Një përkujtim të Branko Horvatin, që se kujtuam e as që ia përkthyem librat

Shkrime relevante

O Gani Geci, o burrë i rrallë!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti _____ (Lirim Gashi, Prizren) O Gani Geci, o burrë...

Kush po “depërton” në Dardani?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Nga “STOP”-i te “Kosova ka me...

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?

Nga Ismet M. Hasani, Suedi _____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?...

Mëmëdheu, sipas Hajro Limajt

Hajro Limaj, Tiranë MËMËDHEU                  ...

Shpërndaj

Po e lexoj një intervistë të dr. Branko Horvat, dhënë revistës javore KOHA në Prishtinë më 1996. Për ata që nuk e dijnë, Horvat ishte ekonomist i njohur kroat e jugosllav, i nominuar për çmimin Nobel për Ekonomi më 1983.
Më 1988 ai botoi në Zagreb librin ‘Çështja e Kosovës’, në të cilin argumentonte se Kosova duhet të jetë Republikë. Ky libër ka pasë jehonë të madhe në ish-Jugosllavi.
Sido që të jetë, në këtë intervistë për KOHA më 1996, Horvat, mes tjerash, po thotë:
«Ju shqiptarët nuk keni prirje për marketing. Nuk e përkthyet librin tim në anglisht dhe kështu bota e interesuar mbeti pa informata për Kosovën, e cila edhe ashtu nuk ishte fare e njohur si problem. ‘Çështja e Kosovës’ është lexuar vetëm në Jugosllavi. Askund tjetër».
E vërtetë, ne ishim dhe vazhdojmë të jemi zibidi (shkurt: zbd), por shpëtuam ngaqë interesat e ShBA-ve konvergjuan me interesat tona.
Le që s’e kemi përkthy në shqip e në anglisht këtë libër të jashtëzakontë, atëherë gjatë viteve 80 e 90, po s’e kemi përkthy as sot e kësaj dite.
Për më keq, edhe s’e kemi nderu dr. Horvatin, as sa ishte gjallë e as pas vdekjes, për kontributin e tij për Kosovën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu