
Kim Mehmeti kundër Kosovës dhe qendrimet e tij filoturke

Një zë i lashtë , poezi nga Safet Sadiku
Safet Sadiku
___
Një zë i lashtë
Poezi
Nëpër degë fryn një zë
i lashtë
një ulurimë që vjen
nga largësitë
E filtrojnë të gjitha
mendjet e zgjuara
si dritë që kalon nëpër
gurë të pastër.
Nga zërat e natyrës
mësova durimin
nga fortësia e maleve
drejtësinë.
Po punohet heshtur
për atdheun
që t’i rriten vlerat pa
bariera
me logjikën e
frymzimit luftuam
për ta fituar lirinë
shtetndërtuese.
Në çdo fëshfërimë gjej
një thirrje
që më kujton se rrënjët
flasin qetë
ruaji, nderoji dhe mbaji
të gjalla
se toka të flet vetëm
kur ti e dëgjon.
Shndërrimi i një pjese të klerit islam në instrument të Serbisë dhe Rusisë
Nexhmije Mehmetaj – Mësuesja që mision të vetëm ka ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgim

Arif Ejupi, Gjenevë
Zonja Nexhmije Mehmetaj lindi më 1957 në Llapushnik të Drenasit, në Kosovë. Ajo ishte në mesin e femrave të para që përfundoi shkollën tetëvjeçare me sukses të shkëlqyeshëm në fshatin e lindjes, një arritje që shërbeu si dëshmi bindëse për familjen që ta përkrahte edhe në vazhdimin e shkollës së mesme në Prishtinë.
Edhe në kushtet e vështira ekonomike dhe me sakrifica të mëdha familjare, Nexhmija u dallua për përkushtim dhe rezultate të larta. Prirjet për gjuhën shqipe i shfaqi herët, përmes paraqitjeve të rregullta në orët letrare që organizoheshin për festat kombëtare.
Nga dashuria për gjuhën amtare, në vitet 1976-1977 ajo filloi studimet e rregullta në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës, në seksionin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Pas përfundimit të studimeve, u punësua në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, e sapondërtuar në atë kohë. Me punën e ndershme dhe sjelljen shembullore ndaj nxënësve, fitoi respekt të gjerë.
Kur në gjimnazin “Xhevdet Doda” të Prishtinës u shpall nevoja për profesorë të gjuhës shqipe, Nexhmija aplikoi me dëshirën për të dhënë kontribut në arsimimin e të rinjve.
Duke qenë se drejtoria kishte dëgjuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, kandidatura e saj u miratua.
Por në vitin 1985, pikërisht në fillim të kësaj etape të re, ajo mori një letër tronditëse nga organet gjyqësore të kohës: i ndalohej mësimdhënia, duke u cilësuar si “e papërshtatshme ideo-politikisht”, për shkak se bashkëshorti i saj, Nezir Mehmetaj, jurist me profesion, ishte dënuar rëndë si një nga organizatorët e demonstratave studentore të vitit 1981.
Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës më 23 mars 1989, rreziku i arrestimit të përsëritur të Nezirit dhe ndëshkimit edhe të Nexhmijes u bë real.
Në këtë situatë pa dalje, rruga e vetme ishte migrimi i përkohshëm. Në vitin 1991, Nexhmija dhe Neziri, së bashku me djalin e tyre foshnjë Liburnin, u vendosën në kantonin Jura të Zvicrës.
Duke parë të pamundur të jetonte larg ditarit dhe nxënësve, në vitin 1994 Nexhmija aplikoi në konkursin vjetor të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës në ekzil.
Përvoja e saj profesionale u vlerësua menjëherë dhe ajo u pranua si mësuese e Shkollës së Mësimit Plotësues të Gjuhës shqipe në Kantonin Jura të Zvicrës.
Me një energji të rrallë, Nexha — siç e quanin me respekt familjarët dhe miqtë, trokiste derë më derë në familjet shqiptare për të bindur prindërit që t’i përfshinin fëmijët në mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e traditave.
Ajo organizoi programe kulturore për Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë, ndërsa nxënësit e saj fituan vendin e parë në kuize diturie të organizuara nga LAPSH në Zvicër, në prani të figurave të larta institucionale të arsimit kosovar dhe shqiptar.

Kontributi i saj u shtri edhe në shoqatën bamirëse “Rrjeti i Solidaritetit “të Zvicrës, përmes së cilës u ndihmuan shkollat në Kosovë që zhvillonin mësim në kushte të jashtëzakonshme, jashtë objekteve zyrtare, nga të cilat ishin dëbuar me dhunë.
Zonja Mehmetaj ishte gjithashtu anëtare e komisioneve për hartimin e teksteve shkollore për fëmijët e diasporës.
Paralelisht, ajo ka botuar shkrime në gazeta e revista shqipe, ku trajton tema nga morfologjia dhe sintaksa, si dhe raportet e shqipes me gjuhët indo-evropiane.
Dashurinë për gjuhën dhe kulturën shqiptare e përcolli edhe te djali i saj i vetëm, Liburni, i cili sot, krahas punës si gjykatës apeli në Gjenevë, kryen vullnetarisht edhe detyrën e kryetarit të LAPSH-it për këtë kanton dhe në nivel të Zvicrës.
Edhe pse në moshën 69-vjeçare, zonja Nexhmije Mehmetaj nuk ndalet së punuari për fëmijët shqiptarë në mërgim. Ajo merr pjesë në çdo aktivitet kulturor, promovim librash apo tryezë që lidhet me trojet shqiptare.
Zëri i saj dhe fjala e shkruar mbeten thirrje e vazhdueshme për prindërit shqiptarë që t’ua ruajnë fëmijëve gjuhën amtare dhe trashëgiminë pellazgo-ilire, si themel identiteti dhe dinjiteti kombëtar.
“Bordi i Paqes” shprehje e mirënjohjes dhe miqësisë amerikane

Si dështuan Rugova & Demaçi në momentet vendimtare për Kosovën?! (7)

Letra e Veton Surroit dërguar Adem Demaçit (pa ndërhyrje drejtëshkrimore)
Rambouillet-ja nuk ishte vendi ku do të definohej statusi i Kosovës, por vendi ku do të nderpritej lufta, hiqej sundimi i Serbisë mbi Kosovë dhe fillonte procesi politik më të cilin më në fund do të arrihej statusi. Në fakt, para se të vinin të dy delegacionet, që të dyja ishin të detyruara të pranonin Parimet mbi të cilat do të zhvillohëshin negociatat. E këto parime përjashtonin vendosjen e statusit, si për ne, ashtu edhe për Beogradin. Formula do të duhej t’i plotësonte kërkesat minimale të të dyja palëve: për një formulë më të cilën nderpritej regjimi i dhunshem në Kosovë dhe celej procesi i hapur politik në të cilin tashmë Beogradi nuk kishte të drejtë vetoje, pra nuk mund të thoshte se përfundimi i atij procesi do të duhet të jetë serish sundimi serb mbi Kosovën. Për Beogradin, formula kënaqte kërkesën minimale të tyre që të mos mohohej sovraniteti i Beogradit mbi Kosovën. Për këto gjëra kemi biseduar konceptualisht më herët, shumë para Rambouillet-së, ti dhe unë. Madje, kemi marrë pjesë në takimet e Bertelsmannit ku janë definuar disa koncepte të cilat do të aplikohen më vonë në Rambouillet. E koncepti themelor ishte procesi politik dy shkallësh: se pari vetadministrimi e më vonë statusi (vetvendosja). Në Rambouillet ajo u përkthye në periudhë transitore vetqeverisje, si shkallë e parë, dhe proces definimi statusi (me deklarim të popullit) në fazë të dytë. Po ta shikosh, ky koncept do të duhej të vlente edhe sot: së pari shtetësia e më pas njohja nderkombëtare e saj.
4. Mbi çmimin që duhet paguar
E kishe thënë atëherë, e thua edhe tash, se delegacioni kosovar nuk do të duhej të nenshkruante gjë e duhej të kthehej në shtëpi. Atëbotë më të madhe thoshe se do të organizohen konferenca të tjera, e aty përfundimisht do të ndaheshim nga Serbia. ke gabuar atëherë dhe vazhdon në mënyrë konsekuente të gabosh sot, sepse nuk i ke kuptuar as dilemat e asaj kohe e as natyrën e procesit negociator. procesi negociator zhvillohet në bazë të raportit të forcave, të dinamikës kur palët kundërshtare arrijnë pika kritike.
Po të kishte qenë pika jonë kritike momenti kur UCK-ja shnderrohet në forcë serioze ushtarake çlirimtare, negociatat do të duhej të zhvillohëshin në drejtim të nderprerjes së ofensives cliruese të UCK-së dhe terheqjen paqësore të forcave serbe nga Kosova. Apo, më tutje, po të ishte cliruar Kosova me forcat e armatosura kosovare, atëbotë negociatat do të ishin lidhur më trashegiminë materiale të ish-RSFJ-së, vendosjen eventuale të marrëdhenieve diplomatike me Beogradin dhe trajtimin e minoritetëve në të ardhmen.
Por, sic e di edhe vetë më mirë, ne hymë në negociata të kushtëzuar më këta faktorë.
Së pari, UCK-ja ishte ushtri aq sa Kosova ishte republikë. E lindur si lidhmeri mes grupeve kryengritësish, ajo nuk arriti të krijojë strukturë vertikale komanduese. Vetëm në rambouillet, mes pëshpërimave arritëm të kuptojmë se njëri prej pjesëmarrësve të delegacionit mund të ishte komandant i përgjithshëm i kësaj ushtrie, gjë që nuk fliste shumë mirë për strukturimin e saj.
Dhe, komandanti i UCK-së u shpall publikisht vetëm kur kishin filluar bombardimet e NATO-s.
Karakteri gueril i luftës dhe vështirësitë me furnizim (UCK-ja sillte municion me gomare e mushka prej Shqipërisë, ushtria serbe le që ishte furnizuar, por cdo ditë i vinin konvoje kamionësh furnizimi9 u përcollën edhe më ideologjizim. Përcarjet politike të vitëve tetëdhjetë e nëntëdhjetë u përcollën edhe në UCK, e cila fundja në fazën e vet fillestare trajtohej si krah i armatosur i LPK-së.
Që të gjitha këto elemente, se bashku me fuqinë ushtarake serbe, të ndertuar me dhjetëvjetësh të tërë, krijuan situatën kur UCK-ja në vjeshtë të vitit 1998 ishte kthyer në fazën e vet fillestare. Pas ofensivës serbe të verës së vitit 1998, Kosova ishte e ballafaquar jo vetëm me barrën e 250 mijë refugjatëve nga viset e luftës, por edhe me rrezikun që UCK-ja të mbeste pa ndonjë rol real ushtarak, pra edhe pa influencë në negociata. Kosova, më këtë ritëm dhe me forca të veta mund të llogariste në clirim pas disa shekujsh. Se dyti, dhe këtë po ashtu e di vetë, kryengritja e armatosur kishte edhe dimension të brendshem, të thellë të mospajtimeve me jetën politike të diktuar nga Rugova.

Adem Demaçi
Ti dhe shumë të tjerë, në mesin e tyre edhe unë, bëmë përpjekje të parreshtura për unifikimin e faktoreve ushtarake dhe politike në një grup që do të kishte karakter përfaqësimi. Një gjë e tillë u arrit vetëm disa ditë para Rambouillet-së. Dhe, ky unifikim ad hoc u bë pas deshtimit, ku rol të madh në deshtim ke pasur ti, për formim të një qeverie të përkohshme me në krye Mehmet Hajrizin, e cila do të unifikonte të gjithë faktorët shqiptarë. Së treti, fuqitë e mëdha, më në krye SHBA-në tashmë kishin kaluar pragun e trajtimit të zakonshëm të Kosovës. Pra, më nuk ishte ndonjë fjalë qortimi për Beogradin atykëtu për të drejtat e njeriut, por për herë të parë ishte përpjekje serioze që gjakderdhja dhe gjenocidi i mundshëm të nderpritej me negociata, pas të cilave, po qe nevoja, rrinte edhe përdorimi i fuqisë ushtarake më të madhe që njeh historia e njerëzimit. Sic pamë, kishte nevojë edhe për këtë. Dilema ishte e thjeshtë: ose të jesh brenda procesit, në kushtet e dhëna, ose të jesh jashtë procesit, me shpresë se do të ndryshoheshin kushtet. ti llogaritje në alternativen e dytë dhe me këtë bëje gabim që, po të ishte zëri yt vendimtar, do të sillte momentin më tragjik në historinë e Kosovës. UCK-ja nuk do të kishte fuqi të ballafaqohej me ofensivën serbe të pranverës së vitit 1999, regjimi serb do të kishte përkrahjen politike të heshtur nderkombëtare për këtë ofensivë ngase ” shqiptarët ia kthyen shpinën procesit të paqës” dhe lufta do të krijonte realitete të reja të cilat do të përfundonin në kushtet shumë më të këqija në procesin negociatror. Pas debimit të qindra mijë njerëzve nga shtëpitë e tyre, shkatërrimit të UCK-së si faktor ushtarak dhe shndrrimit të tyre në organizatë terroriste, Kosova do të trajtohej brenda kornizave të një autonomie të cunguar dhe, eventualisht, brenda një territori të cunguar. C’është më e rendësishmja politikisht, Kosova do të mbetej pa aleatë në Perendim. Cmimi që duhej paguar ishte i tmerrshëm: kurdizimi i shqiptarëve të Kosovës, shndrrimi i shqiptarëve në një popull pa shtet, e pa përspektivë për të. Cmimi që duhej paguar për alternativën të cilën e zgjodhem ishte gelltitja e fjalëve sovraniteti i Jugosllavisë.
Ndonëse i suspenduar, ky sovranitet ende mbetej për të gjithë ne si fjalë e zezë. Për më tepër, në vend të definimit të statusit, oferta ishte për ndertim gradual të shtetësisë, një proces të mundimshem nëpër të cilin po kalojmë sot dhe do të kalojmë më vite të tëra.
(V I J O N)
Ngritet kallëzim penal ndaj tre të rinjve nga Shkupi, të dyshuar për përgatitje të veprimtarisë terroriste – islamike




Vitnesbyrd om en ukuelig ånd , Intervju med seg selv av Bajram Kabashi

Greqia forcon kontrollin: Nëse hyni në mënyrë të paligjshme, nuk mund të kërkoni leje qëndrimi ligjore
Sirianë dhe irakianë mbërrijnë në Lesbo, Greqi 2015. Foto: Ggia CC BY-SA 4.0
Arnt Jensvoll / Document.no
Parlamenti grek ka miratuar ligjin më të rreptë të BE-së kundër migracionit të parregullt. Ligji, i cili u propozua nga ministri i migracionit Thanos Plevris dhe qeveria e Kyriakos Mitsotakis, përcakton se migrantët që kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme nuk mund të fitojnë status ligjor – pavarësisht sa gjatë kanë qëndruar aty.
– Ai që qëndron në mënyrë të paligjshme në Greqi, do të mbetet i paligjshëm. Kur të zbulohet, ai do të arrestohet dhe burgoset për dy deri në pesë vjet, përpara se të rikthehet në vendin e tij.
I njohur për linjën e ashpër kundër migracionit të parregullt
Plevris shtoi gjatë debatit në parlament më 4 dhe 5 shkurt se çdo person që hyn në mënyrë të paligjshme, kurrë nuk do të ketë mundësi të legalizojë statusin – gjë që qartë e mbyll përfundimisht mundësinë e amnistive ose skemave të legalizimit pas disa vjet qëndrimi.
- Mundësia e mëparshme për legalizim pas tre ose shtatë vjetësh është hequr. Ligji gjithashtu heq dispozitat që jepnin leje qëndrimi për të mitur të vetmuar kur ata mbushnin 18 vjeç, nëse shkonin në shkollë.
- Qëndrimi i paligjshëm mund të dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet, pasuar nga dëbimi. Ligji gjithashtu rrit dënimin për trafikim njerëzor deri në burgim të përjetshëm.
- Migranti legjale që ndihmon migranten jo-rregullt, p.sh. duke i dhënë strehim ose punë, rrezikon ndjekje penale dhe humbje të lejes së qëndrimit të vet.
- Ligji thjeshton rekrutimin e migrantëve punëtorë përmes marrëveshjeve bilaterale, vizave të shpejta për punëtorët sezonalë dhe punëtorët e kualifikuar në bujqësi dhe ndërtimtari. Qeveria argumenton se Greqia ka nevojë për fuqi punëtore, por vetëm në mënyrë “të organizuar dhe ligjore”.
Plevris është i njohur për qëndrimin e tij të fortë kundër migracionit të parregullt. Ai mbron ligjin si të nevojshëm për të mbrojtur qytetarët grekë dhe për të promovuar emigracion të kontrolluar, pasi vendi ka pranuar dhjetëra mijëra emigrantë të parregullt gjatë viteve të fundit. Sipas Plevris, politika «miqësore» e vendit ka çuar në qendra pritjeje të mbingarkuara dhe rritje të kriminalitetit.
Hellas strammer inn: Kommer du ulovlig inn, kan du ikke søke om lovlig opphold
Kujtimet e Marash Mëhill Ukës, i nipi i Prend Ukës, bajraktarit të Berishës, për luftën me Turq në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912
Ja si i shpreh Marash Mëhill Uka, i nipi i Prend Ukës, bajraktarit të Berishës, kujtimet e tij, Fushë-Thaç, më 13 korrik 1970, 22- vjeçar gjatë kryengritjes së përgjithshme të 1912-ës, në të cilën ka qenë pjesëmarrës.
Atëhere, Ndoc Mark Deda me Mark Kolikun që na prijshin ne të Berishës na thanë: “Terhiqna , burra, po me kujdes e jo n’t’ ikun.” Jemi terheq deri kah gjysma e kodrave të Dedajve. Aty na ka thanë Ndoc Mark Deda: “ Kush del burrë me i pshtu dy t’plaguemët e mos t’ia lam anmikut me jau kput kryet.” Kanë dalë 18 burra. Mark Koliku ka marrë gjashtë e ka hi bregut të prrojt të Lejthizës. Ndoc Mar’ Deda me të tjerët ka kërkue Koderlejthizës. Vapa kishte fillue t’ bahesh e padurueshme. Tymi i barutit ishte përhap sa me t’ ther fytin. Sipër prej pozicioneve qitshin pa pra drejt nesh. Si kërkuem lart e poshtë nja nji sahat e gjetem edhe Rexh Frrokun. Ishte zbe krejt, se kishte humb shumë gjak. E morëm mbi krahë deri në Qelzë. Aty bamë vigun dhe bajtëm deri në Berishë, e mjekuem. U ndamë me premtimin se sa të vendosin Parësia e Besëlidhjes, të sulmojmë prapë mbi Pukë dhe t’ i përzamë turqit.



