Kreu Blog Faqe 276

Përparim korean në kërkimet për kancerin: Transformon qelizat kancerogjene në qeliza normale

0

Foto nga X

Arnt Jensvoll / Document.no

Kërkuesit në Institutin e Shkencës dhe Teknologjisë së Avancuar të Koresë (KAIST) kanë arritur përparime mbresëlënëse në kërkimin e kancerit. Në vend që të vrasin qelizat kancerogjene me kimioterapi ose rrezatim, ata kanë zhvilluar një metodë për të riprogramuar qelizat kancerogjene në mënyrë që të kthehen në gjendje normale dhe të shëndetshme.

Profesori Kwang-Hyun Cho dhe bashkëpunëtorët e tij në Institutin e Kërkimeve Biologjike dhe të Trurit në KAIST, kanë identifikuar një “çelës” molekular që aktivizohet kur qelizat normale shndërrohen në qeliza kancerogjene. Duke aktivizuar këtë “çelës”, ata mund të kthejnë procesin në mënyrë që qelizat kancerogjene të fillojnë përsëri të sillen si qeliza normale dhe të shëndetshme.

Riprogramimi i qelizave kancerogjene
Shkencëtarët zbuluan një fazë tranzicioni të paqëndrueshme ku qelizat kanë si karakteristika normale ashtu edhe të ngjashme me kancerin para se të bëhen qeliza kancerogjene. Duke identifikuar dhe aktivizuar çelësa molekularë specifikë në këtë fazë, ata arritën në eksperimente laboratorike të kthejnë zhvillimin drejt qelizave kancerogjene. Si rezultat, qelizat kancerogjene ndaluan së ndaruri në mënyrë të pakontrolluar dhe filluan të sillen si qeliza normale.

Trajtimi tradicional i kancerit vret si qelizat kancerogjene ashtu edhe qelizat e shëndetshme, gjë që shkakton efekte anësore serioze, rrezik të rikthimit dhe shpesh rezistencë. Qasja e re shmang vdekjen e qelizave duke «rregulluar» qelizat në vend që t’i shkatërrojë.

– Ne kemi zbuluar një «çelës» molekular që në fazën kritike para se qelizat të bëhen qeliza kancerogjene të pakthyeshme, i ndryshon ato në qeliza normale, shpjegon profesori Cho.

Deri tani, përparimi është në nivel laboratorik dhe në modelet e kafshëve, kryesisht i testuar në kancerin e zorrës së trashë. Ende ka rrugë të gjatë përpara për studimet klinike te njerëzit, por potenciali është i jashtëzakonshëm:

* Trajtim më i butë pa efektet anësore të kimioterapisë
* Mundësia për të trajtuar kancerin në mënyrë të kthyeshme
* Strategji e re që mund të kombinohet me trajtimet ekzistuese

Hulumtimi ka tërhequr tashmë vëmendje të madhe ndërkombëtare dhe po përshkruhet si një ndryshim potencial paradigme në mjekësinë e kancerit.

Edhe pse kërkimi është ende në një fazë të hershme, puna e studiuesve të KAIST-it përshkruhet si një nga më emocionueset në kërkimin e sotëm të kancerit. Hulumtimi u publikua për herë të parë në revistën e njohur Advanced Science.

Koreansk gjennom­brudd i kreft­forskningen: Gjør kreft­celler til normale celler

“Rugovizmi“- Aganian sot po sulmohet më së shumti nga ata që kurrë nuk e jetuan – por vetëm e shfrytëzuan

0
Ka diçka thellësisht ironike – për të mos thënë fyese për inteligjencën publike – kur një produkt i pastër i aparatit komunist jugosllav del sot të mbajë ligjërata për rugovizmin, demokracinë dhe moralin politik në Kosovë. Pyetja nuk është çfarë thotë Isa Mustafa, por me çfarë legjitimiteti moral dhe politik e thotë.
Biografia e tij politike nuk është as e paqartë, as e diskutueshme. Isa Mustafa ishte aktivist komunist që në shkollën e mesme ekonomike, kryetar i Lidhjes së Rinisë Socialiste, kontribuues i fondit famëkeq “Zajam za preporod Srbije”, një mekanizëm financiar që shërbente drejtpërdrejt për konsolidimin e hegjemonisë serbe në Jugosllavi. Ai ishte kryetar i LRS-së së Kosovës, ligjërues i shkollës ideologjike të Kumrovcit dhe aktivist i ndryshimeve të amandamenteve të Kushtetutës së KSAK-së – ndryshime që i hapën rrugë zhveshjes graduale të Kosovës nga autonomia. Këto nuk janë interpretime politike. Janë fakte biografike.
Kryeministër përmes shkatërrimit të opozitës
Isa Mustafa nuk erdhi në postin e kryeministrit si produkt i një fitoreje politike të pastër, por përmes shkatërrimit të opozitës së bashkuar VLAN, duke hapur rrugën që Hashim Thaçi të zgjidhej president i Kosovës. Ky ishte një moment kyç i deformimit institucional: opozita u copëtua, parimi i balancës së pushteteve u zhduk dhe skena politike u ridizajnua për interesa personale.
Mustafa ishte gjithashtu i pari që lidhi marrëveshje politike me Listën Serbe, duke e institucionalizuar një mekanizëm të ndikimit direkt të Beogradit brenda qeverisë së Kosovës. Kjo ndodhi pikërisht në kohën kur veriu i Kosovës ishte praktikisht nën tutelën politike të Aleksandar Vuçiqit, kur strukturat paralele funksiononin hapur dhe kur zyrtarët serbë hynin e dilnin në Kosovë si në ekskursion politik.
Normalizimi i ndarjes – përmes gjuhës
Në vend të kundërshtimit politik e shtetëror, Isa Mustafa zgjodhi normalizimin e ndarjes përmes gjuhës publike. Në një deklaratë tashmë të njohur, ai u shpreh se shqiptarët “shkojnë deri te telat ndarës në Mitrovicë”, duke e relativizuar kufirin ilegal mes jugut dhe veriut, sikur të ishte një destinacion pelegrinazhi e jo një simbol i sovranitetit të cenuar.
Kjo thënie – e bërë publikisht nga vet Mustafa – nuk ishte lapsus. Ishte reflektim i një mentaliteti pajtues me ndarjen faktike, i një kryeministri që nuk e pa veriun si pjesë integrale të shtetit, por si realitet të “menaxhueshëm”.
Rugovizmi nuk është strehë për riciklimin e elitave
Isa Mustafa nuk ishte kurrë pjesë organike e LDK-së rugoviane. Ai nuk erdhi nga rezistenca paqësore, por nga aparati administrativ i sistemit të vjetër. Si kryetar i Komunës së Prishtinës, ai degradoi tokën më pjellore të kryeqytetit përmes urbanizimit klientelist, duke shkatërruar planifikimin urban dhe interesin publik.
Si kryetar i fondit 3% dhe themelues i Dardania Bankës, ai mishëroi një përzierje të rrezikshme të politikës me kapitalin, krejtësisht të huaj për etikën politike të Ibrahim Rugova.
Kulmi i këtij devijimi ishte rrëzimi i Fatmir Sejdiut, jo përmes debatit demokratik, por përmes instrumentalizimit të strukturave militante partiake, duke e kthyer LDK-në nga parti konsensuale në arenë përplasjesh.
Sulmi ndaj Vjosa Osmanit – hipokrizi pa maskë
Sot, i njëjti njeri pyet me cinizëm: “Çka është rugovizmi?” – duke sulmuar Vjosa Osmani dhe duke relativizuar qëndrimin e Ukë Rugovës. Por pyetja reale është kjo: Si mund të flasë për rugovizëm dikush që e ka përdorur LDK-në si instrument pushteti dhe jo si projekt moral?
LDK-ja u dobësua sepse u uzurpua nga një elitë postkomuniste, që e pa partinë si pronë private.
Ta akuzosh Osmanin se “e çoi LDK-në në VV” është manipulim. Demokracia nuk vdes kur dikush largohet nga një parti; ajo vdes kur mendimi ndryshe përjashtohet.
Rugova nuk është monedhë për riciklim moral
Rugova nuk është dekor retorik për karriera të konsumuara. Rugovizmi është etikë politike, jo justifikim për marrëveshje të errëta, normalizim të ndarjes dhe shkatërrim të opozitës. Dhe ja paradoksi final:
Rugovizmi sot po sulmohet më së shumti nga ata që kurrë nuk e jetuan – por vetëm e shfrytëzuan

Miting për Diktatorin, 1982, poezi e Frederik Reshpjes

0

Frederik Rreshpja: MITING PËR DIKTATORIN

(poezi e vitit 1982)

Ulërijnë servilët dhe injorantët- Hosana

Turma pa tru të bie ndër këmbë,

Si popull i mallkuar fisi i arbërit

I bie në gjunjë urdhërit tënd.

Asnjëri s’e sheh gjakun që rrjedh

Anës tribunës si lumë

Fantazmat e martirëve që ti vrave

Dëshpërohen mbi kokat e turmës

Por do vijë një ditë kur bronxin tënd

Turma do ta shqyejë me egërsi

Dhe do të gdhendë për mallkim

Bronxin e ndonjë diktatori të ri.

Deklarimet anti shkencore dhe krrokamat e përjargiet kundër Kosovës të Kim Mehmetit

0

Deklarimet anti shkencore dhe krrokamat e përjargiet kundër Kosovës të Kim Mehmetit

Deklaratat e Kim Mehmetit,se Kosovarët nuk flasin gegnisht e as shqip dhe janë injorant, veçanërisht ato që kritikojnë Kosovën dhe shqiptarët e saj, përfaqësojnë një ligjërim anti-shqiptar dhe anti-kombëtar, i cili përpiqet të relativizojë rolin historik, gjuhësor dhe kulturor të Kosovës. Duke e paraqitur folmën e Kosovës si të “pamësuar” apo “mbulesë të injorancës”, Mehmeti nuk kryen një analizë gjuhësore, por ushtron sulme ideologjike dhe përçmuese, duke minuar një nga shtyllat kryesore të identitetit shqiptar.

Ky ligjërim:

Nënvlerëson vlerën historike dhe gjuhësore të Kosovës, e cila është burim i pasur i gjuhës shqipe dhe ka ruajtur elementë arkaikë të gegërishtes që nuk gjenden në jug.

1. Nga pikëpamja gjuhësore
Pretendimi se “shqiptarët e Kosovës flasin një gjuhë që mbulon injorancën e tyre për të mos ditur gjuhën letrare” është i pavërtetë, antishkencor dhe ideologjikisht i motivuar.
Gjuha e shqiptarëve të Kosovës është gegërishte me shtrirjen më të gjerë territoriale, me fondin leksikor më të pasur, me numrin më të madh të fjalëve autoktone dhe me strukturë më të ruajtur historikisht se çdo e folme tjetër shqipe. Ajo përfshin variante të brendshme dialektore, ashtu siç i ka edhe toskërishtja, por pa e humbur boshtin e vet strukturor dhe etimologjik.
Shqiptarët e Kosovës:
• e njohin dhe e përdorin gjuhën standarde në arsim, universitete, botime shkencore, letërsi dhe media;
• përdorin dialektin jo për shkak të padijes, por si shprehje e identitetit gjuhësor dhe kulturor.
Asnjë gjuhëtar serioz nuk e konsideron përdorimin e dialektit si “mbulesë të padijes”. Po të vlente kjo logjikë, atëherë:
• gegët e Shqipërisë,
• arbëreshët,
• toskët e jugut që flasin dialekt
do të ishin të gjithë “injorantë”.
Kjo është absurde dhe antishkencore.
2. Standardi ≠ autoritet shkencor absolut
Gjuha standarde shqipe është produkt i një marrëveshjeje historike dhe politike, jo rezultat i një procesi të pastër shkencor që ndjek kronologjinë e krijimit të fjalës, zhvillimin strukturor dhe hierarkinë historike të dialekteve.
Standardi:
• nuk është burimi i gjuhës,
• nuk është kriter vlere intelektuale,
• nuk është formë superiore nga pikëpamja shkencore.
Ironikisht:
• shumë nga shkrimtarët, studiuesit dhe akademikët më seriozë të Kosovës e zotërojnë standardin në nivel të lartë, edhe pse ky standard mbetet një konstrukt politik;
• ndërkohë, në Shqipëri ka plot individë që flasin dobët standardin dhe askush nuk i quan injorantë, sepse problemi nuk është gjuha, por qëllimi i sulmit.
3. Ligjërimi përçmues ndaj Kosovës
Këto deklarata nuk janë rastësi. Ato bien në një ligjërim të konsoliduar nënçmimi ndaj Kosovës, që prodhohet: herë në emër të “elitizmit kulturor”, herë në emër të “pastërtisë gjuhësore”,herë të veshura me moralizëm fetar apo ideologjik.
Ky ligjërim është artikuluar ndër vite edhe nga figura të njohura akademike e letrare, si Rexhep Qosja, Agim Vinca e të tjerë, shpesh në funksion të polemikave kundër Kosovës, gegërishtes dhe filozofisë politike rugoviane.
Kur kritika kalon nga analiza gjuhësore te poshtërimi kolektiv, nuk kemi më debat — kemi agjendë.
4. Çfarë do të ishte sinqeritet intelektual?
Një formulim i ndershëm do të ishte:
“Në Kosovë përdoret gjerësisht dialekti gegë edhe në hapësira publike, ndonjëherë në dëm të standardit.”
Por të thuash:
“kjo gjuhë mbulon injorancën”
është fyerje, jo mendim.
Sidomos kur:
• Norvegjia ka dy norma gjuhësore zyrtare, dhe në një dialekt janë fituar çmime Nobel;
• në Universitetin e Vjenës dhe në universitete gjermane ligjërohet dhe shkruhet në dialekte pa u akuzuar askush për padije;
• Kosova ruan fjalë shqipe autoktone (“plis”), ndërsa forma të huazuara sllave (“rroba; roba) kritikohen padrejtësisht si “më standarde” kur e kemi fjalen nga Kosova Tesha. Po ashtu kemi fjalen Qele kur dera eshte e mshelun me Qeles… etj.
Këtu nuk kemi problem gjuhësor, por ligjërim antikosovar të nxitur si projekt i Shqiperis.
5. Një fakt që nuk fshihet
Kosova: ka prodhuar letërsi, gjuhësi, historiografi dhe kritikë letrare të nivelit të lartë; ka ruajtur gegënishten si pasuri kulturore dhe historike; ka dhënë kontribut real në zhvillimin e shqipes moderne. Po ashtu me kritike letrare, me letersi ne pergjithesi, histori te letersis, shkrime e ligjerime per shkencat shoqerore ne pergjithesi, the teorin e letersis ne vecanti dhe poezi, e ka kapercyer Shqiperin dhe krijimtarin per 100 vjet perpara Shqiperis dhe Shqiptareve ne Maqedoni. Pa e njehesuar veshtiresit ne pushtim dhe luften e fundit, si dhe luftaret e shumta neper keto 200 vjete e fundit, Kosova ka krijuar shtet agjend politike dhe është bërë e njohur ne krejt botën edhe me shumë se Shqiperia dhe Maqedonia dhe Mali i Zi, shembull i dijes dhe i suksesit. Ku Kosova ishte ajo qe luftoj per shlirimin e Maqedonis, dhe Shqiperis po ashtu.
Të folmen e Kosovës nuk e bën inferiore fakti që nuk përputhet me standardin politik; përkundrazi, ajo është:
• më e thellë historikisht,
• më e pasur leksikisht,
• më e qartë strukturalisht,
• dhe më e afërt me kronologjinë e fjaleformimit, dhe etimlogjin e fjaleve, pra e formimit të shqipes.
Kjo nuk zhbëhet me një fjali arrogante.
6. Dimensioni politik dhe ideologjik
Duhet thënë hapur se një pjesë e madhe e deklaratave të Kim Mehmetit funksionojnë brenda një ligjërimi proturk dhe proislam politik, i cili nuk i shërben interesit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ky ligjërim:
• relativizon kombëtaren,
• e trajton gjuhën dhe historinë shqiptare si barrë,
• dhe promovon identitete të importuara si “alternativa më të qytetëruara”.
Në këtë vakum identitar:
• turqizimi kulturor dhe
• maqedonizimi politik
ecin paralelisht dhe përforcojnë njëri-tjetrin.
Sulmet ndaj Kosovës dhe gegërishtes së saj (e folur nga Kosova, Puka, Malësia e Madhe, Malësia e Gjakovës, Plava, Gucia, Krumë etj.) janë pjesë e një logjike delegjitimimi: goditet Kosova si projekt kombëtar dhe gegërishtja si shtyllë identitare, që shqiptaria e Kosoves të paraqitet si e paplotë dhe e zëvendësueshme. Retorika dhe deklaratat që sulmojnë Kosovën dhe të folmen e saj nuk vijnë rastësisht nga individë që pretendojnë të jenë intelektualë. Në disa raste, siç është rasti i Kim Mehmetit, këto ligjërime funksionojnë më shumë si zëdhënës i ideologjive proislamike dhe proturke, sesa si analizë shkencore ose kritikë letrare. Në vend që të kontribuojë në forcimin e vetëdijes kombëtare dhe të ruajë shtresat e hershme gjuhësore të shqipes, ky lloj ligjërimi përforcon narrativa përçarëse, relativizon historinë dhe dobëson boshtin kombëtar shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë kuptim, kritika e tij nuk është kritikë intelektuale, por instrument propagandistik, që tenton të delegjitimojë Kosovën dhe të folmen e saj, dhe të minimizojë rolin historik dhe gjuhësor të hapësirës dardane.
Në planin gjuhësor, duhet theksuar një parim themelor i gjuhësisë moderne: një gjuhë pa të folme është gjuhë e vdekur. Standardizimi nuk e zëvendëson jetën dialektore; ai mund ta organizojë komunikimin administrativ, por nuk e krijon as nuk e mban gjallë gjuhën. Pikërisht për këtë arsye, shkenca gjuhësore nuk synon reduktimin e gjuhës në një formë të vetme, por studion, ruan dhe valorizion laramaninë, pasurinë leksikore dhe bashkëjetesën e varianteve. Vetëm qasjet politike autoritare kërkojnë “një fjalë, një gjuhë, një formë”, sepse uniformiteti shërben kontrollit, jo dijes.
Gjuha shqipe nuk është aq e varfër sa të përballojë përjashtime leksikore në emër të një patriotizmi të rremë apo të një urrejtjeje provinciale ndaj njërit prej trungjeve të saj themelorë. Çdo përpjekje për të delegjitimuar të folmen e Kosovës, qoftë në emër të “standardit”, qoftë në emër të një estetike artificiale, është në thelb antishkencore dhe ideologjike.
Kosova nuk përfaqëson një periferi gjuhësore, por një shtyllë themelore gjenetike, gjuhësore dhe historike të shqiptarëve. Hapësira dardane ka prodhuar vazhdimësi demografike, rezistencë kulturore dhe një traditë gjuhësore që ka ruajtur shtresime të hershme të shqipes. Pikërisht nga kjo hapësirë kanë dalë impulse historike që kanë ndikuar jo vetëm fatin e shqiptarëve, por edhe ekuilibrat rajonalë evropianë në momente kyçe.
Prandaj, ligjërimi që sulmon Kosovën, të folmen e saj dhe rolin e saj historik, nuk është thjesht një devijim personal. Ai përputhet me një vijë më të gjerë të ligjerimeve plot rren e mashtrime që synojnë;; dobësimin e vetëdijes kombëtare,
relativizimin e rolit historik të Dardanisë,dhe zhvendosjen e identitetit shqiptar drejt boshtesh fetare ose ideologjike joshqiptare.
Në këtë kuptim, çdo deklaratë që nënçmon Kosovën dhe gegërishten e saj nuk është vetëm fyerje morale, por mohim i një fakti historik dhe gjuhësor të dokumentuar. Një intelektual që ndërton kapital publik mbi këtë mohimi nuk kontribuon në dijen shkencore, por në fragmentarizimin e identitetit kombëtar .

Gjuha dhe gjeni Dardan është bërthama e asaj që emnohet Shqiptare

Teza se Dardania, përkatësisht hapësira e sotme e Kosovës, përbën një nga vatrat kryesore burimore të gjuhës shqipe, nuk është shpikje polemike apo konstrukt ideologjik, por përfundim i artikuluar dhe i mbështetur nga albanologë, indoeuropianistë dhe historianë të shekujve XIX dhe XX.
a). Parimi i vazhdimësisë gjeolinguistike
Një nga parimet themelore të gjuhësisë historike është se:
format më arkaike të një gjuhe ruhen zakonisht në hapësirat malore, kontinentale dhe më pak të ekspozuara ndaj proceseve intensive të romanizimit, helenizimit dhe urbanizimit të hershëm.
Pikërisht këto kushte i plotëson hapësira Dardani–Moesi, ku bën pjesë Kosova. Ndryshe nga jugu i Shqipërisë, i cili historikisht ka qenë nën presion të vazhdueshëm helen, romak dhe bizantin, dhe bullgare dhe krejt hapesira e Maqedonis dhe Shqiperis jane nje perzierje e fuqishme gjenetike , ku pothuajse nuk gjen dominant, derisa hapësira dardane ka ruajtur kontinuitet më të madh etnokulturor dhe gjuhësor, gjenetike, çka ka bërë të mundur mbijetesën e strukturave më të hershme të shqipes dhe gjenit .
Kjo shpjegon pse gegërishtja e Kosovës:
• ruan forma arkaike të nyjësimit,
• ruan sisteme më të vjetra foljore,
• ka leksik autokton më të gjerë dhe më pak të ndërmjetësuar,
• si dhe një strukturë sintaksore më lineare dhe më konservative.
b) Mendimi i albanologëve të shek. XIX–XX
Studiues të njohur si:
• Johann Georg von Hahn,
• Gustav Meyer,
• Norbert Jokl,
• Paul Kretschmer,
• Gustav Weigand,
kanë theksuar se hapësira veriore dhe verilindore e shqiptarëve (Dardania/Moesia) paraqet një vazhdimësi më të fortë iliro-shqiptare sesa hapësirat jugore.
Veçanërisht Norbert Jokl e konsideronte veriun shqiptar si çelës interpretues për historinë e gjuhës shqipe, pikërisht për shkak të ruajtjes së elementeve arkaike fonetike, morfologjike dhe leksikore, të cilat në toskërisht janë dobësuar ose zëvendësuar nga risi më të vona.
Kjo nuk do të thotë se toskërishtja nuk është shqipe, por se ajo përfaqëson një fazë zhvillimore më të vonshme, ndërsa gegërishtja e Kosovës ruan shtresime më të hershme të gjuhës.
c) Argumenti fonetik dhe morfologjik
Në të folmen e Kosovës vërehen qartë:
• ruajtja e nazalitetit historik (hunë, nandë, zâ),
• forma më të vjetra të nyjësimit emëror,
• dallime më të qarta ndërmjet temave foljore,
• dhe një koherencë morfologjike që ndjek më besnikërisht logjikën e zhvillimit indoeuropian të gjuhëve.
Këto nuk janë “zakone provinciale”, por tregues të mirëfilltë shkencorë të arkaizmit gjuhësor.
d) Lëvizja historike Veri → Jug
Teza se shqipja ka lëvizur nga jugu drejt veriut nuk ka mbështetje të fortë historike dhe gjuhësore. Përkundrazi, një numër studiuesish mbështesin idenë e një lëvizjeje graduale nga hapësira dardane drejt jugut, e shkaktuar nga:
presionet romake,dyndjet sllave, dhe rikonfigurimet politike të Ballkanit gjatë Antikitetit të vonë dhe Mesjetës së hershme.
Kjo lëvizje shpjegon pse: veriu ruan më shumë arkaizma, ndërsa jugu paraqet më shumë risi strukturore dhe huazime.
dh) Standardi dhe keqkuptimi shkencor
Fakti që standardi i shqipes u ndërtua kryesisht mbi bazë toske nuk e bën toskërishten burimore, njësoj siç fakti që latinishtja klasike u standardizua në Romë nuk e bën Romën vendlindjen e gjithë latinishtes.
Standardi:
• është produkt politik dhe administrativ,
• jo dëshmi e hierarkisë historike të dialekteve.
Ta përdorësh standardin për të shpallur Kosovën gjuhësisht inferiore është keqkuptim elementar i gjuhësisë historike.
k) Përfundim shkencor
Nga pikëpamja gjuhësore, historike dhe strukturore:
• e folmja e Kosovës përfaqëson një nga shtresimet më të hershme të shqipes,
• është burimore në kuptimin arkaik dhe zhvillimor,
• dhe përbën çelës interpretimi për historinë e gjuhës shqipe.
Prandaj, çdo ligjërim që e paraqet atë si “mbulesë të injorancës” nuk është thjesht fyes — është thellësisht antishkencor.
s) Referenca klasike albanologjike mbi Dardaninë si vatër burimore të shqipes
Johann Georg von Hahn (1811–1869)
Në veprën themelore Albanesische Studien (1854), Hahn e vendos bërthamën e shqiptarëve në hapësirat veriore dhe verilindore të Ballkanit, duke e lidhur vazhdimësinë iliro-shqiptare me territoret e Dardanisë. Ai thekson se shqipja ruan tipare arkaike indoeuropiane më të theksuara në veri, çka e bën këtë hapësirë vendimtare për studimin e prejardhjes së saj.
Gustav Meyer (1850–1900)
Në Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache (1891), Meyer evidenton se fondi më i thellë leksikor autokton i shqipes ruhet në gegërishte, veçanërisht në zonat veriore. Ai argumenton se huazimet greke dhe latine janë më të dendura në jug, çka nënkupton një ekspozim më të hershëm kulturor të toskërishtes dhe, rrjedhimisht, një shtresëzim më të vonë.
Norbert Jokl (1877–1942)
Jokl, një nga figurat më të mëdha të indoeuropianistikës, e konsideronte veriun shqiptar si çelës për historinë e shqipes. Në studimet e tij mbi fonetikën dhe morfologjinë historike, ai thekson se:
• gegërishtja ruan forma arkaike fonetike dhe gramatikore,
• ndërsa toskërishtja paraqet nivel më të lartë inovacionesh.
Jokl e lidh këtë fakt drejtpërdrejt me hapësirën dardane si zonë më pak e ndërprerë nga romanizimi intensiv.
Paul Kretschmer (1866–1956)
Kretschmer, në studimet e tij mbi substratin ballkanik, e sheh shqipen si pasardhëse të drejtpërdrejtë të një grupi ilir verior, duke përfshirë Dardaninë. Ai vëren se strukturat konservative të shqipes veriore janë më koherente me zhvillimin indoeuropian sesa format e mëvonshme jugore.
Gustav Weigand (1860–1930)
Weigand, në studimet e tij dialektologjike, vëren se gegërishtja përfaqëson një shtresë më të vjetër të shqipes, ndërsa ndarjet dialektore pasqyrojnë lëvizje historike nga veriu drejt jugut, jo anasjelltas.
sh) Argument përforcues: arkaizmat si kriter shkencor, jo emocional
Në gjuhësinë historike:
• arkaizmi nuk është prapambetje,
• por dëshmi e vazhdimësisë.
Fakti që gegërishtja e Kosovës ruan:nazalitetin, forma të vjetra të nyjësimit,leksik parahistorik, dhe sintaksë më lineare, e bën atë burimore në kuptimin shkencor, jo periferike.

Shteti në lodhje, si u shndërrua politika e Kosovës në sistem të vetëmbrojtjes

0

Nga: Isuf Bajraktari, Suedi

PJESA I – SHTETI NË LODHJE Si u shndërrua politika e Kosovës në sistem të vetëmbrojtjes

Kosova sot nuk përballet me mungesë vullneti politik, por me një tepricë instinkti për vetëmbrojtje institucionale. Politika nuk vepron më primarisht për ndërtimin e një shteti funksional, por për të mbrojtur veten nga pasojat e dështimeve të mundshme. Kjo logjikë shpjegon ritmin e ngadalshëm të proceseve, zvarritjen e vendimmarrjes dhe shmangien sistematike të përgjegjësisë politike. Problemi nuk është i kufizuar vetëm te pushteti, as vetëm te opozita. Ai është struktural.

I gjithë sistemi politik është riorganizuar në mënyrë që të minimizojë prodhimin e përgjegjësisë. Një sistem i tillë nuk shembet lehtë, sepse u shërben të gjithë aktorëve që operojnë brenda tij; por njëkohësisht ai nuk gjeneron progres të qëndrueshëm. Ai ruan status quo-në. Institucionet ekzistojnë dhe funksionojnë në aspektin formal, por shpesh pa autoritet substancial. Ngadalësia e vendimmarrjes nuk rrjedh nga kompleksiteti i çështjeve, por nga frika për të bartur barrën e pasojave politike. Në Kosovë, marrja e pushtetit nuk paraqet vështirësi thelbësore; marrja e përgjegjësisë mbetet sfida reale. Ky realitet ka prodhuar atë që mund të përkufizohet si një “shtet në lodhje”: një shtet që nuk rrënohet, por as nuk konsolidohet; një shtet që shpall reforma, por nuk i zbaton; që artikulon vizion, por qeveris me improvizim. Në këtë kontekst, stagnimi paraqitet si stabilitet, ndërsa pritja interpretohet si maturi politike. Pushteti dhe opozita, pavarësisht retorikës përplasëse, bashkëjetojnë brenda të njëjtit rend institucional.

Përplasjet janë të zhurmshme në formë, por jo transformuese në përmbajtje, sepse asnjëra palë nuk synon ndryshimin e mënyrës së funksionimit të sistemit; synimi mbetet administrimi i tij në kohë të ndryshme politike. Kultura politike e ndërtuar ndër vite e ka normalizuar këtë gjendje. Dështimi nuk prodhon më skandal publik. Vonesat nuk shkaktojnë më reagim shoqëror të qëndrueshëm.

Premtimet e pambajtura relativizohen si pjesë e zakonshme e ciklit politik. Kjo nuk është shenjë e pjekurisë demokratike; është shprehje e lodhjes kolektive institucionale dhe qytetare. Në këtë klimë, shteti humb gradualisht energjinë reformuese. Reformat reduktohen në deklarime, ndërsa institucionet mbeten në një tranzicion të përhershëm. Gjithçka është në proces, por pak gjëra përfundojnë. Përkohshmëria është shndërruar në gjendje të përhershme, sepse i shërben mbijetesës politike.

Kosova nuk përballet me mungesë të legjislacionit; përballet me mungesë të standardit të përgjegjësisë. Pa këtë standard, shteti mbetet formal, ndërsa besimi qytetar konsumohet gradualisht. Kjo analizë nuk synon identifikimin e fajtorëve individualë. Synimi është të theksohet karakteri strukturor i problemit. Pa pranimin e kësaj premise, çdo përpjekje për ndryshim rrezikon të mbetet sipërfaqësore. Shteti në lodhje nuk shembet me zhurmë; ai venitet në heshtje. Pikërisht kjo heshtje përbën rrezikun më të madh.

Llusioni i hoxhës Epshtajn Hamiti, në heshtjen e pyllit

0
Një grua njëzet vjeçe që vreshtin e babait e kishte pranë pyllit të egër, atje ku natyra nuk njeh moral dhe nuk pranon justifikime, e uritur dhe e pakujdesshme, hëngri dredhëza dhe mollë të egra, me po ato duar me të cilat pak minuta më parë e kishte pastruar prapanicën e saj me gjethe rrushi.
Asnjë mendim për pastërtinë, asnjë dyshim – vetëm instinkt.
Ndëshkimi nuk vonoi.
Erdhi me saktësi.
Vetëm disa minuta më pas, barku i saj filloi të shtrëngohej sikur një krijesë e huaj të ishte futur brenda saj. Çdo therje ishte më e fortë se tjetra, çdo valë dhimbjeje më e pamëshirshme se e para. Më në fund, prej saj shpërtheu një britmë e egër, e papërmbajtur – një britmë si e Tarzanit të Xhunglës, që përshkoi pyllin si një rrëfim i dhunshëm.
Ajo ra mbi bar.
Trupi i saj u dorëzua. Mendja menjëherë pas tij.
Jo larg prej aty, një hoxhë po ecte përmes shtegut të ngushtë të pylliit.
Ishte rrugës për të e dashura e tij në fshatin fqinj – tek një grua, burri i së cilës kishte përfunduar në ahiret nga plumbi i një musteqoshi xheloz.
Ironikisht, pikërisht ai burrë ishte i njohur për zakonin e tij që t’i dërgonte gratë e burrave të fshatit rregullisht në parajsa të ndryshme orgazmash të shumëllojshme e shumështresore, aq fortë saqë trekëndëshat i tyre magjik shndërroheshin në Ujëvara të Mirushes që përmbysnin gjithçka përreth nga shpërthimet e lëngjeve të nxehta epshore, sa herë që e arrinin kulmin e kënaqësisë së çmendur.
Kur hoxha dëgjoi britmën e saj, u ndal.
Jo nga dhembshuria.
Por nga kalkulimi.
Ai e kuptoi menjëherë se kishte përballë një rast të artë – atë përzierje të rrallë dhimbjeje, vetmie dhe frike, ku autoriteti shitet lehtësisht si shërim.
Prandaj vrapoi si i çmendur drejt zërit.
Sapo iu afrua gruas, pa humbur kohë, filloi menjëherë me lutjen e tij shëruese:
“Bismil-lah ir-Rahman ir-Rahim. Mos ki frikë. Allahu i Madhërishëm më ka dërguar që të të ndihmoj dhe të të çliroj nga të gjitha dhimbjet, në çdo pëllëmbë të trupit tënd të kapluar nga magjia e zezë e Hanifes ziliqare e të ligë.
Kur ajo sheh e fytyrën tënde të bukur, zemra i rreh aq fort nga smira dhe inati, saqë po të mos e ndalonte frika, do të të shqyente nga xhelozia, si ulkonja delen.”
Zëri i tij ishte i qetë, i stërvitur, bindës.
“Shtrihu në bar,” i tha butë. “Do t’i vendos duart mbi barkun tënd dhe do ta thërras energjinë shëruese të Allahut që, përmes gishtave të mi, të depërtojë deri te burimi i dhimbjes sate.”
Gruaja e re, e gjendur në një situatë pa dalje, u bind.
Hoxha u përkul mbi të, ia ngriti bluzën dhe i vendosi duart mbi barkun e saj, pranë kërthizës. Pastaj filloi t’i frynte lehtë mbi lëkurë, dhe për çudi ndodhi një mrekulli.
Britmat e saj ndryshuan ngjyrë. Nga të ashpra u bënë të buta, pothuajse përkëdhelëse, të mbushura me një sensualitet të pavetëdijshëm.
Goja dhe buzët e hoxhës u thanë. Gishtat filluan t’i dridheshin – jo nga devotshmëria, por nga epshi.
Ai e futi dorën nën brekët e saj, kinse për të arritur burimin e dhimbjes.
Por papritmas puçrra e saj e inflamuar nën brekë, shpërtheu dhe nxori lëng me një forcë aq të madhe, saqë ai bërtiti si i çmendur:
“Myzhde…
Zoti gjithmonë i ndihmon ata që organet e tyre pjellore nuk i çojnë në muzeun Madam Kolontajn të figurave të dyllta.”
Pastaj filloi t’ia mbushte mendjen se do të ishte më mirë të hynin më thellë në pyll, atje ku fuqia shëruese hyjnore ishte edhe më e madhe.
Por pikërisht në atë çast u shfaq një mjek.
Ai e pa menjëherë se çfarë po ndodhte dhe tha ftohtë:
“Ajo nuk është ndëshkuar nga Zoti.
Por nga gishtat e zverdhur, të ndotur me feçe, me të cilët e ka fshirë prapanicën me gjethe rrushi – dhe me po ata gishta ka ngrënë menjëherë dredhëza të egra dhe mollë.”
Hoxha kur e dëgjoi zërin e tij u shtang nga frika.
U tmerrua aq shumë saqë iu lut mjekut të mos ia tregonte askujt atë që kishte parë.
Jo nga pendesa.
Por nga frika se do ta humbiste punën – të vetmen, me të cilën e ushqente familjen.
Pylli heshti.
E vërteta mbeti në këmbë.
Dhe Zoti, edhe një herë, u përdor si alibi.
Pastaj hoxha i shokuar u ul mbi një rrënoje të vogël druri, ku barin e lartë e mbulonte akoma era e freskët e pyllit.
Zemra i dridhej akoma – jo nga dhimbja, por nga frika.
Një frikë e pashembullt: ajo që shihte syri i njeriut nuk përputhej me atë që predikonte zëri i tij. Në mendjen e tij, çdo fjalë e hollë lutjeje tani ishte një gënjeshtër e hapur, çdo prekje rituale – një veprim epshor që e kishte zbuluar para dëshmitarit të padurueshëm.
Ai e ndjeu menjëherë se mosbesimi i botës mund të ishte më i fuqishëm se çdo Zot i imagjinuar.
Trupi i tij, që pak më parë kishte qenë Zot i epshit dhe i manipulimit, tani ishte një instrument i dobësisë.
Gishtat e dridhur, goja e thatë, fryma e ngadalshme – gjithçka i tregonte se kishte humbur kontrollin mbi realitetin që vetë kishte krijuar.
“Çfarë do të ndodhë tani?” pyeti veten.
Fjala e Zotit nuk kishte fuqi mbi atë doktor, mbi të vërtetën e thjeshtë, mbi çdo gjë që nuk mund të manipulonte.
Pylli rrotullohej rreth tij, dhe çdo degë i dukej si një gisht që i thotë: shikoje, e vërteta nuk trembet.
Ai mendoi për dashurinë e tij të fshehtë, për të dashurën në fshatin fqinj.
Sa e lehtë ishte për të t’i përçmonte ligjet e dashurisë dhe natyrës dhe sa e vështirë ta përballonte realitetin kur shfaqej një dëshmitar.
Në atë çast, një ndjenjë e papritur e turpit e përplasi për murin e turpit, sepse gjithçka që kishte bërë, çdo zotim i shenjtë, çdo prekje rituale, tani dukej njëkohësisht qesharake dhe fatale.
Por frika nuk e lejonte të mjaftohej vetëm më kaq. Ai kuptoi se nuk mund të kthehej pas. Asnjë fshehje, asnjë lutje nuk mund të fshihte atë që kishte ndodhur. Dhe ndërsa pylli heshtte rreth tij, hoxha e kuptoi një të vërtetë të thjeshtë dhe brutale: pushteti i tij mbi trupin dhe mendjen e tjetrit ishte gjithmonë i kufizuar nga realiteti që nuk mund të abuzonte kurrë më, me trupin dhe shpirtin e askujt.
Ai u ngrit ngadalë. Duart e tij, akoma të dridhura, i fshinë djersët e frikës. Një kohë të gjatë qëndroi i heshtur, duke u përpjekur të rindërtojë maskën e shenjtërisë. Por diçka kishte ndryshuar përgjithmonë.
Një copë e fëmijërisë së tij, e pafajshme dhe arrogante, ishte shkatërruar në pyllin ku frutat, gishta dhe gënjeshtrat u përplasën.
Dhe ndërsa shkonte përtej pyllit drejt rrugës që çonte te dashuria e tij e fshehtë, ai e dinte: çdo prekje, çdo fjalë e shenjtë tani kishte shije të ndyrë realiteti dhe frika do të shoqëronte çdo hap të tij.

Kujtime të hidhura për pushtimin e Bardhit të Ri (Nouvo Barda-s) , me 1 qershor 1445 nga Sulltan Mehmeti i II

ARTANA (NOVOBRDA) U PUSHTUA DHE U SHKATELËRRUA NGA MEHMETI I II MË 1 QERSHOR 1445 !
“Ishte qyteti më i zhvilluar, më i pasur në Europ. U pushtua më 1 qershor 1445 nga Sulltan Mehmeti i II, i cili e shkatërroi këtë qytet, dhe e shndërroi në një fshat të thjeshtë”
Kronistët e kohes shkruajne se Artana a Nuovo Barda ishte një ndër qytetet më të njohura gjate shekullit XIV-XV jo vetëm në Dardani por edhe në Gadishullin Ilir e më lart.
Artana ishte qytet i zhvilluar xehtar e tregtar gjatë mesjetes, kishte nje jetë të zhvilluar ekonomike e tregtare, kishte shtëpi të bukura aristokratësh e kisha të bukura. Ka qindra varresh përfundi dyshemesë së katedrales e të murosura ne kishë. Katedralja rreshtohet ndër objektet më të mdha dhe më luksoze në Europën Juglindore.
Xhamia me emrin e Sulltan Mehmetit II – Fatihut në Prishtinë, sulltanit ë gjakatar që pas Shkodrës , Tivarit e qyteteve të tjera Arbnore, e shkatërroj me themel Nouo Monten (Bardhin e Ri) – Artanen qysh quhet sot, duke e bërë rrafsh me tokë. Pasuesit e tij eshtrat e shkrimtarit e udhëheqësit të kryengritjeve antiosmane,  Pjetër Bogdanit, i shkulen dhe ua lanë qenve endacak në Prishtinë. Krimineli i shumë gjenocideve Slobodan Milosheviq mbetët një “fëmijë” në gjenocide, krahasuar me gjenocidet e panumërta sndaj Arbnorëve që i ka bërë në kohën kur e shpërndante “religjionin e paqes” me shpatën e përgjakshme. 
Artana u pushtua nga Perandoria Osmane pas një rrethimi 40 ditesh më 1 qershor 1445, ndersa kishat katolike u shndërruan në xhami.
Ndër kishat më të njohura përmendet Katedralja katolike kushtuar pajtorit të këtij qyteti,Shën Nikollës,shkruan Gjon Berisha
Katedralja katolike njihet me tre emra: Shën Mëria, Shën Nikolla dhe Shenë Premtja
Duka shkrimtar bizantinë e permend Artanën si nënën e qyteteve, ndërsa Kritobuli shkruan se është aq i pasur me ar e argjend sa që do të mund të “lëvrohej nëpër ar e argjend të pastër”. Ndërsa Marin Bici në raportin e tij përmend se ne qytet ka një kishë të madhe që mund t’i nxenë 100 besimtarë.
Copyright has expired on this artwork. From my own archives, digitally restored.
The Fall of Constantinople was the capture of the Byzantine Empire’s capital by the Ottoman Empire. The city fell on 29 May 1453 (53-day siege which had begun on 6 April 1453).
Mehmed II (30 March 1432 – 3 May 1481) Mehmed the Conqueror. Was an Ottoman Sultan who ruled from August 1444 to September 1446, and then later from February 1451 to May 1481. At the age of 21, he conquered Constantinople (Istanbul) and brought an end to the Byzantine Empire.
Për kishen sase shkruan se është e bukur dhe e madhe që mund ti zënë 3000 vete.
Sundimtari i fundit i Artanes ishte Llesh Spani nga Drivasti (Drishti).
Lesh Spani si komandant i mbrojtjes së Artanes,pas 40 ditesh rezistencë nenshkruajti marreveshje me Sulltan Mehmeti i II-të. Në bazë të marreveshjes mbrojtesit shqiptare te Artanes, do ti dorezonin armet e tyre, me kusht që t’ju sigurohet jeta.
Copyright has expired on this artwork. From my own archives, digitally restored.
The Fall of Constantinople was the capture of the Byzantine Empire’s capital by the Ottoman Empire. The city fell on 29 May 1453 (53-day siege which had begun on 6 April 1453).
Mehmed II (30 March 1432 – 3 May 1481) Mehmed the Conqueror. Was an Ottoman Sultan who ruled from August 1444 to September 1446, and then later from February 1451 to May 1481. At the age of 21, he conquered Constantinople (Istanbul) and brought an end to the Byzantine Empire.

Bardhi i Ri – Nouo Monte (Artana).

Pas dorezimit te armeve të gjithë mbrojtësit ne krye me Llesh Spanin u masakruan.
700 gra, iu dhuruan oficereve osman, ndersa vajzat dhe fëmijët e Artanes u dërguan në tregjet e Azise sikur skllevër…
PS.
“U deshmua për të satën herë se më besë kanë qentë e shqiptarëve se sa sulltanët e Perandorisë Osmane!”

Me emblemë të UÇK-së kundër Festës së Pavarësisë së Kosovës, le të dihet e kuptohet prej të gjithëve se kjo nuk kalon

0
Për inati të resë, më vdektë djali ! -thotë urtësia popullore
A nuk e ditën organizatorët e protestës së 17 shkurtit se Sheshi Gjergj Kastrioti Skënderbeu është qendra tradicionale e marshimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës për shënimin e 18 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës?
Po zyrtarët e Komunës së Prishtinës, a nuk e kanë ditur këtë fakt kur lejuan mbajtjen e kësaj proteste?
Ku do të zhvillohet parakalimi i trupave të FSK-së dhe të PK-së, kur Sheshi Gjergj Kastrioti Skënderbeu bllokohet nga protestuesit?
Mendja më thotë se protesta e 17 shkurtit 2026 me moton “Drejtësi, jo politikë” ngjason plotësisht me të ashtuquajturën “ekspozitë” të BIK-ut në tendën arabe më 6 maj 2025.
Qëllimi i asaj “ekspozite” ishte i qartë, zënia dhe bllokimi i sheshit ku duhej të mbahej manifestimi i 6 majit në nder të kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Edhe për këtë kishte përgjegjësi komuna e Prishtinës.
Ndërsa protesta e 17 shkurtit 2026, me moton “Drejtësi, jo politikë”, për drejtësinë nuk ka të bëjë asgjë. Ajo është tërësisht politike dhe synon zënien dhe bllokimin e sheshit ku do të mbahej manifestimi i 18 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nën patronatin e presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Duke i ditur acarimet e OVL-së së UÇK-së dhe të opozitës me LVV-në dhe presidenten Osmani, më erdhi ndër mend kjo urtësi popullore:
A rroken dy të mençëm ndërmjet veti?
Jo, sepse të mençmit merren vesh me njëri-tjetrin.
Po një i mençëm dhe një budalla?
Jo, sepse i mençmi lëshon rrugë.
Po dy budallenj?
Eh, aty mos qillofsha unë!
Fatkeqësisht, në këtë rast kanë qëlluar dy palë që nuk lëshojnë rrugë asnjëra.
“Pastë faqen e zezë kjo kajta, që s’la burrë të mirë kërkund”, thoshte bashkëfshatari im Avdullah Sh. Suka.
“Të kisha me ditë kush po i mëson shqiptarët kaq keq me punue kundër vendit dhe popullit të vet”, pyeste shpesh daja im Zeqir Gërdalla.
Po nuk e dite nga ke ardhë dhe ku je, nuk mund të dish se kah po shkon.
Të gjitha thirrjet tingëllojnë bukur,
“Liria ka emër”,
“Drejtësi për çlirimtarët”,
“Drejtësi, jo politikë”, por janë të kota, sepse nga njëra anë është humbur kaherë adresa dhe dera e trokitjes dhe nga ana tjetër po përdoren politikisht nga organizatorët.
Deri më sot, asnjë protestë nuk i është drejtuar adresës dhe derës së duhur. Pra parlamentit të Kosovës. Le të dalë kush të dojë dhe të thotë të kundërtën. Këto protesta janë vetëm satisfaksione personale për një pjesë qytetarësh dhe mbushje baterish për politikanët opozitarë nga njëra anë dhe pengim i aktiviteteve shtetrore të presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë Kurti nga ana tjetër. Protesta e ardhëshme me 17 shkurt ka për qëllim, jo vetëm sabotimin por edhe pengimin fizik të mbajtjes së manifestimit shtetror me rastin e 18 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Mjeku së pari gjen diagnozën e sëmundjes, pastaj shikon librin për terapi. Ilaçe nuk jepen pa diagnozë.
Organizatorët e protestave me motot “Liri për çlirimtarët”, “Liria ka emër” dhe tani “Drejtësi, jo politikë”, asnjëherë nuk e kanë shtrydhur mendjen për të gjetur diagnozën, pra adresën e saktë ku dhe kundër kujt duhet drejtuar kërkesat.
Edhe kjo na qenka patriotizëm: – Të sabotosh dhe të pengosh edhe fizikisht parakalimin e FSK dhe PK në Sheshin Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Sinqerisht më vjen keq për ta.
E di se pas botimit të këtij shkrimi, në vend të një debati të argumentuar, do të pasojnë sharje, ofendime, etiketime dhe kërcënime, si zakonisht.
Por unë jam vetvetja, ballëlartë dhe me dinjitet. Forca shpirtërore e individit është në raport të drejtë me paqen e brendshme, edhe kur e gjithë bota është kundër tij. Më mirë të më thonë “thiu” sesa “gjynahu”.
“Çdo individ që është njeri i vërtetë duhet të mësohet të mbesë vetëm mes të gjithëve, të mendojë vetë për të gjithë dhe, nëse është e nevojshme, kundër të gjithëve. Të mendosh ndershëm, qoftë edhe kundër të gjithëve, do të thotë të mendosh për të gjithë”, Romain Rolland.
Një nanëloke e pyet Xhemaj Abrinë:
– Kur âsht shpija ma së ngushti, Xhemajl Abrija?
– Kur e ka belanë mbi krye, përgjigjet Xhemajli.
– Po Xhemajl Abria, por shpija âsht edhe ma ngushtë, kur e ka ahmakun mbrenda, ia kthen nanëlokja
Fatkeqësisht, organizatorët dhe opozita as nuk dinë, as nuk pyesin, as nuk dëgjojnë. Inatet kundër presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë Kurti, por edhe egoja e tyre mjerane i ka vërbuar. Ata nuk shohin më larg se hunda e tyre.
Zoti im Perëndi, jep mend aty ku s’ka !☀✍🙏

Koha e mullahëve po shkon

0

Mbështetësit e Hizbollahu mbajnë një poster me një mesazh në arabisht që thotë: «Rezistenca është mburoja e kombit» gjatë një demonstrate që dënon veprimet ushtarake të Izraelit në Liban, jashtë selisë së Komisionit Ekonomik dhe Social të OKB-së për Azinë Perëndimore (ESCWA) në Beirut më 4 shkurt 2026. Foto: Bilal Hussein / AP / NTB.

Lars Hedegaard / Document.no

Pas ndërhyrjes së disa shteteve arabe, SHBA-ja është pajtuar të takohet me përfaqësues të Republikës Islamike të Iranit. Takimi është caktuar për të premten dhe do të mbahet në Oman.

Mund të thuhet me siguri se negociatat – nëse ndodhin – nuk do të çojnë në asgjë, pasi regjimi mullah vazhdon të refuzojë të përkulet ndaj kërkesave të SHBA-së, që në realitet do të sillte fundin e qeverisjes islame.

Ekzekutuesit në Teheran, megjithatë, luajnë të njëjtën lojë që kanë luajtur për dekada: Kur regjimi është në vështirësi, ata propozojnë negociata, në shpresë për të shmangur shqetësime.

Ndërsa manovrat diplomatike vazhdojnë, Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) një herë tjetër ka kërcënuar Izraelin me shkatërrim. Mendohet se Teherani ka rreth 500 raketa balistike në dispozicion, të cilat mund të arrijnë lehtësisht shtetin hebre. Çdo raketë është e pajisur me një kokë luftarake një e gjysmë ton, dhe disa prej tyre duhet të jenë të pajisura me disa koka luftarake.

Në të njëjtën kohë, ekzistojnë thashetheme se Kina po përpiqet të forcojë mbrojtjen ajrore të Iranit kundër një sulmi të mundshëm izraelit ose amerikan.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) janë vendosur në gatishmëri të lartë, dhe qeveria ka thirrur një takim krizash të enjten.

Pyetja është nëse Izraeli mund të qëndrojë pa vepruar kur përballet me kërcënime të përsëritura për një sulm masiv iranian. Nuk ka shumë dyshim se regjimi islamik do të lëshojë raketat e tij në çastin që kupton se ditët e tij janë të numëruara.

Arsyeja kryesore për mbijetesën e Izraelit – i rrethuar siç është nga armiqtë në të gjitha anët – është se qeveritë e ndryshme në Jerusalem e kanë mbrojtur veten duke zhvilluar luftëra parandaluese – dmth duke goditur para se armiku të ketë mundësi të veprojë. Një shembull klasik i kësaj strategjie ishte shkatërrimi i mbrojtjes ajrore egjiptiane nga Izraeli në fillim të Luftës së Gjashtë Ditëve në qershor 1967.

A do të mund të qëndrojë Izraeli i heshtur ndërkohë që armiqtë më të mëdhenj të vendit mbajnë gishtin mbi shkrepëse? Këtë do ta mësojmë së shpejti.

Nëse Izraeli vendos të veprojë, kjo do të dënohet si gjithmonë nga „opinioni ndërkombëtar“ dhe qeveritë e ndryshme perëndimore. Megjithatë, këto perspektiva të rrallëherë do të kenë peshë në Jeruzalem, i cili e di se shteti hebre është i urryer pa marrë parasysh çfarë bën.

Kur bëhet fjalë për mbijetesën e pastër, nuk mund të të interesojë vajtimi i botës.

Nedtelling for mullaene

The Iraq Times (1961) / Intervista ekskluzive me Ylvi Lulon, ambasadorin e Shqipërisë në Bagdad rreth tre viteve që kaloi në Irak

0

Burimi : The Iraq Times, e martë, 8 gusht 1961, faqe n°2

Burimi : The Iraq Times, e martë, 8 gusht 1961, faqe n°2

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 shkurt 2026 

“The Iraq Times” ka botuar, të martën e 8 gushtit 1961, në faqen n°2, intervistën ekskluzive asokohe me Ylvi Lulon, ambasadorin e Shqipërisë në Bagdad rreth tre viteve që kaloi në Irak, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

I dërguari shqiptar vlerëson politikën miqësore të Irakut

Burimi : The Iraq Times, e martë, 8 gusht 1961, faqe n°2

Burimi : The Iraq Times, e martë, 8 gusht 1961, faqe n°2

  1. Ylvi Lulo, Ambasador i Republikës Popullore të Shqipërisë në Bagdad, deklaroi në një intervistë për INA-n se gjatë tre viteve që kaloi në Irak, ai vërejti një transformim të madh të sjellë nga Revolucioni i 14 Korrikut në fushat kulturore, politike, shoqërore dhe ekonomike.

“Tani mund të pohoj se Iraku i Revolucionit ka arritur të qëndrojë mbi këmbët e veta,” tha ai.

  1. Lulo u largua dje nga Bagdadi për në Shqipëri për të marrë një detyrë tjetër në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai shtoi se roli kryesor në këtë përparim i atribuohet udhëheqjes së vendit, në krye me Kryeministrin Abdul Karim Qassim, i cili punon pa pushim, ditë e natë, për të mirën dhe përparimin e Republikës së Irakut dhe për rritjen e prestigjit të saj.“Mund të themi se ai i ka arritur objektivat e tij,” theksoi ai.

Ish-ambasadori shqiptar vazhdoi duke thënë se Republika e Irakut ka fituar prestigjin dhe respektin që meriton ndër shtetet e botës. “Sigurisht, ka nga ata që nuk e dëshirojnë këtë përparim për Irakun. Armiqtë e tij duan që Iraku të kthehet në rrugën e mëparshme të nënshtrimit ndaj imperializmit dhe të mbetet nën mëshirën e tij. Një proverb shqiptar thotë : Kur sheh armikun që të kritikon me zemërim, do të thotë se je në rrugën e drejtë.”

  1. Lulo shprehu më tej admirimin e tij për Irakun, duke thënë : “Unë largohem nga Iraku me përshtypje shumë të mira dhe mund të pohoj se gjithmonë do të jem një mik i Irakut. Qëndrimi im në Bagdad më mundësoi të krijoj një vlerësim të thellë për Republikën e Irakut. Gjeta një ngjashmëri të madhe midis popullit irakian dhe atij shqiptar për nga natyra dhe zakonet. Populli irakian më la një përshtypje shumë të mirë; e gjeta inteligjent, të aftë dhe thellësisht të interesuar për të ardhmen e tij, të cilën ka vendosur ta ndërtojë vetë.”

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të korrespondentit të INA-s lidhur me politikën neutrale të ndjekur nga Qeveria e Irakut, z. Lulo tha : “Politika e ndjekur nga Qeveria e Irakut është e drejtë. Ajo synon miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të tyre.”

Duke komentuar akuzat e drejtuara nga qarqe të caktuara kundër Kryeministrit Abdul Karim Qassim, ambasadori shqiptar deklaroi : “Te Kryeministri Abdul Karim Qassim kam gjetur energji të madhe dhe patriotizëm. Ai punon vazhdimisht për të ardhmen e vendit të tij, për mirëqenien e popullit irakian dhe për forcimin e lidhjeve të miqësisë me popujt e tjerë. Imperialistët vazhdojnë sulmet e tyre sepse ngjarjet nuk janë në favorin e tyre. Ata kërkojnë të vënë pengesa në rrugën e përparimit të Irakut, por jam i sigurt se nuk do të arrijnë asgjë.”

I pyetur për arritjet më të rëndësishme të qeverisë revolucionare, z. Lulo tha : “Gjatë tre viteve të fundit janë bërë përpjekje të mëdha. Megjithatë, mendoj se arritja më e rëndësishme është transformimi i individit irakian. Iraku i sotëm nuk është ai i djeshmi; ai është bërë më i interesuar për të ardhmen e tij. Besoj se kjo është arritja më e madhe.”

Ai shtoi se udhëheqja ka përcaktuar qartë rrugën përpara për popullin irakian. “Në të kaluarën, Iraku drejtohej nga njerëz që nuk ishin të interesuar për çështjet e tij apo për të ardhmen e tij. Sot, mundësitë po i vihen në dispozicion popullit falë udhëheqjes kombëtare.”

Lidhur me marrëdhëniet midis Irakut dhe Shqipërisë, z. Lulo shprehu kënaqësinë e tij, duke deklaruar : “Që nga Revolucioni i 14 Korrikut, kemi vërejtur se zyrtarët irakianë janë të prirur të vendosin marrëdhënie miqësore midis dy vendeve tona.” Ai përmendi gjithashtu marrëveshjet e përfunduara midis Irakut dhe Shqipërisë.

I pyetur për qëndrimin e Shqipërisë ndaj bazave imperialiste në Kuvajt dhe në vende të tjera arabe, z. Lulo tha : “Ne punojmë për paqe dhe miqësi, por jemi kundër forcave ushtarake imperialiste. Jemi të bindur se politika e ndjekur nga Republika e Irakut është në të njëjtën linjë—kundër imperializmit dhe në favor të çlirimit të popujve. Kjo politikë është e drejtë dhe shërben për të mirën e të gjithë popujve të botës.”

Duke folur për luftën e Tunizisë për çlirimin e Bizertës, ai tha : “Bizerta është pjesë e Tunizisë dhe duhet t’i kthehet atdheut tunizian.”

Në lidhje me njohjen e Qeverisë së Përkohshme Algjeriane nga Shqipëria, z. Lulo shpjegoi : “Shqipëria e njeh Qeverinë Algjeriane përmes qëndrimit të saj në forumet ndërkombëtare dhe përmes mbështetjes së vazhdueshme që i jep çështjes algjeriane.”

Duke u ndalur te çështja palestineze, ai e përshkroi Izraelin si majën e heshtës së imperializmit në Lindjen e Mesme dhe deklaroi : “Qeveria shqiptare ka qenë dhe vazhdon të qëndrojë në krah të shteteve arabe në këtë çështje.”

Së fundi, i pyetur nëse tensionet aktuale botërore mund të çojnë në një luftë të tretë botërore, ai tha : “Situata botërore është vërtet e paqëndrueshme. Çështje si Laosi, Berlini dhe Bizerta vazhdojnë, sepse imperializmi nuk dëshiron të heqë dorë nga bazat e tij, gjë që krijon tensione ndërkombëtare. Imperializmi ka frikë se do t’i humbasë këto baza, ndërkohë që ne shohim forcat e paqes duke u forcuar dita-ditës.” — INA.