









Pamje e Himarës

Rrëfimi i Marin Memës
Sot kam marrë një letër, shkrim nga një vajzë me origjinë nga bregu, zona e Himarës. Vajza quhet Iris Hoxha! Uroj ta lexoni të plotë, sepse vërtetë ja vlen! Ajo dëshmon të vërteta të shprehura thjesht dhe qartë. Lexojeni të plotë më poshtë!
Ps : Mos pyesni për mbiemrin. Vajza nga gjyshja është puro nga Dhërmiu, madje nga familje e njohur, pra është mbesë në këtë fshat të bukur!
Rrëfim nga Dhërmiu
Kam lindur në Tiranë, në një familje me origjinë nga zona e Himarës, kryesisht nga Vunoi dhe Dhërmiu. Për mua, kjo origjinë nuk ka qenë kurrë një çështje politike. Ka qenë thjesht jeta ime e përditshme dhe mënyra se si jam rritur.
Vunoi, siç dihet, mbart një identitet të shëndetshëm shqiptar dhe flet një dialekt të veçantë, me ngjashmëri të dukshme me dialektet arbëreshe të Italisë.
Gjyshja ime ishte nga një fis i njohur i Dhërmiut. Gjuha e saj primare ishte greqishtja — ashtu fliste me vëllain dhe motrën, me prindërit dhe me njerëzit e saj. Ajo ishte krishterë ortodokse dhe shumë besimtare, si shumica e banorëve të Dhërmiut.
Kur qëndronim tek gjyshërit, gjyshja na mësonte ndonjë fjalë greqisht, si të numëronim apo ndonjë shprehje të thjeshtë. Jo si imponim dhe jo si propagandë, por si lojë dhe si një mënyrë për të zhvilluar kureshtjen e fëmijëve. Kur vinte motra e saj për vizitë, ato flisnin greqisht mes tyre që unë dhe motra ime të mos kuptonim çfarë thoshin — siç bëjnë të rriturit kudo në botë.
Identiteti familjar nuk ka qenë në diskutim. Ne ishim shqiptarë. Disa flisnin greqisht, disa shqip. Për disa, të dyja gjuhët bashkë. Disa fetarë, disa ateistë ose sekularë. Disa të majtë, disa të djathtë, disa apolitikë.
Gjithçka ishte e natyrshme dhe pa nevojë për shpjegime. Është e rëndësishme të kuptohet se gjuha e folur nuk është gjithmonë tregues i origjinës etnike — kur bëhet fjalë për gjuhë që për shekuj me radhë janë shtrirë përtej territorit të tyre përmes fesë, perandorive apo administratës, si greqishtja,frëngjishtja apo anglishtja.
Sot, shumë vende afrikane flasin frëngjishten apo anglishten si gjuhë amtare, pa pasur asnjë lidhje gjenetike me Francën apo Anglinë. Është thjesht çështje rrethanash historike. Në rastin e Dhërmiut/Himarës, këto rrethana janë të njohura dhe të dokumentuara. Banorët ishin thellësisht fetarë dhe, gjatë periudhës osmane, kur gjuha shqipe ishte e margjinalizuar dhe shpesh e ndaluar në arsim, greqishtja mbeti pothuajse e vetmja alternativë për shkollim dhe praktikë fetare.
Kësaj i shtohen edhe vitet e gjata që shumë prej tyre kaluan në ishujt grekë, si pjesë e tregtisë detare apo gjatë periudhave të agresionit osman. Këto janë fakte historike të dokumentuara dhe nuk ka nevojë të rihapen. Me kalimin e kohës (pas vitit 1991), politika hyri në këtë realitet dhe filloi ta ndotë harmoninë në të cilën ne shqiptarët jetonim.
Fqinjët tanë në jug ofruan përfitime pensioni për ata që ata i konsideronin “vorioepirotë”, dhe shumë njerëz zgjodhën të përfshiheshin. Jo sepse donin të shfaqnin ndonjë favorizim kombëtar, dhe jo sepse po “shisnin identitetin e tyre, por sepse kishte nevojë reale ekonomike. Këto pensione u lejuan shumë të moshuarve të ruanin njëfarë pavarësie financiare, pa u bërë barrë për fëmijët e tyre.
Ishte një periudhë tranzicioni pas-komunist, e mbushur me pasiguri dhe vështirësi të thella ekonomike. Por këto pensione ishin edhe një shpatë me dy tehe. Ndërsa ndihmuan shumë në aspektin material, ato krijuan edhe një krizë identiteti për disa njerëz nga kjo zonë — veçanërisht për ata që kishin emigruar tashmë në Greqi.
Nën presionin e ksenofobisë ndaj shqiptarëve dhe nevojës për t’u integruar, disa zgjodhën të fshehin origjinën e tyre shqiptare dhe të mbaheshin pas asaj që ishte më e lehtë për t’u pranuar. Jo domosdoshmërisht nga bindja personale, por si formë mbijetese.
Ky mekanizëm nuk është i ri. Në historinë amerikane njihet edhe fenomeni i “white passing” , ku individë apo familje me prejardhje afro-amerikane fshihnin identitetin e tyre të vërtetë për të mbijetuar shoqërisht. Mekanizmi është i njëjtë kudo —përshtatje për të mbijetuar. Një gjë tjetër që nuk duhet ngatërruar me këtë është miti i prejardhjes. Shumë njerëz nuk e fshehin identitetin për të mbijetuar, por thjesht trashëgojnë rrëfime familjare që me kalimin e kohës kthehen në “të vërteta”.
Nuk duhet harruar se shumë prej këtyre njerëzve ishin njerëz të thjeshtë, që kishin punuar gjithë jetën në kooperativa bujqësore. Ata nuk kishin as mjete, as informacion, as akses për të verifikuar shkencërisht apo historikisht prejardhjen e tyre. Nëse i pyet sot disa njerëz nga zona, do të thonë se janë pasardhës të ndonjë greku misterioz, por nuk janë në gjendje të tregojnë emra, dokumente apo vendin konkret nga ku ai supozohet se ka ardhur. Janë rrëfime të ndërtuara mbi legjenda familjare, jo domosdoshmërisht mbi fakte. Ky fenomen ndodh kudo në botë.
Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, shumë familje pretendojnë se kanë prejardhje nga amerikanët autoktonë. Rasti i senatores Elizabeth Warren është i njohur: një pretendim i trashëguar nga rrëfimi familjar që nuk përputhej me faktet gjenetike u bë skandal politik për javë të tëra gjatë fushatës elektorale. Kjo nuk e bën domosdoshmërisht dikë keqdashës — thjesht tregon sa shpesh mitet familjare nuk janë në përputhje me realitetin.
Duke pasur akses në informacion dhe mundësinë për të bërë kërkim, vendosa edhe unë të shkoj një hap më tej. Vendosa të bëj një test ADN-je. Jo për të provuar diçka, por për të mësuar. Testi u krye nga 23andMe, një nga kompanitë më serioze të testimit gjenetik të disponueshme për publikun. Rezultati ishte i qartë: 100% shqiptare, por nga një haplogrup mitokondrial që është shumë i rrallë si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri.
Shkenca nuk gënjen. Nëse do të kishte ndonjë përbërës grek në historinë e familjes sime, ai do të pasqyrohej këtu. Harta e origjinës gjenetike përfshinte vetëm Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën — vende kryesisht shqiptare gjenetikisht.
Sigurisht, unë nuk pretendoj që familja ime të jetë pasqyrë e të gjithë banorëve të Himarës. Por testi të lidh edhe me persona të tjerë nga e njëjta zonë. Duke parë rezultatet e tyre, u vu re se pothuajse asnjëri nuk kishte përbërës grek në ADN-në e vet. Kjo nuk përjashton migrime individuale. Është e mundur që në periudha të ndryshme historike të kenë ardhur individë grekë dhe të jenë integruar në zonë. Kjo ndodh kudo në botë. Por të thuash se rajoni është grek, apo se banorët e tij janë etnikisht grekë, nuk është vetëm historikisht e pasaktë — është edhe shkencërisht e pambështetur.
Dhe për ta thënë qartë: të qenit grek nuk të bën më të mirë apo më superior. Ashtu siç të qenit shqiptar nuk të bën automatikisht më të vlefshëm.
Kombësia nuk është medalje morale.
Por ka një realitet që shpesh nuk thuhet: edhe ata që sot e quajnë veten “vorioepirotë”, në Greqi nuk shihen ose pranohen realisht si grekë. Në rastin më të mirë, shihen si më pak problematikë sesa “shqiptarët”. Nënvlerësimi dhe shikimi nga lart vazhdojnë të ekzistojnë. Dhe megjithatë, sot jemi në një moment krejt tjetër. Nuk jetojmë më në kohën kur duhej të mohonim veten për të mbijetuar.
Sot njerëzit po vijnë këtu për të investuar, për të na njohur dhe për të zbuluar Shqipërinë. Madje, vetëm së fundmi, edhe Ivanka Trump ishte shumë pranë, gjatë vizitës së saj në Shqipëri.
Dhe pikërisht në këtë kontekst, më ka mbetur në mendje një skenë në Himarë: një grua që u afrohej turistëve pa iu kërkuar askush dhe u thoshte turistëve se “ne jemi pakicë greke”. Turistët nuk e kishin pyetur dhe, në fakt, dukeshin të hutuar dhe të painteresuar. Përvoja e tyre nuk u pasurua, përkundrazi, u bë e sikletshme.
Nga këndvështrimi i të huajve, kjo nuk na bën më interesantë.
Na bën të dukemi të paqëndrueshëm, qesharakë dhe të paarsimuar. Mesazhe të tilla nuk tërheqin respekt, por konfuzion.
Kjo zonë ka një histori jashtëzakonisht të ndërlikuar, ndryshe nga çdo rajon tjetër në Shqipëri. Pikërisht kjo e bën të veçantë. Në vend që të përpiqemi të kopjojmë kulturën apo identitetin e një vendi tjetër, duhet ta kuptojmë këtë veçanti, ta studiojmë dhe ta shpjegojmë. Sepse vetëm kështu kemi diçka reale dhe interesante për t’u treguar njerëzve që vijnë këtu.
Zona e Himarës është shqiptare, por me një histori dhe kulturë unike, të formuar nga rrethana të veçanta, shekuj bashkëjetese dhe dyndje nga zona të ndryshme të Shqipërisë, të cilat e kanë pasuruar dhe formësuar atë.
Kjo nuk është diçka për t’u fshehur apo për t’u zëvendësuar me diçka tjetër. Është diçka për t’u kuptuar dhe për t’u treguar me krenari.
Sepse kur je origjinal, nuk ke nevojë të bindësh askënd.
Origjinaliteti flet vetë.
Kur procesi zgjedhor, që është mekanizmi themelor i sovranitetit popullor komprometohet nga manipulime, abuzime apo pazare të komisionerëve, atëherë besueshmëria e të gjitha proceseve statistikore shtetërore vihet në pikëpyetje.
Cenzusi nuk është proces neutral teknik, por instrument politik që ndikon në politika publike, në financime, në përfaqësim simbolik e kushtetues, si dhe në narrativën identitare të shtetit. Nëse zgjedhjet manipulohen, pse duhet marrë si e shenjtë shifra e cenzusit? Përkatësia fetare nuk është çështje private kur përdoret politikisht Në Kosovë (dhe më gjerë), përkatësia fetare përdoret për legjitimim politik, instrumentalizohet nga aktorë të jashtëm, si dhe shërben për presion ideologjik dhe kulturor.
Prandaj, një cenzus i dyshimtë mbi fenë prodhon pasoja politike reale, jo thjesht statistika. Në këtë kuptim, kërkesa për ripërsëritje të cenzusit nuk është sulm ndaj besimit të të tjerëve, por është mbrojtje e shtetit laik dhe e së vërtetës demografike. Parimi demokratik nënkupton një proces të pa komprometuar, sepse vetëm atëherë mund të flasim për një rezultat të vlefshëm. Siç e dijmë nga përvoja, në demokracitë funksionale zbatohet ky parim i thjeshtë: Kur procedura është e korruptuar, rezultati nuk ka autoritet moral.

Pra, nëse komisionerët manipulojnë me vota dhe partitë e ndikojnë drejtpërdrejt procesin, atëherë konstatohet se shteti ka dështuar në mbikëqyrje dhe ripërsëritja e proceseve themelore nuk është radikalizëm, por normalitet demokratik.
Ripërsëritja e cenzusit nacional si akt moral dhe stabilizues i rrjedhave në shoqëri Kundërshtarët tanë do ta quajnë këtë kërkesë tonën si “hapje konfliktesh të panevojshme”. Por, në fakt, konfliktet lindin nga gënjeshtra e institucionalizuar, kurse stabiliteti vjen nga transparenca dhe e vërteta e plotë rreth procesit të manipuluar.
Ne jemi të bindur se një cenzus i ri, i mbikëqyrur ndërkombëtarisht, me metodologji të hapur dhe garanci ligjore, do të çmontonte propagandën dhe do të rikthente besimin qytetar, si dhe do ta mbyllte njëherë e mirë debatin identitar që bazohet në shifra të rrejshme.
Skandali i komisionerëve me vjedhje të votave nuk është incident, por është simptomë e një tradite të shëmtuar manipulimi. Dhe, simptomat e tilla kërkojnë ndërhyrje ligjore dhe strukturore, jo arsyetime boshe.
Prandaj, kërkesa jonë për ripërsëritjen e cenzusit nacional, përfshirë përkatësinë fetare, është jo vetëm legjitime, por e domosdoshme për një shtet që pretendon të jetë demokratik, laik dhe sovran.
Lëvizja për rikthim


Çështja lindi nga një postim në Instagram që përmbante imazhe të një ushtrimi me të shtëna që synonte një ikonë të Shën Marianit. Sipas vendimit të gjykatës, Ameti duhet të paguajë një gjobë prej 60 frangash zvicerane ditore prej 50 secili (afërsisht 54 euro) si dhe një pagesë të menjëhershme prej 500 frangash zvicerane (afërsisht 545 euro).
Ky dënim ishte dukshëm më i ulët se kërkesat e prokurorisë, e cila kishte kërkuar 100 franga ditore prej 100 frangash zvicerane secili (afërsisht 109 euro) dhe një gjobë prej 2,500 frangash zvicerane (afërsisht 2,725 euro). Sfondi i kësaj ngjarjeje është një incident i 6 shtatorit 2024, siç raportoi në detaje CNA Deutsch në atë kohë .
Atë ditë, Ameti kreu stërvitje në të shtëna me një pistoletë ajrore dhe postoi fotografi të saj në Instagram. Imazhi paraqiste Virgjëreshën Mari me Krishtin Fëmijë, të mbushur me vrima plumbash, duke përfshirë edhe vrima rreth kokave të të dy figurave. Fotografia erdhi nga një katalog arti i botuar nga shtëpia e ankandeve Koller.
Ameti i shkroi postimit mbishkrimin “Mbylle”. Postimi u fshi më vonë. Postimi në Instagram shkaktoi zemërim të gjerë në Zvicër. Konferenca e Peshkopëve Zviceranë (SBK) e dënoi ashpër veprimin. Në një deklaratë, ata thanë se kjo “sjellje e papranueshme” binte ndesh me respektin e kërkuar për bindjet fetare.
Më vonë, SBK deklaroi gjithashtu: “Edhe duke shpërfillur përshkrimin fetar të Virgjëreshës Mari, përdorimi i këtij imazhi dëshmon për dhunë dhe mungesë respekti ndaj personit njerëzor.”Ameti është shtetase zvicerano-boshnjake, anëtare e Partisë Liberale të Gjelbër (GLP) dhe bashkëpresidente e lëvizjes Operacioni Libero. Pas protestave publike, ajo dha dorëheqjen vullnetarisht nga udhëheqja e GLP-së në kantonin e Cyrihut.
Partia Liberale e Gjelbër e Zvicrës nisi procedurat e përjashtimit, duke argumentuar se vazhdimi i anëtarësimit të saj do të dëmtonte partinë. Agjencia e PR-it Farner, për të cilën Ameti punonte si konsulente, gjithashtu ndërpreu bashkëpunimin e saj.Lidhur me sfondin e hyrjes, Ameti shpjegoi se e kishte zgjedhur imazhin sepse ishte i madh dhe qartë i dukshëm në katalog, pa i kushtuar vëmendje rëndësisë së tij fetare.
Më vonë, ajo shkroi në Instagram: “Nuk i kushtova vëmendje përmbajtjes së fotove.” Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi falje publikisht: “Kjo nuk ishte e drejtë. Më vjen vërtet keq nëse lëndova dikë!” Menjëherë pas kësaj kërkimfaljeje, postimet u hoqën. Në korrik 2025, zyra e prokurorit publik të Cyrihut ngriti akuza për shkelje të lirisë fetare.
Baza për këtë ishte neni 261 i Kodit Penal Zviceran . Ky nen kriminalizon këdo që “shan ose tall publikisht dhe me qëllim të keq besimet e të tjerëve në çështjet e besimit, në veçanti besimin në Zot, ose përdhos objektet e adhurimit fetar”. Midis atyre që ngritën akuza ishin Nicolas Rimoldi, president i partisë Mass-Voll, dhe përfaqësues të Young SVP.
Një total prej 24 individësh privatë ngritën padi, mbi 20 prej të cilëve u paraqitën si bashkë-paditës në gjyq.

Florim Zeqa
E kam thënë shumë vite më parë, LDK nuk u shkatërrua nga kundërshtarët politikë, por nga brenda, nga klanet dhe grupet e interesit në kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm!
Nga kryesia e ngushtë e shndërruan partinë nga shtëpi e të gjithë qytetarëve në klub interesash personale.
Pra, kundërshtarët politikë nuk e rrënuan LDK-në, por sot e rrënuan ata që e kishin në dorë shpëtimin e saj!
Ata që sot hiqen si “reformatorë”, janë kapës dhe uzurpatorë të filozofisë politike rugoviane në LDK.
Nuk ka si të quhet ndryshe, kur i mbyllën listat për kandidim të rugovistëve, të veprimtarëve të orëve të para dhe të themeltarëve!
Kështu nuk ndërtohet besimi dhe as nuk arrihet uniteti në LDK, por e kundërta e saj: pakënaqësitë dhe indinjata e thellë e cila prodhon largime në heshtje të atyre që mendojnë ndryshe nga klani në krye të partisë!
Kjo është vazhdimësia e uzurpatorëve që erdhën në LDK përmes puçit politik në viotin 2010!
Kjo që ndodhi sot nuk është zgjidhje, por poshtërim për të gjithë ata që e duan me shpirtë dhe zemër LDK-në.
Në fakt kjo është vazhdimësi e misionit për shkatërrimin dhe varrosjen përfundimtare tëe LDK-së subjekt politik dhe të rugovizmit si filozofi politike!
Kuvendi i 31 janarit 2026, pasqyrë reale e katandisjes së LDK-së
E kam ditur dhe e kam pritur që kandidatura ime do të injorohet dhe anashkalohet në Kuvendin e improvizuar si ‘kuvend pune’, për faktin se nuk nuk jam pjesë e asnjë grupi dhe klani të cilat po i gërryejnë themelet e ‘Kalasë Rugoviane!
Edhe përkundër anashkalimit të qëllimshëm, unë do të mbetem i vendosur në misionin dhe qëllimin tim jetësor për ringritjen e LDK-së.
Jam i pathyeshëm dhe i palakueshëm në misionin tim!
Jam më i fuqishëm sesa të gjithë klanorët së bashku, sepse jam i pastër si loti!
Jam më i fuqishëm sesa Abdixhiku me shumicën e thjeshtë të 164 delegatëve në kundrejt 136 klanorëve të kampit tjetër kundër në Kuvend, kurse unë e kam mbështetjen e 350 mijë qytetarëve të Kosovës dhe të mërgatës gjithandej vendeve evro-perëndimore.
Jam i guximshëm sepse jam i drejtë dhe i padjallëzuar!
Pa asnjë aferë korruptive apo kriminale në jetën time!
Pa asnjë përfitim personal dhe as familjar nga LDK-ja prej themelimit e deri më sot!
Prandaj, nuk ka formë kërcënimi apo shantazhi që më z’mbraps nga misioni i shenjt dhe fisnik për ringritjen e LDK-së përmes bashkimit të elektoratit të shprishur gjithandej partive tjera.
Ndjehem i qetë dhe i relaksuar, me ndërgjegje të pastër dhe aspak i tronditur nga injorimi i kandidatures time nga ana e klanorëve, për arsye se kandidatura ime nuk ishte produkt i ambicieve dhe as egos personale për t’u bërë ‘kryetar klasik’ i LDK-së, por është dëshirë sublime dhe kërkesë gjithëpërfshirëse e elektoratit për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në LDK.
Ky ishte një testim i ndërgjegjës së delegatëve pjesëmarrës në Kuvend, të cilët me ose pa dashjen e tyre u bënë varrmihës të LDK-së!
Nga sot, ata që votuan pro dhe kundër Abdixhikut, votuan pro-vazhdimësisë klanore të Isa Mustafës në LDK!
Dele(gat) me këtë akt keni hynë në faqen e zezë të historisë!
Ju e mendoni që na e mbyllët një derë të vogël për ndryshiml!
Ne do ta hapim një derë akoma më të madhe për shpëtimin e LDK-së.
Florim Zeqa, fitues moral i Kuvendit të 31 Janarit 2026, misionarë i rikthimit të filozofisë politike rugoviane dhe ushtarë besnik i atdheut!
Kujtime nga ndërtimi i shkollës së Muqibabës, një dëshmi e solidaritetit dhe vizionit arsimor
Me rastin e 40-vjetorit të përurimit solemn të objektit shkollor në Muqibabë, më 22 dhjetor 1983, rikthehen në kujtesë pamje dhe ngjarje që mbeten ndër më domethënëset në rrugëtimin tim profesional dhe njerëzor. Ishte një festë e madhe popullore, një ngjarje që tejkalonte përmasat e zakonshme të një inaugurimi, sepse përfaqësonte realizimin e një ëndrre kolektive në një vendbanim të largët malor.
Me shumë nostalgji i kujtoj ditët kur, bashkë me banorët vendorë, isha në ballë të aksionit për ndërtimin e shkollës në Muqibabë, një fshat me emër jo të zakonshëm, por me njerëz të jashtëzakonshëm. Në atë kohë, kjo shkollë shërbente për nxënësit e tri fshatrave: Muqibabë, Burincë dhe Lipovicë. Pas përfundimit të ciklit të ulët (klasat I–IV), vazhdimi i arsimit tetëvjeçar ishte tepër i vështirë, veçanërisht për vajzat, për të cilat shkollimi pothuajse nuk ekzistonte si mundësi reale.
Angazhimi im në Entin Pedagogjik, në cilësinë e këshilltarit për ciklin klasor, më dha mundësinë të vizitoj nga afër këtë shkollë dhe të shoh realitetin e trishtë të një objekti të amortizuar, me inventar të vjetruar, që më shumë ngjante me një pamje migjeniane të mjerimit sesa me një institucion arsimor.
Ndërtimi i shkollës kërkonte jo vetëm mjete financiare, por edhe një mobilizim të jashtëzakonshëm të komunitetit. Banorët e tri fshatrave u përgjigjën me përkushtim shembullor, duke kontribuar financiarisht dhe me punë fizike të palodhur. Takimi i parë me ta, ku morën pjesë në numër të madh, ishte dëshmi e vullnetit të tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët.
Vetëm një javë pas marrëveshjes, arritëm të sigurojmë mijëra blloqe dhe material ndërtimor për fillimin e punimeve. Megjithatë, sfidat nuk munguan. Materiali ndërtimor mbeti disa qindra metra larg lokacionit, për shkak të mungesës së rrugës. Në një takim tjetër me banorët u organizua bartja e tij, dhe të nesërmen, në një ditë të dielë, dhjetëra të rinj e të moshuar realizuan me sukses aksionin e parë kolektiv.
Ndërtimi i themeleve të shkollës me pesë dhoma mësimi dhe hapësira përcjellëse u bë realitet falë sakrificës së jashtëzakonshme të këtyre banorëve. Mjetet financiare ishin të kufizuara, por me një organizim kreativ arritëm të sigurojmë përkrahje shtesë. Mbi pllakën e betonit, organizuam një takim me udhëheqës komunalë, drejtorë ndërmarrjesh dhe përfaqësues të Bashkësisë Krahinore të Arsimit.
Solidariteti u shndërrua në vepër. Ndërmarrje të shumta shoqërore, si “Prosveta”, “Kosovatransi”, “16 Nëntori”, “Zhito-Prometi”, “Jugotermi”, “Mlladosti” dhe të tjera, dhanë përkrahje financiare dhe materiale, duke e bërë të mundur finalizimin e projektit.
Dita e përurimit të shkollës mbetet një nga momentet më emocionuese të jetës sime. Ishte një festë e madhe popullore, ku i madh e i vogël dolën për të pritur mysafirët. Respekti dhe mirënjohja që banorët shprehën për punën dyvjeçare ishin shpërblimi më i madh moral.
Në këtë rrugëtim, dua të veçoj kontributin e jashtëzakonshëm të Shaban Rexhepit nga Burinca dhe Isës nga Muqibaba, të cilët ishin bashkëpunëtorët e mi më të afërt nga fillimi deri në përfundim të ndërtimit.
Ky përurim shënoi fillimin e një bashkëpunimi shembullor mes Bashkësisë Komunale të Arsimit në Gjilan dhe qytetarëve në shumë vendbanime të tjera, duke ndërtuar të ashtuquajturat “shkolla të vetëkontributit”, në një kohë tejet të vështirë politike gjatë viteve ’80.
Të gjithë kontribuuesit shpirtmëdhenj dhe nxënësit që për katër dekada u ulën në bankat e kësaj shkolle, i përshëndes përzemërsisht, kudo që ndodhen sot kishte shkruar Halim Vranovci./rajonipress/