






Klajd Kapinova, New York
“Nuk mund të jemi katolikë të mirë dhe të jemi komunistë, që të pranojmë ideologjinë e tyre të “zgjuar””. – Cardinali Gerhard Müller
“Është legjitime dhe e nevojshme të pyesim veten, nëse kjo nuk është ndoshta pjesë e një ideologjie të re të së keqes, ndoshta më tinzare dhe e fshehtë, e cila përpiqet të vërë të drejtat e njeriut kundër familjes dhe kundër njeriut.” - Shën papa Gjon Pali II (Carol Wojtyla 1920-2005 dhe si papë 1978-2005), “Memory and Identity” (Vatican, 2005)
“Njerëzit kundërshtojnë idenë se ata kanë një natyrë, të dhënë atyre nga identiteti i tyre trupor, që shërben si një element përcaktues i qenies njerëzore. Ata mohojnë natyrën e tyre dhe vendosin se nuk është diçka që u është dhënë më parë, por që e bëjnë për vete. Manipulimi i natyrës, të cilin ne e dëshpërojmë sot për sa i përket mjedisit tonë, tani bëhet zgjedhja themelore e njeriut, kur bëhet fjalë për vetën. Martesa homoseksuale, kërcënon themelet e jetës familjare dhe shkatërron vetë thelbin e krijesës njerëzore. Nuk mund të mohohet kriza e madhe, që kërcënon atë (familjen) deri në themelet e saj, veçanërisht në botën perëndimore.”[1] - Papa Benedikti XVI (Joseph Ratzinger 1927–2022 dhe si papë 2005-2013)
“Papa Françesku I, është një jezuit, që promovon politikën e komunizmit globalist, sharlatan, arrogant dhe ateist i keq. Ai është një personazh negativ, i paparaqitshëm dhe katastrofik…” – Prof. Javier Gerardo Milei, Presidentit i Argjentinës
“Ata janë me shije të keqe. Është një shkelje e parimit të sovranitetit dhe barazisë së shteteve. Po sikur Kenyatta të shkojë në Amerikë dhe të thotë se duhet të heqë dënimin me vdekje ose për shembull është sikur Obama të shkojë në Londër ose Madrid, në Hagë apo edhe në Japoni dhe thotë se monarkia juaj është shtypëse dhe një humbje parash dhe duhet hequr dorë. Në të njëjtën mënyrë ai nuk mund të vijë në Kenia për të na thënë gjëra që janë të papranueshme.” - Irungu Kang’ata, deputet në Kenia
Një katolik i mirë është i vendosur në besimin e vërtetë
Pelegrinazhi i fundit LGBTQ+ në Shën Pjetër ishte, sipas mendimit të kardinalit gjerman, një “abuzim absolut i mesazhit të krishterë dhe i Shën Pjetrit… i doktrinës sonë të krishterë dhe mesazhit të Ungjillit për të bërë propaganda, për një ideologji ateiste”. Kjo është një lëvizje talljeje që atakon ose relativizon besimin e krishterë. Prelati deklaroi gjithashtu: “Ekziston vetëm një e vërtetë, në Krijimin dhe në Shpengimin, në antropologjinë dhe në doktrinën e Hirit, në natyrën dhe hirin, dhe për këtë arsye unë duhet ta refuzoj (atë) hapur, dhe shpresoj që një autoritet më i lartë në Kishë (Papa) do t’i kritikojë këta njerëz.”
Të gjithë këto ide plot blasfemi të të ashtëquajturit gjoja papa Frani I, i kam trajtuar me shumë kujdes në librin tim: “Trump or Communism”, por bashkadhetarët e mi naiv dhe trushpërlarë më kanë përqeshur me injorancës arkaike të tyre, pa lexuar asgjë se cfarë po ndodhte dje dhe sot në Vatikan… E vërteta si kamxhik mbi mashtrimin dhe propagandën ateiste marksiste të përkohshme vonoi të dalë në dritë, por nuk harroi!
Idetë e Jakobinëve, Marksistëve dhe Komunistëve si variacione të ndryshme të sënjëjtës ideologji, po i ndajnë shoqëritë dhe Kishën tonë
Më 1 nëntor 2025, në Festën e të Gjithë Shenjtorëve, Kardinali i shquar gjerman Gerhard Müller dha një intervistë interesante dhe shumë të guximshme, me larmi tematitikash të ditëve tona pranë qytetit Filadelfia, ne shtetin e madh Pennsylvania, pranë Institutin Ndërkombëtar për Kulturën.
Në bashkëbisedim prelati gjerman dha një dëshmi të bukur për besimin katolik, për Jezu Krishtin, Trininë e Shenjtë, Shtatë Sakramentet dhe Hirin e Perëndisë në jetën tonë personale. Gjatë gjithë bisedës ai e bëri shumë të kjartë se “ekziston vetëm një Shpëtimtar; ky mund të jetë vetëm Perëndia që u bë Njeri”.
Eminenca e Tij Kardinali Müller, na kujtoi aspektet thelbësore si “Modernizmi” (do të thoja unë liberalizmi ekstrem ose trushperlarja anti-fe, shënimi im K.K.), ku ai shpjegoi natyrën e “modernistëve”, që sot po minojnë apo shkatërrojnë pa mëshirë mësimet tradicionale të Kishës, për shembull, mbi martesën, familjen, seksualitetin etj.
“Modernistët” nuk janë modernë
Teologu i shquar dhe meshtari i shquar shpjegoi me detaje se ata kanë ringjallur herezitë gnostike dhe herezi të tjera, që kanë ekzistuar për mijëra vjet, në një përpjekje për të përmbysur “mësimet e Apostujve”, të cilët shihen dhe përçmohen si “peshkatarë të thjeshtë”.
Por, pohoi kardinali, “një katolik i mirë është i vendosur në besimin e vërtetë, në të vërtetën, të dhënë një herë e përgjithmonë dhe të pranishme në Jezu Krishtin”. Këtu, ai theksoi rëndësinë e kredos (besimit) së përsëritur në çdo meshë. Një katolik i mirë është “i vendosur në Shkrimin e Shenjtë, në Traditën Apostolike”, shtoi kardinali.
Besimi katolik “na thërret për një konvertim nga jeta jonë e vjetër” në një jetë të re, tha ai, duke cituar Shën Palin. Kështu, ai na paraqiti Besimin tradicional siç është mësuar gjithmonë.
Të thuash se një partneritet homoseksual është i njëjtë me një martesë është ndarja apo shkatërrim i Kishës
Megjithatë, shkatërrimi i martesës, që dëshmohet sot, po rrit distancën midis njeriut dhe Zotit, tha prelati i lartë imzot Müller. Dhurata e parë e Logosit për qeniet njerëzore ishte të na bënte mashkull dhe femër, burrë dhe grua, shtoi ai. Gnostikët, duan ta kapërcejnë atë krijim me anë të një krijese “uniseksuale”. Ai shpjegoi me kujdes, se kjo herezi në këtë mënyrë sulmon drejtpërdrejt krijimin e Zotit.
Uniseksualizmi si herezi sulmon drejtperdrejte Zotin
Unë mendoj, se në fakt Vatikani ose Selia e Shenjtë, gjatë kohës së largkjoftit anti-Krisht papa Francesco I (Frani), ka bërë shumë herë herezi dhe blasfemi, duke stimuluar krijimin e uniseksualizmit, fatkeqsisht në kryeqendrën dhe shtetin e katolikëve të botës, pikërisht ato dukuri negative anti-katolike dhe anti-Bibël, që përmend Kardinali gjerman. Ai ka shkatërruar kishën dhe e ka futur në qorrsokak dhe krizë identiteti.
Kardinali erudit i ditëve tona, duhet admiruar për kurajon civile dhe fetare, që ka për të kritikuar idetë blasfemike të paraardhësit ose bossin e tij, në Bazilikën pranë Sheshit të Shën Pjetrit ne Romë.
Nga ana e tjetër, nuk duhet të harrojmë se Kisha Katolike në Shqipëri, gjatë kohës së turpshme të sundimit mbrapsht të ateistit komunist argjentinas të vetëquajur gabimisht papa Frani I, ka heshtur vazhdimisht duke nxitur miratimin e qeverisë së Ramaduros 4 të Platformës Dylberiste, pikërisht ideve ateiste marksiste të Bashkimit Komunist Europian dhe Parlamentit Dylberas Globalist Komunist Europian, duke i dhënë zemër drejtpërdrejtë qeverisë anti-shqiptare të dylberave të Ramaduros, që t’a bej ose kthej shoqërinë shqiptare lamsh e li, me miratimin e ligjeve pro dylberizmit për të sëmurët mendor gej e lesbie dhe anti fe.
Kështu Parlamenti komunist globalist dhe sorosian shqiptar i dylberëve, miraton një ligj kontraversal dhe tepër absurd, në emer të “modernizmit”, që mbron te drejtat e gjinive pa fund, si: “Përkatësí gjinore të shumëfishtë”, “gjini gjithpërfshirëse dhe variantet e saj” apo “burrat dhe gratë në diversitetin e tyre”.
Idetë “moderniste”, që dolën nga Revolucioni Francez në shekullin XIX dhe më pas u shfaqën përsëri rreth kohës së Koncilit të Dytë të Vatikanit dhe krijuan fatkeqsisht një “antagonizëm të gabuar në shoqëri”, pohoi kardinali.
Koncili i Dytë Ekumenik i Vatikanit, i njohur zakonisht si Koncili i Dytë i Vatikanit ose Vatikani II, ishte koncili i 21-të dhe më i fundit ekumenik i Kishës Katolike. Koncili takohej çdo vjeshtë nga viti 1962 deri në vitin 1965 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit për seanca prej 8 dhe 12 javësh.
Asokohe me të drejtë Papa Gjon XXIII e thirri Koncilin, sepse ndjeu se Kisha kishte nevojë për përditësim. Ai besonte, se për t’u lidhur më mirë me njerëzit në një botë gjithnjë e më të sekularizuar, disa nga praktikat e Kishës duhej të përmirësoheshin dhe të paraqiteshin në një mënyrë më të kuptueshme dhe relevante.
Kardinali Müller i përshkroi idetë e Jakobinëve dhe të Marksistëve dhe Komunistëve si vetëm variacione të ndryshme të së njëjtës ideologji. “Dhe ata i ndajnë shoqëritë. Ata po e ndajnë Kishën“.
Lidhur me atë që përflitet sot, se kisha po kthehet ne OJQ, ai shton se: “Kisha nuk është një Organizate Jo Qeveritare, se ipeshkvijtë dhe Papa duhet të përputhen me Krishtin.”
Axhenda ateiste dhe antifetare e LGBTQ+
Të thuash se një partneritet homoseksual është i njëjtë me një martesë është “ndarja e Kishës”, këmbënguli kardinali.
Është “një futje e këtyre ideologjive të gabuara”. “Nuk mund të biem në kurthin e të gjitha këtyre ideologjive të rreme”, siç janë ato që flasin për drejtësi sociale, tha ai.
Në të njëjtën kohë, siç shpjegoi kardinali, ide të caktuara u “vjedhën” nga Kisha Katolike, e cila po promovon vërtet drejtësi sociale. Këto ideologji vodhi ide dhe parime të Kishës Katolike, për të fituar “pushtetin që është kaq shkatërrues për botën”.
“Ne nuk kemi vullnet për pushtet, por kemi vullnetin për ta dashur dhe respektuar tjetrin”, deklaroi Kardinali Müller. Në të njëjtën kohë, të gjithë ne kemi nevojë për një konvertim moral dhe intelektual.
Nuk mund t’i gjejmë përgjigjet në lidhje me kuptimin dhe qëllimin e jetës, vetëm duke përdorur arsyen tonë; sipas kardinalit, na duhet “e vërteta e zbuluar, prania e Zotit, Krijuesit dhe Shëlbuesit tonë”.
Siç na kujtoi prelati, Krishti na ftoi në Shoqërinë e Tij, por për të marrë pjesë, duhet të “ndryshojmë jetën tonë dhe, me ndihmën e Hirit, mund ta ndryshojmë jetën tonë”, tha ai. “Vetëm me fuqitë tona, nuk mund t’i kapërcejmë dëshirat tona, natyrën tonë të çrregullt”.
“Nevojitet shërimi i natyrës sonë njerëzore dhe duhet të bashkëpunojmë; kjo është forma më e madhe e dinjitetit, që Zoti na dha: që të jemi në gjendje të bashkëpunojmë me Hirin e Zotit”, shtoi kardinali. “Të gjithë janë të ftuar, por janë të ftuar të ndryshojnë jetën e tyre”.
“Asnjë problem moral nuk mund të zgjidhet me teknologji”, vazhdoi kardinali, “por vetëm me Hirin e Zotit”.
Persekutimi brenda Kishës Katolike
Në një diskutim mbi persekutimin e katolikëve tradicionalë brenda Kishës Katolike, Kardinali Müller i tha LifeSite se “çdo persekutim brenda Kishës Katolike është kundër vullnetit të Jezu Krishtit, sepse dishepujt nuk mund të persekutojnë njëri-tjetrin”.
Ai gjithashtu këmbënguli se Mesha tradicionale latine “nuk ishte kurrë e ndaluar” dhe se nuk ka asgjë të keqe me të, përkundrazi, është riti që festuan Shën Agustini dhe Shën Qipriani.
Për më tepër, ky ish-kreu i Kongregacionit për Doktrinën e Besimit theksoi se në qendër të besimit tonë është doktrina e Kishës, e cila është “përgjigja e Kishës ndaj Fjalës së Zotit, e cila është e pranishme në Kredo dhe doktrinën e Kishës. Prandaj, ne nuk kemi mundësi ta ndryshojmë Fjalën e Zotit; ne nuk jemi më inteligjentë se Zoti“.
Marrëdhëniet ndërfetare dhe dialogu sot në botë
Kardinali gjerman Müller diskutoi gjithashtu problemin e relativizmit fetar. Ai argumentoi se kur jemi në dialog me fe të tjera, siç është Islami, i cili nuk rrëfen besimin në Trininë e Bekuar, nuk mund ta “relativizojmë” besimin tonë.
Në një dialog ndërfetar, ne mund ta paraqesim dhe shpjegojmë besimin tonë, por jo “ta reduktojmë besimin tonë në një të ashtuquajtur fe të përbashkët civile që është e mirë për shtetin. Ne duhet t’i qëndrojmë besnikë të vërtetës dhe besimit siç është zbuluar nga Jezu Krishti”, shpjegoi prelati.
Ne duhet të jemi dëshmitarë të së vërtetës së dhënë nga Jezu Krishti: “Nuk mund të themi se të gjithë kanë një pjesë të së vërtetës, dhe ne kemi gjithashtu 20% të së vërtetës; e vërteta nuk mund të ndahet në mënyrë sasiore në të ashtuquajturat fe të ndryshme. Ne nuk jemi një fe midis feve të tjera”, këmbënguli ai. Historikisht, të gjithë njerëzit erdhën nga Zoti, dhe, duke ardhur nga drejtime të ndryshme, të gjithë po kërkonin të vërtetën, vazhdoi kardinali, por në fund e vërteta u zbulua nga Jezu Krishti.
Shfaqja absurde kudo e flamurit të dylberëve të lëvizjes LGBTQ+
“Është absolutisht antikatolik të relativizosh të vërtetat e zbuluara në Jezu Krishtin, vetëm për të marrë duartrokitje nga relativistët në botë, nga filozofia sunduese e botës, relativizmi.”
Kardinali Müller theksoi gjithashtu se këta “modernist” ose progresistë nuk janë relativistë kur bëhet fjalë për sferat psikologjike ose sociale. “Ideologjitë janë absolutisht totalitare”, vërejti ai. Si shembull, ai përmendi se sot dikush është i detyruar të pranojë ose të shfaqë flamurin e ylberit të lëvizjes LGBTQ+.
Në Gjermani nën diktatrin nazist Adolf Hitleri, njerëzit vriteshin për mospërshëndetje si Hitleri, tha ai, duke kujtuar dëshminë e prindërve të tij, të cilët jetuan nën regjimin e tij. Por katolikët e guximshëm të kohës nuk do të jepnin përshëndetjen “Heil Hitler”, sepse “heil” do të thotë “shpëtim”, që i përket vetëm Jezu Krishtit dhe jo një krijese.
Në të njëjtën mënyrë, “… nuk mund të kemi flamuj dylberash në kishat tona, sepse pas kësaj ideologjie është ideologjia ateiste, mohimi absolut i Zotit si Krijues”, tha kardinali. “Nuk mund t’i pranojmë perënditë e tjera të këtyre ideologjive”, mund të adhurojmë vetëm Zotin e Jezu Krishtit. Ekzistojnë “perëndi të rinj, profetë të rinj” të kësaj ideologjie.
Pelegrinazhi i fundit absurd i LGBTQ+ në Sheshin e Shën Pjetrit
Prelati gjerman deklaroi gjithashtu: “Ekziston vetëm një e vërtetë, në Krijimin dhe në Shpengimin, në antropologjinë dhe në doktrinën e Hirit, në natyrën dhe hirin, dhe për këtë arsye unë duhet ta refuzoj (atë) hapur, dhe shpresoj që një autoritet më i lartë në Kishë (Papa) do t’i kritikojë këta njerëz”.
Dhe nëse një peshkop po e feston këtë Meshë në favor të kësaj ideologjie, kjo është një herezi, një herezi absolute. Ne nuk mund të bëjmë kompromise”, deklaroi ai. Kujdesi besnik pastoral këtu do të ishte një “konvertim” në Urdhërimet e Zotit.
“Ne nuk mund të pranojmë forma të tjera të seksualitetit”, tha kardinali, duke shtuar se Zoti na dha formën e duhur, dhe kjo është martesa e një burri dhe një gruaje.
“Këta promotorë nuk janë të interesuar për shpëtimin e shpirtrave”, por për të marrë lëvdata nga bota, vazhdoi ai.
Duhet dëshmuar e vërtet
Kardinali Müller nuk është i përfshirë në atë që shtypi ka për të thënë për të. “Nuk është kriter për mua nëse New York Times ose botimet gjermane më lavdërojnë; ato nuk mund të më ndihmojnë në orën e vdekjes sime”, pohoi ai.
Kardinali vuri në dukje se ai “do të qëndrojë para Fronit të Zotit” dhe “do të duhet të japë përgjigjen nëse (ai) ishte besnik ndaj Ungjillit”. Prelati na kujtoi gjithashtu se Krishti paratha se ithtarët e Tij do të persekutoheshin për shkak të Tij.
“Të thuash të vërtetën, është mënyra më e mirë për të ndihmuar njerëzit në telashe dhe vështirësi”, shpjegoi Kardinali Müller dhe më vonë shtoi se “uniteti duhet të bazohet në të vërtetën”.
Kjo vërejtje e fundit u shqiptua në përgjigje të pontifikatit të ri të Papa Leo XIV, i cili po përpiqet të vendosë më shumë paqe dhe unitet në Kishën Katolike.
Prelati gjerman na kujtoi se Shën Agustini ishte një “luftëtar” dhe nuk bënte kompromis me heretikët. Peshkopi i Hippos mori “mburojën e besimit dhe përkrenaren e besimit”, imazhe të thirrura nga Shën Pali dhe është “e nevojshme të luftojmë kundër ideologëve të “zgjuar””, që po infiltrojnë brenda Kishës, me një koncept të rremë të kujdesit baritor.
Lidhur me dokumentin Fiducia supplicans, i cili lejon bekimin e çifteve të të njëjtit seks, Kardinali Müller tha se “bekimi është hiri ndihmës, (dhe) duhet të jetë në përputhje me hirin shenjtërues. Është absolutisht kundër besimit të krishterë të bekosh realitetet që janë thelbësisht të gabuara”, pohoi ai, duke nënvizuar se njerëzit nuk mund të bekohen në situata mëkatare.
Jemi mirënjohës për dëshminë e fortë dhe të sinqertë të Kardinalit Müller për të vërtetën e Besimit, ashtu siç na është transmetuar gjatë shekujve. Zoti e bekoftë, e udhëzoftë dhe e forcoftë atë, në mënyrë që të vazhdojë në këtë rrugë të mbrojtjes së së vërtetës së Krishtit. (LifeSiteNews)

Nga: Frank Shkreli
“Zëra të rinj po përsërisin tani gënjeshtrat e vjetra”
Më 7 Nëntor, 2025, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka shpallur, zyrtarisht, javën 2-8 Nëntor 2025, si Java e Anti-Komunizmit. Anti-Communism Week, 2025 – The White House. Deklarata e Presidentit Trump ka për qëllim të kujtojë viktimat e regjimeve komuniste dhe të ritheksojë kundërshtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj komunizmit.
Në deklaratën e lëshuar javën që kaloi nga Shtëpia e Bardhë, në lidhje me këtë njoftim, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Trump e përshkruan komunizmin si “një nga ideologjitë më shkatërruese në histori”. Një ideologji që ka shkaktuar vdekjen e “më shumë se 100 milion jetëve” nga regjimet komuniste të shekullit të kaluar. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e sheh Javën e Anti-komunizmit në Amerikë edhe si një nderim e kujtim të viktimave të regjimeve komuniste në të kaluarën, por, njëkohsisht, edhe si një paralajmërim kundër lëvizjeve politike majtiste bashkëkohore të ditëve të sotëme, duke thënë se zëra të rinjë “po përsërisin gënjeshtrat e vjetra”. Duke i paraqitur idetë e tyre me gjuhën e gjoja ‘drejtësisë sociale’ dhe të ashtuquajturit “socializëm demokratik.” Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë e cila përcakton Javën e Anti-Kounizmitt në Amerikë, kritikohet ashpër “doktrina e keqe” e komunizmit, ndërsa u bëhet thirrje amerikanëve të mbrojnë “lirinë dhe vlerat njerëzore”, përballë kërcënimeve aktuale në botë.
Në deklaratën e tij, Presidenti Donald J. Trump përshkroi komunizmin si një ideologji shkatërruese, përgjegjëse për vuajtje të mëdha, anë e mbanë botës. Ai tha se, “Anë e mbanë kontinentëve dhe brezave të kaluar të njerzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim mbi kombe dhe jetë njerëzish. Më shumë se 100 milion njerëz janë vrarë nga regjime komuniste që synonin të zhduknin besimet fetare, të shtypnin lirinë dhe të shkatërronin begatinë e fituar me punë të rëndë, duke shkelur, njëkohsisht dhe brutalisht të drejtat dhe dinjitetin njerzor dhuratë nga Zoti kundërshtarëve politikë të komunizmit dhe gjithë njerzve.
“Ndërsa nderojmë kujtimin e viktimave të komunizmit, ne ritheksojmë premtimin tonë kombëtar për të qëndruar të palëkundur kundër komunizmit, për të mbrojtur kauzën e lirisë dhe vlerat njerëzore dhe për të afirmuar edhe një herë se asnjë sistem qeverisjeje nuk mund të zëvendësojë kurrë vullnetin dhe ndërgjegjen e një populli të lirë”, thuhet në deklaratën e Presidentit Trump me rastin e njoftimit të shpalljes së Javës së Anti-komunizmit në Shtetet e Bashkuara.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se për më shumë se një shekull, komunizmi ka sjellë vështirësi dhe vuajtje të mëdha kudo që është përhapur ajo ideologji, anë e mbanë botës. Presidenti Trump shtoi se: “Për më shumë se një shekull, komunizmi nuk ka sjellë gjë tjetër përveç rrënimit të njerëzimit. Kudo që përhapet, regjimet komuniste zhdukin kundërshtarët, ndëshkohen bindjet e kundërta dhe kërkon që njerzit të gjunjëzohen para pushtetit të gjithfuqishëm të shtetit, në vend që të mbrojnë lirinë dhe të drejtat njerzore. Historia e komunizmit është shkruar me gjak dhe dhimbje, një kujtesë e zymtë kjo se komunizmi nuk është gjë tjetër veçse një fjalë tjetër sinonime me skllavërinë”, shprehet Presidenti Trump në deklaratën e tij.
“Amerika e refuzon këtë doktrinë të keqe”, nënvijoi Presidenti Trump.
“Ne mbetemi një Komb i themeluar mbi të vërtetën e përjetshme që liria dhe mundësia janë të drejta që nga lindja për çdo person, dhe asnjë ideologji, qoftë e huaj apo vendase, nuk mund t’i shuaj ato.”
Njoftohet se i pjesë e festimeve të Javës Anti-Komuniste në 2025—34 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen në nderimin e viktimave të regjimeve shtypëse, ndërsa do të angazhohen për mbrojtjen e lirisë individuale. Duke përfunduar deklaratën e tij me atë rast, Presidenti Trump u shpreh se ndërkohë që shpallim Javën Anti-Komuniste në Shtetet e Bashskuara, ne qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të vlerave që na dallojnë si një popull i lirë. “Ne nderojmë viktimat e regjimeve diktatoriale shtypse duke mbajtur të gjallë kauzën e tyre për të cilën ata dhanë jetën duke siguruar që komunizmi dhe çdo sistem që mohon të drejtat për jetën, lirinë dhe ndjekjen e lumturisë, më në fund të gjejnë vendin që meritojnë, njëherë e përgjithmonë në koshin e plehrave të historisë”, ka deklaruar Presidenti Trump nga Shtëpia e Bardhë duke njoftuar Javën e Anti-komunizmit në Amerikë.
Për mua dhe veteranë të tjerë të luftës së ftohët shekullin e kaluar, shpallja e Javës Anti-Komuniste në Amerikë nga Presidenti Trump javën që kaloi ishte një dejavu, duke na kujtuar “Javën e Shteteve të Robëruara” (The Captive Nations Week), përcaktuar si e tillë me një rezolutë të Kongresit dhe nënshkruar nga Presidenti Eisenhower në vitin 1953, me qëllim për të treguar solidaritetin e Amerikës me vendet e robëruara nga komunizmi, në kulmin e luftës së ftohtë. Sa i përket shpalljes së Javës së Anti-Komunizmit nga Presidenti Trump javën që kaloi, disa media reaguan duke shkruar se ky vendim nga Shtëpia e Bardhë në këtë kohë, nuk duket të jetë, thjesht, nji vendim simbolik, por një përpjekje e qëllimt si pjesë e një diskursi më të gjerë politik në Amerikë, përball dukurive të të ashtuquajturit “socializëm demokratik”, një qëndrim i fortë i administratës Trump ndaj ideologjive politike të majta, si një kërcënim i vazhdueshëm ndaj lirisë nga regjimet autoritare.
Në fund, mbetet për tu parë, por sipas disa vërejtësve, shpallja nga Presidenti Trump i Javës së Anti-Komunizmit, javën e kaluar, mund të ketë, eventualisht edhe ndërlikime në politikën e jashtme dhe ndërkombëtare, duke marrë parasysh se në Deklaratën e Shpalljes së Javës Anti-Komuniste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Presidenti Trump, u referohet regjimeve dhe viktimave të shtypjes komuniste. Veçanërisht kur është fjala për shtetet me histori dhe regjime komuniste të shekullit të kaluar, siç është Shqipëria, një vend që si asnjë tjetër shtet ish-komunist në Evropë –35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit — refuzon të përballet, zyrtarisht, me të kaluarën e saj kriminale komuniste.
‘
Presidenti Donald Trump
Është absolutisht e pakuptueshme dhe e papranueshme që jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë ende vazhdon të mbizotërojë ajo frymë skllavëruese sllavo komuniste që vrau e preu kundërshtarët e saj për pothuaj një gjysëm shekulli. Ndërsa bota e qytetëruar kujton viktimat dhe dënon krimet e komunizmit në botë me qëllim që të mos përsëriten më – klasa politike shqiptare vazhdon të hesht për krimet e komunizmit në trojet shqiptare. Me këtë heshtje zyrtare dhe me refuzimin e saj për t’u distancuar njëherë e mirë nga e kaluara komuniste dhe refuzimi për të dënuar krimet e komunizmit dhe për të kujtuar viktimat e regjimit komunist, ashtu siç ndodh në Washington, Londër e vende të tjera, përfshir ato ish-komuniste të Evropës — politika zyrtare në Tiranë por dhe në Prishtinë mbetet e lidhur, nostalgjikisht, dhe besnike e palëkundur e trashëgimisë së komunizmit sllavo-aziatik anë e mbanë trojeve shqiptare – një majtizëm fanatik politik, të cilit tanimë jo vetëm që i ka dalur boja si ide politike, por po e mbyt Kombin shqiptar!
Kujdes shqiptarë!
Shkruajn: Nafi Çegrani dhe Qazim Ali Deda
Historia e shqiptarëve, e ndërtuar mbi shekuj të ndryshimeve të mëdha, përbën një reflektim të vazhdueshëm mbi sfidat e qenies kombëtare dhe të mendimit politik që ka shpalosur vetveten në kontekste të ndryshme. Nga periudha osmane, ku shqiptarët mbajtën identitetin e tyre përmes strukturave lokale dhe lidhjeve fisnore, deri te shpallja e pavarësisë dhe përpjekjet diplomatike të shekullit XX, mendimi politik shqiptar ka qenë gjithnjë një ndërthurje e strategjisë mbijetese dhe vizionit emancipues. Figura si Ismail Qemali, me guximin e tij në deklarimin e shtetit shqiptar më 1912, dhe diplomatë të hershëm si Luigj Gurakuqi dhe Mehmet Konica, tregojnë se politika shqiptare ka kërkuar një rrugë midis detyrimeve kombëtare dhe sfidave të një peizazhi ndërkombëtar shpesh armiqësor.
Çdo epokë ka sjellë dilema të reja: gjatë Luftës së Parë Botërore, Shqipëria e re u gjend nën presione të fuqive të mëdha, ndërsa klasa diplomatike shqiptare duhej të ndërtonte aleanca strategjike pa komprometuar identitetin e vendit. Më vonë, pas Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist izoloi vendin, duke shkatërruar kontaktet diplomatike tradicionale dhe duke imponuar një vizion të brendshëm të politikës që shpesh ishte antinatural ndaj normave ndërkombëtare. Sidoqoftë, edhe në këto kohëra të vështira, mendimi shqiptar për diplomacinë ruajti disa shtylla reflektimi, të bazuara në kujtesën historike dhe në konceptin e ruajtjes së interesit kombëtar si prioritet të pakontestueshëm.
Në rrugëtimin drejt pluralizmit dhe tranzicionit demokratik, shqiptarët u përballën me sfida të thella institucionale dhe ideologjike.
Mendimi politik shqiptar, duke u ndikuar nga marrëdhëniet me fqinjët ballkanikë dhe nga proceset globale të integrimit, u shpreh si një përpjekje e vazhdueshme për të gjetur një pikë ekuilibri midis historisë së hidhur, aspiratave kombëtare dhe realitetit geopolitik.
Një vlerë e veçantë e politikës shqiptare qëndron tek aftësia për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të ndërtuar strategji të qarta për të ardhmen. Figura diplomatike si Eqrem Çabej, Spiro Koleka dhe Mehmet Shehu në kohën e hershme të shtetit socialist, apo edhe diplomatët e kohëve të fundit si Besnik Mustafaj dhe Lulzim Basha, tregojnë se mendimi i kujdesshëm politik dhe diplomatika strategjike kanë qenë gjithnjë pjesë e përpjekjeve për afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Kjo histori e mendimit nuk është thjesht kronikë veprimesh; ajo është një rrëfim për dilemën e përgjegjësisë, për peshën e vendimeve dhe për nevojën e një vizioni që lidh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen në një rrjedhë logjike dhe humane.
Një aspekt kritik i mendimit politik shqiptar është edhe reflektimi mbi demokracinë dhe lirinë. Në vitet ’90, procesi i demokratizimit nuk ishte thjesht një transformim institucionale; ai ishte një transformim filozofik i vetë perceptimit të shqiptarëve për të drejtat e tyre, për përgjegjësitë qytetare dhe për vendin që duhej të zinin në botë. Rrugëtimi demokratik shqiptar, i ndjekur me pasion, gabime dhe korrigjime të domosdoshme, ka nxjerrë në pah një interes publik të qëndrueshëm për transparencën,
për llogaridhënien dhe për integrimin e vendit në proceset e mëdha globale. Mendimi politik shqiptar, përmes këtyre krizave dhe proceseve, ka prodhuar jo vetëm ligje dhe marrëveshje, por edhe një etikë publike të ndërtuar mbi eksperiencën historike.
Në kontekstin ballkanik dhe botëror, Shqipëria ka gjetur shpesh veten në situata që kërkonin ekuilibra të ndërlikuar. Marrëdhëniet me fqinjët, nga Serbia dhe Mali i Zi deri tek Greqia dhe Maqedonia e Veriut, janë sfida që kërkojnë mendim strategjik, për të mos thënë shpesh edhe guxim moral. Konfliktet dhe tensionet rajonale nuk kanë qenë thjesht çështje territoriale; ato kanë qenë prova të qëndrueshmërisë së mendimit politik shqiptar për të ruajtur interesin kombëtar pa humbur vizionin për paqen dhe bashkëpunimin. Në të njëjtën kohë, proceset globale – nga ndryshimet në politikën e NATO-s dhe BE-së, deri tek transformimet ekonomike dhe kulturore në botë – kanë forcuar domosdoshmërinë që politika shqiptare të mos jetë një fenomen lokal, por një pjesë aktive e sistemit ndërkombëtar.
Përmbledhur në një kuptim më filozofik, mendimi politik dhe diplomatik shqiptar është një dialog i vazhdueshëm midis memorjes historike dhe kërkesave të kohës. Ai përmban tensionin mes idealizmit dhe realitetit, mes nevojës për afirmim kombëtar dhe domosdoshmërisë së kompromisit. Historia e tij është historia e një populli që ka kërkuar të ndërtojë shtet, të ruajë identitetin dhe të marrë pjesë në rrjedhat globale pa u shndërruar kurrë në një akt pasiv të fatit.
…Në këtë kuptim, çdo përpjekje diplomatike dhe çdo vendim politik nuk ka vetëm një dimenzion praktik; ajo ka një dimension etik dhe filozofik, që reflekton
në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi interesin publik, mbi humanizmin dhe mbi përgjegjësinë e qytetarit shqiptar ndaj vetvetes dhe ndaj botës.
…Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 ishte kulmi i përpjekjeve historike për afirmimin e identitetit shqiptar, por shfaqi menjëherë sfida të reja. Në konferencën e Londrës, vendet e mëdha perceptuan Shqipërinë si një entitet të brishtë, ku çdo përpjekje diplomatike duhej të shoqërohej me strategji të kujdesshme dhe vizion afatgjatë. Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, duke kombinuar guximin politik me aftësinë diplomatike, demonstruan se mendimi shqiptar mund të konkurronte në arenën ndërkombëtare, por gjithmonë brenda kuadrit të kufizimeve të kohës dhe fuqive të mëdha. Kjo përvojë shënoi një moment reflektimi mbi balancimin e interesit kombëtar me kërkesat e sistemit global, një temë që do të përsëritej në çdo epokë të historisë shqiptare.
Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe periudhës së pasluftës, shqiptarët u gjendën përballë presioneve të fqinjëve dhe interesave të mëdha ndërkombëtare. Mendimi politik shqiptar duhej të gërmonte thellë në historinë dhe identitetin e kombit për të mbrojtur të drejtën e vetvetes dhe për të negociuar një ekzistencë të pranueshme brenda një peizazhi të trazuar. Diplomacia shqiptare e kohës ishte një art i ndërlikuar, ku çdo vendim kishte peshë historike dhe çdo kompromis mund të përcaktonte fatin e vendit. Kjo fazë tregoi se politika shqiptare ka qenë gjithmonë një ndërthurje e kujdesit strategjik dhe reflektimit moral, ku historia dhe ndërgjegjja kombëtare ishin bazament i çdo vendimi.
Më vonë, periudha mbretërore dhe sidomos regjimi komunist pas Luftës së Dytë Botërore sollën një tjetër formë sfide. Në këto vite, Shqipëria u izolua, diplomatët e saj u kufizuan dhe çdo kontakti ndërkombëtar u kontrollua me kujdes. Megjithatë, mendimi politik shqiptar nuk u shua. Ai mori forma të tjera, të ndërtuara mbi besnikëri ndaj ideologjisë dhe ruajtjen e interesit kombëtar. Figura si Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe diplomatët e kohës demonstruan aftësi të jashtëzakonshme për të manovruar brenda një sistemi hermetik, duke ruajtur në mënyrë të fshehtë elemente strategjie që mund të shërbenin për hapje të ardhshme diplomatike. Kjo periudhë e rëndësishme tregoi se mendimi politik shqiptar ka qenë gjithmonë i lidhur ngushtë me sfidën e mbijetesës dhe me domosdoshmërinë e reflektimit kritik mbi realitetin.
Kalimi drejt pluralizmit dhe tranzicionit demokratik në vitet ’90 shënoi një moment kritik për mendimin politik shqiptar. Procesi nuk ishte thjesht një ndryshim institucional, por një eksperiment filozofik i thellë mbi vetëdijen qytetare, mbi rolin e demokracisë dhe mbi përgjegjësinë e liderëve politikë. Politikanë si Sali Berisha, Fatos Nano, Rexhep Meidani dhe Ilir Meta u përpoqën të ndërtonin një ekuilibër midis kërkesave të brendshme dhe pritshmërive ndërkombëtare, duke sfiduar njëherazi tendencat autoritare dhe korrupsionin e rrënjosur. Mendimi shqiptar, përmes kësaj periudhe, u shndërrua në një mjet për të artikuluar interesin publik, për të ndërmjetësuar tensionet dhe për të konfirmuar që vizioni i kombit nuk është vetëm retrospektiv, por edhe projektiv, drejt të ardhmes.
Në këtë rrjedhë historike, roli i figurave diplomatike ka qenë kyç. Eqrem Çabej, Besnik Mustafaj, Spiro Koleka dhe Luigj Pano, përveçse si intelektualë dhe burokratë, shërbyen si urë midis historisë dhe nevojave të kohës. Ata demonstruan se politika shqiptare ka qenë gjithmonë një kombinim i mendimit konceptual dhe veprimit konkret, një laborator ku ideja dhe ekzekutimi bashkëpunojnë për të arritur qëllimet e kombit. Kjo tregon qartë se çdo vendim i marrë nuk është thjesht praktik, por gjithashtu moral, filozofik dhe reflektues mbi pozicionin shqiptar në botë.
Konfliktet rajonale dhe sfidat globale kanë detyruar mendimin politik shqiptar të evoluojë dhe të marrë parasysh parametrat e ndryshëm të diplomacisë. Marrëdhëniet me fqinjët, nga Serbia dhe Mali i Zi deri tek Greqia dhe Maqedonia e Veriut, shpesh kanë kërkuar kombinimin e strategjisë dhe etikës diplomatike. Po ashtu, integrimi në strukturat evropiane dhe transatlantike ka imponuar një vetëdije të re mbi normat demokratike dhe standardet ndërkombëtare, duke theksuar domosdoshmërinë e një politikë të sofistikuar dhe të përgjegjshme.
Mendimi politik shqiptar është gjithashtu një reflektim mbi kohën dhe memorien historike. Ai bashkon idealizmin e lirive dhe të drejtave me realitetin e kufizimeve. Ai është dialog midis të kaluarës dhe të ardhmes, ku secili hap, secili vendim dhe secili kompromis përbëjnë një studim të ndërgjegjshëm mbi mënyrën se si historia përcakton zgjedhjet e së tashmes. Në këtë kuptim, politika dhe diplomacia shqiptare nuk janë vetëm instrumente pushteti, por edhe forma të ndërgjegjes kombëtare,
të cilat pasqyrojnë një vullnet të përbashkët për të ruajtur identitetin, interesin publik dhe një vizion për stabilitet dhe paqe.
Skica e mendimit politik dhe diplomatik shqiptar është, për më tepër, një rrugëtim që lidh traditën me modernitetin. Ai është dëshmi e një populli që ka luftuar për mbijetesë, për drejtësi dhe për afirmim ndërkombëtar. Çdo proces politik dhe diplomatik është një provë e aftësisë për të integruar vlerat historike me nevojat e kohës dhe kërkesat e sistemit global. Në këtë perspektivë, mendimi shqiptar është një laborator i vazhdueshëm filozofik, historik dhe praktik, ku çdo hap drejt zgjidhjes diplomatike shpreh një ekuilibër delikat midis idealizmit, interesit kombëtar dhe përgjegjësisë morale.
Ajo na mëson se politika shqiptare, duke u bazuar mbi memorien historike dhe intelektin e figurave kyçe, është një rrugëtim human dhe strategjik, ku çdo vendim reflekton mbi interesin publik, mbi identitetin kombëtar dhe mbi përgjegjësinë ndaj së ardhmes. Ky rrëfim i vazhdueshëm është dëshmi e një mendjeje politike që nuk ka ndalur kurrë së kërkuari drejt drejtësisë, stabilitetit dhe afirmimit të Shqipërisë etnike dhe kombit të bashkuar në një Atdhe të përbashkët me kufijtë natyral.
***
Në këtë kontekst, shembull më të freskët kemi edhe Konferencën Shkencore për Personalitetet Shqiptare dhe Trashëgiminë Kulturore, e cila u mbajt këto ditë në Preshevë, e që duhet ti kushtojmë vëmendje !
Konferenca e zhvilluar rishtazi, një ngjarje shkencore dhe kulturore me karakter të lartë, shërbeu si një platformë për promovimin e identitetit dhe kulturës shqiptare, duke evidentuar figurat më të shquara të albanologjisë,
etnoarkeologjisë, letërsisë, folklorit dhe gjuhësisë. Kjo nismë vlerësohet jo vetëm si një akt shkencor, por edhe si një instrument i diplomacisë kulturore shqiptare, që konsolidon lidhjen mes komuniteteve shqiptare në Luginën e Preshevës, viset tjera shqiptare dhe diasporën.
Në përmbledhje, kjo konferencë nuk ishte vetëm një aktivitet akademik, por një aktor i rëndësishëm i diplomacisë kulturore dhe politikës kombëtare shqiptare, duke promovuar vlerat shkencore, kulturore dhe historike të shqiptarëve dhe duke fuqizuar idenë e bashkimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në një rajon me sfida komplekse politike dhe diplomatike.
Konferenca solli së bashku studiues, akademikë, profesorë dhe ekspertë të lartë nga Lugina e Preshevës, Medvegja, Bujanoci, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare. Diskutimet dhe kumtesat e tyre kontribuan në dokumentimin dhe njohjen e figurave më të shquara të albanologjisë, etnoarkeologjisë, letërsisë, folklorit dhe gjuhësisë shqiptare.
…Ngjarja shërben si model për aktivitete të ardhshme, duke përforcuar unitetin kombëtar, duke afirmuar trojet etnike shqiptare dhe duke synuar ndikim më të madh në politikat dhe diplomacinë ndërkombëtare.
Në një kohë kur sfidat politike dhe diplomatike në Ballkan dhe më gjerë kërkojnë vëmendje të veçantë ndaj ruajtjes së identitetit dhe trashëgimisë kombëtare, organizimi i konferencave shkencore dhe kulturore merr një dimension strategjik të veçantë. Një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij lloji është konferenca e zhvilluar së fundmi për personalitetet dhe figurat me vlera shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës, viset e tjera shqiptare dhe diaspora. Kjo ngjarje nuk ishte thjesht një aktivitet akademik, por një platformë e fuqishme për afirmimin e identitetit kombëtar, forcimin e trashëgimisë kulturore dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërshqiptar në fushën shkencore dhe diplomatike, e cila objektiv trajtimi kishte edhe disa aspekte të rëndësishme:
Së pari, roli i studiuesve dhe akademikëve elitarë është thelbësor. Ata jo vetëm dokumentojnë gjuhën, letërsinë dhe folklorin, por edhe kontribuojnë në ruajtjen e historisë dhe traditave që lidhen me të gjitha hapësirat shqiptare. Këto
përpjekje janë një mjet i fuqishëm për të mbrojtur vlerat kombëtare nga deformimet historike ose mohim i identitetit.
Së dyti, albanologjia dhe etnoarkeologjia u evidentuan si degë që ofrojnë njohuri të thella mbi rrënjët kulturore dhe historike të shqiptarëve. Studiuesit e fushës kanë bërë të mundur njohjen e civilizimeve të lashta, zhvillimin e gjuhës dhe ruajtjen e folklorit, duke i dhënë komuniteteve shqiptare një kuptim të qartë të vetes dhe identitetit.
Së treti, krijuesit e letërsisë dhe të folklorit që morën pjesë në konferencë kontribuan në ndërtimin e një narrativi kombëtar. Veprat e tyre nuk janë vetëm artistike, por edhe edukative, duke ndihmuar në ndërgjegjësimin e brezave të rinj për historinë, kulturën dhe vlerat morale të kombit. Ky dimension kulturor është një instrument i fuqishëm për diplomacinë kulturore, sepse ndihmon në afirmimin e identitetit shqiptar përtej kufijve shtetërorë dhe që, në përgjithësi, forcon bashkëpunimin ndërshqiptar, afirmon figurat dhe kontributin e studiuesve dhe krijuesve, dhe shërben si platformë për promovimin e kauzës së bashkimit kombëtar dhe të ruajtjes së trojeve etnike shqiptare. Përmes aktivitetit të tillë, politika dhe diplomacia shqiptare mund të orientohen drejt fuqizimit të identitetit, trashëgimisë dhe njohjes ndërkombëtare, duke ndërthurur në mënyrë efektive shkencën, kulturën dhe interesat kombëtare.
Shkup, 13 Nëntor 2025

Nga: Fahri Dahri, studius
Banorët e krahinës më jugore të etnisë shqiptare, ishin të betuar ndër breza për ruajtjen, mbrojtjen dhe sigurinë e vazhdimësisë.
Çamëria ishte atdheu i thesprotëve legjendarë, vendi i mitologjive; vend i lashtësive para Homerike; vend i mikpritjes; i begatisë; vend që ka shkëlqyer edhe në veprat “Iliada” dhe “Odisea” të Homerit; vend ku jepte dhe merrte jetë lumi i vdekjes Acheron; vendi i ngritur në mijëvjeçarin e II-të para Krishtit; vendi i dytë i shenjtë mbas Delfit; vendi i Zeusit; i Afërditës; vendi e Nekromandisë; i Fanotit; i Titanit (Gitanit); vendi i Hadesit dhe i Persefonit; i Irakliut (Inakut); vendi i pikëllimit, ai i lotëve ku varkëtari plak Haron (me harrue) përcillte të vdekurit me varkë në anën tjetër të lumit Acheron për në Hades, nën “përgjegjësinë” e mbrojtjes dhe ruajtjes të Kerberit (qenvarroit me tre koka, ruajtësit të varrezave).

Çamëria është vendi i Perëndive dhe i gjuhës së tyre. Vendlindja e Pirros; Vendi i luftërave të Çezarit, të Antonit, atje janë përplasur forcat e mëdha me Kleopatrën e Egjyptit; vendi ku në shek. III të erës sonë prifti Emanuel filloi predikimin e besimit të krishtërimit romak; vendi ku shkeli Bayroni; vendi ku jetoi e punoi për 15 vjet poeti i madh i Rilindjes Naim bej Frashëri; vendlindja e Rilindasve të mëdhenj Abedin bej Dinos; e dijetarit të madh Hasan Tahsinit. Ai rajon ndër shekuj është vizituar nga shumë personalitete të vendeve të ndryshme, të cilët vetëm e kanë vlerësuar atë popull. Kanë veçuar bukuritë natyrore dhe virtytet e larta të banorëve të asaj treve. Le ta përkufizojmë: “Një vend i pa të dytë”. Si i tillë, ai vend nuk mund të tjetërsohej. Ata banorë përmenden dhe do të mbeten “Njerëzit që u sakrifikuan për Atdhe dhe identitet”. Sado përpjekje për t’i vendosur prapashtesa Thesprotisë, ajo krahinë nuk ka qenë dhe as nuk mund të jetë greke apo greece.
(Marrë nga libri: “Thesprotia thesari gjallë pellazgjik” fq 14, 15, 16).
Autor: Navid Zebarjadi
1. Përmbledhje Ekzekutive
Ky raport është përgatitur me qëllim informimin e mekanizmave të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut mbi modelin e përsëritur të shfrytëzimit që praktikohet nga grupi terrorist Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) ndaj individëve socialisht të pambrojtur.
Studimi i tanishëm i rastit shqyrton situatën e znj. Somayeh Rashidi, vdekja e së cilës u shfrytëzua nga grupi për të krijuar një narrativë të rreme të një “viktime politike”, me qëllim mashtrimin e opinionit publik dhe paraqitjen e një imazhi të rremë të mbështetjes popullore.
Sipas provave të disponueshme, grupi fillimisht e paraqiti znj. Rashidi si një “të burgosur politike të pafajshme”. Megjithatë, pas publikimit të një videoje ku ajo dëgjohej duke brohoritur “Lavdi Maryam Rajavit”, organizata u detyrua të pranonte lidhjen e saj me të ashtuquajturat “njësi rebele”. Ky zinxhir ngjarjesh përbën një shembull të qartë të modelit propagandistik të quajtur “Mahsa-Sazi” — një strategji e shfrytëzimit të vdekjes apo vuajtjes njerëzore për qëllime politike dhe propagandistike.
2. Sfondi mbi Organizatën Terroriste MEK
Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) u themelua në vitin 1965, duke kombinuar ideologjitë islame dhe marksiste. Pas Revolucionit të vitit 1979, grupi hyri në konflikt të armatosur me qeverinë e re dhe kreu një sërë shpërthimesh dhe atentatesh gjatë viteve të para të viteve 1980, duke vrarë mbi 12.000 qytetarë dhe zyrtarë iranianë, përfshirë gra e fëmijë të pafajshëm.
Gjatë luftës Iran-Irak, MEK bashkëpunoi ushtarakisht me regjimin e Saddam Husseinit, duke marrë pjesë në operacione të armatosura kundër bashkatdhetarëve të vet — një akt që populli iranian e konsideron tradhti kombëtare.
Në dekadat që pasuan, MEK u shndërrua gradualisht në një sekt të mbyllur dhe autoritar nën udhëheqjen e Massoud dhe Maryam Rajavit. Dëshmitë e shumta nga ish-anëtarë dhe raportet e organizatave ndërkombëtare kanë dokumentuar shkelje të gjera të të drejtave të njeriut brenda kampeve të grupit — fillimisht në Kampin Ashraf (Irak) dhe më pas në Ashraf-3 (Shqipëri) — duke përfshirë:
• Divorce të detyruara dhe imponimin e beqarisë së përjetshme për kontroll ideologjik;
• Ndërprerjen e lidhjeve familjare dhe konfiskimin e dokumenteve të identitetit;
• Izolim dhe tortura psikologjike ndaj disidentëve të brendshëm;
• Kufizime të lirisë së lëvizjes dhe kontroll të mendjes në mënyrë sistematike ndaj anëtarëve.
Një rast i dokumentuar mirë është dëshmia e vitit 2009 e znj. Batoul Soltani, ish-anëtare e këshillit drejtues të grupit, e cila deklaroi se me urdhër të Maryam Rajavit, gratë anëtare u sterilizuan me forcë dhe iu mohua nëna.
Raporti i Human Rights Watch “No Exit” (2005) përshkroi gjithashtu këto praktika si shkelje serioze të të drejtave themelore të njeriut, duke përfshirë lirinë e besimit, të drejtën për jetën familjare dhe integritetin trupor.
Megjithëse sot MEK e paraqet veten si një “lëvizje opozitare demokratike”, e kaluara e saj dëshmon një model të qëndrueshëm mashtrimi, detyrimi dhe shfrytëzimi njerëzor — një model që shihet sërish në rastin e Somayeh Rashidi, vdekja e së cilës u përdor në mënyrë cinike për propagandë politike dhe legjitimitet të rremë.
3. Konteksti dhe Sfondi i Rastit
Znj. Somayeh Rashidi ishte një grua me histori mjekësore epilepsie, varësie dhe gjendje të dobët fizike, e cila ndërroi jetë në spital. Vetëm disa orë pas vdekjes së saj, mediat e lidhura me MEK nisën një fushatë propagandistike duke e paraqitur atë si “viktimë të shtypjes politike”.
Megjithatë, hetimet e pavarura zbuluan se ajo kishte marrë pjesë më parë në aktivitete rrugore të lidhura me “njësitë rebele” të MEK-ut. Publikimi i një videoje ku ajo dëgjohej duke brohoritur slogane në mbështetje të grupit zbuloi falsitetin e pretendimeve fillestare. Pas kësaj, vetë MEK lëshoi dy deklarata zyrtare që konfirmonin pjesëmarrjen e saj në rrjetin mbështetës — duke shembur kështu narrativën e vet propagandistike.
4. Modeli i Përsëritur i Mashtrimit dhe Shfrytëzimit
Ky rast zbulon strategjinë e përsëritur të MEK-ut për të sajuar viktima dhe për të manipuluar ndjenjat publike. Tiparet kryesore të këtij modeli përfshijnë:
• Shfrytëzimin e personave të margjinalizuar, të pastrehë ose fizikisht/mentalisht të pambrojtur për qëllime propagandistike;
• Fabrikimin e narrativave të “dëshmorëve” për të nxitur reagime emocionale dhe për të fshehur të kaluarën e dhunshme të grupit;
• Mohimin ose fshehjen e rolit të grupit sapo të dalë e vërteta;
• Përdorimin e detyrimit psikologjik dhe teknikave të kontrollit të mendjes për të nënshtruar individët ndaj qëllimeve organizative.
Ky model përfaqëson një abuzim sistematik të brishtësisë njerëzore dhe një shkelje të dinjitetit njerëzor, në kundërshtim me parimet e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNJ) dhe të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (PDNCP).
5. Pasojat dhe Kontradiktat e Brendshme
Rasti i Somayeh Rashidi shkaktoi gjithashtu përçarje të brendshme brenda mbështetësve të MEK-ut. Disa anëtarë kërkuan pranimin publik të përkatësisë së saj, ndërsa udhëheqja preferoi heshtjen për të shmangur reagimin negativ të opinionit.
Këto kontradikta nxjerrin në pah strukturën jotransparente dhe jodemokratike të MEK-ut, në të cilën anëtarët trajtohen si mjete propagandistike e jo si qenie njerëzore me dinjitet dhe të drejta të lindura.
6. Rekomandime
Për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla, ky raport i bën thirrje mekanizmave të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut — veçanërisht Raportuesve të Posaçëm për fushat përkatëse — që të ndërmarrin veprimet e mëposhtme:
7. Përfundim
Rasti i Somayeh Rashidi shërben si një kujtesë e fortë se vuajtja dhe vdekja njerëzore nuk duhet kurrë të përdoren si mjete për përfitime politike.
Është thelbësore që organet e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut t’i trajtojnë me kujdes dhe vigjilencë rastet e shfrytëzimit nga aktorët jo-shtetërorë dhe të zhvillojnë mekanizma për të parandaluar në të ardhmen praktika të tilla manipuluese propagandistike.

nga Isuf Bajraktari
Kosova ndodhet në një moment të brishtë politik e diplomatik. Prej nëntë muajsh, vendi drejtohet nga një qeverisje “në detyrë”, e cila, në vend të stabilitetit institucional, ka prodhuar paqartësi strategjike dhe tension me aleatët kryesorë. Sjellja e ministrave dhe drejtuesve qeveritarë shpesh i ngjan aktivizmit partiak, jo përgjegjësisë shtetërore.
Pragmatizmi amerikan themeli i sigurisë dhe shtetformimit të Kosovës kërkon partneritet të besueshëm dhe koordinim të vazhdueshëm. Kështu u ndërtua aleanca që e shpëtoi Kosovën, falë vizionit të matur të Presidentit Rugova dhe orientimit të tij euroatlantik. Diplomacia e tij e qetë dhe e parashikueshme e futi Kosovën në agjendën perëndimore.
Sot, kjo vijë është thyer. Qeverisja aktuale në detyrë shfaq qasje të ashpra, të paqëndrueshme dhe shpesh konfliktuale ndaj Washingtonit. SHBA-ja, që tradicionalisht e ka udhëhequr orientimin tonë strategjik, sot po dërgon sinjale të qarta ftohjeje. Në diplomaci, heshtja amerikane është paralajmërimi më serioz.
Shqetësim i madh mbetet edhe përmbysja demografike që po e godet vendin: Dikur kishim qeverinë në ekzil dhe popullin në vendlindje; sot kemi qeverinë në vendlindje, ndërsa popullin sidomos rininë 18–30 vjeçare të shpërndarë në Perëndim. Kjo arrati e heshtur tregon humbjen e shpresës dhe mungesën e një vizioni të qartë qeverisës.
Kosova nuk mund ta lejojë veten të devijojë nga boshti perëndimor në një periudhë kur siguria rajonale është më e brishtë se kurrë. Rikthimi i koordinimit me aleatët, rishikimi i kursit diplomatik dhe vendosja e seriozitetit institucional janë detyrime urgjente.
E ardhmja e shtetit nuk ndërtohet me improvizim. Mbrohet me maturi, partneritet dhe qartësi strategjike. Kompasin e kemi pasur gjithmonë në Perëndim; rreziku i sotëm është ta humbim pikërisht atë. Kosova ndodhet në një moment të brishtë politik e diplomatik. Prej nëntë muajsh, vendi drejtohet nga një qeverisje “në detyrë”, e cila, në vend të stabilitetit institucional, ka prodhuar paqartësi strategjike dhe tension me aleatët kryesorë. Sjellja e ministrave dhe drejtuesve qeveritarë shpesh i ngjan aktivizmit partiak, jo përgjegjësisë shtetërore.
Pragmatizmi amerikan themeli i sigurisë dhe shtetformimit të Kosovës, kërkon partneritet të besueshëm dhe koordinim të vazhdueshëm. Kështu u ndërtua aleanca që e shpëtoi Kosovën, falë vizionit të matur të Presidentit Rugova dhe orientimit të tij euroatlantik. Diplomacia e tij e qetë dhe e parashikueshme e futi Kosovën në agjendën perëndimore.
Sot, kjo vijë është thyer. Qeverisja aktuale në detyrë shfaq qasje të ashpra, të paqëndrueshme dhe shpesh konfliktuale ndaj Washingtonit. SHBA-ja, që tradicionalisht e ka udhëhequr orientimin tonë strategjik, sot po dërgon sinjale të qarta ftohjeje. Në diplomaci, heshtja amerikane është paralajmërimi më serioz.
Shqetësim i madh mbetet edhe përmbysja demografike që po e godet vendin: Dikur kishim qeverinë në ekzil dhe popullin në vendlindje; sot kemi qeverinë në vendlindje, ndërsa popullin – sidomos rininë 18–30 vjeçare të shpërndarë në Perëndim. Kjo arrati e heshtur tregon humbjen e shpresës dhe mungesën e një vizioni të qartë qeverisës.
Kosova nuk mund ta lejojë veten të devijojë nga boshti perëndimor në një periudhë kur siguria rajonale është më e brishtë se kurrë. Rikthimi i koordinimit me aleatët, rishikimi i kursit diplomatik dhe vendosja e seriozitetit institucional janë detyrime urgjente.
E ardhmja e shtetit nuk ndërtohet me improvizim. Mbrohet me maturi, partneritet dhe qartësi strategjike. Kompasin e kemi pasur gjithmonë në Perëndim; rreziku i sotëm është ta humbim pikërisht atë.









