Kreu Blog Faqe 267

Vrasjet e pasluftës në Kosovë ndërmjet drejtësisë tranzicionale, instrumentalizimit politik dhe sovranitetit juridik

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan, 14 Shkurt 2026

Abstrakt: Ky punim analizon vrasjet enigmatike gjatë dhe pas luftës në Kosovë në kontekstin e drejtësisë tranzicionale, rivalitetit politik të brendshëm dhe pretendimeve për ndërhyrje destabilizuese të shërbimeve sekrete serbe.

Duke u nisur nga deklarata publike e Vuk Drashkoviq, sipas së cilës struktura të shërbimit sekret serb kanë kryer vrasje për t’ia atribuar ato Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, punimi trajton raportin e Dick Marty dhe themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës si pjesë e një procesi kompleks ndërkombëtar dhe vendor.

Analiza synon të kontribuojë në debatin mbi legjitimitetin juridik, përgjegjësinë individuale dhe nevojën për një mekanizëm të brendshëm hetimor për mbylljen e plagëve të pasluftës. Periudha e menjëhershme pas ndërhyrjes së NATO dhe përfundimit të administrimit të drejtpërdrejtë serb në Kosovë u karakterizua nga një vakuum institucional sigurie dhe drejtësie.

Nën administrimin e UNMIK u ndërtuan bazat e institucioneve të reja, por kapacitetet hetimore dhe gjyqësore mbetën të brishta. Në këtë klimë tranzitore ndodhën një sërë vrasjesh që deri më sot mbeten të pandriçuara plotësisht.

Në diskursin publik ato u interpretuan në mënyra të ndryshme: si hakmarrje individuale, si pasojë e rivaliteteve politike, apo si operacione të fshehta destabilizuese. Deklarata e ish-zëvendëskryeministrit serb Vuk Drashkoviq se shërbimet sekrete serbe kanë vrarë shqiptarë lojalë për t’ia faturuar krimet UÇK-së fut në analizë dimensionin e operacioneve të ashtuquajtura “flamuri i rremë”, të njohura në literaturën e sigurisë si mekanizma të manipulimit strategjik për të prodhuar përçarje dhe delegjitimim politik.

Nëse një hipotezë e tillë merret në konsideratë, atëherë vrasjet e pasluftës nuk mund të analizohen vetëm në kuadër të konfliktit të brendshëm shqiptar, por edhe në prizmin e luftës hibride dhe përpjekjeve për të minuar procesin e shtetndërtimit. Në planin politik të brendshëm, rivaliteti ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës për pushtetin institucional krijoi një klimë polarizuese që mund të instrumentalizohej lehtësisht nga aktorë të jashtëm.

Megjithatë, lidershipi i kohës – përfshirë Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi – arriti në momente kyçe të ndërtojë koalicione bashkëqeverisëse, duke relativizuar rrezikun e përçarjes strukturore dhe duke mundësuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Dimensioni juridik i debatit lidhet ngushtë me raportin e Dick Martit për Këshillin e Evropës, i cili përmbante pretendime për krime të rënda, përfshirë trafikim organesh. Ky raport u bë katalizator për themelimin e Dhomave të Specializuara në vitin 2015, pas votimit nga Kuvendi i Kosovës të amendamenteve kushtetuese përkatëse. Argumenti politik që shoqëroi këtë vendim ishte se përballja me drejtësinë ndërkombëtare do të shërbente për të hequr, siç është thënë “retë e zeza” mbi Kosovën, që nënkupton heqjen e çdo dyshim mbi karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së dhe për të mbrojtur legjitimitetin e saj historik.

Me kalimin e kohës, aktakuzat e ngritura nga Prokuroria e Specializuar nuk u fokusuan drejtpërdrejt në narrativën fillestare të trafikimit të organeve në formën siç ishte perceptuar publikisht, por në akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë ndalime të paligjshme dhe vrasje të pretenduara gjatë dhe pas luftës. Kjo ka prodhuar debat mbi natyrën dhe shtrirjen e mandatit të gjykatës. Nga njëra anë, juridikisht mandati i saj përfshin çdo krim që bie në kuadër të raportit të Këshillit të Evropës; nga ana tjetër, në planin politik, perceptimi publik shpesh lidhej ngushtë me akuzën e trafikimit të organeve si arsye kryesore e themelimit të saj.

Përdorimi i konceptit të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” në aktakuzat kundër ish-krerëve të UÇK-së ka hapur debat të gjerë teorik dhe juridik. Në doktrinën e së drejtës penale ndërkombëtare ky koncept synon të individualizojë përgjegjësinë brenda një strukture të organizuar, por kritikët argumentojnë se në kontekstin e Kosovës ekziston rreziku i perceptimit të përgjithësimit politik të një lufte çlirimtare që në thelb ishte reagim ndaj represionit shtetëror serb.

Këtu lind tensioni midis drejtësisë tranzicionale si mekanizëm llogaridhënieje dhe ruajtjes së narrativës historike të një lufte për vetëvendosje. Nga pikëpamja metodologjike, analiza e kësaj çështjeje kërkon qasje ndërdisiplinare: studim të burimeve juridike, analizë të dokumenteve ndërkombëtare, krahasim me modele të tjera të drejtësisë tranzicionale dhe shqyrtim kritik të deklaratave politike si ajo e Drashkoviqit.

Asnjë deklaratë politike nuk përbën provë juridike në vetvete, por mund të shërbejë si indicie që kërkon hetim profesional dhe të paanshëm. Në këtë kuadër, argumenti për forcimin e kapaciteteve vendore hetimore fiton peshë.

Një mekanizëm i brendshëm, me standarde ndërkombëtare transparence dhe pavarësie, mund të kontribuojë në ndriçimin e vrasjeve të pasluftës, duke përfshirë çdo pistë të mundshme – qoftë përgjegjësi individuale të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, qoftë ndërhyrje destabilizuese të shërbimeve të huaja.

Sovraniteti juridik dhe besimi qytetar në sistemin e drejtësisë janë elemente kyçe për konsolidimin demokratik. Në përfundim, vrasjet e pasluftës në Kosovë përfaqësojnë një plagë të hapur që nuk mund të mbyllet përmes narrativave të njëanshme apo instrumentalizimit politik.

Themelimi i Dhomave të Specializuara ishte rezultat i një konteksti të caktuar ndërkombëtar dhe vendor, ndërsa evoluimi i procesit gjyqësor ka nxitur debat të thellë mbi drejtësinë, legjitimitetin dhe kujtesën historike. Deklaratat për ndërhyrje të shërbimeve sekrete serbe shtojnë nevojën për hetim gjithëpërfshirës dhe profesional.

Vetëm përmes një procesi të bazuar në prova, përgjegjësi individuale dhe transparencë institucionale mund të arrihet pajtimi shoqëror dhe të forcohet shteti i së drejtës në Kosovë.

Një  mekanizëm i brendshëm, me standarde ndërkombëtare transparence dhe pavarësie, mund të kontribuojë në ndriçimin e vrasjeve të pasluftës, duke përfshirë çdo pistë të mundshme – qoftë përgjegjësi individuale të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, qoftë ndërhyrje destabilizuese të shërbimeve të huaja.

Sovraniteti juridik dhe besimi qytetar në sistemin e drejtësisë janë elemente kyçe për konsolidimin demokratik.

Në përfundim, vrasjet e pasluftës në Kosovë përfaqësojnë një plagë të hapur që nuk mund të mbyllet përmes narrativave të njëanshme apo instrumentalizimit politik. Themelimi i Dhomave të Specializuara ishte rezultat i një konteksti të caktuar ndërkombëtar dhe vendor, ndërsa evoluimi i procesit gjyqësor ka nxitur debat të thellë mbi drejtësinë, legjitimitetin dhe kujtesën historike.

Deklaratat për ndërhyrje të shërbimeve sekrete serbe shtojnë nevojën për hetim gjithëpërfshirës dhe profesional. Vetëm përmes një procesi të bazuar në prova, përgjegjësi individuale dhe transparencë institucionale mund të arrihet pajtimi shoqëror dhe të forcohet shteti i së drejtës në Kosovë.

“Intelektuali” , drejtësia ndërkombëtare dhe dilema e shtetësisë së Kosovës

0
nga Abedin Sutaj, Dr. Sc.
____
Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçi dhe bashkëakuzuarve të tij në Gjykata Speciale për Kosovën ka nxjerrë në pah jo vetëm përçarje politike, por edhe një ndarje të thellë brenda “elitës” intelektuale shqiptare, sidomos atyre elitarve qe u prodhuan nga perfituesit e pasluftes, dhe u perkrahen nga elita politike qe e zhvati Kosoven keto 20 vjet e me teper, dhe u perpiq dhe krijoj strukturat e sotme qe po bejn zhurme dhe jane bere zedhenes te kryengritjes kunder Gjykates qe vete benin thirrje te votohet, gjykate e cila duhej te themelohej menjehere pas luftes.
Kjo elit ka vu ne levizje elitat qe u ngriten pa merita neper Akademi, Universitet edhe transmtues te financuar dikur mire nga keta pushtetare.
Tash, po bejn zhurmë, propagandë dhe kercenime, dhe jo kercenime por akuza qe kush nuk eshte me keta “clirimtare” eshte me pushtuesit.
Ne e dim qe Kosoven e cliroje populli i shumevujatur i Kosoves, dhe nuk e cliroj askush tjeter pervec ketyre; NATO-s dhe popullit Kosovar, asnje ushtri edhe asnje gardh politike, qe ishte perthurje perfitoresh para turrit te Natos dhe krimeve qe vinin nga Kremlini dhe Kalimegdanit.
Pike e madhe, pushojm 5 min
Disa profesorë dhe akademikë janë shfaqur hapur kundër gjykatës, duke e cilësuar atë të padrejtë, selektive apo të motivuar politikisht. Megjithatë, përtej kritikës juridike – e cila është e drejtë në çdo shoqëri demokratike – lind nevoja për të analizuar dimensionin ideologjik dhe historik të këtyre qëndrimeve.
Ideologjia e trashëguar, Shqipëria dhe raporti me Kosovën-Një pjesë e elitës akademike dhe politike shqiptare bart trashëgimi mendore të formuar gjatë periudhës së regjimit të Enver Hoxha dhe vazhduar në disa segmente politike pas viteve ’90. Në këtë kuadër, perceptohet se Shqipëria shpesh ka qenë burim i ndikimeve dhe presioneve politike që nuk kanë qenë në harmoni me krijimin dhe konsolidimin e një shteti të pavarur dhe funksional të Kosovës.
Gazetaria, transmetuesit dhe një pjesë e mediave, si dhe disa përfaqësues të elitës politike dhe akademike, shpesh shprehin qëndrime që dobësojnë perceptimin dhe imazhin e Kosovës, edhe kur ato shprehen nën petkun e parullave nacionaliste ose patriotike. Në praktikë, ky fenomen tregon se shprehjet publike mund të jenë të maskuara, ndërsa ndikimi real vepron në dëm të shtetit dhe popullit të Kosovës.
Kritikët e sotëm të Gjykatës së Hagës që kanë lidhje me këto rrjete ose institucione mund të reflektojnë pjesërisht këto influenca historike dhe politike. Shpesh, qëndrimet kundër proceseve shtetformuese të Kosovës interpretohen si vazhdim i një mentaliteti qendrorist, ku Kosova shihet jo si subjekt i plotë politik, por si periferi e rrefimeve dhe shprehjeve ideologjike që vijnë nga Tirana.
Gjykata nuk është gjykim i UÇK-së e as kunder shtetesise se Kosoves, perkundrazi-Është thelbësore të theksohet se Gjykata Speciale për Kosovën nuk është krijuar për të gjykuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës si organizatë apo vullnetin e popullit për liri. Ajo trajton përgjegjësi individuale për pretendime konkrete.
Barazimi i gjykimit të individëve me gjykimin e luftës çlirimtare është një zhvendosje konceptuale që krijon konfuzion publik. Lufta për liri është kapitull historik që nuk varet nga proceset individuale penale; nëse disa individë akuzohen për veprime specifike, kjo nuk delegjitimon aspiratën kolektive për liri dhe shtetësi.
Rreziku i ligjërimeve përjashtuese te mbeshtjella me parulla patriotike. Në ligjërimet publike është evident se disa intelektualë, nën petkun e kritikës akademike, mund të kontribuojnë në dobësimin e imazhit të shtetit të Kosovës në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Evropës Perëndimore.
Megjithatë, një kritikë serioze duhet të dallojë mes: qëndrimeve ideologjike të trashëguara,, interesave politike të ngushta, të drejtës legjitime për mendim ndryshe.
Etiketimi i çdo kundërshtari si “armik i shtetit” dobëson argumentin. Ajo që e forcon është analiza: a kontribuon një qëndrim i caktuar në konsolidimin e shtetit të së drejtës, apo në relativizimin e tij?
Elita pasluftës dhe ndërthurja e interesave
Një tjetër dimension është raporti mes elitës politike të dalë pas luftës dhe pjesës së elitës akademike. Në disa raste ekziston ndërvarësi interesash – simbolike, politike apo materiale – që ndikojnë në ligjërimet publike. Akademiku i bere akademik nga grupet politike, Enveristo – Mugoshjane, dhe akademiku i vërtet që humb pavarësinë kritike për shkak të afërsisë me pushtetin komprometon rolin e tij si ndërgjegje e shoqërisë.
Kjo nuk do të thotë se të gjithë kritikët e gjykatës kanë motivacion politik të fshehtë; por kur analiza shkencore shndërrohet në mësime apo zëdhënie për interesa të ngushta ose grupe pasluftës, integriteti akademik vihet në diskutim.
Gjeja me kryesore jane; shtetësia dhe sundimi i ligjit. Shtetësia e Kosovës forcohet jo duke refuzuar proceset gjyqësore ndërkombëtare, por duke treguar pjekuri institucionale dhe respekt për ligjin. Një shtet që synon integrim euroatlantik duhet të demonstrojë se: drejtësia nuk selektohet sipas biografisë politike, askush nuk është mbi ligjin, lufta çlirimtare nuk përdoret si imunitet moral absolut. Mbrojtja më e fortë e dinjitetit të Kosovës nuk është mohimi i gjykatës, por insistimi që procesi të jetë i drejtë, transparent dhe i bazuar në prova. Kriminelet dhe të akuzuarit duhet të gjykohen, dhe nëse janë të pafajshëm, të lirohen; nëse janë fajtorë, të ndëshkohen pavarësisht statusit apo ndikimit politik.
Dhe në fund, fjalimet mbi Gjykatën e Hagës nuk duhet të shndërrohet në betejë etiketash ideologjike, por të mbetet në rrafshin e argumentit dhe analizës kritike. Intelektuali duhet të ketë qartësi konceptuale: të dallojë individin nga kolektivi, të mbrojë shtetin e së drejtës, edhe kur është i vështirë, të ruajë pavarësinë nga politika dhe influencat e grupeve që veprojnë kundër interesave shtetërore të Kosovës, përfshirë ndikimet historike dhe ideologjike nga Shqipëria.
Pjekuria e një kombi matet jo me mungesën e gjykimeve, por me mënyrën se si ai i përballon ato – me dinjitet, me argument dhe me besim në drejtësi. Filozofë si Hegeli dhe John Locke ofrojnë udhëzime të vlefshme për marrëdhënien midis individit dhe shtetit: individi nuk është mbi ligjin, dhe ligji është themeli i shtetësisë së qëndrueshme.

Pestova – Krujë e dytë, poezi kushtuar Hakif Zejnullahut

0

Arif Ejupi, Gjenevë

Pestova – Krujë e dytë

Poezi

(Kushtuar Hakif Zejnullahut dhe dy bashkëluftëtarëve të tij)

Rritur me ujin e freskët të burimeve të Llapit
dhe me bukën e arave të tij,
shpejt hodhe shtat e u bëre bajrak.

Punëtor e i vyer si bleta,
i qetë e i dashur me familjarë, shokë e miq,
por rrufe për tradhtarë e armiq.

I çiltër e i kthjellët në mendim.
Ece në hap me kohën; veprove kur rëndë lëngonte Atdheu.

Nënshtrimin dhe poshtërimin nga mizorë e trushpërlarë
e quaje fytyrë të vdekjes,
akt të ulët që e pranon vetëm horri e tradhtari.

Thirre pandërprerë për mobilizim e ndërgjegjësim:
besë, qëndresë dhe bashkim.

Atë që e thoshe e bëje.
Kishe shikim skifteri e guxim luani,
ishe më i fortë se guri,
burrë e trim si Oso Kuka e Dedë Gjo Luli.

Së bashku me Zahirin e Edmondin
u nisët drejt Vushtrrisë,
për t’i dhënë hakun një satrapi
që linte gra të veja e fëmijë jetimë.

Në Pestovë kriminelët,
me tanke, kallashë e helikopterë,
ju ngritën pritë.

Tokën e mbërtheu flaka,
qiellin tymi.
Në deje me gjak të Gjergj-Kastriotit,
bëtë vdekje të bardhë, duke shkëmbyer zjarr me zjarr.

Pestovën e shndërruat në Krujë të dytë.

Kur kryekasapi i Ballkanit
mori vesh për rënien e tyre,
që frikën në palcë ia kishin futur,
dekoroi pjellën e vet të ndytë —
por harroi se ata tre viganë
do të jenë vetëvrasja e tij.

Tre emra të gdhendur me shkronja ari,
të një ngjarjeje madhështore që prek zenitin,
histori e një lavdie dhe krenarie të rrallë.

Me 14 shkurt 2026

Histori e pa treguar, apo kush deshti ta vriste Ibrahim Rugovën (2)

Nga Ismet M. Hasani, Suedi                                                   
 
Në Prishtinë, destinacioni ishte nga shtëpia në Velani – ku ishte shtëpia e Rugovës deri  tek Kuvendi i Kosovës, ku është edhe sot. Më 15 mars 2005, në zyrën e Presidentit Rugova kishte arritur Havier Solana,  përfaqësues i BE-së për politken e jashtme, ishte figurë e rëndësishme për politikën kosovare, meqë në vitet 1995-1999 ishte Sekretari i NATO-s.
Lutfi Haziri thotë se “dikush” ka thënë se atë ditë që vjen Solana do të ndodhë diçka…!
Atë ditë, pra më 15 mars 2005, Solana po e priste Rugovën në zyrën e tij.
Ishin dy rrugë për të shkuar deri në Kuvend. Mbrotja e Rugovës zgjodhi drejtimin kah rruga ”Agim Ramadani”…me të arritur të ”Sllovenija Sport”, për një moment buuummm.
Detonimi ka qenë aq i fuqishëm sa që veturën prej 5 mijë kg. gadi sa e përmbysi.
Rugova bashkë me trup-rojën Elez Nikqi dhe mbrojtësit tjerë  mbetën të tronditur, por të gjithë dalin me armë dhe e rrethuan veturën e blindur, Rugova ishte brenda në veturë! Ishte gjallë, merrte frymë; i kanë rënë syzat dhe kapela: syzat i gjeti, ndërkaq kapelën nuk e gjeti.
Karriga e Rugovës ishte e shtyrë mbrapa  nga karrigët tjera, për njas 50 cm djathtas.
 
Elez Nikqi sqaron se: përveç neve që ishim me Presidentin, askush se ka dijtur se në cilën karrigë ulej Presidenti.
Ata që organizuan dhe realizuan këtë atentat ishin specialist. Eksplozivi ishte i montuar dhe me çip i orijentuar mu te koka kur rrinte Rugova.
Nga eksplodimi ishte dëmtuar vetëm xhami i djathtë, ku ishte i ulur Rugova, që po ishte thyer xhami i trashësisë 10 cm. s’kishte gja që do e shpëtonte Rugovën.
Atentatorët e kanë shrytëzuar situatën në atë vend ku askujt s’ia merrte mendja.
Për te eksploduar eksplozivi është dasht të kontaktohet “çipi” që ishte për eksplodim me “çipin” tjetërqë gjindej në veturën e blinduar.
Elez Nikqi sqaron se “çipi” në veturën e blinduar ka mundur të vendoset vetëm me rastin e larjës se veturës në Servisin e larjes; dikush e ka vendosur “çipin” në kohën deri sa është larë vetura!?
Havier Solana e priste Rugovën në rezidencën e tij në Kuvend.
Rugova me të ardhur në takim me Solanën, me butësinë e tij e shpjegoj rastin – atentatin duke thënë: “Kjo që ndodhi sot nuk ishte rastësisht – falë Zotit shpëtova edhe këtë herë! Kam  pas edhe rastin, kur para nji viti gjuajtën me granatë dore edhe në shtëpinë time. Për fat të keq ende ka elemente dhe ka njerëz që duan ta destabilizojnë Kosovën”
Atentati kishte zgjuar edhe interesim të madh ndërkombëtar në atë kohë. Atë që shkruanin gazetat: Guardian, Njyjork Tajms etj. nuk jepshin shumë detaje. Titujt ishin të thjeshtë: “Presidenti Rugova i mbijetoi atentatit!”
Ne rajon Rugova ishte figurë e rëndësishme, me peshë politike historike.
Atë kohë edhe Sali Berisha (Shqipëri) ishte solidarizuar me Rugovëen. Ai tha: Kuvendi i Shqipërisë duhet të  dënoi antentatin kundër presidentit Ibrahim Rugova.
Në atë kohë Rugova përpiqej të ruante paqen. Kur themi Paqen, nuk duhet anashkalur politikën në mes blloqeve politike që ishin në atë kohë…e Rugova i druante një përplasjeje të brendshme.
Lutfi Haziri sqaron që Rugova gjithëherë na udhëzonte që të kemi kujdes nga faktori i jashtëm dhe i brendshëm, e mos të lejojmë përçarje e vëlla-vrasje dhe eventualisht ndonjë luftë civile në Kosovë.
Në kohën kur ndodhi atentati në Ibrahim Rugovëen në Kosovë ishte një situatë e komplikuar politike. Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi që ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë.
Një nder figurat e njohura – Hashim Thaçi e kishte përmendur rrallë atentatin kundër Rugovës. Rugova dhe Thaçi ishin figurat kryesore në atë kohë, por ndoshta edhe polarizuese në atë kohë. Kishte raste kur dy liderët ishin shumë afër bashkëpunimit. Deklarata e Thaçit mund të interpretohej edhe në një rrafsh tjetër…Kur, pa përmendur emra Thaçi e përmend Bashkëqeverisjen, e përmend edhe Statusin final të Kosovës. Diskutimett në Vjenë sigurisht i donte secila brenda partive të Kosovës.
Lutfi Haziri përemend faktin se në atë kohë në Kosovë vepronin edhe agjentura të ndryshme…
Pas shkuarjës së Ramush Haradinajt në Hagë, ka pasur bisedime që Thaçi të bëhej Kryeministër.
Sipas Hazirit, koalicionin PDK-LDK, me Kryemistër Bajram Rexhepin, e kanë bërë për një pajtim të brendshëm. Edhe koalicionin me AAK-ën e kanë bërë për pajtim të Dukagjinit.
Rugova me qëllim për mos t’i fyer kryengritësit  i quante “djemt e malit”, por thoshte se duhet me i pajtuar edhe me i integruar.
Megjithë atë njeriu që kishte tolerancë për të tjerët, asnjë herë nuk gjeti tolerancë.
Aksidenti (atnetati) të “Sllovenija Sport” nuk ishte i vetmi. Rugova ka përjetuar edhe sulmë të tjera. Fushata e zgjedhjeve nuk e la krejt të qetë…
Elez Nikqi shpjegon se e kanë pasë edhe një sulm me bombë në Klinë, por, për fat bomba ka ra në nji kanal të thellë; poashtu kemi pasë edhe në Pejë…Rugova ka pas destinacion edhe Podujevën, por dikush e informon Nikqin se në Lluzhan janë gjetur 60 kg eksploziv, dhe e ka anulua shkuarjen në Podujevë.
Përshkak të paralajmërimeve për një atentat, Rugova nuk kishte shkuar as në fshatin Vranoc të Pejës. Atje ishte i ftuar nga Harri Bajraktari,  veprimtar i çëshjës Kombëtaree në SHBA, për perurimin e një kulle.
Pista për dyshime është edhe e gjërë edhe e gjatë…madje edhe anëtarët e LDK-së hezitojnë të flasin me emra. Anëtarja dhe deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, thotë:
“Midis partive politike ka pasë përplasje, ka pasë kundërshtime… disa e kanë shajtë, e kane quajt Rugovën edhe si trathëtar!”. thotë Melihate Termkolli, anëtare dhe ish-deputet e LDK-së; e cila shton: “… se fajet i ka pasë edhe UNMIK-u, edhe EULEX-i, që në një Kosovë me kaq pak kilometra katrorë, me gjithë atë angazhim, me dhjeta mijëra ushtarë e policë të EULEX-it. të KFOR-it amerikan, me një administratë disa mijëshe, në një Kosovë me kaq pak banorë dmth. në Kosovë s’paska mujt me i hetua rastët që kanë ndodhur në pikë të ditës, në dritë të diellit… kjo është pak sa e pamundur! Kjo është një “Big Brother”. Asnjëherëe nuk është zbardhur: cili është dorasi, cili është urdhërdhënësi…?! Padrejtësia ka qenë edhe vullnet nga  ndërkombëtarët.”
Pikëpytje e dyshime ka sa të duash…!?
( v i j o n )

Një përkujtim të Branko Horvatin, që se kujtuam e as që ia përkthyem librat

Po e lexoj një intervistë të dr. Branko Horvat, dhënë revistës javore KOHA në Prishtinë më 1996. Për ata që nuk e dijnë, Horvat ishte ekonomist i njohur kroat e jugosllav, i nominuar për çmimin Nobel për Ekonomi më 1983.
Më 1988 ai botoi në Zagreb librin ‘Çështja e Kosovës’, në të cilin argumentonte se Kosova duhet të jetë Republikë. Ky libër ka pasë jehonë të madhe në ish-Jugosllavi.
Sido që të jetë, në këtë intervistë për KOHA më 1996, Horvat, mes tjerash, po thotë:
«Ju shqiptarët nuk keni prirje për marketing. Nuk e përkthyet librin tim në anglisht dhe kështu bota e interesuar mbeti pa informata për Kosovën, e cila edhe ashtu nuk ishte fare e njohur si problem. ‘Çështja e Kosovës’ është lexuar vetëm në Jugosllavi. Askund tjetër».
E vërtetë, ne ishim dhe vazhdojmë të jemi zibidi (shkurt: zbd), por shpëtuam ngaqë interesat e ShBA-ve konvergjuan me interesat tona.
Le që s’e kemi përkthy në shqip e në anglisht këtë libër të jashtëzakontë, atëherë gjatë viteve 80 e 90, po s’e kemi përkthy as sot e kësaj dite.
Për më keq, edhe s’e kemi nderu dr. Horvatin, as sa ishte gjallë e as pas vdekjes, për kontributin e tij për Kosovën.

Deklaratat e avokatit të Hashim Thaçit në Hagë i hoqën mëdyshjet dhe u zbulua se ai ishte agjent i shërbimit sekret francez

0

Tërmeti 9.5 shkallë i Rihterit, që dridhi UÇK-në dhe Kosovën me epiqendër në sallën e gjykatës në Hagë, pas deklaratës së avokatit të Hashim Thaçit, ishte tronditës. Kur avokati i tij tha se Hashimi kishte qenë agjent i shërbimeve sekrete franceze, kjo u përjetua si një deklaratë tmerruese.

Ajo që tha avokati i tij në Hagë hoqi dilemat se Hashim Thaçi nuk ishte pjesë e UÇK-së, por, sipas pretendimeve, punonte për shërbimin sekret francez si kontraktues i interesave serbe.

Sipas këtij interpretimi, një tradhtar ishte trajnuar nga shërbimi francez dhe ai i UDB-së për t’u vendosur në krye të UÇK-së dhe më vonë në krye të shtetit, me qëllim që të dëmtonte dhe shkatërronte atdheun.

Kjo ka qenë e ditur për shumicën e shqiptarëve, me përjashtim të rrethit të ngushtë të milionerve të tij, që nuk donin ta dinin.

Ajo që u tha në Hagë nga avokati i tij vetëm sa i forcoi këto bindje dhe, për shumëkënd, hoqi dilemat që kanë ekzistuar prej kohësh.

Avokati i tij në Hagë ka nxjerrë në pah dyshime serioze mbi rolin e tij në krye të UÇK-së dhe më vonë në krye të shtetit. Sipas këtij këndvështrimi, përmes lidhjeve me shërbime të ndryshme, Thaçi, me ardhjen e tij në krye të UÇK-së dhe në poste të rëndësishme të shtetit, ka dëmtuar interesin kombëtar.

Hovin e këtij tradhtari e ka ndalur vetëm Amerika, sepse përndryshe ai do ta shkatërronte dhe do ta digjte mundin dhe gjakun e Dardanisë. Ajo qfar u tha në Hagë, për mua, ishte vula e një tradhtari të kalitur dhe të ardhur si spiun i shërbimeve sekrete franceze për ta dëmtuar dhe tradhtuar Dardaninë.

Kjo nuk e godet vetëm një figurë, por vetë besimin dhe historinë e luftës çlirimtare që ka bërë UÇK-ja, pa e ditur se në krye të saj, sipas këtij interpretimi, ka qenë një person i lidhur me shërbime të huaja.

Pas kësaj tragjedie, në kohën e paqes, u vendos guri i megjes mbi urën e Ibrit, dhe Thaçi doli në media dhe tha: “Fatkeqësisht, veriu është i ndarë.”

Ky tradhtar jo vetëm që ka dëmtuar atdheun, por ka tradhtuar edhe shokët e tij, të cilët sot i ka pranë vetes në Hagë. Ai po përpiqet, sipas perceptimit të shumë njerëzve, që krimet e tij t’i faturojë shokëve të tij, përfshirë edhe figura si Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj dhe shumë tjerë që do i marri Haga !

Ai që ka përmbysur besimin e atdheut dhe sakrificën e gjithë Kosovës, e në veçanti të atyre që ia kanë dhënë bukën dhe të cilët i ka tradhtuar, janë Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari, si dhe luftën e UÇK-së dhe luftëtarët e saj.

Hashim Thaçi ishte person kontaktues i intelegjences franqeze, por jo agjent i rekrutuar zyrtarisht i tyre

0
Thaçi ishte person kontaktues i intelegjences franqeze, por jo agjent i rekrutuar zyrtarisht
“Eshte plotesisht normale qe trupat e NATO-se kane njesitin e intelegjences qe grumbullojnë informata te ndryshme nga aktere te ndryshem gjate luftes, dhe pas saj, kjo nuk do te thote qe ata jane agjente. Zakonisht biseda të tilla behen edhe me individe te ndryshem dhe bashkepunimi kompensohet me para ose shperblehet me punesim, ose me sherbime tjera te caktimit ne pozita te ndryshme te familiareve te tyre, dhe te gjitha informatat e grumbulluara i dergohen qendres per te vertetuar saktesine e tyre, pastaj pergatiten skenar qe i zbatojne ushtaret ne teren“ (gjate ketyre stervitjeve, para se me u be dislokimi i ushtareve ne Kosove behen trajnime ne baza ushtarake me pjesemarrjen e “role player-ve” shqiptare). Është plotësisht normale që ekipi i intelegjencës ushtarake komunikon dhe merr të dhëna nga komandantët e luftës, por edhe të tjerëve, dhe ato informata iu ndihmojnë trupave në teren, pra shumica e komandantëve të UÇK-së kanë pas kontakte të tilla, rasti më i freskët ishte dëshmia e James Rubin dhe përmendja e Haradinajt.
Provat sugjerojnë se Hashim Thaçi, ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-presidenti i Kosovës, mbajti një marrëdhënie me inteligjencën franceze gjatë viteve 1990, duke vepruar si një kontakt ose burim dhe jo si një agjent i rekrutuar zyrtarisht.
Roli informues: Raportet tregojnë se Thaçi ishte një “burim” që u jepte informacione rreth organizatës së tij zyrtarëve francezë, të cilat më pas u kaloheshin niveleve të larta të shtetit francez.
“Gjarpri”: Gjatë konfliktit, Thaçi njihej si “Gjarpri” dhe shihej si një figurë pragmatike i cili, deri në vitin 1999, u zhvendos nga një person “terrorist” në një “bashkëbisedues” për fuqitë perëndimore, duke përfshirë qetësimin e zemërimit kundër trupave franceze në Kosovë.
Raporte kontrastuese: Ndërsa ndonjëherë përshkruhet si një udhëheqës “i stilit mafioz” i përfshirë në aktivitete kriminale, roli i tij me Perëndimin u karakterizua si ai i një zëdhënësi politik dhe “fytyre publike” dhe jo i një luftëtari aktiv në fushëbetejë, thonë disa vëzhgues.
Konteksti: Këto marrëdhënie ndodhën gjatë një periudhe kaotike kur kombet perëndimore po manovronin për ndikim në Ballkan, duke kaluar, në disa raste, nga trajtimi i anëtarëve të UÇK-së si militantë në partnerë në kundërshtimin e regjimit të Millosheviqit.
Në përmbledhje, ndërsa nuk ishte domosdoshmërisht një “spiun” tipik, Thaçi ishte me të vërtetë një kontakt kyç informativ për francezët gjatë konfliktit të Kosovës.

Sqarim rreth reagimeve të Hilmi Gashit dhe Ramiz Lushajt

Nue Oroshi, Prizren
____
Pas publikimit të shkrimit tim Albin Kurti përjashton shqiptarët e besimit katolik nga qeveria e tij,ku e kam bërë të vërtetë një faktë real dhe 95 % e komentuesve pa e lexuar fare shkrimin janë vërsulur në mënyrë të ultë që tregon qartë se ato qe i kam thanë në shkrim janë 100 % të vërteta. Sa i përket reagimit të z.Hilmi Gashit se qenka prekur familja e ministrit Gashani , këtu ka pasur një gabim teknik gjatë radhitjes se shkrimit dhe ai lëshim është përmirësuar në faqen time në facebook,ku edhe iu kërkoj falje familjes nëse sado pak është prekur nga ky lëshim teknik.
Përkundër faktit që z.Hilmi Gashi reagon ndaj shkrimit tim për një lëshim të vogël ai gjithashtu e bën një gabim të madh kundër shkrimit tim ku shumë herë ma shkruan dhe deformon emrin duke e shkruar gabim emrin tim Ndue Oroshi e jo siç është emri im Nue Oroshi.
Kurse sa i përket reagimit të z.Ramiz Lushaj mu dukë një këshillë intelektuale por zotëriu Lushaj nuk e kritikon personin që me veprimet e tij politike e sjelli situatën që të vijë deri tek reagimi, dhe jo vetëm kaq tash veqëse është duke u përgaditur një shkrim tjetër para se të dërgohen Premmemorjet në Berlin,Bruksel dhe Washington për shkeljën e të drejtave të shqiptarve katolik në Republikën e Kosovës të cilat janë të faktografuara me emra, mbiemra,emra të vendëve ku janë shkelur këto të drejta njerëzore,shtetërore dhe kombëtare. Me habiti gjithashtu fakti se as zotëriu Gashi dhe as zotëriu Lushaj me asnjë fjalë nuk i qortuan mijëra sharje, reagime,fyerje e deri në kërcënime dhe linqime publike duke harruar se Nue Oroshi është shqiptar mirditor i rrënjës Arbërore dhe për 36 vjet të veprimit tim kombëtar frikën e kam larguar nga puna ime atdhetare,shkencore,botuese, publicistike dhe politike që e bëj tash e 36 vite në shërbim të plotë të Shqipërisë Etnike.Po ashtu edhe zotëriu Lushaj duhet ta din se në çdo vend demokratik diskutohen emrat e Ministrave dhe pastërtia e tyre para se të emërohen por edhe pas emërimit në qeveritë perëndimore. Ndarjet fetare nuk i ka bërë dhe nuk i bën asnjëherë Nue Oroshi, ndarjet fetare po i bën Albin Kurti që shqiptarët e besimit katolik i konsideron qytetarë të rendit të dytë.Kjo u dëshmua edhe me rastin e emërimit të Kryetarit të PSHDK-së z.Zef Morina i cili u rikthye pas shumë vitesh në Ministrinë e Infrastrukturës por jo si Ministër kur ishte në kohën e Presidentit Historik dr.Ibrahim Rugova i cili ishte i vetmi politikan shqiptar nga Kosova që në vepër e realizoj bashkëjetesën ndërshqiptare duke mbajtur afër vëllëzerit e gjuhës, gjakut dhe flamurit shqiptar (shqiptarët e besimit katolik).Zefi u kthye në Qeveri si zëvendësministër qytetar i rendit të dytë. E PSHDK është e vetmja parti e koalicionit që nuk merr post ministror.Kjo nuk është dashtë të pranohet nga zotëri Zef Morina se kjo edhe në vija institucionale i vendos shqiptarët e besimit katolik si qytetar të rendit të dytë. Kaq kisha për sqarim ndaj reagimeve tuaja kurse reagimet e përgjithshme do ti lexoni shumë shpejtë në një reagim të faktografuar se si shkelën në mënyrën më të rendë dhe më çnjerëzore të drejtat e shqiptarve të besimit katolik në Kosovë tash e shumë vite.

Mospajtimi si e drejtë legjitime, trysnitë dhe manipulimi emocional

0
Mospajtimi me qendrimet e shpalosura eshte e drejte aq sa eshte e drejte legjitime e Profesorit Buxhovi te paraqet mendim dhe terheq verejtjen perkunder trysnise mediale dhe manipulimit emocional.
Nese je per drejtesi – atehere duhet kerkuar ate edhe per viktimat e viktimave. Argumenti “tani nuk eshte koha” eshte legjitim vetem nese percillet me zotimin se drejtesia e vonuar per viktimat e viktimave nuk do harrohet neper koridoret politike dhe hudhet ne harres nga e cila pjell mentaliteti “gjith jemi barabart, por ca jan me te privilegjuar ne barabaresi”.
Ne fund, duhet cekur se ceshtja e te akuzuarve nuk prek vetem fatin e te ekzekutuarve nga LDK qe ende peshon rende mbi establishmentin Prishtinas. Por jo vetem. Mes histerive mediale te konstruktuara qe te largohet vemendja dhe ushtrohet disciplina pseudo-moraliste, ceshtja e vet skenarit te copetimit te tokave Shqiptare si nje motiv per pershpejtimin e procesee kunder peseshes UCK, mund te heshtet ne Kosove, por nuk harrohet dot ne casjen ndaj Kosoves. Jo vetem nga peseshja UCK, por edhe nga dorat armike permes dorezave dinake ne Tirane dhe Shkup. Qe per saten here arrijne te perdorin amatorizmin e arivistave post-lufte ne Prishtine, naivitetin e “katundarit Kosovar” dhe grykesine e fukarase ne palat. Te cilit, ne yryshin miop, cenuan jo vetem sovranitetin e Kosoves, por preken dhe shkelen thelle mbi postulate qe prekin ne interesa fuqish dhe parime nga te cilat jo vetem qe perfitoj Kosova, por edhe lekund themelet e rendit kontinental. Tani pyetja: nese ne Prishtinen e pasluftes nuk kishte “njohes dhe ekspert” (qe kryesisht gravitonin reth LDK), cilit ishin ato koka te menqura nga Tirana dhe Shkupi qe hedhnin “gurin e UCK” dhe mshefnin doren e tradhetise dhe sfides ndaj partnereve perendimore? Kush perfitonte nga “koketrashesia kosovare” dhe eliiminimi i mendjeve me te ndritura qe bartnin betejat e identitetit, definimit, shtetndertimit dhe mbijetes qe nga vitet 1960 e kendej?
Fatkeqesisht, per kete dimenzion te historise te Tribunalit, ne Kosove nuk ka debat serioz, por vetem ulurima te “urtesise se vonuar” te po atyre qe ishin doreza mbi doren e armikut.
Shih videon: 

Biletë vajtje për në vdekje

0

Nga Aurel Dasareti

Zgjohu, mos ki frikë! Fuqinë tënde më të madhe e ndjen fillimisht si pafuqi. Shpresa se progresi përmes protestave “paqësore” do ta shtypë mafien që po e shpopullon Shqipërinë është një iluzion ekzistencial.

***

O shqiptarë! Për të ditur (dhe për t`i bindur) hajnat, kriminelët, ryshfetmarrësit, pedofilët, trafikuesit e qenieve njerëzore, bosët e drogës, mercenarët, agjentët sekret të shteteve armiqësore, dobiçët, liderët e ekstremizmit fetar mysliman dhe ortodoks, rrugaçët dhe tradhtarët se çfarë thoni ju në të vërtetë, duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje asaj që bëni (veprimeve të juaja) sesa asaj që thoni. Frika ruan vreshtin. As një mijë fjalë nuk janë të ngulitura si gjurmët e një vepre. Fatkeqësisht, rezulton se shumica prej jush nuk jeni tipi për të kaluar nga ideja në veprim. Unë jam i befasuar që kaq shumë njerëz flasin për atë që duhet të bëjnë – në vend që ta bëjnë atë.

Për shembull: T`i tërhiqni zvarrë minjtë e kanalizimeve nga Kuvendi (Parlamenti) nga zyrat e uzurpuara dhe t`i hidhni në koshin e fëlliqësirave.

Guximi është virtyti që mund të stimulojë miliarda ëndrra të pa ëndërruara, mendime të pamenduara, emocione të pandjeshme, njohuri të pa krijuara dhe veprime të pabëra që banojnë brenda çdo qenieje njerëzore.

Duhet të jesh i guximshëm për të kuptuar se je frikacak. Kjo do të thotë se përballja e secilit prej nesh me dobësitë e vetvetes kërkon forcë të madhe karakteri dhe ndershmëri të lartë ndaj vetes; dhe se pranimi i frikës nuk është shenjë dobësie, por një akt guximi që lejon rritjen personale dhe kapërcimin e pengesave,

Një çështje e rëndë penale nuk është çështje private. Kur gjërat nuk shkojnë sipas planit, është e lehtë të kërkosh zgjidhje të lehta. Por gjëja e fundit dhe më e rëndësishme që na duhet është një riorganizim.

Ndryshimet alarmante demografike i referohen kryesisht një kombinimi të një popullsie që po plaket me shpejtësi, rënies së shkallës së lindjeve dhe një përqindjeje më të ulët të njerëzve në moshë pune. Kjo do të thotë që një grup popullsie po zhduket.

“Ndryshimet alarmante demografike” në Shqipëri i referohen një popullsie të tërë që është në fazën përfundimtare të zhdukjes.

***

Në një shtet të qeverisur nga sundimi i ligjit:

akuzat për krime duhet të hetohen dhe të sillen para drejtësisë, dhe i dyshuari ka të drejtë për një gjykim të drejtë. Pavarësisht nga pozicioni i pushtetit, shkeljet e ligjit duhet të kenë pasoja. Problemi lind kur krijohet një perceptim se rrjetet dhe pozicionet ofrojnë përfitime në të cilat njerëzit e zakonshëm nuk kanë qasje.

Frika ruan vreshtin: 

Argumentet për përdorimin e forcës dhe reagimet më të rrepta:

  • Efekti pengues: Mbështetësit e dënimeve më të rrepta dhe ndërhyrjes së shpejtë të policisë argumentojnë se kjo ka një efekt të përgjithshëm pengues, domethënë se i pengon të tjerët të kryejnë krime.
  • Zgjedhje racionale: Disa teori sugjerojnë që kriminelët veprojnë bazuar në arsye dhe se nëse rreziku i kapjes dhe pasojat (siç është përdorimi i forcës/ndëshkimit) rriten, aktorët racionalë do të zgjedhin të mos kryejnë krim.
  • Siguria dhe zbatimi i ligjit: Forca është e nevojshme që policia të jetë në gjendje të zbatojë ligjin, të ndalojë aktet kriminale në vazhdim dhe të mbrojë shoqërinë.
  • Reagim i shpejtë: Argumentohet se reagimi ndaj krimeve duhet të jetë i shpejtë në mënyrë që të jetë efektiv.

***

Në një shtet mafioz:

ku kreu i shtetit dhe organet qeverisëse veprojnë si kriminelë, mekanizmat e zakonshëm të mbrojtjes (policia dhe gjyqësori) janë shpesh të njëjtët që kërcënojnë qytetarët. Prandaj, njerëzit (të shtypurit, populli) përdorin metoda alternative të mbijetesës, mbrojtjes dhe pavarësisë ekonomike. Ja strategjitë e zakonshme që njerëzit përdorin për të mbrojtur veten:

  1. Rrjetet e sigurisë sociale dhe private
  • Kodi i heshtjes: Në shumë kultura kriminale, njerëzit frikohen nga kriminelët prandaj mbrojnë veten duke heshtur për aktet kriminale për të shmangur hakmarrjet nga ata që janë në pushtet.
  • Rrjetet lokale: Besimi zhvendoset nga shteti te familja, miqtë dhe lagjet. Njerëzit mbrojnë njëri-tjetrin dhe ndajnë informacion në lidhje me rrezikun.
  • Përshtatja psikologjike: Shumë prej tyre mbijetojnë duke u shkëputur shpirtërisht nga politika, duke injoruar qeverinë e korruptuar dhe duke u përqendruar vetëm në mbijetesën e familjes.
  • Emigrimi: Të zhvendosesh në një vend (shtet) tjetër është shpesh e vetmja mënyrë efektive për të mbrojtur plotësisht veten nga një shtet mafioz në të cilin kryekriminelët janë kryeministri, presidenti…

Përmbledhje e shkurtër: Në një shtet mafioz, mbijetesa bëhet një çështje private. Njerëzit mbrojnë veten duke i besuar njëri-tjetrit në vend të shtetit, duke zhvendosur vlerat (paratë etj.) jashtë sistemit bankar dhe duke vepruar “nën radar”.

Ndonjëherë çelësi për t’u përmirësuar nuk është ajo që bëni, por ajo që ndaloni së bërë. E bërë është më mirë se e përsosur. Ne jemi përgjegjës jo vetëm për atë që bëjmë, por edhe për atë që nuk bëjmë. Nëse të verbrit e udhëheqin të verbrin, të gjithë do të përfundojnë në hendek.

Ne duhet të luftojmë për atë që e kemi të shtrenjtë, Atdheun.

Natyrisht, çdo qeveri demokratike e çdo vendi sovran ka të drejtë të vendosë në mënyrë të pavarur për çështjet që lidhen me zbatimin e politikës së jashtme, lidhjen e aleancave ndërkombëtare dhe bashkëpunimin me vendet e huaja për çështje të ndryshme ndërkombëtare.

Një tjetër gjë është se bashkëpunimi me vendet mashtruese nuk u ka sjellë kurrë dobi njerëzve të atyre vendeve që planifikojnë të zhvillojnë një bashkëpunim të tillë. Madhësia dhe fuqia e një vendi nuk përcaktohet vetëm nga territori i tij, numri i tankeve, predhave dhe raketave me koka bërthamore. Madhështia e vërtetë e një vendi përcaktohet nga përkushtimi i tij për mirëqenien e qytetarëve të sajë.

***

Shqipëria jonë është pushtuar nga një regjim antishqiptar i përbërë nga një grup banditësh, fundërrinash kriminale më të pista të shoqërisë, sidomos ata/ato bastardë besëqenë që me vota të vjedhura apo të blera janë ulur në Kuvend (Parlament). Pra, ajo që po ndodh tani në shtetin amë Shqipëri nuk më habit aspak, por jam i zemëruar që populli shqiptar ka lejuar që një krijesë e padobishme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme për kombin dhe vendin të fitojë kaq shumë pushtet. Dhe, i droguari, me ndihmën e armiqve tradicionalë të shqiptarëve, shpopullon atdheun e gjyshërve të mi; vetëm vitet e fundit kanë ikur më tepër se 1.700.000 të rinj, të cilët zëvendësohen me të huaj nga Afrika, Azia, Lindja e Mesme. Në përgjithësi, ne si komb jemi në kilometrin e fundit të zhdukjes përfundimtare, shfarosjes. Shqipëria me shpejti rrufeje do të pëson ndryshime të mëdha demografike, dhe shqiptarët (ata që mbesin) do të bëhen minoritet në vendin e vet; pasi vendasit do të  zëvendësohen me shpejtësi nga të ardhurit.

Fjalët apo shkarravitjet në letër kanë pak vlerë në krahasim me atë që në të vërtetë arrihet nga rezultati.

Një narko-shtet që, nëpërmjet varfërisë (dhe jo vetëm), i detyron banorët të largohen nga vendi.

Një “shtet mafioz” nënkupton një vend ku qeveria dhe krimi i organizuar janë thellësisht të ndërthurur, duke e bërë në thelb vetë shtetin një ndërmarrje kriminale, të karakterizuar nga kapja e shtetit, korrupsioni, kontrolli i shoqërisë dhe sundimi nga elitat që përdorin rrjetet kriminale për pushtet dhe fitim, siç shihet në narko-shtetin e “piktorit” , Shqipërinë e 13 viteve të fundit. Është një sistem ku ligjet i shërbejnë elitës kriminale, zyrtarët shpesh punojnë me ose janë kriminelë, dhe dhuna policore ruan kontrollin.

Shqipëria nën regjimin kriminel të drogës është bërë një anije që ndodhet shumë më poshtë në det se më parë, por unë nuk bëj pjesë te ata që besojnë se Shqipëria është plotësisht e vdekur, por ne me forcë dhe jo më me fjalë – duhet patjetër ta përmbysim regjimin mafioz antishqiptar për të shpëtuar vendin dhe popullin. Para së gjithash, trojet shqiptare medoemos duhet të drejtohen nga shqiptarë, në rregull?

Burrat shqipfolës të feminizuar janë i vetmi grup në histori që është idealizuar në pafuqi.

A nuk kishte ndonjë patriot më të madh, më të mirë dhe më të drejtë që mund ta rrëzonte kryekriminelin përtokë, ta kapte për zverku dhe ta dërgonte te djalli në ferr, aty ku i takon të jetë, burgim të përjetshëm?!

Asgjë nuk dhemb aq ashpër sa maja e një mendimi të ri.

Mendimi i fortë ka krahë pulëbardhe, as oqeani nuk mund ta ndalojë. Është një mëkat i madh të nënvlerësosh dhe të vrasësh një mendim të bukur dhe konstruktiv. Si mund ta dijë dikush se cili është qëllimi pas fjalimit tënd të përditshëm nëse nuk është i dukshëm?

Ai është tradhtari më i madh dhe krimineli më i rrezikshëm në historinë e Shqipërisë. Kreu i organizatës kriminale, karteleve të drogës. Një kërcënim i madh për vendin dhe Kombin shqiptar. Një djall i tmerrshëm që është mjeshtër në fushën e tij (hajdut, mashtrues, manipulues…). Armiku përfundimtar i shqiptarëve dhe udhëheqësi i fuqive të ndyra në Shqipëri. Një shtypës i kombit tim.

Skllevërit më të lumtur që nuk ngrihen ta përmbysin, por përhapin përçarje mes veti, janë indiferent, simpatizojnë apo e përmbajnë kryekriminelin, janë armiqtë më të betuar të jetës dhe lirisë së tyre.

13.02.2026

______________________________

Disa rreshta (nga Ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”… Diku në Evropë (Shkurt 1995):

(…) Ne po luftojmë kundër barbarëve që kanë kryer gjenocid edhe mbi shqiptarët që nga viti 1844.

Forcat barbare po përdorin civilët si mburoja njerëzore.

Armiku ka bombarduar me terror popullsinë civile që nga fillimi i luftës. Ata e bëjnë këtë çdo natë. Dhe me mënyrën se si sulmojnë frontin, me përdorimin e artilerisë dhe duke shembur fshatrat para se të jenë në gjendje t’i marrin ato.

Mes barërave të këqija që rrethonin ndërtesën, një shteg i ngushtë dhe me pluhur gjarpëronte midis murit dhe një gardhi. Hithra thumbuese rriteshin deri në gjoks, dhe lëkundeshin drejt nesh në erë.

Pas ndërtesës, hapësira e ngushtë papritmas u zgjerua në një fushë të shkretë. Ne ecëm përmes një sipërfaqeje të madhe betoni dhe barërash të këqija që rriteshin nëpër çarje. Dielli po shkëlqente dhe një zog po këndonte diku lart në kashtë. Ishte plotësisht bosh, nuk shihej asnjë shpirt.

– Dhe ku po shkojmë?

I mbrojta sytë nga dielli dhe shikova përreth, drejt pemëve që ai kishte përshkruar, dhe pastaj e pashë atë, një spërkatje ngjyre në një peizazh gri, kafe dhe jeshil.

– Atje. E sheh atë?

Ishte një copë pëlhure kuq e zi, si një flamur kombëtar shqiptar, dhe ndërsa u afruam, ajo valëviti drejt nesh sikur të ishte gjallë. Unë tashmë mund ta shihja se çfarë ishte, por ishte ende një tronditje ta shihja. Lotët më mbushën sytë dhe filluan të rrjedhin para se të mund t’i ndaloja. Ishte sikur të shihja një mik të vjetër dhe një makth.

– Çfarë është ajo?

– Kjo është bluza e shokut tim më të mirë, njërit prej vëllezërve të mi në fushëbetejë, që humbi jetën në luftë një muaj më parë kundër armikut tonë të përjetshëm…

Poshtë saj bluza ishte e lidhur me një lopatë të vjetër e të ndryshkur, e cila ishte ngulur në tokën shkëmbore. Në fund të hendekut, u habita nga një lëvizje, ndërsa një tufë flokësh e errët valëvitej në rrym. Në fillim dukej artificiale, pothuajse si jutë e grisur e ashpër dhe me lëkurë si kanavacë e vjetër. Dhe pastaj papritmas pamja e të gjitha kockave të bardha e të thyera, dhe nuk kishte më rrëmujë.

– O Zot, o Zot.

Zëvendësi im- toger, filloi të bërtiste për përforcime, ndërsa unë u ula në gjunjë midis tokës së thatë dhe gurëve dhe i lashë gishtat të rrëshqisnin mbi butësinë e materialit, duke kërkuar ngushëllim.

– Mendoj se është këtu…

E përgatita mitralozin për betejë dhe u dha  urdhër për sulm…

Çdo lot luftëtari që bie, ujit farën e forcës…

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike