Kreu Blog Faqe 263

Shqiptar, përmendu nga amullia dogmatike, ndryshe e keqja nuk ndalet…!

0
SI VALLË, NE NUK U ZGJUAM NGA GJUMI DOGMATIK?
Ҫ’është enigma e kohës së gjumit dogmatik, nëse “ndërgjegja jonë”, mendimi ynë për kombin, kulturën, historinë, nuk arrin të konceptojë si të qenë vetëm atë që është e pranishme në mesin tonë, e goditur nga një sëmundje, e të zgjidhë në menyre krijuese enigmën që përfaqëson rrjedha e kësaj politike të sëmurë – në të vërtetë – doktrinën e gjumit dogmatik?
Politikanët po mundohen popullit t’ia impononte një matje tjetër të kohës.
Unë jam qytetar i thjeshtë mëkatar nga Gjakova. Ne themi ai qe flete ndryshe dhe tjetri mendon që është kundra tij. Shqiptar përmendu nga amullia dogmatike ndryshe e keqja shqiptare nuk ndalet… Sepse pjesa më e madhe e politikanëve, me sa duket, ka një shtrembërim të till perceptimi në drejtim të kombit, shtetit e të shikimit historik.
Ne shpesh kemi tërhequr vëmendjen ndaj atij fakti se përpara se të krijojmë gjykimin për ndonjë politikan, ne na duhet të dimë se në cilin mjedis është rritur ai.
Kur po i shkruaj këto radhë, nuk ka se si të mos përserisim shprehjen, aq shumë të përdorur “është e tmerrëshme” kuptimin e thellë të kësaj politike, për njerëzit tanë të politikës, këndej e matanë kufirit. Nuk i kemi dëgjuar pothuajse politikanët e PD,së dhe presidenti “Honoris Causa” Hashim Thaçi të lëshojnë ofshamën më të vogël, për një gabim, pale pastaj për mundësinë e një gabimi tragjikë. Të gjitha këto, mjerisht, janë të vërteta; të vërteta të hidhura dhe, ç’është më e keqja, paraqisnin vetëm një pjesë të vogël të së vërtetës së plotë, lakuriqe.
“O Zot, asgjë s’kemi mësuar vallë nga Historitë e kaluara?”.
Pa glorifikime, mos ta harrojm të shkuarën që mos të përsëritet më. Jo për ta ringjallur atë kohë, por për të mos harruar se çkangjau në ato kohëra lufte, që jo rrallë solli dhëmbje, trishtime, vrasje, barbarizëm, djegie… Ndoshta jo rrallë që ne pamë dhe përjetuam. Rrënjët i gjen tek e djeshmja. Por, gjithsesi, kthimi i kokës pas, të ndihmon gjithashtu për ta kuptuar më shumë e më mirë historinë tonë të përbashkët. Popujt që harrojnë historinë, janë të destinuar ta përsërisin atë. Ajo që ka ndryshuar është këndi i vështrimit të syve tanë… tani jemi qytetarë të lirë të një Dardanie të sakatuar. Edhe Gaforrja gëzon liri – por ajo mbetet Gaforre!
Njerëzit e papërgjegjshëm të PD,ës nuk mund të jenë unikal…, meqë shtetit ton jo vetëm i mungon gjithçka, po e quaj të shëmtuar shfaqjen e tyre. Sepse kjo arroganca nuk ka lidhje me një shtet si Dardania, që është eksportuesi më i madh i të miturve azilkërkues dhe i deformimeve politike e fetare në botë, për mua kjo është ulëritëse, heshtja dhe koshllëku i këtij shteti me një struktura sociale dhe shushunja në kurriz të tij ndaj këtij fenomeni është kobëzi për një komb që kërkon të mbijetojë në këtë botë që po shkon për dreq e lesh.
Unë desha të ofroja kështu një orientim të parë në lidhje me çështjen që duhet ta trajtojmë. Tradhëtia i hapi rrugën disa konceptimeve problematike në shoqërinë shqiptare. “Tradhëti e korrupsioni” do të thotë në të vërtetë të jesh pro përvojës së shkatërrimit të një kombi, sesa më mirë të besosh se të gjitha konceptet e saja rrjedhin edhe nga përvoja familjare. Këtu hyn në lojë dyzimi i njohur duke u përfshinë në përzierje racas dhe e humbëm aftësin krijuese kulturore derisa në fund, u bëmë mendërisht, por edhe fizikisht, më tepër të ngjashëm me pushtuesit shekullor e të nënshtruar deri në ditët e sotit.
Vetëm në epokat politike e fetare populli ynë i shndërruar momentalisht kryejnë ato zullumçari të paimagjinueshme, hedhin themelet e tyre perandorive korruptive të cilat e çuditën edhe historinë tonë. Kështu pra fryma antikombëtare ka lozur rol kryesor politik në ekzistencën e gjumit dogmatik. Sigurisht perënditë e horrave nuk janë të pavdekshëm edhe fryma e kryehorrave nuk është e përjetshme. Edhe kur vihet populli për njëfar kohe në gjumë ai i kryehorrave zgjohet sapo krijohet një tradhti e re. Rrallë ndodhë që tradhtia dhe politika fetare të kenë atë intensivitet për një kohë të gjatë e që janë në gjendje hipnotizojnë dhe të ndryshojnë karakterin, moralin e shqiptarëve. Në fund të fundit gjumi dogmatik fillon të zbehet, të hipnotizuarit pak nga pak zgjohen dhe sfondi vjetër i karakterit korruptiv shfaqet përseri.
Të jesh shqiptar nuk është vetëm një fjalë, është edhe një vepër, e bashkë me të një përkushtim e nderim për kombin të cilit i përkasim. Karakteri i popullit dhe besimet e tij, ja këto janë çelsat për të zbuluar fatin e tij. I pari, në elementët e tij kryesore është i pandryshueshëm e pikërisht për këtë arsye “historia e popullit tonë ruan gjithmonë njëfar menyre unitetin në mes tradhtisë e korrupsionit”. Përgatitjet e përherëshme me tablonë e plotë, mund të ndryshohen dhe pikërisht për këtë arsye historia regjistron vetëm përmbysjetë e mëdha të kësaj politike. Në këtë ndryshim tek populli ynë ka si pasojë të pashmangëshme një sërë shkatrrimesh në qytetërimin tonë të lashtë, historinë, gjuhën, kulturën dhe ekzistencën e vetë kombit Shqiptar.
Një ndër këto aftësi është kujtesa, funksioni i së cilës përcaktohet nga domosdoshmëria e adaptimit mendor. Pa kujtime për të kaluarën do të ishte e pamundur të marrësh masa përkujdesi për të ardhmen.
Sepse kjo arroganca nuk ka lidhje me shtetin modern si Dardania, që është eksportuesi më i madh i rinisë azilkërkues në Botë, për mua kjo është ulëritëse, heshtja dhe koshllëku i këtij shteti me një struktura sociale dhe shushunja në kurriz të tij ndaj këtij fenomeni është kobëzi për një komb që kërkon të mbijetojë në këtë botë që po shkon për dreq. Përceptimi është diçka më shumë sesa thjesht fenomeni fizik; ai është një funksion psikologjik, në bazë të të cilit ne mund të bëjmë konkluzionet që shkojnë tepër larg, të cilës i përkasin botës së brendëshme të politikanëve të PD,ës. Në thelb politika e tyre e vëtetë për ne nuk ka rëndësi. Ne kemi interes të dimë për këta njerëz ato që ka i ka krijuar legjenda popullore e votuesve. Pikërisht të tillë heronj legjendar e aspak heronj të vërtetë kanë ushtruar ndikim në shpirtin e turmës së votuesve…

A është dikush që mund t’ia përcjellë këtë foto Gjyqit të Hagës, këtë “tabut” simbolik për dëshmitarët në Hagë?!

1
“Ky mesazh dhe këto foto më janë dërguar nga një qytetar digjital.
Baca Lil,
Që liria ka emër dhe drejtësia duhet të vihet në vend për OPK-në “Çlirimtar”.
Ky tabut është simbolik dhe lidhet me dëshmitarët në Hagë.
Është vendosur në rrugën Poklek i Vjetër–Korroticë, te Guri i Korroticës.
Sipas mesazhit shoqërues, ai është vendosur me qëllim frikësimi ndaj dëshmitarëve. Në të shkruhet se ata që dëshmojnë në Hagë i pret tabuti.
Kjo është Drenica e Jakupit.
A ka dikush që mund t’ia përcjellë këtë foto gjyqtarit në Hagë?
Thotë: dëshmitari digjital.”

Liria ka emer, emri ishte Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, e Liria ku eshte?

0
Liria ka emër – por a ka strukturë?
“Liria ka emër.” Në diskursin publik u artikulua si metaforë e Eliza Hoxha, Ismail Tashollit. Emra konkretë, figura konkrete, njerëz konkretë. Por pas kësaj formule retorike lind një pyetje më e thellë politike: nëse liria ka emër, a ka ajo edhe institucion? A ka procedurë? A ka dokument?
Një protestë madhështore, me qindra mijëra qytetarë, me pjesëmarrjen e liderëve opozitarë, veteranëve të luftës, figurave publike dhe Presidentes së Republikës, prodhoi një moment të fortë simbolik. Një shfaqje uniteti. Një mobilizim emocional. Por analiza serioze nuk ndalet te madhështia e turmës; ajo pyet për rezultatin institucional.
Liria si simbol dhe liria si arkitekturë juridike
Në traditën perëndimore të mendimit politik, liria nuk është vetëm akt çlirimi. Ajo është ndërtim rendi. Një shtet demokratik e mat pjekurinë jo me intensitetin e britmës publike, por me cilësinë e dokumentit që prodhon.
Në atë protestë munguan elemente kyçe që do ta kthenin mobilizimin në instrument konkret:
• Nuk pati një peticion të strukturuar me argumentim juridik për t’iu dërguar Dhomave të Specializuara.
• Nuk pati një rezolutë të Kuvendit të Kosovës që të artikulonte zyrtarisht shqetësimin institucional.
• Nuk pati tavolina për mbledhje nënshkrimesh që do të përktheheshin në akt formal.
• Nuk pati një komision përfaqësues për dorëzim diplomatik të një dokumenti zyrtar në Hagë.
Kjo nuk është kritikë emocionale. Është analizë funksionale. Një protestë pa prodhim dokumenti është energji pa kanal.
Paradoksi institucional
Dhomat e Specializuara nuk janë një imponim i jashtëm pa bazë juridike; ato u krijuan me votë të Kuvendit të Kosovës. Pra, kemi një situatë ku përfaqësues institucionalë protestojnë kundër një mekanizmi që buron nga sovraniteti i transferuar prej vetë shtetit.
Kjo krijon një tension të natyrshëm mes:
• legjitimitetit emocional të protestës,
• dhe koherencës institucionale të shtetit.
Në demokracitë perëndimore, kritika ndaj një vendimi gjyqësor është legjitime. Por delegjitimimi i vetë arkitekturës së drejtësisë kërkon kujdes, sepse prek themelin e sundimit të ligjit.
Nëse qëllimi është përmirësimi i perceptimit ndërkombëtar dhe forcimi i mbrojtjes juridike, atëherë strategjia duhet të jetë sistematike, jo spontane.
UÇK, pavarësia dhe narrativi publik
Një dimension tjetër i rëndësishëm është simbolika e thirrjeve. Në shesh u dëgjuan më shumë thirrje për UÇK-në dhe liderët e saj sesa për vetë pavarësinë e shtetit.
Kjo tregon një realitet sociologjik: identiteti i luftës mbetet emocionalisht më i fortë sesa identiteti institucional i shtetit.
Por sfida e Kosovës sot nuk është vetëm mbrojtja e kujtesës së luftës; është konsolidimi i shtetit ligjor. Liria e fituar në 1999 dhe e shpallur në 2008 duhet të përkthehet në stabilitet juridik dhe kulturë institucionale.
Çfarë do të ishte emancipim politic?
Një qasje emancipatore perëndimore do të kërkonte:
• një analizë juridike të thelluar mbi procedurat dhe standardet e Dhomave të Specializuara;
• lobim diplomatik të koordinuar në SHBA dhe BE;
• përfshirje akademike me publikime serioze mbi kontekstin historik të luftës;
• mekanizma institucionalë të qartë brenda Kuvendit.
Protesta është mjet. Por në demokraci, mjeti nuk zëvendëson procesin.
Liria ku mbet?
Liria mbetet aty ku emocionet shndërrohen në dokument. Ajo mbetet në aftësinë për të mbrojtur dinjitetin kombëtar përmes argumentit juridik, jo vetëm përmes solidaritetit kolektiv.
Nëse liria ka emër, ajo duhet të ketë edhe formë: formë ligjore, formë institucionale, formë diplomatike. Vetëm atëherë një protestë madhështore shndërrohet në politikë publike. Vetëm atëherë energjia e sheshit bëhet fuqi e shtetit.

Tre rrugët e historisë sonë – nga 1981 e deri sot

Sak Muji, Rugovë
____
Shpërthimi i demonstratave të vitit 1981
Në pranverën e vitit 1981 shpërtheu zëri i një brezi që kërkonte liri, dinjitet dhe të drejtën për të jetuar i barabartë në tokën e vet.
Rrugët u mbushën me studentë e qytetarë, ndërsa në ajër jehonte thirrja që u bë simbol i kohës: “Republikë, Kushtetutë – ja me hatër, ja me luftë!”
Kjo ishte fillesa e një rruge të gjatë sakrifice, me burgje, përndjekje e dhimbje, por edhe me besim të palëkundur se liria do të vinte.
Hydajet Hyseni me 26 mars 1981…
1) Burgjet dhe qëndresa (1981–1990)
Në qelitë e ftohta u formësua qëndresa.
Shokët e burgut mbajtën gjallë idealin e lirisë dhe të barazisë kombëtare.
Nga ajo errësirë lindi fjala e lirë dhe mendimi shtetformues, që më vonë do të merrte përgjegjësi në jetën publike të Kosovës – siç dëshmon edhe rrugëtimi i Prof. Bajram Kosumit, ish-Kryeministër i Kosovës.
2) Kërkesat paqësore dhe mosbindja qytetare (1990–1993)
Populli ynë zgjodhi rrugën e paqes, organizimit dhe rezistencës civile përballë shtetit militar të Serbisë.
Ishte përpjekja për ta fituar lirinë pa armë, me besim se drejtësia ndërkombëtare do ta dëgjonte zërin tonë.
Por dhuna, shtypja dhe përndjekja vazhduan.
3) Lufta, sakrifica dhe rruga drejt Pavarësisë (1999–2008)
Kur paqja u shpërfill, erdhi koha e sakrificës së fundit.
Lufta për mbijetesë dhe liri solli çmimin më të rëndë:mbi 14.000 shqiptarë të vrarë, mijëra të zhdukur, të përndjekur dhe të plagosur në shpirt.
Nga kjo sakrificë lindi shteti ynë dhe u kurorëzua ëndrra me Pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.
Plaga që mbetet e hapur – deri në vitin 2026
Edhe sot, gëzimi i lirisë mbetet i përzier me dhimbjen e drejtësisë së vonuar.
Plaga shihet te proceset në Gjykatën e Hagës, ndërkohë që krimet dhe gjenocidi mbi popullin tonë ende kërkojnë drejtësi të plotë.
Historia sjell edhe një të vërtetë të fortë:ish-Jugosllavia, për të cilën u zhvilluan luftëra kundër popujve të saj, sot nuk ekziston më — as si shtet, as si ide;nuk gjendet më as në bodrume, as në atlasët e gjeografisë.
Por pasojat e saj – varret, plagët dhe mungesat – ende jetojnë mes nesh.
Kjo nuk është thirrje urrejtjeje.
Kjo është kujtesë, përgjegjësi dhe besim se drejtësia një ditë do të plotësohet.
Sepse historia jonë është dhimbje, por edhe krenari.
Është plagë, por edhe shpresë.
Dhe rruga jonë drejt së ardhmes vazhdon.
smuji’26
Video ku flet bajram Kososumi, një ndër organizatorët e demonstratave të vitit 1981:
Shihnie edhe këtë video:

Dita e përjetësisë, poezi e Arif Ejupit kushtuar nxënësve të tij të mësimit plotësues

1

Arif Ejupi, Gjenevë

Dita e përjetësisë

(Kushtuar nxënësve të mi të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, të viteve 1995–2000)

Në blirin pranë
kullës bletët zukasin,
bilbilat këndojnë, zogjtë cicërojnë,
pëllumbat lirshëm fluturojnë.

Dallëndyshe e lejlekë
kthehen në folenë e vjetër,
kudo dëgjohen daullet
dhe bie pandërprerë çiftelia,
hareshëm hedh vallen rinia.

Kosovën më 17 shkurt 2008
e bekoi Perëndia.

Nga mbarë bota vjen urimi,
në fytyrat e njerëzve shihet
gëzimi.

U këndohet SHBA-ve
dhe ushtarëve të lirisë
që Kosovës ia vunë
themelet e shtetësisë.

Uron nëna djalin
e djali nënën,
me shpresën që së shpejti
do të bashkohet Prishtina me Tiranën.

Më 17 shkurt 2026

Protesta për UÇK-në e Luljeta Pulës, apo zëri që zgjon kujtesën

0

Masakrimi i 28 martirëve shqiptarë në mars të vitit 1913 nga ushtria serbe në Nashec të Prizrenit

0

Mr.sc.Nue Oroshi, historian, Prizren

Sa herë që shkruaj për masakrat serbe mbi popullin shqiptar dhe para se të shënoj emrat e të vrarëve dhe të masakruarve në mendje me rri gjithmonë vaji i nënave shqiptare kur e kanë marrë lajmin për vrasjen e burrave dhe djemve të tyre. Më rri në mendje vaji i motrave për vëllezërit e tyre që menduan ta rrisin votrën e shtëpisë por ja që kriminelët serb nuk njohin ligje të luftës kur janë në pyetje shqiptarët por gjatë tërë historisë kanë masakruar popullin shqiptar në të gjitha mënyrat e mundëshme.

Marsi i vitit 1913 për fshatrat e Komunës së Prizrenit ishte një muaj vdekjeprurës ku forcat kriminale serbe kryen masakra të tmerrëshme. Masakra e parë u krye në Kabash ku u vranë dhe u masakruan 112 shqiptar të Kabashit dhe rrethinës. Për këtë masakër se bashku me publicistin Enver Sulaj, në fillimin e viteve të nëntëdhjeta, kemi botuar shkrimin e parë në revistën “Qellimi” me titull “Boria ra të pritet Kabashi” më pas, pas vitit 1999 kanë shkruar edhe disa studiues të tjerë.

Por për masakrën e Nashecit të vitit 1913 ky është studimi i parë qe shkruhet.

Gjenerali serb Bozhidar Jankoviq

Kjo masakër ishte kryer nga ushtria serbe e udhëhequr nga krimineli serb gjeneral Jankoviqi, ku ishin masakruar 28 burra të familjeve shqiptare nga fshatrat Nashec, Grazhdanik dhe Atmaxhë. Për familjet Kalaj nga Nasheci e cila humbi 17 djem për një ditë për familjen Manreca po ashtu nga ky fshat, qe humbi 5 djem në po këtë masakër, familjen Shkoza e cila humbi 2 djem si dhe katër familje tjera që humbën nga një djalë, marsi i vitit 1913 ishte një muaj i tmerrëshem.

Kjo masakër është kryer në Kodër të Nashecit e cila ishte e njohur më herët si Kodra e familjes Kalaj.Kjo ishte një Masakër e cila i mbështjelli në zi keto familje por nuk mundi që ti shfaros. Meqenëse kriminelët serb shpeshherë kanë kryer masakra dhe kanë mshefur gjurmet kemi pak burime historike lidhur me këtë masakër të tmerrshme.

Burimi i vetëm historik deri më tani është në historinë gjermane, i dhënë në librin Albanien Golgatha (Golgota Shqiptare) Anklageakten gegen die Vernichter des Albanervolkes të mbledhura dhe sistemuara nga studiuesi Leo Freundlich të botuar në Wien në vitin 1913 nga shtëpia botuese Verlag der Buch und Kunstdruckerei Josef Roller në faqen 27 me titull: Die Serben ermorden auch Christen (Serbët i vrasin edhe të krishterë) në mënyrë decidive thotë: „Vrasjet shqiptare janë të shumta:Në Nashec për shembull mbrenda një dite janë vrarë tridhjetë burra, të cilët qëndronin të qetë në fshat dhe që nuk bën asnjë krim tjetër vetëm se e quanin vetën shqiptar të besimit katolik“.

Ky libër është shkruar nga Leo Freeundlich që të shërben si aktakuzë për Serbinë për vrasjen e 25 mijë shqiptarëve në periudhën kohore nëntor 1912 e deri në mars 1913.

Nga 30 të vrarët që i jep Leo Frendlich kemi arritur ti evidentojmë 28 emra që po i japim në vijim, 28 martiret që u masakruan në Nashec janë: Gjokë Dodë Kalaj, Lazër Dodë Kalaj, Tuc Dedë Kalaj,DedëTuc Kalaj,Gjokë Mark Kalaj,Mark Gjokë Kalaj,Dedë Gjokë Kalaj, Bibë Gjokë Kalaj,Llesh Prekë Kalaj, Simon Llesh Kalaj, Nikë Llesh Kalaj, Pjetër Prekë Kalaj, Frrok Pjetër Kalaj, Nue Prekë Kalaj, Gjon Nue Kalaj,Mark Nikollë Kalaj,Zef Tunë Kalaj,Llesh Quni, Mark Mirdita, Pren Manrecaj Spaqi,Pjetër Manrecaj Spaqi, Gjon Manrecaj Spaqi,Mark Manrecaj Spaqi,Prekë Manrecaj Spaqi,Nrecë Nue Lleshi Shkoza,Prekë Nrecë Nue Shkoza.

Rrëfimet e familjarve Siç shihet në këtë masakër burrat e tyre i kanë humbur shtatë familje ku familja Kalaj ka humbur 17 burra, familja Manreca 5 burra, familja Shkoza 2 burra kurse nga një burrë e ka humbur edhe familja Mirdita,Quni,Kqira dhe Gjoni. Burri i vetëm i cili mbeti gjallë në familjen Kalaj ishte Prekë Kalaj i cili në këtë periudhë kohore kishte shkuar për të punuar në Amerikë të tjerët kishin mbetur vetëm fëmijët dhe gratë.Ai pas disa viteve kthehët nga Amerika dhe nuk i gjen 17 burra të familjes që i kishte pushkatuar Serbia.

Rrëfimin për pushkatimin e djemve të familjes Kalaj ja jep motra Prenda e cila se bashku me gratë e familjes kishin kërkuar vëllezërit dhe burrat e tyre por që kriminelet serb i kishin gënjyer duke thënë se i kemi dërguar në kala por në fakt ata të gjithë i kishin pushkatuar në kodër të Nashecit, siç njihej më herët kodra e familjes Kalaj.

Prekë Kalaj deri në vdekje ka lotuar për vëlleëerit e familjarët e tyre dhe me përkushtim është kujdesur edhe për djemtë dhe nipat e tjerë që të rritën dhe të zgjerohët sa më shumë familja Kalaj. Edhe familja Manreca ka pasur një fat shumë të hidhur.Nga pesë djemtë e vrarë në familje ju ka mbetur vëtem një djalë një vjeq Augustin Manrecaj dhe një vajzë Gjyla e moshës dy vjeçare që ka qenë vajza e xhaxhait të Augustinit. Edhe kjo familje e cila është rritur nga djali i vetëm Augustini i cili ju ka bartur familjarëve rrëfimin rrënqethës të kësaj masakre.

Sipas rrëfimit të Augustin Manrecajt:në familjen Manreca u vranë 5 mashkuj 4 vëllezërit Pjetri, Preni, Preka, dhe Gjoni të cilët ishin djemtë e Ndues dhe xhaxhai i tyre Marku. Në mbremje u morën peng të gjithë burrat e kësaj familje përveç Augustinit 1 vjeçar i cili edhe ishte rezultat i mos shuarjes se kësaj familje. Pra, të gjithë këta burra u morën peng duke i keqtrajtuar në mënyrat me çnjerëzore të mundshme . Ata arriten ti japin fund vuajtjes për të mos e ndjerë më kurrë, që të gjithë vdiqën si pasojë e djegies se rënd. Në anën tjetër plakat e shtëpisë Mrika dhe Dila dolën të kërkonin mashkujt e tyre sepse gjatë pengmarrjes burrat ju kishin lutur që ti kërkonin. Ato morën rroba për t´iu dërguar mirpo për fat të keq ato rroba nuk u veshën më kurrë. Kërkimi rezultoi pa sukses, te pa shpresa u kthyen në shtëpi e vetëm të nesërmen e kuptuan lajmin e kobshëm të vdekjës se tyre.

Shpëtoi i gjallë vetëm Augustini 1 vjeçar i cili e vazhdoi trashegiminë e kësaj familje i cili siç edhe e ceka ishte djali i Pjetrit dhe vajza e Prenit- Gjyla 2 vjeçare. Pra,shpëtimi i tyre mund të quhet si fat në fatkeqësi. Rrëfim ky që erdhi si rezultat i Augustinit i cili me dhimbje ju tregonte nipave të tij , ku njëri prej tyre ishte Pali.

Edhe Familja Shkoza që jetonte në atë periudhë kohore në fshatin Atmaxhë ruan kujtimet e hidhura për këtë ngjarje historikë ku sipas deshmisë tronditëse të Luz Shkozës i cili sjell rrëfimin autentik për këtë familje ku thotë: “Familja jonë e Nrecë Nue Lleshi ka ardhur familjarisht në fshatin Atmaxhë në vitin 1906, me familjen prej: Nrecë Nue Lleshi-59 vjeçar me bashkëshortën Dava 57 vjeçare dhe 4 fëmijët: Mrika 20, Preka 18, Nikolla 15 dhe Frroku 11 vjeç.Nreca ishte mjeshtër për gdhendjën e gurit, kurse djali Preka ishte bari i deleve me pagesë.

Familja jonë përfundoi në mars të vitit 1913 me vrasjen e Nrecë Nout dhe djalit Prekës. Mbetët gruaja e cila pas dy muajve vdes, prej urie dhe mundimeve, ku mbesin jetimët: Mrika, Nikolla dhe Frroku, të cilët i merr nipashi Pren Gjoni në Dobidol të Rahovecit.

Fëmijet jetim vazhduan jetën deri në rritje tek familja e Prenit Gjon Shtjefnit në Dobidol. Familja e Prenit Gjon Shtjefnit erdhi nga Kashnjeti i Mirditës, në Atmaxhë të Prizrenit më 1900. Nipi Nue Gjoni i ka tërhequr nga fshati Shkozë i Pukēs familjen e Nrec Nue Lleshit dhe u vendosē pērjetēsisht nē Atmagje. Tē dy familjet kishin 29 anëtar familjeje.

Nrec Nue Lleshi kishte 6 anëtar e familja e Pren Gjon Shtjefnit kishte 23 anëtar që dy familjet bashkë kishin 29 anëtar. Të gjitha që u thanë i dëshmojnë fotot e truallit të të dy familjeve.

Pas përfundimit të luftës jam angazhuar për zbulimin e të gjithave që i shënova.

Por në mungesë të gjetjës së fakteve konkrete nuk kemi mundur që të shkruajmë për këtë ngjarje historike. “

Nuk duhet harruar vitin 1999 dhe ata shqiptarë të Maqedonisë që i hapër dyertë, ndanë bukën, të mirën e të keqen

Bekim David Asani, Tetovë

Viti 1999, Tetovë

Këtë tekst e shkruaj me shkas. Jo për vëmendje, por nga revolta. Në përvjetorët e Pavarësisë së Kosovë, sallat mbushen me politikanë që në vitin 1999 shpesh heshtën. Ndërsa harrohet populli i thjeshtë shqiptar i Maqedonia e Veriut — ata që hapën dyert, ndanë bukën, mbajtën fëmijë në krah dhe u bënë strehë kur Kosova digjej. Historia nuk u shkrua nga sallat, por nga dyert e hapura. Unë, nxënës i shkollës së mesme, me shpirt rebel e plot ëndrra. Por fillimi i atij viti s’më la kohë të isha veç një adoleshent.

Në katër muaj mësova më shumë për jetën, njeriun dhe përgjegjësinë se në gjithë shkollën. Ishte viti i luftës. Kosova digjej, populli i saj shpërngulej me dhimbje. Tetovë u bë zemër, strehë, shtëpi. Popullsia e qytetit u trefishua; gurbetçarët lanë çelësat në dyer — çdo shtëpi u bë shtëpi shprese. Kishte net që nuk flinim fare. Reshtoheshim para autobusëve të mbushur me refugjatë, përballë policisë, për të bërë presion që të ndalonin në Tetovë — jo t’i linin njerëzit rrugëve. Ne ishim aty. Gati t’i prisnim. Sepse nuk na e kërkoi askush – na e kërkoi zemra.

Kam parë shumëçka që s’harrohet: lot që rridhnin pa pushim, britma kur ndaheshin familjet, heshtje kur nuk dihej nëse të dashurit ishin gjallë. Kam parë edhe gëzim — atë lloj gëzimi që shpërthen kur një telefonatë bashkon zemra të ndara. Mua më ra barra të regjistroj të ardhurit. Pastaj shkova në një kamp afër Tetovës.

Më pas, në linjat telefonike për bashkim familjar — vendi ku dëgjoje gjithçka: nga “A jeni gjallë?” deri te “Jam ende gjallë, nënë!” Kjo nuk është histori për lavdi personale. Është një kujtim që s’duhet harruar. Sepse historia e vërtetë është e njerëzve të thjeshtë!

17 Shkurti 2026 – 18 Vjet Pavarësi e Kosovës: Frymë e Luftës, Identitet dhe Vizion Kombëtar

0

Luan Dibrani, Prishtinë 

Sot, më 17 Shkurt 2026, çdo zemër shqiptare rreh me krenari dhe mall për atdheun. 18 vjet më parë, Kosova shpalli Pavarësinë e saj – një datë e shenjtë që simbolizon betejën shekullore të shqiptarëve për liri, dinjitet dhe vetëvendosje.

Kjo pavarësi nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i gjakut, sakrificës dhe qëndresës së popullit shqiptar, nga periudha e pushtimit osman e deri tek lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për shekuj, populli ynë u përball me persekutime, gjenocide dhe përpjekje për të fshirë identitetin kombëtar.

Çdo hap, çdo betejë, çdo gjak i derdhur ishte për të ruajtur flamurin kuqezi dhe gjuhën shqipe. UÇK-ja ishte e vetmja forcë që arriti t’i ndalojë ushtritë më të mëdha të rajonit dhe ta mbrojë popullin shqiptar nga shkatërrimi.

Ata nuk luftuan për ideologji, as për pushtet, as për fenë e dikujt – por për kombin, për liri dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ata janë emri i lirisë sonë, simbol i guximit dhe shembull i vendosmërisë që çdo shqiptar duhet ta mbajë si drejtues në shpirtin e tij.

Sot, kur kujtojmë sakrificën e tyre, duhet të kuptojmë: liria nuk është dhuratë, por detyrë për të ruajtur dinjitetin dhe unitetin e popullit, dhe çdo shqiptar ka përgjegjësinë të mbrojë këto vlera. Pas pavarësisë, sfida jonë nuk përfundoi. Në çdo hap të rrugës, Kosova ka pasur nevojë për unitet, për të qëndruar stoikë kundër së keqës dhe për të mos lejuar askënd të deformojë historinë ose të përdorë institucionet për interesa personale.

Kush përpiqet të nënçmojë ose të mohojë UÇK-në dhe sakrificën e saj, kush e përkëdhel Pavarësinë dhe flamurin kuqezi, le të dijë: ata nuk njohin gjakun e dëshmorëve, nuk kuptojnë çmimin e lirisë dhe nuk kanë vend në institucionet e këtij kombi.

Ne duhet të kujtojmë gjithashtu se liria jonë është pjesë e një rrugëtimi më të madh historik: ribashkimi i trojeve shqiptare dhe konsolidimi i kombit tonë në një vizion të përbashkët. Kjo është detyrë morale, vizion i shenjtë dhe trashëgimi që na bashkon të gjithë si një popull. Në këtë ditë të shenjtë, urime për çdo shqiptar – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, diasporë – urime për ata që besuan, luftuan dhe ranë për këtë liri.

Urime për ata që nuk u dorëzuan, që mbajtën gjallë shpirtin e kombit dhe që ruajtën flamurin kuqezi mbi çdo vështirësi.

Le të kujtojmë çdo dëshmor, çdo luftëtar dhe çdo shqiptar që sakrifikoi për atdheun.

Le të nderojmë flamurin, gjuhën dhe tokën tonë me çdo gjest, çdo vendim dhe çdo mendim. Kosova nuk është vetëm një shtet – ajo është shpirti i kombit shqiptar, trashëgimia e të parëve dhe shpresa e të ardhmes.

Në këtë ditë, le të qëndrojmë të bashkuar dhe të reflektuar, duke përbuzur çdo armiqësi, çdo propagandë dhe çdo përpjekje për përçarje. Kush e mohon historinë dhe sakrificën, kush i përbuz ata që ranë për liri, le të dijë se zëri dhe vlera e kombit nuk mund të shuhet. Rroftë Kosova e lirë! Rroftë Kombi Shqiptar!

Lavdi dëshmorëve të lirisë! Zoti e bekoftë këtë popull dhe e ruajtë nga çdo tradhti dhe përçarje! Urime çdo shqiptari në këtë ditë të shenjtë, dhe që vizioni i ribashkimit kombëtar të bëhet një realitet i afërt dhe i drejtë.

Sot e kremtojmë dhe kënaqemi me Pavarësinë e Kosovës, por “Ruajuni prej Danajve kur japin dhurata!”

1
17 Shkurti 2026, është ditë gëzimi për të gjithë shqiptarët, në Dardani (Kosovë) apo gjetiu.
Sot bëhen 18 vjet nga Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që mezi e kemi pritë dhe për të cilën përgjat gjithë historisë kemi luftuar pandërprerë për të .
Pavarësia e vendit është fryt i luftërave shekullore të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane – kalifatiste, pushtimin më mizor që iu janë nënshtruar shqiptarët për t’i asimiluar dhe bërë TË TJERË, apo për t’i zhbërë, zhdukur, faruar dhe dëbuar prej vendit.
Janë bërë shumë gjenocide ndaj kombit shqiptarë (Arbnorëve) gjatë atyre shekujve të natës së pafund të pushtimit osman, shumë vuajtje e qëndresë për të qenë të lirë e vendosur për vetvetën.
Ai që se lexon historinë ashtu sikurse ishte ajo, që nuk do të kuptoj për pësimet, gjenocidet dhe ndjekjet prej vendit, ai parasëgjithash nuk ka kujtesë dhe atij i përsëritet historia.
Pastaj pasi u tërhoq pushtim i Perendorisë Osmane, erdhi pushtimi serbomadh. Turqit ua kishin lënë Shqiptarëve njëmijë sherre e ngatërresa e ngatërresa që vështirë t’u gjendej fija. Na i kishin lënë një mori sherresh pasë, duke ua dhënë hapësirat tona jetësore sllavëve e grekërve në Ballkan.
Sado që dikush mundohet t’ua merr meritat të tjerëve, është vetëm UÇK që e bëri të pamunduren për lirinë e vendit.
Ajo luftoj për Liri e mbrojtjen e kombit të vet, megjithëse e dinte se ishte e pabarabartë në armatime me pushtuesit e Serbië në vend, por nuk u ndal për asnjë moment por luftoj si Davidi me Goliatin…!
Ata e kanë bërë krejt atë që mundën ta bënin në një luftë të pabarabartë me Ushtrinë Serbe, trashëgimtaren e “APJ”-së famëkeqe, që ishte ndër forcat ushtarake më të mëdha në Europë.
Prandaj, kur festoni Sot dijeni se pa ndërhyrjen e NATO-s, ne si Kosovë do të ishim të humbur apo të sakatuar territorialisht.
Me këtë vlerëzim nuk i ulet vlera qëndresës antiserbe, por thuhet e vërteta ashtu qysh është ajo, e jo ndryshe.
Serbia në dyqind vitet e fundit është zgjeruar në hapësirat tona jetësore duke u mbështetur në Rusinë Cariste që e ka armatosur dhe udhëhequr që të nai merrte tokat e të parëve, prej Jagodinës e deri në Prepelac dikur e pas vitit 1912 deri në kufirin me Shqipërinë Sdministrative.
Të rikthehemi tek tema. Edhe mua personalisht do të më dhimbsej kushdo që burgoset apo gjykohet padrejtësisht, si këta që gjënden në Gjyqin e Hagës e të cilët kanë ndihmuar që t’i dërgonin atje edhe “xhirafa” nga Shqipëria, që vinte me helikopterë në Kosovë për të ndikuar që të formohej ai gjyq.
Apo mercenari më i madh i profesionit (po nga Tirana), që menjëherë pas luftës e pati kallur Kosovën si djathtist i rrejshëm, që të dëshmonte se njerëz të luftës “kanë bërë krime”.
Pastaj, ky kriminel i gjendur gabimisht në profesionin e shenjt të gazetarisë, shkoi në Hagë “për t’i vizituar” ata që i kishte akuzuar dikur.
Njerëz: “Ruajuni nga Danajt kur t’u japin dhurata!”.
Ai që ka dashur ta ndante Kosovën, për ta arritur “kompromisin historik me Serbinë”, ai nuk e ka pasur për Kosovën, por për b..then e vet!
Ka qenë i shantazhuar dhe atij vonë i ka dalur gjumi…!
Ai tashmë ndihet i penduar por është tepër vonë për pendesë se është përgjuar prej së afërmi dhe nuk ka kah të shkoj e si të arsyetohet për atë që e ka bërë.
Nëse kushdo që ka qenë i shantazhuar, është fshehur apo fshihet në institucione – largojeni prej institucioneve, se ato janë të këtij kombi që me shekuj ka luftuar për Liri, e jo e një grushti kriminelësh!
Mos u armiqësoni me gjyqësinë ndërkombëtare, që është edhe e Kosovës, por i gjeni gabimet eventuale në akuzat e asaj prokurorie.
Si për shembull, kushdo që vërtetohet se ka vrarë policë gjakatar serbë nëpër bostblloqe në kohën paraluftës, ai është Hero, por jo edhe nëse ka vrarë civil apo pjesëtar të një partie, vetëmse analafabetit e kriminelit enverist, nuk i kanë pëlqyer njerëzit e partisë tjetër.
Kushdo që nuk është fajtorë, ka për t’u liruar, për këtë mos u shqetësoni kot, e kush është fajtorë, ia pastë hajrin dënimit.
Ne duhet të sillemi si komb modern, një komb me histori shumë të vuajtur nën pushtime, komb që qëndron stoik ndaj së keqës dhe nuk i thotë të zezës kurrë e bardhë.
Mos i thoni as ju…, askush prej jush dhe mos u mashtroni nga ata që me helikopter vinin që të ndikonin të formohej Gjykata e Hagës dhe që në anën tjetër sëbashku me Aleksander Vuçiqin nuk rreshtin ta ndanin Kosovën tonë të vogël, sikur ky vend të ishte i shkretë e të mos ishte NATO që faktikisht e çliroi!
Njerëz…! Bëhuni NJERËZ dhe kur të citoni fraza si papagaj, se Liria paska Emër, dijeni se ajo LIRI kishte emër edhe për Xhemail Mustafën, që u vra “prej dikujt” me 23 nëntor 2000, për mua apo tjetrin.
Une po flas si gazetar dhe si Njeri dhe nuk po flas si naiv apo poshtrak i ndotshëm partie, pavarësisht se ndonjë fanatik partiak në stilin e “UDB-ës sonë” do të mundohet edhe më tej të më nënçmoj, por nënvlerësimi flet për ata, jo për mua !
Une jam gazetar që e kam paguar tepër shtrenjt rrugëtimin në profesion, andaj nëse jo shumë…, më ndëgjoni vetëm pak.
Mos e mbroni “as Nënen tuaj” të shtrenjt, kur nuk jeni të sigurtë në pafajësinë e saj!
Kaq…!
Edhe diçka: Në janarin e paraluftës sa isha në Kosovë, pas vrasjes së Enver Malokut, e pata shkruar një analizë me titullin që ka mundur të më rrezikonte e kushtonte me jetë:
“Fanatikët partiak në shërbimet sekrete shqiptare” .
Besoni a jo, por UDB-a e kohës me dikend që e kishte futur aty ku nuk duhet, desh më qiti fare.
Dëshmitar është kolegu im nga gazeta Rilindja, ZB.
Andaj, mos bëni gabime Sot , që kur t’u del gjumi nesër të thoni – paskemi gabuar…!
Ne nuk guxojmë që ta lejojmë askend të bëjë krime e të ngjitet në institucionet e vendit “për t’u mbrojtur”  e përparuar (?!), e prej andej me fjalorin e vobekët apo të cekët “enverist”, t’i mbajë “ligjërata” e leksione të kota popullit për drejtësi e barazi.
Ne nuk guxojmë ta lejojmë vendin tonë që të mbetët një vend i rrëmujës, ku trimi i rrejshëm nuk lejon arrestimin dhe gjykimin tij as në Kosovë, e as nuk pajtohet me Gjykatën e Hagës!
Në këtë ditë mos e qitni prej mendjes se në botë janë arrestuar, dënuar e po hetohen edhe njerëz shumë – shumë me të mëdhenj se sa “pleshtat tonë”.
Emrat e tyre nuk po ua tregoj, se ata emra i dini ju mjaft mirë…!