Kreu Blog Faqe 265

Fisnik e dinjitar përherë, portret i Arif Ejupit për Fatmir Sejdiun

0

Arif Ejupi, Gjenevë

Fisnik e dinjitar përherë

Portret poetik

Fëmijë i urtë e i bukur,
djalë ambicioz e vizionar,
burrë mendjendritur e korrekt,
prind e gjysh shembullor,
pedagog unik — si qiri në errësirë.

Modest e i çiltër në fjalë,
i drejtë ndaj secilit,
me të vetmin “ves”: tradhtinë nuk e fal kurrë.

Krenar me Ju —
si dikur, ashtu edhe sot.

Më 27 janar 2026

P.S. Ky portret me pak fjalë shpreh respekt të thellë njerëzor ndaj Presidentit prof. dr. Fatmir Sejdiu, pedagog universitar dhe figurë morale që ka lënë gjurmë të pashlyeshme kudo.

Adem Salihaj: “Thaçi po e çonte Kosovën drejt ndarjes – arrestimi në momentin e fundit e ndali planin!”

0
  
 
Idriz Zeqiraj, Gjermani
      Profesor Adem Salihaj, i burgosur politik, kryetar i LDK-së, kryetar i komunës në Ferizaj, zëvendësministër, kryeministër i Kosovës, deputet, si dhe bashkëpunëtor dhe mik besnik i Presidentit Rugova, ka publikuar një shkrim kronologjik, për të bëmat, “xhevahiret” e Hashim Thaçit, me pazaret e pista të bëra me Aleksander Vuçiq, Edvin Ramën, Richard Grenell, Bolton, Rubin dhe matrapazë të tjerë.
     Nën maskën e korrigjimit të kufijve, ai dhe ata kishin planifikuar ndarjen e Kosovës. Falë tri Shërbimeve Informative të shteteve mike të Kosovës: SHBA, Gjermanisë dhe Anglisë, në koordinim me kryeprokurorin e Hagës, Jack Smith, e arrestuan në ditën fatale për atë, kur po udhëtonin së bashku me Aleksander Vuçiqin, për ta nënshkruar Marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë.
     Hashim Thaçi u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kryesisht, vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë, duke filluar para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Viktima e parë ishte zëdhënësi i parë të UÇK-së, Ali Ukaj, më 1997, në Tiranë. Ai ishte i dyshuari i parë dhe i vetëm. Xhavit Haliti thotë se “i telefonova një gjenerali të Sigurimit (SHISH), në Tiranë dhe Hashimi u lirua!”
     Akuzat në vitin 2020, vazhdonin për krimet e bëra gjatë dhe pas luftës, si grup i strukturuar në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, me SHIK-un, Shqiponjat e Zeza, Bia, me lista emërore për ekzekutim. Të shenjëstruar për plumbosje ishin ushtarakët e FARK-ut të Dr. Ibrahim Rugovës; kuadrot dhe veprimtarët e LDK-së; gazetarët e Bota Sot; pra, kundërshtarët politikë. Por, nuk u kursyen as veprimtarët e hershëm të LPK-së, brenda llojit, Behajdin Allaçi me shokë.
     Shkrimi i Profesor Adem Salihaj, është një shqetësim dhe alarm i bazuar, që meriton vëmendje të shtuar të shqiptarëve, për t`i sfiduar planet ogurzeza të Serbisë ndaj Kosovës tonë. Kosova nuk ka kohë për ta pritur buxhetin e përvitshëm, qoftë ai edhe i (një) miliardë euro. Duhet djegur etapat, për ta themeluar dhe begatuar një Fond solid, enkas, për mbrojtjen e Kosovës.
           Fondi për Mbrojtjen e Atdheut-Kosovë,
                   imperativ, urdhëresë e kohës!
     Pas luftës dy herë është provuar hapja e Fondit për Ushtrinë, për mbrojtjen. Pa paragjykuar për paratë e vjelura, nga nismëtarët: Kryeministri Ramush Haradinaj, më vonë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nuk ishin fare seriozë për t`u besuar. Mësuam se “Firma Devolli” dhuroi 50.000 euro. Por, transparenca mungoi nga palë e cituara.
     Me paranë e popullit nuk ka lojë dhe as mirëbesim individual, grupor apo një partiak. Në vitet `90-a, kur ende nuk kishte Fond zyrtar në Mërgatë, Dr. Rugova e pa se si hidheshin paratë në paketë, në emër të Kosovës, pa emër, pa regjistrim, thjeshtë, në mirëbesim. Ai dha vetëm një porosi-sintezë: “Mos hidhni para në kapuç!” Dhe, rekomandoi hapjen e xhiro-llogarisë bankare, të përbërë nga një Komision i gjerë.
     Organizimi ka qenë i përkryer, pa asnjë mundësi abuzimi në bazën e mërgimtarëve. Por, disa “komandantë” të babëzitur, mujsharë, kriminelë e rrugaçë, nën shantazhin dhe kërcënimin e armëve, i grabitën milionat, nga dy Fondet kryesore dhe të shoqatave e klubeve në Mërgatë, në shkallë botërore, madje edhe në mars, prill, maj 1999 dhe asnjë euro, nuk është përdorur as për armë dhe as për logjistikë! Por, paratë mbetën në xhepat e “komandantëve”, të cilët blenë me privatizime pasuritë shtetërore me çmime qesharake!
     Çështja e armatimit të rëndë, ndoshta, ende ka kufizime për Kosovën. Por, infrastruktura mbrojtëse, korracimi për gjatë kufirit, duke respektuar distancat, tunelet e armatimit, strehimoret, duhet të jenë të bollshme dhe të përjetshme. E rëndësishme është të krijosh fonde të fuqishme, për të qenë gati kur lejimi i armatimit të rëndë të jetë pranuar. Por, jo qindra mijëra bunkerët si të Enver Hoxhës, të cilët, sipas specialistëve ushtarakë, më shumë ishin bërë për “konsum” të brendshëm psikologjik, se sa mbrojtje reale kundër armikut!
     Përgatitja për mbrojtjen, përmbushë edhe njërin nga kushtet bazë për pranimin më të shpejt në NATO.
     Modeli më i sigurt dhe më i lehtë është ai i Fondit Shtetëror të Republikës të Kosovës, 3 % nga rroga mujore. Kuota mujore mund të lëvizë, natyrshëm, më e lartë. Kemi vuajtur me vullnetarizmin, andaj, duhet praktikuar modelin e obligueshëm të Kroacisë, përgjatë luftës së tyre. Në vitet `90-a, kishte një rrogë (pagë) e kryefamiljarit kosovar, që mbante familjen e tij dhe, pjesërisht, vëllazërinë me familje në Kosovë. Ndërsa, tani, në familje hyjnë 3 dhe më shumë rroga mujore, madje të majme. Fjala është për Mërgatën, tashmë, të paktën, e 20 fishuar, krahasuar me vitet `90-a.
     Atdheun nuk bënë ta duash me fjalë boshe, folklorike e tundje flamujsh, apo referimit bajat, vend e pa vend të UÇK-së. Kohëve të fundit, po na rastis të shohim më shpesh, të ftuar në debatet televizive edhe ndonjë mërgimtar. Kur ai jep ndonjë qortim për politikën, analistët mercenarë i hidhen, si çakej, me pyetjen klishe: “Ku ishe ti gjatë luftës?!” Në një rast, pas lavdit që i bëri vetës njëri nga uçekejsat e Dukagjinit, moderatori mori guximin ta pyes: “A kujton ndonjë betejë, ku keni fituar?” U lodhë  dhe vonoi shumë në përgjigje dhe përmendi një betejë në një fshat të Prizrenit, ku janë vrarë 64 ushtarë serbë!
     Dhe, në vijim u mësua se ai nuk ishte pjesë e asaj beteje, pra, ishte rrenë e kulluar, sepse betejat ballore kanë qenë, pothuaj se, imagjinare, në Luftën e Kosovës, përjashto Betejën e Loxhës dhe luftën e Koshares. Dhe, kjo për dy arsye: E para, “Ti vjen nga Armata jugosllave, nuk mund të jesh në komandë, duhet të hapësh rova (kanal mbrojtës)!” Pra, në komandë mbizotëronin partiakët e LPK-së. Dhe e dyta, armatimi ishte jo propercional me armikun, sidomos, posedonte tanket.
     Shkrimi në vijim i Profesor Adem Salihaj është një analizë brilante, domethënës dhe bollshëm informativ, por që shqetëson deri në pagjumësi!
————————————————————————————————————————————————————————————————————
Salihaj ‘shpërthen’: Thaçi po çonte Kosovën drejt ndarjes – arrestimi në momentin e fundit e ndali planin!
Nga: A.M.
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi
Adem Salihaj ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me epilogun e procesit në Gjykata Speciale, duke rikthyer në vëmendje prapaskenat politike të disa viteve më parë.
Ai rikujtoi se, aktakuza ndaj Hashim Thaçi u bë publike pikërisht në momentin kur ky i fundit po udhëtonte drejt Uashington për një marrëveshje me Aleksandër Vuçiq, e cila – sipas tij – parashihte ndarjen territoriale të Kosovës në kuadër të të ashtuquajturit “korrigjim kufijsh”.
Salihaj në postimin e tij në Facebook, hodhi akuza edhe për përfshirje ndërkombëtare, lobim të financuar dhe tentativa për riformatim të hartës së rajonit, duke e cilësuar gjithë procesin si një rrezik serioz për ekzistencën e shtetit të Kosovës, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ditët e fundit kemi shumë debate dhe shqetësim lidhur me epilogun e gjykimit të Gjykatën Speciale. Por, për t’i kuptuar më mirë arsyet e gjithë kësaj, po kthehemi disa vite pas.
Fletarresti për Hashim Thaçin u lëshua në momentin kur ai në Vjenë po hypte në aeroplan për të shkuar në Uashington. Atje do të shkonte edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe këta dy po shkonin për ta nënshkruar marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ata e quanin Plani për korrigjimin e kufirit.
Sipas këtij plani, Serbia do të merrte Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin, pjesën ku ishin miniera të rëndësishme të plumbit, zinkut, arit dhe argjendit dhe përfshinte rreth 20% të territorit të saj. Në një version tjetër ky plan parashihte diku 40% të territorit të Kosovës, deri në Prishtinë e Prizren.
Kosova do të merrte në këmbim një pjesë të Preshevës dhe disa fshatra të Luginës, më pak se gjysma e këtij 20% që do të merrte Serbia. Këto ishin kryesisht ara, livadhe dhe ndonjë mal, por pa asnjë pasuri nëntokësore.
Serbia do të kishte plus Asociacionin e Komunave  me Shumicë Serbe, pastaj do të kishte mbrojtje të veçantë për kishat dhe manastiret, si eksterritoritet. Dihet se Liqenin e Ujmanit do ta merrte Serbia.
Por, një çështje tepër e rëndësishme ishte Trepça, pasuria e së cilës vlerësohet në 500 miliardë dollarë.
Sipas këtij plani, Trepça do të “menaxhohej” (ndahej) në mes Kosovës, Serbisë, SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës. Kosova do të merrte vetëm 35% të saj. Pjesa tjetër i shkonte Serbisë dhe këtyre shteteve që u përmendën. Nuk duhet përjashtuar mundësia që ndonjë hise të kësaj pasurie të madhe të kishin edhe Grenelli, Thaçi, Rama dhe Vuçiqi.
Vetë Mitrovica si komunë, e ndoshta edhe më shumë se kaqë, nuk do t’i takonte Kosovës, por do të ishte distrikt i veçantë nën menaxhimin e shteteve të mëdha.
Ky plan ishte i hartuar në Beograd, nga Vuçiqi, por sponzorë kryesorë ishin Hashim Thaçi dhe Edi Rama. Ata bënë çmos që ky plan të realizohej. Hashim Thaçi bëri vizita në shumë shtete për t’i bindur ta përkrahnin këtë plan, por nuk gjeti përkrahje askund, përveç te Rusia, Serbia dhe, për fatin tonë të keq, te Edi Rama, sepse po më vie rëndë të them te Shqipëria.
Në Uashington, sponzor i Planit ishte Richard Grenell, i cili e kishte bindur Presidentin Trump se ky ishte plan i paqes, i cili zgjidhte në mënyrë paqësore konfliktin shekullor dhe ndalte luftën 200 vjeçare në mes shqiptarëve dhe serbëve. Një plan, të cilin, siç i thoshin Grenell dhe Bolton, e përkrahnin edhe vetë Serbia e Kosova, nuk kishte pse të kundërshtohej as nga Presidenti Trump.
Këto ishin manipulime të Richard Grenellit, i cili, siç dihet, ishte i paguar nga Serbia. Më vonë Vuçiqi e dekoroi Grenellin në Beograd për merita të veçanta për Serbinë.
Por, nuk ishte vetëm Vuçiqi që paguante Grenellin.
Hashim Thaçi e kishte paguar James Rubinin nga 52 mijë euro çdo muaj për dy vite, që bëjnë 1 milion e 248 mijë euro nga buxheti i Kosovës, që të lobonte në Uashington për realizimin e planit serb për ndarjen e Kosovës. Këtë e pranoi edhe vetë Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë.
Mënyrën e arrestimit të Thaçit e shpjegoi Richard Grenell. Sipas vetë atij, arrestimin e Thaçit e organizuan tri shërbime të rëndësishme të inteligjencës: BND-ja  gjermane, MI6 angleze dhe CIA amerikane. CIA anerikane ende nuk kishte rënë nën ndikimin e Grenellit. Arrestimi u bë me urdhërarrestin e kryeprokurorit të Hagës Jack Smith, i cili ishte në kontakt dhe i koordinuar me këto tri shërbime dhe me demokratët në Uashington.
Mendoj se Presidenti Trump ishte i keqinformuar nga Grenelli, të cilit i besonte shumë. Trump nuk kishte ndonjë qëllim të keq ndaj Kosovës. Ai kishte bindjen se po ndalte një luftë 200- vjeçare dhe po krijonte paqen. Madje, pse ta këtë marrëveshje këtë marrëveshje, kur vetë  presidenti i Kosovës Thaçi dhe ai i Serbisë Vuqiç ishin pajtuar për këtë plan.
Përndryshe, tash në mandatin e dytë, Presidenti Trump, i rrethuar nga njerëz të duhur, kur u informua drejt, ai ka qëndrimin e duhur dhe ka bërë hapa shumë energjikë për mbrojtjen e Kosovës, bile më tepër se çfarëdo pritje e jona. Siç dihet, i është kërcënuar Serbisë se nëse e sulmon Kosovën, do ta paguajë shtrenjtë, ngjashëm me Kërcënimin e Kërshëndellave të Presidentit Bush. Kohët e fundit ka nënshkruar edhe ligjin dhe urdhërin që SHBA-të të angazhohen për mosndryshimin e kufinjëve edhe për pranimin e Kosovës në NATO. Pra, ai po bën edhe më tepër shumë për Kosovën.
Po të mos angazhohej kaqë shumë Thaçi dhe të mos ishte ky rrezik për ndarjen e Kosovës, me siguri fletarresti për Thaçin nuk do të shpallej atë ditë  dhe aqë papritmas. Madje, disa ndërkombëtarë i kishin deklaruar Thaçit se ai, për momentin, nuk ishte në listë për arrestim nga Gjykata Speciale. Është pikëpyetje se a do të arrestohej fare Thaçi, po të mos ishte ky rrezik i ndarjes së Kosovës, apo vetëm do të shtyhej arrestimi i tij për më vonë.
Po të realizohej ky plan, Kosova më nuk do ekzistonte si shtet dhe pjesa e mbetur do t’i bashkohej Shqipërisë.
Sipas asaj që flitej, Thaçi dhe Vuçiqi, si njerëz “të paqes” do të kandidoheshin për Çmimin Nobel për paqe. Ne ishim shumë me fat dhe duhet t’u jemi shumë mirënjohës shteteve të mëdha mike, që nuk lejuan të realizohej ky plan. Pa këto shtete nuk do të ekzistonte sot Republika e Kosovës.
Këtu po e jap atë që më tha Presidenti Rugova, në fund të vitit 2004, kur po bisedonim vetëm unë e ai për formimin e qeverisë: “Hashim Thaçin nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të bëhet kryeministër, ai është shumë i rrezikshëm”.

Të vërteta historike dhe përgjegjësi morale, përballë thënieve shpifëse dhe të pa baza ndaj Shën Nënë Terezës

0

Don Fran Sopi, Pejë

Në historinë e kombeve ka figura që nuk i përkasin vetëm një epoke, por ndërgjegjes njerëzore. Njëra ndër to është Shën Nënë Tereza. Për ne shqiptarët, ajo është bijë e gjakut tonë; për botën, është ikonë e dashurisë universale. Megjithatë, në kohën e relativizmit dhe të zhurmës mediatike, figura të tilla shpesh bëhen objekt polemikash, dyshimesh dhe pretendimesh pa baza të qëndrueshme dokumentare. Përballë kësaj dukurie, heshtja nuk është gjithmonë virtyt. E vërteta kërkon zë.

Ky reflektim i imi synon të paraqesë në mënyrë të zgjeruar, të rrjedhshme dhe të argumentuar jetën, kontekstin historik dhe dimensionin moral të figurës së saj, duke theksuar domosdoshmërinë e përgjegjësisë në gjykimin publik.

  1. Rrënjët shqiptare: një familje, një formim, një thirrje

Shën Nënë Tereza, e lindur Gonxhe Anjezë Bojaxhiu më 26 gusht 1910 në Shkup, ishte fryt i një familjeje shqiptare me rrënjë të thella në besim dhe atdhedashuri. Baba Kolë Bojaxhiu ishte tregtar dhe veprimtar shoqëror; nëna Drane mishëronte dashurinë konkrete ndaj të varfërve. Shtëpia e tyre ishte e hapur për nevojtarët. Vdekja e parakohshme e babait la gjurmë të thella në jetën e saj. Nëna Drane e edukoi me devocion, disiplinë shpirtërore dhe ndjeshmëri sociale. Aty u hodhën themelet e një jete që do të bëhej dhuratë për të tjerët.

Në moshën 18-vjeçare, ajo u largua nga familja për t’iu bashkuar Motrave të Loretos. Ky akt nuk ishte vetëm vendim personal, por sakrificë e thellë. Ajo nuk e pa më kurrë nënën e saj. Ky fakt e bën misionin e saj edhe më domethënës: ajo zgjodhi universalen duke mos e mohuar kurrë rrënjën shqiptare.

  1. “Thirrja brenda thirrjes” dhe lindja e një misioni

Në vitin 1946, gjatë një udhëtimi me tren drejt Darjeelingut, përjetoi përvojën shpirtërore që e quajti “thirrja brenda thirrjes”. Ishte ftesë për të jetuar mes më të varfërve, jo thjesht si mësuese, por si motër e tyre.

Në vitin 1950, themeloi Kongregatën e Misionareve të Bamirësisë në Kalkutë. Fillimet ishin të varfra. Por varfëria ishte zgjedhje, jo imponim. Me rrobën e bardhë me vija blu, ajo u bë simbol i përulësisë dhe shërbimit. Brenda pak dekadash, kongregata u përhap në qindra qendra në botë. Ajo ndërtoi shtëpi për të sëmurët me lebrozë, për të braktisurit, për fëmijët pa familje, për të vdekurit e rrugës. Në një epokë industrializimi e indiference, ajo riktheu dinjitetin e njeriut konkret.

  • Shqipëria nën persekutim: martirët për “Fe e Atdhe”

Ndërsa ajo shërbente në Indi, Shqipëria përjetonte një nga periudhat më të errëta të historisë së saj nën regjimin e Enver Hoxha. Pas vitit 1944, nisi një persekutim sistematik ndaj fesë. Klerikët katolikë u konsideruan armiq ideologjikë. Burgjet u mbushën me meshtarë. Pushkatimet u bënë realitet i përditshëm. Ndër figurat emblemë qëndron Anton Harapi, françeskan, intelektual dhe patriot, i pushkatuar më 1946. Ai mbeti simbol i ndërgjegjes së lirë dhe i besnikërisë ndaj motove “Fe e Atdhe”.

Së bashku me të, dhjetëra meshtarë e rregulltarë të tjerë u martirizuan. Emra si Atë Gjon Shllaku, Dom Lazër Shantoja e shumë të tjerë u flijuan për besim dhe identitet kombëtar. Ata nuk hoqën dorë nga altari, edhe kur përballë kishin plumbin.

Në vitin 1967, Shqipëria u shpall “shteti i parë ateist në botë”. Kishat u mbyllën, tempujt u shkatërruan, pronat u konfiskuan. Në këtë klimë, Shën Nënë Tereza nuk u lejua të vizitonte vendin e saj për dekada. Në vitin 1974, iu mohua edhe pjesëmarrja në varrimin e nënës së saj, pavarësisht ndërhyrjeve të Papa Pali VI.

Vetëm në vitin 1989 ajo arriti të vizitojë Shqipërinë, një vizitë që kishte dimension shpirtëror dhe simbolik për kombin.

  1. Njohja universale dhe dimensioni global

Ndërkohë që Shqipëria vuante izolimin, bota e lirë e nderonte. Ajo mori çmime prestigjioze si:

– Nobel Peace Prize (1979)

– Bharat Ratna (1980)

– Presidential Medal of Freedom (1985)

– Order of Merit (1983)

  • Në vitin 2016, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku. Kanonizimi ishte rezultat i një procesi të gjatë hetimi teologjik e historik.

Emri i saj sot mban rrugë, sheshe, aeroporte dhe institucione në shumë vende të botës. Kjo përhapje dëshmon pranimin universal të figurës së saj.

  1. Pretendimet dhe përgjegjësia e fjalës

Në diskursin publik janë artikuluar pretendime nga komentatorë si Alfred Cako, që kërkojnë verifikim serioz. Po ashtu, është përmendur spekulativisht edhe emri i Jeffrey Epstein, pa prova dokumentare që ta lidhin drejtpërdrejt Shën Nënë Terezën me veprimtari kriminale.

Në historiografi dhe etikën akademike, pretendimet duhet të mbështeten në burime, dokumente dhe analiza të paanshme. Pa këto, ato mbeten hipoteza të pambështetura nga të cilët edhe duhej të merren masa.

Ndaj në përmbyllje të këtij reflektimi analitik,  e themi se Shën Nënë Tereza mbetet figurë që e tejkalon kohën. Ajo është dëshmi se dashuria konkrete mund të ndryshojë botën. Në të njëjtën kohë, kujtimi i martirëve shqiptarë si at’ Anton Harapi dhe shumë të tjerëve na kujton se liria fetare dhe dinjiteti njerëzor kanë pasur çmim të lartë në historinë tonë. Historia kërkon maturi. Kritika është e ligjshme; shpifja jo.

Në fund të fundit, historia gjykon mbi bazën e fakteve, jo të zhurmës. Figura e Shën Nënë Tereza mbetet simbol i dashurisë, sakrificës dhe shpresës universale.

Referenca:

Vatican News – Dokumentacioni i kanonizimit (2016).

Nobel Prize Official Website – Nobel Peace Prize 1979.

Misionaret e Bamirësisë – Arkivi zyrtar.

Encyclopaedia Britannica – “Mother Teresa”.

Arkiva e Kishës Katolike në Shqipëri – Dokumente mbi persekutimin fetar 1945–1990.

Miranda Vickers, The Albanians: A Modern History.

Owen Chadwick, The Christian Church in the Cold War.

Më 15 shkurt 2026

Vjedhje me kallashnikov dhe disa mendime rreth një shkrimi të Nue Oroshit për neootomanizmin dhe varfërimin e qëllimshëm

1
Vjedhjet e lopëve me kallashnikov dhe mohimi dhe luftimi i identitetit shqiptar “pa kallashnikov” , por “në mënyre të hapur e legale”, është bërë përditshmëri e vendit. Pamja e IndeksOnline është nga Gurrakoci i Istogut, ku pretendohej për vjedhjen e lopëve…!
Gjergj Kabashi
____
Shkrimi i historianit Nue Oroshi, me titullin “Mjaft është mjaft, shqiptarët që e praktikojnë krishterizmin, po ndiqen e varfërohen në vendin e vet nga neootomanët”, që ma kishte nisë dhe ia botova dje në Drini, është jo vetëm një këmbanë alarmi për shtetin e Kosovës por edhe për botën demokratike përgjithësisht.
Ai, pos tjerash, në shkrim thekson, se: “Kundër shqiptarëve katolik në Kosovë është zhvilluar një shtypje e fsheftë. Vetëm në fshatrat e Prizrenit për vite të tëra ju është bërë një grabitje sistematike e bagëtive. Ato grabitje nuk janë bërë rastësisht , por në mënyrë të organizuar. Në këto grabitje kanë marrë pjesë në mes të natës persona të armatosur herë – herë deri në 10 persona të armatosur me kallashnikova dhe lloje të ndryshme të armatimit të gjatë.”
Këto që i thkeson historiani Nue Oroshi duan vërtetim urgjent prej Policisë së Kosovë, pjesës më profesioniste të saj.
Sidomos duhet vërtetimi se kush janë ata që me “kallashnikov” ua vjedhin atyre banorëve bagëtinë gjatë natës.
Nëse vërtetohet se këto bëhen për arsye të përkatësisë fetare të banorëve, kjo është ajo që nuk mund të pranohet prej askujt në Kosovë, se, ashtu do të vërtetohej se Islami Global që vepron ilegalisht ndër ne, dashka që ta varfëroj qëllimisht një komunitet i cili e praktikon krishterizmin në mënyrë që t’ia bëjë jetën e parehatshme e ta nxisë shpërnguljen e tij.
Ky është antishqiptarizëm dhe nëse vërtetohet si i këtillë në këtë rast, ndaj këtij antishqiptarizmi i kryen punët mirë dhe qysh duhet një ditë prej tëtëve mbarë kombi shqiptar.
Para një kohe më tregonte historiani ynë i njohur Jusuf Buxhovi, se si pas lufte “me kallashnikov” në dorë kishin shkuar në një librari të Gjakovës dhe kishin kërkuar që prej saj të largohej libri i autorit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“.
Kjo është e tmerrshme veç për me menduar…Këtë farë “Lirie Myslimane” – neoosmane të dikujt, populli shqiptar i vuajtur dhe nën pushtimin shumëshekullor të Perendorisë Osmane dhe të Serbisë , për pothuaj një shekull, mezi e priti më në fund Lirinë Shqiptare…!
Por, dikush nuk e pranon atë liri, pasi mendon se Perandoria Osmane – kalifatiste, nuk është dashur të tërhiqej nga viset e Gadishullit Ilirik si e mundur dhe mposhtur në vitin 1912.
Kallashnikovi dihet që është armë luftarake, andaj ata që shkojnë të vjedhin me armë të tilla, duhen urgjentisht të vihen para drejtësisë (qoftë edhe me vonesë), që të kuptohen të gjitha motivet e vjedhjeve të tilla dhe t’ua shoh kombi shqiptar fytyrën, në mënyrë që të dihet se si duken këta “neootoman”, sipas mëdyshjeve të Nue Oroshit.
Mendimtari Anton Gj. Kolaj pati lënë fjalë të paharrueshme, që duhet ta kemi parasysh të gjithë, kur e patën etiketue se “si katolik” ka qenë pjesë e Kryesisë së LDK-së dikur, duke thënë hapur e publikisht, se nëse paskësh qenë “si katolik” pjesë e asaj kryesie, atëhere ai nuk e pranon atë nderim!
Me shumë të drejtë…!
Se kjo i bije se qenka përzgjedhur si pjesëtar “i pakicës katolike”, në mesin e “shumicës myslimane!”
Mendimi i tillë që shpesh shprehet me demagogji nga “mëshira për pakicën katolike”, është jo vetëm joqytetërues e jokulturor, por është një tragjedi e paralajmëruar kombëtare, për t’i lëshuar rrugë Islamit Politik Global, Murtajës antishqiptare të ditëve tona, që e kanë përkrahur hapur apo fshehur të gjithë politikanët e mjerë të Kosovës dhe ata shqiptarë në përgjithësi.
Por, përpos vërejtjes gjeniale dhe kombëtarisht shumë të qëlluar e të shëndetshme të Anton Kolajt, ka edhe shumë gabime e inferioritet në mesin e atyre që “politikanët tonë”, deri edhe tek Isa Mustafa i LKJ-së dë dikurshme , që “katolikët” i vendosin në këndin e “pakicës” – brenda “shumicës Muslimane!”.
Kjo është që t’i lëshohet rrugë zhbërjes kombëtare, që nisë ashtu siç kanë dashur gjithnjë Rusia Cariste e Federata Ruse sot, Serbia apo Turqia deri në vitin 1912.
Une “si katolik i ri” e kam vërejtur se edhe “disa katolik të vjetër” janë fajtorë të mëdhenj për qëllimin e pafshehur antishqiptar për ta krijuar të ashtuqujturin “populli Musliman shqiptar”!
Për lexuesit do t’i jep vetëm dy shembuj që e përshkruajnë mjaft mirë këtë që e them.
Pasi isha rikthyer në krishterizmin e familjes në fund të korrikut 2008, pa menduar fare rreth atij rikthimi që e konsideroja dhe konsideroj krejt të natyrshëm, shkova në një restorant ku kishte qenë duke ndejtur vëllai im i vogël, daja im dhe “një katolik”.
Kur më panë ata u ngritën në këmbë, duke më lëshuar vend që të ulesha dhe qeshnin me gjithë zemër.
“Katoliku i vjetër” në vend se të gëzohej që i erdhi “katoliku i ri” e të bëheshim “dy me dy”, une e ai “këndej” , e vëllai e daja im “andej”, desh e theu kryet e hyri nën tavolinë duke dashur të largohej kur më pa…?!
Po kështu e pata përjetuar edhe ftesën për t’u bërë pjesë e ndejës në një restorant tjetër, në bahqen e tij, ku kishte qenë edhe një gazetar ndërkombëtar “katolik”…, i cili bëri grimasa të rënda kur më pa, duke menduar se do të ulesha aty ku ishte edhe ai dhe ashtu do t’ia prishja imazhin e një të “përkëdheluri katolik në mesin e shumicës Muslimane”?!
Une, atë shumicë Muslimane jo vetëm që se njoh, por edhe e luftoj…!
Personalisht nuk më intereson praktika a jo praktika fetare e askujt, por nuk mund t’i duroj ata Shqiptarë që i lëshjojnë rrugë Islamit Politik Global, qoftë edhe pa qenë të vetëdijshëm se kujt po i shërbejnë.
Prandaj e rithem se Anton Gj. Kolaj ka shumë të drejtë kur e mohon pranimin prej tjetrit me etiketën religjioze “si katolik” , pasi ai e din mirë se të jesh a mos të jesh “katolik” apo “mysliman” , është punë e intimës dhe ndërgjegjës tënde, e jo e shteteve që kanë synime armiqësore ndaj teje.
Nuk mund të mos e them se më bëri përshtypje të keqe urimi publik për “ramazan” i një “të krishtere” mjaft të kulturuar, sipas meje, jo që nuk duhet uruar tjetrin për festën e caktuar, por jo një komunitet në krye të të cilit qëndrojnë ata që janë jolojal ndaj kombit, që nuk janë përgjigjur për xhamizimin e Kosovës , por që vazhdojnë ta xhamizojnë edhe më tej me parat e huaja dhe për agjendat e huaja kombzhbërëse.
Që nuk janë përgjigjur kurrë për mbi 400 të rinj që i quan në Siri, apo për mohimin e historisë dhe kulturës shqiptare, duke i lartësuar edhe sulltanët gjakatar, që kanë ushtruar shumë gjenocide ndaj nesh, duke shkatërruar qytete e fshatra të tëra dhe duke e ndjekur vazhdimisht krishterizmin ndër shqiptarët, se , në atë kohë kryeqëllimi i pushtimit të Perandorisë Osmane – xhihadiste, ka qenë përhapja e Islamit.
Prandaj, që t’i lëshoje rrugë “islamit paqësor” që atë natë ndoshta përmes ushtarit osman që e përhapte islamin dhe që mund të ketë fjetë me nënen e motrën tënde, apo që i ka marrë fëmijët Arbnorë e dërguar në Stambil dhe që mund t’i ketë vra të tjerët, duhej “vullnetarisht të kaloje në Islam”, dhe të mos kishe të bëje asgjë me krishterizmin.
Prandaj, e rithem se ajo që e ka thënë publikisht historiani Nue Oroshi, duhet të vërtetohet deri në imtësi nga Policia e Kosovës, duke i rishikue vërejtjet e tij pikëpërpikë.
Dhe t’i bëhet me dije gjithkujt se në Prizren, qytetin historik të kombit, nuk vendosë askush tjetër përpos Arbërorëve, se ku duan ta vendosin përmendoren e Gjergj Gjon Kastriotit.
Për vendosjen e asaj përmendoreje vendosin Arbërorët, e jo ata që kanë ambicje neootomane, baletat apo ferajt, apo mercenarizmi partiak, që para këtij kombi nuk janë e nuk paraqesin asgjë.
Përderisa Anton Kolaj flet aq qartë dhe zëshëm që se pranon të qenit “pakicë” brenda kombit e familjes së tij, ne të tjerët vetëm mund të flasim dhe ta qesim prej goje ndonjë mendim të pakuptimt.
Në fund duhet ta themi qartë se problemin më të madh e kemi me “politikanët tonë” që, sikurse Isa Mustafa, investimet e huaja religjioze për ndryshimin e natyrës së një kombi, i marrin si “të vetat” dhe flasin mendime të kota për “tolerancën fetare ndër ne”, sipas vokabularit mysliman – turkomadh në stilin “të vazhdosh të paraqitesh ai që nuk je…”, pra u dashka të paraqitemi vetëm ashtu sikurse që duan Turqia neoosmane, Serbia dhe federata Ruse.
Kësi politikanësh Arbnorët jo që nuk duan më, por besoj shumë se duan ta harrojnë edhe kujtimin për ta.
Se atë “tolerancë” të imagjinatës së prishur të tyre, po e shkatërron ai që po të ndërton xhami pas xhamie në “lëndinat” e vendit tënd, gjithnjë për interesat e veta neootomane, sikurse edhe “ti” apo tjetri që po e përmbanë e nuk po reagon ndaj antishqiptarizmit të tillë.
Një vërejtje e patejkalueshme ndaj historianit Nue Oroshi, tek njoftimi në fund të tekstit të tij që duhet të vërtetphet prej orhganeve të sigurisë, është pjesa e fjalisë se “…asesi nuk mundëm pa i përmendur vëllëzërit e mi të gjuhës, gjakut dhe flamurit, shqiptaret atdhetar të besimit islam.”
Nue Oroshi, ti je historian i vlerësuar dhe respektuar për punën tënde profesionale , andaj mos përmend përkatësi fetare të askujt , se shqiptarizmin, edhe të atyre që i cilëson si të kanosur, janë duke e mbrojtur vetëm Shqiptarët, që tashmë janë në kryengritje kulturore dhe historike të pandalshme për ta mbrojtur kombin nga xhamizimi – islamizimi i qarqeve neoosmane.
Pra, pjesë e kësaj kryengritjeje të madhe ndaj antishqiptarizmit neoosman që po na lufton nga brendia, janë vetëm ata që janë të lidhur me kombin dhe interesat e tij jetike.
Prandaj, kot i përmend vëllezërit e “gjuhës, gjakut dhe flamurit, shqiptarët atdhetarë të besimit islam.” 
____
Nuke Oroshi: “Përkundër gjithë këtyre padrejtësive që i përmenda dhe mijëra të tjera që i kemi të evidencuara dhe do të jenë pjesë e një Prememorje që do  t´iu dërgohen Brukselit, Berlinit e Washingtonit asesi nuk mundëm pa i përmendur vëllëzërit e mi të gjuhës, gjakut dhe flamurit, shqiptaret atdhetar të besimit islam.”
Isa Mustafa…

Kur ligji mbetët vetë në letër e duhani pihet gjithandej në lokale e inspetorati heshtë

0

The Auckland Star (1938) / “Ne besojmë në të qenit vajza moderne…” — Intervista me Myzejen, Ruhije dhe Maxhide Zogu në Londër

Tri amazonat (Myzejen, Ruhije dhe Maxhide Zogu) në Southampton, Angli — Burimi : Paris-soir, 30 mars 1938, e mërkurë, ballinë.


Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 shkurt 2026

Gazeta neozelandeze “The Auckland Star” ka botuar, të mërkurën e 11 majit 1938, në faqen n°7, intervistën ekskluzive asokohe të Myzejen, Ruhije dhe Maxhide Zogut në Londër, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Vajza moderne. Princesha elegante. Motrat e Mbretit Zog. Diskutojnë planet e dasmës.

Burimi : The Auckland Star, e mërkurë, 11 maj 1938, faqe n°7.

Burimi : The Auckland Star, e mërkurë, 11 maj 1938, faqe n°7.

“Ne besojmë në të qenit vajza moderne — dhe po bëjmë më të mirën për ta modernizuar Shqipërinë.”

Tri motrat e vogla brune dhe elegante të Mbretit Zog — Princeshat Myzejen (28), Maxhide (26) dhe Ruhije (24) — e thanë këtë kur së fundmi pritën një gazetare në suitën e tyre në stilin Louis XVI në Hotel Ritz, Londër.

“Megjithëse vendi ynë është gjysmë oriental,” thanë ato, “ne nuk kemi pasur ndrojtje në prezantimin e risive të tilla si të shkuarit rregullisht në kinema, veshja e kostumeve të shkurtuara të banjës dhe pizhamave të plazhit, përdorimi i makijazhit dhe heqja dorë nga ferexhja.”

Princesha Myzejen kishte veshur një fustan georgette ngjyrë blu Oxford, të stolisur me një dantellë të bardhë të hollë rreth qafës, të mbërthyer me një yll diamanti.

Princesha Ruhije kishte veshur një kostum të zi korb, me spirale më të trasha zbukurimi që shtriheshin nga kyçet e duarve deri te shpatullat e saj elegante.

Princesha Maxhide ishte gjithashtu e veshur në të zeza, me zbukurime bizantine të arta mbi shpatulla.

Të tria kishin veshur këpucë të zeza me taka të vogla rreth 5 cm, me përmasa aq të vogla sa nuk mund të ishin më shumë se numri 35. Të gjitha ishin të kuruara në mënyrë të shkëlqyer, deri edhe te thonjtë e lyer me një nuancë të lehtë.

Princesha Myzejen, e cila nuk e kishte vizituar më parë Anglinë, zbuloi se nuk do të ketë rite fetare kur Mbreti Zog të martohet me të fejuarën e tij të bukur dhe bjonde 22-vjeçare, Konteshën Geraldinë Apponyi, më 27 prill.

Ajo tha: “Martesa do të zhvillohet në pallatin e vjetër në Tiranë dhe do të jetë tërësisht civile—po sikurse një martesë civile në çdo vend tjetër. Edhe pse feja e Shqipërisë është myslimane dhe Kontesha Apponyi do të mbetet katolike romake, kjo procedurë është plotësisht kushtetuese. 

“Për më tepër, kjo shmang vështirësinë e marrjes së një leje papale. Nuk bëhet fjalë që vëllai im dhe mbretëresha të vizitojnë Papën gjatë muajit të mjaltit për të marrë bekimin e Tij.”

Princesha Maxhide shtoi: “Kur u nisëm nga Nju Jorku me anijen Queen Mary, nuk kishim ndërmend të vizitonim Londrën.

Vetëm Myzejeni, e cila nuk kishte qenë kurrë këtu më parë, na bindi. Nga një kapriço e çastit dërguam një mesazh te Legata jonë duke u kërkuar të rezervonin akomodim për ne.

Princesha Ruhije dhe unë kishim kaluar më parë dy javë këtu dhe, pasi kishim lexuar historinë e Britanisë së Madhe, menduam se ishte një mundësi që nuk duhej humbur. Duhet të nxitojmë të kthehemi në Shqipëri për të provuar fustanet tona. Duhet gjithashtu të vendosim me vëllanë tonë sa shoqëruese të nuses do të ketë. Ne të tria do të jemi shoqëruese — gjithashtu mbesa jonë, Princesha Danushe, vajza e motrës sonë më të madhe, Princeshës Adile. Fustanet tona do të jenë të gjitha të bardha, por nuk do të mbajmë vello.”

“Shumë moderne.”

“Do të jetë një dasmë shumë moderne.”

Princesha Ruhije shpjegoi se ajo dhe motrat e saj janë ngarkuar nga vëllai i tyre, Mbreti Zog, me detyrën për të udhëhequr modernizimin e grave shqiptare.

Ajo tha: “Ne të tria jemi lejtnante në ushtrinë e grave shqiptare. Unë jam përgjegjëse për udhëheqjen e lëvizjes moderne artistike në Shqipëri. Myzejen është pioniere e sporteve për gratë, ndërsa Maxhide është përgjegjëse për turizmin.”

Kelmendi LUTET që me 17 shkurt të mos protestohet për ata që po gjykohen në Burgun e Hagës, se nuk po gjykohet UÇK!

2
Kjo mumje në foto, e shtrirë në trotuar para hyrjes së burgut të Prishtinës në vitin 2013, në grevë urie kundër burgosjes së komandantëve Sylejman Selimi me shokë, ju bën LUTJE: mos u shpërdoroni nga thirrja për protestë më 17 shkurt në Prishtinë, sepse është e thirrur dhe e organizuar nga profiterët thaçistë, të cilët e kanë kapur Shoqatën e veteranëve dhe PDK-në, por që ia dolën t’i manipulojnë edhe parlamentet e Shqipërisë dhe të Kosovës – që t’i kundërvihen “Gjykatës Speciale” me presion politik!
Arsyetim:
Protesta e përmasave të mëdha e komprometon shtetin tonë si shtet joligjor, të kapur nga “ndërmarrja e përbashkët kriminale”, sepse në shtet ligjor nuk protestohet gjatë procesit gjyqësor, meqë kjo përbën presion politik.
Protesta e përmasave të mëdha i dëmton të akuzuarit, Jakupin, Hashimin, Rexhepin dhe Kadriun, të cilët na i kanë harxhuar (kundërligjshëm) mbi 30 milionë euro të buxhetit të Kosovës për ekipe të shtrenjta avokatësh, që ta bindin trupin gjykues se këta të akuzuar nuk ishin as liderë e as komandantë të UÇK-së; ndërsa profiterët thaçistë, që organizojnë protesta për interesa të tyre personale, gënjejnë se ata ishin liderë dhe komandantët kryesorë të UÇK-së, edhe pse e dinë se po i dëmtojnë të akuzuarit.
Protesta e përmasave të mëdha kundër “Gjykatës Speciale” e armiqëson Kosovën me SHBA-të, BE-në dhe Anglinë, të cilat e krijuan dhe po e financojnë “Gjykatën Speciale” (të ndihmuar financiarisht edhe nga Zvicra dhe Norvegjia), duke e furnizuar edhe me qindra kuadro – hetues, prokurorë, gjyqtarë, përkthyes – sepse nuk është logjike që aleatët të kenë mirëkuptim për bukëshkalët që nuk e respektojnë shtetin ligjor të Kosovës dhe që bëjnë sikur nuk e kuptojnë se aleatët e formuan “Gjykatën Speciale” për ta demantuar e diskredituar aktgjykimin (Raportin e Dik Martit), të miratuar nga Asambleja e Këshillit Evropian më 7 mars 2011, me qëllim që të fisnikërohet UÇK-ja nga akuzat e shpifura kolektive për krime lufte, deri edhe për “trafikim organesh”.
Vetëm idiotët mendojnë se dënimi individual i katër të akuzuarve, nëse u faktohet ndonjë krim i mundshëm, qenkësh me më shumë pasoja për UÇK-në dhe për shtetin tonë sesa Raporti i Dik Martit, i miratuar nga Asambleja e Këshillit Europian.
Vetëm idiotët nuk duan që të fisnikërohet UÇK-ja dhe Kryengritja jonë çlirimtare nga akuzat e shpifura, inkriminuese, që i përmban Raporti i Dik Martit, duke derdhur lot krokodili për katër “liderët” e akuzuar të UÇK-së, të cilët ZPS-ja duhet t’i ketë përzgjedhur si protagonistë simbolikë, meqë ishin më të zhurmshmit në glorifikimin e rolit të tyre si “udhëheqës” të UÇK-së për hir të përfitimeve personale, politike e financiare.
Thirrini arsyes dhe mos bini viktima të matrapazëve profiterë të sojit Gucati e Nasim Haradinaj (emrat e të tjerëve të sojit të tyre nuk po më kujtohen për momentin), sepse vërtet po i dëmtoni edhe katër të akuzuarit, meqë gjyqtarët nuk i trembni me protesta; përkundrazi, u shkaktoni hidhërim, që mund ta shprehin përmes aktgjykimit.
Që do të thotë se, në të gjitha aspektet, protesta e 17 shkurtit vetëm pasoja shkakton për të akuzuarit, për famën e UÇK-së dhe për shtetin tonë, meqë këto nxisin edhe armiqësi të Kosovës me aleatët që janë angazhuar të na ndihmojnë edhe me këtë “Gjykatë Speciale”.
Falënderime edhe për keqkuptime!

“UÇK e themeluam, por në luftë nuk e angazhuam”

0

Nga: Idriz Zeqiraj , Gjermani

Kështu deklaron Prof. Dr. Muhamet Kelmendi, ish-nëkryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dhe njëri ndër themeluesit të UÇK të Lëvizjes, në shkrimin me titull: “Këta ishin shkatërruesit e strukturës organizative së UÇK-së”, publikuar më 12 nëntor 2025, në “Bota Sot”. të vërtetën.

Ai rrëfeu të vërtetën e jetuar faktike për Ushtrinë, luftën dhe protagonistët e LPK-së të Mërgatës. Duke qenë kuadër i hershëm i kësaj organizate ilegale në Kosovë dhe legale në Mërgatë, profesor Kelmendi dëshmon, madje besnikërisht, për klanet, puçin e bërë ndaj Kryesisë të LPK-së, sabotimin e luftës, deri në tradhti kombëtare. Ai fajëson Tiranën zyrtare komuniste, Francën, Serbinë, përkatësisht, përkrahjen e strukturave greko-serbe.

Qëllimet e Shqipërisë, të Serbisë dhe të strukturave greko-serbe, tashmë, janë të njohura. Por, për Francën nuk e di pse nuk e shpjegon autori i shkrimit? Megjithatë, po japim diçka çfarë kemi dëgjuar nga TV Canal +, francez: Drejtori i Shërbimit sekret qendror, Pierre Siramy, rrëfen për rekrutimin e Hashim Thaçit, nga agjenti i DGSE për Ballkanin, Arnaud Danjean, dhëndër dhe agjent i Serbisë. Ai u dërgua nga Parisi në Zyrih, për ta mësuar gjuhën gjermane. “Rastësisht”, u ndodh në një grup mësimor me Hashimin tonë. “Rekruti i ri mjafton ta dijë se ka një dosje për atë. Agjenti ynë këtë e posedonte”,- thotë Siramy. (Shih në Ju tube).

Kryesia e vjetër e LPK-së ishte për unifikim të faktorit ushtarak. Por, Kryesia e re puçiste, e dominuar nga klani i Drenicës, kishin plane tjera. Mbledhjen në Osllo LPK-në e përfaqësonin Adem Demaçi dhe Xhavit Haliti. Të 228 oficerët e karrierës, me Akademi Ushtarake, nga Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK), të themeluar nga Dr. Ibrahim Rugova, kishin përzgjedhur Kolonel Ahmet Krasniqin për Ministër të Mbrojtjes. LPK-ja nuk e pranoi kandidaturën dhe e dështoi Mbledhjen në fjalë.

Pas Mbledhjes të dështuar të Osllos, qeveria shqiptare urdhëroi largimin e oficerëve të FARK-ut nga Shqipëria, “ose do t`ju vrasim”! Ata iu drejtuan Presidentit Rugova me pyetjen-dilemë “Ç` të bëjmë?!” Dhe, përgjigja ishte e prerë: “Ju jeni ushtarakë, e dini detyrën tuaj”. “Por, do të na vrasin”,

i thanë Rugovës. Dhe, përgjigje ishte se “nuk do të vritemi të gjithë. Kthim prapa nuk ka, vazhdoni luftën!”

Ministri i Mbrojtjes, Halil Bicaj, rrefeu në TV: “Nga 11 ushtarë të nisur për Koshare, jo në grup, asnjëri nuk ka arritur në Koshare dhe nuk janë parë më në jetë. Fatin e të 12-it po e hulumtojmë”!

Anëtarët e Kryesisë të LPK-së janë të një mendjeje se në asnjë mbledhje e Kryesisë partiake apo strukturë ushtarake, nuk e ka zgjedhur Hashim Thaçin në asnjë nga pozitat që i atribuohen, pra, as drejtor të Drejtorisë politike dhe as të parë të Rambujesë apo lexues të dhunshëm të Deklaratës të Pavarësisë, sepse nuk po pavarësohej qeveria, por shteti i Kosovës.

Të gjitha ofiqet, gradimet, emërtimet ia dha rekrutuesi i tij freng, Arnaud Danjean. I publikoi gazeta e LPK-së “Zëri i Kosovës” dhe askush nuk reagoi, sepse, tashmë, Hashimi qe bërë “mbret i pakurorëzuar”, me abuzim kulmor dhe rruagaçëror të pushtetit të pakufizuar.

Presidenti Rugova nuk e pranoi Hashimin kryeministër, me arsyetimin e bazuar “të mos lejohet ngritja e tij në pozita të nalta, se është i dëmshëm për Kosovën”. Shqiptarët harruan si peshqit, për kafshimin e grepit fatal dhe Kosovës, i ndodhi gjëma me të shantazhuarin me dosje penalizuese Hashim Thaçin.

Shantazhimi penalizues i Hashimit, do t`i sjellë dëme Kosovës, heshtja për vrasjen dhe shpërnguljen masive të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, me 3 dhe 4 shkurt 2000! Premtimi solemn për kthimin e shpejtë në shtëpitë e tyre, ishte mashtrim i turpshëm. Dhe Hashimi e harroi përjetësisht premtimin!

Mbështetja e organizimit të protestave vandaliste të mars-prillit 2004, të projektuara nga Serbia, i realizoi PAN-i besnikërisht. Rrjedhojat, decentralizimi fshat e komunë serbe, Asociacioni që vazhdon ta ngulfatë Kosovën, është pasojë i shantazhimit të Hashimit me dosjet e krimeve makabre.

Dhe, së fundi, blerja e dosjeve të Hagës, të ardhura nga Beogradi, për ta penguar drejtësinë në Hagë dhe nxitja e gjakderdhjes ndër shqiptare, është akt që turpëron bandën e PAN-it.

Për një çerek-shekulli subjektet politike PDK, AAK, NISMA, të koalicionuara në PAN, kanë mashtruar dhe falsifikuar, duke e përvetësuar UÇK-në, luftën e bërë në Kosovë. E vërteta është sa vijon: Fatmir Limaj, komandant i Podrimës, deklaron se 98 % të ushtarëve i kam pasur anëtarë të LDK-së. Ndërsa Ramush Haradinaj shkon më tej, 100 % të ushtarëve kanë ardhur nga LDK-ja.

Kurse të vërtetën e UÇK-së të LPK-së, e gjeni në shkrimin e Muhamet Kelmendit. Shkrimi në fjalë fletë për themelimin, pastaj shkatërrimin e UÇK-së, ende pa hyrë në luftë në Kosovë, sepse e sabotuan Hashim Thaëi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, me intrigimet komplotuese të Shqipërisë, Francës, Serbisë dhe të grupeve greko-serbe.

Hashimi tregohet i sinqertë kur pranon se “ishte larg frontit të luftës”. Por, gjeti rastin, në pranverën e vitit 1998, për të shkarkuar komandantët profesionistë ushtarakë, përfshirë edhe Tahir Zemaj me kolegët e tij, për t`i zëvendësuar me barinj e profanë në artin ushtarak. Me gjithë vullnetin përkushtues, gatishmërinë dhe guximin që kishin, nuk kanë arritur të organizojnë ndonjë luftë ballore dhe as mbrojtjen e popullatës nga masakrat serbo-sllave. Madje ka pasur raste kur komandantë të padijshëm i kanë pykuar ushtarët në pika, me një kallash kinez. Dhe, një sulm i armikut me tanke i ka vrarë në masë ata, ndërkohë që komandantët ishin shumë larg tyre dhe nuk pësonin asgjë. Kjo e penalizon Hashim Thaçin, duke ngjallë dyshimin e bazuar të sabotimit të luftës, ngaqë shantazhimi me dosje, i rrinte si “shpatë e Demokleut” mbi qafën e tij.

Kronologjia e ngjarjeve të viteve 1997, 1998, 1999 të kuadrove dhe të veprimtarëve të hershëm të LPK-së, puçin e bërë ndaj tyre nga klani i Kryesisë të re të LPK-së, tradhtia e disa shokëve, karrieristë dhe hiç, të cilët vazhdojnë të zvarritën, sepse i bashkon krimi. Me ndërhyrjen e poshtër, kriminale, sabotuese e thellësisht tradhtare ndaj luftës të Kosovës, do të mbetet njollë e zezë e përjetshme e social-komunistëve të Tiranës zyrtare. Profesor Kelmendi është denoncues i hershëm i kësaj bande.

Por, i pari që ua ka çjerrë maskën e vëllazërisë së rreme, ka qenë veprimtari i hershëm dhe burgaxhiu politik Sabri Novosella-Maxhuni. Eksponentët social-komunistë të Tiranës zyrtare, nuk kanë asgjë të pëbashkët me popullin shqiptar të Shqipërisë londineze. Sepse shqiptarët atje, me gjithë diktaturën fashiste të filo-sllavit Enver Hoxha, kanë ruajtur shpirtin e dlirë shqiptar. Intelektualët e mirëfilltë shqiptarë e pranojnë se qeveritarët e pas Mbretrisë Shqiptare, kurrë nuk kanë përfaqësuar interesat e popullit. Krejt ndryshe, me disa përjashtime, kanë qenë qeveritarët e Kosovës, – thonë ata.

Edhe disa nga bashkëveprimtarët të tij, nuk kanë heshtur, veçse paksa të vonuar. Në vitin 2018, Ibrahim Kelmendi, në gazetën “Kosova sot”, në disa artikuj në vazhdime, i akuzon shtabin e Rognerit për bashkëpunim me shtetet armike të Kosovës dhe sabotimin e Luftës të Kosovës. Pra, të cituarit e njëjtë, i akuzon për tradhti kombëtare. Dhe, ende më vonë, akuza për sabotimin e Luftës të Kosovës, për të njëjtit ka bërë edhe Dr. Jakup Krasniqi.

Që nga krijimi i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK), më 1991, Marrëveshja xhrntilmene e presidentëve Rugova-Alia, për dërgimin e djemëve të Kosovës, me trevat jashtë kufijve të saj, në ushtrimet ushtarake, nga pedagogë elitë të Akademisë Ushtarake Shqiptareme, të cilët organizuan guerilën luftarake në zonat e Kosovës: Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha, Iljaz Kodra, dëshmojnë vizionin dhe ndjenjen luftarake dhe atdhetare të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Ai arriti t`i mbajë gatishmëri ushtarakët e karrierës, deri sa koha për luftë dhe fitore erdhi.

Porosia e amerikane, por edhe e disa shteteve mike evropiane, ishte se “Serbia duhet ta fillojë luftën e para, ndryshe, rruga e mbarë pa ne”. Përndryshe, kushdo që llomotitet pa lidhje, se “Dr. Rugova ishte për paqe dhe jo për luftë”, është profan e trutharë.

Rrjedhimisht, nga shkrimi kronikë e kohës, e profesor Kelmendit, rezulton se UÇK e LPK-së, edhe pse u themelua, nuk hyri në Luftën e Kosovës, sepse e sabotuan disa bijë bastardë, të lidhur me qeveritarë tradhtarë shqiptarë dhe shtete armike.

Atë UÇK-në, me flamuajt e saj, që stolisin sheshet dhe rrugët e Kosovës, është UÇK-ja FARK-iste, që ralizoi dhe fitoi betejat ballore në Loxhë, Prapaqan dhe gjetkë në Kosovë, si Lufta ballore e Kosharës, të cilat legjitimuan luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sak Muji për hoxhën që e fyen Bill Clintonin dhe kujtesën tonë historike

4
Ky lloj “hoxhe”
Që fyen Bill Clintonin fyen edhe kujtesën tonë: mbi 14.000 shqiptarë të vrarë dhe një popull i shpëtuar nga shfarosja.
Sot ka njerëz që thonë se ai s’përfaqëson aspak shqiptarinë—unë them: kush e sulmon aleancën me SHBA/NATO, i shërben vetëm narrativës së Serbisë.
Hoxha që flet kundër statujës/përmendores së Bill Clintonit në Prishtinë
(që “duhet me u rrënu/hiq”) në ato klipe të Kojshia Show
është Hoxhë Feim (Fehim) Dragusha
Dakord kush e njeh e kush e kërkoi emrin .,..

Misioni i Adem Jasharit, poezi nga Atdhe Geci

0

Atdhe Geci, Prishtinë

MISIONI I ADEM JASHARIT

Shumë shekuj ka pritur  Kosova dardane

që Adem Jashari fatin  e  atdheut të tij ta

vështroj, përmes grykës  së pushkës dhe

nevojës për ribashkimin  me Shqipërinë.

Por, para  s´e  fitorja  jonë të jetë e plotë

secili  të  japë  atë  që  i  duhet Kosovës,

Kosovë e pushkës  dhe  e  kryengritjeve

liria jonë sot ka emrin, Republikë, andaj

qetësohuni. Ç´farë na duhet në këtë çast,

për t´iu prirë dardanëve të zemëruar nga

shtypja dhe poshtërimi serb  e  pushtimi.

Kohë e së vërtetë për lirinë tonë jemi ne,

u fliste trimave të UÇK-së Adem Jashari,

i fliste pushkës së tij me sy qiellor, fama

do të ecë sa ne do  të kemi fuqi dhe gjak,

që Kosova të jetë  zonjë  e fatit të vendit.

Atdheu ynë i copëtuar  nga  fqinjët  tanë

i ndarë në katër molla të gjakut: në gegë,

toskë, çamë dhe albanë është kauza jonë

kauza për një gjuhë dhe flamur shqiptar!