Kreu Blog Faqe 274

Po gjykohet katërshja, e jo Kosova , prandaj nëse liria kishte emër, a kishin të vrarët emër e mbiemër dhe kush i vrau?

5
Sinan Kastrati, Suedi
_____
* Po gjykohet katërshja, si individë e jo Kosova e as lufta e shqiptarëve për pavarësi, prandaj nëse liria kishte emër, a kishin të vrarët emër e mbiemër dhe kush i vrau?
 
Dje shkruajta shkurt për gjykimin e katërshes (sikurse ”katërshja kineze”?) së Kosovës në Hagë me titull ”Kush po gjykohet, lufta e drejtë e popullit shqiptar, UÇK-ja apo individët?” në Drini.us, 9 Shkurt 2026.
Nuk është e tepërt ta them edhe njëherë:
Nuk do të dëshiroja që asnjë shqiptar të dyshohet, akuzohet e gjykohet për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Por më shumë do të dëshiroja që asnjë shqiptar të mos ketë kryer krime.
Reagimet, dje e sot e ndoshta edhe në ditët në vahdim do të jenë të ndryshme e të shumta nëpër rrjetet sociale e portale.
Kishte reagua edhe Rdi Rama, kreu i qeverisë së Shqipërisë, Naim Tërnava, kreu i Bashkësisë Islame, Shqipja (gruaja e Rexhepit) e … Endriti (djali i Hashimit e shumë të tjerë të cilat, Epoka e re i kishte paraqit me shumicë, ashtu qysh e ka ajo adet.
Por ajo që më bëri të reagoj sot është, kreu i veteranëve të Kosovës (Gucati), Pacolli, ish ”presidenti” i Kosovës, Xhavit Jashari, kreu i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së etj.
Të mirresh me Edin, Tërnavën, Nasimin e Gacatin është si me rreh ujë në havan.
Ama të thuash ”Mbeturina të lëna pas nga Millosheviqi” (Gucati), është e turpshme por ai nuk e din cka është turpi.
Familjarët kanë të drejtë të dinë ku i kanë të afërmit e tyre, të kanë një vorr ku mund të shkojnë për ditëlindje, për bajram, shëngjergj e shënmitër.
Nuk është turp me dëshmua por me dëshmua rrejshem është turp dhe e dënueshme.
Në Kosovë, më 1998 Hashim Thaçi i ka arrestua pabesisht Jakup Kastratin e Cen Deskun në Dragobil, më 30 tetor 1998. Jakupi ishte kryetar i LDK-së.
Lexues të nderuar të Drinit, në rrethin e Llapushës, nga Rahoveci deri në Orllat e Qafa Dules deri në Kijevë, janë plackitur, janë burgoshur e janë vrarë disa shqiptarë gjoja, dyshohet se vrasësit e urdhëdhënësit kanë qenë shqiptarë, gjoja kanë, ata kanë qenë spiunë e bashkëpuntorë të Serbisë. Janë Hashim Thaçi, Fatmir Lima, ”Ftyra”, Bashkim Fina”, Gani Gjemë Paqarizi (komandant ”Rreziku”) etj. Janë të zhdukur 4, 5 persona që kanë hy të gjallë e nuk kanë dalur nga shkolla e Drenocit, që ishtë shndërrua në burg, në Drenoc të Zatriqit të Rahovecit.
“Mbeturina të lëna pas nga Millosheviqi”, Gucati për dëshmitarët shqiptarë në Hagë, 10 shkurt 2026| 08:47
“Kërkesë absurde e Prokurorisë Speciale, është fyer rëndë gjaku i derdhur për liri” – Jashari: Ne si organizata nuk jemi befasuar, 09 shkurt 2026| 22:26
”Pacolli: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së rrezikon ta bëjë tribunalin të njëanshëm e të pabesueshëm”, 10 shkurt 2026| 00:14
Nasim Haradinaj: Specialja, turpi i drejtësisë së këtij shekulli, Reporteri, 09 Shkurt 2026 | 9:02
”Endrit, ti mund të krenohesh me Hashimin, e ke babë por ai ishte e zeza e Kosovës”
Nga admin, 2 Qershor 2023
”Shaun Byrnes, as ti nuk e the të vërtetën në Hagë. Ti e William Walker e keni ditur që Hashim Thaçi i ka burgosur Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, në Dragobil më 30 tetor 1998”. Nga admin, 3 Prill 2024
“14 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës“, 22/07/2024 12:15
Për fund, i arsyetoj familjarët e të akuzuarve, Hashimit e Jakupit, Rexhepit e Kadriut por a e qesin edhe ata gishtin tregues ku është vendi:
-Qysh?
-A bash krejt Kosova është pronë e tyre a?
-Sa pare e mall kanë ata në emër të ”luftës” e “çlirimit” të Kosovës?
Nëse ata kanë “luftua”, dy ditë, dy muaj apo dy vjet, nuk kanë të drejtë ta rjepin Kosovën për më shumë se 25 vjet?
Cili prokuror e cila gjykatë do të guxonte ta gjykoj Hashimin e Rexhepin, Xhavitin e Samiun?
Kjo gjykatë është e Kosovës me qendër në Hagë e në Hagë, “Pavarësia e Kosovës” është legjitimua.
Nuk duhët të hedhim baltë kundër gjykatës e ndërkombëtarëve sepse pa ata nuk do të ishim si popull shumicë në Kosovë. Serbia do të na zhdukte.
Këte e din edhe Hashimi, Jakupi e … Rexhepi.
Sinan Kastrati

Konfesionet fetare dhe uniteti kombëtar i shqiptarëve

5

Halim Hyseni, figurë kyçe e arsimit shqiptar në Kosovë

0

Prof. Musa Sabedini, Gjilan

Gjilan – Halim Hyseni është një nga figurat më të rëndësishme të arsimit shqiptar në Kosovë, i njohur për kontributin e tij shumëvjeçar si pedagog dhe si ish-drejtor i Entit Pedagogjik të Kosovës. Veprimtaria e tij lidhet ngushtë me periudhat më sfiduese të sistemit arsimor, veçanërisht gjatë viteve kur arsimi në gjuhën shqipe përballej me presione politike dhe institucionale.

Në historinë e arsimit shqip në Kosovë ka emra që nuk përmenden vetëm si funksione apo tituj, por si akte që mbajtën gjallë dijen në kohë kur ajo rrezikohej të zhdukej. Halim Hyseni është një prej tyre. Pedagog, drejtues institucional dhe ideator i sistemit të shtëpive-shkolla, ai ishte ndër mendjet që refuzuan dorëzimin në vitet më të errëta për arsimin shqiptar.Në një kohë kur shkollat mbylleshin, gjuha ndalohej dhe e drejta për dije vihej në pikëpyetje, Hyseni zgjodhi rezistencën përmes arsimit, duke kthyer shtëpitë në klasa dhe vullnetin në sistem funksional mësimi. Historia e tij nuk është vetëm rrëfim personal, por dëshmi e një epoke ku arsimi u bë formë qëndrese dhe mbijetese kombëtare.Me përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe në menaxhimin arsimor, Hyseni ka dhënë një kontribut të veçantë në hartimin dhe zhvillimin e politikave arsimore, programeve mësimore dhe teksteve shkollore. Si drejtor i Entit Pedagogjik të Kosovës, ai udhëhoqi një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit, duke luajtur rol kyç në ruajtjen e funksionimit të sistemit arsimor në rrethana të jashtëzakonshme.Gjatë viteve ’90, Enti Pedagogjik, nën drejtimin e tij, ishte një shtyllë e organizimit të arsimit paralel në Kosovë, duke siguruar vazhdimësinë e mësimit në gjuhën shqipe dhe duke mbrojtur të drejtën themelore për arsimim. Kjo periudhë e vështirë e vendosi Hysenin dhe bashkëpunëtorët e tij përballë sfidave të mëdha, por edhe përballë përgjegjësisë historike për ruajtjen e identitetit arsimor dhe kulturor të vendit.Pas luftës, Hyseni ka vazhduar të jetë aktiv në debatet publike dhe profesionale mbi reformimin e arsimit, cilësinë e teksteve shkollore dhe sfidat e sistemit edukativ në Kosovë. Ai njihet për qëndrimet e tij kritike dhe përkushtimin ndaj standardeve profesionale, duke mbetur një zë me peshë në diskursin arsimor.Kontributi i Halim Hysenit në arsim nuk mbetet vetëm në funksionet që ka ushtruar, por në trashëgiminë institucionale dhe profesionale që ka lënë pas – një trashëgimi e ndërtuar mbi përkushtimin, përgjegjësinë dhe bindjen se arsimi është themeli i zhvillimit shoqëror.Halim Hyseni, ideatori i shtëpive-shkolla: si u shpëtua arsimi shqip në vitet më të errëtaHalim Hyseni lindi në vitin 1944 në Kapit të Medvegjës. Rruga e tij në arsim nisi herët, si mësimdhënës në fshatin e lindjes, ndërsa emri i tij do të lidhej përjetësisht me një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së arsimit në Kosovë: organizimin e mësimit në shtëpi-shkolla gjatë viteve ’90.

I ka të kryera studimet e larta për Pedagogji, i përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Ai kujton ende ditën kur, për të ndjekur provimin pranues, kishte ecur më këmbë nga fshati deri në qytet. Ishin kohë të vështira, por të mbushura me ëndrra dhe përkushtim. Me nostalgji flet për vitet e Shkollës Normale, edhe pse nën regjimin e Rankoviqit jeta për shqiptarët në Kosovë ishte e rëndë dhe plot pengesa.

Nxënës i dalluar dhe i zellshëm, Hyseni njihej për aftësitë e tij në shkrim. Hartimet e tij lexoheshin dhe shpërndaheshin mes nxënësve, ndërsa njohja e gjuhës serbe i lehtësonte përballjen me sfidat e sistemit arsimor të kohës.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, u kthye në Kapit për të dhënë mësim. Në atë kohë, procesi mësimor zhvillohej në gjuhën serbo-kroate, ndonëse nxënësit ishin shqiptarë. Një nga momentet që e kujton me krenari është fillimi i mësimit në gjuhën shqipe, pas largimit të Rankoviqit, një kthesë me rëndësi të veçantë për arsimin shqiptar.

Pas shërbimit ushtarak dhe dy viteve në Shkollën Normale, Hyseni u bë pedagogu i parë në shkollën “Nikolla Teslla” në Ferizaj. Karriera e tij vazhdoi në Entin Pedagogjik të Ferizajt dhe më pas në Entin Pedagogjik të Prishtinës, ku u transferua në vitin 1975. Në vitin 1987 u emërua drejtor i këtij institucioni, në një kohë kur presionet politike ndaj arsimit shqip po shtoheshin.

Ai kujton se me të marrë drejtimin e Entit, Serbia po shtynte përpara idenë e një sistemi dygjuhësor në shkolla. Kjo u refuzua kategorikisht nga shqiptarët, të cilët kërkonin që planet dhe programet mësimore të hartoheshin nga vetë ata, në përputhje me ligjet në fuqi. Një nga veprimet e para të Hysenit ishte rikthimi në punë i Rexhep Osmanit dhe respektimi i plotë i të drejtave të punëtorëve arsimorë.

Ndërsa komuniteti shqiptar mobilizohej për hartimin e planeve dhe programeve mësimore, situata politike përkeqësohej, duke çuar në mbylljen graduale të shkollave. Hyseni u bë një nga zërat kryesorë që kërkonte vazhdimin e mësimit me çdo kusht. “Ndalimi nuk ishte alternativë”, kujton ai.

Në këtë kontekst, ai luajti rol kyç në themelimin e Lidhjes së Arsimit Shqiptar (LASH), si një mekanizëm mbrojtës për mësimdhënësit dhe për vetë sistemin arsimor. LASH-i u shndërrua në një organizatë funksionale jo vetëm në Kosovë, por edhe kudo ku kishte mësimdhënës shqiptarë.

Arritja për të cilën Hyseni krenohet më së shumti është organizimi i mësimit në shtëpi-shkolla, që shpëtoi rreth 430 mijë nxënës dhe studentë nga humbja e vitit shkollor. Ideja e tij fillimisht u prit me mosbesim dhe ironi, madje edhe brenda qarqeve politike. “Kush është ky i marrë që mendon se mësimi mund të zhvillohet në shtëpi?”, ishte një nga reagimet që ai kujton me buzëqeshje.

Megjithatë, këmbëngulja e tij nuk u ndal. Në mbledhje të gjata dhe të tensionuara, Hyseni insistoi në hartimin e një plani konkret. Nga aty lindën “variantet” e organizimit të arsimit paralel, përfshirë Variantin C për shkollat e mesme dhe Universitetin e Prishtinës. Brenda dy muajve u hartuan plan-programet për vitin shkollor 1990-91.

Pavarësisht mungesës së financave, kushteve të rënda infrastrukturore dhe pagesave të parregullta, mësimdhënësit vazhduan punën me përkushtim të jashtëzakonshëm. Librat shpesh vendoseshin në dysheme ose mbi shilte, por standardet akademike u ruajtën falë vullnetit dhe sakrificës së tyre.

Halim Hyseni kontribuoi në organizimin e arsimit në shtëpi-shkolla deri në fund të viteve ’90. Pas luftës së vitit 1999, ai vazhdoi angazhimin në reformimin e arsimit në Kosovë. Për të, dekada e viteve ’90 mbetet periudha më e vështirë, por edhe më domethënëse e jetës së tij, një kohë kur arsimi shqip mbijetoi falë guximit, vizionit dhe qëndrueshmërisë së njerëzve si ai./Rajonipress/

Reagim përkitazi me “Reagimin e Mexhlisit të Xhamisë në Zhelinë”

2
Eeee, mjerë populli ynë që ka këta klerikë që, në radhë të parë, nuk e kuptojnë se çfarë është besimi?!
Ne, shqiptarët kemi një fe,-kemi-Shqiptarinë.
Ndërsa, besimet janë të shumta: myslimane, të krishtera, katolike, ortodokse; e të tjera.
Ajo që ndodhi tani, me reagimin krejt të pakuptim ndaj meje, është një turp i tyre.
Nuk di nëse atë reagim e kanë nënshkruar edhe dy hoxhallarët e xhamive, apo ndoshta të dy “avokatët e gjallë”, Nezir Baftjari dhe Enes Hasani, të cilët dolën me reagimin ndaj meje me titullin:
“Reagim Publik – Mexhlisi i Xhamisë Zhelinë”?!!!
Dolën kundër artikullit tim, “Pse po varroset tradita dhe kultura shqiptare, nga klerikët islamistë”?
-Personalisht, kam pritur që të dalin atdhetarët e vërtetë, me guxim për të thënë të vërtetën, realitetin çfarë po ndodh, jo, që të më mbrojnë mua,–Xhemil Zeqirin, me një veprimtari 44 vjeçare, në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare.
E gjithë rinia ime në Danimarkë, kaloi duke protestuar dhe duke punuar me Organizata të ndryshme përparimtare në shërbim të popullit dhe të atdheut tim. Prej vitin 1981,kam vepruar edhe me miqtë e mi danezë, themelova “Komitetin Miqtë e Kosovës”. Jam themelues i shoqatës “Kulturore Besa”, në Kopenhagë, të cilën e ngrita me financat e mia personale. Kam qenë veprimtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, si dhe për disa vite Nënkryetar i Organizatës daneze “STS International Solidaritet”. Poashtu, kam themeluar Këshillin e Lëvizjes Vetëvendosje, në Danimarkë Këshilli i parë në Skandinavi dhe në Evropë. Jam marrë me publicistikë dhe shumë veprimtari të tjera…
Asnjëherë nuk kam mbajtur qëndrim kundër banorëve të zonave rurale apo popullit në përgjithësi; përkundrazi, kam qenë dhe mbetem kundërshtar i klerikëve manipulues dhe i aktorëve politikë që historikisht kanë shërbyer si mbështetje e interesave të pushtetmbajtësve.
Gjatë gjithë këtyre viteve kam zhvilluar veprimtari me Ministritë e Jashtme të Danimarkës dhe të Suedisë; duke ngritur çështjen shqiptare në instancat më të larta ndërkombëtare: në Këshillin e Evropës, Parlamentin Evropian, OSBE, e deri në OKB, në Nju Jork.
Këto nuk i përmend për lavdinë time personale, por për t’ua kujtuar hoxhallarëve të fshatit tim të lindjes dhe rritjes sime, të cilëve, fatkeqësisht, –as që u ka interesuar veprimtaria atdhetare e një bashkëfshatari të tyre. Përkundrazi, në heshtje më kanë luftuar, gjë që dëshmohet edhe nga reagimi i tyre. Si mund të shpjegohet fakti i mjerë, kur në atë reagim steril, më quajnë “anti-kombëtar” dhe “anti-fetar”?!!!
Feja ime është Shqiptaria; ndërsa besimi është çështje personale. Ju, me qëllim, i ngatërroni këto dy gjëra me shumë me rëndësi.
Unë kam besuar gjithmonë në Zot, por, s’ kam besuar në mashtruesit që tallen me popullin në emër të Zotit! Pikërisht, të tillë janë dy përpiluesit e këtij reagimi, i cili në fakt nuk është gjë tjetër veçse një peticion publik i mbushur me mllef dhe hipokrizi.
Madje, për këtë çështje as nuk isha i njoftuar. Për këte “Peticion” më informoi bashkëfshatari ynë, Bashkim Arsllani, i cili kishte debatuar në faqen e Facebook-ut të xhamisë së fshatit.
Në artikullin tim, unë i sqarova qartë qëndrimet dhe procedurat për çështjen e varrimit, duke marrë shembull rastin e babait tim të ndjerë. Ceremonia e varrimit u zhvillua, sikur të ishim në Arabi?!!! Të gjitha lutjet dhe ritualet tjera ishin në gjuhën arabe!!! Ato, rituale ishin pa asnjë lidhje me traditën tonë as në interesin tonë kombëtar shqiptar.
E, pastaj, këta zotërinj marrin guximin moral që, mua të më quajnë anti-kombëtar?!!!
Qenkam anti-kombëtar dhe i pa fe, “për mëkatet” e mia, sepse nuk jam arab, pse desha që lutjet dhe ritualet për babain të ishin në gjuhën shqipe. Unë, nuk e kuptoj arabishten, pse të dëgjoj lutje dhe rituale të tjera, në një gjuhë që s’e kuptoj? Apo, qenkam i pa fe, pse jam shqiptar dhe flas shqip, prandaj, ritualet e varrimit të babit tim, doja t’i kuptoja?!!!
Jam i bindur se publiku e di mirë kush jam. Më njohin shqiptarët, jo vetëm në katundin tim dhe në rrethinë, por më njohin nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata, deri përtej të oqeanit. Për mua kanë shkruar me admirim të madh, mbi 50 intelektualë shqiptarë dhe më shumë se 10-të intelektualë dhe akademikë danezë. Kam botuar rreth 250 artikuj për vuajtjet e shqiptarëve në trojet tona etnike në Ilirik (Ballkan) dhe jam autor i nëntë librave publicistike.
Po citoj dy rreshta nga një shkrim i Prof. Dr. Hulusi Hakos, ish-rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili shkroi pa më njohur nga afër, vetëm kur në Bibliotekën e Tiranës e kishte lexuar librin tim: “Këto janë disa nga mesazhet e vëllait tonë, Xhemil Zeqiri, nëpërmjet librit ‘Kosova Jonë’. Mund t’i themi me pak fjalë: Hallall gjiri i nënës në Zhelinë të Tetovës!” Pra, fshatit tim ia kam ngritur emrin dhe nderin në Shqipërinë tonë dhe në mbarë globin.
-Nuk kërkoj që dikush të më mbrojë! Mua, më mbron veprimtaria ime atdhetare 44-vjeçare.
Kërkoj vetëm që e vërteta të thuhet, ashtu siç e meriton secili që ia ka kushtuar jetën kombit; dinjitetit dhe identitetit shqiptar.
Ndërsa, shpifjet, intrigat dhe trillimet, janë si flluska sapuni, ato do të shkrihen së shpejti, do të mbeten veçse, njolla turpi për dështakët…
Me 08-02-2026

Propaganda e Milazim Krasniqit dhe gjuha e islamit politik !

0

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë

A është krim mohimi i Zotit apo Kombit? – Propaganda e Milazim Krasniqit dhe gjuha e islamit politik !
Nga shkrimi i fundit i Milazim Krasniqit në portalin “Prizreni Express” del një pretendim tronditës, i cili nuk është thjesht opinion fetar, por një mesazh ideologjik me prirje të rrezikshme: se “mohimi i Zotit është krimi më i rëndë” dhe se ata që nuk besojnë, janë “kriminelë potencialë”.
Ky lloj formulimi nuk është as teologji e ndershme, as analizë e shoqërisë, as moral. Është propagandë klasike e islamit politik, e ndërtuar mbi frikësim, shantazh psikologjik dhe demonizim të qytetarit të lirë.
1) Mohimi i Zotit nuk është krim – krim është mohimi i njeriut
Në shtetet demokratike, mohimi i Zotit nuk është krim. As në etikën moderne, as në ligj, as në logjikë.
Nëse mohimi i Zotit do të ishte krim, atëherë:
ateistët,
agnostikët,
besimtarët e feve të tjera,
dhe madje myslimanët që nuk e pranojnë interpretimin e Milazimit,
do duhej të trajtoheshin si “kriminelë potencialë”.
Kjo do të ishte fundi i lirisë së ndërgjegjes, fundi i shoqërisë së hapur dhe fillimi i një sistemi ku feja bëhet polici.
Në këtë pikë, problemi nuk është “Zoti”. Problemi është: kush e merr të drejtën të vendosë kush është njeri i mirë e kush kriminel, vetëm mbi bazën e besimit?
2) Manipulimi: ai përmend krimet e historisë, por i përdor si shkop propagande
Milazim Krasniqi bën një listë: Roma antike, Inkuizicioni, Hitleri, Stalini, Mao, Tito, Enveri, Pol Poti.
Ai kërkon të ndërtojë një përfundim të thjeshtëzuar:
“kur njerëzit nuk e besojnë Zotin, bëhen kriminelë.”
Ky është mashtrim logjik.
Hitleri, Stalini, Mao e të tjerët nuk ishin kriminelë sepse “mohojnë Zotin”. Ata ishin kriminelë sepse ishin totalitarë, sepse kishin pushtet absolut dhe sepse e shndërruan ideologjinë e tyre në fe shtetërore.
Ata nuk e mohuan fenë për të qenë humanë, por e mohuan fenë për ta zëvendësuar me kultin e partisë dhe të udhëheqësit.
Pra, shkaku nuk ishte mosbesimi. Shkaku ishte: fanatizmi, pushteti, dhuna, kontrolli dhe propaganda.
3) Hipokrizia e madhe: ai sulmon “krimet në emër të Kishës”, por hesht për krimet në emër të islamit
Krasniqi e përmend Inkuizicionin, për të lënë nënkuptimin se krimi është “i tjetrit”.
Por pse nuk e përmend:
vrasjen e apostatit,
vrasjen për blasfemi,
skllavërinë fetare,
pushtimet dhe islamizimin me dhunë,
ISIS-in, Al-Kaedën, Boko Haramin,
Talibanët dhe shkatërrimin e shoqërive?
Sepse ai e di se po t’i përmendë, bie propaganda e tij.
Ai e përdor historinë si armë kundër të krishterëve, por e pastron ideologjinë e vet nga çdo përgjegjësi.
Kjo nuk është objektivitet. Kjo është propagandë e një misionari.
4) “Kush nuk beson është kriminel potencial” – kjo është gjuhë totalitare
Kur dikush thotë:
“Ata që nuk besojnë janë kriminelë potencialë.”
ai nuk po jep mendim. Ai po bën një akt politik.
Kjo është gjuha që përdorën gjithmonë regjimet:
të demonizojnë grupin “tjetër”
t’i japin vetes të drejtën për t’i përjashtuar
dhe më pas t’i ndëshkojnë
Kjo është formula e:
diktaturës,
teokracisë,
persekutimit.
Pra, kush është “kriminel potencial”?
Jo ai që nuk beson. Por ai që dëshiron ta kthejë besimin në kod penal dhe mendimin në krim.
5) Morali nuk varet nga dogma – varet nga ndërgjegjja dhe karakteri
Milazimi dëshiron ta shesë idenë se morali vjen vetëm nga feja.
Por realiteti është i thjeshtë:
ka besimtarë që vjedhin, mashtrojnë, abuzojnë, dhunojnë
dhe ka jobesimtarë që janë të drejtë, humanë dhe të ndershëm
Nëse feja do të ishte garanci kundër krimit, vendet më fetare në botë do të ishin më të pastrat.
Por shpesh ndodh e kundërta: aty ku feja sundon shtetin, sundon hipokrizia, frika, shtypja dhe dhuna.
6) A është krim mohimi i Kombit?
Mohimi i kombit nuk është krim penal, por është një nga format më të rënda të asimilimit.
Për shqiptarët, mohimi i kombit ka qenë historikisht:
shërbim ndaj pushtuesit
pranim i kolonizimit kulturor
mohim i gjuhës, traditës dhe rrënjës
Dhe pikërisht këtu, islamistët politikë e kanë pasur gjithmonë projektin e tyre: ta zëvendësojnë identitetin kombëtar me identitetin fetar, dhe shqiptarët t’i bëjnë “umet”, jo komb.
Prandaj, përpjekja për ta shpallur “krim” mohimin e Zotit nuk është teologji. Është taktikë për të ndërtuar një shoqëri ku kombi bëhet dytësor dhe feja bëhet shtet.
7) Përfundimi:
Mohimi i Zotit nuk është krim – krim është mohimi i lirisë
Shkrimi i Milazim Krasniqit është një sinjal i qartë i frymës së islamit politik: frikë, përjashtim, etiketime dhe demonizim.
Ai nuk po mbron moralin. Ai po mbron një projekt ku:
qytetari i lirë quhet rrezik,
mendimi ndryshe quhet krim,
dhe feja kthehet në armë politike.
Në fund, e vërteta është kjo:
Nuk është krim të mos besosh.
Krim është të kërkosh ta ndëshkosh tjetrin pse nuk beson si ti.
Nuk është krim të mendosh ndryshe.
Krim është ta quash “kriminel potencial” një njeri të lirë.

Bekolli: Një precedent i rrezikshëm në drejtësinë ndërkombëtare

0
Kërkesa për dënim me gjithsej 180 vjet burg për katër krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi përbën një precedent të paprecedentë në praktikën gjyqësore ndërkombëtare. Këto dënime, në thelb, janë dënime të përjetshme të maskuara, të cilat nuk synojnë drejtësi, por ndëshkim politik.
Është e njohur gjerësisht se kjo gjykatë është ndërtuar mbi baza politike dhe jo mbi parime të barabarta juridike. Për këtë arsye, dyshimi se edhe propozimet për këto dënime janë të motivuara politikisht është jo vetëm i ligjshëm, por edhe i arsyeshëm. Drejtësia, kur instrumentalizohet, humb thelbin e saj dhe shndërrohet në mjet presioni dhe delegjitimimi.
Kualifikimi i veprave si “krime kundër njerëzimit” në këtë rast është një kualifikim i paqëndrueshëm dhe juridikisht i debatueshëm. Ky koncept është krijuar për raste të shfarosjes sistematike dhe politike shtetërore, jo për një luftë çlirimtare të një populli të shtypur, që mbrojti ekzistencën dhe dinjitetin e tij.
Në vend të ndërtimit të paqes dhe pajtimit, kjo qasje rrezikon të thellojë padrejtësitë historike dhe të riprodhojë narrativat e rreme që barazojnë agresorin me viktimën. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi standarde të dyfishta dhe as mbi heshtjen ndaj krimeve shtetërore të dokumentuara.
Nëse drejtësia synon të jetë universale, ajo duhet të jetë edhe e paanshme. Përndryshe, ajo mbetet një instrument politik që minon besimin në institucionet ndërkombëtare dhe lëndon thellë ndërgjegjen e popujve që kanë luftuar për liri.

Po krijohet një atmosferë xhihadiste, që ka për qëllim parapërgatitjen për akte terroriste islamiste dhe degradimin e pavarësisë së Kosovës

1
Bashkatdhetarë të nderuar,
Po përballemi me një fenomen jashtëzakonisht të rrezikshëm, i cili nuk duhet nënvlerësuar. Një atmosferë xhihadiste po ndërtohet përmes disa mediave (në krye me Klan Kosova, T7 dhe TËVË 1) dhe rrjeteve sociale, ku islamistët dhe tradhtarët e kombit synojnë të krijojnë terror psikologjik dhe të vendosin shënjestra mbi kokat e patriotëve tanë.
Vitet e fundit, prindi im, Belisar Jezerci, është bërë zëri më i fuqishëm kundër radikalizmit islamik. Për këtë arsye, rasti i tij është emblematik dhe, për ta kuptuar plotësisht, më lejoni një retrospektivë të shkurtër dhe një krahasim me rastin e ngjashëm të z. Samuel Paty, profesor historie, i cili u ekzekutua në Francë (me prerje koke) nga një islamist, si pasojë e shpifjeve dhe nxitjes së urrejtjes të organizuara ndaj tij në rrjetet sociale.
Në atë rast, autorët e fushatës së dezinformimit u gjykuan dhe u dënuan (sepse pa ta, terroristi nuk do të kishte dëgjuar për Samuel Paty-n dhe nuk do ta kishte vrarë).
Gënjeshtrat, shpifjet dhe përpjekjet për ta diskredituar dhe për t’i vendosur një shënjestër në kokë prindit tim janë, për nga natyra, të ngjashme me ato që çuan në tragjedinë e Samuel Paty-t. Por, ndryshe nga ai rast, këto përpjekje kanë gëzuar përkrahjen e mediave me audiencën më të madhe kombëtare, si Klan Kosova, T7 dhe TËVË 1.
Ashtu si në rastin e Samuel Paty, ku dy ideatorët e fushatës mediatike të shpifjeve kishin diskutuar në Telegram (aplikacion rus) mënyrën për ta paraqitur atë si armik të islamit, edhe avokati ekstremist i Shefqet Krasniqit (renegati që fyen çdo gjê shqiptare, dhe dezerter i luftës,, dhe këtë e konfirmon veterani i Uçk-së, z. Basri Beka-Komandant Feniksi) ka deklaruar se i ka parë publikimet e prindit tim (të cilin, gjoja, nuk e njihte më parë) në grupe të ndryshme në rrjetet sociale (Telegram?).
Ftoj Prokurorinë Speciale ta intervistojë këtë renegat lidhur me grupet në fjalë dhe të sqarojë se si është e mundur që, ende pa u dorëzuar kallëzimi penal i rremë kundër prindit tim, Klan Kosova, në orën 7 të mëngjesit, t’i kushtojë atij një intervistë 15-minutëshe, ku, ndër të tjera, e ke cilësuar prindin tim si “provokator i Serbisë që bën thirrje për shfarosje dhe vrasje të shqiptarëve myslimanë”, ndërsa “gazetarët” hodhën benzinë mbi zjarr, në vend që të rikujtonin parimin themelor të prezumimit të pafajësisë.
TËVË 1 ka kërkuar një reagim nga prindi im, reagim i cili është dhënë, por në fund nuk është publikuar nga ky kanal.
Edhe T7-ës i është kërkuar e drejta për përgjigje, por deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim.
Kjo që po denoncoj sot nuk është thjesht një konflikt opinionsh. Kjo atmosferë shpifjesh, dehumanizimi, demonizimi dhe vendosjeje shënjestrash mbi figura publike patriotike nuk është e padëmshme. Këto përpjekje prodhojnë pasoja konkrete dhe, në rrethana të caktuara, vdekjeprurëse. Kur radikalizmi ushqehet, normalizohet dhe mbrohet nga mediat, fjala shndërrohet në thikë. Nga linçimi publik te akti terrorist ka vetëm një hap, dhe ky hap, fatkeqësisht, është kapërcyer tashmë në Kosovë.
Më 1 prill 2025, rreshteri i Policisë së Kosovës, z. Muhamet Lika, u ekzekutua brutalisht. I ndjeri ishte i njohur për qëndrimin e tij të palëkundur dhe luftën e pakompromis kundër ekstremistëve islamistë. Të akuzuarit për vrasjen e tij ishin anëtarë të Rinisë Islame të Kaçanikut, një organizatë e themeluar nga terroristi i njohur Lavdrim Muhaxheri.
Ky akt kriminal nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një klime të kultivuar prej vitesh. Në gusht të vitit 2024, menjëherë pas lirimit nga burgu (ku kishte vuajtur 10 vite dënim për rekrutim të të rinjve për organizata terroriste xhihadiste), Zekeria Qazimi deklaronte publikisht: “Cofni, ju që ju pengon Islami, cofni! Ne nuk njohim asnjë ligj tjetër përveç ligjit të Allahut.”
Të paktën njëri nga të akuzuarit për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika ishte i pranishëm në këtë predikim kërcënues dhe ogurzi. Dhe tani, Zekeria Qazimi vazhdon të predikojë lirisht në rrjetet sociale!
Po ashtu, duhet rikujtuar se i njëjti Zekeria Qazimi, para arrestimit të tij në vitin 2014, shprehej hapur: “Pija më e mirë për myslimanët është gjaku i qafirëve.” Me termin qafir, ai nënkuptonte jo vetëm jomyslimanët, por edhe myslimanët që, sipas ideologjisë së tij radikale, nuk e praktikojnë mjaftueshëm islamin. Ky është thelbi i doktrinës takfiriste: përjashtimi, dehumanizimi dhe, në fund, justifikimi i dhunës.
Të gjithë duhet të kuptuar se vija e kuqe është kaluar me vrasjen e rreshterit Muhamet Lika dhe duhet përmendur gjithashtu një fakt “pikant” që publiku ka të drejtë ta dijë: Fehmije Gashi-Bytyqi, nëna e Asdren Bytyqit, është avokatja e njërit prej të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika. Ironia më e madhe është që kjo zonjë, para se të bëhej avokate, ishte… police!
Krahas FSK-së, se Policia e Kosovës Kosovo Police është organi që gëzon besimin dhe imazhin më të mirë te qytetarët e Republikës, dhe autoriteti i saj duhet të ruhet si sytë e ballit. Institucionet e Republikës ua kanë për detyrë qytetarëve që mbi këtë rast të hidhet dritë e plotë dhe të mos lejohet, në asnjë rrethanë, manipulimi gjyqësor.
Islamizimi i një shoqërie pas një lufte nuk është rastësi, por rezultat i një procesi të strukturuar që kombinon trauma kolektive, dobësi institucionale dhe ndikime të jashtme, shpesh të maskuara si ndihma (pseudo) humanitare të kushtëzuara me ndikim fetar.
Rusia e përdor këtë qasje për të konsoliduar ndikimin e saj të konsiderueshëm në botën arabo-myslimane: mbështetje ushtarake dhe politike ndaj aleatëve, diplomaci energjetike dhe shitje armësh, duke manipuluar ndarjet dhe rivalitetet rajonale për të forcuar pozitën e saj strategjike.
Krahasimi i Kosovës me Çeçeninë është ilustrues: pas luftërave ruso-çeçene të viteve 1994-2000, që shkaktuan humbje të mëdha civile (sipas burimeve, midis 100,000 dhe 200,000), çeçenët, një popull me një traditë islame tolerante, u traumatizuan dhe u përballën me radikalizim islamik. Ironia është e madhe: edhe pse mund të thuhet se Rusia ka ushtruar gjenocid ndaj tyre, sot çeçenët përdoren si “mish për top” në luftën kundër Ukrainës.
Por përtej ndikimit rus në Kosovë, duhet të rikujtojmë rolin e Serbisë, shtet satelit i Rusisë dhe trashëgimtare politike e juridike e ish-Jugosllavisë, në këtë proces të sofistikuar të manipulimit të kombit shqiptar.
Ish-Jugosllavia, veçanërisht nën federatën e Titos, ruante marrëdhënie të shkëlqyera me vendet arabo-myslimane. Sot, Serbia vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me këto vende; prova e dukshme është fakti se vetëm 13 nga 22 shtete të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) kanë njohur pavarësinë e Kosovës, një shifër që dëshmon fuqinë e lobimit serb dhe ndikimin e saj historik mbi botën arabe.
Serbia nuk ka vepruar vetëm në fushën diplomatike; ajo ka ndjekur një strategji sistematike për islamizimin e shqiptarëve, e frymëzuar që nga plani famëkeq i Vasa Çubrilloviçit (vetëm nëpërmjet islamizimit mposhtet nacionalizmi shqiptar). Në kuadër të këtij plani, u realizuan marrëveshje turko-serbe për shpërnguljen e shqiptarëve drejt Turqisë, me ndihmën e imamëve shqiptarë që u premtonin shqiptarëve ‘parajsën në Anadoll’
Pastaj, edhe në luftën e fundit 98-99, Serbia ka shfrytëzuar islamin, duke i paraqitur shqiptarët si ekstremistë fetarë para komunitetit ndërkombëtar. Kjo propagandë, e ndërtuar me kujdes dhe e ushqyer për dekada me radhë, ka lënë pas një trashëgimi të rrezikshme.
Serbia, duke u mbështetur te aleati i saj strategjik, Rusia, dhe duke shfrytëzuar lidhjet me botën arabo-myslimane, vazhdon të krijojë terren për destabilizim, stigmatizim dhe radikalizim të shqiptarëve.
Në këtë kontekst, më 21 tetor 2023, në Deçan, rreth 70 burra dolën para kamerave dhe deklaruan publikisht: “Nga sot, ne nuk jemi më myslimanë.”
Arsyet e kësaj deklarate janë të qarta dhe të artikuluara: islami iu imponua shqiptarëve me shpatë, dhe sot, përmes financimeve të errëta dhe ndikimeve të huaja, po shërben si mjet për asgjësimin e identitetit tonë kombëtar dhe radikalizimin e rinisë shqiptare.
Që nga kjo datë, fyerjet, kërcënimet dhe linçimi mediatik ndaj aktivistëve të çështjes kombëtare nuk kanë ndalur. Pak javë para kallëzimit penal të rremë ndaj prindit tim nga “avokati” islamist, ekstremisti, renegati Asdren Bytyqi, një tjetër matrapaz, Milazim Krasniqi (i cili ka pohuar se shqiptarët nuk kanë marrë pjesë në Betejën e Kosovës dhe se është budallallëk të pohosh se Manastiri i Deçanit ishte shqiptar), deklaronte se lëvizjet që bëjnë thirrje për braktisjen vullnetare të islamit i kanë shpallur luftë kësaj feje dhe, për ata që e njohin ideologjinë islame sunite, ky renegat ka nxitur terrorizëm duke deklaruar: “Dhe ju e dini se çfarë pret Allahu prej myslimanit në kohë lufte”.
Së fundmi, një libër në gjuhën arabe (për të cilin ende nuk dihet saktësisht nëse ishte Kuran) u gjet i dëmtuar apo i djegur. Kryerenegati dhe falsifikatori numër 1 i historisë sonë kombëtare, Naim Tërnava, Kryetari i BIK-ut, i cili, po kujtojmë, e ka cilësuar si çlirimtare Perandorinë Osmane (që nuk ka shkaktuar gjë tjetër veçse gjenocid mbi popullin shqiptar), i caktoi fajtorët (anëtarët e lëvizjeve për braktisjen e islamit), duke kontribuar kështu në strategjinë e demonizimit dhe dehumanizimit, e duke vendosur një shënjestër mbi kokat e tyre.
Edhe Nexhmedin Spahiu ka reaguar së fundmi, duke i cilësuar thirrjet e këtyre lëvizjeve si fyerje ndaj kombit shqiptar.. Kjo vjen nga i njëjti person që tenton të përçajë popullin shqiptar me idenë delirante (por të përgatitur nga Beogradi) për krijimin e një “kombi kosovar”, dhe i cili, para një muaji, deklaronte se 70% e popullit në Kosovë janë debilë. Ndër të tjera, duhet rikujtuar se ky i fundit, pa pasur asnjë post zyrtar, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë. Në emër të kujt shkoi ai? Para kujt dha llogari?
Duhet kujtuar gjithashtu se vitin e kaluar, një nga politikanët e parë që kritikoi lëvizjet demokratike për braktisjen e islamit dhe rikthimin në katolicizëm ishte Behgjet Pacolli, një miliarder i pasuruar në Rusi, e kushdo që e njeh Rusinë, e di që nuk mund të pasurohesh atje pa qenë vegël e Kremlinit. Është po i njëjti person i cili, menjëherë pas luftës së Kosovës (1998-1999), deklaronte se fati i Ballkanit i takon Serbisë dhe se Kosova nuk mundet pa Serbinë.
Në këtë kuadër, kujtojmë edhe arrestimin e islamistit Hysri Selimi vitin e kaluar, i akuzuar për spiunazh në favor të BIA-s (shërbimit sekret serb). E mos të flasim më gjerësisht për rastin e Irfan Salihut, i cili deklaronte se në Kosovë, në vitin 1455, ka pasur vetëm 1/100 shqiptarë, dhe i cili, përveçse bënte thirrje për xhihad, nxiste urrejtje ndaj qafirëve dhe bënte thirrje për vrasjen e atyre që shajnë fenë islame.
Prindi im është ende gjallë dhe vazhdon të denoncojë radikalizmin dhe, për këtë, do të ketë mbështetjen time pa asnjë rezervë.
Po e ritheksoj: kjo betejë që po zhvillohet sot nuk është vetëm e familjes sime. Është një luftë ideologjike për vetë frymën e Kosovës. Kur një patriot si prindi im shndërrohet në shënjestër nga mediat dhe radikalët, rrezikohet liria e çdo shqiptari që e vë kombin para fesë, e aq më shumë kur ajo “fe” shndërrohet në armë ideologjike antikombëtare.
Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve dhe patriotëve që ta kuptojnë rëndësinë e ngjarjeve e të mos heshtin më. E ardhmja e kombit është përgjegjësi e të gjithëve!
Dhe juve, që mbilni urrejtje në emër të Zotit, po ju lë me një amanet që Mickaëlle Paty ia dha gjykatësit të vrasësit (dhe shpifësve që çuan në vrasjen e tij) të vëllait të saj: Samuel Paty “Islami e cilëson vrasjen e blasfemuesit si një shërbim që i bëhet fajtorit, pasi çdo ndëshkim këtu mbi tokë ia lehtëson dënimin në botën tjetër. Prandaj, ju nxis t’u bëni të njëjtin shërbim këtyre tradhtarëve: dënojini me dënimin maksimal këtu mbi tokë!”
@à la une

Drejtësia nuk jepet në pako

0
Kërkesa për dënim “në pako” ndaj katër të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës përbën një devijim serioz nga parimet themelore të drejtësisë penale moderne. Një qasje e tillë nuk është vetëm e pakuptimtë juridikisht, por rrezikon të shndërrojë procesin gjyqësor nga akt drejtësie në akt simbolik ndëshkimi.
E drejta penale, qoftë ajo kombëtare apo ndërkombëtare, ndërtohet mbi një parim të panegociueshëm: përgjegjësia është individuale. Akuza duhet të provojë për secilin të pandehur, veç e veç, veprimin konkret, rolin specifik, dijen, qëllimin dhe lidhjen shkakësore me veprën penale të pretenduar. Çdo tentativë për t’i vendosur katër persona në të njëjtën anë të peshorës së drejtësisë dhe për të kërkuar një shumëzim mekanik dënimesh (4 × 45 vjet) bie ndesh me logjikën juridike dhe me vetë nocionin e fajit penal.
Problemi bëhet edhe më i thellë kur merret parasysh fakti se të akuzuarit nuk ishin njësi ekzekutimi. Nuk kemi të bëjmë me një formacion operacional që ka kryer drejtpërdrejt vrasje, me prova të qarta për ekzekutim, koordinim dhe urdhra të drejtpërdrejtë. Në mungesë të provave për kontroll efektiv, zinxhir komande të dokumentuar dhe përfshirje konkrete në veprime kriminale, përgjegjësia kolektive mbetet një konstrukt narrativ, jo juridik.
Historia e drejtësisë penale ndërkombëtare tregon qartë se edhe në rastet më të rënda – krime lufte apo krime kundër njerëzimit – gjykatat kanë qenë të detyruara të individualizojnë fajin. Dënimi nuk është produkt i numrit të të akuzuarve, por i peshës së provuar të veprimit personal. Kur ky standard braktiset, gjykata rrezikon të rrëshqasë drejt një modeli që i ngjan më shumë drejtësisë kolektive të sistemeve autoritare sesa drejtësisë liberale mbi të cilën pretendon të mbështetet.
Një qasje e tillë është e rrezikshme edhe politikisht. Ajo ushqen perceptimin se procesi nuk synon zbardhjen e së vërtetës, por prodhimin e një rezultati të paracaktuar, të përshtatshëm për narrativë, jo për drejtësi. Në vend që të forcojë besimin në gjykim, ajo e gërryen atë, duke e larguar publikun nga ideja se drejtësia ndërkombëtare është e paanshme dhe e bazuar në prova.

Nafi Çegrani e demanton Abdullah Prapashticen për akuzat e pa mbështetura në fakte, dokumente apo prova

Nga: Nafi Çegrani

DEMANT

(Për hir të së vërtetës, dinjitetit dhe përgjegjësisë së fjalës publike!)

Në hapësirën publike, sidomos në rrjetet sociale, fjala shpesh humbet peshën morale dhe shndërrohet në mjet për fyerje, insinuata dhe njollosje të qëllimshme. Kur kjo ndodh, heshtja nuk është gjithmonë virtyt; ndonjëherë ajo bëhet bashkëfajtore. Prandaj, ky shkrim është një demant, jo i lindur nga mllefi, por nga nevoja për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.

Në ditët e fundit, ndaj meje janë artikuluar akuza dhe trillime tendencioze nga Abdullah Prapashtica—akuza që nuk mbështeten në fakte, dokumente apo prova, por në një gjuhë që synon diskreditimin personal dhe moral. Këto pohime, të përsëritura me këmbëngulje, nuk më fyejnë vetëm mua si individ, por cenojnë edhe vetë idenë e përgjegjësisë publike.

…Abdullah Prapashtica ka qenë pjesë e aparatit të sigurisë së ish-Jugosllavisë (UDB/SDB), një aparat i njohur për ndjekjen, survejimin dhe shkatërrimin e elitës intelektuale shqiptare. Emra të shumtë të veprimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë kanë kaluar nëpër filtrat e këtij sistemi represiv, brenda dhe jashtë vendit.

Këto nuk janë akuza emocionale, por pjesë e një historie të errët që ende kërkon ballafaqim të ndershëm. Kushdo që ka qenë pjesë e atij mekanizmi mban, së paku, një përgjegjësi morale për të vërtetën, dhe jo të drejtën për të shpërndarë baltë.

Misioni i kamufluar: “emigrimi” si metodë e shërbimit sekret

Historia e shërbimeve sekrete jugosllave njeh mirë një metodë të vjetër:
emigrimin e rremë si formë kamuflimi operativ. Nën petkun e “të arratisurit politik”, individë të caktuar dërgoheshin në Perëndim jo për t’i shpëtuar sistemit, por për t’i shërbyer atij nga distanca—si sy, veshë dhe raportues të interesave të Beogradit.

Në këtë kontekst, emri i Abdullah Prapashticës nuk mund të trajtohet si i shkëputur nga dyshimi historik. Sipas dëshmive dhe rrëfimeve të shumta që qarkullojnë prej vitesh në mjediset e mërgatës shqiptare, “emigrimi” i tij përmes Turqisë drejt Gjermanisë dhe më pas veprimtaria në Gjermani e Belgjikë nuk u perceptuan kurrë si arratisje e një të përndjekuri, por si lëvizje e dirigjuar.

Në ato vite, diaspora shqiptare në Evropë ishte objekt prioritar i infiltrimit: figura politike, kulturore dhe organizative ishin nën vëzhgim të vazhdueshëm. Nëse sot dikush ndjehet i fyer nga pyetjet që ngrihen, atëherë le t’u përgjigjet atyre me transparencë, jo me shpifje.

Pyetjet janë të thjeshta dhe legjitime:

Kujt i shërbyen raportimet e asaj kohe nga Abdullah Prapanica?

Kujt i interesonte hartëzimi i veprimtarëve shqiptarë në mërgatë?

Pse disa “emigrantë”  si ky, gëzonin liri lëvizjeje, qasje dhe mbrojtje që të tjerët nuk i kishin?

…Edhe nëse sot kohët kanë ndryshuar, gjuha e përdorur nga Abdullah Prapashtica mbetet e njëjtë:
akuza pa prova, etiketime, përpjekje për njollosje morale. Kjo nuk është gjuhë polemike intelektuale; është refleks i një shkolle të vjetër, ku fjala përdorej si instrument shërbimi dhe jo si akt i lirë mendimi.

Prandaj, kur sot ai përpiqet të më portretizojë përmes narrativave të fabrikuara dekada më parë, nuk po vepron si qytetar i lirë në debat publik, por si mashë e ndryshkur e një mentaliteti që nuk ka bërë kurrë autokritikë. Direktivat mund të mos vijnë më në formë dosjesh sekrete, por metoda mbetet e njëjtë: diskredito, relativizo, mjegullo të vërtetën.

Dhe, po them me bindje të plotë se Gënjeshtra si metodë, fjala si armë e konsumuar të Prapashticës, mbeten forma të  SHPIFJEVE  perfide të stilit të zyrave ku ai ishte zyrtar i “zellshëm”, e megjithatë I PAMORALSHËM  kur ia grabit gruan shokut të vetë.
Abdullah Prapashtica nuk flet rastësisht. Ai vepron sipas një shkolle beogradase ku ka marrë instruksione. Një shkolle ku fjala nuk ka etikë, por detyrë.

“Emigrimi” si maskë

Në historinë e UDB-së, emigrimi ka qenë shpesh kamuflim operativ.
Jo arratisje. Jo disidencë. Por mission, siç është rasti i Abdullah Prapashticës, hyn në këtë skemë.
U nis “emigrant”.
Kaloi rrugëve të djallit.
Përfundoi në Gjermani dhe Belgjikë.
Diaspora shqiptare ishte objektiv: Figurat politike, Veprimtarët, Shkrimtarët .. Organizatorët.

UDB-ja nuk i linte rastësisë këto punë.
Ajo dërgonte njerëz.
Me emra.
Me detyra.
Me raporte.

Pyetjet janë të drejtpërdrejta:
Kujt i raportonte ky fare Prapanica?
Kujt i shërbente?
Pse gëzonte liri që të tjerët nuk e kishin?

Sot, dekada më vonë, Prapashtica vazhdon të përdorë të njëjtën gjuhë.
Gjuhë dosjesh.
Gjuhë insinuatash.
Gjuhë njollosjeje.

Asnjë fakt.
Asnjë dokument.
Vetëm akuza, të stilit stalinist e bollshevik ! Një mashë e ndryshkur që ende fryhet nga Beogradi.
…Procesi i Zenicës (1981) ishte kurth politik.
Antishqiptar.
I kurdisur.
Me akuza fiktive.
Me “krime” që nuk ekzistonin.
Me nene juridike që nuk ishin në ligj.

Një Dreyfus shqiptar.
Një fajësi e shpallur përpara gjykimit.

Kush sot e ringjall atë narrativë,
nuk është i painformuar.
Është bashkëpunëtor i vonuar.

Unë kam burgjet.
Kam librat.
Kam plagët.

Ai ka shpifjen.
Ka insinuatën.
Ka baltën.

Përfundim i prerë

Ky demant nuk është lutje.
Është vijë kufiri.

Midis:
– fjalës si ethos
dhe
– fjalës si instrument shërbimi.

Midis:
– së vërtetës së dhimbshme
dhe
– gënjeshtrës së përsëritur.

Historia nuk harron.
Ajo vetëm vonon gjykimin.

Në vitet ’70–’80, UDB-ja përdorte një metodë të njohur:
“emigrimin” e rremë si kamuflim operativ.

Abdullah Prapashtica u nis kinse “emigrant”.
Përmes Turqisë.
Përfundoi në Gjermani dhe Belgjikë.

Jo si i përndjekur.
Por si i dërguar.

Diaspora shqiptare ishte objektiv.
Jo strehë.

Kjo nuk është shpifje.
Është pyetje historike.

Gjermania – Belgjika: kush dhe pse?

Në Gjermani dhe Belgjikë, në vitet më të rënda për mërgatën shqiptare,
figura si Jusuf Gërvalla, Enver Hadri, Reshat Sahitaj, Vehbi Ibrahimi
ishin nën vëzhgim të vazhdueshëm.

UDB-ja nuk vepronte verbërisht.
Ajo kishte njerëzit e vet në terren.

Unë si një Dreyfus shqiptar.

Gjuha e Abdullah Prapashticës sot
është e njëjtë me dje.

Fjala si strehë dhe dëshmi

Kur dola nga burgjet jugosllave—i lodhur në trup, por ende i gjallë në shpirt—fjala ishte e vetmja strehë që më mbeti. Shkrimi nuk ishte hakmarrje, por mbijetesë. Libri “Orfe i vrarë” nuk ishte thjesht një botim; ishte një dëshmi se dhimbja, kur pranohet dhe kuptohet, mund të shndërrohet në kujtesë të qëndrueshme.

Sot, pas dekadash heshtjeje të mbushur me mendim dhe shkrim, librat e mi janë përpjekje për pajtim me kohën dhe historinë: “Përtej heshtjes”, “Fronti i Sremit”, “Kombi që kërkon vetveten”, “Mbijetesa dhe dinjiteti”, “Ditari im i grabitur nga UDB-a”, “Aroma e nargjilesë”—secili prej tyre mban plagë, por edhe dritë.

Beteja ime për drejtësi dhe për të vërtetën—si njeri dhe si shqiptar—nuk mbaron këtu. Ajo vazhdon sa herë që e vërteta vihet në dyshim dhe sa herë që dinjiteti kërkon mbrojtje.

Ka gënjeshtra që lindin nga padija dhe ka të tjera që prodhohen me vetëdije. Të parat kërkojnë sqarim; të dytat kërkojnë demant moral. Ky shkrim nuk është reagim impulsiv ndaj një fyerjeje në rrjetet sociale, por një akt përgjegjësie ndaj së vërtetës—një përpjekje për të ndarë fjalën që mbron nga fjala që helmon.

Akuzat dhe insinuatat e përsëritura publikisht nga Abdullah Prapashtica ndaj meje nuk janë thjesht sulme personale; ato janë vazhdimësi e një metode të vjetër: njollosja si zëvendësim i argumentit, shpifja si zëvendësim i provës. Kjo metodë ka histori—dhe historia e njeh mirë.

Në fund të shekullit XIX, Alfred Dreyfus u dënua jo për atë që kishte bërë, por për atë që përfaqësonte. Ai u shpall fajtor përpara se të gjykohej. E vërteta u varros nën dosje të fabrikuara, ndërsa shteti heshti.
Ky model nuk është i huaj për historinë shqiptare në ish-Jugosllavi.

Procesi i Zenicës (1981) ishte pikërisht një gjyq i hijes—një akt politik i kurdisur nga shërbimet e sigurisë të Shkupit dhe Beogradit, me synim disiplinimin dhe frikësimin e shqiptarëve. Akuzat ndaj meje u ndërtuan mbi një nen penal që nuk ekzistonte, mbi një “krim” që nuk u provua kurrë dhe mbi një logjikë që e kishte shpallur fajësinë përpara se të hapej seanca. Ky nuk është interpretim personal, por fakt juridik dhe historik.

Kur sot, pas dekadash, dikush rikthen të njëjtën gjuhë akuzuese—pa dokumente, pa prova, pa ndershmëri—ai nuk po flet si individ i lirë, por si jehonë e një mekanizmi të vjetër.

Pyetja nuk është vetëm çfarë thuhet, por kush e thotë dhe nga cili pozicion moral. Abdullah Prapashtica ka qenë pjesë e aparatit të sigurisë së ish-Jugosllavisë, një aparat i ndërtuar për ndjekje, survejim, rekrutim dhe shkatërrim të elitës shqiptare. Ky aparat nuk ishte neutral; ishte ideologjik, represiv dhe thellësisht antishqiptar.

Përmbyllje

Historia i njeh njerëzit jo nga zhurma që bëjnë, por nga përgjegjësia që mbajnë për fjalën e tyre. Emrat që zgjodhën të shërbejnë errësirën mbeten të lidhur me të; ata që zgjodhën fjalën, mbeten të lidhur me dritën—edhe kur ajo vonon.

Beteja ime për të vërtetën dhe drejtësinë nuk mbaron këtu, sepse ajo nuk është betejë personale.
Ajo është betejë për dinjitetin e fjalës dhe kujtesën e drejtë.

Shkurt 1967 – Krimi që ende nuk quhet krim, apo një shtet që i shpalli luftë Zotit dhe ende nuk ka kërkuar falje

Nga: Frank Shkreli

Shkurti i vitit 1967: kur Shqipëria komuniste i shpalli luftë Zotit.  Në shkurt të vitit 1967, regjimi komunist i Enver Hoxhës ndërmori një akt ekstrem e të pashembullt në botë: i shpalli luftë fesë dhe vetë Zotit. Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory | Shkodra | Facebook. Kisha e xhami u mbyllën, u shkatërruan ose u shndërruan në magazina e stalla.  Klerikët u burgosën, u internuan, u vranë e u poshtëruan, në kundërshtim me ligjet në fuqi. […] “pse, ligjet tona do të na ndalojnë neve që të djegim në zjarr dhe t’i zhdukim ato nga faqja e dheut?” (Enver Hoxha). Me dekret ideologjik, besimi u shpall “armik i popullit”, ndërsa Shqipëria u vetëquajt “shteti i parë ateist në botë”, një akt zyrtar ekstrem i paparë në botë.  Frank Shkreli: Shkurti i zi i vitit 1967, kur Shqipëria komuniste i shpalli luftë Zotit | Gazeta Telegraf

Nuk ishte thjesht luftë kundër institucioneve fetare, por një përpjekje për të çrrënjosur ndërgjegjen shpirtërore të njeriut shqiptar dhe zhdukjen e identitetit kombëtar. Një revolucion barbar kundër traditës, kujtesës dhe lirisë së brendshme ndërgjegjësore të shqiptarëve, në përgjithësi.  Një akt dhune, pra, jo vetëm kundër lirisë së fesë, por kundër lirive bazë universale të njeriut të njohura botërisht, përfshir Organizatën e Kombeve të Bashkuara, anëtare e të cilës ishte edhe Shqipëria komuniste.

Ajo që nuk u tha kurrë , zyrtarisht, ishte se Zoti nuk u mposht kurrë. U plagosën njerëzit, u shkatërruan tempujt, por megjithëkëtë, besimi mbijetoi në heshtje, në shtëpi dhe në zemra të shqiptarëve. Shkurti i vitit 1967 shënon pra, një nga kapitujt më të errët të historisë shqiptare, momentin kur shteti shqiptar dhe mbarë shoqëria, e dehur nga ideologjia komuniste sllavo-aziatike, i shpalli luftë Zotit. Një dëshmi kur pushteti absolut frikësohet nga shpirti i lirë, ai përpiqet të burgosë edhe qiellin, duke e shpallur besimin në Zot si armik të popullit.  Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory | Shkodra | Facebook — Ky përvjetor (shkurt,1967) — aq i errët dhe i hidhur që është si krim kundër njerëzimit — fton, detyron, moralisht, të mos harrojmë. Por, për më tepër, na kujton të mos pranojmë harresën si pajtim i këtij brezi të shqiptarëve me krimet e regjimit komunist. Ky përvjetor nuk fton Jo për urrejtje, as për hakmarrje, por fton për ndërgjegje dhe përgjegjësi morale, njerëzore dhe kombëtare.  Sot 35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit — njëkohsisht, kujton nevojën urgjente të këtij brezi të klasës politike në Shqipëri për t’u përballur me të kaluarën komuniste duke dënuar, më në fund, zyrtarisht, krimet e komunizmit, nepërmjet një ballafaqimi të sinqert me të kaluarën komuniste, përfshir krimet kundër fesë dhe Zotit, jo vetëm me parula boshe, por nepërmjet një akti zyrtar shtetëror siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komuniste me akte ligjore, si një paralajmërim që historia plot vuajtje e Kombit shqiptar, të mos përsërisë më periudha të tilla barbarizmi si ajo e vitit 1967.

Për më shumë se 3-dekada, shteti dhe qeveritë shqiptare gjatë këtij “tranzicioni” të pafund, me heshtjen e tyre zyrtare, duket se mbrojnë gjithnjë narrativën e Enver Hoxhës për krimet e regjimit të tij kundër fesë, që arrijtën kulmin në vitin 1967.  Po, pse atëherë Shqipëria zyrtare sot druhet nga kjo e vërtetë historike?!  Frank Shkreli: Nuk mund të hesht për krimet e komunizmit! | Gazeta Telegraf – Në të vërtetë, bota është më mirë e informuar se vet shqiptarët — sidomos brezi i pas 90-ës – se çfarë ka ndodhur në shkurt të vitit 1967 dhe më vonë në Shqipërinë komuniste — një traumë e vërtetë në historinë moderne shqiptare. Atyre ngjarjeve u kushtohet pak ose aspak hapësirë në diskursin publik të brendshëm.

Është interesant fakti – për të mos thënë deri diku edhe hipokritik – se pothuaj të gjithë presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë “post-komuniste”, kanë vizituar Vatikanin, disa herë, përfshirë vizitën e fundit të para disa ditëve të Kryeministrit Edi Rama me Papa Leonin e XIV – shpesh të shoqëruar nga përfaqsues të feve kryesore të shqiptarëve.  Megjithëkëte, heshtja e tyre zyrtare për këtë plage të harruar të historisë së krimeve kundër fesë dhe Zotit në Shqipërinë e Enver Hoxhës, ka qenë dhe vazhdon të jetë mbytëse. Ndonëse flitet ndonjëherë rrallë, me gjuhën e Ramiz Alisë, për “gabimet e së kaluarës” në lidhje me krimet fetare, fjala krime nuk përemendet as nuk merret përgjegjësi, zyrtarisht, në emër të shtetit dhe të Kombit. Frank Shkreli: Kërkohet dënimi i “Krimit të Apologjisë” të Komunizmit në Shqipëri | Gazeta Telegraf

Gjatë viteve, në mënyrën më njerëzore e vulllnet mirë jam përpjekur me disa dyzina artikujsh modest —Frank Shkreli: A po përjetësohet e keqja e komunizmit në Shqipëri? | Gazeta Telegraf  — t’a sjell në vëmendjen e publikut shqiptar rëndësinë që ka dënimi zyrtar i krimeve të komunizmit dhe përballimi me të kaluarën e diktaturës së komunizmit në atë vend. Një çështje kaq me rëndësi për drejtësinë, lirinë, demokracinë dhe paqën shoqërore në Shqipëri, një vend që duket se nuk po gjen as paqë as drejtësi shoqërore dhe politike, midis grindjeve dhe mosmarrveshjeve politike ndër-shqiptare, për më shumë se tre dekada, “post-komunizëm.”

E them përsëri se kam drojë se, në mungesë të përballimit zyrtar-shtetëror, me të kaluarën komuniste, koha po tregon se është vështirë që në Shqipëri të arrihet paqa, drejtësia shoqërore dhe politike pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit të regjimit komunist-enverist dhe pa distancimin zyrtar nga e kaluara komuniste, siç kanë bërë shumë ish-shtete komuniste në Evropë. Kjo është dhe mbetet një përgjegjësi e enteve shtetërore: Kryeministrit, Presidentit, Kuvendit Akademisë së Shkencave, e tjera. Prandaj po e sjell këtë përvjetor edhe njëherë në kujtesë publike sepse për fat të keq, shkurti i vitit 1967 vazhdon të mbetet një histori e harruar por e hidhur shqiptare dhe një plagë që gjakosë gjithnjë ndërgjegjen e Kombit.

Krime prej “talebanësh” të regjimit komunist duke shembur kishat e xhamiat në Shqipëri pas fjalimit famëkeq të Enver Hoxhës, “T’i djegim me zjarr…”, 6 shkurt, 1967

Një shtet që në shkurtin e vitit 1967, zyrtarisht, ndaloi fenë dhe i shpalli luftë Zotit — sot më shumë se 50-vjet më vonë — refuzon gjithnjë të shprehë pendesë dhe t’i kërkojë falje shqiptarëve. Të gjitha vizitat e përfaqsuesve politikë shqiptarë në Vatikan gjatë 35-viteve të kaluara e deri në ditët e sodit, nuk e fshijnë këtë turp shtetëror. Bini në fije, o njerëz! Nuk është vonë!  Në emër të shtetit, nderoni historinë, kërkoni falje, kujtoni dhe nderoni viktimat e shkurtit të vitit 1967 dhe të gjitha viktimat e komunizmit gjysëm shekullor në Shqipëri, se heshtja e vazhdueshme nuk u bën nder!

Fotot janë marrë nga faqja e Muzeut —  Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory | Shkodra | Facebook  — Një kujtesë e errët dhe e hidhur e krimeve të diktaturës komuniste në Shqipëri!

Me Historianin e Muzeut, “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës, Z. Pjerin Mirdita në Shkodër, shtator, 2023 — Frank Shkreli: Shkodra, vendi i dëshmisë dhe kujtesës! | Gazeta Telegraf