Kreu Blog Faqe 304

Dr. Ibrahim Rugova, emri që nuk shuhet

 2.12.1944 – 26.01.2006
Apo “Apostuli i madh i jodhunës së kohës sonë!”
(Citat nga dekorata e nderit, për Dr. Ibrahim Rugovën, më 1996, nga Universiteti i Parisit) 
Dr. Ibrahim Rugova, u pa e përjetua nga njerëzit si engjëlli hyjnor dhe himnizua edhe si “Profet” planetar, ndërsa nga figurat e shquara botërore u vlerësua edhe si “Gandi i Ballkanit”.
Nga entet më të shquara arsimore dhe institucionet më të larta ndërkombëtare të dijes, u emërtua “Apostull i Jodhunës” (Universiteti i Parisit).
-Zëri i arsyes, maturisë e paçes (SHBA), dhe
-Ma i “Dijtuni, e ma i Urti i të gjithëve”(At Zef Pllumbi), etj.
Nga të dhënat biografike të Presidentit historik të Republikës së Kosovës, mësojmë se, Dr. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit1944 në fshatin Cerrcë, të qytezës së Istogut, familja e të cilit, aty kishte zbritur nga fshati Malaj i krahinës së Rugovës. Por jeta e tij, dëshmohet se u përshkua me vuajtje e sakrifica të pafund dhe vetëm 13 muaj e 6 ditë, pasi ai ishte lindur, komunistët serbo-jugosllavë, më 10 janar të vitit 1945 i vranë të atin Ukë Rugova e gjyshin Rrustë Rugova dhe trupat e tyre nuk u gjetën më kurrë.
Pas kryerjes së shkollimit fillor e të mesëm dhe përfundimit me sukses të fakultetit të letërsisë në Prishtinë, Rugova në vitet 1976-1977, vazhdoi studimet postdiplomike nën përkujdesjen e Prof. Roland Barthes-it, në “Ecole Pratique des Hautes Etudes” në Paris.
Më 1984 Ibrahim Rugova, mori titullin e doktoratës në letërsi, në Universitetin e Prishtinës. Kurse më 1988 Dr. Rugova do të zgjidhej kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, periudhë kur edhe nisi rezistenca e vërtetë publike anti-serbe dhe kthye në fenomenin më të fuqishëm të njohur deri atëherë të lëvizjes gjithëshqiptare kundër sundimit komunist serbo-jugosllav të Kosovës.
Ndërsa më me 23 dhjetor të vitit 1989, nën organizimin e Dr. Rugovës formohet LDK, partia e parë politike post-komuniste, apo “Lëvizja mbarëpopullore e shqiptarëve nën okupimin serbo-jugosllav, si dhe u vendosën themelet e para të Republikës së Kosovës, mbi të cilat qëndron edhe sot, shteti ynë i lirë, sovran dhe i pavarur.
Nën udhëheqjen e dr. Ibrahim Rugovës u përgatit programi legjislativ dhe krijua bazamentin kushtetues për zgjedhjen e institucioneve shtetërore dhe krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
Më 2 korrik të vitit 1990, Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, kurse më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik, u bë shpallja e Kosovës Republikë, dhe votimi i Kushtetutës së re, të saj.
Ndërsa për t`iu kundërvënë edhe me pushkë dhe fizikisht Serbisë, Presidenti dr. Ibrahim Rugova, në marrëveshje me Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë Ramiz Alinë, më 1992 do të dërgonte njësitet e para të vullnetarëve dardan të stërviteshin nën kujdesin e oficerëve të lartë ushtarak shqiptar, në krye të të cilëve ishin edhe drejtuesit e mëvonshëm të UÇK-së, si; heronjtë më të devotshëm të luftës çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, Sali Qeku, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani dhe shumë luftëtar, heronj e dëshmorë të lirisë, të cilët u vranë për liri në Kosovë.
Luftë plot vuajtje e sakrifica gjatë së cilës udhëheqës të lartë ushtarak e logjistik të saj, fatkeqësisht u vranë edhe në Shqipëri, si Ilir Konushevci, i rënë në një pritë të organizuar, në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 1998, afër Bajram Currit, aty ku me se paku pritej, nga dora e zgjatur e tradhtisë kombëtare, bashkë me mjekun Hazir Mala, derisa po udhëtonin me një kamion të mbushur me armatim të destinuar për luftëtarët kryengritës në Kosovë, si dhe ministri i mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi, i vrarë më 21 shtator 1998 pak para mesnate në Tiranë, vetëm pak kohë, pasi kishte marrë vendimin për tu futur në Kosovë dhe udhëhequr luftën në terren, vrasja e të cilit, me gjithë dekadat e kaluara në kohë, vazhdon të mbetet mister edhe sot.
Rugova ishte edhe presidenti i parë i Kosovës së lirë dhe të sapo çliruar nga okupatori serb, i cili megjithëse në shtator të vitit 2005, u diagnostikua me kancer, nuk hoqi dorë nga angazhimi për jetësimin e shtetit të pavarur të Kosovës, deri në frymëmarrjen e tij të fundit.
Çmimet e ndara dedikuar personalitetit sublim dhe hirësisë shembullore të tij, për veprimtarinë e shquar  në shërbim të atdheut dhe miqësisë së shkëlqyer që ai krijojë me burrështetasit më të mëdhenj botëror të kohës, që nga Bill Klinton, Toni Bler, Zhak Shirak-u, Medlin Olbrajt etj:
-Në vitin 1998, dr. Ibrahim Rugova u nderua nga qyteti i Münsterit në Gjermani, me Çmimin e Tolerancës.
Kurse nga Parlamenti Evropian, ku krahas burrështetasve më të shquar evropian e botërore qëndron krenarisht edhe ekspozitura e ndritshme e fotografisë së tij, dr. Rugova mori Çmimin Saharov!
Është me rëndësi të veçantë të ceket se dr. Rugovës iu dedikuan edhe epitetet të veçanta nga personalitete të shquara dhe institucione të mirënjohura botërore si në certifikatën e ndarjes së doktoratës së nderit, nga Universiteti i Parisit, për Dr. Ibrahim Rugovën, më 1996, ku thuhet: “Ai është një nga Apostujt e mëdhenj të jodhunës së kohës sonë”!
Këshilla jetike dhe porosi jetësore e Dr. Rugovës për bashkëkombësit si dhe maksima e paharrueshme e Dr. Ibrahim Rugovës për shqiptarët ishte: “Secili qytetar, çdo mëngjes duhet të ngritët nga gjumi me mendimin se çfarë pune të mirë mund të bëjë sot, për vendin e vet!”
Çmimet ndërkombëtare në nderim të Dr. Ibrahim Rugovës:
-Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
-Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë.
-Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall edhe qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe (Brescia) Breshia.
-Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë.
-Në vitin 2004, Dr.Ibrahim Rugova, më 2 shkurt të vitit 2004, në Atverpen të Belgjikës, u shpall Senator Nderi i Evropës nga Senati i BE-së dhe Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi, çmim që kanë marrë vetëm personalitetet si ish presidenti i SHBA-ve Roland Regan, Kancelari gjerman Helmut Kohl, mbreti spanjoll Huan Karlos, Otto von Habsburg dhe Emil Konstatinesku.
Dr. Ibrahim Rugova u nderua gjithashtu edhe nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
-Më 9 shtator të vitit 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
-Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, me mirënjohje të veçantë për afirmimin e parimeve të demokracisë dhe udhëheqjen frymëzuese politike.
Dr. Ibrahim Rugova vdiq, pas një sëmundje të rëndë më 21 janar të vitit 2006, ndërsa në përvjetorin e vdekjes, presidenti i atëhershëm Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi presidentin historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë, me të cilin nderohen figurat historike në vendin tonë, për “vepra trimërie, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”
Dr. Rugova ka shkruar edhe 10 vepra letrare:
– “Prekje lirike”, Rilindja, Prishtinë, 1971.
– “Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën),
– “Kah teoria”, Rilindja”, Prishtinë, 1978.
– Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni)”, Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin),
– “Strategjia e kuptimit”, Rilindja, Prishtinë, 1980.
– “Vepra e Bogdanit 1675-1685”, Rilindja, Prishtinë, 1982.
– “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986.
– “Refuzimi estetik”, Rilindja, Prishtinë, 1987.
– “Pavarësia dhe demokracia”, Fjala, Prishtinë, 1991.
– “Çështja e Kosovës”, Dukagjini, Pejë, 1994.
Ndërsa Kompleti i veprave të dr. Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, u botua më 2005 në Prishtinë.
Të tjerët për Dr. Ibrahim Rugovën:
– Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së Dr. Rugovës deklaruan se kanë humbur një mik të vërtetë i cili ishte zëri i arsyes, maturisë dhe paqes!
– Bill Klinton do ta cilësonte Dr. Rugovën si shembullin më sublim dhe udhërrëfyes për njerëzimin që i duhej botës demokratike”.
– Toni Bler në kujtimet e tij thotë: Dr. Rugova mu lut, që ti ndihmoja, të mos vuanin njerëzit e tij në Kosovë, dhe unë i premtova Dr. Rugovës se do ta ndihmoja!
– Ish ndërmjetësuesi dhe diplomati i shkëlqyer amerikan, Richard Hoolbruk i cili la gjurmë të thella në historinë e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, deklaronte se; Kosova nuk do të ekzistonte fare-shtet, pa këmbëngulësinë e presidentit Dr. Ibrahim Rugova!
– Ndërsa At Zef Pllumi për Dr. Ibrahim Rugovën tha; “U sha e u luftue nga serbët, u sha e u luftue nga shqiptarët, u sha e u luftue edhe nga kosovarët e vet, por ai kishte si drejtim, vizionin europjan.
Kje trim e nuk çau kryet për kurrnji kritikë e të shame, sepse ai ishte ma i dijtuni, e ma i urti i të gjithve!
Lavdi të përjetshme jetës dhe veprës së “Apostullit të madh të Jodhunës”, “Zërit të arsyes, maturisë e paçes” dhe ma të “Dijtunit, e ma të Urtit të Kosovës”- Dr. Ibrahim Rugova!
Cyrih, 21 Janar 2026 

Ibrahim Rugova, burrështetasi që e sfidoi dhunën me qytetërim

Nga: Frank Shkreli*

Përkujtim në 20-vjetorin e shkuarjes së Ibrahim Rugovës në amshim

Në historinë e trazuar të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova zë një vend të veçantë, jo vetëm si Presidenti i parë i Kosovës, por si njeriu që pati guximin ta udhëhiqte një popull të shtypur jo me armë, por me dinjitet, durim dhe vizion perëndimor. Në një kohë kur Ballkani digjej nga flakët e nacionalizmit primitiv dhe dhunës shtetërore terroriste serbe, Rugova zgjodhi një rrugë që shumëkush e quajti naive, por që historia po e vërteton si strategjikisht të mençur.

Rugova nuk ishte politikan i zhurmës, as tribun i shesheve publike. Ai vinte nga bota e librit, e mendimit kritik dhe e kulturës evropiano-perëndimore. Pikërisht kjo e bëri të ndryshëm Dr Rugovën nga shumë të tjerë – por edhe shpesh të keqkuptuar. Por ajo që kritikët e tij nuk deshën ta kuptonin ishte fakti se rezistenca paqësore e Rugovës nuk ishte dorëzim, por një formë e lartë e luftës politike, me qëllim për të fituar aleatë ndërkombëtarë dhe për ta nxjerrë Kosovën nga izolimi, ku e kishte hedhur propaganda e flliqët serbe, për pothuaj një shekull.

Rezistenca paqësore nuk ishte akt frike, por zgjedhje strategjike në rrethana kur çdo aventurë e parakohshme do ta kishte fundosur çështjen e Kosovës dhe do t’i kishte dhënë Beogradit justifikimin që kërkonte për shfarosje masive të shqiptarëve të Dardanisë.

Rugova e ndërtoi Kosovën në tavolinat e diplomacisë botërore, ndërsa disa të tjerë ndërtuan mite për veten nepër kafene dhe studio televizive. Ai krijoi institucione kur Kosova nuk kishte as shtet, as ushtri, as flamur. Dhe kjo nuk bëhet me retorikë boshe, por me autoritet moral dhe besueshmëri ndërkombëtare – dy cilësi që edhe sot mungojnë, thellësisht, në politikën shqiptare, në të dy anët kufirit fals midis dy shteteve shqiptare dhe klasës aktuale politike në Prishtinë dhe Tiranë.  Ironia e madhe është se shumë nga politikanët që sot e përdorin emrin e Rugovës për dekor ceremonial, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë, janë po ata që dje e luftuan, e përçmuan dhe e sabotuan. Sot i vendosin kurora, dje i vendosnin thika pas shpine. Kjo hipokrizi kombëtare është ndoshta fyerja më e madhe ndaj trashëgimisë së tij.

Por, jo vetëm Kosova e sotme, por edhe Tirana zyrtare e zhytur në grindje politike të mëdha e të vogla, populizëm të lirë dhe konflikt të përhershëm me aleatët strategjikë ndërkombëtarë, ka më shumë nevojë se kurrë për filozofinë politike të Ibrahim Rugovës. Por fatkeqësisht, ajo filozofi kërkon maturi, durim dhe përgjegjësi – veti që mungojnë sot në sjelljet e politikanëve dhe në zhvillimet politike shqiptare, sepse janë virtyte që nuk sjellin duartrokitje ose përfitime të shpejta personale ose partiake. Ndërsa, nën udhëheqjen e Dr Ibrahim Rugovës, Kosova u shndërrua në një çështje jo vetëm politike, por edhe morale ndërkombëtare.  Bota demokratike filloi ta shihte popullin shqiptar të Kosovës jo si faktor destabilizues, siç pretendonte propaganda serbe, por si viktimë e një regjimi shtypës. Ky ishte një sukses historik, që nuk erdhi rastësisht, por si rezultat i një strategjie të qartë: mosdhunë, institucionalizëm paralel dhe orientim të palëkundur pro-amerikan dhe pro-evropian.

Ibrahim Rugova nuk ishte politikan i dobët. Ishte shoqëria shqiptare ajo që ishte – dhe ende mbetet – e dobët për t’a kuptuar, mendoj unë.  Dhe për derisa Kosova dhe bota shqiptare në përgjithsi, nuk mësojnë të respektojë burrështetasit e vërtetë, si Ibrahim Rugova, shoqëria dhe politika shqiptare, në përgjithsi, do të vazhdojë të prodhojë zhurmë për të trulluar masat që çdo ditë e më shumë po largon shqiptarët nga trojet e veta stërgjyshore, dhe nuk do sjell qeverisje të mirë, as histori të denjë kombëtare.

Në këtë 20-vjetor të kalimit të tij në amshim, kur Kosova është shtet i pavarur, është e lehtë të harrohet se themelet e kësaj pavarësie u hodhën pikërisht në vitet e errëta të rezistencës paqësore. Rugova ishte arkitekti i atyre themeleve. ttps://telegraf.al/opinion-2/frank-shkreli-presidenti-ibrahim-rugova-nuk-e-humbi-asnjehere-rrugen-drejt-pavaresise/ –Të tjerët mund të kenë ngritur muret, por pa atë themel, shtëpia do të ishte shembur.

Tek varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova në Prishtinë në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me aktivistin e njohur shqiptaro-amerikan, të palodhshmin e çeshtjes kombëtare, Jim Xhema dhe kolegë të tjerë nga të komunitetit shqitaro-amerikan – të pritur nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Shkurt, 2023)

Fatkeqësisht, edhe sot, 20-vjet pas të kalimit të tij në amshim, figura e Rugovës shpesh relativizohet, ose përdoret nga politikanët e radhës,  sipas nevojave të ditës dhe atmosferës politike të rastit. Kjo është një padrejtësi historike ndaj Presidentit Rugova! Një komb që nuk i njeh dhe nuk i respekton burrështetasit e vet, rrezikon të mbetet peng i improvizimit dhe populizmit.

Ibrahim Rugova ishte më shumë se një politikan i kohës së vet. Ai ishte simbol i një Kosove të lirë, demokratike e të pavarur, por edhe i vlerave dhe traditave shekullore të shqiptarizmit klasik që gjithnjë donte dhe do që të jetë pjesë e botës së qytetëruar euro-atlantike, para se të jetë vonë.  Dhe, pikërisht, për këtë arsye, trashëgimia e Presidentit të parë historik të Kosovës, Dr Ibrahim Rugovës mbetet aktuale edhe sot: demokracia nuk ndërtohet me britma dhe me fotografi me pagesë me udhëheqës perëndimorë, por me vizion. Jo me urrejtje, por me parime dhe vlera kombëtare të rilindasve të vërtetë të fillim shekullit të kaluar të Kombit shqiptar.

I përjetëshëm qoftë kujtimi i Presidentit Ibrahim Rugova ndër breza!

*Frank Shkreli – një përmbledhje editoriale (me ndihmën e AI) të mendimeve të mia të shprehura në shkrimet modeste por të shumta që janë botuar gjatë viteve në mediat shqiptare, për veprimtarinë dhe rolin e Dr Ibrahim Rugovës në historinë moderne të Kosovës dhe të Kombit shqiptar.

Tetor, 1989, vizita e parë e Dr Ibrahim Rugovës në Washington, por jo e fundit

Nga vizita e parë e Dr Ibrahim Rugovës në Shtetete Bashkuara. I ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare në Nju Jork, Zoja e Këshillit të Mirë (sot Zoja e Shkodrës) për të marrë pjesë në Seminarin e organizuar për 300-vjetorin e vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanin në Universitetin Fordham të Nju Jorkut, 7. Tetor, 1989 – Në tribune, Dr Ibrahim Rugova duke folur, ulur Mons Rrok Mirdita, Tonin Mirakaj dhe Dom Pjetër Popaj.

Thuhet se për nga numri, pjesëmarrja në atë seminar ishte më e madhja deri atëherë në komunitetin shqiptaro-amerikan të kohës – shqiptaro-amerikanë të gjitha feve dhe krahinave shqiptare ishin mbledhur për të dëgjuar miqtë e shtrenjtë nga Kosova, Dr Ibrahim Rugovën dhe Dr Engjëll Sedajn.

Roli i mjedisit shkollor në formimin e përgjithshëm të nxënësve

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Një mjedis arsimor i rregulluar, i pajisur dhe i strukturuar ka një rëndësi të veçantë në formimin e përgjithshëm intelektual të nxënësve dhe në cilësinë e procesit të të nxënit. Nuk është e tepruar të thuhet se mjedisi i jep formë mendjes, pasi kushtet në të cilat nxënësi mëson ndikojnë drejtpërdrejt në përqendrimin, motivimin dhe suksesin e tij.

Megjithatë, po të shikojmë mjediset e shumicës së shkollave tona, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, vërejmë se ato lënë shumë për të dëshiruar.

Kushtet fizike të shkollës, si pastërtia, ndriçimi, ajrosja dhe mobilimi, luajnë një rol kyç në procesin mësimor. Një klasë e rregullt dhe e pajisur mirë krijon ndjenjë sigurie dhe e ndihmon nxënësin të përqendrohet dhe të marrë pjesë aktive në mësim.

Në të kundërtën, një mjedis i dëmtuar dhe i paorganizuar shkakton lodhje, shpërqendrim dhe pakënaqësi te nxënësit, duke ndikuar negativisht në rezultatet e tyre. Reagimi i nxënësve ndaj një mjedisi klase jo të rregullt shpesh shfaqet në forma negative të sjelljes, si agresiviteti dhe shkatërrimi i pronës shkollore.

Kjo dukuri është mjaft e shpeshtë në shkollat tona. Para disa ditësh, një rast i tillë ndodhi në Sarandë, ku nxënësit e një shkolle thyen karrige dhe banka dhe i hodhën ato nga dritaret. Ky shembull tregon qartë se neglizhenca e mjedisit shkollor ndikon drejtpërdrejt në gjendjen emocionale dhe sjelljen e nxënësve.

Për t’u ndier mirë dhe të qetë në shkollë, nxënësit duhet të kenë kushte të paktën të ngjashme me ato të shtëpisë, nëse jo edhe më të mira.

Shtëpia përfaqëson siguri dhe rehati, ndërsa shkolla duhet të jetë vazhdim i këtij mjedisi pozitiv. Kur kjo nuk ndodh, nxënësit ndihen të pavlerësuar dhe të demotivuar, gjë që ndikon negativisht në procesin e të nxënit.

Në fund, mjedisi shkollor është një faktor vendimtar në formimin intelektual, emocional dhe social të nxënësve. Një shkollë e pastër, e rregulluar dhe e pajisur mirë përmirëson cilësinë e të nxënit dhe ndikon pozitivisht në sjelljen e nxënësve.

Prandaj, investimi në mjedisin shkollor duhet të jetë një prioritet i domosdoshëm për ndërtimin e një arsimi cilësor dhe një shoqërie më të mirë në të ardhmen.

Më 21 Janar 2026

Shoqata “Trojet e Arbrit” organizon gjashtë sesione shkencore me temën bazë: ” Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës”

0

Luftëra të reja në Siri: – Frikë, zemërim dhe zhgënjim

0

Forcat fisnore pozë me fëmijët vendas pasi forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga aleatët vendas, morën kontrollin e Raqqas nga SDF të dielën e kaluar në ver-lindje të Sirisë. Foto: Ghaith Alsayed / AP / NTB

Luftërat në veripërëndim të Sirisë kanë eskaluar konfliktin midis autoriteteve siriane dhe forcave kurde. Në të njëjtën kohë, disa të burgosur të IS-it kanë arritur të arratisen nga burgjet.

Luftimet mes forcave qeveritare siriane dhe SDF-së kurde përkeqësojnë situatën humanitare në verilindje të Sirisë. Më shumë se 15,000 njerëz janë zhvendosur dhe jetojnë nën kushte të këqija në kampe të përkohshme. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut kërkon ndihmë ndërkombëtare për të mbrojtur civilët. Konflikti kërcënon stabilitetin në rajon dhe mund të çojë në rikthimin e IS-it.

Forcat qeveritare siriane dhe grupi militant i domineuar nga kurdët, SDF, kanë qenë në beteja të ashpra në verilindje të Sirisë javët e fundit. Fundjavën e kaluar SDF-ja, e cila ishte në qendër të luftës kundër IS-it, u detyrua të dorëzojë kontrollin mbi qytetet Raqqa dhe Deir al-Zor.

Kriza humanitare në veri-lindje të Sirisë ka arritur në një nivel shqetësues, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Më shumë se 15.000 njerëz nga qytetet Al-Raqqah dhe Al-Tabqah tashmë thuhet se janë zhvendosur dhe jetojnë nën kushte shumë të vështira në kampet e përkohshme. Shkaku është frika se përleshjet e armatosura mund të eskalojnë në këtë zonë.

– Ndihma emergjente pothuajse nuk ekziston, dhe të zhvendosurit u mungojnë si ushqimi ashtu edhe materialet për ngrohje, njofton organizata.

– Damasku tani dëshiron të integrojë zonat e kontrolluara nga kurdët, në mënyrë që Siria të bëhet përsëri një shtet i unifikuar. Ata dëshirojnë sovranitet të plotë mbi territorin sirian, thotë Brynjar Lia, profesor i studimeve të Lindjes së Mesme në Universitetin e Oslos.

Luftëtarët kurdë po përgatiten të mbrojnë qytetin Hasakeh në veri-lindje të Sirisë më 20 janar 2026. Tani palët janë dakord për një armëpushim. Foto: GIHAD DARWISH / AFP / NTB

Gjatë luftës civile siriane, por edhe pas rrëzimit të regjimit të Assadit, rreth një e treta e territorit të Sirisë ka qenë nën kontrollin e grupeve militante jashtë kontrollit të shtetit.

Më i madhi prej tyre është vetëqeverisja me dominim kurd në veri-lindje, e cila sipas Lia-s ka marrë pozitën e veçantë përmes rolit në luftën kundër IS-it.

Brynjar Lia
Hulumtues për Lindjen e Mesme në Universitetin e Oslos.

– Forcat kurde sakrifikuan shumë në luftën kundër IS-it dhe morën njohje për përpjekjet e tyre. Kjo u dha atyre një pozitë të veçantë dhe ndihmoi që të merrnin kontrollin mbi një territor kaq të madh. Lidershipi kurd në vetëqeverisjen e Sirisë dominohet nga PYD, një organizatë motër e guerilës kurde (PKK) në Turqi. Ata kanë pasur ambicien për të ruajtur një shkallë të madhe autonomie, dhe afatgjatë ndoshta të vendosin bazat për një shtet të pavarur, edhe pse qëllimi për një shtet kurd nuk është zyrtarisht një qëllim i deklaruar, thotë ai.

Luftuan kundër IS
Lia shpjegon se lufta civile në Siri i dha kurdëve një hapësirë të konsiderueshme për veprim.

Regjimi i Assad tërhoqi forcat e tij nga pjesë të mëdha të Veri-Lindjes së Sirisë dhe la pas armë dhe infrastrukturë, gjë që hodhi bazën për një autonomi të udhëhequr nga kurdët. Më vonë, ata luftuan në front kundër IS së bashku me SHBA dhe vendet e tjera perëndimore.

Por që nga rënia e regjimit të Assad, SHBA ka vendosur lidhje me presidentin e ri të Sirisë.

– Qëllimi fillestar i SDF si forca kryesore anti-IS në terren, në masë të madhe ka humbur aktualitetin, pasi Damasku tani është i gatshëm dhe në pozicion për të marrë përgjegjësinë e sigurisë, duke përfshirë kontrollin mbi burgjet dhe kampet e IS, shkruan emisari special i SHBA për Sirinë, Tom Barrack, në X.

Ai shton gjithashtu se SHBA po ushtrojnë presion për mbrojtjen e të drejtave të kurdëve dhe një front të përbashkët kundër IS.

Njerëzit përpiqen të kalojnë një urë të dëmtuar, e cila sipas ushtrisë siriane u shkatërrua nga Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët (SDF) në Raqqa, Siri, më 20 janar 2026. Foto: Karam al-Masri / Reuters / NTB

Kriza humanitare
Në Norvegji, shumë njerëz shprehin tani frikë të madhe për situatën e kurdëve në Siri.

Andam Aziz është zëdhënës politik për Qendrën Demokratike të Shoqërisë Kurde në Norvegji dhe një nga iniciuesit e demonstratës të martën përpara Stortingut kundër qeverisë së re siriane.

Ai përshkruan situatën në veri të Sirisë si dramatike.

– Situata në veri të Sirisë, Rojava, është e tmerrshme. Ka shumë trazira, zemërim dhe zhgënjim. Damasku përdor xhihadistët për të na sulmuar ne kurdët. Ata duan që kurdët të ‘dorëzojnë gjithçka’. Populli është mobilizuar dhe është gati për të luftuar. Sepse ata nuk u besojnë Al-Sharaa (presidenti i Sirisë) ose xhihadistëve, thotë Aziz dhe shton:

– Kurdët kanë sakrifikuar 20,000 njerëz në luftën kundër IS-it, por tani shohim se si komuniteti ndërkombëtar na tradhton përsëri. Kam frikë se do të kryhen masakra ndaj popullit tonë nëse kjo vazhdon kështu. Kurdët nuk kanë alternativa përveçse të bëjnë rezistencë dhe të shpresojnë që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë luftën.

Andam Aziz mori pjesë të martën në një demonstratë para Stortingut kundër qeverisë së re siriane. Foto: Privat

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut paralajmëron për shpronësimin e vazhdueshëm dhe i bën thirrje organizatave ndërkombëtare të ndërhyjnë menjëherë.

Organizata gjithashtu i kërkon të gjitha palët ushtarake të ndalojnë veprimet luftarake për të mbrojtur civilët dhe për të parandaluar që zonat e banimit të shndërrohen në fusha beteje.

– Ne duhet të sigurojmë ndihmën e nevojshme për mijëra njerëz të zhvendosur me dhunë dhe të ndalojmë që zonat e banimit të shndërrohen në fusha beteje, thuhet në deklaratë.

Forcat e qeverisë siriane mbajnë roje jashtë burgut Al-Aqtan në periferi të Raqqah, në verilindje të Sirisë, të hënën më 19 janar 2026, ndërsa po zhvilloheshin negociata midis qeverisë siriane dhe Ushtrive Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët. Foto: Omar Albam / AP / NTB

Paralajmërojnë për “rikthimin e IS”
Të martën e kaluar, SDF njoftoi se janë tërhequr nga kampi al-Hol në lindje të Sirisë, i cili strehon mijëra familje me lidhje me IS. Ministria e Mbrojtjes e Sirisë tha në një deklaratë se janë të gatshëm të marrin kontrollin e kampit.

Ngjarjet e fundit kanë krijuar gjithashtu sfida të reja sigurie. Gjatë përleshjeve në zonë, disa të burgosur të IS janë arratisur nga burgjet që më parë ishin nën kontrollin e vetëqeverisjes. Sipas SDF, nga burgu Shaddadi janë arratisur rreth 1500 të burgosur të IS, ndërsa autoritetet siriane japin shifrën 120.

– Ata prezantojnë versione shumë të ndryshme të asaj që po ndodh në terren. Vetëqeverisja kurde ka pretenduar se forcat qeveritare lirojnë të burgosurit, ndërsa forcat qeveritare thonë e kundërta, se është SDF që ka liruar të burgosurit, thotë Lia dhe shton.

– Të dy historitë mund të kenë pak të vërtetë.

Burgu al-Shaddadi pasi forcat demokratike siriane u tërhoqën dhe u morën nën kontroll nga ushtria siriane. Të burgosurit e ISIS-it shpëngulën nga objekti. Foto: Khalil Ashawi / Reuters / NTB
Disa politikanë kurd tani shprehin shqetësim të madh për përleshjet në verilindje të Sirisë. Presidenti i Kurdistanit, Nechirvan Barzani, dhe kreu i KDP-së, Masoud Barzani, paralajmërojnë se konflikti kërcënon stabilitetin rajonal dhe mund të mundësojë rikthimin e grupit terrorist ISIS, njofton media kurde në internet Rudaw.

Barzani i bën thirrje koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër ISIS që të ndërhyjë dhe kërkon nga të gjitha palët të veprojnë me përgjegjësi.

– Ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha ndihmat e nevojshme për të ndaluar përleshjet dhe për të arritur një armëpushim, thotë Barzani.

Forcat qeveritare siriane në rrugë për në qytetin Hasakeh në verip Lindje të Sirisë më 20 janar 2026. Foto: BAKR ALKASEM / AFP / NTB
Katër ditë për të rënë dakord
Autoritetet siriane thanë të martën se kanë arritur një marrëveshje me SDF, ku kurdët kanë katër ditë për të rënë dakord mbi një plan për integrimin e provincës verip lindore Hasakah.

Kjo ndodhi të njëjtën ditë kur banorët kurdë, përfshirë gratë dhe të moshuarit, në qytetin sirian Hasakeh morën armët për të mbështetur forcat kurde SDF, raporton AFP.

– Premtojmë popullit tonë se do t’i mbrojmë ata deri në fund, tha Shahine Baz për AFP.

Në qytetin verip lindor Qamishli, 55-vjeçarja Hasina Hammo mbante një mitraloz Kalashnikov ndërsa fliste me agjencinë e lajmeve.

– Nuk do t’i dorëzohemi, tha ajo.

Civilët kurdë u mblodhën me armët e tyre në qytetin Qamishli më 20 janar 2026, kur forcat demokratike siriane të udhëhequra nga kurdët (SDF) ftuan «të rinjtë kurdë, burra dhe gra» brenda dhe jashtë Sirisë të «bashkohen me radhët e lëvizjes së rezistencës». Foto: DELIL SOULEIMAN / AFP / NTB

Sipas Lia, ka pak tregues që luftimet do të zhvillohen në një luftë të madhe.

– Jo, nuk e shoh këtë. Të dy palët do të dëgjojnë shumë nga çfarë thonë SHBA dhe Turqia. Që kur Siria u bë zyrtarisht anëtare e koalicionit ndërkombëtar kundër IS, SDF ka humbur pozicionin e saj si aleati më i rëndësishëm lokal i SHBA në luftën kundër IS, prandaj SHBA ka shtuar presionin mbi udhëheqësinë e SDF për t’u integruar.

Në të njëjtën kohë, Lia mendon se qeveria e përkohshme në Damaskusi kryesisht është e fokusuar në stabilitet dhe paqe për të mundur të rindërtojë vendin pas vitesh lufte.

– Presidenti Ahmed al-Sharaa është mbi të gjitha një nacionalist sirian, jo një islamist dogmatik. Ai dëshiron të rikthejë Sirinë si një vend për të cilin mund të jesh krenar. Njëkohësisht mendoj se Damasku ka të gjithë interesin të shkojë me kujdes në zonat kurde, thotë Lia.

Publikuar: 21.01.26 në orën 13:12
Përditësuar: 21.01.26 në orën 13:14

VG

Asdren Bytyçi dhe dalja e tij jashtë thirrjes profesionale e në mbrojtje të islamizimit, kërcënim ndaj kombit dhe mendimit të lirë

2

Luan Dibrani, Prishtinë

Në një shoqëri që synon demokracinë dhe integrimin evropian, avokati duhet të jetë mbrojtës i ligjit, jo instrument presioni ideologjik. Kur një përfaqësues i profesionit juridik e braktis neutralitetin dhe e përdor pozitën e tij për të kërcënuar mendimin e lirë dhe debatin publik, atëherë kemi të bëjmë jo më me çështje personale, por me problem serioz shoqëror dhe institucional.

“Liria e mendimit dhe debatit publik nuk frikësohet nga presioni ideologjik, as nga procedurat ligjore të instrumentalizuara.”

Rasti i Asdren Bytyçit përfaqëson pikërisht këtë rrëshqitje të rrezikshme: një dalje e hapur e një avokati jashtë kornizës profesionale, ku kërcënimi me padi penale shndërrohet në mjet presioni politik ndaj intelektualëve dhe zërave kritikë që trajtojnë tema kombëtare, identitare dhe rreziqet e ideologjive të huaja në shoqërinë shqiptare.

Në këtë rast, vëmendje të veçantë meriton edhe fakti se avokatja Fehmije Gashi Bytyçi , nënë e avokatit Asdren Bytyçi, është e përfshirë drejtpërdrejt në mbrojtjen e njërit prej personave të arrestuar. Në daljet e saj publike vihet re një insistim që rasti të trajtohet ekskluzivisht si çështje individuale penale, duke minimizuar ose anashkaluar dimensionin ideologjik dhe kontekstin më të gjerë shoqëror. Kjo qasje, ndonëse formalisht brenda të drejtës së mbrojtjes juridike, ngre pyetje legjitime për transparencën e diskursit publik, veçanërisht në një rast ku autoritetet kanë arrestuar gjashtë persona dhe ku hetimet janë ende në zhvillim.

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika ka tronditur thellë opinionin publik dhe përbën një nga aktet më të rënda të dhunës kundër rendit kushtetues. Sipas autoriteteve kompetente dhe hetimeve zyrtare, rasti lidhet me veprimtarinë e një grupi të organizuar me motive ideologjike, ndaj të cilit gjashtë persona ndodhen aktualisht në paraburgim dhe për të cilët pritet epilogu gjyqësor dhe ndëshkimi sipas ligjit. Në këtë kontekst, çdo përpjekje për ta reduktuar ose depolitizuar këtë akt përbën shmangie nga përgjegjësia për të adresuar shkaqet reale që rrezikojnë sigurinë publike dhe rendin demokratik.

Ky reagim nuk ka për qëllim sulmin personal ndaj askujt, por mbrojtjen e një parimi themelor: liria e mendimit dhe e shprehjes nuk mund të kriminalizohet, as të frikësohet përmes procedurave juridike të përdorura jashtë qëllimit të tyre ligjor. Nëse sot heshtet përballë këtyre rasteve, nesër çdo qytetar kritik mund të bëhet objekt presioni.

Shqiptarët nuk frikësohen me padi.
As dje nga pushtuesit, as sot nga kërcënimet e maskuara si procedura ligjore.

Së fundmi, avokati Asdren Bytyçit, duke dalë haptazi jashtë rolit profesional të avokatit, ka zgjedhur të përdorë institucionet e drejtësisë jo për mbrojtjen e ligjit, por si instrument presioni politik dhe ideologjik kundër intelektualëve shqiptarë që mendojnë ndryshe.

Kërcënimi me kallëzim penal ndaj Msc Belisar Jezerci nuk është akt juridik i mirëfilltë, por tentativë për frikësim dhe heshtje të një zëri kritik ndaj islamit politik dhe ndikimeve të huaja ideologjike në shoqërinë shqiptare.

Kjo përbën shkelje morale të profesionit të avokatit dhe deformim të rolit të drejtësisë në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe evropian.

Duhet thënë qartë:
Avokati Asdren Bytyçi nuk po vepron si jurist neutral, por si aktivist ideologjik i islamit politik të menduar si i tillë që në vitin 1928 nga “Vëllazëria Myslimane” e mësuesit reformator të Islamit nga Egjipti, Hasan al-Banna, i rreshtuar hapur në mbrojtje të një narrative që përpiqet ta paraqesë islamin politik si të paprekshëm nga kritika publike.

Pra, që mos të ketë mundësi ta pengoj askush në marshimin e tij antinjerëzore e antishqiptar!

“Vëllazëria Myslimane”, frymëzuesja e madhe e Al Kaedas, është e ndaluar me ligj në Egjipt dhe e shpallur si organizatë terroriste ne shumë vende të fuqishme të botës, edhe nga vende arabe madje, ndërsa “tek ne” provon ta mësoj drejtësinë se si duhet vepruar ndaj atyre që kanë brenga e preokupime kombëtare.

Kjo nuk është më çështje individuale.
Kjo është çështje kombëtare dhe shoqërore.

Kur një avokat:

  • sulmon publikisht intelektualë shqiptarë
  • relativizon rrezikun e radikalizmit fetar
  • dhe etiketon kritikën kombëtare si “përçarje”

ai ka humbur neutralitetin profesional dhe ka hyrë në fushëbetejë politike.

Lëvizja për Rikthim në Katolicizëm nuk është organizatë urrejtjeje, por lëvizje kulturore dhe kombëtare, që artikulon një të vërtetë historike:
shqiptarët janë komb evropian, me identitet të shumëfishtë fetar, por me bosht kombëtar të panegociueshëm.

Askush nuk ka të drejtë:

  • të kriminalizojë debatin historik
  • të heshtë kritikën ndaj ideologjive të huaja
  • apo të shantazhojë mendimin e lirë përmes padive politike

Më shqetësuese është fakti se disa individë, të fshehur pas petkut të juristit, heshtin përballë praktikave regresive që cenojnë:

  • emancipimin e gruas shqiptare
  • arsimin laik
  • dhe orientimin evropian të shoqërisë

Heshtja përballë këtyre dukurive nuk është tolerancë, por bashkëfajësi morale.

Shqiptarët nuk kanë luftuar shekuj për liri që sot:

  • të tremben nga padi pa themel
  • të etiketohen si “ekstremistë” pse mbrojnë identitetin
  • apo të nënshtrohen ndaj ideologjive që na largojnë nga Evropa

Nëse dikush ka arsye të frikësohet nga transparenca, debati dhe drita publike, ajo nuk është pala kombëtare, por ata që përfaqësojnë agjenda ideologjike të importuara.

Unë, në emrin tim, deklaroj qartë:
kombi shqiptar, kultura shqiptare dhe liria e mendimit nuk janë objekt shantazhi juridik.

Historia do t’i dallojë qartë:
ata që qëndruan në krah të kombit
dhe ata që, me vetëdije ose pa të, u vunë në shërbim të përçarjes.

Kisha e Studenicës, shpirt i lashtë i Dardanisë

1

Nga: Afrim Zeqiraj

____

KISHA E STUDENICËS – SHPIRT I LASHTË I DARDANISË SHQIPTARE

Gojdhëna popullore, e ruajtur me fanatizëm brez pas brezi, thotë se familjet më autoktone, më të vjetra dhe më të rrënjosura në truallin e Studenicës dhe Vrellës janë

familjet Beli dhe Golani.

Belët në Studenicë, Golanët në Vrellë. Këto dy trungje familjare nuk janë vetëm emra, por shtylla të kujtesës historike, dëshmitarë të gjallë të vazhdimësisë shqiptare, fetare dhe kombëtare në këtë trevë të lashtë dardane.

Fisi Morin përbën shumicën në fshatin Studenicë dhe përbëhet nga familjet Beli, Stehaj ose Zeqiraj, Gorqaj, Ramqaj dhe Sefaj. Po ashtu, në këtë hapësirë jetojnë edhe fiset Kastrati ose Maxharraj, Gashi ose Sadikaj, Kuqi, Shoshi dhe Vuthaj, duke formuar një mozaik të pasur të strukturës fisnore shqiptare, me rrënjë të thella iliro dardane.

Në Bregun e Studenicës, aty ku edhe sot qëndrojnë muret e një bazilike të lashtë, dardanët e krishterizuar ndërtuan Kishën e Studenicës.

Gërmimet arkeologjike dëshmojnë se ky vend përfaqëson disa periudha ndërtimi me rend kronologjik të ndryshëm. Bazilika i përket periudhës së Perandorit Justinian, midis viteve 527 dhe 565, dhe ka ngjashmëri të theksuara me Bazilikën e Shën Florit dhe Laurit në Ulpianën antike pranë Prishtinës. Sipas Dedë Palokajt, Justiniani, me ardhjen e tij në fron, u ngut të ndërtonte mure fortifikuese për të mbrojtur Ilirikun nga rreziku i vazhdueshëm barbar.

Megjithatë, që nga shekulli i katërt dhe sidomos pas rënies së Perandorisë Romake Perëndimore në vitin 476, Dardania dhe mbarë Iliriku u kthyen në shënjestër të dyndjeve shkatërrimtare barbare. Visigotët shkatërruan Romën në vitin 410, ndërsa gotët, hunët, avarët dhe fise të tjera përmbytën këto troje, duke lënë pas rrënim, djegie dhe gjak. Perandoria Romake ishte ndarë në vitin 395 në dy pjesë, në Perandorinë Romake të Perëndimit me kryeqytet Romën dhe Perandorinë Romake të Lindjes, Bizantin, me qendër Konstandinopojën. Profesorja e historisë N. Sesa nga Universiteti Shtetëror i Ohajos thekson se qytetarët e Perandorisë së Lindjes e shihnin veten si romakë, çka dëshmon vazhdimësinë romake dhe jo një shkëputje artificiale të saj.

Autorët vendorë që kanë shkruar për Studenicën dhe Vrellën përbëjnë një thesar të çmuar historik. Gojdhënat tregojnë se nga Kisha e Studenicës deri te Kerrshi i Kuq mbi Vrellë ka ekzistuar një kanal nëntokësor që e lidhte kishën me një shpellë sallon. Nga ana juglindore ishte një hapje rrethore, një dritare vrojtimi prej nga shihej Rrafshi i Dukagjinit. Kjo hapje ekziston edhe sot, sipas dëshmisë së Dr. Sylë Dreshajt në librin e tij për Krye Vrellën. Deri vonë ruheshin edhe gjurmë të një qumështsjellësi të ndërtuar nga Bjeshkët e Korenikajve deri te Bregu i Kishës, me gjatësi katër deri pesë kilometra.

Ky sistem prej lugjesh druri sillte qumështin në kazanët e kishës. Vendi ku mjeleshin delet dhe derdhej qumështi quhej dhe quhet ende Kallugjer, dëshmi e jetës monastike katolike shqiptare. Kujdesi shpirtëror dhe mbrojtja e kishës ishin barrë dhe nder i familjeve Beli dhe Golani.

Në shekullin e trembëdhjetë, hordhitë mongole aziatike u derdhën mbi Evropë si stuhi shkatërrimtare, duke sjellë gjak edhe në Podgur. Në vendin e quajtur Rrahina, mes Studenicës, Kaliqanit dhe Orrobërdës, u zhvillua një betejë e përgjakshme. Varret e asaj lufte ekzistojnë ende, edhe pse sot fatkeqësisht janë lënë në harresë. Mongolet, si fitues, shkatërruan Kishën e Studenicës dhe masakruan popullsinë e strehuar në Bjeshkët e Korenikut.

Vendmasakrimi quhet edhe sot Lugu i Kallugjerit, një emër që mban brenda klithmën e martirizimit. Të mbijetuarit u shpërngulën në Malësinë e Shkodrës. Në shekullin e pesëmbëdhjetë, sipas Dr. Sylë Dreshajt, tre vëllezër pasardhës të kësaj familjeje u kthyen në vendlindjen e të parëve. Ata ishin Bila, Ndrela dhe një vëlla i tretë, emri i të cilit nuk u ruajt në gojëdhëna. Ky kthim ishte rikthim i gjakut në tokën e vet, rikthim i kujtesës dhe i identitetit shqiptar. Pretendimet serbe për autoktoni në Kosovë, të mbështetura në krishterimin ortodoks panisllavist, bien ndesh me faktet historike.

Shqiptarët deri në shekullin e gjashtëmbëdhjetë ishin katolikë perëndimorë. Me përkrahjen osmane dhe ndërhyrjen ruso greke, filloi përvetësimi i kishave katolike shqiptare dhe shndërrimi i tyre në objekte ortodokse. Kjo tragjedi preku edhe Studenicën.

Prifti shqiptar i familjes Beli u vra sepse kundërshtoi gjuhën dhe ritin e huaj.

Revolta e popullit çoi në vrasjen e priftit të sjellë nga Rusia, por dhuna dhe presioni nuk u ndalën. Përballë dhunës së vazhdueshme dhe të pamëshirshme, banorët e Studenicës nisën të pranonin islamin. Familja e parë që u konvertua ishte ajo e Belit, ashtu si në Vrellë familja e Golanit shkruan Milazim Maraj me nje bised me plakun e Studenicës Adem Mustafa Maxharraj.

Xhamia e Studenicës, sipas dëshmive gojore, u ndërtua rreth vitit 1830, kryesisht me gurët e Kishës së vjetër.

Disa nga këta gurë, sipas Shaban Mustafa Gorqajt, mbanin mbishkrime iliro romake, gurë që flisnin shqip edhe në heshtje. Kisha e Studenicës mbetet sot simbol i krishterimit katolik perëndimor, i autoktonisë shqiptare dhe i qëndresës shpirtërore e kombëtare në Dardani. Ajo është zemra e një historie që nuk mund të fshihet, sepse është gdhendur në gurë, në gjak dhe në shpirtin e këtij trualli.

19.01.2026 Newel- Gjermani

Protestat në Iran, dita 24: Gjendje e jashtëzakonshme. 250 xhami janë shkatërruar

1

Demonstruesit i vunë zjarrin xhamisë Abuzar në Teheran. Foto: Agjencia e Lajmeve Tasnim CC BY 4.0

Arnt Jensvoll / Document.no

Serielogo Opprør i Iran 2025-26

Kryengritja në Iran 2025 – 26

Qarkullojnë thashetheme se protestat po rifillojnë në Iran dhe se regjimi po dërgon njësitë speciale kundër popullit të vet, por duket se kjo kufizohet në “ngjarje të izoluara”. Tensioni mbetet i lartë, përleshje të rastësishme ndodhin sporadikisht, dhe raportohet për gatishmëri të lartë me njësi sigurie të vendosura për të parandaluar mobilizime të reja.

Regjimi pretendon se “qetësia është rikuperuar”, por mban në fuqi efektivisht gjendjen e luftës me forca të armatosura rëndë në rrugë për të parandaluar shpërthime të reja. Sipas një deklarate të regjimit, 250 xhami janë shkatërruar. Fokus i regjimit është orientuar drejt hetimit dhe ndëshkimit: Shefi i policisë ka dhënë “kryengritësve” tre ditë për t’u dorëzuar për ndëshkim më të butë, ndërsa arrestimet e reja vazhdojnë në provincat si Kerman, Isfahan dhe Shiraz.

Shumë shpresojnë që ajo që sot është thashetheme, nesër të bëhet realitet. Videot dhe raportet ende tregojnë përballje në Teheran, Dehdasht dhe rajonet kurde. Video të reja të datuara 18–19 janar tregojnë të shtënat me armë të vërtetë ndaj demonstruesve, por disa prej tyre janë padyshim regjistrime të rishfrytëzuara nga ngjarje të mëparshme.

Një përfaqësues zyrtar i ministrisë së brendshme është “larguar” dhe i bën thirrje Trumpit për ndërhyrje. Ai e përshkruan situatën si “gjendje të natyrshme emergjente”.

Regjimet ka shtypur protestat dhe po pret që vëmendja ndërkombëtare të ulet. Ata përdorin mbylljen e internetit për të fshehur keqtrajtimet, vazhdojnë arrestimet dhe planifikojnë ekzekutime, ndërkohë që sinjalizojnë «butësi» për të ndarë ose qetësuar opozitën.

Iranianët kanë mësuar nga përvoja e hidhur se kur ekzekutimet «shtyhen», kjo nuk do të thotë se ato anulohen: ato kryhen në heshtje, pa vëmendje ndërkombëtare.

Një regjim i dobësuar
Regjimi është i dobësuar si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, por forcat besnike e mbajnë atë në këmbë. Ata llogarisin që koha të punojë për ta, për sa kohë shmangin eskalimin.

– Irani sapo ka vendosur njësi të blinduara të Basij-it dhe forca antiterroriste në të gjithë vendin. Këto janë të njëjtat forca Basij që më parë shtypnin në mënyrë brutale kryengritjet.

Kur ata nxjerrin automjetet e blinduara, presin që po ndodh diçka.

– Irani sapo ka vendosur njësi të blinduara të Basij-it dhe forca antiterroriste në të gjithë vendin. Këto janë të njëjtat forca Basij që më parë shtypnin në mënyrë brutale kryengritjet.

Kur ata nxjerrin automjetet e blinduara, presin që po ndodh diçka.

Raportohet për një valë largimesh në Gardën Revolucionare dhe Basij, ndërsa SHBA po përgatit një sulm të mundshëm.

Thashethemet flasin gjithashtu për një grusht shteti të mundshëm ushtarak. Shumë shpresojnë që ajo që është thashethem sot, të bëhet realitet nesër. Imtiaz Mahmood pretendon se IRGC po kthehet kundër regjimit mullah.

Image

Regjimet duhet të ketë hyrë në një fazë ku disiplinimi brenda policisë dhe forcave të sigurisë do të forcohet. Disa burime pretendojnë se desertuesit ekzekutohen.

– Javid Khales, një efektiv i ri policie, thuhet se më 8 janar 2026 ka marrë urdhër për të qëlluar protestuesit. Ai zgjodhi ndërgjegjen dhe refuzoi. Ai u arrestua menjëherë dhe u transferua në burgun qendror të Isfahanit, ku thuhet se është dënuar me vdekje.

Kjo ndodh ndoshta në një shkallë shumë më të madhe sesa dimë ne. Kur anëtarët e forcave të regjimit refuzojnë të përmbushin urdhërat për të vrarë të afërmit e tyre, Republika Islamike përdor ekzekutimet si paralajmërim: Vrit ose do të vritesh.

Disa thonë se varrimet janë një arenë e re për protesta të izoluara. Këtu ngrihet flamuri i luanit dhe i diellit gjatë varrimit të një të riu që u vra nga regjimi.

13 demonstrues thuhet se janë varur.

Image

Forcat e sigurisë së regjimit po marrin në pyetje një djalë adoleshent të frikësuar.

– Pyetësi: A ke antenë satelitore në shtëpi?
Djali: Jo, e betohem në Zotin.

A e njihni Reza Shah?
Jo. Njoh djalin e tij.

E njohin djalin e tij? Si quhet?
Javid.

Një tjetër pyetës: Nëse madje as nuk e di se si quhet, pse doli në rrugë? (Ai e godet djalin në kokë.)

Pyetësi: Pra quhet Javid Shah, apo jo? („Javid Shah“ do të thotë „Rroftë mbreti“ në persisht. „Javid“ është gjithashtu një emër i zakonshëm mashkullor.)

– Ne kemi nisur zyrtarisht një çështje gjyqësore kundër Trumpit, dhe ne do të sigurohemi që ai të dalë para ligjit dhe të paguajë për krimet e tij, deklaron Gholam-Hossein Mohseni-Ejei, udhëheqësi i sistemit gjyqësor iranian.

Regjimi është bëri më i guximshëm nga ajo që e perceptojnë si dobësi nga ana e SHBA-ve. Ata së shpejti do ta kuptojnë më mirë.

Image

Regjimi fiton para të mira nga vrasjet.

“Kur Republika Islamike ekzekuton një person, ajo kërkon rreth 700 milionë toman (rreth 5000 dollarë amerikanë) nga familja si “para plumbi” për të dorëzuar trupin. Nëse jo, trupi do të varroset në një varr masiv.

Image

– 250 xhami të vandalizuara
Regjimi fajëson “agjentët e SHBA-së dhe sionistëve” për kryerjen e “krimeve të tmerrshme” gjatë kryengritjes.

– Presidenti Trump ka lançuar “MIGA” (Make Iran Great Again) dhe paralajmëroi se SHBA është “e gatshme të ndërhyjë” nëse “vrasjet e pakuptimta” nuk ndalen. Ai ka anuluar të gjitha takimet diplomatike me autoritetet iraniane dhe ka deklaruar se regjimi “sundon përmes dhunës”.

Regjimi po përdor kërcënimin e ndërhyrjes së SHBA-së për të konfirmuar narrativën e tij të “agjentëve të huaj”. Ata pretendojnë se nuk po vrasin qytetarë, por “terroristë amerikano-sionistë”.

“Ata vandalizuan 250 xhami dhe mbi 250 qendra arsimore dhe shkencore. Ata shkatërruan rrjetin elektrik, bankat dhe institucionet shëndetësore. Ata vranë disa mijëra njerëz.

Qytetarët iranianë, në nxitjen e princit të kurorës, kanë krijuar një faqe interneti ku identifikojnë njerëz të lidhur me regjimin.

Kryebashkiaku i Teheranit, Alireza Zakani, pretendon se të paktën 61 xhami janë djegur vetëm në kryeqytet (më vonë ky numër u rregullua nga shërbimi i zjarrfikësve në 30–34), ndërsa një mullah i lartë ka deklaruar se 350 xhami + 126 dhoma lutjesh janë dëmtuar në nivel kombëtar.
Kolapsi moral i së majtës
– Revolta iraniane është një dilem shumë e vështirë për të majtën, e cila hapur është pro-perëndimore, pa kushte sekulare dhe qartë e armiqësuar me islamin politik. Nuk ka asnjë “sakrificë ekzotike” për të romantizuar, asnjë slogan antiamerikan për të ripërdorur, asnjë “faj” historik kolonial për të shfrytëzuar. Pikërisht për këtë arsye, tregon se sa selektive është në të vërtetë e gjitha kjo solidaritet i shpallur.

– SHBA dhe Izraeli e kanë Francën me vete
– SHBA po transferon pajisje ushtarake në rajonin e Gjirit në një shkallë që nuk e kemi parë që nga lufta kundër Irakut në 2003. Një anije amerikane me aeroplanmbajtëse është në rrugë për në rajonin e Gjirit. Koha e pritshme e mbërritjes është e shtunë, 24 janar, ora 16:00. Mos prisni veprime përpara asaj kohe. Informacione të pakonfirmuara thonë se Franca do t’i bashkohet SHBA-së dhe se edhe forcat ajrore franceze kanë filluar të vendosin pajisje ushtarake në rajonin e Gjirit. Shefi i ushtrisë izraelite njoftoi dje se ata janë gati për veprim.

CIA dhe Mossad punojnë për të çliruar popullin iranian, por çdo hap duhet të planifikohet mirë. Operacioni nuk mund dhe nuk do të dështojë. Nuk do të kishte kuptim thjesht të hiqeshin ose vriteshin udhëheqësit dhe të lejohej IRGC të vendoste një regjim ushtarak. Sulmi ndaj regjimit të mullaveve duhet të jetë vendimtar në a mënyrë që ata të mos mund të ngrihen përsëri.

Anija-hangar «Lincoln» ka çaktivizuar njësinë e gjurmimit. Pritet të arrijë në zonën e përgjegjësisë së CENTCOM brenda 72 orëve të ardhshme.

Image

Populli iranian nuk është frikësuar nga masakra. Përkundrazi, ata janë më guximtarë se kurrë. Të gjithë presin një mundësi të re për të rrëzuar Republikën Islame. Zemërimi kombëtar që ekzistonte para protestave, tani është shndërruar në urrejtje kombëtare ndaj regjimit. Të gjithë besojnë se mullaxhitë do të rrëzohen.

Shiko videon: Arabë dhe kurdë duke u rrahur në mes të Sheshit në Trondheim

0

RRAHJE: Kishte një përleshje mes arabëve dhe kurdëve në mes të Torvet në Trondheim. Policia e armatosur ndërhyri dhe arrestoi një person. Foto: Privat/X

Espen Teigen / Document.no

Policia e armatosur u dërgua të martën pasdite në Torvet pasi u ndodh një përleshje mes arabëve dhe kurdëve.

– U thanë disa kërcënime që na bënë të vendosnim të armësohemi, raportoi drejtuesi i operacionit Christopher James White në distrikthin policor të Trøndelag për Adressa.

Sipas policisë, fillimisht tubimi ishte zhvilluar paqësisht dhe nuk kishte policë aty. Situata u agravua kur ndodhi një përleshje lidhur me demonstratën.

– Fillimisht ka qenë një tubim paqësor pa praninë e policisë. Për disa arsye të panjohura ka ndodhur një përleshje e lidhur me demonstratën, tha White.

Policia mori njoftimin për ngjarjen në orën 14:36. Disa patrulla u dërguan menjëherë në zonë.

– U bënë disa kërcënime. Ne kishim disa personel të mirë që ndiqnin një person që thuhet të jetë autori i dhunës. Kishim disa patrulla policore në vendngjarje dhe morëm shpejt kontrollin, tha shefi i operacionit në orën 14:50.

Disa nga pjesëmarrësit në demonstratë mbajnë flamuj kurdë. Sipas një informatori për Adresseavisen, tubimi kishte të bënte me rezistencën ndaj shpërbërjes së autonomisë së Rojavës në Veri të Sirisë, si dhe kërkesën për mbrojtjen e civilëve dhe rritjen e vëmendjes për situatën në atë zonë.

Në rrjetet sociale, disa në Trondheim pretendojnë se gjithçka filloi kur arabët tentuan të konfiskonin flamurin kurd nga protestuesit.

Burri i dyshuar u arrestua dhe u dërgua nga policia në rrugën Nordre pas ngjarjes.

– Ky është një burrë në të 30-tat i njohur më parë nga policia. Ai thuhet të ketë qenë një jashtmarrës i demonstratës, njofton White.

Rojava është një nga zonat e dominuara nga kurdët në pjesën veriore të Sirisë. Ajo shpërtheu në vitin 2011 gjatë luftës civile. Milicia e Rojavës është vetë ushtarët në front kundër IS-it.

Videon nga kjo rrahje ku shihet se si bartet konflikti në një vend tjetër, ata që duan mund ta shikojnë në linkun e mëposhtëm:

Dy vëllezër, dy çanta shkolle, një flamur – rrëfimi që po e nxjerr Kosovën nga harta e vogël

1
Nga Ramiz TAFILAJ
Houston, Texas SHBA
____
-Nga Prishtina në Orlando. Nga mungesa e fondeve te medaljet e arta. Një histori që nuk duhet të kalohet në heshtje.-
Në një shtëpi modeste në Kosovë, aty ku mbrëmjet shpesh mbyllen me libra të hapur e jo me lodra, rriten dy djem që po ia ndryshojnë fytyrën shpresës shqiptare. Gjini dhe Lumi Rrahmani, dy vëllezër të vegjël në moshë, por gjigantë në dije, janë sot emra që po përmenden në sallat më prestigjioze të garave shkencore botërore.
Kjo nuk është një histori luksi. Nuk është një histori privilegji.
Është një histori sakrifice, mungese, këmbënguljeje dhe besimi të verbër te dija.
Ndërsa shumë fëmijë rriten mes telefonave dhe lojërave, Gjini dhe Lumi u rritën mes formulave, eksperimenteve dhe pyetjeve që nuk kanë përgjigje të thjeshta. Që herët u dallua se këta dy djem nuk ishin të zakonshëm. Ata nuk mësonin për nota, por për të kuptuar botën.
Prindërit e tyre, Xhevdet Rrahmani dhe Linda Jashanica Rrahmani, e panë talentin, por edhe barrën. Sepse ta rrisësh talentin në Kosovë shpesh do të thotë të luftosh vetëm. Me paga modeste, me dyer institucionesh pjesrisht të mbyllura dhe me shpresën se “dikush do ta vërejë”.
Shpesh, netët përfundonin me një pyetje të dhimbshme:
A do të kemi para për udhëtimin e radhës?
Gjini dhe Lumi nuk garojnë për vete. Ata garojnë për Kosovën. Por Kosova, jo gjithmonë, ka qenë pranë tyre.
Ata kanë përfaqësuar vendin tonë në SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Itali, Holandë, Egjipt, Malajzi dhe shumë vende të tjera. Në secilin udhëtim, çantat e tyre ishin të lehta me rroba, por të rënda me përgjegjësi: të mos e zhgënjejnë kombin.
Në shkencë, inteligjencë artificiale, biologji, matematikë, kodim dhe gjuhë angleze, ata u kthyen vazhdimisht fitues, duke marrë vende të para dhe medalje të arta, shpesh përballë nxënësve që kishin pas vetes shtete të fuqishme dhe sponsorë të mëdhenj.
Në Orlando, Florida, në Neo Science Olympiad, ndodhi ajo që tashmë është bërë model i heshtur i suksesit shqiptar:
Vendi i Parë në Inteligjencë Artificiale – Medalje e Artë
Biologji “Best of the Best” – Medalje e Artë
Matematikë – Medalje e Bronztë.
Dy djem nga Kosova, një shtet i vogël, pa buxhete të mëdha, pa mbështetje të strukturuar, qëndruan në podium përkrah flamujve më të fuqishëm të botës.
Dhe sërish, pas duartrokitjeve, u kthyen në realitet:
Shpesh, Gjini dhe Lumi janë detyruar t’u drejtohen komuniteteve shqiptare, jo për luks, por për bileta avioni, për tarifa regjistrimi, për një shans tjetër. Shpesh, përgjigjja ka qenë heshtja.
Herë pas here – një ndihmë. Por asnjëherë siguri.
Në një shtet që flet për të ardhmen, këta dy fëmijë po e ndërtojnë atë pa garanci.
Në muajin gusht, Gjini dhe Lumi pritet ta përfaqësojnë sërish Kosovën në Kanada. Ky nuk është thjesht një udhëtim tjetër. Është një provë për ne si shoqëri.
A do t’i lejojmë këta yje të shuhen nga mungesa e mbështetjes?
Apo do të tregojmë se dimë ta mbrojmë dijen tonë?
Thirrje institucioneve, Ministrisë së Arsimit, biznesit dhe mërgatës shqiptare: Mos i lini vetëm.
Një shtet nuk matet me fjalë, por me mënyrën se si i trajton fëmijët e tij më të talentuar.
Gjini dhe Lumi Rrahmani nuk janë vetëm dy emra.
Ata janë pasqyra e asaj çfarë mund të bëhet Kosova nëse investon në dije.
Nëse sot nuk i ndihmojmë, nesër nuk kemi të drejtë të ankohemi pse talenti ikën.
Sepse këta dy djem nuk po kërkojnë mëshirë – po kërkojnë mundësi për ta bërë Kosovën krenare, sërish dhe sërish.