Kreu Blog Faqe 388

Jehona Kicaj nga Gjermania dhe sukseset e saj me romanin “ë”

Në foto shkrimtarja Jehona Kicaj
 
Akad.Prof.dr. PHD Flori Bruqi, Prishtinë
___
* Vuajtjet dhe historia e mërgimit të shqiptarëve që shtrihet mes dy botëve.
Jehona Kicaj(1991) është studente e cila është duke kryer studimet master në drejtimin e filozofisë dhe letërsisë gjermane në Leibniz University në Hannover.
 Ajo u lind në Therandë , Dardani , para se të migronte në Gjermani në vitin 1993. I pëlqen letërsia gjermane dhe shqipe, arti dhe fotografia.

Ky roman nuk është një përpjekje për të shpjeguar një shkronjë të veçantë të alfabetit të gjuhës shqipe.

 Në të vërtetë, kjo vepër është mësymja e parë serioze letrare e një autoreje me rrënjë nga Dardania  në Gjermani për t’i dhënë zë, për ta bërë të lexueshme dhe të dëgjueshme jetën, vuajtjet dhe historinë e mërgimit që shtrihet mes dy botëve.

Shkrimtarja gjermano-dardane , Jehona Kicaj, ka shkruar një roman të rëndësishëm mbi gjetjen e gjuhës për përshkrimin e vuajtjeve të një jete mes dy botëve – mërgimit gjerman dhe Dardanisë me shumë plagë

Çdo dardan  i rritur në Perëndim në vitet 1990 do ta gjejë shpejt veten në romanin e parë të Jehona Kicajt.

Por për këtë pak më vonë. Titulli i librit me pak fletë (vetëm 176 faqe) e me shumë tema është i shkurtër: “ë”. Kjo zanore dhe shkronjë e tetë e alfabetit në gjuhën  shqipe është e veçantë: përdoret në mënyrë inflacionare gjatë shkrimit të gjuhës shqipe, herë s’shqiptohet fare, shpesh ngatërrohet dhe nganjëherë vendoset aty ku nuk duhet (ose s’vendoset aty ku e ka vendin).

Jehona Kicaj:

Personazhja kryesore dhe e paemër e romanit “ë” thotë:

“Kjo është e vështirë për t’u shpjeguar. Kur në shqip i drejtohesh dikujt drejtpërdrejt, kalon nga trajta e shquar në atë të pashquarën. Tek emrat femërorë, nga ‘a’-ja në fund del kjo shkronjë”. Shkronja “ë”.


Ballina e romani “ë” në gjermanisht 
Ky roman nuk është një përpjekje për të shpjeguar një shkronjë të veçantë të alfabetit të shqipes. Në të vërtetë, kjo vepër është mësymja e parë serioze letrare e një autoreje me rrënjë nga Dardania në Gjermani për t’i dhënë zë, për ta bërë të lexueshme dhe të dëgjueshme jetën, vuajtjet dhe historinë e mërgimit që shtrihet mes dy botëve: atdheut të paharruar dhe shoqërisë së re në të cilën –  deshe apo s’deshe –  duhet të integrohesh, përkundër barrierave dhe keqkuptimeve.

Kujt nuk i kujtohet shqetësimi që rritej pas çdo metri kur në vitet 1990-të vetura i afrohej kufirit serb nga ana e Hungarisë ose anasjelltas: polici kufitar serb që kërkonte 100 marka, doganieri që të maltretonte sapo shihte emrin apo mbiemrin shqiptar, polici tjetër që të pyeste: “A di të thuash ‘ç’?

 Mirë. Shko atje dhe ma blej një Chivas”.

 Një uiski skocez, i cili gjendej në raftet e njërit nga Duty-free-Shopat e zonës meskufitare; këto dyqane në vitet e luftërave në Ballkan i kontrollonte Marko Sllobodan Millosheviqi, i biri i diktatorit serb.

Në romanin e Jehona Kicajt kjo situatë përshkruhet kështu: “Më kujtohet që duart e nënës time dridheshin, kur baba i kërkoi t’ia jepte pasaportat, që ajo nuk ishte në gjendje të hapte zinxhirin e çantës së kuqe prej lëkure me të gjitha dokumentet tona. Ajo ia dha çantën e pahapur, me kokën ulur. Më kujtohen shikimet e ftohta të policit kufitar, me të cilat na shikonte përçmueshëm nga lart nëpërmjet dritareve të veturës, kujtoj kur na shtynë të gjithëve të zbrisnim dhe të nxirrnim gjërat nga vetura”.

Personazhja kryesore e Jehona Kicajt vuan nga bruksizmi, një çrregullim që shkakton shtrëngim të pavullnetshëm të dhëmbëve, kërcitje dhe bluarje, si gjatë gjumit ashtu edhe kur je i zgjuar. Ky shtrëngim dhëmbësh jehon gjatë gjithë romanit. “Unë bluaj secilën fjalë, përpara se të flas”.

Ky është një problem i theksuar veçanërisht te ata fëmijë dhe të rinj, të cilët, pasi vijnë në Gjermani apo gjetiu në Perëndim, japin gjithçka për të mësuar gjuhën e shoqërisë shumicë.

Në kërkim të fjalëve Jehona Kicaj gërmon në historinë më të re të Kosovës, duke nxjerrë në sipërfaqe dhimbjen e atyre që humbën më të dashurit e tyre (në roman një antropologe forenzike shpjegon punën e saj në Kosovë), përmend helmimet e nxënësve në Kosovë në fillim të viteve 1990-të, referon mbi keqkuptimet me kolegët studentë gjermanë (gjatë një vizite në një manastir ortodoks serb në Dradni ata blejnë një dhuratë, e cila i mllefos dy studentët me origjinë nga Dardania: një shishe me raki, me një kryq dhe me shënimin Kosovo në alfabetin cirilik) dhe tregon mbi vështirësitë e integrimit në Gjermani: një ditë personazhja shkon në shkollë dhe vëren se të gjithë shokët dhe shoqet e saj janë të veshur me kostume karnavali, vetëm nxënësja nga Dardania nuk e ka kuptuar porosinë e mësuses se duhet të vishet me kostum karnavali, andaj shpërthen në vaj.

Kjo është drama e hapave të parë në Gjermani –  një dramë që lë gjurmë në formimin e çdo fëmije. Ai gjendet para pritjeve të mëdha: shteti, shkolla, shoqëria shumicë presin të integrohesh sa më shpejt, familja, ndërkaq, dëshiron të mos e harrosh gjuhën, kulturën, historinë, traditën, GJergj Kastriot Skënderbeun, Nënë Terezën, këngët patriotike etj.

Kjo përvojë tingëllon kështu në roman: xhaxhai i personazhes kryesore këmbëngulë që “n’ketë shtëpi flitet shqip”, kjo domethënë: ai çdo ditë ecte gjysmë ore deri në stacionin më të afërt të trenit për ta blerë gazetën “Koha Ditore”, shkruan gazetari i mirënjohru shqiptar nga Bruxeli zt.Enver Robeli.

“Sa herë që e vizitoja atë dhe familjen e tij, ai, pa thënë asnjë fjalë, më jepte një faqe të gazetës dhe tregonte me gisht një artikull të caktuar: ‘Lexoje këtë dhe më trego pastaj përmbajtjen’.

Më kujtohet tensioni që ndjeja gjatë leximit. Çfarë do të ndodhte nëse që në titull gjendej një fjalë që nuk e njihja? (…) Ndihesha si një filloriste. Çdo herë kisha frikë se mos më kërkonte të filloja me përmbledhjen pa e lexuar të gjithë tekstin. Por ai kurrë nuk e bënte këtë. Kur më drejtohej, belbëzoja diçka të nxjerrë përafërsisht nga konteksti. Ndërsa flisja, shikimi i tij qëndronte ende mbi faqen e gazetës, të cilën e mbante në dorë dhe e lexonte vetë. Ndonjëherë mendoja se nuk më dëgjonte fare. Kur mbaroja fjalën, ai ngrinte sytë dhe thoshte ose mirë, ose: ‘Nuk e ke kuptuar thelbin, lexoje përsëri’”.

Atë vajzën që në fund të viteve 1990 e lexonte gazetën “Koha Ditore” në një strehimore refugjatësh apo banesë të vjetër në Gjermani vite më vonë, pas çlirimit të Kosovës, Jehona Kicaj e kthen në Dardani. Në ecjet e saj në vendin e origjinës ajo i ngjan antropologes forenzike që shfaqet në roman: qëron realitetin për të kuptuar dhimbjen e humbjes.

Me këtë roman Jehona Kicaj ka gjetur fjalë për pathënësinë, pagojësinë dhe pagjuhësinë e një periudhe të rëndësishme të historisë kosovare të mërgimit. Kësisoj ajo është nisur rrugës për t’u bërë zëri i një gjenerate dardanësh të rritur e pjekur në Gjermani, Zvicër e Austri në 35 vjetët e fundit.

Nganjëherë romani duket tepër i ngarkuar me një vistër temash, kjo ndoshta është mangësia e vetme e tij. Autorja në disa raste zgjedh vetëm një ton referues, saqë si lexues të duket se je duke lexuar lajmet e ditës në gazetë dhe jo letërsi.

Nga kritika letrare në Gjermani romani “ë” është pritur shumë mirë, recensionet e para janë pozitive.

Lajmi se romani i Jehona Kicajt ky hyrë në “Longlist”, në listën e gjatë, për Çmimin Gjerman të Librit, është një premierë e vërtetë: Jehona  Kicaj është autorja e parë me origjinë dardane që ngjitet në këto nivele të letërsisë gjermane.

Romani i saj i parë tregon se ajo nuk është autore e rastësishme, as nuk është e lindur nga rrethanat jashtëletrare.

Çmimi Gjerman i Librit është një nga çmimet më të rëndësishme për letërsinë gjermanishtfolëse.

 Fitueses ose fituesit i ndahen 25 mijë euro. Në hapin e ardhshëm, anëtarët e jurisë përzgjedhin nga titujt e listës së gjatë gjashtë romane për listën e shkurtër.

 Kjo do të shpallet  nesër , më 16 shtator 2025.
Burime:

https://www.kultplus.com/libri/jehona-kicaj-ekziston-nje-moskuptim-per-historine-e-vuajtjeve-te-shqiptareve-te-kosoves/

Domosdo në Maqedoni duhet çlirimi i Mickoskit nga pengmarrja oligarkike dhe çlirimi i subjekteve politike shqiptare nga presioni i Mickoskit

0
Prof. dr. Skënder Asani, Shkup

Maqedonia e Veriut, a po shkon drejt një devijimi të rrezikshëm gjeostrategjik?

Maqedonia e Veriut po hyn në një fazë të re krize, e cila nuk mund të lexohet më si turbulencë e zakonshme politike. Nën lëvizjet e dukshme të skenës së brendshme po formësohet një devijim i rrezikshëm gjeostrategjik, që sfidon drejtpërdrejt orientimin euro-atlantik të shtetit. Brenda strukturave vendimmarrëse dhe në hapësirën publike është konsoliduar një arkitekturë ndikimi me rrënjë në orbitën serbe dhe në vektorin ruso-kinez, e cila jo vetëm ka kapur institucionet, por ka uzurpuar edhe vetë narrativën politike të liderëve kryesorë. Në këtë kontekst, gjuha e Mickoskit nuk funksionon më si artikulim autonom politik: ajo është shndërruar në medium të oligarkisë që e ka marrë peng dhe e ka zhvendosur drejt një projekti që kërkon ta ç’evropianizojë shtetin, ta izolojë dhe ta kthejë prapa në rrethin e influencave autoritare.

Në këtë konfigurim të ri, pengesa më e vetme substanciale për projektin oligarkik janë shqiptarët komuniteti që, prej tre dekadash, ka mbajtur në mënyrë të palëkundur barrën dhe vizionin e orientimit evropian të vendit. Pikërisht për këtë shkak, u ngrit një strategji e sofistikuar për t’ua zbehur dhe, në thelb, për t’ua rrëmbyer shqiptarëve kauzën e integrimit. Zgjedhjet lokale u përdorën si mekanizëm për shtrembërimin e përfaqësimit, për dobësimin e kapacitetit të tyre institucional dhe për të zhvendosur drejtimin strategjik të vendit nga boshti euro-atlantik. Ky është momenti kur alarmi nuk mund të mbetet më brenda kufijve të Maqedonisë së Veriut: ai duhet të kumbojë qartë në Bruksel, Tiranë dhe Prishtinë.

Për të parandaluar devijimin e shtetit, Bashkimi Evropian dhe qendrat politike shqiptare duhet të veprojnë me presion të koordinuar, të qëndrueshëm dhe të matshëm politik e diplomatik. Ky presion duhet të synojë dy objektiva paralelë: çlirimin e Mickoskit nga pengmarrja oligarkike dhe çlirimin e subjekteve politike shqiptare nga presioni i Mickoskit. Vetëm një çlirim i këtij balanci të bllokuar mund ta rikthejë Maqedoninë e Veriut në korsinë e saj natyrore strategjike dhe t’i hapë rrugën që ajo t’i bashkohet Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e përshpejtuar të integrimit me objektiv final anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Pa këtë ndërhyrje, vendi rrezikon të shndërrohet në pikën më të prekshme të ndikimit ruso-kinez në Ballkan dhe në faktor destabilizues të arkitekturës së sigurisë rajonale.

Nga ky realitet del një konstatim i prerë: kriza aktuale është e natyrës gjeostrategjike, jo thjesht politike. Për të dalë nga spirala, nevojitet një plan shpëtimi i trefishtë ndërkombëtar, shqiptar dhe institucional. BE-ja, Tirana dhe Prishtina duhet të ndërveprojnë me koherencë për rikthimin e funksionalitetit demokratik dhe ndalimin e rrëshqitjes drejt modeleve autoritare të importuara. Paralelisht, subjektet politike shqiptare duhet të çlirohen nga orbitat që i mbajnë peng dhe të riaktualizojnë misionin e tyre themelor: garantimin e orientimit evropian të shtetit. Hapi vendimtar është formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse, të bazuar në ekspertizë dhe jo në interesa të ngushta, e cila do të përshpejtojë përafrimin me acquis-in e BE-së, duke hapur rrugë për reforma strukturore dhe rikthimin e besimit të partnerëve strategjikë.

Njohuri themelore që duhet të dinë shqiptarët në vigjilje të festave të 28 nëntorit 28 NËNTORI 1443 / 1912

1
🇦🇱
Nga Sheradin Berisha
Jemi në prag të dy festave mbarëkombëtare:
1] 28 Nëntorin 1443 kur Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti Flamurit arbëror në Krujë dhe
2] 28 Nëntorin 1912, kur Kuvendi mbarëkombëtar në Vlorë shpalli Shqipërinë e pavarur në kufijtë e saj etnik, në 121 329 km².
DITA E FLAMURIT [1443]
– 582 vjet më parë, më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në prani të popullit krutanë (arbërve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës në Krujë. Nga të dhënat shkrimore të Marin Barletit, Skënderbeu me këtë rast iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja”.
Rrjedhimisht 28 Nëntori 1443 është Dita e Flamurit tonë kombëtar.
DITA E PAVARËSISË [1912]
– 469 vjet më vonë, saktësisht më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin mbarëkombëtar të Vlorës, delegatët e Katër Vilajeteve Shqiptare (Vilajeti i Kosovës, Manastirit, Janinës dhe i Shkodrës) shpallën Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë etnik, në 121. 329 km². Në këtë ditë historike Kryetari i Kuvendit Ismail bej Vlora – Qemali për të madhështuar këtë akt të pavarësisë, në ballkonin e shtëpisë ku u mbajt Kuvendi, ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si simbol kombëtar të shqiptarëve.
Dhe në këtë drejtim pa ngatërrim, 28 Nëntori 1912 është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e saj etnik, e jo Dita e Flamurit!
KATËR VILAJETET SHQIPTARE NË PRAG TË SHPALLJES SË PAVARËSISË – Më 28. 11. 1912
Sipas vjetarit statistikor të Ministrisë së Financave të Perandorisë Osmane, situata demografike e vilajeteve shqiptare për vitet 1910 – 1911 paraqitet kështu:
1.Vilajeti i Shkodrës kishte një sipërfaqe prej 12.991 km2 dhe 233.965 banorë. Dendësia e popullsise ishte 18 banorë për km².
2.Vilajeti i Kosovës kishte një sipërfaqe prej 44.192 km2 dhe 1.243.501 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 28 banorë për km².
3. Vilajeti i Manastirit kishte një sipërfaqe prej 44.136 km2 dhe 880.000 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 20 banorë për km².
4. Vilajeti i Janinës kishte një sipërfaqe prej 20.000 km2 dhe 537.199 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 27 banorë për km².
Kosova dhe Janina hynin në vilajetet me dendësi popullsie të madhe në Perandorinë Osmane. Ndërsa të gjitha vilajetet shqiptare kishin një sipërfaqe prej 121.319 km² dhe një popullsi prej 2.894.719 banorësh.
Nga kjo shifër duhet zbritur një përqindje të popullsive të përkatësive etnike tjera. Por e sigurtë se shqiptarët kalonin shifrën e 2 milionshit. (Burimi: Hasan Bello – Sa ishte sipërfaqja dhe popullsia e vilajeteve shqiptare në vitet 1910 – 1911?)
KRYEFESTA JONË KOMBËTARE
Në çdo nëntor, shqiptarët në gjeografinë etnike dhe të kudondodhur në botë, trupin, shpirtin dhe mendjen e kanë të përqendruar te Kryefesta Kombëtare. Atje ku ka filluar numërimi i këtyre 112 viteve, më 28 Nëntor 1912, në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik, në 121 329 km².
E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse nuk u bë Shqipëria e 28 nëntorit 1912! U copëtua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në korrik 1913, duke e njohur një Shqipëri të gjymtuar në vetëm 28.748 km². Prandaj duhet të punojmë për Shqipërinë e 28 nëntorit 1912!
GËZUAR 🇦🇱 🤝 🇦🇱
___
P.S: Në Kosovë më datën 28 nëntor janë edhe dy festa të rëndësishme (1) ditëlindja e K-dantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe (2) dalja publike e UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Për një ndër historitë e dhimbjeve krenare, familjen e Gani Shalës nga Kopiliqi dhe dëshmorin Xhevat Sali Shala

0
HISTORI E DHEMBJEVE KRENARE
FAMILJA GANI SHALA, KOPILIQ
🦅XHEVAT SALIH SHALA🦅
🇦🇱– DËSHMOR –🇦🇱
Fshati Kopiliq i Drenicës është i njohur qysh nga koha e Betejës së Kosovës e vitit 1389. Nga ky fshat ishte prijësi shqiptar i mesjetës, Millosh Nikollë Kopiliqi, i cili më 15 qershor të vitit 1389, depërtoi te tenda e Sulltan Muratit, të cilin e therri me hanxhar. Mbamendja e banorëve të kësaj ane si dhe disa toponime, si: Bunari i Milloshit, Livadhi i Milloshit etj, që kanë mbijetuar nëpër shekuj deri në ditët e sotme, janë dëshmi që flasin për origjinën e Millosh Nikollës nga fshati Kopiliq i Drenicës.
Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fshati Kopiliq i Ulët i ka dhënë 12 dëshmorë e martirë.
Në një grykë malore të këtij fshati kanë mbijetuar luftën mijëra banorë të zhvendosur nga Kopiliqi dhe fshatra të tjera të Drenicës, të përfshira në zjarrin e luftës çlirimtare.
XHEVAT SHALA u lind më 10 dhjetor të vitit 1971. Babai Salihu dhe nëna Sofia, lindën e rritën katër bij: Ganiun, Ismetin, Brahimin dhe Xhevatin.
Shkollën fillore Xhevati e kreu në fshatin e lindjes e në Açarevë. Nuk arrinë të vazhdojë shkollimin e mesëm, meqë së bashku me vëllezërit duhej të kryente punë fizike për të mbajtur familjen.
Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare në Llaushë, më 28 Nëntor 1997, trimave dhe trimëreshave të Drenicës ua dha alarmin bashkë me kushtrimin. Në këtë kohë shumica e banorëve të fshatrave të Drenicës dinin për sulmet ilegale që po ndërmerrnin grupet luftrake kundër forcave policore serbe.
Më 5 Mars të vitit 1998, forca të shumta ushtarake e policore serbe ishin nisur nga Klina në drejtim të Prekazit, kishin rrethuar Kullën e Qendresës të Adem, Shaban e Hamëz Jashari, ku edhe kishte filluar beteja legjendare e paparë dhe e padëgjuar ndonjëherë më parë.
Në orën 8 të mëngjesit, fare pa pritur dhe krejt befasisht njësitet e artilerisë të pasuara nga dhjetëra autoblinda dhe pizgauerë, barrikadohen në hyrje të fshatit Kopiliq dhe përballë fshatit Açarevë. Pa vonuar fillon breshëria e të shtënave të armikut kundër banorëve të Kopiliqit. Shumica e banorëve largohen në drejtim të Grykës së Kronit të Ftoftë dhe të Mullinit të Malës. Ndërsa, dhjetëra burra nxjerrin armët e municionet ku i kishin mbajtur fshehtas dhe barrikadohen në hyrje të fshatit, për të përballuar depërtimin r mundshëm të këmbësorisë armike.
Atë ditë edhe Pika e Parë Mbrojtëse te Lagja Tahiraj e këtij fshati.
Komandant i Pikës caktohet Rasim Shala. Që nga kjo ditë e në vazhdimësi kishin bashkuar armët luftëtarët, çlirimtarët e ardhshëm të Drenicës e të mbarë Kosovës: Gani Shala, Xhevat Shala- dëshmor, Ismet Shala, Bashkim Shala, Shefki Shala, Gani Pura, Hysni Pura, Avni Haxhaj, Xhafer Haxhaj, Sejdi Shala – dëshmor, Azem Shala, Shefqet Shala – dëshmor, Shefqet Gashi, Bedri Gashi, Cenë Shala (nga Açareva), Avdullah Jeta, Miftar Gashi, Rexhep Havolli, Avdullah Havolli, Rrahman Shala e të tjerë.
Ditët kalonin ndërsa luftetarët e lirisë ishin vënë në lëvizje nga të katër anët për të përforcuar pikat dhe për t’u pajisur me armë.
Një ndihmesë të jashtëzakonshme në drejtim të konsolidimit të pikave me armatim, pajisje, uniforma dhe ushqim për luftëtarët e lirisë të fshatit Kopiliq kanë dhënë Sulejman Selimi e Rexhep Selimi, të cilët u bënë të njohur si komandantë e udhëheqës të njohur të luftës çlirimtare në mbarë kombin, – dëshmon në rrëfimin e tij Gani Shala, vëllau i luftëtarit të UÇK- ës, dëshmorit Xhevat Shala.
Përveç Pikës së Parë Mbrojtëse, në Lagjen e Tahirajve, formoen edhe Pika Dytë në Lagjen e Kurullëve, Pika e Tretë Mbrojëse te Hysenajt e Pika e Katërt te Rashit-Haxhët.
Xhevat Shala ishte pajisur me pushkë automatike dhe me uniformë ushtarake. Ishte tërë shend e vullnet, meqenëse të gjithë vëllezërit e tij dhe të afërmit iu kishin bashkuar luftës për çlirim të atdheut. Ishte shumë i zellshëm dhe vepronte pa u ndalur. Bënte roje, merrte pjesë në hapjen e transheve dhe të bunkerëve. Ishte kudo ku e kërkonin, gjithnjë i shpejtë, i kujdesshëm, irregullt dhe i përgjegjshëm në kryerjen e çdo detyre.
Gani Osmani 
#Që nga 5 Marsi i vitit 1998, banorët e Kopiliqit, të Açarevës, të Burojës, të Turiqefcit e të Resnikut dynden në drejtim të Grykës së Kopiliqit, Tushilës, Açarevës dhe Klinës, ku edhe mbijetuan deri në fund të luftës.
Forcat serbe kishin vënë postblloqe në hyrje të shumë fshatrve të Drenicës. Ata granatonin nga distanca me qëllim që popullata civile të dyndej drejt Shqipërisë, apo vende të tjera. Mirëpo, banorët e kësaj ane, si gjithnjë, të mësuar në kushte të rënda ekzistenciale, nuk u nënshtruan po vazhduan organizimin e jetës e të rezistencës në malet e tyre fole që nga parahistoria. Ata kishin ngritur tenda e kasolla nga dushku nepër gryka të maleve. Kështu, në Grykën e Kopiliqit qe aktivizuar edhe Punkti Shëndetsor Fushor, në të cilin punonte mjeku dr Liman Shala me disa teknikë medicilalë. Luftëtarët e UÇK-ës në fshatin Kopiliq kishin rregulluar edhe disa bunkerë nëpër pikat strategjike përballë forcave serbe.
Gjatë tërë pranverës dhe verës së 1998, fshatrat e Drenicës ishin nën rreze të veprimit të pndërprerë të armëve të armikut.
Luftëtarët e lirisë shtoheshin dita ditës.
Xhevat Shala, së bashku me vëllezërit, ishte në vijën e parë të luftës.
Më 22 Shtator 1998, armata serbe kishte ndërmarrë një ofensivë të përgjithshme në tërë Drencën. Ajo kishte vënë në veprim forca të shumta të artilerisë e të këmbësorisë në të ashtuquajtërën taktikë e luftës “Patkoi”, duke garantuar nga të tri anët dhe duke i lënë vetëm një shteg popullatës civile, largimin e detyrueshëm. Kjo taktikë kishte për qëllim degdisjen e popullatës civile me qëllim të shkatrrimit të Bazës Logjistike të luftëtarëve të UÇK-ës.
#Mirëpo banorët e Drenicës në pergjithësi dhe banorët e Kopiliqit, të Açarevës e të fshatrave të tjera, në veçanti, nuk u dyndën, por mbijetuan nëpër male, duke qenë mbështetje logjistike e luftëtarëve të lirisë.
Më 25 Shtator 1998, forcat serbe të stacionuara përballë Kopiliqit në rrugën Klinë -Skenderaj fillojnë ofensiven e ashpër në drejtim të Açarevës, Burojës, Kopiliqit, Rakinicës, Tushilës, Ticës, Resnikut e fshatrave të tjera. Xhevat Shala, ashtu sikurse edhe luftëtarët e tjerë, ndodhej në vijën e frontit.
“Në orën 8 të mëngjesit filloi sulmi i forcave serbe prej pikës te Lagja Fylli e Açarevës, në drejtim të Lagjes Haxhaj të Kopiliqit. Në atë Pikë të Qendresës ishim rreth 25 ushtarë në krye me Sejdi Shalën, në kohën kur forcat armike sulmuan me tërë arsenalin ushtarak që dispononin. Pas tri orë luftimesh ballë për ballë, ne filluam tërheqjen, ndërsa serbët lëshuan në veprim këmbësorinë. Nga sulmi frontal, jemi degdisur dhe në largim e sipër kam parë një ushtar të plagosur. Nuk kam arritur t’i afrohem, meqë breshëria e armëve të forcave serbe nuk kishte të ndalur. Pas disa orësh, gjithnjë nëpër breshërinë e predhave të forcave të armikut, me disa bashkëluftëtarë jam kthyer në mes të Lagjeve Hysenaj dhe Haxhaj. Atje kam vërejtur vëllaun tim, Xhevatin, i cili kishte rënë i goditur rëndë nga predha e minahedhësit të armikut. Fillimisht e kemi tërhequr në drejtim të Lagjes Hyskaj”,- evokon kujtimet për atë ditë rëndë, por edhe heroike, Gani Shala, vëllau e bashkëluftëtari i dëshmorit Xhevat Shala.
Në mbrëmje vonë, pasi kishte rënë terri, bashkëluftëtarët dhe të tre vëllezërit e tij, trupin e dëshmorit Xhevat Shala e varrosin te varrezat e fshatit. Atë ditë, të goditur nga breshëria e armëve të armikut, kanë rënë edhe Xhavit Haxhaj e Zymer Kadriu, ndërsa shumë luftëtarë të tjerë janë plagosur.
Gjatë tërë epopesë luftës së Uçk-së, Kopiliqi kishte qëndruar përballë mësyemjeve të forcave serbe. Gryka e Kopiliqit dhe e Tushilës kanë mbijetuar luftën, edhepse me të gjitha mundimet e përshkrueshme.
Në Njëvjetorin e rënies së dëshmorit Xhevat Shala dhe në nderim e përkujtim të dëshmorëve e martirëve të tjerë të këtij fshati historik, më 25 Shtator të vitit 1999, në hyrje të fshatit është ngritur lapidari i përbashkët për dëshmorët e Kopiliqit.
Në këtë lapidar përjetësie janë skalitur emrat e deshmorëve dhe martirëve të kombit nga fshati Kopiliq i Ulët: Xhevat Salih Shala, Sejdi Fazli Shala, Shefqet Kamer Shala, Fatmir Xhemail Shala, Rushit Rrahman Shala, Hamit Zenun Shala, Dibran Shaban Idrizi, Sejdi Shaban Idrizi, Brahim Tafil Shala, Milazim Sadik Shala, Fazile Istref Uka. Në këtë mes ndodhet edhe emri i dëshmorit të kombit Naser Shaqir Gashi, i cili ishte vrarë mizorisht gjatë shërbimit ushtarak në Tolmin të Sllovenisë, në vitin 1984.
Gjatë kohës së luftës në Kopiliq, nga arma armike janë plagosur 12 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më shumë se 95% e shtëpive janë djegur e shkatrruar nga bombardimet dhe zjarrvënësit serbë.
Xhevati ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë: djemtë Gentritin e Florindin dhe Gentianën, e cila u lind katër muaj pas rënies dëshmor të babait të saj.
Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e dëshmorit Xhevat Shala, familjes së tij i është dhënë Mirënjohje nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës, Zona Operative e Drenicës, Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, Kuvendi Komunal i Skenderajt dhe instanca të tjera.

Skicë e mendimit politik dhe diplomatik shqiptar

0

Shkruan:  Qazim Ali Deda

Historia e shqiptarëve është një rrëfim i gjatë mbi sfidat e qenies kombëtare dhe zhvillimin e mendimit politik, i ndërtuar mbi shekuj ndryshimesh dhe lëvizjesh historike. Që nga periudha osmane, kur shqiptarët ruajtën identitetin e tyre përmes lidhjeve fisnore dhe strukturave lokale, e deri te shpallja e Pavarësisë dhe përpjekjet diplomatike të shekullit XX, mendimi politik shqiptar ka qenë një ndërthurje strategjie mbijetese dhe vizioni emancipues. Figura historike si Ismail Qemali, me guximin e tij në shpalljen e shtetit shqiptar më 1912, dhe diplomatët e hershëm si Luigj Gurakuqi e Mehmet Konica, tregojnë për një politikë të ekuilibruar midis detyrimeve kombëtare dhe sfidave të një peizazhi ndërkombëtar shpesh armiqësor.

Çdo epokë historike solli dilema të reja: gjatë Luftës së Parë Botërore, Shqipëria e re u përball me presione të fuqive të mëdha, ndërsa klasa diplomatike shqiptare duhej të ndërtonte aleanca strategjike pa sakrifikuar identitetin kombëtar. Pas Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist izoloi vendin, shkatërroi rrjetet tradicionale diplomatike dhe imponoi një vizion politik të brendshëm shpesh antinatural ndaj normave ndërkombëtare. Sidoqoftë, edhe në këto kohë të vështira, mendimi politik shqiptar ruajti shtyllat e veta të reflektimit, të bazuara në kujtesën historike dhe në parimin e pakontestueshëm të ruajtjes së interesit kombëtar.

Në tranzicionin drejt pluralizmit dhe demokracisë, shqiptarët u përballën me sfida të thella institucionale dhe ideologjike. Mendimi politik shqiptar, i ndikuar nga marrëdhëniet me fqinjët ballkanikë dhe nga proceset globale të integrimit, u shpreh si një përpjekje për të gjetur ekuilibrin midis historisë së hidhur, aspiratave kombëtare dhe realitetit geopolitik. Sot, ky reflektim merr një rëndësi të veçantë për shkak të sfidave të reja që vijnë nga doktrinat dhe projektet destabilizuese në Ballkan, sidomos nga Rusia dhe Serbia.

Një nga këto shqetësime aktuale është projekti i ashtuquajtur “Bota Serbe”, i cili nuk është thjesht një ide e re, por një vazhdimësi e elaborimeve dhe planeve që kanë ekzistuar për më shumë se një shekull, shpesh të mbështetura nga Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave të Serbisë. Ky projekt shpreh ambicie ekspansioniste dhe shoviniste, duke synuar dominimin dhe hegjemoninë në Ballkanin Perëndimor dhe, në veçanti, mbi popullin shqiptar. Manifestimet publike, paradat ushtarake dhe fjalimet luftënxitëse janë vetëm shfaqje të hapura të një strategjie më të gjerë për “Serbinë e Madhe”.

…Politikisht, projekti i “Botës Serbe” rrezikon jo vetëm stabilitetin e Kosovës dhe rajonit, por edhe sigurinë e shteteve të tjera fqinjë si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina. Ai përfaqëson një kërcënim për të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke krijuar një mjedis tensioni dhe mosbesimi, ku Serbia nuk ofron bashkëpunim, respekt reciprok dhe klimë stabiliteti.

Për shqiptarët, domosdoshmëria e një reflektimi historik dhe politik të thellë është e qartë. Përveç mobilizimit diplomatik dhe monitorimit ndërkombëtar, nevojitet evidentimi i dëmeve historike, përgatitja e dokumentacionit ligjor ndërkombëtar dhe kërkimi i përgjegjësisë për krimet dhe diskriminimet e kryera. Vetëm me një qasje të tillë mund të pritet një ndryshim real i qasjes së Serbisë dhe një afirmim i të drejtave dhe sovranitetit të shqiptarëve.

Projekti i “Botës Serbe”, me të gjitha variantet e tij, mbetet një alarm dhe sinjal për shqiptarët. Ai na detyron të kujtojmë historinë, të forcojmë unitetin kombëtar dhe të ndërtojmë një politikë të fuqishme diplomatike që bazohet në parime të drejtësisë, kujtesës historike dhe mbrojtjes së interesit kombëtar. Historia e shqiptarëve është një histori mbijetese, dhe mendimi politik shqiptar duhet të vazhdojë të jetë reflektues, strategjik dhe emancipues, duke ruajtur kujtesën, identitetin dhe të ardhmen kombëtare.

Shqiptarët, përveç mbijetesës së vet, duhet të reflektojnë mbi rëndësinë e kujtesës historike dhe të ndërtojnë strategji diplomatike që shkojnë përtej reagimeve të thjeshta. Qasja filozofike këtu është e qartë: vetëm duke kuptuar rrënjët historike, logjikën e projekteve ekspansioniste dhe modelet e ndikimit ndërkombëtar, mund të ndërtohet një politikë proaktive që afirmon sovranitetin dhe garanton stabilitetin rajonal. Projekti i “Botës Serbe”, duke tentuar të përfshijë Kosovën, Preshevën, Medvegjën, Bujanocin, si dhe ndikimin mbi Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm për popullin shqiptar.

Nga këndvështrimi ynë, duke integruar analizën historike, kujtesën kolektive dhe strategjinë diplomatike në përputhje me realpolitikën globale, shqiptarët mund të krijojnë një politikë të qëndrueshme mbrojtjeje dhe afirmimi.

Në këtë kuadër, projektet e “Botës Serbe” nuk duhet parë vetëm si një kërcënim lokal, por si një pjesë e një pushteti më të gjerë, që kërkon të destabilizojë rajonin në favor të një hegemonie të ngushtë. Strategjia shqiptare duhet të jetë e dyfishtë: të kërkojë mbrojtje dhe drejtësi ndërkombëtare, duke dokumentuar dhe adresuar historikisht dëmet e shkaktuara, dhe të ndërtojë mekanizma bashkëpunimi rajonal që parandalojnë izolimin dhe ndarjen e territoreve shqiptare.

…Pas Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist izoloj vendin dhe ndërpreu rrjetet diplomatike tradicionale, duke imponuar një vizion politik shpesh antinatural ndaj normave ndërkombëtare. Sidoqoftë, edhe në këto kohëra të vështira, mendimi politik shqiptar ruajti shtyllat e veta të reflektimit, të bazuara në kujtesën historike dhe në parimin e ruajtjes së interesit kombëtar si parim themelor.

Rusia, për shembull, përdor instrumente të ngjashme për të ruajtur ndikimin në territoret ish-sovjetike dhe për të destabilizuar vendet që kërkojnë autonomi strategjike. SHBA dhe Bashkimi Evropian shpesh veprojnë si balancues strategjik, duke promovuar stabilitetin dhe normat ndërkombëtare, por gjithmonë duke u mbështetur në logjikën e kompromisit dhe interesit të tyre. Ballkani shfaqet kështu si një arenë ku interesat rajonale dhe ato globale takohen, ku fuqitë përdorin mjete të ndryshme për të ruajtur ose zgjeruar ndikimin, shpesh në kosto të popujve lokalë.

Vetëm përmes integrimit të reflektimit historik, analizës filozofike dhe diplomacisë aktive, shqiptarët mund të përballojnë sfidat e sotme globale dhe rajonale, duke ruajtur identitetin, të drejtën dhe vendin e tyre në një Ballkan të paqëndrueshëm dhe të ndikuar nga projektet neoimperialiste dhe hegemoniste. Kjo është jo vetëm një detyrë politike, por edhe një mision filozofik dhe strategjik për mbijetesën dhe emancipimin e kombit shqiptar.

Shkup, 15 Nëntor  2025

Reagim ndaj qëllimit tendencioz të Rexhep Tortes

0

Nga Nafi Çegrani

PËR TË VËRTETËN, DINJITETIN DHE KUJTESËN

Në jetën publike shqiptare, gjithmonë ka pasur njerëz që e kanë përdorur fjalën për të ngritur urë mes njerëzve, për të ndriçuar errësirën e historisë dhe për t’i dhënë zë së vërtetës së heshtur. Por, ka pasur edhe të tillë që fjalën e kanë bërë mjet për mjegullim, për përçarje dhe për keqdashje. Reagimi im sot i drejtohet pikërisht këtij fenomeni – për të mos heshtur para një mendimi të shtrembër, të nxitur jo nga e vërteta, por nga prirje të vjetra të errëta që i njohim prej kohësh.

Lexova me vonesë një shkrim të Rexhep Tortes nga Dibra, i cili me një tendencë të pastër keqbërëse dhe në shpirt hakmarrës, përpiqet të vendosë hije mbi emrin tim dhe mbi ata personalitete akademike që i kam përmendur në librat e mi, si “Ballë për ballë me vdekjen” dhe vepra të tjera. Pa ndonjë shkak, pa ndonjë arsye të vërtetë, pa asnjë kontakt njerëzor që do ta motivonte një reagim racional, ai përdor një gjuhë që s’i përket as gazetarisë, as etikës, as kulturës së komunikimit shqiptar.

Unë e kam njohur Rexhep Tortën në vitet e Jugosllavisë komuniste. Ai nuk ishte thjesht një njeri që rrinte pranë strukturave të pushtetit; ai ishte një pinjoll i asaj bote të errët, i cili, me privilegjet që i jepeshin nga Qendra rezidente e UDB-së në redaksinë e gazetës “Flaka e vëllazërimit” në Shkup, gëzonte një status që pak kush e kishte: statusin e njeriut që shërben si instrument. I favorizuar nga Lutfi Rusi, Sllavka Biljanovska, Vera Kërliu dhe të tjerë zyrtarë të aparatit jugosllav të sigurimit, ai angazhohej me vullnet dhe zell për të grumbulluar informacione kundër njerëzve të vet – kundër shqiptarëve.

U kujtoj lexuesve se këto nuk janë hamendësime; janë fakte që i njohin të gjithë ata që kanë jetuar atë kohë. Torte ka mbledhur informacione kundër atdhetarit të ndershëm Murteza Bajraktari nga Gostivari. Ai ka përndjekur me insinuata dhe informacione të montuara edhe shokët e vet nga Dibra, Tetova, Shkupi – njerëz që nuk kërkonin gjë tjetër veçse të jetonin të lirë dhe të mos nëpërkëmbnin dinjitetin e tyre shqiptar.

Të gjitha këto, ai i ka bërë jo nga frika, por nga servilizmi, nga ambicia personale dhe nga prirja për t’u bërë pjesë e botës që sundonte mbi mendjet dhe lirinë e njerëzve.

Sot, kur e kaluara duhet trajtuar me maturi dhe dinjitet, kur plagët e asaj kohe kërkojnë mbyllje, jo hapje të reja, Torte në shkrimin e tij nuk reagon me argument, as me kujtesë të saktë, por me duf personal, duke përçuar të njëjtën frymë me të cilën dikur shërbente në prapaskenat e UDB-së. Një njeri i lirë që kërkon të thotë mendimin e tij e bën këtë me fakte, me etikë dhe me përgjegjësi morale. Por kur dikush e shfrytëzon fjalën si mjet për prishje, për baltosje dhe për ringjallje të fantazmave të vjetra të komunizmit, ai tregon më shumë për veten sesa për tjetrin.

Në thelb, ai nuk reagon ndaj meje; ai reagon ndaj dritës që e ka shqetësuar përherë.

…Unë nuk kam përse t’i përgjigjem me gjuhë të ulët. Shkrimet e mia, librat, kujtimet e jetuara në burgjet dhe qelitë e Zenicës më 1981, përballjet me aparatin jugosllav, janë prova të heshtura të një jete që e ka ringritur dinjitetin shqiptar, jo e ka shembur atë.

Ndaj, reagimi im nuk është hakmarrje; është detyrim moral. Sepse njeriu, për të qenë njeri, duhet të ketë një busull të brendshme – besim në Zotin, në të vërtetën, në paqen shpirtërore, në të drejtën që i shërben njerëzimit. Dhe ai që s’e ka këtë, i humbur ka qenë dhe i humbur do të mbetet.

Rexhep Torte nuk ka qenë asnjëherë palë e njerëzve që ngritën kulturën shqiptare. Ai ka qenë pjesë e strukturave që i rrezikuan ata.

Prandaj, kur ai guxon të përmendë emrin tim, të vërë në dyshim akademikët që unë i kam nderuar, të prekë punën time letrare dhe jetën time të përkushtuar ndaj së vërtetës së popullit tim – ai nuk bën gjë tjetër veçse zbulon substancën e vet të vjetër, atë të njeriut që jeton në hije dhe ushqehet me ndjellakeqësi.

Në një shoqëri normale, njerëz të tillë do të mbaheshin larg kulturës, larg opinionit publik, larg hapësirës së debatit, sepse nuk sjellin as dije, as vlerë, as moral. Sillen si jehona të një epoke të kaluar, të një realiteti që shqiptarët e kanë kaluar me sakrifica të dhimbshme.

Unë, për vete, mbetem në anën e njerëzve të së vërtetës, të atyre që kanë rrënjë, degë dhe hije – te ata që i kanë dhënë këtij kombi dritë, dije dhe dinjitet.

Është kjo arsyeja që po i përgjigjem shkrimit tendencioz të Rexhep Tortes nga Dibra, një shkrim i mbarsur me keqdashje, me duf personal dhe me synim diskreditimi, që nuk i shërben as së vërtetës historike dhe as shoqërisë sonë. Sepse në çdo shoqëri demokratike, liria e shprehjes shkon paralel me përgjegjësinë morale dhe juridike. Askush nuk ka të drejtë të përdorë median, publikun apo penën për të shpifur, për të ndërtuar insinuata, për të hedhur dyshime pa prova mbi jetën dhe integritetin e dikujt tjetër. Dhe në këtë rast,

shkrimi i Torte-s jo vetëm që cenon etikën e komunikimit publik, por ringjall metoda të njohura të së kaluarës – insinuata, shtrembërime dhe sulme të pamerituara.

Rexhep Tortën në kohën e Jugosllavisë komuniste, vente e vinte vërdallë në redaksinë e gazetës “Flaka e vëllazërimit” në Shkup, ku Torte shpenzoi vite të tëra, ishte një prej atyre që gëzonte privilegjet e “besimit”. Ai kontribuonte me zell në grumbullimin e informacioneve jo vetëm kundër atdhetarit Murteza Bajraktari, Talat Afçes, Muhedin Hadrit e të tjerëve , janë dëshmi të një rruge të përndjekjes që mbeten gjurmë në arkivat secrete, që i kam lexuar dhe i njoh fort mirë.

Këto janë fakte të një kohe të rëndë, të dokumentuara në historinë tonë kolektive.

Ndaj sot, kur ai përpiqet të flasë me ton moralizues, është e drejtë e çdo shqiptari të pyesë: Nga vjen ky moral? Nga cila përvojë? Nga cilat vlera?

Njeriu matet me rrënjët e tij – me atë që ka bërë kur askush s’e shihte, me atë që ka zgjedhur në kohë të errëta. Ka njerëz që, edhe kur jeta u ka vështirësuar rrugën, kanë ruajtur dinjitetin e tyre, dritën e brendshme dhe besimin te e drejta. Ata janë Talat Afçe, Murteza Bajraktari, Purde, Adnan Agai dhe qindra të tjerë që mbetën shtylla të karakterit shqiptar.

Dhe ka të tjerë që nuk patën as rrënjë, as degë, as hije. Njerëz që u bënë zgjatim i një sistemi që i përndiqte vetë vëllezërit e tyre. E kur njeriu nuk ka hije, hapi i tij nuk është i vetin – është i dikujt tjetër.

Kjo është arsyeja pse shkrimi i Torte-s nuk është thjesht tendencioz; është simptomë e një bote të vjetër që akoma mundohet të mbijetojë përmes ligësisë, zilise dhe

Unë nuk kërkoj të bind askënd. Por, Rexhep Torte nuk mund të rishkruajë historinë e vet. As të tjerëve. Dhe nuk mund të vërë në dyshim moralin e atyre që i kanë shërbyer kombit me ndershmëri.

Kundër fjalës së keqe duhet vendosur fjala e drejtë. Kundër ligësisë – e vërteta. Kundër keqdashjes – integriteti.

Unë për këtë jam ngritur. Për këtë shkruaj. Për këtë reagoj. Dhe për këtë do të vazhdoj të flas, aq kohë sa fjala ime mund të jetë dritë në një hapësirë ku disa ende duan t’i kthehen hijes së vjetër.

Prandaj, mund të shtoj edhe këtë: ka kohë që hija e errët e UDB-së jugosllave endet ende nëpër kujtesën tonë kolektive, si një cicërimë e heshtur e frikës që nuk ka pranuar të shuhet. Sidomos nga viti 1956 e këtej, nën komandën e Titos dhe Rankoviqit, ndaj shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Sanxhak dhe vise të tjera u ushtrua një dhunë sistematike, e mirëorganizuar, e mbështetur në një aparat represiv që ndërtonte armiq sikur të ishin tulla. Dhe ne, për shumë vite, kemi jetuar të detyruar brenda një aritmetike terrori, ku njeriu nuk llogaritej si qenie, por si provë e një procesi të montuar.

Nuk mund të harrohen vrasjet, burgimet, shpifjet, inskenimet, torturat psikologjike dhe fizike, zhdukjet pa gjurmë—të cilat nuk ishin rastësi, por pjesë e një politike shtetërore të projektuar për të thyer shtyllën morale të shqiptarit. Nga proceset ndaj patriotëve të viteve ’50 e deri te ndjekjet ndaj intelektualëve në vitet ’81, gjithçka ishte shndërruar në një laborator të kontrollit totalitar, në të cilin fati shqiptar ishte vetëm një element eksperimental.

Këto struktura nuk u mjaftuan vetëm me goditjen brenda kufijve jugosllavë. U shtrinë larg, deri në diasporë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vepronin shumë dibranë dhe shqiptrarë të devotshëm nga trojet tona etnike, ku syri i keq i Rexhep Tortes kishte depërtuar edhe andej Oqeanit… Madje edhe në Gjermani, në Zvicër, atje ku kishte jetë shqiptare, organizatat e UDB-së dhe KOS-it zhvilluan një luftë të fshehtë kundër emigracionit politik shqiptar. Infiltrimi, shpifja, fabrikimi i informacioneve, përçarja e komuniteteve, rekrutimi i elementëve të dobët, presioni ndaj familjeve—ishin vetëm disa nga metodat operative me të cilat një aparat i tërë shtetëror përpiqej të ngulfaste zërat e lirisë.

Kjo histori nuk është vetëm histori e largët. Është histori e përgjakur me emra dhe mbiemra konkretë. Me njerëz që kanë mbetur pa varr. Me familje të shkatërruara. Me intelektualë që u dënuan për libra e fjalime. Me djem të rinj që u torturuan pse guxuan të ëndërronin. Me figura të lirisë që në dosjet e UDB-së mbetën të shpallur si “armiq”, ndërsa në memorien tonë sot janë ndër emrat më të pastër dhe më të nderuar.

Shqiptarët në ish-Jugosllavi nuk ishin viktima të rrethanave – ishin viktima të një sistemi racist dhe kolonial, i cili i konsideronte si popull për t’u kontrolluar dhe nënshtruar.

Polemika sot nuk ka synim hakmarrjen, por saktësinë. Nuk ka qëllim nxitjen e urrejtjes, por vendosjen e drejtësisë. Kujtesa nuk është luks emocional: është  zotim kombëtar që krimet të mos përsëriten, të mos relativizohen dhe të mos harrohen.

Nuk është e mjaftueshme të përmendim vuajtjen. Duhet të artikulojmë mekanizmin e krimit. Duhet të dokumentojmë emrat, dosjet, dëshmitë, arkivat. Duhet të emërtojmë ata që urdhëruan dhe ata që kryen. Duhet të rikthejmë dinjitetin e atyre që u vranë, u burgosën, u shpallën “tradhtarë” vetëm sepse ishin shqiptarë.

Kjo është detyrë e brezave, detyrë e gazetarisë së lirë, detyrë e historisë, detyrë e së drejtës njerëzore e jo e Rexhep Tortës shpirt lig.

ps!

Vërejtje! Personi të cilit i reagohet, Rexhep Torte, ka vdekur në muajin maj 2025 .

Inskenimi i konfliktit nuk është thjesht mundësi, është skenar i përgatitur të cilin në çdo moment Beogradi e konsideron të përshtatshëm

0
Drizan Shala, ekspert i sigurisë
⛔️ Inscenimi i konfliktit ndërkufitar është hapi i radhës në strategjinë destabilizuese të Serbisë.
Në fazën aktuale, Beogradi po përdor një kombinim të dezinformimit operacional, narrativave të fabrikuara dhe aktiviteteve të fshehta në terren për të krijuar idenë e një “krize të pashmangshme” në vijën kufitare me Kosovën. Objektivi është i qartë:
📍legjitimimi i veprimeve agresive, krijimi i hapësirës për ndërhyrje të kontrolluar dhe testimi i gatishmërisë së institucioneve të sigurisë së Kosovës.
❗️
Një element i veçantë që po shfrytëzohet në këtë fazë janë rrjetet e gjahtarëve që operojnë ndërmjet dy vendeve. Në pamje të parë duken si aktivitete civile, por në terren po përdoren si platforma observimi, ndarje informacioni dhe mbledhje të të dhënave për relievin, qasjet rrugore dhe pikat e ndjeshme nga brenda territorit të Kosovës.
Këto rrjete janë shndërruar në një instrument të heshtur të recce (reconnaissance) që më pas ushqehet në kanalet e shërbimeve serbe.
❗️Paralelisht, Serbia po shton presionin përmes një fushate të koordinuar propaganda–operacione informative, duke shpërndarë narrativa për “provokime nga Kosova”, me qëllim krijimin e kontekstit për një incident të fabrikuar.
❗️
Kjo qasje është pjesë e një modeli më të gjerë që Serbia ka ndjekur në veri:
–krijim tensionesh,
–aktivizim rrjetesh lokale,
–furnizim me narrativë dezinformuese, dhe në fund para-qitje e vetes si palë e kërcënuar.
Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të vazhdojnë mbikëqyrjen e këtyre kanaleve, sidomos atyre të kamufluara si aktivitete civile, sepse pikërisht aty Serbia po tenton të ndërtojë avantazhin e saj të terrenit.
⚠️
Ky është realiteti: inskenimi i konfliktit nuk është thjesht mundësi — është skenar i përgatitur me kohë dhe i zbatueshëm në çdo moment që Beogradi e konsideron të përshtatshëm.

Bedriu, në “kohën e Titos”, me “stafetë në dorë”, ndërsa “në kohën e polarit” me “çamacin” e Millan Radojçiqit në Ujman!

1
Afrim Caka, Gjakovë
___
BUDRIJA NË KOHËN E TITOS ME STAFETË NË DORË DHE BEDRIJA NË KOHËN E POLARIT ME ÇAMACIN E RADOJÇIQIT NË UJMAN
___
Dy anët e Budrisë!
Erdhi kjo ditë ndoshta me dhëmbje koha “maskarenjeve”. Sot në Skenderaj ndrron mish e lëkurë deri në çmendje!!!
Kush e solli Budrinë dhe mitema e ringjalljes së përkohëshme me qëllim së premtimit të dhënë nga Samiu, i lindin dyshime të llojllojshme. Enigmë e tillë është ajo që u del të deleguarve të partis. Egziston enigma kryesore për zgjidhjen e së cilës hipotezat se kush mund ta ketë sjellë Budrin dhe gjatë rrugës dalin enigma tjera, të cilat si reflekse enigmatike janë pjesë të enigmës kryesore dhe së bashku me të ndërtojnë rrjedhën kryesore dhe së bashku me të e ndërtojnë rrjedhën enigmatike të Budrisë si kandidat për “Kryeministër”.
Ashtu është, kurë heronjtë e PDYKYS si Budrija janë më të “shtrenjtë”, apo jo, o popull? Përralla për “Kryeministrin e ri lakuriq” e entuziazmoi Sami Lushtakun me simbolikën e tij, me prirjen e dështuar të zgjedhjeve në Mitrovicë për të komunikuar politikisht me votuesit eventual, me stigmatizmin që iu bë “kryqëzimi në shtetin autoritar të Drenicës”, me nivelin e stafetës apo të kondukterit.
Flijimi në emër të triumfit mbi humbjen e Mitrovicës. Kjo filozofi i ka të veshura rrobat e pikllimit meqë prej saj ka buruar gjithmon, praktika tragjike e humbjes. Simbolika e këtij flijimi në emër të partisë me semantikën e saj mbulon tërë filozofinë tragjike të Budrisë për ta mbrojtur ekzistencën e vet në kët parti zullumçarësh, qoftë edhe duke kundërshtuar “zotrat e Drenicës”, cilëdo qofshin ata Samiu, Xhavudi, Buzhala, Hiiiseni, Behrami, Çitaku apo Deliu….

Nëse libri ka thelb, mendim, cilësi, ai nuk ka nevojë për autorin që të shitet me prezencë fizike

0
Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Pse kërkohet prania fizike e shkrimtarit në një panair? Dhe çfarë thotë kjo për vlerën e librit?
___
Një herë të vetme kam qënë në panair në Shqipëri në vitin 2022 në mos gaboj dhe ajo çka pashë më rrënqethi. Autorë në çdo qoshk, sa m’u krijua përshtypja se kish më shumë autorë sesa njerëz të interesuar për të blerë librat. Qëndrova jo më shumë se 10 minuta dhe u largova. I premtova vetes që deri ditën që panairi do i përkasë librit e jo autorëve, unë nuk do të kthehem më. Ndërkohë sa herë vij në Tiranë, siç bëj në çdo qytet tjetër europian kur udhëtoj, futem në librari e qëndroj me orë aq sa harrohem pse nuk ka vend më të bukur bota sesa libraritë.
Ka vite që panairet e librit janë shndërruar nga hapësira të dijes, në skena spektakli ku autori duhet të jetë prezent jo më si mendje, por si element marketingu. Si një shenjë fizike që “ja, unë jam këtu, pra libri im ekziston.” Sikur libri vetë të mos mjaftonte më.
Në thelb, dikur vlera e një libri matej me forcën e mendimit, qartësinë e vizionit dhe guximin e fjalës. Sot, shumë shpesh, ajo lidhet me zhurmën që autori bën rreth vetes. Me fotografinë, me autografët, me praninë e tij të pandalshme, gati rituale, për të shitur me dorën e vet diçka që duhej të shitej përmes mendjes së tij.
Dhe në këtë transformim ka diçka thellësisht të trishtuar për mendimin tim.
Kur libri ka vërtet vlerë, ai nuk ka nevojë për autorin si shitës. Ka nevojë vetëm për lexuesin që e gjen vetë, që tërhiqet drejt tij, që kërkon diçka në të, jo diçka nga autori.
Panairi i librit në Tiranë nuk e shmang dot këtë dukuri: qindra autorë rreshtohen pas tavolinave, si tregtarë të vetvetes. Shumë prej tyre nuk e bëjnë nga nevoja e brendshme, por nga presioni i një mode që po e zhvendos letërsinë nga një akt i thellë krijimi, në një akt shitjeje sa më të shpejtë.
Është një tension i keqkuptuar mes kulturës dhe konsumit, një farë paniku për të mos u harruar, për të mos mbetur jashtë vëmendjes, për të mos mbetur vetëm me librin dhe heshtjen e tij.
Nëse libri ka thelb, mendim, cilësi, ai nuk ka nevojë për autorin që të shitet me prezencë fizike.
Ai ka nevojë për kohë, për ndershmëri, për një lexues të vetëm që e hap e i jep jetë.
Ndërsa nëse libri ka vetëm zhurmë, ai kërkon autorin si shitës sepse pa trupin e tij, ideja zhduket.
Prandaj praninë e autorit e shoh si simptomë të një epoke që kërkon gjithnjë e më shumë imazh sesa mendim.
Në atë heshtjen e butë e të thellë të librarive, libra të vërtetë rrinë ende e presin. Nuk bërtasin, nuk të kapin për mëngë, nuk kërkojnë vëmendje.
Thjesht janë.
Dhe ka një bukuri të madhe tek autori që zgjedh t’i besojë librit të vet pa u bërë shitës i vetvetes.

Kush do ta rrëzoj sovranitetin e Shqiptarëve…?

1
Halil Geci, Skenderaj
___
A PO SHKON HISTORIA E SHQIPTARËVE NË MES KOMBEVE TË ZHDUKUR DHE NGA KUSH PO TENTOHET TË RREZOHET SOVRANITETI I SHQIPTARËVE?
___
Nëse tradhtarët nuk ndalen me votën e qytetarëve, e ardhmja kombëtare është në rrezik
Në një kohë kur historia e Ballkanit dhe e popullit shqiptar është përcjellë me humbje teritoriale, gjenocide dhe zhdukje të identiteteve kulturore, rreziku i përsëritjes së historisë është më aktual se kurrë. Zgjedhjet e ardhshme nacionale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut paraqesin një moment vendimtar: qytetarët kanë fuqinë të vendosin për fatin e sovranitetit dhe të identitetit kombëtar. Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që mendojnë se mund të manipulojnë të ardhmen e kombit shqiptar.
Sipas filologëve, linguistëve, antropologëve dhe historianëve, gjatë historisë së njerëzimit kanë ekzistuar rreth 3.000 deri në 5.000 njësi politike, duke përfshirë mbretëri, principata, qytet-shtete, federata dhe perandori. Asnjë studiues nuk mund të japë një numër të saktë, pasi burimet arkeologjike, historike dhe gjuhësore janë të paplota, por ky interval vlerësohet si më i pranueshmi nga shumica e kërkimeve akademike.
Sot bota njeh 193 shtete anëtare të OKB-së, përveç dy subjekteve me status vëzhgues: Vatikani dhe Palestina. Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, por ekziston si shtet i pavarur dhe është njohur nga më shumë se 100 vende.
Pra, nga mijëra shtete historike, sot kanë mbijetuar vetëm 195 njësi politike, duke përfshirë Kosovën, Vatikanin dhe Palestinën. Të gjitha të tjerat janë zhdukur ose asimiluar. Historia e gjuhëve dhe kombeve të zhdukura është një paralajmërim i heshtur dhe i dhimbshëm për çdo popull që neglizhon identitetin dhe sovranitetin e vet.
Studiuesit vlerësojnë se gjatë historisë kanë ekzistuar 10.000 deri në 12.000 gjuhë, ndërsa sot fliten më pak se 2.000. Qindra kombe, kultura dhe identitete janë zhdukur përgjatë mijëvjeçarëve, duke lënë pas vetëm gjurmë të pjesshme.
Ku gjendet kombi shqiptar në këtë histori të ashpër të mbijetesës?
Shqiptarët kanë mbijetuar pushtime, zhvendosje, shpërngulje masive dhe katër gjenocide nga fqinjët. Ata kanë humbur territore të mëdha, dhe mbi trojet e lashta ilire sot ekzistojnë pesë shtete sllave.
Edhe sot, populli shqiptar gjendet nën presion politik, kulturor dhe demografik. Kërcënimi nuk vjen vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Me bekimin ose heshtjen e fuqive ndërkombëtare, historikisht mbi shqiptarët janë kryer gjenocide, janë gllabëruar toka dhe popullsia është dëbuar nga vatrat e veta ilire. Në konferencat ndërkombëtare ku vendosej për kufijtë, shqiptarët nuk lejohej të merrnin pjesë dhe të mbronin të drejtat e tyre.
Historia na mëson një të vërtetë të pamohueshme: asnjë komb nuk është i përjetshëm pa mbrojtur identitetin, territorin dhe sovranitetin e tij.
Shqiptarët i kanë mbijetuar asimilimit për mijëvjeçarë, duke pësuar humbje të mëdha, por kanë mbetur gjallë si popull, gjuhë dhe kulturë.
Por sot, rreziku nuk vjen vetëm nga jashtë. Politikat e brendshme që dobësojnë pozitat shtetërore dhe ekonomike i shërbejnë projekteve që synojnë t’i rikthejnë Serbisë pjesët më vitale të vendit — një përpjekje për t’i çuar në vend planet e vjetra, të njohura si “amaneti i Rankoviçit”.
Si “peshqesh” për zbatimin e këtij amaneti, tradhtari nga Broja Polari dhe mbështetësit e tij, si dhe dy partitë motra – PDK dhe LDK – ia bënë tapi Serbisë për 40 manastire, duke i shtrirë edhe në territore shtesë dhe duke ua njohur si pronë serbe. Me Zajednicën me kompetenca ekzekutive, e nënshkruar dy herë dhe ratifikuar në Parlament, ata krijuan një precedent juridik që cenon sovranitetin dhe identitetin kulturor të Kosovës.
Në këtë situatë, shqiptarët duhet të jenë më vigjilentë se kurrë. Historia na mëson se asnjë popull nuk është imun ndaj fatit të mijëra kombeve që u zhdukën, sepse nuk mbrojtën interesat e tyre në kohën e duhur.
Sot, interesat e Kosovës janë në duart e qytetarëve. Nëse ata zgjedhin të votojnë për ata që gjatë 20 viteve të fundit kanë dëmtuar vendin, Kosova mund të pësojë sërish. Prandaj, është koha që qytetarët të veprojnë me përgjegjësi: të ndjekin, vlerësojnë dhe përjashtojnë ata që nuk mbrojnë interesin kombëtar, përmes votës së tyre.
Mbrojtja e atdheut fillon me vetëdije dhe vazhdon me votë.
Nëse ky trend politik nuk ndalet, pasojat për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të jenë të pariparueshme.
Prandaj, mbrojtja e sovranitetit nuk është çështje partie, por çështje mbijetese kombëtare.
____
Video: