Kreu Blog Faqe 383

Radikali islamik Zohran Mamdani ka shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore dhe Kodin Zgjedhor të shtetit të New York-ut 

0

Klajd Kapinova, New York

Marksisti ekstremist dhe radikali islamik Zohran Mamdani ka shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore dhe Kodin Zgjedhor të shtetit të New York-ut 

“Zophran Mamdani, erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Uganda, për t’a kthyer Amerikën në një teokraci islamike.” – Andy Ogles, Përfaqësues i Kongresit Amerikan (R-Tennessee), X    

Kot nuk thonë se qeveria e kap lepurin (marksist) me qerre  

Një organ mbikëqyrës i financimit të fushatave në shtetin e New York-ut, ka ngritur 2 (dy) padi penale krimiale kundër Zohran Mamdani, një ish kandidat kryesor për kryetar bashkie të qytetit të New York-ut. Ata pretendojnë se socialisti ekstrem (marksist) i krahut ultra të majtë pranoi donacione të paligjshme nga donatorë të huaj jashtë territorit të SHBA-së. 

Ata i kërkuan Alvin Leonard Bragg Jr. (1973), një politikan demokrat dhe avokat amerikan, i cili shërben si Prokuror i Qarkut të New York-ut, duke mbuluar qytetin e madh Manhattan-in.  

Ata kërkojnë që prokurori Bragg dhe Departamentit i Drejtësisë (DOJ) të hetojnë dhe arrestojnë sa më shpejt Zohran Mamdanin, sepse paratë e fushatës mund të kenë ardhur nga: Australia, Turqia, Franca, Kanadaja, Gjermania dhe vende të tjera. 

Akti Federal i Fushatës Zgjedhore e bën të paligjshme “pranimin ose marrjen” e kontributeve nga shtetas jo-amerikanë, në çdo zgjedhje federale, shtetërore ose lokale. 

Fondacioni Coolidge Reagan i dërgoi rekomandime Divizionit Penal të Departamentit të Drejtësisë dhe zyrës së Prokurorit të Qarkut të Manhattan-it, Alvin Bragg prova dhe fakte të reja për të filluar hetimin kriminal në ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane lokale në New York City, duke shkelur ligjet fetarale dhe të vetë shtetit të madh të New York-ut. 

Ata pretendojnë me prova dhe fakte të pakundërshtueshme, se: “Mamdani mund të ketë shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore dhe Kodin Zgjedhor të New York-ut.”  

Fondacioni Coolidge Reagan ngre padi ndaj Mamdanit DanBacker, një ekspert kombëtar i financimit të fushatave dhe president i Fondacionit Coolidge Reagan, tha në një deklaratë, se: “Këto nuk janë incidente të izoluara ose gabime administrative, por një model i vazhdueshëm i parave të huaja, që rrjedhin në garën për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut në shkelje të kjartë si të ligjit federal ashtu edhe të rregulloreve të financimit të fushatave të qytetit të New York-ut.” 

Gjëja më e frikshme në lidhje me Zohran Mamdanin nuk është socializmi i tij. Christopher Rufo dhe Lomez sulmojnë “amerikanizmin post-bardhë” të kryetarit marksist dhe radikal islamik të sapozgjedhur me vota të manipuluara në rrugë dhe forma të ndryshme, që fatmirësisht tashmë janë në intevestigim intensive, për të zbardhur skemën e mashtrimit më të madh në të gjithë historinë e zgjedhjeve locale në NYC dhe shtetin e madh të New York-ut. 

Të martën Zohran Mamdani, një socialkomunist radikal dhe mysliman, “fitoi” zgjedhjet për kryetar bashkie të NYC, në një fitore dërrmuese me shifra astronomike ndaj rivalit ish demokrat dhe ish-guvernatorit të shtetit të New York-ut Andrew Cuomo. Ashtu si të gjithë komunistët ekstremistë dhe radikalë socialistë, ai joshi popullsinë e qytetit të dërrmuar financiarisht, e cila është pothuajse e gjithë në New York-un e mbytur nga taksat e larta, me një mal premtimesh falas: autobusë falas, kujdes falas për fëmijët njujorkezë, ngrirje të qirave dhe dyqanet dhe supermarketet ushqimore të cilat sipas tij do të drejtohen nga qyteti dhe administrate marksiste e tij. Kjo të kujton periudhën e errët të komunzmit  në Shqipërinë e mjerë, gjatë viteve zeza të inkuizicionit dhe diktaturës së egër ateiste-komuniste të Dullës së Gjirokatrës (Enver Hoxha 1916-1985) në vitet 1944-1990. 

Sigurisht, kushdo që ka gjysmë truri e di se socializmi i than dhe mjeron në ekstrem, qytetet çdo here dhe kudo ku ai shtrin tentakulat e veta kancerogjene dhe vdekjeprurëse. Është vdekje nga një mijë rritje taksash, valë krimi dhe vitrina dyqanesh dhe supermarketesh bosh. 

Shkrirja fiskale ka dominuar titujt kryesorë të mediave amerikane kryesisht marksiste që dominojnë NYC, që nga fitorja befasuese e ugandezit me shtetësi të dyfishtë Zohran Mamdanit marksist. por 

 A është vetëvrasja ekonomike dhe financiare vërtet kërcënimi më urgjent i Big Apple!?  

Lomez, në episodin debutues të “Rufo and Romez” në BlazeTV, thotë jo. Është ajo që simbolizon fatkeqsisht radikali islamik dhe marksist, një radikal i cmendur që duhet të na trembë vërtet të gjithëve në NYC. Ai është kopja e ebrejit radikal komunist senatorit Bernie Sander nga Vermonti, i cili flet me hipokrizi për komunizmin kubanez, ish të Bashkimit Sovjetik, venezuelas dhe koreanoverior, në një kohe qe ai ka në pronësi katër shtëpi luksoze në vende të ndryshme të SHBA-së.  

Ndërsa Lomez “nuk e pëlqen fare”, ai nuk mendon se reforma ekonomike e Mamdanit ose politikat e tij të tjera komuniste do të jenë aq revolucionare sa thonë njerëzit. “Nëse po kërkoj llojin e ndryshimit të politikave midis asaj që ai mund të bëjë në New York City kundrejt (ish-kryetarit të bashkisë) de Blasio, mendoj se është mjaft e hollë”, thotë ai. 

Mamdani bëri deklarata të kjarta anti-njerezve të pasur të bardhë gjatë fushatës së tij 

“A mendoj se Zohran Mamdani do të imponojë një lloj autoritarizmi totalitar komunist në New York City? Jo, nuk mendoj. Mendoj se gjërat thjesht do të përkeqësohen gradualisht në mënyra që nuk janë të mira”, parashikon ai. 

“Gjëja kryesore”, që e bën Mamdanin të frikshëm, thotë ai, është ajo që simbolizon radikali markist. “Mamdani përfaqëson mbi të gjitha një lloj post-amerikanizmi, një amerikanizëm post-ardhë në veçanti. Mendoj, se kjo është me të vërtetë e rëndësishme”, thotë ai. 

Lomez tregon një klip të fjalimit të fitores së Mamdanit natën e zgjedhjeve si provë të kësaj. Në këtë segment që është bërë viral, ai vazhdimisht falënderoi jo amerikanët, por emigrantët për fuqizimin e fushatës së tij. 

“Faleminderit atyre që shpesh harrohen nga politika e qytetit tonë, të cilët e bënë këtë lëvizje të tyren. Flas për pronarët e jemenasve të bodegave dhe abuelat meksikane! Shoferët e taksive senegalezë dhe infermierët uzbekë! Kuzhinierët e linjës trinidadiane dhe hallat etiopiane!” ai brohoriti nga podiumi. 

“Ai po i lavdëron abuelat meksikane dhe shoferët senegalezë të Door Dash… jo meksikano-amerikanët, jo senegalezo-amerikanët, vetëm ato gjëra pa vizë lidhëse fare”, thotë Lomez, duke u kujtuar dëgjuesve se “Zohran Mamdani bëri deklarata të kjarta anti-njerezve të bardhë gjatë fushatës së tij”, si p.sh. vendosja e taksave për njerëzit e bardhë në mënyrë specifike. 

“Mendoj, se ky lloj normalizimi, që është diçka që kemi parë nga Partia Demokratike që po përshkallëzohet gjatë dekadës së fundit, është pjesa më e rëndësishme e kësaj, dhe është gjëja që më shqetëson më shumë.”  

Zbulohet konspiracioni qe u thohet qytetareve sit e votni per Mamdanin  

Një organizatë jofitimprurëse e qytetit të New York-t, u kap në kamera, duke këshilluar një të huaj të votojë ilegalisht në zgjedhjet për kryetar bashkie për Zohran Mamdanin. Sipas pamjeve të publikuara nga gazetari i pavarur O’Keefe Media Group (OMG), 

Për lexuesit shqiptarë, skjaroi se James O’Keefe është një gazetar investigative. Ai përdori një taktikë zbulimi, duke u paraqitur si një emigrant i paligjshëm i paregjistruar, ku ngadalë iu afrua drejtorit të organizatës jofitimprurëse La Jornada Pedro Rodriguez (një organizatë që krenohet me “ndihmë ndaj emigrantëve me dokumente dhe nevoja ligjore”).  

Dhe historia vazhdon. Në një bisedë të regjistruar, ai pyeti se si të votonte dhe për kë të votonte. 

Drejtori dyshohet se e manipuloi sistemin për të votuar edhe pse e dinte që James Nuk ishte emigrant ose më saktë një qytetar i paregjistruar, Por ai prapë i kërkoi James të votonte për dikë emri i të cilit fillonte me M. Dhe si u kap me presh në dorë!?  

Neni 501(c)(3) ndalon organizatat e përjashtuara nga taksat të angazhohen në aktivitete politike  

Sikurse dihet nga të gjithë me ligj, Neni 501 (c)(3), ndalon cdo organiatë e cila është ligjërisht është e perjashtuar nga pagimi i taksave në shtet (federal apo local), për tu marrë me aktivitete të mirëfillta politike, të partive të ndryshme amerikane, që garojnë për poste drejtuese në zyra lokale dhe qendrore brenda territorit të SHBA-së. 

Rodriguez gjithashtu pranoi se e dinte që personi ishte ‘i paregjistruar’ përpara se ta këshillonte se si të votonte. 

Kjo ka të ngjarë me saktësi absolute të shkelë Ligjet Federale dhe Shtetërore të Zgjedhjeve. Duke vërtetuar se mekanizmat e verifikimit të identitetit të votuesit gjithashtu nuk janë shumë të fuqishëm. 

Mamdani, një i vetëshpallur “socialist demokrat” (marksist), tani po përgatitet të drejtojë NYC, kryeqytetin financiar të Shteteve të Bashkuara dhe gjithë botës së lirë. 

Agjencia privatate e lajmeve e quajtur Just the News, ka siguruar dokumente të brendshme nga Socialistët Demokratë të Amerikës (DSA), duke vërtetuar se: Mamdani është renditur si një nga nëntë “socialistët në detyrë” të miratuar nga DSA. Organizata, e cila ka një qëndrim dhe platform të kjartë anti-Izrael, luajti një rol të madh në fushatën e tij, dhe këta njerëz punojnë së bashku në Legjislaturën e Shtetit të New York-ut, dhe ai është një nga ata që përmenden.  

Fillimi i një katastrofe në NYC  

Kryetari i sapozgjedhur i NYC-së, Zohran Mamdani, sapo dështoi në intervistën e tij të parë të madhe dhe është vetëm Dita e parë. I pyetur nga gazetari komunist greko-amerikan George  Stephanopoulos (ish punonjës komunist i administratës së presidentit komunist Bill Clinton) se si planifikon ta “mbrojtë” New York-n nga Presidenti republican Trump, Mamdani u bë plotësisht socialkomunist: “Ju rritni taksat për 1% të sipërm me 2% dhe rrisni taksën e korporatave nga 7.25% në 11.5%. Kjo mbledh rreth 9 miliardë dollarë.” 

Gazetari Stephanopoulos u kundërpërgjigj aty për ary: “A nuk jeni të shqetësuar se kjo do t’i largojë krijuesit e vendeve të punës nga New York-u?” 

Radikali marksist Mamdani dyfishoi reagimin, duke fajësuar “krizën e përballueshmërisë”. Pastaj erdhi goditja shkatërruese e Stephanopoulos, i cili i kujtoi atij se nuk mund të rrisë as taksat mbi të ardhurat pa miratimin e shtetit. 

Po Guvernatorja Hochul? Ajo tashmë ka thënë se nuk do t’i rrisë taksat për të pasurit. 

Plani fiasco i Mamdanit “të mbrohemi nga Trump” sapo u rrëzua dhe u dogj më pak se 24 orë pasi mori detyrën.  

Mamdani nuk mund të bllokojë ligjërisht agjentët federalë ICE të arrestojnë emigranteët  e jashtëligjshëm sepse ai nuk është President i ri SHBA-së  

Kryetari fatkeqsisht i zgjedhur i Bashkisë së New York-t, marksisti dhe radikali islamik Zohran Mamdani, 34-vjeçar socialkomunist “demokrat”, lëshoi ​​jë paralajmërim të zhurmshëm për mediat e majta globaliste Fake News, në adresë për oficerët federalë të imigracionit, duke kritikuar ashpër ICE-në, duke e përshkruar agjencinë si “një agjenci mashtruese” pa “shpërfillje për ligjin dhe rendin”. “Mesazhi im për oficerët e ICE-së dhe për të gjithë në këtë qytet, është se të gjithë do t’i nënshtrohen të njëjtit standard ligjor. Nëse shkelni ligjin, do të mbaheni përgjegjës,” raportoi revista e përjavshme amerikane “Newsweek”. 

“Mjerisht, ekziston një ndjenjë në rritje në të gjithë vendin se disa njerëzve u lejohet të shkelin ligjin, kjoftë presidenti apo stafi,” u shpreh mashtruesi marksist Mamdani. Ai shtoi se planifikon të mbajë një qëndrim shumë më të ashpër, duke u rreshtuar me kryetarët e bashkive të qyteteve që mbrojnë imigrantët dhe është zotuar të bllokojë agjentët federalë nga kryerja e deportimeve në Chicago dhe Boston. 

Zohran, që ka emrin sikurse shumë serb, përshkroi planet për javët që do të reklamoi gjatë inaugurimit të tij më 1 janar 2026. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i agjentit federal të ICE-së, Scott Mechkowski, tha se bllokimi i operacioneve federale “…nuk do të ndodhë kurrë. Nuk do t’a ndaloni qeverinë federale të bëjë atë që duhet të bëjë, sepse për këtë gjë ka votuar populli amerikane me 5 nëntor 2024, për të larguar nga territori i SHBA-së të të gjithë emigrantëve të jashtëligjshëm dhe aty me hisori dhe aktivitet kriminal që fshihen ketu.” 

Zyrtarët e administratës së Presidentit të 45-të & 47-ë të SHBA-së Donald J. Trump, përfshirë përgjegjësin zyrtar kryesor e kufirit Tom Homan, kanë thënë përpara Ditës së Zgjedhjeve se agjentët e ICE do ta futen kudo në qytetin e New York-t dhe do të ndjekin emigrantët e paligjshëm sipas urdhrave të rinj federalë. 

Muajin e kaluar, (27 tetor 2025) Tom Homan, shefi i kufirit i Presidentit Trump, tha se operacionet e ICE në Nju Jork do të dyfishohen dhe trefishohen kundër qyteteve strehë të emigrantëve të jashtëligjshëm. 

Zv/ Presidneti JD Vance nisi hetimin kombëtar për mashtrimet zgjedhore  

Zëvendëspresidenti JD Vance, ka zbuluar prova dhe fakte të reja për mashtrim votuesish në garën për kryetar bashkie të New York-ut dhe ka bërë thirrje zyrtare për hetimin më të madh të integritetit zgjedhor në historinë e SHBA-së. 

Vance deklaroi se “drejtësia duhet të mbizotërojë mbi politikën”, tha ai. “Nëse amerikanët humbasin besimin në zgjedhje,  ne humbasim gjithçka.” Ai gjithashtu paralajmëroi se kushdo që zbulohet se mashtron do të përballet me një dënim maksimal me burg.  

Disa raportime tregojnë se ka pasur mospërputhje nga punonjësit e qendrave të votimit në qytetin e New York-. Kështu disa qendra votimi kanë zbuluar shenja të dyshimta manipulimi, si: fletë votimi të dyfishta, barkode të shtypura gabimisht dhe hyrje të pakjarta në regjistrin dixhital të votuesve. 

Zyrtarët lokalë fillimisht fajësuan se mund të kishte ndodhur një “gabim teknik”, por jo se gjithcka është bërë e mirëorganizuar për të manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet, duke nxjerrë “fitues” marksistin dhe radikalin islamik Zohran Mamdani, pikërisht në tavolinë pa meritë, njësoj sikurse kishin bërë më 3 nëntor të vitit 2020, duke nxjerrë fitues nga shtëpia e nëndheshme pensionistin dhe komunistin e fjetur Joe Biden. 

Por kur një denoncues doli përpara, duke pretenduar me të drejtë se disa fletë votimi në mungesë po “përpunoheshin dyfish”, përmes sistemit të skanimit, situata u përshkallëzua. Loja e vjedhjes dhe manipulimit ishte bërë tashmë një dukuri masive në të gjithë NYC.  

Janë zbuluar nga heitmi se ka pas vula dhe të dhëna dixhitale që tregonin mospërputhje në numërimin e fletëve të votimit në qarqe të shumta 

Ekipi investigativ dhe vetë Zv/Presidenti Vance tregoi se disa kuti votimi ishin manipuluar, përpara se të mblidheshin dhe se të tjerat ishin të lidhura me subjekte private me lidhje partiake. 

Ai paraqiti një sërë dokumentesh origjinale, që tregonin grafikë, vula kohore dhe të dhëna dixhitale që dyshohet se tregonin mospërputhje në numërimin e fletëve të votimit në qarqe të shumta. 

Pasi u doli hilja në shesh “demokratët” ose më saktë komunistët ameirkanë të nivelit të lartë e akuzuan Vance për përhapje frike. Republikanët mbështetën Vance, duke kërkuar transparencë. 

“Ne kemi fatura origjinale,” shtoi ai, “dhe nuk kemi frikë t’i përdorim ato per t’ia treguar popullit amerikan për skandalin dhe masakrën elektorale që ndodhi më 5 nëntor 2025 në të gjithë NYC.” 

Disa ditë më vonë, dokumentet që Vance i referohej u bënë publike, ku përfshihen email-et e brendshme midis mbikëqyrësve të zgjedhjeve, që diskutojnë “parregullsi në grupet e votimit”, foto (Imazhet e zarfeve me vulë kohore dhe të dhënat mjeko-ligjore tregojnë modele të pazakonta aksesi në sistemin elektronik të regjistrimit të votuesve në New York.) 

Analistët e pavarur, konfirmojnë se ndërsa jo të gjitha të dhënat vërtetojnë mashtrim të qëllimshëm, numri i parregullsive është shumë i pazakontë. 

Zv/ Presidenti i SHBA-ë Vance është fiksuar apo kapur pas këtij përfundimi korruptiv që ka ndodhur, duke bërë thirrje për komitete mbikëqyrëse dypartiake në çdo shtet. 

Ndërsa hetimi federal zgjerohet, pritet që më shumë zyrtarë të merren në pyetje dhe legjislaturat shtetërore në të gjithë vendin, ku për më tepër tashmë po rishikojnë sistemet e tyre të manipuluara të votimit që ka ndodhur një javë para votimit dhe në ditën e votimit më 5 nëntor 2025. 

Për momentin, një gjë është e sigurt: I gjithë vendi po investigohet dhe po populli votues po vështron i habitur procesin e madh të manipulimit dhe vjedhjes së votimeve që ka ndodhur në NYC, për të nxjerrë fitues me cdo kusht marksistin dhe islamikun radikal Zohran Mamdanin. Çdo fjalë, çdo dokument, çdo provë e re po shqyrtohet nga një popullsi e etur për të vërtetën, siç tha vetë zv/ Presidenti Vance në fund: “Demokracia nuk shembet kur njerëzit mashtrojnë. Ajo shembet kur njerëzit e mirë heshtin. Unë refuzoj të hesht!”   

Republikanët Shqyrtojnë Përdorimin e Amendamentit XIV të për të detyruar Zophran Mamdanin të largohet nga detyra 

Kjo dispozitë, e miratuar në vitin 1868, ndalon këdo që është “angazhuar në kryengritje ose rebelim”, kundër Shteteve të Bashkuara, ose ka “ndihmuar ose ngushëlluar” armiqtë e saj, të mbajë detyrë publike. 

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Ameirkan, po shqyrtojnë strategji ligjore dhe kushtetuese, nëse dispozita mund të zbatohet përmes legjislacionit të ri ose veprimeve të Kongresit, për të parandaluar kandidatin për kryetar bashkie të Qytetit të New York-ut, Zohran Mamdani, të marrë detyrën.  

Duke u thirrur në “klauzolën e kryengritjes” pas Luftës Civile në Kushtetutë 

Përpjekja, e raportuar për herë të parë nga e përditshmja konservatore “New York Post”, po udhëhiqet pjesërisht nga Klubi Republikan i Rinj i New York-ut. Klubi në fjalë, argumentoi se deklaratat e kaluara të Zohran Mamdanit që bënin thirrje për luftimin e ICE dhe lidhjet e tij me organizatat e krahut të majtë, mund të konsiderohen “ndihmë ose ngushëllim i armiqve” të Shteteve të Bashkuara, gjuhë e cituar drejtpërdrejt nga Seksioni 3 i Amendamentit XIV. 

Stefano Forte, president i Republikanëve të Rinj të New York-ut, tha: “Ekziston një presion i vërtetë dhe legjitim, për t’a detyruar kryengritësin marksist Zohran Mamdani që ose a) të hiqet nga votimi ose b) të shkarkohet nga detyra nëse dëshiron të fitojë të martën.” 

Vendimi i gjykatës, i ka inkurajuar disa ligjvënës republikanë, që ta marrin këtë dispozitë në duart e Kongresit, ku republikanët aktualisht kanë një shumicë të ngushtë prej 219-213 në Dhomën e Përfaqësuesve. 

Përveç mundësisë së një padie për Amendamentin XIV, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, po bëjnë presion mbi Departamentin e Drejtësisë, që të rishikojë rrugën e Mamdanit drejt shtetësisë amerikane, duke pretenduar se ai mund të ketë shkelur kushtet e betimit të tij të natyralizimit. 

Përfaqësuesi Andy Ogles (R-Tennessee) pretendon se Mamdani, në një postim në X, “erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Uganda, për ta kthyer Amerikën në një teokraci islamike”. 

Në nderim të jetës dhe veprës së Ibrahim Skenderit

0

Argjira Ukimeri, Prizren

NË NDERË TĒ JETËS DHE VEPRËS SË IBRAHIM SKENDERIT

(DITËVDEKJA 18.11.2025)

EPITAF I DASHTUN

Axha Ibrahim,

Du me t’u diftue si asht mas miri. Veç ti don edhe din me m’kuptue.  Kur pranvera nisi me ardh, bashk me te vijnë edhe lulet e Majit.

Zani yt i ambël m’nep shpresê e jetë, m’mbush plot lumni e m’ban me rrnue n’parajsën  tande engjullore. Jeta m’ka ba me kuptue qi jo çdo kush asht si ti e unë! Edhe n’mêrzinë ma t’madhe kur e kemi pas, kêrkush s’gjeti dakik e as sahat pêr me m’ngushllue!

Jeta asht e pa m’shirë! Nuk m’dha edhe nji mundësi t’dytë pêr me jetue! As me i pa njerzit n’sy e me kuptue se sa kemi nevojë për njani tjetrin,  për dashninë qi na ka mungue, edhe për hallet tona qi kurr s’maruen!

Kjo dynja asht durim e pritje!

Ku dita asht sa nji shekull jetê, e nata pa ispatë!Oh jetë e shenj’t,  buzëqeshë,  hiq pa ndalë. I falë gzim e dashni ksaj krijese Hyjnore, edhe n’ditët ma t’bekueme t’Universit!

Afrim Caka: Analistët si Berat Buzhala, janë të vakët nga intuita

3
Afrim Caka, Gjakovë
___
TË GJITHË ANALISTËT SI BUZHALA JANË TË VAKËT NGA INTUITA
___
Nuk ka ma bukur kur të tjerëve u japish dije!
Shpeshherë lind pyetja:
“Ҫfarë kërkojnë këta plehrëra gjak prishur e shqipfolës si, Buzhalët, Valonët, Lirimët, Kajtazët, Ullurët, Memlucët, Matoshët, Gashët, Pandurët etj., që singlohen nën njërën apo tjetrën parti e media?” Pasion i këtij analisti banal është jo i natyrshëm dhe ajo nuk lind. Është ndjenja dhe koncepti i tij familjar vetvetiu për të shëmtuarin, shija estetike, perceptimi për gjithësinë, dominance e së keqës mbi të mirën, ngadhnjimi i modelit të tij kulturor e familjar…
Berat Buzhala. UBI TU GAIUS, EGO GAIA (Aty ku jeni ju të besuarit e turqisë, ju jeni shembulli (modeli i saj). Kahershëm më ka kapluar një thënie e Demaqit, i cili thoshte:
“Të gjithë analistët e PRONTOS janë shumë të vakët nga shtresa e gjashtë e trurit. Ata nuk kënaqën me rrezulltat e të tjerëve, por qeshin me gabimet e tyre, në vend që t’a godasin veten për zullumet që i kanë shkatuar kombit!”
Kërkojnë të shpëtojnë veten e tyre nga të papriturat? Analistët nuk janë “heronjte e mi”, thash unë! Ata janë qendra e së keqës. Ana e errët e sjelljeve njerëzore. Sepse ajo histori e tyre fillon nga e keqja, sepse ajo hostori ështe vepër e tyre. Nuk është e vështirë të merret me mend se në këtë hierarki të zezë këta njerëz zëjnë vendin më të errët në dardanin tonë të mbuluar me gjak. Asnjë nuk është budalla sa të pretendojë sa këta analistë dalin nga “letrat e hedhura” në kutit e votimit. Gjithmonë një pjesë e madhe e deputetëve dhe analistëve injorantë që dhe të paaftë mundohen të vendosin për çdo gjë. Te këta njerëz qëndrojnë diçka më pak se 40% mesatarja e zgjuarsisë. Prandaj, ne kemi nevojë që shteti një ditë duhet t’i shfuqizojë këto analfabete funksionale e gjysmake.
Mbani në mendje ky kontaminim helmues mund të hiqët vetëm me ligje të forta e rrebelime demokratike. Jo rebelë kundër kombit apo shtetit, por rebel kundër kësaj forme analfabetësh. Shpeshherë këto analfabete i këtyre njerëzve me profesione të dyshimta nuk përputhen mirë dhe, shpeshherë, shfaqjet e tyre në media duken si ndonjë piktur e shëmtuar që të ngjallë neveri e urrejtje. Jo rebelë kundër kombit apo shtetit, por rebel kundër kësaj forme të opozitarëve e të mediave për të cilën ishim bindur se do të sillnin shkatrrimin e Dardanisë në menyrë të pa shmangëshme.
Shëmbullin më të qartë të kësaj të vërtete e afron ajo racë e nënshtruar, e shkerdhyer dhe e asimiluar duke mos përdorur kulturën, gjuhën dhe historinë e tij. Por thonë se, po të rrishë gjatë me një personë si Buzhala, Valoni, Batoni e Lirimi merrinë pamjen e tyre. Madje po qëndrove gjatë në një vendë me armikun nisë e të zë ajo që quhet tani më sindromi “Stokholmit”. Vend ku vidhet edhe vota. Vëni gishtin kokës se këndë do ta votoni. Vendi të mos e shndërrohetë në plaçkë tregu!
Nga dita në ditë, shoqëria është dëshmitare për për dukurinë e përhaphjes së helmit te njerzit nëpërmjet mjeteve në media dhe rrjeteve sociale, gezatarisë së rrugës dhe intervistave të turpshëm. Në Dardani, propaganda analistëve konsiderohej si armë e dorës së parë, ndërsa këta perfaqësonin shpresën e fundit të jetës për politikanët opozitar si një ushtri e shpartalluar, si dhe një punë të rehatëshme për dredharakët e llojit më të poshtër. Për ata që me krime politike janë bërë sundimtarë të mediatëve për fatin e të tjerëve…
Duke folur në përgjithësi, nuk duhet të harrojmë një tjetër gjë që më irritonte ishte mënyra me të cilën shikohej Berat Buzhalën. Mendoja që e gjithë kjo shikohej dhe pranohej korrupsioni e tradhëtia. Mendoja që e gjitha kjo tregonte se sa pak i njihnin opozitarët e analistët si murtajën sllave. Mirpo në këtë shkrim bëhej fjalë për Buzhalën dhe analistët tjerë. Bëhej fjalë për një doktrinë të paracaktuar për ta çuar kombin drejt shkatërrimit.
Për të qenë edhe më konkret në deformimet anatomike të Valon Sylës, rrezimet e para i përkasin moshës së shkollës fillore, më saktësisht zgjuarësia mesatare në klasën e katërt. Konsideroni së bashku me Berat Buzhalën lindën edhe mbretërit e analizave shpifëse. Procesi zunxhiror i analistbërjes vjen dhe forcohet sa herë që partit opozitare humbin zgjedhjet dhe saherë që fushatat elektorale trokasin.
Për ata (analistë e opozitarë të deritashëm), nuk kanë kufij, nuk shohin as ngjyra, as spektre, as respektë për Albini dhe policin që çliruan Mitrovicën e ndarë nga Isa Tapalli e Polari i Brojes, duke ndërtuar edhe slogane mashtrimi që pretendojnë me shpifje propagantë antishqiptare shkojnë në përjetësi, duke imazhuar qytetarin në media që të mendojë se analizatë politike të tyre po behet për masën e gjërë popullore.
Unë pyes veten se përse realiteti duhet të jetë aq i thjeshtë. Mjaft me shpërthime ndjenjash. Thashë me vete se do ta rrëfeja këtë fotogarfi të Berat Buzhalës duke qenë sa ma i paanshëm, dhe ashtu do ta bëj. “Kam frikë se do të të krijoj shumë dhëmbje!”.
O lëxues! Më dukej vetja si një budalla, nuk isha aspak i tillë. Bëra një përpjekje të madhe mendore: mos ndoshta nuk gjykoja? Përkundrazi truri më punonte si një makinë llogaritëse, për shembull, për foton në fjalë që të ngjallë frikë. E vështroja në errësirë të plotë si përmes një muri të xhamtë të ekranit, pa mundur dot t’i prekja dot fytyrën e tij kaq egoiste dhe aq mizore.
Edhe JU e vështroni këtë foto, njëlloi si do ta kisha vështruar unë, po të qeshë në vendin tuaj. Nuk e di se çfarë mendoni, madje as vetë nuk e di se çfarë mendoj, por e di mirë se edhe ju mendoni si unë. E migjithatë, njeriu si Valoni është aq i lidhur me ata që kriminelë të Zajednicës, saqë “ca shqiptarë” parapëlqejnë përfundimisht të durojnë deformimimet e tyre dhe dhembjen e shëmtisë, se sa ta asgjasojnë me një fakt të vullnetit të tyre.

Varfëria intelektuale, si pasojë e varfërisë mendore…!

2
Afrim Caka, Gjakovë
___
“VARFËRIA INTELEKTUALE, SI PROGNOZË E VARFËRISË
MENDORE E ALTIN KRASNIQIT”
___
Falsiteti i hyrjes në politikë vjen shpesh pas krizave të dukshme dhe të paprekëshme MENDORE, qofshin këto kriza, financiare, politike apo edhe kriza identiteti vetjak në shumë raste si e Altin Krasniqit.
Nëse do t’i ktheheshim sërish fillimit, nuk duhet të harrojmë dhe efektin negativ që kanë lënë këta të PRONTOS te të rinjtë gjithë kjo parad e Altin Krasniqit e rastit në fjalë.
O sot o kurr!
A nuk na thotë gjë fakti që një pjesë dërrmuese e fëmijëve të PDYKYS pëlqejnë më shumë shtrigën e shtriganat e Zajednicës sesa Albinin? Efekti magjistifikues?! Klasicizmi ideoteskë i njerëzve të korruptuar politikishtë kishte etikën e mosdhënies në skenë të shpifjeve, sepse kishin si qëllim ta fusnin Zajednicën dhe t’i mbronin zullumçarët, dhe ta trondiste shpirtërisht votuesin, por ne u japim lexuesit, por ne duhet t’ju japim votuesve edhe luksin për të ditur detaje rreth shtrigave e shtriganave, si vishen, si veprojnë në media e parlamentë ku shkojnë e nga cila provincë vijnë? Ku është etika e gjithë kësaj shfaqje e Altin Krasniqit? Ku qëndron etika e morali i këtij dezinformuesi?
Cilë është mesazhi ynë që duam të përcjellim te çdo votues.
Asnjëherë nuk shihet impakti politik në dhomatë e errëta të kancelarive të tyre, duke e vrarë shoqërinë, kombin e kulturën dardane çdo ditë e më shumë. E para që duhej të bëhej, duhet të ishte një analizë psikomendore e këtij monstre e pastaj duhet trajtuar si një person që nuk vlen të merresh e t’i japësh vëmendje, por drejtësia le t’u tregojë njerëzve të tillë se edhe për këta ka ligj dhe dënim të merituar.
Duhet t’u tregohej nëpërmjet rastit “PRONTO” të gjithë të prontos me “precedentë politikë” se sot nuk është më rrokopuja e kapjes së shtetit e 2000-ës, se sot gjërat kanë ndryshuar, se Dardania s’është më e atyre viteve, se nuk mund t’ia cenosh lirin dhe aq më pak të goxoni t’ia merrni drejtën për ta mbrojtur Atdheun e Kombin, se ky është një shembull që nuk duhet ndjekur… E pra, të gjitha këto mund t’i bënte edhe media që ka sot aksesin më të madh në shoqëri, pasi në Dardani media vazhdon të jetë faktor ndikues dhe joedukues rëndësishëm në krijimin e personalitetit të shoqërisë shqiptare.

Vaso Çubrilloviqi dhe çubrilloviqët shqiptar

1

Fahri Xharra, Gjakovë 

“Siç dihet, masat myslimane në përgjithësi janë tejet të ndikuara, veçmas nga feja, bestytnitë dhe fanatizmi. Prandaj, fillimisht ne duhet të bindim klerin e tyre dhe njerëzit me ndikim, përmes parave ose kanosjeve, që të mbështesin dëbimin e shqiptarëve. Duhet të gjenden agjitatorë që flasin për dëbimin, veçmas nga Turqia. Ata duhet të përshkruajnë bukuritë e tokave të reja në Turqi, jetën e lehtë dhe të rehatshme atje, të ngucin fanatizmin fetar dhe tek masat të zgjojnë një krenari për shtetin turk”, theksonte Çubrilloviç në Strategjinë e tij për dëbimin e shqiptarëve , dhe e shtonte” Turqia është pajtuar të pranojë mbi 200 mijë njerëz të shpërngullur, me kushtin që ata janë shqiptarë’.

Po sot cilat janë planet serbe për ne ? Kanë ndryshuar rrethanat historike.

Bota po tmerrohet nga kërcënimi islamik-radikal , bota po përgatitet për një « luftë » gjithëpërfshirëse kundër kësaj të keqeje që po i kanoset.   Ku jemi ne ? Mënyra e jonë  lindore e të menduarit dhe përgatitja e një shteti të ri me « kalorës të islamit » a thua nuk është një plan i ri « çubriloviçjan »për kurthin e ri  antishqiptar të përgatitur mirë e mirë nga Serbia ?

Në rrezikun islamik , gjithnjë prezent në Kosovë : “shamia , ferexheja , mësimi fetarë në shkolla , shkuarja në “ISIS” dhe   mosdënimi i tyre “-  deri dje heshtje dhe super heshtje nga çubrilloviqët shqiptar , kurse sot  program qeveritar në fushatë parazgjedhore! Ç`na duhet një lëvizje e cila nuk e ka kuptuar rrezikun kombëtar se edhe  nga kush vjen ?

 

Shqiptarët, kemi nevojë për iluminizëm të ri dhe rilindje kombëtare Ne ende jetojmë ne frymën osmane dhe komuniste ( të cilat janë të njëjta ) ! Turpi kombëtar është aq i madh sa të vjen marre që në Europë të flasësh shqip. “Iluminizmi eshte dalja e njeriut nga mituria e  vetë fajësuar. Mituria është mos aftësia e përdorimit te arsyes pa u udhëhequr nga tjetri. E vet fajësuar është mituria, kur ajo nuk buron nga mungesa e mendjes, por rënja në kurthin çubriloviçianë të vatë asgjësimit

 

« Ne shqiptaret nuk kemi nevojë te shpikim dhe të vjedhim nga askush për të emëruar prejardhjen tonë,na duhet vetëm të përvetësojmë atë çka është e jona dhe t’ua bërtasim fort ne fytyrë të gjithëve. Unë mendoj se i vetmi shpëtim për kombin shqiptar është patriotizmi i pastër, por di edhe se ne jemi gati një shekull mbrapa fqinjëve tanë në krijimin dhe forcimin e identitetit tonë, për arsye që dihen pra do të isha dakord edhe me pak nacionalizëm, pasi nuk mund te jesh parimor i kulluar ne mes te hipokritëve dhe maskarenjve. «  më shkruan miku

« Pse shqiptarët ia varin vetes në qafë barrën që nuk u takon? Janë një miliardë myslimanë të të gjitha racave, janë treqind milion arab myslimanë, që e përhapën islamin me gjak e më zjarr. Atyre u bie barra ta mbrojnë islamin, nëse e vlerësojnë që është i rrezikuar. Por të dalin shqiptarët e shkretë në mbrojtje të islamit, përderisa hallet e vështirësitë ua kanë mbuluar veshët, është marrëzi (G.M ) »  por ky është plani  i çubrilloviqëve shqiptar të përgatitur në Serbi
Cila na qenka kauza e në realitetin e ri Kosovës ?   Të futesh në vallen e mashtrimit serb  , dhe të bëhesh kalorës i arabizmit në Europë – kjo nuk është për ne.

Fahri Xharra, 0.6 06.17
Gjakovë

Mendime për antologjinë “Kjo botë shpirtnore vajzash e grash”

0

Nga Shqipe Bytyçi, Zvicër 


Antologjia poetike “Kjo botë shpirtnore vajzash e grash…” është një vepër e veçantë që sjell përpara lexuesit 29 autore, secila me 11 poezi.

Përgatitës të botimit janë Jozef Radi dhe Desantila Rranxa (Qerimaj).

Libri ka 582 faqe. ISBN 978-9928-940-96-4, dhe është botuar nga Botimet Jozef, Durrës, me çmim 2000 Lekë.

Autoret në botim: ARDITA Jatru – AILDA Mëngjesi – ADA Halilaj – ARJOLA Zadrima – ASJA Mulgeci – ALBINA Gjergji – BUKRA Hysenukaj – Kastrati – BARIE Çupi – DONIKA Dabishevci – DESANTILA Rranxa (Qerimaj) -DENATA Ndreca – ELIDA Rusta – ERENESTINA Halilaj – ERINA Çoku – EMMY Krosi – ENKELEDA Ristani – GRISELDA Doka – GENTIANA Kone – GABRIELA Mujaj – HERMAN Çuka – ILIRJANA Stankaj – JASMINA Kotrri -JORIDA Satka – MANJOLA Brahaj – MARSELA Neni – NAIME Beqiraj – SHQIPE Bytyçi – VLORA Ademi – ZHANETA Barxhaj

Kjo antologji është një dokumentim i fuqishëm i krijimtarisë femërore shqiptare të shekullit XXI. Vargjet e autoreve të përzgjedhura me kujdes dhe dashuri, depërtojnë thellë në botën e brendshme të gruas, duke eksploruar ndjeshmërinë, dashurinë, humanitetin, trishtimin dhe përjetimet ekzistenciale.

Një element i veçantë i këtij botimi është përfshirja e autoreve që jetojnë në mërgatë, të cilat sjellin një perspektivë të pasur dhe të shumëfishtë. Prezenca e tyre tregon se poezia shqiptare nuk ndalet në kufijtë e trojeve, por vazhdon të jetojë, të ndjehet dhe të krijohet kudo ku shqiptarët jetojnë.

Edhe vetë përpiluesit e librit Jozef Radi dhe Desantila Rranxa (Qerimaj) janë autorë që jetojnë e krijojnë në mërgatë.

Tjetër element i veçantë është përzgjedhja e gegnishtes nga pjesa më e madhe e autoreve, si mjet për të shprehur emocionet e tyre, duke sjellë një risi të kendshme në letërsinë shqipe bashkëkohore.
 “Nuk pretendoj të kem grumbulluar gjithçka por përpjekja ishte për të mos lënë asnjë autore që ka krijuar njëfarë zëri, jashtë këtij libri.”, – thotë për “Report TV”, Jozef Radi, kurator i antologjisë.

Gjersa Desantila Rranxa (Qerimaj)e thotë me ngrohtësi: “Gjanat bahen mirë, kur bahen me dashni.”

Dhe që ky libër është bërë me dashuri dhe përkushtim, lexuesi e ndjen në çdo faqe. Analizë e shkurtër e antologjisë.

Ky libër përmbledh tema të larmishme: nga problemet sociale dhe reale të shoqërisë, tek ndjenjat intime dhe universale të dashurisë, të humbjes dhe të vetëdijes për liri. Vargjet e grave shqiptare, pavarësisht vendbanimit, tregojnë një botë të brendshme të pasur dhe të guximshme, që meriton të studiohet dhe të vlerësohet. Poezia e përfshirë në këtë vepër nuk është thjesht estetike.

Ajo shërben si një pasqyrë e thellë e përjetimeve njerëzore dhe sociale.

Autoret depërtojnë në dimensionet intime të jetës, duke eksploruar erotizmin, dashurinë dhe intimitetin me kurajo dhe subtilitet.

Në të njëjtën kohë, ato reflektojnë mbi rolin e gruas, vëzhgimin ndaj vetvetes dhe të tjerëve, si dhe mbi boshllëkun emocional që shpesh lind nga padrejtësitë shoqërore. Ky kombinim i ndjeshmërisë personale dhe shqetësimeve sociale i jep poezisë një dimension universal, ku emocionet vullkanike përputhen me ndërgjegjen qytetare dhe reflektimin kritik mbi shoqërinë. Pikërisht dimensionet sociale janë ato që zënë një vend të rëndësishëm.

Poetet trajtojnë regresin politik, çalimet institucionale, hipokrizinë dhe paragjykimet e shoqërisë, duke u bërë lajmëtare të realitetit dhe kritikuese të tij. Zëri femëror, unik në stil dhe estetikë, krijon një “galaktikë” poetike dhe i hap lexuesit mundësi të pasurojë ndjeshmërinë, të kuptojë thellësinë e përjetimeve dhe të gjejë reflektim për botën përreth.

Në mënyrë të veçantë, poezia shpreh edhe një përpjekje për çlirim nga normat patriarkale dhe influenca mashkullore, duke u shndërruar në një formë të vetëdijes dhe rebelimit.

Dashuria, nga ana tjetër, funksionon si katalizator i perceptimeve dhe shprehjeve të ndryshme. Ajo lidhet me përjetime metafizike, ku realja dhe imagjinata ndërthuren dhe ku natyra shfaqet si një forcë shëruese dhe reflektuese.

Në fund, duke përgëzuar përpiluesit Jozef Radi dhe Desantila Rranxa (Qerimaj) për këtë punë të madhe dhe të vlefshme, kjo antologji vjen jo vetëm si pasqyrë e shpirtit të gruas shqiptare, por edhe si thirrje për të vlerësuar dhe ruajtur poezinë si mjet i fuqishëm i shprehjes dhe reflektimit, ku çdo varg është pjesë e një universi më të madh human dhe artistik.

Ese për romanin “Tri vija të kuqe” të Muharrem Blakaj

1

Nga: Sak Muji

___

Romani “TRI VIJA TË KUQE” i Muharrem Blakajt VLERËSIM KRITIKO–ARTISTIK DHE ATDHETAR

(Dosje letrare për librin “Tri vija të kuqe”, shkruar enkas për portalin Drini…)

1. Romani si dosje penale kundër një sistemi “Tri vija të kuqe” nuk është thjesht roman; është një dosje penale letrare kundër aparatit represiv jugosllav në Kosovën e viteve ’80. Aty ku dikur fshiheshin dosje me tri vija të kuqe në arkivat e Sigurimit të Shtetit, sot Blakaj na e dorëzon një dosje tjetër: romanin e tij, ku viktimat dhe xhelatët dalin në dritë me emër, me fytyrë, me metodë pune.

Ngjarjet e romanit rrjedhin në një hapësirë të kufizuar gjeografike – Qarku i Pejës, Istogu, Kryekuqi, Peja zyrtare – por në të vërtetë përfaqësojnë gjithë Kosovën e asaj kohe. Në qendër nuk është vetëm historia e një familjeje (familja Mali), por mekanizmi i tërë i shtypjes politike, me tri shtyllat e saj: hetuesia, rrjeti i spiunëve, dhe gjykata që vulos vendimet e parapërgatitura. Lexuesi hyn në roman jo si turist letrar, por si dëshmitar në një proces gjyqësor, ku të pandehur s’janë shqiptarët, por vetë sistemi.

2. Stazhieri – ndërgjegjja që futet gabimisht në zyrën nr. 13 Figura qendrore lidhëse është Stazhieri – agjenti i ri shqiptar, i sapoemëruar në sektorin e ndjekjeve politike, që vjen nga një familje me tradita atdhetare dhe që ka ambicie profesionale, por jo shpirt xhelati. Ai hyn në Zyrën nr. 13 me kravatë të rregulluar nga nusja e ndrojtur, me revolen nën sqetull që “nuk i pëlqen”, dhe shpejt e kupton se arma më e rrezikshme nuk është revolja, por stilolapsi mbi dosje. Nëpërmjet syrit të tij, autori na fut në: koridoret e errëta të Sigurimit, kthinën e torturave, kantinën ku bëhen aleancat e ulëta, mbledhjet ku vendoset kush shpallet “armik”, kush poshtërohet si “spiuni ynë”, kush flijohet për qetësinë e shefave. Stazhieri është personazhi i ndërgjegjes së lëkundur: ai e sheh padrejtësinë, e kupton lojën kriminale të trekëndëshave dhe treshave armiqësore, por gjithsesi vazhdon të shkruajë procesverbale, të firmosë, të daktilografojë fajin e të tjerëve.

Pikërisht kjo e bën figurën e tij dramatike: nuk është hero klasik rezistence, është njeriu i brendshëm i sistemit, që e sheh zullumin nga afër, dridhet, revoltohet në mendje, por nuk ka guxim ta thyejë prangat e veta morale. Përmes tij, Blakaj na pyet: Sa shqiptarë kanë qenë “stazhierë” në jetë – jo në Sigurim, por në institucionet, partitë, bizneset e pasluftës – që e kanë parë krimin dhe kanë zgjedhur të heshtin?

3. Treshja armiqësore dhe trekëndëshi – matematika e krimit shtetëror Simboli qendror i romanit është trekëndëshi me tri iniciale: X, M, S dhe pastaj kjo lojë makabre me shkronja që shndërrohet në “treshen armiqësore”. Në letër duket gjë e padëmshme: një vizatim, një lojë studentësh. Në dorën e Sigurimit, trekëndëshi bëhet formulë për dënime me burg e me vdekje. X = Xhe-Mali, i cilësuar “krye i grupit armiqësor”; S = Sami (miku nga Drenica); M = Me-Mali… apo Mus… apo dikush tjetër që duhet futur patjetër brenda tresheve, sipas interesit të shefave. Çdo kombinim i shkronjave sjell një variant të ri “grupi armiqësor”, derisa edhe vetë Stazhieri mbetet i tronditur: nga një dëshmitar i pafajshëm krijohet një grup armiqsh të gjallë e të vdekur brenda gjysmë ore pune.

Kjo s’është më letërsi; është manual i një laboratori politik ku njerëzit përpunohen si dosje. Këtu qëndron një nga arritjet më të fuqishme artistike të Blakajt: ai e paraqet krimin shtetëror jo si rrahje primitive në bodrum, por si algjebër të ftohtë burokratike, ku mjafton të zhvendosësh një “M” nga Me-Mali te Musa, nga Musa te një tjetër, që të justifikosh pranga, plumba, vetëvrasje të detyruara.

Muharrem Blakaj, autori i librit “Tri vija të kuqe”

4. “Tri vija të kuqe” – niveli i dënimit, niveli i fajit të shtetit Titulli nuk është metaforë poetike; është term teknik i Sigurimit. Drejtori kroat i spiunazhit e shpjegon qartë: një vijë e kuqe – kundërvajtje; dy vija – kundërvajtje e rëndë; tri vija të kuqe – eliminim penal: pushkë, “aksident”, “vetëvrasje”, burg i përjetshëm. Dosja e Xhe-Malit shënohet me tri vija të kuqe. Kjo është fjala e fundit e sistemit: njeriu nuk gjykohet më nga prova, por nga ngjyra e lapsit. Blakaj këtu e zbërthen në mënyrë gjeniale logjikën e një shteti ku dënimi nuk vjen nga ligji, por nga një vijë e vizatuar me dorë të lirë mbi dosje – një lloj firmosjeje të heshtur vdekjeje. Dhe teksa shefat e Sigurimit fshihen pas formulave “neni 151 i LPP-së”, autori e kthen romanin në aktakuzë morale: tri vija të kuqe mbi letër janë në fakt tri plumba në trupin e një populli.

5. Galeria e xhelatëve: Baboviqi, Sllam Niku, Muji, Sherifi Romani ka një galeri të gjerë figurash represive, që ndërtojnë të gjithën piramidën e dhunës – nga shefat serbë deri te agjentët shqiptarë që e bëjnë “punën e pistë”. Tomisllav Baboviq – komandanti i errësirës Baboviqi është truri i operacioneve. I emëruar tinëzisht, pa post zyrtar, por me pushtet absolut, ai e përdor Sigurimin si klub personal. Në tavolinën e rezervuar te “Kryekuqi” shpërndan role, nxit grupet operative, përgjon, pi, jep urdhra për arrestime, por gjithmonë kujdeset që asgjë të mos mbetet e shkruar me emrin e tij.

Sarkazma e Blakajt ndaj tij është therëse: një njeri që flet për “barazinë e popujve” ndërkohë që nënshkruan fjalë për fjalë projektet e Grashaninit e Çubrilloviqit. Ai përmendet si njeriu që i shndërron trastat e letrave në “trakte terroriste” dhe i bën shpikjet e veta të duken si “zbulime të inteligjencës shtetërore”.

Sllam Niku – “Kryeshefi”, varianti shqiptar i karrieristit pa moral Kryeshefi me vragën në faqe – Sllam Niku – është figura më e rëndësishme shqiptare e aparatit. Ai është ai që “shpjegon historinë” me fjalime anti-shqiptare, që i sheh hoxhallarët si vegël për zhvendosjen e shqiptarëve në Turqi, që beson se detyrë e tij është të mbrojë Serbinë nga rreziku i shqiptarëve.

Në lexim publik, kjo figurë lidhet shpesh me lloj-lloj prototipash realë: ish-inspektorë, ish-shefa sektori, njerëz që pas vitit ’99 janë parë tundur nëpër qytete me petkun e “demokratit të ri”. Në vetëdijen popullore përmenden emra si Asllan Sllaniku, por romani, me zgjuarsi, nuk jep asnjë identifikim juridik; e lë personazhin në plan letrar e moral. Lexuesi e kupton: këtu po flitet për një tip, jo për një CV personale. Sarkazma që autori ia vë në gojë është e pamëshirshme: Kryeshefi që flet për “mbrojtjen e Serbisë nga nënshtrimi i shqiptarëve”, ndërsa vuan nga alkooli, nga frika e skandaleve, nga paniku se mos i humb spiunët provincialë që “nuk dinë as shkrim e lexim”.

Muji – agjenti që shpik prova nga barishtet mjekësore Muji, agjenti i Hetuesisë, mund të lexohet lehtësisht si profil letrar i atyre “hetuesve tanë” që opinioni i Pejës i ka shoqëruar me mbiemra si Demë Mujaj, pa pretenduar kurrë se romani është libër formule per ndjekje penale. Tek Muji, Blakaj e ngre në nivel artistik figurën e agjentit që sheh “celula nacionaliste” te fletorja e bimëve mjekësore, që betimin e Hipokratit e cilëson tekst armiqësor, që ngatërron “Gjentianën” medicinale me “gjeneratat” e rezistencës. Ai është shqiptari që është bërë më i rrezikshëm se shefat serbë, sepse ka nevojë të dëshmojë besnikëri: ku s’ka armë, gjen “revole prej kartoni”; ku s’ka flamur, shpall flamur edhe hartën e galaktikës në mur. Sherifi – “Sherifi i Nju-Jorkut”, mjeshtër i cinizmit Sherifi, që prezantohet me humorin e vet vulgar “Sherif i Nju-Jorkut”, është fytyra tjetër e aparatit: ai që i fton kolegët “të dalin në ajër, jashtë fshehtësive të Sigurimit” – por vetëm për t’u bërë leksion se “ne jemi shtet, thjesht i vrasim ata që nuk bashkëpunojnë”.

Në kujtesën popullore kjo figurë lidhet me llojin e njerëzve që i kemi takuar në çdo kohë: ata që ironinë e kanë mburojë për mungesën e moralit. Në shoqërinë pejane përmenden së brendshmi edhe emra konkretë, si Sherif Bala, por romani qëndron në nivel simbolik: Sherifi është çdo “mik i regjimit” që në kantinë vë kufijtë midis jetës dhe vdekjes me një gjysmë fjale, ndërsa kamerierja vjen të marrë porosinë.

6. Postieri, Hija dhe rrjeti i spiunëve provincialë Një risi e rëndësishme e romanit është demaskimi i rrjetit poshtë – informatorët, “Hija”, Postieri, spiunët e pijetoreve, të bareve, të dasmave. Këta nuk kanë tituj; shpesh janë analfabetë, por e mbajnë shtetin në këmbë.

Postieri – i frikësuar, i zhytur në gënjeshtra, që nga një deklaratë nën presion bëhet gur kyç në trekëndëshin armiqësor, derisa edhe vetë e kupton se e kanë kthyer në vegël. Hija – agjenti i padukshëm që raporton deri edhe për vizatimin në mur, për lëvizjen e shikimeve, për uljen e dy të rinjve në autobus. spiunët e lagjeve që denoncojnë djalin për fotografi të Titos, babain që denoncon djalin në dasmë, njerëzit që shkojnë para agimit në stacionet e milicisë të diktojnë “informata dyngjyrëshe”. Blakaj këtu e godet veçanërisht shtresën e bashkëpunëtorëve shqiptarë, duke e bërë të qartë se sistemi jugosllav nuk do të kishte funksionuar pa këta. Në planin artistik, ai krijon një atmosferë paranoje ku nuk dihet kush është më i rrezikshëm: shefat me uniformë apo spiunët me plis të bardhë.

7. Bota shqiptare: familja Mali, nusja, studenti, Lili Përballë kësaj makinerie, romani ndërton me shumë dashuri botën shqiptare: Is-Mali, babai i fshatit, me dinjitet të heshtur; Xhe-Mali, i riu që e kanë kthyer në “armik të rrezikshëm” për një vizatim trekëndëshi, për një libër, për një kasetë me këngë; nusja me foshnjën në krah, skenë që e përfton në një frazë të lartë dhimbjen e popullit – torturohet burri, poshtërohet nusja, qajnë fëmijët, dhe në fund milici kontrollon pelenën, mos fsheh “armë” brenda; studenti që tradhtohet pa dashur, që e gjen veten në mes hetuesisë dhe bibliotekës së familjes; Lili, piktori i “Galaktikës sonë”, profesor i fizikës që mendon me yje dhe akuzohet se këto yje po i rrezikojnë themelet e Serbisë. Në të gjitha këto figura, autori nuk flet për “shqiptarin ideal”, por për njeriun normal: që punon, lexon, dashuron, këndon, dhe befas bien mbi të tri vija të kuqe të një dosjeje. Kjo e bën romanin të fuqishëm atdhetarisht: nuk kemi patos folklorik, kemi dinjitet të përditshëm që rrënohet nga çizmet.

8. Skena të mëdha letrare: bastisja, kthetra e trekëndëshit, gjyqi Disa skena të romanit janë për antologji letrare: Bastisja në shtëpinë e Is-Malit: hyrja me “Niva”, hapat e rëndë të milicëve, këmisha e bardhë që bëhet e kuqe, foshnja e zhveshur nga Zorica, fjalët “shpirti i nanës”, biblioteka familjare e shkelur me çizme – një kapitull ku realizmi i egër përzihet me një lloj simbolizmi biblik. Analiza e trekëndëshit në zyrë: Kryeshefi, Hetuesi dhe Stazhieri të përkulur mbi fletë, duke e kthyer vizatimin e thjeshtë në hartë të krimit, ndërsa në mur ndizet drita e kuqe e mikrofonit – një skenë e rrallë e burokracisë kriminale. Gjyqi ndaj Xhe-Malit: daktilografistja me fytyrë të bukur që shtyp fjalët e dënimit, gjyqtari që lexon si të citonte manual shkolle, Xhe-Mali që buzëqesh me ironi, prangat që lidhen prapë në fund – një skenë ku drejtësia zyrtare demaskohet si teatër i turpshëm. Blakaj nuk mjaftohet të tregojë; ai krijon pamje vizuale që lexuesi nuk i harron.

9. Gjuha: mes dokumentit dhe artit Një nga vlerat më të mëdha të romanit është gjuha: dokumentet, raportet, fletëparaqitjet, numrat e protokollit, nenet ligjore – të gjitha japin ndjesinë se lexojmë një dosje reale; dialogët e hetuesve dhe spiunëve janë të mbushur me cinizëm, humor të zi, fjalor burokratik; në anën tjetër, narracioni për personazhet shqiptare ka një ton të ngrohtë, shpesh poetik – fjalia “trupi i njeriut shërohet, por çfarë ilaçi shëron një popull kur i vrasin librat?” është shembull i qartë.

Autori përdor shpesh sarkazmën si armë estetike: kur Muji e shpall betimin e Hipokratit tekst nacionalist, lexuesi nuk ka nevojë për koment – vetë absurdi shndërrohet në akuzë. Kur Kryeshefi thotë “ne i ngarkojmë me faj, i shkallmojmë me grushta, kurse ata na shkallmojnë ne me fajet tona”, Blakaj nuk ndërhyn; thjesht e lë fjalinë të bjerë si gur në ndërgjegjen e lexuesit.

10. Qasja dokumentare dhe pesha historike

Romani ka një bazë të fortë faktike. Emrat e institucioneve (SPB, SUP, UDB), stacionet e milicisë, raportet operative, aktvendimet e gjykatës, referencat ndaj figurave si Jusuf Gërvalla, mënyra se si përmendet aksioni i vrasjes së tij – të gjitha tregojnë se kemi të bëjmë me autor që i ka njohur nga afër mekanizmat e kohës. Në këtë kuptim, “Tri vija të kuqe” është edhe: burim memorieje historike për studiuesit; dëshmi morale për brezin e ri që s’e ka jetuar atë kohë; pasqyrë e qartë për mënyrën si u ngritën akuzat e montuara kundër rinisë shqiptare. Pa rënë në didaktikë, romani tregon me hollësi: si fabrikohej një “kallëzim penal”, si përdorej eksperti i grafologjisë vetëm sa të vazhdonte loja, si futeshin emra të tjerë (regjisorë, shkrimtarë, profesorë) brenda “vllastarëve të qeverisjes” për t’ua ngritur dosjen kur të vinte koha.

11. Personazhet positive dhe negative – një ndarje morale e qartë Pa bërë listë të thatë, mund të thuhet se romani ka dy kampe të qarta morale: Personazhet pozitive (të qëndresës dhe dinjitetit) Xhe-Mali dhe Me-Mali familja Mali (Is-Mali, nusja, fëmijët) studenti, Lili, mjekët që refuzojnë të mbyllin sytë të burgosurit politikë që përmenden si të dënuar më herët Të gjithë këta kanë të përbashkët: nuk nënshkruajnë gënjeshtra, nuk pranojnë të bëhen spiunë, e ruajnë dinjitetin edhe nëse thyhen fizikisht. Ata nuk janë patetikë; janë njerëz normalë që refuzojnë të kalojnë vijat e tyre të kuqe. Personazhet negative (aparati represiv dhe bashkëpunëtorët) Baboviqi, Sllam Niku, Muji, Sherifi Dumanoviqi, Menaxheri, mekaniku, qorr-spiunët rrjeti i informatorëve që “denoncojnë edhe fëmijët e vet” Këta janë të përshkruar me një realizëm të ftohtë dhe sarkazëm therëse. Autori nuk i bën karikatura, por i lë të flasin vetë, e nga fjalët e tyre dalin në pah: urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve, padija e thellë (nuk dinë as çfarë lexojnë), karrierizmi i verbër, frika e vazhdueshme nga “skandali” dhe nga shefat e Beogradit. Në këtë kuptim, romani krijon një hartë morale ku lexuesi nuk mund të mbetet i paanshëm.

12. Romani brenda traditës së letërsisë së rezistencës shqiptare “Tri vija të kuqe” qëndron në një radhë me veprat që e kanë rrëfyer dhunën shtetërore jo nga distanca propagandistike, por nga përjetimi i drejtpërdrejtë. Ai e vazhdon linjën e letërsisë së burgut, të shkrimeve dokumentare të rezistencës, por me një teknikë më të rafinuar narrative. Krahasuar me shumë tekste të kësaj gjinie, veçoria e Blakajt është: fokusi tek aparati i brendshëm, jo vetëm te vuajtja e viktimës; demaskimi i agjentëve shqiptarë; shkrirja e dokumentit me artin, pa e humbur as besueshmërinë faktike, as tensionin emocional. Ky roman meriton të lexohet dhe studiohet në auditorë universitarë – si shembull se si letërsia mund të jetë njëkohësisht dëshmi historike dhe vepër artistike.

13. Aktualiteti i romanit sot Edhe pse ngjarjet vendosen në vitet 1981–1986, romani flet drejtpërdrejt edhe për Kosovën e sotme. Sepse: ende kemi figura që kanë kaluar pa asnjë llogari morale për bashkëpunimin me Sigurimin; ende shohim përdorim selektiv të dosjeve, emra që dalin e futen në “treshe” të reja – herë si “patriotë”, herë si “tradhtarë”, sipas interesit të pushtetit; ende ndodh që një vijë e kuqe mediatike e tërhequr mbi emrin e dikujt ta gjykojë njeriun para se ta gjykojë gjykata.

Duke e lexuar “Tri vija të kuqe”, brezat e rinj kuptojnë se liria nuk fillon me datën e shpalljes së pavarësisë; ajo është proces i gjatë përballjeje me të kaluarën. Romani i Blakajt është kontribut në këtë përballje.

14. Përfundim kritik – romani si akt lirie dhe si dosje kombëtare Në fund, “Tri vija të kuqe” mund të përmblidhet kështu: Artistikisht – është një roman i ndërtuar me mjeshtëri, me strukturë të qartë, me simbolikë të fortë (trekëndëshi, tri vijat, zyra nr. 13, kulla, galaktika), me skena të paharrueshme dhe me gjuhë që lë gjurmë. Atdhetarisht – është një akt i fuqishëm dëshmie, që ruan kujtesën e një brezi të tërë të rinisë shqiptare të shtypur, torturuar, vrarë e shpallur “terroriste” pse deshi barazi. Moralisht – është një pasqyrë ku shohim jo vetëm xhelatët serbë, por edhe bashkëpunëtorët tanë, të cilët i kemi takuar si komshinj, kolegë, “miq të shtëpisë”. Romani nuk kursen askënd.

Si dosje kritike për portalin DRINI, kjo vepër mund të mbyllet me këtë vlerësim: “Tri vija të kuqe” është romani ku letërsia merr përsipër atë që nuk e bënë as gjykatat, as komisionet e pasluftës: identifikon mekanizmin e krimit shtetëror dhe e shënon në kujtesën kombëtare. Çdo lexues që e mbyll këtë libër e di se tri vijat e kuqe nuk janë më mbi dosje – ato janë vija që ndajnë të vërtetën nga gënjeshtra, dinjitetin nga servilizmi, atdhetarinë nga kolaboracionizmi. Ky roman meriton të trajtohet jo vetëm si vepër letrare, por si dokument identitar i Kosovës së fund-shekullit XX – një libër që do të vazhdojë të jetojë për aq kohë sa shqiptarët duan ta dinë se çfarë iu bë në emër të “barazisë socialiste” dhe kush e nënshkroi atë barazi me tri vija të kuqe. nga Sak Muji

Rreth dëmit që na e shkaktuan sharlatanët në histori

1

Majlinda Nikçi

____

DËMI QË NA SHKAKTOJNË SHARLATANËT NË HISTORI:
____
1. Dëme Shkencore dhe Akademike
1.1. Diskreditimi i albanologjisë dhe medievalistikës shqiptare
Shembull: Në konferenca ndërkombëtare, studiuesit e huaj i trajtojnë me skepticizëm punimet shqiptare sepse disa autorë publikojnë pretendime si “Nemanjiqët ishin shqiptarë” pa asnjë bazë burimore.
1.2. Ndotja e terrenit shkencor me spekulime
Shembull: Artikuj online marrin një fjali nga një kronikë mesjetare dhe e shndërrojnë në “provë absolute”, edhe kur ajo fjali nuk ka të bëjë fare me etni.
1.3. Krijimi i kaosit burimor
Shembull: Burime të shek. XIII paraqiten si burime të shek. X, për t’u dhënë më shumë “peshë”, gjë që çon në ndërtim të narrativave të rreme.
2. Dëme për Kujtesën Kolektive Shqiptare
2.1. Boshatisja e narrativës reale shqiptare
Shembull: Në vend që të studiohen principatat shqiptare të dokumentuara (Arbnorët, Muzakajt, Topiajt), disa njerëz merren me shpikjen e “origjinës shqiptare” të dinastive që dihet se nuk ishin shqiptare.
2.2. Humbja e besueshmërisë kolektive
Shembull: Kur publiku kupton se disa pretendime janë të pavërteta, fillon të dyshojë edhe për faktet e sakta të historisë shqiptare.
2.3. Krijimi i kulturës së keq-informimit
Shembull: Rrjetet sociale shpërndajnë mema historike me tekste të rreme, të cilat më pas pranohen si “të vërteta” nga shumë njerëz.
3. Dëme në Edukim dhe Kulturën e Dijes
3.1. Indoktrinim i brezave me gjysmë-të-vërteta
Shembull: Nxënësit besojnë se “serbët nuk kanë ekzistuar në mesjetë” thjesht sepse e kanë parë në një video TikTok, jo sepse e thotë shkenca.
3.2. Zëvendësimi i historianëve me “influencerë”
Shembull: Një person pa asnjë formim historik merr mijëra ndjekës duke shpjeguar mesjetën me argumente të shpikura, ndërsa historianët profesionistë injorohen.
3.3. Sabotim i shkrimit profesional të historisë
Shembull: Botohet një libër me pretendime të rreme që shitet shumë, ndërsa një studim serioz i një profesori mbetet në hije.
4. Dëme Politike dhe Gjeostrategjike
4.1. Shpërfaqja e shqiptarëve si popull që rishkruan historinë sipas interesit
Shembull: Në debatet ndërkombëtare, kundërshtarët politikë të shqiptarëve sjellin shembuj të këtyre teori-ve si “provë” se shqiptarët nuk i marrin parasysh faktet.
4.2. Instrumentalizimi i historisë nga grupe politike
Shembull: Një grup politik përdor narrativat pseudo-historike për të krijuar iluzionin e një “lavdie mesjetare”, me qëllim mobilizimin e mbështetësve.
5. Dëme në Vetë Kauzën Shqiptare
5.1. Dobësim i argumenteve reale historike shqiptare
Shembull: Kur dikush përdor argumente të rreme në një debat, kundërshtari e përdor këtë rast për të hedhur dyshime edhe mbi argumentet e dokumentuara — p.sh. mbi vazhdimësinë e popullsisë shqiptare.
5.2. Ulje e autoritetit të historianëve shqiptarë në debatet ndërkombëtare
Shembull: Historianët e huaj bëhen me rezervë ndaj bashkëpunimit me kolegët shqiptarë, nga frika se mos po përballen me qasje të politizuara apo jo-profesionale.
6. Dëme Epistemike (në konceptin e së vërtetës)
6.1. Erozion i konceptit të faktit
Shembull: Njerëzit fillojnë ta shohin burimin historik dhe opinionin personal si dy gjëra njësoj të vlefshme.
6.2. Nxitje e relativizmit absolut
Shembull: Dikush thotë “çdo popull e ka të drejtën e versionit të vet të historisë”, duke e vendosur trillimin dhe faktin në të njëjtin nivel.

E djeshmja e Pricipatës, e sotshmja e sëmundjes së territ dhe e nesërmja e thashethemnajes

0

Shteti-komb, integrimi evropian dhe agsholi i teknofeudalizmit

0
Nga Dr. Sadri RAMABAJA, Prishtinë
Hyrje

Transformimi shtetformues i Kosovës në dekadat e para pas luftës ka përfshirë përplasjen midis dy logjikave të kundërta politike: një modeli republikan-demokratik të orientuar drejt konsolidimit institucional dhe një modeli klientelist që mbështetet në patronazh, partikularizëm dhe kapje të burimeve publike. Kjo përplasje prodhon implikime të thella për sigurinë kombëtare, stabilitetin rajonal dhe perspektivën afatgjatë të kombit shqiptar. Në këtë kontekst, narrativa mbi ndërveprimet e establishmentit të vjetër politik me aktorë destabilizues—Serbinë, Rusinë dhe segmente të veçanta brenda BE-së—duhet kuptuar jo si fakt i mirëfilltë empirik, por si rrezik strukturor i pranishëm në arkitekturën politike të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, heshtja e Tiranës zyrtare, e interpretuar si mungesë e koherencës strategjike shqiptare, e thellon edhe më shumë vakumin gjeopolitik që shfrytëzohet nga aktorët e jashtëm.

1. Shteti-komb në agsholin e teknofeudalizmit

Pavarësisht transformimeve të thella që po sjell epoka e teknologjisë së lartë, inteligjencës artificiale dhe korporatokracisë dixhitale — të cilat disa autorë i quajnë faza të para të teknofeudalizmit — shteti-komb mbetet institucioni qendror i garantimit të demokracisë. Siç argumenton Varoufakis (2024), fuqia algoritmike dhe platformat globale po i rishkruajnë raportet ekonomike, por nuk kanë krijuar ende një arkitekturë alternative të sovranitetit politik që mund të zëvendësojë shtetin-komb. Në të njëjtën linjë, Zuboff (2019) paralajmëron se kapitalizmi i mbikëqyrjes sfidon normat demokratike, por vetë mbrojtja e qytetarisë dhe e të drejtave themelohet ende në kapacitetet e shtetit modern.

Këto analiza e nxjerrin të qartë se, edhe në këtë realitet të ri postindustrial, shteti-komb nuk është kapërcyer; përkundrazi, ai mbetet bastioni i vetëm institucional që mund të mbrojë liritë politike, të drejtat civile dhe funksionet e llogaridhënies.

2. Integrimi evropian si projekt i shteteve-kombe

Pas shkatërrimeve të dy luftërave botërore, projekti i integrimit evropian u konceptua që në fillim si mekanizëm për të përforcuar paqen duke forcuar — jo duke shfuqizuar — shtetet kombëtare. Dokumentet themeluese, si Deklarata Schuman (1950) dhe vizioni i Monnet, e shihnin bashkëpunimin ndërqeveritar si mënyrën më efikase për të shmangur rikthimin e rivaliteteve të shekujve. Siç argumenton Milward (1992), Bashkimi Evropian lindi jo si projekt supranacional në kuptimin e një federate të re, por si “shpëtimtar i shtetit europian”, duke i dhënë secilit shtet-komb instrumente të reja ekonomikë e politikë për të menaxhuar globalizimin.

Për këtë arsye, Këshilli i Bashkimit Evropian, ku takohen krerët e shteteve dhe qeverive, dhe jo Komisioni apo Parlamenti, ka fjalën e fundit për të gjitha vendimet e rëndësishme. Në tryezën ku vendoset e ardhmja e Evropës, në fund të fundit ulen vetëm përfaqësuesit e shteteve kombe, të detyruar të mbrojnë interesat e tyre kombëtare përkatëse. Disa besojnë fuqimisht në sovranitetin e vendeve të tyre, ndërsa të tjerët janë më të rezervuar. Por asnjëri prej tyre nuk dëshiron të ushtrohet presion nga Komisioni ose shtetet e tjera anëtare. [Dr. Jan Zielonka: 2025]

Teoritë bashkëkohore të ndërqeveritarizmit (Moravcsik, 1998) e konfirmojnë këtë: vendimmarrja në BE ka qenë dhe mbetet në duart e qeverive kombëtare, të cilat janë aktorët kryesorë që përcaktojnë ritmin dhe drejtimin e integrimit.

3. Pse politikanët flasin për “dorëzim” të sovranitetit te Brukseli?

Megjithëse shtetet-kombe janë aktorët themelorë të BE-së, në shumë vende të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në hapësirën shqiptare, është vërejtur një retorikë e shpeshtë e delegimit të vendimmarrjes te Brukseli. Kjo shfaqet sidomos te politikanët që nuk dëshirojnë ose nuk kanë kapacitet të marrin vendime të vështira brenda vendit, duke i paraqitur ato si “kërkesa të BE-së”.

Ky fenomen mund të shpjegohet përmes tre faktorëve kryesorë:

3.1. Legjitimimi i munguar i brendshëm dhe zhvendosja e përgjegjësisë

Në kontekste politike me polarizim të thellë, mungesë konsensusi dhe të presionit elektoral, Brukseli përdoret shpesh si alibi e jashtme për të justifikuar reforma të pakëndshme. Vachudova (2005) e përshkruan këtë si kapitullim strategjik të elitave, të cilat përdorin kushtëzimin evropian si mburojë për të shmangur llogaridhënien.

3.2. Kapacitete të dobëta shtetërore dhe varësi nga ekspertiza e jashtme

Në shtete me burokraci të fragmentuar, administratë të dobët dhe mungesë të ekspertizës, elitat politike mbështeten tek BE-ja për udhëzime teknike dhe hartim politikasash. Börzel dhe Risse (2012) theksojnë se kjo lloj varësie prodhon një asimetrikë integrimi, ku shtetet e vogla e perceptojnë Brukselin si autoritet teknik pothuajse të detyrueshëm.

3.3. Retorika simbolike dhe instrumentalizimi politik i integrimit

Në hapësirën shqiptare, retorika e disa politikanëve ka degraduar në formula të tilla si:
“Shqiptarët do të bashkohen në BE.”
Kjo parullë është e zbrazët si koncept politik, sepse e zëvendëson nevojën për bashkërendim të politikave kombëtare, harmonizim institucional dhe integrim real brendakombëtar me një pritje të pasivizuar që Brukseli do ta zgjidhë çështjen shqiptare. Ky është një shembull tipik i asaj që Crouch (2004) e quan post-demokraci retorike, ku ide të rëndësishme politikisht reduktohen në slogane.

4. Shteti-komb dhe integrimi evropian në epokën e teknofeudalizmit

Fenomenet e reja të pushtetit ekonomik — platformat dixhitale, oligopolet e të dhënave, inteligjenca artificiale — po sfidojnë kapacitetet tradicionale të shtetit-komb për të ushtruar kontroll mbi ekonominë dhe hapësirën publike. Por, siç theksojnë Zuboff (2019) dhe Varoufakis (2024), pikërisht ky realitet e bën shtetin-komb akoma më të domosdoshëm si mekanizëm mbrojtës i demokracisë.

Në këtë kontekst:

  • BE-ja ofron kornizë rregullatore për t’u përballur me gjigantët dixhitalë;
  • shteti-komb mbetet garantuesi kryesor i institucioneve demokratike dhe të drejtave qytetare;
  • aktorët politikë të vendeve të vogla duhet të kuptojnë se integrimi evropian nuk e zëvendëson detyrën e tyre për të ndërtuar kapacitete kombëtare dhe për të zhvilluar politika publike efektive.
5. Shteti-komb demokratik, establishmenti klientelist dhe rreziqet gjeopolitike

Në literaturën e shtetformimit, konsolidimi i shtetit-komb kalon përmes institucioneve që kufizojnë arbitraritetin, institucionalizojnë llogaridhënien dhe ndërtojnë besim kolektiv (Tilly, 1992; Fukuyama, 2011). Në Kosovë, tentativa për të krijuar një shtet modern, meritokratik dhe funksional është sfiduar nga trashëgimia e patrimonializmit dhe patronazhit partiak, model i cili, sipas teorisë së polit-ekonomisë së kapjes së shtetit, synon kontrollin e resurseve dhe të aparatit administrativ për interes të grupeve të ngushta (Hellman, Jones & Kaufmann, 2000).

Në këtë kuptim, përplasja midis forcave reformuese dhe establishmentit klientelist nuk është konflikt i thjeshtë politik, por përballje midis dy projekteve të shtetformimit:

  • Projekti demokratik-republikan, i bazuar në sundimin e ligjit, depolitizimin e institucioneve dhe orientimin euroatlantik;
  • Projekti klientelist, i mbështetur në rrjete patronazhi, kontroll të burimeve shtetërore dhe logjikën e pushtetit si kapital privat.

Këto dy logjika nuk mund të bashkëjetojnë pa tension, ngase, siç argumenton Krastev (2002), klientelizmi në tranzicionet post-komuniste e pengon vetë mundësinë e shfaqjes së një shteti demokratik funksional.

6. Përballja e shtetit-komb demokratik me establishmentin e vjetër klientelist

Zhvillimet e sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës duhet të kuptohen në kontekstin e transformimit të elitave politike, të cilat — sipas shumë studimeve mbi tranzicionet post-koloniale dhe postkonfliktuale — shpesh trashëgojnë modele të vjetra të qeverisjes klienteliste dhe të kulturës politike patrimoniale (Bermeo, 2003; Levitsky & Way, 2010). Në rastin e Kosovës, një pjesë e konsiderueshme e establishmentit të periudhës 2000–2020 [pa logaritur periudhën e apart’hejdit kur veproi LDK-ja -1989-1999] u karakterizua nga kapacitetet e kufizuara reformuese, mungesë e mekanizmave të brendshëm të llogaridhënies dhe një prirje për ta instrumentalizuar shtetin si burim shpërndarjeje resursesh, e jo si platformë të konsolidimit të së drejtës publike.

Kjo dinamikë krijoi një lloj devijimi politik dhe moral sui generis, i cili në literaturë njihet si path dependency — ngurtësim i praktikave të vjetra që vazhdojnë të prodhojnë sjellje jo-funksionale edhe pas ndryshimit të konteksteve formale (North, 1990; Pierson, 2004). Për rezultat, reformat institucionale shpesh kanë ngecur midis rezistencës së strukturave të vjetra dhe mungesës së kapaciteteve për transformim substancial. Kjo është veneruar tek ne sidomos në sistemin e drejtësisë.
Sjelljet obstruksioniste në Kuvend, retorika konfrontuese apo pengesat e qëllimshme procedurale interpretohen nga një pjesë e analistëve si simptomë e këtij devijimi, të cilin Milward (1992) do ta quante “krizë të ndërmjetësimit politik”.

Në kontekstin e integrimit evropian, kjo lloj elite shpesh kërkon delegim të vendimmarrjes drejt Brukselit jo për të forcuar kapacitetet demokratike brenda shtetit-komb, por për të shmangur përgjegjësinë politike dhe për ta zhvendosur koston e vendimeve te një autoritet i jashtëm. Kjo sjellje është vërejtur në shumë vende të tjera post-socialiste, ku politikanët përdorin BE-në si external anchor për reforma që vetë nuk duan t’i ndërmarrin (Vachudova, 2005). Kjo është ajo që Streeck (2014) e quan “politics of depoliticisation” — një tendencë teknofeudaliste e zhvendosjes së autoritetit nga instancat demokratike të brendshme te mekanizma teknokratikë të jashtëm.

Në këtë kuadër, zhvillimet në Kuvend nuk janë thjesht episode politiko-partizane, por pjesë e një procesi më të gjerë të tensionit midis modelit të shtetit-komb demokratik dhe praktikave të vjetra klienteliste, të cilat shpesh përdorin diskursin e integrimit evropian për të fshehur mungesën e vullnetit për reformë të brendshme. Kjo e bën të qartë se konsolidimi i shtetit-komb demokratik — qoftë në Kosovë apo gjetkë në Ballkanin Perëndimor — varet nga aftësia për të mposhtur këto struktura të trashëguara dhe për ta rikthyer politikën në sferën e përgjegjësisë publike.

7. Ndikimet e aktorëve të jashtëm në mjedisin e brishtë politik të Kosovës

Në literaturën e sigurisë gjeopolitike, Ballkani konsiderohet terren i “ndikimit konkurrues” midis fuqive perëndimore dhe atyre revizioniste (Bieber, 2018). Serbia, si aktor rajonal i mbështetur nga Rusia, synon të ruajë ndikim strukturor në Kosovë përmes politikave obstruktive, luftës hybide dhe instrumentalizimit të komuniteteve lokale (Simić, 2020). Rusia, nga ana tjetër, përdor Ballkanin për të zgjatur tensionet me Perëndimin dhe për të minuar arkitekturën euroatlantike (Radin & Reach, RAND, 2017).

Në këtë kontekst, perceptimi se segmente të establishmentit të vjetër në Kosovë kanë afërsi politike ose interesa të ndërthurura me aktorë të jashtëm, duhet trajtuar si rrezik strukturor, jo si pretendim empirik i plotësisht verifikueshëm. Çfarë është empirikisht i vërtetueshëm është ky mekanizëm: sa më i kapur të jetë shteti nga rrjetet klienteliste, aq më i prekshëm bëhet ndaj ndërhyrjeve të jashtme, duke humbur kapacitetin e autonomisë strategjike (Vachudova, 2005).

8. Heshtja strategjike e Tiranës: mungesë koherence e interesit jetik kombëtar?

Diskursi publik shqiptar ka shtruar pyetjen nëse heshtja e Tiranës zyrtare ndaj zhvillimeve kritike në Kosovë është mungesë e koherencës strategjike apo strategji e heshtur e orientimit të jashtëm. Sipas teorive të politikës së jashtme së shteteve të vogla (Thorhallsson, 2018), shtetet me kapacitete të kufizuara shpesh zgjedhin politika të “profilit të ulët” për të mos sfiduar aktorët më të fuqishëm ndërkombëtarë. Në rastin e Shqipërisë, kjo mund të interpretohet si përpjekje për të ruajtur harmoninë me BE-në, edhe kur disa shtete anëtare mbajnë qëndrime të ashpra karshi Kosovës.

Megjithatë, nga perspektiva e politikës kombëtare shqiptare, mungesa e një doktrine të qartë strategjike mbi koordinimin Tiranë–Prishtinë krijon vakum gjeopolitik që mund të shfrytëzohet nga aktorët që synojnë fragmentimin politik të hapësirës shqiptare.

Kjo heshtje prodhon disa rreziqe:

  • ul fuqinë negociuese të Kosovës në arenën ndërkombëtare;
  • zvogëlon rolin stabilizues të Shqipërisë në rajon;
  • lejon ndërhyrjet e aktorëve të tretë, që synojnë të përdorin mospërputhjet brenda faktorëve shqiptarë.

Në këtë kuptim, heshtja e Tiranës mund të shihet si e pavlerësuar strategjikisht, duke krijuar pikat e dobëta pikërisht aty ku Serbia dhe Rusia kanë investuar në mënyrë të qëndrueshme: fragmentimin politik të shqiptarëve në rajon (Kmezić, 2020).

9. Konkluzion

Në agsholin e teknofeudalizmit, shteti-komb jo vetëm që nuk po zhduket, por po rifiton rëndësi si mbajtës i demokracisë, i rendit juridik dhe i llogaridhënies. Integrimi evropian ka qenë dhe mbetet projekt i shteteve-kombe, jo zëvendësues i tyre. Retorika e dorëzimit të përgjegjësive te Brukseli është shenjë e dobësive strukturore të politikës së brendshme dhe jo reflektim i natyrës reale të procesit të integrimit.

Përplasja midis shtetit-komb demokratik dhe rrjeteve klienteliste në Kosovë është një proces i thellë transformues që do të përcaktojë fatin e shtetit dhe kombin shqiptar në dekadat e ardhshme. Ndikimi i aktorëve të jashtëm, sidomos Serbisë dhe Rusisë, e rrit nevojën për koherencë strategjike brenda faktorëve politikë shqiptarë. Heshtja e Tiranës duhet të rivlerësohet në dritën e këtyre dinamikave, sepse pa një strategji të përbashkët, mjedisi gjeopolitik i Ballkanit mund të kthehet në rrezik struktural për stabilitetin rajonal.