ARKIVI:
25 Prill 2026

Seff Krasniqi: Pse OVL po mundohet ta kriminalizojë UÇK-në?

Shkrime relevante

Midis përgjegjësisë dhe kalkulimit: Testi i madh i politikës në Kosovë

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Oferta e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për opozitën përfaqëson...

Majmuni dhe Zajednica

Rafuna Mevi, Londër Hallet dhe strandardi i ulët i jetës i bëjnë...

Politikanët e rastit dhe jeta e tyre përtej politikës…!

Afrim Caka, Gjakovë Shkruar me 25 prill 2018 · POLITIKANËT E RASTIT JETOJNË PREJ POLITIKËS... Politika...

Poezi të librit më të ri të Fejzë Demirit

Fejzë Demiri Poezi Titulli i librit - Kam menduar këta tituj : Jetë...

Mathieu Aref për shkrimtarin dhe sociologun algjeriano-maroken Maxhid Okasha që e braktisi islamin

Mathieu Aref, pellazgolog, Paris Ja çfarë thotë Maxhid Okasha, një shkrimtar dhe...

Shpërndaj

Seff (Sefedin) Krasniqi, Prishtinë

Shkrimin e parë kundër vrasjeve politike e pata botuar te Forumishqiptar, në korrik të vitit 1997, pas vrasjes së gazetarit Ali Uka në Tiranë. E dija me siguri se ai nuk ishte nga radhët e LPK-së. Për ekzistencën e UÇK-së dhe për emrin e Adem Jasharit kisha mësuar në fund të vitit 1995 ose në fillim të vitit 1996, nga Kadri Osmani (Mani)-ndjesë pastë.
S’di pse ndjeva një nevojë, t’i tregoj se që nga prilli i vitit 1994 kisha kontakt telefonik me kolonel Ahmet Krasniqin, të cilin e gjeta pas porosisë së Faik Aziz Krasniqit dhe Shefqet Krasniqi -patën ardhë të më vizitojnë në shtëpi në Zhilivide.

NPK

Vitet kalonin, vrasjet politike nuk ndaleshin…

Kur Gjykata Speciale në Hagë ngriti aktakuzën kundër Thaçit dhe të tjerëve, akronimi NPK më tronditi, sidomos për shkak të lidhjes së tij me “krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit”. Një mik Jusuf Demaj, ma sqaroi kuptimin juridik të NPK-së dhe kjo ma zbuti shqetësimin.
Sipas këtij koncepti, nëse disa individë kanë një plan të përbashkët për kryerjen e krimeve, ata mund të mbajnë përgjegjësi edhe nëse nuk e kryejnë vetë veprën. Mjafton organizimi, kryerja dhe dijenia për të. Madje, m’tha mjaftojnë tre veta: një që e kryen vepren, një që e organizon, e një që është në rrjedhë (dijeni) e që s’e lajmëron te organet kompetente!

Atëherë, pse OVL-ja dhe Kuvendi, përmes rezolutave, po e kriminalizojnë luftën çlirimtare të UÇK-së?

Shkurt e qartë
UÇK-ja ishte organizatë kombëtare çlirimtare me qëllim çlirimin e Kosovës dhe njihet si lëvizje për vetëvendosje.

NPK-ja është koncept juridik që lidhet me përgjegjësinë penale të individëve, jo të një organizate të tërë.

Proceset në Hagë janë kundër individëve, jo kundër UÇK-së si organizatë, emblemës apo Betimit të saj. Edhe nëse pretendohet ekzistenca e një NPK-je, përgjegjësia mbetet individuale dhe duhet provuar qëllimi për kryerje krimesh.
Barazimi i UÇK-së me NPK-në është narrativë politike, jo realitet juridik.
Lufta çlirimtare ishte e drejtë; krimet, nëse ka pasur, dihet që ka pasur, janë individuale. Fatkeqësisht, ka pasur të tillë që vrasjen e Ahmet Krasniqit, me vullnet ia ka ngarkuar vetvetës për t’ia shtuar vetës “patriotizmin”.

NB: Çdo interpretim tjetër është trillim dhe besnikëri e rreme ndaj individëve, jo ndaj së vërtetës historike.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Seff (Sefedin)!

    Dje, më 18 shkurt 2026 lexova këtë shkrim, por NUK desha që të jam i pari në KOMENT: prita mos dikushs tjetër të jetë i pari në KOMENT!!!
    Sot (më 19 shkurt 2026) po e jap këtë KOMENT, TË SHKURTER:
    Avokati nga Tirana, Zaçe Islami, ka deklaruar PUBLIKISHT (në Mediat e Tiranës dhe në TV “KOJSHIA SSHOW” – Prishgtinë:

    “NË QOFTË SE HASHIM THAÇI DHE TË TJERËT KANË BËRË KRIME në popullsinë shqiptare, PAK JANË 45 VITE BURG!”

    Kaq!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu