Kreu Blog Faqe 389

Kush do ta rrëzoj sovranitetin e Shqiptarëve…?

1
Halil Geci, Skenderaj
___
A PO SHKON HISTORIA E SHQIPTARËVE NË MES KOMBEVE TË ZHDUKUR DHE NGA KUSH PO TENTOHET TË RREZOHET SOVRANITETI I SHQIPTARËVE?
___
Nëse tradhtarët nuk ndalen me votën e qytetarëve, e ardhmja kombëtare është në rrezik
Në një kohë kur historia e Ballkanit dhe e popullit shqiptar është përcjellë me humbje teritoriale, gjenocide dhe zhdukje të identiteteve kulturore, rreziku i përsëritjes së historisë është më aktual se kurrë. Zgjedhjet e ardhshme nacionale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut paraqesin një moment vendimtar: qytetarët kanë fuqinë të vendosin për fatin e sovranitetit dhe të identitetit kombëtar. Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që mendojnë se mund të manipulojnë të ardhmen e kombit shqiptar.
Sipas filologëve, linguistëve, antropologëve dhe historianëve, gjatë historisë së njerëzimit kanë ekzistuar rreth 3.000 deri në 5.000 njësi politike, duke përfshirë mbretëri, principata, qytet-shtete, federata dhe perandori. Asnjë studiues nuk mund të japë një numër të saktë, pasi burimet arkeologjike, historike dhe gjuhësore janë të paplota, por ky interval vlerësohet si më i pranueshmi nga shumica e kërkimeve akademike.
Sot bota njeh 193 shtete anëtare të OKB-së, përveç dy subjekteve me status vëzhgues: Vatikani dhe Palestina. Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, por ekziston si shtet i pavarur dhe është njohur nga më shumë se 100 vende.
Pra, nga mijëra shtete historike, sot kanë mbijetuar vetëm 195 njësi politike, duke përfshirë Kosovën, Vatikanin dhe Palestinën. Të gjitha të tjerat janë zhdukur ose asimiluar. Historia e gjuhëve dhe kombeve të zhdukura është një paralajmërim i heshtur dhe i dhimbshëm për çdo popull që neglizhon identitetin dhe sovranitetin e vet.
Studiuesit vlerësojnë se gjatë historisë kanë ekzistuar 10.000 deri në 12.000 gjuhë, ndërsa sot fliten më pak se 2.000. Qindra kombe, kultura dhe identitete janë zhdukur përgjatë mijëvjeçarëve, duke lënë pas vetëm gjurmë të pjesshme.
Ku gjendet kombi shqiptar në këtë histori të ashpër të mbijetesës?
Shqiptarët kanë mbijetuar pushtime, zhvendosje, shpërngulje masive dhe katër gjenocide nga fqinjët. Ata kanë humbur territore të mëdha, dhe mbi trojet e lashta ilire sot ekzistojnë pesë shtete sllave.
Edhe sot, populli shqiptar gjendet nën presion politik, kulturor dhe demografik. Kërcënimi nuk vjen vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Me bekimin ose heshtjen e fuqive ndërkombëtare, historikisht mbi shqiptarët janë kryer gjenocide, janë gllabëruar toka dhe popullsia është dëbuar nga vatrat e veta ilire. Në konferencat ndërkombëtare ku vendosej për kufijtë, shqiptarët nuk lejohej të merrnin pjesë dhe të mbronin të drejtat e tyre.
Historia na mëson një të vërtetë të pamohueshme: asnjë komb nuk është i përjetshëm pa mbrojtur identitetin, territorin dhe sovranitetin e tij.
Shqiptarët i kanë mbijetuar asimilimit për mijëvjeçarë, duke pësuar humbje të mëdha, por kanë mbetur gjallë si popull, gjuhë dhe kulturë.
Por sot, rreziku nuk vjen vetëm nga jashtë. Politikat e brendshme që dobësojnë pozitat shtetërore dhe ekonomike i shërbejnë projekteve që synojnë t’i rikthejnë Serbisë pjesët më vitale të vendit — një përpjekje për t’i çuar në vend planet e vjetra, të njohura si “amaneti i Rankoviçit”.
Si “peshqesh” për zbatimin e këtij amaneti, tradhtari nga Broja Polari dhe mbështetësit e tij, si dhe dy partitë motra – PDK dhe LDK – ia bënë tapi Serbisë për 40 manastire, duke i shtrirë edhe në territore shtesë dhe duke ua njohur si pronë serbe. Me Zajednicën me kompetenca ekzekutive, e nënshkruar dy herë dhe ratifikuar në Parlament, ata krijuan një precedent juridik që cenon sovranitetin dhe identitetin kulturor të Kosovës.
Në këtë situatë, shqiptarët duhet të jenë më vigjilentë se kurrë. Historia na mëson se asnjë popull nuk është imun ndaj fatit të mijëra kombeve që u zhdukën, sepse nuk mbrojtën interesat e tyre në kohën e duhur.
Sot, interesat e Kosovës janë në duart e qytetarëve. Nëse ata zgjedhin të votojnë për ata që gjatë 20 viteve të fundit kanë dëmtuar vendin, Kosova mund të pësojë sërish. Prandaj, është koha që qytetarët të veprojnë me përgjegjësi: të ndjekin, vlerësojnë dhe përjashtojnë ata që nuk mbrojnë interesin kombëtar, përmes votës së tyre.
Mbrojtja e atdheut fillon me vetëdije dhe vazhdon me votë.
Nëse ky trend politik nuk ndalet, pasojat për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të jenë të pariparueshme.
Prandaj, mbrojtja e sovranitetit nuk është çështje partie, por çështje mbijetese kombëtare.
____
Video:

SANU -Motori i Fshehtë Strategjik që Drejton Arkitekturën e Ndikimit Serb ndaj Kosovës

0
Drizan Shala, ekspert i sigurisë
⛔️
SANU si organi më i lartë akademik në Serbi, është duke operuar gjithnjë e më shumë si një hub strategjik që prodhon kornizat doktrinare për aparatin shtetëror serb. Në praktikë, ajo funksionon si strukturë mbështetëse e operacioneve të ndikimit, duke formuluar narrativat që më pas shpërndahen nga sektori politik, diplomatik dhe ai i sigurisë në mënyrë të sinkronizuar.
❗️Ky rol e pozicionon SANU-n si element kyç brenda ekosistemit të inteligjencës konceptuale të Serbisë, ku ideologjia transformohet në instrument presioni.
✅️ Narrativat e reja të SANU-s rrotullohen rreth konceptit të “zonave të shenjta serbe”, të cilat po përpunohen si platformë juridiko–strategjike me synim krijimin e një statusi të veçantë brenda territorit të Kosovës. Kjo është një qasje tipike e operacioneve hibride, ku diskursi fetar përdoret si mbulesë për objektiva territorialë dhe si mekanizëm për të minuar sovranitetin funksional të Kosovës.
✅️ Në thelb, bëhet fjalë për një strategji të sofistikuar të ekstraterritorialitetit të ndërmjetëm — një taktikë që synon fragmentimin gradual të arkitekturës shtetërore të Kosovës.
✅️ Në bashkëveprim me Kishën Ortodokse Serbe, SANU po krijon një kornizë të koordinuar narrativo–operacionale, ku mesazhet fetare përdoren si sinjalistikë politike dhe si instrument për aktivizimin emocional të komuniteteve serbe në Kosovë.
📍Ky tandem krijon një mjedis të favorshëm për operacione psikologjike (PSYOPS), që synojnë të prodhojnë perceptimin e rrezikut dhe të justifikimit moral për ndërhyrje të reja politike e diplomatike të Serbisë.
✅️ Për Kosovën, kjo sjellje paraqet një kërcënim strategjik të nivelit të mesëm dhe të lartë, pasi operacionet e SANU-s nuk janë të dukshme, nuk janë të formalizuara dhe nuk mund të trajtohen me instrumente të zakonshme të qeverisjes civile. Sanimet, verifikimet dhe auditimet e një partie politike zëvendësohen me një aktor i cili gëzon imunitet të natyrshëm në fushën publike. Pikërisht kjo e bën këtë institucion një vektor të rrezikshëm të luftës hibride.
📍Për këtë arsye, institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të kalojnë nga monitorimi klasik te një model i vëzhgimit të narrativave strategjike (Strategic Narrative Monitoring), duke analizuar në mënyrë të vazhdueshme produktet publike dhe sinjalet e SANU-s.
Vetëm përmes një qasjeje të tillë proaktive është e mundur të parashikohen dhe të neutralizohen fazat e ardhshme të operacioneve të ndikimit dhe projeksionit strategjik serb në territorin e Kosovës.
info shtes: SANU (Srpska akademija nauka i umetnosti) Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve !

Java e Asllanajve 

0

Arif Ejupi, Zvicër

Kjo javë në futbollin shqiptar dhe atë kosovar mund të quhet me plot gojën “Java e Asllanajve”, sepse dy futbollistë me mbiemrin Asllani, njëri në kombëtaren e Shqipërisë dhe tjetri në atë të Kosovës, u shndërruan në protagonistë absolutë të fitoreve të skuadrave përkatëse. 

Në ndeshjen Andorra – Shqipëri 0:1, me peshë të madhe për ecurinë në kualifikime për Botërorin 2026, djaloshi i talentuar i Interit, Kristjan Asllani, u shfaq në momentin më të rëndësishëm.
Me qetësi, teknikë dhe instinkt të saktë, ai realizoi golin vendimtar të takimit, duke i dhënë Shqipërisë një fitore të merituar ndaj skuadrës së Andorrës.
Asllani, në këtë përballje, tregoi formë të shkëlqyer. Ai, nga ndeshja në ndeshje, po e forcon bindjen se mesfusha kuqezi ka gjetur liderin e saj të vërtetë. 

Në ndeshjen Slloveni – Kosovë 0:2, po ashtu e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, në një stadium të vështirë si ai “Stožice” në Lubjanë dhe ndaj një kundërshtari të fortë, ishte radha që të shkëlqente edhe futbollisti i talentuar Fisnik Asllani, lojtar i FC Hoffenheim në Gjermani.
Fisniku shënoi një gol të bukur në minutën e 6-të, që hapi serinë, duke i dhënë Kosovës epërsinë e hershme dhe besimin drejt fitores 0:2. 

Me paraqitje dinamike, teknikë moderne dhe lëvizje të shpejta, Fisniku po dëshmon se është një ndër talentet më premtues të futbollit kosovar. 

Rrallë ndodh që, në të njëjtën javë, dy kombëtare shqiptare ,ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, të kenë protagonistë të ndeshjeve me të njëjtin mbiemër.
Kristjani dhe Fisniku nuk kanë ndonjë lidhje familjare, por në fushë u bënë simbol i së njëjtës gjë: vendosmërisë, angazhimit dhe qëllimit për t’ua zbardhur fytyrën kombëtareve të tyre. 

Andaj, kjo javë, me të drejtë, hyn në kronikat sportive si: Java e Asllanajve 

Java kur dy djem me të njëjtin mbiemër ngritën lart flamurin kuqezi dhe atë dardan, duke nderuar futbollin tonë kombëtar. 

____

Shqipëria triumfon ndaj Andorrës dhe kualifikohet në play-offin e Botërorit 2026

Kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar në play-offin e Kampionatit Botëror 2026 me një fitore te Andorra.

“Kuq e Zinjtë” fituan me rezultat 0-1 te Andorra, derisa Anglia e mposhti Serbinë si nikoqir.

Screenshot

Shqipëria e dominoi lojën në përgjithësi por që në pjesën e parë nuk ishte aspak efektive.

Shqipëria tentoi të krijonte disa aksione që nuk rezultuan të suksesshme, kurse rasti më i rrezikshëm ishte përmes Berat Gjimshitit që goditi traversën pas një harkimi nga këndi.

Megjithatë, e tëra situata ndryshoi për mirë te mysafirët me inkuadrimin e Mrytu Uzunit dhe Nedim Bajramit. Në fakt të dy ishin protagonist te goli i kualifikimit.

Bajrami pasoi te Uzuni, i cili e gjeti për mrekulli të harruar Kristjan Asllanin, me këtë të fundit që me një super goditje e zhbllokoi rezultatin.

Tutje, Shqipëria e ruajti rezultatin duke krijuar disa aksione por që ishte më e fokusuar në aspektin defansiv.

Kësisoj, Shqipëria mbledh 14 pikë, katër mbi Serbinë prandaj edhe nëse humbin ndaj Anglisë në Tiranë, prapë vendin e dytë të play-offit e kanë të siguruar.

Kujtojmë, shorti për play-offin e Botërorit do të hidhet më 21 nëntor, derisa Shqipëria gjendet në vazon e tretë.

Nëse se votoni Glauk Konjufcen tash, pas zgjedhjeve vije Albin Kurti…!

0

Gani Mehmeti 

ISH OPOZITËS: NËSE NUK E VOTONI GLAUKUN TANI, PAS ZGJEDHJEVE VJEN ALBINI! 

Duke e ditur se çka ju pengon, duke e ditur etjen tuaj të madhe për pushtet e jo shumë për shtet, duke ditur e njohur ambiciet tuaja, duke ju njohur nga e kaluara që nga paslufta dhe nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, ju thërras: 

Nëse jeni kundër Albin Kurtit për kryeministër, votojeni Glauk Konjufcën! 

Po, këtë ua them sinqerisht dhe pa të keq. Evitojini dy palë zgjedhje të Kosovës, sepse kushtojnë, po edhe të mos i lini punëtorët, pensionistët e të gjithë të tjerët që paguhen nga buxheti i Kosovës pa paga.  

Në anën tjetër, nëse shkohet në zgjedhje në vigjilje të vitit të ri, para a prapa, disponimi i votuesëve do të shkojë tek LVV-ja, ashtu sikur pas rënies së qeveriasë Kurti 1, që fitoji mbi 50%, dhe do të marrë edhe bukur mirë përtej 50%-dëshit dhe do e formojë vetëm qeverinë dhe institucionet tjera.  

Prandaj, nëse jeni kundër Albinit, votojeni Glaukun.  

Këtë e them që më pastaj të mos e quani diktator, sepse vetë do ia mundësoni.  

Më pastaj nuk do të keni të drejtë të ankoheni në të. 

E, nëse Albini është i vështirë për bashkëqeverisje, Glauku është pak më ndryshe, siç e dini edhe ju vetë. 

Unë vetë as nuk jam me ju e as me Albinin! Sipas mundësisë, do jem me Kosovën, ai që mbron territorin dhe sovranitetin e Kosovës, jo me atë që gjithçka shtetërore i duket se është private dhe vetëm e tij. Jo! 

Diaspora, shihet se është për Albinin. Ajo është për zgjedhje në Kosovë. Jo vetëm ata, por do ndikojnë edhe në familjarët e tyre ta votojnë LVV-në dhe do të kalojë ndoshta edhe 60%-dëshi i fitores së LVV-së, me çka, nuk do të mund të luajë e as ta kushtëzojë më Duda Bale, as Lista Serbe e as partitë e tjera për formimin e Kuvendit të Kosovës, Qeverisë dhe institucioneve të tjera. 

Unë po çuditem, kur kryetarë e aktivistë të partive tjera, rrahin gjoks se secila do dalë e para!  

Jo, absolutisht , jo. Këta muaj ngërçi mbahen mend nga votuesit se të gjitha partitë i kanë kontribuar këtij ngërçi dhe i kanë mundësuar edhe Albin Kurtit të qeverisë, si kryeminsitër në detyrë.  

Opozita e ka humbur rrugën.  

LVV doli fituese në zgjedhjet lokale, në zgjedhjet parlamentare do dalë edhe më e fortë. 

Kujdes! Serbia frontin për copëtimin e Kosovës po e zhvendos nga “Lista Serpska” në altarin e Kishës Ortodokse!

0

Prof. Dr. Fadil Maloku, Sociolog nga Prishtina

Serbia pas fitores së “Listës Serpska” po planifikon të përdorë një strategji më të sofistikuar ndikimi mbi institucionet e reja që do dalin pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do zhvillohen së shpejti!

Kjo planimetri e re, duke kuptuar se ideja për Asociacionin kërkon kohë e durim të stërholluar, do të zëvendësohet përkohësisht me ikonografinë fetare që do ta udhëheqë Kisha Ortodokse Serbe (KOS), me të vetmin qëllim për të mbajtur nën kontroll të gjitha komunat e fituara me shumicë serbe.

Ndryshe nga “Lista Serbe” që është instaluar që nga paslufta si një “kalë Troje” në arkitekturën politike ahtisariane të Kosovës, Kisha Ortodokse tani e ka shumë më të lehtë realizimin e synimit dhe ambicies për ta vështirësuar e kompromentuar finalizimin e shtetësisë së Kosovës.

Pse themi kështu?

Shkaku se: Kisha si institucion fetar (sipas standardeve laike kosovare!) nuk mund të sanksionohet; nuk mund të hyjë në detyrime ligjore ndaj shtetit; dhe nuk mund t’i mohohet autoriteti emocional e historik që e ka ushqyer me dekada pérmes shtetit të Serbisë tek gjithë serbët, kudo që ata gjendeshin; dhe nuk mund të pengohet aktiviteti subversiv që ajo në vazhdimësi e ka përdorur për veprim politik të maskuar si aktivitet fetar. Andaj, cilado qeveri kosovare që do vijë në pushtet pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duhet ta ketë të qartë se: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë (SANU), së bashku me të gjitha instrumentet e “Botës serbe”, po përgatit opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm për një status të veçantë juridik për të ashtuquajturat “zonat e shenjta serbe”, që në fakt kanë të bëjnë me idenë e ekstraterritorialitetit, apo thënë më shqip: copëtimin e Kosovës në mënyrë indirekte.

Pra, e gjithë strategjia për rikthimin e Listës Serbe në 10 komunat e fituara në zgjedhjet lokale 2925 nga Serbia tani e tutje do përdoret vetëm për ta zhvendosë vëmendjen e Brukselit dhe qeveritarëve kosovarë nga tema e administrimit lokal tek ajo e statusit privilegjues të Kishës Ortodokse, që ishte arritur me Marrëveshjen e Brukselit.

Por, politikanët naivë, mediet e dyshimta bashkë me ca analistë mediatikë, diskursin dhe narracionin mbi gjoja “kërcënimin e trashëgimisë së shenjtë serbe” (“srpska svetinja je ugrožena”), nuk duhet assesi ta kuptojnë vetëm si mesazh fetar, por edhe si një komunikim të koduar politik, që për imperativ final do e ketë përveç tjerash edhe këtë “obligim” e detyrim; instalimin e diskursit të gjoja kërcënimit e frikës dhe ate të homogjenitetit etnik tek serbét e Kosovés.

Diskurs ky që pastaj do duhej të shndërrohet pashmangshëm në detyrim moral, fetar e etnik për delegjitimimin e institucioneve të Kosovës dhe përgatitjen e opinionit të brendshëm e të jashtëm për një alibi “mbrojtëse të shenjtërive”, nga ana e Serbisë. Tani, është e kuptueshme që ky “katapultim” i temave nga terreni politik në ate fetar e etnik përmban rreziqe të shumta, pë shtetin e Kosovës.

Për arsye se, si Brukseli ashtu edhe Uashingtoni, nuk do hezitojnë të futen në “kompromise” shtesë për çështje fetare…

Hezitim ky që Serbisë pa asnjë dyshim do t’i krijojë hapësirë favorizuese për të kërkuar zona me status të veçantë brenda territorit të Kosovës.

Ku, sovraniteti, edhe ashtu i lënduar e ndëshkuar me planet ahtisariane, do të vazhdojë të shërbejë si një armë e fuqishme për ta gërryer shtetësinë e Kosovës. Dhe çka është edhe më interesant, kjo lloj gërryerje, tani nuk do ndaket vetëm në sferën politike, atë ekonomike e juridike, siç ka ndodhur në të gjitha vitet e pasluftës, por tash do zgjërohet edhe përmes ushtrimit të ndikimit fetar të paketuar si “mbrojtje e trashëgimisë shpirtërore” serbe në Kosovë.

Kisha Ortodokse Serbe në Beograd

Dhe e gjithë kjo “planimetri” e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Serbisë (SANU), së bashku me Kishën Ortodokse, s’do mend se e kërcënon jo vetëm sigurinë e shtetit, por, edhe stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit…

Pse organizohet nesër në Zvicër një seminar provokativ me ngjyrim fetar islamik, kur Republika e Kosovës është shtet LAIK?

0

Faktet e veprimeve antishtetërore dhe antikombëtare pse opozita nuk mund të vije në pushtet

0
Halil Geci, Skenderaj
___
PSE OPOZITA NUK MUND TË RIKTHEHET NË PUSHTET
___
Shkeljet, keqpërdorimet dhe dështimet historike që e përjashtojnë përfundimisht nga udhëheqja e shtetit
DEKLARATË POLITIKE E RUGOVISTËVE TË PËRJASHTUAR
Ne, ekipi i rugovistëve të përjashtuar, njoftojmë opinionin publik se rikthimi i strukturave të vjetra opozitare në qeveri përbën rrezik të drejtpërdrejtë për shtetin, territorin, pasurinë publike dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Arsyet janë të dokumentuara, të përsëritura dhe të pakontestueshme.
1. Keqpërdorimi i pasurisë publike dhe uzurpimet
Struktura të caktuara partiake janë përgjegjëse për:
— uzurpime pronash shtetërore dhe private;
— ndërtime të paligjshme shumëkatëshe të financuara me mjete publike;
— keqmenaxhim sistematik të buxhetit të shtetit;
— përjashtim të qytetarëve nga përfitimet publike, përfshirë studentët, pensionistët dhe punëtorët e sektorit privat.
Këto nuk janë “gabime politike” — janë shkelje të rënda që kanë gërryer themelet e shtetit.
2. Vendime të dëmshme territoriale dhe komprometim i sovranitetit
Opozita e djeshme — ajo që tenton të rikthehet nesër — ka marrë vendime që:
— kanë cenuar territorin e Kosovës;
— kanë mundësuar zgjerimin e ndikimit serb në veri;
— kanë lejuar lëvizje të organizuara demografike në dëm të shqiptarëve;
— kanë krijuar precedenta juridikë që prekin kufijtë shtetërorë.
Këto veprime janë disa nga aktet më të rënda politike kundër shtetësisë së vendit.
3. Bashkëpunime me struktura kriminale në Veri
Provat janë të shumta. Aktorë politikë të së kaluarës kanë:
— bashkëpunuar me persona të kërkuar apo të sanksionuar;
— negociuar jashtë institucioneve me struktura paraushtarake në veri;
— lejuar qarkullimin e kontrabandës;
— nënshtruar politikat shtetërore ndaj interesave ilegale.
Kjo nuk është opozitë. Kjo është sabotim i qëllimshëm i shtetit.
4. Pengimi i mbrojtjes dhe mosinvestimi total në siguri
Për shumë vite:
— nuk është blerë armatim;
— ushtria është lënë e dobët;
— policia kufitare është braktisur;
— paaftësia është fshehur pas pretekstit të KFOR-it.
Ky është dështim strategjik i atyre që tani pretendojnë se mund ta udhëheqin vendin.
5. Kapja e arsimit dhe rënia drastike e standardeve
Sistemi arsimor është shkatërruar me qëllim:
— janë shpërndarë diploma të pamerituara;
— janë krijuar rrugë të shpejta për tituj akademikë pa meritë;
— brezat e rinj janë dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme;
— rezultatet ndërkombëtare kanë renditur arsimin në nivelet më të ulëta.
Kjo është sabotim i së ardhmes së Kosovës.
6. Politizimi i mediave dhe ndikimi i interesave të huaja
Një numër mediash të lidhura me oligarkinë ekonomike kanë ushqyer përditë propagandë kundër shtetësisë së Kosovës. Në studio televizive janë promovuar:
— figura që kanë punuar në përputhje me politikat e Serbisë;
— analistë të njëanshëm;
— dezinformata dhe narrativë anti-Kosovë.
Ky është dëm i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare.
7. Projekte dhe nisma të harmonizuara me interesat e Beogradit
Dokumentet flasin vetë. Aktorë të caktuar politikë kanë:
— mbështetur marrëveshje territoriale të dëmshme;
— sponsorizuar ide të ndarjes së Kosovës;
— promovuar Asociacion me kompetenca ekzekutive;
— bashkëpunuar me nisma rajonale kundër interesit të Republikës së Kosovës.
Kosova nuk mund t’u dorëzohet sërish këtyre strukturave.
DEKLARATA FINALE E RUGOVISTËVE TË DËSHPËRUAR
Ne, që vijmë nga trashëgimia e Presidentit Historik Ibrahim Rugova — nga shkolla e shtetformimit, e paqes aktive dhe e mbrojtjes së territorit me urtësi dhe vendosmëri — deklarojmë qartë se nuk do të pranojmë kurrë rikthimin e atyre që shkelnë mbi parimet e tij.
Ne refuzojmë:
— kompromiset territoriale të shitura si marrëveshje;
— pazaret që shkelin sovranitetin;
— bashkëpunimet me struktura kriminale;
— dorëzimin e veriut dhe pasurive strategjike;
— kapjen e institucioneve dhe shkatërrimin e vlerave republikane.
Ne nuk mund të rreshtohemi pas atyre që përdorën emrin e Rugovës, por tradhtuan idealin dhe veprën e tij.
Rugovizmi nuk është strehë për uzurpatorët, kontrabandistët, pazargjinjtë territorialë dhe politikat që dëmtojnë Republikën.
Rugovizmi është mbrojtje e territorit, e kushtetutës dhe e interesit kombëtar.
Prandaj shpallim qartë dhe prerë:
Ne rugovistat e vërtetë NUK do ta mbështesim kurrë rikthimin e strukturave të vjetra që e dobësuan shtetin.
Ne jemi në anën e Kosovës — jo në anën e atyre që e shitën, e cenuan dhe e lanë të pambrojtur ATDHEUN.
Asnjë subjekt politik që ka dështuar në mbrojtjen e sovranitetit, që ka bashkëpunuar me struktura të dëmshme, që ka dobësuar ushtrinë, arsimin dhe ekonominë, që ka cenuar territorin dhe që ka vepruar në përputhje me interesat e Serbisë — NUK ka legjitimitet moral të kërkojë qeverisjen e vendit.
Rikthimi i tyre do të ishte rikthim te:
— kapja e shtetit,
— dobësimi institucional,
— korrupsioni sistemik,
— humbja e sovranitetit,
— kriza e përhershme në veri.
Kosova nuk mund të rrezikojë më.
Shteti nuk kthehet prapa.
E adhmja nuk mund të dorëzohet në duart e së shkuarës.
Shih videon:

Çohi të dekun, poezi e At Gjergj Fishtës

1
At Gjergj Fishta
___
Çohi të dekun
___
Poezi
___
Shqyptarё, a ndiet? Europa, e mrrutё e ndyt’
Shkёrdhye me Evrej t’Parisit e t’Londonit,
Se ciles dreqi ia plasi tё dy syt’
E marren ma se sheh, njitash n’e s’vonit
E bani gjyq, qi t’nipat e Kastriotit
Shkjevet t’Ballkanit urё t’u rrijn mbas sodit.
Po, pёr shqyptarё pleqnue e ka Europa
Qi shi njatyne urё t’u rrijn pёr dhe,
Tё cillat kishat rrenue ua kanё me topa
E n’djep foshnjet e njoma ua kan’pre;
Qi t’ndertat vasha ua kanё korritё perdhuni
E rrugash bam jakan me dekun uni,
E mbas sodit shqyptarёt n’gjuhё t’huej do t’flasin;
E gjaksvet t’vet do t’bajn kta t’u ngjatёt jeta?
Hajnat lapera zotni do t’thrrasin,
E t’pa rodit do t’i apin pagё e t’dheta;
Me armё shqyptare, n’za gjithmonё e n’namё,
Sogje shqyptari shkjaut do t’rrijё sod m’kamё.
Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n’ketё jetё?
A ka si i bahet kuj ma tepёr dhun’?…..
Ehu! Shka do t’bajn, thue, tash shqyptarёt e shkretё
Ata, qi m’vedi pas e kanё kanun’;
Ata, qi n’dej kanё gjak tё Skanderbegut;
Qi sheklli mbajtё i ka per burra t’dheut?
Shka bajn shqyptarёt?….Han fiq e kastraveca
E pijn’mastikё e qesin petlla n’uej;
E ngrehen rrugёs e fryhen si gjeldeca;
E rrin tue kqyrun udhёs ushtarёt e huej
Pale’a kanё ksulen gyp a se kapelё,
A ka uficiali kalin at a pelё.
E armёt e t’Parvet shkojn kta tue kёrkue,
Ndo’i karajfile t’gjatё, a ndo’i tagan:
Por, jo-mos drueni!- jo per me luftue
Me malazeza tё shkyem e me ndo’i serbjan:
Por per me mujtё me xjerrun kund ndo’i grosh
Tue rrejtё me to ndo nji hingliz balosh.
Jo,po; shqyptarёt kanё sod tё madh kujdes
Njata, po thonё, qi ndi’i miras e presin,
E druen se emta a gjyshi vrik s’u des:
Pse per Shqypni qi krajlat po ua shesin,
S’çajn kryet aspak, me sa çaj kryet un’sod
Per shkarpa t’vjetra,qi kam shkye kahmot.
Ah! Turp e marre! Burra, le e rritun
Me armё mizore n’dorё, e qi fatosa
T’parёt i kanё pasё,me ndejё kshtu sod t’topitun
Si t’dehunt n’vorre,sod qi i mbrika sosa
Se mjeres moj Shqypni edhe shqyptarvet,
E u shueka Atdheu, e u shueka ndera e t’Parvet!
Ktu, ktu, shqyptarё!…A ndiet?….Ku e kam….Ku jeni
Mo’leni,burra!….M’armё!…; Mbaroi Kosova!…
Janina humbi!….e ndoshta, Tepeleni…
Shkoi Manastiri, Dibra edhe Gjakova!…
Vendet ma t’mira ne na i mori shkjau,
E shk’asht ma zi, nё vlla me vlla na ndau!
Ah! m’kambё,bre burra! m’kambё! shka jini mshehun
Nder furrka t’gravet, si do role t’kqija?….
Sod armёt duen rrok; taganat sod duhen mbrehun;
Asht turp, per Zotin! Shurdhё me hupё Shqypnia,
Mo’leni burra, bre! Kushtrim! Kushtrim
A gjall me nderё, a dekun grue e trim!
Ku je, Bibdoda,ti nji rrfe prej qielle?
Je derёz bujare, e trim i drejtё je!
Flamurin e Shqypnis’sod n’ajri ti shtielle;
E grishi malet me qindrue p’r’Atdhe.
Ku themra e jote pёr Atdhe tё shklase,
Atje kryet tona,po pёr Atdhe t’humbasё!
Mo’le’Toptan,qi me shpatё tande binde
Nji shekull mbarё m’at maje Taraboshi!
Prap shpatёn njesh, e priju prap ti gjind’e,
Ndenjun n’votёrs’prarohet jo kodoshi….
Mblidh toskё e lapё, e sod pёr shqyptari
Qindro, si’i herё qindrove me trimni.
M’kambё Ded Gjo’Luli! Thonё se’i t’birit t’shkines
Lekёt e Malcis sod t’dhetat do t’ja lajn’
Se edhe do t’vejn kapicёn e Cetinёs:
A’i mend thue,ti, kaq marre do ta bajn;
Ata sokolat tu Lekёt e Malcis’
Qi aq gjak kanё dherdhun pёr Liri t’Shqypnis’?
Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deçiq ti xiri
Shka asht i Lekё, e thueju, se Shqypnia,
Aty kufin e ka, perball me Viri,
E ke me pa ti atёherё, se rrokullija
Me u çue m’e zhgulё andej, nuk mund ta hjekun;
Pse pёr Shqypni malcorёt janё msue me dekun.
Ah! M’kambё shqyptarё! E mos t’u lshojё,jo,zemra,
Pse Perёndija s’ka me u lanё me u thye.
T’u biejё ndёr mend, se fort ma e rand asht themra
E shkjaut kokёtrashё, se guri i vorrit m’krye.
Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka le,
N’mos mujtё shqyptar me mbetё, shqyptar t’hije n’dhe!
E n’kjoftё se lypet prej s’hyjnueshmes Mni
Qi flije t’bahet ndo’i shqyptar m’therore,
Qe, mue tek m’kini, merrni e m’bani fli
Per shqyptari, me shue çdo mni mizore.
Oh! Edhe pa mue Shqypnia kjoftё e rrnoftё,
E nami i sajё pёr jetё u trashigoftё!
Po;rrnoftё Shqypnia! E porsi krypa n’Dri
E porsi krandja e thatё n’nji flakada,
U shoftё me arё, me farё me mal e vri
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritё me uzdajё:
Oh! Rrnoftё Shqypnia! Rrnoftё Flamuri i sajё!
____
E përgatiti: Agim Vuniqi

Vërragë kohe , reflektim poetik nga Arif Ejupi

3

(Reflektim nga Arif Ejupi)  

Në këtë tekst autori rrëfen përpjekjet, dhimbjet dhe qëndresën e tij përballë padrejtësive të jetës. 

Kjo është një dëshmi e sinqertë e plagëve që lë koha dhe e forcës për t’u mbijetuar atyre. 

___

Arif Ejupi, Zvicër

___

Jam munduar me kënduar 
edhe kur nuk më është kënduar. 

Jam munduar me shkrua 
edhe kur më ka munguar frymëzimi. 

Jam munduar me u thanë “jo” padrejtësive 
edhe në kohë furtunash. 

Jam munduar me qenë i mirë 
edhe me ata që s’e kanë njohur mirësinë. 

Jam munduar me qenë korrekt 
edhe me ata që m’i kanë bërë 
njëmijë hile e dredhi pas shpine. 

Shumëherë kam zgjedhur vetminë, 
sepse gënjeshtrën, mashtrimin dhe pabesinë 
i kam përjetuar si thikë në zemër. 

Jeta lë vërragë 
që vështirë shërohen. 

Gjenevë, 15 Nëntor 2025

Berat…, bashkëunimi me kriminelët serbë, sikurse me Radojçiqin, i takon së kaluarës…!

1
Afrim Caka, Gjakovë
___
O BERAT BUNARI, QYMYRI PO NUK TË DOGJI, TË NXINË…
___
Berat Buhala e të tjerët na donë me kostume e pa kollare si të shkijeve dhe vetë i hoqën teshat kombëtare.
Me që është fjala për bashkëpunim me kriminelët serb e malazezë dhe mos i harro!
Edhe t’i Burat!
Jashtqitjet e Luciferrit ishin mbledhur në parlamentë dhe i bëhen bajgë dhe urë një krimineli e horri si Radojçiqi dhe të djegin gjithçka se s’kanë pik nderit…
Shumë herë në jetë, e ktheva vëmendjen në shkrimet e mia drejt përpjekjeve që bëheshin për të mposhtur këtë murtajë të përbotëshme në parlamentë të politikës shkatërrimtare të (Aleancës Trepalëshe) e konsideroj si një pasoj, pasojat që rrodhën nga efektet e përhapjes së doktrinës për ti amnistuar kriminelët sllavë. Kjo doktrin antikombëtare që prishte në menyrë të themelet e perspektives së shëndosh të Drejtësisë Shqiptare të padukëshme nga ata që ishin helmuar më shpesh prej RadojçiqIt e Zajednicës.
Absurdi i jetës, qenka marramendës nga dekadenca e sëmurë që zakonisht nuk e kuptonin – siç ndodh shpesh me analistët. Jetojm duke bërë sehirë, dhe nuk e dinë se ka miljona të vrarë, dhunime, djegie e vajtime, në shtetin e heshtjes. Përtej veprimtarisë së tij ka enigma të mëdha. Shpirtri i Burat Bunarit zgjohen, një nga një nga rituali shpirtri i tij i trazuar. Në parlament, 91 gjak prishur çirren e bëjnë debat. Nuk çajnë byth për shqiptari, kanë mik Zajednicën, Radojçiqin e Grenellin!
Ky edepsëz me zell zagari që mbijeton fal shkërdhenjve me gjithë mllef derdhin mbi Albinin, Vjosën, Gërvallen, Pecin etj… Dhe, ky edepsëz mos të rrij këmbëzbathur se i erdhi koha e mbrapshtë i këtij maskaraj. Ky ishte ritual i kryqëzimit të shqiptarëve nga Burat Buzhala etj.
Djajtë seç ishin tërbuar, Dallkaukë, analistë, gazetarë, deputetë, politikanë para dhejtë vitesh ishin mblidhur në parlamentë, që me porosi të kryeçobanëve të dhive e thive. Ja kështu qenka Parlamenti ynë, mbushur me armiqë. Në magjet e tyre gatuhet tapi pronash, coptime territoresh që prisnin amnestimin e kriminelëve serbo malazezë dhe rrëzimin e Mitrovicës, një çorbë e helmuar, një çorbë antikombëtare. Radojçiqit shëtiste lirshëm dhe Mitrovica po shokonte drejt greminës. Do ndërrohet Mitrovica me baladat e reja të Zajednicës!
Më pas, kur vitet të kalonin dhe shumë gjëra harroheshin, bashkë me emrat e viktimave e të xhelatatëve si Millan RADOJҪIQI, pra kohë më pas kur Mitrovica ose Zajednica të fusilizohej prej viteve kishte munësi të mbetej veç ky shpjegim legjendar:
“Dikur, në një fund shekulli, Mitrovicës të shtetit dardan ia hëngri kokën Zajednica e re”.
Absurdi i jetës, qenka marramendës. Jetojm duke bërë sehirë, dhe nuk e dinë se ka miljona vajtime, në shtetin e heshtjes. Përtej veprimtarin e tyre ka enigma të mëdha. Shpirtrat e tyre zgjohen, një nga një nga rituali shpirtrat e tyre të trazuar. Në ekran, tre veta që çirren e bëjnë debat. Nuk çajnë bith për shqiptari, kanë mik Zajednicën e Grenellin!
Dallkaukë, analistë, gazetar mblidhen në Parlamentë, që me porosi të kryeçobanëve të dhive. Ja kështu qenka kuvendi, mbushur me armiqë. Në magjet e tyre gatuhet tapi pronash që prisnin rrëzimin e Mitrovicës, një çorbë e helmuar, një çorbë antikombëtare. Mitrovica po shokonte drejt greminës. Do ndërrohet Mitrovica me baladat e reja të shkijeve e të Zajednicës!
Më pas, kur vitet të kalonin dhe shumë gjëra harroheshin, bashkë me emrat e viktimave e të xhelatit Millan RADOJҪIQIT, pra kohë më pas kur Mitrovica ose Zajednica të fusilizohej prej viteve kishte mundësi të mbetej veç ky shpjegim legjendar: “Dikur, në një fund shekulli, Mitrovicës të shtetit dardan ia hëngri kokën Zajednica e re”.
Cili do i di emrat e 91 deputetëve, por këtu nuk është vendi për t’i trajtuar ata gjërë e gjatë. Nuk ka nevojë të themi se opsionet e tyre përkatëse, deri në detajet më të vogla. Ende nuk rreshtin të ekspozuari gjerësisht dhe së diskutuarit seriozisht nga populli, a thua se vërtet kemi të bëjmë me antishqiptar. Pra duhet t’i luftojmë bash si armiqë.