
Arrestimet Strategjike të Agresorit ndaj Shtetit Target !

Thirrja e Shqiptar Shaljanit është një apel i argumentuar për ruajtjen e identitetit kulturor dhe për reflektim ndaj proceseve të huazimit ideologjik
Artikulli i autorit Shqiptar Shaljani trajton një çështje me rëndësi të veçantë për studimet mbi identitetin kulturor shqiptar dhe për dinamikat sociopolitike të shoqërisë sonë bashkëkohore. Diskursi i tij nxjerr në pah tensionin midis traditës vendore dhe ndikimeve të ideologjive të importuara, të cilat, në rrethana të caktuara, shfaqen si forma të politizimit të fesë.
Një vrasje e shumëfisht, që nuk mund të harrohet…!

Virgjëreshat e bardha të Zadrimës
Reagim akademik–politik ndaj propagandës fetare të Milazim Krasniqit

Mehmet Lajçi rreth skandalin në Prokurorinë e Pejës – Dosja që tronditi drejtësinë e Kosovës
Autor: Mehmet Lajçi
Data: 18.11.2025
Ky nuk është një tekst i zakonshëm, as një ankesë administrative e humbur në ndonjë zyrë të pluhurosur. Ky është një alarm publik. Një klithmë drejtësie. Një dokument i ndërtuar mbi vite dhimbjeje, përbuzjeje institucionale, neglizhence të qëllimshme dhe dyshime të arsyeshme për një skemë të errët kriminale që, sipas provave të mbledhura, funksionon brenda vetë institucioneve të drejtësisë në Republikën e Kosovës. Rasti prek prokurorë, hetues, zyrtarë policorë dhe figura të larta të sistemit prokurorial, duke ngritur dyshime të forta për koordinim të brendshëm me qëllim mbrojtjen e personave të dyshuar për fajde, presion dhe shantazh. Ky publikim bëhet sepse heshtja institucionale është bërë më e rrezikshme se vetë krimi.
1. KUSH JAM UNË – DHE PSE PO FLAS PUBLIKISHT?
Unë jam Mehmet Lajqi, aktualisht me banim në Francë. Prej vitesh kam trokitur në çdo derë të drejtësisë, kam dorëzuar prova, dokumente, komunikime, dëshmi – dhe në vend të trajtimit profesional kam gjetur indiferencë, minimizim të rastit dhe shpeshherë injorim total. Dhe kur drejtësia hesht, viktima detyrohet të flasë publikisht.
2. KUSH JANË PERSONAT E PËRFSHIRË – DHE ÇFARË DYSHOHET PËR TA ?
Sipas dokumenteve dhe provave që posedoj, disa prokurorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë qenë të përfshirë në: mbyllje të paarsyeshme të rasteve, mosveprim të qëllimshëm, presion ndaj hetuesve, pengim të veprimeve hetimore, informim të palës së dyshuar për veprimet hetimore.
Institucionet dhe personat kyç të apostrofuar: Prokuroria Themelore e Pejës Lumturie Vuçetaj – Kryeprokurore Dorian Juniku – Prokuror Ramiz Buzhala – Prokuror PSRK dhe Departamenti për Krimin e Organizuar Blerim Isufi – Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale Habibe Salihu – Prokurore (mbajtëse e rastit tim) Ymer Ymeri – Major Fidan Hamiti – Kapiten Kadri Gashi – Rreshter Zymer Gashi – Toger Fehmi Kosumi – Rreshter
Të tjerë të njoftuar, që nuk kanë vepruar Besim Kelmendi – U.D. Kryeprokuror i Shtetit Gazmend Hoxha – Drejtues i Policisë së Kosovës
Të gjithë këta janë vënë në dijeni për rastin – por heshtja e tyre i jep peshë dyshimit se kemi të bëjmë me një skemë të organizuar brenda sistemit.
3. SI LIDHET RASTI IM I FAJDES ME SKANDALIN ?
Rasti fillon me Tahir Dacin, person i dyshuar për fajde, detyrim dhe shantazh, përmes të cilit kam humbur 193,000 euro, ndërsa kërcënimet për pagesa shtesë kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë.
Prokurorja Habibe Salihu: e mbylli rastin pa kryer asnjë hetim, ushtronte presion ndaj policëve për të mos vepruar, injoroi vendimin e Gjykatës së Apelit, e mbylli rastin edhe për herë të dytë, sërish pa asnjë veprim hetimor. Ky veprim i përsëritur përbën bazën më serioze të dyshimit se personat e dyshuar për fajde kanë pasur mbrojtje institucionale.
4. KRONOLOGJIA – NGJARJET QË E ZBULOJNË SKEMËN
26 gusht 2025
Marr një SMS nga i dyshuari T.D., që më paralajmëron se “do të arrestohesh”. Ky informacion mund të vijë vetëm nga brenda institucioneve.
29 gusht 2025
Dorëzoj prova tek kryeprokurorja Vuçetaj dhe prokurori Juniku. Asgjë nuk regjistrohet si duhet. Asnjë veprim.
18 shtator 2025
Tentoj të hap një kallëzim të ri penal. Prokurori kujdestar thërret policinë – dhe arrestohem pa arsye. Pas arrestimit: shkatërrohet reklama e shitjes së pronës sime, agjencia tërhiqet nga frika, bashkëpunëtorët e T.D. vazhdojnë kërcënimet.
Nëntor 2023 – Prishtinë
Kisha dorëzuar më parë kallëzim penal kundër zyrtarëve të PSRK-së dhe Policisë së Kosovës për mosveprim. Edhe atëherë – heshtje totale. Vendimi i Apelit – momenti që i zbulon të gjitha Gjykata e Apelit e kthen rastin për hetime të reja. Prokurorja Salihu, në vend se të hetojë, e mbyll rastin për herë të dytë. Pa hetuar. Pa përballur palët. Pa intervista. Pa ekspertiza. Asgjë. Në këtë pikë, dyshimet kthehen në bindje të arsyeshme se brenda institucioneve ka funksionuar një skemë mbrojtjeje për fajdexhinjtë.
5. PSE PO E PUBLIKOJ KËTË DOSJE ?
Sepse të gjitha institucionet janë njoftuar – disa herë. Dhe të gjitha kanë zgjedhur heshtjen.
Prokuroria Themelore Pejë PSRK
Prokurori i Shtetit Policia e Kosovës
Këshilli Prokurorial Inspektorati Policor
Asnjë veprim. Asnjë hetim i mirëfilltë. Asnjë sinjal drejtësie. Kur heshtja mbulon provat, ajo nuk është më neglizhencë – është pjesëmarrje. Përfundim Rasti im nuk është më një çështje individuale. Ai është një alarm kombëtar. Nëse institucionet nuk reagojnë, atëherë qytetarët e Kosovës duhet të dinë se përballë kujt sistemi të drejtësisë po jetojnë – dhe kush po mbron fajdexhinjtë duke ndëshkuar viktimat.
Për çdo emër të përmendur në këtë dokument, posedoj prova konkrete, të ruajtura dhe të gatshme për publikim në çdo moment. Ky denoncim është akti im i fundit i besimit se e vërteta, sado e shtypur, sërish do të ngrihet.
Me respekt, Me revoltë, Me prova, Me shpresë për drejtësi, Mehmet Lajqi
____
PS!
Përgjegjësia për shkrimin është ekskluzivisht e autorit Mehmet Lajçi .
Recension për librin «Kur Heshtja Flet» e autorit Nikolin Sh. Lëmezhi
Përgatiti: Adi Haliti ˗ Zvicër
Libri «Kur Heshtja Flet» e autorit Nikolin Sh. Lëmezhi është një udhëtim me një emocion filozofik, ku poezia, si një formë e fuqishme shprehëse, shqyrton thelbin e jetës dhe të natyrës njerëzore. Me një stil të pasur dhe të thjeshtë, ku vihet në pah mundësia e eksplorimit që të kuptojmë më shumë për veten dhe botën përmes asaj që kurrë nuk thuhet – heshtjes.
Në këtë vëllim poetik, titulli «Kur Heshtja Flet» nuk është vetëm një pasqyrë e një poezie të vetme, por është një manifest që thërret për një meditimin e thellë mbi rolin që ka heshtja në jetën e çdo njeriu. Poezia është një reflektim mbi mundësinë që ndodhim të kuptojmë atë që shpesh mbetet e papërshkruar me fjalë, duke kërkuar që të shohim përtej asaj që shfaqet dhe të ndiejmë përmes gjithçkaje që mbetet e pashprehur.

Foto e autorit të librit…
Poezia «Kur Heshtja Flet» shërben si një pikënisje për të gjithë vëllimin. Ajo zë vend në faqen107-të autorit, ku bën thirrje për të dëgjuar atë që shpesh na shpëton, për të kuptuar se thellësia dhe bukuria e jetës shpesh qëndrojnë në ato momente kur fjalët heshtin dhe shpirtit i jepet mundësia të flasë përmes ndjenjave të pastra dhe mendimeve të thella, siç thuhet në këtë varg:
«Kur njerzit heshtin e heshtja flet, aty ka jetë».
Ky vëllim poetik është një thirrje për të mos e humbur shpresën, për të kërkuar dritën edhe në momentet e errëta dhe për të besuar në fuqinë e brendshme që e udhëheq njeriun drejt kuptimit më të lartë të vetvetes dhe të botës. Autori ka krijuar një poezi që është jo vetëm një formë artistike, por një mjet reflektimi për gjithsecilin që dëshiron të shqyrtojë më thellë shpirtin e tij dhe botën përreth. Poezia e vëlla Nikolin SH. Lëmezhit është një frymëzim që mbështetet në thelbin e jetës dhe asaj që është shpesh e padukshme, e cila mbetet një pasuri e vërtetë letrare dhe shpirtërore për çdo lexues.
Duke dashur që zëri i ëmbël i heshtjes dhe gjuha e saj të jehojë gjithnjë e më shumë për mbarë njerëzimin, autori ka arritur ta publikojë vëllimin me poezi “Kur Heshtja flet” edhe në versionin gegnisht në Tetor 2023 (përshtatur nga Ndrekë Zalli), në anglisht në Dhjetor 2023 (përkthyer nga Laura Hamitaj) dhe në gjermanisht në Maj të vitit 2024 (me përkthimin e Klodjana Mark Murri).
Me shumë etje dhe dashuri lexova edhe versionin e këtij vëllimi i shkruar në gegnisht dhe që më tërhoqi shumë.
Duke lexuar poezitë e vëlla Nikolinit, njeriu dashurohet me bukurinë e Heshtjes dhe bëhet më i aftë të hyjë brenda vetes, e të gjejë kështu rrugën e bukur të dashurisë e të paqes së vërtetë. Më në fund, njeriu mëson të mos ketë frikë nga Heshtja, por ta dojë atë, ta kërkojë, sepse duke gjetur Heshtjen ai gjen vetveten. Duke gjetur vetveten, përmbush më në fund aspiratat e tij më të thella për të qenë realisht i lumtur.
Donald Trump, sipas disa prej 28 pikave për përfunimin e luftës së Fedaretës Ruse ndaj Ukrainës, i është dorëzuar kësaj të fundit

Gani Mehmeti
TRAMP, SIPAS DISA PIKAVE NGA 28 SOSH, ËSHTË DORËZUAR PARA PUTINIT
Nuk e di se si e çka ka ndikuar në disa nga 28 pikat e Trampit për arritjen e një Marrëveshjeje për ndërprerjen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, por po e them se, me kërkesat e këtyre kushteve të Ukrainës ndaj Rusisë, nuk do të kishte ndodhur fare lufta mes këtyre dy shteteve. Jo, sepse Rusia do ndahej e kënaqur mjaft shumë me territoret e pushtuara, e tani të fituara të Ukrainës. Për të marrë këto territore të Ukrainës, Rusia nuk do të bënte luftë fare, pse do të ishte e kënaqur.
E, sikur t’i jipen territoret e pushtuara të Ukrainës, nuk do të bëhej luiftë fare, nuk do të vriteshin njerëz, nuk do të shkatërrohej vendi dhe nuk do të shpenzoheshin SHBA dhe shtete të tjera për mbrojtjen e Ukrainës.
Ky, mund të thuhet se ka qenë plani i Rusisë, prandaj presidenti rus, Vladimir Putin, tha se plani i Donald Trump për Ukrainën “mund të shërbejë si bazë për t’i dhënë fund konfliktit”. Ndoshta, me dhurimin e të gjitha vendeve të propozuara nga Tramp, është diçka edhe më shumë se ka menduar Putini, i cili pjesë-pjesë pushtoi territore të Ukrainës qysh nga viti 2014, e në vepçanti prej vitit 2022.
Me të drejtë, plani amerikan shihet me shqetësim të madh në Kiev sepse përfshin disa kërkesa kyçe ruse: Ukraina të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj, pranon të zvogëlojë madhësinë e ushtrisë së saj dhe të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO. Janë kushte tejet në disfavor të Ukrainës dhe në favor të Rusisë, prandaj duhet të jenë të papranueshme.
Me plot të drejtë shfaqet shqetësimi i BE-së dhe njëmblëdhjetë shteteve të tjera.
Sipas planit të Trampit, Rusia do të mbante Donetskun, Luhanskun dhe Krimenë, por do të duhej të hiqte dorë nga territoret e tjera të pushtuara.
Vallë, territoret tjera të pushtuara, si edhe Donetsku, Luhansku e Krimeja – janë territore të Ukrainës – përse t’i dhurohen Rusisë? Kush po dënohet këtu dhe kush po shpërblehet ? Të shpërblehet agresori – ëshë e tmerrshme, apo mos qenka ligj që, i forti të shpërblehet gjithherë. Po të ishte Ukraina më e fortë se Rusia, do të thotë se, atëhere nuk do dhurohej me territore Rusia por Ukraina !
Është shqetësuese, e tmerrshme dhe e papranueshme që agresori të shpërblehet me territoret e pushtuara, kur këto dy shtete janë krijuar me kohë sipas marrëveshjeve të tyre.
Rusia u kuptua se është dinake dhe nuk duhet t’i besohet. Ajo kishte kërkuar të merrte armët bërthamore të Ukrainës, me kusht se nuzk do të rrezikohej asnjëherë nga Rusia. Tani, siç po shihet, jo që u kërcëbnua por u zhvillua lufta gati për katër vite.
Që Rusia të mos mendojë në të ardhmen të bëhet aagresore ndaj ndonjë shteti tjetër apo edhe ndaj Ukrainës në të ardhmen, ajo do duhej të dënohet. Ajo duhet të kthejë të gjitha territoret e pushtuara nga viti 2014 dhe do duhej të dënohej me pagesën e dëmeve të shkaktuara në Ukrainë. Vetëm me dënime të tilla, më nuk do të mendonte Rusia të shkaktonte luftra të tjera ndaj asnjë shteti në të ardhmen. Po, kjo do të ishte si vërejtje edhe për çdo shtet tjetër që do lakmonte territore të ndonjërit nga fqinjtë dhe nuk do të mendonte të pushtonte territore të ndonjë shtetit jetër.
Më pastaj, si është e mundur t’i caktohet numri i ushtarëve të rregullt Ukrainës ? A mos vallë, Rusia paska frikën se do të sulmohet ndonjë ditë ?
Krejt kushtet që do duhej të kërkoheshin ngha Rusia, po kërkohen nga Ukraina ? Kjo është në favorin rus e në dëm të Ukrainës.
E, po u shpërblye Rusia, do ketë edhe luftra të tjera, ku ta dimë se nga kush do të shkaktohej e kush do të sulmohej.
Prandaj, sjhqertësimet e BE-së për disa nga kërto pika të trampit, janë plotësht të arsyeshme dhe se nuk duhet të pranohen.
Ndërkaq, këto pika të Trampit, me shpërblim ndaj Ruaisë, kuptohet se Trampi është dorëzuasr para Putinuit, për çka na vjen shumë keq. Putini është një fashist e shovenist, prandaj duhet të dënohet e jo të shpërblehet, po deshëm paqe në të ardhmen. Ndryshe, do sdhtohen apetitet e shteteve më të forta për pushtimin e shtetve më të vogla.
Zotëri kryetari Tramp, kini kujdes, veni gishtin kokës dhe mos lejoni të sjhpërblehet agresori në asnjë mënyrë.
Për vendosjene paqes, Rusia të kthehet në kufinjt e saj dhe Ukraina poashtu.
Shkrimtari, historiani dhe gazetari i gazetës Rilindja, Jusuf Buxhovi, e kujton Xhemajl Mustafën në 25 vjetorin e vrasjes së tij

Në nderim të Dom Pjetër Popaj: Katër dekada në shërbim të zotit dhe kombit
Në shenjë nderimi e respekti Papa Leoni XIV ka nderuar me BEKIMIN APOSTOLIK Dom Pjetër Popajn për shërbimin e tij të çmuar fetar për 40 vite, ndërsa edhe Këshilli i Kishës nderoi në mënyrë të veçantë Famullitarin Popaj: Mirënjohje përjetë Dom Pjetër për gjithçka i ke dhënë popullit e kombit tonë. FOTO: Gazeta Dielli
Nga Frank Shkreli
Ditën e Dielë me 16 Nëntor, 2025, Kisha Katolike shqiptaro-amerikane, “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork organizoi një darkë solemne me mbi 600-pjesëmarrës për të festuar 40-vjetorin e shugurimit të Dom Pjetër Popaj. Një përvjetor i rëndësishëm në historinë e komunitetit katolik shqiptaro-amerikan por edhe për vet Dom Pjetrin, prifti i parë shqiptaro-amerikan i shugurar meshtar në Shtetet e Bashkuara. Fjala me këtë rast:
“I ndershmi Dom Pjetër, të dashur miq, familjarë dhe anëtarë të famullisë, “Kisha Zoja e Shkodrës” në Nju Jork.
Ne mblidhemi sot me gëzim dhe mirënjohje të thellë për të festuar një moment vërtetë të jashtëzakonshëm: 40-vjetorin e meshtarisë të mikut tonë të dashur dhe bariut të përkushtuar, Dom Pjetër Popaj, Famullitar i Kishës Zoja e Shkodrës në Nju Jork.
40-vjet shërbim meshtarak janë shumë më tepër se një numër. Përgjithësisht, ato përfaqësojnë një jetë plot sakrificash të heshtura, përkushtim të besueshëm dhe angazhim të palëkundur për t’iu përgjigjur thirrjes së Zotit dhe nevojave të grigjes së tij. Gjatë këtyre katër dekadave, për komunitetin tonë, Dom Pjetri ka qenë një burim force në kohë pikëllimesh, një i dërguar i shpresës në kohët e pasigurisë dhe një prani e gëzueshme në kohë gëzimesh e festimesh.
Ai ka pagëzuar fëmijët tanë. Ka ngushëlluar familjet tona në momentet e kalimit në amshim të të dashurve tanë. Na ka inkurajuar në përpjekjet tona dhe na ka ngritur me predikimet dhe shembullin e tij. Duart e tij kanë bekuar dhe kanë shëruar. Fjalët e tij kanë udhëzuar, këshilluar dhe frymëzuar, dhe zemra e tij ka qenë dhe mbetet e hapur për të gjithë ata që e kanë njohur dhe bashkpunuar me të.

Frank Shkreli
*Autori ka shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane dhe ka qenë anëtar i grupit redaktues të revistës “Jeta Katolike Shqiptare’’, për vitet 1971-1974. Autori, duke folur të djelën mbrëma me rastin e 40-vjetorit të meshtarisë të Dom Pjetër Popaj, famullitarit të Kishës së parë Katolike Shqiptare (Zoja e Shkodrës) në Shtetet e Bashkuara
Dom Pjetri, është pasardhës i denjë si famullitar në Kishën Zoja e Shkodrës në New York, i Monsinjor Zef Oroshit dhe ish-Arkipeshkvit Tirane-Durrës, të Përndershmit Monsinjor Rrok Mirdita. Një famulli kjo që siç shihet sot, kishte mbrenda praninë dhe ndihmën e të Madhit Zot.
Ajo që e bën këtë përvjetor edhe më të veçantë, nuk janë vetëm vitet e shërbimit, por mënyra se si janë shërbyer besimtarët dhe komuniteti shqiptar këtu në përgjithsi: me dashuri, përulësi, dhembshuri dhe besim të palëkundur. Dom Pjetër, shërbimi juaj ka prekur jetë në mënyra që mund të mos i dini, plotësisht, kurrë. Fara që keni mbjellur– përmes mirësisë, këshillave dhe dashurisë tuaj për popullin e Zotit, vazhdon të japi fryt në komunitetin tonë këtu në Nju Jork dhe më gjerë.
Në një periudhë fatzezë të historisë shqiptare, kur dukej se katolicizmi po zhdukej në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, fillimisht, ka qenë Qendra Katolike Shqiptare në Amerikë dhe më vonë Kisha Zoja e Shkodrës kryesuar nga Monsinjor Oroshi dhe Dom Rrok Mirdita dhe sot nën drejtimin e Dom Pjetrit — ajo që gjatë dekadave të komunizmit në trojet shqiptare, po mbillte në Amerikë një farë të re rritjeje e lulëzimi: rilindjen pra të asaj që sot është Kisha Katolike në Shqipërinë e post-komunizmit zyrtar. “Nji shkëndi e vogël, që me ndihmë të Zotit do bahemi dritë e madhe, me shëndritë dhe votrat e errësueme në Atdhe’’, ka qenë parashkimi dhe premtimi i Dom Zef Oroshit, në vitin 1962.
Ndërkohë që me veprën dhe punën e tij prej 4-dekadash, Dom Pjetri ka berë të mundur rrjeshtimin e denjë të kombit shqiptar në radhët e kombeve të tjera në Amerike, duke inkurajuar pjesëmarrjen e komunitetit shqiptaro-amerikan në evenimente, parada e shfaqje kulturore e muzikore që organizohen në New York çdo vit — duke shfaqur kështu pasurinë tonë kulturore, kombëtare dhe folklorike para popullit amerikan dhe para botës.

Me veprimtaritë e Kishës “Zoja e Shkodrës”, në Nju Jork dhe me jehonë n e fjalës së tij, Dom Pjetri ka nderuar gjithëkund dhe gjitheherë Kishën Katolike Shqiptare. Por, ai në të njëjtën kohë ka promovuar virtytet dhe emrin e mirë të Kombit shqiptar. Dom Pjetri, me krenari rreshtohet në rendin e gjatë të klerikeve katolikë shqiptarë të cilët–në trojet e veta në Ballkanin Perëndimor — dhe në diasporë, kanë qenë dhe janë ndër shtyllat më të rëndësishme si përfaqsues të ajkës së patriotizmit dhe ndërtimit e zhvillimit të kulturës dhe gjuhës shqipe. Gjithmonë, duke i ndejt besnik Fesë dhe Kombit, lirisë, besës dhe burrënisë shqiptare, por edhe nderit e dinjitetit njerëzor, pa dallim feje a krahine.
Ju falënderojmë që 40 vjet më parë iu përgjigjët me “po” thirrjes suaj. Shembulli juaj na kujton se madhështia e vërtetë nuk gjendet në njohje apo madhështi, por në shërbim të vazhdueshëm dhe dashamirës. Në frymën më të mirë dhe në kujtim të martirve të shumtë të klerit katolik shqiptar — viktima të një regjimi barbar komunist — të cilët me dashuri të pamasë dhe me vendosmëri të patundur, ia kushtuan jetën dhe veprën predikimit të Fjalës së të Madhit Zot, shpesh nën rrethana shumë të vështira i dedikuan dijen, pendën dhe jetën ngritjes së Kombit shqiptar.
Qofsh i bekuar nga Zoti Dom Pjetër, me shëndet, gëzim dhe forcë të re, ndërsa filloni një kapitull tjetër të shërbimit fetar dhe atdhetar për grigjen tuaj. Dhe Zoti ynë, ju shpërbleft shumëfish për përkushtimin dhe besnikërinë tuaj ndaj famullisë Zoja e Shkodrës këtu në Nju Jork. Urime Dom Pjetër për këtë udhëtim të bekuar prej 40 vitesh. U jemi mirënjohës për shërbimin tuaj fisnik fetar e atdhetar ndaj Kishës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork, ndërsa lutemi për shumë vite të tjera për ju, me shëndet dhe jetë të gjatë. Të paçim, Dom Pjetër!
“Well done, good and faithful servant…” Mathew 25:22
Ad Multos Annos, Dom Pjetër Popaj!



Autori argumenton se përdorimi i shamisë, në kontekste të caktuara shoqërore, nuk është thjesht shprehje individuale besimi, por shpesh rezultat i presioneve strukturore — ekonomikë, familjarë dhe komunitarë. Ky vlerësim është i rëndësishëm, sepse zhvendos fokusin nga individi te mekanizmat që prodhojnë varësi, ndikim dhe kontroll social.
Po ashtu, artikulli identificon aktorë të interesuar që përfitojnë nga interpretime ideologjizuese të fesë, duke krijuar narrativa të reja identitare që bien ndesh me traditën kulturore shqiptare. Këto tendenca, të mbështetura shpesh nga rrjete transnacionale, paraqesin rrezik për erozionin e kohezionit kulturor dhe për deformimin e trashëgimisë sonë etnokulturore.
Në këtë prizëm, thirrja e autorit nuk është kundër fesë si praktikë shpirtërore, por një apel i argumentuar për ruajtjen e identitetit kulturor dhe për reflektim ndaj proceseve të huazimit ideologjik. Shqiptarët, si popull me traditë të konsoliduar të harmonisë fetare dhe të hapjes kulturore, duhet të jenë veçanërisht të vetëdijshëm për rreziqet që burojnë nga instrumentalizimi i fesë për qëllime politike e kulturore.
Artikulli sjell një kontribut të vlefshëm në debatin publik, duke e rikthyer vëmendjen te nevoja për studime të thelluara sociologjike dhe antropologjike mbi ndryshimet kulturore në shoqëritë shqiptare pas luftës. Ky është një reflektim i matur dhe i argumentuar, që ndihmon në mirëkuptimin e proceseve transformuese dhe në mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore.