Kreu Blog Faqe 261

Profesori Agim Vinca me homazh për profesor Latif Berishën

0

Agim Vinca, poet dhe studjues i letërsisë nga Prishtina

 

HOMAZH PËR PROFESOR LATIF BERISHËN

 

 

Profesor Latif Berishën e kam pasur pedagog dhe pastaj edhe koleg. Ishte njeri dhe pedagog i shkëlqyeshëm. I kam ndjekur rregullisht ligjëratat tek ai në vitin e dytë të studimeve dhe kam hyrë në provim. I kam dy dhjetëshe në indeks nga lënda e tij: Histori e letërsisë shqipe -Romantizmi. Nuk e them për mburrje, por si fakt, në një kohë kur notat ishin shumë më të shtrenjta se ç’janë sot.

Kur u zgjodha asistent, në vitin 1972, profesor Latifi ka qenë anëtar i komisionit. Dy të tjerët ishin Enver Gjerqeku dhe Rexhep Qosja.

Latif Berisha i takonte brezit të intelektualëve shqiptarë që kishin kryer studimet në Beograd. Në vitin 1965 fillon punën në Fakultet. Ishte studiues i letërsisë dhe poet, autor i përmbledhjes me poezi “Tufa” (1957), njërës njërës nga veprat e para të këtij lloji në Kosovë.

 

 

E kam përjetuar rëndë vdekjen e tij më 24 mars 1999.

Me atë rast në ditarin tim shkrova: “Lajmi për vrasjen e profesor Latif Berishës në shtëpinë e tij në Mitrovicë jehoi rëndë edhe në atmosferën e tmerrshme të këtyre ditëve në Kosovë. Gjithçka e kam pritur këto ditë, por jo edhe vdekjen e profesor Latifit, i cili ishte një njeri me virtyte të rralla njerëzore. E kam pasur profesor kur isha student dhe pastaj koleg plot njëzet vjet. Kurrë prej gojës së tij nuk kam dëgjuar fjalë të keqe për njeri. Vetëm fjalë të mira dilnin prej gojës së tij dhe vetëm shikime dashamirëse rrezatonin sytë e tij tashmë të mbyllur përgjithmonë. Pas marrjes së këtij lajmi tragjik, i mbyllur në banesën time në Prishtinë, në ditarin tim shënoj, ndër të tjera, edhe këtë fjali: ‘Njerëzit që vrasin njerëz si Latif Berisha nuk janë njerëz po bisha!’. Nuk kam fuqi të shkruaj më shumë për të. Së paku jo hëpërhë”. Prishtinë, 25 mars 1999.

Profesor Latif Berishën e kam nderuar edhe për së gjalli. Në vitin 1980 kam mbajtur, bashkë me studentët, në Fakultet, një tribunë letrare kushtuar profesor Latifit si poet. Fjalën e mbajtur me atë rast e pata botuar te gazeta e studentëve “Bota e re”. E kam këtu fotokopjen e këtij shkrimi: “Lirika e një kohe“ (Mbi Tufën e Latif Berishës), 15 mars 1980. Në hyrje Redaksia ka vënë këtë shënim:

“Në kuadër të Grupit letrar «Jeronim De Rada» të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, i cili me organizimin e orëve të shumta letrare dhe kohëve të fundit Tribunës letrare është duke treguar një gjallëri të plotë në jetën tonë kulturo-letrare studenteske, para do kohe u organizua edhe një mbrëmje, apo si e quajnë ndryshe TRIBUNË LETRARE, kushtuar poetit tonë të mirënjohur Latif Berishës, kontributi i të cilit mbeti i madh jo vetëm në lëmin e poezisë.

Në atë mbrëmje të këndshme në sallën e mbushur plot e përplot dashamirë të fjalës së shkruar artistike, e ku ishte i pranishëm edhe vetë poeti, me të cilin u zhvilluan edhe disa dialogje përkitazi me veprimtarinë e tij poetike, poezitë i lexuan anëtarët e Grupit recitativ «Aleksandër Mojsiu», ndërsa fjalën e rastit e mbajti ligjëruesi i Fakultetit Filozofik të Prishtinës, Mr. Agim Vinca, të cilën për hir të lexuesve tanë po e botojmë në tërësi”.

Të them se tribunën e parë ia patëm kushtuar Esad Mekulit (ishte i pranishëm vetë poeti, “baca Esad”), të dytën Latif Berishës. Pas kësaj të dytës një koleg i Degës, kritik letrar, më tha: “E ke ulur nivelin!”. Nuk u pajtova me të, natyrisht dhe këtë mospajtim e shpreha me gojë dhe me shkrim. Po lexoj një paragraf nga shkrimi “Lirika e një kohe”, paragrafin e parë.

“Latif Berisha është njëri nga krijuesit e gjeneratës së parë të shkrimtarëve shqiptarë të pasluftës në Jugosllavi. Poezia e tij, modeste, si përkah sasia, ashtu edhe përkah cilësia, mbeti për një kohë të gjatë në kujtesën e lexuesit të kësaj ane. Duke qenë para së gjithash një lirikë e ngrohtë dhe e sinqertë, e shkruar në frymën dhe formën e poezisë sonë tradicionale, ajo vazhdon t’i ketë ithtarët e saj edhe në kohën tonë. Historiani i nesërm i kësaj letërsie do të shënojë pa tjetër se «Tufa» e L. Berishës është njëra nga përmbledhjet e para të poezisë origjinale në Kosovë. Ndaj veprave të tilla pioniere, sado modeste që të jenë, duhet pasur respekt. Ato duhet shikuar në kontekstin e kohës kur janë shkruar, të momentit kur kanë lindur”.

Vijmë te një moment tjetër, më i vonë, i kohës së okupimit: promovimi i panoramës së krijuesve të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skënderajt, “Degë me sytha”, që u bë në një shtëpi private në Mitrovicë më 24. 6. 1994. Profesor Latifi ishte, natyrisht, i pranishëm në atë promovim dhe ishte i përfshirë si krijues në atë botim. Ishte koha e mbijetesës. Në Mitrovicë vepronte një qerthull veprimtarësh dhe intelektualësh në krye me Profesor Latif Berishën. Pjesë e këtij qerthulli ishin edhe poeti i njohur Jakup Ceraja, profesori Fazli Hajrizi e shumë të tjerë. Edhe botimi i librit “Degë me sytha” ishte një formë e rezistencës. Në promovimin e këtij libri unë mbajta një fjalë (“Një degë e trungut letrar gjithëkombëtar”), të cilën në librin “(Po)etika e fjalës”, të botuar pas luftës (2010), ia kushtova profesor Latifit. (“Profesor Latif Berishës, me respekt e evari”). (Më lejoni të them se me atë rast pata zbuluar një poet të ri, që më vonë do të bëhet njëri nga krijuesit më të mirë të poezisë shqipe në Kosovë. Sigurisht jeni kureshtar për emrin e tij: Sabit Idrizi, poezinë e të cilit qysh atëherë e pata cilësuar si poezi “me thellësi ndjenje dhe dendësi shprehjeje”).

E pata përjetuar rëndë vdekjen e Profesor Latifit, si thashë më lart, duke cituar edhe shënimin në ditar. Por kjo që do të them në vazhdim është diçka e pazakonshme dhe pak e njohur për publikun.

Në vitin akademik 1998/1999 qeshë angazhuar në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Shkup. Shefi i Degës, prof. Avzi Mustafa, insistonte që unë të ligjëroja në degën të cilën e drejtonte ai. “Po du’ me ia ngrit rejtingun Katedrës”, më thoshte. Pas disa mëdyshjesh e hezitimesh pranova. Udhëtoja nga Prishtina në Shkup një herë në javë, me dy kolegë orientalistë, që mbanin mësim në Fakultetin e Shkencave Islame.

Ditët e para të bombardimeve i kalova në Prishtinë, në banesën time. Kur m’u ngushtua hapësira, kalova, me shumë vështirësi, në Maqedoni. U bëra refugjat në vendlindje!

Dhe erdhi dita që të shkoja në Shkup, për të mbajtur mësim, sipas orarit. Vesha kostumin e tim nipi (sepse kisha dalë me teshat e trupit), i hipa autobusit dhe shkova në Shkup. Arrita në fakultet dhe hyra në sallë. Salla ishte plot me studentë, mbi 30, shumica vajza. U thashë studentëve: “Unë nuk kam ardhur për të mbajtur mësim! Nuk mundem dhe nuk dua… Është vrarë, në shtëpinë e tij në Mitrovicë, Profesori im, i cili ma ka ligjëruar mua lëndën të cilën unë jua ligjëroj juve, Latif Berisha”.

Ishte 2 prill 1999. Në sallë qetësi absolute. “Ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje Profesorin tim dhe gjithë të tjerët, që po vriten e masakrohen këto ditë në Kosovë”.

Studentët hopën në këmbë me lot në sy. Askush nuk lëvizte as qerpikun. Pas një minute të plotë unë shqiptova fjalën: “Lavdi”, kurse ata e përsëritën njëzërit! Ishte një moment i papërsëritshëm! Dhe, e tërë kjo zhvillohej në Universitetin

“Shën Kirili dhe Metodi” të Shkupit, që ishte çerdhe e albanofobisë, në një nga sallat e Fakultetit Filologjik “Dr. Bllazhe Koneski”, ku ishin mbajtur sa e sa tubime kundër nacionalizmit shqiptar, përfshirë edhe një tubim kundër shkrimeve të mia në “Danas”.

Maqedonasit protestonin para ambasadës amerikane kundër bombardimeve të NATO-s, kurse unë mbaja zi për profesor Latif Berishën dhe viktimat e tjera të terrorit serb në Kosovë aty ku ishte e ndaluar të flisje shqip! Në vitin tjetër akademik nuk u përsërit më angazhimi im.

Këtë rrëfim e kam bërë publik në gazetën “Koha” të Shkupit më 19 korrik 2014 dhe e kam përfshirë në librin tim “Jetë e vdekje përqafuar”, botuar në Prishtinë (2023).

Të gjitha këto për të cilat fola mungojnë, fatkeqësisht, në librin që po përurohet sot, i cili ka aq shumë material, tekste, faksimile, fotografi, programe konferencash, kopertina librash, postime në rrjetet sociale etj., madje edhe gjëra që nuk lidhen fare me Latif Berishën. Ia kam thënë gojarisht autorit, tani po i them publikisht. Gjithmonë kam konsideruar se është më e ndershme të flasësh hapur dhe sinqerisht, sesa pas shpine dhe tinëzisht. Kjo është kredo imja si njeri dhe krijues.

Unë po të isha autor do të bëja autokritikë dhe do të kërkoja falje publikisht.

Kërkoj ndjesë për këtë paraqitje timen pak të pazakonshme në këso rastesh, të nderuar miq dhe ju falënderoj për mirëkuptim.

(Fjalë e mbajtur në promovimin e librit të Prof. dr. Isak Shemës, LATIF BERISHA. JETA DHE VEPRA, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, më 10 shkurt 2026).

Harta e Kroacisë, me të kuqe Srpska Krajina apo Krajina Serbe

Fahri Xharra, Gjakovë
Në librat e tyre shkruan  :
“Serbët në Krajinë përshkruhen si popullsi vendase që tradicionalisht kanë jetuar në disa zona të territorit të sotëm të Kroacisë (Dalmaci, Lika, Kordun, Banija, Sllavonia Perëndimore dhe Lindore), ndërsa numri i tyre është shtuar me kalimin e kohës si pasojë e migrimeve dhe krijimit të Krajinës Ushtarake si zonë kufitare ndaj Perandorisë Osmane..”
Keshtu e thonė edhe historianet tanē.
Ndërtimi i kishave ortodokse në territore kryesisht katolike (Kroaci, Bosnjë, Hercegovinë dhe bregdeti Adriatik)
Origjina, rrethanat dhe karakteri etnik i komuniteteve ndërtuese
Historia e kishave ortodokse në Kroaci, Bosnjë, Hercegovinë dhe përgjatë bregdetit Adriatik nuk fillon me Serbinë e shekujve të mëvonshëm, siç pretendohet shpesh sot. Shumica e këtyre objekteve të kultit u ndërtuan nga komunitete vllahe dhe arbërore ortodokse gjatë periudhës së mesjetës së vonë dhe të hershme moderne (shek. XV–XVIII), në zona të cilat deri në atë kohë kishin qenë qendërisht katolike, nën juridiksionin e Republikës së Venedikut ose të Monarkisë Habsburge.Ky fakt është i dokumentuar gjerësisht në burime veneciane, raguzane, kroate dhe habsburgiane, të cilat përdorin terma të tillë si Morlacchi, Vlasi, Arbanasi/Arbanenzen, Greco-orientali, Iliri, porkurrë “serbë” për këto popullsi para shekullit XIX.1. Shek. XV–XVI: Vendosja e vllahëve dhe arbërorëve ortodoksë nën VenedikPas rënies së shumë principatave shqiptare dhe vllahe në duart e osmanëve, qindra familje arbërore ortodokse dhe vllahe u vendosën nga Republika e Venedikut në zonat kufitare të saj: Dalmaci, Kotor, Zara, e deri në veri drejt Lika-s dhe Kninit.

Venediku kishte dy arsye kryesore për këtë politikë migratore:

1. Nevoja për mbrojtje kufitare – Arbërit dhe vllahët njiheshin si luftëtarë të zotë dhe shërbenin si stradiotë (kalorësi të lehtë) në ushtrinë veneciane.

2. Shpopullimi i zonave kufitare – luftërat me osmanët kishin braktisur shumë fshatra, të cilat Venediku i ripopullonte me kolonë të rinj.

Këta kolonë, megjithëse jetonin brenda një shteti katolik, lejohej të mbanin besimin e tyre ortodoks. Pikërisht në këtë periudhë fillojnë të ndërtohen kishat e para ortodokse në territore që deri në atë kohë kishin qenë pothuajse ekskluzivisht katolike.

Kishat e shek. XV–XVI në Dalmaci (rreth Kninit, Skradinit, Drnişit) konsiderohen sot si pjesë e trashëgimisë së vllahëve arbërorë, të cilët në dokumentet veneciane përmenden shpesh si Vlasi Albanesi.

2. Shek. XVI–XVII: Zgjerimi në territorin habsburg dhe ndërtimi i kishave në Krajina

Me përparimin osman në Ballkan, shumë grupe të tjera ortodokse – kryesisht vllahë dhe arbërorë – u vendosën nga Monarkia Habsburge në zonat e Krajines Ushtarake (Vojna Krajina): Lika, Krbava, Kordun, Banija, Slavoni.

Habsburgët i përdorën këto popullsi si kolonë ushtarake, duke u dhënë atyre liri të pjesëshme fetare dhe të drejtën për të ndërtuar kisha ortodokse në territore që ishin tradicionalisht kroate dhe katolike.

Këto kisha të shekujve XVI–XVII shpesh kishin një stil të thjeshtë arkitektonik: ndërtime guri, me absidë të rrumbullakët dhe ikonostase të stilit ballkanik. Ato i përkisnin qartësisht komuniteteve vllahe/arbnore, të dokumentuara me emra familjesh si: Kraja, Buzuku, Palavestri, Shestan, Bukuroviq, Macura, Kaluđeroviq, etj.

Asnjë prej këtyre kishave nuk ishte serbe në origjinë – ato u ndërtuan nga komunitete që vetë burimet habsburgiane i quanin “Vlasi Illirici” (Vllahë Ilirë).

3. Shek. XVII–XVIII: Konsolidimi i kishave ortodokse në bregdet

Në bregdetin Adriatik, sidomos në zonat rreth Kotrit, Danjës, Tivarin e vjetër dhe deri në veri drejt Zarës, kishat ortodokse filluan të ndërtoheshin ose të rindërtoheshin pas vendosjes së kolonëve arbërorë.
Republika e Venedikut i lejonte këta kolonë të mbanin ritin lindor, por i regjistronte ata në administratë kristiane me termin:

“Greci non uniti”
“Orientali”
“Vlasi Albanesi”

Kjo tregon se identiteti etnik nuk ishte “serb” – por një përzierje e elementeve vllahe, arbërore dhe romanike.

Disa nga manastiret ortodokse të zonës së Boka Kotorska-s (e sotme në Mal të Zi, por në atë kohë pjesë e Dalmacisë veneciane) u lidhën me traditën e Arbërve të Ulqinit, Shestanit dhe Grudës.

Prej elabotrateve të dëbimit të shqiptarëve, deri tek shteti i Kosovës dhe detyrimi për ta mbrojtur identitetin e saj

0
Sak Muji, Rugovë
MANIFEST AKADEMIK
“Nga Elaboratet e Dëbimit te Shteti i Kosovës: Qëndresa Historike dhe Detyrimi për Mbrojtjen e Identitetit Kombëtar”
Dokument i Ish-të Burgosurve Politikë Shqiptarë
Version me Referenca Historike dhe Juridike
I. HYRJE HISTORIKE: PROJEKTET E ORGANIZUARA KUNDËR SHQIPTARËVE
Historia moderne e shqiptarëve është e dokumentuar jo vetëm përmes rezistencës së tyre, por edhe përmes projekteve të shkruara shtetërore për dëbimin, asimilimin dhe shpërbërjen e tyre kombëtare.
Screenshot
1️⃣ Naçertanija (1844) – Ilija Garašanin
Dokumenti strategjik serb i vitit 1844 parashikonte zgjerimin territorial të Serbisë drejt territoreve shqiptare dhe dobësimin e elementit shqiptar përmes presionit politik dhe demografik.
2️⃣ Elaborati i Vaso Çubrilloviqit (1937)
“Elaborat mbi dëbimin e shqiptarëve” (“Iseljavanje Arnauta”) – dokument zyrtar që rekomandonte:
presion ekonomik,
terror administrativ,
kolonizim serb,
dëbim masiv të shqiptarëve drejt Turqisë.
Ky dokument u rikthye në forma të ndryshme politike edhe pas Luftës së Dytë Botërore.
3️⃣ Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU), 1986
Ky memorandum krijoi bazën ideologjike për politikat nacionaliste të viteve ’90 dhe përshkallëzimin e represionit në Kosovë.
4️⃣ Politikat e viteve 1989–1999
Suprimimi i autonomisë së Kosovës (1989).
Largimi masiv i shqiptarëve nga administrata, arsimi dhe institucionet.
Burgosje politike masive.
Spastrimi etnik gjatë luftës 1998–1999.
Këto nuk ishin ngjarje spontane, por vazhdimësi e projekteve të dokumentuara shtetërore.
II. BURGJET POLITIKE DHE QËNDRESA
Ish-të burgosurit politikë shqiptarë ishin viktima të:
Nenit për “kundërrevolucion” dhe “rrezikim të integritetit territorial”,
Proceseve të montuara politike,
Torturave sistematike në burgje.
Nga kjo rezistencë lindën:
Organizatat ilegale,
Lëvizja Kombëtare,
Ushtria Çlirimtare e Kosovës,
Shteti i Kosovës.
III. BAZA JURIDIKE NDËRKOMBËTARE
E drejta për shtetësi dhe vetëvendosje mbështetet në:
Neni 1 i Kartës së OKB-së (e drejta për vetëvendosje).
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (1948).
Konventa për Parandalimin e Gjenocidit (1948).
Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (2010) mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
IV. SFIDAT KONTEMPORANE
Sot, sfidat ndaj identitetit shqiptar paraqiten në forma të reja:
A. Radikalizmi Politik i Maskuar si Fe
Përpjekje për zëvendësimin e identitetit kombëtar me identitete ideologjike.
Fyerje ndaj simboleve kombëtare.
Financime të dyshimta me ndikim destabilizues.
Feja është e garantuar me Kushtetutë.
Instrumentalizimi politik i saj bie ndesh me rendin kushtetues.
B. Marrëveshje që Kërkojnë Rishqyrtim Institucional
Pa akuza personale, por me kërkesë për transparencë, kërkojmë shqyrtim akademik dhe
juridik të:
Marrëveshjeve të Brukselit (2013 e tutje).
Çështjeve kufitare me Malin e Zi.
Strukturave të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Privatizimeve strategjike.
Koncesioneve minerare dhe energjetike.
Menaxhimit të fondeve ndërkombëtare.
Procesit të decentralizimit.
Dokumenteve të Rambujesë (1999) në aspekt historik.
Zbatimit të Planit të Ahtisaarit.
Mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë tranzicionale.
Këto kërkesa janë akademike dhe demokratike – jo retorike.
V. PARIMET THEMELORE
Identiteti kombëtar shqiptar është vlerë kushtetuese.
Shteti i Kosovës është rezultat i një procesi historik dhe juridik legjitim.
Kujtesa historike është element sigurie kombëtare.
Transparenca institucionale është obligim demokratik.
VI. KONKLUZION
Nga Naçertanija e vitit 1844, te elaboratet e dëbimit të vitit 1937, te Memorandumi i SANU-s 1986 dhe lufta e viteve ’90, historia tregon një vijimësi projektesh kundër ekzistencës shqiptare.
Përgjigjja historike shqiptare ka qenë:
Qëndresë.
Organizim.
Shtetndërtim.
Sot përgjigjja duhet të jetë:
Vigjilencë demokratike.
Transparencë institucionale.
Mbrojtje e identitetit kombëtar.
BETIM AKADEMIK DHE MORAL
Ne, ish-të burgosurit politikë shqiptarë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, angazhohemi për:
Mbrojtjen e shtetit,
Mbrojtjen e identitetit kombëtar,
Kërkesën për drejtësi dhe transparencë,
Ruajtjen e kujtesës historike.
nga Sak Muji /d.v/

Kosova në qendër të boshtit transatlantik, domethënia gjeostrategjike e takimit në Washington DC

0
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tashmë është në Washington, D.C. në ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për t’u bërë pjesë e takimit inaugurues të “Board of Peace” (Bordi i Paqes).
Sipas njoftimeve zyrtare dhe raportimeve të mediave, mbledhja e parë e këtij bordi – ku Kosova merr pjesë si shtet themelues – do të mbahet në 19 shkurt 2026, në Washington, D.C. në Donald J. Trump U.S. Institute for Peace.
Presidentja Osmani ka konfirmuar publikisht pjesëmarrjen e saj në këtë takim, duke theksuar bashkëpunimin me administratën amerikane për nismat ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë.
Takimi mbahet në Washington, D.C., dhe Presidentja e Kosovës është aty për të përfaqësuar vendin në këtë iniciativë ndërkombëtare.
Pas Konferencës për Siguri në Munich takimi në Washington DC përbën një moment të rëndësishëm për Kosovën
Pas një Konference të Sigurisë në Mynih me mbi një mijë diplomatë, ministra e ekspertë nga e gjithë bota, ku morën pjesë Kryeministri Kurti dhe ministri i jashtëm Konjufca, takimi i Presidentes së Kosovës në Washington, nën patronatin e Presidentit amerikan, merr peshë të veçantë politike dhe strategjike. Në një kohë kur rendi ndërkombëtar po riformatohet mes krizave globale dhe rivaliteteve të fuqive të mëdha, pozicionimi i Kosovës si Shtet Themelues në një iniciativë për paqe globale përbën një moment me rëndësi të shumëfishtë.
Kosova për vite me radhë është perceptuar si subjekt i zhvillimeve, jo si aktor i tyre. Shpesh e vendosur në periferi të dinamikave globale – edhe për shkak të proceseve të brendshme politike dhe vonesave institucionale – ajo ka operuar më shumë në kuadër të çështjeve rajonale sesa në arkitekturën globale të sigurisë. Takimi në Washington sinjalizon një zhvendosje.
Periferia në tavolinën e vendimmarrjes
Ftesa zyrtare dhe pjesëmarrja në një nismë ndërkombëtare për paqe nën mbështetjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara përbën: rafirmim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, konsolidim të partneritetit strategjik me SHBA-në, dhe sinjal se Kosova po pozicionohet si kontribuese, jo vetëm përfituese e sigurisë.
Në diplomaci, simbolika është realitet politik. Kur një shtet i vogël vendoset në kornizë me liderë globalë, ai fiton kapital politik. Në një moment kur siguria euroatlantike është në rikonfigurim, ky është një avantazh strategjik.
Dimensioni amerikan dhe riformatimi i rendit global
Politika e jashtme amerikane nën Presidentin Trump ka theksuar qasje pragmatike ndaj aleancave, duke kërkuar partneritete funksionale dhe të matshme. Respekti për shtetet e vogla që demonstrojnë qëndrueshmëri dhe orientim të qartë perëndimor ka qenë pjesë e kësaj logjike.
Për Kosovën, kjo përkthehet në: rritje të peshës në raportet bilaterale, potencial për thellim të bashkëpunimit në siguri dhe mbrojtje, dhe hapje të kanaleve të reja diplomatike për njohje dhe integrim ndërkombëtar.
Nëse iniciativa për paqe konsolidohet si platformë multilaterale, Kosova pozicionohet në një bosht të ri diplomatik, duke tejkaluar kufizimin rajonal.
Impakti në politikën e brendshme
Në planin e brendshëm, takimi forcon stabilitetin e binomit institucional Kurti–Osmani. Në një periudhë ku debatet e brendshme shpesh dominohen nga çështje juridike dhe polemika politike, afirmimi ndërkombëtar sjell: kapital diplomatik për institucionet, stabilitet perceptiv në opinionin publik, dhe legjitimitet të shtuar për kursin euroatlantik.
Historikisht, stabiliteti politik në Kosovë ka qenë i lidhur ngushtë me mbështetjen amerikane. Në momentet kur kjo mbështetje ka qenë e dukshme dhe e artikuluar, vendi ka hyrë në faza më të qëndrueshme politike.
Pozita e re gjeostrategjike
Në një botë ku siguria po fragmentohet dhe ku arkitektura multilaterale tradicionale po sfidohet, krijimi i platformave të reja për paqe përfaqëson riformatim të ekuilibrave.
Kosova, si shtet me histori të ndërhyrjes ndërkombëtare për mbrojtje të popullsisë civile, ka kredenciale morale për të qenë pjesë e një narrative të paqes. Pjesëmarrja si shtet themelues e zhvendos nga statusi i “rastit të pazgjidhur ballkanik” në një profil të ri: kontribuese në stabilitet global.
Ky transformim është më shumë se simbolik; ai krijon: hapësirë për diplomaci më aktive, rritje të besueshmërisë ndërkombëtare, dhe mundësi për integrim të përshpejtuar në struktura euroatlantike.
Mesazhi diplomatik
Mesazhi që del nga Washingtoni është i qartë:
Kosova mbetet e ankoruar fuqishëm në aleancën me SHBA-në dhe po kërkon të luajë rol konstruktiv në arkitekturën e re të sigurisë.
Në diplomaci, momentet e tilla krijojnë dritare mundësish. Pyetja është si do të shfrytëzohen ato në vijim: për njohje të reja, për thellim të bashkëpunimit strategjik, për konsolidim të brendshëm institucional.
Takimi në Washington nuk është episod ceremonial. Ai përfaqëson një nyje strategjike në rikonfigurimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.
Nëse Kosova arrin ta kapitalizojë këtë momentum, ajo mund të kalojë nga periferia e zhvillimeve globale në një rol më aktiv dhe më të respektuar në boshtin transatlantik.
Në një kohë kur rendi botëror po ripërkufizohet, shtetet e vogla që ndërtojnë aleanca të mëdha fitojnë siguri, legjitimitet dhe hapësirë strategjike. Kosova duket se po hyn pikërisht në atë fazë.

Përkujtohet në dyvjetorin e vdekjes Prof. Emeritus Ignazio Parrino, albanologu arbëresh nga Universiteti i Palermos

0

Profesori dhe albanologu i ndjerë arbëresh, Ignazio Parrino

Nikolle Loka, Tiranë 
Konferenca përkujtimore shkencore kushtuar dyvjetorit të vdekjes së Prof. Emeritus Ignazio Parrino, pedagog i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos, albanolog me njohje ndërkombëtare
Dje në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave u organizua një Konferencë përkujtimore shkencore kushtuar Prof. Emeritus Injac Parrino nga Palazzo Adriano(Pallaçi në arbërisht), me pjesëmarrjen e familjarëve të Prof. Parrinos(gruas dhe dy fëmijëve) dhe kryetarit të Komunës së Pallaçit, Dr. Nikola Granà.
Konferenca u bë me angazhimin dhe nën drejtimin e studiuesit të njohur të arkivave, Mark Palnikaj, në bashkëpunim me institucione akademike në Tiranë dhe Shkodër.
Pas fjalës përshëndetëse të Dr. Mark Palnikaj, e mori fjalën Dr. Nikollë Loka që mbajti kumtesën “Kontributi i Prof. Emeritus Ignazio Parrino në shkencat albanologjike”. Prof. As. Dr. Evalda Paci, drejtore e Departamentit të Studimeve letrare në Institutin e Gjuhësisë dhe letrësisë(Akademia e Shkencave) mbajti kumtesën “Rreth kontributeve historiografike të Ignazio Parrinos”; Prof. Dr. Nertila Haxhia Ljarja dhe Dr. Ermira Alija nga Universiteti i Shkodrës kishin kumtesën “Ingnacio Parrino dhe origjinat dokumentare të kulturës siculo-shqiptare”; Dr. Mark Palnikaj “Kontributi i Prof. Emeritus Ignazio Parrino për studimet shqiptare në arkivat italiane”.
Kumtuesit theksuan se Prof. Emeritus Ignazio Parrino u angazhua të gjithë jetën e tij për gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare. Nga kumtesat doli se Prof. Parrino është një nga studiuesit më të shquar arbëreshë të albanologjisë, një personalitet i njohur dhe i respektuar në botën akademike dhe shkencore për kontributet e tij në fushën e arkivistikës, gjuhësisë, historisë kulturore dhe studimeve arbëreshe. Me një karrierë të gjatë dhe të pasur. Ai ka ndikuar në thellimin e kuptimit të marrëdhënieve historike, kulturore dhe gjuhësore mes Shqipërisë dhe komunitetit arbëresh të Italisë.
Injac Parrino ka pasur bashkëpunim të suksesshëm me albanologët Giuseppe Valentini dhe Ernest Koliqi. Ky bashkëpunim e ndihmoi që ai të thellohej më tej në fushën e albanologjisë dhe kërkimeve historike lidhur me Shqipërinë dhe Skënderbeun. Libri “Papa Kalisti III, Skënderbeu, Shqipëria dhe Kryqezata: 1455-1458”, me autorë Giussepe Valentini, Matteo Sciambran, Ignac Parrino bazohet në dokumente dhe dëshmi të vlefshme nga arkivat e Vatikanit, të cilat hedhin dritë mbi përpjekjet e bashkërenduara ndërmjet Papës dhe Skënderbeut. Këto burime përmbajnë korrespondencë, udhëzime dhe vendime të rëndësishme që dëshmojnë përkushtimin e Kalistit III dhe vendosmërinë e Skënderbeut për të organizuar Kryqëzatën dhe për ta çliruar Ballkanin nga sundimi osman.
Pjesë e këtij bashkëpunimi ishte edhe mbledhja, transkriptimi dhe studimi i burimeve të shumta, përfshirë dorëshkrimet dhe burimet arkivore të papublikuara. Ai mblodhi, transkriptoi dhe botoi vëllimin “Acta Albaniae Vaticana. Në këtë vepër janë përfshirë 563 dokumente dhe letra papale, që lidhen me Arberinë, ku shumica prej tyre i referohen Gjergj Kastriotit.
Në veprën “Mbi origjinën e kulturës siculo-shqiptare, botuar në Palermo në vitin 1973, Parrino trajtoi origjinën e kulturës shqiptare në Sicili dhe të greko-shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon të Italisë. Parrino ofron një studim të hollësishëm të ndikimeve bizantine dhe shqiptare në kulturën e këtij rajoni dhe kontribuon në pasurimin e njohurive për diasporën shqiptare. Prof. Parrino ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në fushën e gjuhësisë historike, duke studiuar zhvillimin e gjuhës shqipe dhe ndryshimet e saj në komunitetet arbëreshe në Itali.
Prof. Injac Parrino ka kontribuar edhe në studimin e letërsisë kombëtare në përgjithësi. Ai është përqëndruar veçanërisht në veprën monumentale të Gjergj Fishtës, Lahuta e Malcís, duke kryer përkthimin e plotë të kësaj vepre dhe ka ofruar komente kritike, që ruajnë integritetin e tekstit origjinal, duke analizuar aspektet stilistike, gjuhësore dhe strukturore. Puna e tij ka theksuar dimensionin psikologjik dhe filozofik të epopesë fishtiane dhe ka interpretuar figurat dhe ngjarjet në dritën e Kanunit, si një sistem normativ dhe etik shqiptar. Puna e tij nuk përmbahet thjeshtë në përkthime, por përbën një lexim shumëplanësh, që përfshin analizën letrare, antropologjike, juridike dhe estetiko-filozofike. Prof Parrino e ka vlerësuar Lahutën e Malcís si pasqyrë të shpirtit kombëtar shqiptar dhe si një dokument historik, ku historia dhe letërsia janë të pandashme.
Në tërësi, trashëgimia shkencore e Prof. Emeritus Ignazio Parrino vazhdon të shërbejë si një pikë reference për studimet dhe hulumtimet e sotme dhe ato që do të ndërmerren në të ardhmen.
Në fund u dhanë disa mirënjohje: Fondacioni Ndërkombëtar “Papa Klementi XI-Albani-Akademia e Shkencave Historike dekoroi Prof. Emeritus Ingazio Parrono (pas vdekjes) për merita të veçanta në kërkimin shkencor në Albanologji. Ky Fondacion dekoroi edhe vajzën e tij, Dr. Ilaria Parrino dhe kryetarin e Komunës arbëreshe të Palazzo Adriano-s Dr. Nikola Granà. Dekoratat u dhanë nga Prof. Dr. Neritan Ceka, Akademik dhe Prof. As. Dr. Evalda Paci.
Kryetari i Shoqata Atdhetare-Kulturore “Dukagjini” Kolonel Ndue Sanaj i akordoi Prof. Ingazio Parrinos(pas vdekjes) çmimin “Martin Camaj”. Kryetari i Akademisë Mirdita Pjetër Marku i akordoi Prof. Ingnazio Parrinos çmimin “Yjet e Arbërit”. Prof. Msc.Murat Ajvazi, kryetar i Lidhjes së Historianëve në Botë me seli në Zvicër i akordoi Prof. Ignazio Parrinos titullin “Misionar i kulturës arbëreshe”. Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi” Tiranë-Prizren Agron Xhedia e nderoi albanologun e shquar Ignazio Parrino, me titullin “Nderi i Shqiptarisë”. Konferenca përkujtimore përfundoi me një koktej.
Pas veprimtarisë arbëreshët, të shoqëruar nga Mark Palnikaj u nisën drejt Prishtinës për të marrë pjesë në festimet e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku u takuan me personalitete të rëndësishëm të jetës politike, shkencore dhe kulturore.

Kushtetuta e Kosovës nga autonomie deri në pavarësi

0

Abdylhamiti i Dytë, Sulltani që bëri krime të mëdha në Shqiptari dhe e refuzoj Lidhjen e Prizrenit

Sulltani që bëri më së shumti krime në shqiptari me refuzimin e Lidhjes Prizrenit, është pikërisht ky Abdylhamiti i Dytë.
Na la neve shqiptarët pa strukturë shtetërore në momentin më kritik të historisë së Ballkanit, kur të gjithë fqinjët tanë i bëri shtete (me 1878 e Greqinë edhe më herët)
Duke na lënë pikë e pesë, na la në gojë të ujkut!
Pra Sulltan Abdylhamiti, duke i mundësu fqinjëve tanë m’u bo shtet për rreth 34 vjet më herët – pra duke na lënë neve mbrapa për rreth 34 vite – e mundēsoi gjenocidin në shqiptarë në vitet 1912-1919, por edhe më vonë.
Dhe shifi t’i këta neo-otomanet shqiptarë si e lartësojnë këtë fundërrinë!
“I mëshiruari” për shqiptarët që kërkuan autonomi ishte autokrati që i la pa shtet. Historia nuk fshihet me lutje dhe nuk shkruhet me “Qoftë i xhenetit”, por me fakte.
Lutjet nuk e ndryshojnë faktin që shqiptarët u lanë në mëshirë të fatit.
Historia nuk është nostalgji romantike neo-otomane!
Është përgjegjësi për pasojat!!!

Shpirtërat e shqetësuar

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
SHPIRTËRATË E TRAZUAR
___
Jeni ca pushtë e keqëbërës!
Po duket pushtëllyku i tyre është vënë në shërbim të perandorisë oligarkëve dhe mediave të huaja… Kush përçmon vetveten, duke vepruar në këtë mënyrë, vazhdon ta çmojë veten si përçmues.
Ata shqiptar që jetojnë në Perëndim dhe kanë të drejtë vote në Dardani, janë të lirë të votojnë për cilëndo parti që ata duan. Pavarësisht deklaratave të partive politike opozitare, ne të gjithë e dimë se për cilën parti do të votojnë më së shumti. Mërgata jonë nuk ka nevojë për vende të rezervuara, por kanë nevojë për shërbime efikase në vendet ku jetojnë përmes ambasadave dhe konsullatave.
.
Në këto grupe e oraganizata analistwsh aderuan analistë banal, pronar bajraktarë mediash të prekur nga “reformat e vetingut”, analistë zullumçarë, që me selljet e tyre “degjeneruar” shpresonin të ndryshonin gjendjen në Dardani, të sabotonin reformat në drejtësi të pushtetit të zgjedhur me votën e sovranit. Në këto grupe bënte pjesë edhe një kategori analistësh, që u futën më vonë nën ambrellën e Batonit e Lirimit, kujtuan se duke u inflirtuar andej e këndej në media e në kafiteri do të ishin kurdoherë në pozitat kyçe në media e gazeta.
Në qoftëse sepse se reaksioni i “brendshëm dhe reaksioni i jashtëm” ai serbë pësuan disfatë të plotë në orvatjete e tyre për ta rrëzuar pushtetin e Albinit dhe voten e sovranit, për të likujduar këtë “grup analistësh” të klasës së Batonit e për të restauruar regjimin e vjetër çifligaro – zullumçarësh, kjo duhet të ndodhë sepse këta kanë një mbështetje të vogël në popull. Kwta mundohen tw na sundojnw duke na pwrçarw sepse ashtu iu intereson.
Përkundrazi , vetë masat e popullit, të udhëhequra nga atdhetarët, nacionalistët e jo nga pushtët opozitar dhe nga analistët “reaksionar”. Sinjalizim organet kompetente të shtetit për veprimtarin e tyre keqëbërëse të të gjithë zullumçarëve, duhet dhanë e të japin llogari në drejtësinë dardane e shkojnw pwr lesh.
Analistët janë në një përgjim të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve. Më e çuditshmja është se fjalët Lirim, Kajtazi, Batoni, Berati, Syla, Halili, Behrami, Zajednica, etj., gjithashtu përdorën shpesh te ne. Sa shpesh përseritën këto fjalë dhe sa shpesh bëhet pyetja, “analistë përçmues e zullumçarësh.
Ndoshta pikërisht për këtë arsye duhet bërë pyetjën:
– “Ç’janë këta analistë që gënjejnë, shpifin e mashtrojnë nëpër mediat dardane!”.
Më duhet ta shkruaj me shkronja të mëdha e të zeza këto fjalë jo një herë, por disa herë. Sepse vazhdonin si më parë. Vazhdonin të talleshin. Vazhdonin të talleshin edhe pas talljes? Me kӫ, me trullosjen e shqiptarӫve? Kishin vendosur tӫ vërbonin? Të gjithë. Si gjthmonӫ. Thënë ndryshe, të pushonin së talluri, për t’i hapur rrugë talljeve tjera?
Ç’faj kishte bӫrӫ populli që nuk i votuan?
Po ne…?
Dhe kështu analistët tanë janë duke u angazhuar sot në nxitjen e antipatisë nda shqiptarëve mes shqiptarëve, ashtu si e nxiti atë kundër Dardanisë. Në këtë menyrë, mund të ndodhë që ndërkohë që politikatë e tyre po përpiqen ende për të mbështetur politikën e saj në aleancë me Ldk-në, Pdk-në, zajednicën e me shtypin e huaj, duke pretenduar se ajo bëhet për triumfin e demokracisë dhe të njejtën kohë duke krijuar thirrjet e luftës mediatike:
“Poshtë diaspora dhe vdekje e votuesve shqiptarë nga diaspora!”
Kjo duhet t’i hapë sytë popullit tonë në lidhje me votimin e opozitës dhe duhet t’u kujtojë vazhdimisht popullit tonë armikun e vërtetë që po na kërcnon sot. Në vend të predikimit të urrejtjes kundër armiqëve, me të cilën mund të na ndajnë shumë gjëra, gjuha, historia dhe kultura, ne duhet t’i përkushtohemi me këmbëngulje armiqëve tanë dhe autorëve të vërtetë të të gjitha vuajtjeve tona…

Mbrojtja përmes fjalës përfundimtare të krerëve të UÇK-së, ishte shembullore

1
Agim Bajrami, Prishtinë
____
MBROJTJA PËRMES FJALËS PËRFUNDIMTARE TË KRERËVE TË UÇK-së, DHE PËRFAQËSUES TË SHTETIT TË KOSOVËS NË HAGË , ISHTE E SHEMBULLOR!
Edhe sfidën e ballafaqimit me drejtësin e Gjykatës në Hagë,në fjalën përfundimtare të;z.Hashim Thaqi,z.Jakup Krasniqi, z.Kadri Veseli dhe z.Rexhep Selimi ,për lirinë,
pavarësin ,shtetin e Kosovës dhe paqën, e mbrojtën me dinjitet,trimëri dhe krenari kombëtare e të dinjitetit individuale ,me theksimin, që angazhimin e tyre gjatë tërë jetes e kishin bërë , për interesin e atdheut ,kombit dhe lirinë e dinjitetin njerëzor .Ata para trupit gjykues me bindje dhe me dinjitet kërkuan nga gjykata, që akuzat e falsifikuera nga gënjeshtrat e porositura serbe, të hedhen poshtë si të pa argumentuara e të pa provuara ligjërisht, duke i mbështet faktet dhe provat e ofruera nga mbrojtja ,dhe ndaj tyre të merret Aktgjykim lirues si i drejtë dhe i ligjshëm , i cili do të mbeshtetej në sakrficën e angazhuar të popullit shqiptarë i cili luftoj së bashku me aleancën përendimore , për liri,pavarësi ,paqe dhe shtetin e Kosovës.
Nëse ndokush duhet të dënohet ,atëherë është ‘politika gjenocidiale e shtetit serb’që burimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve e ka, në ‘programin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve’ në Beogradi, në të cilin program, udhëzohej shteti dhe strukturat institucionale dhe publike serbe, për shfarosje,vrasje,dhe
dëbim të popullit shqiptar në Kosovë.

Histori e patreguar, apo kush deshti ta vriste Ibrahim Rugovën (4)

Ismet M. Hasani, Suedi                                              
  
NJË MENDJE KRIMINALE
Atententatin kundër Ibrahim Rrugovës, më 15 mars 2005 e përgatiti në detaje një mendje kriminale, që tronditi gjithë vendin tonë. Pra, prapa kësaj ngjarje qëndron një mendje kriminale.
E vërteta për te nuk është zbardhur kurrë!?
Do të përpiqemi që t’i japim dritë kësaj ngjarje në mënyrë që sa do pak të dijmë për të, që tronditi terë vendin.
Kemi  përsonazhe që janë njohës të mirë të rrethanave të asaj kohe siç janë:
 
1. Rrahman Sylejmani, kolonel në pension, ish-zëdhënës i policisë së Kosovës,
2. Refki Morina, kolonel i policisë së Kosovës, ish – zëdhënës shërbimit policor të policisë se Kosovës, dhe
3. Mensut Ademi, profesor i kriminalistikës,
Ju kujtohet si kishte ndodhur atentati mbi Presidentin Ibrahim Rugova?
Rrahman Sylejmani: “Po më kujtohet kjo ngjarje! Unë atëherë kam qenë në policinë e Kosovës, drejtor në departamentin e hetimeve, i cili atëherë ende nuk ka qenë i pavarur, por lëndët i përgatisnim për policinë e UNMIK-ut. Ngjarja ka ndodhur me 15 mars 2005 dhe ka qenë rasti më i rëndë në historinë e policisë se Kosovës.
Rugova ishte një figurë qëndrore në politikën kosovare dhe njeriu i cili është angazhuar për zgjidhjën në mënyrë paqësore të marrëdhënieve me Serbinë. 
Kjo ngarje i ka tronditë të gjitha institucionet dhe krejt Kosovën, sepse  ishim në rrugë drejt pavarsimit të Kosovës.
Ka qenë i paraparë një takim me Havier Solanën, përfaqësues i Lartë i BE-ës për siguri dhe politikë të jashme. Në situatë, mendoj se janë tri elemente kryesore që duhet marrë parsysh,  e që në hetuesi këto janë marrë në konsideratë, e ato janë, në radhë të parë KONTESTI POLITIK që ka qenë në atë kohë dhe elemente tjera, siç janë:
1. Krimi i organizuar,
2. Elementët ekstremiste –  nuk po mendoj në ato islamike
3. Rethanat brenda përbrenda subjekteve politike…
*
Refki Morina: “Unë atëherë kam qenë zëdhënës në Policinë e Kosovës. Atë ditë, dmth. më 15 mars 2005, Rugova ka pasë një takim me Havier Solanën dhe me veturën e tij të blinduar dhe eskorten e tij, janë nisë për në Kuvend, drejt rrugës Agim Ramadani, kur kanë mbërri të “Sllovenija Sport” – aty kanë qenë disa kontenjera të bërllogut në anën e djathët, ka ndodhë një shpërtim i fuqishëm, janë dëmtuar veturat, sulmi në fakt atentati, po për fat këtij atentati i ka shpëtuar Rugova. Kjo ngjarje ka marrë jehonë të madhe jo vetëm në Kosovë por në krejt rajonin e Ballkan. Rugova, pas këtij atentati, prapseprap ka shkue dhe është takuar me Solanëen. Si zëdhënës i policisë se Kosovës kam pasë shumë thirrje nga mediat dhe telefonata nga Kosova por edhe nga krejt Ballkani dhe më gjërë,  për rastin që ka ndodhur… Mënyra se si ka ndodhur ky astentat: ka qenë mjaft mirë e organizuar nga grupe të ndryshme, po në detale, lënda është të UNMIK-u, EULEX-i…
Der politische Führer der Kosovo-Albaner, Ibrahim Rugova, aufgenommen ...Dr. Ibrahim Rugova
 
Mensut Ademi: “Unë mendoj se këtu ka të bëjë me “mendje kriminale” dhe plotësisht ka arrijtë ta organizoj këtë atentat, por plotësisht s’e ka arritë. Nuk është rastësi, vendi ku është krye atentati, sepse m’u n’at vend është promovua Presidenti Rugova, në vitin 1999, pas luftës, sepse para vitit l999 Rugova ka qenë Lider i të gjithëve. Sa i përket atentatit, për këtë ka shumë rrethana që kanë ndikuar. Personi që ka stagnuar, që ka penguar Rugovën në atë kohë ka qenë Bujar Bukoshi, kryeministër i Kosovës në egzil. Në vitin 1999 Ibrahim Rugova nuk ka qenë i mbrojtur nga askush, vetëm nga populli dhe dy persona civil…!
Në vitin 1999 kemi dalë prej një lufte e jem futë në një luftë ushtarake, kemi pasë dy luftëra: luftën politike dhe luftën ekonomike. Luftë politike është se né jemi futë  me faktorin ndërkombëtar, me ato shtete që s’na ka njohur dhe me Republikën e Serbisë. Tjetra luftë politike është organizimi i oraganizatave dhe subjekteve politike në Republikën e Kosovës dhe brenda subjektit politik, dhe Ibrahim Rugova nuk ka pasë mbrojtje dhe as mbeshtetje ekonomike nga ata që kanë disponuar me 3 përqindshin e famshëm. Unë edhe sot befasohëm me Prokurorinë pse nuk e inicon një procedurë se ku kanë mbetur paratë e 3 përqindshit, kush i ka marrë, kush është pasuruar me to, dhe në ato rrethana Ibrahim Rugova ka qenë i pambrojtur. E vetmja mbrojtje ka ardhë, një pjesë nga pjesa ushtarake e Kosharës, të cilët kanë punuar në njësinë speciale ushtarake të Kosharës dhe ata vullnetshëm e kanë mbrojtë. Çka ndodhë? Ata djem janë shumë dhe i kam me emra e mbiemra, janë shumë dhe mund t’ua sjelli, por më duhet të konsultohëm së pari me ta e ta marr lejimin e tyre…
Nuk është rasti i parë që ka ndodhë sulmi ndaj Ibrahim Rugovës, kemi edhe raste tjera…Ka pasë informata që Ibrahim Rugova do të kërcënohet nga përsona që kanë qenë të përzier në kriminalitet, bile edhe jashtë Kosovës, nëpër Evropë, që të paguhen për kërcënime, krime…Në Kosovë ka ekzistua një luftë ekonomike, mbi çka përgjegjësinë e mban UNMIK-u, dhe zgjatja e misionit të UNMIK-ut ka pasë për qëllim që në Kosovë të ekzistojë zonë krize, zonë e rrezikut. Tri-katër ditë para se të sulmohet Rugova, është sulmuar UNMIK-u!?”
( v i j o)