ose, më e mundshme, të shkërmoqen plotësisht!», vazhdon ai.

Kritika ndaj islamizimit dhe blasfemisë, është domosdoshmëri, andaj nuk është fare me rëndësi se a e quan dikush dikë islamofob a islamofobe

0
Fjala “islamofobi” vazhdon të përdoret si etiketë për të heshtur kritikën
Shkrimi i fundit i Fitim Zekthi mbi “islamofobinë si sëmundje” nuk është një analizë serioze mbi liritë fetare. Është një tekst ideologjik që përpiqet të ndërtojë një mburojë morale për islamin politik duke kriminalizuar çdo kritikë ndaj tij.
Metoda është e vjetër dhe shumë e njohur në histori.
Ideologjitë totalitare gjithmonë kanë bërë të njëjtën gjë: nuk debatojnë kundërshtarin, por e delegjitimojnë atë.
Në kohën e komunizmit, kritiku ishte “armik i popullit”.
Në fashizëm ishte “tradhtar i kombit”.
Sot, për disa apologjetë të islamizmit politik, kritiku quhet “islamofob”.
Logjika është identike. Ndryshon vetëm etiketa.
Fe apo ideologji?
Askush serioz në Kosovë nuk ka problem me besimin personal të myslimanëve. Feja është një çështje individuale dhe duhet respektuar si çdo besim tjetër.
Por debati që po zhvillohet sot nuk është teologjik.
Është politik dhe civilizues.
Ajo që po shfaqet në shumë vende të botës dhe në një masë edhe në hapësirën shqiptare është një projekt ideologjik që synon ta përdorë fenë si instrument pushteti, ndikimi dhe presioni kulturor.
Muslim Brotherhood Head-Quarters Attacked As Anti-Morsi Protests Are Held
Ky projekt ka rrënjë në lëvizje ndërkombëtare si Muslim Brotherhood, të cilat e kanë konceptuar islamin jo vetëm si besim, por si sistem politik dhe shoqëror që duhet të dominojë hapësirën publike.
Në këtë formë, islami politik funksionon si çdo ideologji tjetër totalitare: kërkon uniformitet, delegjitimon kritikën dhe përpiqet të vendosë një autoritet moral absolut mbi shoqërinë.
Kjo është arsyeja pse shumë studiues e krahasojnë strukturën e tij ideologjike me ideologjitë e mëdha totalitare të shekullit XX, si fashizmi dhe komunizmi.
Ngjashmëria nuk qëndron te feja.
Ngjashmëria qëndron te ambicia për kontroll kulturor dhe politik.
Konflikti me identitetin shqiptar
Problemi bëhet edhe më i madh kur kjo ideologji përplaset me identitetin shqiptar.
Në diskursin e disa rrymave radikale islamiste shfaqen gjithnjë e më shpesh sulme ndaj figurave dhe simboleve themelore të historisë shqiptare.
Përçmohet figura e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, relativizohet sakrifica e Adem Jashari dhe fyhet figura universale e Mother Teresa.
Këto nuk janë incidente të izoluara në rrjetet sociale.
Janë pjesë e një narrative ideologjike që përpiqet ta vendosë fenë mbi kombin.
Narrativa është e qartë: kombi është dytësor, feja është primare.
Për një shoqëri si ajo shqiptare, e cila historikisht ka ndërtuar identitetin e saj mbi gjuhën, kulturën dhe përkatësinë europiane, kjo është një formulë për konflikt identitar.
Keqpërdorimi i konceptit të laicitetit
Në shkrimin e tij, Zekthi përpiqet të japë edhe një leksion mbi laicitetin, duke sugjeruar se kritikët e islamit politik nuk e kuptojnë këtë koncept.
Por laiciteti nuk është luftë kundër fesë.
Laiciteti është një parim politik që ndan autoritetin fetar nga pushteti shtetëror dhe mbron hapësirën publike nga dominimi i çdo doktrine fetare.
Kjo është arsyeja pse demokracitë perëndimore funksionojnë mbi këtë parim.
Muslim Brotherhood protestors burn homemade United States flag as part of anti U.S. Demonstration as the U.S. Prepared for war to oust Iraq from...
Demonstrim i “Vëllazërisë Myslimane”
Feja është e lirë.
Por shteti nuk është fetar.
Kur një ideologji përpiqet ta shndërrojë fenë në projekt politik dhe ta imponojë atë mbi shoqërinë, atëherë ajo bie ndesh me vetë parimin e shtetit laik.
Patriotizëm apo racizëm?
Argumenti më problematik i Zekthit është përpjekja për ta paraqitur kritikën ndaj islamit politik si formë racizmi.
Kjo është një barazi e rreme.
Racizmi është urrejtje ndaj njerëzve për shkak të origjinës apo besimit të tyre.
Kritika ndaj një ideologjie është pjesë e debatit demokratik.
Një njeri mund të respektojë besimtarët myslimanë dhe njëkohësisht të kundërshtojë islamin politik.
Këto dy gjëra nuk janë në kundërshtim.
Përkundrazi, mbrojtja e një shoqërie të hapur dhe pluraliste kërkon pikërisht këtë dallim: respekt për besimin individual dhe kritikë të lirë ndaj çdo ideologjie që synon të dominojë shoqërinë.
Përfundim
Debati mbi islamin politik nuk është debat mbi fenë, por mbi kufijtë e ideologjisë në hapësirën publike.
Kosova është një shoqëri pluraliste dhe një shtet që synon të jetë pjesë e botës perëndimore. Identiteti i saj është ndërtuar mbi kulturën shqiptare dhe mbi një traditë bashkëjetese fetare.
Çdo ideologji që përpiqet ta zëvendësojë këtë identitet me një projekt ideologjik transnacional përbën një sfidë reale për shoqërinë.
Ta thuash këtë nuk është racizëm.
Është përgjegjësi intelektuale dhe qytetare.
Sepse historia na ka mësuar një gjë shumë të thjeshtë: kur ideologjitë kërkojnë imunitet nga kritika, zakonisht është sepse kanë frikë nga e vërteta.
Kritika ndaj Islamit apo secilës fe, është kulturë dhe domosdoshmëri e njeriut të kulturuar dhe të ndërgjegjshëm njerëzisht e kombëtarisht, i cili edhe Blasfeminë e ka në shënjesët të kritikës.
Ata që s’i duan kritikat e tilla, duan t’i lëshojnë rrugë e hapësirë islamizimit për interesat e huaja gjeostrategjike – antishqiptare!

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

0
Mall i kotë për një atdhe të lodhun
___
Me vetveten isha e me vetveten mbeta, por ja që as kjo nuk mjaftueka, sepse në këtë vend, sapo shqiptari guxon me thanë nji mendim për nji politikan, menjiherë ia ngjesin bishtin:
— Shihe militantin!
— Shikoje si i futë hundët në politikë për nji asht!
Sikur mendimi të ishte faj.
Sikur fjala të ishte tradhti.
Eh… edhe këto pak mend që i patëm, na i hangri lakmia politike.
Dje shkrova për pushtetin e vogël të njerëzve të vegjël.
Sot jam i dëshpëruem — jo prej atyne që janë të verbuem për pushtet, sepse ata tashma i njohim mirë — por prej njerëzve që nuk e njohin vetveten e mundohen me t’kallxu se kush je ti.
Kjo asht gropa jonë e përhershme:
kurrë nuk u kthjelluam si popull.
Interesi personal u ba vrima e zezë që thithi gjithçka —
që prej ditës kur u krijue Shqipnia.
Dje menduet se edhe unë u zhgënjeva.
Jo.
Unë u zhgënjeva me vetveten,
që nuk pranove me u rreshtue në taborre që e shohin atdheun si shkallë për me hypë në pushtet.
E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!
Ajo harroi se pushteti, kur nuk njeh masë, nuk asht ma shërbim — asht etje.
A s’ishte boll me u ba Kryeparlamentare njëherë?
A s’ishte boll me u ba Presidente njëherë?
Çka deshti tjetër?
T’bahet sulltaneshë tani kur sulltanatit iu dogj çerga?
Binduni se pushteti ndër ne nuk ndërton shtet — po ndërton saraje.
Kjo nuk asht politikë.
Kjo asht një teatër i lodhun
ku aktorët nuk luftojnë për shtetin,
por për rolin kryesor në skenën e pushtetit.
Prandaj ndoshta asht koha me e ftofë pak kryet e me u çlirue prej atdhedashunisë së teprueme, edhe unë, se kot qenka me i dashtë kur ata s’e duen as vetvetën.
Sepse malli për Shqipninë qenka i kotë
kur ajo mbetet në kthetrat e narkodilerëve
e në prehrin e lubive të pushtetit.
Kot edhe nostalgjia për heroizmin e Jasharëve,
kur partitë nuk luftojnë për shtetin — por për pushtetin e kullat e tyne.
E ndoshta tragjedia jonë nuk asht se kemi politikanë të këqij.
Tragjedia jonë asht tjetërkund:
ne jemi mësue me jetue pa shtet,
por nuk dimë me jetue pa pushtetarë.
Prandaj i ndërrojmë sunduesit,
por kurrë nuk e ndërrojmë sundimin.
Dhe ndoshta nji ditë do ta kuptojmë vonë:
Atdheu nuk lodhet nga armiqtë.
Atdheu lodhet nga bijtë që e përdorin si shkallë për pushtet.
Cyrih, 06.03.2026

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

0

Kriminelë ekonomikë, analfabetë dhe tradhtarë në Kuvendin jofunksional të Kosovës, të maskuar si deputetë

0

Nga Aurel Dasareti

O shqiptar! Përdor talentet e tua! Do të ishte shumë qetësi në pyll nëse askush nuk do të këndonte përveç zogjve që këndojnë më mirë.

***

Bota është në flakë. Luftëra të mëdha dhe shumë të rrezikshme që mund të përhapen kudo, veçanërisht edhe në territoret shqiptare, Kosovë, Shqipëri dhe trojet nën pushtim. Kur luftërat globale shpërthejnë, zgjedhja e një kreu shteti shpesh shënohet nga nevoja për siguri, stabilitet dhe udhëheqës të fortë me përvojë, që respektohen dhe kanë miqësi me udhëheqës të fortë të fuqive më të mëdha botërore: SHBA…

Proceset demokratike mund të sfidohen kur përparësi i jepet përgatitjes kombëtare, gjë që ndryshon fokusin e fushatës zgjedhore nga çështjet e zakonshme politike – në politikën e mbrojtjes dhe menaxhimin e luftës.

Si ndikon koha e luftës në zgjedhjen e një udhëheqësi:

  • Fokus në stabilitet: Votuesit (edhe ata shqiptarë) duhet patjetër të preferojnë udhëheqësit aktualë ose kandidatët me përvojë në politikën e sigurisë për të shmangur pasigurinë në një situatë krize.
  • “Mbledhje në fund”: Shpesh ka një tendencë për të mbështetur udhëheqësit aktual (mbledhje rreth flamurit kombëtar), gjë që mund të kufizojë zgjedhjen e vërtetë politike.
  • Siguria kundrejt Demokracisë: Kur fillon lufta, diskutimet rreth nevojave të mbrojtjes mund të errësojnë debatet e zakonshme demokratike.
  • Rregullat e luftës: Edhe në kohë lufte, rregullat kombëtare shqiptare duhet të mbrojnë civilët, gjë që është një çështje me të cilën udhëheqësit (deputetët e Kuvendit…) duhet të merren paraprakisht.

Në kohë të trazuara, nevoja për një udhëheqës të qartë që mund të trajtojë krizat mund të çojë në ndryshimin e proceseve zgjedhore demokratike krahasuar me kohën e paqes.

Si përfundim, konkretisht: Hajdutët antikombëtarë të Kuvendit të Kosovës- thënë ndryshe, mercenarë të Serbisë, analfabetë të pakarakter dhe shakaxhinj të tipit Mr. Bean, duhet ta kishin rizgjedhur menjëherë Vjosa Osmanin, pa marrë parasysh disa mangësi dhe gabime të saj. Kjo edhe për faktin se ajo ka aftësi intelektuale, njihet dhe simpatizohet shumë edhe nga presidenti i shtetit më të fortë në botë, atij amerikan. SHBA-së, që disa vjet më parë shpëtoi Kosovën (shqiptarët e Kosovës) nga gjenocidi përfundimtar i shkaktuar nga barbarët e Karpateve…

PS: Është e domosdoshme, jetike, që shqiptarët e Kosovës të tregojnë se e meritojnë një shtet normal dhe të pavarur; përndryshe rikthehen çetnikët.  

“Një shtet do të shkatërrohej nëse ligjet nuk do t’i përshtateshin domosdoshmërisë” – Blaise Pascal

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

06.03.2025