Kreu Blog Faqe 427

Shqiptarët mësuan nga dypushteti i LDK-së , por edhe nga UÇK 1989-1999

0

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Më 23 mars 1989 Beogradi e përmbysi çdo të arritur në aspektin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Me atë përmbysje iu dha fund ndërtimit të Kosovës si elemnt i federatës. E vërteta, në opinion degradimi i Kosovës nuk mund të tolerohej sikurse kishte ngja më parë, sepse kjo krahinë shqiptare ishte me popullsi autoktone 92% shqiptare Lidhur me këtë Kosova në dekadën e fundit të shekullit XX po hynte e pushtuar nga politika serbomadhe, e cila po shfaqte hapur shenja të nazifashizmit. Dhe do të shfaqën përlasje, por ato me ndihëm e autoritetit të LKJ futëshin që ishte në komë apo në pozitë eutanaziste, komunistët shqipfolës disi provonin të teatrizojnë duke e shti “kufomën Jugosllavi nën tepih”.

Me të vëndsour të pushtetit profashit në Kosovë gjatë vitit 1989, LDK që e zavendsoi LKJ-ën, nga themelimi, do të avansohët në fuqi politike, sa që shumë shpejtë do ta organizojë një lloj dypushteti, sa që edhe ekupatori mbeti i befasuar, sepse mendonte se “qyqaria” shqiptare do të llogaritë shumë sepse propogandohej se: “fuqia e APJ-ës, si e katërta në Evropë”, do t` i detyrojë qytetarët e rendit dytë, t` i palojnë veshët dhe të kalbën sikurse nën okupimet e mëparëme, duke treguar “diciplinë” tradicionale. Në lidhje me këtë, çetniko-komunistët serbian do të gabojnë “në hapa”, sepse shqiptarët më nuk ishin shtresë analfabetësh që e shtrijnë çafën si delet.

Kjo llogari, Beogradit i doli një lloj thyese me tri të panjohura . Së pari, ishte fjala që në tërë Kosovën LDK,  organizoi mbrojtjën territorile; së dyti populli i nxorri armët nga “maxhet e miellit”, që ishin në pronësi private. Së treti, stafi komndues, gati në tërësi në atë mbrojtje territoriale, ishte nga ata që e kishin mbajtur lëndën e parushtarakut nepër fakultete dhe shkolla të mesme. E vërteta, organizatorët e mbrojtjës ishin oficerë rezervë, dhe shumë shejtë u organizuan dhe i ndanë detyrat se si duhët të mbrohet populli nga armiku. Ligjeratat nuk sigmatizonin fare se kush është armiku. Por me kalimin e kohës, me acarimin që e shkaktoi okupatori në shqiptari, fonema armik mori pozicion se kemi të bëjmë me rrezikun që u kanosej shqiptarëve nga politika e Naçertanisë, e cila u manifestua në Gazimestan më 28 VI 1989,si luftë për Serbinë e Madhe.  Pas këtyre simptomeve fashiste serbiane, elita intelektuale dhe politike shqiptare (LDK) shumë shpejtë i identifikoi kalnet shoviniste serbe, të cilave u prinin intelektualët çetnik dhe komunist, të bashkuar në një progarm, për serbizimin e Kosovës. Në realitet, kjo fundrinë politike dhe intelektuale serbiane, nuk e dinte se po e shkatrron shtetin-Jugosllavinë federale. Prandaj më 21 janar 1991 Gjeneral Shtabi i APJ-ës planifikoi grusht shtet. Në këto rrethana do të fillojë lufta qytetare në Jugosllavi. Dhe me qëndrimin shumë largparës LDK nuk e lejoi shqiptarinë që të bje në grackën sllave, sepse S. Millosheviqi dhe Tuxhmani patën planifikuar burgimin e këtyre personaliteteve në rethana të diktaturës ushtarake. Pra duhej të burgosën: Stipe Mesiq, Ibrahim Rugova, antari i Kryesisë Jugosllave nga Maqedonia, antari i Kryesisë nga Bosnja e Hercegovina, funksionari i lratë serbian Ivan Stambolliq, Ish antari i Kryesisë Jugosllave Fadil Hoxha. Për këto plane serbe ishte në dieni Franjo Tuxhman.

Megjithë simptomet legale fashiste serbiane,LDK nuk organizoi fronte të luftës, por as nuk u avansua në opozitë të guerilës shqiptare që ende nuk mbante emër ushtarak.E vërteta, aty kah mbarimi i vitit 1992 kur u mësua nga Badinteri (4 korrik 1992), se Jugosllavia është shtet i shkatrruar, djalëria shqiptare në Kosovë dhe diasporë, i zbuloi letrat se qysh më 1991 i kishte filluar përgatitjët ushtarake në Tiranë (Grupi i Zahir Pajazitit me 53 pjestarë; Grupi i Adem Jasharit me 54 anatarë.Tani ata që ishin në Kosovë dhe ata që erdhën të ushtruar për luftë, filluan të mendoinë, të flasin dhe të veprojnë me gjuhën e pushkës. Mendimi kryengritës pra, nuk mbeti si një gacë nën hi,por u avansua në fjalë publike, të cilat shumë më shpejtë u shndërraun në veprim,që armikut me i folë me grykën e pushkës.

E legalizimi i fjalës me i folë armikut me grykë të pushkës, për filozofinë e LDK-ës (Akademik  Fehmi Aganit…),”ishte paksa tepër herët, por jo veprim i paqëlluar”, sepse sllavët ishin në luftë në mes veti, dhe: “ishte mençuri të pritët epilogu”, mësonte Fehmi Agani. Pra, nga rrafshi filozofik LDK nuk mori pozicion të opozitës ndaj guerilës shqiptare e cila e mori emrin UÇK në një lagje të Prishtinës.Por LDK falë harmonisë së mednimit të Fehmi Aganit dhe Ibrahim Rugovës, nuk mbahej për disa vite se është në “pozitë” ndaj guerilës (UÇK-ës), sepse e kishte popullin shqiptar 97% me veti. Heu, tre përqindëshi *3%, kuantitativisht nuk dëshmonte diçka në shiqim të parë. Por, kur “luga” u fut më thell në “vegshin e xhakut”, atëherë ai tre përqindësh, doli se ishte fjala një kuptimore: do të luftohët publikisht, dhe për këtë ishin bërë përgatitje intenzive në Shqipëri, sa që okupatori filloi të mendojë seriozisht, prandaj dypushtetin filloi ta luftojë me të gjitha mjetët. Megjithë këtë, Beogradi me hap front në Kosovë, nuk i konvenonte (1989-1995), sepse e kishte frontin në Perendim të vendit, ku në luftë Serbia ishte plasuar, po thuej se kundër tërë Evropës katolike dhe protestante, luftë ajo që u mbyll pas gjenocidit në Srebernicë, me Konferencën e Dejtonit (Ohajo në SHBA).E vërteta, Konferenca e Dejtonit e federalizoi Bosnje Hercegovinën, por njëherit e krijoi një megalomani shtesë në Serbia me krijimin e Republikës serbe, si shtet në shtet. Dhe mbi këtë “filozofi” fashiste, në Beograd pati filluar të mendohët, se edhe Serbia duhët ta krijojë një Repubilkë serbe në Kosovë”, duke e kolonizuar me sllavë nga mbarë bota”. (Shiqo: Pravosllavle çe pobediti postepeno, i repubilke u Bosni i na Kosovu, çe se ugasiti do 28 VI 1999, i postati Velika Serbija-Ortodoksia do të fitojë graduakisht, dhe republikat në Bosnje dhe në Kosovë do të shuhën deri më 28 VI 1999. )

LDK në oaza kohe e ndihmoi luftën, por sabotoi nivelin që aspironte UÇK

Okupatori serbian ka planifukuar që në Kosovë të vjen deri te lufta qytetare. Madje Beogradi e kishte identifikuar akterin LDK dhe UÇK se do të gjakosën në mes veti dhe filloi për të planifikuar se si ta ndihmojë atë luftë qytetare. E verteta, deri sa burgjet jugosllave ishin plotë me shqiptarë të moshave të ndryshme, por edhe të idealizmave të jetës dhe ndërtimit të shtetit kombëtar, përçarja e shqiptarëve, ishte për okupatorin një mjet që duhej të ushtrohej në çdo cep të Kosovës. Kështu pati edhe aksione konkrete, sa që njësitët e vogla serbe filluan të varsin shqiptar dhe me propogandë t` ua mveshin serbianëve. Në këtë luftë speciale ishte mendimi se duhet të vritën më shumë antarë të LDK-ës, dhe sa më pak pjestar të UÇK-ës. Kjo për faktin se UÇK e kishte pushkën, kurse LDK e kishte fjalën dhe pasivitrrtin që e nxirrte nga kvantiteti popullor 92% shqiptarë. Prandaj, në fund të shekullit XX në Kosovë, kur burgu nuk ishte më ‘institucion” që e diciplinon rininë shqiptare, udbashët e lansuan programin, se në mes politikës aktive dhe pasive shqiptare, duhet injektuar përçarje që të vij deri te lyfta qytetare, e nivelit më të egër. Madje filluan të propogandojnë se nga UÇK është planifikuar të ndërtohet një rrjet i luftetarëve kamikazë, që do ta sulmonin çdo tabim politik të LDK-ës. Dhe, mu për këtë arsye, spjegohej në LDK nuk ka mbledhje të Kuvendit të Kosovës.  Mu për këtë arsye okupatori duke shpresuar se LDK do t` ia kërsas pushkën UÇK-ës, okupatori e kishte një tolerim të pakuptueshpm ndaj dypushtetit, për faktin se populli shqiptar pagunate dy taksa: një okupatorit dhe “dypushtetit dytë” që ishte LDK. Aq më parë ku pushtet nga një kënd filozofiko- social mund të shiqohej si fiktiv, por për fat të popullit dhe kombit, esenca e tij ishte qytetare dhe mu për këtë politika paqesore e mori edhe simpatin e Perendimit të “egër”, si e quanin serbianët Amerikën dhe Anglinë. Në këto llogari serbiane, Perendimi i “egër” siç u pa në vijim nuk kishte pasë ndejtur me duar në xhapa, por e dinte çdo detal të luftës dhe planifikumit që bënte okupatori.

Pas çlirimit PDK, LDK dhe AAK disi e humbën në proces reformimin politik

Pas çlirimit Kosovës, PDK dhe AAK propogandonin profilin ushtarak ndërsa LDK kultivonte politikën qytetare. Në këtë rrafsh është zhvilluar një luftë speciale, e cila ia ka pasë dhe i ka rrënjët jashtë Kosovës. E vërteta është zbatuar një politikë, që sa më shumë jo t` i vejë në konkurencë por t` i hasmojë shqiptarët. Në lidhje me këtë, gjenjda acarohej sepse vendi ishte pa ideologun e saj të Epokës që ishte Fehmi Aganai. Kështu LDK ra në grackën e qarçeve të Beogradit, duke akuzuar jo vetëm PDK-ën dhe AAK-ën drejtë për drjejtë, por edhe UÇK-ën terthorzi se: “po ia dëmton idearorët”. Mjerishtë, ky pozicion është kah mbretëron edhe sot në disa mese familiare.Dhe ato mese, armikun po e kërkojnë aty ku nuk është, po e kërkojnë te ata që janë konkurent në pushtet, por jo ata që posa t`i jipet shansa do të marrshojnë me tanke në Kosovë, por si okupatorë. Këtu dikind pushon “dreqi”, në frontin e pashpallur të përbashkët ndër shqiptar, sidomos të këtyre tri subjekteve respektive shqiptare.

Lëvizja Vetëvëndosje në ball të premtimeve dhe realitetit

LVV mund të thuhët nga këndi i opservimit por edhe nga këndi i peshës burimeve të kohës, se është parti (Lëvizje) e rinisë dhe internetit. Ky fakt, nuk e bën këtë parti parësore, por aty e vjerr niveli i dijës që kanë të rinjët për të kaluarën dhe vizioni i tyre për shtetin dhe ardhmërinë. E vërteta me liderët e këtij subjekti politik është vështirë të “adaptohët” BE dhe SHBA. E vërteta, kjo parti është pro perendimore, por disi ka ardhur në ballafaqim me Perendimin, për vizion të bashkimit kombëtar, si dhe për fiksion se protektorati i Brukselit dhe Vashingtonit duhet jo vetëm të hiqet, por të shporrët, një ore e më parë. E ky realitet është vështirë të shporrët, sepse interesat për Ballkanin si tërësi janë më të mëdha, se sa miqësia e gjithëmonëshme në politikë. E këtë dallim partitë “tradicionale” (LDK, PDK, AAK) në Kosovë nuk po kanë mundësi ta lexojnë si konkurencë, por kanë nxënë pozita dhe po fyejnë individët dhe LV-ën, fakt ku që nuk mungon as të LVV-ëja. E ky konfiguracion e dëmton shtetin dhe nuk iu ndihmon as atyre që e kultivojnë një politikë të tillë të linçit dhe përgojimit, i cili në demokraci disi lejohet dhe tolerohët. Por populli këtë nivel të “hasmërisë” po e lexon se kemi të bëjmë me parti “belaxhish’, të cilat një ditë madje mund ta kërkojnë edhe “besën” te tjetri. Konkurenca pra është kthyer në hakmarrje primitive.

Po e prezantoj një shembull i cili në Republikën e Kosovës është “shkollor”!

Në një tybim joformal një funsionar i moshuar i LDK-ës do të më drejtohët me emër duke bërë me gisht kah unë në prani të publikut: Kush qëndron pas Juve të LVV-ës, që jeni kaq të sigurt në fjalë? Çëndron:Markasi, Lenini, Enveri, apo…U përgjegja me ironi se: qëndron Hitleri(!!!). E dihej se ai kishte qenë një lloj gestapovci 1941-1944.Dhe më kurrë Ai njeri me mendje të karieristit, nuk më është turrë dhe drejtuar me gisht. Por, mbi të gjitha traviatat e jetës i pari sa herë jam takuar, e kam përshëndetë. Por, edhe nuk ka rënë në provim të mrrolet e mos të më përshëndet, të paktën. E thash këtë shembull se politika kërkon shpirt tolerant dhe zemrgjerësi, si deti dhe lartësi burrërie si shkambi.

Pse LDK në fillim kishte qëndrim ndaj çdo kujtë si mësuesi ndaj nxënësve-studentëve?

LDK është shfaqur në historinë shqiptare, si një nevojë që ta zavendsojë LKJ-ën gjithëpërfshirse. Dhe për nja pesë vite, kjo parti qytetare ka vepruar duke hecur përpara me këtë bindje, se është shpëtimtare, dhe masa i besonte. Këtë fenomen politik pozitiv deri në një mas e kemi biseduar me Akademik Prof Dr Fehmi Aganin dhe Prof Abdyl Ramën. Por,nuk dihët t` i hijmë në hak këtij subjekti se LDK në proces ka mësuar, kurse partitë e dalura prej UÇK-ës, disi në vend se të mësojnç kanë imponuar, sepse protektorati i të huajëve në rrafshin psikologjik ua ngushtonte harkun e autoritetit dhe këta në bazë të “kompetencave të pushkës, disi pushtetin e kanë kuptuar si Byro profitabile informative. Pra të dy subjektet shqiptare: LDK-PDK+AAK në stilin:Dy atlllarë në një mullar. Pra ferkimet kanë qenë të pashmagëshme. Por gjykoi se LDK në bazë të traditës do të drejtoi politikë më të pjekur në rrafshin e vizionit.Nga ky konstatim mund të nxierrim me lehtësi një konkluzë se: Nga procesi i jetës mësohet, kurse nga procesi i politikës liderët jo vetëm që duhët të mësojnë por edhe të edukohën në kritikë që ofron zgjidhje, me prova.

Në këtë shkrim nuk kam qëllim që ta favorizojë askend. Por të shtrojë teza që duan spjegim, është më se e nevojshme, për shendetin e Shtetit Kosovës, për çka të gjitha subjekteve politike duhet t` u pret sopata në një vend, kur të “lidhën lëmezët”. E ajo “sopatë” nuk ka nevojë të konvertohët në kosë, sepse më nuk kemi të bëjmë me konkurencë politike, por retorika vjen e shndërrohët në armiqësi madje urrejtëse e tejmasës.

Në Kuvendin e Republikës Kosovës është imponuar votimi i një Gjykate Speciale, ku LDK ka qenë iniciatorja kryesore me moton: “të pastrohet lufta”. Hetimet e Gjykatës po zgjasin qe 25 vjetë. Kjo do të thot se i tërë populli shqiptar është nën hetime. Madje po të shkruhët ndonjë libër për UÇK-ën ai liber menjëherë vihet në “indeks librorum”, dhe hetohët çdo detal i tij.Kjo spjegohet se me çdo pjestar të UÇK, pra edhe me autorë të librave po luhët ping- pong. E them këtë sepse pjestarët e UÇK janë denuar për “vrasje të personave inekzistent”! Ky fenomen një ditë do ta turpërojë Drejtësinë sikurse Lufta e Ftoftë.

Edhe ky fakt deshmon se LDK si parti e sabotimit të luftës dhe parti që fare nuk i ka hulumtuar se kush i ka bërë vërtetë krimet, por ka aukuzuar në bazë të inateve familjare të jetës në katunde, ose qytete, një ditë kur të zbardhën palnet e okupatorit do të turprohët. Edhe nëse kërkohet falje, vuajtjet nuk fshihën. Madje ta auajsh UÇK-ën “terroriste” dhe “kriminelë” është mëse injorancë. Unë mendoi se që kanë krijuar autoritet si luftetarë, duhet të falin ashtu si Adem Demaçi i fali ata që e kishin mbajtur prapa grillave për 28 vejt. E mafia serbiane si okupatore e cila edhe sot është në luftë për organizimin e një lufte qytetare në Kosovë, nuk ka askush nga shqiptart kredit politik e as njerëzor, që ta falë. Ky fakt tregon se autoriteti i ligjit dhe autoriteti i drejtuesit partisë  nga një herë janë në kundërshtim të plotë, me faktet që kanë ngja në teren.

Në fund konkludojë se gjykimi dhe denimi i UÇK-ës në Hagë,ka qenë i ditur, për faktin se UNIK nuk lejonte gjykata vendore për hetimin dhe gjykimin e krimeve. Dhe po ndodhë ky fenomen qe 25 vejtë   vetëm pse lufta dhe drejtuesit e saj, ushtarët në përgjithësi, janë shqiptarë. Pak thënje e ashpër, por realiteti po e tregon plagën e vjetër. Sepse  Gjykata Speciale për UÇK-ën për shqiptarë po del si një institucion racist. Ndërsa, për “drejtësinë” Evropiane po dëshmohës se është gjykatë komerciale, që të stërgjatët në pakufi ‘loja e ping pongut”:Prokuror-mbrojtës. Po vetëm këtu nuk pushon tërë çështja. Lidhur me këtë, Paqja e pakryer më 11 qershor 1999 për Ksovën, e shoqëruar me Rrezolutën e KS OKB nr. 1244 po dëshmon se: “drejtësia’ Evropiane kur janë në pyetje shqiptarët shumë e ka të vështirë të shkëputët nga “filizofia” e kongreseve dhe konferencave të ashtuquajtura paqesore.Prandaj shqiptarët duhët të mbesin të përgatitur të paguajnë haraç edhe kur nuk kanë okupator mbi kokë!

Shkrimi i dedikohet mendimtarit brilant, profesorit univerzitar: Akademik Prof Dr Fehmi Aganit!

Më 10 tetor 2025

Bashkim Fazliu, kandidat i pavarur për kryetar të Ferizajit me numrin ✔️163, për një qytet europian, të sigurt dhe me identitet kombëtar

0

Luan Dibrani, Gjermani

Në këtë kohë të turbullt për shoqërinë kosovare, kur identiteti, arsimi dhe siguria po përballen me kërcënime të brendshme e të jashtme, Bashkim Fazliu – Migjeni, një prej figurave më aktive e vizionare të qytetit të Ferizajt, vjen me një zë ndryshe: të kthjellët, qytetar, kombëtar dhe europian.

Ai nuk është thjesht kandidat i pavarur për Kuvendin e Ferizajt me numrin ✔️163, por një ideator i një vizioni të ri për qytetin dhe për Kosovën – një Ferizaj të sigurt, të qytetëruar dhe të denjë për Europën.

Për një Ferizaj pa burka, pa “ninxha” dhe pa frikë

Në qendër të projektit të tij qëndron siguria publike dhe dinjiteti qytetar.
Fazliu ka propozuar një nismë të qartë për ndalimin e mbulimit të fytyrës në publik (burkës), e cila nuk ka të bëjë me fenë, por me të drejtën për të jetuar në një hapësirë të sigurt dhe të civilizuar.

“Kur një qytetar del në rrugë, në shkollë apo në një institucion publik, duhet të jetë i identifikueshëm. Kjo është themel i rendit dhe i sigurisë. Nuk mund të pranojmë fantazma të zeza që frikësojnë fëmijët dhe përçajnë qytetin,” thotë ai.

Të rinjtë e quajnë “projektin kundër ninxhave”, por në fakt është projekti për Ferizajin Europian, që synon të mbrojë fëmijët, të rivendosë rendin dhe të forcojë besimin mes njerëzve.
Ky angazhim mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Neni 38, paragrafi 4) dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut (Neni 9, paragrafi 2), të cilat lejojnë kufizime të lirisë së shprehjes fetare për qëllime të sigurisë publike dhe rendit shoqëror.

Vizioni ekonomik, teknologjik dhe qytetërues

Por Bashkim Fazliu nuk ndalet vetëm në temën e sigurisë.
Ai sjell me vete një bagazh të gjerë profesional dhe njerëzor në zhvillimin ekonomik, industrial dhe teknologjik të Ferizajt.
Ai beson se qyteti mund të kthehet në qendër të inovacionit, prodhimit dhe dijes, duke hapur vende pune për të rinjtë dhe duke i dhënë fund emigrimit të detyruar.

“Ferizaj duhet të bëhet qyteti i ideve, i industrisë së pastër, i shkencës dhe i edukimit. Ne nuk kemi nevojë për më shumë errësirë, por për më shumë dritë — dritën e dijes dhe kulturës,” thekson ai.

Migjeni – Rilindasi modern

Me pseudonimin Migjeni, Fazliu bart në vetvete frymën e rilindësve shqiptarë, që përmes dijes dhe sakrificës i dhanë identitet e kulturë këtij populli.
Ai kërkon që arsimi, kultura dhe shkenca të rikthehen në qendër të jetës kombëtare, ashtu si dikur kur shqiptarët ndërtonin shkolla, biblioteka e akademi — jo errësirë e izolim.

“Është për të ardhur keq që sot derdhen miliona për ndërtimin e xhamive, por jo për ndërtimin e shkollave, teatrove e laboratorëve. Sot derdhen tonelata librash pa vlerë, që s’kanë asnjë lidhje me shpirtin shqiptar e rilindas. Kjo është forma më e butë e pushtimit kulturor,” shprehet ai.

Sipas tij, ekstremizmi fetar dhe politik është kërcënimi më i madh për Kosovën moderne — sepse mohon flamurin, rilindasit, dhe vetë shpirtin shqiptar.
“Feja e vërtetë është dashuria, nderi, dija dhe puna. Ajo që shërben për jetën, jo për frikën,” shton Fazliu.

Thirrje për përgjegjësi dhe vetëdije qytetare

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Bashkim Fazliu kërkon mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt për një rrugë të re – rrugën e arsyes, dritës dhe dinjitetit kombëtar.
“Unë nuk kërkoj pushtet, kërkoj besim. Ferizaj ka nevojë për vetëdije të re, për qytetari të re dhe për një frymë europiane që lind nga brenda nesh, jo që imitohet nga jashtë,” përfundon ai.

VOTO ✔️163 – BASHKIM FAZLIU (Migjeni)
Për një Ferizaj Europian, të Sigurt, me Kulturë, Arsim dhe Identitet Kombëtar

➡️ Donacionet për Fushatë:
Paysera: XK05 5200000808824664
(Të gjitha donacionet raportohen në KQZ sipas ligjit)

“Trojet e Arbrit” më 2 nëntor 2025, në Prizren, organizon sesionin në temën: “Roli i dukagjinasve në historinë shqiptare”

0

Nue Oroshi, historian, Kiel, Gjermani

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë ” Trojet e Arbrit” më datë, 02 nëntor 2025 organizon Sesionin e XXII-të, të rregullt shkencor në Prizren me temën: ” Roli i dukagjinasve në historinë shqiptare”

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” është njëra ndër shoqatat më aktive në të gjitha trojet shqiptare për organizimin e konferencave dhe sesioneve shkencore në të gjitha trojet shqiptare.

Pas organizimit të sukseseshem te tri akademive promovuese dhe dy sesioneve shkencore dhe botimit të tri veprave enciklopedike me 1600 faqe materiale shkencor po e përmbyllim vitin 2025 me një sesion shkencor madhështor me temën bosht : “Roli i Dukagjinasve në historinë shqiptare ”

Shoqata “Trojet e Arbrit “ju fton që të merrni pjesë në sesionin e XXII-të, të rregullt shkencor me temën “Roli i dukagjinasve në historinë shqiptare “.

Sesioni shkencor mbahët më datë, 02 nëntor 2025 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”në Prizren dhe fillon në ora 10:00.

Në këtë sesion shkencor do të marrin pjesë studiuesit më eminentë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mërgata Shqiptare.

Pjesëmarrja juaj do të ishte një nder i veçantë në këtë ngjarje dhe një kontribut i çmuar në përpjekjet tona kombëtare për ruajtjen dhe ndriçimin e historisë së mesjetës shqiptare.

Autoritetet paskan arrestuar Fatmir Shehollin, a duhet të hetohen edhe disa moderatorë të mediave?

0
Lis Bukuroca, Gjermani
____
Autoritetet paskan arrestuar Fatmir Shehollin.
Duhet të hetohen edhe moderatorët që vazhdimisht ftojnë në debate bashkëpunëtorë të shërbimit sekret serb.
Është e domosdoshme të parandalohet aktiviteti i BIA-së serbe që manipulon e përdor mediat e Kosovës për të shkatërruar Kosovën!
Vazhdoni, dhe do ta mbushni një burg të madh ose deportoni udbashët në Serbi! Gjenden edhe nëpër media, prokurori, gjykata e administratë.
Në fund një pyetje Gjykatës Kushtetuese:
A e doni ju Kosovën si Labani, apo Labani e do si ju?
Nëse po — si është e mundur që Serbia të kërkojë arrestimin e tij, ndërkohë Radojçiq e propozon për gjykatës, Thaçi e aprovon, ju e mbani koleg?!
Jeni bërë ju si ai?
***
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë gjatë viteve 2017–2020 ia kishte dorëzuar Shehollit 639,000 euro.
Rreth 213,000 euro në vit, ose 17,750 euro në muaj.
Si i arsyetonte AKI ato investime, dhe si i merrte ato nga buxheti?
Ishte koha kur Ramush Çakorri ishte kryeministër (2017–2020).
Nga kjo kuptohet si shumë veta u bënë milionerë në Kosovë…
Ku shkonte buxheti i Kosovës? Si hapeshin televizione e portale?
Një ditë do të dalë e vërteta në sipërfaqe dhe Sheholli do të nxjerrë shumë veta në dritë — për të mbetur më pak në burg.
Udbashët, për ta mbrojtur Shehollin, do të hidhen në kundërsulm për ta errësuar temën, për të krijuar kaos dhe për të dëmtuar vetëdijesimin e popullit ndaj tyre.
Në shumë portale e televizione dominon narrativi serb.

Burra si Saleh Abouelenen nuk i përkasin Suedisë

0

Imam Saleh Abouelenen. Foto: Pamje e ekranit Facebook

Document.no

E kemi dëgjuar edhe më parë, në fakt, për habinë tonë. Imamë që përhapin mesazhe jodemokratike nga xhamitë në qytetet suedeze. Kohët e fundit, është Imami Saleh Abouelenen që i mëson një xhamie të mbushur plot në Kristianstad se si ta rrahë gruan e tij.

Bëj të njëjtën pyetje që bëj gjithmonë kur ekspozohen këto gjëra të neveritshme: Si është e mundur që këtyre forcave shkatërruese u lejohet të vazhdojnë të veprojnë në Suedi?

Nuk kam idenë se sa myslimanë jetojnë dhe punojnë në Suedi, dhe autoritetet ndoshta as nuk e dinë. Megjithatë, është e qartë se ata po bëhen gjithnjë e më të shumtë, dhe kështu po ndërtohen gjithnjë e më shumë xhami – shpesh me financim të dyshimtë.

Ka shumë raportime për predikime antidemokratike nga imamët në të gjithë Suedinë, dhe ato vijnë në intervale të rregullta. Ato mund të përfshijnë çdo gjë, nga urrejtja e hapur ndaj Perëndimit – ndaj vendit në të cilin veprojnë – deri te thirrjet për të rrahur dhe shtypur gratë.

Kohët e fundit, ndodhi në Kristianstad, ku Saleh Abouelenen foli para një xhamie të mbushur plot rreth asaj se kur burrat lejohen të rrahin gratë e tyre, dhe gjithashtu udhëzoi audiencën se si të vepronte.

Nuk jam aspak i befasuar që kjo po ndodh. Gratë trajtohen si pronë e burrave në të gjithë botën myslimane, kështu që pse duhet të jetë ndryshe në qarqet myslimane në Suedi? Por jam pak i befasuar që kjo lejohet të vazhdojë vit pas viti. Kjo është një thirrje e drejtpërdrejtë për dhunë – a lejohet vërtet sipas ligjit suedez?

Me sa duket. Nëse je mysliman dhe gjithashtu imam, duket se të gjitha mizoritë e mundshme dhe të pamundura mund të kalojnë pa u vënë re.

Ku janë të gjithë myslimanët që nuk mendojnë se është në rregull të rrahin gratë e tyre? Gjatë fjalimit të Abouelenen, një burrë me sa duket protestoi, dhe unë i jap dy gishtat e mëdhenj lart – por çfarë ndodh me të gjithë të tjerët? Udhëheqësja e Liberalëve, Simona Mohamsson, ka folur për një Islam blu-verdhë, një Islam liberal që është i pajtueshëm me vlerat tona perëndimore, por nga praktikuesit e këtyre ka një heshtje të habitshme. A është presioni i bashkëmoshatarëve që i hesht ata, apo jo?

Saleh Abouelenen pretendon, sigurisht, se është keqkuptuar. Gratë vlerësohen shumë në Islam, shumë, shumë lart në fakt. Nuk është as e mundur të përshkruhet pozicioni i lartë që kanë gratë në botën myslimane.

A ka ndonjë person të vetëm, përveç romantikëve sheikë më të dashur për terrorin në të majtë, që e beson këtë?

Dhe kur do të mbarojë kjo? Kur do të fillojmë të mbajmë një qëndrim të ashpër kundër këtij lloj gjëje?

Kur mendoj se si ka ndryshuar Suedia nga koha kur gjyshërit e mi, në mënyrë të barabartë, krah për krah, luftuan dhe luftuan për të ndërtuar një shoqëri që funksionon mirë deri në atë që është bërë Suedia tani, dua vetëm të bërtas me zë të lartë.

Ky nuk është vendi në të cilin linda. Kjo nuk është Suedia ime.

Në Suedinë time, burrat e vetëshpallur nuk qëndrojnë duke u mësuar burrave të tjerë të vetëshpallur se si t’i keqtrajtojnë më mirë gratë.

Burra si Saleh Abouelenen nuk i përkasin Suedisë sime.

Shumë shpejt pasi Expressen zbuloi mesazhin e imamit, xhamia në Kristianstad njoftoi se ai ishte liruar nga pozicioni i tij. Kjo tingëllon mirë. Por dyshoj se është një lojë për galeri. Vështirë se kjo mund të ketë qenë hera e parë që Saleh Abouelenen ka mbrojtur dhunën ndaj grave – dhe vështirë se mund të jetë sekret për këdo në kongregacion.

Vetëm tani, kur ai është kapur publikisht, do të ketë pasoja.

Sa burra të tjerë si Saleh Abouelenen po përhapin mesazhet e tyre dashakeqe në Suedi?

Teksti u botua fillimisht në Det Goda Samhället dhe riprodhohet këtu me lejen e autorit.

Menn som Saleh Abouelenen hører ikke hjemme i Sverige

Vuçiqi “paqësor” tmerrohet nga dronët kamikaz të Kosovës

0

Gani Mehmeti

Disa herë Vuçiqi ka deklaruar se është për paqe, se nuk e do luftën, por nuk ka kursyer të armatoset vazhdimisht.

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së autoriteteve në Prishtinë. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk e dëshiron stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe ëndërron të rindërtojë Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por e kemi kuptuar mirë mesazhin,” ka deklaruar Vuçiq. NgaPortali Dukagjini ,8 Tetor, 2025, 19:05.

Vuçiqi, nuk tmerrohet për armatimin e Serbisë ani që nuk është i rrezikuar nga askush. Ndërsa Kosova, është e rrezikuar, pikërisht nga Serbia.

Por, Vuçiqi, tmerrohet, e thotë vetë këtë, me ardhjen e mijëra dronëve kamikazë nga Turqia në Kosovë!

Dhe, çka është më e rëndësishme, nuk e di përse, Vuçiqi kurrë nuk u tmerrua nga ndërtimi i, siç thuhet, 800 xhamive në Kosovë pas lëuftës në të cilat ka investuar edhe vetë, se mos vallë, edhe me ndërtimin e xhamive Turqia po do të rindërtojë atë Perandorinë Otomane, por vetëm tani, kur arritën këta mijëra dronë, ai u tmerruia. Kjo është e padrejtë Vuçiq, do duhej të tmerroheshe edhe atëhere, jo se me ndërtimin e xhamive do të sillet Perandoria Turke në Ballkan, por do duhej të shqetësoheshe dhe do duhej të reagoje edhe atëhere.

Vuçiq, sa e sa fabrika nga Turqia janë ndërtuar në Serbi, ne nuk u tmerruam! Ti po tmerrohesh shumë lehtë, vallë, përse? A pse kishe ndërmend të sulmosh Kosovën, pse ti ëndërroje të hyje sërish në

Kosovë, sikur në vitin 1912, sikur në fundin e Luftës së Dytë Botërore, kur Kosova u tradhtua dhe me imponim, iu baskangjit Serbisë e Jugosllavisë pa vullnetin e saj.

Mos more Vuçiq, se lirinë duhet ta kenë të gjithë njerëzit, të gjithë popujt e të gjitha kombet në botë, pra edhe ne shqiptarët.

Apo, je i tmerruar se, me ardhjen e gjithë këtyre dronëve në Kosovë, nuk do guxosh të intervenosh më për pushtimin e Kosovës, se nuk do të mund të hysh brenda saj.

Edhe me këtë rast do duhej të ishe i lumtur e i gëzuar, se nuk do ketë mundësi e as guxim të sulmohet nga askush Kosova.

Hiqe nga koka pushtimin e Kosovës, largoje nga mendja se më nuk do të ndodhi.

Nuk je aq i marrë ti, sa të mos e kuptosh se Kosova është e lirë dhe e pavarur. Shiko ore, e kanë njohur më shumë se gjysma e shteteve të botës, janë rreth 120 shtete nga 200 shtete sa janë, nëse nuk gaboj, që do të thotë se 60 për qind e kanë njiohur, për çka është dashur ti ta njohësh i pari, në mënyrë që të mbesim fqinj të mirë e të mos tmerrohesh me sukseset e saja edhe në mbrojtje, nga cili do shtet që do ia mësyjë ta pushtojë Kosovën.  Fqinji për fqinjin duhet mendojë për mirë, jo për keq, duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin.

Për fund, mbasi po dihet se ku fle lepuri te ti, mos gabo t’ia mësysh më se nuk i dihet ku ndalet. Ne me nga një gjysmë kallashi dolëm në vitet 1998/1999, e tani me dronë e pajisje tjera armatimi, nuk i dihet ku ndalemi.

E, i tmerruar rri, mos t’u largoftë asnjëherë tmerri por t’u shtoftë, deri kur do ta njohësh Republikën e Kosovës!

Dhe ta them një gjë, ti e Serbia do të ndjeheni të lirë, vetëm kur ta njihni Pavarlësinë e Kosovës e të mos e ktheni më kokën prej saj.

Deri atëherë, jeni të robëruar edhe ju.

Ku gjëndet ditari im, që ma grabiti UDB-a?

Nga: Nafi Çegrani

  • Një hakmarrje e vjetër UDB-ës ndaj meje!

Ka momente në jetë kur njeriu nuk e kupton menjëherë se për çfarë është thirrur. Zëri i misionit të tij shpesh flet butë, si një frymë e lehtë që vjen nga diku thellë në shpirt, dhe vetëm më vonë kupton se ajo frymë ka qenë fillimi i një udhëtimi drejt dritës. Unë e dëgjova atë zë në rininë time, në ditët e para si mësues në një fshat malor të lindjes së Gostivarit, atje ku bota dukej e vogël, por jeta kishte një madhështi që nuk mund ta përshkruash me fjalë.

Atje, në heshtjen e mëngjeseve që përvëlonin malet me rrezet e para të diellit, nisa të ndiej se mësuesi nuk është thjesht njeri që mëson, por qenie që ndriçon. Ai nuk e shpjegon vetëm fjalën, por i jep kuptim asaj. Ai nuk ndez vetëm lapsin, por mendjen. Dhe në çdo shtëpi ku hyja, në çdo sy fëmije që më shihte me kureshtje, ndjeja se po shihja të ardhmen e një populli që kërkonte dritë.

Ishte një dritë e brishtë në fillim — si një qiri që rri pezull në erë. Por ajo dritë mbante në vetvete diçka më të madhe se unë vetë: shpresën për t’u zgjuar nga gjumi i injorancës. Njerëzit e asaj ane ishin të rraskapitur nga varfëria, por kishin një dinjitet që nuk mund ta blinte asnjë pushtet. Fytyrat e tyre, të rreshkura nga dielli dhe vuajtjet, më dukeshin si lavra të kohës, ku çdo rrudhë ishte një histori e pashkruar.

Në qetësinë e netëve, kur fëmijët flinin dhe vetëm blegërima e largët e bagëtive vinte nga monopatet e bjeshkëve, unë shkruaja në Ditarin tim — atë që sot s’e kam më, por e mbaj në kujtesë si një relike të shenjtë. Shkruaja për njeriun e thjeshtë që nuk kishte librin në dorë, por kishte dijen e jetës në shpirt; për gruan që s’dinte shkrim e këndim, por dinte të edukonte me dashuri; për burrin që s’dinte filozofi, por dinte të ruante nderin e vet si flamur.

Aty ku më dërgoi jeta, kuptova se arsimimi nuk është një luks i qytetërimit, por frymëmarrja e tij. Një popull që nuk arsimon shpirtin e vet është si një shtëpi pa dritare — e mbyllur për botën dhe për vetveten. E pikërisht për këtë, mësuesi nuk është punëtor i shkronjave, por farkëtar i vetëdijes. Ai nuk ushqen vetëm mendjen, por ndez zjarrin e ndërgjegjes. Dhe ndërgjegjja është drita që nuk shuhet, edhe kur çdo dritë tjetër fiket.

Në ato vite rinie, më dukej sikur po shkoja pas hijeve të Migjenit, i cili e pa njeriun e varfër jo si viktimë, por si dëshmi të shpirtit të gjallë shqiptar. Edhe unë, në atë fshat, pashë të njëjtën tragjedi të heshtur dhe të njëjtin heroizëm të përditshëm. Mësuesi, atje, nuk ishte vetëm njeri që jepte mësim — ishte një urë mes errësirës dhe dritës, mes padijes dhe shpresës.

E ndjeja se të mësosh është të shërosh, të ngresh shpirtin nga balta e mosdijes drejt ajrit të lirisë. Dhe çdo herë që një nxënës i vogël më thoshte “mësues”, më dukej se më falte një emër të ri: “Ai që ndez dritën”. Sepse mësuesi i vërtetë nuk jeton për duartrokitje, por për ato çaste të heshtura kur sheh dritën që ndizet në sytë e një fëmije.

Por drita nuk është vetëm metaforë. Ajo është një përgjegjësi. Në çdo brez që vjen, mësuesi duhet ta rindërtojë atë dritë nga e para, sepse errësira ka shumë forma: padija, frika, indiferenca, mosbesimi. Dhe në secilën prej tyre, mësuesi është si qiriri i Naim Frashërit – ai që tretet për të ndriçuar të tjerët.

Nëse bota njeh pushtetarë që urdhërojnë dhe filozofë që mësojnë, populli ynë ka njohur mësues që besojnë – besojnë në njeriun, në dritën e dijes dhe në dashurinë për kombin. Për ta, mësimdhënia nuk ka qenë profesion, por sakrificë e heshtur, një akt dashurie ndaj së ardhmes.

Njeriu, thoshte Sokrati, “nuk mëson asgjë të re, por kujton atë që ka brenda vetes”. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse mësuesi është një kujtesë e gjallë e dritës: ai e zgjon atë që çdo njeri e ka të fjetur – dritën e mendjes, dritën e shpirtit. Në këtë kuptim, mësuesi është filozof pa podium, poet pa vargje, dhe shërues pa ilaç.

Në fund, kuptova se misioni i mësuesit nuk është të mbajë mend fjalët, por të ndezë mendimin. Nuk është të ngrejë monumente, por të lërë gjurmë të padukshme në shpirtin e njerëzve. Sepse çdo fëmijë që ndriçohet bëhet një dritë më shumë në rrugën e kombit. Dhe kombi që ndriçohet, kthehet në univers i vetvetes.

Prandaj unë them: në këtë jetë, drita e mësuesit nuk shuhet kurrë. Ajo kalon nga brezi në brez, si një flakë e shenjtë që ruan gjuhën, shpirtin, dhe nderin e kombit. Ajo është zjarri i qetë që digjet në heshtje – në sytë e atyre që mësojnë, e në zemrën e atyre që nuk dorëzohen për ta mbajtur ndezur.

Ka dhimbje që nuk të copëtojnë, por të krijojnë. Ka plagë që nuk të dëmtojnë, por të mësojnë. Dhe ka net që nuk i harron kurrë, sepse janë net kur njeriu e dëgjoi zërin e brendshëm të shpirtit të vet. E tillë është edhe dhimbja që kam njohur në malet e asaj ane, ku njeriu jeton në kufijtë e natyrës dhe të vetvetes, i përulur përballë madhështisë së jetës, por gjithnjë me një zemër që digjet në heshtje.

Në fshatin ku nisa të jetoj si mësues, jeta e njerëzve më dukej si një poezi e shkruar me plagë. Ata nuk njihnin luksin, por dinin të ndanin kafshatën. Nuk njihnin filozofinë e librave, por njihnin filozofinë e qëndrimit. Ishin njerëz që ecnin të heshtur, por çdo hap i tyre kishte peshën e historisë. E aty ku mungonte fjala, fliste shpirti.

Në sytë e tyre shihja një dritë të veçantë – një ndriçim që nuk vinte nga gëzimi, por nga qëndresa. Ishte drita e atyre që kanë mësuar të jetojnë me dhimbjen pa u bërë skllevër të saj. Dhe unë kuptova se dhembja është forca që e mëson njeriun të mos dorëzohet. Nuk është dënim, por provë. Nuk është barrë, por udhë.

Në çdo fytyrë të rrudhur, në çdo dorë të ashpër, ndjeja si pulsonte një filozofi e heshtur jetese – e lindur nga përplasja me fatin dhe e rritur nga dashuria për jetën. Dhembja i kishte bërë ata më të urtë, më të kujdesshëm, më njerëzorë. Kishin kuptuar se njeriu nuk është i madh sepse nuk bie, por sepse di të ngrihet.

Në mbrëmjet e ftohta, kur shkrumbat e oxhakut ndriçonin muret e shtëpive të tyre, shihja fytyrat e plakave që endnin kujtimet, burrat që heshtnin gjatë, fëmijët që ëndërronin dritën e ditës së nesërme. Aty kuptova se dhembja nuk është vetëm trupore – është edhe kujtesë kolektive, është gjaku që qarkullon në damarët e historisë sonë, duke na lidhur me njëri-tjetrin përmes përvojës së përbashkët të durimit.

Dhembja është e pranishme në çdo epokë të njeriut, por ajo bëhet frymë vetëm kur përkthyet në kuptim. Kur njeriu nuk pyet më “pse më ndodh kjo?”, por “çfarë mund të më mësojë kjo?”. Atëherë dhimbja pushon së qenë plagë dhe bëhet urtësi. Bëhet dritë që lind nga errësira.

Në kujtesën time, dhembja e malësorit është e bukur në fisnikërinë e saj. Nuk është lot, por heshtje. Nuk është dorë e shtrirë për mëshirë, por për bekim. Ajo është muzika e fshehtë e jetës që tingëllon përmes fyllit të bariut, përmes ecjes së ngadaltë të bagëtive, përmes këngëve që s’kanë autor, por që i di gjithë bjeshka.

Si mësues, e ndjeva se kjo dhimbje e përbashkët ishte mësuesja ime më e madhe. Ajo më mësoi të dëgjoj, të kuptoj dhe të jem i duruar. Më mësoi se edukimi i vërtetë fillon jo në librat e dijes, por në librat e jetës. Më mësoi se njeriu që ka njohur dhimbjen e tjetrit është më afër së vërtetës, sepse e ka parë shpirtin pa maskë.

Në thellësinë e çdo dhimbjeje fshihet një farë drite. Dhe ajo dritë, nëse e le të rritet, bëhet ndërgjegje. Dhembja është themeli i ndërgjegjes, sepse ajo na detyron të shohim përtej vetes. Ajo na bën të mendojmë, të ndjejmë, të kuptojmë. Në këtë kuptim, çdo vuajtje është një dritë e vogël që ndriçon rrugën tonë përmes errësirës së paditurisë, përmes indiferencës, përmes harresës.

Në rrënjën e çdo shpirti shqiptar gjendet kjo dhimbje – si një kujtim i përbashkët i stuhive që kemi përballuar si komb. Por ajo është edhe garanci e mbijetesës sonë, sepse populli që di të vuajë, di edhe të ringjallet. Dhembja e bën njeriun më të thellë, por edhe më të drejtë; më të përulur, por edhe më të fortë.

Unë e kam parë njeriun të qeshë pas një dite të lodhshme pune, të falënderojë për një kafshatë bukë, të bekojë tokën që i dha aq pak – dhe aty kuptova se dritën e vërtetë nuk e sjell pasuria, por shpirtmadhësia që lind nga përballja me dhimbjen.

Nëse më pyet sot se çfarë më ka mësuar jeta, do të them këtë:
Dhembja është mësuese, jo armike. Ajo të mëson të shohësh me sy të tjerë – jo vetëm botën, por edhe vetveten.

Sepse në fund të fundit, çdo njeri që ka përballuar dhimbjen, nuk është më i njëjti. Ai bëhet më i mençur, më i ndjeshëm, më i gjallë. Dhembja, e pranuar me dinjitet, është fryma që ngre njeriun mbi vetveten dhe e kthen në krijues – të fjalës, të mendimit, të shpirtit.

Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse shkrimi im, Ditarin që më morën, nuk e quaj humbje. Sepse ai ishte shprehja e dhimbjes sime të kthyer në frymë. Dhe fryma, ndryshe nga letra, nuk digjet, nuk burgoset, nuk humbet. Ajo mbetet në ajër, në kujtesë, në çdo frymë që nxjerr për të thënë: jam këtu, kam duruar, kam mësuar dhe ende ndriçoj.

Ka momente kur njeriu ndien se duhet të flasë, por jo për të tjerët — për veten. Dhe kur fjala nuk gjen dëgjues, ajo kërkon strehë në letër. Kështu lind Ditarit, si një pasqyrë ku shpirti sheh vetveten lakuriq, pa rolet që jeta i imponon, pa maskat që shoqëria kërkon. Në atë pasqyrë, unë kam parë fytyrën time më të vërtetë: të qetë e të trazuar njëkohësisht, idealiste e e përvuajtur, me një zjarr që nuk shuhet lehtë.

Në fillim e nisa si një shënim i thjeshtë i ditëve — përditësime të rrugës sime mësimore, të takimeve me nxënësit, të gëzimeve e zhgënjimeve të jetës së përditshme. Por dalëngadalë, Ditarit u kthye në një udhërrëfyes të shpirtit, në një tempull të brendshëm ku njeriu rrëfen e dëgjon vetveten. Ai u bë pasqyrë e ndërgjegjes — jo vetëm për të kujtuar, por për të kuptuar.

Çdo fjalë që shkruaja, kishte peshën e një fryme që kërkonte shpjegim. Çdo kujtim ishte një gur në murin e identitetit tim. E kuptova se shkrimi nuk është vetëm art, por akt vetëdijësimi — një përpjekje për të ndriçuar errësirën e brendshme, për t’i dhënë emër asaj që s’e dimë pse na dhemb.

Ditarit më mësoi se kujtesa nuk është vetëm arkiv i ngjarjeve, por membranë e shpirtit, që ruan edhe ndjesitë, aromat, zërat, frymëmarrjen e kohës. Ai më ktheu te vetvetja, te ajo ndjeshmëri rinore që më kishte bërë pishtar të arsimit shqip, në kohë kur çdo fjalë shqipe duhej mbrojtur si një flakë që rrezikonte të shuhej.

Në ato vite të rinisë sime, idealizmi ishte si një lumë që s’kërkonte shtrat. Ishim brezi që besonte se drita e diturisë do ta ndryshonte botën; se fjala “arsim” ishte sinonim i fjalës “liri”; se mësuesi nuk ishte thjesht profesion, por mision. Dhe kur unë shkruaja në Ditar, e ndjeja se çdo fjali mbante brenda vullnetin për ta ruajtur këtë zjarr — që mos ta përpinte harresa, mos ta helmonte frika.

Kështu, Ditarit u bë një betim i heshtur: të mos harroj asgjë nga ajo që më formoi. Të mos lë të humbasin ndjenjat që më mbanin gjallë, as idealet që më dhanë kuptim. Ai ishte dialog i shpirtit me ndërgjegjen, një bisedë që shpesh ishte më e sinqertë se çdo rrëfim publik, sepse aty nuk kishte frikë, as censurë, as maskë.

Në faqet e tij gjendet edhe përplasja ime ideologjike — ajo përpjekje për ta pajtuar idealin me realitetin, ëndrrën me detyrimin, dashurinë për njeriun me trysninë e sistemit. Unë e kisha besuar se arsimi ishte rruga më e drejtë për emancipimin e kombit tim, por njëkohësisht e pashë se sistemi që duhej të ndriçonte, shpeshherë errësonte. E këtu filloi konflikti im i brendshëm, që vetëm Ditarit mund ta përballonte.

Në shkrim, unë mund të isha i lirë — të dyshoja, të pyesja, të kundërshtoja, të ëndërroja. Aty nuk kishte UDB, nuk kishte frikë, nuk kishte raportime. Vetëm unë dhe e vërteta ime. Dhe ndoshta për këtë, Ditarit u bë akt rebelimi shpirtëror – një formë e heshtur qëndrese përmes fjalës së shkruar.

Çdo brez që lufton për gjuhën e vet, e kupton se fjala është më shumë se mjet komunikimi — është frymë, kujtesë, ekzistencë. Ditarit im, në këtë kuptim, nuk ishte thjesht një dëshmi personale, por një dëshmi e kohës sonë: e brezit që shkruante për të mos humbur, që rrëfente për të mos u tretur në harresë.

Kur i kthehem atyre faqeve sot, ndjej se ato nuk janë më vetëm të miat. Janë të atyre që besuan në të njëjtën ëndërr: që arsimi mund të ishte dritë në errësirë, që fjala shqipe mund të mbijetonte edhe nën hije të rënda politike. Në to frymon ajo dashuri e madhe që kam pasur për nxënësit, për librin, për gjuhën tonë të bukur.

Në thelb, Ditarit është pasqyra ku njeriu sheh evolucionin e shpirtit të vet. Aty ku idealizmi i rinisë takohet me mençurinë e dhimbjes, ku ëndrra bëhet kujtesë, e kujtesa, filozofi. E kuptova se njeriu, përmes shkrimit, nuk e shpëton vetëm kujtesën — e shpëton edhe vetveten.

Në çdo fjalë të Ditarit tim kam lënë një pjesë të frymës sime, ashtu si bariu lë gjurmët në borë, pa ditur nëse dikush do t’i ndjekë. Por ajo që më mjafton është vetë akti i ecjes — sepse ecja është dëshmi që ende beson. Dhe kjo është thelbi i shkrimit: të mos lejojë harresën të fitojë mbi kujtimin, as heshtjen mbi ndërgjegjen.

Sot e shoh Ditarin si një pasqyrë që s’e pastron koha. Aty jam ende ai i ri që beson në dritën e arsimit, që shkruan me zjarr e me dashuri, që mbron gjuhën si një shenjë shenjtërie. Dhe në çdo faqe, e ndiej se ajo flakë rinore nuk është shuar — vetëm është bërë më e qetë, më e thellë, më e urtë.

Sepse në fund, shkrimi është vetë njeriu në përpjekje për t’u njohur. Dhe Ditari, ky mik i heshtur, është pasqyra më e sinqertë ku njeriu mëson të shohë jo fytyrën, por shpirtin e vet. Ai nuk të jep përgjigje, por të mëson të pyesësh. Dhe çdo pyetje e sinqertë është një hap drejt së vërtetës.

Ka fjalë që lindin për të bukurën, e ka fjalë që lindin për të mbijetuar.
Në kohë të errëta, kur drita e mendimit përpiqej të shuhej nga trysnia e frikës dhe e dhunës, fjala shqipe ishte më shumë se mjet shprehjeje – ishte armë, mburojë dhe lutje. Ajo nuk shkruhej vetëm me bojë, por me guxim. Dhe çdo fjalë që njeriu nxirrte nga shpirti, ishte një hap drejt lirisë, një kundërvënie ndaj harresës, një dëshmi se identiteti nuk mund të shuhet me urdhra, as me pranga.

Unë e kam ndier që herët fuqinë e fjalës. E kam parë se si një fjalë e drejtë mund të dridhë muret e gënjeshtrës, si një varg i thjeshtë mund të ndezë shpresë në shpirtin e lodhur të një nxënësi, si një përshëndetje shqipe në klasë mund të bëhej si bekim në një botë që na donte pa zë.
Kur u përballa me realitetin e dhunës dhe mohimit, ku çdo fjalë shqipe kishte peshën e një faji, atëherë kuptova se të flasësh shqip ishte akt heroik. Të shkruash shqip, ishte të jetosh me ndërgjegje.

Në auditorët e vegjël të fshatit malor, nën dritën e zbehtë të kandilit, unë shihja në sytë e fëmijëve atë dritë të pastër që s’mund ta fshihte asnjë sistem. Dhe çdo herë që ne shqiptonim bashkë një fjalë të re në gjuhën tonë, ndjeja sikur hapnim një portë të vogël në murin e errësirës. Ishte një akt i vogël lirie, por i shenjtë.
Fjala ishte qëndresë – dhe qëndresa ishte dritë.

Në burgjet ku u përplasa më vonë, ku fjala ndalohej e përhapej vetëm me psherëtimë, ajo mori një kuptim tjetër, më të thellë. Atje ku muret ishin të ftohtë, ku koha rridhte si ujë pa lumë, unë kuptova se fjala është forca që s’mund të burgoset.
Ata mund të lidhin trupin, por jo mendimin. Mund të heshtin gojën, por jo ndërgjegjen.
Në heshtjen e qelisë, unë bisedoja me fjalët që më kishin rritur – ato të mësuesve, poetëve, rilindasve, të Migjenit dhe Naimit, të mësuesve të fshatit e të poetëve të ndërgjegjes. Dhe e kuptova: njeriu është aq i lirë sa janë të lira fjalët e tij.

Në çdo shoqëri të shtypur, fjala e vërtetë është gjithmonë kundër rrymës. Ajo ecën fshehur, por e gjallë; e thjeshtë në dukje, por e mbushur me zjarr. Kur flisja me njerëz që kishin frikë të shpreheshin, ndieja se fjala ishte bërë mall i ndaluar – dhe pikërisht për këtë arsye, më i shenjtë se kurrë.
Në këtë kuptim, të shkruash, të flasësh, të mësosh shqip ishte qëndresë morale dhe etike, një mënyrë për të ruajtur dinjitetin e njeriut përballë poshtërimit.

Fjala është memoria e shpirtit kombëtar. Ajo ruan jo vetëm të folurën, por edhe mënyrën se si mendojmë, si ndiejmë, si e përfytyrojmë botën. Kur një popull humb fjalën e vet, humb frymën. Dhe kur e ruan, ruan edhe kujtesën e brezave, dhimbjen e historisë, por edhe shpresën për ardhmërinë.
Kështu, për mua, të shkruash shqip nuk ishte vetëm pasion letrar, por akt besimi, një mënyrë për t’u lutur pa zë, për të shpëtuar atë që është më e shenjtë: frymën e kombit.

Në çdo brez ka njerëz që mbjellin fjalë si fara në arat e mendimit, me shpresën se një ditë do të mbijnë në tokë më të lirë. Disa shuhen pa zë, disa digjen si qiriri i Naimit, por drita e tyre mbetet. E tillë është edhe drita e fjalës sime – e lindur në mësuesinë e fshatit, e pjekur në qelitë e Zenicës, e rritur në heshtjen e dhimbjes, por e gjallë në ndërgjegje.
Ajo fjalë që dikur e shkruaja me frikë, sot më duket si një amanet. Sepse çdo fjalë e vërtetë është përgjegjësi. Dhe kur njeriu e di peshën e fjalës, e përdor atë si akt dashurie, jo urrejtjeje.

Fjala, për mua, ka qenë dhe mbetet forma më e lartë e qëndresës njerëzore. Jo vetëm ndaj pushtetit, por edhe ndaj harresës, ndaj deformimit të vlerave, ndaj humbjes së kuptimit. Kur çdo gjë tjetër dorëzohet, fjala ende mund të qëndrojë.
Ajo nuk vdes – ajo pret. Pret që dikush ta kujtojë, ta thotë sërish me zë, ta rilindë në një brez tjetër. Dhe në këtë qark të pafund, fjala bëhet urë mes të djeshmes dhe të nesërmes, mes atyre që nuk janë më dhe atyre që ende shpresojnë.

Nëse më pyesin çfarë është për mua “fjala”, do të them:
Është arma më e butë dhe më e fortë njëkohësisht, sepse ajo nuk vret – por ndriçon. Nuk copëton – por bashkon.
Në një kohë ku gjithçka mund të rrëzohet, vetëm fjala e vërtetë mbetet si gur themeli i njeriut. Dhe aty ku është fjala e lirë, aty është edhe shpirti i lirë.

Ka çaste kur fjala nuk mjafton më. Kur çdo tingull duket i tepërt përballë peshës së mendimit. Atëherë njeriu zbret në thellësinë e heshtjes — jo si shenjë dorëzimi, por si udhëtim i brendshëm drejt vetes.
Heshtja është tempulli ku ndriçon drita e shpirtit.

Në vitet e mia të trazuara, kur fjala ishte ndaluar, e mendimi duhej fshehur, unë e njoha heshtjen jo si boshllëk, por si fuqi që ruan qenien. Në muret e ftohtë të burgjeve, kur zhurmat e natës ishin të vetmet që të kujtonin se ende je gjallë, unë mësova të dëgjoj zërin e heshtjes. Ai nuk fliste me fjalë, por me praninë e vet — e butë si një lutje, e thellë si një det pa valë.
Aty, në atë qetësi që s’ishte as paqe, as vuajtje, njeriu fillon ta kuptojë se heshtja është gjuha e shpirtit.

Heshtja nuk është mungesë, por prani e përqendruar e mendimit. Ajo i jep formë reflektimit, e pastron njeriun nga zhurmat e botës, e kthen drejt vetëdijes. Në heshtje, mendimi bëhet dritë; drita bëhet njohje; dhe njohja, qetësi.
Në ato net të gjata mërgimi shpirtëror, kur gjithçka dukej e humbur, më dukej sikur në qetësinë e brendshme shuhej frika, dhe lindte një dritë tjetër – një dritë që nuk vinte nga dielli, por nga vetë qenia.

Njeriu, kur arrin të hyjë në thellësinë e heshtjes, e kupton se shpirti është si një pasqyrë që nuk ndriçohet nga jashtë, por nga drita që mban brenda. Dhe atë dritë nuk mund ta shuajë askush – as burgjet, as ndalimet, as vitet. Sepse ajo është drita e vetëdijes, që ndriçon edhe kur sytë janë mbyllur.

Në jetën time kam folur shumë me fjalë, por kam mësuar më shumë nga heshtja. Fjala më mësoi të shpall, por heshtja më mësoi të kuptoj.
Ka një urtësi që lind vetëm kur njeriu ndalon së foluri, e dëgjon pulsin e vet, frymëmarrjen e botës, ritmin e mendimit që s’ka nevojë për zë.
Atëherë kupton se çdo fjalë që vlen, lind nga një heshtje e thellë.
Ashtu si drita lind nga errësira, fjala lind nga heshtja.

Në heshtje më kujtoheshin fytyrat e nxënësve të mi, bisedat që s’u thoshin dot hapur, ëndrrat që ndaloheshin në mes të fjalisë. Por në atë qetësi, unë i dëgjoja sërish — si një melodi që vjen nga larg. Sepse asgjë nuk humbet në shpirtin që ka dritë.
Edhe kujtimet, edhe dhimbjet, edhe dashuritë e pathëna, kthehen në energji që ushqen qenien.

Ka një moment në jetën e çdo njeriu kur kupton se heshtja është forma më e lartë e komunikimit me vetveten dhe me Zotin. Aty nuk ka nevojë për fjalë, sepse mendimi bëhet lutje dhe ndjenja bëhet paqe.
Në këtë qetësi të brendshme, shpirti kupton se liria nuk është gjithmonë jashtë – është brenda nesh, në mënyrën si e përjetojmë jetën, si e mbajmë ndezur dritën përtej dhimbjes.

Nëse fjala është urë midis njerëzve, heshtja është urë midis njeriut dhe vetes.
Nëpërmjet saj, njeriu mëson të falë, të kuptojë, të pranojë. E mëson se forca e vërtetë nuk është në zhurmë, por në përmbajtje; jo në fjalë të mëdha, por në qetësinë e shpirtit që ka gjetur dritën e vet.

Kur e shoh jetën time sot, më duket sikur çdo periudhë e errët ka qenë vetëm një rrugë drejt kësaj dritës së brendshme.
Në çdo heshtje që kam mbajtur, ka pasur një mendim që s’e thashë, një ndjenjë që s’e zbulova, një dritë që s’e ndala. Dhe sot e di se ajo dritë është thelbi i njeriut – ajo që mbetet kur gjithçka tjetër shuhet.

Heshtja, në thelb, është mësuesi më i urtë që kemi.
Ajo të mëson durimin, të mëson të dëgjosh, të mëson të mos nxitohesh në gjykim. Të mëson se çdo njeri është një univers që ka nevojë për qetësi për të ndriçuar.
Në këtë kuptim, heshtja është dritë — dhe drita, është vetëdija që nuk ka nevojë për fjalë.

Prandaj, sot, pas kaq vitesh fjalësh, burgjesh dhe udhëtimesh, unë ndjej se njeriu që ka mësuar të heshtë me kuptim, ka gjetur paqen e mendjes dhe qetësinë e shpirtit.
Sepse në fund, nuk është zëri ai që na bën njerëzor, por drita që mbajmë brenda heshtjes sonë.
Dhe ajo dritë, kur lind në shpirtin e njeriut, është e pavdekshme…

Ka çaste në jetë kur fjala “liri” nuk është vetëm një nocion politik apo një ëndërr njerëzore, por bëhet frymë, bëhet ndjenjë që digjet thellë në eshtra dhe në ndërgjegje. Për ne, bijtë e një kombi të kryqëzuar ndër mote, liria nuk ka qenë kurrë dhuratë, por plagë dhe bekim njëkohësisht. Ajo ka ardhur gjithmonë si një flakë e ndezur në duart e atyre që kanë guxuar të mos heshtin, edhe kur zëri u është shuar në qeli, në burgje, në heshtje, në dhimbje.

Në burgun e kujtesës sime, liria nuk ishte hapësirë, por vetë mendimi që nuk mund të burgosej. Në Zenicë, aty ku çdo mëngjes ngrihej me zhurmën e prangave dhe frymën e njerëzve të thyer, ku shikimet e të dënuarve ishin më të vjetra se mosha e tyre, njeriu kuptonte se liria nuk është jashtë, por brenda vetes. Ajo fillon në momentin kur njeriu refuzon të bëhet pjesë e gënjeshtrës. Dhe ky refuzim është akti më i madh i kujtesës, sepse kujtesa ruan të vërtetën që nuk mund ta shlyejë asnjë sistem, asnjë torturë, asnjë ideologji.

Kujtesa është kështjella e fundit e njeriut të lirë. Në të ruhen jo vetëm ngjarjet, por edhe ndjenjat, dritat dhe errësirat që kemi përjetuar. Ajo është kujtimi që nuk shuhet edhe kur koha përpiqet të na përthithë. Kujtesa është si një dritare që nuk lejon shpirtin të verbohet nga harresa. Dhe harresa është vdekja më e frikshme e lirisë.

Në vendet tona të lodhura nga sundimet e huaja dhe nga tradhtitë e brendshme, kujtesa është më shumë se kujtim – është mbijetesë. Ajo e mban njeriun në lidhje me rrënjët, me atdheun, me identitetin. Sepse kush harron, humb edhe veten. Dhe humbja e vetvetes është humbja e kombit. Në këtë kuptim, kujtesa është liria morale e një populli – liria për të mos harruar.

Në burg, çdo fjalë që mbartte kujtesë, ishte e rrezikshme. Por edhe më e rrezikshme ishte heshtja. Heshtja e njeriut të pafajshëm që di, por nuk flet, sepse fjalën e ruan si flakë të shenjtë. Dhe kur doli nga qelia, ai nuk foli për hakmarrje, por për kujtesë. Sepse kujtesa është më e fortë se çdo urrejtje; ajo është energjia që e ringjall shpirtin e kombit dhe i jep kuptim sakrificës.

Liria e vërtetë nuk qëndron në mungesën e prangave, por në aftësinë për ta ruajtur nderin, për ta mbrojtur të vërtetën dhe për të mos lejuar që frika të kthehet në gjuhë zyrtare të ndërgjegjes. Ajo është proces i përhershëm i përballjes me vetveten dhe me kujtesën. Sepse kujtesa, në thelb, është akt i rezistencës.

Nëpër rrëfimet e popullit tim, në legjendat e malësorëve dhe në këngët e grave që këndonin për bijtë e burgosur, liria gjithmonë lidhej me kujtesën. Ato këngë nuk ishin vetëm vajtim, por lutje që e ruanin identitetin e kombit nëpër errësira. E tillë është edhe kujtesa jonë kolektive: një udhëtim nëpër plagë, që na mban gjallë.

Të jesh i lirë, në fund të fundit, do të thotë të jesh besnik ndaj së vërtetës. Dhe e vërteta është kujtesë që nuk shuhet. Çdo brez që harron, bëhet rob i historisë. Por çdo njeri që kujton me ndërgjegje, bëhet ndriçues i së ardhmes.

Liria, ashtu si drita, kërkon kujtesë për të mos u venitur. Dhe kujtesa, ashtu si zjarri, kërkon shpirt për të mos u fikur. Në mes të këtij harku ekzistencial, njeriu ndërton kuptimin e vet — si dëshmi se edhe pas errësirës më të gjatë, drita e kujtesës është ajo që e shpëton njeriun nga humnera e harresës.

FRYMA E FJALËS DHE URTËSIA E JETËS

Ka një çast kur fjala ndalon së qeni vetëm tingull, dhe bëhet frymë — një dritë që ngjitet nga thellësia e shpirtit drejt kupës së qiellit. Aty, njeriu ndien se çdo fjalë që shkruan apo shqipton është një gur i vogël në tempullin e përjetësisë. Fryma e fjalës është ajo që i jep kuptim jetës, sepse ajo është e vetmja që mund ta kapërcejë harresën.

Krijuesi e di se fjala nuk është vetëm mjet komunikimi, por akt i lindjes së botës së brendshme. Ajo është udhëtim i mendimit përmes errësirës, një dritë që kërkon kuptim në mes të kaosit. Dhe kur njeriu arrin ta shohë jetën përmes syrit të fjalës, atëherë edhe dhimbja, edhe gëzimi, marrin kuptim filozofik: bëhen mësime që shndërrohen në urtësi.

Urtësia nuk lind nga fitorja, por nga përballja. Nga rënia dhe ngritja, nga rruga që të mëson të dëgjosh zërin e brendshëm më shumë se zhurmën e botës. Ajo është shndërrim i vuajtjes në dritë, i kujtesës në kuptim, i përvojës në frymë. Dhe fjala është mjeti i këtij shndërrimi.

Në thelb, çdo njeri që shkruan, çdo mësues, çdo poet, çdo njeri i ndershëm, është një dëshmitar i së vërtetës. Sepse e vërteta nuk shpallet nga pushteti, por lind nga ndërgjegjja. Ajo buron nga ato shpirtra që nuk kanë pranuar ta humbasin frymën e fjalës. Këta janë rojtarët e urtësisë, ata që i japin kohës kuptim përmes kujtesës dhe frymës së krijimit.

Në një botë ku fjalët shpesh keqpërdoren, krijuesi ka një mision të shenjtë: ta mbrojë fjalën nga banaliteti dhe ta kthejë atë në dritë. Sepse fjala që humb kuptimin, kthehet në errësirë. Por fjala që vjen nga shpirti, kthehet në frymë që ndriçon breza të tërë.

Fryma e fjalës është fryma e lirisë — ajo nuk njeh pranga, as kufij. Ajo është rruga drejt urtësisë, e cila nuk është vetëm dije, por aftësia për ta parë jetën me dashuri dhe kuptim. Urtësia nuk qëndron në sasi librash, por në mënyrën si njeriu i lexon shenjat e botës, si dëgjon heshtjen e qiellit dhe si e ndjen frymën e njerëzve.

Në këtë udhëtim të gjatë të qenies, fjala bëhet një urë mes njeriut dhe përjetësisë. Ajo ruan kujtimet, shpresat, dhimbjet, ëndrrat e një kombi. Dhe çdo brez që mëson ta përdorë fjalën me ndershmëri e dashuri, mbjell një copë urtësi në historinë e njerëzimit.

Kështu, njeriu që jeton me frymën e fjalës, nuk ka nevojë për lavdi; ai e di se lavdia e vërtetë është drita që lë pas në shpirtin e të tjerëve. Ai e di se jeta, me gjithë dhimbjet dhe të papriturat e saj, është një fjalë që Zoti ia ka dhënë për ta përkthyer në dashuri. Dhe ai që e përkthen jetën në dashuri, arrin urtësinë më të lartë — pa bujë, pa zhurmë, por me dritë të qetë.

Në fund, gjithçka që mbetet nga njeriu nuk janë pasuritë, as pozitat, as lavdet, por fjala që ai ka thënë me shpirt. Ajo është trupi i pavdekshëm i mendimit. Dhe nëse ajo fjalë ka qenë e drejtë, e ndershme, e bukur, ajo bëhet frymë që s’vdes.

Sepse fjala është vetë drita e jetës. Dhe urtësia, në thelb, është aftësia për ta njohur këtë dritë dhe për ta ruajtur që të mos shuhet në stuhitë e kohës.

Ka një çast në udhëtimin e gjatë të njeriut kur ai e ndien se gjithçka që ka kërkuar në botë — dritën, paqen, kuptimin — e ka pasur brenda vetes që nga fillimi. Por duhet të kalojë përmes stuhive, përmes dhimbjes, përmes mësimeve të rënda të jetës, që ta kuptojë këtë të vërtetë të thjeshtë dhe të thellë: se kthimi më i vështirë është ai drejt vetvetes.

Kthimi te vetvetja nuk është rikthim në një vend të njohur, por një ngjitje drejt thellësisë së shpirtit, drejt burimit prej nga lind çdo mendim, çdo ndjenjë, çdo ëndërr. Është rruga që shpie përtej fjalëve, përtej zhurmës së botës, përtej maskave që jeta na detyron të veshim. Aty, në qetësinë e brendshme, njeriu e dëgjon zërin e parë të ekzistencës – atë zë të butë e të qartë që i kujton se është një pjesë e dritës universale.

Në atë kthim, njeriu nuk është më vetëm. Ai e ndien frymën e kujtesës që e ndjek, si një hije e mirë, që i kujton se çdo hap i tij në këtë jetë ka qenë mësim. Se çdo plagë e tij ka qenë një dritare drejt urtësisë. Se çdo fjalë që ka shkruar me shpirt është dëshmi e pavdekësisë.

Kthimi te vetvetja është, në të vërtetë, kthimi te drita e origjinës. Është momenti kur njeriu i falet heshtjes dhe e ndien se çdo përpjekje për të ndryshuar botën ka qenë, në thelb, përpjekje për ta kuptuar veten. Sepse ai që e njeh vetveten, e njeh edhe botën. Ai që gjen paqe brenda vetes, e përhap dritën e saj edhe te të tjerët.

Kështu, çdo udhëtim njerëzor është një rreth që mbyllet në pikën nga ku nisi: në shpirtin e vetëdijes. Aty ku njeriu nuk pyet më “pse”, por “si”. Jo më “çfarë dua”, por “çfarë jam”. Dhe përgjigjja nuk vjen nga mendja, por nga fryma.

Në këtë kthim, çdo kujtim bëhet i shenjtë, çdo njeri që ke takuar bëhet mësues, çdo humbje bëhet fitore e brendshme. Sepse njeriu që ka njohur dhimbjen, e kupton thellësinë e dashurisë. Dhe njeriu që ka kaluar errësirën, e di vlerën e vërtetë të dritës.

Vetë jeta është një cikël i pandërprerë i lindjeve dhe rilindjeve shpirtërore. Asgjë nuk humbet, asgjë nuk shkatërrohet; gjithçka shndërrohet. Edhe frika, edhe faji, edhe vuajtja — të gjitha treten në dritën e vetëdijes, si akulli që shkrihet në pranverë. Dhe ajo dritë është vetë kthimi te vetvetja: një kthim i heshtur, por i plotë.

Kur arrin në këtë pikë, njeriu nuk ka më nevojë të kërkojë dritë jashtë vetes. Ai e ndien se fryma e tij është pjesë e dritës së madhe që mban universin në ekuilibër. Ai nuk lufton më me botën, por bashkëjeton me të. Nuk e sheh më jetën si arenë beteje, por si një libër që duhet lexuar me durim, ku çdo faqe ka domethënie.

Kthimi te vetvetja është edhe akt faljeje. Falje ndaj kohës, ndaj njerëzve, ndaj vetes. Sepse vetëm falja e çliron shpirtin nga hija e së shkuarës. Aty njeriu kupton se edhe gabimet kanë qenë rrugë drejt së mirës, edhe rrëzimet – hapa drejt ngritjes.

Dhe, në fund, mbetet vetëm qetësia — ajo qetësi që s’është boshllëk, por mbushje me kuptim. Një qetësi që të kujton se jeta, përtej stuhive të saj, është një poezi që duhet lexuar me zemër.

Sepse kthimi te vetvetja nuk është fundi i udhëtimit, por fillimi i një kuptimi të ri. Një rikthim në dritën nga e cila jemi nisur dhe në dashurinë që s’ka kufij. Është njohja e vetes si pjesë e së përjetshmes — dhe pranimi se, në thelb, jeta është një frymë që kërkon të kuptohet.

Dhe unë, në këtë kthim timin, nuk jam më mësuesi që shpjegon, as i burgosuri që kujton, as shkrimtari që rrëfen. Jam vetëm një njeri që dëshmon – se fjala, drita, kujtesa dhe dashuria janë një. Dhe se rruga më e gjatë e jetës është ajo që të kthen në vetvete.

Dhe kështu, pas rrugëve të gjata të mendimit, të fjalës dhe të shpirtit, mbetet vetëm një gjë: drita. Një dritë e vogël, por e qëndrueshme, që lind nga brenda dhe ndriçon gjithçka që e rrethon. Ajo nuk vjen nga pushteti, as nga pasuria, as nga lavdia. Vjen nga vetëdija, nga kujtesa, nga guximi për të qenë i sinqertë me veten dhe me botën.

Ky Ditar i rikrijuar nuk është vetëm rrëfim i një jete, por edhe një thirrje: të shohim përtej stuhive, të dëgjojmë më shumë sesa të flasim, të ruajmë dritën kur gjithçka duket e zbehtë. Sepse çdo plagë, çdo vuajtje, çdo heshtje e kuptuar, mund të kthehet në këngë, në mendim, në frymë.

Në heshtjen e mbrëmjes, kur yjet ndriçojnë qiellin e pafund, kuptojmë se njeriu nuk lind për të qenë i përsosur, por për të qenë i vetëdijshëm. Dhe vetëdija është drita që nuk shuhet, as nga koha, as nga errësira. Ajo është trashëgimia më e madhe që mund t’i lëmë vetes dhe të tjerëve.

Në fund, gjithçka që kemi është kjo: një frymë e lidhur me të vërtetën, një fjalë e mbajtur me dashuri, një kujtesë që ndriçon rrugën. Dhe në atë dritë të heshtur, por të fuqishme, njeriu gjen vetveten — dhe aty lind liria e vërtetë, pa zhurmë, pa tituj, vetëm me një ndjesi të thellë të qenies dhe të përjetësisë.

Ku gjendet Dirtari im, jo vetëm i një mësuesi apo një shkrimtari, por i çdo njeriu që guxon të shohë brenda vetes dhe të zbulojë dritën që nuk shuhet kurrë.

P.s.

(Fragment I shkëputur nga libri  “Ditari I grabitur nga UDB-a)

Dialogu i pafund – Kosova dhe Serbia në labirintin e BE-së

0
Dialogu Kosovë–Serbi, i filluar me shpresën e normalizimit të marrëdhënieve, është shndërruar në një proces të stërzgjatur pa epilog. Ajo që filloi si dialog teknik, me ndërmjetësimin e Brukselit, u kthye në një pazar politik, ku çdo marrëveshje e arritur mbart në vetvete një dështim të ri.
Në vend që të ndërtohej besimi, u ndërtuan dy realitete paralele: një Kosovë që kërkon njohje ndërkombëtare dhe një Serbi që e mohon ekzistencën e saj. Ndërmjet këtyre dy skajeve, Bashkimi Evropian luan rolin e arbitrit të lodhur, i cili mundohet të ruajë ekuilibrin pa prekur substancën.
Në dekadën e tretë të pavarësisë, Kosova gjendet në një pozitë paradoksale: e njohur nga shumica e botës demokratike, por ende e bllokuar në organizata ndërkombëtare për shkak të politikës agresive të Beogradit, që përmes aleancave me Moskën dhe Pekinin tenton të minojë subjektivitetin e saj.
Në këtë proces, Brukseli është treguar i pafuqishëm, ndonjëherë edhe hipokrit. Përpjekjet për të imponuar “normalizim pa njohje” janë në thelb mohimi i vetë shtetësisë së Kosovës. Serbia përfiton nga kjo qasje, sepse vazhdon të luajë rolin e “partnerit problematik”, por të nevojshëm për stabilitetin rajonal.
Në anën tjetër, Kosova nuk ka arritur të unifikojë qëndrimin e saj diplomatik. Përplasjet mes institucioneve, retorika nacionaliste dhe mungesa e strategjisë afatgjatë kanë krijuar përshtypjen e një shteti që reagon, por nuk vepron.
Edhe pas më shumë se një dekade negociatash, pyetjet mbeten të njëjta:
Çfarë fiton Kosova nga dialogu?
Pse Serbia shpërblehet edhe kur nuk zbaton asnjë marrëveshje?
Pse BE-ja vazhdon të jetë spektatore në shkeljen e marrëveshjeve të veta?
Në vitin 2025, këto pyetje janë më të mprehta se kurrë.
Presidenti Vuçiq ka shndërruar dialogun në instrument të politikës së brendshme serbe, duke luajtur me ndjenjat nacionaliste dhe me frikën e “humbjes së Kosovës”. Ndërsa në Kosovë, qeveritë ndërrohen, por pozicioni shtetëror mbetet i ngurtë: pa njohje, s’ka marrëveshje.
Megjithatë, realpolitika e Brukselit dhe Washingtonit është e qartë: kërkohet stabilitet, jo drejtësi historike. Kjo ka bërë që procesi të kalojë nga zgjidhja e konfliktit në menaxhimin e krizës.
Në këtë menaxhim, Serbia fiton kohë; Kosova humb durim.
BE-ja ruan fasadën e ndërmjetësit, ndërsa qytetarët humbin besimin në çdo proces që zhvillohet në emër të tyre.
Nëse dialogu vazhdon në këtë formë, ai do të mbetet një spirale e pafund që asgjëson thelbin e sovranitetit. Kosova duhet të dalë nga pozita e të kërkuarit të njohjes dhe të fillojë të imponojë respektin ndërkombëtar përmes forcimit të institucioneve, sundimit të ligjit dhe diplomacisë së mençur.
Përndryshe, dialogu do të vazhdojë të jetë vetëm një fjalë që maskon mungesën e drejtësisë dhe barazisë. Sepse pa barazi në tavolinë, çdo marrëveshje është kapitullim diplomatik.

Ferizaj para një reflektimi të ri politik

0

nga Isuf Bajraktari

Ferizaj po hyn në zgjedhjet lokale të 12 tetorit me një atmosferë të re politike më të pjekur dhe më reflektuese se kurrë më parë. Në rrugë, në debate e në takime qytetare, ndihet qartë se qyteti po përgatitet për një vendim që shkon përtej partive një vendim për drejtimin e së ardhmes. Ky proces nuk është më vetëm garë mes subjekteve politike, por test i vetëdijes qytetare dhe i dëshirës për ndryshim të matur.

Qytetari ferizajas, i njohur për racionalitetin dhe maturinë e tij, po kërkon më shumë transparencë, bashkëpunim dhe dinamikë zhvillimore. Në këtë kuptim, zgjedhjet e 12 tetorit janë shumë më tepër sesa një rotacion pushteti – janë një moment reflektimi për drejtimin e Ferizajt në dekadën që vjen.

Një garë mes përvojës dhe ristrukturimit

Kjo fushatë ka sjellë përballë dy struktura të konsoliduara: Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila ka mbajtur pushtetin lokal për disa mandate me radhë, dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila është ringritur dukshëm, duke dëshmuar se mbetet një forcë me rrënjë të thella në qytet. Kryetari aktual, Agim Aliu, ka udhëhequr një administratë që në mandatin e tij të fundit ka ruajtur një farë vazhdimësie institucionale, por gjithnjë e më shumë perceptohet se dinamika qeverisëse është bërë më e brishtë dhe më pak e ndjeshme ndaj ritmeve të reja të zhvillimit urban e qytetar. Një pjesë e qytetarëve ndjejnë se Ferizaj ka nevojë për më shumë hapje, për frymë të re dhe për një qasje më bashkëpunuese në proceset lokale të vendimmarrjes. Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kaluar përmes një ristrukturimi të thellë organizativ, politik dhe njerëzor nën drejtimin e Visar Azemit, një lider karizmatik, i formësuar profesionalisht dhe me kredibilitet të lartë qytetar e kombëtar. Ai po del në skenën e Ferizajt dhe të Kosovës si përfaqësues i një gjenerate të re politike, që kombinon traditën me vizionin modern të qeverisjes lokale. Nën udhëheqjen e tij, LDK ka rikthyer besimin e bazës, ka ringjallur energjinë qytetare dhe ka arritur të dyfishojë rezultatin në zgjedhjet nacionale – dëshmi se elektorati tradicional po rikthehet jo për nostalgji, por për bindje se ndryshimi është i nevojshëm dhe i mundur.

Qytetari ferizajas dhe fuqia e reflektimit

Ferizaj është qytet i moderuar në mendim dhe i ekuilibruar në vendimmarrje. Këtu, ndryshimi nuk ndodh me impuls, por me reflektim. Qytetari ferizajas nuk ndëshkon për inat – ai voton për përmirësim.

Për këtë arsye, balotazhi i pritshëm mes PDK-së dhe LDK-së shihet jo si përplasje, por si përballje e dy koncepteve të qeverisjes: stabiliteti ”i njohur” përballë energjisë së re. Nëse shohim prirjet e deritanishme, raundi i parë pritet të jetë i ngushtë – me avantazh të lehtë të PDK-së, por me LDK-në që ngjitet me ritëm të fortë. Në balotazh, megjithatë, dinamika ndryshon: votuesit e pavarur dhe ata të forcave të treta priren të votojnë për ndryshim, duke bërë që epërsia e parë të neutralizohet. Nëse pjesëmarrja qytetare mbetet e lartë, gjasat që Ferizaj të përjetojë një rotacion të shëndetshëm politik janë reale.

Ndryshimi si nevojë qytetare

Kërkesa për ndryshim në Ferizaj nuk është kërkesë kundër dikujt, por për diçka më shumë. Qyteti po rritet, po modernizohet dhe kërkon qeverisje me vizion urban, kulturor e ekonomik. Njerëzit kërkojnë një administratë që dëgjon, komunikon dhe bashkëpunon. Në këtë kuptim, LDK po shfaqet jo vetëm si alternativë partiake, por si një mundësi për riformatimin e mënyrës së qeverisjes lokale – më transparente, më gjithëpërfshirëse dhe më profesionale.

Një reflektim i pjekurisë qytetare

Ferizaj nuk është qytet që ndjek trendet , ai i krijon ato. Dhe këtë herë, mund të jetë shembulli më i mirë i një reflektimi demokratik të pjekur. Rotacioni politik nuk është as humbje, as fitore e ndonjërës palë – është dëshmi se demokracia funksionon, se qytetari është ai që përcakton drejtimin.

Në këtë garë, ajo që do të përcaktojë rezultatin nuk është retorika, por besueshmëria. Kushdo që arrin ta bindë qytetarin se mund të qeverisë me ndershmëri, respekt dhe përkushtim, do ta fitojë jo vetëm pushtetin, por edhe dinjitetin e Ferizajt.  Në fund të fundit, ky qytet nuk kërkon shumë – kërkon sinqeritet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj të përbashkëtës. Dhe ndoshta ky 12 tetor do të jetë dita kur Ferizaj do të reflektojë sërish si gjithmonë: me mençuri, me urtësi dhe me dashuri për qytetin që e do. “Spiritus movens” – LDK-ja mbetet ai shpirt i lëvizjes kombëtare e qytetare, fryma e gjallë që historikisht i ka dhënë formë, vizion dhe drejtim Ferizajt dhe qytetarëve të tij.

Një libër i pavlerësuar është libër i palexuar!

1

Florim Zeqa

Librin e fundit, të dhjetin më radhë “Personalitete që lanë gjurmë”, fillimisht si ide ishte sfiduese, pastaj me vështirësi e materializova pas një pune dy vjeçare. Por mundi u shpërblye. Ky është libri më i lexuar dhe më i vlerësuar deri më tani nga opinioni publik!

Nuk mjafton vetëm vullneti i mirë që të kuptojnë të tjerët

Për asnjërin nga librat paraprak nuk mora më shumë lëvdata dhe dhurata poashtu. Megjithatë, nuk munguan as kritikat dhe pakënaqësitë nga një pjesë e painformuar e popullatës së lokalitetit për të cilin u shkrua dhe u tha në këtë libër!

Duke i njohur thellë rrethanat dhe specifikat e lokalitetit bëra përpjekje që libri të jetë gjithëpërfshirës me personalitete.

Kam pritur reagime të atyre që nuk janë pjesë e librit, por asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që personalitetet brenda librit do të kundërshtojnë njëri-tjetrin!

Vërtetë e papritshme dhe e neveritshme ishte pyetja e disa personaliteteve brenda librit, pse e ke futë në libër “X” apo “Y” personin, ai nuk e ka asnjë vlerë!

Është dashur të më pyesni mua, tha tjetri, kurse pati edhe të atillë që u kapen edhe në renditjen e personaliteteve, pse këtë e keni vendosë këtë të parin, e pse atë tjetrin në mes apo në fund të librit!

Si pasojë e kësaj përplasje paradoksale, janë 10 personalitete në brendi të librit që nuk e kanë e kanë marrë librin e ofruar gratis nga unë!

Në vend të përgjigjes publike të pyetjeve personale

Nga 70 personalitete të Bashkësisë Lokale të Grabanicës që i kam kontaktuar, vetëm 30 prej tyre më janë përgjigjur në mënyrë pozitive, kurse pesë i kam inkorporuar pak para botimit të librit.

Secili nga 35 personalitetet e librit e ka një vlerë të veçantë që nuk e ka tjetri, andaj kjo i ka shtuar vlerën librit historik.

Është e vërtetë që 35 personalitetet e librit i kam mbajtur sekret deri në botimin e librit!

Asnjëri nuk e ka ditë që me kë do të takohet në libër!

Këtë e kam bërë me paramendim, për faktin se, disa prej tyre do të largoheshin para botimit të këtij libri!

Aq më tepër, sikur t’i pyesja personalitetet e po të pëlqen ky apo ai tjetri, do të krijohej një mishmash akoma më i madh!

Kur është në pyetja renditja e personaliteteve ishte sfidë për veten time!

Cilin do personalitet që ta vendosja të parin, do ta kinja akoma më të vështirë për të dytin, të tretin e kështu më radhë deri tek i fundit!

Andaj zgjidhjen e gjeta tek renditja alfabetike, e jo për nga meritat personale!

Përmes kësaj zgjidhje jam munduar ta ruaj karakterin tim–thesarin më të çmuar që nuk blihet me para, të cilin e kam të formësuar me edukatën e shëndoshë të etërve të mi, gjë të cilën nuk e lejojë të tjetërsohet dhe as të zëvendësohet me asnjë pasuri të kësaj bote.

Përmes kësaj zgjidhje (alfabetike) jam munduar të ruaj edhe dinjitetin e personaliteteve, për shkak se të gjithë e dinë se kush ishte më pak e kush tjetër më velrëmadh në Bashkësinë Lokale të Grabanicës.

Mision për të hedhur dritë mbi ngjarjet që i ka mbuluar pluhuri i harresës

Jam munduar që, secilit personalitet në këtë libër t’i jepë epitete dhe vlera të larta njerëzore, duke i përzgjedhur vetëm elementet pozitive të jetës së tyre!

Kjo, përveqse më bën të ndjehem krenar, nuk kam nevojë t’i kërkojë falje askujt për lëshime eventuale!

Para se të shkruaj i kam thirrur mendjes dhe zemrës, shpirtit dhe ndërgjegjës time që të nxjerrë në pah një pjesë të historisë së pashkruar të lokalitetit tonë pa asnjë lloj subjektivizmi.

Po të ishte ndryshe, disa nga personalitetet nuk do të bëheshin kurrë pjesë e librit tim. Për të arritur këtë nivel gjykimi dhe vlerësimi të pavarur, real dhe analitik e kam tejkaluar veten time për të mirën e përgjithshme dhe për të vërtetën historike.

Edhe përkundër sjelljes jo njerëzore të disa injorantëve, nuk e pranova lëndimin e zemrës time, por eca tutje me forcën e brendshme shpirtërore për të vazhduar me vëllimin e dytë, “Personalitete që lanë gjurmë në Bashkësinë Lokale të Grabanicës 2”.

Kjo është forca ime, ky është misioni im për të cilin jam përcaktuar për të hedhur dritë mbi ngjarjet që i ka mbuluar pluhuri i harresës.

Do t’i jamë mirënjohës dhe falenderues secilit banor të lokalitetit tonë që shprehë gatishmëri për bashkëpunim, në dhënjën e informatave për vete apo familjarët e tij që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë më të re, përkatësisht nga viti 1981 deri në vitin 1995 e jo më pas.

Tashmë i kam sinjalet e para të bashkëpunimit për vëllimin e dytë! Zoti i bekoftë zemërmirët dhe shpirtëbardhët e lokalitetit tonë, që janë të gatshëm të ndriçojnë të kaluarën dhe të trasojnë rrugën e gjeneratave të reja me punë të mira.

Mos të harrojmë, se një ditë, secili prej nesh do të largohemi nga kjo botë, në një kohë që askush s’mund ta përcakton!

Ikim pa marrë asgjë me vete.

Pas nesh mbeten vetëm veprat tona, të mira apo të këqija, çfarë do qofshin ato!

Andaj, të mos hezitojmë dhe t’ua lëmë pas brezave një histori të shkruar me vepra të mira, me respekt dhe dashuri vëllazërore. Ata që e meritojnë dashurinë e zemrës time dhe ndriçimin e shpritit tim do ta kenë përjetësisht dhe përgjithmonë!

I juaji: Florim Zeqa, 7 Tetor 2025