Kreu Blog Faqe 264

Jusuf Buxhovi: Shteti i Kosovës – e arritura më e madhe në këtë shekull

0
Armirë ShaqiriNga Armirë Shaqiri Më 17 shkurt 2026

Sot Kosova është në festë, duke shënuar Ditën e Pavarësisë – momentin historik kur më 17 shkurt 2008 shpalli shtetin e saj të pavarur.

Kjo datë simbolizon sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin e gjatë drejt lirisë, duke bashkuar qytetarët brenda dhe jashtë vendit në krenari dhe festime.

Përkundër këtij vlerësimi, që i atribuohet meritave të SHBA-ve dhe vendeve perëndimore, historiani Jusuf Buxhovi shfaqet shumë kritik ndaj pjesës më të madhe të politikanëve tanë nga pavarësia e deri në ditët tona, që me sjelljet e tyre të papërgjegjshme ndaj shtetit të Kosovës kanë ndikuar që çlirimi të mos kthehet në liri në kuptimin e plotë të sistemit të vlerave dhe, as parlamentarizi, të mos kthehet në demokraci!

Intervista e plotë:

J. Buxhovi: Shteti i Kosovës është e arritura më e madhe në këtë shekull. Nga aspekti historik ajo rikthen një pjesë të mbretërisë së Dardanisë, që bashkë me Mbretërinë e Maqedonisë dhe të Epirit, paraqesin qendrën e  antikitetit. Ky rikthim historik u mundësua nga ndryshimet gjeostrategjike dhe gjeopolitike në fund vitet e shekullit të kaluar. Ndryshimi gjeostrategjik, lidhet me rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, me ç’ rast, rënia e detantit gjysmëshekullor u përcoll me rënien e Paktit të Varshavës dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Ndërsa ndryshimi gjeopolitik, me të cilin iu hap rruga shtetformimit të Kosovës, lidhet me fillimin e shpërbërjes  së Jugosllavisë së AVNOJ-it në gusht të vitit 1991 me vendimet që dolën nga Konferenca e Hagës. Në këto kohë të kthesave të mëdha historike,  vendimtar ishte  përcaktimi për botën perëndimore, si formulë e Rilindjes Kombëtare, e kthyer në  kërkesë politike të lëvizjes Kombëtare të fundviteve të tetëdhjeta dhe të fillim viteve të nëntëdhjeta e drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj historik Ibrahim Rugova. Kjo Kosovën e ktheu në interes gjeostrategjik të perëndimit, për ç’gjë NATO edhe intervenoi ushtarakisht ndaj Serbisë nga 24 marsi deri më 19 qershor 1999.

Ku kuadër historik, i parë nga këndvështrimi i sotëm, shtetin e Kosovës, strategjikisht e gjen në anën e duhur, pra në kuadër të aleancës me Perëndimin (SHBA-të, NATO-n dhe BE-në paçka se disa anëtarë të saj ende nuk e njohin formalisht pavarësinë). Kjo u pa edhe me rastin e lëvizjeve të fundit politik të presidentit amerikan, ku Kosova shfaqet pjesë e aleancës me SHBA-të.

Por, pozicioni i sigurte gjeostrategjik, nuk paraqet relevantë gjeopolitike.  Përkundrazi, ne shohim se shteti i Kosovës, viteve të fundit po e humbë rëndësinë gjeopolitike që e kishte. Nga qendra e dikurshme, po kthehet tek periferia me rrezikun që nga subjekti politik të degradohet në objekt politik për kusuritje?

Humbja e ndjeshme e  kredibilitetit politik në raport me aleatët perëndimor, ka të bëjë edhe me dy faktorë të brendshëm, tejet shqetësues. Ngaqë çlirimi nuk është kthyer në liri, pra në një sistem vlerash që krijojnë shoqëri të lirë me mirëqenie. Dhe, po ashtu,  parlamentarizmi nuk është kthyer në demokraci.

Ndërsa faktori i dytë – dështimi i parlamentarizmit  që të kthehet në demokraci, siç ndodhi edhe me vjedhjet masive të votave të fundit  përbrenda subjekteve politike, por askush nuk dha përgjegjësi, parlamentit të Kosovës ia jep atributet e një kuvendi  feudalësh, te një sofre oligarkësh dhe plaçkitësish, të cilët votën e abuzojnë në mënyrën më të shëmtuar kriminale! Sot, garniturat parlamentare, që  janë pothuajse  të njëjta prej njëzet vitesh, vinë nga feudet e njëjta, me logjikë fisnore pse jo edhe mafioze. Ato ushqehen nga klientela “stabile”, siç janë veteranët e rremë (mbi 40 mijë sosh),  elektorati i feudeve të lidhura me haraçin dhe elektorati i mejtepeve dhe xhamive. Këtu bën një ndryshim të vogël elektorati i diasporës, që kërkon ndryshimin me çdo kusht, me shpresën se Kosova përmes votës së tyre të pastër, të lirohet nga monopoli politik i kontaminuar  prej vitesh prej nga kanë ikë.

“Bota Sot”:  A njeh historia një emër kyç që simbolizon lirinë dhe pavarësinë e Kosovës?

J. Buxhovi: Shtetndërtimi i Kosovës, paraqet një proces të gjatë historik, përpjekjesh dhe sakrificash të vazhdueshme për çlirim nga pushtimi serbo-jugosllav si dhe për çlirim nga ideologjia komuniste. Ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur  pa SHBA-në si përkrahës kryesor i këtij procesi dhe  NATO-n, që përmes ndërhyrjes ushtarake, çliroi  Kosovën. Pra, ky emër kyç është: SHBA dhe NATO.

J. Buxhovi: Ideja e bashkimit kombëtar është e drejtë historike, që ka lindur në rrethanat e shqiptarizmit politik dhe e sforcua pas vendimeve të Konferenca e Londrës të  vitit 1913 kur shqiptarëve iu vu kufiri i ndarjes përgjysmë. Si e tillë, me retorikë folklorike dhe ideologjike jetoi për shumë kohë. Por, ndryshimet politike dhe gjeostrategjike të kohës, që e prodhuan shtetin e Kosovës,  kësaj formule ia ndryshuan konfigurim, meqë pos formulimeve në kushtetutat e të dy shteteve që  përjashtojnë bashkimet, janë edhe faktorët tjerë kulturor siç është identiteti kosovar, si krahinor, në rrugë e sipër, që të kthehet edhe në identitet shtetëror, gjë që është fare e natyrshme. Identiteti shtetëror kosovar sot gjithnjë e më shumë shfaqet rivalizues (në kuptimin pozitiv) me atë të shtetit shqiptar, në sport, kulturë, ekonomi po veçmas në politikë, meqë dy shtetet shqiptare në Ballkan, paraqesin një favor të madh gjeopolitik rajonal. Kjo nuk e përjashton mundësinë, që kërkesa tradicionale e bashkimit kombëtar, e riformuluar në kuadër të neoshqiptarizmit, të shtrohet si kërkesë  për një federate apo konfederate shtetërore, gjithnjë në përputhje me vullnetin demokratik të të dy shteteve dhe në bashkëveprim të plotë me aleatët perëndimorë. Hapja e këtyre temave, siç ndodhi para do kohe, përmes shkëmbimit të territoreve me Serbinë, apo të ngjashme, i sjellin dëm stabilizimit të të dy shteteve shqiptare në Ballkan. Kështu që, tash për tash, prioriteti politik dhe diplomatik i dy shteteve shqiptare është stabilizimi nga brenda dhe nga jashtë, integrimi sa më i plotë me strukturat veriatlantike dhe ato europiane.

“Bota sot”: A ka qenë e duhura qasja jonë ndaj Serbisë, apo nevojitet ndryshim?

J. Buxhovi: Shteti i Kosovës, është ndërtuar mbi konsensusin e vendeve perëndimore të udhëhequra nga SHBA-ja si një vend demokratik, që merr përsipër garantimin e të drejtave të minoriteteve edhe përmes diskreditimit pozitiv në parlament dhe institucioneve të tjera të shtetit. Pakoja e Ahtisarit është parë si një kornizë mbi të cilën duhet të arrihet ky standard, e ku parashihet edhe asociacioni i komunave serbe, pa kompetenca ekzekutive. Kjo pako garantuese ndaj minoriteteve, ka paraparë edhe një varg çështjesh të tjera nga e kaluara, që duhet të rregullohen me Serbinë, për të ardhur te një marrëveshje historike midis dy shteteve, paçka se kjo së paku në aspektin de jure, duket e pabesueshme nga ana e Beogradit. Sidoqoftë, vendimi i GJND-së i gushtit të vitit 2010, Kosovës ia ka kthyer tapitë shtetërore për dallim  prej atyre historike, që me Pakon e Ahtisarit iu dhuruan Serbisë (krishterimi ortodoks dhe objektet e kultit  – pronësi e Kishës Ortodokse serbe), sado që  politikisht kjo nuk mori rrugën e duhur. Marrëveshjet e vitit 2013 si dhe ato të parimeve të vitit 2017, të dirigjuara edhe nga ndërkombëtarët, devijuan dukshëm nga parimet kushtetuese, meqë lejuan që strukturat paralele serbe në veri të drejtuara nga Serbia e të  lejuara nga UNMIK-u dhe KAFOR-i gjatë kohës së protektoratit, në emër të integrimit, të kthehen në struktura të njëmendta paralele, të kthimit të shtetit në shtet, siç  lejuan që Beogradi përmes “Listës serbe”, të kthejë ndikimin politik në Kosovë. Kjo solli edhe deformimet tjera, meqë bisedimet gjoja teknike midis Kosovës dhe Serbisë, nën mbikëqyrjen europiane,  u kthyen në bisedime politike, të cilat Beogradi, pak nga pak,  filloi t’i kthejë në favore të veta. Pushteti paralel në veri, krijoi fakte me dhunë, gjë që shtetin e Kosovës e privoi nga  prania administrative dhe politike në Veri. Tolerimi i kësaj gjendje ishte gabim i madh, gjë që me ardhjen në pushtet  qeverisë Kurti – 2,  filloi të ndryshojë, qoftë edhe jashtë marrëveshjeve paraprake, që për pasojë pat vënien e sanksioneve dhe ftohjen e marrëdhënieve me aleatët perëndimorë, përfshirë edhe SHBA-të. Sidoqoftë,  me apo pa pëlqimin nga jashtë,  Kosova ia doli që të eliminojë strukturat paralele në veri, veçmas pas sulmit terrorist në Banjë, duke e shtrirë sovranitetin policor, por jo edhe atë politik, që u hapi udhë reagimeve ndërkombëtare, veçmas atyre europiane. Por, edhe në këtë “ecejake krynvete”,  përkundër vërejtjeve dhe sanksioneve nga europianët dhe SHBA-të, Kosova ruajti raportet strategjike me NATO-n dhe SHBA-të. Pra, Perëndimi, ndaj  veprimeve “të njëanshme” të qeverisë Kurti, reagoi politikisht madje edhe përmes disa sanksioneve, por pa pasoja për sigurinë e Kosovës, gjë që len për të kuptuar, se kjo kartë, ndër shumë sosh në pokerin diplomatik dhe politik nga jashtë, ishte në lojë. Kjo gjen mbështetje edhe te vazhdimësia e paprekur e raporteve  të sigurisë së Kosovës me SHBA-të dhe NATO-n, që shfaqen edhe më të lidhura, që tumirë atë që u tha   në fillim, se Kosova gjeostrategjikisht mbetet e në sferën e SHBA-ve, NATO-n dhe Perëndimit, por me pikëpyetje për tretmanin gjeopolitik, veçmas kur dihet se SHBA-të paqen midis Ukrainës dhe Rusisë, e lidhin edhe me futjen e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kudër të Aleancës Veriatlantike, ku edhe Serbia përfshihet. Përfshirja e Serbisë në këtë ekuacion, mund të ketë pasoja për tretmanin e Kosovës, me  koncesione ndaj Beogradit,  të lidhura nga  Marrëveshjet e Brukselit dhe parimet e Ohrit, obligative ndërkombëtarisht, paçka se Kurti po  mundohet “të eskivojnë” me nënshkrim apo mosnëshkrim të tyre nga Serbia. Pika e shtatë e marrëveshjes, parasheh autonomi hapësinore, ekonomike, institucionale në formë të vetëqeverisjes  plus asociacionit, që e lëndojnë sovranitetin e shtetit të Kosovës, sidomos çështja e  arbitrazhit ndërkombëtar kur nuk ka marrëveshje midis pushtetit qendror dhe atij komunal. Kjo ka ndikuar edhe krizën parlamentare prej një viti, së cilës,  këto ditë, me zgjedhjen e qeverisë Kutri 3, i erdhi fundi. Në këto rrethana, qeverisë Kurti, me shumicë numrash,  i ngushtohet e gjithë hapësira e deritanishme e manovrimeve, meqë e  ballafaqon me sfidën e pashmangshme  të zbatimit të marrëveshjeve edhe me  diktatin: merr ose lë, që mund t’i vijë  nga pokeri diplomatik dhe politik i Trampit. Që t’i ikë këtij diktati, qeveria Kurti, ngarkohet me përgjegjësi historike.

J. Buxhovi: Kritikat nga aleati ynë SHBA-ja dhe vendet europiane, vinë për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të klasës politike, të mëparshmes dhe të tashmes, që të përmbushen marrëveshjet ndërkombëtare për asociacionin e komunave serbe, të filluar qysh në vitin 2013 dhe të zvarritura qëllimisht edhe atëherë kur faktori ndërkombëtar ka qenë i gatshme që të gjejë zgjidhje përmes nismave të ndryshme, në mënyrë që të mos ketë konflikt të papërfunduar midis Kosovës dhe Serbisë, që është edhe interes strategjik dhe politik i Perëndimit për ta mbajtur rajonin jashtë fokusit të Moskës për destabilizim, veçmas pas agresionit rus në Ukrainë.

Edhe pse sot qeveria aktuale e Kosovës është me disa sanksione europiane dhe e privuar nga takimet më të larta zyrtare me administratën amerikane, megjithatë, ajo që mund të quhet “ftohje politike”, nuk vlen për çështjet e sigurisë jetike,  ngaqë KAFO-ri është përgjegjës për sigurinë shtetërore të Kosovës, me çka përjashton çfarëdo retorike politike rreth “rrezikimit” nga Serbia kur dihet se kjo paraqet luftë me NATO-n që dihet se çfarë epilogu mund të ketë për çfarëdo aventure ushtarake të Beogradit. Është parë se edhe atëherë kur  Uashingtoni ua ka mbyllur dyert qeveritareve të Kosovës, bashkëpunimi ushtarak me SHBA-të dhe NATO-n në fusha të rëndësishme të sigurisë dhe mbrojtjes edhe është intensifikuar.

Kjo tregon se SHBA-të, Kosovën dhe Shqipërinë i konsiderojnë aleatë të rëndësishëm strategjik; se Kosova dhe Shqipëria në NATO paraqesin një nyje të rëndësishme të sigurisë perëndimore në rajon.

Kjo megjithatë, nuk do të thotë se shtetet shqiptare (Shqipëria dhe Kosova) nuk duhet t’u përshtaten rrethanave të reja ndërkombëtare kur rendi i ri botëror po u nënshtrohet ndryshimeve të mëdha gjeostrategjike dhe  gjeopolitike.

“Bota sot”: Si janë shqiptarët sot, cili është mesazhi juaj për bashkëpunimin mes politikanëve shqiptarë?

J. Buxhovi: Nëse me pyetjen si janë shqiptarët sot, nënkuptohet gjendja e përgjithshme e tyre në të dy shtetet (Shqipëri dhe Kosovë), atëherë, mund përsëritet ajo që u tha më sipër: gjeostrategjikisht si aleatë të SHBA-ve dhe NATO-s, i takojnë hemisferës perëndimore, përkatësi kjo që shqiptarëve u ka munguar në rrethanat kyçe historike, së paku të atyre nga Kriza Lindore e këndej, kur është vendosur për fatin e popujve evropian para, në  prag dhe pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Por, pozicioni tejet i përshtatshëm gjeostrategjik dhe ai gjeopolitik i shqiptarëve në rajon, nuk është në përputhje me sjelljen e faktorit politik në të dy shtetet. Elitat politike dhe ato qeveritare në Tiranë dhe Prishtinë, nuk çajnë kokën për bashkëpunimin e ndërsjellë midis dy shteteve, që ai të jetë i gjithanshëm dhe në përputhje me synimin e një integrimi kulturor, ekonomik e politik në mënyrë që kufiri i tyre të mos hetohet fare. E përbashkëta e kësaj sjellje absurde, nxjerr në pah modelin e njëjtë politik të qeverisje  në Tiranë dhe Prishtinë, ku shteti shihet si një feud për plaçkitje dhe shfrytëzim të gjithanshëm! Për fat të keq, kjo ka ndikuar që Shqipëria dhe Kosova, gjatë këtyre njëzet viteve të tranzicionit  të zbrazën nga popullata e re, përmes një eksodi të paparë historik, që po vazhdoi kështu, demografikisht, Shqipëria e Kosova, do të përballohen me murtajën e bardhë. Ndërkohë që mungesa e të rinjve, do të plotësohet me emigrantë nga Lindja e Mesme dhe e Lagët dhe Afrika!

Friheten (1969) / “Fushata e revolucionarizimit!” — Intervistë me norvegjezen Siri Ustvedt mbi qëllimin e udhtëtimit të saj në Shqipëri

Burimi : Revista norvegjeze “Friheten”, Nr.36, 22–27 shtator 1969, faqe n°4

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 shkurt 2026 

“Friheten” ka botuar, në fund të shtatorit 1969, në faqen n°4, intervistën ekskluzive me Siri Ustvedt (Siri Jensen, politikane norvegjeze) mbi qëllimin e udhëtimit të saj asokohe në Shqipëri, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria nën fushatën e revolucionarizimit

Burimi : Revista norvegjeze “Friheten”, Nr.36, 22–27 shtator 1969, faqe n°4

Burimi : Revista norvegjeze “Friheten”, Nr.36, 22–27 shtator 1969, faqe n°4
Shqipëria është një vend për të cilin dëgjojmë pak këtu në vendin tonë, dhe jo pa arsye. Që nga dëbimi i fashistëve nga “Vendi i Shqiponjave”, Shqipëria ka realizuar një ndërtim të suksesshëm të socializmit.

Këtë verë, Lidhja e Rinisë Socialiste zhvilloi një udhëtim delegacioni në Shqipëri dhe, me këtë rast, “FRIHETEN” ka zhvilluar një bisedë me një nga pjesëmarrëset, Siri Ustvedt.

— Ne udhëtuam në Shqipëri sepse Shqipëria është një nga vendet e pakta që ndërton socializmin dhe mendonim se ishte e dobishme të njiheshim me kushtet atje dhe të shihnim se si ata ishin në gjendje ta ndërtonin socializmin në rrethanat e tyre. Prandaj, 29 anëtarë të SUF-it udhëtuan në Shqipëri dhe qëndrimi zgjati 14 ditë. 

— Çfarë bëtë në Shqipëri? 

— Ne qëndruam në qytetin e Durrësit, por bënim udhëtime njëditore në pjesë të ndryshme të vendit. Vizituam si ferma shtetërore dhe kooperativa, ashtu edhe industri. 

Në fabrika na u lejua të shikonim përreth dhe patëm biseda me drejtuesit dhe përfaqësues të komiteteve lokale të partisë. Patëm gjithashtu takime me anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë (partia komuniste), ku diskutuam çështje të ndryshme, ndër të tjera fushatën e revolucionarizimit.

— Çfarë është fushata e revolucionarizimit? 

— Është shumë e lehtë të tërhiqen paralele midis fushatës shqiptare të revolucionarizimit dhe Revolucionit Kulturor në Kinë. Të dyja janë shprehje e kuptimit se lufta e klasave nuk zhduket vetëm sepse revolucioni ndryshon pronësinë. Kundërshtitë klasore në superstrukturën e shoqërisë vazhdojnë të ekzistojnë dhe është e rëndësishme që lufta e klasave të çohet deri në fund. 

— Cili është atëherë ndryshimi midis zhvillimit në Kinë dhe në Shqipëri? 

— Shqiptarët e theksojnë dallimin, sepse Revolucioni Kulturor në Kinë filloi në një kohë kur përfaqësues të një linje revizioniste kishin hyrë në parti dhe kishin fituar pushtet të madh. Kjo situatë bëri të domosdoshme përdorimin e mjeteve mjaft të forta, një revolucion kulturor. Në Shqipëri, përkundrazi, situata ishte krejt ndryshe; atje partia gjatë gjithë kohës ka qenë e dominuar nga linja e drejtë dhe zhvillimi ka qenë më pak i vrullshëm sesa në Kinë, prandaj edhe emri fushatë e revolucionarizimit. 

— Po cilat janë ngjashmëritë? 

— Në të dy vendet, lufta kundër burokratizimit të aparatit partiak dhe shtetëror ka pasur një vend të rëndësishëm. Gjatë periudhës kur ka vazhduar fushata e revolucionarizimit, është racionalizuar një numër i madh funksionarësh partiakë dhe shtetërorë; 15 000 prej tyre janë vendosur në punë prodhuese. Po ashtu, theksohet se të gjithë ata që kanë punë administrative duhet të kryejnë një muaj punë prodhuese në vit. Në këtë mënyrë synohet të hiqen dallimet midis llojeve të ndryshme të punës. 

— Si filloi fushata e revolucionarizimit? 

— Ajo është zhvilluar gradualisht dhe nuk mund të përcaktoj saktësisht momentin kur filloi. Por, sa i përket fushatës së revolucionarizimit në fusha të veçanta, ajo në shumicën e rasteve është vënë në lëvizje pas fjalimeve të Enver Hoxhës. Për shembull, ai mbajti një fjalim për shkollën që nisi një debat të madh mbi revolucionarizimin e mëtejshëm të arsimit. Në këtë debat morën pjesë të gjitha shtresat e shoqërisë. 

— Shembuj të veprimeve spontane? 

— Lufta kundër fesë është një shembull i tillë. Feja ka luajtur gjithmonë rolin e shtypësit në Shqipëri dhe fetë e ndryshme janë sjellë nga pushtues të huaj gjatë historisë. Megjithatë, Partia ka pasur një qëndrim kritik të kujdesshëm ndaj mbetjeve të shoqërisë së vjetër dhe feja për një kohë të gjatë kishte ndikim mbi një pjesë të madhe të popullit. Në këtë fushë, fushata e revolucionarizimit filloi kur një grup të rinjsh, që vizituan një kishë, gjetën një koleksion të vjetër armësh italiane.

Kjo çoi në një valë aksionesh nga ana e të rinjve kundër kishave dhe ky zhvillim eci shumë më shpejt sesa kishte parashikuar partia. Sot shumica e kishave janë shndërruar në salla mbledhjesh, pallate sporti dhe madje njëra prej tyre është kthyer në fabrikë makaronash. 

— A vutë re shfaqje të tjera të fushatës së revolucionarizimit? 

— Ajo përshkon të gjithë shoqërinë dhe në të gjitha fabrikat që vizituam ne pyetëm se cilat masa konkrete ishin ndërmarrë. Por këtu duhet të ndalem te thelbi: 

Qëllimi i fushatës së revolucionarizimit është të forcojë rolin e partisë dhe diktaturën e proletariatit si formë shtetërore. Ajo synon gjithashtu proletarizimin e partisë. Diktatura e proletariatit dhe politika e partisë zbatohen përmes organizatave të mëdha të masave, ku pothuajse i gjithë populli është anëtar. Në radhë të parë bëhet fjalë për Frontin Demokratik, që është vazhdim i Frontit Nacionalçlirimtar të luftës, lëvizjen sindikale dhe organizatat e grave dhe të rinisë. Fushata e revolucionarizimit i ka forcuar gjithashtu këto organizata, ku kontrolli punëtor ushtrohet nga poshtë, në atë mënyrë që të gjitha vendimet e rëndësishme të marra nga partia dhe shteti diskutohen më parë në organizatat e masave. 

— Si ushtrohet kontrolli punëtor nga poshtë? 

— Pamë një shembull në një fabrikë. Në një gazetë muri (fletërrufe), drejtoria kritikohej për favorizim familjar në trajtimin e punëtorëve. Dy punëtorë ishin zhvendosur nga një punë më e vështirë në një më të lehtë dhe po bënin punë më të dobët në detyrën e re. Gazeta e murit (fletërrufeja) kishte marrë mbështetje të madhe dhe do të mbahej një mbledhje e madhe ku çështja do të diskutohej. 

Përveç kësaj, ishte interesante të vihej re se të gjitha planet e prodhimit dhe investimet e reja diskutoheshin dhe vendoseshin fillimisht nga punëtorët para se të merreshin vendimet përfundimtare. 

Përkthyesi ynë na tregoi edhe një episod tjetër. Ai kishte qenë në teatër dhe, pasi shfaqja kishte përfunduar, disa persona në pjesën e pasme të sallës u ngritën dhe filluan të diskutonin dobësitë e shfaqjes dhe përmbajtjen e saj politike. U zbulua se ata ishin një grup kontrolli nga një ndërmarrje e pjesëve të traktorëve në Tiranë, të cilët kishin nisur diskutimin. Kjo tregonte se kontrolli punëtor duhet të shtrihet edhe në fushën e punës kulturore. 

— Gjëra të tjera që të bënë përshtypje? 

— Po. Mund të përmend formimin e thellë ideologjik që po kalon i gjithë populli. Në organizatat e tyre, i gjithë populli po studion historinë e partisë dhe pjesët më të rëndësishme të veprave të Enver Hoxhës. Këto studime organizohen sipas brigadave, pra në grupe në fabrika dhe në ferma shtetërore e kooperativa. Edhe gazetat studioheshin çdo mëngjes në grupe. 

— Fushata e revolucionarizimit përfshin edhe rininë? 

— U vu theks i madh në dhënien e një përmbajtjeje politike shkollave, në përputhje me konceptimin dialektik dhe materialist të historisë. Kjo u bë, ndër të tjera, duke lidhur teorinë me praktikën. Në Shqipëri, të gjithë fëmijët e shkollës duhet të marrin pjesë në prodhim që nga mosha 8-vjeçare. Edhe të rinjtë që vazhdojnë shkollën përtej 8 viteve të detyrueshme (dhe janë shumë) vazhdojnë me këtë praktikë. Çdo vit ata kalojnë dy muaj e gjysmë në prodhim. 

Gjithashtu është nisur një fushatë e madhe vullnetare për të ndërtuar vendin “me zell dhe kursim”. Për këtë arsye, brigada të mëdha rinore — si studentë ashtu edhe punëtorë nga pjesë të ndryshme të vendit — shkojnë në zonat malore për të marrë pjesë në punë vullnetare gjatë pushimeve. Ata ndërtojnë linja hekurudhore dhe punojnë në hapjen e tokave të reja bujqësore. Ne vizituam një kantier hekurudhor. Aty të rinjtë punonin shtatë orë në ditë dhe në kohën e lirë studionin si edhe merreshin me aktivitete sportive dhe kulturore. 

Ky ndërtim hekurudhe në vetvete nuk sjell kursime ekonomike; do të kishte qenë si më e lirë ashtu edhe më e shpejtë përdorimi i makinerive moderne. Por ky grumbullim i të rinjve nga i gjithë vendi shihej si “një shkollë e madhe e socializmit”, sepse “kallot në duar janë mjeti më i mirë kundër revizionizmit”. 

— A u prek politika e jashtme shqiptare? 

— Po, dhe shqiptarët i kushtojnë rëndësi të madhe përvojave që kanë nxjerrë nga marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Deri në vitin 1960 marrëdhëniet ishin të mira dhe Shqipëria mori ndihmë të madhe nga Bashkimi Sovjetik, pavarësisht mosmarrëveshjeve teorike, ndër të tjera në çështjen e Stalinit, ku shqiptarët kritikuan sovjetikët. Nga ana tjetër, sovjetikët kritikuan Shqipërinë për marrëdhëniet me Jugosllavinë. Siç dihet, Jugosllavia herë pas here ka bërë pretendime mbi të gjithë Shqipërinë. 

Përvojat nga këto ngjarje bëjnë që shqiptarët të besojnë se duhet të mbështeten te fuqitë e veta për të ruajtur pavarësinë kombëtare. 

Sa i përket politikës së jashtme dhe të mbrojtjes së Shqipërisë, ajo karakterizohet kryesisht nga pretendimet territoriale të bëra nga Jugosllavia dhe gjithashtu nga Greqia. Thuhet se Greqia ka pretenduar pjesët jugore të Shqipërisë dhe ky pretendim është forcuar gjatë qeverisjes së juntës. Por edhe në politikën e mbrojtjes, Shqipëria synon të mbështetet te fuqitë e veta. 

Duke marrë parasysh kushtet gjeografike dhe traditat e gjata të luftës popullore, Shqipëria synon të bëjë gjithë popullin të aftë për mbrojtje, që i gjithë populli të mund të zhvillojë luftë kundër pushtuesve. 

— Së fundi, çfarë mësuat nga qëndrimi juaj në Shqipëri? 

— Ishte një përvojë e veçantë të shihje se si ata zbatojnë në praktikë atë që është gjithashtu qëllimi ynë, socializmin dhe komunizmin. Tani, Shqipëria dhe Norvegjia kanë gjithashtu disa pika të përbashkëta; të dyja janë vende të vogla me zona të mëdha malore. Dhe morëm një përshtypje të mirë se si trajtohen problemet sipas sistemit shoqëror. Ndërsa në Norvegji zbrazet zonat periferike dhe përqendrohet prodhimi, në Shqipëri vihet theks i madh pikërisht në zhvillimin e të gjithë vendit dhe në shndërrimin e zonave malore të paarritshme në toka të kultivuara. 

— Çfarë përshtypje keni marrë për kushtet e jetesës së popullit? 

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit, kushtet e jetesës janë shumë të mira. Ne e vëmë re qartë kur kaluam kufirin midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në Shqipëri, njerëzit ishin të mirëmbajtur dhe të pastër, dhe nuk takuam as fëmijë që lypnin, siç ndodh në Jugosllavi. Të gjitha statistikat tregojnë gjithashtu një rritje të madhe të prodhimit dhe kushte jetese gjithnjë e më të mira për popullin, përfundon Siri Ustvedt.

Intervistues : Svein Johnsen

Republika e Kosovës, nga sot, del nga adoleshenca dhe hyn në epokën e pjekurisë shtetërore

0

Nga: Lekë Mrijaj, Klinë

(Në vend të urimit për ditëlindjen e 18-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.)

Historia e Kosovës dardane nuk është thjeshtë një varg datash dhe ngjarjesh të renditura nëpër libra historik dhe libra të tjera kronikash. Ajo është një rrëfim i gjatë qëndrese, apo më konkret një udhëtim i vështirë nëpër shekuj, ku sakrifica dhe shpresa kanë ecur gjithmonë krah për krah njëra tjetrës. Pikërisht është historia e një toke që ka përjetuar pushtime, përplasje civilizimesh, padrejtësi e dhunë, por që kurrë nuk e humbi thelbin e vet – identitetin kombëtar, gjuhën shqipe, kujtesën historike dhe aspiratën për liri. Për më shumë se pesë shekuj, Kosova ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane. Ishte një periudhë e gjatë dhe e ndërlikuar, që solli ndryshime të thella shoqërore, ekonomike, fetare dhe kombëtare. Megjithatë, në ndërgjegjen e popullit shqiptar u ruajt vazhdimësia e identitetit. Në odat e burrave, në këngët e tyre epike, në lahutë e në çifteli, në besën si institucion moral, mbijetoi fryma e lirisë. Kosova mësoi të jetojë nën sundim, por kurrë të pajtohet me robërinë shpirtërore.

Në tetor të vitit 1912 shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike. Ushtria serbosllave hyri në Kosovë dhe pushtoi qytetet kryesore: Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën dhe shumë qendra të tjera të saj. Ndërkohë, më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, është shpallur Pavarësia e Shqipërisë. Por në atë moment historik për kombin shqiptar, Kosova padrejtësisht nga fuqitë e mëdha ndodhej nën pushtim ushtarak serb. Ndërsa në Vlorë ngrihej flamuri i lirisë, Kosova mbeti jashtë kufijve të shtetit të ri shqiptar.

Në vitin 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër vulosi këtë ndarje. Kufijtë e Shqipërisë u përcaktuan pa përfshirë Kosovën, e cila mbeti nën administrimin e Serbisë. Ky vendim i Fuqive të Mëdha ndikoi thellë në fatin historik të Kosovës gjatë gjithë shekullit XX, duke e vendosur atë në një pozitë të vështirë politike dhe kombëtare.

Pas vitit 1918, me krijimin e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene, Kosova hyri në një periudhë të re represioni. U zbatuan politika e kolonizimit, konfiskimi i pronave dhe përpjekje të tjera të ndryshime demografike. Identiteti shqiptar u vu në shënjestër dhe e drejta për vetëvendosje u mohua.

Kosova në Luftën e Dytë Botërore përjetoi një periudhë dramatike ndryshimesh politike, ushtarake dhe shoqërore me çrast edhe shpërtheu lufta në shtator të vitit 1939, ndikimi i saj në Kosovë u ndie drejtpërdrejt pas prillit 1941, kur Mbretëria Jugosllave e asaj kohe u pushtua nga Fuqitë e Boshtit. Pas kapitullimit të Jugosllavisë, territoret e saj u copëtuan midis shteteve fqinje dhe aleatëve të Gjermanisë administruese të asaj kohe.  Kjo periudhë ishte tejet dramatike, pasi rryma të ndryshme politike dhe ushtarake përplaseshin pikërisht në Kosovë, duke sjellë tensione të vazhdueshme brenda saj. Konfliktet ideologjike, interesat kombëtare dhe përplasjet ndërmjet forcave të ndryshme krijuan një realitet të ndërlikuar e të paqëndrueshëm.

Luftën e ashtuquajtur Nacionalçlirimtare në Kosovë e udhëhoqën partizanët shqipfolës dhe jugosllavë, të cilët luftuan kundër Gjermanisë dhe aleatëve të tij.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kosova përjetoi një tjetër periudhë dramatike ndryshimesh politike e ushtarake. Pas vitit 1945, ajo u përfshi në Federatën Jugosllave të udhëhequr nga Josip Broz Tito dhe klika e tij komuniste.

Fillimisht u vendos administrim ushtarak, e më pas Kosova u shpall krahinë autonome brenda Serbisë. Megjithëse autonomia u zgjerua në vitin 1974, ajo edhe atëherë në një farë mënyre mbeti e brishtë. Në fund të viteve ’80, autonomia u suprimua me forcë, duke sjellë përjashtime nga puna, mbyllje shkollash, segregacion dhe represion institucional.

Lufta e Kosovës ishte një luftë e armatosur në Kosovë (atëherë pjesë e okupuar nga Serbia dhe Malit i Zi), ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Jugosllavisë, të mbështetur nga Policia e Serbisë (MUP-Serb). Ajo filloi më 28 shkurt 1998, pas sulmeve jugosllave në fshatrat Likoshan, Qirez dhe Prekaz të rajonit të Drenicës dhe në të gjitha rajonet tjera të Kosovës, dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 11 qershor 1999.

Lufta mori fund pas ndërhyrjes së Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO-s), ku drejtohej nga SHBA-të, e cila nisi sulmet ajrore kundër Serbisë më 24 mars 1999, duke çuar në tërheqjen e forcave serbo-jugosllave nga Kosova.

Vitet 1998–1999 shënuan kulmin e përballjes historike. Lufta çlirimtare e Kosovës ishte një nga sakrificat më të mëdha të kohës moderne. Qytete dhe fshatra të djegura, më mijëra të vrarë e të zhdukur dhe qindra mijëra të dëbuar – kjo ishte kostoja e lirisë.

Ndërhyrja ndërkombëtare i dha fund luftës dhe hapi rrugën drejt një kapitulli të ri: administrimit ndërkombëtar dhe procesit të shtetformimit.

Më 17 shkurt 2008, në Kuvendin e Kosovës, u shpall Pavarësia e Republikës së Kosovës. Ishte një moment historik – kulmi i një sakrifice të gjatë shekullore. Kosova u bë shtet sovran dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Mbi njëqind shtete të botës e kanë njohur Republikën e Kosovës, duke forcuar pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.

Sot, në 18-vjetorin e Pavarësisë, nuk mjafton një urim ceremonial. Tetëmbëdhjetë vite për një shtet janë si tetëmbëdhjetë vite për një njeri, është fundi i adoleshencës dhe fillimi i pjekurisë. Gjatë këtyre viteve, Republika e Kosovës është përballur me sfida të shumta – kriza politike, vështirësi ekonomike dhe procese të ndërlikuara diplomatike. Megjithatë, ajo qëndroi. Qëndroi sepse ishte ndërtuar mbi sakrificë. Qëndroi sepse kishte një popull që besonte në shtetin e vet.

Tashme nga sot edhe fillon një fazë e re apo epoka e pjekurisë shtetërore, ku ajo pjekuri kërkon institucione të forta, drejtësi të paanshme dhe ekonomi të qëndrueshme. Kërkon arsim cilësor që nxit dijen dhe inovacionin. Kërkon administratë të ndershme dhe kulturë demokratike të konsoliduar. Kërkon që liria politike të shndërrohet në mirëqenie për çdo qytetar të saj.

Prandaj, në vend të një urimi të zakonshëm, sot e themi me vetëdije të plotë historike dhe me përgjegjësi qytetare, Republika e Kosovës, si shtet, tashmë e ka kaluar moshën e adoleshencës. Ajo hyn në epokën e pjekurisë së saj shtetërore. Me histori në themel, me sakrificë në kujtesë dhe me të ardhmen në horizont, Kosova ecën dhe do të ecë përpara drejt integrimit të saj euroatlantik.

Lavdi veprës së të gjithë atyre që dhanë jetën për Republikën e Kosovës.

Rroftë Republika e Kosovës!

Më 17 shkurt 2026

Kujtime për Mulla Idriz Gjilanin, kolosin e lirisë, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës

0
Arrestimi i Mulla Idriz Gjilanit dhe Epopeja e Nënës Zarife
____
Në prag të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, sjellim njërën prej skenave më therëse dhe madhështore të historisë sonë: çastin e zbulimit dhe arrestimit të kolosit të lirisë, Mulla Idriz Gjilanit. Kjo nuk është vetëm një histori arrestimi, por një testament i besës, qëndresës dhe forcës mbinjerëzore të nënës shqiptare.
Besa pesëvjeçare e familjes Sadiku
Për pesë vite rresht, Nëna Zarife nga Gjyrisheci i Kamenicës, bashkë me djemtë e saj – Salihun, Rrahimin dhe Avdiun – e mbajtën të fshehur Mulla Idrizin, duke e ruajtur si nder e si amanet nën shtëpinë e tyre. Më 22 nëntor 1949, kjo kështjellë e besës u rrethua nga forcat e UDB-së.
Dialogu që mbeti në histori
Kur djemtë u detyruan të dorëzoheshin për të shpëtuar familjen nga masakra, Nëna Zarife nuk u thye. Ajo iu drejtua djalit të saj, Rrahimit, me fjalët që tronditën edhe policët:
— Nëna, me pas ditë se dorëzoheni, kurrë s’ju kisha majtë…!
Në ahurin ku fshihej Hoxha, Rrahimi i thirri për herë të fundit:
— O Mulla Idris, robët janë jashtë e, n’dash lufto, n’dash dorëzohu…! Shtëpia ime të mos të dhimbet…!
Mulla Idrisi doli nga sarkofagu i tij i fshehtë me një qitap në njërën dorë dhe një revolver në tjetrën. Edhe pse i dobësuar fizikisht pas pesë viteve pa parë dritën e diellit, ai rrezatonte dinjitetin e një burri që nuk dorëzohet shpirtërisht.
Ngritu! Nuk të kam mbajtur për të të ulur në baltë!
Kur forcat e UDB-së e ulën Hoxhën në tokë, Nëna Zarife çau kordonin e policisë, mori një postajë ogiçi dhe i dha urdhër:
— Ngritu, Mulla Idris, këtu, se nuk të kam majtë për me të ulë në baltë…!
Provokimit të oficerëve serbë se ia kishin vrarë djalin, Salihun, ajo iu përgjigj me një zë që nuk njihte ligështi:
— Ju thaftë krahu! Ju, o qyqarë, ma paski rritë djalin për kurban të shqiptarisë…!
Hallalli i fundit
Te dera e oborrit, në mes të rrethimit, u zhvillua skena më emocionale. Nëna Zarife i doli përpara Mulla Idrizit dhe i kërkoi hallallin:
— Të ma bajsh hallall, o biri i Nanës, se ndoshta s’kam mujtë me të kqyrë e me të ba hyzmet aq sa është dashtë…!
Mulla Idrisi, i mbytur nga lotët e burrërisë, nuk mundi të fliste. Por Plaka e Gallapit i dha gajret:
— Banu i fortë, o Mulla Idris. Edhe kokat nëse ju shkojnë, qëndroni, mos u theni…! U pastë Nana…!
Kjo histori mbetet pasqyrë e madhështisë së nënave shqiptare, që në votrat e tyre farkëtuan karakterin dhe lirinë që gëzojmë sot. I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e kombit.

Histori e pa treguar apo kush deshti ta vriste Ibrahim Rugovën (3)

Nga Ismet M. Hasani, Suedi                                             
 
Pikëpyejte është:
– PSE Ibrahim Rugova nuk e vizitoië asnjëherë Prekazin, Kullën e familjës Jashari?! A ishte kërcënuar, a kishte frikë, nuk e donte Drenica apo…njerëzit kanë lloj-lloj komentesh – gjithëçka?!
Madje, edhe anëtarët e LDK-së hezitojnë të flasin me emra…! Megjithëatë, njerëzit pretendojnë e flasin se Rugovën e kanë ftuar të vizitoj konakun -Kullën Jashari në Prekaz të Drenicës.
Hysen Gecaj (nga Llausha e Drenicës) shpjegon se:
“Që të jam i sinqert, asrsyet e vërteta pse Rugova të mos shkoi në Prekaz nuk i kam të njohura, bile kam qenë inisiator dhe kam tentuar përmes një miku- nipi t’imin që e njoh mirë, i cili njëherit ishte shok i ngusht dhe mik i ngusht edhe i z. Rugova, babai i kësaj  Irena Cahanit, kësaj aktorës, atë e kam porosit që të shkojë e të bisedoj me te (Rugovën) që të shkoi e ta vizitoj Kullën Jashari. Kam ofruar “garancion” që unë dhe disa djem’ të Drenicës, që në atë kohë ishin pjesë e TMK-së, nëse ka nevojë, me trupat tonë do t’i mbrojmë automjetët e tij deri te familja Jashari, edhe mbrapa (në këthim). Mirëpo, kur kam biseduar me at nipin tim me ka thënë:”Dajë, kam biseduar nja një orë me te (Rugovën), dhe asnjë përgjigje s’ma ka dhanë, PO, as JO! Nuk di çka të them!”
Rugova, ftesën a e ka pasë, as kjo nuk dihet, bile as mbrojtja e tij nuk kanë pasë ftesë…?! E kemi fjalën për vizitën të Kulla e Jasharit në Prekaz.
Lutfi Haziri thotë se: “…unë jam njëri prej atyre që kam punuar dhe kam insistua që Rugova të shkojë e të vizitoj familjën Jashari në Prekaz, sepse e ka respektuar familjën Jashari; kur është bërë masakra në Familjën Jashari në Prekaz, Rugova ka shpallë 3 ditë zie në Kosovë, dhe ka qenë e përgatitur dhe i mirëpritur nga Rifat Jashari për vizitën  e Rugovës në Prekaz. Ai nuk e ka mshelë asnjëherë konakun për Rugovën, jo pse s’ka pasë njohuri personale, por përshkak të respektit; por nuk ka vendos asnjëherë për me shkuar, përshkak të kësaj zhurme që është shkaktuar. Frika, asnjëherë nuk ka qenë shkas që Rugova mos të vizitojë Prekazin; ish Presidenti historik, nuk ka dashur që ta bëjë temë familjën Jashari as veten e tij në ato rrethana. Jo vetëm në Prekaz, po askund nuk ka shkue, askujt nuk i ka shkue as n’varrim as në t’pame; Rugova përveç vizitës se familjës se tij dhe në Velani (Prishtinë) dhe me familjën e tij nuk ka ba vizitë askënd dhe për askënd.”
 
Der politische Führer der Kosovo-Albaner, Ibrahim Rugova, aufgenommen ... 
       Dr. Ibrahim Rugova
 
Këtë filozofi, Rugova e ka ndjek që nga viti 1989 e deri në vdekjën e tij.
Ky është historiku i atentateve  ndaj Ibrahim Rugovës. Nëpër studio e nëpër  kafene përflitej kjo që e përshkruan Haziri. E përflitet edhe sot.
Emrat e atentatorëve, akuza për ata që i kanë nxitur, akuza për Serbinë, akuza për partitë politike, por drejtësia asnjëherë  nuk ia ka dhénë vulën kësaj enigme.
Ibrahim Rugova u mbijetoi disa atentateve, por nuk i mbijetoi edhe sëmundjës. Ai vuante nga kanceri në mushkëri dhe vdiq më 21 janar 2006 e u varros më 26 janar 2006. Tash e 20-të vjet, një gjë ka mbetur enigmë: emrat e atyre që Rugovën e donin të vdekur para kohe.
Mister mbetën emrat e atyre që kryen atentatin ndaj Rugovës.
Enigma pret zgjidhje.
                                (v i j o n )

Rama nuk ka të drejtë të zbulojë sekrete të Kosovës… , se dihet që është angazhuar me Vuçiqin dhe Thaçin për ndarjen e Kosovës

0
____
Përpos gjatë kohës së sulmeve ajrore të NATO-s mbi ish Jugosllavinë, kur Shqipnia ishte komplet nën kontrollin e amerikanëve dhe NATO-s… pjesën tjetër të historisë politika zyrtare e Shqipnisë që nga pavarësimi u kanë dhe është nën ndikimin e Serbisë.
Rrjedhimisht sa here vjen në Kosovë Edi Rama është në mision për me i shkaktu dëm Kosovës në llogari të Serbisë.
Në vazhdën e deklaratave të tij kundër Kosovës sot e zbuloi një sekret ku deklaroi se prokurorët e Gjykatës Speciale i ka ndalu Presidentja Osmani në tentim për me bastis Presidencen për gjetjen eventuale të dëshmive kundër të akuzuarëve në Hagë.
Edhe nëse kjo është e vërtetë, nuk i takon atij të zbulojë sekrete të shtetit të Kosovës. Kosova është shtet i pavarur, me insitucione funksionale dhe kryeministri shqiptar nuk ka asnjë të drejtë të sillet si administrator i Kosovës, aq më pak një kryeministër shqiptar që është angazhu me Vuçiqin dhe Thaçin për ndarjen e Kosovës.
Shtrohet pyetja pse e tha Rama këtë deklaratë pikërisht sot, ku është prapavija?
Unë mendoj që qëllimi është që të futë hasmëri në mes të Kryeministrit Kurti dhe Presidentës Osmani, në mënyrë që kjo e fundit të mos rizgjidhet Presidente e Kosovës. Afrimi i Presidentës Osmani me Presidentin Trump ka alarmuar Serbinë, e cila është ekstremisht e trazuar nga sinjalet shumë pozitive që po jep administrata Trump dhe vet Presidenti Trump karshi Kosovës dhe konkretisht simpatisë karshi Presidentes Osmani.
Duke e lavdu Presidenten Osmani për moslejimin kinse të prokurorëve të Gjykatës Speciale, ai si figurë jo dashur brenda shumicës parlamentare në Kosovë, po e minon mbështetjen e rizgjedhjes së Presidentes Osmani, minim që shkon në interes direkt të Serbisë.
Kryeministri Rama kësi lojërash kundër Kosovës ka bërë dhe bën vazhdimisht.
Për më tepër, kujt po i shet pallavra Rama, kur para 10 viteve së bashku me Thaçin ishte më i zëshmi për krijimin e Gjykatës Speciale.
Ai para 11 viteve vinte me helikopter për të bërë presion dhe lobim për krijimin e Gjykatës Speciale. Atëbotë nuk i bënte përshtypje imazhi i UÇK-së dhe shtetit të Kosovës. Ai qëndrimin pro Gjykatës Speciale e ka pasë shumë të fuqishëm derisa është lëshu fletarresti për Hashim Thaçin. Nga ai moment ai ka ndryshuar mendje dhe i ka akuzuar të tjerët që Gjykata Speciale është krijuar për pengimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi (marrëveshje që realisht Kosovës do t’i kushtone me humbjen e 20% të territorit të saj dhe humbje të plotë të shtetësisë dhe sovranitetit).
Për më tepër deklaratat e tij të vazhdueshme kundër Kosovës e pro Serbisë, si “veriu është tokë e askujt”, “Serbinë duhet mirëkuptuar për raportin karshi luftës Ukrainë – Rusi”, presionet për krijimin e Zajednicës, etj., etj., e zhveshin atë cullak si proserb, dhe e bëjnë plotësisht të padëshiruar për çfardo “këshille e patronazhiteti” mbi Kosovën dhe institucionet e saja!

Seff Krasniqi: Pse OVL po mundohet ta kriminalizojë UÇK-në?

1

Seff (Sefedin) Krasniqi, Prishtinë

Shkrimin e parë kundër vrasjeve politike e pata botuar te Forumishqiptar, në korrik të vitit 1997, pas vrasjes së gazetarit Ali Uka në Tiranë. E dija me siguri se ai nuk ishte nga radhët e LPK-së. Për ekzistencën e UÇK-së dhe për emrin e Adem Jasharit kisha mësuar në fund të vitit 1995 ose në fillim të vitit 1996, nga Kadri Osmani (Mani)-ndjesë pastë.
S’di pse ndjeva një nevojë, t’i tregoj se që nga prilli i vitit 1994 kisha kontakt telefonik me kolonel Ahmet Krasniqin, të cilin e gjeta pas porosisë së Faik Aziz Krasniqit dhe Shefqet Krasniqi -patën ardhë të më vizitojnë në shtëpi në Zhilivide.

NPK

Vitet kalonin, vrasjet politike nuk ndaleshin…

Kur Gjykata Speciale në Hagë ngriti aktakuzën kundër Thaçit dhe të tjerëve, akronimi NPK më tronditi, sidomos për shkak të lidhjes së tij me “krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit”. Një mik Jusuf Demaj, ma sqaroi kuptimin juridik të NPK-së dhe kjo ma zbuti shqetësimin.
Sipas këtij koncepti, nëse disa individë kanë një plan të përbashkët për kryerjen e krimeve, ata mund të mbajnë përgjegjësi edhe nëse nuk e kryejnë vetë veprën. Mjafton organizimi, kryerja dhe dijenia për të. Madje, m’tha mjaftojnë tre veta: një që e kryen vepren, një që e organizon, e një që është në rrjedhë (dijeni) e që s’e lajmëron te organet kompetente!

Atëherë, pse OVL-ja dhe Kuvendi, përmes rezolutave, po e kriminalizojnë luftën çlirimtare të UÇK-së?

Shkurt e qartë
UÇK-ja ishte organizatë kombëtare çlirimtare me qëllim çlirimin e Kosovës dhe njihet si lëvizje për vetëvendosje.

NPK-ja është koncept juridik që lidhet me përgjegjësinë penale të individëve, jo të një organizate të tërë.

Proceset në Hagë janë kundër individëve, jo kundër UÇK-së si organizatë, emblemës apo Betimit të saj. Edhe nëse pretendohet ekzistenca e një NPK-je, përgjegjësia mbetet individuale dhe duhet provuar qëllimi për kryerje krimesh.
Barazimi i UÇK-së me NPK-në është narrativë politike, jo realitet juridik.
Lufta çlirimtare ishte e drejtë; krimet, nëse ka pasur, dihet që ka pasur, janë individuale. Fatkeqësisht, ka pasur të tillë që vrasjen e Ahmet Krasniqit, me vullnet ia ka ngarkuar vetvetës për t’ia shtuar vetës “patriotizmin”.

NB: Çdo interpretim tjetër është trillim dhe besnikëri e rreme ndaj individëve, jo ndaj së vërtetës historike.

Kujdes nga pushtetarët e korruptuar të Shqipërisë

0
Në foto: Edi Rama
Abedin Sutaj, Dr. sc , Vjenë
___
Shumë prej tyre e shohin Kosovën me syrin e Kremlinit: si tokë për përfitim e për pazare, madje – në disa raste – edhe më keq sesa e trajtonte Krajlevina e Malit të Zi Malin e Zi në periudha të caktuara historike.
Një pjesë e “mugoshjanëve” në Kosovë, enveristëve të mbetur dhe mbetjeve të tjera me frymëzim nga Kremlini, bashkë me patriotë të rremë në Tiranë e funksionarë të ndryshëm, e shohin Kosovën si një realitet të përkohshëm, si diçka që – sipas tyre – nuk mund të qëndrojë gjatë. Këtë qëndrim e mbështjellin me retorikë patriotike, me slogane boshe dhe me zhurmë mediatike, për ta fshehur mungesën e vizionit dhe, në disa raste, interesat e ngushta politike apo ekonomike.
Në këtë kontekst, përmenden shpesh edhe qeveri të dala nga Partia Socialiste e Shqipërisë, të cilat kritikohen për qasje të dyshimta ndaj çështjes së Kosovës.
Një realitet i hidhur – dhe për shumëkënd, i pabesueshëm.
Në demokracitë e zhvilluara, si në Perendim gjeneralët dhe zyrtarët e lartë ushtarak dënohen kur shkelin ligjin. Sepse forca e shtetit matet me zbatimin e ligjit për të gjithë, pa përjashtim.
Rezoluta e djeshme e Kuvendit të Kosovës, e paraqitur me një emërtim të maskuar, ngre disa pikëpyetje serioze. Një shtet i sigurt në vetvete nuk ka nevojë të reagojë me emocione, por me maturi dhe përgjegjësi institucionale. Shtetësia e fortë ndërtohet mbi sundimin e ligjit, transparencën dhe përballje e drejtë me sfidat – jo mbi veprime që mund të duken si mbrojtje politike. Në fund, besimi në drejtësi është themeli i çdo shteti normal.
Deklarata nga pushtetari tashme i rendesishem i Kosoves, dhe me siguri i padijshem, për mbështetjen e protestave, ku theksohet; se-nuk kemi parti kur është në pyetje UÇK”, ka kuptim simbolik: ai nënvizon se identiteti dhe kauza e UÇK-së janë mbi interesat politike partiake. Megjithatë, duhet kuptuar se Gjykata e Hagës funksionon në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, dhe çdo dalje kundër saj nga udhëheqës të pushtetit mund të interpretohet si presion ndaj gjykatës dhe përpjekje për të shpëtuar ata që mund të jenë fajtorë sipas ligjit. Një gjë e tillë mund ta paraqesë Kosovën si shtet që përkrah krimin dhe cenon drejtësinë.
Kjo mund të lidhet me paralajmërimin për ardhjen e Edi Ramës në Prishtinë, që duhet parë në kontekstin e dredhive të tij politike kundër Kosovës. Sipas analizës së zhvillimeve të mëparshme:
Në të kaluarën, Rama është treguar si udhëheqës që ka tentuar të ndajë Kosovën dhe të krijojë një Ballkan të hapur, me përpjekje për të cenuar sovranitetin e Kosovës.
Ai e shpërfaq me qeverinë e tij si armik të përbetuar të Kosovës, duke marrë njerëz të rinj në qeverinë e tij, të manipuluar për të nënshkruar shkatërrimin e Kosovës (A ju kujtohet djaloshi me mbiemrin Caka që u zhduk si flet që bije në pleh).
Qeveritë e tij janë karakterizuar nga korrupsioni dhe vjedhja në vendin e tij, duke ulur besueshmërinë e mbështetjes së tij për UÇK-në dhe për atë që dëshiron populli dardan. Në këtë kontekst, përkrahja e tij dhe kritika kundër Gjykatës së Hagës mund të shihet si presion politik ndaj drejtësisë ndërkombëtare, por edhe si përpjekje për të zhvlerësuar qendrat dhe vendimet e institucioneve të Kosovës dhe aleatëve të saj.
Tash, para hyrjes së Kosovës në NATO, ardhja e Edi Ramës ngre pikëpyetje të mëdha, sepse me hyrjen e Kosovës në NATO vijnë edhe njohjet e disa anëtarëve që nuk e kanë njohur ende shtetin. Dalja kundër vendimeve të gjykatës mund të shërbente si arsyetim për mosnjohjen e Kosovës nga këto shtete, duke e paraqitur Kosovën si një shtet joligjor dhe të rrezikshëm, një qëllim që duket se është ndjekur vazhdimisht nga qeveritë dhe Partia Socialiste (neo-komuniste, anti-Kosovë, trashëgimi ideologjike e Dushan Mugoshës) në Shqipëri.
Lariqkat e tij (ju kujtohet lidhja e tij me disa zyrtarë të lartë që i kishte emëruar Thaçi për lobimin ndaj ndarjes së Kosovës) filluan kinse me mbështetjen e Vjosa Osmanit, vazhduan me afrimin drejt Albin Kurtit, dhe tani lidhen me paralajmërimin për ardhjen e tij në Prishtinë në një moment kur SHBA dhe NATO janë të angazhuara në sigurimin e stabilitetit të rajonit, duke e bërë çdo ndërhyrje të jashtme potencialisht të rrezikshme për sovranitetin e Kosovës.
Sjellja qeveritareve të korruptuar te Shqipërisë duhet të keqyren me kujdes, aty mund të jetë kali i Trojës. Megjithatë, politikanët e rinj të Kosovës, e dinë më mirë, me mosdijen e tyre arrogante.
Por, mos harroni: Kujdes nga qeveritë dhe pushtetarët e korruptuar te Shqipërisë, . Shpresojmë të mos jetë ashtu si tutemi.
gjithnje shkruajm nga ajo cka nigojme nga transmetuesit, megjithate politika e vertet dihet, ajo eshte prapa perdeve, per te cilat qytetaret e thjesht nuk din,….?!

Thirrje për riatdhesim të mërgimtarëve!

0

Florim Zeqa

Në fillim të viteve të ’90-ta, i organizuam 14 tribuna në komunën tonë, me moton: “Rini zëri i atdheut të thërret”, e cila për qëllim kishte parandalimin e shpërnguljes së të rinjve shqiptarë nga Kosova. Kurse sot, nga pozicioni i mërgimtarit ju drejtohem të gjithë bashkathdetarëve për riatdhesim në trojet tona etnike si kusht për kthimin e jetës në vendet e boshatisura pa banorë në zonat rurale dhe urbane gjithandej Kosovës!

Zeri i ndërgjegjës kombëtare thërret, kthehuni në vendlindje

Sot, pas 27 vjetësh në liri dhe pas 18 vjetësh në shtetin e pavarur dhe sovran, zëri i ndëgjegjës kombëtare thërret si kushtrim për riatdhesimin e mërgimtarëve, për t’i dalur zot tokës dardane të braktisur dhe lën shkretë!

Janë njerëzit që i jepin kuptim jetës dhe shpresës, kurse shtëpitë pa banorë janë ogur i zi i zhbërjes së shtetit dhe vdekjes së atdheut tonë që i mbijetoj të gjitha stuhive të pushtimeve të gjata dhe barbare ndër shekuj!

Në zonat rurale syri të sheh shkolla të mbyllura pa nxënës, kurse në zonat urbane shkolla të hapura me pak nxënës, universitete me pak student, spitale pa mjek dhe infermier!

Rrugëve dhe trotuareve të qyteteve tona, syri të sheh më shumë qen endacak sesa të rinj dhe të reja që i jepin shumë pak gjallëri dhe shpresë jetës në Kosovë!

Kosova jonë e dashur, dita-ditës është duke u tretur në një vend të shkretë, pa banorë! Kahdo dhe kudo që shkon gjithandej vendit syri të sheh shtëpi të bukura, por të heshtura dhe të zbrazura pa banorë!

Fshatrat e Kosovës janë kthyer në fantazmë, pa banorë dhe pa zëra fëmijësh, me toka ndjerrina, pa blegërimën e bagëtive dhe ulurimën e qenëve besnik që qëndronin si roje e shtëpive tona!

Largimi i të rinjve dhe familjeve shqiptare nga Kosova e rrezikon të ardhmen e vendit

Është tepër e dhimbshme kur dëgjon që familje të tëra, të lodhura nga skamja e denigrimi social, nga humbja e të gjitha shpresave për një të nesërme më të mirë në shtetin e lirë, më lot në sy, me dhembje në shpirt e mbyllin pragun e shtëpisë së tyre, për t’u nisur drejt një shprese të re në vende të panjohura. Është shumë e dhimbshme kur fëmijëve u ndërpritet fëmijëria në vendin e tyre; kur nxënësit ndahen nga shokët e klasës, nga mësuesi që ua mësoi alfabetin e gjuhës shqipe, nga familja e farefisi i gjerë, ndoshta për të mos u parë më kurrë më mes vete në këtë jetë! Shuarja e shpresave, e ëndrrave, për të krijuar lumturi të përbashkët familjare në shtetin amë, në vendlindje është gjëja më e dhembshme që mund të përjetojë njeriu në jetën e tij.

Mallkimi dhe rënkimi i të ikurve me shpirt të thyer nga vendlindja ndjellë kob për shtetin e Kosovës

Njerëzit nuk po ikin nga dëshira, por nga pamundësia për të jetuar dinjitetshëm në atdheun e tyre. Ikja nga vendlindja është zgjidhja e fundit, është rrugë e rëndë dhe e mundimshme, por për fatin e keq të shumicës shqiptare, një grup njerëzish të papërgjegjshëm ua kanë uzurpuar çdo pore të jetës në Kosovë.

A ka dëshpërim më të madh, kur babai i një dëshmori, që e kishte të vetmin djalë, i shkon tek varri dhe i thotë: “Lamtumirë o bir, unë po ta kthej shpinën dhe po e lë vendin për të cilin dhe jetën ti o drita e vetme e jetës sime”.

Jo vetëm e dhimbshme, ky është mallkimi më i madh për politikanët që u është bërë gjaku ujë, të cilëve përveç egos së pafundme për pasurim dhe uzurpim të shtetit, nuk shohin gjë tjetër para vetës.

Atyre politikanëve që u kanë mbet vetëm edhe pak ndjenja njerëzore në shpirtin e tyre, duhet t’i thërrasin ndërgjegjes e të i thonë STOP kësaj gjendje mjeruese në vend, në të kundërtën përveç mallkimit të bashkëkombësve të vet, një ditë do t’i zërë edhe mallkimi i Zotit!

Thirrje nga thellësia e shpirtit

Të dashur bashkatdhetarë, mërgimtarë në botën mbarë, përderisa në vitet e ’90-ta na u dashtë të bëhemi ‘kurban’ për familje dhe të dalim në emigrim për ta mundur varfërinë në përballje me pushtuesin serbë, sot duhet të bëhemi ‘kurban’ për atdheun, për truallin dhe shtëpitë tona të boshatisura!

Të dashur bashkatdhetarë, ju që jeni nga 2-3 e më shumë vëllezër në emigrim, njëri nga ju duhet të riatdhesohet në vendlindje për t’i dalur zot shtëpisë dhe pasurisë së krijuar në vendlindje.

Ky përveqse obligim familjarë, është edhe akt i lartë i vetëdijes kombëtare për ta rikthyer shpresën për jetë në vendlindje. Vetëm në këtë mënyrë e kthejmë gjallërinë dhe jetën në athdeun e braktisur.

Kthimi në vendlindje është heroizëm i barabartë me ata që luftuan në fushat e betejës. Gjaku i derdhur në luftë shpërblehet me kthim dhe riatdhesim në vendlindje. Në të kundërtën, braktisja e vendit është largim edhe nga amaneti i dëshmorëve!

Dritan Goxhaj për Zyren e Prokurorit të Specialisuar (ZPS) në Hagë dhe kurthin e saj

1

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë

Që nga e hëna që lamë pas, (9 Shkurt 2026), në Hagë po zhvillohet procesi përmbyllës i gjyqit, i cili ka marrë të pandehur epokën më të ndritur të kohëve moderne për shqiptarinë në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti.

Në këtë proces ZPS-ja ka kërkuar dënime të rënda për secilin nga të akuzuarit, por ajo që vihet re në tërë këtë proces është terminologjia që kjo prokurori përdor, jo vetëm për të rënduar akuzat e të akuzuarve, por edhe për të shkaktuar pasoja të mëpasshme politike, morale e sociale.

Prokurorët që në fillim kanë përdorur togëfjalëshin “Ndërmarrje e përbashkët kriminale (NPK)”, kanë përdorur shprehjen “mbi 50 qendra të mbajtjes së të ndaluarve” edhe pse kjo shifër dhe këto qendra nuk kanë dalë askund gjatë këtij procesi të gjatë disa vjeçar, dhe në fund, po qëllimisht, përdorën edhe shprehjen “disa dëshmitarë perëndimorë e kanë keqkuptuar strukturën dhe rolin e UÇK-së”.

ZPS-ja nuk ka bërë asgjë më shumë deri më sot vetëm se ka kopjuar Prokurorinë dhe fjalorin e prokurorëve ndërkombëtarë në procesin gjyqësor të Nurembergut ndaj udhëheqësve nazistë pas Luftës së Dytë Botërore.

Cili është ky fjalor?

Në Nuremberg, prokuroria përdori konceptin e “komplotit” dhe të përgjegjësisë së përbashkët, për të argumentuar se udhëheqja naziste kishte vepruar si një projekt i organizuar kriminal për:

– për nisjen e luftës agresive;

– për kryerjen e krimeve të luftës;

– për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit.

Koncepti modern i “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” u zhvillua më vonë nga Tribunali për ish-Jugosllavinë në vitet 1990.

Në Nuremberg nuk u përdor termi NPK, por u përdor ideja e komplotit të përbashkët për të kryer krime.

Edhe në Nuremberg, ngjashëm si në këtë process, prokurorët ngulnin këmbë, ashtu si ngulin këmbë edhe prokurorët e ZPS-së, se të akuzuarit po gjykohen individualisht pamvarësisht se argumenti që u përdor atëhere, i ngjashëm me këtë sot, e hedh poshtë këtë pretendim të Prokurorisë.

ZPS argumenton se këta kanë qënë pjesë e një plani të përbashkët kriminal, në këtë mënyrë mjafton vetëm pjesëmarrja në strukturën udhëheqëse për përgjegjësi.

Gjithashtu, duke argumentuar se këta të akuzuar “ kishin një plan të përbashkët kriminal”, për të cilin sipas ZPS “shfrytëzuan strukturën në të cilin bënin pjesë”, kjo hedh totalisht baltë mbi gjithë strukturën.

Po cila ishte struktura?

Të akuzuarit janë themelues të Shtabit të Përgjithëshëm të UÇK-së si dhe anëtarë të kësaj strukture. ZPS, duke pretenduar se “kishin plan” për të krijojnë idenë se këta e krijuan këtë strukturë, pra SHP, me qëllim për të kryer krime(!).

Pra, në këtë rast logjikisht bie posht i gjithë pretendimi i ZPS se nuk po gjykohet UÇK –ja, por vetëm individëd.

Nëse Themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të një strukture ushtarake (UÇK) akuzohen për “ndërmarrje të përbashkët kriminale” dhe për përdorim të vet strukturës për qëllime kriminale, kjo e cënon drejtpërdrejti strukturën, të paktën në disa nivele.

Pamvarësisht se sot në të drejtën penale ndërkombëtare strukturat si kjo nuk dënohen penalisht, kjo akuzë e tillë po tenton të krijojë idenë e shprehur edhe disa herë gjatë procesit nga prokurorët e ZPS-së, se është përdorur struktura, se gjoja kjo strukturë është përdorur si instrument i krimit.

Gjatë gjithë procesit, por edhe në mbyllje të fjalës së tyre, prokurorët e ZPS-së kanë insistuar se të akuzuarit:

– Kanë përdorur njësi të ndryshme në mënyrë sistematike;

– Kanë dhënë urdhëra zyrtarë në kuadër të structures;

– Kanë shfrytëzuar mbështjetjen llogjistike institucionale të strukturës.

Dhe këtë prokurorët e kanë bërë me vetëdije, pasi kjo prek jo vetëm reputacionin e tyre por edhe të UÇK-së në tërësi.

Në këtë rast, duke pretenduar se krimi nuk ka qenë veprim individual i shkëputur, struktura konsiderohet e komprometuar dhe pjesë e funksionimit të grupit të përbashkët kriminal.

Edhe pse prokurorët e ZPS-së janë të vetëdijshëm që nuk do të ketë kurrë një vendim gjyqësor ndaj strukturës, ata kanë dashur prej fillimit që të krijojnë një përceptim public, ku narativa e strukturës (SHP dhe vetë UÇK -së) të vihet në diskutim.

Qëllimi i tyre është që të dëmtojnë legjitimitetin moral të SHP dhe të vetë UÇK -së si një strukturë me rol historik dhe çlirimtar.

Akuza e ZPS per “Ndërmarrje të përbashkët kriminale” edhe nëse nuk është bërë me qëllim të caktuar, sërish ajo ka efekt në disa aspekte, (pamvarësisht se unë mendoj që kjo është me qëllim për të krijuar këto efekte dëmtuese).

– Kjo lloj akuze i shërben thellimit të ndarjes politike të brendshme.

– Sfidon narrativën dominante të luftës si ekskluzivisht çlirimtare, duke i dhënë asaj

nuanca të luftës civile.

Edhe për faktin që regjimi i Slobodan Milošević u shpall përgjegjës për krime të rënda në Kosovë nga gjykata ndërkombëtare, kjo lloj akuze ndikon në diskursin rreth përgjegjësive të luftës.

E gjitha kjo ka si qëllim që të ndikojë seriozisht në qasjen e dialogut me Sërbinë që Kosova të hyjë në dialog me një lidership të ri, më pak ose aspak të lidhur me luftën.

Deklarata që: “zyrtarët amerikanë dhe komandanti i NATO-s e kanë keqkuptuar strukturën, rolin dhe udhëheqjen e UÇK-së”, është një argument tjetër juridik i Prokurorisë, me të cilën duan të tregojnë se egzistonte një strukturë reale komandimi, gjë që nuk është mohuar asnjëherë, pasi fakti që UÇK kishte një SHP, tregon që një strukturë komandimi ka ekzistuar, por kjo strukturë ka ekzistuar në bazë të një decentralizimi ku të gjitha Zonat Operative dhe komandat e tyre kishin autonomi operacionale dhe taktike veprimi.

Dhe kjo bëhej për efekt të kohës së vendimmarrjes, dhe reagimit sa më të shpejtë ndaj situatave të luftës që ndryshonin në mënyrë konstante në një terren të vogël si madhësi veprimi.

Prokuroria ngul këmbë dhe e ka përdorur qëllimisht këtë akuzë, sepse nëpërmjet kësaj dëshiron të krijojë idenë tek Trupi Gjykues, në pamundësi për ta provuar gjatë gjithë procesit, se kjo strukturë ishte e centralizuar dhe e koordinuar me qëllim që të forcojë argumentin për “kontroll efektiv”, dhe kështu të forcohet koncepti i “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.

Ky argument i përdorur nga prokurorët në fjalën përmbyllëse ka edhe efekt politik, i cili kërkon që të krijojë idenë se bashkësia ndërkombëtare nuk e kuptoi plotësisht realitetin në terren(!).

Dhe kjo bëhet me qëllim që t’i vijë në ndihmë deklaratës së Sërbisë e dalë më së pari nga goja e Millosheviçit se: “Perëndimi nuk e kuptoi çfarë ishte realisht UÇK-ja”, dhe në këtë mënyrë të krijojë debat në Kosovë për narrativën (ndryshimet) historike jo vetëm të luftës çlirimtgare por edhe të ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare, nëpërmjet NATO-s.

Pra, Prokuroria po mundohet me të gjitha format dhe mënyrat të krijpojë idenë se kontrolli i të akuzuarve ndaj gjithë strukturës së UÇK -së ishte efektiv.

Prokurorisë i duhet patjetër kjo, pasi pa kontroll efektiv nuk ka përgjegjësi komanduese.

Por problemi qëndron se që të kesh përgjegjësi komanduese, duhet të jesh komandant strukture.

Dhe këtu çalon gjith narativa e ZPS-së, pasi të akuzuarit nuk kanë qënë komandantë të strukturës por anëtarë të saj, edhe pse pas lufte për nevoja të tyre politike janë deklaruar nëpër media duke e quajtur veten si komandantë të luftës.

Po përse ZPS ka zgjedhur të lozë në këtë formë?

Sepse ajo ka bërë llogari që të dalë e fituar në çdo rast.

Duke i akuzuar si “Ndërrmarrje e përbashkët kriminale” nëse Gjykata e pranon këtë akuzë, atëherë kjo për Prokurorinë vërteton edhe kontrollin efektiv të strukturës, ku të dyja së bashku këto do të thonë, se jo vetëm që paska egzistuar një plan kriminal, por që ky plan është ekzektuar nëpërmjet këtij kontrolli efektiv dhe, si pasojë i ngarkon këta me përgjejgësi komanduese, dhe i bje që: jo vetëm kanë pasur dijeni të planit, por edhe që nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin ose për ndëshkimin e atyre që e kanë kryer.

Por edhe nëse Gjykata e hedh poshtë akuzën për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, që do të thotë se nuk ka pasur një plan kriminal, sërisht fakti që kanë ndodhur krimet, i ngarkon sërish me përgjegjësi pasi ekziston koncepti juridik se, edhe po qese nuk ka pasur plan të përbashkët kriminal, edhe pse nuk ka pasur kontroll efektiv të strukturës, sërish fakti që mund të kenë pasur dijeni e nuk kanë marrë masa më pas për të ndëshkuar autorët e krimit, kjo i ngarkon me përgjegjësi komanduese si anëtarë të kësaj strukture.

Por në këtë rast kjo ngarkon me përgjegjësi jo vetëm këta por gjithë strukturën.

Pra, siç shihet, prokurorët e ZPS-së kanë zgjedhur një lojë mashtruese duke e futur kështu jo vetëm Mbrojtjen por edhe Gjykatën në një kurth juridik me pasoja të rënda për të akuzuarit dhe për gjithë pjesën tjetër të UÇK -së.