Kreu Blog Faqe 355

Për Shefqet Gjocajn, kandidatin e LVV për Kuvendin e Kosovës

0

Shënim i Drinit

Biografia e Shefqet Gjocajt

Kandidat për Kuvendin e Republikës së Kosovës Shefqet Gjocaj shquhet si një nga zërat më të rëndësishëm dhe më të përkushtuar të jetës publike e kulturore në Republikën e Kosovës.

I lindur më 11 qershor 1962 në Istog, ai i përket brezit që ka ndërtuar themelet e zhvillimit kulturor dhe shoqëror të vendit që nga vitet ’80.

Me krijimtarinë dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm, Gjocaj është bërë një figurë kyçe në formësimin e dramaturgjisë, kulturës dhe identitetit artistik bashkëkohor të Kosovës.

Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Teknik, drejtimi Arkitekturë (1982–1988), ndërsa pas një përvoje të gjerë në art, teatër dhe organizim kulturor, iu rikthye akademisë duke diplomuar në Dramaturgji – Bachelor (2008–2012) dhe Master (2012–2013) në Fakultetin e Arteve.

Gjatë drejtimit të Ansamblit “Shota” (2014–2022), institucioni kaloi një fazë të rigjallërimit artistik, riorganizimit të brendshëm dhe prezantimit dinjitoz të kulturës shqiptare në skenat më prestigjioze, brenda dhe jashtë vendit.

Nën udhëheqjen e tij u zhvilluan dhjetëra produksione, turne ndërkombëtare dhe projekte të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë shpirtërore.

Përvoja e tij profesionale përfshin edhe angazhime në projekte të Bashkimit Evropian (2006–2013) si ekspert i marrëdhënieve me publikun, si dhe detyra në BE, UN dhe Kryqin e Kuq Austriak (1999–2005), ku ka drejtuar programe rindërtimi pas luftës, zhvillimi urban dhe trajnime profesionale. Kontributi i tij është i pranishëm në qindra projekte infrastrukturore e komunitare në Istog, Pejë dhe Mitrovicë.

Si gazetar dhe korrespondent i “Koha Ditore” dhe TVSH-së gjatë viteve të luftës, Gjocaj ka raportuar nga terreni mbi zhvillimet politike, sociale dhe kulturore, duke dokumentuar një periudhë vendimtare të historisë së Kosovës .

Ai është gjithashtu bashkëthemelues i revistës “Kronika e Istogut”. Karrierën e nisi si mësimdhënës (1986–1997), duke dhënë kontribut të paçmueshëm në edukimin e brezave të rinj në Istog dhe Mitrovicë.

Në fushën e artit skenik, Shefqet Gjocaj është një emër i njohur: aktor, regjisor, dramaturg dhe themelues i trupave teatrore.

Ka qenë pjesë e SHKA “Bajram Curri”, Ansamblit “Ramiz Sadiku”, Teatrit “Sander Prosi” dhe themelues i Teatrit “A. Moisiu” në Mitrovicë (1990) dhe Teatrit “Bindi” në Istog (1993).

Ai ka regjisoruar mbi 10 shfaqje dhe ka interpretuar në më shumë se 20 role teatrore. Është autor i dramave “Përvjetori”, “Ora e Matematikës”, “Engjëjt janë gjithkund”, “Kamera e Fshehur”, “Ëndrra e Lulit” dhe veprave të tjera ende të pabotuara.

Si skenarist, ka kontribuar në projekte filmike, ndër to edhe te filmi “Kthimi” ne regji te Blerta Zeqirit, fitues i çmimeve ndërkombëtare përfshirë Sundance Film Festival dhe Sarajevo Film Festival.

Shefqet Gjocaj – Intelektuali i Veprimit dhe Vizioni për Ardhmërinë e Dardanisë/ Kosovës

0

Nga Dr. SC. Abedin Sutaj, Vjenë, me 14 dhjetor 2025

Në kohë kur hapësira publike shqiptare shpesh dominohet nga zhurma, improvizimi dhe mungesa e vizionit afatgjatë, figura e Shefqet Gjocajt shfaqet si një përjashtim i domosdoshëm: intelektual i veprimit, krijues i palodhur dhe njeri i përkushtuar ndaj shoqërisë, jo ndaj interesit personal.

Ai përfaqëson atë tipologji të rrallë të mendimtarit dhe veprimtarit që ndërton, ruan dhe projekton vlera — në art, në kulturë, në dije dhe në jetën publike.

Shefqet Gjocaj ishte dhe është, profesor, mentor, magjistër i shkencave, skenarist, regjisor, aktivist kulturor dhe raportues në kohë të vështira historike, njohës i shumë gjuhëve dhe shumë letërsive dhe kulturave.

Por mbi të gjitha, ai është dëshmi e gjallë se dija, kur bashkohet me përkushtimin qytetar, shndërrohet në forcë transformuese për shoqërinë. Në një realitet ku intelektualizmi shpesh reduktohet në teori sterile, Gjocaj ka zgjedhur rrugën e veprimit konkret, duke e vendosur dijen në shërbim të interesit publik.

SHOTA – Nga ansambël folklorik në institucion identitar

Një nga kontributet më domethënëse të Shefqet Gjocajt është udhëheqja shumëvjeçare e Ansambli Kombëtar i Kengeve dhe Valleve “Shota”, të cilin ai e ka konsoliduar dhe shndërruar në një platformë kulturore të qëndrueshme dhe të përhershme. Nën drejtimin e tij, SHOTA nuk ishte thjesht një ansambël performues, por një institucion identitar që i dha zë dhe formë kujtesës kolektive shqiptare në kohë dhe hapësirë.

Falë vizionit të tij, folklori nuk u trajtua si relike muzeale, por si gjuhë e gjallë kulturore, e aftë të komunikojë me brezat e rinj dhe me botën. Ky është një kontribut shtetformues në vetvete: sepse kombet nuk mbahen vetëm me ligje dhe kufij, por me kulturë, kujtesë dhe vetëdije historike.

Vizioni enciklopedik dhe angazhimi për paqe e zhvillim Me një qasje enciklopedike dhe horizont të gjerë intelektual, Gjocaj angazhohet vazhdimisht për paqen, dialogun ndërgjeneracional dhe zhvillimin kulturor.

Ai ka qenë dhe mbetet zë i arsyes në raportimin ndaj realiteteve të vështira shoqërore, politike dhe historike, duke ruajtur integritet profesional dhe etikë qytetare. Angazhimi i tij për ruajtjen dhe risjelljen e trashëgimisë shtetformuese dardane nuk është nostalgji, por projekt për të ardhmen: sepse pa rrënjë të qarta historike, asnjë shoqëri nuk mund të ndërtojë identitet të qëndrueshëm modern.

Njohuri politike që mungojnë në qendrat e vendimmarrjes

Shefqet Gjocaj zotëron njohuri të thella politike, të ndërtuara mbi përvojë shumëvjeçare praktike dhe reflektim intelektual — njohuri që fatkeqësisht shpesh mungojnë në Kuvendin e Kosovës dhe në dhomat udhëheqëse politike të Dardanisë.

Ai nuk është produkt i improvizimit politik, por rezultat i një rruge të gjatë studimi, pune dhe përgjegjësie qytetare. Njohës i shkencave ekzakte, shkencave shoqërore dhe arteve, Gjocaj përfaqëson një figurë të gjithanshme, të domosdoshme për përparimin e Kosovës.

Kontributi i tij nuk kufizohet vetëm në politikë, por shtrihet në nivelet më të larta akademike dhe kulturore të vendit — aty ku formësohen mendjet dhe orientimet e së nesërmes.

Votë për dije, kulturë dhe ardhmëri

T’i japësh votën Shefqet Gjocajt do të thotë t’i japësh votë dijes përballë mediokritetit, kulturës përballë harresës dhe vizionit afatgjatë përballë interesit të ngushtë ditor. Do të thotë të zgjedhësh një përfaqësues që e kupton shtetin jo si privilegj, por si përgjegjësi. Në një moment historik kur Dardania ka nevojë për orientim të qartë, për dinjitet institucional dhe për përfaqësim me substancë, figura si Shefqet Gjocaj nuk janë luks — janë domosdoshmëri.

Ai është zë i arsyes, i kujtesës dhe i së ardhmes.

T’i japësh mbështetje Shefqet Gjocajt do të thotë t’i japësh mbështetje vetë ardhmërisë së Kosovës ( Voto 75).

Kronika për shumë gabime që s’do të duhej t’i bënim

4
Nga: Gjergj Kabashi
___
Nëse do të isha dënuar, nuk dënohet gazetaria, por une…!
___
Gjithë jetën, prej ditëve të rinisë e deri tash kur po shkruaj, jam marrë me gazetari, duke i shkelë me këmbë vendet e ndryshme dhe duke biseduar me njerëz të ndryshëm.
Nëse gaboj e dënohem, dijeni se nuk dënohet gazetaria, por une…!
Une, si gazetar kritik nuk mund të fshihem mas profesionit e të them se nëse dënohem une, u dënua gazetaria…!
Apo të them se jam luftëtar i shquar i islamizimit antishqiptar të kombit a udhëheqes i portalit Drini.
Apo t’i lodhi njerezit për vlerësimet e çmimet që më janë dhënë rrugëve të profesionit, prej çmimit Gazetar i Vitit në Kosovë, të ndarë nga gazeta Rilindja në vitin 1996, apo deri tek vlerësimi “Guximi Intelektual” që mu dha muajin e kaluar nga Shoqata Kulturore “Jakova” e Gjakovës.
Të gjitha këto rrugë e të arritura, i kam ba me dëshirë dhe jo për t’i ba hije jetës së tjetrit !
Jo…!
Apo të fshihem pas bëmave të familjes; pas vuajtjeve, pësimeve dhe dergjes së babait si luftëtar i Mulla Zekë Berdynës dikur, të plagosur në Kaquber, afër Beranës, apo Shoqatës Kulturore “Migjeni” të Lubajnës.
Apo të keqtrajtuar mizorisht nga UDB-a, kur familjen e “Kaftorrve” të Tomocit ka kundërshtuar që ta dëbonin nga fshati e dërgonin në Srem të Vojvodinës. Kjo është familja e të parëve të Luigj Naser Shatrit, komandantit të njohur të UÇK-së.
Keqtrajtim që ndikoi që të vdiste relativisht i ri në shkurt të vitit 1962…!
Une shkruaj vazhdimisht, por nuk e lodhi askend me faktin e hidhur se jam dënuar prej “populli të udbizuar shqiptar”, që u prek për shkak se e ndihmova në situatat më të rënda për te, deri tek çsyziumi i tashëm islamik-antishqiptar.
Por, Une, kurrë nuk i lëshoj pe gabimit UDB-ash dhe UDB-ashit apo UDB-ashëve të patriotizuar…!
Pasi UDB e vërtetë i ka urdhëruar detyrimisht të kryenin detyra në favor të Serbisë, e jo të ishin patriotë shqiptar!
Nuk i lëshoj atë e as ata që më dënuan me varfërim, sikur të ishin serbomëdhenj…!
Nuk u lëshoj pe për asnjë milimetër Familjeve mendjefëlliqura e kriminele UDB-ashe…!
Se ato kanë qenë të programuara vetëm për krime të brendshme, asgjë tjetër !
UDB-ashin e patriotizuar nuk e lëshoj edhe nëse fshihen pas famëlartës UÇK…!
___
E marte, 18 nentor 2025, rreth ores 18-të, në shitoren Jambo të Albi Mall, në Prishtinë.
Një person që dëshiron të mbetët anonim, më tha:
Sa ka hyre në shitoren Jambo dhe ka pare gjërat e Krishtlindjes, ka dëgjuar se si fëmija që ishte aty me prindët e vet, ka deklaruar:
“Keto sende jane te qafirave, jo te muslimaneve!”
Kjo thënie e shqiptuar me sinqeritet dhe natyrshëm prej fëmiut që mbahej prej prindërve për dore, tregon se si fëmijët e të rinjt po i rrisim të izoluar dhe larg kulturës sonë Arbërore.
Kjo qasje antikombëtare e antishtetërore e krijon “Njeriun e Ri “arnaut”, si pjesë të interesave turkomëdha dhe të Islamit Botëror.
Edukimi i atij fëmije, prindërve të tij dhe mbarë rinisë në vend, u është lënë atyre që bëjnë propaganda të huaja religjioze në interesin e shteteve të tjera, jodashamirëse ndaj kombit shqiptar.
Fëmijët e tillë, prindërit e tyre dhe mbarë një komb iu është lënë shteteve të huaja, propagandave dhe luftës speciale të tyre.
“Kolona e pestë” brenda nesh, kryen punë për armiqtë e kombit duke u sjellë dhe vepruar sikurse do armiku.
Fëmijët e tillë, rinia e tillë, një popull i tillë nuk mbahet për kulturën dhe historinë e vet, por atë pushtuese që i duket “normale” dhe e “ëmbël”.

___

Kujdes…!

Keni kujdes të gjithë ju që bëni fotomontazhe të tilla apo që përpiqeni t’i shantazhoni të tjerët me “femnat tuja”.
Kujdes se dënoheni ju, femnat “tuaja”, sidomos ai shtisi i madh-serbomadh! Kujdes se del dikush dhe nuk e kqyrë dhe lypë aq shumë shantazhuesin e vogël, por shtisin e madh…!
Se ai që shpifë, fyen dhe përpiqet t’ia prishë imazhin tjetrit, kushdo qoftë ai, mund të jetë kriminel e madh i ndonjë partie apo ka bërë krime të rënda, vrasje apo çka jo tjetër dhe përpiqet t’i ndaloj e tremb ata që dijnë diçka për krimet me sajimin artificial të shantazhimeve.
Nëse nuk gjenden ata që bëjnë fotomontazhe të tilla për llogarinë ligaqe të cilësdo parti apo që përpiqen t’i shantazhojnë njerëzit, është tepër keq për vendin dhe shtetin ligjor.

___

Prej zhumër, në qetësi dhe një gabim që e bëra pavetëdijshëm

11 dhjetor 2025
Po i shikoj Lajmet dhe debatet që zhvillohen në tv-ët e këtushme.
Biseda të qeta dhe me argumente.
Pa e ngritë zërin fare.
Dje erdha prej Kosovës këtu dhe mund të them se “ende po me ndjek pas zhurna e madhe” që zhvillohet studiove televizive.
Tmerr vetëm me i pa se si çarten dhe shfytyrohen disa “kryepleq”, disa të ashtuquajtura figura publike atje. Po të kishte psikolog dhe psikiatër dashamirës ndaj tyre , do t’u ofroheshin e tu thonin se me shfaqjet e tyre publike e vrasin dhe turpërojnë vetën me imponimin e tillë artificial, që i shfaqë të sëmurë, me atë “sëmurje” që mund ta sëmurin publikun!
Qartësisht shihet se ata duan t’i imponojnë qëndrimet e veta, edhe kur u mungojnë argumentet.
Pasi zbrita prej aeroplanit Dje menjëherë e mora trenin për aty ku jetoj. Kisha hyrë gabimisht dhe pa e vërejtur në atë vagon treni që quhet “stillevogn”, që i bije vagoni i qetë ku ata që udhëtojnë ose lexojnë, rrijnë të qetë apo flejnë.
Për dreq me thirri gruaja ne telefon dhe une po flas me te zëshëm (pa zhurmë, kuptohet).
Një grua që ulej në karrige pa folë me mua fare por duke më shikuar, e ngriti fletën ku shkruante: “Stillevogn”.
E kuptova mesazhin dhe faktin se isha në vagonin ku nuk duhej bërë kurrfar zhurme!

___

Neootomani

E shikova një video ku kryeislamisti politik i Kosovës “e thëriste shtetin” që ta mbronte Islamin e kanosur.
Neootomanizmin-panislamizmin e tij!
Që ta mbronte Islamin Politik të “arnautllukut” , që Turqia neoosmane po ia meremeton dhe ndërton objketet e kultit për interesat e veta gjeostrategjike – turkomëdha.
Që njëherit janë edhe interesa gjeostrategjike të Serbisë dhe Federatës Ruse, që për sa mbahet në mend e kanë ruajtur Islami “për ne”, dmth., për interesat e veta !
Une që jam ujk i vetmuar në këtë çështje dhe si takoj asnjë organizimi të veçant për braktisjen e Islamit, as Lëvizjes së Deçanit, pasi do ta kisha dëgjuar kryeislamistin politik të Kosovës dhe gjuhën e tij të idhët e të çartur, të sertë e të idhët myslimane, kisha me thanë: Ik prej Islamit të tij…!
Ik prej aty ku është, ngërdhucet dhe kërcënon ai, se aty nuk duhet të rrihet , pos nëse je i lidhur me pranga në trup e shpirt…!
Jam tejet i lumtur që prej këtij Islami ika përgjithmonë kah fundi i korrikut 2008 duke u rikthyer në krishterizëm në Kishën Gjon Pagëzuesi të Zllakuqanit, krishtërizëm që familja ime ishte detyruar ta linte dikur.
Është zgjidhje imja e ndërgjegjshme, për të cilën nuk ka pse të mendoj dhe brengoset “shteti” i mendjes së kryeislamistit politik të Kosovës !
Ai “shtet” i mendjes së tij që, bazuar “në shumicën muslimane”, mendon se duhet t’ia ruaj rezultatet e investimeve të huaja religjioze – neootomanistë me “Njeriun e Ri “arnaut” dhe “Vëllazërinë Myslimane”, që rri tuj e ba “sallamadi” për “umetin e profetit” dhe duke menduar që “i riu arnaut” ta kapë pushken në dorë sa herë i kërcënohet Islami kudo në botë, për t’i mbrojtur Ujgurët në Kinë, Talebanët në Afganistan apo t’i bëhet krah HAMAS-it dhe HEZBOLLAH-ut në Lindjen e Mesme, kur u kërcënohen dhe shkelen të drejtat e palestinezëve !
___
Një analizë e thellë ngaLis Bukuroca.
___
Analiza e Lis Bukurocës Ambasadorët, ushtarakët, ata që i ruajnë kufijtë e Kosovës, kur pandërpre e dëgjojnë se “Liria ka emër”, mund të thonë: “A ndihmohet ky popull?!” – DRINI.us , nuk është kundër askujt, por e analizon keqpërdorimin e një slogani. Analiza e Lisit është një vështrim i thellë intelektual që nuk mirret fare me këta persona që janë në foto, e po gjykohen në Hagë.
Pavarësisht se slogani përdoret për ta.
Gjykata e Hagës është edhe e Kosovës, andaj kushdo që gjëndet i pafajshëm, do të lirohet.
Analiza flet kryesisht për gjuhën e turmës, për paditurinë, për një lavdomani të kotë, për një fodullëk dhe situata tragjikomike që mund ta dëmtojnë vendin.
Këtu nuk ka vend për përgjigje “patriotike”, por vetëm për analizë të ftoftë që i llogaritë vetëm të mirat për vendin.
As gazetaria, as partitë politike, as UÇK, nuk kanë mundësi të jenë “pronë” e askujt, andaj kujdes dhe vëmendje në përgjigje, se nëse kthehemi në kohë, atëherë ndeshemi me situatat kur Serbia gjakatare, që e kishte armatën e gjashtë për nga kapacitetet në Europë në atë kohë dhe e trashëgonte gjithë fuqinë ushtarake të ish-Jugosllavisë, nuk do të ishin më në Kosovë, apo në Kosovën e tërë, po të mos ishte NATO.
Pavarësisht kontributit historik të UÇK-së për vendin, është NATO që të gjithë neve e edhe këta që janë në këtë foto, pra mbarë një popull të dëbuar me dhunë e gjenocide serbomëdha, e ktheu në vendin e vet, në atë që qe quajtur “kthim biblik”!
Ai kthim biblik duhet të na kujtohet sa të jetë jeta jetë e të mos bijmë viktima të krekosësve që nuk kanë pasur mundësi ta bënin të lirë as mëhallen e vet.
Vetëm rrahagjoksit dhe UDB-ashët e pavetëdijshëm këtë e marrin si ligësi, kur dihet se asnjë komb i vogël nuk mund të lriohet vet dhe t’i gëzoj të mirat e Lirisë pa a pasur një fuqi të madhe ushtarake pas.
Dhe as nuk mund të mbijetojë pa e pasur atë fuqi ushtarake pas, prandaj Serbia me propagandat e saj edhe brenda nesh, e bënë të pamunduren që të na e krijoj bindjen e vetmjafueshmërisë dhe të ikjes nga vetvetja në Islam.
Se vetëm kështu ajo fiton e rikthehet kadaldale, duke i zhgënjyer ata që vërtetë na liruan, me ngulitjen e bindjes , se: “A ndihmohet ky popull?”
Rusia Cariste e zgjeroj Serbinë në territoret e huaja Dje, (kryesisht shqiptare) dhe Federata Ruse Sot vazhdimisht mundohet ta rikthej Serbinë në ato territore të pushtuara prej saj deri më 1999.
Andaj ne, të gjithë ne pa asnjë përjashtim, edhe UÇK-ja duhet të jemi mirënjohës të përjetshëm ndaj NATO-s, në mënyrë që asnjë i dehur pa pa pasur muskuj dhe forcë të mos mundet me thanë, qysh e rithekson bukur Lis Bukuroca për keqpërdorimin e sloganit “Liria ka emër”, se : “A ndihmohet ky popull?!”
Prandaj, kujdes maksimal në përdorimin e sloganeve, si të këtij që e analizon intelektuali i madh Lis Bukuroca, që është më i ditur, më atdhedashës dhe i kulturuar, që është shumë më largpamës se shumëkush që ka marrë pjesë në luftë.
Prandaj, ata që nuk kuptojnë, qofshin edhe “të afërm” që u kruhet aty ku nuk thuhet, duhet të rrijnë urtë e mos të shesin pallavra.
___
A janë serbët e Kosovës “lopë indase” , ndërsa Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbi “raje e mjerë”…?!
___
Ata që po ironizojnë me fitoren e udhëheqësve lokal serbë në pjesën veriore të Kosovës, e kanë gabim të madh dhe e shprehin një kënaqesi që nuk do të duhej të shprehej prej asnjë banori të Kosovës.
Prej ndonjë shqiptari – jo se jo…!
Askush nuk e ka ndonjë arsye të shqetësohe nga kthimi i udhëheqësve komunal serbë, bije fjala në pjesën e Mitrovicës andej Ibrit, në Leposaviq e gjetiu.
Serbët e asaj pjese të Kosovës me ndërhyrjen direkte të Serbisë, i patën lëshuar institucionet në atë pjesë të vendit, andaj kthimi i tyre duhet parë si shenjë e mirë për vendin.
Ajo që nuk duhet lejuar është rikthimi i politikës shtetërore të Serbisë në Kosovë.
E vërteta është se serbët e komunave që i udhëheqin tash, detyrimisht duhet t’i respektojnë institucionet e Kosovës, Kushtetuten e vendit, flamurin e Kosovës dhe në komunat që i udhëheqin të jetë në krye fotoja e Presidentes Vjosa Osmani.
Sikurse që shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës duhet ta respektojnë Kushtetuten dhe ligjet e Serbisë.
Dhe nëse kërkohet edhe të betohen para fotos së Aleksander Vuçiqit, sikurse serbët në Kosovë para fotos së Vjosa Osmanit !
Deshtëm a nuk deshtëm kështu duhet të ndodhë…!
Ata apo ato që e thonë se “serbët nuk i respektojnë ligjet e shtetit të Kosovës”, prape e kanë gabim se as shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës nuk i respektojnë “me ëndje” ligjet e shtetit të Serbisë.
Por, duhet t’i respektojnë !
Me rëndësi është që as serbëve në Kosovë e as Shqiptarëve në Serbi të mos u cenohen të drejtat por t’i kenë të gjitha të drejtat që u takojnë pakicave.
Lugina e Preshevës, domosdo duhet t’i ketë të gjitha të drejtat si të serbëve të Kosovës, pasi edhe ata janë njerëz sikurse serbët…!
Për të tjerat – as që duhet të mendohet…!
Dhe gjithmonë duhet të pyesim, se: A janë serbët e Kosovës “lopë indase” , ndërsa Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbi “raje e mjerë”…?!
___
“Shamia” në Zvicër e Nexhmije Mehmetajt…?!
___
Nexhmije Mehmetaj është një grua e kulturuar në mërgatën e Zvicrës, e cila si mësimdhënëse (e mësimit plotësues) ka bërë emër me punën dhe analizat e saj.
Nexhmija është autore shumë e nderuar e Drinit, e cila vlerësohet për angazhimet e mbara prej të gjithëve.
Ky shkrim është në vazhdën e shkrimeve të saj që prekun në thelbin e problemeve.
Kjo që e analizon Nexhmija ndërlidhet me integrimin e keq të fëmijëve dhe edhepse nuk thuhet, shteti zvicerian e ka kuptuar sherrin dhe platformën e “Vëllazërisë Myslimane” , frymëzueses së Al Kaedas, për të depërtuar nëpër shkolla dhe hapësirat e tjera publike e institucionale.
Kjo duhet të ndalohet në Zvicër, Kanada, Australi, SHBA-a apo në Kosovën e vogël.
Mos të na lodhë askush me “Savë Bataren”, se terrori i tij është bërë ndaj Arbnorëve e jo ndaj Muslimanëve.
Këto janë gjëra tepër serioze dhe ne nuk guxojmë ta pranojmë lojën me “savëbataren” e asaj kohe, kur shovenizmi serbomadh donte të na i merrete tokat, hapësirat e jetës sonë.
Mos të lodhemi me kësi propagande të ligë, se në fund të fundit kujtdo mund t’ia lëmë atë në fyt, pasi tash ndeshemi me sherret e depërtimit të Islamit Global, që synon të ecën përpara përmes xhamizimit-islamizimit dhe krijimit të “Njeriut të Ri “arnaut”, kidnapimit të fëmijëve – “që janë resurs për Islamin” pa i ba 18 vjet, etj.
E nga “tanët” sherret më të mëdha me ikjen nga vetja, janë duke i bërë Shqiptarët e Maqedonisë që duan t’i bëjnë të tjerë, meqenëse shteti maqedonas – pasi ua pati futur kryet nëpër xhami dhe i dehi keq me Islam, në fud po ua kërcet shqelma buthve dhe po i ndjek prej Maqedonisë në mërgatë, sidomos në Zvicër.
Por, mos të harrojmë se në vetvrasje nuk po ua len mangut as Kosova, që po kryen punë të madhe për islamizimin, sipas recetave turkomëdha, serbomëdha dhe rusomëdha.
Faik Konica, gjeniu i letrave shqipe, pati bërë një vërejtje të paharruar për podgoriqanët e shpërngulur në Shkodër, pasi i kishin dëbuar prej Crna Gores, që në vend se të mendonin të ktheheshin atje prej nga i kishin ndjekur me dhunë, i pati djegë malli për xhami.
Dhe xhamitë “i morën me vete” – në Shkodër…, por e lanë vendin e vet përgjithmonë!?
___
Ka filluar dhe po shkon mbarë gjithkah…, po vijnë ditë të zeza për “Vëllazërinë Myslimane” dhe ata që pa e ditur e shpiejnë përpara propagandën e saj panislamike!
___
“Vëllazëria Myslimane”, frymëzuesja kryesore e Al Kaedas së tmerrshme, organizatës më terroriste-islamike në botë, po mposhtet, se u zbulua me vonesë plani i saj për asimilimin dhe pushtimin me “Islamin Paqësor”.
Islami dhe secila fe tjetër…, duhet të mbahet aty ku i takon, në sferën private të individit, pa e lejuar që ta bëjë asnjë hap në sferën publike që na takon të gjithëve.
Ne shqiptarët kemi probleme të mëdha me pushtimin e brendshëm prej fashizmit islamik, që erdhi si “dhuratë danajsh” prej atyre që në shtetin e Kosovës (Dardani) , po i meremetojnë dhe ndërtojnë “fabrikat për prodhimin e turqve”, sikurse të investonin në “tokën e askujt” – lëndinat e dikurshme të Perandorisë Osmane.
Politikania iraniano-kanadeze Goldie Ghamari qysh para një viti thoshte se regjimi terrorist në Iran po shënon territorin islamik në këtë mënyrë, territoret po pushtohen me anë të lutjeve “paqësore” në hapësirën publike:
– Kjo është një shenjë pushtimi, një simbol i pushtetit. Është shumë e frikshme të shohësh se si ideologjia radikale islamofashiste po abuzon me idealet kanadeze të lirisë dhe Kartën e të Drejtave dhe Lirive, tha ajo në Sky News.
***
Ndërkaq, nëse ndonjë islamist i madh politik në “arnautlluk” flet për “islamofobi” dhe e përmend kriminelin Savë Batarja, pyetnie se a po të pengon kush , o Shqiptarofob , në praktikimin e religjionit tënd në sferën private?
Ai shkretan nuk do të ketë përgjigje të logjikshme se e din se askush se pengon, por do pushtimin e hapësirës publike me praktikime religjioze panislamike, pra don shënjimin e territorit të Islamit!
Sqarim
Savo Lazareviq i njohur si Sav Batarja (1849-1943), ishte kolonel malazez, hakmarrës i njohur serb që ndëshkoi pabesisht shqiptarët dhe ua ndërroj fenë me dhunë duke e bërë kend pati mundësi me dhunë e terror ortodoksë.
Ai person gjenocidal, që gabimisht përmendet tash nga kryeislamisti politik i Kosovës, është ndër ata që e shtypën me gjak kryengritjen shqiptare në vitin 1913.
Savo Lazareviq (Sav Batarja) mori pjesë si oficer në luftërat nga 1876 deri në 1878, si dhe në luftërat nga 1912 deri në 1918. Në fund të vitit 1915 ishte me “krilashët” e tij në mbrojtjen e ushtrisë serbe që po tërhiqej përmes Grykës së Rugovës, dhe në fillim të vitit 1916 “krilashët” e tij likuiduan në Podgoricë Isa Boletinin e disa të tjerë që e shoqëronin, udhëheqësin e lavdishëm të kryengritjeve shqiptare për liri e pavarësi.
Ai dhe të tjerë si ai e udhëhiqnin pushtimin e jashtëm të kombit shqiptar, ndërsa islamistët politik të “arnautllukut”, sot e udhëheqin pushtimin e brendshëm, në mënyrë që këtë komb t’ia bashkëngjesin thesit me m. të Islamit Botëror, mu atë për të cilin përpiqet “Vëllazëria Myslimane”, të cilën SHBA-të , disa vende të botës arabe etj, janë duke e shpallë organizatë terroriste.
___
Në krejt botën nisin të mbyllen…, në Kosovë hapen…!
___
Në krejt botën dhe Europën mbyllen “dhomat lutjeve”, apo “dhomat e namazit”, sikurse ajo që u hap në Albi Mall të Prishtinës kohëve të fundit, për njerëzit që vijnë për tregtim, hanë, pijnë dhe shetisin në këtë shtëpi tregtare…!
E ata u dashka të bajnë “namaz”, pasi të lodhen se u duhet të rrijnë shumë aty…?!
Apo si ajo që ishte hapur menjëherë pas përurimit të Aeroportit “Adem Jasharit” të Prishtinës dikur prej turqve.
A e vëreni se kshin e kanë qëllim të na bëjnë Mysliman – me zor…, me hirë apo pahir!
Krejt bota e kuptoj me në fund se depërtimet e tilla bëhen për zënje hapësire për islamizim, që është diktuar nga “Vëllazëria Myslimane”, e formuar nga mësuesi reformator i islamit Hasan al-Banna (më 1928, në Egjipt), organizatë shoveniste religjioze panislamike për t’i mbajtur të lidhur dhe të bashkuar gjithë muslimanët, nga e cila është frymëzuar edhe Al Kaeda e Osama bin Laden.
Ja mendimi i kryeminstres së Danimarkës për këtë vendim:
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen u ka bërë thirrje institucioneve arsimore të mbyllin dhomat e lutjes.
Argumenti është se ndarja gjinore dhe kontrolli negativ social mund të ndodhin në dhomat e lutjes midis studentëve. Me fjalë të tjera: Bëhet fjalë për Islamin, si zakonisht.

Studime të ndryshme të hapllogrupeve gjenetike mbi popullsitë europiane, popullin shqiptar jashtë Shqipërisë, si dhe në rajonin e Ballkanit

0

Shkruan Akademik Flori Bruqi ,PHD

Studime të ndryshme gjenetike jane bere mbi popullsitë europiane, duke përfshirë popullsinë aktuale shqiptare, popullin shqipetar jashtë Shqipërisë, si dhe në rajonin e Ballkanit në teresi. Y-ADN Dy haplogroupet e lidhura me fort me popullin shqiptar (E-V13 dhe J2b)Mendohet te kene ardhur në Evrope nga Lindja e Afërt me revolucionin neolitik apo…

Studime të ndryshme gjenetike jane bere mbi popullsitë europiane, duke përfshirë popullsinë aktuale shqiptare, popullin shqipetar jashtë Shqipërisë, si dhe në rajonin e Ballkanit në teresi.

Y-ADN

Dy haplogroupet e lidhura me fort me popullin shqiptar (E-V13 dhe J2b)Mendohet te kene ardhur në Evrope nga Lindja e Afërt me revolucionin neolitik apo Mesolitik, heret në epokën holocenit. Të dy haplogroupet e medha E1b1b dhe J2 jane të përhapura ne te gjithë Europën dhe gjithashtu kane frekuenca shume të medha te grekët, italianët, bullgarët. Mendohet se nga Ballkani ata u shpërndanë në pjesën tjetër të Evropës.

Shpërndarja e E-V13 në Evrope

***

Y haplogroupi E1b1b (E-M35)

NE popullatën e moderne të Ballkanit është e dominuar nga nen-dega e tij E1b1b1a (E-M78) dhe në mënyrë specifike me nen-degen Evropiane të E-M78, E-v13. [101]

Ne Evrope dhe gjetkë ka ardhur nga nje para-ardhës i përbashkët i ka cili jetuar në fund te Mesolitikut ose Neolitikut, ndoshta në Ballkan.

Shpërndarja aktuale mund te jete rezultat i disa zgjerimeve demografike nga Ballkani, si ato që shoqërohen me revolucionin neolitik, epoken e bronzit të Ballkanit, dhe me shume kohët e fundit, gjatë epokës romake gjatë të ashtuquajturit “rritjen e ushtarëve ilire”.

***

Y haplogroupi J në Ballkanin modern është e përfaqësuar kryesisht nga nen dega J2B (e njohur edhe si ” J-M12 ose J-M102 ). Ashtu SI E-V13, J2B është e shpërndarë ne te gjithë Evropën me qender në dukje origjinën e afërt …Shqipërinë.

***
Y haplogroupi I gjendet kryesisht në Evrope, .

Disa nga nen deget e tij jane gjetur në sasi të konsiderueshme në Ballkan.

***

Haplogroupi R1a është i zakonshem në Evropën Qendrore dhe Lindore ( është gjithashtu i zakonshem në Azine Qendrore dhe Indi). Në Ballkan, ai është i lidhur fort me zonat sllave .

Haplogroupi tjetër i rendesishem , R1b, ka perfaqesim te gjere ne shume pjesë të Evropës, Evropën Perëndimore dhe sidomos mes shqiptarëve dhe grekëve në Ballkan

Haplogroupi R1b është i zakonshem ne te gjithë Evropën, por veçanërisht i zakonshem në bregdetin perëndimor të Atlantikut të Evropës, është gjetur edhe në Lindjen e Mesme, Kaukaz dhe disa pjesë të Afrikës.

Në Evrope, duke përfshirë Ballkanin, ajo tenton të jete me pak e zakonshme në zonat sllav- folëse, ku R1a eshte me i zakonshem. Ajo tregon frekuencave të ngjashme mes shqiptarëve dhe grekëve në rreth 20% të popullsisë mashkullore, por është shume me pak i zakonshem në vendet e të tjera te Ballkanit.

***

Nga nje studim i Pericic në vitin 2005 shohim me poshte frekuencat e Y-ADN të shqiptarëve nga Kosova me haplogroupin E1b1b dhe nendeges se saj qe përfaqësojnë 47,4% të totalit

N E-M78 * E-v13 E-M81 E-M123 J2B I1 I2a2 R1b R1a P

114 1,75% 43,85% 0,90% 0,90% 16,70% 5,31% 2,65% 21,10% 4,42% 1,77%

Nje studim nga Battaglia në vitin 2008] ka shpërndarjen e mëposhtme te haplogroupeve te shqiptareve nga Shqiperia

N E-M78 * E-v13 G I1 I2a1 I2b J1 j2a J2B R1a R1b

55 1,8% 23,6% 1,8% 3,6% 14,5% 3,6% 3,6% 5,4% 14,5% 9,1% 18,2%

I njëjti studim nga Battaglia et al (2008) gjeti gjithashtu shpërndarjet e mëposhtme mes shqiptarëve në Maqedoni:

N E-M78 * E-v13 E-M123 G I1 I2a I2a1 I2a2 J1 J2a1b J2B R1a R1b

64 1,6% 34,4% 3,1% 1,6% 4,7% 1,6% 9,4% 1,6% 6,3% 1,6% 14,1% 1,6% 18,8%

ADNMT

Nje tjetër studim i popullsive të vjetra të Ballkanit dhe afiniteteve të tyre gjenetike me popullsi aktuale evropiane është bere në vitin 2004, në Baze të ADN-SE MT(nensia) në mbetjet skeletore të disa popullsive të vjetra trakase ne jug-lindje të Rumanisë, që daton nga epoka e bronzit dhe e hekurit. Ky studim eshte bere nga gërmimet e eshtrave njerëzore te 20 individëve që datojnë rreth 3,200 à 4,100 Vjet, nga Epoka e Bronzit, , dhe kockat fosile të njeriut dhe dhëmbët e 27 individëve nga epoka e hekurit . Pas krahasimit te këtij materiali me popullsinë europiane te sotme, autorët arriten ne përfundimin:

Frekuenca e mutacioneve të zakonshme nga pjese të popullsisë së sotme evropiane me popullsinë trake ka rezultuar :Sot Italianet (7,9%), shqiptaret (6,3%) , greket (5,8%) ,kane treguar lidhje farefisnore të ngushtë gjenetike me individët thrakas me te forte sesa individët rumune dhe bullgare (vetem 4,2%).

Natyrisht kjo eshte vetem nje parathenie….kerkoni dhe do te zbuloni me tej misteret e Adn-se…materiale per haplogrupet dhe adn-ne ka me qindra ne web dhe neper forume te ndryshme…nese doni te krahasoni te dhenat tuaja me vllezerit tane jashte Shqiperise ju ftoj te regjistroheni edhe ne projektin tjeter “Albanian Bloodlines”…kerkim te mbare dhe uroj qe perkatesia ne haplogrupe te zgjoje kuriozitetin tuaj dhe te forcoje ndjenjen tuaj kombetare ….

“Shqiptar i vërtetë e i mirë është ay që vë gjithënjë e kurëdo kombërinë përpara fesë, nuk ka vëllezër ata që ka në besën e tij, por ata që ka në kombëri të tij.” –

Fjala ime me rastin e vlerësimit nga Unioni i gazetarëve shqiptarë

0

Frank Shkreli

(Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Unioni i Gazetarëve  Shqiptarë ndau vlersime për disa nga gazetarët më të njohur pët kontributet e tyre në pesë dekadat e fundit).

Të nderuar përfaqësues të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë,  Unioni i Gazetareve Shqiptare | Facebook. I nderuar Z. Aleksandër Çipa me bashkpuntorë, Dritan Haxhia, dega USA, të nderuar kolegë, zonja dhe zotërinj.

Me mirënjohje të thellë dhe me përulësi e pranoj këtë vlerësim. Të nderohesh nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë — një institucion që ndodhet në zemër të profesionit tonë–është privilegj dhe, njëkohsisht, një vërtetim domethënës i vlerave tona të përbashkëta në mbrojtje të lirisë së fjalës – që botërisht konsiderohet si baza e të gjitha lirive dhe të drejtave të tjera universale bazë të njeriut.

Ky vlerësim nuk është thjesht një nderim personal, vetëm për mua.  Ai është edhe një kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon: të mbrojmë të Vërtetën, të informojmë publikun me integritet dhe t’i shërbejmë shoqërisë ku jetojmë e punojmë, me guxim dhe përgjegjësi qytetare, atdhetare, por edhe njerëzore.

Me besimin se, “Me armë kemi ruajtur ekzistencën tonë. Me pendë do t’ia sjellin të mbarën dhe të mirën Atdheut”, citohet të ketë shkruar At Gjergj Fishta për rolin e gazetarëve. Frank Shkreli: At Gjergj Fishta për rolin e shtypit të lirë. Në përvjetorin e kalimit të tij në amshim | Gazeta Telegraf

Gazetaria e lirë nuk është vetëm profesion; është edhe mision, një shfaqje besimi publik, në mbështetje, pa kompromis, të kësaj lirie themelore të njeriut. Ky parim bazë ndaj lirisë së vërtetë të fjalës, detyron gazetarin e lirë të jetë gjithmonë vigjilent, etik, me moral personal dhe përgjegjësi të lartë shoqërore, në mbrojtje edhe të interesave kombëtare, në ushtrimin e gazetarisë së lirë.

Duke u qëndruar edhe besnik parimeve që i japin gazetarisë së lirë, qëllimin e saj maksimal fisnik në mbrojtje të së VËRTETËS – me objektivitet, paanshmëri dhe saktësi, në informimin e lexuesve dhe audiencave të tjera mediatike moderne.

Për më tepër, gazetarët e lirë, “lypset të jenë mbrojtësit e së vërtetës dhe farkuesat e atij karakteri kombëtar fisnik e të shëndosh, të pathyeshëm e guximtar, por edhe njiherit të rysun, të disiplinuem, të ndieshëm, e të zellshëm për dije e për punë”. (Një citim që i akordohet At Gjergj Fishtës, mbi rolin e gazetarit të lirë).

Në rrugëtimin tim prej një gjysëm shekulli në këtë fushë tepër fisnike të jetës dhe veprimtarisë time, shpeshherë jam frymëzuar edhe nga përkushtimi i shumë kolegëve — të djeshëm dhe të sotëm – të cilët kanë mbajtur lartë flamurin e gazetarisë së lirë dhe të përgjegjshme, shpesh në rrethana shumë të vështira.

Përkushtimi i tyre ndaj lirisë së fjalës ka forcuar edhe përkushtimin tim ndaj lirisë së shtypit.  Ky vlerësim sot nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e rinovon atë përkushtim dhe më kujton disa prej gazetarëve dhe atdhetarëve shqiptarë dhe amerikanë të shekullit të kaluar, me disa prej të cilëve, kam patur nderin dhe privilegjin të punojë në Zërin e Amerikës, por jo vetëm, e të cilët një mënyrë ose tjetër, kanë influencuar pozitivisht karrierën time të gjatë në këtë fushë.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për punën e pandërprerë në mbrojtjen e të drejtave, dinjitetit dhe pavarësisë së gazetarëve shqiptarë, në kushte shumë të vështira pune. Jam i vetdijshëm i sfidave serioze me të cilat është përballur gazetaria shqiptare gjatë tranzicionit të stërgjatur politik të 35-viteve të kaluara. Por, përpjekjet tuaja dhe përkushtimi ndaj lirisë së fjalës – si ent mbarë-kombëtar në mbrojtje të lirisë së shtypit — sigurojnë që liria e gazetarit të mbetet jo vetëm e rëndësishme për vet gazetarët, por që të luaj edhe rolin thelbësor për zhvillimin demokratik dhe lirive bazë të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore në Ballkanin Perëndimor.

E pranoj këtë nderim gjithashtu me mirënjohje, por edhe me ndjenjën e përgjegjësisë–që të vazhdoj të kontribuoj, megjith moshën e shtyrë, në çdo mënyrë që mundem, në përparimin e vazhdueshëm të lirisë së shtypit, në promovimin e standardeve etike dhe në forcimin e besimit të publikut në punën që gazetarët shqiptarë bëjnë kudo dhe pa ndërhyrje politike.

Falënderoj edhe një herë, sinqerisht, Unionin e Gazetarëve Shqiptarë   për këtë vlerësim kaq domethënës. Është thellësisht i çmuar nga ana ime, si një vërtetim, jo vetëm i përkushtimit tim ndaj integritetit profesional, dhe vlerave të objektivitetit të etikës gazetareske, por edhe i punës së gjatë të shumë ish-kolegëve të mi, bashkpuntorë në Zërin e Amerikës. Të cilët për fat të keq nuk arritën të shihnin shembjen e komunizmit ndërkombëtar në Evropë 35-vjet më parë dhe as fundin e regjimit enverist në Shqipërinë e tyre të dashur.

Duke falënderuar Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për këtë vlersim, me këtë rast, të gjithë ata i kujtoj me mall, respekt e mirënjohje:  të gjithë ata gazetarë shqiptaro-amerikanë të cilët me punën e tyre të palodhur dhe me besim në misionin e tyre jetësor të gazetarisë së lirë dhe me vet-mohim në shpërblim, kontribuan shumë për lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve, ndërkohë që shërbyen edhe si urë për forcimin e marrëdhënieve historike midis Kombit Shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, me këtë rast, pa dashur të përmendi emra se janë shumë — Ju dhe atyre, me respekt dhe mirënjohje të thellë, u shkojnë falënderimet e mia më të përzemërta për vlersimin!

Majlinda Nushi – Dama e Kosovës dhe zëri që nuk u hesht kurrë

0

Sak Muji, Rugovë-Zvicër

Në një skenë politike ku shpesh mungon guximi, integriteti dhe zëri i sinqertë, Majlinda Nushi shfaqet si një figurë që i bashkon këto vlera në një personalitet të vetëm. E lindur më 1 maj 1978, e rritur në Gjakovë, ajo vjen nga një familje që i shërbeu dijes, atdheut dhe së vërtetës – edhe atëherë kur çmimi ishte jeta.

Që në fëmijëri, Majlinda Nushi e kuptoi se fjala ka peshë dhe se liria nuk dhurohet, por fitohet. Që në moshën 7-vjeçare ajo u ngjit në skenë për të përfaqësuar Kosovën në garat republikane të ish-Jugosllavisë, duke fituar vendin e parë. Më pas, dy herë radhazi, fitoi vendin e parë në garat mbarëkombëtare të recitatorëve në Preshevë me poezinë “Jam shqiptar e kosovar” – një poezi që për të ishte betim dhe identitet.

Teatri, fjala dhe drejtësia Në teatër, Majlinda Nushi gjeti hapësirën për ta thënë të vërtetën pa frikë. Në skenën e Teatrit Amator të Gjakovës, përkrah artistëve të njohur, ajo u formua si aktore dhe si karakter, duke u shpallur Aktore e Vitit. Megjithatë, ajo kurrë nuk e zgjodhi famën mbi shërbimin ndaj shoqërisë. Dhimbja që u kthye në forcë

Jeta e Majlinda Nushit është e shënuar nga dhimbje të thella personale. Ajo është vajza e prof. dr. Jakup Nushit, një prej mendjeve më të ndritura të Kosovës, i vrarë para derës së shtëpisë më 10 maj 1999. Është gjithashtu motra që trokiti në burgjet e Serbisë për të kërkuar vëllain 16-vjeçar, Gentin, mes të pagjeturve. Nga këto plagë ajo nuk u thye. Përkundrazi, u bë më e fortë dhe e vendosur për të vepruar.

Dija si armë për ndryshim Majlinda Nushi zgjodhi arsimin si mjet rezistence dhe ndërtimi:

• Farmaciste me formim profesional,

• studente e dalluar dhe bursiste,

• magjistre dhe doktorante,

• e formuar edhe në Gjenevë, për të kuptuar politikën moderne evropiane. Megjithatë, ajo nuk u shkëput asnjëherë nga Kosova. Sipas saj, vendi nuk ka nevojë për politikanë që largohen, por për njerëz që qëndrojnë dhe përballen.

Angazhim politik me ndërgjegje Në vitin 2013, Majlinda Nushi mori përgjegjësinë të drejtojë Partinë Socialdemokrate të Kosovës, me synimin për:

• drejtësi sociale,

• arsim cilësor,

• dinjitet njerëzor,

• dhe një shtet që u shërben qytetarëve, jo interesave të ngushta. Ajo nuk kandidon nga ambicia personale, por sepse e di çmimin e lirisë, sepse ka humbur, ka luftuar dhe ka qëndruar. Pse duhet votuar Majlinda Nushi?

Majlinda Nushi përfaqëson:

• një zë të fortë femre në politikë,

• një biografi sakrifice, jo slogane,

• kombinim të bukurisë, forcës dhe besnikërisë,

• dhe guxim për të folur kur të tjerët heshtin. Ajo nuk është figurë e importuar dhe as produkt marketingu politik, por rezultat i një rruge të gjatë përkushtimi dhe qëndrueshmërie.

Porosia e saj për Kosovën “Kosova ka nevojë për një zë të fortë femre në Parlament, që përfaqëson bukuri, forcë dhe besnikëri.”

⸻

Majlinda Nushi – votë për dinjitet, jo për heshtje.

Shih videon:

(3) Video | Facebook

Panik i madh nga ata që nuk u distancuan nga votimet e Gjykatës së Posaçme e Çakorrit, apo me heshtjen për biografitë korruptive

1
Lis Bukuroca, Gjermani
  • Fitorja e Kurtit është e sigurt. Opozita e di, mediat e dinë. Trauma e disa gazetarëve do të jetë e pashmangshme: kolaps nervor, shtangie, sulme paniku.

Paniku nga fitorja dhe pasojat

Po investojnë djersën e fundit për të ringjallur pasuesit e proto-shtetit, ku vjedhja konsiderohej “marrje” dhe korrupsioni “shpërblim” ose “mirënjohje”.

Një portal informativ, nga dhjetë shkrime në faqen e parë, nëntë ishin kundër Kurtit.  Ata e urrejnë Kurtin, por u mungon kandidati i denjë. Prandaj po përpiqen ta gdhendin një figurë nga materiali i gabuar — nga dërrasa. Dy kryetarët e opozitës nuk guxojnë të distancohen nga e kaluara korruptive e paraardhësve të tyre.

Mund të jenë të zotë në profesionet e tyre, por për kryeministra u mungon gjithçka, përveç gatishmërisë për zvarritje dhe lepe-peqe.

Pse nuk distancohen nga “Pronto”? Sepse duan të vazhdojnë politikat dhe pasurimin kundërligjor, që e konsiderojnë të drejtë natyrore. Ligji, sipas tyre, nuk duhet të pengojë politikanët dhe të afërmit e tyre në grumbullim të pasurisë.

Hamza dhe Abdixhiku nuk reformojnë partitë, nuk ndërtojnë vizion; janë kukulla në shërbim të bosëve të vet, përkohësisht. Albin Kurti do të festojë fitoren, disa gazetarë do të marrin medikamente për qetësim, dhe ndonjë i pasuruar kundërligjshëm mund të arratiset drejt Shqipërisë, te shteti ligjor i Edi Ramës.

Njerëzit me mizën nën kapuç, të cilët mund të hetohen, janë bashkuar me të korruptuarit dhe “veteranët” e rrejshëm, si dikur proletariati botëror. Ky grup, që përfshin oligarkë, gazetarë, moderatorë e analistë, përfaqësohet politikisht nga LDK, PDK dhe AAK. Ata luftojnë për ta, por pikërisht kjo është arsyeja pse do t’i humbin zgjedhjet.

Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare, në kufi në mes Malit të Zi dhe Kosovës, në një lartësi 2,058 m. Çakorri përbën ujëndarësin në mes lumit Lim dhe Lumbardhit të Pejës. Përbëhet nga rreshpet argjilore të Paleozoikut dhe dolomitët kristalore të Triasit.

Çakorri është e mbuluar me pyje halore dhe kullota alpine. Është i njohur për bukurinë e tij natyrore. Qafa malore e Çakorrit (1,849 m), lidhë Andrijevicën dhe Pejën me rrugën e ndërtuar në vitin 1926, e cila është lidhja më e shkurtër në mes Kosovës një pjesë të madhe të bregdetit Adriatik. Për shkak të reshjeve të rënda të dëborës dhe ortekëve të shpeshta trafiku në muajt e dimrit ndërkrehet rregullisht. Wikipedia

___

Liderët e opozitës janë aq boshë në projekte dhe ide, saqë po të hidheshin në det, nuk do të fundoseshin. Do të lundronin mbi ujë… si tullumbace.

Ata merren vetëm me shpifje, insinuata dhe dhunë verbale, të pushtuar nga smira, paragjykimet dhe urrejtja. Nuk ofrojnë asgjë konkrete. Luftojnë Kurtin, por nuk paraqesin asnjë alternativë më të mirë: asnjë projekt, përveç rikthimit të gjendjes në të kaluarën.

Votat nuk fitohen me rrena, mashtrime, foto-montazhe, me mosdistancim nga votimet e Gjykatës së Posaçme e Çakorrit apo me heshtjen për biografitë korruptive.
Votat fitohen me rritje të buxhetit, të pensioneve, të pagave, me punësim, zhvillim dhe armatim. Jo duke premtuar rikthimin dhe vazhdimin e hajnokracisë!

Dhe në fund, sipas zakonit dhe traditës, Bedri Hamza do t’ia dorëzojë stafetën zotit Kurti. Këtë herë, duke u frymëzuar nga fjalët e veta të 15 prillit 1980:
„Shoku Tito, tungjatjeta, me ty jemi sa t’asht jeta!“
Hamza tash e rregullon, ia përshtat vendit dhe kuvendit, dhe do të bërtasë si pionier pas një ndërhyrjeje të vogël:
„Zoti Kurti, tungjatjeta, me ty Kosova sa t’asht jeta!“

Pra, rezultati dihet. Traumat janë të pashmangshme, pjesa tjetër është zhurmë: piskama për klikime dhe rrugaçëri televizive nga njerëz që e quajnë veten intelektualë, por shërbejnë si shembuj të dëmshëm për rininë. Ata janë të alkoolizuar apo të prishur në shtëpi me një edukatë thellësisht asociale.

Rezultati? Një fitore më shumë, disa trauma më tepër dhe përmbyllja e reformës së drejtësisë së kapur. Pikërisht ky synim po prodhon panik, trishtim dhe pagjumësi kronike…

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!

1
Më 31 janar 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbahet Konferenca e Bujanit. Më 2 janar 1944, pasi shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit, Konferenca doli me një dokument përfundimtar, ku thuhet: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë”.Fadil Hoxha kërkonte: Vetëvendosje
Në një intervistë për TV Klan, me Blendi Fevziun, më 2000, Hoxha për Bujanin kishte thënë: “Përfundimet e konferencës në plan të gjerë ishin që Kosova duhej të vetëvendoste në mbarim të luftës, normalisht në një datë të afërt. Por, kur u duk që ky vendim u mor nga shqiptarët, ashtu edhe nga jugosllavët, në qershor të vitit 1944, Milovan Gjilasi – një nga drejtuesit më të lartë të Partisë Komuniste jugosllave, një nga njerëzit më pranë Titos – dërgoi një letër në të cilën nuk i hidhte poshtë vendimet e Konferencës së Bujanit, por sqaronte se nuk ishte koha për t`u marrë me këto probleme. E, koha nuk erdhi kurrë për t`u marrë me këto probleme”.
Sipas tij, për vendimet e Konferencës së Bujanit i ishin dërguar telegrame Winston Churchillit (Britani e Madhe), Iosif Stalinit (BRSS), Enver Hoxhës (Shqipëri) dhe Josip Broz Titos (Jugosllavi).
“E kemi shumëzuar proklamatën të cilën ia kemi drejtu popullit të Kosovës, gjerë e gjatë, në disa mijëra copa”, ka thënë Hoxha.
Ai në këtë intervistë përmend edhe takimin me Enver Hoxhën në Tiranë, ku kërkon mësues shqiptarë dhe shkronjat (për sistemin Gutenberg të shtypshkronjës) meqë kishin hapur gazetën Rilindja. Sipas tij, menjëherë në Kosovë arritën 200 mësues, të cilët vazhdojnë emancipimin e shqiptarëve të Kosovës që kishte filluar më parë me mësuesit që i kishte dërguar gjatë pushtimit italian, ministri i Arsimit – Ernest Koliqi. Ndërsa, thekson se për padrejtësitë që bëheshin ndaj shqiptarëve të Kosovës, e të cilat ky ia kishte shprehur Enver Hoxhës, ishte spiunuar nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Koçi Xoxe, tek një nëpunës i shërbimit sekret të Serbisë.
Po sipas Hoxhës, kur Enver Hoxha më 1947 kishte shkuar në Beograd, ai nuk kishte kërkuar ta takojë asnjë zyrtar të Kosovës, për çka këta janë ndier të zhgënjyer. Kërkesa e vetme për takim e Enver Hoxhës ishte me nënën e Milladin Popoviqit. Pra, në këtë vit Enver Hoxha ndërpret marrëdhëniet me komunistët e Kosovës, ndërkaq pas vitit 1948, kur prishen marrëdhëniet mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, shqiptarët humbin mbështetjen edhe nga Shqipëria, shkruan Telegrafi.
Se a ka mundur të bëjë diçka Shqipëria për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të këtij shteti, kjo ende nuk është sqaruar, siç nuk ka përgjigje të saktë se a kanë mundur ta bëjnë Kosovën republikë politikanët e Kosovës. Por, nuk mund të mohohet se ka pasë indoktrinime me ideologjinë e Shqipërisë, sidomos tek rinia që kudo në botë është e prirë të kundërshtojë sistemet.
Komunistët shqiptarë e mbrojtën “Trepçën” shumë më mirë se të tjerët sot
Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se organizatorët e demonstratave të vitit 1981 nuk kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të shqiptarëve të Kosovës, porse kanë synuar që komunizmin jugosllav ta zëvendësojnë më atë stalinist. Kjo deklaratë ka nxitur reagime të mëdha nga shumë organizatorë të këtyre demonstratave, përfshirë edhe deklaratën e Vllasit se janë të pabaza arsyetimet se protestat e vitit 1981 e kanë ngritur vetëdijen kombëtare në mesin e shqiptarëve të Kosovës, meqë “vetëdija kombëtare ka qenë vazhdimisht në ngritje”. “Kemi pasur shkolla, universitet, media, Akademi të Shkencave. Nuk ishim pa vetëdije kombëtare. Në bazë te asaj vetëdije ne kemi arritur që të institucionalizohemi”, ka thënë Vllasi.
Se kjo është e vërtetë, si dëshmi mund ta marrim Kombinatin “Trepça”, e cila që në kohën kur udhëhiqej nga Veli Deva, në vitet ’70 të shekullit të kaluar, kishte 11 njësi (secila me nga 250-1000 punëtorë) e ku 75 për qind e kuadrove ishin shqiptare dhe në pozitat udhëheqëse. Për këtë, udhëheqësit shqiptarë të Kosovës ishin nën presion. Madje, thuhet se Deva në një takim politik kishte thënë: “Ngushtë jemi prej shkieve këtu në ‘Trepçë’”!
Ndërkaq, mos të harrojmë se më 1978, për vetëm 24 vite nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Kosova kishte 400 mijë nxënës në shkolla të mesme e fillore. Sipas akademikut Mark Krasniqi, vetëm nga viti 1970-1990 u diplomuan mbi 33 mijë studentë shqiptarë, 213 doktorë shkencash, 160 magjistra…!
Pra, kishte emancipim dhe ngritje të vetëdijes kombëtare, e kjo dëshmohet edhe me ngritjen e statusit të Kosovës në federatën jugosllave.
“Për Fadil Hoxhën, komunizmi ishte ndërtimi i vendit, shkollat, universiteti, elektrifikimi, industrializimi, rrugët, spitalet, çrrënjosja e tuberkulozit, ngopja e barkut me buke. Përderisa të tjerat, si burgosjet, vrasjet, përndjekja e mendimit të lirë, censura – të gjitha ishin deformime, ishin stalinizëm. Komunizmi për te ishte ‘Nënë’ e Maksim Gorkit, ‘Anti Dyrringu’ i Engelsit e në veçanti tezat e Leninit mbi çështjen kombëtare, gjegjësisht evokimi i tij për vetëvendosje”, thuhet në librin “Fadil Hoxha në veten e pare”, me shënime dhe parathënie të Veton Surroit, në intervistën që Hoxha përmes magnetofonit ia kishte dhënë Rexhai Surroit në gusht 1963.
Natyrisht, nuk duhet harruar se Hoxha në këtë libër citohet të ketë folur edhe për rezistencën në Drenicë, ku thotë se me likuidimin e grupit të Shaban Polluzës është qetësuar Drenica. Kjo deklaratë, edhe pse nuk ka shumë detaje, nuk lë përshtypje të mirë tek shqiptarët, prandaj kjo periudhë e jetës së tij kërkon po ashtu sqarime shtesë.
Hoxha ia hoqi Metohinë emrit të Kosovës, ndërsa kërkoi edhe republikën
Vllasi në intervistën për Telegrafin përmend se “republikën e kemi diskutuar haptas edhe në kohën kur kanë qenë ndryshimet kushtetuese, në vitet ‘68 dhe ‘69”. Kjo thuhet edhe nga historianët serbë. Sepse, pas Plenumit të Brioneve (1966), pra pas rënies së ministrit të Brendshëm të Jugosllavisë, antishqiptarit Aleksandër Rankoviq, pozita e shqiptarëve në Jugosllavi nis të avancohet, sidomos pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 1974.
Mediat serbe, duke u cituar arkivin e TItos, kanë shkruar se Hoxha më 1966 kishte kërkuar që emrit të Kosovës t’i hiqet Metohija, gjë që edhe ka ndodhur, dhe se Kosova duhet të sjell ligjet e saj, përfshirë Gjykatën Supreme. Pra, të jetë e barabartë me njësitë tjera të Jugosllavisë. Ndërsa, historiani serb, Millosh Mishoviq, në librin e tij “Ko je trazio republiku: Kosovo 1945-1985” (Kush e kërkoi Republikën: Kosova 1945-1985), ka shkruar se më 22 prill 1968, në mbledhjen e Kryesisë së Komisionit Ekzekutiv të Kosovës, Fadil Hoxha kërkonte: “Flamuri i Kosovës nuk duhet të jetë një flamur i trilluar… Në Kosovë shumica janë shqiptarë dhe flamuri duhet të jetë shqiptar”. “Hoxha”, thuhet po aty, “kërkoi që Kosova të ketë flamurin zyrtar, stemën dhe festën e vetë shtetërore. Këtu është kërkuar Kosova Republikë”.
Pozita e shqiptarëve avancohet pas vitit 1974, por gjërat ndryshojnë pas demonstratave të vitit 1981, për të cilat duhet pranuar se askush nuk di të japë një sqarim të qartë, sidomos për organizimin e tyre.
“Parulla kryesore me datën 26 mars, te Qendra e Studentëve, ku kam qenë prezent edhe unë, ka qenë: ‘Lavdi marksizëm-leninizmit”, thotë Vllasi në intervistën për Telegrafin.
Është e vërtetë se parullat e demonstratave shqiptare shpesh binin në kundërshtim me njëra-tjetrën. Kështu, Branko Horvat, në librin e tij “Kosovsko pitanje” (Çështja e Kosovës), ka shkruar se në demonstratat e vitit 1981, parullat dhe grupet ndahen kështu: I. “Duam Republikë, ja me hatër ja me luftë”, “Jemi shqiptarë, jo jugosllovenë”, “Kosova e kosovarëve”; II. “’Trepça punon, Beogradi ndërton”; III. “I duam shokët e burgosur”, “Rroftë Adem Demaçi”; IV. “Rroftë vëllazëria e popullit shqiptar”, “Bashkim i trojeve shqiptare”; V. “Rroftë marksizëm-leninizmi”, “Poshtë revizionizmi”; VI. “Dikush në kolltuk, dikush pa bukë”, “Deri kur në podrum”, “S’ka bisedime me borgjezinë e kuqe”, “Rroftë klasa punëtore”, “Kërkojmë kushte më të mira”!
Pra, siç shihet, kishte indoktrinim me doktrinën staliniste të Shqipërisë të përfaqësuar nga Enver Hoxha, për të cilin po ashtu ka mendime të ndryshme: pro dhe kundër tij?
Fadil Hoxha nuk kishte hezituar ta përmendte as bashkimin kombëtar
Historiani Shaban Braha ka thënë se “për tragjedinë e Tivarit dinin më mirë Koçe Xoxe në Tiranë dhe Aleksandër Rankoviqi në Beograd”. Po ashtu, sipas tij, në shkurt 1945 Fadil Hoxha i tha Titos: “Ju e dini çfarë premtimesh na keni dhënë gjatë LANÇ-së dhe ato duhet t’i mbani, ndryshe Jugosllavia do të jetë për një kohë të gjatë në luftë me shqiptarët”.
Me rastin e vdekjes së Brahës, Hashim Thaçi – i cili e kishte këshilltar politik, Azem Vllasin – ka dërguar një telegram ngushëllimi më 2013, me këtë përmbajtje: “Vepra dhe figura e Shaban Brahës do të mbetet shëmbëlltyrë e paharruar e veprimtarit të palodhshëm dhe patriotit që angazhimin dhe dashurinë për atdheun e kanë të pashterur dhe konstant”.
Pra, nderohet figura e Brahës, që nuk e vë në pah pozitiv sistemin e Enver Hoxhës, e aq më pak në dritë negative Fadil Hoxhën.
Në anën tjetër, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili nderon Konferencën e Bujanit, në një emision të RTK-së më 2008, “Një kafe me politikanët e Kosovës”, shihet se e mban fotografinë e Enver Hoxhës në bibliotekën e tij. Ai thotë se kjo ishte dhuratë dhe se nuk kishte kohë të sistemonte bibliotekën. Krasniqi ka pohuar se është mjaft i lidhur me Shqipërinë, por si politikan që ishte për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, ka ndërruar mendje.
“Edhe unë kam të drejtë të ndryshoj mendje”, ka thënë ai.
Ta ndërlidhin këtu Vllasin. “Është e pavërtetë ajo që e thonë organizatorët e protestave se demonstratat (1981) se kanë synuar edhe bashkimin kombëtar… Jugosllavia, e cila ishte pengesë për bashkim kombëtar, u shkatërrua dhe bashkimi nuk ndodhi. Pse?”, ka theksuar Vllasi në intervistë me Telegrafin, që pikërisht ndërlidhet me këto ndryshime të qëndrimeve të atyre që cilësohen si organizatorë të demonstratave të vitit 1981.
Në anën tjetër, akademiku Mark Krasniqi, në një intervistë për KTV, kishte thënë se pas konflikteve që kishte Hoxha me Stanoje Aksiçin e Lipjanit, që ishte zyrtar i lartë në Serbi, ai kishte thënë në katër sy (Krasniqit): “Nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën, përveç bashkimit me Shqipërinë”. Ndërsa, Milan Vuçiniq, në librin e tij “Zašto Kosovo ne može da bude republika” (Pse Kosova nuk mund të jetë republikë), thotë se Fadil Hoxha më 1958 kishte thënë: “Me qenë se është shumica e shqiptarëve në Kosovë, gjithsesi se kjo do të shkojë në Shqipëri”. Pra, për dallim nga politikanët e sotëm të Kosovës, Hoxha në një sistem monist megjithatë kishte guxuar ta përmendte bashkimin me Shqipërinë.
Luftëtarë të dy blloqeve: Fadil Hoxha përqafohet me Hysen Tërpezën
Sidoqoftë, kemi shumë versione të historisë, pro e kundër Enverit, pro e kundër Fadilit, siç kemi pro e kundër shumë figurave tjera, që nga Skënderbeu. Por, askush nuk mund ta mohojë se ka pasur tendenca nga disa personalitetet komuniste që, siç ka thënë Kaçusha Jashari për BBC, në dobi të shqiptarëve të ndërrohet sistemi brenda sistemit ekzistues jugosllav.
Jakup Krasniqi është arrestuar pas demonstratave të vitit 1981. Natyrisht, askush nuk mund të pajtohet me këtë arrestim dhe as vuajtjet nëpër të cilat ka kaluar ai. Megjithatë, ai dhe secili duhet të jetë i hapur për debatet që bëhen për rrethanat e ndryshime historike, siç ishin demonstratat e vitit 1981.
Për këtë duhet të merret model Hysen Tërpeza dhe Fadil Hoxha. Te pjesa dërrmuese e popullatës së Kosovës, të të dy taboreve, në versionin e ri të historisë i pari ishte dhe mbetet model i rezistencës, i lëvizjes për liri dhe çlirim, ndërsa i dyti model i poltronistit të komunizmit jugosllav. Versioni se Hoxha mund të ketë qenë më vigjilent për pafuqinë e shqiptarëve dhe se të drejtat e tyre është munduar t’i realizojë përmes sistemit që është imponuar, nuk është shumë bindës për bashkëluftëtarët dhe ithtarët e dikurshëm e të tashëm të Tërpezës. Por, përqafimi i Hoxhës dhe Tërpezës, pas çlirimit të Kosovës dhe pak para vdekjes së të dyve, është shembull që rrënon shumë paragjykime. Ata dëshmuan se rivalët politik në fazat e tranzicionit jo gjithmonë janë rivalë të koncepteve patriotike në njërën anë dhe të koncepteve të tradhtisë në anën tjetër, shkruan Telegrafi.
Vllasi në intervistën e tij qëndron pro bindjeve që kishte dikur. Por, natyrisht, siç kërkon nga organizatorët e demonstratave të vitit 1981 “të vërtetën për atë se kush i ka nxitur ato protesta”, duhet të sqarohet edhe për termin kundërrevolucion dhe diferencimet ideo-politike. Sepse, në vitin 1981, Mahmut Bakalli, si kreu i Partisë Komuniste në Kosovë, dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në shenjë mospajtimi me qëndrimet e udhëheqjes në Beograd se këto ngjarje ishin kundërrevolucionare. Bakalli ishte deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës gjatë viteve 2001-2004, nga radhët e AAK-së, dhe një kohë këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Por, edhe në këto vite është deklaruar se ishte kundër demonstratave të vitit 1981 e edhe kundër etiketës së kundërrevolucionit.
Fadil e Sharr Hoxha, që të dy të urryer nga politika serbe
Fadil Hoxha është akuzuar që nga Konferenca e Bujanit e gjer në vdekje të tij si armik i serbëve. Ai më 1986 shkarkohet nga të gjitha postet. Ndërsa, më 1991, nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit akuzohet për tradhti.
Më lartë u përmendën parullat e thëna nga demonstruesit gjatë vitit 1981. Shumë nga pjesëmarrësit e këtyre demonstratave, të burgosur ose jo, pas luftës kishin poste udhëheqëse në Kosovë. Mirëpo, nuk duhet të harrohet një fakt: para tyre, parulla kundër sistemit të Jugosllavisë ka shkruar i biri i Fadil Hoxhës, Sharri. Pikërisht për këtë, gjatë viteve ’80 ka shkruar shtypi serb, madje edhe se Sharri në hotelin “Bozhur” në Prishtinë nga kamerieri kishte kërkuar t’i shërbehet një “kokë serbi”. Përderisa kjo deklaratë mund të jetë pjesë e propagandës, ajo që dihet është kjo: Branko Horvat ka shkruar se më 1963 Sharr Hoxha me një grup ka shkruar parullat: “Poshtë Tito”, “Poshtë Jugosllavia”, “Rroftë Enver Hoxha”, “Rroftë Shqipëria”.
Telegrafi si dëshmi ua sjell pjesë të “Raportit të Komisionit të Sekretariatit të Komitetit Krahinor të LK të Serbisë për hulumtimin e përgjegjësisë politike të anëtarëve të Komitetit Krahinor, të cilët kanë punuar në shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Krahinë”. Ky Komision është formuar pas Penumit Brioneve. Ndërkaq, për Sharrin dëshmi jep Stanislav Gërkoviq, kryeshefit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Qarkut dhe Komunës së Prishtinës.
Një pjesë e dëshmisë së Gërkoviqit dhënë më 16 korrik 1966, është kjo: “Para dy vjetësh, me sa më kujtohet, me rastin e zbulimit të veprimtarisë armiqësore të një grupi të rinjsh – nxënës të shkollës së mesme – gjetëm edhe emrin e njërit djalë të Fadil Hoxhës (Sharri). U konstatua se ai kishte ditur për këtë veprimtari dhe në njëfarë mase edhe vetë kishte marrë pjesë në të. Këtë grup nuk e ndoqëm, sa më kujtohet, as në mënyrë kundërvajtëse, meqë ishim marrë vesh që për tërë këtë të lajmërohet shoku Fadil…”.
Sipas dokumenteve në Arkivin e Jugosllavisë, UDB-ja mikrofonat i ka instaluar edhe në shtëpitë e Ismet Shaqirit, Ymer Pulës, Mehmet Hoxhës dhe Fadil Hoxhës. Në këtë fushatë është përcjellë puna e intelektualëve shqiptarë, si Mark Krasniqi, Gjon Shiroka dhe Enver Gjergjeku. Dyshimet janë se janë përgjuar edhe Veli Deva, Xhevdet Hamza e Drita Dobroshi.
Akademiku Mark Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin, thotë se ka qenë i vetëdijshëm për përgjimet që i janë bërë dhe se për këtë ishte paralajmëruar nga Fadil Hoxha.
“Unë kam respekt për punën e Fadil Hoxhës, sepse ai ka kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët. Ai ka përmendur të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje”, ka thënë Krasniqi.
Se cili version duhet të besohet para dhe pas vitit 1981, se a ka saktësi dhe se a duhet të revidohet historia dhe të jemi më të hapur në debate, për këtë duhen studime dhe… studime.

Helsingin Sanomat (1939) / Mbreti Zog përballë shtypit letonez : “Vendi juaj, Letonia, është ndër shtetet më moderne të botës nga pikëpamja administrative…”

0

Burimi : Pašvaldību Darbinieks, Korrik 1939

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Dhjetor 2025 

Gazeta finlandeze “Helsingin Sanomat” ka botuar, të dielën e 16 korrikut 1939, në faqen n°9 dhe 17, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretin Zog gjatë ekzilit në Riga (Letoni), të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Autografë mbretërorë për vajzat finlandeze.

Zogu me suitën e tij ende në Letoni.

Mbreti nuk i ka dhënë ende fund karrierës së tij politike.

Burimi : Helsingin Sanomat, 1939, e diel, 16 korrik 1939, faqe n°9

Burimi : Helsingin Sanomat, 1939, e diel, 16 korrik 1939, faqe n°9

(Nga korrespondenti i Helsingin Sanomat.)

Riga, 15 korrik.

Ish-mbreti i Shqipërisë, Zogu, i cili ndodhet aktualisht këtu, priti këtë mëngjes përfaqësues të shtypit letonez dhe të huaj dhe deklaroi sa vijon :

“Pas Luftës së Madhe Botërore kam ndjekur me interes të veçantë përpjekjet e popujve për përparim dhe bashkëpunim dhe kam vërejtur se si kombet punojnë për të vazhduar veprimtarinë e tyre në paqe. 

Njëkohësisht kam pasur mundësinë të ndjek edhe luftërat çlirimtare të popullit letonez. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me gjithçka që kam parë dhe përjetuar në Letoni. Më mahnit veçanërisht puna e presidentit tuaj për shëndoshjen e jetës shtetërore dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit. 

Kudo kam parë përparim të madh, sidomos në fushën sociale. Edhe pse kam qenë vetëm disa orë në Letoni, kam parë tashmë se vendi juaj është ndër shtetet më moderne të botës nga pikëpamja administrative. Populli juaj ka përqendruar forcat prodhuese në bashkëpunim, në të cilin marrin pjesë në mënyrë të barabartë edhe bashkësitë e ndryshme fetare. Vetë kam përjetuar se sa e vështirë është të qeverisësh një vend ku jetojnë popuj dhe besime të ndryshme fetare.”

Pas deklaratës së tij, mbreti njoftoi se një nga sekretarët e tij do t’u përgjigjej gjithashtu pyetjeve të gazetarëve. Kështu, një gazetar pyeti se cilat janë planet më të afërta për të ardhmen e Lartmadhërisë së Tij. Sekretari u përgjigj :

“Lartmadhëria e Tij do t’i kushtojë të gjitha aftësitë dhe forcat e veta ringjalljes së Shqipërisë.”

Më pas u pyet nëse është e vërtetë që mbreti po shkruan kujtimet e tij. Përgjigjja ishte :

“Mbreti nuk i ka dhënë aspak fund karrierës së tij politike dhe, për rrjedhojë, nuk mendon ende për shkrimin e kujtimeve.”

Sekretari njoftoi më tej se mbreti, mbretëresha dhe e gjithë suita do të udhëtojnë të hënën për në Stokholm, ku do të qëndrojnë disa ditë. Prej andej shqiptarët do të vazhdojnë udhëtimin për në Paris, por mbreti nuk ka ndërmend të banojë në vetë qytetin, por do të vendoset diku në fshat. U pyet gjithashtu se çfarë planesh ka bërë familja mbretërore për të ardhmen e princit Aleksandër. Përgjigjja ishte :

“Princi Aleksandër është ende aq i ri, sa që për të ardhmen e tij nuk është menduar në mënyrë më të hollësishme.”

Sipas shpjegimit të sekretarit, pasionet kryesore të mbretit janë sporti i kalërimit, si edhe tenisi dhe futbolli. Ai është gjithashtu një admirues i madh i muzikës.

Në orën 12 shqiptarët u nisën me tre automjete për në Sigulda, ku u shtrua një drekë për ta në shtëpinë e gazetarëve. Më pas suita bëri një shëtitje të shkurtër në rrethinat shumë të bukura të vendit, të ashtuquajturën “Zvicra livoniane”. Pas kësaj ata u kthyen në Riga. Mbrëmjen e kaluan në hotel.

Kur mbretërorët ishin dje në Kemeri, në hotelin shtetëror, te mbretëresha erdhën dy vajza të reja finlandeze që po udhëtonin dhe që ndodheshin për vizitë në hotel. Vajzat i kërkuan mbretëreshës një autograf. Edhe pse kjo nuk do të kishte qenë plotësisht në përputhje me rregullat e oborrit, mbretëresha pranoi gjithsesi kërkesën dhe u dha atyre autografin e saj. Pastaj edhe mbreti shkroi emrin e tij. Kjo u bë shpejt e ditur në hotel dhe për çerekun e orës pasuese një radhë e tërë njerëzish priste mundësinë për të marrë një autograf. Çifti mbretëror shkroi sa mundi, por megjithatë jo të gjithë ata që prisnin arritën ta realizonin dëshirën e tyre.

Evitohet një sulm terrorist në Gjermani!

1
Një informacion nga një agjenci e huaj inteligjence pengoi një automjet të futej qëllimisht në një treg Krishtlindjesh në Bavarinë e Poshtme, njoftojnë mediat.

Pesë burra janë arrestuar në lidhje me plane të dyshuara për të sulmuar një treg Krishtlindjesh pranë Dingolfing në Bavarinë e Poshtme.

Urdhër-arreste u lëshuan për katër prej tyre – njëri u mor në paraburgim parandalues, siç konfirmohet nga Zyra e Prokurorit Publik të Mynihut.

Sipas gazetës “Bild”, të dyshuarit janë tre marokenë, një egjiptian dhe një sirian që planifikonin të futeshin me një automjet në tregun e Krishtlindjeve. Informacioni thuhet se erdhi nga një agjenci e huaj inteligjence.

Sipas raportit, egjiptiani dyshohet se u bëri thirrje marokenëve të kryenin sulmin. Të katër u nxorën para një gjyqtari, i cili lëshoi ​​urdhër-arreste. Përfshirja e sirianit në plan mbetet e paqartë.

“Falë bashkëpunimit të shkëlqyer midis autoriteteve tona të sigurisë, disa të dyshuar u arrestuan në një kohë shumë të shkurtër, duke parandaluar kështu një sulm potencialisht të motivuar nga islamistët në Bavari”, citohet të ketë thënë Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann.

“Sfondi i kësaj duhet të sqarohet tani nga departamentet tona të specializuara së bashku me Zyrën e Prokurorit Publik të Mynihut.” 

Se mindre