Kreu Blog Faqe 236

Kur pushteti gabon dhe opozita dështon: Kosova peng i ambicieve politike

0
Në politikën e Kosovës po përsëritet një gabim i vjetër: lufta për pushtet po vendoset mbi interesin e shtetit. Kryeministri Albin Kurti gaboi rëndë kur e injoroi Vjosa Osmanin dhe e shtyu vendin drejt një krize të re institucionale. Por përgjegjësia nuk është vetëm e tij. Edhe opozita po tregon një mungesë serioze vizioni dhe përgjegjësie përballë situatës.
Vjosa Osmani është një figurë e përgatitur dhe e dëshmuar në skenën politike. Ajo ka treguar se di të përfaqësojë institucionet me dinjitet dhe profesionalizëm. Injorimi i saj nuk është vetëm një konflikt personal apo partiak; është një gabim politik që dobëson institucionet e shtetit dhe krijon përçarje të panevojshme.
Por edhe opozita nuk mund të paraqitet si shpëtimtare e situatës. Në vend që të ofrojë zgjidhje dhe përgjegjësi shtetërore, ajo shpesh mjaftohet me kritika dhe kalkulime politike. Kosova nuk ka nevojë për një garë se kush e shfrytëzon më shumë krizën politike, por për një klasë politike që di të vendosë interesin e shtetit mbi interesin e partive.
Vendimi për ta futur vendin përsëri në zgjedhje është një tjetër goditje për qytetarët. Populli është lodhur nga votimet e shpeshta, nga konfliktet e pafundme politike dhe nga mungesa e stabilitetit. Në vend që të ndërtohen institucione të forta dhe funksionale, po krijohet përsëri një atmosferë pasigurie dhe tensioni.
Edhe më shqetësuese është fakti se kjo ndodh në një kohë kur bota po përballet me tensione dhe kriza të mëdha sigurie. Rajoni ynë nuk është i izoluar nga këto zhvillime. Në një moment të tillë, një shtet i vogël si Kosova ka nevojë për stabilitet, unitet institucional dhe lidership të pjekur.
Ta lësh vendin në prag të një krize institucionale dhe pa stabilitet politik është një gabim serioz. Pozita dhe opozita duhet ta vënë gishtin në kokë dhe të reflektojnë. Kosova nuk mund të mbetet peng i ambicieve politike dhe kalkulimeve partiake.
Deri më sot kam përkrahur shumë nga hapat politikë të Albin Kurtit, sepse kam besuar në ndryshim dhe në përgjegjësi. Por përkrahja nuk do të thotë heshtje përballë gabimeve.
Kur bëhen vendime që rrezikojnë stabilitetin e shtetit, ato duhet të kritikohen hapur.
Kosova ka nevojë për politikë që bashkon, jo për politikë që e fut vendin në kriza të njëpasnjëshme.
Në fund, historia nuk do të gjykojë se kush fitoi një betejë politike, por se kush e mbrojti shtetin dhe interesin e qytetarëve.

Majlinda Grajçevci: Si mund të kthehen shqiptarët në Toplicë?

🕰️ Shqiptarët e dëbuar nga Toplica (1877–1878) – Historia dhe rruga drejt rikthimit
Shqiptarët në Toplicë (Prokuplje, Kuršumlija, Nish, Leskovac, Vranjë e rrethinat) u dëbuan masivisht nga ushtria serbe gjatë luftës 1877–1878. Rreth 50 000–130 000 njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë, tokat dhe fshatrat e tyre. Qindra fshatra shqiptare u zbrazën, duke lënë pas vetëm kujtimin e një jete të tërë që u shua në një çast.
Ata që mbijetuan u quajtën muhaxhirë të Nishit dhe Toplicës dhe u vendosën kryesisht në Kosovë. Sot, shumë familje mbajnë mbiemra ose kujtime që lidhen me fshatrat e vjetra të Toplicës. 🏡
❓ Por a mund të kthehen shqiptarët në Toplicë sot?
Realiteti është i vështirë, por ekziston një rrugë strategjike që bashkon tre faktorë kryesorë:
1️⃣ Dokumentim historik
Mbledhja e dëshmive mbi fshatrat shqiptare dhe pronat para vitit 1878
Hartat historike, regjistrimet e popullsisë, mbiemrat dhe dëshmitë familjare
2️⃣ Njohje ndërkombëtare
Paraqitja e dokumentacionit tek OKB, Këshilli i Evropës dhe organizata të të drejtave të njeriut
Bashkëpunimi me NGO-të për të drejtat e minoriteteve dhe pronat e konfiskuara
Krijimi i ndërgjegjësimit publik dhe presionit mbi qeverinë e Serbisë
3️⃣ Krijimi i së drejtës kolektive për rikthim
Formimi i një organizate/rrjeti të pasardhësve të muhaxhirëve të Toplicës
Hartimi i kërkesave ligjore për kthim ose kompensim të tokave
Sigurimi i mbështetjes nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare
✅
Realiteti sot:
Në Toplicë pothuajse nuk ka më shqiptarë.
Vetëm disa komunitete shqiptare mbijetuan në zonën e Medvegjës (Jabllanicë) pas vitit 1878.
💡 Reflektim:
Historia e Toplicës është më shumë se kronikë; ajo tregon dhimbjen e humbjes, trimërinë e mbijetesës dhe lidhjen e shqiptarëve me tokën e tyre. Shumë familje në Kosovë ende kujtojnë: “jemi muhaxhirë të Nishit” ose “Toplicanë”.
📌
Përfundim:
Kthimi i shqiptarëve në Toplicë kërkon kombinimin e dokumentimit historik, njohjes ndërkombëtare dhe krijimit të së drejtës kolektive. Vetëm kështu mund të hapet një rrugë reale për rikthim dhe drejtësi historike.

Çmenduria e gardës puçiste kundër shtetit në aksion

0
Refuzimi i Albin Kurtit për t’iu përgjigjur ftesës së presidentes për takimin lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve nuk është thjesht një mungesë protokolli. Është një sfidë e hapur ndaj institucionit të shtetit.
Kur kryeministri i një vendi vendos të bojkotojë presidenten e Republikës në një proces kushtetues, atëherë nuk kemi të bëjmë më me debat politik, por me një logjikë të rrezikshme bllokimi institucional.
Sipas sinjaleve që po dalin nga brenda pushtetit, zgjedhjet e parakohshme mund të sfidohen edhe me një manovër tjetër: bllokimin e buxhetit për KQZ-në. Pra, kur nuk të pëlqen rezultati i demokracisë, përpiqu ta paralizosh vetë demokracinë.
Në këtë lojë të rrezikshme, dy zëdhënësit më të zellshëm të kësaj logjike siç janë: Arbërie Nagavci dhe Adnan Rrustemi, në emër të Vetëvendosjes po kërcënojnë me ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër presidentes. Një veprim që më shumë ngjan me një presion politik sesa me një shqetësim real kushtetues.
Tani mbetet të shihet deri ku mund të shkojë kjo çmenduri politike e kryeministrit. Sepse kur pushteti fillon ta sfidojë vetë shtetin që duhet ta mbrojë, atëherë kriza nuk është më politike por është krizë e vetë shtetit.

Trump: Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin, kërkohet dorëzim i pakushtëzuar

0

Foto: YURI GRIPAS / POOL / EPA / NTB
Presidenti amerikan Donald Trump komenton luftën kundër Iranit në Truth Social.

– Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përtej dorëzimit të pakushtëzuar, shkruan ai.

“Pas kësaj, dhe zgjedhjes së një udhëheqësi të mirë dhe të pranueshëm, ne dhe shumë nga aleatët dhe partnerët tanë të mëdhenj dhe shumë të guximshëm do të punojmë pa u lodhur për ta rikthyer Iranin nga pragu i shkatërrimit, si dhe për ta bërë ekonominë e tij më të madhe, më të mirë dhe më të fortë se kurrë”, shkroi Trump.

Ai shton se Irani “do të ketë një të ardhme të madhe”.

– Bëjeni Iranin përsëri të madh (MIGA!), përfundon Trump.

Më herët të premten, presidenti i Iranit deklaroi se “përpjekjet ndërmjetësuese” ishin duke u zhvilluar nga disa vende. Ai nuk specifikoi se cilat.

Kush kujt ia dogji Çergën

0
Fatmir Gashi, analist, Zvicër
_____
Ajo që pamë këto ditë në lojërat e mashtrimeve politike ngjan çuditërisht me lojërat dhe “tripat” e TikTok-ut, ku mashtrimi shitet si kreativitet dhe publiku e adhuron si spektakël.
Duket sikur është harruar një proverb i vjetër popullor: ” Kush bën kunja paradite për tjetrin, pasdite ngulet vet në ta”
I sinqerti shpesh i ha i pari kunjat, sepse nuk i njeh rregullat e kësaj loje. E më e vështira për qytetarin e rëndomtë është kur kjo lojë kunjash luhet nga profesionistë që quhen politikanë.
Kulmi arrihet kur burri i shtetit dhe zonja e shtetit provojnë t’ia ngulin kunjin njëri-tjetrit. Se cilit prej tyre do t’i kthehet kunji i vet mbetet për t’u parë, ndonëse përvoja tregon se gratë shpeshherë janë më të shkathëta në këtë drejtim.
Shteti jonë më “i fuqishmi” (me ironi) në botë, Republika e Katundit të Kosovës, patjetër është shembulli më i mirë se si udhëhiqet një shtet në teori dhe si rrëshqet në praktikë. Gati i fundit në testet PISA, ndër më të varfrit në Evropë, i mbushur me bërllok, i boshatisur nga të rinjtë dhe me shërbime qytetare që të bëjnë të thuash: zoti ta bëftë qarën!
Ne jemi të pasur me resurse energjetike nëntokësore, ndërsa mbi tokë, ma shumë pa to sesa me to.
Të gjitha këto “arritje”, natyrisht, janë meritë e pushtetarëve tanë, që nga paslufta e deri më sot. Prandaj nuk është çudi që shpesh në tribuna ndërkombëtare thirren këta tanët për të mbajtur fjalime të artit teorik: për të shpjeguar se si ndërtohet shteti dhe si funksionon demokracia moderne në Evropë e përtej saj.
Presidentja, një grua e shkolluar, e zgjuar në diplomaci dhe me një oratori recitative, sapo erdhi në pushtet e kuptoi mirë se shkathtësia e brendshme duhet të baraspeshohet me pamjen e jashtme. Nuk u hamend fare: shkoi te “Vëllezërit Turq” dhe brenda një kohe të shkurtër ata e bënë si sorkadhe.
Kështu, zonja e parë e shtetit e pasur me shkathtësi veprimi diplomatik, brenda pak kohe, arriti në kulmin e karrierës së saj, duke u rreshtuar shumë afër kaubojit të botës (sherif), atij që mjafton të ta drejtojë gishtin vetëm një herë,-dhe po nuk e dëgjove, ta djeg cergën.
Sipas disa zakoneve të vjetra patriarkale, gruaja duhet ta pyesë “burrin” para se të flasë me të tjerët. Pikërisht këtu plasi sherri.
Kjo nuk i pëlqeu kryezotit të shtetit, një njeri i vuajtur në burgjet e hasmit, por edhe me vuajtjet e tij të mundimshme, duke luftuar me gurë e tym për ta liruar Kosovën, jo nga armiku, por nga hajnat që nuk ngopeshin kurrë. Nuk e pati të lehtë të arrijë deri këtu. Por tani, pasi kaloi rrugën e ferrit, duket se nuk i mjafton vetëm një pushtet. jo! I duhet pushteti absolut. Të tjerët duhet të rreshtohen dhe të heshtin për gabimet që kanë bërë.
I nderuari baba i bijave dhe bijve të tu,- edhe disa nga ata që ti i konsideron “Cuba” kanë lindur fëmijë që nuk u ngjajnë baballarëve të tyre. Ata janë shkolluar pa bërë zhurmë, mirë dhe me dinjitet. Janë pjesë e këtij populli dhe të kësaj toke.
Dhe kur një ditë popullit i dhemb fort nga ngulja e kunjave të politikanëve, atëherë historia bëhet e pamëshirshme. Sepse në atë çast, pushteti që dukej i përjetshëm, zhduket.
Në fund mbetet vetëm një e vërtetë e vjetër popullore:
ai që mundohet t’ia djegë cergën tjetrit, shpesh përfundon duke e djegur të vetën

Kur pushteti përballet me pasqyrën e vet

0

Nga Isuf Bajraktari, Suedi

  • Reflektim mbi dështimin për zgjedhjen e Presidentit dhe kuptimin politik të një momenti institucional

Në jetën politike të një shteti ka momente që në pamje të parë duken të zakonshme: një votim që nuk kalon, një seancë që mbyllet pa rezultat, një procedurë që shtyhet për një ditë tjetër. Megjithatë historia politike na mëson se shpesh pikërisht në këto çaste të heshtura të institucioneve shfaqen tensionet më të thella të një sistemi politik.

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit nuk është thjesht një pengesë procedurale. Ai është një simptomë politike. Një shenjë që tregon se në arkitekturën e marrëdhënieve mes pushtetit dhe përfaqësimit qytetar ka lindur një çarje që nuk mund të mbulohet vetëm me aritmetikë parlamentare.

Pushteti, në thelb, është një provë e vazhdueshme. Jo vetëm për ata që e mbajnë, por edhe për ata që e vëzhgojnë. Sepse pushteti ka një prirje të vjetër sa vetë historia: ai fillon si instrument ndryshimi dhe shpesh përfundon si mekanizëm vetëruajtjeje.

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi në parlament nuk mund të lexohet vetëm si një përplasje mes shumicës dhe opozitës. Më shumë se kaq, ajo ishte një moment kur sistemi politik u përball me vetveten. Një çast ku retorika e ndryshimit u testua përballë realitetit të pushtetit.

Historia e kombeve është e mbushur me shembuj kur liderë që kanë lindur nga shpresa e qytetarëve përfundimisht janë larguar nga ajo shpresë. Jo gjithmonë përmes një akti të hapur, por përmes një procesi më të heshtur: distancimit gradual nga pritjet e shoqërisë.

Ky është një nga paradokset e përhershme të politikës. Shpresa që ngrihet nga poshtë shpesh shndërrohet në pushtet, por jo gjithmonë arrin të kthehet tek qytetarët në të njëjtën formë që ka lindur.

Pikërisht për këtë arsye zhgënjimi politik është më i rëndë se kritika politike. Kritika është pjesë e natyrshme e demokracisë. Zhgënjimi, përkundrazi, lind atëherë kur qytetarët fillojnë të ndiejnë se diferenca mes premtimit dhe realitetit është bërë shumë e madhe për t’u shpjeguar me rrethana.

Për shumë qytetarë të Kosovës, disa nga figurat kryesore të politikës së viteve të fundit kanë qenë më shumë se aktorë institucionalë. Ata kanë përfaqësuar një ide: idenë se politika mund të ndryshojë drejtim, se qeverisja mund të bëhet më e drejtë dhe se pushteti mund të ushtrohet me më shumë përgjegjësi ndaj interesit publik.

Pikërisht për këtë arsye dilema që lind sot nuk është vetëm politike; ajo është edhe morale.

Si ta mbështesësh një projekt politik pa e humbur të drejtën për ta kritikuar atë?

Si ta duash shoqërinë tënde pa u bërë mbrojtës i verbër i pushtetit?

Si të qëndrosh pranë njerëzve të tu pa e humbur dinjitetin e mendimit të lirë?

Këto janë pyetje që shoqërojnë çdo qytetar që e merr seriozisht politikën.

Sepse dashuria për vendin nuk është një emocion retorik. Ajo është një marrëdhënie e thellë me gjuhën, me historinë dhe me kujtesën kolektive të një populli. Është ndjenja që e bën një qytetar të ndihet i lidhur me dheun e tij jo përmes interesit, por përmes përkatësisë.

Shumë njerëz në këtë vend nuk kanë kërkuar privilegje nga pushteti. Ata nuk kanë kërkuar poste apo tituj. Ajo që kanë kërkuar është shumë më elementare dhe njëkohësisht shumë më e vështirë: një shtet që funksionon me drejtësi.

Një shtet ku institucionet nuk janë vetëm struktura formale, por mekanizma që mbrojnë dinjitetin e qytetarëve.

Në këtë kuptim, krizat institucionale nuk janë gjithmonë vetëm probleme. Ndonjëherë ato janë edhe pasqyra që tregojnë gjendjen reale të një sistemi politik.

Sepse demokracia nuk matet vetëm nga aftësia për të prodhuar pushtet. Ajo matet nga aftësia për ta kufizuar pushtetin.

Dhe pikërisht këtu qëndron prova më e rëndësishme për çdo qeverisje: a është pushteti i aftë të dëgjojë shoqërinë apo vetëm të qeverisë mbi të?

Nëse politika fillon t’i shohë qytetarët vetëm si numra elektoralë, atëherë ajo humbet lidhjen me burimin e saj më të rëndësishëm: besimin publik.

Ndërsa besimi është ndoshta institucioni më i brishtë i një demokracie. Ai nuk shkruhet në kushtetuta dhe nuk garantohet me ligje. Ai ndërtohet përmes veprimit politik dhe shkatërrohet përmes zhgënjimit.

Megjithatë historia e kombeve na kujton një të vërtetë të thjeshtë: shoqëritë nuk mbijetojnë vetëm me realitetin e momentit. Ato mbijetojnë me vizionet që arrijnë të ruajnë për të ardhmen.

Sepse edhe kur politika bëhet e vogël, ideja e atdheut mbetet gjithmonë më e madhe se ajo.

Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron shpresa e çdo shoqërie: në faktin se ëndrrat e qytetarëve janë gjithmonë më të gjata se mandati i çdo pushteti.

Çun Lajqi: Vjosë, Albin, Glauk, vështirë me ju dashtë ma, e kam dashtë shumë me ju dashtë

0
Çun Lajqi, Prishtinë
Poezi
Pushteti i vogël i njerëzve të vegjël
Vjosë,
Albin,
Glauk,
vështirë me ju dashtë ma,
e kam dashtë shumë me ju dashtë.
Kam dashtë me ju pa tue u çue në kambë,
tue ecë drejt, rrugëve të drejta, pa rrejtë e pa mashtrue.
Kam besue se njeriu mund ta dojë njeriun e vet pa u turpnue,
e jo rrallë herë m’ka ndalë nji mendim i randë:
si ta due njeriun tem pa e lëmue, pa e lëpi pa qenë servil?
Si ta pëlqej farën teme e me mbetë prap ky që jam?
Si ta ndihmoj gjakun tem e ai mos me u ba ujë?
Si me u ngi me gjuhën teme e mos me më quejtë lypsar?
Ah! Vështirë me ju dashtë.
E kam dashtë shumë me ju dashtë.
Edhe kur na keni mashtrue për nji stol, për nji post, për nji rrogë.
Unë s’kam pasë uri për tituj pushteti.
Kam pasë uri për atdhe.
Kam dashtë me u ngi me dheun tem, me njerëzit e mi.
Kam dashtë me qenë shqiptar — tue lindë e tue vdekë.
Kam andrrue dasma të bardha.
Nji atdhe të lirë.
Nji flamur të kuq me shqipen e zezë që ruen qiellin, gjuhën e gjakun.
E sot më del e njëjta fjalë në gojë:
Vështirë me qenë i jueji, me ju,
e shumë ma vështirë me qenë kundër jush,
sepse ma e randë se mashtrimi asht zhgënjimi.
E ma e randë se zhgënjimi asht kur e ndien se andrra po vyshket në duar.
E prapë — njeriu jeton me andrra.
Sepse pa to
nuk mbetet veçse pushteti i vogël i njerëzve të vegjël
dhe një atdhe i madh
i mbetun jetim prej së vërtetës.
05.03.2026

“Bac, ende nuk u kry” !

1
Një reflektim qytetar në ditët e Epopeja e UÇK-së !
Pas luftës u bë e njohur thënia “Bac u kry”, një fjali që për shumëkënd simbolizonte përmbushjen e ëndrrës së lirisë për të cilën luftoi Adem Jashari dhe luftëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Por sot, në ditën e dytë të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së, duke kaluar pranë bustit të Komandantit Legjendar në Sheshi Adem Jashari,në Mitrovicë , pashë një pamje që më shtyu të reflektoj ndryshe.
Pranë bustit nuk kishte asnjë lule !
Përballë tij, ndërkohë, prej disa ditësh qëndron një tendë.
Për këtë tendë pata shkruar edhe më parë.
Mbrëmë, ndërsa po haja darkë në qytet me vëllain dhe një mikun tim, u kontaktova nga zyrtarë të Agjencia Kosovare e Inteligjencës për një bisedë në cilësinë e dëshmitarit. Para se të më shoqëronin për në zyrë kërkova të shoh urdhrin me shkrim të prokurorit, por m’u tha se bëhej fjalë për një urdhër verbal.
Dua ta theksoj se zyrtarët u sollën me korrektësi dhe mirësjellje në kuadër të detyrës së tyre zyrtare.
Sa për mua, nuk kam asgjë tjetër për të dëshmuar përveç shkrimeve të mia publike — shkrime prapa të cilave qëndroj plotësisht. Nga ato shkrime nuk do të hiqja as një presje e as një pikë.
Sepse respekti për sakrificën e Adem Jasharit dhe të dëshmorëve të lirisë nuk është çështje protokolli.
Është çështje ndërgjegjeje.
Prandaj, duke parë këtë pamje sot, më erdhi natyrshëm një mendim i vetëm:
“Bac, ende nuk u kry.” !

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

0

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut’s southern suburb of Dahiyeh sets fire to warm themselves on the Beirut corniche, Lebanon, Friday, March 6, 2026. (AP Photo/Hussein Malla)

Hans Rustad / Document.no

Numri i zjarreve nga Irani ka rënë në një nivel që bën të mundur rifillimin e fluturimeve nga Gjiri. E para është Etihad Airways nga Emiratet. Yama Wolasmal i NRK ka thënë për disa ditë se dronët e lirë iranianë mund të mposhtin sistemet e shtrenjta amerikane kundër raketave si Patriot. Por dronët janë bërë gjithashtu shumë më pak dhe iranianëve u mungojnë rampat për raketa.

Ky lajm ka një vend të dukshëm në krye të lajmeve.

Admirali amerikan Brad Cooper, i cili drejton forcat amerikane në Lindjen e Mesme si kreu i Komandës Qendrore, u thotë gazetarëve se sulmet iraniane me raketa balistike janë ulur me 90 për qind që nga dita e parë e luftës amerikano-izraelite kundër Iranit.

Sulmet me dron nga Irani janë reduktuar me 83%, shton ai.

“Thënë kështu, ne mbetemi vigjilentë,” thekson Cooper.

Lufta për hapësirën ajrore është zgjidhur. Aleatët kanë kontroll të plotë ajror. Në vend që të ankohet se askush nuk ka fituar një luftë nga ajri, NRK duhet të pyesë se me çfarë duhet të përgjigjet Irani. Nuk është e njëjta luftë si më parë. Irani ka investuar në armë që mund të neutralizohen nga ajri.

Sidsel intervistonte një gazetar në Teheran. Ajo thotë se 80 për qind e iranianëve duan që regjimi të bjerë. Pastaj do ta kthente bisedën nëse ata duan të kthehen djalin e Shahut. do të përkthehej gabimisht. Gazetari shprehet qartë se ka një ndjekës në Iran.

Gazetari thotë se bombardimet kryhen në mënyrë të qëndrueshme, shpesh disa sulme radhazi. Nuk është aq e çuditshme kur aleatët kanë kontroll të plotë ajror. Iranianët nuk marrin paralajmërime dhe nuk kanë strehimore me bomba. do të kontrastonte këtë me Izraelin, i cili ka një sistem shumë profesional të paralajmërimit dhe strehimoreve të bombave. Prandaj, humbjet janë të vogla edhe me një goditje.

Men Wold/Wolasmal bën që të tingëllojë sikur është e padrejtë që izraelitët janë të mbrojtur, ndërsa iranianët jo. A nuk tregon kjo diçka për karakterin e regjimit? Nuk i intereson për popullin e tij.

NRK ka ndjekur të njëjtën strategji që nga luftërat në Liban dhe Gaza: Humbjet civile i vënë te dera e Izraelit. Por në të vërtetë kjo është përgjegjësi e Hamasit/Hizbollahit dhe e Iranit.

Narrativa që ndjek NRK synon të japë një perceptim tërësisht tjetër të realitetit nga ajo që ekziston në Lindjen e Mesme. Janë vendet e Evropës Perëndimore që po marrin një pamje të shtrembër.

Etihad Airways, me bazë në Abu Dhabi, thotë se do të rifillojë fluturimet e kufizuara drejt qyteteve kryesore globale nga qendra e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, edhe pse kërcënimi i sulmeve me raketa nga Irani vazhdon.

Ata thonë se do të rifillojnë orarin e kufizuar të fluturimeve drejt qyteteve kryesore globale deri më 19 mars.
Fluturimet do të operojnë nga dhe drejt Abu Dhabit dhe rreth 70 destinacioneve, duke përfshirë Tel Aviv, Londër, Paris, Frankfurt, Delhi, New York dhe Toronto.

Irani vazhdon të bëjë gjëra që e vendosin atë në konflikt me pjesën tjetër të botës. Edhe tani, gjatë një lufte, regjimi arreston të huajt dhe i akuzon ata për spiunazh. Duket të jetë një mendësi që udhëheq regjimin, pavarësisht nga rrethanat. Kjo është vetëdëmtuese.

Tokio bën të ditur se një tjetër shtetas japonez është burgosur në Iran, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.
Japonia kishte bërë më parë të ditur se një shtetas japonez ishte arrestuar më 20 janar.

Identiteti i të arrestuarit tjetër japonez, si dhe data dhe arsyeja e arrestimit, janë të panjohura.

Një nga të arrestuarit është kreu i zyrës së Teheranit të transmetuesit japonez, NHK, Shinnosuke Kawashima. Ai u transferua në burgun Evin më 23 shkurt, ku të burgosurit vdesin nga uria. Ai u arrestua nga Gardiani i Revolucionit.

Sipas një studiuesi norvegjez me bazë në Austri, Gardiani i Revolucionit dëshiron të marrë pushtetin nga ajatollahët. Atëherë do të shohim një regjim më brutal dhe kjo do të bëjë që SHBA/Izraeli të jenë edhe më të vendosur që regjimi të hiqet.

Trump i tha Axios të mërkurën se ai dëshiron të ketë një fjalë në lidhje me atë se kush do të jetë pasardhësi i Khameneit. Kjo u tall nga NTB.

Lufta kundër Trump e mbulon gjithçka.

Trump i tha NBC-së se SHBA dëshiron të shmangë që Irani të ketë një udhëheqës të ri që të rifillojë përgatitjet për luftë kundër Izraelit dhe SHBA-së.

Por ai gjithashtu është cituar të ketë thënë për rrjetin se «ne do të hyjmë dhe do të pastrojmë gjithçka», kur vendi zgjedh një udhëheqës të ri.

«Ne nuk duam dikë që do të marrë dhjetë vjet për të rindërtuar vendin», thotë ai në një bisedë telefonike.

«Ne duam që ata të kenë një udhëheqës të mirë. Kemi disa njerëz që mendoj se do të bëjnë një punë të mirë», shton ai.

Trump nuk përmend se kë ka në mendje, sipas kanaleve televizive, por thotë se po bëhen përpjekje për të siguruar që ata të mos vriten në luftë.

«Ne po i mbajmë nën vëzhgim, po», thotë ai.

Garda Revolucionare njofton se po kryen sulme me raketa dhe dronë kundër «zemrës së Tel Avivit», por IDF nuk ka dërguar asnjë paralajmërim.

Njëkohësisht, IDF ka dërguar njoftim evakuimi për Dahiyeh në Bejrut të Jugut, gjë që ka çuar në një arratisje drejt zonave që konsiderohen të sigurta.

Rezistet e Hizbollahut dëshirojnë të rrëzojnë çatinë mbi kokën e libanezëve në një akt të fundit sfidues. Wolasmal sqaron se të pasurit strehohen në hotele, ndërsa të varfrit duhet të jetojnë në promenadë.

Ndërkohë raportohet se oficerët e Gardës Revolucionare po largohen nga Libani për të mos u vrarë nga izraelitët.

Etihad Airways gjenopptar flyvningene fra Abu Dhabi, Irans evne til angrep drastisk redusert

Nëse vërtetë jeni “95% myslimanë” , atëherë është shumë nëse kaq shqiptarë marrin emra arabë, dmth përfaqësim i plotë nga një fytyrë arabe!

Beduinët me devet e tyre nëpër shkretëtirën arabike, veshur me fustanët e tyre tradicional.

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë

Ky shkrim është i gabuar, mashtrues dhe absurd në çdo pikë.
Emrat orientalë janë problem dhe hipokrizia e supozuar nuk qëndron
Edhe pse disa emra hebraikë dhe arabë duket se kanë rrënjë të përbashkëta (p.sh. Abraham/Ibrahim), Ganimedi i Trojës dhe Ganimeti arab janë emra krejt të ndryshëm, me etimologji, histori dhe kuptime të ndryshme. Nuk mund të lidhen dhe nuk mund të përdoren si argument për të justifikuar urrejtje ndaj emrave shqiptarë.
Te shqiptarët, emrat kristianë nuk kanë përhapje të madhe, dhe nuk mund të krahasohen me përdorimin e tyre në vende si Suedia, ku ata janë minoritarë dhe përdoren ndryshe. Krahasimet me 4 miliardë njerëz në botë janë absurde dhe të paqëndrueshme, sepse realiteti ynë lokal është i ndjeshëm: shqiptarët jetojnë në një pozicion gjeopolitik të ndjeshëm, ku fqinjët historikisht dhe aktualisht kanë synuar shpërnguljen dhe dëbimin tonë. Ne tashmë kemi përjetuar gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë, dhe nuk mund të bëjmë krahasime qesharake me popuj që nuk jetojnë këtu me ne, dhe nuk ndajnë të njëjtin rrezik me ne.
Ata që mburren dhe duan të barazohen me pakicën e krishterë – por si mund të barazohesh me një 3% të popullsisë kur je pjesë e shumicës myslimane ose laike? Ky është absurd dhe tregon qartë se nuk ka hipokrizi reale, por vetëm përpjekje për manipulim. Nëse vërtetë ju jeni 95% atëherë shumë është nëse 95% e shqiptarëve marrin emra arabë dmth përfaqësim i plotë nga një fytyrë arabe. Me katolikë që përbëjnë evtëm 3% s’kam pse merrem, se edhe krejt me u ba abrahama, prapë mbesin thjesht 3%.
Lidhja me pedofilët dhe skandalin e Epsteinit është e pabazë
Nuk ka asnjë provë që dikush që kritikonte emrat shqiptarë muslimanë ishte “mbrojtës i pedofilëve zionistë”. Ky është argument mashtrues dhe shpifës, që përpiqet të lidhë dy gjëra krejt të ndryshme për të manipuluar emocionet e lexuesve.
Ekzagjerimi me 4 miliardë njerëz është i pabazë, por realiteti lokal është i ndjeshëm
Krahasimet me gjithë botën janë qesharake dhe nuk lidhen me situatën tonë. Ne shqiptarët jetojmë në një pozicion gjeopolitik të ndjeshëm, ku fqinjët historikisht kanë synuar shpërnguljen dhe dëbimin tonë. Ne tashmë kemi përjetuar gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë, dhe nuk mund të bëjmë krahasime qesharake me 4 miliardë njerëz që nuk jetojnë këtu. Pra, nuk është një çështje teorike – këtu rreziku është real dhe historik.
Shembulli i Suedisë nuk është model për t’u ndjekur
Nuk mund të krahasohemi me suedezët që përdorin emra biblikë në minorancë, sepse ata nuk janë shumicë dhe situata e tyre nuk lidhet me realitetin tonë lokal të kërcënuar. Për më tepër, disa kritikues në Suedi janë paganë ose nacionalistë që kritikojnë gjithashtu emrat, kështu që as shembulli i tyre nuk mund të merret si drejtues.
Përdorimi i mitologjisë (Ganimedi/Ganymede) është selektiv dhe i parëndësishëm
Të lidhësh Ganimedin e Trojës me emrin arab të Ganimetit dhe të përpiqesh të tregosh një lidhje kulturore është gabim historik dhe logjik. Këta emra kanë rrënjë të ndryshme, histori të ndryshme dhe nuk mund të përdoren për të mbrojtur urrejtjen kundër kulturës shqiptare ose për të argumentuar ndonjë gjë.
Emrat muslimanë nuk janë shqiptarë
Shkrimi shpesh përpiqet të paraqesë emrat myslimanë si “emra shqiptarë”, por kjo nuk qëndron. Emrat myslimanë te shqiptarët janë kryesisht turq, arabë ose persë, dhe nuk kanë origjinë shqiptare. Nuk ka “emra shqiptarë muslimanë” në kuptimin historik dhe kulturor; ato janë huazime nga kultura të tjera që kanë hyrë gjatë historisë. Kjo tregon qartë absurditetin e pretendimeve të shkrimit që përpiqet të barazojë kulturën dhe identitetin shqiptar me emra të huaj, ndërsa ne kemi trashëgimi të veçantë dhe emra autoktonë që nuk lidhen me këto huazime.
Përfundim: Ky postim është propagandë, gënjeshtër dhe manipulim i pastër. Ai përzien fakte të pjesshme, argumente të gabuara dhe ekzagjerime për të nxjerrë shqiptarët muslimanë si viktima pa arsye dhe për të sulmuar pa bazë. Çdo pohim i tij duhet refuzuar fuqishëm.