Kreu Blog Faqe 235

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

0

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir

Arnt Jensvoll / Document.no

Serielogo Angrepet på Iran 2026

Sulmi ndaj Iranit

Izraeli fshehurazi ka marrë qasje në qindra kamera trafiku në Teheran për të monitoruar jetën e përditshme dhe për të përcaktuar modelet e jetesës dhe rutinat e sigurisë të udhëheqësit suprem të Iranit Ali Khamenei dhe personelit të tij më të afërt të sigurisë, shkruan Financial Times (FT). FT e përshkruan operacionin si një nga infiltrimet kibernetike më sofistikuese të viteve të fundit.

Mossad shfrytëzoi dobësitë në sistemin e mbikëqyrjes të prodhuar në Kinë të Teheranit për të marrë qasje në kohë reale në kamerat përgjatë rrugëve më të zakonshme të Khameneit, përfshirë nga rezidenca deri te zyrat në qendër.

Sasi të mëdha metadate Ata dokumentuan kohët e konvojve, nivelin e sigurisë dhe modelet rutinore, duke mbledhur së bashku sasi të mëdha metadate për lëvizjet e Khameneit, familjes së tij dhe udhëheqësve të IRGC-së.

Për të renditur informacionin, Izraeli përdori algoritme dhe inteligjencë artificiale – dhe mund të përcaktonte saktësisht se ku do të ndodhej Khamenei në ditën e sulmit.

FT citon burime të inteligjencës se operacioni ka qenë aktiv për 18 deri në 24 muaj dhe i ka dhënë Izraelit ‘njohuri të jashtëzakonshme’ për rutinat e përditshme të udhëheqjes së lartë të Iranit.

Autoritetet iraniane nuk kanë komentuar raportin, por mediat shtetërore si Fars News e quajnë atë «propagandë sioniste» dhe «luftë psikologjike». As Izraeli nuk ka komentuar çështjen, por Jerusalem Post dhe Times of Israel e përcjellin raportin pa kundërshtuar përmbajtjen e tij.

Israel hacket Teherans trafikkameraer og brukte AI til å plan­legge drapet på Khamenei

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit)

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë

7 Marsi është një nga datat më të ndritura në historinë e arsimit dhe kulturës shqiptare. Në këtë ditë përkujtojmë hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë më 1887, një ngjarje që shënoi fillimin e një epoke të re për gjuhën dhe vetëdijen kombëtare shqiptare.

Në krye të kësaj shkolle ishte mësuesi Pandeli Sotiri, një nga pionierët e arsimit shqiptar, i cili së bashku me rilindësit e tjerë e kuptoi se pa gjuhën nuk mund të mbijetonte as kombi. Në kohën e sundimit osman, kur gjuha shqipe ishte e ndaluar të mësohej në shkolla, hapja e kësaj mësonjëtoreje ishte një akt i madh guximi dhe përkushtimi ndaj kombit.

Megjithatë, rrënjët e arsimit shqiptar janë edhe më të hershme. Që në mesjetë, shkollat pranë institucioneve fetare kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e dijes dhe të traditës kulturore. Në atë kohë, mësuesit shpesh ishin klerikët, një realitet i përbashkët për shumë popuj të Evropës.

Rilindësit shqiptarë e kuptuan qartë se gjuha është shpirti i një kombi. Pa të, nuk mund të ruhej identiteti, kultura dhe vetëdija kombëtare. Prandaj ata punuan me përkushtim për hapjen e shkollave shqipe, që fëmijët shqiptarë të mësonin të lexonin dhe të shkruanin në gjuhën e tyre amtare. Falë kësaj përpjekjeje të madhe, drita e dijes u përhap dhe gjuha shqipe u ruajt ndër breza.

Sot, më shumë se një shekull më vonë, ajo dritë vazhdon të ndriçojë. Mësuesit shqiptarë, kudo që ndodhen, vazhdojnë misionin e tyre fisnik për të përhapur dijen dhe për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe.

Një rol të veçantë në këtë mision e kanë mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë. Në Zvicër, në Gjermani, në Itali, në Amerikë dhe në shumë vende të tjera të botës, në klasat shqipe të vogla por plot jetë, dëgjohen sërish fjalët shqipe, lexohet alfabeti dhe këndohen këngë në gjuhën e prindërve dhe të gjyshërve.

Aty, larg atdheut, mbillen farat e gjuhës shqipe. Janë fara të vogla, por me rrënjë të forta, që rriten në zemrat e fëmijëve dhe mbajnë gjallë lidhjen me identitetin dhe kulturën e tyre.

Prandaj 7 Marsi është më shumë se një festë. Është një ditë mirënjohjeje për të gjithë mësuesit shqiptarë që me përkushtim, durim dhe dashuri i shërbejnë gjuhës dhe arsimit shqiptar.

Sepse mësuesi/ja nuk u mëson fëmijëve vetëm shkronjat e alfabetit. Ai/ajo u mëson të duan gjuhën, kulturën dhe atdheun, rrënjët e tyre. Dhe sa kohë që kjo dashuri përcillet nga brezi në brez, gjuha shqipe do të jetojë gjithmonë.

“Në çdo klasë ku mësohet shqip, mbillet një farë e identitetit tonë kombëtar. Dhe sa kohë që mësuesit vazhdojnë ta mbjellin këtë farë në zemrat e fëmijëve, gjuha shqipe do të jetojë përgjithmonë.”

Gjenevë, 6 mars 2026

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

0

Nga: Aurel Dasareti

Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten rreth “njohjes së gjithçkaje paraprakisht” është një formë e të menduarit prapa ose një realiteti të konstruktuar, që shpesh përdoret për të ruajtur një imazh kontrolli, pushteti ose për të shmangur përgjegjësinë.

Këtu janë disa pika kryesore që lidhen me këtë:

•Manipulimi dhe kontrolli: Disa njerëz gënjejnë në këtë mënyrë për t’u dukur më mirë ose për të kontrolluar perceptimet e të tjerëve për situatën. Mund të jetë një shenjë se personi po përpiqet të duket më i zgjuar ose më i fuqishëm.

•Shenjat e gënjeshtrës: Kur dikush me pushtet pretendon se di gjithçka se si mendojnë dhe veprojnë të tjerët që e rrethojnë, shpesh mund të duket i panatyrshëm ose i vështirë në reagimet e tij, pasi emocionet e tij nuk përputhen me atë që po thotë.

Nëse përjetoni një person (sidomos ndonjë shqiptar me pushtet) që ndryshon vazhdimisht historinë në avantazhin e tij, shpesh është një mekanizëm mbrojtës për të shmangur mbajtjen përgjegjëse.

Kalofshi mirë, Aurel Dasareti

_______

Pas dy grave të suksesshme (patriotike) qëndron një burrë që i zhgënjeu ato, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë.

Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol më të spikatur dhe me ndikim sesa Alben Kurti në politikën ndërkombëtare të Kosovës. Përveç kësaj, fuqitë e mëdha (disa vende të NATO-s) nuk mund të thonë më se burrat (shoqëria patriarkale shqiptare) në Dardaninë pellazgo-ilire-arbërore-shqiptare diskriminojnë gratë; pavarësisht realitetit…

Vjosa dhe Donika janë specialiste të anglisht-gjermanishtes (nuk kanë nevojë për përkthyes për të komunikuar me udhëheqës-institucione-qeveri në vende të tjera; dhe jo si Presidenti i Përgjithshëm antishqiptar i Atdheut (Shqipërisë) Bajram Begaj i cili kishte nevojë për një përkthyes shqipfolës në një komunikim me një shqiptar nga IRJM që fliste shqip shumë më mirë se pleshti-psikopati Bajram Begaj)…

O Albin, mos luaj me fatin e Dardanisë, ti po shkon drejt tradhtisë. Lëri zonjat e mëdha Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla të qeta. Ato po luftojnë për të mirën e shqiptarëve, dhe jo për asgjë tjetër. Deri tani të kam mbrojtur (me shkrimet e mia), por tani jam i dëshpëruar për gabimet e qëllimshme që po bën (për karrierën tënde) dhe për të keqen e Kosovës (Dardanisë) shqiptare, kombit shqiptar.

***

  • Aurel Dasareti është ekspert i shkencave ushtarake – psikologjike

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore

 

Nga: Refik Hasani

Artikulli është një hulumtim që shqyrton  pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, vështrim, historik, dhe normative me jurisprudencë të konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën  OKB-së, krahasime identike me një padi të ushtruar, për trajtim e shqyrtim gati identik mbi pasivizimin e adresës së një Shtetasi të përkatësisë së Minoriteteve në Republikën e Sllovenisë. 

Duke përdorur një qasje studimore, artikulli argumenton se veprimi  i Serbisë, përbën shkeljen e te drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, prandaj  me të drejtë është konstatim i bazar se është një spastrim etnik-diskriminim sistematik.

Pasivizimin, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  mbi   spastrimin etnik-diskriminimi, duhet kuptuar është si pasoj që prodhon efekte, përtej administrative, nuk posedoj dokumente identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor,  pa asnjë të drejtë të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën  OKB-së. Nuk mundë të votoj e të jem i  votuar, humbi të drejtën të kem qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, humbi të drejtat civile, humbi të drejtën të blejë ose të shesë, humbi të drejtën të regjistrojë, e trashëgojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme, do të humbi përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani. Serbia përmes  pasivizimit të adresave, po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zyrtarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin.

Serbia  vazhdon ti shkel, cenon, mohon, diskriminon të drejtat themelore individuale dhe të drejtat kolektive, andaj   është miratuar një Rezolutë, më 8 korrik  2022,  nga Parlamenti Evropian, që kërkohet hetim për pasivizimin e e adresave për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  mbi   spastrimin etnik-diskriminim sistematik, dhe  do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021, teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga EuroDeputetët.

Parlamenti Evropian, për pasivizimin e e adresave mbi   spastrimin etnik-diskriminim, më shumë se një dekad vazhdimisht ngritet diskutim me fakte e prova, e së fundi Parlamenti Evropian, edhe në raportin e 2 majit 2025, e thekson qartë se e denoncojnë  spastrimin etnik-diskriminim sistemik ndaj shqiptarëve në Jug të Serbisë, që raporti e cekë anulimi i adresave të tyre të banimit i privon ata nga e drejta e votës, qasja në kujdesin shëndetësor dhe dokumentet personale.

Me shumë ndikim e relevancë ndërkombëtare është nga Parlamenti Evropian, pastaj në vazhdën e kësaj është prezentuar  edhe projektligji-REZOLUTË, e iniciuar nga Kongresmeni Amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili  më 21 janar 2026, në  mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-s, duke propozim me arsyetim të bazuar  Rezolutën me numër H.R. 6411.

Padia e ushtruar më   2 mars 2026, në Gjykatë Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, edhe pse është deponuar duke u rexhistruar në Gjykatë për një individë, por në raste të tillë, pasi bëhet fjalë për shkelje të të drejtave themelore të njeriut,  ka  shkelje të Akteve e Konventave të BE-së, dhe atyre ndëkombëtare, përbëjn një  cenim e shkakton një  mohim në realizimin e të drejtave elementare të njeriut, në shumë fusha,e sistematike.

Gjykata Evropiane në Strasburg, pas shtjellimit të shumë  provave, të mjaftueshme, këtë e ndihmojn edhe raportime të mediava kredibile ndërkombëtare, që kan realizuar dhjetra  hulumtime investigative, ndihmesë përbën, se disa organizata për Mbrojtjen dhe Liritë e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Serbi pastaj ka raporte, nga Organizata për Mbrojtjen dhe Liritë e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Evrop. Kjo Gjykatë i posedon faktet, dhe do të vendosë që të gjithë të prekurit, palët e dëmtuara të kompensohen lidhur me këtë çështje dhe të ndalohet veprimi, procesi administrativë diskriminues apo mekanizmi i pasivizimit të adresave nga Serbia,  si një  spastrim etnik-diskriminim,ndaj shqiptarëve.

Gjykata Evropiane në Strasburg, do të përfshij edhe raportimet e parreshtura të vetë OSBE-së, pa harruar edhe punime e trajtesa si hulumtime të nivelit  shkencor e Akademike, që e potencojnë me fakte e referenca  që pasivizimi i adresave nuk është veprim individual apo i izoluar, por vetë aparati adminsitrativ i Serbisë, si një mekanizëm i ndërtuar apostafat,  me një qëllim për arritjen e një objektivi- spastrimin e heshtur etnik-diskriminimin, shtetëror të Serbisë i cili është duke pasivizuar adresat në mënyrë alarmante, janë të bllokuar totalisht nga pasivizimi i adresave.

Kujtoj opinionin e gjërë, sipas shenimeve që posedohen dhe jan të qasshme, edhe në Republikën e Sllovenisë një padi e ushtruar, për trajtim e shqyrtim gati identik mbi pasivizimin e adresës së një Shtetasi të përkatësisë së Minoriteteve në këtë Shtet, Gjykata e Strasburgit,ka nxjerr një vendim të plotëfuqishëm  dhe është dënuar Sllovenia, me 3% të buxhetit lidhur me mekanizmin e pasivizimit të cilët ata kanë bërë ndaj Minoriteteve të tyre.

Pasivizimi  selektiv vetëm për shqiptarë i adresave në Serbi, me theks të posaqëm për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  është një   spastrim etnik-diskriminim, dhe kjo dukuri që përballen shqiptarët  është se përfaqëson edhe fatin e 25 mijë  qytetarëve Shqiptarë, jo vetëm të këtij Rajoni, por vlen së praktikuari vetëm për Shqiptarët edhe gjithëandëj Serbisë.

Në vendimin final të nxjerrë,  nga  Gjykata Evropiane e Strasburgut, pas argumentimeve gjatë seancave, dhe shkresave që ju drejtohen instancave më të larta të Serbisë, dhe kjo nënkupton beteja  e triumf, një sfidë në pritje që t’i jap fund spastrimit etnik-diskriminimit, jo vetëm për shqiptarët e dëmtuar si të sanksionuar në Krahinën që përfshin Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por gjithë shqiptarëve të Serbisë, që jan ballafaquar në pasivizimin e adresave.

Rezoluta e miratuar, më 8 korrik  2022,  nga Parlamenti Evropian, dhe projektligji-REZOLUTË, me numër H.R. 6411, më 21 janar 2026, nga SHBA-ja, tani më   2 mars 2026 Gjykata Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, regjistron  padin me dëshmi e fakte të bollshme e të pakentestueshme  mbi shkeljet sistematike që i jan bër shtetasit të Serbisë që i përket nacionalitet etnik-autokton Shqiptarë    znj.Teuta Fazliut, nga Bujanoci, e cila nuk është ndaluar me betejat ligjore burokratike e sfiduese  së ankimimeve dhe inicimeve të procedurave mbi pasivizimin.

Të gjithë këto faktorë tregojnë, se egzistojn se padia e ushtruar më 2 mars 2026, në Gjykatën Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, lidhur me pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ka gjasa reale  të çojë drejt një konstatim në diskriminimin në pasivizimin e adresave-si një pastrim Etnik.

** Autori, përveç këtij vështrimi, ka realizuar edhe një studim më të gjerë si hulumtim mbi pasivizimin e adresave-si një  formë e spastrimit etnik-diskriminim, i prezantuar në trajtesa dhe kumtesa shkencore.

*Vështrimi përfshin referenca kredibile për temën  e trajtuar, që jan edh burimet kryesore nga hulumtimi mbi pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si spastrim etnik-diskriminim sistematik.

Më 6 mars 2026

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

0

Fahri Xharra, Gjakovë

Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. ”E megjithatë, ai është populli kryesor , i lashtë e i rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte ta njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës – Johan Tunman, 1774,Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.

Po, pse ishim aq të panjohur? Çfarë pluhuri historik  u deshtë të bie mbi ne ,që rrota e historisë të rrotullohet  përmbi ne e afër nesh; herë duke na anashkaluar e herë duke na ndrydhur deri në ngufatje? E tmerrshme!

Marrëveshjet turko –serbe shkonin aq larg sa që : “…serbin ortodoks e kemi më të afërt se shqiptarin katolik.*”( *Q. Zekolli)

Po kush i hapte e i përhapte këto marrëzira? Dihet se kush, Po sot? Dihet se kush. Në Kosovë, Serbia  në vitet e `30-ta i kishte hapur do shkolla (në gjuhën serbe) për fëmijët shqiptar . Por: ”…mos e dërgo djalin në shkollë se bëhet shkja(serb) !, …mos e dërgo vajzën në shkollë se bëhet shkinë (serbe)*!” Nga kush vinin këto “këshilla” që me çdo kusht donin të na “ruanin “ kombin? Qëllimi i kjartë , ikje nga vetvetja; largim nga rrënjët ,përçudnim i vetvetes.

Largpamësia e dashamirëve të errësirës shqiptare shkonin edhe më larg me këshillat e tyre qe sjellin urrejtje, shthurje dhe zhbërje: se “…në qoftë se je i shoqëruar me gruan dhe takohesh me një serb dhye një shqiptar të krishterë, gruaja e besimtarit islam duhet të fshihet pas serbit që mos ta shoh katoliku,…”E dini ku ishte qëllimi?

E dimë ne që jemi në vëmendjen e botës ? Bota dashamirëse djersitet nga paradokset tona, i vie keq se me kënd është mik por nuk heq dorë. Bota dashakeqe i fërkon duart nga gëzimi ,se po iu “dalin” fjalët si të  vërteta ;ato fjalë që i fliste dhe i flet  ende për ne.

Derisa natyra e mbanë Fluturën jetëshkurtër vetëm si lloj nga llojllojshmëria e qenieve të saja ; neve pushtuesit na mbanin në metodën e njëjte e të mbijetuarit.

Për  çfarë na mbanin pushtuesit shekullor?  Edhe pse iu pengonte qenja shqiptare;ata na kishin si makinë prodhimi të qenjës njerëzore. Ne iu duheshim ,iu duheshim për popullim të shkretëtirave, iu duheshim si mercenarë ,iu duheshim si vrasës, iu duheshim … Dikur ishim vetëm furnitorë të qenjës njerëzore, por që nevojat e tyre aspak nuk përkonin me interesin tonë kombëtar.

Deri sa Sulltanët në pallatet e tyre i mbanin eunukët për qëllime të ditura ,neve si komb edhe turku edhe serbi na donin të  ishim  “eunukë “ nga mendja .”Populli shqiptarë ,nuk guxon të arsimohet ,ai është popull i zgjuar  dhe si i tillë paraqet rrezik për Perandorinë”-vazhdonin edhe xhonturqit ate që e thonin osmanët gjithmonë.

”…mos e dërgo djalin në shkollë se bëhet shkja!”.

Por ,vazhdohet edhe sot  në mënyra të tilla ? A duhet të lejojmë që të jemi ende “eunukë” nga mendja dhe që  farën e mendësisë të na japin të tjerët?

“Kosova është një vend i banuar nga një shumicë shqiptare. Dihet se në planetin tonë, vendet, trojet, qytetet nuk përcaktohen as nga drurët, as nga kaprojtë, as nga ndonjë shenjë tjetër që ndodhet sipër tyre, por nga njerëzit. Shkurt, toka dhe njerëzit mbi të shkojnë bashkë. Kosova banohet nga shumicë shqiptare, rrjedhimisht, në të gjitha kuptimet ajo konsiderohet në radhë të parë shqiptare.(I. Kadare) “. Kërkesa për tjetërsimin e identitetit tonë është vetëm se një grackë dhe pranimi i saj si e tillë është vetëm se një mashtrim pas buzëqeshjes së ujkut. Duke mos e pranuar një popull tjetër afër vetes ,mundohen me metoda të cilat i kanë ushtruar që moti për “ t`i dëbuar “ shqiptarët në mënyrë më dhelparake . Ku?  Atje ku bën dreqi ,ve.

Të gjithë ne duhet ta dimë që ne ishim populli që i përballoi shumë pushtime gjatë historisë, saktësisht  365 pushtime mbi tokën tonë. pushtuesit ishin barbarë që  na kallën, na  mbytën ,na asimiluan dhe në vazhdimësi duke na vjedhur kulturën tonë dhe trashëgimin tonë .  Të fshehur ,të ndrojtur dhe të vjedhur që ishim , prapë  mbetëm dhe jemi Iliro- Shqiptarë.

. Akti më i shëmtuar i mashtrimit ka qenë  kallja e kishave ortodokse në vitin 2004. Ishte një goditje  e rëndë që iu pat ber Kosovës së lirë.
“Ata” me çdo kusht e donin  ftohjen e Perëndimit dhe aleatëve të Kosovës prej nesh; me at akt i bëhej jehonë “dashamirëve” tanë që lufta e Kosovës ishte një luftë fetare e me këtë të shkaktonte pendim tek Europianët dhe Bota e civilizuar për ndërhyrjene tyre . Akti ndodhi ; ai u dënua prej nesh dhe shpresoj t ‘ishte mashtrimi i fundit .

Kohërat e tilla kanë kaluar ; por ende po jemi robër të një ngecjeje e cila po na imponohet. Ngecja e tillë nuk po na lejon të ecim krenarë rrugës sonë të civilizuar ; ngase mëlmesat e së kaluarës ende po i japin shije të dikurshme gjellës sonë të sotme. Dhe kurrsesi të ndahemi nga ai “lezet” i imponuar i gatesave tona.

Deri sa bota e civilizuar me përparimet e saja  shkencore po shkon shumë e shumë larg ,neve në mënyrë të pa dukshme po na ngadalësohet hapi dhe s`ka as një “fuqi” që na mundëson lëvizjen normale të” planetit” tonë mendor rreth Diellit për 365 ditë.Për ditë e më tepër i ngjasim Planetit të Neptunit që vitin e ka të gjatë sa 248 vite të tokës ,dhe të cilit që nga zbulimi i tij nga ana e njeriut në vitin 1930 ,i duhen edhe 166 vjet që të bënë një rrotullim rreth Diellit. Pra edhe 166 vite që shkenca të feston ditëlindjen e parë të zbulimit të tij.
Për ne  viti këndelljes së mendjes dhe  i shpirtit tonë, a thua sa është i gjatë?

Më 6 shkurt 2026

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

0

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas Gahr Støre për bisedime politike në pallatin Mariinskyi. Støre viziton Ukrainën në përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukrainës. Udhëtimi bën pjesë në shënimin e katër vjetëve nga fillimi i luftës. Foto: Javad Parsa / NTB

Hans Rustad / Document.no

Shtatë ukrainas tentuan të transportojnë ar dhe para të gatshme përmes Hungarisë me vlerë thuajse 1 miliard korona. Ata u kapën dhe tani Zelenskyj kërcënon të dërgojë burra të armatosur për të marrë vlerat. Ai kërcënon Viktor Orbán në jetë. Kjo mund të tregojë se Zelenskyj dhe grupi i tij janë të përfshirë drejtpërdrejt në transport.

Marrëdhënia midis dy vendeve ka qenë e keqe për një kohë të gjatë, por tani është përkeqësuar shumë. BE-ja duhej të ndërhynte dhe ta qortonte Zelenskyjin. Duket se ai humbi kontrollin.

Ministri hungarez i Jashtëm Peter Szijjarto akuzon në një mesazh në X shtatë ukrainasit se janë pjesë e një «mafie lufte ukrainase».

Hungaria nuk pranon më furnizime me naftë ruse që kalojnë përmes territorit ukrainas.

Ukraina thotë se ndalimi është për shkak se tubacioni është shkatërruar në një sulm rus, por Hungaria nuk i beson kësaj. Ata besojnë se është Ukraina që me qëllim nuk e riparon atë.

Të premten, Orban njoftoi se Hungaria do të ndalojë të gjitha mallrat që janë të rëndësishme për Ukrainën, për sa kohë që furnizimet me naftë nuk rifillojnë.

Për më tepër, Hungaria ka ndaluar një transport vlerash që vinte nga Austria drejt Ukrainës, i cili përbëhej nga rreth 82 milionë dollarë në para të gatshme dhe ar.

Vendimi për të ndaluar transportin dhe për të nisur një hetim nëse ka të bëjë me pastrim parash, përbën një përshkallëzim dramatik në mosmarrëveshjen ndërmjet Ukrainës dhe Hungarisë, e cila konsiderohet si vendi më miqësor ndaj Rusisë në BE.

Autoritetet tatimore hungareze thonë gjithashtu se ata bashkëpunojnë me autoritetet kundër terrorizmit të vendit dhe se do të kërkojnë përgjigje nga Kievi për transportin e parave përmes Hungarisë.

Hungaria gjithashtu ka arrestuar shtatë ukrainas që ishin përgjegjës për transportin. Të gjithë punojnë për bankën shtetërore të kursimeve të Ukrainës, dhe të premten një zëdhënës hungarez njoftoi se mund të dëbohen.

Çfarë do të ndodhë me transportin e parave, për momentin mbetet e paqartë.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, akuzon në një mesazh në X shtatë ukrainasit si pjesë e një “mafie lufte ukrainase”.

Në anën ukrainase të kufirit, zemërimi nuk është më i vogël. Një arsye e rëndësishme është se Hungaria së fundmi bllokoi hua miliardëshe të BE-së për Ukrainën.

– Ata (rusët) po na vrasin, dhe na pritet të i japim të varfërit Orban naftë, sepse në të kundërt ai nuk fiton zgjedhjet, tha Zelenskyj të enjten, sipas Politico Europe.

Zelenskyj kërcënon gjithashtu me dërgimin e ushtarëve pas «një personi të caktuar» nëse ai nuk ndalon bllokimin e kredisë prej 90 miliardë euro. – Nëse jo, ne do t’i japim këtë personi adresën e tij për forcat tona të armatosura, për djemtë tanë. Le t’i telefonojnë dhe të flasin me të në gjuhën e tij, thotë Zelenskyj – një deklaratë që menjëherë u prit me pakënaqësi të madhe në Hungari.

– Ai kërcënon Hungarinë. Por fatkeqësisht për të, nuk mund të më ndalojë nga mbrojtja e familjeve hungareze, shkruan Orban në X të premten. Kërcënimi nga Zelenskyj ka bërë që edhe BE të reagojë ashpër, në atë që është një tërheqje e rrallë e presidentit ukrainas.

– Ne si Komisioni Evropian jemi shumë të qartë se ky lloj gjuhe është i papranueshëm. Nuk duhet të ketë kërcënime ndaj vendeve anëtare të BE-së, thotë zëdhënësi Olof Gill të premten, i cili njëkohësisht dënoi retorikën toksike nga të dyja palët. Më herët të premten, ministri i jashtëm ukrainas Andrij Sybiha akuzoi Hungarinë për marrjen pengjesh dhe e quajti qeverinë e Orbanit një bandë kriminale.

– Kjo është terrorizëm shtetëror dhe shantazh, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Nga ana e tij, Orban përsërit se nuk është opsion të lejohet që Ukraina të bëhet pjesë e BE-së.

Hungaria zgjedh një parlament të ri më 12 prill, një zgjedhje që Orban mund ta humbasë nëse sondazhet e opinionit qëndrojnë të sakta. Tani disa analistë besojnë se ai po përdor konfliktin e përshkallëzuar me Ukrainën për të fituar vota.

Hemmelig transport på nær 1 milliard i gull og cash til Zelenskyj stanset i Ungarn

“Sevap” – iftaret politike dhe se si Fondacionit “Ejup Sulltan” e të tjerë, nuk i harrojnë “vëllezërit e tyre Muslimanë” në Kosovë

0
Nga: Gjergj Kabashi
____
Ajo që më shqetëson shumë në shtetin e Kosovës, është se të gjithë udhëheqësit e saj janë duke e Islamizuar vendin për interesat gjeostrategjike antishqiptare.
Të gjithë , pa asnjë përjashtim, deri tek këta që janë në pushtet, me përjashtim të Ibrahim Rugovës së ndjerë dikur, njeriut më të kulturuem që e kishim…!
A e dijnë apo nuk e dijnë se çka janë duke bërë, kjo mua nuk më intereson fare!
Fakt është se po e vazhdojnë aty ku e kanë lënë çubrilloviqianët në kohën e tyre, që kanë vdekë e shkue me sy hapun prej kësaj bote që nuk mundën ta shkatërronin kombin shqiptar me Islam!
Por, ai nuk e ka menduar, siç nuk kanë mendue shumica e Arbnorëve, se ka me ardhë dita që “udhëheqësit arnaut” do të shtyhen me njani – tjetrin se kush po ban ma shumë “për islamin famëlartë”, qoftë duke i lejuar qarqet joshqiptare të shtrojnë “iftare politike” me tendat e tyne të kobshme që i sjellin nga Turqia, duke zbarkue “tek populli i tyne Musliman”, qoftë në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë apo gjetiu.
“Terpijanat” vrapojnë buzëshkrumuem me hangër iftare politike, të mirëmenduara për “sevape”, “merahmet” dhe ngashnjime nga “Vëllazëria Muslimane”, që është frymëzuesja kryesore e organizatave islamike më terroriste në botë.
Të asaj “vëllazërie” që është e ndaluar me ligj në Egjipt, ku asht themeluar në vitin 1928, nga SHBA dhe shumë vende arabe, që e kanë shpallë edhe organizatë terroriste.
Dhe tjetra, po aq e zezë, është se udhëheqësit tonë nuk e njohin gjuhën e lëshimit pe (kompromisit) ndaj njani-tjetrit dhe janë të gatshëm që, për shkak të inateve të tyne të paimagjinueshme, ta shkatërrojnë vendin për interesa të anmiqëve.
Prej Edi Ramës, vellait ideologjik të Aleksandër Vuçiqit, duhet rujt si prej sëmundjes ma të randë ngjithëse, se ai shihet qartë se nuk e don shtetin e Kosovës dhe vazhdon të vuaj që Serbia, që i ka ba disa gjenocide ndaj shqiptarëve në histori në këto pothuaj 200 vite, nuk e mori një pjesë të rëndësishme të saj , qysh e kishte menduar kur e përkrahte Hashim Thaçin për idetë e tilla serbomëdha!
Vjosa Osmani, duhet ta ketë të qartë se nëse i asht afrue dhe ka marrë përkrahje nga të tillët, ka marrë vetëm helm dhe ia ka shaktërrue vetës bukur shumë karrierën.

“Iftar” politik i organizuar nga Vëllau i Madh Turk për Vëllaun e Vogël “Arnaut”! 

Po pyes se me cilin qëllim ajo “organizatë bamirëse” nga Turqia “shtron iftar falas për qytetarët mitrovicas gjatë muajit të Ramazanit”.
Rreth kësaj duhet menduar tepër shumë dhe sidomos pse ai “iftar falas” /sigurisht iftar politik publik/, u dashka shoqëruar nga flamuri i shtetit turk?!
Gjoja ne qenkemi “vllazën” me kombin turk – termi “vllazni” është i Vëllazërisë Myslimane, që megjithëse turqit janë një komb që përbëhet prej mbi 70 minoritetesh , që i lidhë ndërmjetvete si “ind” Gjuha Turke dhe Islami (sipas Nobelisti turk, Orhan Pamuk), megjithatë , atyre u duket pak e asgjë që i kanë asimiluar mbi 10 milionë “arnaut” në vendin e vet, por ia mësyjnë edhe Kosovës, e edhe Mitrovicës!
Dhe pyetja tjetër ndërlidhet me njetësimin e flamurit turk me atë kombëtar shqiptar – në Një flamur…?!
Pse…?
Personalisht jam kundër kalljes apo largimit të flamujve nga kushdo që të jetë, por shteti kombëtar duhet t’i jep lejet e bazuara në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe t’ua bëjë të qartë bëmirësve të tillë, qofshin edhe me prapavijë psudohumanitare, se “ushqimet falas” (s’kisha me i preferuar as këto!), t’u dërgohen njerëzve nëpër shtëpi, e jo të bëhen parada politike të frymës së Vëllazërisë Myslimane.
_____
Arbnoret e Arbnorët nuk duhet të lejojnë kurrë që të bijnë në grackën e luftërave fetare në mes të Islamit dhe Krishtenizmit, se pavarësisht që Serbia e ka përdorur dhe keqpërdorur “islamin e saj” prej 1912 e deri në qershor 1999, ne Me Serbinë kemi probleme për shkak të ambicjeve të tyre të pashuara për territoret tona, për hapësirën tonë jetësore, se ata rusomëdhenj të Ballkanit i duan territoret tona qe pothuaj 200 vite, me qëllim që të na largojnë krejtësisht prej Gadishullit Ilirik “me ndihmën e Islamit të tyre”.
Ne Serbisë dhe “bëmirësve” turkomëdhenj duhet t’ua bëjmë të ditur hapur Mospajtimin tonë të Madh dhe t’ua qesim një STOP të madh përpara, që t’u themi se më nuk kanë me na larguar nga hapësirat tona jetësore, qysh na larguan nga Jagodina fillimisht, e pastaj nga Sanxhaku i Nishit dhe ai i Pirotit.
Islami Global është i atyre që e shfrytëzojnë për qëllime serbomëdha e turkomëdha, e jo i Shqiptarëve…!
Andaj të kemi kujdes se ZiraatBank, qysh shihet në kryefoton ku “arnautët” ushqehen pas agjërimit, por edhe shumë banka të tjera dhe biznesmenë islamikë të huaj apo “tanët”, financojnë dhe shtrojnë iftare politike për asimilimin e shqiptarëve në Muslimanë!
Kujdes dhe vëmendje se ne nuk ishim e as nuk jemi Myslimanë dhe nuk bëhemi të tillë për hirë të arqmiqëve të kombit dhe të atyre politikanëve tanë që e përkrahin antishqiptarizmin e tillë! 
_____

Shënime që duhen mbajtur në mend se si politika islamike – turkomadhe, afrohet tek “vëllezërit e vet “arnaut” në Kosovë e gjetiu, përmes “iftareve politike”.

Në këto veprime psudohumanitare po japin ndihmesë edhe shqiptarët e Turqisë, që nuk kanë të drejta të tjera, përpos Gjuhës Turke dhe Islamit.

_____

Tendat turke të iftareve në Kosovë, të organizuara nga fondacione si “Ejup Sulltan“, Oda Tregtare Kosovaro-Turke, dhe KFOR-i turk, shërbejnë çdo Ramazan mijëra iftare falas në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren e Ferizaj. Këto tenda, të vendosura në sheshe, synojnë solidaritetin me familjet në nevojë.
Karakteristikat dhe Detajet:
  • Vendndodhjet: Tradicionalisht, një tendë e madhe vendoset në platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Tenda të tjera janë raportuar në Mitrovicë dhe Ferizaj.
  • Organizatorët: Fondacioni “Ejup Sulltan” është një nga ofruesit kryesorë, ndërsa ushtarët turq të KFOR-it gjithashtu organizojnë iftare.
  • Qëllimi: Ofrimi i ushqimit falas për familjet me gjendje më të rëndë ekonomike dhe qytetarët gjatë muajit të shenjtë.
  • Incidentet: Në mars 2026, është raportuar dëmtimi i flamurit turk në tendën e iftareve në Mitrovicë, veprim që është dënuar nga Partia Demokratike Turke e Kosovës.
    Anadolu AjansıAnadolu Ajansı +5
Këto aktivitete janë bërë një traditë e përvitshme që forcon marrëdhëniet kulturore dhe sociale mes Turqisë dhe Kosovës.
___

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

0

MSc. Adem Lushaj, Deçan

(Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti i së folmës së Rugovës), të autorit Dr. Haki Hysenaj)

Libri Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti i së folmës së Rugovës), i Dr. Haki Hysenajt është një studim mbi ndryshimin e varietetit gjuhësor të së folmes së Rugovës, i cili paraqet një kontribut të rëndësishëm në studimet sociolinguistike shqiptare, duke analizuar proceset e bjerrjes dhe të ndërrimit gjuhësor që ka përjetuar kjo e folme pas migrimit masiv të banorëve të Rugovës drejt qytetit të Pejës dhe fshatrave përreth.

Bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë tri ekspeditave kërkimore të realizuara në periudhën 2015–2025, studimi ofron një pasqyrë të qartë mbi transformimet që ka pësuar rugovishtja në kontakt me varietetet e tjera gjuhësore. Autori argumenton se migrimi, shpërndarja gjeografike e komunitetit dhe kontaktet e vazhdueshme me varietetet e ambientit të ri kanë ndikuar drejtpërdrejt në dobësimin e funksionit praktik të këtij varieteti.

Rugovishtja, e cila dikur përbënte një kontinum të veçantë të gegërishtes veriperëndimore, sot po përjeton një proces gradual të asimilimit gjuhësor. Tiparet fonetike, morfologjike dhe sintaksore që e karakterizonin këtë të folme janë duke u zëvendësuar nën ndikimin e gegërishtes verilindore të përdorur në Pejë dhe rrethinë, si dhe të gjuhës standarde shqipe. Si rezultat i këtij kontakti gjuhësor, një pjesë e komunitetit përdor tashmë varietete hibride, që përmbajnë elemente të rugovishtes dhe të varieteteve të tjera në përdorim.

Studimi thekson veçanërisht rolin e brezave në këtë proces. Brezi i vjetër mbetet bartësi kryesor i tipareve karakteristike të rugovishtes dhe e përdor atë kryesisht si simbol identitar në kontekste kulturore, familjare dhe tradicionale. Ndërkohë, brezi i mesëm ruan vetëm pjesërisht kompetencën gjuhësore, ndërsa brezi i ri nuk ka krijuar pothuajse fare kompetencë në përdorimin e kësaj të folmeje, duke u orientuar drejt varietetit gjuhësor të përdorur në Pejë dhe drejt gjuhës standarde shqipe.

Në këtë mënyrë, brezi i ri paraqet një “hallkë të shkëputur” në transmetimin ndërbrezor të rugovishtes. Ndërprerja e këtij transmetimi ka bërë që përdorimi aktiv i këtij varieteti të jetë në regres dhe të kufizohet kryesisht në funksione simbolike dhe identitare.

Autori argumenton se ky proces është rezultat i një sërë faktorësh socialë dhe kulturorë, si migrimi, urbanizimi, integrimi në sistemin arsimor dhe administrativ, si dhe ndikimi i mediave dhe rrjeteve sociale. Të gjitha këto kanë shtuar presionin për përdorimin e varieteteve gjuhësore me status më të lartë dhe kanë përshpejtuar procesin e asimilimit gjuhësor.

Sipas kritereve të David Crystal për gjuhët e rrezikuara, rugovishtja mund të konsiderohet sot një nënvarietet i rrezikuar i gegërishtes veriperëndimore. Numri i folësve aktivë është reduktuar ndjeshëm dhe përbëhet kryesisht nga pjesëtarë të brezit të vjetër, të cilët gjatë periudhës së studimit kanë varuar ndërmjet 50 dhe 100 personave.

Përtej analizës gjuhësore, studimi i Dr. Hysenajt ka edhe një rëndësi të veçantë kulturore. Rugovishtja përfaqëson një pjesë të rëndësishme të kujtesës kolektive, historisë dhe identitetit të komunitetit të Rugovës. Humbja e saj nuk do të ishte vetëm një humbje gjuhësore, por edhe një humbje e një pjese të trashëgimisë kulturore të këtij rajoni.

Në këtë kuptim, studimi shërben si një dokument i rëndësishëm për ruajtjen dhe dokumentimin e këtij varieteti, duke krijuar një bazë të vlefshme për veprime të mundshme të konservimit dhe rivitalizimit gjuhësor në të ardhmen.

Si përfundim, studimi i Dr. Haki Hysenajt përbën një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin dhe analizën e proceseve të ndryshimit gjuhësor në hapësirën shqiptare. Duke trajtuar në mënyrë sistematike transformimet e së folmes së Rugovës, autori jo vetëm që evidenton mekanizmat e bjerrjes dhe të ndërrimit gjuhësor, por njëkohësisht ngre edhe çështjen e ruajtjes së diversitetit gjuhësor dhe kulturor. Në këtë kuptim, libri nuk ka vetëm vlerë shkencore, por edhe dokumentare e kulturore, sepse ruan gjurmët e një varieteti që për dekada ka qenë pjesë e identitetit të Rugovës. Pikërisht për këtë arsye, studimi shërben edhe si një thirrje për ndërgjegjësim mbi rëndësinë e dokumentimit dhe ruajtjes së varieteve lokale, të cilat përbëjnë një pasuri të çmuar të trashëgimisë gjuhësore shqiptare.

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

0

Shtutgart, 7 mars 2026

Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga rikthimi shpërthyes i artistes me rrënjë shqiptare, Donna Dafi, e cila sot, publikoi këngën e saj më të re, “Touch Me Like That” – një himn sensual, i guximshëm dhe thellësisht fuqizues për gratë.

E ndërtuar mbi ritme pulsuese dhe produksion modern klubesh, kënga synon të bëhet kolona zanore e netëve verore. Me tekst të drejtpërdrejtë dhe energji magnetike, ajo vendos në qendër fuqinë femërore, vetëbesimin dhe lirinë për të shprehur dëshirën pa komplekse.

“Kjo këngë flet për zotërimin e sensualitetit dhe ndjesinë e fuqisë në trupin tënd. Është për lidhjen dhe guximin për të kërkuar atë që dëshiron”, shprehet artistja.

Kënga përmbys narrativën tradicionale, duke vendosur kënaqësinë dhe agjencinë e gruas në qendër. Zëri i saj i fuqishëm dhe estetika moderne pop-dance pritet ta bëjnë projektin dominues në platformat digjitale.

E diplomuar në bachelor dhe master për Arkitekturë në Universitetin e Shtutgartit, Gjermani, Donna Dafi sjell në muzikë një përzierje unike kulturash. Ajo është gjithashtu imazh i ESCADA Fragrances.

“Touch Me Like That” është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat kryesore të transmetimit muzikor:

https://youtu.be/wjDf3otBB6A?si=7KiZzPb09hdTAY9A

https://open.spotify.com/track/2YFXm9FY2qD5ah3L0R5cfl?si=D-pU6WpmS4CwRetZnnMyWg

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

0
Debati me mikun tonë X është një shembull klasik i një problemi që po shfaqet gjithnjë e më shpesh në hapësirën publike shqiptare: kur argumenti përballet me ideologjinë dhe ideologjia refuzon ta dëgjojë argumentin.
X e fillon diskutimin me një tezë alarmiste: sipas tij po vjen një “rritje e gjuhës përçmuese” nga komuniteti katolik ndaj shqiptarëve myslimanë, e nxitur gjoja nga “grupe fashiste”. Kjo është një narrativë e njohur në diskursin islamik politik: viktimizim paraprak dhe paralajmërim për konflikt, para se konflikti real të ekzistojë.
Por problemi nuk është parashikimi i tij. Problemi është mënyra se si ai e ndërton logjikën.
Në vend që të merret me argumentet historike dhe identitare që u paraqitën në debat, X përpiqet ta zhvendosë diskutimin në një fushë tjetër: në një konflikt imagjinar mes fesë dhe kombit, duke e paraqitur çdo kritikë ndaj islamizimit ideologjik si sulm ndaj myslimanëve si njerëz.
Kjo është një teknikë klasike e ideologjive fetare: çdo kritikë ndaj ideologjisë shpallet sulm ndaj besimtarëve.
Në debat ai arrin deri aty sa të bëjë një krahasim absurd: ta barazojë një argument për identitetin historik shqiptar me diskursin e Milorad Dodikut.
Ky është një manipulim i hapur nga miku im X. Dodik e mohon identitetin kombëtar të boshnjakëve për ta delegjitimuar ekzistencën e tyre politike. Ndërsa argumenti im është krejt i kundërt: mbrojtja e identitetit shqiptar nga çdo ideologji që përpiqet ta zëvendësojë atë me identitet fetar.
Pra nuk kemi të bëjmë me të njëjtën logjikë. Përkundrazi, kemi dy projekte diametralisht të kundërta.
Ajo që X nuk arrin ose nuk dëshiron ta kuptojë është një fakt elementar historik: identiteti shqiptar nuk është ndërtuar mbi një fe të vetme.
Shqiptarët ekzistojnë si popull shumë përpara periudhës osmane. Në atë kohë kjo hapësirë ishte pjesë e botës europiane të krishterë dhe pikërisht në atë kontekst u formuan elementet bazë të kulturës shqiptare: gjuha, struktura fisnore, kodi zakonor dhe organizimi shoqëror.
Kjo nuk është propagandë. Është histori.
Prandaj dua t’ju sjell argumentin dhe qëndrimin tim që mbajta në debatin me mikun tim X në Messenger, me qëllim që të nxis një debat më të gjerë dhe më të emancipuar.
Shoku im X, tani po flasim në një nivel tjetër.
Po ta them qartë: ky nuk është debat fetar. Ky është debat shkencor, historik, civilizues dhe identitar. Nëse ti e lexon si debat fetar, atëherë ose nuk e kupton, ose bën sikur nuk e kupton.
Ajo që po ndodh sot nuk është fushatë konvertimi, nuk është mision katolik dhe nuk është sulm ndaj myslimanëve si qytetarë të Kosovës. Është një reagim i vonuar, por i pashmangshëm, ndaj një procesi të gjatë tjetërsimi kulturor, deformimi historik dhe instrumentalizimi ideologjik të fesë.
Krishterimi nuk është fe kombëtare shqiptare. As Islami nuk është. Asnjë fe nuk është.
Por vetëm një injorant ose një ideolog i verbuar mund ta mohojë faktin se krishterimi është substrati historik dhe civilizues mbi të cilin u formua shqiptaria përpara pushtimit osman. Ky është fakt historik, jo narrativë politike.
Shqiptarët ekzistojnë si popull i dokumentuar shumë përpara osmanëve. Në atë kohë kjo hapësirë ishte pjesë e botës europiane të krishterë: katolike në veri dhe ortodokse në jug. Brenda kësaj matrice u formuan gjuha, ligji zakonor, familja, fisi dhe kodi i nderit.
Pra, shqiptaria nuk u krijua në xhami, as në medrese dhe as në administratën osmane. Ajo u krijua shumë më herët.
Islamizimi osman ishte instrument pushteti, jo projekt emancipimi. Ishte një proces administrativ, represiv, fiskal dhe politik. Ai ndryshoi besimin e një pjese të popullsisë, por nuk e rindërtoi shoqërinë shqiptare nga themelet.
Kanuni mbeti. Fisi mbeti. Familja mbeti. Nderi mbeti.
Kjo tregon qartë se civilizimi bazë shqiptar nuk është produkt i islamit.
Tradita kulturore e krishterimit – sidomos ajo perëndimore – prodhoi një koncept që islamizmi politik nuk e ka: individin si person juridik me përgjegjësi personale, jo si pjesë e një kolektivi fetar që i bindet autoritetit shpirtëror.
Nga kjo traditë buron ndarja mes fesë dhe pushtetit, ligji civil, shteti laik dhe autoriteti i kufizuar. Këto nuk janë çështje rituali, por arkitekturë shoqërore.
Krishterimi nuk e ndërtoi identitetin mbi fenë, por la hapësirë që identiteti shqiptar të formohej mbi gjuhën, traditën dhe kulturën. Pikërisht për këtë arsye shqiptarët mbijetuan si komb, ndryshe nga popuj të tjerë që u shkrinë në identitete fetare.
Kur sot flitet për “rikthim”, nuk flitet për pagëzim masiv. Flitet për rikthim të vetëdijes historike dhe për rivendosje të busullës kulturore. Kush e paraqet këtë si sulm ndaj myslimanëve, manipulon me vetëdije.
Dhe ta them troç.
Ky zgjim nuk do të ndodhte kurrë po të mos kishte pasur agresion të vazhdueshëm ndaj kujtesës historike shqiptare. Nuk do të ndodhte po të mos fyheshin simbolet kombëtare, po të mos relativizohej figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Kanuni dhe vetë ideja e rezistencës shqiptare.
Kjo vetëdije nuk do të ishte zgjuar po të mos ishte atakuar hapur identiteti ynë shqiptar europian, po të mos ishte tentuar tjetërsimi kulturor dhe rishkrimi i historisë, si dhe po të mos ishin bërë gjithë këto investime religjioze përmes meremetimit dhe ndërtimit të xhamive që nga paslufta në mbarë Dardaninë (tash edhe qendrave kulturore islamike!), nga ana e Turqisë neoosmane etj.
Dorën në zemër, për këtë zgjim të popullit që të mos rrëshqasë drejt tjetërsimit kulturor e etnik, një “meritë” ironike e ka edhe menaxhmenti aktual i Bashkësisë Islame të Kosovës, me figura si Naim Tërnava, Shefqet Krasniqi, Fatmir Latifaj dhe të tjerë.
Prandaj, shoku X, nëse sot ndihesh i lënduar nga ky zgjim, fajtorin mos e kërko as tek unë, as tek Organizata Shqiptaria, as tek Lëvizja për Rikthim dhe as tek Deçani. Kërkoje tek udhëheqësit tuaj shpirtërorë që kanë fyer simbolet kombëtare dhe figurat e rezistencës e të mbijetesës sonë si komb – Skënderbeun, Kanunin dhe vetë identitetin shqiptar.
Ky zgjim nuk është sulm.
Është një kundërpërgjigje kulturore dhe emancipuese që ka ardhur shumë vonë – sidomos pas faktit që një pjesë e të rinjve tanë përfunduan në luftën e Sirisë dhe pasojave që kjo krijoi për shoqërinë shqiptare.