ARKIVI:
27 Prill 2026

“UÇK e themeluam, por në luftë nuk e angazhuam”

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Nga: Idriz Zeqiraj , Gjermani

Kështu deklaron Prof. Dr. Muhamet Kelmendi, ish-nëkryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dhe njëri ndër themeluesit të UÇK të Lëvizjes, në shkrimin me titull: “Këta ishin shkatërruesit e strukturës organizative së UÇK-së”, publikuar më 12 nëntor 2025, në “Bota Sot”. të vërtetën.

Ai rrëfeu të vërtetën e jetuar faktike për Ushtrinë, luftën dhe protagonistët e LPK-së të Mërgatës. Duke qenë kuadër i hershëm i kësaj organizate ilegale në Kosovë dhe legale në Mërgatë, profesor Kelmendi dëshmon, madje besnikërisht, për klanet, puçin e bërë ndaj Kryesisë të LPK-së, sabotimin e luftës, deri në tradhti kombëtare. Ai fajëson Tiranën zyrtare komuniste, Francën, Serbinë, përkatësisht, përkrahjen e strukturave greko-serbe.

Qëllimet e Shqipërisë, të Serbisë dhe të strukturave greko-serbe, tashmë, janë të njohura. Por, për Francën nuk e di pse nuk e shpjegon autori i shkrimit? Megjithatë, po japim diçka çfarë kemi dëgjuar nga TV Canal +, francez: Drejtori i Shërbimit sekret qendror, Pierre Siramy, rrëfen për rekrutimin e Hashim Thaçit, nga agjenti i DGSE për Ballkanin, Arnaud Danjean, dhëndër dhe agjent i Serbisë. Ai u dërgua nga Parisi në Zyrih, për ta mësuar gjuhën gjermane. “Rastësisht”, u ndodh në një grup mësimor me Hashimin tonë. “Rekruti i ri mjafton ta dijë se ka një dosje për atë. Agjenti ynë këtë e posedonte”,- thotë Siramy. (Shih në Ju tube).

Kryesia e vjetër e LPK-së ishte për unifikim të faktorit ushtarak. Por, Kryesia e re puçiste, e dominuar nga klani i Drenicës, kishin plane tjera. Mbledhjen në Osllo LPK-në e përfaqësonin Adem Demaçi dhe Xhavit Haliti. Të 228 oficerët e karrierës, me Akademi Ushtarake, nga Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK), të themeluar nga Dr. Ibrahim Rugova, kishin përzgjedhur Kolonel Ahmet Krasniqin për Ministër të Mbrojtjes. LPK-ja nuk e pranoi kandidaturën dhe e dështoi Mbledhjen në fjalë.

Pas Mbledhjes të dështuar të Osllos, qeveria shqiptare urdhëroi largimin e oficerëve të FARK-ut nga Shqipëria, “ose do t`ju vrasim”! Ata iu drejtuan Presidentit Rugova me pyetjen-dilemë “Ç` të bëjmë?!” Dhe, përgjigja ishte e prerë: “Ju jeni ushtarakë, e dini detyrën tuaj”. “Por, do të na vrasin”,

i thanë Rugovës. Dhe, përgjigje ishte se “nuk do të vritemi të gjithë. Kthim prapa nuk ka, vazhdoni luftën!”

Ministri i Mbrojtjes, Halil Bicaj, rrefeu në TV: “Nga 11 ushtarë të nisur për Koshare, jo në grup, asnjëri nuk ka arritur në Koshare dhe nuk janë parë më në jetë. Fatin e të 12-it po e hulumtojmë”!

Anëtarët e Kryesisë të LPK-së janë të një mendjeje se në asnjë mbledhje e Kryesisë partiake apo strukturë ushtarake, nuk e ka zgjedhur Hashim Thaçin në asnjë nga pozitat që i atribuohen, pra, as drejtor të Drejtorisë politike dhe as të parë të Rambujesë apo lexues të dhunshëm të Deklaratës të Pavarësisë, sepse nuk po pavarësohej qeveria, por shteti i Kosovës.

Të gjitha ofiqet, gradimet, emërtimet ia dha rekrutuesi i tij freng, Arnaud Danjean. I publikoi gazeta e LPK-së “Zëri i Kosovës” dhe askush nuk reagoi, sepse, tashmë, Hashimi qe bërë “mbret i pakurorëzuar”, me abuzim kulmor dhe rruagaçëror të pushtetit të pakufizuar.

Presidenti Rugova nuk e pranoi Hashimin kryeministër, me arsyetimin e bazuar “të mos lejohet ngritja e tij në pozita të nalta, se është i dëmshëm për Kosovën”. Shqiptarët harruan si peshqit, për kafshimin e grepit fatal dhe Kosovës, i ndodhi gjëma me të shantazhuarin me dosje penalizuese Hashim Thaçin.

Shantazhimi penalizues i Hashimit, do t`i sjellë dëme Kosovës, heshtja për vrasjen dhe shpërnguljen masive të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, me 3 dhe 4 shkurt 2000! Premtimi solemn për kthimin e shpejtë në shtëpitë e tyre, ishte mashtrim i turpshëm. Dhe Hashimi e harroi përjetësisht premtimin!

Mbështetja e organizimit të protestave vandaliste të mars-prillit 2004, të projektuara nga Serbia, i realizoi PAN-i besnikërisht. Rrjedhojat, decentralizimi fshat e komunë serbe, Asociacioni që vazhdon ta ngulfatë Kosovën, është pasojë i shantazhimit të Hashimit me dosjet e krimeve makabre.

Dhe, së fundi, blerja e dosjeve të Hagës, të ardhura nga Beogradi, për ta penguar drejtësinë në Hagë dhe nxitja e gjakderdhjes ndër shqiptare, është akt që turpëron bandën e PAN-it.

Për një çerek-shekulli subjektet politike PDK, AAK, NISMA, të koalicionuara në PAN, kanë mashtruar dhe falsifikuar, duke e përvetësuar UÇK-në, luftën e bërë në Kosovë. E vërteta është sa vijon: Fatmir Limaj, komandant i Podrimës, deklaron se 98 % të ushtarëve i kam pasur anëtarë të LDK-së. Ndërsa Ramush Haradinaj shkon më tej, 100 % të ushtarëve kanë ardhur nga LDK-ja.

Kurse të vërtetën e UÇK-së të LPK-së, e gjeni në shkrimin e Muhamet Kelmendit. Shkrimi në fjalë fletë për themelimin, pastaj shkatërrimin e UÇK-së, ende pa hyrë në luftë në Kosovë, sepse e sabotuan Hashim Thaëi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, me intrigimet komplotuese të Shqipërisë, Francës, Serbisë dhe të grupeve greko-serbe.

Hashimi tregohet i sinqertë kur pranon se “ishte larg frontit të luftës”. Por, gjeti rastin, në pranverën e vitit 1998, për të shkarkuar komandantët profesionistë ushtarakë, përfshirë edhe Tahir Zemaj me kolegët e tij, për t`i zëvendësuar me barinj e profanë në artin ushtarak. Me gjithë vullnetin përkushtues, gatishmërinë dhe guximin që kishin, nuk kanë arritur të organizojnë ndonjë luftë ballore dhe as mbrojtjen e popullatës nga masakrat serbo-sllave. Madje ka pasur raste kur komandantë të padijshëm i kanë pykuar ushtarët në pika, me një kallash kinez. Dhe, një sulm i armikut me tanke i ka vrarë në masë ata, ndërkohë që komandantët ishin shumë larg tyre dhe nuk pësonin asgjë. Kjo e penalizon Hashim Thaçin, duke ngjallë dyshimin e bazuar të sabotimit të luftës, ngaqë shantazhimi me dosje, i rrinte si “shpatë e Demokleut” mbi qafën e tij.

Kronologjia e ngjarjeve të viteve 1997, 1998, 1999 të kuadrove dhe të veprimtarëve të hershëm të LPK-së, puçin e bërë ndaj tyre nga klani i Kryesisë të re të LPK-së, tradhtia e disa shokëve, karrieristë dhe hiç, të cilët vazhdojnë të zvarritën, sepse i bashkon krimi. Me ndërhyrjen e poshtër, kriminale, sabotuese e thellësisht tradhtare ndaj luftës të Kosovës, do të mbetet njollë e zezë e përjetshme e social-komunistëve të Tiranës zyrtare. Profesor Kelmendi është denoncues i hershëm i kësaj bande.

Por, i pari që ua ka çjerrë maskën e vëllazërisë së rreme, ka qenë veprimtari i hershëm dhe burgaxhiu politik Sabri Novosella-Maxhuni. Eksponentët social-komunistë të Tiranës zyrtare, nuk kanë asgjë të pëbashkët me popullin shqiptar të Shqipërisë londineze. Sepse shqiptarët atje, me gjithë diktaturën fashiste të filo-sllavit Enver Hoxha, kanë ruajtur shpirtin e dlirë shqiptar. Intelektualët e mirëfilltë shqiptarë e pranojnë se qeveritarët e pas Mbretrisë Shqiptare, kurrë nuk kanë përfaqësuar interesat e popullit. Krejt ndryshe, me disa përjashtime, kanë qenë qeveritarët e Kosovës, – thonë ata.

Edhe disa nga bashkëveprimtarët të tij, nuk kanë heshtur, veçse paksa të vonuar. Në vitin 2018, Ibrahim Kelmendi, në gazetën “Kosova sot”, në disa artikuj në vazhdime, i akuzon shtabin e Rognerit për bashkëpunim me shtetet armike të Kosovës dhe sabotimin e Luftës të Kosovës. Pra, të cituarit e njëjtë, i akuzon për tradhti kombëtare. Dhe, ende më vonë, akuza për sabotimin e Luftës të Kosovës, për të njëjtit ka bërë edhe Dr. Jakup Krasniqi.

Që nga krijimi i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK), më 1991, Marrëveshja xhrntilmene e presidentëve Rugova-Alia, për dërgimin e djemëve të Kosovës, me trevat jashtë kufijve të saj, në ushtrimet ushtarake, nga pedagogë elitë të Akademisë Ushtarake Shqiptareme, të cilët organizuan guerilën luftarake në zonat e Kosovës: Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha, Iljaz Kodra, dëshmojnë vizionin dhe ndjenjen luftarake dhe atdhetare të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Ai arriti t`i mbajë gatishmëri ushtarakët e karrierës, deri sa koha për luftë dhe fitore erdhi.

Porosia e amerikane, por edhe e disa shteteve mike evropiane, ishte se “Serbia duhet ta fillojë luftën e para, ndryshe, rruga e mbarë pa ne”. Përndryshe, kushdo që llomotitet pa lidhje, se “Dr. Rugova ishte për paqe dhe jo për luftë”, është profan e trutharë.

Rrjedhimisht, nga shkrimi kronikë e kohës, e profesor Kelmendit, rezulton se UÇK e LPK-së, edhe pse u themelua, nuk hyri në Luftën e Kosovës, sepse e sabotuan disa bijë bastardë, të lidhur me qeveritarë tradhtarë shqiptarë dhe shtete armike.

Atë UÇK-në, me flamuajt e saj, që stolisin sheshet dhe rrugët e Kosovës, është UÇK-ja FARK-iste, që ralizoi dhe fitoi betejat ballore në Loxhë, Prapaqan dhe gjetkë në Kosovë, si Lufta ballore e Kosharës, të cilat legjitimuan luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu