Kreu Blog Faqe 356

Zuzari islamik, El- Mullazim

6
Fatmir Gashi, analist
___
El- Mullazim ndoshta pretendon ta merr rolin e një Emiri pa e emëruar askush.
Lejtënanti (një nga kuptimet e emrit të tij), është prezantuar me një ligjëratë absurde dhe qesharake sikur të lëngonte nga skizofrenia, sepse nuk ka si të shpjegohet ndryshe. Ai pasa lexuar fluturimthi disa etapa historike të së kaluarës së Evropës gjatë sundimit të kalifatit në Gadishullin Iberik dhe sidomos fundin e këtij sundimi, pas humbjes nga Rekonkuistet.
Rekonkuistet ishin një përzierje krishtere luftarake dhe misionare për rikthimin e tokave dhe kulturës së krishtere në Gadishullin Iberik dhe përtej tij.
Lejtënanti EL- Mullazim , përmend emrin, Simon Wiesental, hetues i krimeve të luftës, mbijetues i holokaustit, shkrimtar dhe filozof, i cili fjalën ” Wagabund” dhe ndërlidhjen me “Reconquista” e përmend në kontekst shpjegimi krahasues në veprat e tij, si “Lulja e Diellit” etj. Gjithmonë duke e ndërlidhur me përjetimet e tij dhe të tjerëve gjatë kohës së Holokaustit
Sipas Simon Wiesenthal,”Vagabondët” nuk janë autorët, por viktimat e persekutimit.
Pra lëvizja dhe zhvendosja e detyrueshme, pasqyron përvojën historike të persekutimit dhe diskriminimit, që u përsërit edhe gjatë periudhës së Nacional – Socializmit dhe Holokaustit.
Milazim Krasniqi anëtarët e Lëvizjes së Deçanit dhe anëtaret e Lëvizjes për Rikthim i quan Vagabond , duke e cituar Simon Wiesental.
Ky profesori M. K., duket se nuk e ka lexuar këtë S.W. autor nga Austria, por vetëm ka huazuar diçka nga interneti, ose është një lloj “ZUZARI” intelektual, politik e fetar. Nëse nuk ka lexuar, së paku do duhej ta dinte kuptimin e fjalës vagabond.
El- Mullazim thirri për mobilizim fetar të formave të ndryshme, thirri një milion e gjysmë mysliman të Kosovës(sipas tij) në luftë të formave të ndryshme kundër dy lëvizjeve, qoftë edhe misionare, që numërojnë disa mijëra anëtarë. Përtej kësaj, ai akuzoi Vatikanin dhe institucione tjera të Evropës për përkrahjen e këtyre organizatave me veprime gjenocidi, gjithmonë sipas tij.
Çmenduria e arriti kulmin kur në mes të tjerash theksoi: (citim )
“NËSE ARRIM ORGANIZIM TË DUHUR ASHTU SIÇ ZOTI KA KËRKUAR NGA BESIMTARI; JU E DINI ÇKA KËRKON ZOTI NGA BESIMTARI KUR JEMI NË LUFTË”!!!
Pra, ky po i thërret besimtaret në luftë kundër këtyre dy organizatave dhe kundër atyre që përkrahin ato.
Kjo është skizofreni! Ose “Zuzari” me luajtur teze me besimtarët thjesht, ky eshte nje zuzar islamik dhe jo fetar islamik. Ky së paku le të tregoj në cilën sure apo në cilin varg po thirret, se disa janë të buta e disa tjera ma të ashpra.
 Sure 2, vargu 190 (El-Bekare)
 Sure 2, vargu 191 (El-Bekare)
 Sure 3, vargu 13 (Ali-Imran)
 Sure 8, vargu 39 (El-Enfal)
 Sure 8, vargu 60 (AL-Enfal)
 Sure 9, vargu 5 (Et-Tevbe)
 Sure 9, vargu 29 (Et-Tevbe)
 Sure 47, vargu 4 (Muhammed)
 Sure 60, vargu 8 (El-Mumtehine)
 Sure 60, vargu 9 (El-Mumtehine)
Si ka mundësi që një njeri i tillë, që thirret në rregulla fetare të luftës të punoj si profesor universiteti. Ky do duhej shkarkuar sa ma parë. Milazim Krasniqi ose ka ndonjë interes të madh në këtë punë, ose është skizofren, ose është zuzar politik, zuzar intelektual e fetar,-por kështu nuk është as fetar.
Shih videon e mëposhtme: 

Kriza e trurit shqiptar: Ose, si u kthyen “akademikët” shqiptarë në “proletariat intelektual” pa vizion?

1

Nga antiintelektualizmi te nënshtrimi: Anatomia e dështimit elitar shqiptar

1. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), bashkë me atë të Shqipërisë (ASHSH), sot e kësaj dite janë të privuara pothuajse krejtësisht nga një qasje vërtet intelektuale ndaj fenomeneve dhe proceseve përmes të cilave po kalojnë si Kosova, ashtu edhe Shqipëria. Në fakt, ekziston një bollëk akademikësh e burokratësh, profesionistësh e studiuesish, madje edhe një mori shkencëtarësh e teknologësh, të cilët, me arritjet e tyre intelektuale, kanë bërë emër brenda dhe jashtë vendit, por që shquhen më shumë për mungesën dhe indiferencën e tyre të plotë ndaj zhvillimeve, sesa për angazhimet nëpër të cilat po kalon kombi. Sociologjikisht, kjo gjendje shpjegohet edhe me faktin se shoqëritë tradicionale që siguruan mbijetesën përmes figurave klasike e historike, ishin në thelb antiintelektuale, për të mos thënë herë pas here edhe antikombëtare.

2. Themi kështu, sepse shumica e formave dominuese të mendimit kreativ, në periudha të ndryshme të historisë dhe të shoqërisë shqiptare, u ndërtuan, u rindërtuan e madje shpesh u deformuan jo mbi bazën e normave dhe standardeve të akademizmit të mirëfilltë, por përmes servilizmit ideologjik dhe poltronizmit mediokër sociopolitik. Në fakt, duhet thënë troç: “odisejadat” e formimit të tyre intelektual ishin thellësisht antiintelektuale. Pse e themi kështu? Një arsye e fortë mbetet imitimi i verbër i normave dhe standardeve kulturore të pushtuesve të shumtë gjatë historisë sonë të nënshtruar. Kjo histori, në vend që të prodhonte ide, koncepte e korniza me dimensione gjithëkombëtare, u vetëkënaq përkohësisht me imitime dhe me mentalitetin e të qenit rob i sistemeve të huaja vlerore.

3. Pra, mungesa e tipit të intelektualit largpamës bëri që, në emër të përshtatjes me sistemet e huaja të vlerave, ata të mos arrinin të dilnin nga lëvozhga e ndikimit nënshtrues. Tragjikja e këtij perceptimi miop dhe e kësaj historie të akomodimit e përshtatjes bëri që edhe sot të mbetemi në të njëjtat “koordinata” servile e poltroniste. Mungesa e tmerrshme e intelektualëve në shoqëritë shqiptare shpjegohet edhe me faktin se edhe ata pak “pretendentë” që ekzistojnë, e kanë tradhtuar misionin e tyre fisnik: në vend se të ndërtojnë vizionin për të ardhmen e kombit dhe shtetit mbarëshqiptar, ata vetëkënaqen me avokime ideologjike dhe me gjykime shekullariste të kohës.

4. Në definimin e intelektualit largpamës shqiptar duhet sqaruar se nuk po themi që ky tip intelektuali duhet të shndërrohet në një krijesë mitike dhe tëhuajsuese, që udhëhiqet vetëm nga joshjet dhe ngarkesat praktike e pragmatike të politikës dhe bartësve të saj. Përkundrazi, bëhet fjalë për një tip që kupton, emancipohet dhe, mbi bazën e kësaj përvoje, ndërton, skicon, kornizon e projekton të ardhmen e kombit dhe shtetit tonë të përbashkët. Intelektuali shqiptar i sotëm nuk duhet të kërkojë ide të reja thjesht për hir të ideve si nevojë sublime, por të hulumtojë ide që çojnë kah reformat, ngritja e mendimit kritik, gjykimi politik, synimet gjeopolitike dhe ambiciet gjeostrategjike të kombit.

5. Këtë mision intelektuali shqiptar mund dhe duhet ta ushtrojë pavarësisht ndikimeve të përditshme, me një qëndrim butësisht kurioz e rreptësisht vizionar. Intelektualit të ditëve tona nuk i duhet fuqia politike apo ideologjike për t’i realizuar këto ide fisnike kombëtare e shtetërore, sepse ai duhet ta ndiejë këtë jo si detyrë të imponuar, por si obligim kombëtar dhe shtetëror. Elitat aktuale politike duhet të mësojnë të hapin jo vetëm sytë e mendjen, por edhe sensorët e intuitës. Intelektuali sot duhet të “qëndisë” në gjerdanin e tij si menynë praktike e pragmatike, ashtu edhe një “road map” udhërrëfyese kombëtare për politikanët servilë e konformistë që u frikësohen projekteve madhore për bashkimin dhe unifikimin e potencialeve ekonomike e ushtarake të kombit. Të gjitha këto parapërgatitje duhet të futen në funksion të kalkulimeve të sakta të sfidave gjeopolitike e gjeostrategjike që po lëvizin me shpejtësi të paparë.

6. Thënë më thjesht: intelektualët nuk duhet të kenë vetëm mendje përvetësuese e analitike, por edhe mendje kritike, imagjinuese, kreative dhe transformuese. Në thelb, “proletariati akademik” dhe “ai politik”, kur janë në pyetje interesat kombëtare e shtetërore, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë dhe të presin zgjidhje vetëm nga qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes. Ata duhet të shndërrohen në nismëtarë të padiskutueshëm të projekteve madhore. Sepse ende kemi fërkime e polarizime evidente politike, fetare e sidomos ndëretnike (me serbët). Dhe është e pamundur t’i fitojmë këto “beteja” pa qendrat globale të vendimmarrjes, edhe pse edhe atyre u janë lëkundur si interesat, ashtu edhe fuqia e ndikimit mbi partnerët e aleatët e dikurshëm.

7. Duhet kuptuar gjithashtu se kalimi nga socializmi shtetëror në kapitalizmin postkomunist në shoqëritë shqiptare, sidomos në Kosovë, ka hapur plagë të shumta socioekonomike dhe ka krijuar tensione politike me Serbinë. Në këtë ambient, “aristokracia” shkencore postkomuniste shqiptare, përkundër sfidave të shumta, nuk arriti të ndërtojë një diskurs të ri dhe një vizion të qartë e ambicioz, ku do të shfrytëzoheshin racionalisht të arriturat e ndikimit vleror perëndimor në dekadat e fundit. Përkundrazi, ajo u mbyll dhe u vetëkënaq në “kështjellën” e privilegjeve dhe ambicieve statusore, ekonomike e politike. Botën sot po e udhëheqin teknokratë të zhveshur nga ndjenjat kombëtare, sociale, fetare e sidomos politike. I vetmi tipar që u ka mbijetuar ende këtyre teknokratëve megalomanë është identiteti kulturor e vleror, që po riformësohet nga globalizmi i ri korporativ i arkitektëve të Donald Trumpit.

Si përfundim: “proletariati ynë akademik” dhe “ai politik”, kur janë në pyetje interesat kombëtare e shtetërore, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë dhe të presin zgjidhje vetëm nga qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes. Ata duhet të shndërrohen në nismëtarë të padiskutueshëm të projekteve madhore. Sepse ende kemi polarizime të theksuara politike, fetare e ndëretnike (sidomos me Serbinë dhe Greqinë), dhe është e pamundur t’i fitojmë këto “beteja” pa qendrat globale të vendimmarrjes, edhe pse edhe atyre u janë lëkundur si interesat, ashtu edhe fuqia e ndikimit mbi partnerët e aleatët e mëhershëm. Intelektualët shqiptarë, në këto kohëra të zymta, duhet ta marrin rolin e “kirurgut” dhe, me “briskun” e tyre, t’u servojnë ide, koncepte dhe një trase më të qartë me faza afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për politikanët aktualë dhe ata që janë të gatshëm ta çojnë më tej procesin e bashkimit të kombit shqiptar në Ballkan…

(Autori është profesor universitar dhe sociolog).

Dilema hamletiane e 28 dhjetorit: votim me tifozëllëk apo me inercion?

1

  1. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas të gjitha gjasave, pritet një rivalitet — për të mos thënë një lloj ashpërsie e denigrimi — shumë më e lartë sesa ajo që kishim në zgjedhjet e kaluara nacionale, por edhe në ato lokale dhe në balotazhin që u mbajtën sivjet. Një model i ri tifozëllëku, që unë pres të ndodhë, ka të bëjë me ngritjen e intensitetit të kundërvënies së ish-bllokut opozitar ndaj atij qeveritar. Ky model sjelljeje, përveç që do të bëhet model dominues i qasjes politike, ka gjasa të shndërrohet me lehtësi në një “bellum omnium contra omnes” (“luftë e të gjithëve kundër të gjithëve”). Ku, përveç aktorëve politikë, pjesëmarrës aktiv do të bëhen tashmë edhe “ushtritë digjitale” partiake bashkë grupet militante politike që për agjendë të vetme do kenë: kompromitimin sa më të madh të rivalit politik në “sytë” e publikut të frustruar nga ngërçi i stërzgjatur në ish-Kuvendin tashmë të shpërndarë. Në një shoqëri, sikurse kjo e jona, që ende po rropatet me “ethet” e transicionit, kur i shtohet edhe simbolika e polarizimit ndërpartiak, mundësia e rritjes dhe e transformimit të tifozëllëkut politik në zgjedhjet nacionale ka shumë gjasa të shndërrohet automatikisht në një lloj identiteti të ngurtë, barrikadues, emocional, e madje edhe iracional! Them kështu edhe për shkakun se të gjitha algoritmet mediatike bashkë me rrjetet sociale kanë nisur një “betejë” denigruese qysh në fillet e ngërçit, kur secili subjekt kalkulonte të shfajsohej për atmosferën e ngecjes në konstituimin e institucioneve të reja. Ajo çka është më e rëndësishme: krejt këtë situatë polarizuese e nisën liderët partiakë me prononcimet e tyre fyese postzgjedhore dhe bashkë me deputetët dështakë, të cilët nuk arritën asessi të dalin nga “prangat” partiake.
  2. Tifozëllëku masiv politik, si mjet dhe metodë e njohur e mobilizimit qytetar, në shoqëritë e pakonsoliduara gjithnjë është (keq)përdorur si një lloj besnikërie e pakushtëzuar për të animuar votuesin militant, ndërsa votuesi i emancipuar kërkon kryesisht llogaridhënie, përgjegjësi dhe transparencë publike. Meqë tifozëllëku politik ka prirje dhe ambicie të “prodhojë” polarizim të përhershëm, madje edhe në situata të një qetësie relative politike, zgjedhjet nacionale mund të thuhet se janë ai “eliksir” apo ai satisfaksion moralo-politik që do ta ashpërsojë ndjeshëm skenën politike kosovare. Logjika dhe fryma elektrizuese, pa asnjë dyshim, krijojnë kushte reale sociologjike që kundërshtari i deridjeshëm politik të perceptohet jo më si një rival i denjë, por si një “armik” që duhet mposhtur e stigmatizuar me të gjitha mjetet politike e mediatike.
  3. Shumë studime të bëra në shoqëritë me traditë demokratike dëshmojnë se, pothuajse në shumicën e zgjedhjeve nacionale, argumenti racional, i shoqëruar me programe e finesa të tjera zgjedhore nga ana e subjekteve politike, pëson humbje të thella përballë retorikës emocionale dhe asaj nacionaliste. Në raste të tilla, kur qytetarët votojnë si tifozë fanatikë dhe bëhen pre e narrativave e retorikave pa mbulesë faktike e programore, vota e tyre shndërrohet në ritual identitar, jo në akt solemn racional politik. Në Kosovë, si një shoqëri me përvojë të shkurtër demokratike, tifozëllëkun politik e stimulon ende “mikrokultura fanatike”, e cila “prodhohet” dhe mirëmbahet pa hezitim nga lidhjet familjare dhe përkatësitë krahinore e fisnore. Në ambiente të tilla, liderët partiakë lokalë në mëngjes ngrihen në qiell nga tifozët dhe “ushtritë digjitale”, ndërsa në mbrëmje rrëzohen po aq shpejt, sa që me automatizëm shfaqet kriza e besimit institucional. Duke u nisur nga paradigmat e lartcekura, mund të konstatojmë se shoqëritë dhe shtetet që ngazëllehen me eufori nga tifozëllëku militant politik e kanë shumë më problem t’i ndërtojnë interesat e përbashkëta kombëtare, sepse çdo çështje interpretohet përmes “dioptrisë” partiake dhe asaj ideologjike

Letër e mbyllur dhe e hapur publike për: Kryetarin e Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj

0

Florim Zeqa

Letër e mbyllur dhe e hapur publike për: Kryetarin e Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj

-Asamblenë Komunale-Klinë

-Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK)

Edhe Bokshiq është brenda hartës gjeografike të Klinës!

Fillimisht po i drejtohem të sapozgjedhurit për mandatin e tretë në postin e kryetarit të Komunës, zotit Zenun Elezaj, me urimet më të sinqerta!

Po ashtu, i urojë edhe asambleistët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 12 tetorit 2025, të cilëve ju dëshiroj punë të mbarë dhe përkushtim në mbrojtjen e interesave të të gjithë qytetarëve të Klinës, pa dallim pikëpamjesh ideologjike dhe shtrirjes gjeografike!

Kërkesë Publike

Si pasojë e mungesës së investimeve dhe harresës së institucioneve komunale, dita-ditës fshati Bokshiq është duke u braktisur nga banorët tradicional, të cilët ndër shekuj i kanë qendruar besnik tokës në të cilën janë lindur e rritur me mund dhe sakrifica të mëdha!

Si pasojë e zvogëlimit enorm të banorëve në këtë fshat, ka rënë edhe fuqia elektorale e subjekteve politike, të cilat viteve të fundit e kanë lënë në harresë të plotë Bokshiqin e legjendave të kohrave të vjetra dhe të heroizmit të kohës më të re!

Si pasojë e kësaj, Bokshiqi është anashkaluar nga të gjitha subjektet politike pa dallim, përfshirë edhe partinë aktuale e cila ka qeverisë me Klinën për dy mandate.

Bokshiqi është ndër fshatrat e rralla, mbase edhe i vetmi vendbanim që ka mbetur pa ujësjellës dhe pa kanalizim, me një rrugë të asfaltuar para dy dekadave, e cila riparohet shkel e shko gjatë fushatave zgjedhore.

Kur jemi tek kanalizimi, vetëm pjesërisht është i zgjidhur, pasi pjesa tjetër e fshatit ende e ka të pa zgjidhur çështjen e ujërave të zeza!

Po i kthehem rrugës së fshatit, e asfaltuar deri në hyrje të fshatit në vitin 2004, e vazhduar në vitin 2013 me një ‘petë asfalt’ në fushatë zgjedhore!

Sot më të mira janë rrugicat e lagjeve sesa e gjithë traseja e rrugës nga Grabanica deri në dalje të fshatit!

Mirëpo, këto nuk janë problemet e vetme me të cilat ballafaqohen banorët e fshatit Bokshiq!

Është rrjeti elektrik i fundviteve të ’60-ta, me 90 % të shtyllave të dëmtuara dhe lartëpërçuesve të konsumuar ndër vite dhe dekada!

Si pasojë e rrjetit elektrik të vjetëruar, pas çdo stuhie apo të reshjeve të borës gjatë periudhës së dimrit, fshati mbetet në terr, pa ujë dhe pa kushte higjenike!

E permenda ujin dhe higjienën, për faktin se banorët me ujë furnizohen nga puset e thella (25-30 metra), ku uji nxirret vetëm përmes pompave elektrike!

E për këtë shkak, pas çdo ndërpreje të rrymës, banorët e fshatit Bokshiq mbeten nga 3-4 ditë e më shumë pa ujë të pijes dhe pa kushte higjenike të nevojshme dhe të domosdoshme ditore!

Kërkesat e banorëve hasen në veshë të shurdhër të zyrtarëve komunal

E di që deri më tani këto shqetësime janë ngritur disa herë nga banorët e fshatit, por, gjithnjë janë refuzuar përmes procedurave burokratike, për të cilat nuk do të ndalem kësaj radhe, pasi jam i bindur që kryetari Elezaj, Asambleistët dhe KEK-u do të ndërmarrin hapa të shpejtë në zgjidhjen e këtyre problemeve jetike, si parakusht për parandalimin e shpërnguljes edhe të atyre pak banorëve të mbetur në fshatin Bokshiq.

Renovimi i ‘Shtëpisë së Kuvendeve të Rezistencës’ së viteve të ’90-ta, në të cilën janë mbajtur shumë kuvende zgjedhore, tribuna dhe promovime të vlerave kombëtare, për më tepër se obligim, do të ishte akt moral i qeverisjes komunale në nderim të sakrificës dhe qëndresës heroike përballë pushtuesve serbë gjatë viteve të okupimit klasik të Serbisë.

Të gjitha shqetësimet e sipërngritura janë jetike për banorët e fshatit, por rrjeti elektrik është primar dhe ekzistencial për banorët e këtij lokaliteti!

Duke e marrë për bazë vjetërsinë e rrjetit elektrik dhe përshkrimin e gjatë në një relievë të thyer malor nga fshati Dugajevë, mundësitë e intervenimit në raste emergjente janë të limituara!

Andaj, kërkesë e banorëve të fshatit Bokshiq është që rrjeti i ri elektrik të merret nga Trafoja Elektrike e fshatit Grabanicë për të vazhduar përgjatë aksit rrugor, i cili do ta ketë një kosto shumë më të ulët financiare në krahasim nga rrjeti aktual që vjen nga Dugajeva dhe me mundësi të lehta të mirëmbajtjes dhe interevenimit në kohën e duhur nga punonjësit e KEK-ut.

I nderuari kryetar, Zenun Elezaj, asambleist të respektuar nga të gjitha subjektet politike në Asamble Komunale, të gjitha kërkesat e banorëve të fshatit Bokshiq janë në përputhje të plotë me premtimet e juaja elektorale dhe në përputhje me linjat buxhetore të Komunës së Klinës, por edhe me detyrimet e Korporates Energjetike të Kosovës (KEK) për furnizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrik në çdo cep të Kosovës.

Në emër të banorëve të fshatit Bokshiq: Florim Zeqa, 12.12.2025

Pse është Albin Kurti marionetë komplotiste, sipas Ibrahim Kelmendit?

0

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

Fillimisht një anekdotë: një shqiptar, pasi kishte emigruar në Stamboll, zbuloi se Sheh Zilja – i mitizuar si shenjtëria simbolike e metropolit – natën ndërmerrte vjedhje të mëdha. Kur Pashai e pyeti si kishte arritur ta kuptonte këtë, ai u përgjigj:
“Sapo u martova, më ra hise një grua që sillej si shenjtëri, e ngjashme me Sheh Ziljen tuaj. Nuk dilte në arë për të punuar, me arsyetimin se i vinte turp nga kali mashkull; më pas edhe nga kau mashkull; e në fund madje edhe nga gjeli mashkull. Kur e preva gjelin, që të mos kishte më arsye të turpërohej, mbetëm pa asgjë për të jetuar. Atëherë vendosa të vij në Stamboll.
Para se të nisesha, u përshëndeta me gruan dhe u sorollata rreth e rrotull kasolles derisa u bë natë, nga kurioziteti të shihja se si do ta kalonte ajo natën e vetme. U trondita kur e pashë duke darkuar me dashnorin – gjelin që e kisha prerë atë ditë. Kur mbërrita në Stamboll dhe dëgjova gjithë ato shqetësime, pyeta shumë njerëz: kush ishte njeriu më i shenjtë në Stamboll? Të gjithë më thanë: Sheh Zilja. Më thanë se e quajnë kështu sepse në sandale ka vënë zile, që buburrecat e krimbat të largoheshin që të mos i shkelë pa dashje.
Prandaj erdha te Ju dhe ju thashë se Sheh Zilja ishte hajni i natës. Dhe për këtë u bindët pas disa ditësh, kur e izoluat me lutjen time…” (perifrazim)

RASTI SABRI NOVOSELLA

Që nga viti 1978, kur fillova veprimtarinë në organizatën “ilegale” që formuam në Gjermani, pata fatkeqësinë të hasja shumë “sheh zile” – marioneta të agjenturave armiqësore jugosllave, të cilat, për lehtësi komunikimi, i quanin gjithmonë UDB. Për ilustrim po përmend disa nga shpifjet tipike që i plasonte Sabri Novosella: “Ibrahim Kelmendin e ka përzënë nga shtëpia tri herë Jusuf Gërvalla”; “Ibrahim Kelmendi i ka shkuar mysafir Jusufit pa qenë i ftuar natën e 16/17 janarit 1982…”; “Ibrahim Kelmendin e kanë dëbuar nga një familje në Bruksel sepse e kanë kapur në flagrancë me vajzën e shtëpisë”; “kuqaloshët enveristë të Ibrahim Kelmendit kanë protestuar në Berlin kundër rrënimit të Murit” etj. Këto i vlerësoja si pjesë të luftës speciale të UDB-së, pa pas nevojë për fakte.
Pra, meqë qasja në dosjet e UDB-së ishte e pamundur, për të kuptuar kush mund të ishte rekrutuar si marionetë klandestine, më mbetej të analizoja propagandën dhe veprimet e tyre. Kohët e fundit më ndihmoi edhe Inteligjenca Artificiale, e cila më shtoi dyshimin se “raporti”, për të cilin thuhej se Jusuf Gërvalla ia kishte dërguar Sabri Novosellës më 31 korrik 1981, është sajesë e specialistëve të UDB-së, jo shkrim i vërtetë i Jusufit.

RASTI I HASHIM THAÇIT

Rasti i Hashimit është ndër më skandalozët e më tragjikët, sepse pasoja i kishte të mëdha. Shumë veta i besojnë informormimet e mia të bazuara edhe në përjetime personale se francezi Arnaud Danjean, shef sektori në DGSE – një strukturë me traditë serbofile – ishte eprori i Hashimit. Por ngurrojnë ta pranojnë publikisht, sepse do t’u prishej biografia dhe do të binte ndesh me glorifikimet groteske që i janë bërë UÇK-së.

Ashtu si me Novosellën e Thaçin, kam përjetuar shumë raste të marionetave të agjenturave armiqësore. Mendoj se ndër vite kam zhvilluar një përvojë intuitive për t’i identifikuar edhe sot marionetat klandestine të BIA-s serbe (pasuesja e UDB/SDB/RDB), duke analizuar atë që thonë, shkruajnë e bëjnë – edhe kur mungojnë provat konkrete të arkivave.

RASTI ALBIN KURTI

Në fillim të viteve ’90 pata mundësinë të informohesha për angazhimet e hershme të Albin Kurtit, pasi më rastisi të takoja në Gjermani e Zvicër Fisnik Cukën dhe Dritan Lajçin, bashkëveprimtarë të tij në kryesi të lëvizjes studentore në Prishtinë. Por dyshimi m’u konkretizua kur mora vesh se Kurti në korrik 1998 ishte kooptuar në “zyrën e UÇK-së” në Prishtinë – dhe se ai, bashkë me ekipin e asaj zyre, tolerohej nga regjimi i Millosheviqit, ndërkohë që pjesëtarë të thjeshtë të UÇK-së vriteshin anembanë Kosovës, madje edhe në Shqipërinë londineze.
A nuk është logjike të ngrihet dyshimi mbi këtë tolerim të pashpjegueshëm, kur regjimi kriminal i Millosheviqit po luftonte mizorisht UÇK-në e po toleronte Kurtin & Co në Prishtinë – që të simulonin përfaqësuesit politik të UÇK-së?! Po aq logjik është edhe dyshimi mbi “arrestimin” e Kurtit, pasi ai dezertoi nga “zyra politike” në fund të marsit 1999. RDB-ja (paraardhësja e BIA-s) duhet të ketë pasur frikë mos marioneta Kurti mund të eliminohej “aksidentalisht” në Kosovë. Po të isha vetë kryeshef i RDB-së (si Jovica Stanišić), do të përkujdesesha ekstra për një kuadër si Kurti – që mund të kishte sukses të madh në komplotime pas trajnimit profesional.

Më 12 qershor 2005 përjetova një zemërim të madh: Kurti u arrestua nga UNMIK-u sepse kishte shkarravit në murin e selisë së tyre parullën: “Jo negociata – Vetëvendosje!”. Si politikan diletant – sepse kurrë nuk mësova të bëhem profesionist – menjëherë u nisa për të filluar grevën e urisë para burgut në Prishtinë, në shenjë proteste.
Teksa po ecja drejt burgut, më telefonoi Shemsi Reçica. Më kërkoi të takoheshim, por i thashë se jam duke shkuar drejt burgu për të filluar grevë të urisë kundër arrestimit të Kurtit. Më luti ta prisja, që të më bashkohej. E prita në zyrën e Muhamet Mavrajt, botuesit të “Epoka e Re”, i cili ishte bërë agjitprop vulgar i Kurtit.
Kur erdhi Shemsiu, biseduam për fillimin e grevës. Muhameti propozoi: “Po i telefonoj Albinit, meqë ende nuk ia kanë marrë telefonin. Ta pyesim a duhet bërë grevë urie?”. Kurti e kundërshtoi me arsyetimin: “Janë emra të afirmuar dhe mund të ma marrin LVV-në, duke qenë unë në burg…” (perifrazim). Ky qëndrim më zhgënjeu edhe më shumë. Brenda vetes ia shqiptova kartonin e dytë të verdhë.

Përjetimet e mëvonshme – bisedat me djalin e Sadri Ramabajës, me djemtë e Xhemile e Avni Deharit, agresiviteti në protestat kundër UNMIK-ut e KFOR-it, i shoqëruar me viktimizimin e Mon Balajt e Arben Xheladit (më 7 shkurt 2007); si dhe veprime të tjera me natyrë komplotiste – më shtynë t’ia jap Kurtit edhe kartonin e kuq. Që nga ajo kohë e “kryqëzova” si marionetë klandestine të BIA-s, e cila po e kundërshtonte me dhunë tejet agresive procesin e negociatave ndërkombëtare për statusin e Kosovës.
Në vend që të gëzohej për faktin se pas çlirimit, me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte caktuar Martti Ahtisaari – ish-president i Finlandës – për të udhëhequr negociatat, Kurti po terrorizonte ndërkombëtarët dhe qytetarët e Kosovës që të mos ndodhnin ato negociata.
Ishte hera e parë në histori që Kosova po ngrihej në subjektivitet ndërkombëtar dhe po përparonte drejt shtetësisë, ndërsa Kurti & Co e kundërshtonin këtë me agresivitet edhe paramilitarist. Në ato rrethana, në vitin 2007 më lindi ideja për të formuar një nismë qytetare shqiptare për pajtim me popullin serb – që ndërkombëtarët të kuptonin se Kosova kishte edhe alternativë tjetër nga modeli i Kurtit, për të cilin tashmë besoja se po zbatonte komandë të BIA-s për të komplotuar avancimin e Kosovës drejt shtetësisë, si rast sui generis në praktikën ndërkombëtare.

Komunizmi , ideologjia e kontrollit mbi jetën private

0
Enver Hoxha me ushtarët dhe njerëzit e vet nga Partia e Punës…!
Komunizmi ishte ideologji e kontrollit mbi jetën private; kapitalizmi i Kosovës është ideologji e kontrollit mbi interesin publik
Transformimet ideologjike që e kanë përshkuar shoqërinë kosovare – nga dekadat e represionit komunist, te iluzioni i tranzicionit demokratik dhe deri te kapitalizmi i egërsuar i ditëve të sotme – dëshmojnë një vijueshmëri të një fenomeni të pandryshuar: interesi personal i ngritur mbi parimin, ligjin dhe idealin. Ndryshimi i sistemeve, emrave dhe flamujve nuk e ndërroi strukturën e brendshme të mentalitetit politik; ndryshoi vetëm mjetet me të cilat ai instrumentalizohet.
Në vend që të krijohej kapitalizëm produktiv, u krijua kapitalizëm klientelist, ku politika është banka qendrore, tenderi është valuta, ndërsa militantizmi është kapitali social.
Në vend që të prodhoheshin profesionistë, u prodhuan ideologë të rinj, të cilët flasin më shumë për “kombin” sesa për shtetin, më shumë për identitetin sesa për përgjegjësinë, më shumë për fjalët sesa për veprat.
Pra, vijimësia është e qartë:
– nga komunizmi i rremë
– te patriotizmi i paketuar
– dhe tek kapitalizmi i egër pa moral.
Sistemet ndryshuan vetëm sipërfaqen; logjika e sundimit mbeti e njëjtë.
Në periudhat më të vështira të historisë, elitat politike – atëherë të kufizuara, sot të mbështjella me terminologji moderne të “demokracisë liberale” – gjetën mënyrën për ta manipuluar opinionin publik përmes mobilizimeve ideologjike, që nga retorika e sakrificës kolektive deri te premtimet për “rilindje” kombëtare. Në të dy epokat, ngjashmëria është tronditëse: një segment i vogël, i paformuar mirë profesionalisht, kërkoi ta ngrejë veten mbi të tjerët duke e kuruar paraqitjen e vet si bartës të së vërtetës historike, ndërsa përfitonte materialisht në terrenin e një popullsie të lodhur e të pasigurt.
Ashtu siç ideologjitë totalitare të shekullit XX e legjitimonin pushtetin përmes “kauzës së përbashkët”, sot korrupsioni politik e arsyeton veten me “arsye shtetërore”, “interesa gjeopolitike”, “urgjenca kombëtare” apo “kriza globale”. Këto fjalorë të sofistikuar nuk janë gjë tjetër veçse forma të reja të një mekanizmi të vjetër: supremacia e interesit personal mbi idealin e drejtësisë dhe institucionalizimit të meritokracisë.
Paradigma e sotme politike në Kosovë shpesh maskohet me një kapitalizëm të pakontrolluar, i cili, në mungesë të “rregullatorëve etikë” dhe institucionesh të forta, është shndërruar në një model të ngjashëm me post-socializmin e papërpunuar të viteve ’90 në shtetet e ish-bllokut lindor: përfitim i shpejtë, privatizime të paqarta, nepotizëm, klientelizëm, dhe një elitë që ngrihet mbi pasurinë publike duke e paraqitur veten si produkt i “konkurrencës së lirë”.
Në këtë rreth vicioz, ligji ndërkombëtar, normat e integrimit evropian dhe parimet e shtetit të së drejtës shihen shpesh si pengesa, jo si drejtues moralë. Debati publik – dikur ideologjik, sot i paketuar si diskurs modern perëndimor – vazhdon të manipulohet nga figurat që shfrytëzojnë emocionin kolektiv për të fituar kapital politik, pastaj kapital ekonomik.
Nëse komunizmi prodhoi aparatin që e ngjizte individin në shërbim të “idealit”, kapitalizmi i egërsuar prodhoi elitën që e përdor idealin për të legjitimuar interesin e vet. Për këtë arsye, edhe pse sistemi ka ndryshuar në sipërfaqe, arkitektura e sjelljes politike mbetet e njëjtë: mobilizim i masës, mbështjellje e interesit me retorikë, dhe ngritje e individit mbi strukturën kolektive.
Kosova, përtej mitologjive politike, ka nevojë jo për flamuj të rinj ideologjikë, por për shndërrimin e moralit publik, një rend ku parimet, ligji dhe përgjegjësia të mos jenë dekor narrativ, por mekanizma funksionalë për matjen e vlerës së qeverisjes. Pa këtë transformim të brendshëm, çdo ndryshim do të mbetet iluzor, ndërsa historia do të rishkruhet sërish me të njëjtat kontradikta, të njëjtat zhgënjime dhe të njëjtat figura që e ndërtojnë karrierën mbi rrënojat e besimit qytetar.

Islamizmi dhe antisemitizmi infektojnë shkollat ​​amerikane

0

Shkolla e Mesme Wissahickon në Pensilvani përjeton propagandë islamike në një aktivitet kulturor. Foto: NameNameLikeWha /CC BY-SA 4.0/ Wikimedia

Erling Marthinsen / Document.no

Një distrikt shkollor në Pensilvani po përballet me kritika nga prindërit hebrenj pasi një organizatë studentore myslimane u angazhua në aktivizëm “antisemit” gjatë një panairi kulturor.

Të hënën, nxënësit në Shkollën e Mesme Wissahickon u ftuan të ngrinin stenda që përfaqësonin kultura të ndryshme.

Megjithatë, prindërit hebrenj u indinjuan pasi Studentët Myslimanë të Amerikës shpërndanë shami koke palestineze (keffiyeh) për stafin dhe nxënësit, shfaqën imazhe anti-izraelite dhe shfaqën slogane provokuese si “Jerusalemi është i yni!”, raporton GB News.

Në Norvegji, keffiyeh promovohet si diçka humane dhe pozitive. Foto: Instagram/ Søsterlenken

Lynn Simon, një nënë në Distriktin Shkollor Wissahickon, tha:

“Fëmija im erdhi në shtëpi i tronditur dhe i pasigurt nëse është e sigurt që hebrenjtë të flasin për ndonjë gjë në shkollë.”

Fotografitë në Instagram tregojnë mbikëqyrësin e shkollave të distriktit, Dr. Mwenyewe Dawan, me ndihmësmbikëqyrësin e shkollave Sean Gardiner. Drejtoresha e shkollës, Dr. Lynne Blair, gjithashtu ndau foto nga eventi në faqet zyrtare të mediave sociale të shkollës, të cilat janë hequr që atëherë.

Simon është i tërbuar:

“Kur drejtori poston foto të nxënësve që mbajnë slogane si “Jerusalemi është i yni!” dhe drejtori i shkollës inkurajon lojërat e fatit të paligjshme të udhëhequra nga të miturit, ndërsa viziton dhe bën foto me tezga të ngarkuara politikisht që i veshin nxënësit me keffiyeh, kjo nuk është arsim – kjo është indoktrinim.

“Ne nuk i dërgojmë fëmijët tanë në shkollë për t’u margjinalizuar.” Ne kërkojmë llogaridhënie, jo mundësi për foto.”

Drejtori i Institutit të Vlerave të Amerikës së Veriut, Steve Rosenberg, i tha Fox News se “administrata e Wissahickon vazhdon të vendosë standardin e artë për sjellje të keqe në sektorin e arsimit”.

“Thyerja e vijave ndarëse midis kulturës dhe propagandës radikale politike – e lehtësuar nga stafi, e festuar nga lidershipi dhe e normalizuar për nxënësit – është njëkohësisht e sikletshme dhe një shenjë paralajmëruese.

Shkollat ​​duhet të jenë vende për të menduarit kritik, jo për frikësimin kulturor dhe aktivizmin performativ të maskuar si diversitet. Distrikti u detyrohet nxënësve të tij më shumë.”

Dhjetëra prindër hebrenj i kanë dërguar një letër Shkollës së Mesme Wissahickon duke shprehur shqetësim në lidhje me panairin kulturor, duke thënë se fëmijët e tyre kanë qenë dëshmitarë të gjërave që “kalojnë kufijtë e qartë arsimorë dhe etikë”.

Letra i bën thirrje distriktit të zhvillojë “udhëzime të qarta” se si të sigurohet që ngjarjet kulturore të mos degradojnë në “propagandë politike”.

Islamisme og jødehat infiserer amerikanske skoler

Fituesja e Çmimit për Paqe, Narges Mohammadi, arrestohet në Iran

0

Laureatja iraniane Narges Mohammadi, e cila aktualisht është në burg. Foto: Gorm Kallestad / NTB

/ Document.no

Irani ka arrestuar Narges Mohammadi (53), e cila u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2023, thonë mbështetësit e saj.

Arrestimi ishte i dhunshëm, sipas mbështetësve të Fondacionit Narges, të cilët kanë publikuar një mesazh në X. Forcat iraniane të sigurisë thuhet se e kanë arrestuar atë gjatë një ceremonie përkujtimore për avokatin Khosrow Alikordi, i cili u gjet i vdekur në zyrën e tij në fillim të kësaj jave. Ceremonia thuhet se është zhvilluar në qytetin e Mashhadit.

Autoritetet iraniane nuk kanë komentuar ende për arrestimin.

Shqetësim
Në korrik, Komiteti i Nobelit shprehu shqetësim se Mohammadi po merrte kërcënime me vdekje nga autoritetet iraniane.

Gazetarja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut mori Çmimin e Paqes për vitin 2023 për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe luftën e saj për të drejtat e njeriut dhe lirinë për të gjithë.

Ajo ka kaluar pjesën më të madhe të dekadës së kaluar pas hekurave, por u lirua përkohësisht nga Burgu Evin në Teheran në dhjetor të vitit të kaluar për arsye shëndetësore. Ajo u burgos për herë të parë në vitin 1998.

Mbrojtësit e saj kanë paralajmëruar vazhdimisht se ajo mund të arrestohet përsëri në çdo kohë.

Intervistë nga TV 2
TV 2 publikoi një intervistë me Mohammadi-n më pak se një javë më parë. Në të, ajo foli për përvojat e saj në burgun Evin.

– Të gjithë ata që kanë qenë në izolim kanë kaluar një periudhë shumë të vështirë, dhe unë e kam kaluar këtë edhe në qelitë e izolimit, tha Mohammadi për TV 2.

Ajo tha gjithashtu se ende ka një dënim me dhjetë vjet burg, i cili mund të zbatohet në çdo kohë.

Përveç kësaj, asaj i është vendosur një ndalim i përhershëm udhëtimi dhe ka përjetuar kërcënime të drejtpërdrejta me vdekje nga Ministria iraniane e Inteligjencës.

Në rrugë, ajo është nënshtruar ngacmimeve dhe sloganeve nga njerëzit e regjimit.

Fredsprisvinner Narges Mohammadi pågrepet i Iran

Si na tradhtoi Perandoria Osmane në fundin e saj?

0
Fahri Xharra, Gjakovë
___
Europa nuk ishte “kurvë”, ne ishim bijtë e kurvës që asnjë herë nuk e kuptuam realitetin që na rrethon.
Perse jemi populli me i vonuar ne Ballkan dhe Europë!?
E kemi menduar ndonjë herë se pse Sulltani na erdhi në Prishtinë me 16 Qershor 1911 ?, a i dinte populli analfabet i humbur në vrimën e zezë gati 500 vjet, vendimet e Kongresit të Berlinit 1878 ?
“33 vjet pas Lidhjes së Prizrenit (1878), imagjinoni ju lutem, Sulltan Reshidi viziton Kosovën, në cilësinë e KALIFIT TE ISLAMIT, dhe paria i bën pritje solemne. Te gjithë muslimanët në këmbë, me flamuj të kalifatit dhe pushtimit osmanë, lule, burra me mustaqe, tirq, që i mbushin rrugët e sheshet e pajisura me zëdhënës, duke falur Namazin me Padishahun.
Mashtrimi i Sulltanit otoman i 16 Qershorit1911 ishte ky: Serbia e dinte shumë mirë që pas 5 -6 muajsh do të shpallet Pavarësia e Shqipërisë, e dinte fort mirë që me një potez të tillë “ të përkuljes së tirqve shqiptar të Vilajetit të Kosovës ndaj perandorisë Otomane “,, Europa përfundimisht do të ka arsyetimin e vet se këtu në këto territore osmanët ende jetojnë. Europa nuk e donte Perandorinë Otomane në Europë
Edhe një herë, Konferenca e Londrës u mbajt për të përzënë Perandorinë Osmane, përfundimisht nga Europa.
Bullgarët, rumunët, grekët dhe serbët e kishin thënë të tyren, vetëm ne shqiptaret nuk shkëputeshim nga e kaluara?!

Si Serbia Përdor ‘Shkencën’ për të Kriminalizuar UÇK-në dhe për të Fabrikuar Luftë Hibride kundër Kosovës

0
Drizan Shala, ekspert i sigurisë, Prishtinë
___
Akademia Ushtarake si një armë shkencore : Si Serbia Përdor ‘Shkencën’ për të Kriminalizuar UÇK-në dhe për të Fabrikuar Luftë Hibride kundër Kosovës
❗️Pretendimi i paraqitur në këtë punim – veçanërisht në pjesën ku përmendet KLA/UÇK si shembull i “akteve terroriste asimetrike” brenda një operacioni më të gjerë hibrid – nuk qëndron në analizë objektive shkencore, por reflekton një narrativë të standardizuar doktrinare të aparatit serb të sigurisë dhe akademisë së tij ushtarake, e cila ka për qëllim riformatimin retrospektiv të konfliktit të Kosovës.
Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se edhe në punimet e ashtuquajtura shkencore, Serbia tenton të vendosë UÇK-në në kategorinë e strukturave terroriste hibride, duke përdorur terminologji të re (hybrid warfare, asymmetric threats, economic sabotage), por pa ndryshuar thelbin propagandistik të tezës.
Ky është një shembull tipik i luftës hibride akademike dhe doktrinare, ku shkenca përdoret si instrument legjitimues i narrativës shtetërore.
📍Keqpërdorimi i konceptit “hybrid/asymmetric” për delegjitimim politik
Konceptet e luftës hibride dhe kërcënimeve asimetrike, siç njihen në literaturën perëndimore (NATO, RAND, EU), nuk janë kategori juridike për shpallje terrorizmi, por mjete analitike për të kuptuar mënyra veprimi. Autori i punimit bën një rrëshqitje konceptuale të qëllimshme, duke i përdorur këto terma për të krijuar një ekuivalencë të rreme mes:
• Lëvizjeve çlirimtare me bazë popullore dhe objektiva politike,
• Dhe organizatave terroriste transnacionale.
Kjo qasje bie ndesh me parimet bazë të analizës së sigurisë dhe me praktikën ndërkombëtare.
📍UÇK si objekt i luftës hibride serbe, jo subjekt i saj
Në vend që të analizohet UÇK në kontekstin real historik dhe politik (rezistencë ndaj represionit shtetëror, konflikt i brendshëm me elemente ndërkombëtare), ajo ripaketohet si instrument i “chaos-it të menaxhueshëm”, duke u paraqitur si proxy i interesave ekonomike ose korporative.
Kjo tezë:
❎ ️Nuk mbështetet në prova të verifikueshme,
❎️ Nuk njihet nga asnjë institucion perëndimor i sigurisë,
❎️ Bie ndesh me faktin se UÇK nuk është e listuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE apo OKB.
Në realitet, vetë kjo lloj narrative është pjesë e operacionit hibrid serb, ku:
• Historia rishkruhet,
• Konflikti simetrizohet artificialisht,
• Dhe agresori përpiqet të paraqitet si viktimë e “terrorizmit hibrid”.
📍Instrumentalizimi i akademisë dhe institucioneve ushtarake
Fakti që ky punim botohet nga:
✅️ Ministria e Mbrojtjes së Serbisë,
✅️ Instituti për Studime Strategjike,
✅️ Shkolla Kombëtare e Mbrojtjes,
Tregon qartë se nuk kemi të bëjmë me analizë neutrale, por me produkt doktrinar të një shteti, i cili përdor terminologjinë moderne të sigurisë për të justifikuar narrativat e vjetra politike. Kjo është tipike për dimensionin kognitiv të luftës hibride, ku akademia shndërrohet në front.
📍Qëllimi real: delegjitimimi ndërkombëtar i Kosovës
Vendosja e UÇK -së në kuadrin e “terrorizmit hibrid” synon drejtpërdrejt:
• Relativizimin e krimeve shtetërore serbe,
• Krijimin e bazës teorike për kundërshtimin e shtetësisë së Kosovës,
• Ndërtimin e një narrative të re për përdorim diplomatik dhe inteligjent.
🚩 Ky është një operacion afatgjatë i luftës hibride, i cili nuk zhvillohet në terren, por në:
• Libra,
• Revista shkencore,
• Konferenca ushtarake,
• Forume akademike ndërkombëtare.
Si përfundim përfshirja e UÇK -së në këtë punim si shembull i “akteve terroriste asimetrike” nuk është analizë shkencore, por konstrukt narrativ i një doktrine shtetërore, që synon të:
• Kriminalizojë luftën çlirimtare,
• Deformojë konceptin e luftës hibride,
• Dhe të përdorë shkencën si mjet operativ të sigurisë.
↗️ Në këtë prizëm, vetë ky lloj punimi duhet të trajtohet si material i luftës hibride informative dhe kognitive, jo si burim neutral akademik.
⚠️ Prandaj ndërtimi i Doktrinës Shkencore të Sigurisë është domosdoshmëri strategjike për shtetin, sepse siguria nuk mund të mbështetet më në improvizim politik apo në narrativa të importuara nga kundërshtarët.
Doktrina duhet të bazohet në kërkim shkencor të pavarur, në përvojë operative dhe në analizë të thelluar të kërcënimeve reale – veçanërisht atyre hibride, kognitive dhe informative.
Kjo doktrinë duhet të shërbejë si mburojë intelektuale e sigurisë kombëtare, duke:
• Vendosur standarde të qarta konceptuale për luftën hibride, terrorizmin dhe konfliktet asimetrike,
• Mbrojtur narrativën historike dhe legjitimitetin shtetëror nga manipulimi akademik dhe propagandistik,
• Orientuar institucionet e sigurisë drejt parandalimit strategjik, jo vetëm reagimit taktik.
Pa një doktrinë shkencore të konsoliduar, hapësira akademike dhe diskursive mbetet e pambrojtur dhe shndërrohet në terren operativ për aktorë armiqësorë. Me një doktrinë të tillë, shteti jo vetëm që mbron sigurinë fizike, por garanton edhe sovranitetin kognitiv dhe strategjik në afatgjatë.