Kreu Blog Faqe 262

Veprimet e Azdren Bytyqit, e tejkalojnë rolin e avokatit

Deklarimi publik i pseudo-avokatit ideologjik Azdren Bytyqi për paraqitjen e kallëzimit penal ndaj Ilirian Kastriotit përbën tejkalim të qartë të rolit profesional të një avokati dhe cenim të rëndë të etikës juridike. Asnjë avokat nuk ka të drejtë të shpallë fajësi publike, të etiketojë ideologjikisht individë dhe të nxisë klimë armiqësore përmes gjuhës stigmatizuese, para se drejtësia të ketë folur.
Etiketimi si ekstremist katolik zionist është gjuhë e qëllimshme provokuese, me ngarkesë ideologjike dhe fetare, që synon delegjitimimin publik dhe frikësimin. Kjo nuk është mbrojtje ligjore, por aktivizëm ideologjik i maskuar si procedurë juridike.
Azdren Bytyqi njihet poashtu edhe si avokat i Imamit Shefqet Krasniqi, i të njëjtit Imam që ka fyer publikisht Nënë Terezën. I njejti avokat është i biri i avokates Fehmije Bytyqi, mbrojtëse e Diamant Gashit, i cili akuzohet së bashku me një grup të akuzuarish për vrasjen e rreshterit, policit Muhamet Lika, në një kontekst ku organet e drejtësisë kanë theksuar elemente të indoktrinimit nga Islami Radikal dhe Politik. Po ky Islam Radikal dhe Politik ka shtyrë qindra të rinj shqiptarë drejt Sirisë për t’u përfshirë në një luftë që nuk kishte asnjë lidhje me interesin kombëtar shqiptar. Këto janë fakte të njohura dhe të dokumentuara në proceset gjyqësore dhe në raportet institucionale.
Në këtë kontekst, përpjekja për të stigmatizuar qytetarë shqiptarë që rikthehen në fenë katolike, duke i paraqitur si pjesë të “lëvizjeve të rrezikshme” apo si kërcënim shoqëror, është jo vetëm e papranueshme, por juridikisht e dënueshme nëse synon nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes. Liria e besimit dhe e pagëzimit është e garantuar me Kushtetutë. Askush, qoftë imam, avokat apo funksionar publik, nuk ka të drejtë të frikësojë apo të etiketojë shqiptarët për shkak të zgjedhjes së tyre fetare.
Është e qartë se ekziston një tendencë e organizuar për t’i paraqitur të rikthyerit në katolicizëm si problem. Kjo frymë, e ushqyer nga segmente të Islamit Politik dhe nga retorika e disa imamëve radikalë, bie ndesh me karakterin laik të Republikës së Kosovës. Kosova nuk është dhe nuk mund të jetë arenë e projekteve ideologjike me frymë neo-otomaniste. Otomanizmi pushtues anti-shqiptar i përket së kaluarës së hidhur historike dhe nuk ka vend në një shtet modern, demokratik dhe evropian.
Imamët që nxisin nga minberët apo përmes rrjeteve sociale gjuhë përçarëse ndaj të rikthyerve në Kishën Katolike mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore për çdo pasojë që mund të prodhojë një diskurs i tillë. Liria fetare nuk nënkupton liri për të sulmuar tjetrin.
Ne qëndrojmë fuqishëm pranë çdo shqiptari që ushtron të drejtën e tij kushtetuese për përkatësi fetare. Nuk do t’i nënshtrohemi presioneve të pseudo-avokatëve dhe as retorikës frikësuese që synon të imponojë heshtje përmes kallëzimeve penale. Në ditët në vijim do të shqyrtohet seriozisht mundësia e ndërmarrjes së veprimeve ligjore ndaj çdo individi, përfshirë avokatë apo imamë, që nxit publikisht urrejtje, përçarje ose kërcënim ndaj të rikthyerve në fenë katolike.
Radikalizmi fetar dhe Islami Politik janë sfida reale për çdo shtet laik. Republika e Kosovës ka obligim kushtetues t’i trajtojë me vendosmëri, pa standarde të dyfishta. Në të kundërtën, çështja do të ngritet edhe në instanca ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe të rendit kushtetues.
Sinqerisht,
Blerim Nika

Ditë e re

0

Ditë e re

Poezi

Dielli që posa ka nxjerrë fytyrën me rrezet e tij,
paralajmëron një ditë të re.
Shelgjet dhe lajthitë janë mbushur me lule,
në livadhe qengjat dhe kecat blegërojnë.

Në blinajën e fshatit bilbilat këngës ia thonë,
të rinjtë me dëshirë e vullnet ndjekin
shkollat dhe fakultetet.
Shtatoret e heronjve në sheshe e rrugë rrëfejnë historinë.

Në dasma e ahengje, çiltër e buzagaz,
cakërrohen gotat.

Gëzimi arrin kulmin
kur djem e vajza vijnë nga mërgimi.

Kosova, zonjë e vetvetes —
sot flet me emrin e saj.

ARIF EJUPI
Gjenevë, 18 shkurt 2026

Militantët shpirti i liderëve partiakë!

0

Florim Zeqa

Menjëherë pas rrethit të ngushtë të liderëve partiakë, janë të rreshtuar militantët, gardianët më besnik të liderëve, të cilët janë të gatshëm të sulmojnë edhe familjarët e tyre në rast kritike ndaj liderit të partisë!

Lideri militant, “gjeneral” i militantëve të vërbuar

Militantizmi i verbër partiakë fare lehtë mund të na çojë në përqarje akoma më të thella shoqërore. Liderët karrierist përmes militantëve ngrisin barriera ndërshoqërore dhe përpiqen të shembin çdo të arritur që është ndërtuar me gjak dhe sakrificë ndër vite e dekada në këtë vend.

Liderët partiakë, që do të duhej të ishin flamurtarë në shërbim të popullit, sillen si komandantë të ushtrive të shpartalluara, e jo si ndërtues të rendit demokratik.

Ata nuk bisedojnë për t’u marrë vesh mes tyre, por mendojnë për të mos u dorëzuar në barrikadim kundër njëri-tjetrit.

Nuk negociojnë për të mirën e shtetit, por kujdesën për të ruajtur krenarinë personale nën flamurin partiakë.

Ky është pak më tepër se militantizëm, është ego e sëmurë për pushtet e mbështjellur me ngjyrat e flamurit partiak, e jo me ndjenjen e atdhedashurisë!

Militantët partiak të veshur me petkun e shoqërisë civile

Militantët i gjen kudo dhe kahdo në të gjitha ngjyrat partiake, i gjen në rrugë, në kafene dhe nëpër studiot televizive. Fatkeqësia më e madhe e shoqërisë sonë është fakti se gazetarët që shtiren si të pavarur, mbajnë anime partiake!

Gjellën e kriposur që i ofrojnë publikut gazetarët nga kuzhinat partiake, e paraqet kulmin e degradimit të shoqërisë sonë!

Pasi militantët partiak të veshur me petkun e shoqërisë civile e kanë rrënuar në themel shoqërinë, duke e politizuar sipas orekseve të liderëve partiakë.

Shoqëria civile ka nevojë për gardianë që mbrojnë interesat e tyre e jo të partive politike! Qasja partiake duhet të shërbejë vetëm si alternativë për të ardhur deri tek e mira e përgjithshme, por jo të jetë e njëanshme dhe kategorikisht përjashtuese ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Punoni për shtet më shumë se për parti 

Ashtu sikurse liderëve partiakë që nuk iu intereson shteti, por mbarëvajtja e partisë sipas llogarive të tyre, edhe militantëve partiakë ju intereson partia e jo shteti, për shkak se ata paguhen nga partia e jo nga shteti!

Militantët partiakë më shumë e duan liderin dhe prindin e tyre! Sado i keq me qenë lideri, e adhurojnë me ‘mish e me shpirtë’ qysh e thotë populli! Nuk ua nxjerr goja një fjalë të keqe, kurse prindi një dëshirë mos me ua plotësu flasin zi e terr për të!

Për ta nxjerrë shtetin nga kthetrat e uzurpatorëve dhe mashtruesve politik, në fundin e dekadës së tretë të lirisë, Kosovës i duhet një fillim i ri, me njerëz të rinj dhe ide të reja kreative për ta ndryshuar mentalitetin aktual qeverisës, gjegjësisht të marrjes gjithçka nga shteti në atë të dhënjes gjithçka për shtetin, për t’u shkëputur një herë e mirë nga të gjitha dukuritë negative të së kaluarës.

Kur militantët partiakë t’i heqin uniformat partiake dhe të vishen me petkun e idealit për shtet, atëherë mund të flasim për funksionim të demokracisë.

Kur partitë të bëhen pjesë përbërse e Republikës, dhe jo rrënues të saj, atëherë do të kthehemi kah e mbara.

Lufta kundër islamizimit nga ana e Nysret Pllanës dhe kërcënimet islamike – antishqiptare

0

Luan Dibrani, Prishtinë

ALARM KOMBËTAR!

Nysret Plana dhe Lufta Epike Kundër Islamizmit Politik që Kërcënon Kombin Shqiptar

Kosova, Shqipëria dhe diaspora shqiptare përballen me një kërcënim vdekjeprurës dhe të heshtur: islamizmin politik i kriminalizuar, ideologji e cila nuk ka të bëjë me religjionin, por me pushtet, manipulim dhe shlyerjen e identitetit kombëtar.

Ai përpiqet të deformojë shoqërinë, të mbushë mendjet e njerëzve me propaganda të huaja dhe të zhdukë kujtesën historike të shqiptarëve. Rasti i fundit në Zvicër, gjatë promovimit të një libri nga Nysret Plana, është një paralajmërim epik dhe alarm kombëtar.

Një intelektual që ka luftuar për historinë, edukimin, artin dhe lirinë e Kosovës u sulmua, u kërcënua dhe u denigrua nga elemente të ulëta, të paarsimuar dhe shpesh të degraduar, të cilat nuk kuptojnë vlerën e kulturës, arsimit dhe sakrificës së brezave tanë.

Nysret Plana, zëri i parë i informimit gjatë luftës përmes Radio Kosovës së Lirë, është mburoja e gjallë e kombin dhe e kujtesës historike.

Ai ka guximin të kërkojë që investimet të bëhen në libra, art, kulturë, shkencë dhe ekonomi, dhe jo në xhami dhe projekte që deformojnë shoqërinë dhe imponojnë ideologji të huaja. Ky guxim nuk është vetëm një qëndrim; ai është thirrje për të gjithë shqiptarët që të ngrihen dhe të mbrojnë kombin dhe shtetin.

Figura të mëdha të kombit po cënohen nga elemente të paarsimuar, të degraduar dhe të huaja ideologjikisht, që shajnë historinë, flamurin dhe sakrificat e brezave tanë. Ata përpiqen të heshtin intelektualët, të deformojnë kulturën dhe të imponojnë ide të huaja, por guximi i Nysret Planës është dritë në errësirë, një thirrje për të gjithë shqiptarët që të ngrihen, të mos lejojnë shlyerjen e identitetit dhe të mbrojnë historinë e kombit.

Islamizmi politik përdor çdo mjet për të pushtuar mendjet dhe shoqërinë: xhami të financuara me para të dyshimta, propaganda masive, frikë, përçarje dhe manipulim. Ai nuk është besim; ai është armik i shtetit, armik i kombit dhe armik i çdo shqiptari që respekton lirinë dhe historinë. Mesazhi është i qartë, i pamohueshëm dhe luftarak:

• Historia nuk mund të shlyhet.

• Flamuri nuk mund të shkelet.

• Sakrificat e UÇK-së nuk mund të deformohen.

• Islamizmi politik është armik i kombit dhe shtetit.

• Çdo intelektual që mbron vlerat kombëtare duhet të qëndrojë i palëkundur dhe të mbrohet nga populli.

Ky nuk është thjesht paralajmërim – është thirrje për luftë të mendjes, shpirtit dhe identitetit kombëtar. Shqiptarët duhet të flasin, të reagojnë dhe të veprojnë. Heshtja është tradhti; guximi është detyrë.

Nysret Plana nuk është thjesht një zë – ai është mburoja e kombin dhe e lirisë shqiptare. Çdo sulm ndaj tij është sulm ndaj të gjithë atyre që duan të ruajnë historinë, flamurin dhe të ardhmen e kombit.

Beteja është e qartë dhe e përjetshme:

• Mbrojtja e historisë, flamurit dhe intelektualëve është detyrë kombëtare.

• Lufta kundër islamizmit politik është detyrë e çdo shqiptari që do shtetin dhe kombin.

• Shqiptarët nuk do të heshtin.

Nuk do të lejojnë që rryma të huaja dhe elemente të paarsimuar t’i shlyejnë identitetin dhe kujtesën historike. Tani është koha për të ngritur zërin, për të mbrojtur kombin dhe për të luftuar çdo ideologji që kërcënon lirinë, kulturën dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Kjo është betejë epike – një luftë për shpirtin e kombit, për historinë dhe për flamurin që nuk mund të shkelet.

Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar, të fortë dhe të pakompromis ndaj çdo kërcënimi që sulmon identitetin kombëtar.

Tajlandë: Hebrenjtë sulmohen rëndë nga “francezët” se flisnin hebraisht

0

Foto ilustruese, ushqim rrugor në Bangkok. Arnt Jensvoll

Arnt Jensvoll / Document.no

Tre izraelitë, përfshirë një babë e bir, u sulmuan dhunshëm natën e së martës më 16 shkurt në një bar në ishullin Koh Samui në Tajlandë pasi një grup turistësh francezë i dëgjuan ata duke folur hebraisht.

Dy nga viktimat u shtruan në spital. Turistët francezë janë të gjithë me origjinë nga Afrika e Veriut.

“Masakru hebrenjtë”
Afrikano-veriorët u përballën në mënyrë agresive me faktin se ata janë izraelitë, “ushtarë të IDF-së” dhe fyerje të tilla si “Itbah al-Yahud” (“Masakru hebrenjtë”).

Afrikano-veriorët i ndoqën ata nëpër vend. Një izraelit arriti të arratisej, ndërsa babai mori djalin me vete dhe u mbyll në një tualet. Sulmuesit hapën me forcë derën dhe kërkuan që të zbraznin xhepat e tyre me sende me vlerë.

Të tre u rrahën rëndë dhe u shtruan në spital me lëndime serioze.

Rojet e sigurisë së vendit iu bashkuan sulmuesve dhe përdorën shkopinjtë e tyre ndaj dy izraelitëve. Kur erdhi policia lokale, ata iu kërkuan izraelitëve të mos raportonin për ngjarjen.

Rasti përshkruhet si një krim urrejtjeje nga autoritetet izraelite dhe organizatat hebraike.

“Rast i izoluar”

Është raportuar për disa raste ku restorante në Koh Phangan dhe Phuket kanë refuzuar hyrjen e izraelitëve. Arsyet shpesh janë ‘sjellje e keqe’ ose ‘prani agresive politike’.

Numri i izraelitëve që udhëtojnë në Tajlandë është gjysmuar nga shtatori deri në nëntor 2025. Antisemitizmi i përgjithshëm përmendet si një nga arsyet kryesore. Raportohet për ngacmime, refuzim të shërbimeve, dhunë fizike dhe slogane antisemite. Autoritetet tajlandeze kanë reaguar me disa deportime dhe disa hetime.

Izraeli që nga viti 2025 ka ndryshuar disa herë rekomandimet e udhëtimit për Tajlandën.

Thailand: Jøder vold­somt angrepet av «fransk­menn» for å snakke hebraisk

FAN (1971) / “Të pish e të hash në Shqipëri” — Reportazhi ekskluziv botëror i televizionit zviceran

0

Burimi: FAN – Feuilles d’Avis de Neuchâtel, e premte, 12 shkurt 1971, faqe n°6

 

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 shkurt 2026 

Gazeta “FAN – Feuilles d’Avis de Neuchâtel” ka botuar, të premten e 12 shkurtit 1971, në faqen n°6, një shkrim rreth një reportazhi ekskluziv botëror realizuar asokohe në Shqipëri nga televizioni zviceran, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Të pish e të hash në Shqipëri

Burimi: FAN – Feuilles d’Avis de Neuchâtel, e premte, 12 shkurt 1971, faqe n°6

Burimi: FAN – Feuilles d’Avis de Neuchâtel, e premte, 12 shkurt 1971, faqe n°6

Në një ekskluzivitet botëror, televizioni romand (zviceran) ka mundur, gjatë një periudhe prej tre javësh, të realizojë një reportazh në këtë vend kaq pak të njohur për botën perëndimore: Shqipërinë.

Falë marrëdhënieve që profesori Robert Escarpit kishte arritur të krijonte gjatë një misioni kulturor në këtë vend, Pierre Demont dhe gazetari i shkëlqyer Guy Ackermann patën privilegjin të hapnin për ne dyert e aleatit të Kinës së Maos.

Si gjithmonë në regjimet që do t’i quajmë “me parti të vetme”, kameramanët dhe gazetarët patën vështirësi të pafundme për të dhënë një pasqyrë të saktë të situatës. Censura vigjilon dhe atë që nuk ua fshehin vizitorëve tepër kureshtarë, e paraqesin me një mungesë sinqeriteti kaq të dukshme sa, për të ndjerë pulsin e këtyre vendeve, duhet qartazi të lexosh mes imazheve.

Nëse nuk mund të mos mbushemi me admirim për realizimet teknike të konsiderueshme, përparimet e pamohueshme në të gjithë sektorët, bujqësorë, industrialë, shkollorë etj.; nëse, nga ana tjetër, mahnitemi nga ndryshimet minimale që ekzistojnë midis pagës së një punëtori të thjeshtë (ekuivalenti i 660 frangave tona) dhe asaj të një drejtori të përgjithshëm të një fabrike me 6000 punëtorë (ekuivalenti i 920 frangave); nëse mund të ëndërrojmë për numrin e vogël të automobilave, të gjithë zyrtarë për më tepër (nuk ka makina private në këtë vend), dhe për paqen që mbretëron në rrugë; nëse ndiejmë një afrim ndaj kësaj rinie të shëndetshme e studiuese, ndaj këtyre vajzave të reja krejt natyrale, pa makijazh, pa veshje joshëse, ndaj këtyre djemve të fortë që duket se kanë në zemër një ideal; nëse, më në fund, për shkak të mungesës së zgjedhjes në dyqane, si pasojë e shtetëzimit të tregtisë, paraja humbet magjinë e saj — nuk mund të pranojmë gjithashtu këtë zot prej mishi që është “shoku” Enver Hoxha, udhëheqësi i partisë shqiptare. I fotografuar, i gdhendur, i skalitur, i pikturuar, i filmuar nga të gjitha këndet, ose të paktën nga të gjitha anët e tij më të mira, ai pushton rrugët, shkollat, vendet publike dhe shtëpitë. Dhe nuk jemi të sigurt se disa nga portretet e tij nuk vendosen edhe në vende më të fshehta.

Së fundi, slogane kudo. Sa të të shkaktojnë neveri. Dhe këta djem të vegjël, mezi 15 vjeç, që të recitojnë (në frëngjisht, ju lutem!) marrëzira për partinë… Deri edhe studentët, të zgjedhur pa dyshim ndër më të bindurit, e përsërisin refrenin e tyre. E gjithë kjo është ana e mjerueshme, negative, e indoktrinimit politik. Por në Shqipëri, sloganet përkthehen në veprime dhe kryesori ndër to: “Me njërën dorë kazmën, me tjetrën pushkën” zbatohet çdo ditë nga punëtorët, intelektualët dhe… nxënësit.

Të gjithë intelektualët bëjnë çdo vit një stazh njëmujor në fabrikë. Një nismë që do t’u jepte shumë njerëzve tek ne ndjenjën e realitetit. Çdo vit gjithashtu, nxënësit dhe nxënëset bashkohen me radhët e punëtorëve dhe burra e gra, të rinj e të moshuar, trajnohen intensivisht në artet marciale.

Ndoshta vendet tona perëndimore mund të marrin shembull nga kjo edukatë spartane. Të mësojnë të jetojnë më shëndetshëm, duke shtuar edhe atë që vendet komuniste e kanë humbur: krishterimin në një pastërti të rigjetur. Gjë që do të na sillte një slogan më të vlefshëm: “Me njërën dorë kazmën, dhe me tjetrën kryqin”.

G.-A. M.

Periudha 40 ditore e krezhmeve, një mundësi e re për ty

1

Don Fran Sopi, Pejë

Të dashur vëllezër dhe motra!

Krezhmët janë një periudhë 40-ditore përgatitjeje para Pashkëve, por ato nuk janë thjesht një zakon i Kishës apo një traditë e lashtë e trashëguar brez pas brezi. Ato janë një thirrje e fuqishme, një kushtrim shpirtëror, një zgjim i ndërgjegjes për secilin prej nesh – sidomos për ju, besimtarë të Kishës Katolike dhe ju katekistë – që të bëni një “reset” shpirtëror, një rikthim të vetëdijshëm te burimi i jetës, te Ai që është Rruga, e Vërteta dhe Jeta.

Shpesh dëgjohet: “Jam ende fëmijë, i ri apo i vjetër për t’u marrë seriozisht me Zotin”. “Kam kohë më vonë”.

Të dashur vëllezër e motra, e vërteta është krejt ndryshe. Koha për Zotin është sot. Rinia nuk është kohë për t’u larguar nga Zoti, por koha më e bukur për ta njohur Atë, për ta dashur dhe për ta ndërtuar jetën mbi themele që nuk shemben. Pikërisht në rini formohen bindjet, karakteri dhe drejtimi i jetës. Krezhmët janë një mundësi që këto themele të jenë të forta, të pastra dhe të vërteta.

1. Çfarë janë realisht Krezhmët?

Krezhmët janë një udhëtim shpirtëror që e përgatit zemrën për misterin e madh të Ngjalljes së Krishtit. Ato nuk janë vetëm një periudhë sakrifice, por një periudhë transformimi. Janë një shkollë e brendshme, ku njeriu mëson të njohë veten, të përballet me dobësitë dhe të rritet në hir.
Kisha Katolike i mbështet Krezhmët në tri shtylla themelore:

● Lutja – dialogu i gjallë me Zotin.
● Agjërimi – vetëkontrolli dhe disiplina e brendshme.
● Bamirësia – dashuria konkrete ndaj tjetrit.

Këto nuk janë rregulla formale. Janë mjete formimi. Janë armë shpirtërore kundër egoizmit, kundër mashtrimit, kundër krenarisë dhe indiferencës.
Në një botë ku shpesh duket sikur fitojnë ata që shtiren, që manipulojnë apo që mendojnë vetëm për veten, Krezhmët na kujtojnë se rruga e Krishtit është ndryshe:

● Rruga e drejtësisë,
● Rruga e sinqeritetit,
● Rruga e sakrificës,
● Rruga e dashurisë që jep pa kërkuar shpërblim.

Kjo është rruga që nuk të turpëron kurrë. Është rruga që e mban ndërgjegjen të pastër edhe kur bota përreth duket e turbullt.

2. Rinia – koha e vendimeve të mëdha

Ju, të dashur të rinj, jetoni në një kohë sfidash të shumta. Teknologjia, rrjetet sociale, konkurrenca dhe krahasimet e vazhdueshme – të gjitha krijojnë presion.

● Presion për t’u dukur perfekt.
● Presion për të pasur sukses të menjëhershëm.
● Presion për të qenë “cool” dhe i pranuar nga të gjithë.

Ndonjëherë tundimi është të përdoren rrugë të shkurtra: një gënjeshtër e vogël, një kopjim në shkollë, një dyfytyrësi në shoqëri, një paraqitje e rreme në rrjetet sociale. Por këto rrugë janë të lehta vetëm në fillim. Në fund, ato e dëmtojnë ndërgjegjen dhe e dobësojnë karakterin.
Krezhmët janë koha për të ndalur dhe për të reflektuar:

● A jam i vërtetë me veten time?
● A jam i drejtë edhe kur askush nuk më sheh?
● A kam guxim të them të vërtetën edhe kur më kushton?
● A jetoj sipas parimeve apo sipas interesit të momentit?

Dobësitë janë pjesë e natyrës njerëzore. Por ato nuk duhet të bëhen stil jete. Rinia është thirrur për madhështi shpirtërore. Zoti nuk krijon mediokritet; Ai krijon potencial për shenjtëri.

3. Krezhmët si stërvitje e karakterit

Mund ta shohim Krezhmën si një “kamp stërvitor” shpirtëror. Ashtu si sportisti forcon trupin përmes ushtrimeve, i krishteri forcon shpirtin përmes disiplinës së brendshme.

● Kur heq dorë nga diçka për Zotin, forcon vullnetin.
● Kur fal dikë që të ka lënduar, forcon zemrën.
● Kur thua të vërtetën, forcon ndërgjegjen.
● Kur ndihmon në heshtje, forcon dashurinë.
● Kur mposht tundimin, forcon karakterin.

Krezhmët nuk janë kohë trishtimi, por kohë pastrimi. Nuk janë kohë dëshpërimi, por kohë shprese. Ato janë një ecje e vetëdijshme drejt dritës së Pashkëve.

4. Pendesa – fillimi i një jete të re

Shpesh fjala “pendesë” keqkuptohet. Ajo nuk është turpërim. Nuk është dënim. Është fillim i ri. Është guximi për të pranuar se kam gabuar dhe për të thënë: “Dua të ndryshoj”.

Pendesa është akt force, jo dobësie.
Falja është akt madhështie, jo nënshtrimi.
Nëse bie, ngrihu. Nëse gabon, korrigjoje. Krezhmët janë koha për të hapur zemrën dhe për ta lejuar Zotin të shërojë plagët e brendshme.
5. Krezhmët dhe përgjegjësia shoqërore

Krezhmët nuk janë vetëm për shpëtimin personal. Ato kanë dimension shoqëror.
Kur një i ri zgjedh ndershmërinë, ai ndikon në klasën e tij.
Kur një nxënës refuzon mashtrimin, ai forcon kulturën e drejtësisë.
Kur një familje lutet së bashku, ajo forcon unitetin.

Nëse gjatë këtyre 40 ditëve secili prej nesh vendos të përmirësojë një dobësi konkrete, të falë një person, të ndihmojë dikë në nevojë, të heqë dorë nga një ves – atëherë jo vetëm individi, por edhe shoqëria ndryshon.

6. Fjalë udhëzuese për 40 ditët

Le të jenë këto mendime si busull shpirtërore:
“Mos e vono kthimin – zemra jote ka nevojë për dritë sot.”
“Zgjidh të vërtetën, edhe kur është më e vështirë.”
“Forca e vërtetë është ndershmëria.”
“Agjëro nga egoizmi, ushqehu me dashuri.”
“Mos e krahaso veten me të tjerët – krahasoje me idealin që Zoti ka për ty.”
“Zemra e pastër është fitorja më e madhe.”
“Krezhma është rruga që të çon drejt dritës së Pashkëve.”

7. Një vendim konkret

Mos lejo që këto 40 ditë të kalojnë si çdo periudhë tjetër. Vendos një qëllim konkret:

● Një lutje e përditshme.
● Një sakrificë e vetëdijshme.
● Një akt bamirësie çdo javë.
● Një pajtim i vërtetë me dikë..

Transformimi fillon me hapa të vegjël, por të vendosur.

Pra, në fund të këtij reflektimi e themi se Krezhmët janë një mundësi e re. Një ftesë për ndryshim konkret. Një mundësi për të qenë më i sinqertë, më i drejtë dhe më i guximshëm në besim.
Mos mendo se është herët për Zotin.
Mos mendo se je shumë i ri për ideale të larta.
Rinia është koha kur ndërtohen themelet e jetës. Nëse themelet janë të forta, edhe ndërtesa do të qëndrojë përballë çdo stuhie.
Le të jetë kjo Krezhmë një kthesë e brendshme, një ringjallje e ndërgjegjes, një ecje e vendosur drejt Krishtit, që drita e Tij të mos mbetet vetëm në altarin e kishës, por të ndriçojë mendjen, zemrën dhe veprat tona çdo ditë.

Dhe le të ecim në këtë shteg të shenjtë me guxim, me pendesë të sinqertë dhe me zemër të pastër, që përmes lutjes, agjërimit dhe bamirësisë të rindërtojmë jo vetëm jetën tonë personale, por edhe familjet, shoqërinë dhe kombin tonë, në mënyrë që Krishti i Ngjallur të mbretërojë në ndërgjegjen tonë dhe paqja e Tij të bëhet themeli i pathyeshëm i së ardhmes sonë.

Më 18 shkurt 206

Don Fran Sopi, meshtar në
Kishën Katolike “Shën Katarina e Aleksandrisë” në Pejë

“Plava e Gucia Sot”, më shumë se një faqe lajmesh – zë i fuqishëm medial i trojeve tona shqiptare në Mal të Zi

0
ZËRI I TROJEVE TONA – PORTALI “PLAVA E GUCIA SOT” 🇦🇱
Të dashur miq, bashkëkombës kudo që ndodheni,
Portali “Plava e Gucia Sot” është më shumë se një faqe lajmesh – është zëri i fuqishëm medial i trojeve tona shqiptare në Mal të Zi, një urë lidhëse mes atdheut dhe diasporës, mes traditës dhe së ardhmes.
📲 Na gjeni me të njëjtin emër:
• në Facebook
• në Instagram
• në Website
🌍 Vetëm në Facebook arrijmë deri në 2.5 milion vizitorë në muaj – një dëshmi e besimit, përkrahjes dhe dashurisë suaj për fjalën e lirë shqiptare.
Ne jemi ndër portalet më të ndjekura shqiptare me origjinë nga trojet etnike në Mal të Zi.
Ne mbrojmë identitetin, historinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.
Ne promovojmë sukseset e shqiptarëve kudo në botë.
Ne jemi tribunë e së vërtetës dhe e krenarisë sonë kombëtare.
🤝 Ju ftojmë:
Na ndiqni!
Na përkrahni!
U thoni edhe miqve tuaj!
Sepse sa më i fortë të jetë zëri ynë, aq më e fortë është çështja jonë kombëtare.
🇦🇱 Plava e Gucia Sot – Zëri i trojeve tona! 🇦🇱

Stereotipet dhe reflektimi tyre në ndërtimin e identitetit kombëtar shqiptar

0

Historiani Jusuf Buxhovi, në “Konfront” të KTV-së, Shqiptarët përjetuan gjenocid e kulturocid kur u dëbuan në Turqi

1

Buxhovi: Ka qenë projekti që Shqipëria të bëhet republika e shtatë e Jugosllavisë

  • 17 shkurt 2026 20:27

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se pas Luftës së Dytë Botërore ka ekzistuar një projekt politik që Shqipëria të bëhej republika e shtatë e Jugosllavisë.

Sipas tij, në atë periudhë shqiptarët iu nënshtruan ideologjisë së “vëllaznim-bashkimit”, ndërsa ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë ekzistonte një lidhje e ngushtë ideologjike, e cilësuar si vëllazërore.

“Ka qenë projekti që Shqipëria të bëhet republika e shtatë e Jugosllavisë. Enver Hoxha dhe Nexhmia i shkruanin letra Titos për bashkim, por këtë e ndali Stalini”, u shpreh Buxhovi në “Konfront” të KTV-së.

Sipas Buxhovit, pas kësaj periudhe pasoi mbyllja e kufirit mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, ndalimi i librave të përbashkët dhe forcimi i dominimit serb në Kosovë.

Buxhovi: Shqiptarët përjetuan gjenocid e kulturocid kur u dëbuan në Turqi

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se shqiptarët përjetuan gjenocid e kulturocid kur ishin dëbuar në Turqi. Siç ka thënë ai, ata u detyruan të ndërronin emrat dhe të regjistroheshin si turq.

Ai ka shpjeguar se shqiptarët kishin qenë të detyruar që t’i nënshtroheshin atij procesi për shkak të rrethanave kur mbetën nën okupues të ndryshëm.

“Ajo popullatë që mbeti nën Serbi, Greqi, Mal të Zi, që nuk pranoi si popullatë shqiptare por myslimane pastaj turke të shpërngulej, iu nënshtrua një terrori të madh, nuk kishte kurrfarë të drejta kombëtare, as arsim, e vetmja gjë lejohej që të jesh mysliman, normal Mbretëria serbe dhe jugosllave e bëri medresenë në Shkup të Karaxhorxheviqit që të krijohej një elitë myslimane që do ishte në shërbim të zhvendosjes së popullatës shqiptare. Në këtë drejtim, shqiptarët kanë përjetuar një gjencodi dhe kulturocid. Gjencoid se është dashtë në emër të atyre projekteve të lëshojnë trojet e tyre dhe të shkojnë nëpër viset më të rënda të Turqisë. T’i nënshtrohet edhe kulturociditi sepse është dashtë të regjistrohen si turq, të ndërrojnë emrat dhe nuk është lejuar kurrfarë identiteti i shqiptarëve atje”, ka shpjeguar ai.

Buxhovi: Në emër të vllaznim-bashkimit u harruan masakrat serbe

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se gjatë periudhës së Jugosllavisë, në emër të ideologjisë së “vëllaznim-bashkimit”, janë lënë në harresë masakrat dhe krimet e kryera ndaj shqiptarëve.

Buxhovi foli për gjenocidin serb të viteve 1912/13, duke thënë se mungoi një organizim i mirëfilltë shtetëror që do të dokumentonte dhe trajtonte në mënyrë të merituar krimet e kryera ndaj shqiptarëve.

“Shteti i Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, vjen rikthimi i Serbisë dhe nuk kanë pasur mundësi që të shkruajnë një histori sado pak meritore. Kanë shkuar nga diaspora edhe Noli, edhe Faik Konica, por nuk kemi pasur organizim shtetëror që do të merret me këtë çështje”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Buxhovi shtoi se pas viteve 1944–45, me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe krijimin e Jugosllavisë së re, ideologjia e “vëllaznim-bashkimit” e përjashtoi nga diskursi publik trajtimin e masakrave serbe ndaj shqiptarëve.

“Në emër të një ideologjie të re u tha: le të harrohet çka ka ndodhur”, u shpreh ai.

Buxhovi: Viti 1912 ka sjellë tragjedi për shqiptarët

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se viti 1912 ka sjellë tragjedi për shqiptarët, derisa ka theksuar se këtë vit u bë gjenocid i përmasave ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se gjenocidi i kryer kundër shqiptarëve atë vit është i pari i atij lloji që ka ndodhur në hapësirat evropiane.

“Edhe ‘12-ta dihet tragjedinë që e ka sjellë, u ndanë katër vilajetet shqiptare një pjesë e pushtoi Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia. Kur u shpall pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor në 4 hapësira ishte e ndarë… ‘12-‘13 janë të sakta gjenocidi që është bë, janë vrarë mbi 100 mijë shqiptarë në këtë pjesën e Kosovës, Maqedonisë. Janë shpërngulur mbi 120 mijë dhe Serbia ka arritë të krijojë një gjenocid të përmasave ndërkombëtare. Është gjenocidi i parë i llojit që është bërë në hapësirat evropiane”, ka thënë ai në “Konfront”.

Buxhovi ka thënë tutje se para vitit 1912 shqiptarët kanë përjetuar edhe dy tragjedi të tjera, e para më 1877-78 nga lufta serbo-osmane.

“Serbia e ka barrën kryesore të gjenocideve dhe agresioneve sepse ka synuar prej kohësh të marrë vilajetin e Kosovës dhe Maqedonisë, ta lidhë korridorin e Moravës me Vardarin dhe ta krijojë ëndrrën e vet për të dalë në Detin Egje dhe Adriatik”.

Buxhovi: Për një shekull u bënë eksperimente për shpopullimin e Kosovës

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se gjatë një shekulli janë zhvilluar projekte dhe politika të ndryshme me synim, sipas tij, shpopullimin e Kosovës nga shqiptarët.

Duke folur me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, Buxhovi e cilësoi këtë datë si ndër më të rëndësishmet në historinë kombëtare, duke theksuar se ajo përmbyll një periudhë të gjatë shtypjeje, dhune dhe përpjekjesh për zhvendosjen e shqiptarëve nga trojet e tyre.

“Këto 100 vjet kemi pasur një kohë të shtypjes, gjenocidit, vuajtjeve dhe eksperimentimeve të ndryshme për ta larguar një popull të lashtë nga trojet e veta. Ka qenë projekt hegjemonist serb, deri te politikat e Millosheviqit, që kishin për qëllim zhvendosjen e shqiptarëve përmes programeve të ndryshme”, u shpreh ai në “Konfront” të KTV-së.

Sipas Buxhovit, ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 ndali një nga projektet e fundit të zhvendosjes masive të shqiptarëve gjatë periudhës mars–qershor të atij viti.

Ai theksoi se rrugëtimi historik drejt shtetësisë përbën një pjesë të rëndësishme të kujtesës kolektive, duke shtuar se shpallja e pavarësisë përfaqëson realizimin e aspiratës shekullore për shtet të pavarur.