Kreu Blog Faqe 384

Revista belge (1962) / “Ndihem plotësisht përgjegjës për barrën që rëndon mbi supe…” — Intervista ekskluzive me Mbretin Leka I në Zvicër

Majtas : Leka, mbreti i shqiptarëve, në shoqërinë e nënës së tij, mbretëreshës-nënë Geraldinë, e lindur konteshë Apponyi, e veja e mbretit Zog I. Djathtas : Shumë i rezervuar, mbreti Leka di gjithashtu të buzëqeshë. Gjatë një pritjeje të fundit, ai u pa të bisedonte me një vajzë të re shumë të hijshme, të cilën nuk na ishte e mundur ta identifikonim. — Burimi : Le Patriote Illustré, 11 shkurt 1962, faqe n°18-19.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2025 

Revista belge “Le Patriote Illustré” ka botuar, me 11 shkurt 1962, në faqet n°18-19, një intervistë asokohe me mbretin Leka I në Zvicër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një intervistë ekskluzive.

Mbret në mërgim, Leka I i Shqipërisë ka jetuar vetëm 48 orë në vendin e tij.

Burimi : Le Patriote Illustré, 11 shkurt 1962, faqe n°18-19

Burimi : Le Patriote Illustré, 11 shkurt 1962, faqe n°18-19

“Duke respektuar pikë për pikë vullnetin e Atit tim dhe deklaratat që ai ka bërë gjatë mërgimit, riafirmoj solemnisht se përpjekjet tona do të synojnë vetëm çlirimin e Shqipërisë, dhe se forma kushtetuese e Shtetit do të zgjidhet atëherë kur populli shqiptar të ketë gëzimin e madh të rifitojë lirinë e vet, duke qenë kështu në gjendje të shprehet lirshëm dhe demokratikisht…”

Këtë proklamatë, princi trashëgimtar Leka, i bërë Leka I pas vdekjes së Mbretit Zog, atit të tij, e firmosi më 15 maj 1961 në Paris. Me vdekjen e Mbretit Zog mbyllej faqja e fundit e një romani të jashtëzakonshëm aventuresk, në kuptimin më fisnik të fjalës. Një roman i vërtetë kalorsiak…

Leka I është, në fakt, i biri i një presidenti republike që u bë mbret me dëshirën e popullit të tij. Ky fakt në vetvete është mjaft i rrallë dhe i çuditshëm sa të përmendet. Në të vërtetë, Ahmet Bej Zogolli, i cili luajti një rol të rëndësishëm në fatet politike të Turqisë rreth viteve 1920, u zgjodh president i Republikës Shqiptare më 1925. Ai e mbajti këtë detyrë deri më 1928, datë në të cilën u shpall mbret. Dhjetë vjet më vonë, Zogu I martohej me një konteshë hungareze shumë të hijshme, Geraldinë Apponyi, e cila i dha një djalë në vitin 1939, princ Lekën. Dy ditë pas lindjes, më 8 prill 1939, trupat e Musolinit pushtonin Shqipërinë e vogël. I shtypur nga numri, Zogu u detyrua të merrte rrugën e mërgimit. Mbretëresha Geraldinë, e transportuar në një barrelë, arriti me vështirësi kufirin grek. Pas disa vitesh në Egjipt, familja mbretërore u vendos në Francë, në Kanë, dhe, së fundmi, në Paris. I bërë mbret i shqiptarëve në maj 1961, Leka I kishte jetuar vetëm dy ditë në atdheun e vet… Një atdhe të cilit ai i kushton një kult të vërtetë, pa fshehur megjithatë pengesat e mëdha që e ndajnë nga froni i Tiranës.

NJË VEND SEKRET

Prej disa muajsh, Shqipëria zë një vend kryesor në “koncertin” e kombeve. Mosmarrëveshja e saj spektakolare me Moskën, afrimi i saj shumë i ngushtë me Pekinin, kanë bërë bujë. Drejtuar nga komunistë besnikë ndaj stalinizmit, “të ashpër” në kuptimin e plotë të fjalës, vendi është shumë vështirë i qasshëm dhe gazetarët perëndimorë që kanë arritur të kalojnë kufijtë e tij mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Enver Hoxha, njeriu i fortë i regjimit, është aq larg Lekës I sa Çang Kai-Sheku (Tchang Kaï-Chek) është larg Maos. I riu sovran e di këtë shumë mirë; ai që thoshte në proklamatën e majit 1961: “Ndihem plotësisht përgjegjës për barrën që rëndon mbi supe…”

Në fund të vitit 1959, patëm rastin të takonim princin në Kanë, në shtëpinë e prindërve të tij. Në atë kohë, Leka vazhdonte studimet e tij në Zvicër, një vend që ai e pëlqen veçanërisht, në Villars-sur-Ollon, për të qenë të saktë. Ne e takuam sërish pak ditë më parë në Lozanë, gjithmonë po aq i qetë, i matur dhe i rezervuar. Ai na priti duke buzëqeshur nga lartësia e tij prej 2,08 metrash dhe na deklaroi se “nga respekti për neutralitetin helvetik, ai nuk do t’u përgjigjej pyetjeve me karakter politik”. Edhe pse ky kufizim e ngushton kuadrin e intervistës, na u duk interesante ta pyesnim mbretin e ri për edukimin e tij, studimet, aktivitetet dhe, natyrisht, dashuritë e tij…

POPULLI DO TË VENDOSË…

— Studimet i kam bërë fillimisht në Aleksandri, në Egjipt, vend ku familja ime jetoi për disa vite nën sundimin e mbretit Faruk. Pas Villars-sur-Ollon, kalova dy vite në Akademinë Ushtarake të Sandhurstit. Që atëherë, interesohem kryesisht për shkencat politike dhe historinë, dhe ndjek kurse në Sorbonë. Por çështjet shqiptare më zënë pothuajse gjithë kohën, dhe çdo ditë e më shumë…

— Po çështjet shqiptare?

— Unë merrem, së bashku me nënën time, me veprat e ndihmës në favor të refugjatëve të panumërt shqiptarë të shpërndarë në mbarë botën. Pa dyshim që nuk e dini se numri i këtyre refugjatëve është pothuajse i barabartë me popullsinë e vendit tim, rreth 1,5 milionë banorë. Çdo ditë, të arratisur të rinj kalojnë kufijtë e Greqisë dhe Jugosllavisë. Së fundi, 400 shqiptarë kanë arritur suksesin e jashtëzakonshëm të kalimit jashtë vendit

— A jeni i informuar për situatën aktuale në Shqipëri?

— Kam informacione.

— Me vdekjen e babait tuaj, ju u bëtë automatikisht mbret. A e di populli juaj këtë?

Leka I buzëqesh dhe përgjigjet shumë diplomatikisht: “Ngjitja ime në fron u bë në përputhje me kushtetutën mbretërore shqiptare. Por ajo duhet të ratifikohet nga populli shqiptar. Kur situata të më lejojë të kthehem në vendin tim, do të organizohet një plebishit. Populli do të zgjedhë midis Monarkisë dhe Republikës…”

— Kush do ta organizojë këtë plebishit?

— S’ka rëndësi, në të vërtetë! Ai mund të organizohet nga parlamenti shqiptar ose nga Kombet e Bashkuara. E rëndësishme është që çdo qytetar të mund të shprehet lirshëm, pa asnjë lloj detyrimi. Për momentin, gjithçka që mund të bëj në favor të vendit tim, po e bëj…

— Le ta ndryshojmë temën, Madhëri. A jeni i fejuar?

— Jo nuk jam. Thashethemet publike më fejojnë shpesh me këtë apo atë princeshë. Së fundi, disa gazeta kanë folur për “fejesën” time me princeshën Ferial, vajzën e mbretit Faruk të Egjiptit…

— Dhe ç’mund të thoni për këtë?

— Nuk e kam parë më princeshën Ferial që nga mosha gjashtë vjeç!

Për momentin, Leka I, 23 vjeç, nuk duket të mendojë shumë për martesën. Ai e ndan kohën e tij midis studimeve — flet rrjedhshëm gjashtë gjuhë dhe njeh në mënyrë të admirueshme historinë e vendeve ballkanike — dhe veprimtarisë së tij në krye të një Shqipërie në mërgim, duke pritur që evolucioni i situatës së përgjithshme t’i mundësojë t’i afrohet një vendi për të cilin nuk injoron asgjë falë veprimtarive, studimeve dhe lidhjeve të tij, pavarësisht faktit që ka jetuar aty vetëm 48 orë.

  1. GYGAX 

A është shamia turko-arabo-somaleze vullnet personal, apo vullnet i detyruar?

1
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës
(Ahmet Musa)
___
Të dashura shqiptare, të nderuar miq,
Prej pasluftës e deri sot, në Kosovë dhe në trojet shqiptare, është shtuar debati rreth shamisë së importuar nga kultura turko-arabo-somaleze. Ajo nuk është pjesë e traditës sonë, nuk lidhet me doket e zakonet tona, dhe nuk është simbol i trashëgimisë shqiptare. Megjithatë, po na shitet si identitet i ri “i domosdoshëm”.
Kush janë “viktimat”?
Në shumë raste, vajza e gra shqiptare përfshihen në këto modele jo nga bindja e thellë, por për shkak të varfërisë, presionit familjar, mungesës së arsimimit, gjendjes së rëndë shëndetësore, apo nga manipulimi i mjedisit shoqëror. Shpesh, nuk është vullneti i tyre – është detyrim i heshtur.
Kush është përfituesi?
Janë individë e grupe të caktuara që ndërtojnë karrierë dhe përfitime materiale nga politizimi i fesë. Janë njerëz që propagandojnë etiketime si “motër e motrave arabe, turke, afgane e somaleze”, duke tentuar të shkëpusin vajzën shqiptare nga rrënja e vet. Punën e bëjnë fshehurazi; reklamën publikisht; pagesat i marrin nën dorë, nga fondacione të huaja e ideologji të importuara.
Çfarë sjell kjo?
Së bashku me shaminë, këto struktura imponojnë edhe rregulla të huaja, si ndalimi i shtrëngimit të dorës me meshkuj jashtë familjes, jo për arsye higjiene, por nga ideologjia se çdo burrë është potencialisht “bashkëshort i mundshëm”. Këto sjellje bien ndesh me kulturën shqiptare të mikpritjes, të respektit dhe të barazisë morale në shoqëri.
Kjo nuk është fe e qetë dhe as bindje personale. Ky është projekt i shtrirjes së islamit politik, që synon ta transformojë identitetin shqiptar duke e zëvendësuar me identitete të huaja, me ideologji që s’kanë as lidhje, as rrënjë, as histori me Arbërinë.
Çfarë duhet të bëjmë?
Ne, si shoqëri, nuk duhet të lejojmë që traditat tona të shtrembërohen. Nuk duhet t’i lëmë imamët misionarë të shëndërrojnë kulturën shqiptare në laborator eksperimental të ideologjive të huaja. Kjo nuk është çështje feje, por çështje kulture, identiteti dhe dinjiteti kombëtar.
Ne, bijtë e iliro-arbërorëve, duhet t’i dalim zot kësaj toke dhe kësaj trashëgimie. Nuk duhet të lejojmë që trojet tona të kthehen në terren të “premtuar” për islamin politik, as të bëhemi objekt i projekteve që synojnë të tjetërsojnë shqiptarin.
Besimi është personal.
Identiteti është kombëtar.
Dhe identiteti shqiptar nuk i nënshtrohet askujt.

Po legalizohet kisha ilegale ortodokse serbe në majë të Malit të Rumisë

2

Nga: Frank Shkreli

  • Provokim i hapët në dëm të marrëdhënieve politike, etnike dhe fetare 

Ministria e Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronësisë Shtetërore të Malit të Zi ka pranuar propozimin e Mitropolisë së Malit të Zi dhe dhe bregdetit (MCP), që lokacioni në majën e Rumisë, ku në mesin e vitit 2005 u vendos në mënyrë të paligjshme një kishë, të përfshihet në Planin Hapësinor-Urbanistik të komunës së Tivarit, si vend për objekte fetare, ka shkruar para disa ditësh e përditshmja malazeze Vijesti, njofton Ulqini Online – Lajme nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, Tuzi, Plava dhe Gucia – Ulqini Online,Te rejat nga Ulqini, Lajme nga Ulqini, Tivari, Rozhaja.

Sipas këtij njoftimi të portalit Ulqinionline, botuar origjinalisht në gazeten malazeze Vijesti, ky akt është hapi i parë dhe kusht paraprak që e ashtuquajtura “Kisha e Trinisë së Shenjtë” në majë të Rumisë të legalizohet, del nga të dhënat në raportin e debatit publik mbi ndryshimet dhe plotësimet në “Planin Hapësinor-Urbanistik” të Tivarit. Publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë që drejtohet nga një Slaven Radunović, anëtar i partisë (Nova srpska demokratija – Demokracia e re serbe), me qëllim për të mundësuar legalizimin e asaj “kishe” duke përcaktuar lokacionin në Rumi, si një territor për të ndërtuar “objekte fetare”.  Ky akt ilegal nuk ka asgjë të bëjë me “Trininë Shejte”, me lirinë fetare, as me “demokracinë”, sepse kjo “kishë” teneqe propozohet, për qëllime të caktuara djallëzore, nga qarqe anti-shqiptare të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, që ai “objekt fetar” të legalizohet për ndërtim — në tokë të huaj — në trojet iliro-arbërore ndër shekuj. Në mënyrë aspak demokratike, se në Krajë dhe në Rumi ka vetëm shqiptarë autoktonë me shekuj, të cilët nuk pyeten fare për këtë nismë ilegale në venddlindjen e tyre — një lokacion ku nuk ka asnjë serb të fesë ortodokse – dhe një krahinë kjo ku nuk ka shkelur kurrë këmba serbo-sllave. Por që është një krahinë në rrethin e qyteteve ndër më të lashta, Ulqin-Tivarit me në histori të pasur  iliro-arbërore, kishtare katolike dhe kulturoro-gjuhësore shqip, nga ku kanë dalur një numër figurash historike shqiptare si Gjon Buzuku e shumë të tjerë nga ajo zonë e Malësisë së mbi-Shkodrës. Një prej tyre, Gjon Buzuku, prift katolik, autor i “Mesharit”, që konsiderohet si vepra letrare më e vjetër shqipe, mendohet, sipas ekspertëve, të ketë origjinën, pikërisht, aty nga Kraja, aty ku sot Kisha ortodokse serbe ka në plan të legalizojë atë territor iliro-arbëror si pronë të saj, duke ndërtuar një “kishë”, për kë!?

Kisha “teneqe” ortodokse serbe në majë të malit të Rumisë shqiptare, malit të cilit, më kujtohet se vendasit, historikisht, por edhe sot, me krenari i këndojnë këngën, “Moj Rumia bjeshkë e naltë…ti u bafsh oj ma e naltë…”.  Si e tillë, strategjikisht, ajo “kishë” mbikqyr Liqenin e Shkodrës dhe qytetin Shkodër!

Nuk është për tu habitur pra se, heret ose vonë, Kisha Ortoodkse serbe nuk do hiqte dorë nga ky projekt për ndërtimin e një kishe në majë të Rumisë. Se kjo do të ndodhte duke marrë parasysh përpjekjet e pa- ndërprera dhe afatgjata në vazhdim të Kishës Serbe në bashkpunim me elementë të tjerë antishqiptarë, përfaqësues të interesave serbo-ruse në Mal të Zi.  Me objektivin me qëllim për të përvetësuar, ilegalisht, okacione si maja e Rumisë, por edhe vende e zona të tjera, sidomos, gërmadhat e kishave katolike të vjetra iliro-arbërore të atyre anëve, përfshi ato të Shasit, në breg të liqenit, me të njëjtin emër.  Frank Shkreli/ Hienat anti-shqiptare përsëri ua mësyjnë trojeve arbërore | Gazeta Telegraf  — Pjesë e këtyre përpjekjeve sllave për të ndryshuar identitetin kombëtar të asaj krahine shqiptare është pra edhe kjo e ditëve të sotëme – duke zgjedhur rrugën “zyrtare” për të legalizuar “kishën” teneqe ortodokse serbe të vendosur vite më parë me helikopter në majë të Malit të Rumisë nga Kisha Ortodokse serbe.

Për lexuesit që ndoshta nuk janë të njohur me historinë e asaj zonë, Rumia/Kraja është një krahinë e lashtë iliro-arbërore — një vend ku nuk ka pasur kurrë më parë kishë ortodokse serbe atje, por as popullsi sllave, siç tregojnë statistikat demografike edhe sot, megjithse shumë shqiptarë të atyre zonave janë larguar nga vendi i të parëve të tyre, kryesisht për në Amerikë, për një jetë më të mirë, si rrjedhim i shtypjeve historike politiko-ekonomike nga sllavët ndaj shqiptarëve vendas, gjatë shekujsh. Si e tillë, strategjikisht, ajo “kishë” serbe, mbikqyr Liqenin e Shkodrës dhe qytetin Shkodër.

Ka vite tashti që me disa shkrime modeste, nga koha në kohë, jam munduar të tërheq vëmendjen — jo vetëm të lexuesve, por edhe të autoriteteve shqiptare në Ulqin, në Shqipëri dhe në Republikën e Kosovës, ndaj rrezikut që u kanoset trojeve shqiptare në Mal të Zi nga përpjekjet e pamëshirshme serbo-malazeze, me mbështetjen historike ruse, për të ndryshuar historiografinë e atyre trojeve me qëllim të zhdukjes së identitetit etnik, kultoror dhe gjuhësor të shqiptarëve, si banorë shekullor të trojeve iliro-arbërore të zonës Ulqin-Tivar. Ka kohë që kam paralajmëruar se marrëveshja tre vjet më parë e ish-kryeminstrit të Malit të Zi, me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç, me Patriarkun e Kishës Serbe, Porfirije, do ta bënte më të lehtë për Kishën Ortodokse serbe të shpallte pretendimet e saj fals, tani në mënyrë zyrtare, për të mbrojtur “drejtat” e saja fetare e kombëtare në krahinat shekullore iliro-arbërore, në krahinat Tivar-Ulqin të banuara nga shqiptarët ndër shekuj. Frank Shkreli: Marrëveshja Abazoviç-Porfirije një krim ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve jo vetëm në Mal të Zi | Gazeta Telegraf

Ja pra, Kisha serbe, sipas medias malazeze, cituar nga portali shqip Ulqinionline, ka filluar “procesin ligjor” për “legjitimitetin” e vendosjes së një “kishe” ortodokse serbe, në një lokacion në majë të malit Rumisë, në Krajën e Gjon Buzukut, aty ku nuk ka asnjë besimtar sllav ortodoks, me pretendimin se ajo kishë me rrethinë, historikisht, është “pronë” e saj, sot e 6 shekuj më parë.

Kjo nismë “zyrtare” nga Kisha Ortodokse Serbe, për të përcaktuar atë lokacion në majë të Rumisë si një vend për ndërtim “objektesh fetare” siç raportohet nga burimet mediatike malazeze, është pranuar për shqyrtim nga autoritetet. Kjo nismë e Kishës Ortodokse serbe, e pranuar nga ministria përkatëse e qeverisë së Malit të Zi për tu shqyrtuar për miratim, nuk është asgjë tjetër veçse si një provokim i hapët i radhës me mbështetje zyrtare të qeverisë së Malit të Zi, por me ndikime shumë negative në marrëdhëniet politike, etnike dhe fetare në Mal të Zi. Për shqiptarët kudo, ky rast nuk duhet të jetë një çeshtje e izoluar që i përket vetëm shqiptarëve nën Malin e Zi, por është një çështje që nevojitë vullnetin dhe aftësinë e gjithë shqiptarëve kudo për ta kundërshtuar, duke e parë këtë rast si çeshtje në mbrojtje të identitetit kombëtar e kulturor në trojet shqiptare, në terësi dhe si një e drejtë kombëtare të pacenueshme – si një çështje e sigurimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve kudo qofshin ata.

Për fat të keq, historikisht, entet zyrtare vendore shqiptare në Mal të Zi, por edhe Tirana e Prishtina zyrtare kanë heshtur përball kërcënimeve dhe ndërsa janë dalluar për mos kujdesje ndaj mbrojtjes së objektivave historike të identitetit kombëtar e kulturor të shqiptarëve, jo vetëm në Mal të Zi por edhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Kam drojë se ky mos-interesim ndaj trojeve shqiptare dhe historisë kombëtare, vjen si pasojë e ideologjive të huaja të elitës shqiptare, e influencuar nga politikat ateiste, sllavo-komuniste, bolshevike në radhët e kësaj elite, sidomos, në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Një politikë që tani po e shohim më qartë se kurrë në këto 35-vite pas shëmbjes së Murit të Berlinit që nga moskujdesi zyrtar, po shkatërron identitetin, traditën dhe kulturën kombëtare të shqiptarëve  në mohim të historisë – por në favor të një fryme të re globaliste, shkatërruese anti-kombëtare.

Kisha shkruar në kohën kur përflitej për nismën famëkeqe të ashtuquajtur, “Ballkani i Hapur”, se edhe nëqoftse se kjo ide hidhet poshtë, eventualisht, nga ana e vendeve perëndimore, sllavo-serbët do të gjejnë mënyra të tjera për të realizuar planet e interesave të tyre afatgjata politiko-ekonomike në Ballkan, si gjithmonë në kurriz të intersave shqiptare.  Priti se po hynë për penxhere, me mënyra të tjera “legjitime” dhe “zyrtare”, siç ishte marrëveshja e kryeministrit malazez me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç me Kishën ortodokse serbe — aleatën më të ngushtë të Rusisë së Putinit në Ballkan, kisha shkruar para disa vitesh, me atë rast.  Për fat të keq, po e përsëris se brezi aktualë i politikanëve shqiptarë janë të paaftë të bëjnë shtetin për të mbrojtur kombin dhe as nuk po zhvillojnë shoqërinë civile as mekanizma të tjera që të mbrojnë shtetin, historinë dhe identitetin kombëtar nga pretendimet armiqësore dhe nga përvetësimi ilegjitim i tokës, identitetit dhe historisë kombëtare të shqiptarëve, nga fqinjët dashakeqës historikë. Në fund të fundit, siç thotë populli, livadhi është i deleve që e kullosin. Si gjithmonë në të kaluarën, serbo-sllavët edhe sot duan të kullosin në livadhet e shqiptarëve, me heshtjen ndaj grabitjeve ilegjitime të trojeve shqiptare ose edhe me pëlqimin e vet shqiptarëve.  Zoti ndihmë, si përhera!

Fitorja e Pecit, akuzat shpifëse dhe blofi politik i PDK-së!

1

Idriz Zeqiraj, Gjermani

Rundi i parë i zgjedhjeve lokale, ishte dëshmi e forcës partiake të subjekteve politike. Rundi i dytë, balotazhi, u karakterizua nga pazare të pista e bënë “mish-mash” procesin zgjedhor, me koalicione hiç parimore. Ka ardhur koha të rishikohet çështja ligjore e balotazhit. Procesi zgjedhor, në përgjithësi, ishte i rregulltë dhe pa shkelje serioze. Që nga mbushja e kutive e votimit, me formular-vota për PDK-në, në Drenicë, më 2010, me 120 % votues! Një turp i tillë, nuk është përsëritur më, të paktën, në atë përmasë.

Edhe pse PDK-ja u ankua, deri në kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve, në komunën e Mitrovicës, rundin e dytë të votimeve, të gjitha nivelet e gjykatave refuzuan hapjen e një procesi të ri, si të panevojshëm. Ndërsa asnjë reagim nuk pati nga përgjysmimi i votave të Mërgatës, të shpallura si të pavlefshme, ndërkohë që rrugaçëria e PAN-it e bëri namin, për 75 vota në Mitrovicë, edhe pse shumica u përkiste, pikërisht, PDK-së.

Blofi i zhurmshëm në procesin zgjedhor në Mitrovicë, turpëroi, madje me fund, Kryesinë dhe eksponentët e PDK-së, të cilët nga një gabim teknik, të aparatit shumëzues të fletë-votimeve, bandat partiake të PDK-së, u tubuan pranë qendrës së votimit, të gatshme për të filluar vandalizmin brenda qendrës së votimit. Edhe pse nga rinumërimi i serishëm i votave, gjithsejtë 75 fletë-votime rezultuan të pavlefshme, anëtari i KQZ i PDK-së, Ilir Gashi, kërkoi proces të ri zgjedhor në komunën e Mitrovicës! Qëllimi ishte humbjen me votën zgjedhore në kuti, ta kthejnë në fitore në tavolinë!

Rezultatet kanë qenë pothuaj se të ekuilibruara për tri partitë kryesore, ndërsa AAK ka treguar stabilitet në rezultatin e saj, tamam si një parti familjare e harmonishme, duke i ruajtur edhe bastionet klasike, të cilat i mban nga zgjedhjet në zgjedhje.

Lëvizja Vetëvendosje zgjedhjet lokale i fitoi për herë të parë, duke i marrë tri komuna më shumë nga zgjedhjet e shkuara lokale. Ndërkohë që PDK dhe LDK i humbën nga dy komuna.

Garat zgjedhore prodhuan befasira, madje u shënuan edhe thyerje bastionesh. Befasi më të mëdha ishin komunat e Prishtinës, Mitrovicës, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Drenasi. Interesimi dhe impenjimi më madh ishin Prishtina metropol dhe Mitrovica strategjike. Diferencat nga fituesit me humbësit ishin në shifra simbolike, çfarë dëshmon për kandidatët garues ishin të përzgjedhur. Propaganda lehaqene e anal-banalistëve të PAN-it, ishte skajshëm e sforcuar dhe shpifarake, për damkosjen e Përparim Ramës në Prishtinë dhe Faton Pecit në Mistrovicë. Pra, në shënjestër u vunë LDK-ja dhe LVV. Të gjitha akuzat e stisura dhe shpifëse, iu kthyen në bumerang subjekteve politike të koalicionuara në PAN.

          Befasia e zgjedhjeve: Përmbysja e rezultateve dhe thyerja e bastioneve

Befasi e radhës ishte shtrirja në gjeografinë e komunave dhe rritja në numra e LVV. Në të 12 komunat e balotazhit, LVV shtoi praninë e saj. Dhe kjo është arritja premtuese e saj, që demanton bindshëm lukuninë mercenare mediatike 24 orëshe të PAN-istëve të frustruar, deri në pashpresë për ta marrë pushtetin. LDK-në që nuk e lidhë asgjë me PAN-in e kriminalizuar duhet të distancohet qartazi, njësoj siç bëri LVV. Sepse jo vetëm nuk bëri asnjë përçapje për reformim dhe spastrim nga elementët kriminalë, përkundrazi, i rehabilitoi duke i kandiduar për kryetar komunal, por që u refuzuan, madje neveritshëm nga populli.

Sulmi i organizuar kundër arkitektit londinez, Përparim Ramës, për mos punë; hallakamë dhe bllokim të rrugëve dhe shesheve në Prishtinë; premtime të mëdha, por të parealizuara, edhe pse të arsyetuara për sabotim nga pushteti, e vunë në dyshim mandatin e dytë në Prishtinë. Kalkulimet me balotazhin, thyen bllokadën dhe Rama është kryetar meritor. Për një metropol, kryeqytet të bllokuar, si Prishtina, fillimisht nga injoranca e planifikimit urbanistik, në dekada më parë. Dhe, rishtazi, nga komandantët uzurpatorë të pronave-tokë shtetërore, mujsharë e kriminelë të dëshmuar, që kulmon edhe me vrasjen e arkitektit Rexhep Luci, vullneti i mirë i kryetarit Përparim Rama, nuk duhet të injorohet apo të refuzohet, aq më pak të stopohet!

Arsyetimet bajate me “Zona Arkeologjike” apo kulte fetare, me emra cinikë pushtuesish, janë marrëzira, të bëhen pengesë e rregullimit të një kryeqyteti bashkëkohor. E kaluara nuk guxon ta mbajë peng të tashmen. Duhet parë se kulturë e kujt është ajo arkeologji, të zhvendoset dhe të ruhen eksponate, nëse janë në interes të trashëgimisë kombëtare. Duket se Arkitekti Rama shije, njohuri vizion dhe duhet mbështetur në mjeshtërinë e tij fisnike. Mësohuni, o njerëz të mirë, të vlerësoni vlerat që ju ofrohen, sepse “vera një herë vjen kah dera”,- thotë urtësia.

Fushë Kosova ishte ndër bastionet e gjithmonshme e LDK-së. Por, kësaj radhe u mund nga LVV, gjë që nuk pritej. Ishte një angazhim si në “goditjet e përqendruara”, siç quheshin aksionet vullnetare të kohës të monizmit enverist, në Shqipëri. Këtu ndikoi edhe plani ideal i kandidatit të LDK-së, Besnik Osmani, siç ishte ndërtimi i një rruge paralele, me atë ekzistuese Fushë Kosovë-Prishtinë, për ta lehtësuar trafikun e stërngarkuar të kësaj linje.

Hapja e kësaj linje të re, prekte shumë prona dhe biznese të banorëve vendorë dhe ardhacakë rishtarë, të vërshuar nga komuna tjera të Kosovës, për t`iu afruar metropolit Prishtinë. Përndryshe, zoti Osmani ishte i pakontestueshëm, qoftë si drejtues me përvojë, qoftë si “babaxhan” komunikues, i përkushtuar për punë të mbara dhe ndershmëri unike, i pranueshëm nga komuniteti vendorë, pavarësisht besimit, ngjyrës dhe përkatësisë etnike, sepse në ketë komunë “është përzier gjithfarë ujemi”,- siç thoshte një shkrimtar i yni mortor.

Krye befasia e zgjedhjeve të fundit lokale është komuna e Drenasit, e identifikuar me Ramiz Lladrovcin – kampion. Premtimi i tij paraprak, se nëse dështoj për ta marrë Drenasin, heq dorë nga politika, meriton respekt! Një zotim kaq ekstrem i zotit Lladrovci, ka një bazë rezervë sigurie absolute për fitore. Realisht, kryetari Lladrovci dinte më shumë se sa duhej, për të -bëmat- kriminale të krerëve partiakë të PDK-së. Dhe, neutralizimi i tij, “mbyllja e gojës” duhej bërë me favore të veçanta. Përndryshe, nuk i vinte radha as për t`u bërë ambasador dhe as kryetar komune, pavarësisht doktoraturës së tij unike!

Incizimi i pabesë i një bisede private, të bërë Edwin Rama-Ramiz LLadrovci, ishte kurdisje e poshtër e kryeministrit shqiptar Rama, të cilën e zbuloi në publik. Në këtë kurdisje intriguese, ishte pjesë, hiç më pak se Hashim Thaçi. Një bisedë e shpenguar e ambasadorit, ishte diskredituese për atë. Kjo bëhej për goditje të Ramizit, me qëllim që ai të bëhet vasal besnik i shefit të tij Hashim. Mjeshtri i dinakrive, intrigimeve dhe të pabesive serike, Hashim Thaçi, e rehatoi Ramiz Lladrovcin, pikërisht, atje ku ai deshti – kryetar i komunës të Drenasit. Dhe, kjo u bë në këmbim, të paktën, të varrosjes të përjetshme të një sekreti rrast komprometues, madje bindshëm penalizues. Rrjedhimisht, SHIK-u intim i Hashimit, me nëntokën e tij, i jep forcë e siguri kampion Ramizit, për ta sfiduar bandën aktuale të PDK-së, madje me shantazhin kërcënues se “s`ka bir nane që më largon nga partia, PDK-ja”!

Konferenca e Valbonës-Tropojë dhe synimet antikombëtare të organizatorëve të saj

0

Nga: Agron Isa Gjedia

(temë qe thyen tabutë, zbardhë sekretet e ruajtura deri në sotë, e patrajtuar më parë as nga historiografia e Kosovës dhe as e Shqipërisë)

Për shkak se ka qenë një informacion i munguar dhe rreptësisht i ndaluar, shumëkujt i duket e pabesueshme që, në ato kushte, në atë vend dhe në atë periudhë, të jetë mbajtur në Valbonë një mbledhje kaq e madhe, si për nga numri i pjesëmarrësve, forcave dhe grupimeve të ndryshme, ashtu edhe për nga prania e misioneve të huaja.

Por zbardhja e së vërtetës mbi historikun e asaj mbledhjeje, e mbajtur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe qëllimisht e lënë në harresë, nuk është vetëm një nga faqet më të errëta të historisë së popullit shqiptar në atë periudhë. Ajo do të shënojë gjithashtu një kthesë të madhe në çmontimin dhe “përmbysjen” e historisë së rreme, e shkruar deri më sot rreth Shtabit të KOSMET-it dhe forcave partizane nën drejtimin e tij, si dhe rreth brigadave partizane që kaluan në Veri dhe në Kosovë, me urdhër të Titos dhe të zbatuar verbërisht nga Enver Hoxha.

Zbardhja e kësaj ngjarjeje do të sillte “këndelljen” e historiografisë politike të shkruar deri tani, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Kjo konferencë u mbajt nga data 10 gusht deri më 15 gusht 1944, në fshatin Valbonë, i përzgjedhur me kujdes të veçantë si një vend i përshtatshëm strategjikisht, i fshehur mes maleve dhe i mbrojtur nga gryka të ngushta, larg syve të pushtuesit, por edhe të opinionit të gjerë publik.

Këtë vit bëhen më shumë se 80 vjet nga mbajtja e Konferencës së Valbonës, për të cilën nuk është folur dhe as shkruar zyrtarisht ndonjëherë, as në Shqipëri dhe as në Kosovë, për shkak të dominimit të historisë zyrtare nga historianë që kanë shërbyer, në thelb, për mbrojtjen e interesave të pushtetarëve.

Edhe sot, jo vetëm që opinionit të gjerë nuk i është bërë e ditur asgjë për këtë mbledhje/konferencë, por as intelektualët, studiuesit dhe historianët nuk kanë dijeni, deri në ditën e sotme, se një konferencë e tillë është mbajtur ndonjëherë.

Përse duhet të vazhdojë që edhe sot, pas kaq shumë vitesh, të mbahet mister mbajtja e Konferencës së Valbonës?

Nuk mund të mos bëjë përshtypje që për zbardhjen e kësaj ngjarjeje historike me ndikim të madh, edhe pse negative, nuk është bërë asnjë përpjekje serioze deri më sot. Kjo heshtje vazhdon të jetë një reminishencë e së kaluarës së errët, një qasje që shtrihet edhe mbi shumë ngjarje të tjera të Luftës së Dytë Botërore.

Duket qartë se dikush po e pengon zbardhjen e së vërtetës historike, me qëllim që e shkuara të mbetet e manipuluar dhe në shërbim të ndikimeve sllavo-komuniste të Beogradit. Prandaj, për sa kohë që këto të vërteta historike mbeten të pathëna, rrezikojnë të mbeten përjetësisht të shtrembëruara dhe të përdorura si mjet manipulimi, në dëm të kujtesës sonë kombëtare.

Si një parantezë për lexuesin, që në fillim duhet theksuar se Konferenca e Valbonës ishte një veprim i organizuar nga strukturat sllave, konkretisht nga Partia Komuniste e Jugosllavisë (PKJ), dhe ndikimi i saj ishte tërësisht antikombëtar.

Që me formimin e Jugosllavisë si shtet pas Luftës së Parë Ballkanike dhe përgjatë gjithë ekzistencës së saj, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet, platforma politike ndaj shqiptarëve dhe trojeve të tyre në Gadishullin Ilirik ka qenë vazhdimisht armiqësore.

Për realizimin e qëllimeve të tyre, sllavët gjithmonë kanë gjetur bashkëpunëtorë shqiptarë, zelli i të cilëve shpesh ka tejkaluar edhe vetë direktivat e tyre.

Edhe pse ndikimi sllav në Shqipëri ka qenë i vazhdueshëm, gjatë Luftës së Dytë Botërore ata arritën të krijojnë filialin e tyre të drejtpërdrejtë politik, përmes formimit të Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH), një strukturë e ndërtuar nën ndikimin dhe drejtimin e PKJ-së.

Arritja më e madhe e këtij bashkëpunimi antishqiptar u shënua pikërisht gjatë kësaj periudhe, kur PKJ, me në krye Josip Broz Tito, arriti që në mënyrë të ligjshme në sytë e opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar të krijojë dy struktura të forta agjenturore:

  • në Shqipëri, PKSH dhe më pas Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare,
  • dhe në Kosovë, KOSMET-i dhe Shtabi i tij i përgjithshëm.

Harta e Shqipërisë etnikë, e formuar gjatë luftës së II-të Botërorë, ne të cilën janë kufizuar dy zonat (Zona e I-rë Operativë dhe Tropoja) ne te cilat PKJ,instaloj sherbetoret e sajë më të bindur.

Në këtë kontekst, Konferenca e Valbonës ishte një veprim konkret i këtyre strukturave të drejtuara nga PKJ, në bashkëpunim me kuadro shqiptarë të lidhur me projektin politik jugosllav. Ajo përfaqëson një ngjarje të rëndësishme në historinë e ndikimit të huaj në trojet shqiptare dhe mbetet, deri më sot, e heshtur dhe e pa trajtuar në mënyrë të drejtë në historinë zyrtare.

Për ta kuptuar më mirë pse u mbajt kjo konferencë dhe pse ajo ka mbetur deri sot anonim, duhet rikujtuar se në gjithë historinë e marrëdhënieve shqiptaro-sllave nuk ka një shembull tjetër kaq të qartë të krijimit të strukturave agjenturore brenda vetë trojeve shqiptare, siç ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pikërisht përmes PKSH-së dhe KOSMET-it, PKJ dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave arritën të “përligjin” të gjithë veprimtarinë e tyre politike, ushtarake dhe agjenturore në dëm të interesave afatgjata të shqiptarëve – me pasoja që ndihen edhe sot.

Megjithatë, deri në ditët tona, shumë pseudo-historianë kanë dalë me përfundime të gabuara, të nxitura shpesh jo rastësisht, mbi rrjedhën e ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare.

Ajo që duhet kuptuar qartë është se në ato vite, gjatë dhe pas luftës, gjithçka ishte në duart e strukturave jugosllave, dhe kjo është tashmë e dokumentuar dhe e provuar historikisht. 

A mund të thuhet sot se PKJ-ja nuk ka vepruar në dëm të shqiptarëve dhe në interes të saj, ndërkohë që pretendohet verbërisht se PKSH dhe Ushtria Partizane Shqiptare kanë “vetvepruar” jashtë ndikimit dhe diktatit të jugosllavëve?

Deri më sot nuk ka intelektual, studiues apo historian serioz që nuk e ka kuptuar, nuk e kupton ose nuk dëshiron ta pranojë faktin se e ashtuquajtura PKSH, në Shqipëri, dhe KOSMET-i, në Kosovë, ishin struktura të lidhura ngushtë me PKJ-në dhe, rrjedhimisht, kanë vepruar sipas interesave taktike dhe strategjike të saj.

Megjithatë, gjysmë të vërtetat, mashtrimet dhe taktikat politike të tyre, edhe sot e kësaj dite analizohen si lavdi e fitore për interesat e popullit shqiptar, ndërkohë që realiteti historik ishte krejt ndryshe.

Si mund të besohet se PKSH-ja, KOSMET-i, partizanët dhe më pas e ashtuquajtura Ushtri Nacionalçlirimtare Shqiptare, bashkë me të ardhurit “partizanë” nga Kosova, struktura që u krijuan, u drejtuan dhe u pastruan sistematikisht nga çdo element patriot shqiptar, nuk kanë vepruar plotësisht në interes të Jugosllavisë, pavarësisht kamuflimit të veprimeve të tyre si luftë kundër pushtuesit?

Tashmë është plotësisht e provuar se këto struktura: PKSH-ja, KOSMET-i, partizanët dhe Ushtria NÇSH, kanë qenë veçse vegla të verbëra në duart e emisarëve jugosllavë, të drejtuara nga shqiptarë të testuar dhe të përdorur si zbatues urdhrash. Nga çdo analizë serioze del qartë se:

Të gjitha këto struktura, ndonëse me pamje të jashtme shqiptare, kanë vepruar ekskluzivisht në shërbim të interesave të PKJ-së, dhe se interesat e kësaj të fundit kanë qenë thellësisht dhe diametralisht të kundërta me interesat tona kombëtare.

Në foto: Salih Man Mulosmani dhe Veli Niman Doçi, dy patriot të deshmuar, tek të cilet kërkuan dhe gjeten mbeshtetje e besë KOSMETI, pas te cileve qendronin sllavo-komunistet e Kosovës, por qe u’pabesuan prej tyrë dhe u’menjanuan nga çdo vendimarrjë.

Pse Konferenca e Valbonës në Tropojë, ka mbetur për më shumë se 80 vjet në anonimitet? Kujt i shërben moszbardhja e saj?

Është e domosdoshme që të thuhet as më shumë, as më pak se e vërteta historike. Ashtu si për çdo ngjarje tjetër me rëndësi, edhe kjo ngjarje nuk duhet e nuk mund të mbahet përgjithmonë e fshehtë, e patrajtuar dhe pa njohur pasojat e saj – vetëm e vetëm për të mos prishur imazhin e heronjve dhe heroizmave të rreme, me të cilat është mbushur historia zyrtare e popullit shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet e tjera etnike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ajo nuk ka qenë një ngjarje pa rëndësi, që mund të kalohet në heshtje.

Edhe sipas kujtimeve të Idriz Mulosmanit, Konferenca e Valbonës u mbajt më 10 korrik 1944 dhe zgjati deri më 14 korrik 1944. Mbledhja u organizua me pjesëmarrjen e Shtabit të Kosovës, të Shtabit të Batalionit “Perlat Rexhepi”, si dhe figurave të njohura si Sadik Bekteshi, Beqir Ndou, Idriz Rexhepi, Shpend Dega, Mehmet Bajrami, Veli Nimani, Din Bajraktari etj. Pjesëmarrës ishte edhe Gani Kryeziu.

Në këtë mbledhje morën pjesë gjithashtu drejtues të partizanëve malazezë, si:

  • Pavle Joviçeviç (Paloka),
  • Dushan Mugosha,
  • Mileta Peroviç (Dervishi),
  • Bashko Çakiç (Nenadi) etj.

Ndër të pranishmit ishin edhe përfaqësues të aleatëve: një kolonel anglez, një major amerikan, një oficer francez, dhe tre të tjerë – gjithsej gjashtë vetë. Edhe pse nuk ishin kundër komunistëve, ata anonin më tepër nga Balli Kombëtar.

Në mbledhje morën pjesë gjithashtu pjestarë të batalionit të Krasniqes dhe të Rinjve, si dhe një pjesë e batalioneve “Bajram Curri” dhe “Perlat Rexhepi”.

Rëndësia e ngjarjes dhe heshtja ndaj saj

Kjo ngjarje dhe këto fakte historike, për shkak se nuk janë trajtuar asnjëherë zyrtarisht, kanë mbetur në anonimitet, duke fshehur qëllimet dhe prapaskenat e një sipërmarrjeje me pasoja të rënda antikombëtare. Kjo nuk ishte një ngjarje e parëndësishme, as për nga përmasat e pjesëmarrjes, as për nga ndikimi në rrjedhën e luftës në Malësinë e Gjakovës-Tropojë dhe veçanërisht në Kosovë, sa për t’u injoruar plotësisht nga historiografia zyrtare.

Të mos shkruhet asnjë rresht për këtë konferencë, ndërkohë që është një fakt historik i pamohueshëm, dhe të fshihen pasojat e saj në cenimin e interesave kombëtare shqiptare, është një padrejtësi e rëndë ndaj së vërtetës historike.

Fakti që kjo mbledhje-konferencë është mbajtur në një zonë të izoluar e të mbrojtur për kushtet e luftës, nuk justifikon që edhe pas më shumë se 80 vitesh të mos jetë bërë asnjë trajtim zyrtar i saj. Kjo tregon qartë se:

  • Ka pasur arsye të forta për ta mbajtur ngjarjen në anonimat,
  • Zbardhja e saj do të çmontonte mitet e rreme mbi disa prej figurave të shpallura si “heronj”, të cilët lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me këtë ngjarje.

Duke mos u trajtuar pasojat politike dhe historike të kësaj mbledhjeje, historia vazhdon të mbetet nën diktatin e interpretimit sllavo-komunist, që jo vetëm është përdorur për dekada me radhë, por vijon të dominojë edhe sot e kësaj dite.

Dy Gjakovaret  Gani beg Kryeziu, nacionalis i shquar dhe Fadil Hoxha, komosllavist, të cilet e shtrin aktivitetin e tyrë gjatë Luftës së II-të Botërorë, në Malësin e Gjakovës Tropojë, por ne kahje diametralisht të kunderta-

Për mbajtjen e Konferencës antikombëtare të Valbonës, Dushan Mugoshës ia kishte përgatitur terrenin pikërisht Fadil Hoxha.

Fadil Hoxha, që gjatë luftës e sidomos menjëherë pas Konferencës së Bujanit, ishte plotësisht i vetëdijshëm se vendimet e asaj konference kishin qenë thjesht formale. Kështu, kur Dushan Mugosha mbërriti në Tropojë, gjeti terrenin e përgatitur, në të gjitha aspektet, për mbajtjen e Konferencës së Valbonës, e cila, në thelb, ishte kryekëput kundër vendimeve të Konferencës së Bujanit.

Vetë fakti i mbajtjes së Konferencës së Valbonës, por edhe shumë të tjera që e pasuan atë, dëshmojnë për qëllimin e saj të vërtetë. Në këtë shkrim, do të mjaftohemi me dy burime, të cilat e shpjegojnë qartë se mbajtja e Konferencës së Valbonës kishte për qëllim:

  1. Të kundërvihej ndaj Lidhjes së Dytë të Prizrenit, si dhe ndaj çdo përpjekjeje për vetëvendosjen e Kosovës, që buronte nga vendimet e Bujanit.
  2. Të mashtronte patriotët e Malësisë së Gjakovës–Tropojë, të cilët ishin të interesuar në mënyrë jetike për fatin e Kosovës, për ta përdorur më pas këtë zonë si bazë logjistike dhe politike për planet e strukturave jugosllave kundër Kosovës.
  3. Të testonte dhe më pas të eliminonte nacionalistët komunistë shqiptarë, të cilët u konsideruan të papërshtatshëm për strategjitë e PKJ-së – një pjesë e tyre u eliminuan, të tjerë u përndoqën në Jugosllavi dhe në Shqipëri.

Fakti që Fadil Hoxha kishte marrë në dorë iniciativën për organizimin e Konferencës së Valbonës, sipas direktivave jugosllave, konfirmohet qartë edhe në një dokument të mëposhtëm:

Bëhet fjalë për një letër të ruajtur, që nuk është e vetmja, ku Fadil Hoxha i drejtohet një të njohuri të tij: Zeqir Duq Hajdarmetaj nga Ahmagjokaj i fshatit Markaj, i cili anon nga nacionalçlirimtarja, dhe ku, ndër të tjera, thuhet tekstualisht:

I Dashtuni shok Zeqir Duqi,

Situata po krijohet gjithnji e ma tepër në favorin t’onë.

Kjo situatë na ngarkon detyrë me randësi, aq ma teper sepse ndodhemi para ngjarjesh të shpejta dhe vendimtare.

Ti, si luftar i liris qi je, duhet patjeter të marrish pjesë nder keto ngjarje.

Prandaj, mblidh sa ma tepër burra e djemë t’armatosun, qi e duan me të vertet vatanin e popullin e tyne, dhe nisuni për Valbonë, ku do të mirren vendime me randësi.

Të Marten me II Korrik, duhet të jesh patjeter, me gjithë luftarët që ke, në Valbonë.

Po të vijsh ma vonë asht njisoj si mos me ardhë.

Po e përsërisim: Nuk duhet të mungoni n’ asnji mënyrë.

VDEKJA E FASHIZMIT- LIRI POPULLIT!

Për Shtabin Kryesur Komandant (Fadil Hoxha) d.v. Valbon, 2/VII/1944.

Vertetohet se asht e njejtë me origjinalin

KRYEARKIVISTI I KOM. EKZ. K. P. RRETHIT

  1. Curri 15/V/1969. (Muhamet Seci) (firmë e vulë origjinale)

Nga kujtimet e një të “deklasuari” nga Dragobia, familja e të cilit, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në prag të çlirimit, u “damkos” si kundërshtare e sllavo-komunistëve, del në pah një detaj domethënës. Kjo vetëm sepse kryefamiljari i asaj shtëpie, në një takim të asaj kohe, pyeti dhe u shpreh hapur kundër qëndrimit të Fadil Hoxhës, kur ky i fundit deklaroi se Kosova do të mbetej nën Jugosllavi.

Ishte një moment kritik kur forcat partizane të drejtuara nga Shtabi i KOSMET-it, si dhe forcat e Çetës “Perlat Rexhepi” të Shkodrës, të cilat ishin në drejtimin e komunistëve malazezë, së bashku me malësorë që u ishin bashkuar, po rigrupoheshin gjatë pranverës së vitit 1944.

Ky rigrupim vinte pas shpartallimit të rëndë që kishin pësuar gjatë Operacionit gjerman të dimrit 1944, i cili i kishte detyruar të tërhiqeshin dhe të riorganizoheshin në zonat malore të Tropojës dhe më tej.

Nga dëshmitë e Mal Metalisë, marrë nga Dashnor Kaloçi, për Memorje.al, mësohet sa vijon:

Në pranverën e vitit 1944 në fshatin tonë Dragobi, që ishte dhe qendra e gjithë krahinës, u bë një mbledhje e madhe ku morën pjesë disa nga krerët komunistë të asaj treve dhe bashkë me ta ishte dhe kreu i komunistëve kosovarë, Fadil Hoxha.

Në atë kuvend ku ishin mbledhur të gjithë burrat e katër fshatrave të zonës sonë, Fadil Hoxha me krerët e tjerë të dërguar nga Partia Komuniste Shqiptare, u shprehën se fitorja e tyre ishte punë ditësh dhe të gjithë ne malësorët që ishim aty duhet të bashkoheshim rreth asaj Partie dhe vëllezërve jugosllavë me në krye Josif Broz Titon. Ata e cilësuan Titon dhe Jugosllavinë si “Vëlla të Madh” të shqiptarëve dhe kush ishte kundër tyre ishte dhe kundër Shqipërisë. Ndërkohë që ata na kërkuan t’u jepnim besën për ato fjalë që binin erë tradhëtie, i pari i familjes sonë, Sali Jaha, që megjithëse ishte rreth 75-vjeç, u ngrit në këmbë dhe sipas të gjitha rregullave të kuvendit të burrave, kërkoi leje për të folur. Pasi i’u dha fjala, ai i iu drejtua Fadil Hoxhës dhe të gjithë komunistëve të tjerë që drejtonin atë mbledhje, duke u shprehur:

‘Desha me thanë, mirë se na e fituem luftën, po Kosova me kë do të jetë (mbetet), pas kësaj?! Një nga ata që ishte më afër Fadil Hoxhës, i’u përgjigj: ‘Kosova mbeti me Serbinë, por ne jemi vëllezër me jugosllavët dhe nuk kemi gjë të ndame’. Pas kësaj, Sali Jahës, i rrëshqitën disa pika lot prej syve dhe duke e përmbajtur veten, i’u drejtua atyre:

‘Paçi faqen e zezë, se ju e paski shit Kosovën’. Pas fjalëve të Sali Jahës që u miratuan në heshtje nga shumë prej të pranishmëve në atë kuvend, mbledhja u prish. Ndërsa Fadil Hoxha ishte duke ikur, la porositë që të shikohej qëndrimi i atij burri dhe emrin e tij e shënoi me laps në bllokun që kishte me vete”, dëshmon Mal Metalia, lidhur me atë ngjarje të vitit 1944, kur i pari i familjes së tyre, Sali Jaha, akuzoi përfaqësuesit Partisë Komuniste Shqiptare dhe kreun e komunistëve kosovarë, Fadil Hoxhën, për shitje të Kosovës.

Kjo gjë u bë shkak për prishjen përfundimtare të Metaliajve me komunistët, të cilët më pas filluan dhe reprezaljet ndaj tyre. Sikurse mbledhja me popullin e Dragobisë, pati edhe organizime të tjera nga ana e Shtabit të KOSMET-it, të cilat duket se u zhvilluan menjëherë pas riorganizimit të forcave partizane në Malësinë e Gjakovës-Tropojë, pas operacionit gjerman të dimrit 1944, por edhe pas Konferencës së Bujanit, në vigjilje të mbajtjes së Konferencës së Valbonës.

Këto të dhëna, së bashku me shumë fakte të tjera, tregojnë qartë se Shtabi i KOSMET-it kishte bërë kompromis lidhur me fatin e Kosovës pas luftës.

          

Nga e majta: Selim Mal Bajraktari, Ali brahim Zherka, Baram Ukë Aliaj, nga Bytyçi, pjes e shtabit, drejtues lute dhe baza kryesore e mbeshtetjes se levizjës nacionalistë të drejtuar nga Gani beg Kryeziu në malësin e Gjakovës-Tropojë.

Prag-përgatitja e mbajtjes së Mbledhjes-Konferencës së Valbonës

Sipas një dokumenti që gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar, forcat e ndryshme të armatosura që kishin vepruar dhe qëndruar në Tropojë para operacionit të dimrit 1944, sapo filloi të ngrohej koha, nisën të riktheheshin në zonat ku ishin më parë dhe të riorganizoheshin.

“Komanda e Rrethit e Gjandarmesise Tropoje, njoftonte nga Gjakova, me 18.6.1944, Komanda e Qarkut te Gjandarmesise Kukes: “Lutemi teper urgjent dergimin e nje fuqie te mjaftueshme  ushtarake te organiuzuem mire, si keshtu per tu pre hovin nje her dhe e mire Çetave te Gani Begut dhe te Sali Manit, te cilat jane tuj  leviz dhe tuj shetit lirisht dhe tuj u organizue per dite si ne katundin Valbone, ashtu edhe ne Majen e Dobrejt dhe sidomos ne katundin Markaj ne shtepine e Zenel Ademit.”                                   

Komandanti

Kapit. I Tahir Hoxha

  1. Sh. Fondi 254, D.156, fq.79. Viti 194

Që më 10 korrik 1944 u organizua mbajtja e Mbledhjes-Konferencës së Valbonës, e cila vijoi deri më 15 korrik 1944. Gjatë këtyre ditëve u zhvilluan takime, kontakte dhe mbledhje, si dhe skena e prapaskena me brrylime, përgatitje për eliminime dhe eliminime kundërshtarësh.

Mbledhja në dukje u organizua me iniciativën e Shtabit të Kosovës, por në të vërtetë pas këtij organizimi qëndronin emisarët jugosllavë, dhe e gjithë ngjarja ishte në interes praktik, taktik e strategjik të PKJ-së, pavarësisht se në skenë dilte Fadil Hoxha.

Ismet Shaqiri, një nga drejtuesit kryesorë dhe më aktiv gjatë luftës në Shtabin e KOSMET-it, i cili pas Luftës së II-të Botërore pati përparësi nga regjimi i PKJ-së, në librin e tij “Më Kujtohet”, vëllimi i II-të (shtator 1943-maj 1945), Prishtinë 1985, mes të tjerash ka sjellë edhe këtë informacion për fazën e organizimit të Mbledhjes së Valbonës dhe disa të dhëna të veprimtarisë së tyre në ato ditë, të cilat sipas tij janë si më poshtë vijon:

Gjatë muajve Maj-Qershor, Komiteti Krahinor dhe Shtabi i Zonës Operative të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Rrafshit të Dukagjinit ia dolën të grumbullojnë në Malësi të Gjakovës te stani i Çelit, rrezë majës së Hekurave, ku edhe ishte vendosur atëherë një pjesë e udhëheqësisë nacionalçlirimtare krahinore për Kosovë dhe Rafsh të Dukagjinit, gati të gjithë partizanët e shpërndarë gjatë ofensivës dimërore të okupatorit gjerman dhe kuslingëve, nëpër  Rrafsh të Dukagjinit Malësi e Gjakovës, Has dhe Lumë.                                                                         

(Faqe 177)

Atëbotë u kthyen nga Mali I Zi edhe Paloka me Zikerja Rexhën. Nuk ia dolën të arrinë pranë Shtabit Suprem të UNÇ dhe Kryesisë së AVNOJ-it, për ku ishin drejtuar, mirëpo kishin siguruar lidhje me ta me anë të njësive NÇL që vepronin në atë krah dhe të radiostacionet që kishin në dispozicion.                                                                                                                              

(Faqe 178-179)

Edhe Dushan Mugosha së bashku me Elhami Nimanin, Sveto Vuçiqin dhe Selko Muderizin, të përcjellë nga tre partizanë të Brigadës së Parë Proletare të Shqipërisë, erdhen sipas kërkesës që pat bërë Komiteti Krahinor në pranver të ati viti.                                                                   

(Faqe.179)

…Ndërsa Dushani diftoi dhe shpjegoi gjerë e gjatë për luftërat që zhvillonte Brigada e Parë Proletare e bashkuar me njësitet e tjera të UNÇ të Shqipërisë nëpër Shqipëri kundër okupatorit gjerman, pushtetit kuisling, ballistëve, zogistëve dhe veglave të tjera tradhtare të astuquajturës “Shqipëri e Madhë”.                                                                                                                        

(Faqe 179)

GRYKA E VALBONËS vlonte si zgjua bletësh nga partizanët dhe malësorët. Fadili dhe Hajdari erdhën nga Hasi dhe Luma ku kishin qene me punë. Dushani ishte nisur në drejtim të Shtabit Suprem, siç thoshtë ai, për të referuar për situatën në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit.

Pavli, Mehmeti, Boshko, Zekirjaj dhe une me një grup partizanësh, mjaft sish të paarmatosur mirë, u kthyem nga Gucia dhe Plava ku kishim shkuar që të takohemi me njësitet partizane që operonin në ato vise, me qëllim që të armatosemi mirë dhe të sigurojmë lidhjet e bashkëpunimit më të mirë e të sigurt operativ në operimet e ardhshmeluftarake. U grumbulluam të gjithë. Formuam batalionin partizan të cilin e pagëzuam me emrin “KOSOVA”. Emruam edhe shtabin e batalionit nga shokët: Salko Muderizi, komandant, Shaban Haxhija zëvenëskomandant, Elhami Nimani, komisar politik dhe Çedo Mijoviqi, zëvendëskomisar politik, përgjegjës partie.

Partizanëve të radhitur, të armatosur mjaft mirë, në praninë e një numri mjaft të madh malësorësh, u foli Boshki Çakiqi, komesar politik i shtabit Kryesor të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe të aradheve partizanë të Jugosllavisë për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit.

Menjëherë pas formimit batalioni partizan “KOSOVA” u nis për aksione në drejtim të minerave të kromit në Kam, Kepenek, duke i qëmtuar ato dhe duke çliruar territorin e Malësissë së Gjakovës, Hasit dhe Lumës për t’u bashkuar me njësitet partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë qe luftonin në drejtim të Dibrës. Me batalion shkuan edhe shokët udhëheqë të Krahinës. Kaluan në territorin e Lumës për të organizuar aksione të armatosura, kurse unë me Zekirja Rexhën dhe një grup shokësh Xhevdet Hamzen, Kolë Shirokën, Milivoje Bajkiqin, Shabo Gutiqin, Mehmet Maliqin, Xhije Hanën, më vonë Millosh Jovanoviqi e ca të tjerë, në fillim u vendosëm në fshatin Cahan dhe më vonë te shpella përmbi fshatin Pogë në anën tjetër të Pashtrikut.

Kishim për detyrë që të sigurojmë ndërlidhjet me korrjerë dhe radiostacion në mes të udhëheqësisisë krahinore  dhe organizatave të Partisë dhe ato Nacionalçlirimtare, të Rrafshit të Dukagjinit, t’i ushëhiqnim , t’i ndihmojmë dhe të organizojmë tërheqjen e sa më shumë luftëtarëve të rinj për njesitet tona partizane.                                                        

(Faqe 180-181).

Sipas kujtimeve të Idriz Mulosmanit, i cili, pavarësisht kufizimeve të kohës, është i pari pjesëmarrës në atë konferencë që ka folur më qartë dhe më hapur se kushdo tjetër, ai mes të tjerash ka thënë:  

…Kjo ishte Mbledhja e parë masive e partizanëve mbas ofensivës së Dimrit. U grumbulluem në Breg të Hakajve (kështu quhej atëherë vendi ku sot kanë shtëpinë Rexhep Brahimi e Elez Sherbeti). Vendi ishte plot me bredha shekullorë, nën të cilët po të binte shi të gjithë natën, nuk lageshe, por as dielli ditën nuk të shihte me sy. Për pjesëmarrësit e mbledhjes gatimi bëhej në breg të Valbonës.   U diskutua çështja e organizimit dhe zgjerimit të veprimeve luftarake në Malësi me një komandë drejtuese. Për këtë qëllim u zgjodh Shtabi i Zonës Operative për Tropojën. Nga ana e Shtabit të Kosovës u ftua Gani Kryeziu që t’i bashkohet Lëvizjes Nacionalçlirimtare, por ai nuk e pranoi propozimin. Megjithëse nuk iu bashkua Frontit Nacionalcionalçlirimtra, Gani Kryeziu premtoi se nuk do t’i sulmonte në asnjë rast partizanët, premtim që e mbajti deri në fund të luftës. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Ramë Hoxha, i cili drejtonte një efektiv prej 60 vetësh, i cili nuk mori pjesë në mbledhje, qëndroi në Gash, por nuk hyri në luftë kundër partizanëve dhe mbajti pozicion asnjanës deri në tetor 1944. 

Konferenca e Valbonës është një ngjarje historike që nuk mund të mohohet apo të anashkalohet.
Megjithatë, pavarësisht nëse është folur apo jo për të, nëse është shkruar apo jo për të, apo do të shkruhet në të ardhmen, ajo ka ndodhur dhe nuk mund të harrohet, sepse ekzistenca e saj është e pakundërshtueshme.

Ky organizim i Konferencës së Valbonës u zhvillua pa u mbushur ende tetë muaj nga Konferenca e Bujanit, e cila ishte mbajtur në Malësinë e Gjakovës-Tropojë dhe kishte zhvilluar punimet e saj nga 31 dhjetori 1943 deri më 2 janar 1944.

Mbledhja e zhvilluar në Valbonë ishte kryesisht një takim midis forcave partizane të drejtuara nga Shtabi i KOSMETIT dhe forcave nacionaliste të drejtuara nga Gani Kryeziu, dhe ajo vazhdoi gjatë periudhës 10-15 korrik 1944. Për këtë flitet edhe në një dokument që gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar, F.MPB, D.187, faqja 6, viti 1944.

Në një tjetër dokument, ku shkruhet një letër e Zëvendës-Nënprefektit të Malësisë së Gjakovës-Tropojës drejtuar Prefekturës së Kosovës, tekstualisht thuhet:

SHTETI SHQIPTAR

Tropjë më 19/7/1944

NENPREFEKTURA E M. GJAKOVËS

Nr. 47/31 Res P. T.

PREFEKTURES KOSOVËS

Kukës

Vijon teli Nr. 47/25 Res. Dat 9/7/944.

-Siç ju kemi parashtrue me telin e mësipërmë, çetat Partizane dhe komuniste me datën 10 të vazhduesit e deri me 15 kan vazhdue mbledhjen e tyne në katundin Valbon duke asistue afer 400 veta prej çdo krahine, dhe me sa kemi mundur me hetue, Gani Kryeziue me shoket e tij kan kundrashtue Cetat partizane e komuniste duke ju than se unë nuk baj pjes me me juve por jam thjesht Nacjonalist Shqiptarë dhe kështu Gani Kryeziu asht ndar krejtsisht me partizanët dhe ç’drejtim ka marr nuk dim.-

Fadil Hoxha, Zeqir Jah Rexha dhe Sali Mani në fjalimet qi kan mbajt kan kërkue prej partizaneve të sulmojn Plaven, Gucin dhe ket qender qi kështu të lidhen e të koresponden  lirisht me çetat e Tites, fjalimit të sipërme, Gani Kryeziu ju ka kundrashtue kryekput duke than se une Plaven e Gusis ne rast se kan per t’u sulmue prej Malazezve  do tu shkoj në ndihem, në mbledhjen e siperme paska marrë pjese dhe nji Frat i qujtuni Patër Lek Lulashi i cili në fjalimin e mbajtun i ka ofendue komunistat duke ju than se Partija komuniste asht e rrejshme dhe shum e keqe qi nuk pajtohet me Nacjonalizmen Shqiptare dhe ju ka deklarue se une jëm Shqiptarë i veretet dhe baj pjes në partin Zogiste, dhe mbledhja asht shpërnda duke u shpartalle se kush ne veti dhe nji sasi partizanësh, komunist kan qindrue në Valbon bashk me Sali Manin.

Rreth datës 16-17, Pater Lek Llulashi duke u kthy nga Valbona për në Shalë ne vendin e qujtun Rrogami i Shalës asht vrar vdekun prej Cetave komuniste të Valbones.-

Për t’i pre hovin nji herë e mirë ne ket rrethstrehimit të çetave komuniste e partizane, lutemi Asaj P.T.Prefekture me pas mirsin e me demarshue ku duhet për dergimin ma par të nji fuqije Ushtarake Gjindarmari ose Ushtri, direkt nen Komanden Këtyne cetave helmuse.

Kemi dergue informator per të ba hetime ma të imta dhe për çdo gja kemi për t’ju vue ne dijeni.-

Zav.Nenperfekti:

Kapiten I-rë

(Tahir Hoxha) 

Njëra nga arsyet kryesore që Gani Beg Kryeziu nuk u pajtua me forcat partizane dhe drejtuesit kryesorë që ishin në atë periudhë në Valbonë, ishte fakti se ai dhe forcat e tij ishin kundër nisjes së luftës kundër vëllezërve të tyre shqiptarë në Plavë-Guci, dhe jo kundër forcave gjermane që ndodheshin në Malësinë e Gjakovës-Tropojë.

Komiteti i shpëtimit të Plave Gucisë- Foto e bëre në vitin 1941.Nga e majta në këmbë:1. Gjergj Gjeka 2. Nikoll Kaçeli 3. Avdi Avdia 4. Mark Miri 5. Prek Cali 6. Ded Coku 7. Rexh Hoti 8. Hilmi Ferri.Ulur nga e majta: 1. Dodë Syku 2. Sali Nikoçi 3. Fra Rroku (prift) 4. Shemso Ferri 5. Gjon Syku 6. Gjokë Marku

Vendimet antishqiptare të asaj konference-mbledhjeje, ndër të cilat ishte edhe vendimi për të sulmuar, sipas tyre “armiqtë”, apo më saktë shqiptarët “irridentistë” në Plavë-Guci, të cilët kërkonin që ajo zonë të mbetej pjesë e Shqipërisë amë, janë shprehje e qëndrimeve të ashpra dhe kundërvënëse ndaj interesave kombëtare.

Sipas të dhënave nga një dokument që do ta referojmë më poshtë, sulmimi i forcave partizane që ndodheshin në Valbonë u bë i pashmangshëm.

“Komanda e Gjandarmësisë Pejë, njoftonte Komandën e Përgjithshme të Gjindarmërisë Tiranë, me 23.07.1944 se, “…Plava esht ne rrezik me ra ne duar te partizaneve, dhe se popullsia nuk ka arme” (per te kundershtuar. D.P) A. Q. Sh. Fondi 254, D.156, fq.70. Viti 1944

Po aty, në fq. 71, thuhet: “…me 18 korrik 1944 në rajonin e Plavës u zhvilluan luftime…” 

Edhe atëherë kur flitej nën zë për Konferencën e Valbonës, asnjëherë nuk ishte shkruar zyrtarisht, dhe thuhej se ajo kishte qenë një “përballje” ndaj ndërhyrjeve jugosllave, megjithatë në të vërtetë gjithçka shkoi sipas programit të tyre.

Por tani, përmes këtij punimi dhe më pas të librit që do të dalë, është bërë e qartë më shumë se kurrë më parë se Konferenca e Valbonës ishte një organizim i inspiruar dhe drejtuar nga emisarët jugosllavë, veçanërisht nga Dushan Mugosha. Ai, pasi kishte përmbushur me sukses misionin e tij agjenturor në Shqipëri, kaloi në Tropojë për t’i dhënë dorën e fundit planit jugosllav, ku diktoi dhe dha direktivat, duke drejtuar nga afër Shtabin e KOSMETIT.

Pjesën kryesore të misionit të tij antishqiptar, Dushan Mugosha e kreu jo vetëm duke asistuar në Mbledhjen e Valbonës, por edhe duke e kontrolluar dhe monitoruar atë. Menjëherë pas saj, me detyrat e përmbushura, kaloi nëpër Malin e Zi për të raportuar dhe orientuar Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Partizane Jugosllave lidhur me Shqipërinë dhe qëndrimet ndaj saj.

Dushan Mugosha, i cili u’përcoll përzemërsishta në Helmas të Skraparit nga Enver Hoxha, i shoqëruar nga rojet e ti më të mira, largohet për herë të fundit nga Shqipëria, prej Valbona, për në Shtabin e Titos.

Konferenca e Valbonës ishte një veprim armiqësor i hapur i PKJ-së dhe një tradhti e hapur ndaj shqiptarëve të ndikuar prej saj, kryesisht anëtarët e Shtabit të KOSMETIT, pjesa e të cilëve kishte marrë pjesë edhe në Konferencën e Bujanit. Pa u tharë mirë boja e atyre vendimeve formale dhe të monitoruara, të cilat duhej të zbatoheshin në praktikë, ato u hodhën praktikisht poshtë nga disa prej tyre.

Megjithatë, një gjë është e saktë: ajo ishte injektuar dhe organizuar nga misionarët jugosllavë të Shtabit të KOSMETIT, nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Dushan Mugoshës. Synimet, veprimet dhe qëllimet e tij tani nuk janë më anonimë, prandaj edhe organizimi dhe mbajtja e saj u realizuan në funksion të qëllimeve taktike dhe strategjike të UNÇJ-së dhe PKJ-së.

Por historia e turpit nuk është zbardhur kurrë deri sot, pasi ajo, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, është shkruar nga pseudohistorianë sipas udhëzimeve të pushtetarëve dhe vazhdon të përcillet edhe sot nga mbështetësit e komunizmit dhe trushplarët e atij sistemi. Për këtë histori turpi, e cila rrezikoi në ekstrem interesat tona kombëtare, vazhdon të thuhet edhe sot se është: “Historia e shkruar me gram të arta”.

Kjo tregon më së qarti se si dje, ashtu edhe sot, ndikimi i mbartësve të asaj historie të pasur antikombëtare vazhdon të ketë jo vetëm ndikim, por edhe sundimin e saj të plotë. Kjo është shumë alarmante, sepse, së bashku me ndikimin e historisë së rrejshme, krijohet edhe një botëkuptim i gabuar, i cili sjell moskuptimin dhe nënvlerësimin e pasojave negative.

Prandaj, edhe Mbledhja e Valbonës, e mbajtur nga data 10 deri më 15 korrik 1944, ka qenë pasojë e kushteve dhe rrethanave të asaj kohe, si dhe e vendimeve dhe qëndrimeve të Shtabit të KOSMETIT dhe jugosllavëve, të cilat kanë qenë dhe mbeten aq negative e antikombëtare, saqë “njollosin” të gjithë ata që u dirigjuan nga emisaret jugosllavë. Për këtë arsye, ata nuk kanë pasur kurajën të flasin hapur për të.

Vendimet e Konferencës së Valbonës ishin të diktuara nga misionarët e PKJ-së dhe ishin në interes taktiko-strategjik të UNÇJ-së, e drejtuar nga marshali Tito, dhe të Jugosllavisë federative që po formohej.

Konferenca e Valbonës, si rrallë ndonjë ngjarje tjetër që ka ndodhur në trojet etnike shqiptare gjatë Luftës së II-të Botërore, jo vetëm që u realizua në një vend të fshehtë, por u mbajt sekret gjatë luftës, pas luftës dhe nuk është trajtuar kurrë si një ngjarje historike në historiografinë zyrtare deri më sot. Gjithashtu, nuk është folur asnjëherë hapur për arsyet e kësaj heshtjeje.

Ajo ka qenë një ngjarje jo pa rëndësi, dhe megjithëse nuk është folur shumë për të, nuk mund të thuhet se nuk ka ndodhur. Sa dhe si kanë qenë ndikimet historike të saj, duhet të analizohen në harmoni me provat që gjenden dhe në korrelacion me ngjarjet e tjera historike, si dhe me ndikimet shoqërore, ushtarake dhe politike që ajo ka shkaktuar.

Konferenca e Valbonës, që ka mbetur e pazhvilluar deri më sot, u administrua në mënyrë të njëanshme, duke marrë një seri vendimesh në prani ose mungesë të palëve pjesëmarrëse në atë organizim. Vendimet u morën pas shpine për të tjerët dhe në kulisa, por kryesisht u zbatuan direktivat dhe detyrat që vinin nga Shtabi Kryesor i UNÇJ-së dhe PKJ-së.

Nga përfundimi i çorientuar i asaj konference dolën kryesisht vendime deklarative, të cilat si të tilla u shpallën në marrëdhënie me pjesëmarrësit e shumtë që kishin vershuar në Valbonë pas thirrjeve të Shtabit të KOSMET-it, por u morën edhe shumë vendime të tjera konspirative.

Ajo konferencë u administrua kryesisht përmes “vendimeve” të emisareve jugosllavë, të cilat ishin konspirative dhe të marra dikund tjetër, ndërsa ato që u morën në vend, ishin në përputhje me detyrat dhe situatën.

Në atë konferencë u morën rrugë dhe u zbatuan edhe shumë vendime të kulisave, të marra para dhe gjatë vetë mbledhjes, nga strukturat e “shtira” të shqiptarëve, pasues verbër të emisarëve jugosllavë, të cilët kishin për detyrë të zbatojnë vendimet, direktivat dhe urdhrat e tyre të ardhura nga Shtabi i UNÇJ-së.

Partizanet e Kosoves, 1943-Fadil Hoxha me partizanet ne Malsine e Gjakoves-të cilet u’shperdoruan kunder interesave të tyre nacionalë.

Konferenca e Valbonës ishte atentati më i madh i shekullit të XX-të që i është bërë ndonjëherë çështjes kombëtare nga vetë shqiptarët në “tokat e lira”, dhe kjo përmes një organizimi të sofistikuar, të mirëpërcaktuar dhe legalisht të pranuar, që kishte arritur të bënte PKJ-ja e udhëhequr nga Josip Broz Tito, përmes Shtabit të KOSMET-it dhe filialit të saj, PKSH-së.

Organizatorët e Konferencës së Valbonës, përfshirë edhe emisaret jugosllavë që morën pjesë drejtpërdrejt, kishin në synim që në këtë konferencë të rrëzohej çdo iluzion që shqiptarët kishin krijuar me Konferencën e Bujanit, si dhe çdo çështje kombëtare shqiptare që ishte vendosur taktikisht, praktikisht ose strategjikisht në atë konferencë.

Ajo konferencë nuk u kufizua vetëm në këtë, por u mblodh edhe për përcaktimin e detyrave operative që dilnin dhe shtroheshin për një zgjidhje sa më funksionale të mundshme, për jetësimin e objektivave të tyre taktike dhe strategjike kundër nacionalizmit dhe çdo forme të organizimit nacionalist shqiptar në Shqipëri që rrezikonte planet e tyre në Kosovë, Shqipëri dhe trojet e tjera shqiptare që kishin qenë nën monarkinë serbo-sllave para luftës.

Por fokusi kryesor i asaj konference ishte kundër “pasojave irridentiste” që ishin krijuar gjatë organizimit të “shtetit shqiptar” gjatë pushtimit nazi-fashist, së bashku me zgjidhjen e fatit të tokave të liruar që i ishin shkëputur Jugosllavisë së paraluftës.

Ndonëse emisaret jugosllavë, ashtu si edhe në Shqipëri, edhe në Malësinë e Gjakovës-Tropojë, e cila ishte nën “juridiksionin” organizativ të PKJ-së, ruanin ende fshehtësinë e tyre për të mos dalë haptazi, sepse do t’u prishte planet djallëzore, prandaj qëndronin “gjysmë të maskuar”, pa pasur nevojë të dilnin në ballë dhe në skenë përpara të tjerëve.

Në “ballë” dhe në skenë dolën strukturat politike dhe ushtarake formalisht shqiptare, të parapërgatitura dhe të kujdesshme, me largpamësi që nga themelimi dhe konstituimi i tyre, të cilat përveçse ishin të komanduar, ishin të inspyruara dhe monitoruara nga agjentët sekret të tyre.

Duhet theksuar se të gjithë bashkëpuntorët e PKJ-së dhe Ushtrisë NÇJ-së, të cilët u gjetën apo u rekrutuan ndër shqiptarë, jo vetëm që nuk ishin largpamës në çështjen kombëtare, por ishin të verbër ndaj sloganeve dhe propagandës shabllone që propogandonin, pa nxjerrë asnjë mësim nga historia e marrëdhënieve ekspansioniste të sllavëve ndaj shqiptarëve.

Ndër ata pasues verbër të PKJ-së ishin edhe veglat qorrë të tyre, të cilët gjetën mbështetje ndër shqiptarë të grupuar në Shtabin e KOSMET-it, pasuar nga të paorientuarit, ata që ishin në lajthitje, të gënjyerit dhe të mashtruarit, të cilët nuk ishin të pakët, por edhe të pabindurit, që atëherë dhe gjatë gjithë jetës së tyre vazhduan në gabimet e tyre antikombëtare.

Shtepia e kryezezvë në Gjakovë, ku u’lujt akti i fundit i tradhetis dhe tragjedisë për eleminimin e nacionalistëve të levizjes nacionalistë të  Malësis së Gjakovës-Tropojë e Kosovës, drejtuar nga Gani beg Kryeziu.

Konferenca e Valbonës, një organizim tërësisht antikombëtar, synoi dhe arriti të bëjë:

  1. Së pari, rigrupimin e forcave partizane të shpartalluara plotësisht pas operacionit nazist të quajtur “Pik” (13-20 shkurt 1944), i cili u zhvillua në rajonin e Gjakovës, Tropojës dhe Kukësit. Këto forca ishin kryesisht ato të ish-Aradhës Partizane “Bajram Curri” me kosovarë dhe malësorë të Malësisë së Gjakovës-Tropojë, të Batalionit Partizan “Perlat Rexhepi” të Shkodrës, si dhe forcat e terrenit, territoriale, vullnetare apo vetëmbrojtëse të fshatrave.
  2. Hapi i dytë ishte rifitimi dhe marrja e iniciativës së humbur në terrenin fillestar që kishte shërbyer fillimisht brenda Malësisë së Gjakovës-Tropojë, e më pas edhe jashtë saj, si dhe rehabilitimi në opinionin e gjerë, i cili ishte i papërshtatshëm pas shpartallimit të forcave, pa ia bërë “çak e as bam” deri atëherë.
  3. Hapi i tretë ishte riorganizimi në parametra të rinj, i domosdoshëm pas rigrupimit të forcave partizane të mbledhura në Valbonë. Forcat, të cilat më parë ishin vetëm të “konservuara” në Malësinë e Gjakovës-Tropojë, u kursyen për t’u përdorur në një ditë të përshtatshme për UNÇJ-në, siç ndodhi në realitet kundër interesave kombëtare shqiptare.

Riorganizimi u bë pikërisht në atë fazë të Luftës së Dytë Botërore dhe zhvillimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Jugosllavi, për t’u angazhuar në ripushtimin sllavo-komunist të Kosovës, si dhe të viset tjera shqiptare që kishin qenë nën mbretërinë jugosllave.

Pra, në atë fazë forcat e riorganizuara u aktivizuan në bashkëveprim me forcat partizane të UNÇSH-së, në një kohë kur Shqipëria ishte akoma e pushtuar, për:

  1. Spastrimin e Veriut të Shqipërisë nga forcat nacionaliste shqiptare.
  2. b) Të largoheshin së bashku nga Shqipëria akoma e paçliruar nga ushtria gjermane, për t’u futur në Kosovë, si dhe në Maqedoni dhe viset shqiptare në Mal të Zi, për të luftuar “pa kompromis” me forcat “armikë”, që ishin forcat e armatosura të irridentizmit shqiptar në trojet e tyre etnike.
  1. Rinisjen si forca të mobilizuara nën armë, për të vazhduar aktivitetin e mëparshëm, për të fituar së pari pozitat e humbura dhe më pas ato konkuruese, e në fund pozitat dominuese në Malësinë e Gjakovës-Tropojë, me qëllim të bëheshin palë në radhët ndërluftuese.
  2. Në atë rast, u shfrytëzua dalja nga “letargjia” e mëparshme dhe aktivizimi me veprimtari të ndryshme luftarake, kryesisht kundër “armiqve”, si nacionalistët dhe irridentistët shqiptarë, por edhe në ndjekje të okupatorit për të legjitimuar ekzistencën e tyre, duke ruajtur forcat për luftën kundër armiqve kryesorë.
  3. Marrjen nën kontroll dhe ndikimin e mundshëm të situatës prej Shtabit të KOSMET-it, si dhe forcave partizane jugosllave të Malit të Zi, nga grupimet dhe forcat partizane të Malësisë së Gjakovës.
  4. T’i jepej zgjidhja më e përshtatshme Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë, nëse Malësia e Gjakovës zotërohej nga komunistët dhe nëse ishte më mirë të ishte nën drejtimin e Qarkut të Shkodrës, duke qenë në vartësi e kontroll nga Mali i Zi apo nga KOSMET-i.
  5. Të shtrihej ndikimi i plotë i Partisë Komuniste Jugosllave, duke legjitimuar qeverinë kukull që kishte dalë nga Kongresi i Beratit.
  6. Më hir apo pahir, të vendoste nën komandën e saj forcat nacionaliste të drejtuara nga Gani Beg Kryeziu, të cilat dominonin skenën e luftës në Malësinë e Gjakovës.
  7. Më hir apo pahir, të eleminonte ndikimin dhe forcat nacionaliste të drejtuara nga Gani Beg Kryeziu, të cilat jo vetëm dominonin luftën në Malësinë e Gjakovës, por kishin ndikim të madh edhe në Kosovë, duke qenë kërcënim kryesor për synimet e PKJ-së për pushtimin dhe nënshtrimin e Kosovës.
  8. Të sigurohej një korridor i hapur, i sigurt dhe funksional për komunikim, bashkëpunim dhe bashkëveprim me forcat partizane jugosllave të Malit të Zi.
  9. Të kontribuonte në shtypjen dhe likuidimin e të gjitha forcave irridentiste-nacionaliste shqiptare që vepronin pas datës 10.7.1944 në territorin e Plavë-Gusisë.
  10. Defakto, largimin e drejtuesve të KOSMET-it nga zbatimi i vendimeve të Konferencës së Bujanit.
  11. Defakto, abrogimin e vendimeve të Konferencës së Bujanit.
  12. Të kursehej nga betejat frontale me pushtuesit gjermanë të dislokuar në territorin e Malësisë së Gjakovës, rrethinën dhe qytetin e Gjakovës, të cilat ishin evidente për t’u luftuar, me qëllim ruajtjen e forcave për nevoja të tjera.
  13. Sigurimin e kushteve për bashkëpunim me forcat partizane të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, të cilat kishin misionin për të nënshtruar Veriun e Shqipërisë, i cili ishte nën ndikimin e forcave nacionaliste.
  14. Sigurimin e kushteve për bashkëpunim me forcat partizane të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, që kishin misionin të hynin në Kosovë, Mal të Zi, Sanxhak dhe të luftonin pa asnjë lehtësim forcat irridentiste-nacionaliste që vepronin atje.
  15. Të kontribuonte maksimalisht në mobilizimin me dhunë në Malësinë e Gjakovës-Tropojë dhe më pas në Kosovë të gjithë forcave të afta për luftë, me qëllim keqpërdorimin dhe shfrytëzimin e tyre në frontet kundër “armiqve”, irridentistëve, nacionalistëve dhe gjermanëve.
  16. Të shitej sa më mirë tek ndërkombëtarët që po kontribuonin në luftë kundër okupatorit nazi-fashist.
  17. Si kontribues kryesorë të mundshëm, të terhiqnin vëmendjen dhe të përfitonin sa më shumë ndihma materiale e ushtarake nga emisaret anglezë.
  18. Vendimet e asaj konference ishin kryesisht konspirative, marrë në kulisat e drejtuara nga agjentët e PKJ-së dhe Josip Broz Tito.
  19. Më kryesorja është se vendimet e asaj konference, deklaruar apo jo në ato ditë, ishin direktiva, porosi dhe urdhëra që vinin përmes të ngarkuarve përkatës nga PKJ-ja dhe vetë Josip Broz Tito, si drejtues politik, i luftës dhe i shërbimeve sekrete, të cilët kishin organizuar dhe vepronin mirë në terren.
  20. Edhe drejtuesit e formacioneve të ndryshme luftarake, sipas taktikës dhe direktivave jugosllave, u zgjodhën formalisht shqiptarë me influencë ose që ishin plotësisht të besuarit e tyre, por në të vërtetë ishin kuadrot serbo-malazezë të luftës të vendosur në ato njësitë.

Ishte Konferenca e Valbonës që shoi çdo iluzion dhe hamendësim që ishte krijuar tek komunistët nacionalistë dhe nacionalistët pjesëmarrës në Konferencën e Bujanit, vendimet e së cilës mbetën formale, iluzive, dezinformuese dhe zhgënjyese, sepse që në fillim të marrjes së tyre nuk u zgjedh asnjë organ me atributet e një qeverie. 

Gazeta gjermane „ Die Zeit“ per Kosoven e vititi 1981

0

Shkruan; Mr.sc. Naim J. Krasniqi

___

Kryengritja në Kosovë
Nga „ZEIT“ Nr. 16/1981
10 prill 1981, ora 9:00
Edhe gazeta javore, „ Die Zeit “, qe botohet ne Hamburg te Gjermanise, ( sikurse shumica e mediave gjermanofone qe shkruanin per ngjarjet ne Kosove), fillon me shkrimin e anlistit Gerhard Spörl, qe trajtoj në mënyrë analitike ngjarjet që kishin ndodhur në Kosovë në vitin 1981, pra për Demonstratat e Marsit dhe Prillit te ati viti. Po thuaj se të gjitha gazetat (si ato të përditshme dhe javore), analizonin dhe komentonin atë që po ndodhte tani pas demonstratave, që kjo gazetë i konsideron si kryengritje të shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Beogradit, apo siç e
theksojnë, kundër Serbisë. Është metodë e shkrimit të komentatorëve gjermanofonë, që çdo herë përshkruajnë gjendjen reale duke krahasuar ngjarjet që ndodhnin dhe mentalitetin e shoqërisë për të cilën flasin. Në fillim të artikullit, komentatori përshkruan gjendjen që e sheh vetë nëpër rrugët e Prishtinës ( Prill 1981). Një gjendje traumatike, ku qytetarët e traumatizuar endeshin dhe në fytyrat e tyre shihej një frikë e theksuar. Duke përshkruar (panoramën e qytetit) apo strukturë arkitektonike që shihej në disa pjesë “moderne” që ekzistonin, dhe koloritin e jetës së përditshme “Mercedes dhe gomarë që qarkullonin nëpër rrugët e Prishtinës. Punëtorët që mundoheshin t’i rregullonin dyqanet dhe vitrinat e reklamave që ishin shkatërruar gjatë përleshjeve që kishin ndodhur një javë më parë mes forcave ushtarake të regjimit dhe qytetarëve kryengritës“, siç i quan kjo gazetë. Por theksohet se në çdo vend ku shkonin kishte forca ushtarake që qëndronin në gatishmëri për sulm. Më tej, artikulli vazhdon me përshkrimin e gjendjes së rëndë politike që ekzistonte, që ishte më e rënda pas vdekjes së Titos, dhe intervenimi i forcave ushtarake ishte parë në këtë nivel vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku Jugosllavia proklamohej si një federatë po thuajse liberale. Ky intervenim arsyetohej nga ana e Beogradit, sepse “shteti ishte në rrezik”. Kështu, artikulli vazhdon duke konstatuar; „..Kryengritja e studentëve dhe punonjësve në provincën e Kosovës e solli Jugosllavinë në krizën e saj të parë të rëndë politike që nga vdekja e Titos. Udheheqja e Beogradit reagoi sikur ekzistenca e shtetit shumëkombësh ishte në rrezik.
Në përvjetorin e parë të vdekjes së themeluesit të shtetit, Tito, Partia Komuniste donte të festonte unitetin e palëkundur të Jugosllavisë. Por tani, ndërkohë që ka filluar një fushatë përgatitore për festimet e 9 Majit, Jugosllavia po kalon krizën e saj të parë të rëndë politike pas Titos. Në kryengritjen e studentëve dhe punëtorëve në provincën autonome të Kosovës bashkohen ato probleme që e bëjnë strukturën e shtetit të duket e brishtë: kriza e vazhdueshme ekonomike ndikon në rajonin më të varfër; ajo radikalizon popullsinë shqiptare, e cila dëshiron të bëhet e pavarur nga Serbia, Kosova është nën juridiksion shtetëror serbe.“ Ky paragraf tregon qartë se në çfarë gjendje ekonomike dhe sociale e politike ndodhej Kosova, si dhe pozita e saj kushtetuese.
„Që në fillim të marsit ka pasur përplasje të rënda mes studentëve dhe forcave të sigurisë.
Universiteti në kryeqytetin e provincës, ne Prishtinë, ishte zgjeruar nxitimthi gjatë dhjetë viteve të fundit, por niveli akademik ka mbetur i ulët. Për këtë arsye, provimet ( Diplomat e ytre )në
republikat e tjera pothuajse nuk njihen ( ? ). Kështu u krijua një proletariat akademik shqiptar gati revolucionar mes 35,000 studentëve.“ Me të vërtetë, autori konkludon kështu, duke parë rritjen e madhe të numrit të studentëve dhe Profesorëve te universitetit, që për të ishte shumë e
dëshirueshme që për një dekadë një universitet të arrinte në këto shifra.
„Kur pas përleshjeve të para me policinë 500 studentë u arrestuan, nga kjo dhune e pushtetit, shpërtheu zemërimi edhe tek punëtorët shqiptarë. Ata hynë në grevë javën e kaluar. Në demonstratat që pasuan, tani u kërkua një Republikë e veçantë shqiptare brenda Federatës jugosllave. Revolta e studentëve kaloi në një kryengritje të përgjithshme. Kriza arriti kulmin e saj të përkohshëm
fundjavën e kaluar. ( eshte fjala per Demonstratat e 2,3 dhe 4 Prillit.-N.K.) Gjatë përleshjeve të cilat,sipas autoriteteve, kishin një “egërsi befasuese”, ( prandaj ) pati dhjetëra të vdekur.“ Edhe në këtë gazetë të përditshme, numri i të vdekurve është diskutabil. Shkrimi vazhdon me konstatimet e autorit. “Për eskalimin e situatës ka kontribuar edhe qeveria qendrore dhe ajo republikane. Ajo reagoi sikur ekzistenca e Jugosllavisë të ishte vënë në rrezik. Në provincën e Kosovës, gjendja e jashtëzakonshme u shpall që të premten; tanket rrethuan Prishtinën dhe e izoluan atë nga bota e jashtme; Beogradi dërgoi një njësit të policisë speciale për të shtypur demonstratat. Qeveria synonte të shkatërronte kryengritjen, sepse ajo rrezikonte të përhapej edhe në qytetet e tjera të Kosovës si dhe në Republikën e Maqedonisë. Justifikimi zyrtar për masat e rrepta: “Armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm” kishin organizuar trazirat te rënda; “nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar” donin të shkatërronin unitetin e Jugosllavisë. Por Shqipëria ka vetëm një interes të kufizuar për Kosovën.
Edhe pse Enver Hoxha promovon njësi kulturore të popullit shqiptar brenda dhe jashtë kufijve të tij, ai mund ta ruajë izolimin e tij vetëm nëse ka qetësi në Ballkan.“ Shqiptarët ishin ‘qetësuar’ nga rebelimet e hapura në rrugë, por qetësinë nuk e gjenin për shkak të gjendjes së krijuar nga dhuna fizike, por edhe nga masat administrative që filluan të ndërmerren, duke filluar nga kreu i Provincës. Por propaganda e Beogradit filloi të përqendrohej tani te ‘armiqtë e jashtëm’, dhe në radhë të parë shigjetën e sulmit e drejtoi drejt Shqipërisë, çka u dha mundësi politikanëve shqiptarë të Kosovës të dilnin me lloj-lloj teorish. Mendoj se autori, në fund të këtij pasusi, jep përgjegjësinë e duhur për rolin e Shqipërisë në këto ngjarje, duke konstatuar se Shqipëria nuk ishte e interesuar për destabilizimin e Ballkanit. Pastaj fillon të komentojë qëndrimet e politikës së Beogradit.
„Në çdo rast, udhëheqja e Beogradit ka ndryshuar politikën e saj ndaj provincës. Kosova ka qenë gjithmonë një burim i mundshëm i trazirave në shtetin shumëkombësh. Gjatë 15 viteve të fundit, qeveria qendrore kishte reaguar me koncesione ndaj grevave dhe demonstratave sporadike.
Provinca e pazhvilluar mori subvencione shtesë nga fondi federal dhe investime direkte nga
republikat e tjera; elita serbe ishte detyruar të lëshonte vendet për komunistët shqiptarë.
Por kaste e re politike përdori këto subvencione për ndërtimin e projekteve prestigjiose, në vend që të zhvillonte ekonomikisht provincën. Edhe sot, shkalla e analfabetizmit është mbi 30%, dhe Kosova ka numrin më të lartë të papunësisë. Pas krizës ekonomike të rëndë që ka kapluar të gjithë Jugosllavinë – me një normë inflacioni prej 40%, dhe borxhin e jashtëm që është i dyti më i larti në
bllokun lindor – politika e subvencioneve nuk mund të vazhdohet. Megjithatë, shtypja e egër e kryengritjes nuk do të zgjidhë asnjëherë kontradiktat.“ Po në këtë gazetë, një javë më vonë, pra në botimin e 24 prillit të vitit 1981, kemi një analizë edhe më thelbësore rreth ngjarjeve, (pasi kishin filluar më të madhe gazetat në Jugosllavi që të informonin opinionin e brendshëm, por që jepnin edhe opinione për shtypin dhe opinionin e jashtëm për atë që kishte ndodhur, për shkaqet që kishin çuar deri te ky rebelim, si dhe arsytonin masat e marra nga pushteti). Mendoj se njohësit e këtyre raporteve në mbarë Evropën Perëndimore, po ashtu edhe në Amerikë, filluan të shtronin pyetjen se çka pas gjithë kësaj. Në komentarin, apo analizën e 24 prillit në „Die Zeit“, të shkruar nga
Christian Schmidt-Häuer, kemi një analizë më të thellë në dy faqe, Por unë do të komentoj vetëm disa pjesë që të mos përsëriten gjërat) të kësaj të përditshme dhe shkrime te ndryshme ne gazetat gjermane.
„Kriza e Jugosllavisë: , Kryengritja në Cepin me te Varfër jugor „Një vit pas vdekjes së Titos: Provinca shqiptare e Kosovës bëhet një fuçi baruti
Në mes të bank provincës dhe kabinave të riparuara të zanateve private, rreziku i luftës civile për momentin është zvogeluar, por paqja është e humbur për një kohë të gjatë. Bashkëjetesa e ndërlikuar e gomarëve dhe Mercedesëve, pantallonave të gjera dhe xhinseve mashtroin. Prishtina, kryeqyteti me disa ndetesa te larta, i ndërtuar si kryeqender e provincës autonome të Kosovës në jug të Jugosllavisë, ishte në mars dhe prill qendra e kryengritjeve të dhunshme të shqiptarëve të rinj kundër qeverisë së Beogradit. Armiqësia dhe mosbesimi ndaj Republikes te Serbis, të cilës i takon Kosova, kanë rrënjë të vjetra. Ndërsa ajo që ishte e re dhe e papritur ishin zemërimi agresiv i rebelëve dhe kërkesat e tyre radikale për një republikë të veçantë shqiptare. Kjo goditi nervin më të ndjeshëm të shtetit shumëkombësh. Udhëheqësia e tronditur në Prishtinë thirri njësi e milicies nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia për ndihmë. Me tanke dhe armë mbrojtëse ajrore, ushtria marshoi – dhe ishte fare afër që ajo të fillonte të qëllonte.“ Nga ky pasus shihet qarte se sa ishin tensionet mes popullesi dhe pushtetiti. Ne vazhdim autori vazhdon ta pershkruan gjendjen ne Prishtine.
„ Ndërkohë, kioskat e shkatërruara nga tanket, autobuzët dhe makinat e djegura janë larguar, të vdekurit janë varrosur. Por në pemët e Prishtinës, ku sipas zakonit vendas varen njoftimet për vdekjen, emrat e demonstruesve të ekzekutuar nuk shfaqen. Dyqanet e mëdha të rrugës kryesore janë të mbushura me xhama të rinj, por në dyqanet e vogla serbe ( Nuk ka ekzistuar ky dallim-N.K) dhe në makinat që ishin te parkuan në anë të rrugës, xhamat e thyer mbulohen vetëm me plastikë ose karton. Në restorantet e shpejta, shqiptarët përkulen me heshtje të hidhur mbi kafenë e tyre turke, kur milicia kalon pranë. Patrollat ushtarake me pushkë karabina janë tërhequr në rrugicat e pasme. Universiteti i Prishtinës – i treti më i madhi në të gjithë Jugosllavinë – dhe shkollat janë hapur sërish vetëm në fillim të kësaj jave. Gjendja e jashtëzakonshme, e cila ishte shpallur për kryeqytetin e provincës dhe rrethinat e tij, vazhdon. Për të huajt, Kosova mbetet e mbyllur.“ „ Ata që kanë leje përjashtimi ose speciale, shpesh ndjeken nga burra të pashquar në xhupa të gjatë.“ Këtu është fjala për punonjës të Sigurimit të Shtetit, apo siç njihet në opinion, UDB-sha.
„Në Kosovë janë shfaqur të gjitha kontradiktat e Jugosllavisë, pra jane „hapur leterate“ sic thuhet.
Me 116 milionë kalime kufitare në vitin 1980, shteti shumëkombësh mbetet, edhe pas Titos, vendi më i hapur socialist – por cepi i tij më i varfër tani është izoluar nga Beogradi para botës. Edhe pse gjendja e jashtëzakonshme mund të përfundojë, plagët do të mbeten dhe të vdekurit nuk do të gjejnë qetësi. Padyshim, siç e ka mësuar ligji i hakmarrjes gjakut paraardhësit, një pjesë e madhe e 1,6 milion shqiptarëve në Jugosllavi do të ruajnë shpresën për ndëshkim dhe ndarjen nga Serbia.


Milovan Djilas, bashkepuntore i ngushtë i Titos dhe më pas kundërshtar i tij, thotë në një bisedë:
“Trazirat në Kosovë do të vazhdojnë – edhe aksionet guerilë tani janë të mundshme.” Edhe kreu i Partisë së Kosovës, Mahmud Bakali, pranon: “Forcat armiqësore nuk janë shkatërruar plotësisht – mund të ndodhin edhe incidente të tjera.” Shteti i shumëkombësh nuk rrezikohet nga një Apokalips – por mund të jete një Baskinë.( eshte krahasimi me gjendjen e Baskeve ne Spanje-N.K.) Dhe konflikti i brendshëm, siç frikësohet Beogradi, mund të ndikojë në marrëdhëniet me fqinjët, shtetet socialistë, marrëdhënie janë bërë më të komplikuara për shkak të situatës në Poloni.
Shkaqet e krizës dhe pasojat e mundshme Shembulli i Kosovës që u rebelua i tremb edhe rumunët, sepse ata kanë frikë nga pakica e
tyre te zemëruar hungareze. Bullgaria, aleati më i ngushtë i Moskës, mbetet në pretendimet e saj historike ndaj Maqedonisë, një republikë tjeter jugosllave. Po ashtu, politika e mundimshme e fqinjësisë së mirë me Shqipërinë e Hoxhës është e rrezikuar për një periudhë afatgjatë. Djemtë e shqipes “Adler” të Tiranës tani vigjilojnë në strehët e tyre malore në kufirin me Kosovën, të pajisur me veshje dimri të plotë.“ Këtu mund të kuptojmë se sa e ndërlikuar ishte situata e Kosovës dhe e tërë rajonit, prandaj i kushtohej një vëmendje e madhe në shtypin evropian, e posaçërisht atij gjermanofon, pasi edhe ata kishin probleme te njejta me RD-në e Gjermanisë, e cila ishte nën kontroll të plotë nga Bashkimi Sovjetik, pra një popull i ndarë në dy shtete. Por dihet se shqiptarët që jetonin në Jugosllavi ishin të shpërndarë në tri republika: Lugina e Preshevës në jugun e
Serbisë, në Maqedoni, në Mal të Zi, si dhe në Kosovë, që ishte një rajon autonom.
Zhvillimet politike që ndodhnin pas shuarjes në mënyrën më të dhunshme nga regjimi i
Beogradit të Kryengritjes, te Rebelimit apo Demonstratave, zbuluan maskën e ‘liberalizmit’ të pretenduar jugosllav në arenën ndërkombëtare. Prandaj, për të arsyetuar ato masa, organet partiake diktonin ‘zgjedhjen’ e problemit në Kosovë edhe me masa politike ndaj udhëheqësve të Kosovës, edhe pse as këta nuk ndryshonin në deklaratat e tyre politike kundër shqiptarëve të Kosovës. Sa për ilustrim, po përmend disa deklarata të politikanëve shqiptarë të asaj kohe: Fadil Hoxha; ‘…këta janë plehu i Kosovës’ dhe se ‘…këtyre do t’u kushtojë “Bira e miut 300 grosh…”‘, ndërsa Bakalli, në vetëkritikën e tij, ishte shprehur se ‘…Unë kurrë nuk do të kisha menduar se armiku mund të mashtrojë kaq shumë të rinj…’ dhe do të vazhdonte me vlerësimet e tij se këto demonstrata janë ‘…pikë mbështetjeje të irredentizmit shqiptar…’, e kështu vazhdojnë deklaratat e Azem Vllasit se këto ‘…nuk janë vetëm nacionaliste e irredentiste, por këto ngjarje janë
„( Me) Frigorifer kunder Skenderbeut“ kontrarevolucionare…’, dhe me deklarimin e Kole Shirokës, duke sulmuar Shqipërinë për përzierje në punët e brendshme të Jugosllavisë, deklaronte se ‘…vetëm Prishtina ka shporetë elektrik më shumë se krejt Shqipëria…’, për të përfunduar me deklarimin racist dhe fashist të Ali Shukëris, se për të ‘…qetësuar shqiptarët duhet të merren masa që të mos ketë natalitet të madh…’ dhe se ‘…shqiptarëve duhet ndaluar edhe buka…’, dhe kështu me radhë vazhdojnë deklaratat e politikanëve ndaj atij rebelimi, sa që komentatori, analisti dhe njohësi i hemisferës komuniste, Carl Gustafs Ströhm, në një shkrim të tij në gazetën ‘Die Welt’ (që botohet në Berlin), ai me një titull mjaft simbolik përshkruan këto kritika si: ‘Me frigorifer kundër Skënder-Begut’ (‘Kühlschränke gegen Skander-Beg’), dhe në nën-titull shkruan ‘Kosovo: A po e shemb Jugosllavinë përplasje mes popujve të saj? Si rezultat i parë vjen edhe dorëheqja e parë.
Dorëheqja e Bakalit dhe Orientimi Politik i Ri Më 8 maj 1981, pesë javë pas kryengritjes në Kosovë, Mahmut Bakali, kreu i partisë së
provincës jugosllave të Kosovës, dha dorëheqjen
„Ishte një ngushëllim për emrin e tillë
të shqiptarëve“, per Bakallin,“ Fusha e paqes së humbur“
„I vjetri i vjen pas të riut” , Veli Deva
„Dorëheqja e Bakalit ishte një hap simbolik që pasqyronte njohjen brenda Lidhjes të Komunistëve të Jugosllavisë, se politika e deritanishme në Kosovë kishte dështuar. Largimi i Bakalit shënoi nevojën për një riorientim në udhëheqjen e Kosovës për të rikthyer besimin e popullsisë dhe për të ulur presionin politik.
Shkaqet e kryengritjes dhe zhvillimet që rrethuan dorëheqjen e Bakalit nxorrën në pah problemet e thella të Jugosllavisë. Trazirat në Kosovë nuk ishin vetëm një shprehje e mjerimit ekonomik, por gjithashtu një simptomë e integrimit të pamjaftueshëm dhe e barazisë së pamjaftueshme të grupeve të ndryshme etnike brenda shtetit jugosllav. Kështu, dorëheqja e Bakalit nuk ishte vetëm një reagim politik ndaj krizës, por gjithashtu një sinjal i paaftësisë së qeverisë jugosllave për të kontrolluar tensionet në rritje, gjë që kontribuoi në destabilizimin afatgjatë të shtetit të tërësishëm.“
Perfindim dhe konkludim per qendrimeve te shtypit gjerman per
Praneveren Kosovare te vititi 1981
Gjatë hulumtimit tim, gjatë vitit 2006-2007, në Bibliotekën Universitare dhe Shtetërore, si
dhe në Arkivin Qendror Shtetëror të Bavarisë në Mynih, kam shqyrtuar disa prej gazetave më kryesore gjermanofone (duke pasur parasysh se në Gjermani është numri shumë i madh i gazetave).
Po përmend disa prej tyre: ‘Süddeutsche Zeitung’, Mynih; ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’,
Frankfurt; ‘Die Zeit’, Hamburg; ‘Die Presse’, Vjenë; ‘Neue Zürcher Zeitung’, Zyrih; ‘Stuttgarter Zeitung’, Shtutgart; ‘Die Welt’, Essen; ‘Handelsblatt’, Düsseldorf; revistat ‘Der Spiegel’, Hamburg; ‘Fokus’, Hamburg, e disa të tjera. Një ndihmë të mirë më ka dhënë edhe gazeta ‘Vjesnik’ e Zagrebit, si dhe shumë autorë e publicistë të tjerë që kanë shkruar për këto ngjarje, dhe më kanë ndihmuar për të arritur në këto konkluzione që po parashtroj.
Shkaqet Politike dhe Ekonomike të Kryengritjes
Shkaqet e kryengritjes, e cila shpërtheu në mes të marsit 1981, ishin thellësisht të rrënjosura në problemet politike, sociale dhe ekonomike që e shqetësonin Kosovën. Bakali bënte pjesë në një grup politikanësh që përpiqeshin ta zhvillonin rajonin e varfër me ndihmën e fondeve të mëdha shtetërore. Megjithatë, paratë që u dhanë për zhvillimin e provincës u shpenzuan kryesisht për projekte prestigjioze te ndërtimi, që megjithatë nuk kontribuan shumë në zhvillimin ekonomik të vërtetë. Kosova vazhdonte të vuante nga një shkallë ekstreme papunësie prej mbi 30 për qind –niveli më i lartë në Jugosllavi në atë kohë.
Perndjekja e vazhdushme e shqiptareve nga organete e rendit (UDB-se),edhe pas aksionit
fame keqe te grumbullimit te armeve, qe njhet si periudha e Rankovicit, por qe vazhdonte, burgosjet politike injorimi ne tersi i qenjes shqiptare, mungesa e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm dhe cilësia e dobët e jetesës së popullsisë çuan në një pakënaqësi sociale të vazhdueshme, e cila përfundimisht shpërtheu në një kryengritje të përgjithshme. Punëtorët dhe studentët, të cilët ndiheshin gjithnjë e më shumë të braktisur nga qeveria, dërguan një mesazh të fortë tëkundërshtimit, çka e detyroi qeverinë të ndërmarrë masa të ashpra kundër revoltës.


Radikalizimi i Popullsisë Shqiptare dhe Roli i Propagandës Kryengritja në Kosovë, e mbështetur kryesisht nga popullata shqiptare, kishte jo vetëm dimensione ekonomike, por edhe politike. Demonstruesit shqiptarë kërkonin më shumë autonomi brenda federatës jugosllave, çka ngriti frikën në udhëheqjen jugosllave se e gjithë struktura e shtetit shumëkombësh mund të ishte në rrezik. Represioni i shtuar vetëm sa i radikalizoi më tej shqiptarët, të cilët filluan të kërkonin një Republike të vetme brenda Jugosllavisë.
Një problem tjetër ishte propaganda nga Shqipëria, e cila ndezi trazirat dhe u konsiderua si një nga burimet kryesore të kërkesave të shqiptarëve të Kosovës. Shqipëria luajti një rol qendror në mbështetje të aspiratave të pavarësisë së shqiptarëve të Kosovë, çka përshkallëzoi më tej tensionet brenda Jugosllavisë.
Dorëheqja e Bakalit dhe Orientimi i ri Politik
Dorëheqja e Bakalit ishte një hap simbolik që pasqyronte njohjen brenda Lidhjes të
Komunistëve të Jugosllavisë se politika e deritanishme në Kosovë kishte dështuar. Largimi i Bakalit shënoi nevojën për një riorientim në udhëheqjen e Kosovës për të rikthyer besimin e popullsisë dhe për të ulur presionin politik.
Shkaqet e kryengritjes dhe zhvillimet dhe rrethuan qe sollen dorëheqjen e Bakalit nxorrën në pah problemet e thella të Jugosllavisë. Trazirat në Kosovë nuk ishin vetëm një shprehje e mjerimit ekonomik, por gjithashtu një simptomë e integrimit të pamjaftueshëm dhe e barazisë së pamjaftueshme të grupeve të ndryshme etnike brenda shtetit jugosllav. Kështu, dorëheqja e Bakalit nuk ishte vetëm një reagim politik ndaj krizës, por gjithashtu një sinjal i paaftësisë së qeverisë jugosllave për të kontrolluar tensionet në rritje, gjë që kontribuoi në destabilizimin afatgjatë të shtetit jugosllave.
Shtojca me shkrimet e gazetës ‘Die Zeit’ të vitit 1981, marrë nga arkivi i redaksisë së kësaj gazete.

Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në objektivin e historianit kosovar Kostadin Mihali nga Ostrovica e Novabërdës, Bardhit të Ri

1
Jahja Drançolli, historian
___
Skënderbeu në objektivin e historianit kosovar nga Ostrovica e Novabërdës (Artanës së sotme)!
___
Kostadin Mihali i Ostrovicës (rreth 1435-1501), historian ushtarak, është një dëshmitar i rëndësishëm i dramës së elspansioneve osmane, veçanërisht në rrethimin Novabërdë dhe rrethinat e saj. Kostadini me librin e tij kujtimesh ka krijuar një vepër unike humaniste të këtij zhanri. Sipas burimeve që disponojmë, Kostadini ka lindur në Ostrovicë të Novabërdës rreth vitit 1435 në një familje minatorësh apo tregtarësh, kështu që shkollën fillore do ta ketë kryer në vendlindje, Novabërdë. Mori pjesë me një njësi të vogël vasalësh në rrethimin e Kostandinopojës në vitin 1453 dhe më pas e ndeshim në mesin e mbrojtësve të qytetit të Novobërdës, kur qyteti bie në duart e osmanëve (1 qershor 1455). Më pas, në mesin e robërve ishte Kostadin Mihali, i cili u dërgua jeniçer dhe mori pjesë në shumë ekspedita të Sulltan Mehmetit II. Vdiq në Poloni pas vitit 1501. Midis viteve 1497 – 1501, shkruan “Kujtimet” e tij si një memorandum politik – historik, kushtuar mbretit polak Jan Olbraht dhe mbretit hungarez Vladisav II. Dorëshkrimi i veprës së tij më të famshme nuk është ruajtur në origjinal për këtë arsye pyetja se në cilën gjuhë është shkruar origjinali mbetet ende e paqartë. Një kopje (transkript) në polonisht e shekullit të 16-të është ruajtur në bibliotekën Zamojski në Varshavë. Dorëshkrimi ka 77 faqe. Janë ruajtur edhe kopje të tjera, si ato të Bibliotekës Kombëtare në Varshavë, Shën Petersburg, Pragë e të tjera. Kopja e Pragës u botua në gjuhën çeke në vitin 1565 dhe ruan titullin: “Hystorya neb. Kronyka Turecká od Michala Konstantina z Ostrowicze” (“Histori ose Kronikë Turke nga Mihal Kostadini i Ostrovicës”). Aty gjejmë raporte për inkursione osmane në Hungari, Peloponez dhe në këtë kuadër të fushatave osmane në Arbëri, ku ishte i spikatur roli i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut përball ushtrive të Sulltan Mehmetit II. Një vend të rëndësishëm në historinë e përmendur zë rrethimi i Novabërdës në vitin 1455, si dhe pushtimi i saj pas bombardimeve të fuqishme!

Revista belge (1938) / Plisi i bardhë shqiptar në modë falë dasmës mbretërore

0

Vishuni (krihuni) sipas modës shqiptare: asgjë nuk është më elegante! — Burimi : Le Soir Illustré, 24 shtator 1938, faqe n°15

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Nëntor 2025 

Revista belge “Le Soir Illustré” ka botuar, më 24 shtator 1938, në faqen n°15, një shkrim asokohe rreth plisit të bardhë si fenomen mode falë dasmës mbretërore midis Ahmet Zogut dhe Geraldina Apponyi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Në modën shqiptare

Burimi : Le Soir Illustré, 24 shtator 1938, faqe n°15

Burimi : Le Soir Illustré, 24 shtator 1938, faqe n°15

Martesa e dashurisë që e vendosi në fronin e Shqipërisë, pranë Mbretit Zog, mbretëreshën e hijshme e të vogël Geraldinë, mori pak pamjen e një përralle. Aq shumë zemra u prekën: Tirana u bë në modë, aq shumë në modë sa që vetë Moda, tekanjoze dhe e gjithpushtetshme, vuri re se ndoshta kishte diçka për të përfituar nga ky popullaritet. As që iu desh shumë të kërkonte: plisat e bardhë që shqiptarët i mbajnë me një hir të jashtëzakonshëm përbëjnë kapelen më elegante nga të gjitha.

Kush do ta kishte menduar se Beethoven-i do të bëhej një ditë manekin? — Burimi : Le Soir Illustré, 24 shtator 1938, faqe n°15

Kush do ta kishte menduar se Beethoven-i do të bëhej një ditë manekin? — Burimi : Le Soir Illustré, 24 shtator 1938, faqe n°15

Nga kjo deri te vendosja e tyre sipas shijes moderne në Paris, Londër, Nju Jork, nuk ka veçse një nga ato fantazitë që Moda i ka zakon. Thuhet se tregtarët shqiptarë janë “përmbytur” nga porositë që vinin nga jashtë. Deri tani, nevojat e vendit, që janë po aq piktoreske sa vetë Shqipëria, mund të plotësoheshin me metodat shumë primitive të prodhuesve shqiptarë. Suksesi i befasoi, por ata iu futën me gëzim punës dhe sot eksportimi i plisave të bardhë është bërë për Tiranën një degë e rëndësishme e tregtisë. Mbretëresha Geraldinë u solli fat nënshtetasve të saj të lumtur.

Metodat për prodhimin e këtij plisi të lehtë prej leshi janë ende shumë primitive. — Burimi : Le Soir Illustré, 24 shtator 1938, faqe n°15

Metodat për prodhimin e këtij plisi të lehtë prej leshi janë ende shumë primitive. — Burimi: Le Soir Illustré, 24 shtator 1938, faqe n°15′

Dielli shqiptar kujdeset për tharjen e tyre. — Burimi : Le Soir Illustré, 24 shtator 1938, faqe n°15

Dielli shqiptar kujdeset për tharjen e tyre. — Burimi : Le Soir Illustré, 24 shtator 1938, faqe n°15

Fatkeqësia kombëtare

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
FATKEQSI KOMBETARE
___
Puçistat e orëve të para, nga vargu i thyer.
Veç në Dardani kodoshat e kombit… Lirimi mjekërrthinjur çirret në katarsis! Nëse më pyesni çfarë soji janë, këto dhelpra tona që grabisin. Oligarkët e korruptuar politik të PDYKYS, përveç rojeve dhe misterit kishin nevojë për një shtresë mbrojtëse, mbyllja e hundës dhe e gojës, një lloj tamponi, që vendosej midis saj dhe pushtetit në Drenicë. Duke i ruajtur fjalët shkinishte, puçistët mënjanin rrezikun e banalizimit të emrave të tyre.
Këta në foto përveç mbrojtjes, u siguronin zotave kryesor të korruptuar shijimin e shkallëzimit të dezinformatave e shpifjeve gjatë debateve në “Debat Plus”. Këta janë zakonisht heronjt të vdekur si Samiu, Lirimi ose veteranë të revulucionit antikombëtar, që mbanin poste reale ose honorifike, si Samiu, Lirimi, Batoni, Kajtazi, Valoni, Shala me nallçe kali etj..

Sulme kundër identitetit të shqiptarëve në Mal të Zi

1
Në foto: Irfan Domnori

Nail Draga, Ulqin

Dilemat tona

Veprimet e fundit kundër Flamurit Kombëtar Shqiptar, përkatësisht identitetit të shqiptarëve në Mal të Zi, është dëshmi së këtu vazhdon sindromi kundër shqiptarëve si në monizëm edhe tash në pluralizëm, që është në kundërshtim me ligjet e vendit dhe normat ndërkombëtare, ndërsa është për çdo kritikë heshtja nga Ministria e të drejtave të njeriut e të pakicave duke mos reaguar ndaj këtij provokimi që ka irrituar shqiptarët, që është në kundërshtim me barazinë qytetare e nacionale në këtë mjedis shumënacional

Mbrojtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, paraqet çështje të veçantë e cila nuk është e kohës së re, sepse shqiptarët në këtë mjedis vazhdimisht janë ballafaquar me pushtetin për të realizuar në praktikë të drejtat e tyre legjitime. Në lidhje me këtë çështje me të drejtë është pritur që të bëhën ndryshime nga miratimi i pluralizmit politik(1990), por me gjithë ndryshimet pozitive, këtu ende ekziston sindromi i pushtetit kundër shqiptarëve, duke penguar realizimin praktik të të drejtave të garantuara sipas ligjeve vendore dhe normave ndërkombëtare.

Shqiptarët kanë një flamur

Një çështje e tillë ka të bëjë me simbolët kombëtare, përkatësisht me Flamurin Kombëtar Shqiptar, që është dëshmi autentike e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi. Ndonëse çështja e përdorimit të simboleve kombëtare është rregulluar me ligje përkatëse nga viti 2000 dhe në vitin 2020, ende ka individë nga pozitat e pushtetit të cilët vuajnë nga sindromi antishqiptar ku iu pengon përdorimi dhe shpalosja e Flamurit Kombëtar Shqiptar.

Nuk ka dilemë se individët e tillë vuajnë nga kompleksi i hegjemonizmit shtetëror por ata duhet të kuptojnë se në Malin e Zi shumënacional çdo popull ka simbolet e veta kombëtare, ku as shqiptarët nuk bëjnë përjashtim. Andaj në këtë aspekt në Mal të Zi të gjithë duhet ta kenë të qartë se shqiptarët kudo që janë kanë një flamur kombëtar pavarësisht animozitetëve nga indvidë apo subjekte të ndryshme.

Denime e deportime për Flamurin kombëtar

Veprimet e policisë ndaj individëve të cilët kanë përdorur në publik Flamurin Kombëtar Shqiptar nuk është dukuri e panjohur për shqiptarët në Mal të Zi. Në lidhje me këtë çështje cekim dy raste ndaj shqiptarëve shtetas të Shqipërisë, të cilët janë dënuar dhe deportuar nga Mali i Zi.

Rasti i parë ka të bëjë me dy shtetas të Shqipërisë të cilët në të kthyer nga Kampionati Evropian i Futbollit, duke kaluar nëpër qytetin e Budvës me 21 qershor 2016, gjoja kanë provokuar qytetarët e turistët, pasi në veturën e tyre kanë pasur të ngjitur Flamurin e Shqipërisë, janë dënuar për përkundërvajtje me gjobë prej 230 euro, sepse në vendin publik kanë shpalosur flamurin e një shteti tjetër.

Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me veprimtarinë e njohur me emrin “Dita e Kështenjës“ në Ostros-Krajë, me 17.11.2019, ku qytetari nga Shqipëria I.D.(64) ka përdorur Flamurin e Shqipërisë në vend publik dhe sipas policisë ka bërë vepër për kundërvajtje se ka përdorur flamurin e shtetit të huaj, është gjobitur me 300 euro dhe deportim për një muaj nga Mali i Zi, masë ndëshkuese e cila vazhdon edhe tash(!). Siç kanë njoftuar nga Drejtoria e Policisë, në të dy rastet është vepruar në kundërshtim me Ligjin për Rendin e Qetësinë Publike.

Ndryshime ligjore në favor të barazisë

Duke marrë parasysh se Ligji për Rendin e Qetësinë Publike në lidhje me përdorimin e simboleve kombëtare të pakicave që ishte në kundërshtim me Ligjin për Përdorimin e Simboleve Kombëtare, përfundimisht në Kuvendin e Malit të Zi, me 27.12.2019 u bënë ndryshime cilësore, në Ligjin për Rendin e Qetësinë Publike(neni 23), ku Flamuri Kombëtar Shqiptar nuk mund të ndalohet të përdoret në publik, se ai është i shqiptarëve në këtë mjedis e jo të një shteti tjetër. Një ndryshim i tillë ligjor eliminoj pabarazinë kombëtare e ate qytetare që ishte e pranishme dekada më radhë.

Në favor të këtij konstatimi është edhe Vendimi nga KKSH më ç rast Flamuri Kombëtar Shqiptar është pranuar zyrtarisht nga Qeveria e Malit të Zi më 24 shtator 2020 ndërsa dokumenti “Etaloni i stemës, flamurit, himnit dhe festës kombëtare të popullit shqiptar në Mal të Zi” u dorëzua në Kuvend më 23 mars 2021.

Dënohet me gjobë për kundërvajtje(!?)

Ndonëse sipas ligjit lejohet përdorimi i Flamurit Kombëtar Shqiptar në ambiente publike, në Mal të Zi, ndodhin raste të çuditshme ku ata të cilët janë të obliguar të mbrojnë ligjshmërinë, veprojnë kundër ligjit. Në lidhje me këtë çështje kemi rastin konkret kur qytetari(A.N.) nga Bratica e Ulqinit, duke u kthyer nga Tuzi ku ka marrë pjesë në tubimin e Listës shqiptare për zgjedhjet parlamentare me datën 28.08.2020 në veturën e tij ka pasur dy flamuj Kombëtar Shqiptarë ku është ftuar që me datën 07.10.2020 të paraqitet në Gjyqin për Kundërvajtje në Tivar. Ai është akuzuar për kundërvajtje sipas Ligjit për Rendin e Qetësinë Publike, sepse në veturë ka pasur dy flamuj të Shqipërisë. Por, në vend që kjo gjykatë të kërkojë falje qytetarit, se punonjësit e policisë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, ajo vendosë të qytetari A.N. të dënohet me gjobë për kundërvajtje(!?).

Nuk ka dilemë se një veprim i tillë dëshmon në praktikë se në Mal të Zi nuk vepron shteti ligjor, por vendoset sipas disponimit të individëve, të cilët vuajnë nga komplekset dhe animoziteti kundër simbolit kombëtar të shqiptarëve.

Deklarata në polici si në monizëm

Por, pavarësisht se ligjet janë të qarta, me 10 shtator 2025 në Ulqin, një qytetar është ftuar në polici për të dhënë deklaratën në lidhje me vendosjen e Flamurit Kombëtar në objektin e shtëpisë së tij. Opinioni për këtë veprim nga ana e policisë është informuar përmes një kumtese nga ana e LDMZ, e më pas edhe nga KKSH.

Ftesa e qytetarit në policinë e Ulqinit dhe dhe marrja në pyetje sepse kanë shfaqur flamurin kombëtar në objektin e tyre privat të përkujton kohën e monizmit ku shqiptarët pas demonstratave në Kosovë në vitin 1981, janë ftuar në biseda informative që përbën akt diskriminues, kundër të drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara me ligjet ekzistuese dhe standardët ndërkombëtare.

Në sajë të Procesverbalit del qartë se qytetari akuzohet se ka vendosur flamurin e një shteti tjetër, nga del të kuptohet se fjala është për Flamurin Kombëtar Shqiptar, edhe pse si i tillë është i shënuar. Në këtë dëshmi të procesverbalit, duket qartë se ai nuk ka numër protokolli e as vulë, e pasaktësi me data të shënuara, që thënë më së buti paraqet joseriozitet nga zyrtari i policisë, nga del se kemi të bëjmë me provokime e kërcënime ndaj shqiptarëve për mos ta përdorur flamurin kombëtar në objektët private.

Procesverbali ndaj qytetarit në policinë e Ulqinit (10.09.2025)

Përfundim

Më këtë veprim të kundërligjshëm nga ana e zyrtarit të policisë në Ulqin duhet të merret prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme, si dëshmi e funksionimit të shtetit ligjor, ndërsa, nëse nuk do të merren masa ndaj individit të tillë ka gjasa që rasti të përseritet.

Në lidhje me këtë provokim i cili ka irrituar shqiptarët nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka qenë e udhës që shqiptarëve më së pakut t´ iu kërkohet falje. Ndërsa nga ana tjetër ka munguar reagimi nga Ministria e drejtave të njeriut dhe të pakicave sepse ajo ekziston enkas për mbrojtje të identitetit kombëtar të shqiptarëve sipas ligjeve e normave ndërkombëtare.

Nuk ka dilemë se tentimi për të krijuar konfuzion dhe frigë të qytetarët shqiptarë në Mal të Zi, se kinse kemi të bëjmë me flamurin e një shteti tjetër është veprim i dështuar sepse shqiptarët kudo që janë kanë një flamur kombëtar, pavarësisht se a iu pëlqen apo nuk iu pëlqen të tjerëve, çështje e cila është zgjidhur ligjërisht edhe në këtë mjedis.

(Nëntor 2025)