
Skuthëria klanore, kanceroze e LDK-së

Autoriteti për informimin mbi Dokumentin e ish-Sigurimit të Shtetit: Asnjë provë bashkëpunimi në dosjen e Martin Camajt

Nga Frank Shkreli
- Camaj:”Tirana është kthyer në një laborator të gjuhës së komanduar”
Ky vit shënon 100-vjetorin e lindjes së albanologut, shkrimtarit, poetit dhe atdhetarit Profesor Martin Camaj. Për të nderuar Profesor Camajn me këtë rast, javën që kaloi, ekspertë të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), në bashkpunim me përfaqësues albanologë të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, u takuan për të diskutuar jetën dhe veprimtarinë e shkrimtarit e poetit Martin Camajt, ku sipas njoftimit të AIDSSH në këtë përvjetor, u fol, ndër të tjera, për cilësitë e tij si albanolog, gjuhëtar, njeri i mendimit dhe i letërsisë shqipe, me një stil te jashtëzakonshëm. Por jo vetëm. Në njoftimin e botuar në faqën zyrtare të AIDSSH në lidhje me punimet në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së Martin Camajt thuhet gjithashtu se u fol nga disa ekspertë, përfshir Altin Hoxhën, anëtar i Autoritetit dhe Selami Zallin, Drejtor i Informacionit në AIDSSH edhe për, “për fatin e tij si intelektual e qytetar, që u shënjua me vendosjen e regjimit komunist, arratisjen pas presioneve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe shpalljen “armik” për regjimin.” Asnjë provë bashkëpunimi në dosjen e Martin Camajt – Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Një temë kjo që në të kaluarën,pore dhe tani, ka nxitur dhe nxit debate të ashpra, sidomos, nga nostalgjikët e komunizmit të Tiranës zyrtare në shkrimet dhe programet e tyre – madje edhe 35-vjet pas shembejes së Murit të Berlinit — drejtuar kundër figurave të emigracionit politik anti-komunist shqiptar, personalitete të historisë, gjuhës e kulturës, si Ernest Koliqi, Martin Camaj e Arshi Pipa, ndër shumë të tjerë të kalibrit të tyre, të përjashtuar e të anashkaluar nga komunizmi gjysëm shekullor, por edhe aktualisht.
Siç mund ta mbajnë mend lexuesit që i ndjekin këto punë, 5-vjetë më parë filloi – pa pritur e pa pandehur — një fushatë sulmuese alla fletërrufeshë komuniste të ish-regjimit kundër Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, duke i cilësuar ata si poliagjentë, bashkpuntorë të amerikanëve, gjermanëve, jugosllavëve, e ku t’a di unë. Në rastin e Martin Camajt a akuzohej edhe si bashkpuntor i Sigurimit të Shtetit të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Pretendime të tilla kundër Koliqit e Camajt si agjentë dhe bashkpuntorë e poliagjentë janë bërë edhe nga persona e burime të tjera edhe në vazhdim, por ishte Auron Tare, një historian dhe gazetar i njohur shqiptar, i cili ndezi debatin fatzi, 5-vjet më parë duke iu vërsulur Camajt dhe Koliqit. Me atë rast ai hodhi plot akuza të pa dokumentuara, në një të ashtuquajtur “studim” të tij me titull, “Dritëhije në histori”, botuar në portalin “Peisazhe të Fjalës”, por që u përmend edhe në media të tjera të asaj kohe, portal që botohet gjithnjë në Nju Jork, mos qofsha gabim. Në studimin e tij Auron Tare – kishte bërë këto pretendime duke akuzuar si agjent e poliagjentë Koliqin e Camaj, sidomos në periudhën menjpherë pas Luftës së II Botërore, ndërsa vazhdonte t’i mbronte akuzat e tija edhe në programe televizive sikur të ishte i komanduar nga dikush në favor të ndonjë kauzë të pashpresë për të denigruar këto dy figura të Kombit. Frank Shkreli: Fletërrufeja kundër Ernest Koliqit dhe Martin Camajt | Gazeta Telegraf. Tare i përhapi këto gënjeshtra në media mike të tij, kundër dy burrave ndër më të njohurve të kulturës dhe historisë shqiptare, megjithse nuk jepte asnjë dokumentacion të besueshëm për të provuar tezën e tij. Por, pasi iu kërkua të jepte prova e dokumenatcion për të justifikuar akuzat e tija, ai më në fund, u detyrua të pranonte se nuk kishte prova, por se do i sillte ato kur të “hapeshin dosjet e Beogradit”. Frank Shkreli/ Auron Tare: Provat për Martin Camajn si agjent i UDB-së, do i marr kur të hapen dosjet e Beogradit | Gazeta Telegraf
Unë nuk dëshiroj t’i këthehem atij debati fatzi të 5-vjetëve më parë pasi vërtetë, atëherë dhe sot, ai rast më le pa fjalë dhe më bën të pyes veten se pse intelektualë të tillë shqiptarë sot e ndjejnë për detyrë të përhapin shpifje të tilla pa prova dhe pa dokumentacion të besueshëm, fatkeqsisht, duke na kujtuar periudhën e errët komuniste e luftës së klasave. Me të vërtetë, më sjell ndër mend atë thënjen e Faik Konicës se, “Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, ndaj vazhdojmë të renditemi ndër kombet e fundit në Evropë”, e thenë kjo në vitin 1897 nga i Madhi Konica – por aq aktuale sot në çerekun e parë të shekullit XXI. Vaj medet për ne kudo që jemi. Por unë jam i besimit se, pa marrë parsysh se sa kohë kalon e për sa gjatë luftohet me gnjeshtra, e VËRTETA, sado që të luftohet ajo më në fund triumfon. Kështu na meson historia.
Prandaj, me këtë, rast desha të mirëpres raportet e dala nga ai diskutim i AIDSSH, javën e kaluar në 100-vjetorin e lindjes së Martin Camajt, të ënjten që kaloi, dhe të falënderoj Zonjën Gentiana Sula, Shefe e AIDSSH dhe bashkpuntorët e saj për këtë përkujtim, në përpjekjet serioze e vullnet-mirë, për të zbuluar të VËRTETËN duke hedhur më shumë dritë nga jeta dhe veprimtaria e Martin Camajt, bazuar në dokumenta e prova autentike. E bëj këtë, jo vetëm në emërin tim, por të gjithë atyre shqiptarëve kudo në botë, që njohim dhe vlerësojmë punën dhe atdhedashurinë e Profesor Martin Camajt dhe shumë të tjerve si ai që kanë kaluar dekada larg Atdheut, të përjashtuar e të pëbuzur nga shteti amë. Po e sjell këtë përkujtim shumë të rëndësishëm që organizoi enti AIDSSH dhe Qendrëa Kombëtare e Librit dhe Leximit, pikëspari, në interes të së VËRTETËS, por edhe në një përpjekje në vazhdim për të për të pastruar emrin dhe reputacionin e Martin Camajt dhe disa figurave të tjera si ai të emigracionit politik të anatemuar nga historiografia komuniste jo vetëm nga regjimi diktaraorial komunist por edhe në ditët e sotëme të ashtuquajturës “demokraci” allashqiptarçe.
Prandaj, hetimi administrativ i AIDSSH mbi dosjen e Martin Camajt, i njoftuar javën që kaloi, del në përfundimin, se ashtu siç mendojmë shumë prej nesh se akuzat e kundërshtarëve – nuk dua të them armiqëve të Camajt, se sipas anëtarit të Autoritetit, Altin Hoxha — se jo vetëm që Martin Camaj nuk bashkëpunoi me Sigurimin e Shtetit, por nuk ekziston asnjë dokument raportimi apo version që dëmton figurën e tij. Ai i qëndroi çdo tentative të Sigurimit për manipulim dhe bashkëpunim”. Asnjë provë bashkëpunimi në dosjen e Martin Camajt – Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Për më tepër, sipas AIDSSH, në të njëjtin përfundim ka ardhur edhe Selami Zalli, Drejtor i Informacionit në studimin që i bëri dokumenteve arkivore. I cili përmes analizës përcolli tezën se dokumentet që tentojnë të hedhin hije mbi Camajn janë të manipuluara me qëllim zbehjen e ndikimit të tij akademik si albanolog dhe shkrimtar në forumet e larta akademike, jo vetëm në Europë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Në veçanti dëshiroj që të interesuarit të lexojnë për më shumë të dhëna në lidhje me këtë çeshtje, studimin e plotë, profesional dhe të hollësishëm, botuar në faqën zyrtare të AIDSSH, bazuar në dokumentacion, përgatitur Z. Selami Zalli, Drejtor i Informacionit të këtij enti zyrtar. Një studim që, gjithnjë sipas AIDSSH, është përfundim i studimit që ai u i bëri dokumenteve arkivore, duke përcjellur, përmes analizës tezën se dokumentet që tentojnë të hedhin hije mbi Camajn janë të manipuluara me qëllim zbehjen e ndikimit të tij akademik si albanolog dhe shkrimtar në forumet e larta akademike, jo vetëm në Europë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në faqën zyrtare të Autoritetit. Analiza e Z. Selami Zalli mbi Dosjen e Martin Camajt dhe Manipulimin e Dokumentacionit të Sigurimit të Shtetit – Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit –Për të gjithë ata që janë të interesuar në këtë subjekt, unë rekomandoj me seriozitetin më të madh që të lexojnë studimin e Selami Zallit, të mirë dokumentuar bazuar në dosjet që posedon AIDSSH.
- Selami Zalli, e përfundon studimin e tij, përgatitur me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Martin Camajt, botuar në faqen zyrtare të Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me këto fjalë: “Dosja e Martin Camajt nuk mund të konsiderohet autentike dhe e besueshme. Ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim ndërtimin e një narrative të rreme për ta etiketuar si bashkëpunëtor. Ky rast dëshmon për praktikat e përbaltjes, censurës dhe frikës ideologjike që regjimi i kohës ushtronte ndaj figurave të rëndësishme të kulturës shqiptare, të cilat në sajë të kapacitetit e asaj që përfaqsonin i konsideronte rrezik për pushtetin.“Censura dhe përbaltja janë shprehje të frikës”. Ky konstatim sintetizon më së miri thelbin e rastit Camaj dhe shumë të tjerëve si ai.”
STUDIMI I PLOTË I AUTORIT SELAMI ZALLI –Drejtorit të Informacionit të AIDSSH — Analiza e Z. Selami Zalli mbi Dosjen e Martin Camajt dhe Manipulimin e Dokumentacionit të Sigurimit të Shtetit – Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit – siç është botuar në faqen zyrtare të AIDSSH

- Selami Zalli foli mbi Dosjen e Martin Camajt dhe Manipulimin e
Dokumentacionit të Sigurimit të Shtetit

Altin Hoxhën, anëtar i Autoritetit –Hetimi administrativ i ADSSH: “Camaj i qëndroi çdo tentative të Sigurimit për manipulim dhe bashkëpunim.”
Kujtime për 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri historik i Ismail bej Vlorës – Qemalit


Milazim, “Lëvizja e Deçanit” nuk është hibride, ti ka kohë që je aktor i projektit të islamit politik, që do ta deformojë identitetin shqiptar
Fjala përshëndetëse në përvjetorin e themelimit të degës së Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” dhe hapjes së shkollës shqipe “Gjergj Fishta” në Long Island New York

Nga Frank Shkreli
I nderuar Dr Paulin Marku: Ju dhe stafin e shkollës “Gjergj Fishta” në Long Island ju falënderoj, përzemërsisht, për ftesën për të marrë pjesë me ju në këtë festë të përvjetorit të themelimit të Degës, “Vatra” Long Island dhe të shkollës “Gjergj Fishta”. Më vjen shumë keq, që për arsye objektive, nuk kam mundësi të jem me ju për të festuar këtë përvjetor.
Njëherazi, unë u jam mirënjohës për mundësinë që, të pakën, megjithse jo i pranishëm, ta shënoj këtë përvjetor me ju nga larg, me një përshëndetje të shkurtër, duke iu bashkuar ju themeluesve të Degës dhe anëtarve të Vatrës Long Island, drejtuesve të Shkollës Long Island – e sidomos mësuesve në krye me Zonjën Fabjola Marku dhe bashkpuntorëve të saj, por edhe nxënsve që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, por jo vetëm. Nxënësve, atyre bijave dhe bijëve të diasporës së re shqiptaro-amerikane në atë zonë, të cilët falë angazhimeve patriotike dhe edukative tuaja dhe të stafit tuaj të përkushtuar ndaj misionit të Degës dhe Shkollës “Gjergj Fishta, për të shërbyer si një qëndër me frymë kombëtare në Amerikën e Xhorxh Washingtonit e Thomas Xhefersonit – si një qëndër, “shpirtërore, edukative, patriotike, kulturore e komunitare për bashkimin e shqiptarëve në Long Island”, dhe më gjërë.
Ashtuqë qysh në moshë të re nxënsit e shkollës “Gjergj Fishta”, të mësojnë gjuhën shqipe dhe të mbeten të ndërgjegjshëm dhe të vetdijshëm ndaj rrënjëve të tyre etnike, megjithse do rriten dhe të jetojnë në një botë të huajpor të lirë në krahasim me botën e prindërive dhe gjyshërve të tyre. Në këtë oqeanin e madh që e quajmë Amerika jonë e dashur –- ku ky brez i ri shqiptaro-amerikanësh, përveç gjuhës dhe kulturës shqiptare po brumosen nga ju, njëkohësisht, edhe me ndjenja kombëtare të orgjinës, por si qytetarë të denjë të këtij vendi me të drejta, liri dhe përgjegjësi të barabarta. Ndoshta nuk është e rastësishme që ky përvjetor i Shkollës që mban emrin e Poetit Kombëtar, po shënohet vetëm disa ditë pas përvjetorit të lindjes së tij (23 Tetor) — në Muajin Tetor – “Muaji i At Gjergj Fishtës”. Dihet se Gjergj Fishta ishte një mbrojtës i flakët i arsimit shqip dhe veçanërisht, i gjuhës shqipe, si njëri prej mbrrojtësve më të mëdhej të fjalës shqipe. Vet Fishta – ashtu si edhe ju në ditët e sotëme në Amerikë –por më shumë se një shekull më parë, ishte njëri prej themeluesve të Shkollës Françeskane në Shkodër ku mësohej shqip, në një kohë kur mësimi i gjuhës amtare ndër shqiptarët ishte një aktivitet i ndaluar nga Perandoria e errët e pushtuesve osmanë.
Sot në Amerikën e lirë e demokratike, në këtë oqean të madh shtet-planet, mësimi i gjuhës shqipe nuk është i ndaluar, siç ishte i ndaluar në Shqipërinë e kohës së Gjergj Fishtës nga otomanët, pushtuesit shekullorë të trojeve iliro-arbërore.
Megjithse plot sfida siç e dini edhe ju vet, hapja dhe mbarëvajta e shkollës, siç është kjo e juaja nuk është i lehtë, pasi çdo ndihmë bëhet në baza vullnetare. Por, ama, është një aktivitet i nevojshëm kulturor dhe moral, nëqoftse komuniteti shqiptaro-amerikan – ashtu siç kanë bërë dhe bëjnë shumë grupe etnike evropiane në këtë vend — dëshiron të ruaj sadopak gjuhën dhe identitetin kombëtar në këtë shekull të ndryshimeve të mëdha integruese në botë. Për mbajtjen gjallë të kësaj flake përkushtimore – jo pa sakrifica — ndaj arsimit dhe mësimit të gjuhës shqipe, nevojitet një kategori njerzisht të veçantë të shqiptarëve të shpërndarë nepër botë.
Siç duket, brenda vetëm një viti aktivitet, nën drejtimin tënd Dr Paulin Marku me bashkpuntorë, ju kini vendosur një bazë të fortë edukative dhe kulturore në komunitetin ku jetoni e veproni, duke frymëzuar brezin e ri të komunitetit shqiptaro-amerikan në Long island të Nju Jorkut të ëndërrojnë – në dy-gjuhësi — një të ardhme më të mirë për veten, familjen dhe komunitetin ku jetojnë, si shqiptaro-amerikanë të denjë dhe kontribues për një jetë më të mirë në vendin tonë të adaptuar – Amerikën tonë të dashur që na ka pranuar me krahë hapur duke na dhënë mundësitë për një jetë më të mirë për ne dhe familjet tona.
Për këtë punë të mundshme me plot sakrifica, por të kryer mirë, urimet e mia më të përzemërta në këtë prëvjetor, me uratën drejtë realizimit të plotë dhe me sukses të objektivave të misionit tuaj fisnik origjinal, në vitet e ardhëshëm, si për veprimtaritë e Degës së Vatrës Long Island ashtu edhe për shkollën “Gjergj Fishta”, në veçanti, në atë zonë të komunitetit shqiptaro-amerikan të Nju Jorkut.
Gjithë të mirat dhe kalofshi sa më mirë!
Frank Shkreli
E Dielë, 26 Tetor, 2025
Xhemajl Mustafa – Fjala që u bë monument
![]()
Nga: Arif Ejupi
Ecte lirshëm, duke soditur grunajat dhe kopshtet buzë Llapit.
Para se të fliste, e peshonte fjalën.
Përshëndeste ngrohtë e me zemër.
Fëmijët i përqafonte me plot dashuri.
Nxënësit, me butësi e takt, i merrte në bisedë dhe i testonte se si qëndronin me mësimet.
Me bujqit bisedonte shtruar duke marrë vesh nga ata nëse ishin të kënaqur me frytet që ua kishte sjellë vera.
Fundjavat i kalonte duke shëtitur tek Arat e Plepave dhe duke ia pastruar, së bashku me Ismailin e Xhaferin, ballin Sarkofagut të Vendenisit.
Kur kthehej në shtëpi, shfletonte dhe lexonte germë më germë “Rilindjen”, të cilës iu bë kurban.
Me axhën Ukë evokonte stuhitë dhe dimrat e egër që kishin goditur Llapin e Gallapin ndër vite.
I bindur se Kosova kishte në ballë të oxhakut një burrë mendjendritur e të urtë, ai ishte bërë dorë e djathtë e tij.
Ishte optimist dhe i sigurt se, me ndihmën e miqve, Kosova do të bëhej e zonja e vetvetes.
Kur bishat siberiane vrisnin e masakronin, Xhema, i shoqëruar vetëm me tymin e cigares, ulur këmbëkryq i qëndronte besnik Ulpianës, themeleve të Dardanisë.
Nuk mbante as brisk në xhep, por me fjalën shpatë godiste në loçkë të zemrës armiqtë.
Varri i tij, te luadhet e Racivirit në Vendenis,i heshtur dhe i pastër, shndrit posi lulëkuqet në agim.
Qoftë i bekuar shpirti i tij dhe kujtimi për të mos u tretë kurrë në zemrat tona !
Gjenevë,23 Nëntor 2025
Hoxha i Vidmiriqit, një provokim me flamuj kombëtar që mund t’ia shoh sherrin Kosova!

Oguri vetvrasës!
Histeria kundër mërgimtarëve

Lavdi Hysen Gegës, Heroit tim





