Kreu Blog Faqe 266

O njeri, mos pusho!

0

(autor: Mahatma Gandhi)

Qoftë nëse je i lodhur apo jo, o njeri,

mos pusho, mos u ndal në luftën tënde të vetmuar,

vazhdo përpara dhe mos pusho!

 

Do të ecësh nëpër shtigje të paqarta e të ndërlikuara

dhe vetëm disa jetë të trishta do të shpëtosh.

O njeri, mos e humb fenë, mos pusho!

 

Vetë jeta jote do të shterohet e do të venitet

dhe do të ketë rreziqe në rritje gjatë rrugës.

O njeri, duroje gjithë këtë, mos pusho!

 

Kalo përmbi vështirësitë

edhe kur të jenë më të larta se malet,

dhe edhe nëse përtej ka vetëm fusha të thata e të shkreta!

 

Bota do të errësohet dhe ti do të derdhësh dritën tënde

mbi të, dhe errësirat do të shpërndahen.

O njeri, edhe kur jeta jote të jetë në rrezik,

mos pusho!

 

Kërko pushim për të tjerët!

 

______________________

Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi

Ankohet Vuçiq: E pashë që Kurti u takua me Plenkoviqin 

0

Kryeministrat Andrej Plenković dhe Albin Kurti forcojnë bashkëpunimin mes Kroacisë dhe Kosovës!

Gani Mehmeti 

A thua, kush na qenka ky Vuçiqi ? 

Çka i hyn në punë atij se kush me kë takohet ? 

Apo, mos u dashka të marrë leje Kurti nga Vuçiqi se me kë duhet të takohet ai ? 

Po me Plenkoviqin, çfarë pune paska Vuçiqi ? 

Çka po mendon Vuçiqi, përse ai ankohet për takimin e Kurtit me Plenkoviqin, çka e mundon ? 

Po të ishte njeri e jo satrap, Vuçiqi do duhej t’i gëzohej këtij takimi, do duhej t’i uronte në punë sa më të mbarë e sa më të frytshme ndërshtetërore. 

Mos paska harruar Vuçiqi se me të dy këta ai kishte shkaktuar luftërat dhe se ende është armik i tyre, të paktën deri sa nuk ka njohur Republikën e Kosovës dhe deri sa të mos lidhen marrëdhênie diplomatike ndërshtetërore me Kosovën, sepse marrëdhënie miqësore të Kosovës me Serbinë nuk priten edhe për nja 50 vite a më shumë. 

Vuçiq, çka je ti, kush je ti, përveç një gjakpîrësi i kombeve të ish Jugosllavisë ? Prandaj, mos u çudit pse ty nuk të afrohet askush kudo qofsh, në çfarë do organizimesh politike, ushtarake e të tjera, sepse qëllimet e tuaja çetnike serbomëdha – dihen tani botërisht.  

“Shoh që Plenkovic dhe Kurti u takuan këtu, si dhe tre ministrat e mbrojtjes Vengu, Anušić dhe Macedonci. Zagrebi, Prishtina dhe Tirana kanë arritur të na shqetësojnë, ne i kuptojmë të gjithë si kërcënimin më serioz për Serbinë dhe do të ndërmarrim hapa në përputhje me rrethanat”, ka thënë Vuçiq. (Kosova Sot Online, A.P / 14 February 2026 – 17:05). 

Putin duke e dekoruar Vuçiqin…!

Vuçiq, ke mizën pas veshit, duke e ditur se çfarë ke bërë, me çka vërtet duhet të jini të shqetësuar, jo për marrëdhëniet e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. 

  • Këtij koalicioni do duhet t’i bashkohen edhe Maqedonia, Bullgaria e Bosnjë e Hercegovina. 

Mendo Vuçiq, se në Ballkanin Perëndimor, i vetmi shtet destabilizues është Serbia me ty në krye. Pra, vërja gishtin kokës dhe mendo pak e këndellu! 

Vuçiq, përse KFOR-i qëndron në Kosovë?… 

Mjaft është mjaft, shqiptarët që e praktikojnë krishterizmin, po ndiqen e varfërohen në vendin e vet nga neootomanët

2

Nue Oroshi, Prizren

Debatet e mirëfillta ndershqiptare që shkruhen, e flasin haptas ato asnjëherë nuk e kanë dëmtuar çështjen e shenjët kombëtare.Meqenëse ka 36 vite që mirrem me shkrime historike, letrare, analiza politike dhe botime të shumë veprave shkencore kam ardhë në përfundim se shumica e shqiptarëve që janë pjesë e politikës kanë dëshirë që ti bëjnë padrejtësitë, kanë dëshirë që të jenë tregtarë flamujsh siç e thoshte Ernest Koliqi ynë i madh por asesi nuk kanë dëshirë që ato padrejtësi, ato turpësi politike të ju bëhen publike.

E në momentin që bëhen publike ata i angazhojnë përkrahesit e vet që në të shumtën e rasteve janë përfituesit politik dhe financiar të qeverive te tyre. Ata përkrahës të tyre futën në veprim se kështu iu thotë shefi i tyre.

Kritikat për humbjen e orientimit politik nuk po i bëj vetëm tash për Albin Kurtin por i kam bërë edhe për të tjerët që kanë qenë pjesë e politikës kur e kanë drejtuar Liburnien e politikës shqiptare në drejtimin e gabuar.

E këtë do të vazhdoj ta bëj edhe për të tjerët që do të vijnë në pushtet edhe pasi Albin Kurti nuk do të jetë më pjesë e politikës.

Mirëpo shtrohet pyetja: Se pse janë kaq të vrazhdë përkrahësit e Albin Kurtit?

Ata si duket kanë mentalitet komunist të përzier me ngjyrat e islamit politik. Në shkrimin tim të mëhershëm Albin Kurti përjashton shqiptarët e besimit katolik nga qeveria e tij kam pasur vetëm dëshirën t´iu bëj me dije drejtuesve të sotëm politik se nuk është në rregull diskriminimi racial ndaj vëllëzërve të gjuhës, gjakut dhe të flamurit.

Por fatkeqësisht në vend që ta kuptonin si këshillë vëllazërore qeveritarët e sotëm të rinj dhe të vjetër u vërsulen në sulm kundër Nue Oroshit. E them të rinj dhe të vjetër se për faktin partia e majtë politike VV, është parti e themeluar nga grupet e majta që rrjedhin nga familjet titiste dhe enveriste, familje këto që e lanë Kosovën nën Serbi në vitin 1945 në Kuvendin e Prizrenit, me ndonjë përjashtim të vogël kemi edhe ndonjë familje nacionaliste që kanë hyrë aty për përfitime financiare dhe politike.

Meqenëse koncepti i VV është koncept i majtë politik ata mendojnë se i arrijnë qëllimet e tyre duke u munduar ti ndërsejnë përkahesit e tyre.

Nëse deri tash jam ruajtur dhe nuk kam shkruar haptas për shkeljën e të drejtave të shqiptarëve katolik në këto vite jo vetëm në vitët e qeverisjes se VV por edhe shumë vite më herët do ti bëj publike disa padrejtësi por të cilat janë kryer në heshtje dhe pa u bërë publike.

1.Shqiptarët e besimit katolik prej vdekjes se Presidentit Historik dr.Ibrahim Rugova në vitin 2006 tash e 20 vjet me radhë janë konsideruar qytetar të rendit të dytë, me ndonjë përjashtim të vogël.

2.Shqiptarëve katolik të Kosovës nuk ju është mundësuar e drejta e punësimit nëper institucionet shtetërore, kulturore, shkencore të Republikës se Kosovës, me ndonjë përjashtim te vogël.

Madje edhe në përfaqësimet diplomatike në Evropë dhe Amerikë ata nuk janë përfaqësuar, dhe nuk përfaqësohen as sot. Kanë qenë katër ambasador dhe njërin pas tjetrit i ka përjashtuar islami politik në mënyrën me brutale dhe kurrë nuk janë zëvënsuar nga ambasadorë të tjerë të besimit katolik shqiptar.

3. Kundër shqiptarëve katolik në Kosovë është zhvilluar një shtypje e fsheftë. Vetëm në fshatrat e Prizrenit për vite të tëra ju është bërë një grabitje sistematike e bagëtive. Ato grabitje nuk janë bërë rastësisht , por në mënyrë të organizuar. Në këto grabitje të bagtive kanë marrë pjesë në mes të natës persona të armatosur herë -herë deri në 10 persona të armatosur me kallashnikova dhe lloje të ndryshme të armatimit të gjatë.

Për të gjitha këto dame asnjëherë as policia e Rajonit të Prizrenit e as Prokuroria dhe as AKI nuk kanë dashur të merrën më këto çështje. Nuk është zbuluar asnjë rastë dhe nuk është burgosur asnjë person. Nuk është kryer asnjë kompenzim nga shteti për të dëmtuarit. Nga ky presion shqiptarëve katolik të Prizrenit ju kanë mbetur dy rrugë: të mërgojnë ose të kapin armët dhe çdo mbremje të mbrojnë bagëtitë e tyre nga të cilat jetojnë për faktin se shteti i Republikës së Kosovës nuk ju jep punë në administratën shtetërore.

4.Presioni që ju bëhet shqiptarëve të besimit katolik për t´iu blerë shtëpitë me dhunë. Madje ka raste kur ata janë kërcnuar edhe me likuidim fizikë nëse ata nuk i shesin shtëpitë që ju konvendojnë islamit politik për të bërë ndërtime të larta. Madje ka raste edhe kur ju është përvetësuar toka komplet dhe iu është marrë me dhunë të paparë.

5.Edhe pse janë shumë pak shqiptarë të besimit katolik që janë në krye të OJQ , por ata nuk janë përkrahur asnjëherë financiarisht nga institucionet e Republikes së Kosovës. Po e jap vetëm një rastë. Shoqata “Trojet e Arbrit” që është aktive tash e 22 vite ku ka mbajtur 22 sesione shkencore të rregullta, 12 sesione shkencore të veçanta dhe ka botuar 32 libra shkencore iu është refuzuar kërkesa nga ish-ministrja e Arsimit, znj.Arbërie Nagavci për përkrahje financiare të dy librave: “Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare “me 1300 faqe, me 86 autor që të përkthehën në gjuhën angleze dhe të botohën më qëllim që t´iu bëhen me dije shtetëve evropiane dhe amerikane për masakrat shekullore që ka kryer Serbia. Kjo përkrahje nuk është bërë se në krye të kësaj OJQ qenka një shqiptarë i besimit katolik me emrin Nue Oroshi.

6. Skandaloze dhe e pafalshme që qdo shqiptarë duhet ta dënoj është Refuzimi i Muranës së Gjergj Kastriotit në qytetin e Prizrenit. Ky refuzim është bërë nga ish-ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve z.Hajrullah Çeku. Në këtë rast ministri i Albin Kurtit, Hajrullah Çeku i zbatoj urdhërat e politikës se Erdoganit në Kosovë.

Në vend që ta largoj nga postet ministrore Hajrullah Çekun , Albin Kurti e ngriti edhe më shumë duke ia besuar për të qeverisur Ministrinë e Arsimit . Kjo nuk është bërë rastësisht. Kjo është kryer që në këtë periudhë kohore të ndrrohën tekstet shkollore dhe fëmijët tanë nëpër shkolla të mësojnë se Perandoria Osmane që ka masakruar e vrarë 500 vjet shqiptarë nuk na paska qenë pushtuese por një çliruese e trojeve shqiptare.

7. Mbajtja pengë e kërkesës së dytë të Shoqatës “Trojet e Arbrit” nga ana e Ministrisë se Kulturës dhe Komunës se Prizrenit. Ka një vit që Shoqata “Trojet e Arbrit” ka dërguar kërkesën e dytë të kompletuar me dhjetra faqe dhe jemi lanë pezull. As nuk kemi marrë përgjigje pozitive dhe as nuk kemi marrë përgjigje negative nga Minsitria e Kultures dhe Komuna e Prizrenit. E në një takim të rastësishëm me kryetarin e Komunës se Prizrenit z.Shaqir Totaj i them se pse nuk po e aprovoni kërkesën e Shoqatës “Trojet e Arbrit” për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren ai me përgjigjet shkurt: Jam shumë dakord me e ba por qysh me ba!? Vetë fjala kam dëshirë me ba tregon qartë se ai si shqiptarë ka dëshirë ta bëj një hap të tillë për kryeheroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin, por qysh me ba, kjo na tregon qartë se ai ka presion të paparë nga politika turke, dhe ende nuk e ka guximin me e kryer një veprim të tillë.

8.Sulmi kundër monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren ka kohë që elementët e islamit politik kanë sulmuar monumentin e Gjergj Kastriotit në Prizren. Edhe pse ka pasur reagime të forta qytetare , sot e atë ditë policia dhe prokuroria e Prizrenit nuk e ka bërë publik emrin e përsonit që e ka kryer atë akt të shëmtuarë.

Edhe pse i kam kërkuar zyrtarisht më, 4 nëntor 2025 Kryetarit te Prizrenit me e kryer riparimimin edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë reagim lidhur me kërkesën e Shoqatës “Trojet e Arbrit”.

Këto pika që u cekën më lartë janë vetëm disa raste nga mijëra raste që po iu ndodhin shqiptarëve katolik në Republikën e Kosovës e që i kanë kaluar dhe po i kalojnë në heshtje kinse ta ruajmë një harmoni fetare. Për tu ruajtur harmonia fetare duhët të jetë dakordim i dyanshëm dhe jo vetëm e njerës anë. Përkundër gjithë këtyre padrejtësive që i përmenda dhe mijëra të tjera që i kemi të evidencuara dhe do të jenë pjesë e një Prememorje që do  t´iu dërgohen Brukselit, Berlinit e Washingtonit asesi nuk mundëm pa i përmendur vëllëzërit e mi të gjuhës, gjakut dhe flamurit, shqiptaret atdhetar të besimit islam.

Ata bashkarisht me vëllëzërit e tyre po i dalin në pritë dhe po luftojnë kundër islamit politik që Republika e Kosovës ta ketë orientimin Evropian.Cila nga këto dy orientime do të ngadhnjej ajo Evropiano-Amerikane apo ajo e ideologjisë se islamit politikë qe i ka rrënjët në Beograd, Stamboll e Moskë do të shihet se shpejti.

Deri atëherë ne atdhetarët shqiptarë pa dallim krahine, feje apo ideje do ta kryejmë punën tonë ashtu si do ta kryejnë edhe tregtarët e flamujve që po punojnë ta dëmtojnë deri në fund palcën ashtnore të kombit shqiptar.

Libri “Historia Osmane dhe institucionet” i Mehmet Maksudoglu

0

Nikollë Loka, historian, Tiranë

Kritikë e qasjes neo-otomaniste(1)

Mehmet Maksudoglu nuk është me profesion historian, por pikërisht se nuk është i tillë, mund të jetë i përshtatshëm për të shkruar në mënyrë alla-otomane një histori të Perandorisë Osmane. Edhe pse e shkruar në mënyrë të tillë, “historia” që shkruan ai është e vlefshme për të kuptuar mentalitetin e sotëm neo-otoman dhe për t’I qartësuar disa të vërteta, që neo-otomanët nuk i thonë, apo i thonë ndryshe, ndërsa Maksudglu që nuk e njeh realitetin shqiptaro-ballkanik i thotë hapur dhe “me sinqeritet”.

Po kush është Mehmet Maksudoglu?

Mehmet Maksudoglu lindi në vitin 1939 në Eskişehir. Përfundoi Fakultetin e Teologjisë në Universitetin e Ankarasë (1960). Punoi si mësues i lëndëve profesionale në Shkollën Imam-Hatip në Izmir. U emërua asistent në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit të Ankarasë. Mbaroi Departamentin e Gjuhës Arabe në Institutin e Gjuhëve të Gjalla Burgiba (1965). Mbrojti doktoratën me temën “Hegjemoni Osmane në Tunizi” (1966). Dha mësim turqisht në Fakultetin e Studimeve Orientale të Universitetit të Kembrixhit në Angli (1967-1979); profesor i gjuhës arabe në Institutin e Lartë të Islamit në Stamboll (1973-1982). Në vitin 1983 u bë aistent profesor në Universitetin e Marmarasë; docent në vitin 1986 dhe profesor në vitin 1995. Shërbeu si dekani i parë i Fakultetit të Teologjisë në Universitetin Osmangazi në Eskişehir (1996-2005). U pensionua në vitin 2006 për shkak të moshës.

Libra të tij: Gramatika e Gjuhës arabe; Fjalori mësimor arabisht-turqisht, Botimet “Muüifav” ; Historia Osmane; Historia dhe Institucionet Osmane; Hazreti Muhammed (a.s.); Hegjemoni Osmane në Tunizi; Arabët; Turqit e Krimesë; Historia analitike osmane; Ndryshimi ynë nga Osmaneja deri në ditët e sotme; Historia analitike osmane; Qendra e Turqisë.

Le të shqyrtojmë disa ide nga pjesët e librit të tij për të analizuar mendimin historiografik neo-otoman të tij dhe jo vetëm:

Maksudoglu shkruan se Osmanët ishin të angazhuar në zhvillimin e xhihadit(luftës së shenjtë. Xhihadi në librat osman të zanafillës kishte si funksion kryesor mbrojtjen e Islamit dhe të territoreve myslimane, por gjithashtu kishte edhe funksionin e ekspansionit. Në periudhën osmane, xhihadi shpesh lidhej me luftën për të mbrojtur shtetin dhe besimin mysliman nga kërcënimet e jashtme, si dhe për të zgjeruar ndikimin dhe territorin e perandorisë, sidomos në ballafaqimet me popullsi të feve të tjera. Kjo ide e ekspansionit ishte e lidhur ngushtë me ndjenjën e misionarizmit fetar. Përhapja e Islamit gjatë periudhës osmane ndodhi fillimisht përmes fushatave ushtarake, ku ushtria osmane luajti një rol të rëndësishëm në zgjerimin e territorit dhe të ndikimit të Perandorisë. Pra, ndërsa dhuna ushtarake luajti një rol të rëndësishëm në zgjerimin territorial, përhapja e Islamit ishte një proces më kompleks që përfshinte edhe elemente të tjera, si ndikimi kulturor dhe shpirtëror.

Ideali i gazasë, luftës së shenjtë, nuk ishte vetëm një faktor themelor për krijimin dhe zhvillimin e Dovletit osman, por edhe vetë arsyea e ekzistencës së tij. Por xhihad nuk do të thotë të shkatërrosh medeomos botën e jobesimtarëve Daru’i Harb, por para së gjithash ta nënshtrosh atë dhe ta kthesh në Dar,i-islam(mbretëriën e vlerave të islamit). Pra sulltanët e parë osmanë ishin kryesisht të interesuar për përhapjen e islamit dhe jo për plaçkën e përfituar nga lufta. Për këtë arsye, ata nuk hezitonin që t’u jepnin komandantëve të tyre pjesë të mëdha toke, atyre që hapnin territore të reja ndaj islamit”. Lufta pra nuk kishte si qëllim vetëm shkatërrimin e botës së jobesimtarëve, por edhe nënshtrimin dhe kthimin e tyre në Dar al-Islam (territor të sunduar nga vlerat e Islamit). Sulltanët mund të kenë pasur synim përhapjen e Islamit dhe të krijonin shtetin islamik, por gjithashtu përdornin shpërblime tokësore për të inkurajuar komandantët dhe për të siguruar që ata të vazhdonin zgjerimin ushtarak. Pra, ndonëse motivimi fetar mund të ishte i pari, shpërblimet materiale gjithashtu luanin një rol të rëndësishëm në politikën osmane. Kjo mund të shihet si një kombinim i idealizmit fetar dhe pragmatizmit politik.

Po, përdorimi i shprehjes “hapje ndaj Islamit” nga autorët neo-osmanë mund të shihet si një përpjekje për të justifikuar dhunën dhe pushtimin në një kuadër fetar dhe ideologjik. Kjo shprehje tenton të legjitimojë përdorimin e forcës ushtarake duke theksuar se ajo ka një “qëllim më të lartë”, atë të përhapjes së Islamit dhe “transformimit” të popujve dhe territoreve të pushtuara në një rend të ri shoqëror dhe fetar, në përputhje me vlerat islame. Në këtë mënyrë, përdorimi i termit “hapje” mund të maskojë natyrën e vërtetë të veprimeve, duke e shndërruar dhunën në një mjet të justifikuar për misionin fetar të ekspansionit islamik.

Përdorimi i termit “hapje” sugjeron një proces natyral dhe pa dhunë të nënshtrimit të territoreve dhe popujve, ndërkohë që në të vërtetë ky proces ishte i shoqëruar me fushata të armatosura, luftëra të ashpra dhe masakra. Duke përdorur termin “hapje”, bëhet një minimizim i dhunës dhe i shkatërrimit që shpesh ndodhi në këto pushtime. Shprehja “hapje ndaj Islamit” mund të shihet si një përpjekje për të idealizuar proceset e dhunshme të ekspansionit, duke përshkruar veprimet pushtuese në një optikë më të butë fetare, pa pasur vëmendje për dhunën dhe masakrat, dëmet dhe shkatërrimet që kanë shoqëruar këto ngjarje.

Le të flasin iranianët vetë

0

FILE – In this photo obtained by The Associated Press, Iranians attend an anti-government protest in Tehran, Iran, Jan. 9, 2026. (UGC via AP, File)

Lily Bandehy, Document.no

Le të tregojnë iranianët vetë. Ata e dinë se çfarë po ndodh. Ata paguajnë çmimin.
Pas 28 dhjetorit të këtij viti, demonstratat e gjera filluan në Iran si pasojë e inflacionit ekstrem. Brenda disa orësh, kjo u zhvillua në një kryengritje mbarëkombëtare kundër regjimit islam-fashist. Më 8 dhe 9 janar, regjimi u përgjigj me masakra kundër demonstruesve paqësorë në mbi 400 qytete dhe fshatra. Në të njëjtën kohë, interneti, telefoni dhe të gjitha kontaktet me botën e jashtme u ndërprenë për të fshehur krimet. Ky nuk ishte kaos. Kjo ishte e planifikuar mirë.

Një javë më vonë, kur interneti u hap në mënyrë sporadike në disa qytete të mëdha, doli e vërteta: tanke që vraponin mbi njerëz, njerëz të plagosur që hiqeshin nga spitalet dhe zhdukeshin, morgje plot me trupa të pajetë të grumbulluar njëri-tjetrit, prindër që kërkonin fëmijët e tyre dhe duhej të paguanin për të dorëzuar trupin e fëmijës së tyre.
Megjithatë, mediat norvegjeze, me disa përjashtime, kanë heshtur dukshëm. Njëkohësisht organizohen panele debati dhe ligjërata për Iranin. Sallat mbushen me norvegjezë me qëllime të mira. Ata duan të kuptojnë. Ata duan të ndihmojnë.

Problemi është kush merr foltoren. Qëllimet janë të mira, por rezultati shpesh janë analiza nga larg. Në vend që të ftohen iranianë, ftohen politikanë norvegjezë, filozofë akademikë, gazetarë të vendosur në Liban ose komentatorë jo-iranianë për të shpjeguar Iranin për norvegjezët. Rezultati është teori, analiza dhe distancë e sigurt, ndërsa njerëzit vriten.

Kjo është si të injorosh një pacient që sëmuret rëndë që po qëndron para teje, duke thirrur për ndihmë dhe mund të shpjegojë se çfarë po ndodh, por në vend të kësaj pyet fqinjin se si është pacienti. Pacienti bërtet. Fqiu thotë: “Ai po e mban dot.”

Në Norvegji jetojnë rreth 26.000 iranianë. Shumë prej tyre kanë arsim të lartë, flasin norvegisht, kanë përvojë politike dhe kanë familje në Iran. Shumë erdhën këtu pikërisht sepse luftuan kundër regjimit. Ata ndjekin situatën ditë e natë, përmes mediave në gjuhën persiane, dëshmitarëve okularë dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me familjet e tyre. Janë këta njerëz ata që mund t’i tregojnë popullit norvegjez se çfarë po ndodh me të vërtetë në Iran, përmes fotove, videove të shkurtra, dëshmive nga familjet e tyre dhe duke shpjeguar se si Norvegjia dhe norvegjezët konkretisht mund të ndihmojnë në një situatë që nga brutaliteti dhe përmasat mund të krahasohet me Holokaustin në Poloni.

Historia tregon se nga 1.7 milionë viktimat polake të Aktion Reinhard, mesatarisht 15,000 hebrenj u vranë çdo ditë gjatë tre muajve më të këqij në vitin 1942. Në Iran, 36,500 njerëz u vranë në vetëm dy netë. Sipas mjekëve, dëshmitarëve okularë dhe raporteve të rrjedhura nga Garda Revolucionare, shifrat ndoshta janë më të larta. 150 nxënës të vrarë tashmë janë identifikuar. Mbi 30,000 kanë humbur një sy ose të dy sytë. Të plagosurit vdesin në shtëpi sepse u mohohet trajtimi. 15 mjekë janë arrestuar për t’i ndihmuar ata. Kjo është një masakër në vazhdim.

Vetëm në vitin 2025, regjimi ka ekzekutuar mbi 2000 njerëz, katër çdo ditë, sipas të Drejtave të Njeriut në Iran në Norvegji. Tani regjimi po vret popullin e vet për të kërkuar bukë, liri dhe dinjitet.

Irani sot është një vend i okupuar. Mulllatë dhe Garda Revolucionare po bëjnë një luftë kundër popullit të tyre. Për 48 vjet populli ka rezistuar. Përgjigjja ka qenë burg, torturë, përdhunim dhe ekzekutime, dhe deri tani interesat ekonomike të Perëndimit kanë peshuar më shumë se jetët iraniane.

Iranianët nuk mund ta bëjnë këtë më vetëm.

Norvegjia mori ndihmë nga jashtë gjatë Luftës së Dytë Botërore për të çliruar vendin nga okupimi. Sot iranianët kanë nevojë për ndihmë nga jashtë për të çliruar vendin nga okupimi i mullaëve. Nëse bota dështon tani, varrezat masive në Iran do të qëndrojnë si dëshmi e kolapsit moral të Perëndimit, ashtu siç kemi parë më parë – në Ruandë, Kamboxhë dhe Sarajevë.

Prandaj: Ndalo të flasësh për iranianët. Fillo t’i dëgjosh ata.

Lejo iranianët të tregojnë vetë. Lejo iranianët të thonë se si mund të ndihmohet Irani. Ndoshta ata nuk janë teoricienë apo filozofë, por janë iranianë. Ata janë ata që rrinë vetëm në anije, në një natë të errët, dhe luftojnë me valë të mëdha për të arritur një vend të sigurt që quhet liri.

Nga: Lily Bandehy

La iranere fortelle selv

56 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës, kësaj vatre të vetëdijes arsimore, kulturore dhe politike

0

Në foto: Dervish Rozhaja, rektori i parë i Universitetit të Prishtinës

Jusuf Buxhovi, Prishtinë

Historiku i emancipimit arsimor, kulturor dhe kombëtar të Shqiptarëve në ish Jugosllavi si dhe procesi i shkëputjes politike nga Serbia nga fundvitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, lidhet ngushtë me themelimin e Universitetit të Prishtinë, më 15 shkurt 1970.
Mund të thuhet se nga dita që u themelua Universiteti i Prishtinës, ky zhvillim historik u vu në binarët e pakthyeshëm.
Ato që tha rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, akademik Dërvish Rozhaja, gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës, se vetëdija arsimore dhe kulturore e kultivuar në institucionet më të larta të dijës dhe të shkencës, siç është universiteti, përcaktojnë edhe atë shoqërore dhe politike, u kthyen në platformë politike të kthesës historike nëpër të cilën kaloi Kosova gjatë lëvizjes kombëtare të fundviteve të tetëdhjeta dhe atyre të nëntëdhjeta e deri te shpallja e pavarësisë shtetërore, më 17 shkurt 2008.
Andaj, nuk është e rastit që në listën e nismëtarëve të themelimit të LDK-së ishin edhe rektorët e Universitetit të Prishtinës: akademik Dervish Rozhaja dhe akademik Idriz Ajeti. Ndërsa akademik Gazmend Zajmi ishte njëri ndër ideatorët kryesorë të Programit politik të LDK-së si dhe dokumentve themelore të shkëputjues nga Serbia: Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit 1990.
Në vazhdën e angazhimit të rektorëve të Universietit të Prishtinë në kuadër të lëvizjes kombëtare duhet përkujtuar edhe rolin e akademik Idriz Ajetit si Kryetari i parë i Parlamentit të Kosovës nga zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992 kur iu vunë themelet parlamentare shtetit të Kosovës.
Me këtë rast duhet përkujtuar edhe kontributin e madhe të rektorit të Universitetit të Prishtinës, profesor Ejup Statovcit, njëherësh edhe anëtarë i Këshillit Qendrot të LDK-së, për dinamizimin e lëvizjes së rezistencës kombëtare në tetoritn të viti 1997 me anën e protestave të studentëve, që i dhanë impulset vendimtare rezistencës së armatosur.

Tapeti i Kuq për Vuçiqin në Ankara – Fabrika për Beogradin, Minare për Kosovën

0

Nga: Luan Dibrani , Prishtinë

Vizita e presidentit serb në Turqi zbulon kontrastin e madh: industri, teknologji dhe zhvillim për Serbinë – ndikim simbolik, fetar dhe mungesë strategjie zhvillimi për Kosovën.

Aleksandar Vuçiq vizitoi Turqinë — jo si një lider i zakonshëm, por si një monark modern.
Me qindra biznismenë turq që shikojnë përpara, Beogradi sheh produktivitet, industri, teknologji dhe të ardhme.
Fabrikat prodhojnë punë, rinia gjen vend pune, qyteti nuk hesht — ai ndërton.

Por në Kosovë, situata është e kundërta.
Në vend të fokusit mbi zhvillimin, sytë janë drejtuar drejt xhamive, minareve, kupolave, hafizave dhe një ideologjie që e zëvendëson shtetin dhe arsimin me influenca të jashtme.

Fëmijët tanë mësojnë lutje para alfabetit.
Femrat mësuan fesë para se të njihnin historinë e kombit.
Populli brohorit për simbolë, ndërsa institucionet tona heshtin ose bashkëpunojnë me një model që nuk prodhon të ardhme, por iluzione.

Kosova ka parë raste të rënda që tregojnë se fenomeni nuk është vetëm ideologjik, por edhe i sigurisë:
– Helmimi i ujit të Badovcit afër Prishtinës, rasti vrasjes së rreshterit të policisë Lika Kaçanik, një akt që tronditi opinionin publik;
– Arrestime të hoxhallarëve dhe imamëve nën dyshimin për ekstremizëm, propagandë radikale apo bashkëpunim me struktura armiqësore;
– Dyshime dhe hetime për elementë që kanë shfrytëzuar institucionet fetare për ndikim politik, ideologjik apo informativ në dëm të shtetit;
– Incidente në Europë, ku individë me origjinë nga Kosova apo rajoni, të radikalizuar, janë përfshirë në sulme ndaj policisë, kërcënime terroriste apo plane dhune në Zvicër, Gjermani dhe Austri.

Por, më shqetësues se çdo rast i veçuar është tabloja e madhe që po formohet — një realitet që nuk rrezikon vetëm Kosovën, por edhe sigurinë e gjithë Evropës.

Radikalizimi islamik është një fenomen real në Ballkan, i ushqyer nga ideologji të huaja dhe rrjete ndikimi që veprojnë shpesh jashtë kontrollit institucional.
Pas luftërave të viteve ’90, organizata të ndryshme ideologjike fetare u vendosën në rajon përmes projekteve humanitare, arsimore dhe fetare, duke krijuar një infrastrukturë ndikimi afatgjatë.

Ky ndikim gjen terren sidomos aty ku mungon zhvillimi ekonomik, perspektiva për të rinjtë dhe strategjia shtetërore.

Evropa e sheh këtë si një sfidë serioze sigurie.
Institucionet euro-atlantike paralajmërojnë se radikalizimi në Ballkan mund të krijojë rrjete ndikimi që minojnë stabilitetin, integrimin dhe orientimin perëndimor të rajonit.

Numrat tregojnë se fenomeni në Kosovë është shpesh latent, por potencialisht i rrezikshëm — veçanërisht kur identiteti fetar fillon të zëvendësojë identitetin qytetar dhe kombëtar tek një pjesë e të rinjve.

Kjo është drama që bota po e sheh:
– Beogradi ndërton ekonomi dhe të ardhme.
– Kosova ndërton simbolikë religjioze dhe heshtje.

Ndërkohë që qindra biznismenë turq shkojnë drejt Serbisë, në Kosovë ndikimi shpesh vjen përmes strukturave fetare, organizatave ideologjike dhe projekteve që nuk krijojnë as vende pune, as prodhim, as zhvillim teknologjik.

Në vend që të zhvillojmë shtetin, ne po krijojmë hapësira për ndikime që e largojnë shoqërinë nga prioritetet reale të zhvillimit.

Fëmijët tanë rriten me ndikim fetar që në moshë shumë të hershme;
Disa familje orientohen drejt edukimit ideologjik religjioz , para atij profesional;
Femra shqiptare në disa raste përballet me presion social për modele konservatore të imponuara nga jashtë traditës shqiptare;
Rinia largohet masivisht;
Qytetet po zbrazen;
Akademikët shpesh heshtin;
Elita intelektuale rrallë reagon ndaj ndryshimeve të thella shoqërore.

Ndërkohë, Serbia ndërton zona industriale, qendra teknologjike dhe partneritete ekonomike që e forcojnë shtetin dhe ekonominë e saj.

Kontrasti është i dhimbshëm.

Nëse një vend ndërton fabrika, ai ndërton stabilitet.
Nëse një vend ndërton vetëm xhami me minare të lartaa, pra ivestime me simbolikë religjioze, ai rrezikon të humbasë njerëzit.

Rreziku më i madh nuk është feja.
Rreziku është zëvendësimi i zhvillimit me ideologji.
Zëvendësimi i strategjisë shtetërore me ndikim të jashtëm.
Zëvendësimi i së ardhmes me nostalgji.

Dhe kur institucionet heshtin, kur politika nuk vendos prioritete kombëtare, kur investimet nuk orientohen drejt ekonomisë dhe prodhimit — atëherë vendi nuk varfërohet vetëm ekonomikisht, por edhe shoqërisht dhe strategjikisht.

Ky është paralajmërimi:

Nëse nuk ndërtojmë ekonomi, arsim cilësor, teknologji dhe industri;
Nëse nuk vendosim interesin kombëtar mbi çdo ndikim ideologjik;
Nëse nuk krijojmë perspektivë reale për të rinjtë —

atëherë jo vetëm Kosova do të humbasë zhvillimin, por do të përballet me pasoja afatgjata sociale, demografike dhe të sigurisë.

Vizita e Vuçiqit në Ankara nuk ishte thjesht një takim diplomatik.

Ishte një pasqyrë.

Në atë pasqyrë, Serbia pa të ardhmen.
Kosova duhet të shohë veten, ngecjen në rrëmujën religjioze.

Vizita e Vuçiqit në Ankara nuk ishte thjesht një takim diplomatik.

Ishte një mesazh.
Një realitet.
Një krahasim që dhemb.

Atje u firmosën kontrata.
Këtu ndërtohen iluzione.

Atje ndërtohet ekonomi.
Këtu ndërtohet simbolikë.

Atje përgatitet e ardhmja.
Këtu harxhohet e tashmja.

Sepse një shtet që ndërton fabrika, ndërton forcë.
Një shtet që ndërton vetëm forma, investon vetëm në xhami për interesa të huaja gjeostrategjike, ai rrezikon të mbetet pa përmbajtje.

Dhe pyetja që mbetet nuk është për Turqinë.
As për Serbinë.

Pyetja është për ne:

A duam zhvillim — apo vetëm dukje?
A duam të ardhme — apo vetëm hijen e saj?

Sepse historia nuk fal.
Ekonomia nuk pret.
Rinia nuk qëndron.

Dhe një ditë, nëse nuk zgjohemi,

do të kemi shumë kupola,
shumë minare,
shumë ndërtesa…

por shumë pak njerëz.

Sulmoi policinë me thikë dhe gërshërë: Brahim B. kishte tentuar të vriste më parë punonjësit e policisë

0

Terroristi me thikë, i cili sipas shtypit francez quhet Brahim B. dhe është shtetas francez, është qëlluar në drejtim të makinës së policisë ku ndodhi sulmi. Ai më vonë vdiq nga plagët e marra. (Foto: Policia franceze/video dëshmitarësh nga X)

Atle Hansson / Document.no

Një terrorist mysliman (48) u qëllua dhe u vra nga një patrullë anti-terror të premten në mbrëmje pasi sulmoi oficerët e policisë në Varrin e Ushtarit të Panjohur, afër Harkut të Triumfit në Paris.

Brahim Bahrirer është emri i terroristit me thikë, sipas prokurorëve francezë. Ai u lirua nga burgu në prag të Krishtlindjeve 2025, pasi vuajti një dënim 17-vjeçar për goditjen me thikë të tre policëve në lagjen famëkeqe të emigrantëve të Molenbeek në Belgjikë në vitin 2012.

Sipas shpjegimit të tij, ai e bëri këtë për të “ndëshkuar” vendin pasi u fut një ndalim i burkës në hapësirat publike.

Ai u dënua në qershor 2013 dhe u lirua pas gati 12 vjetësh. Pasi shërbeu shumë vite në Belgjikë, ai përfundimisht u transferua në Francë.

Para sulmit të premten, 48-vjeçari telefonoi policinë në Aulnay-sous-Bois dhe tha se tani po planifikonte të “lëronte” oficerët e policisë. Telefoni i tij celular u gjurmua pranë Harkut të Triumfit, por ai arriti të sulmonte para se të lokalizohej.

Sulmi ndodhi gjatë ceremonisë së përditshme të rregullt ku ndezet flaka në varrin e Ushtarit të Panjohur.

Bahriret ishin të armatosur me një thikë dhe një gërshërë dhe sulmuan muzikantët nga korpusi i xhandarmërisë që po merrnin pjesë në ceremoninë.

«Këtu pushon një ushtar francez, i vrarë për atdheun, 1914–1918», shkruhet në varrin e Ushtarit të Panjohur pranë Harkut të Triumfit në Paris. (Foto: Zairion/Wikimedia Commons)

Një polic u lëndua lehtë, ndërsa terroristi u qëllua disa herë dhe u plagos rëndë nga personeli i forcës ushtarake kundër terrorizmit të Operacionit Sentinelle. Kjo është një forcë ushtarake që ka qenë e dislokuara vazhdimisht nën programin Vigipirate në vende strategjike në të gjithë Parisin pas sulmeve të mëdha terroriste islame në vitin 2015.

Burri vdiq nga plagët e gjata disa orë më vonë, njoftoi ministri i brendshëm Laurent Nuñez.

Në listën e policisë sekrete
Bahrirer ishte mirë i njohur nga policia në Francë dhe ishte në listën S («Lista e Sigurisë») në sistemin e policisë së mbikëqyrjes për individët e radikalizuar, gjë që në teori do të thoshte se ai duhej të ndiqej nga afër nga shërbimi kombëtar i sigurisë.

Në praktikë, edhe aparati i mirë i organizuar i inteligjencës së brendshme në vend ka sukses të ndryshueshëm në mbajtjen nën kontroll të dhjetëra mijërave bombave me sahat që janë regjistruar në regjistrin Micas, i cili përfshin listën S.

Sipas mediave franceze, Bahrirer duhej të raportonte çdo ditë, diçka që ai e respektoi deri në fund.

“Francez”
Presidenti Emmanuel Macron e quan sulmin një terror islamist në një postim në X, por përballet me kundërshti në seksionin e komenteve si dikush që vetë lehtëson ardhjen e myslimanëve të radikalizuar.

Pasi Brahim Bahrirer doli nga burgu, ai jetoi në zonën periferike shumë të banuar nga emigrantët, Seine-Saint-Denis, jashtë Parisit. Ai ishte qytetar francez, dhe nuk dihet se nga cili vend vinte me të vërtetë.

Sulme të mëparshme terroriste ndaj patrullave antiterroriste në Francë

Më 3 shkurt 2015, Moussa Coulibaly, një francez 30-vjeçar me origjinë senegaleze, sulmoi dhe plagosi dy ushtarë nga Regimenti i 54-të i Artilerisë në Hyères me një thikë ndërsa ata ishin në roje para Qendrës së Komunitetit Hebre “Jean Kling” në Avenue Jean-Médecin në Nice. Ai u mposht dhe u arrestua nga një ushtar i tretë. Coulibaly u dënua me 30 vjet burg.

Më 1 janar 2016, Raouf El Ayeb, një tunizian 29-vjeçar me shtetësi franceze, goditi tre herë me makinë ushtarët e Operacionit Sentinelle, para xhamisë El-Fourqane në Valence. Ushtarët hapën zjarr dhe mposhtën terroristin. Ai deklaroi se dëshironte të sulmonte ushtarët sepse ata në sytë e tij simbolizonin pjesëmarrjen e Francës në luftën kundër IS-it, dhe pretendoi se kjo ishte qartë një akt terrorist. Ai u dënua me 17 vjet burg.

Më 3 shkurt 2017, Abdalla El Hamahmi, një egjiptian 29-vjeçar, sulmoi një patrullë me katër ushtarë me një machete në bodrumin e Carrousel du Louvre, para se të qëllohej dhe të lëndohej rëndë. Ai u dënua me 30 vjet burg për “pjesëmarrje kriminale në një organizatë terroriste” dhe “përpjekje për vrasje në lidhje me një organizatë terroriste ndaj personave në postet publike”.

Më 18 mars 2017, një burrë “i njohur nga policia dhe shërbimet e inteligjencës” u vra në një nga sallat e nisjeve në aeroportin Orly pranë Parisit, pasi tentoi të merrte armën e një ushtari nga Operacioni Sentinelle. Ai mori një ushtare grua peng, i mori armën dhe e drejtoi atë ndaj dy ushtarëve të tjerë.

Më 9 gusht 2017, Hamou Benlatreche, një algjerian 37-vjeçar, përplas një makinë në një patrullë të Operacionit Sentinelle në Place de Verdun në Levallois-Perret. Ai plagosi gjashtë ushtarë, tre prej të cilëve rëndë. Ai u dënua me 30 vjet burg.

11 dhjetor 2018, pas të shtënës në një treg Krishtlindjesh në Strasbourg, terroristi u përball me një patrullë të Operacionit Sentinelle dhe hapi zjarr. Patrulla ktheu zjarrin dhe plagosi terroristin, i cili megjithatë arriti të shpëtonte. Ai u qëllua dhe u vra në fund dy ditë më vonë nga një patrullë tjetër.

15 korrik 2024, rreth orës 21:00, një ushtar i Sentinelle në detyrë u sulmua me një thikë 30 centimetra të gjatë midis shpatullave në stacionin hekurudhor Gare de l’Est në Paris. Sulmuesi ishte një shtetas francez 40 vjeç, i lindur në Kinshasa (Republika Demokratike e Kongos).

Burimi: Wikipedia frënge

Angrep politi med kniv og saks: Brahim B. hadde prøvd å drepe politifolk før

Vrasjet e pasluftës në Kosovë ndërmjet drejtësisë tranzicionale, instrumentalizimit politik dhe sovranitetit juridik

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan, 14 Shkurt 2026

Abstrakt: Ky punim analizon vrasjet enigmatike gjatë dhe pas luftës në Kosovë në kontekstin e drejtësisë tranzicionale, rivalitetit politik të brendshëm dhe pretendimeve për ndërhyrje destabilizuese të shërbimeve sekrete serbe.

Duke u nisur nga deklarata publike e Vuk Drashkoviq, sipas së cilës struktura të shërbimit sekret serb kanë kryer vrasje për t’ia atribuar ato Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, punimi trajton raportin e Dick Marty dhe themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës si pjesë e një procesi kompleks ndërkombëtar dhe vendor.

Analiza synon të kontribuojë në debatin mbi legjitimitetin juridik, përgjegjësinë individuale dhe nevojën për një mekanizëm të brendshëm hetimor për mbylljen e plagëve të pasluftës. Periudha e menjëhershme pas ndërhyrjes së NATO dhe përfundimit të administrimit të drejtpërdrejtë serb në Kosovë u karakterizua nga një vakuum institucional sigurie dhe drejtësie.

Nën administrimin e UNMIK u ndërtuan bazat e institucioneve të reja, por kapacitetet hetimore dhe gjyqësore mbetën të brishta. Në këtë klimë tranzitore ndodhën një sërë vrasjesh që deri më sot mbeten të pandriçuara plotësisht.

Në diskursin publik ato u interpretuan në mënyra të ndryshme: si hakmarrje individuale, si pasojë e rivaliteteve politike, apo si operacione të fshehta destabilizuese. Deklarata e ish-zëvendëskryeministrit serb Vuk Drashkoviq se shërbimet sekrete serbe kanë vrarë shqiptarë lojalë për t’ia faturuar krimet UÇK-së fut në analizë dimensionin e operacioneve të ashtuquajtura “flamuri i rremë”, të njohura në literaturën e sigurisë si mekanizma të manipulimit strategjik për të prodhuar përçarje dhe delegjitimim politik.

Nëse një hipotezë e tillë merret në konsideratë, atëherë vrasjet e pasluftës nuk mund të analizohen vetëm në kuadër të konfliktit të brendshëm shqiptar, por edhe në prizmin e luftës hibride dhe përpjekjeve për të minuar procesin e shtetndërtimit. Në planin politik të brendshëm, rivaliteti ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës për pushtetin institucional krijoi një klimë polarizuese që mund të instrumentalizohej lehtësisht nga aktorë të jashtëm.

Megjithatë, lidershipi i kohës – përfshirë Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi – arriti në momente kyçe të ndërtojë koalicione bashkëqeverisëse, duke relativizuar rrezikun e përçarjes strukturore dhe duke mundësuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Dimensioni juridik i debatit lidhet ngushtë me raportin e Dick Martit për Këshillin e Evropës, i cili përmbante pretendime për krime të rënda, përfshirë trafikim organesh. Ky raport u bë katalizator për themelimin e Dhomave të Specializuara në vitin 2015, pas votimit nga Kuvendi i Kosovës të amendamenteve kushtetuese përkatëse. Argumenti politik që shoqëroi këtë vendim ishte se përballja me drejtësinë ndërkombëtare do të shërbente për të hequr, siç është thënë “retë e zeza” mbi Kosovën, që nënkupton heqjen e çdo dyshim mbi karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së dhe për të mbrojtur legjitimitetin e saj historik.

Me kalimin e kohës, aktakuzat e ngritura nga Prokuroria e Specializuar nuk u fokusuan drejtpërdrejt në narrativën fillestare të trafikimit të organeve në formën siç ishte perceptuar publikisht, por në akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë ndalime të paligjshme dhe vrasje të pretenduara gjatë dhe pas luftës. Kjo ka prodhuar debat mbi natyrën dhe shtrirjen e mandatit të gjykatës. Nga njëra anë, juridikisht mandati i saj përfshin çdo krim që bie në kuadër të raportit të Këshillit të Evropës; nga ana tjetër, në planin politik, perceptimi publik shpesh lidhej ngushtë me akuzën e trafikimit të organeve si arsye kryesore e themelimit të saj.

Përdorimi i konceptit të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” në aktakuzat kundër ish-krerëve të UÇK-së ka hapur debat të gjerë teorik dhe juridik. Në doktrinën e së drejtës penale ndërkombëtare ky koncept synon të individualizojë përgjegjësinë brenda një strukture të organizuar, por kritikët argumentojnë se në kontekstin e Kosovës ekziston rreziku i perceptimit të përgjithësimit politik të një lufte çlirimtare që në thelb ishte reagim ndaj represionit shtetëror serb.

Këtu lind tensioni midis drejtësisë tranzicionale si mekanizëm llogaridhënieje dhe ruajtjes së narrativës historike të një lufte për vetëvendosje. Nga pikëpamja metodologjike, analiza e kësaj çështjeje kërkon qasje ndërdisiplinare: studim të burimeve juridike, analizë të dokumenteve ndërkombëtare, krahasim me modele të tjera të drejtësisë tranzicionale dhe shqyrtim kritik të deklaratave politike si ajo e Drashkoviqit.

Asnjë deklaratë politike nuk përbën provë juridike në vetvete, por mund të shërbejë si indicie që kërkon hetim profesional dhe të paanshëm. Në këtë kuadër, argumenti për forcimin e kapaciteteve vendore hetimore fiton peshë.

Një mekanizëm i brendshëm, me standarde ndërkombëtare transparence dhe pavarësie, mund të kontribuojë në ndriçimin e vrasjeve të pasluftës, duke përfshirë çdo pistë të mundshme – qoftë përgjegjësi individuale të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, qoftë ndërhyrje destabilizuese të shërbimeve të huaja.

Sovraniteti juridik dhe besimi qytetar në sistemin e drejtësisë janë elemente kyçe për konsolidimin demokratik. Në përfundim, vrasjet e pasluftës në Kosovë përfaqësojnë një plagë të hapur që nuk mund të mbyllet përmes narrativave të njëanshme apo instrumentalizimit politik.

Themelimi i Dhomave të Specializuara ishte rezultat i një konteksti të caktuar ndërkombëtar dhe vendor, ndërsa evoluimi i procesit gjyqësor ka nxitur debat të thellë mbi drejtësinë, legjitimitetin dhe kujtesën historike. Deklaratat për ndërhyrje të shërbimeve sekrete serbe shtojnë nevojën për hetim gjithëpërfshirës dhe profesional.

Vetëm përmes një procesi të bazuar në prova, përgjegjësi individuale dhe transparencë institucionale mund të arrihet pajtimi shoqëror dhe të forcohet shteti i së drejtës në Kosovë.

Një  mekanizëm i brendshëm, me standarde ndërkombëtare transparence dhe pavarësie, mund të kontribuojë në ndriçimin e vrasjeve të pasluftës, duke përfshirë çdo pistë të mundshme – qoftë përgjegjësi individuale të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, qoftë ndërhyrje destabilizuese të shërbimeve të huaja.

Sovraniteti juridik dhe besimi qytetar në sistemin e drejtësisë janë elemente kyçe për konsolidimin demokratik.

Në përfundim, vrasjet e pasluftës në Kosovë përfaqësojnë një plagë të hapur që nuk mund të mbyllet përmes narrativave të njëanshme apo instrumentalizimit politik. Themelimi i Dhomave të Specializuara ishte rezultat i një konteksti të caktuar ndërkombëtar dhe vendor, ndërsa evoluimi i procesit gjyqësor ka nxitur debat të thellë mbi drejtësinë, legjitimitetin dhe kujtesën historike.

Deklaratat për ndërhyrje të shërbimeve sekrete serbe shtojnë nevojën për hetim gjithëpërfshirës dhe profesional. Vetëm përmes një procesi të bazuar në prova, përgjegjësi individuale dhe transparencë institucionale mund të arrihet pajtimi shoqëror dhe të forcohet shteti i së drejtës në Kosovë.

“Intelektuali” , drejtësia ndërkombëtare dhe dilema e shtetësisë së Kosovës

0
nga Abedin Sutaj, Dr. Sc.
____
Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçi dhe bashkëakuzuarve të tij në Gjykata Speciale për Kosovën ka nxjerrë në pah jo vetëm përçarje politike, por edhe një ndarje të thellë brenda “elitës” intelektuale shqiptare, sidomos atyre elitarve qe u prodhuan nga perfituesit e pasluftes, dhe u perkrahen nga elita politike qe e zhvati Kosoven keto 20 vjet e me teper, dhe u perpiq dhe krijoj strukturat e sotme qe po bejn zhurme dhe jane bere zedhenes te kryengritjes kunder Gjykates qe vete benin thirrje te votohet, gjykate e cila duhej te themelohej menjehere pas luftes.
Kjo elit ka vu ne levizje elitat qe u ngriten pa merita neper Akademi, Universitet edhe transmtues te financuar dikur mire nga keta pushtetare.
Tash, po bejn zhurmë, propagandë dhe kercenime, dhe jo kercenime por akuza qe kush nuk eshte me keta “clirimtare” eshte me pushtuesit.
Ne e dim qe Kosoven e cliroje populli i shumevujatur i Kosoves, dhe nuk e cliroj askush tjeter pervec ketyre; NATO-s dhe popullit Kosovar, asnje ushtri edhe asnje gardh politike, qe ishte perthurje perfitoresh para turrit te Natos dhe krimeve qe vinin nga Kremlini dhe Kalimegdanit.
Pike e madhe, pushojm 5 min
Disa profesorë dhe akademikë janë shfaqur hapur kundër gjykatës, duke e cilësuar atë të padrejtë, selektive apo të motivuar politikisht. Megjithatë, përtej kritikës juridike – e cila është e drejtë në çdo shoqëri demokratike – lind nevoja për të analizuar dimensionin ideologjik dhe historik të këtyre qëndrimeve.
Ideologjia e trashëguar, Shqipëria dhe raporti me Kosovën-Një pjesë e elitës akademike dhe politike shqiptare bart trashëgimi mendore të formuar gjatë periudhës së regjimit të Enver Hoxha dhe vazhduar në disa segmente politike pas viteve ’90. Në këtë kuadër, perceptohet se Shqipëria shpesh ka qenë burim i ndikimeve dhe presioneve politike që nuk kanë qenë në harmoni me krijimin dhe konsolidimin e një shteti të pavarur dhe funksional të Kosovës.
Gazetaria, transmetuesit dhe një pjesë e mediave, si dhe disa përfaqësues të elitës politike dhe akademike, shpesh shprehin qëndrime që dobësojnë perceptimin dhe imazhin e Kosovës, edhe kur ato shprehen nën petkun e parullave nacionaliste ose patriotike. Në praktikë, ky fenomen tregon se shprehjet publike mund të jenë të maskuara, ndërsa ndikimi real vepron në dëm të shtetit dhe popullit të Kosovës.
Kritikët e sotëm të Gjykatës së Hagës që kanë lidhje me këto rrjete ose institucione mund të reflektojnë pjesërisht këto influenca historike dhe politike. Shpesh, qëndrimet kundër proceseve shtetformuese të Kosovës interpretohen si vazhdim i një mentaliteti qendrorist, ku Kosova shihet jo si subjekt i plotë politik, por si periferi e rrefimeve dhe shprehjeve ideologjike që vijnë nga Tirana.
Gjykata nuk është gjykim i UÇK-së e as kunder shtetesise se Kosoves, perkundrazi-Është thelbësore të theksohet se Gjykata Speciale për Kosovën nuk është krijuar për të gjykuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës si organizatë apo vullnetin e popullit për liri. Ajo trajton përgjegjësi individuale për pretendime konkrete.
Barazimi i gjykimit të individëve me gjykimin e luftës çlirimtare është një zhvendosje konceptuale që krijon konfuzion publik. Lufta për liri është kapitull historik që nuk varet nga proceset individuale penale; nëse disa individë akuzohen për veprime specifike, kjo nuk delegjitimon aspiratën kolektive për liri dhe shtetësi.
Rreziku i ligjërimeve përjashtuese te mbeshtjella me parulla patriotike. Në ligjërimet publike është evident se disa intelektualë, nën petkun e kritikës akademike, mund të kontribuojnë në dobësimin e imazhit të shtetit të Kosovës në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Evropës Perëndimore.
Megjithatë, një kritikë serioze duhet të dallojë mes: qëndrimeve ideologjike të trashëguara,, interesave politike të ngushta, të drejtës legjitime për mendim ndryshe.
Etiketimi i çdo kundërshtari si “armik i shtetit” dobëson argumentin. Ajo që e forcon është analiza: a kontribuon një qëndrim i caktuar në konsolidimin e shtetit të së drejtës, apo në relativizimin e tij?
Elita pasluftës dhe ndërthurja e interesave
Një tjetër dimension është raporti mes elitës politike të dalë pas luftës dhe pjesës së elitës akademike. Në disa raste ekziston ndërvarësi interesash – simbolike, politike apo materiale – që ndikojnë në ligjërimet publike. Akademiku i bere akademik nga grupet politike, Enveristo – Mugoshjane, dhe akademiku i vërtet që humb pavarësinë kritike për shkak të afërsisë me pushtetin komprometon rolin e tij si ndërgjegje e shoqërisë.
Kjo nuk do të thotë se të gjithë kritikët e gjykatës kanë motivacion politik të fshehtë; por kur analiza shkencore shndërrohet në mësime apo zëdhënie për interesa të ngushta ose grupe pasluftës, integriteti akademik vihet në diskutim.
Gjeja me kryesore jane; shtetësia dhe sundimi i ligjit. Shtetësia e Kosovës forcohet jo duke refuzuar proceset gjyqësore ndërkombëtare, por duke treguar pjekuri institucionale dhe respekt për ligjin. Një shtet që synon integrim euroatlantik duhet të demonstrojë se: drejtësia nuk selektohet sipas biografisë politike, askush nuk është mbi ligjin, lufta çlirimtare nuk përdoret si imunitet moral absolut. Mbrojtja më e fortë e dinjitetit të Kosovës nuk është mohimi i gjykatës, por insistimi që procesi të jetë i drejtë, transparent dhe i bazuar në prova. Kriminelet dhe të akuzuarit duhet të gjykohen, dhe nëse janë të pafajshëm, të lirohen; nëse janë fajtorë, të ndëshkohen pavarësisht statusit apo ndikimit politik.
Dhe në fund, fjalimet mbi Gjykatën e Hagës nuk duhet të shndërrohet në betejë etiketash ideologjike, por të mbetet në rrafshin e argumentit dhe analizës kritike. Intelektuali duhet të ketë qartësi konceptuale: të dallojë individin nga kolektivi, të mbrojë shtetin e së drejtës, edhe kur është i vështirë, të ruajë pavarësinë nga politika dhe influencat e grupeve që veprojnë kundër interesave shtetërore të Kosovës, përfshirë ndikimet historike dhe ideologjike nga Shqipëria.
Pjekuria e një kombi matet jo me mungesën e gjykimeve, por me mënyrën se si ai i përballon ato – me dinjitet, me argument dhe me besim në drejtësi. Filozofë si Hegeli dhe John Locke ofrojnë udhëzime të vlefshme për marrëdhënien midis individit dhe shtetit: individi nuk është mbi ligjin, dhe ligji është themeli i shtetësisë së qëndrueshme.