Kreu Blog Faqe 386

Ai që e sulmon Albin Kurtin, i sulmon pesëdhjetë për qind të votuesve

2
Halil Geci, Skenderaj
___
SULMET NDAJ KURTIT JANË SULME NDAJ VOTËS SË 50% TË QYTETARËVE SHQIPTARË
___
Për të shkruar këtë shkrim më inspiroi një kritikë e fuqishme e atdhetarit Idriz Zeçiri, i cili mbron votën e qytetarëve dhe sovranitetin e Kosovës.
Qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe pa frikë janë frymëzim për çdo shqiptar që e do vendin e tij.
O opozitarë të mjerë, Kryeministri Kurti përfaqëson mbi 50% të votës shqiptare.
Kush sulmon atë, po sfidon drejtpërdrejt vullnetin e shumicës së popullit.
Opozita duhet t’i nënshtrohet jo vetëm gjykimit të votës, por edhe hetimeve të prokurorisë, për shkak të aleancave të dyshuara të dëmshme me Beogradin dhe Listën politike të kontrolluar nga Vuçiçi.
Si është e mundur që opozita të rreshtohet përkrah Listës Serbe kundër një qeverie të zgjedhur me afro 50% të votës shqiptare?
Këta janë bërë bashkë në një front që synon kompromise të rrezikshme në dëm të Kosovës, duke shërbyer interesave të Beogradit.
Veprimet e tyre i japin avantazhe politike Vuçiçit dhe qarqeve të tij.
Disa prej figurave të këtij grupimi vazhdojnë udhëtimet drejt Beogradit për konsultime, duke krijuar dyshime se po marrin udhëzime që nuk i shërbejnë interesit të Kosovës.
Qëllimi i opozitës është të shkelë votën e shumicës, duke tentuar të zhbëjë vullnetin e 50% të elektoratit shqiptar dhe të rikthejë marrëveshjet e vjetra, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha Kosovës.
Narrativa e opozitës dështuan.
Kritikat e opozitës dhe pretendimet e tyre mbi “dështimet” e qeverisë, duke shpallur krizë në marrëdhëniet Kosovë–SHBA, ranë poshtë.
Vizitat e fundit në SHBA të Presidentes, Kryeministrit dhe Ministres së Jashtme i rrëzuan këto pretendime, duke realizuar takime të rëndësishme me zyrtarë amerikanë, deri tek Presidenti Donald Trump.
A keni dëgjuar ndonjëherë që një opozitë të gëzohet për sanksione ndaj vendit të vet?
Kjo është sjellje e papranueshme, duke pritur që qeveria të goditet nga ndëshkimet ndërkombëtare.
Përgjegjësia nuk bie vetëm mbi opozitën
Figurat e dikurshme të opozitës, që udhëhiqnin dialogun, mashtruan publikun dhe hapën rrugën për projekte ndarjeje dhe kompromise të rrezikshme për Kosovën.
Disa media, analistë dhe figura të caktuara kanë krijuar “tragjedi të rreme” për të sulmuar qeverinë dhe për të ndikuar opinionin publik në mënyrë të padrejtë.
Kuptojeni, votues: rrenat dhe propaganda e opozitës se Kurti “na prishi me Amerikën” janë të pasakta dhe të fabrikuara.
Vizita e mirëpritur në SHBA i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e opozitës, duke realizuar takime në nivele të larta me zyrtarë amerikanë.
Për këto shpifje, propagandë dhe pretendime të rreme, opozita duhet t’i kërkojë falje institucioneve dhe popullit për goditjet e pabaza.
Mesazhi përfundimtar është i qartë se SHBA-të mbeten aleate e fortë e Kosovës, pavarësisht zhurmës dhe propagandës së krijuar nga opozita.

Lis Bukuroca për atë se si opozita i dha një goditje të rëndë shtetit të Kosovës!

1
Lis Bukuroca, Gjermani
___
Populli me votë i dha partive politike mandat për të themeluar Kuvend dhe Qeveri. Opozita refuzoi të dyjat, derisa në fund vendosi se kush duhet të jetë kryetari i Kuvendit nga partia fituese.
Duke pasur parasysh vendimet që duhet të merren për marrëveshjen me Serbinë, duhej një koalicion i madh, për të shmangur që nesër njera-tjetra të akuzojë për vendime të gabuara.
Opozita u barrikadua dhe, duke kundërshtuar çdo nismë, tregoi qartë mungesë përgjegjësie ndaj shtetit.
Nëse Kurti nuk fiton mbi 50% të votave dhe nëse opozita nuk formon qeveri me Liistën Serbe (nuk mund të besohet), do të përballemi përsëri me të njëjtat probleme, sepse opozita mbështetet në urrejtje, dhe kjo e pengon përballimin me realitetin.
Kosovës i duhet një koalicion i madh për të zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë.
Populli nuk votoi për mosmarrëveshje dhe intriga; ai votoi për të stabilizuar shtetin, jo për ta rrënuar atë!
Opozita luftoi tërë kohën për krenari, jo për shtet! Çdo vendim, çdo bllokim, çdo kundërshtim ishte një luftë kundër interesit publik, jo për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës.
Nga zhgënjimi me votat e fituara, ajo e dënoi popullin dhe dëmtoi shtetin. U ndie e lënduar nga votuesi, dhe mënyra e saj për t’iu hakmarrë, ishte perfide, e qëllimshme dhe rrënuese!
Kjo është tradhti ndaj pritshmërive të qytetarëve dhe ndaj shtetit që partitë politike duhet t’i shërbejnë.
Populli votoi për të ecur përpara, për t’u marrë vesh, jo për të votuar pësëri. Opozita i dha një goditje të rëndë shtetit të Kosovës!

Ku shkel drita, intrigat, shpifjet dhe helmi i errësirës nuk kanë ku të fshihen

3
Nga: Blerim Nika
___
DUKE PARË, DUKE BËRË – II
___
“E Drita shkëlqeu në errësirë, dhe errësira nuk e pushtoi.” (Gjoni 1:5)
Këto fjalë të Shkrimit Shenjt na kujtojnë se çdo përballje me të keqen nuk është thjesht një veprim individual. Nuk është debat retorik apo diskutim i lehtë. Është një luftë kundër mentaliteteve të deformuara dhe ideologjive që kanë shkatërruar breza të tërë shqiptarësh. Drita nuk ka frikë nga errësira; errësira dridhet para saj. Ku shkel drita, intrigat, shpifjet dhe helmi i errësirës nuk kanë ku të fshihen.
Shoqëria jonë ndodhet në një pikë kritike. Retorika e butë nuk mjafton më, as durimi i pafund nuk ka efekt. Një sëmundje e trashëguar, e pandrequr, vetëm sa përkeqësohet me kohën. Mentaliteti më toksik që ka prekur karakterin tonë kombëtar, përveç Islamit Politik, është motra e Islamit Politik, ANADOLLIZMI. Ky mentalitet (anadollizmi) nuk është thjesht një sjellje; është një model psikologjik i deformuar, i lindur nga periudha e Perandorisë Osmane dhe i mbajtur gjallë përmes frikës, përçarjes, shpifjes dhe varfërimit shpirtëror.
Anadollizmi prodhon vetëm dy gjëra: konflikt dhe shpifje. Një shoqëri që nuk e trajton këtë plagë, rrezikon të ngecë peng i saj për jetë.
Sa për sulmet ndaj meje, le të jenë të qarta: nuk kanë asnjë peshë. Nuk jam këtu për të kërkuar butësi. Jam këtu për t’u përballur me mentalitete që kanë dëmtuar breza shqiptarësh dhe për të thirrur njerëzit të kthehen te drita e Krishtit, te pastërtia e mendjes dhe e shpirtit. Goditni, shpifni, intrigoni, sa më shumë e bëni, aq më shumë forcohet drita që përfaqësoj.
Disa përpiqen të ndalin dritën, duke u fshehur pas emrit të Zotit. Por ua them qartë: nuk mund të ndalojnë asnjë proces, asnjë mision që është i drejtë dhe i bekuar. Drita ime mjafton për t’ju ekspozuar motivet dhe për të ndriçuar të vërtetën. Kush nuk e pranon dritën, ushqehet me urrejtje dhe tradhton pa ndërgjegje, përfundon si Judas.
Çeta e Dritës dhe Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm janë të pathyeshme. Sa më shumë intrigoni, aq më shumë forcohet misioni ynë. Drita ka ligjin e vet: sa më shumë goditet, aq më fort shpërthen.
Ekipi me të cilin punoj është përzgjedhur me kujdes: profesionistë, intelektualë dhe njerëz që kuptojnë peshën e të qenit të pagëzuar. Katolicizmi nuk është privilegj; është përgjegjësi morale, qytetare dhe shpirtërore. Kush nuk e kupton këtë, nuk e ka parë kurrë dritën e Krishtit dhe nuk e ka përjetuar ende Shpirtin e Shenjtë.
Ata që shpifin kundër meje janë produkt tipik i mentalitetit anadollist: dyshojnë, intrigojnë, gënjejnë, manipulojnë. Drita i shqetëson sepse ua zbërthen motivet. Koha do t’i ekspozojë. Kush ushqehet me urrejtje tradhton veten në çdo hap; drita ua shqep maskën.
Lutem për ta, por le të jetë e qartë: askush nuk mund të ndalojë këtë mision. Nuk drejtohem nga egot njerëzore, por nga një thirrje më e madhe se çdo intrigë, shpifje apo frikë.
Lëvizja jonë nuk është lojë. Është kthimi i shqiptarëve te rrënja shpirtërore, te kultura e pastër, te identiteti europian dhe te drita që i ka mbajtur gjallë ndër shekuj. Është proces pastrimi: “cleansing”, dhe nuk ndalet.
Nëse do të ketë nevojë për një pjesë të tretë të “DUKE PARË, DUKE BËRË”, atëherë gjarpri do të goditet në kokë dhe errësira do të demaskohet pa asnjë mëshirë.
Dhe mos harroni: drita nuk shuhet kurrë. Sa më shumë që rrethohet nga errësira, aq më fuqishëm shpërthen dhe e shkatërron atë. Kjo është natyra e saj, ky është ligji i saj.
Zoti i bekoftë ata që ecin në dritë, por uroj që Zoti të ketë mëshirë edhe për ata që e mbajnë zemrën të mbushur me urrejtje dhe mentalitet anadollist, që e tremben dritës dhe strehohen pas mjegullës së shpifjeve.
Sinqerisht,
Blerim Nika
Me 19.11.2025

Don Kishotizmi si ide e LDK-së, apo si angazhim politik i Lumir Abdixhikut

6

Agim Vuniqi, San Jose–Prishtinë

Adhuruesi i Don Kishotit dhe arkitekti i mullinjëve të erës luen k**e me fatin e mbi 2 milonë qytetarëve
Pas çlirimit të Kosovës, mbi supet e shoqërisë u vendos një klimë politike e çuditshme, “tërhiq e mos këput”, që vazhdon edhe sot, 26 vite më pas. Vota e qytetarit kosovar vazhdon të zhvlerësohet nga marrëveshjet e fshehta, nga kompromiset me LS që kthehen në “kushte kushtetuese”, dhe nga partitë aleate të mëdha që shohin shtetin si pronë private. Ideali se vetëm populli duhet të vendosë për fatin e tij është zëvendësuar nga një sistem ku një grusht individësh, disa të prodhuar nga lufta e disa nga biznesi i pasluftës, kontrollojnë institucionet duke i kthyer në paterica të interesave të tyre.
Nga SHIK-u në oligarki politike
Strukturat ilegale të pasluftës, si SHIK-u, që formalisht u prezantuan si “shërbime inteligjente”, në realitet u shndërruan në mekanizma të kontrollit politik, ekonomik dhe social. Sot është e dokumentuar edhe nga raportet ndërkombëtare se këto struktura u përdorën jo vetëm për grumbullim informacioni kundër Serbisë, por edhe për shantazh ndaj qytetarëve dhe rivalëve politikë shqiptarë, këtë e thonte publikisht i dyshuari për spiunazhë, Fatmir Sheholli. Ato krijuan një elitë të pasurish të rinj, të cilët përmes kontratave publike, privatizimeve të dyshimta dhe uzurpimeve, e bënë kapitalin e tyre politik dhe ekonomik.
Edhe në vitin 2025, shumë nga këta te ashtuquajtur ish-komandantë (ata në GJS vetë mohojnë angazhimin e tyre në luftë) apo pasardhësit e tyre vazhdojnë të dominojnë jetën politike dhe biznesore, duke dëshmuar se profiterët e luftës u kthyen në oligarkë të pa-tundshëm të paqes.
Uzurpimi i tokave – dekor i luftës dhe mallkim i paqes
Dosjet e uzurpimeve të tokave dhe pronave private në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e gjetiu janë ende të hapura. Një pjesë e madhe e kryeqytetit është ndërtuar mbi prona të kontestuara. Gjykatat, të politizuara, kanë prodhuar me mijëra procese të vonuara, duke e kthyer drejtësinë në farsë. Rasti i Matiqanit, i cili prek edhe autorin e këtyre rreshtave, është vetëm një shembull i mijëra rasteve kur qytetarët janë kërcënuar, shantazhuar dhe lënë pa pronë nën arsyetimin e “haraçit të luftës”. Odisejada ime e luftës kundër krimit te organizuar që nga Gjykata Themelore deri në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është angazhim imi shumëvjeçar edhe në SHBA
Fakti se shteti i Kosovës nuk ka arritur ta mbyllë këtë plagë për 26 vjet, tregon se pronat nuk janë vetëm çështje private, por mekanizëm i kontrollit politik dhe i mbajtjes peng të shoqërisë.
Dhuna seksuale – krim i heshtur
Në Kosovë, janë dokumentuar mbi 20.000 raste të dhunës seksuale gjatë luftës, por vetëm një numër i vogël i viktimave kanë marrë njohje institucionale. Për vite të tëra, kjo temë është heshtur me justifikimin se mund të dëmtonte dialogun me Serbinë. Por në fakt, heshtja e institucioneve ishte një tradhti morale dhe politike ndaj grave të dhunuara. Edhe sot, shumë prej tyre jetojnë të margjinalizuara, ndërsa shoqëria i ka përdorur si dekor në përkujtimore, por jo si përfitues realë të drejtësisë.
Harresa e aseteve të luftës – fshirja e kujtesës kolektive
Për çudi, edhe pse Kosova ka shpenzuar qindra milionë euro në 25 vitet e fundit, nuk ka një Muze të Luftës së UÇK-së. Asetet e luftës janë të shpërndara, të harruara, të ekspozuara ndaj ndryshkut dhe kohës. Vetura e atentatit kundër rektorit serb Popoviq, apo veturat e Ilir Konushefcit, janë lënë rrugëve dhe fshatrave, në vend që të ishin pjesë e një kujtese publike. Ky është një sabotim i kujtesës historike, që lë hapësirë për narrativat serbe, të cilat mohojnë luftën çlirimtare dhe e reduktojnë atë në një “konflikt lokal”.
Privatizimi dhe “shteti i fajdeve”
Procesi i privatizimit, i udhëhequr nga AKP-ja, është shndërruar në sinonim të grabitjes së pasurisë publike. Nga Ferronikeli te Brezovica, nga KEK-u te ndërtimet në Prishtinë, gjithçka ka qenë arenë për përfituesit e luftës dhe të politikës. Një pjesë e madhe e kapitalit të Kosovës është në duart e pak familjeve që dikur mbanin uniforma ushtarake, e sot mbajnë kravata nëpër borde publike.
Rreziku i presedanëve kushtetues
Kosova është sot një shtet i papërfunduar, i kapur mes kujtesës së plagëve të luftës dhe korrupsionit të paqes. Grabitësit e pronave, profiterët e luftës, fajdexhinjtë e tranzicionit dhe oligarkët e sotëm janë të njëjtët njerëz, vetëm kanë ndërruar maska. Ata u bënë “maskotat” e shtetit të Kosovës, ndërsa populli mbeti spektator i pafuqishëm.
Nëse ky realitet nuk sfidohet me institucione të forta, drejtësi të pavarur dhe kujtesë të organizuar historike, Kosova rrezikon që të mbetet pa prona, pa kujtesë dhe pa sovranitet real – një shtet i zbrazur, i kapur nga hijet e vetvetes.

Kosovë – Zvicër 1:1: Ndarje pikësh, vazhdim miqësie

0

Ndeshja e kthimit e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në mes Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026, që do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë, përfundoi me rezultatin 1:1.

Ky takim i rëndësishëm për të dyja kombëtaret u përshkua nga emocione të forta. Zvicra, e cila tashmë e ka siguruar matematikisht kualifikimin për Botërorin 2026, synonte që me fitore të ruante pozitën e parë dhe të mbyllte ciklin kualifikues me kuotë  maksimale të pikëve.

Kosova, e ringjallur fuqishëm në ndeshjet e fundit, kishte treguar formë të shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës së saj, kundër Suedisë dhe Sllovenisë. Këto paraqitje iu dhanë besim dhe motiv djemve tanë për të kërkuar rezultat pozitiv edhe ndaj Zvicrës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse të dy skuadrat u përpoqën të gjenin hapësira për shënim, por pa finalizim të suksesshëm.

Pjesa e dytë filloi me ritëm të shpejtë. Zvicra kaloi e para në epërsi në minutën e 47-të, nëpërmjet Ruben Vargas, i cili goditi saktë pas një aksioni të organizuar mirë në krahun e majtë dhe e mposhti portierin Aro Muriq.

Kosova, përkundër pësimit të golit, nuk u zmbraps, por intensifikoi sulmet. Skuadra jonë krijoi disa raste të ideale dhe në minutën 74, Florent Muslija, shënoi gol të bukur, duke barazuar rezultatin në 1:1.

Zëvendësimet e futbollistëve në minutat e fundit të lojës nga trajnerët Franco Foda (Kosova) dhe Murat Yakin (Zvicra) sollën energji të re në lojë, por jo edhe ndryshim rezultati.

Në tribuna u pa e gjithë simbolika e marrëdhënieve tradicionale dhe të shkëlqyera Kosovë–Zvicër: flamuj të përzier, familje të bashkuara, duartrokitje për çdo aksion, pavarësisht se nga cila skuadër vinte aksioni.

Diaspora shqiptare në Zvicër e ktheu ndeshjen në një festë të madhe, duke krijuar atmosferë të rrallë sportive dhe vëllazërore.

Me këtë barazim, Zvicra, tashmë e kualifikuar për Botërorin 2026, e ruan epitetin e kryesuesit të grupit dhe e pret e qetë rrugëtimin drejt Botërorit.

Kurse, Kosova ende mban gjallë shpresat se, nëpërmjet ndeshjeve të play-off-it, do ta bëjë ëndrrën e kahershme realitet: pjesëmarrjen për herë të parë dhe historike në Kupën e Botës 2026.

Në të pesëdhjetat askush s’është më romantik…!

1
Në të pesëdhjetat askush s’është më romantik,
të gjithë kanë pranuar në njëfarë mënyre disfatën,
kredinë e shtëpisë,
martesën e zakonshme,
punën që e bën se duhet!
Vetëm disa të çmendur humbin në det
me një varkë të vetmuar;
vetëm disa të çmendur shkruajnë filozofi,
vetëm disa të çmendur dehen
me një alkool të brendshëm,
vetëm disa të çmendura
e kurdisin zilen në dy të mëngjesit
për të thënë:
“do të të përkëdhelja deri në vdekje,
pa u merakosur aspak nëse bëhesh mendjemadh.”
Cristina Peri – Rossi
Përktheu: Ervina Toptani

Ndoc Bushgjoka: Lëvizja e Deçanit i ka shkundë islamistët politikë

0
Duket qartë prandaj janë trondituar.
“Nous sommes dans un siècle où il semble que la raison doive triompher ; cependant la barbarie renaît dès qu’elle croit l’occasion favorable.”
Volter letër filozofit d’Alembert (29 mars 1762).
Duhet theksuar ex abrupto, se Lëvizja e Deçanit i ka shkundë islamistët politikë, që nga nxitësit e teorisë panislame e deri te neofitet Enverë. Milaimë, Shabanë e që përmblidhen me emrin e njohur osmanë.
Përhapja e islamit politik ka filluar pak nga pak që nga fillimvitet ’90-të, por ka marrë yrysh që nga deklarata e Davutogllu, që ishte ipso facto e Erdoganogllu, në nëntor 2009, në Sarajevë, për bashkimin, si dikur, të miletit myslyman nën ombrellën e neootomanizmit.
Që nga ajo kohë, propaganda, ngritja e xhamive, lufta kundër kulturës e historisë shqiptare, u zhvilluan kreshendo. U sulmuan simbolet tona kombëtare, etnografia, festat, tradita, artet, etj etj deri edhe qënja shqiptare. “Unë jam musliman dhe jo shqiptar” bërtiste si cjapi në shul, një klerik islamik, ndërsa turma pa krye e xhematit duartrakiste e brohosiste.
Të gjitha mundohet ti fshijë me një të rë të lapsit islamiku i vogël Milail Nela. Dhe ky minisilamik e gjen oportune dhe të domosdoshme të sulmojë LEVIZJEN E DEÇANIT, me gjuhën pezhorato “e dreqanit”. Nuk duhet marrë mundimi me stigmatizue një mjerim nela, nëse do ishte vetëm një Milaim, por kur të njëjtës vrimë i bie edhe i ashtuquajturi profesor me emrin Enver B, apo të tillë si rahmetilia Sh. Murati, ahere nuk duhet shkuar pas sentencës të marrëve hapu rrugën.
E gjithë turma laramane e islamikëve, si në fabulën e vjetër “më mbaj pak kopilin, sa t’i them asaj zonjës kurvë”, blegërojnë se LEVIZJA e DEÇANIT është kinse” investim antishqiptar”. – Nuk e besoni? – mjaullin Milaimi, ahere ja dokumenti i Osmanit. Zbulimi “important” i Osmanit (shihni mbiemrin e tij që e mban si gozhup nga koha e osmanllinjve), na lë pa fjalë. Osmani i orientit, nihet si parja e kuqe. Eshtë e kotë ti shtosh apo ti heqësh gjëkaf’.
Duhej të ishim ndryshe, por fatkeqësisht jemi këtu e kështu. Kishte të drejtë Volteri kur i shkruante d’Alemberit:
“Jetojmë në një shekull ku arsyeja duket e destinuar të triumfojë; megjithatë, barbarizmi rilind sapo beson se mundësia është e favorshme.”
Por le të flasë vetë Milaimi dhe sekush të nxjerrë konkluzjet:
Ja shkarrashkrimi i tij i plotë:
“LËVIZJA E DEÇANIT” APO LEVIZJA E DREQ-ANIT?
A ka qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti informacione të shërbimeve informative rreth të ashtquajtërës “Lëvizje e Deçanit”?
A është kjo lëvizje siç e kanë cilësuar njohës të politikës dhe rajonit si investim komplotist antishqiptar që ka synime shkatërrimtare për Kosovēn dhe balancat politike fetare të saj?
Dihet që sidomos balancat fetare janë tepër të ndjeshme e ky lloj “orteku” hiç nuk po më pëlqen!
Cili është synimi real i sponsorave të kësaj levizjeje?
Ata që mendojnë se kjo lëvizje realisht ka synime konvertimin në katolikë që të na dojë perëndimi vërtet duhet ti thërrasin mendjes e të shohin poshtë fasadës dhe parrullave idiote!
Është publikuar një dokument i dalë nga shërbimet Kroate nga Kreshnik Osmani (video ne komente) rreth një komploti të mirëorganizuar e mirëmenduar nga qendrat armike të shqiptarëve!
Serbia ka luajtur gjithmonë me ndjenjat fetare të shqiptarëve. Me sa duket kur nuk arritën të realizojnë synimet e tyre duke financuar grupe radikale islamiste brenda dhe jashtë Kosovës duke arritur që këto grupe të përhapin dhe konsolidojnë radikalizime klerikësh dhe idiotë që shajne simbolet kombëtare të shqiptarëve si Gjergj Kastrioti dhe duke arritur deri atje sa të mos identifikohen me shqiptarë por vetëm muslimanë, tani i janë kthyer konvertimit masiv të shqiptarëve në katolikë që për inerci do krijojë lëvizje të tjera brenda komunitetit serb!
Miq!
Po luhet një shah shumë i rrezikshëm me prapavijë tëpër helmuese!
Asgjë nuk është ashtu siç duket!

Rrëfimi i botanistit britanik Herbert Cowley më 1930 : “Përmes Shqipërisë së paeksploruar. — Bimë të rralla në një territor të ri.”

0

Herbert Cowley (1885 – 1967)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Nëntor 2025

“Sevenoaks Chronicle dhe Kentish Advertiser” ka botuar, të premten e 4 korrikut 1930, në faqen n°11, rrëfimin e botanistit britanik Herbert Cowley rreth ekspeditës së tij asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Përmes Shqipërisë së paeksploruar

Zbulimet e një botanisti nga Tunbridge Wells

Bimë të rralla në një territor të ri

Burimi: Sevenoaks Chronicle dhe Kentish Advertiser, e premte, 4 korrik 1930, f. 11

Burimi: Sevenoaks Chronicle dhe Kentish Advertiser, e premte, 4 korrik 1930, f. 11

Pas udhëtimit nëpër malet e djegura nga dielli dhe pas kalimit të lumenjve të fryrë të Shqipërisë, një ekspeditë e vogël e përbërë nga z. H. Cowley nga Tunbridge Wells, Dr. Jenkin nga Hindhead dhe Dr. Guiseppi nga Felixstowe, është kthyer së fundmi në Angli me disa mostra botanike të rralla që pritet të kenë rëndësi të madhe për hortikulturistët.

  1. H. Cowley, i cili banon në 18, Sutherland Road, Tunbridge Wells, është i njohur në qarqet hortikulturore si redaktor i “Gardening Illustrated”. Ai është veçanërisht i vlerësuar në këtë zonë falë ligjëratave të tij tërheqëse të mbajtura në Town Hall.

Një vend me demokraci të plotë, ku princi nuk dallohet nga fshatari dhe ku askush nuk përpiqet të vendosë dallime; një vend ku një popull primitiv, i përballur me vështirësi në kërkim të ushqimit, ofron megjithatë mikpritjen e tij modeste për ata që kalojnë; dhe njëkohësisht një tokë e pasur me mostra për botanistët. Kështu e përshkroi Shqipërinë z. Cowley për një përfaqësues të “Courier”.

“Shqipëria është një vend për të cilin njeriu i zakonshëm di shumë pak”, tha ai. Ata hasën nxehtësi të madhe në lugina dhe u përballuan me reshje të mëdha shiu, të cilat bënin që lumenjtë të përmbyteshin dhe të merrnin me vete urat nën rrjedhat e fryra. Për të kaluar lumin Mat, ata duhej t’i bënin kuajt të notonin.

“Pa rrugë apo hekurudha, vazhduam udhëtimin tonë përmes territoreve të paeksploruara, duke kërkuar mikpritjen e vendasve kur binte shi dhe duke ngritur kamp kur moti ishte i favorshëm.”

“Ky vend primitiv, i cili vetëm prej pak kohësh është një shtet i pavarur, tani qeveriset nga Ahmet Zogu, Mbreti i shqiptarëve, administrimi i të cilit zhvillohet në mënyra shumë të thjeshta,” shtoi ai.

“Shtëpitë e krerëve janë të mëdha, me mure shumë të trasha, dhe mund të strehojnë një garnizon të vogël. Ne u mikpritëm nga këta krerë, të cilët e përdorin katin përdhes për bagëtitë e tyre. Ata kanë mobilje, dhe gjatë vakteve ulin qilimat nga muri, ulen përdhe dhe hanë bashkë nga një enë e përbashkët. Janë shumë të varfër në enë shtëpiake dhe na qenë mirënjohës për kutitë e zbrazura të konservave që ne hidhnim. Aty nuk ka absolutisht asnjë dallim shoqëror, dhe një princ mund të hyjë lirshëm në shtëpinë e një fshatari.”

“A u ndeshëm me ndonjë hajdut?” Ai qeshi lehtë. “Jo, patëm fat në këtë drejtim, megjithëse shumë njerëz kanë rënë viktimë e tyre. Natyrisht, ne ishim të përgatitur për një situatë të tillë dhe ishim të shoqëruar nga guida të armatosura. Në fakt, atje të gjithë mbajnë armë.”

Megjithatë, shqiptarët, pavarësisht mënyrave të tyre primitive, janë ambiciozë, dhe z. Cowley shpjegoi se aktualisht po përpiqen të formojnë një ushtri, “edhe pse është një ndërmarrje shumë e papërpunuar,” shtoi ai.

Ashtu si shumica e shteteve europiane, Shqipëria nuk është pa telashe të vogla, dhe herë pas here lindin mosmarrëveshje. “Kur po largoheshim nga Tirana të enjten e kaluar”, tha z. Cowley, “një ushtar shqiptar qëlloi një oficer italian, por nuk e di nëse kjo do të shkaktojë komplikime ndërkombëtare.”

Si botanist i zjarrtë, z. Cowley e ndërmori ekspeditën në atë cilësi dhe jo si turist i zakonshëm, dhe zbulimet e tij — së bashku me ato të miqve të tij — pritet të kenë rëndësi të madhe për botanistët në mbarë botën. Duke u ngjitur në majat e virgjëra të maleve, të cilat deri tani kishin mbetur të paeksploruara, z. Cowley dhe grupi i tij zbuluan shumë bimë të panjohura që, sipas tij, ua shpërblyen përpjekjet.

Ata zbuluan një specie shumë të rrallë, Wulfenia Baldachii, në një vend krejtësisht të ri, Chaffa Stogut (Qafa e Shtogut). Gjetën gjithashtu një lloj zambaku shumë rezistent, Lilium albanicum, i cili rritej në majat e maleve.

Një tjetër mostër e rrallë që ata mblodhën ishte Ramondia serbica.

Në përgjithësi, shqiptarët janë myslimanë, edhe pse ka edhe disa të krishterë.

  1. Cowley përfundoi duke dhënë një këshillë të vyer për vizitorët e ardhshëm të Shqipërisë: “Ata vuajnë nga mungesa e madhe e ushqimeve dhe, nëse shkoni atje, më dëgjoni: merrni me vete sa më shumë ushqime.” Kjo mungesë, shpjegoi ai, u shkaktua kryesisht nga zhvendosja e kufirit, që i hoqi Shqipërisë një pjesë të madhe të tokës pjellore, dhe shumë nga sulmet në kufi bëhen në kërkim të ushqimit.

Shtëpia me tapi të huaja !

0
-“Historia e Kosovës”, vëllimi I, botoi “Instituti i Historisë – Ali Hadri”, Prishtinë, 2025, faqe 692.
Hyrje
Botimi i vëllimit të parë të “Historisë së Kosovës” nga Instituti i Historisë –Ali Hadri” i fokusuar nga parahistoria deri në fund të shekullit XVIII, paraqet veprën e parë institucionale historiografike kushtuar historisë së Kosovës, të paralajmëruar prej vitesh në pesë vëllime. Si punë kolektive prej shumë autorësh, kryesisht nga Instituti i historisë së Kosovës –Ali Hadri, dhe me disa bashkëpunëtorë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, me pretendimet që “si projekt i avancuar ishte domosdoshmëri ngase Kosovës i ka munguar një histori e tillë”, bazuar në kapitujt III-V, mund të thuhet se në disa aspekte, paraqet një historie serbe në Kosovë, pra te një shtëpie me tapi të huaja!
VËSHTRIMI KRITIK
Kur flitet për “shtëpinë me tapi të huaja”, atëherë kjo lidhet me aspektin metodologjik të mbështetur mbi konceptin e deduksionit sipas modelit të njohur të shkollës së sllavistëve të Vjenës nga shekulli XIX i themeluar nga Shafariku e të tjerë, i ngritur mbi qëndrimin apriori se historia e shqiptarëve në formën e cuklave, siç i ka ndodhur edhe gjuhës shqipe e parë me arnime të huaja, duhet të gjendet tek historitë e popujve të tjerë (sllavët, grekët, rumunët, osmanët e të tjerë) me theks të veçantë tek serbët, meqë atyre u atribuohet i ashtuquajturi shtet mesjetar serb deri te përmasat “e perandorisë”, lidhur me Rashën Nemanjane përmes falsifikimeve flagrante të dokumenteve kishtare si dhe autoqefalia e kishës ortodokse serbe nga shekulli XIII). Shkolla e sllavistëve të Vjenës, me referenca “të rishqyrtuara”, vazhdon të ndjek këtë ecuri, gjë që historiografinë institucionale në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, e ka sjellë pozicioni i status quos, pa qenë në gjendje që të ndryshojë radikalisht këtë paradigmë antihistorike, që përballë çfarëdo lëvizjeje “arsyetuese”, siç ndodh me “Historinë e Kosovës”, e kthen në miratues të saj!
Gjendja e “status quos”, në aspektin metodologjik, lidhet me konceptin e induksionit, pra e nisjes nga qendra për tek periferia, siç u tha, të imponuar nga shkolla sllaviste e Vjenës, në vend që të ndodhte e kundërta, pra ajo e deduksionit, mbi konceptin e ndjekjes së vazhdimësisë historike të zhvillimeve shoqërore-politike dhe kulturore nga antikiteti, mesjeta dhe deri te koha jonë, të nisura nga qendra etnike, shoqërore-politike dhe kulturore – Dardania antike, si mbretëri ndër më të rëndësishmet ilire bashkë me Maqedoninë dhe Epirin. Kjo pikënisje, ku Kosova shihet si vazhdimësi e Dardanisë, ia nxjerrë në pah tapitë historike, etnike, shoqërore dhe politike, të dala nga identiteti etnik, administrativ dhe kishtar gjatë perandorisë së romes dhe mandej Bizantit për tek koha pesëshekullore osmane e deri te koha jonë, e themelimit si shtet i pavarur i shpallur në vitin 2008. Kjo metodologji nënkupton që edhe zhvillimet në Bizant nga fillimet e rënies së tij nga kryqëzata e katër (1204), kur katolikët evropianë për gjashtë decenie në Kostandinopojë instaluan të ashtuquajturën Perandori Katolike, paçka se me kthimin nga Nikeja, fuqi a e Bizantit në Ilirik erdhi duke u rrudhur sa nga zgjerimet e Venedikut, Gjenovës, Napolit dhe Hungarisë në Ilirik e sa nga ngritja e feudeve autonome në hapësirat e saj me pretendime që të fitonin hapësira dhe pushtet, gjithnjë në përputhje edhe me lëvizjet kishtare lindje-perëndim (Vatikan-Kostandinopojë apo katolicizëm-ortodoksi), e ku më e njohura, midis shekujve XII-XV, shfaqet dinastia Nemanjane e Rashës, fillimisht në Diokle për t’u bartur përfundimisht në Rashë, pra në Dadani, prej nga si fuqi feudale, nga Stefan Urosh e deri te Stefan Dushani, ngrihet në fuqi hegjemone në Ilirik me pretendimet e hapura që të kthehet në trashëgimtar të fronit të Bizantit të shkërmoqur, të rrudhur në përmasat e kryeqytetit. Ndjekja e kësaj metodologjie, pra e pasqyrimit të Rashës Nemanjane si Rashë dardane, e nxjerrë nga përvetësimi i historiografisë hegjemoniste serbe, pamëdyshje se duhej të niste nga pamjen e raporteve autonome feudale në Ilirik nga rënia e temave tek zhupanitë, feudet e deri te despotatet, si forma të formacioneve feudale në lufta të ndërsjella për sa më shumë prona dhe pushtet të hapësirave të Bizantit, gjithnjë në rivalitet me fuqitë perëndimore, siç ndodhi gjatë sundimit të Stefan Dushani në kulmin e fuqisë së dinastisë nemanjane në shekullin XIV. Pikënisja që dinastia nemanjane të shihet si mbretëri serbe dhe dinasti madje pushtuese e hapësirës së Ilirikut dardan, pjesërisht Maqedonisë dhe të Epirit, në kulmet e saj dhe jo si pasuese e fuqisë së saj në hapësirën dardane, që filologu jugosllav M. Budimir, me të drejtë Rashën e quan kështjellë të fundit dardane në Ilirik, ka sjellë deri tek ajo që pushteti shtetëror dhe politik mesjetar në Ilirik të shihet pushtet serb, dhe jo e kundërta, që Rasha dhe në përgjithësi dinastia nemanjane e lidhur me feudalët arbërorë nga Progonët, Balshajt, Kastriotët, Thopijajt, Arianitët e të tjerët deri në Epir, të pasqyrohet pjesë e strukturave feudale vendore në Ilirik dhe Dardani, që M. Shuflaj me të drejtë, në raport me zhvillimet shkëmoqëse në Bizant, i quan “pjesë separatizmi feudal”. Në vend të kësaj, në tekstin e “Historisë së Kosovës”, në kapitujt III-V, hartuesit e kësaj tematike, thuajse në tërësi, i nënshtrohen metodologjisë së shkollës sllaviste të Vjenës nga shekulli i kaluar, ku e ashtuquajtura “qenie arbërore” kryesisht shihet e lidhur me katolicizmin në luftë me Rashën “serbe” dhe ortodoksinë serbe, që lufton për sllavizmin e arbërorëve, me çka nga një gabim kalohet tek tjetri, kur ortodoksia si pjesë e krishterimit e zyrtarizuar në Dardani në shekullin IV nga perandori dardan Konstantin i Madh, mbas ndarjes së kishave në shekullin XI, në përputhje me gjuhën e liturgjisë kishtare (sllave ose greke), trajtohet si trashëgimi serbe ose greke, paçka se raporti midis krishterimit katolik dhe ortodoks në hapësirën e Ilirikut midis shekujve XI-XIV tek feudalet vendor del dukshëm në dobi të atij ortodoks, meqë Iliriku ndodhej nën administrimin e Kostandinopojës, gjë që pasqyrohet edhe me përkatësinë ortodokse të shumicës së familjeve të feudale dhe despotë nga ajo e Progonit, Balshajve, Kastriotëve, Thopijave e shumicës në Epir, përkatësi kjo që do të ndryshohet në përputhje me pushtetet politike lindje-perëndim siç ka ndodhë me ato të Kastriotëve, të Balshajve, Thopijave dhe të tjerëve që nga dy apo tri herë kanë ndryshuar ritin kishtar nga ai ortodoks në katolik dhe anasjelltas. Përjashtim këtu bën vetëm dinastia rasiane, e cila ndonëse pranon shumë herë lidhjet politike me Papatin, mbetet bastion kryesor i ortodoksisë në Ilirik, që në fazën e fundit, për arsye politike, përfshihet edhe në luftën kishtare kundër katolikëve, nga shumë burime meritore të kohës, e parë edhe si “Illyria magna”.
PRANIMI I DIKTATIT TË HISTORIOGRAFISË HEGJEMONISTE SERBE
Pranimi i dinastisë nemanjane të Rashës si themel të shtetit mesjetar serb deri te përmasat e Perandorisë, gjen mbështetej mbi dosjet e hulumtimeve të historianëve, gjuhëtarëve, arkeologëve, antropologëve dhe të tjerëve të nxjerra nga autorë antikë si dhe dokumentet mesjetare të rishkruara të arkivave të Venedikut, Vatikanit, të Kostandinopojës, të Raguzës dhe ato haxhiografie, nga shekujt XVIII dhe XIX, (kryesisht nga Hilandari dhe Bizanti), të shumtën të përpunuara dhe të falsifikuara, të klasifikuara pastaj në Acta Albaniae I, II (1913), Acta Slavica, Acta Serbia, Acta Hungaria, e të tjera, të cilat u kthyen në “platformë historiografike”, kryesisht për qëllime politike, që duhej t’i shërbenin hartave të reja shtetërore të dizajnuara nga interesat e Rusisë dhe të Austro Hungarisë në hapësirën europiane të Perandorisë osmane pas largimit të saj prej andej. Këto dosje aktesh vjeneze, në mënyrë selektive, ndiqen edhe me dy vepra thuajse orientuese të botuara në fillimet e shekullit XVII: veprën e Mario Orbinit “Il Regno gli sllavi” Pesovo 1601 dhe të perandorit Constaniim Porphyrogeniae “De thematibus et de administrando imperia”, 1611. Vepra këto pa kredibilitet shkencor, ajo e Orbinit, pse merret më shumë se një përrallë e sajuar nga priftërinj falsifikues, që e seleksionuar, pa pjesën ku Rasha shihet jashtë Serbisë dhe Kosova si Dardani, citohet vetëm nga historianët serbë. Ndërsa vepra e perandorit Porphyrogenit, po ashtu merret si jomeritore, jo vetëm se paraqet një udhëzim interno me shumë lajthitje faktografike të perandorit për të birin, por edhe për faktin se është dëshmuar e sajuar prej kronistëve të ndryshëm, gjë që dokumentohet edhe me ngatërrimin e kapitujve, kur kapitulli 30 del para atij 21, me distancë të madhe kohore dhe përmbajtjesore.
Por, ajo që do t’i kthehet në handikap të madh “Historisë së Kosovës”, është jo vetëm metodologjia e këtij koncepti, por për më tepër, pasojat prej tij. Meqë shkolla e sllavistëve të Vjenë, e bazuar nga dokumentet e përpunuara, të rishkruara dhe të falsifikuara nga Hilandarit dhe haxhiografitë prej andej, siç janë “Свети Сава – Сабраба Дела” të botuara nga T. Jovanoviq, Beograd 1998, “Стеван Првовенћани – Сабраба Дела”, nga Georgievski-Jovanović, pastaj “Живопис Светог Саве“ nga Teodosije Hilandarski si dhe vepra e Konstantin Filozofit “Повест Словена – Житије деспота Стефана Лазаревића“, Beograd 1989, „Старине“ të S. Novakoviqit e të tjera, ia krijon “platformën” historike dhe shpirtërore mashtrimit të shtetit mesjetar serb deri te shkalla e “Perandorisë”, të mbështetur mbi dinastinë Nemanjane të Rashës, si një entitet autonom në Bizant, siç kishte shumë të tjerë asokohe që, të nxitur na Vatikani, Hungaria dhe vendet tjera katolike, luftonin për të fituar sa më shumë nga shkërmoqja e pushtetit qendror, në rënie e sipër. Kështu, dinastia e Rashës, me histori të mjegulluar nga Diokleja (Zeta) në shekullin XII dhe shtrirja në Rashë dhe gjithë hapësirën e Dardanisë antike dhe të Maqedonisë dhe pjesërisht të Epirit gjatë kohës së zhupanit të madh Dushanit, pranohet “Perandori Serbe” madje! Në mbi tetëdhjetë për qind të referencave në kapitujt III-V, përkundër shumë e shumë dokumenteve dhe kronikave meritore bizantine dhe latine, ku ajo quhet Rasien, Rasia, Rex Rasien e kështu, te autorët tanë zë vend emërtimi “Shtet Mesjetar Serb” dhe “Perandori e Dushanit”, të mbështetura kryesisht nga vepra e S. Novakoviq “Законик Стефана Душана, цара српског 1349-1354” e botuar fillimisht në vitin 1870 e plotësuar dy herë në vitin 1908 dhe 1912!
Se kemi të bëj me një diktat mashtrues të historiografisë serbe për të ashtuquajturin shtet mesjetar serb si Perandori Serbe në kohën e Stefan Dushanit, që është pranuar dhe inkorporuar fund e krye në tekstin e “Historisë së Kosovës” si tapi shtetërore dhe kulturore serbe nga mesjeta, që jo rastësisht mbështetje ka gjetur edhe te Pakoja e Ahtisarit, kjo kuptohet lehtë edhe nga vetë autori S. Novakoviq, kur në parathënie (faqe 4) pranon se kanuni mesjetar i Dushanit nuk ekziston, por ai është arnuar nga rrëfimet në shekullin XIX në Prizren dhe rrethinë si dhe nga disa tekste nga kishat në Vllahi dhe Rusi (Peterburg), të cilat i ka ndërlidhë Shafariku në Vjenë më 1859.
Mënyra si është ngritur kjo vepër deri te shkalla e „testamentit“ shtetëror dhe juridik të „Perandorisë serbe“ së Stefan Dushanit në shërbim të krijimit të platformës ideologjike dhe politike të shtetit mesjetar serb për nevoja politike në shekullin XIX, që do t’i paraprijnë atij në hartën politike të Evropës të pranuar në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, përkthimi në disa gjuhë dhe shpërndarja nëpër qendrat kryesore evropiane, tregon më së miri për ndërlidhjen e shumë faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në konstruktimin e tij me anën e sajimit të dokumenteve të shkapërderdhura pa kredibilitet shkencor. Kjo formë e arnimit të „dokumenteve“ të „strukur“ nëpër kisha dhe biblioteka „të harruara“, pasqyrohet më së miri në veprën e S. Novakoviqit po edhe të ngjashme të kësaj natyre, që shtetit serb të pranuar në Kongresin e Berlinit, t’i krijohet platforma historike në rrethanat që siç pranon edhe Jagodiqi, Ruravaci e madje edhe V. Çubrilloviqi në librin “Политићка мисао Сербиеј“ (Mendimi politik serb) të shpërputhjes së madhe midis Serbisë etnike – (që sipas Porphyrogenit gjendej diku në enklavat Zahumlem Pohumle te Neretva), të Serbisë kulturore – që gjendej në Hungari dhe Serbisë si shtet nga 1878 (me pakicë serbe, shumicën e së cilës e përbënin vllahët dhe shqiptarët ortodoksë). Autori, megjithatë, duke dëshiruar që të tregojë “për vjetërsinë” e kësaj vepre, që e ka të qartë se mungon, mbështetet mbi disa shtresime të sajimeve dhe përpunimeve të teksteve që kanë për qëllim „nxjerrjen në dritë“ të „dokumenteve autentike“ me anën e ndërtimit „të pjesëve të humbura“! Siç është thënë edhe më herët, bazë e kësaj pune kanë shërbyer punëtoritë e kishave të ndryshme, në radhë të parë atyre në Hilandar, dhe të tjerave në Rusi (Odesë) për t’i distribuuar dokumentet e përpunuara dhe të retushuara në Vjenë, te shkolla e njohur e sllavistëve, prej nga pastaj „dokumentet meritore“ janë trajtuar nga studiuesit e ndryshëm për t’u krijuar „dosjet“ si „Monumenta slavica“ e të tjera, me të cilat janë ushqyer historitë e serbëve, të bullgarëve, të rusëve me „dokumente autentike“, të cilat, siç dëshmon edhe “Historia e Kosovës”, vazhdojnë të njëjtin mision. Autori i „Zakonikut“, në parathënie, zbulon teknologjinë dhe infrastrukturën e përpunimit dhe të falsifikimit të dokumenteve kur merret me „historikun“ e Zakonikut (kanunit), që doemos lidhet me Vjenën dhe punën e studiuesve të atjeshëm, në radhë të parë të atyre sllavë ose serbë (shih Schafarik, Mikloshiq, Jastrevov e të tjerë). Kështu, pikënisja e „Zakonikut“ (Kanunit) fillon te J. Rajiq, më 1859 te botimi „Историе словенских народие“, për t’u bartur pastaj te Mikloshiqi, i cili do ta paraqesë në gjuhën gjermane „Lex Stepani Dušani“, Vjenë 1856, prej nga pastaj do t’i bjerë në dorë P.J. Schafarikut, i cili do ta përfshijë në librin „Pomatky drevnioh pismenietvi Jihostovanie“, në Pragë, 1860. Schafariku, tekstin nuk e dha në mënyrë integrale, meqë ai nuk ekzistonte, por e parashtroi në 9 dorëshkrime të ndryshme me pretendimin se ato „janë pjesëza të zbuluara në manastire të ndryshme (Ravanicë, Rudnik, Kazan e të tjera) gjoja nga ato të viti 1350 e deri në vitin 1700, e ku vend të rëndësishëm zë teksti nga Petërburgu i N. Nadežnjev, që njihet nga manastiri Bistrica i Vllahisë. Këto tekste, as gjuhësisht e as përmbajtësisht, nuk formojnë tërësinë e një kanuni, gjë që e pranon edhe Shafariku. Por, S. Novakoviqi, në botimin e tij, copëzat e Shafarikut i ndërlidh me dy tekste „autentike“, nga shekulli XIX. Njëri nga Struga, i mbledhur nga një prift rus. Dhe tjetri nga Prizreni, po ashtu i mbledhur nga një prift i quajtur Sime. Tekstin nga Prizreni, gjoja nga shekulli XV, në Beograd e dërgoi mësuesi nga Smedereva, Nikolla Maslin, prej nga ai i përpunuar në Vjenë, iu dorëzua S. Novakoviqit që ta nxjerrë në dritë. Natyrisht se S. Novakoviqi u përpoq që „kredibilitetin“ dokumentues të veprës ta pasqyrojë me tekstet e Schafarikut në sllavishten e vjetër kishtare me atë serbe. Në parathënie S. Novakoviqi shpjegon origjinën e teksteve dhe mbledhjen e tyre nga dora në dorë, që sipas tij, plotësojnë Kanunin dhe frymën e tij. Kështu, 165 fletët (listina), vijnë nga 16 mbledhës të ndryshëm, të cilëve nuk u dihen emrat, pos që thuhet se një pjesë e madhe e tyre janë rishkruar nga 6 klerikë dhe dy xhakonë në Prizren.
Meqë botimi i parë i vitit 1870, ishte me shumë shpërputhje dhe si i tillë nuk i plotësonte sa duhet kriteret themelore për t’u marrë seriozisht, S. Novakoviqi, pasi që të jetë emëruar kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe në viti 1886, paraqitet me versionin e dytë “të plotësuar” të “Kanunit” me disa copëza të “rizbuluara” të versionit të “Kanunit” të Strugës nga shekulli XIV dhe të Prizrenit nga shekulli XV. Aty përfshihen 106 nene, të cilat nuk paraqesin tjetër pos një bartje (kopjim) të drejtpërdrejt të akteve ligjore kishtare të Bizantit (Homokanon), të cilat, ishin në pjesë e të drejtës romake-bizantine në përputhje me kodin e Justinianit, por që rregullonin çështjet pronësor në raportet e kishës me Perandorinë, ku ajo ishte pjesëmarrëse në administrimin e pronave kishtare dhe atyre vendore. Këtyre neneve nga kodi bizantin do t’i shtohen edhe pjesët tjera, ku amputohen raportet me ritet kishtare (me katolikët) e ku shfaqen edhe disa dekrete me të cilat përcaktohen sjelljet e kishave, e ku nuk mungojnë edhe regjistrat rreth pasqyrës demografike të popullatës ku, krahas popullatës shumicë “serbe”, si pakicë, shfaqen” “арбанашки катуни” (katunët arbanase) dhe “Блашки катуни” (katunët vllehe).
Nuk është për t’u habitur skenari i “pasqyrës demografike” të popullatë së “Perandorisë së Dushanit”, ku asokohe nuk ka pasë përkatësi kombëtare pos kishtare: e ritit ortodoks ( me gjuhën e liturgjisë kishtare sllaviste e vjetër dhe greqishte) dhe e ritit latin (me gjuhën e liturgjisë kishtare latinishte)! Por, është për t’u habitur, që ky konstrukt antihistorik dhe antishkencor, i sajuar nga kisha ortodokse serbe dhe historiografia serbe e shekullit XIX për qëllime hegjemoniste, në veprën “Historia e Kosovës” është pranuar “si e vërtetë shkencore” dhe thuajse u ka shërbye që të gjitha disajnimeve të raporteve gjoja kombëtare në shtetin e imagjinuar mesjetar serb, ku ka pasë edhe disa “katune arbanase” (katolike) dhe vllahe! Kështu, ky diktat i falsifikuar i të ashtuquajturit “shtet mesjetar serb”, në saje të “verifikimit” nga historianët, linguistët, etnografët e shkollës së sllavistëve të njohur të Vjenës, ndonëse nga historiani i njohur serb Ruvarac quhet “përrallë”, është pranuar te një pjesë e mirë e historiografisë botërore edhe nga historianë të vonshëm, siç është N. O.J. Shmitt dhe të Malcolmi madje, që ndonëse vepra e tij “Kosova një histori e shkurtër”, paraqet një hap të rëndësishëm në dekonspirimin e mitit serb të Kosovës dhe të pranimit të Kosovës entitet politik në ish Jugosllavi nga viti 1945-1989, megjithatë, pranon Stefan Dushanin “perandor serb” si dhe të autoqefalinë e kishës ortodokse serbe nga mesjeta (shekulli XIII), me disa shkëputje gjatë perandorisë osmane.
MASHTRIMET E KISHËS ORTODOKSE SERBE ME AUTOQEFALINË
Ngritja e shtetit hegjemon serb nga autonomia në vitin 1830 (në përmasat e pashallëkut të Beogradit) dhe pranimi si shtet në Kongresin e Berlinit 1878 e deri te zgjerimi me tokat shqiptare gjatë luftërave Ballkanike 1912-1913, me ç’rast Kosova dhe Maqedonia do t’i njihen Serbisë, u bë mbi “tapitë shpirtërore” të kishës ortodokse serbe dhe mashtrimeve të saj si “pjesë e identitet shpirtëror dhe kulturor serb nga mesjeta e këndej”. Ky mashtrim që ishte pjesë e konceptit sllavo-rus që në pjesën europiane të Perandorisë Osmane të krijojë shtete vasale (Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë), duhej të përcillej me faktorin Kishë Ortodokse Serbe dhe autoqefalinë e saj nga shekulli XIII e këndej, që si do të shihet, ishte vetëm një autonomi e përkohshme nga Peshkopata e Ohrit (nga viti 1219-1275). Diskursi i këtij mashtrimi do të vazhdojë për tetë shekuj me radhë, meqë autoqefalia e Kishës Ortodokse Serbe do të fitohet në vitin 1922, pasi që të jetë formuar Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene. Meqë autoqefalia kishtare përherë lidhej me shtetësinë, Kisha Ortodokse serbe, këtë “të drejtë” e fitoi vetëm pas vendimeve të Konferencës së Parisit më 1919 kur u pranua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, në gusht të vitit 1920, me anën e një delegacioni shtetëror do t’i drejtohet Sinodit të Shenjtë të Patrikanës së Kostandinopojës për unifikimin e tri kishave (të Karllovcit, të Malit të Zi dhe të Mitropolisë së Beogradit) në një kishë të përbashkët, që do të quhej Kisha Ortodokse Serbe. Sinodi i Shenjtë, në përputhje me realitetet shtetërore të cilave u nënshtroheshin edhe ato kishtare (autoqefalitë), vendosi të miratojë kërkesën e shtetit SKS me kusht që të paguajë 1,5 milionë franka francezë për lejimin e kishave të Kosovës dhe të Maqedonisë (deri më atëherë nën juridiksionin e Patrikanës së Kostandinopojës) që të përfshihen në kuadër të hierarkisë së Kishës së bashkuar ortodokse serbe. Akti përfundimtarë i kësaj marrëveshjeje do të nënshkruhet në vitin 1922 nga Patriku i Kostandinopojës.
Meqë ky mashtrim prej tetë shekujsh po vazhdon të prodhojë pasoja politike për shtetin e Kosovës, ngaqë me pakon e Ahtisarit krishterimi ortodoks dhe objektet e kultit kishtar trajtohen si pronësi e Kishës Ortodokse Serbe, me ç’rast shqiptarët, që i kanë takuar krishterimit nga zyrtarizimi i tij në shekullin IV, kur në Ilirik nuk ka pasë sllav, privohen nga një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tyre shpirtërore dhe asaj historike. Ajo gjithsesi lidhet me fuqizimin e dinastisë së Rashës Nemanjane (me prejardhje tribale, siç e thotë disa herë edhe Perandori bizantin Kantakuzeni në historinë e tij) si dhe kyçjën e saj në kryqëzatat katolike evropiane dhe shfrytëzimi i rrethanave të dobësimit të Bizantit, që u krijoi mundësi për ngritje të fuqishme në Ilirik. Kështu, kur në Kostandinopojë kryqtarët katolikë do të rrënojnë kulturalisht dhe politikisht Bizantin, duke shpallur Perandorinë Katolike në vitin 1204, ndërsa qendra e Bizantit bashkë me kishën ortodokse do të kalojë në Nike, kisha e Rashës në qendrën e saj në Zhiçë, me ndihmën e drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë, do të ndihmohet, që me veprime në kundërshtim me kanonet kishtare, për t’u shkëputur njëanshëm nga Peshkopata e Ohrit, në të cilën gjendej nga koha e Simeonit bashkë me të tjerat në pjesën perëndimore të Ilirikut. Kjo gjendje ishte konfirmuar edhe nga perandori i Bizantit Vasili II në vitin 1018. Nga dokumentet e rishkruara dhe të përpunuara të Kishës Ortodokse Serbe nga punëtoria e manastirit të Hilandarit veçmas me anën e “zhitive”(jetëshkrimeve të monahëve kishtarë) që nuk paraqesin tjetër pos një formë të haxhiografisë (jetëshkrime fetare), siç u tha, shumë prej tyre të përpunuar dhe të rishkruara në shekujt XVII-XIX në përputhje me qëllimet e caktuara politike, fitohet bindja se e ashtuquajtura Kishë Ortodokse Serbe “pranohet e pavarur” nga Patrikana e Kostandinopojës, pra fiton autoqefalin, ndonëse ajo që kishte ndodhur në Nike, në bazë të dokumenteve meritore, paraqet vetëm një pavarësim të Peshkopatës së Zhiçës nga Peshkopata e Ohrit dhe assesi autoqefali. Pra, në Nike, në rrethanat kur në Kostandinopojë asokohe sundonte Perandoria Latine, kishte ndodhur vetëm një riorganizim i përkohshëm kishtar në pjesën qendrore të Bizantit, si kundërpërgjigje realiteteve të reja të krijuara kur kisha katolike kishte fituar hapësirë të dukshme në këto pjesë dhe kërkonte që të faktorizojë aleatët dhe vasalët perëndimorë, në radhë të parë Nemanjajt e Rashës po edhe bullgarët. Në këtë drejtim Vatikani punoi me të madhe qe Kisha e Rashës me seli në Zhiçë dhe ajo bullgare të shkëputen nga Kostandinopoja. Natyrisht se edhe kisha e Kostandinopojës e dëbuar nga kryeqendra e vet, asokohe nuk e kishte kundërshtuar “mëvetësimin” e kishës së Rashës me seli në Zhiçë nga ajo e Ohrit, meqë ishte e interesuar që ajo të mos bëhej pre e Vatikanit, veçmas pas kurorëzimit kishtar të Stefan Nemanjës në vitin 1217 nga Papati. Përkundrazi, si shihet, edhe Patriku i Nikesë, Manojllo, do ta kurorëzojë “mbret” Nemanjën duke e toleruar formalisht krijimin e Peshkopatës së Zhiçës, si të shkëputur nga ajo e Ohrit, por kjo me asnjë dokument nuk u vërtetua se fitoi edhe autoqefali kishtare. Rreth kësaj kemi edhe dëshminë meritore të Dr. Dimitrije Ruvarac, arkimandrit, menaxher i shtyp-shkronjës së kishave dhe Bibliotekës Patriarkale të Sremski Karlovcit dhe redaktor i “Srpski Zion”. Ruvarac pohon se “nuk ka dyshim se Sava mori disa privilegje për hierarkinë kishtare rasiene në Nikea, por është e pamundur të identifikohen të gjitha ato me bekimin për një ngjarje kaq të madhe kanonike, siç është krijimi i kishës autoqefale. Me fjalë të tjera, Sava mund të merrte një vetëqeverisje të caktuar nga Kostandinopoja për hierarkinë kishtare, me një listë të përcaktuar qartë të privilegjeve – por jo autoqefali.
Por, pas rrëzimit të Perandorisë Latine më 1261 dhe të rikthimit të Bizantit në Kostandinopojë, vendimet e Nikesë rreth shkëputjes së Peshkopatës së Rashës nga Peshkopata e Ohrit anulohen dhe ajo prapë do t’i kthehet gjendjes që ishte në vitin 1219. Madje, me rastin e rikthimit nën administrimin e Peshkopatës së Ohrit, bashkë me atë bullgare, në Koncilin e Lionit, më 1274, kërkohet falje për këtë “sjelle të pamirë të kishës së Rashës”.
Lajmet më të hershme të suksesit të Savës në fitimin e autonomisë – jo autoqefalisë – erdhën nga biografët e tij (higjiografët). Dhe me një vonesë të madhe. Domentian shkruan për këtë (rreth 1253, kështu që shkrimet e tij u “ripunuan” nga një autor tjetër pas vitit 1290); dhe më pas, të paktën një shekull më vonë (midis 1320 dhe 1330) dhe Teodosi.
Domentian dhe Teodosi lan një konfuzion në takimin në shkrimet e tyre. Njëri prej tyre shkruan për 14 vitet që Sava kaloi si kryepeshkop; kjo do të thoshte, me kushtin që në vitin 1233 (ose 1234) për disa arsye Sava dha dorëheqje nga froni i Kryepeshkopatës së Zhiçës, se ai mund të ishte shuguruar më 1219, dhe pastaj Patriarku Manojlo Sarantin (νοανουήλ Α΄ Σαραντητός ή Χαριτόπουλος).
Sidoqoftë, Domentiani dhe Teodosi janë të aftë për çështjet kishtare, kështu që, megjithëse ata zbukurojnë dukshëm gjëra – për shembull, thuhet gabimisht që Sava erdhi në Kostandinopojë me perandorin bizantin, megjithëse është e verifikueshme që Theodore I Lascaris mbretëroi në Nikea – ata nuk pretendojnë se bëhej fjalë për autoqefali të kishës.
Edhe te kjo çështje, ndërhyrja e dr. Ruvarac, heq mjegullimin e krijuar nga biografët e tij dhe të tjerët që i përpunuan ato. “Deri më tani, asnjë letër nuk është shtypur askund, e cila do të konfirmonte kush dhe kur Shën Savën e shuguroi kryepeshkop dhe mbi çfarë baze. Sepse, po të ishte kështu, atëherë duhej të lësho-hej një letër e tillë dhe një akt i tillë i rëndësishëm nuk mund të humbiste. Prandaj, nuk dihet saktësisht se cilin vit, për të mos përmendur muajin dhe ditën, është shuguruar Sava kryepeshkop, siç mungon edhe emri i patriarkut që e bëri atë”.
Ato që thotë dr. Ruvarac, mbështetet nga qëndrimet e Dr. Janko Shafarik, i cili u mor shumë me këtë çështje. Shafariku paraqiti një raport mbi rezultatet e hulumtimit të tij në arkivat e Kostandinopojës, botuar më 1855 në Beograd. Për atë që gjeti në Kostandinopojë, Shafarik shkruan:
“Ne nuk mund të dokumentojmë asnjë veprim me anë të të cilit Shën Sava u bë një kryepeshkop i pavarur. Madje, asnjë veprim tjetër i ngjashëm, nuk është gjetur deri më sot!”.
Edhe historiani i kishës serbe, Svetozar Niketiq, qysh më 1870 vlerëson se “Megjithëse kisha serbe ka qenë ajo që e konsideroi Sava si të pavarur, përsëri kryepeshkopët e saj, të zgjedhur nga asambleja e hierarkëve, u përcaktuan në atë titull nga patriarku i Kostandinopojës”. Por Niketiq, thotë se, falë Savës, u fitua e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre vetë në të ardhmen, por ata mbetën nën ohforionin e Kostandinopojës, praktikë kjo që përkohësisht do të ndërpritet nga Stefan Dushani. S’do mend, se e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre në të ardhmen, që si përvojë u shfrytëzua gjatë dy shekujve të ardhshëm në hapësirat kah Nemanjajt shtrinë pushtetin, u shfrytëzuar për t’u “promovua” autoqefalia. Kisha Ortodokse Serbe retushoi në këtë frymë thuajse të gjitha dokumentet kishtare që erdhën nga punëtoritë e Hilandarit.
Në të vërtetës, ky veprim, nuk anashkalohet as nga disa autorë objektivë serbë (ndër të cilët duhet dalluar Ilarion Ruvarac). Aty, me të drejtë, shihen edhe prapaskenat e Vatikanit, që asokohe luheshin në kurriz të Patrikanës së Kostandinopojës me rastin e pushtimit të kryeqytetit të Bizantit nga katolikët, në vitin 1204 që zgjati deri në vitin 1261, kur aty u kthye Perandori bashkë me suitën e klerikëve nga Nikea. Në këtë venërim, gjithsesi, rolin kryesor kishte veprimi i Peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian (Demetros Chomateros), që sapo të përhapet lajmi nga Nikea, nxori mallkimin drejtuar Arhimandrit Sava të Rashës. Në letrën drejtuar Patrikut ortodoks në Nike thotë se Sava nuk e ka të drejtën të shkëputet nga Peshkopata e Ohrit, meqë kjo nuk lejohet nga kanoni i rregullit apostolik.
Letrat e peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian, do të mbesin një zë i shurdhër për mbi gjysmë shekulli, deri sa do të bjerë Perandoria latine e Kostandinopojës në vitin 1261. Bizanti sapo u kthye në kryeqytet e me të edhe qendër e Patrikanës Ortodokse, u kthye edhe rregulli i dikurshëm kishtar. Ky veprim ishte përcjellë me “miratim” edhe nga Vatikani, ngaqë ishte kthyer “normaliteti” midis dy qendrave botërore që thirreshin në të njëjtën perandori, e cila asokohe ndodhej përballë kërcënimeve osmane. Në kuadër të këtyre raporteve, për Patrikanën e Kostandinopojës me interes të madh shfaqej edhe rikthimi i fuqisë së humbur kishtare të Peshkopatës së Ohrit, me rastin e shkëputjes së njëanshme prej saj të Arqipeshkvisë së Rashës dhe asaj bullgare, të cilat aktronin autoqefalin. Në këtë aspekt letrave të Homatianit do t’u hiqet pluhuri i kohës dhe madje, do t’u jepet përgjigje e drejtë, me atë që në Koncilin e Lionit do të thuhet se në Nikea ishte shkelë kanoni apostolik dhe se Peshkopatës së Ohrit i ktheheshin Ipeshkvia e Rashës dhe ajo bullgare. Natyrisht se këtij vendimi i parapriu dekreti i Perandorit Mihali VIII, me të cilin Peshkopatës së Ohrit i kthehej juridiksioni mbi Peshkopatën e Rashës dhe atë bullgare në përputhje me dekretin që kishte shpallur në fillim të shekullit XI Perandori Bazili II. Anulimi i pavarësisë së peshkopatës së Rashës, qendra e së cilës kishte kaluar në manastirin e Zhiqes, që në historinë kishtare të Kishës Ortodokse Serbe quhej autoqefali, kërkonte edhe largimin e peshkopit Danilo nga ajo pozitë. Kjo do të bëhet në vitin 1272.
KRISHTËRIMI ORTODOKS I SHTRËMBËRUAR DHE SKËNDERBEU I AMPUTUAR!
Krahas dy mashtrimeve të para: shtetit mesjetar serb të ndërlidhur me dinastinë Rasiane dhe autoqefalisë së kishës ortodokse serbe nga shekulli XIII, mashtrime këto që në kapitujt III-V të “Historisë së Kosovës”, që jo vetëm nuk kontestohen, siç ndodhë edhe nga disa historianë serbë (Ruvarac e të jerë), por pranohen an blloc, është edhe mashtrimi i tretë, ai i shtrembërimit të ortodoksisë si pjesë e krishterimit të përbashkët deri te përmasat e pasqyrimit të tij si faktor që përmes sllavizmit, kundërshton identitetin etnik dhe kulturor në raport me katolicizmin, të cilit i atribuohet roli i mbrojtësit të vetëm të identitetit kulturor përmes liturgjisë kishtare në gjuhën shqipe. Pamja e tillë konfrontuese, që i përgjigjet raporteve politike midis Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse të Kostandinopojës nga ndarja e tyre në vitin 1054, me ç’rast Iliriku kaloi në administrimin e Bizantit, por me lejimin e disa peshkopatave katolike në bregdet dhe enklavave të tyre në veri e deri në Shkup, sigurisht se ndikoi edhe raportet shoqërore dhe politike në rrethanat e kryqëzatave nga ajo e para në shekullin XII e deri te e teta, me ç’rast e katërta, më 1204, me pushtimin e katolikëve të Kostandinopojës dhe largimin e Patriarkanës në Nike deri në vitin 1267, të cilat u pasqyruan edhe midis feudalëve vendorë të Ilirikut, për aleancat në përputhje me këto lëvizje globale. Por, duhet pasë parasysh se feudalët vendorë të Ilirikut bizantin (po e theksoj “vendor” për të evituar epitetet kombëtare të tyre, siç vepron historiografia serbe kur në mesjetë nuk ka ekzistuar kategori komb, por vetëm e përkatësisë kishtare në përputhje me gjuhën e liturgjisë), në pjesën më të madhe të tyre i kanë takuar ritit ortodoks, pa përjashtuar faktin se kanë kaluar edhe në atë katolik dhe anasjelltas në përputhje me fuqinë e njërës apo tjetrës qendër. Kështu, sipas të dhënave, Nemanjajt, si dinasti më e fuqishme në Ilirik. Fillimisht ishin të lidhur me Vatikanin, mandej me Patriarkanën e Kostandinopojës, së fundi për t’u kthyer në militant të luftës kundër katolicizmit. Ortodoksë, siç u tha edhe më parë, ishin edhe shumë familje feudale nga ajo e Kastriotëve, e Topijave, Balshajve (ndonëse dy herë ndërruan anë), pa përjashtuar këtu edhe feudalët pjesës dardane të Ilikut të ndërlidhur me familjen e Nemanjajve: Brankoviqët, Lazareviqët dhe të tjerët.
Në të vërtetë, realiteti i bifurkacionit i riteve kishtare në Ilirik, veçmas në pjesën e Dardanisë dhe të Maqedonisë, ku do të zhvillohet gara e ashpër e Vatikanit dhe perëndimit katolik për depërtim sa më të thellë në Bizant, pasqyrimin e gabueshëm tek shqiptarët e gjen te ndarja antihistorike e kësaj linje, me ç’rast katolicizmi (me përkthimin e veprave liturgjike nga Buzuku e këndej) paraqitet mbrojtës i vetëm i identitetit gjuhësor, kulturor po edhe politik të shqiptarëve, gjë që ky rol nuk mund t’i mohohet, por jo të absolutizohet, ndërkohë që ortodoksia me liturgjinë sllave (në pjesën e Dardanisë dhe të Maqedonisë dhe me atë greke në një pjesë të bregdetit dhe Epir) shfaqet herë si “ideologji asimiluese sllave” e herë greke, gjë kjo që nuk përjashtohet, por ato duhet parë në raport me konfrontimet globale Vatikan-Kostandinopojë, ndërkohë që në nivelet e feudeve dhe despotateve në Ilirikun dardan ato ruajnë konvergjencat etnike. Në “Historinë e Kosovës” konvergjenca e riteve kishtare me primatin e ortodoksisë tek feudalët kryesor arbëror, kthehet në divergjencë, ku krishterimit ortodoks i atribuohet an bllok roli i “rrënimit” të trashëgimisë së objekteve të kultit si dhe sllavizimi. Ky diskurs antihistorik ka ndikuar që edhe feudalët në Dardani, kryesisht të lidhur me trungun e dinastisë Nemanjane të Rashës, siç janë pinjollët e saj Brankoviqët dhe Lazareviqt, në prag të betejës së Kosovës dhe të pushtimeve osmane, duke u anashkaluar fakti se ata familjarisht dhe kishtarisht ishin të lidhur me familjet feudale të Kastriotëve, të Balshajve, Komnenëve (me martesa dhe prona), të shihen “princa dhe mbretër serbë”, ndërsa Dardania paraosmane dhe ajo osmane të trajtohet “pronë serbe e Brankoviqëve dhe Lazareviqëve”, kur në shumë dokumente meritore, veçmas ato hungareze, siç është ai i mbretit Sigmund, quhen “feudalë arbër”!
Ky diskurs antihistorik ka ndikuar që edhe trajtesa “Kosova dhe epoka e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut” (faqe 2510316), me autor Pëllumb Xhufin në kapitullin IV, të dalë si një amputim i panatyrshëm, përmes përmendjes së një “tarife” rrugore të Gjonit në rrugën Ragusë-Prizren! Kur thuhet kështu, kihet parasysh fakti jo pse Skënderbeu dhe lufta e tij nuk e ka vendin e vet kryesor në kapitullin e luftës antiosmane dhe të rikthimit të shtetit shqiptar në histori, por për atë se shihet i shkëputur nga raportet shoqërore-politike në hapësirën e Dardanisë, që atë do ta inkorporonin natyrshëm në këtë histori, po qe se do të shpjegohej drejt lidhja familjare e Kastriotëve me Brankoviqët (si kunetë) dhe ajo e Balshajve me Lazareviqët, ku Balsha i fundit është nip iu Lazareviqëve, e mbi të gjitha raportet shoqërore politike të kohës, kur Brankoviqët dhe Lazareviqët si ortodoksë dhe vasal të sulltanit, ishin në anën e kundërt, pra të Perandorisë osmane, siç kishte edhe feudalë të tjerë në Ilirik dhe tutje madje deri në Hungari. Kjo do të nënkuptonte edhe ndryshimin radikal të paradigmës së dinastisë nemanjane të Rashës, jashtë përvetësimit serb, pra në kuadër të raporteve shoqërore dhe politike e kishtare të tyre si pjesë e lidhur me historinë e Dardanisë, siç e shohin edhe shumë autorë bizantin, dhe siç shihet edhe nga shumë karta të dinastive nemanjanë nga Uroshi e deri te Stefan Nemanja kur quhen despotë dhe mbretër arbëror, ndërkohë që edhe në disa burime bizantine ata quhen edhe dardanë ose tribalë (Kantakuzeni, Pahemie, Kristobulos e të tzjerë), që nga Herodoti tribalët shihen si fis ilir.
PËRFUNDIMI
“Historia e Kosovës”, pjesa e parë, siç u tha në fillim, nuk përmbush kriterin themelor shkencor të shihet si histori e shtetit të Kosovës e ndërlidhur me mbretërinë e Dardanisë, që bashkë me mbretërinë e Maqedonisë dhe të Epirit ndërtojnë trinomin e mbretërive ilire në antikitet. Kapitujt I, II (ku me korrektësi trajtohet Dardania antike si dhe shteti dardan e deri te shekulli V pas erës sonë) si dhe kapitujt VI dhe VII (Kosova gjatë shekujve XVI-XVIII dhe Shoqëria dhe kultura në shekujt XVI-XVIII, për të cilët mund të thuhet se paraqesin disa risi në raport me trajtimin e Perandorisë Osmane jashtë kundrimeve të deritanishme ideologjike e ku bëhet diferencimi midis fakteve historike – pushtimeve dhe realiteteve jetësore – akomodimit shqiptar në jetën politike dhe kulturore deri te nivelet më të larta qeverisëse të saj), nuk mjaftojnë që veprës t’i japin epitetin e Historisë së Kosovës as në aspektin etnik, historik dhe shoqëror e politik, ngaqë kapitujt III-V, Kosovën e trajtojnë si pronë të shtetit mesjetar serb, ndërsa krishterimin ortodoks ia atribuojnë kishës ortodokse serbe si faktor të “sllavizimit” të shqiptarëve! Ky koncept antihistorik, pra “Perandoria serbe” në mesjetë, si pushtuese, në këtë planimetri, sikurse i jep “alibi” pushtimeve osmane në shekullin XIV, deri te shkalla “e çliruesit”, siç interpretohet sot shumëkund!
Meqë ky është një tekst institucional, pra i hartuar nga “Instituti i historisë – Ali Hadri” dhe i financuar nga shteti i Kosovës, që mund të merret si histori zyrtare e shteti të Kosovës, që në të vërtetë paraqet vetëm një konfirmim të shtetit të paqenë, mesjetar serb në Kosovës dhe të krishterimit ortodoks serb në Kosovë si trashëgimi shpirtërore serbe, shtrohet nevoja e ngutshme e rishqyrtimit të tij në nivelet akademike dhe shtetërore të Kosovës, që të rishkruhen kapitujt (III-V). Deri më atëherë, botimi duhet të pezullohet, ngaqë opinionit shkencor botëror shtetin e Kosovës ia paraqet me tapi historike dhe kulturore serbe, siç e sheh edhe Serbia!
Ky rast, duhet të ndikojë që historiografia institucionale shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë të bëjë një qërim radikal hesapesh me falsifikimet dhe shtrembërimet e historiografisë serbe, që rrezikojnë qenien shtetëror të shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe të Kosovës)! Kjo kthesë duhet të ndodhë kur kihet parasysh se në Shqipëri, Akademia e Shkencave po përgatit “Historinë e shqiptarëve” në disa vëllime!
(Teksti, me shkurtesa, është pjesë e një tërësie prej 64 faqesh dërguar në anglisht “The Midwest Book Riview”, që pritet të botohet në janar të vitit të ardhshëm).

Xhemal Ahmeti: Mesazhi turkomadh-neoosmanli nga Shkodra

1

Nga: Xhemal Ahmeti

Ky postim i Myftinisë së Shkodrës s’ka të bëjë me Allahun, besimin, islamin si fe të atyre që e praktikojnë sot ndër shqiptarë. Apo ka shumë? Po – thotë Myftinia e Shkodrës. Le ta lexojmë pra ashtu siç është: Ky postim është politik. Glorifikon një perandori të huaj – historikisht të klasuar si pushtuese dhe gjenocidashe, si shumica e tyre – që pushtoi edhe tokat e shqiptareve që gjendeshin nën një sundim paraprak të huaj. Perandoria në fjalë – si ato tjerat me kryqin – pushtimet i bente me flamur islam. Si historiografi identitare këtë histori e perdorin sot turqit. Po ç’kerkojnë myslimanet shqiptarë të lavdërohen me këtë? Mesazhin mund ta lexojmë si:

1. Mësim se kur luftohet për Islamin dhuna dhe pushtimi i tjereve janë të shenjta,

2. Myslimanët shqiptare krenohen me këtë histori e jo atë që u kultivojnë shtetet dhe institucionet e vendeve ku veprojnë

3. Myslimanët shqiptarë nuk rreshtohen me ato kondita që i imponojnë institucionet supranacionale perëndimore, por janë me “botën konkurrente” të saj – me Turqinë e Erdoganit, e cila edhe instrumentalizon historinë osmane për politikën aktuale.

4. Rënien e Konstantinopojës oksidentalet e konsiderojnë dramë, islamikët festë [myslimanët e Shkodres poashtu]

5. Myslimanët e Shkodrës nuk kanë Skënderbeun hero por armiqtë e tij – sulltanët . Këto janë disa nga mesazhet që Shkodra luftarake myslimane u dërgon sheteteve shqiptare, Europës dhe botës. A mbeti ndonjë qytet, katund a xhami shqiptare që nuk u rreshtua krah islamit politik dhe Erdoganit?