Kreu Blog Faqe 457

Xhevdet Mazrekaj : Pse SHBA pezullon dialogun, kur armiqtë e Kosovës janë ata që festojnë një vendim të tillë?

0
SHBA duhet të jetë më e qartë me popullin më proamerikan në botë.
___
Pezullimi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Kosovës është një sinjal i rëndësishëm politik. Por mënyra si është bërë – pa shpjegime të detajuara për arsyet konkrete – e ka lënë hapësirë për mjegull dhe për propagandë të dyanshme. Një pjesë e opinionit mendon se qeveria është antiamerikane, ndërsa një pjesë tjetër dyshon se SHBA po pozicionohet pranë Serbisë.
Kjo situatë bëhet edhe më e ndërlikuar kur shohim se Lista Serbe, Serbia zyrtare, Gjykata Kushtetuese, madje edhe shumica e mediave në Kosovë (të cilat shpesh nuk janë rentabile pa mbështetje të jashtme), janë në sinkron kundër qeverisë Kurti – ndërkohë që shumica e qytetarëve të Kosovës e mbështesin atë. Ky kontrast nxit pyetje të natyrshme: pse SHBA pezullon dialogun, kur armiqtë e Kosovës janë ata që festojnë një vendim të tillë?
Populli shqiptar, më proamerikani në botë, meriton qartësi. Nëse ka fakte se qeveria Kurti nuk po i shërben interesit të Kosovës, ato duhet të bëhen publike. Nëse jo, është e rëndësishme që SHBA të japë një arsye të qartë pse ka marrë këtë hap, për të mos i lënë hapësirë manipulimit mediatik. Qartësia është respekti më i madh që mund t’i bëhet një populli që ka qëndruar gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara.

Barazia e cunguar: Shqiptarët në shtetin unitar të Maqedonisë së Veriut!

0
Një shtet unitar bazohet mbi parimin e një kushtetute që definon popullin shtetformues dhe strukturën e tij juridike. Për aq sa kushtetuta është akti më i lartë, ajo përcakton jo vetëm rregullat e lojës politike, por edhe identitetin e shtetit. Këtu qëndron edhe problemi thelbësor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: ata janë qytetarë të barabartë në shoqëri, por jo shtetformues në sistem.
Në preambulë njihet vetëm populli maqedonas si shtetformues, ndërsa shqiptarët dhe të tjerët përmenden si “qytetarë që jetojnë brenda kufijve dhe janë pjesë e popullit shqiptar, turk, serb, rom, boshnjak, vlleh dhe të tjerë”. Ky formulim është i pabarabartë, sepse krijon një hierarki etniko-juridike: maqedonasit si themelues të shtetit, shqiptarët dhe të tjerët si pjesëmarrës të dorës së dytë.
Marrëveshja e Ohrit (2001) siguroi disa të drejta gjuhësore, përfaqësim proporcional dhe decentralizim, por nuk i dha zgjidhje problemit qenësor të barazisë kushtetuese. Barazia e garantuar mbeti funksionale dhe politike,duke fituar disa të drejta individuale, por, jo themelore, të drejta kolektive kushtetuese.Shqiptarët fituan legjitimitet të pjesshëm, por nuk aritën të ndërtojnë sistem mbi konsensusin e dy popujve kryesorë e as themel të përbashkët shtetëror.
Një shtet multietnik nuk mund të jetë stabil nëse nuk e njeh realitetin e tij etnik. Barazia e vërtetë kërkon që shqiptarët të njihen si popull shtetformues, gjuha shqipe të ketë status të pakontestueshëm zyrtar, dhe preambula të reflektojë identitetin e dy popujve kryesorë. Vetëm kështu shteti do të fitojë legjitimitet të plotë.
Nëse shqiptarët nuk trajtohen si bashkëthemelues të shtetit, atëherë barazia e tyre nuk është themelore, por funksionale dhe si e tillë do të mbetet gjithmonë e kushtëzuar dhe e pjesshme, e varur nga balancat politike.
Marrëveshja e Ohrit ishte instrument politik, jo juridiko-kushtetues,ua hapi dritaret, por nuk ua dha çelësin e shtëpisë shqiptarëve, ndaj problemi mbeti i pazgjidhur. Ata jetojnë në një barazi të përditshme, por jo në një barazi kushtetuese. Dhe derisa kushtetuta të mos i njohë si shtetformues, barazia do të mbetet një fjalë e papërfunduar e shteti një projekt i delegjitimuar duke u identifikuar vetëm me popullin maqedonas.
Sot, Maqedonia njihet si shtet asimetrik, me dy standarde brenda saj,ku barazia varet nga marrëveshjet politike dhe jo nga një bazë e përbashkët kushtetuese.
Andaj, shqiptarët jetojnë një realitet të dyfishtë: janë të barabartë në shoqëri, por jo edhe në sistem, edhe përkundër marrëveshjeve politike,negociatave të dhimbshme pas shumë krizave e konflikteve.
Barazia nuk mund të mbetet një iluzion politik, por themel i shtetit nëse nuk do që të kontenstohet saherë që i fryn dikush zjarrit nga brenda apo jashtë kufijve të saj.
12.9.2025

Hysri Selimit akuzohet për spiunazh, paguhej nga 700 € në muaj për informatat që ia jepte BIA-s

0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Hysri Selimit., për veprën penale “Spiunazh”.

I  pandehuri H.S., thuhet se akuzohet se nga nëntori i vitit 2009, e deri në momentin e arrestimit më 06.05.2025, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë e njohur si BIA.

Sipas aktakuzës, Selimi, më  22.11.2015 kishte udhëtuar në Siri, duke iu bashkuar organizatës terroriste “ISIS”.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione te zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në ‘ISIS’, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata. Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell informata tjera të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-së e paguanin Selimin deri në 700 euro në muaj.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi.

____

Paraburgim për ish-pjesëtarin e ISIS-it, që dyshohet se spiunoi për BIA-n e Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit Hysri Selimi, i cili është i dyshuar se nëpërmjet telefonave që i ka pasur në posedim e edhe me anë të takimeve fizike, i ka çuar informata Agjencisë për Siguri të Inteligjencës të Serbisë, e njohur si BIA. Selimi ka qenë edhe pjesëtar i organizatës terroriste ISIS

Tridhjetë ditë paraburgim ia ka caktuar të mërkurën Gjykata Themelore në Prishtinë të dyshuarit për spiunazh në favor të Serbisë, Hysri Selimi, i cili ka qenë ish-pjesëtar i organizatës terroriste ISIS.
Këtë vendim, Themelorja në Prishtinë e ka marrë pasi ka konstatuar se i dyshuari do të mund të arratisej dhe të ndikonte në hetimin që po zhvillohet ndaj tij, po qe se do të lihej në liri.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, mund lehtë të arratiset për t’i ikur përgjegjësisë penale. Gjykata po ashtu vlerësoi se nëse i pandehuri lihet në liri, ai mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, si dhe mund të përsërisë veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra të tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari Rrahman Beqiri ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e domosdoshme, pasi që ekziston edhe rreziku që i dyshuari ta përsërisë veprën penale.

“Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale, si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale”, është bërë e ditur në njoftim.

Avokati i të pandehurit Selimi nuk është deklaruar pas seancës.

Prokuroria Speciale, bazuar në kërkesën për paraburgim, të cilën e ka siguruar KOHA, pretendon se i pandehuri dyshohet që u ka ndihmuar zyrtarëve të Agjencisë së Inteligjencës të Serbisë (BIA) me informata të dhëna nëpërmjet takimeve fizike dhe komunikimeve me katër telefona.

Për këto, në bazë të kërkesës për paraburgim, i dyshuari ka pranuar për këto informata shuma parash në vlera të ndryshme, përfshirë një prej 700 eurosh.

I pandehuri, në bazë të kërkesës për paraburgim, i ka çuar BIA-s të dhëna mbi udhëheqës të partive politike, për strukturat e sigurisë në Kosovë, si dhe për persona të radikalizuar.

Në Prokurorinë Speciale kanë konfirmuar për KOHËN se Hysri Selimi, si dhe Jelena Gjukanoviq, e cila u pati arrestuar më herët, janë të dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë.

“Të arrestuarit e cekur kanë ndihmuar BIA-n serbe”, thuhet në përgjigjen e PSRK-së.

Në dhjetor të 2022-tës, Selimi është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS. Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Selimin pasi ai e ka pranuar fajësinë gjatë procesit gjyqësor, si dhe ia ka llogaritur në kuadër të paraburgimit kohën kur ai ka qenë i ndaluar nga Forcat Demokratike Siriane nga 1 gushti i 2018-s dhe kohën që e ka kaluar në paraburgim në Kosovë, ku është riatdhesuar në maj të 2022-tës.

Trupi gjykues i kryesuar nga Mentor Bajraktari ka konstatuar se Selimi ka qenë administrator në zyrën e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ISIS-it dhe në kohën sa ishte aty ka pasur kontakt edhe me udhëheqës të ISIS-it, si Lavdrim Muhaxheri. Gjykata ka vërtetuar po ashtu se i pandehuri ka marrë pjesë aktive në luftime.

“…përmes aeroportit ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, me numër fluturimi Zurich, WK 403, ka udhëtuar për në Stamboll të Republikës së Turqisë dhe përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘ISIS’, e cila në këto vende ka qenë duke luftuar, ku edhe është angazhuar si pjesëtar i ‘ISIS-it’, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ‘ISIS-it’, është financuar nga ‘ISIS’ me shumën e të hollave prej 100 dollarëve amerikanë në muaj, duke bashkëpunuar edhe me epror dhe luftëtarë të ‘ISIS-it’, si: L. M., R. A., B. Sh., V. Q., A. M. dhe N. L.,e të tjerë e që nga B. Sh. ka pranuar një revole me rastin e kurorëzimit të vajzës së tij D.S. me të njëjtin person e që më pastaj është dorëzuar te Forcat Demokratike Siriane, ku edhe me datë 28.5.2022 është riatdhesuar në Kosovë”, thuhet në aktgjykim.

Në bazë të paragrafit 3 të nenit 124, në të cilin është bazuar prokuroria në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë, “kushdo që hyn në shërbimin informativ të huaj, mbledh të dhëna për të apo në ndonjë mënyrë tjetër e ndihmon punën e shërbimit të tillë, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim”.

Në paraburgim, nën dyshimet për veprën penale “spiunazh” aktualisht ndodhen në paraburgim pesë të pandehur. Dy prej tyre janë të akuzuarit e parë për spiunazh qëkur është shpallur pavarësia e Kosovës: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi. Ndërsa Selimi, zyrtarja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Jelena Gjukanoviq, si dhe i akuzuari për sulmin terrorist në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor më 2022, Aleksandar Vllajiq, e kanë statusin e të dyshuarve.

Imazhin e UÇK -së e ka përmjerrë PAN-i me OVL-ë e tij provinciale!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
Në serinë e marrëzive të saj, OVL e UÇK-së, ka paralajmëruar protestën e radhës, më 14 shtator 2025, në Hagë të Holandës. Qysh në ftesën e saj, falsifikon me organizatorët e protestës, duke përfshirë të ashtuquajtura “Shoqata të dala nga lufta”, Diasporën dhe të tjera.
     Mëkatet, me sakt, krimet e kësaj OVL të UÇK-së, vegël e PAN-it, i ka filluar me protestat, në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve, të dënuar nga gjykatat vendore dhe ndërkombëtare.
    1) OVL e UÇK-së të LPK-së, në koordinim me krerët lokalë e qendrorë, të PAN-it, zbatuan projektin e Beogradit zyrtar, me organizimin e protestave vandaliste, vrastare e kallëse të shtëpive dhe të kishave serbe. Pasojat: BE-ja, në krye me shtetet e Kuintit, e vunë në dyshim bashkëjetesën shqiptaro-serbe. Sanksionuan Kosovën me bërjen e decentralizimit, fshat e komunë serbe; krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe; me lejimin e institucioneve paralele në veriun e Kosovës e deri ke themelimi i “Listës Serbe”, degëzim i partisë të Vuçiqit në Kosovë, bllokuese dhe defaktorizuese të Kosovës të sotme, për arsye të kompetencave enorme kushtetuese, të dhënë komunitettit serb në Kosovë.
     2) OVL të UÇK-së të LPK-së iu dorëzuan  Dosjet e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Kjo organizatë provinciale ishte e besuara e Beogradit, për t`i publikuar ato, me qëllimin  satanik, nxitjen e gjakderdhjes ndër shqiptare. Si rrjedhojë, të paktën, dy persona u vranë.
     PAN-i e themeloi këtë organizatë, për qëllimet e veta, për ta përdorë si mbrojtëse, me shantazhe e protesta të vrazhda, me qëllim të pengimit të drejtësisë, përkatësisht, mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve.
         OVL e UÇK-së të LPK-së, organizatë provinciale, 
                   nuk përfaqëson veteranët e Kosovës
     Pse themi se kjo organizatë është provinciale? Sepse ajo nuk përfaqëson assesi veteranët e mirëfilltë të luftës së fundit në Kosovë. Pjesë e kësaj organizate nuk kanë pranuar të bëhen luftëtarët e FARK-istë, përfshi edhe ata të Betejës së Loxhës dhe Luftës të Kosharës. Madje, është po kjo organizatë provinciale, me krerët dhe eksponentët e saj të inkriminuar, prej tej një çerek-shekulli vazhdojnë të zvarritën gjyqeve e burgjeve, si vrasës e dajakxhinj të ushtarakëve të FARK-ut, të veprimtarëve të LDK-së dhe të veprimtarëve të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën pushtetare.
     Krimi i organizuar vrastar dhe hajnor, gjatë dhe pas luftës, ishte -një e fshehtë publike-. Bota demokratike, Qendrat e Vendosjes Botërore, pritën 15 vjet radhazi që drejtësia në Kosovë të hulumtojë, zbulojë e ndëshkojë kriminelët, të strehuar në organizatat ilegale kriminale, si SHIK, “Shqiponjat e Zeza”, BIA. Por, ndonëse krerët dhe eksponentët e krimit ishin në pushtet, drejtësia e kapur prej tyre, kjo nuk ndodhi.
     Shtetet e Kuintit, me SHBA në krye, të cilët kishin investuar aq shumë për çlirimin e Kosovës, nuk mund t`i heshtnin “të bëmat” e disa “komandantëve”, me bandat e tyre, të cilët vazhduan krimet vrastare e hajnore, edhe pas dëbimit të pushtuesit serbo-sllav nga Kosova. Dhe, kjo nuk mund të tolerohej më tej. Andaj, me kërkesën e BE-së dhe SHBA-së, Kuvendi i Kosovës, me 82 vota pro, aprovoi krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovë, me seli në Hagë.
     Akuzat ndaj Hashim Thaçit nga kundërshtarët politikë në Kosovë, pse aprovoi krijimin e Gjykatës Speciale, janë të padrejta, pse ai e ka arsyetuar bindshëm këtë krijesë legjitime, sepse pas vrasjeve politike, po vazhdonte vrasja e dëshmitarëve të kësaj Gjykate, “sidomos në Dukagjin”, – siç thotë ai, duke thelluar krimin unik në botë.
     PAN-i i pranoi vrasjet politike, kur bëri çmos për ta kufizuar hetimin e këtyre vrasjeve, deri në fund të vitit 2000!?! Ndërkohë që, vrasjet politike vazhdonin edhe dy dekada më vonë, madje me autorësi të njëjtë, pra, të urdhëruara nga krerët e PAN-it dhe të ekzekutuara nga bandat e tyre, anekënd Kosovës!
         Transplantimi i organeve nuk u hetua, 
     por vrasjet politike janë serike dhe faktike
     Arsyetimi se ndërkombëtarët na mashtruan, duke thënë se “do të hetojmë vetëm transplantimin e organeve në “Shtëpinë e Verdhë”. Kjo nuk qëndron, sepse prokurorja Carla del Ponte dhe senatori Dick Marty, paraprakisht kanë botuar libra, me dëshmi faktike, për krimet në Kosovë, me emër vendi, të viktimave dhe të eksponentëve të bandave. Askush prej të akuzuarëve, të djeshëm dhe të sotëm, nuk ka marrë guximin t`i demantojë apo t´i akuzojë për “shpifje” autorët e librave! Dëshmi janë shtatoret, bustet dhe shumë qindra varre të viktimave politike. Kjo i demanton shpifarakët lehaqenër të eksponentëve kriminelë të OVL të UÇK-së të LPK-së, të cilët abuzojnë me demokracinë dhe organizojnë maskarada e karnavale bulevardeske, kinse në mbrojtje të UÇK-së, “të vlerave të luftës” dhe broçkulla të tjera.
 
     Tashmë, një gjë është faktuar, se shtëpitë të improvizuara në burgje rurale, që nga Zllashi i Gollakut, me shef Sali Mustafën, i dënuar me 15 vjet burg, e deri në Cahan të Kukësit, me shef Sabit Gecin, me bandën e tij, i dënuar me 18 vjet burg, kanë qenë stupcore dhe thertore të kundërshtarëve politikë.  
     “Të paktën, 11 ushtarë, të 12-in jemi ende në hetim për ta zbuluar, të nisur për në luftën e Koshares, jo në grup, nga Shtabi Institucional, (të FARK-ut), asnjëri prej tyre nuk ka arritur në destinacion, në Koshare, dhe as nuk është parë më në jetë”, – thotë ish-ministri i Mbrojtjes, Halil Bicaj, në një intervistë publike në televizion! E tmerrshme, por krejt e vërtetë!
      Askush më shumë se sa krerët dhe eksponentët e OVL nuk e ka përmjerrë e dhjerë imazhin e UÇK-së! Kjo “biçim” organizate provinciale familjare e private, po mashtron dhe abuzon, duke u thirrur në emër të disa shoqatave fantomë; kryemyftiun e dhunshëm të Kosovës, Naim Tërnava, i cili ndryshoi Kushtetutën e BIK-ut, për të gëzuar mandatet e radhës; Rrahman Jasharin e SBASHK-ut, të cilët flasin në emër të “xhematit”, të mësueseve, por, xhemati, besimtarët, e demantojnë dhe akuzojnë, me indinjatë, organizatorët që flasin në emër të tyre falsifikueshëm!
    Nga hulumtimi i bërë në popull, në Kosovë dhe në Mërgatën shqiptare në botë, dënojnë protestat puro-politike të PAN-it kriminal, dhe janë të indinjuar nga falsifikimi i bërë, gjoja, të organizuara në emër të “shoqatave të dala nga lufta”, të Diasporës, madje deri në Amerikë dhe Australi, kur dihet se Gjykata Speciale është krijesë ekskluzive e SHBA-së. Dhe, kush proteston kundër kësaj Gjykate, proteston hapur kundër Amerikës.
     Subjektet politike, PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN, janë ultra të majta, të lindura nga një mitër e përgjakur të LPK, ishin dhe mbetën me ideologjinë e mykur enveriste-staliniste. Falsifikueshëm thirrën në djathtizëm, ndërkohë që nuk kanë asgjë të përbashkët me drejtimin e djathtë Perëndimor.
     Dëshmi faktike është se LPK-ja, e krijuar nga diplomatët-sigurimsa të filo-sllavit Enver Hoxha, i cili ushtroi një fashizëm të egër ndaj popullit fisnik shqiptar, për afro një gjysmë-shekulli radhazi. LPK-ja, mëma e PAN-it të sotëm, protestoi kundër rrëzimit të -Murit të Berlinit-, me slloganin se po dobësohet komunizmi në Bashkimin Sovjetik, Rusi dhe në nivel botëror! Atëherë, kur u bënë të djathtë e demokratë, këta këlyshër të komunizmit enverist e stalinist?! Ndoshta me ekzekutimet gjatë e pas luftës së Kosovës, duke vrarë ushtarakët luftëbërës të FARK-ut dhe kuadrot, veprimtarët e aktivistët të LDK-së, por edhe veprimtarët e hershëm të LPK-së, të cilët mendonin ndryshe nga krerët stalinistë.
      Saktësisht, PAN-i me veglat e tij, eksponentët e OVL, janë organizatorë të protestave të turpshme anti-amerikane, me qëllim të kthimit në pushtet të komandantëve banditër, të cilët ishin humbës të mëdhenj në zgjedhjet e 9 shkurtit. Këtë humbje po mundohen ta kompensojnë me bllokadën në Kuvend, përkrah aleates Lista Serbe. Abuzimi me të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, në Hagë, janë fasadë e organizatorëve horrakë e zuzarë, zhurmues të dështuar.
     Krerët shantazhues, halabakë, e rrugaçë të OVL, shantazhojnë dhe kërcënojnë Qeverinë dhe Shtetin e Kosovës, sa herë që këta zagarë i urdhëron PAN-i, për interesat e tij. Një drejtësi normale, do t`i penalizonte dhe zinxhiroste, pa iu dhënë mundësi të përsërisnin lehjet e tyre në hënë. Fundja, kush …. me nder, janë këta matrapazë e tellallë, të cilët shantazhojnë e torturojnë popullin me protesta dhe kërkesa idioteske?!
          Dëshmitarët e vdekur “mbrojnë” të akuzuarit në Hagë!
     Dëshmitari okular i krimeve në burgun rural të Kleçkës, Agim Zogaj, rrëfeu me gojë, shkrim dhe ditar-ditor të mbajtur, të “bëmat” e shefit të tij, Fatmir Limaj, në burgun e vdekjes, Kleçkë. Zogaj u gjet i  vdekur, në rrethana të panjohura, në Gjermani. Jakup Krasniqi, i gëzuar për vdekjen e Zogajt, tha se “tani do të lirohet Fatmiri nga burgu i Hagës, mbasi i vdekuri nuk dëshmon!” Dhe, ashtu ndodhi! Por, tani rezulton se edhe të vdekurit po dëshmuakan!
     Lukunia e avokatëve matrapazë, zhvatës të miliona eurove nga buxheti i Kosovës, më sakt, në 7 (shtatë) viteve të fundit, për Hagën janë paguar 276 milionë euro. Avokatët kanë paralajmëruar dëshmitë e disa personaliteteve botërore, tashmë, të vdekur. Në mes tyre: Richard Hollbroocke, Bob Dole, Madalene Ollbreit dhe të tjerë.
     Richard Hollbroocke, i neveritur nga krimet brenda shqiptare të “komandantëve”, shprehë zemraten e tij: “E kemi ditur që shqiptarët, në Kosovë duhet t`i mbrojmë nga kriminelët serbë, por nuk e kishim paramenduar se do të na duhej t`i mbronim  edhe nga vetëvetja – shqiptarin nga shqiptari”. Leximi i këtij fragmenti është mjaftueshëm domethënës, si dëshmi e krimeve numerike të disa “komandantëve” kriminelë.
      Bob Dole, në gjallje të tij nuk ka pasur asnjë konsideratë pozitive për disa komandantë, pa ushtarë, por me banda të bollshme të tyre. Ai ishte në dijeni, në mes tjerash, edhe për tri atentatet të kurdisura kundër mikut të tij, Presidentit Rugova. Andaj, vështirë të parashikohet se çfarë dëshmie mbrojtëse do të sajojnë shumësia e avokatëve abuzues të parasë, që vjelin nga buxheti i Kosovës?!
     Madalene Ollbreit, e cila vuajti shumë për ta bindur Hashimin se duhet firmosur Marrëveshja në Rambuje. Sepse agjenti freng i Shërbimit sekret, DGSE, Arnaud Danjear, dhëndër i Beogradit, i ishte bërë “pullë” rekrutit të tij, Hashimit, për ta dështuar Marrëveshjen e Rambujesë, me porosi të Serbisë. Thaçi i shantazhuar me dosje penalizuese, pengesën e firmosjes, ia faturonte Demaçit, por, realisht, ishte shefi i tij Danjear. Ishte angazhimi enorme i Kadaresë, i cili lehtësoi misionin  diplomatik dhe fisnik të Ollbreit. Edhe ajo zonjë e rëndë amerikane, e mësoi se Hashimi “e kishte bishtin e zënë me derë!” Prandaj, dëshmia e saj nuk mund të ndihmojë asgjë, përballë 300 dëshmitarëve akuzues faktik, me prani në sallën e gjyqit dhe dëshmi shkrimore dhe forma të tjera.
      Doris Pack, mike e sinqertë e shqiptarëve dhe shumë aktive në mbrojtje të Kosovës, e irrituar për anatemat dhe sharjet e turpshme, që krerët e PAN-it, me OVL-në e tij, i bëjnë Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, thotë se “me kriminelë janë ata që protestojnë kundër kësaj Gjykate, se sa ata që akuzohen në Hagë!”
      Këto dëshmi janë aq shpresëdhënëse për të shpëtuar nga ndëshkimi, të akuzuarit në burgun e Hagës, sa kapja për rrënjët e kalbura buzë lumit të rrëmbyeshëm!
     Mjaft më, maskarenj profiterë, që vazhdoni të zhvatni, falsifikueshëm, buxhetin e shtetit. Veteranët e vërtetë nuk çirren me porosi të PAN-it, në media dhe rrugë! Turpi qoftë me ju, që me provokimet e juaja lëndoni shumë mijëra familje, të prekura nga vrasjet politike të familjarëve të tyre! Ju po dëmtoni edhe imazhin e veteranëve të vërtetë. Ndërsa po rëndoni e dëmtoni edhe vetë të burgosurit e Hagës!
      “Turp e ndot”, do të thoshte miku im i burgjeve politike, Kadri Os(Mani)!

Ecejaket e Hashimit në SHBA, përçanë Lobin Shqiptar dhe lobonte ndarjen e Kosovës!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
   

Është rast unik që një Gebels i Ballkanit, në zemër të Kontinentit të vjetër, Evropës, vazhdon të mbijetojë në politikë, madje President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Këtë e ka favorizuar gjeopolitika e këtij çerek-shekulli. Evropa, në përgjithësi, Amerika, në veçanti, jetësisht të interesuara për ta shkëputur Serbinë nga lidhjet e shumëfishta me Rusinë, kanë toleruar dhe vazhdojnë ta mbështesin Serbinë edhe në raport me Kosovën. Pikërisht për këtë po e pëson Kosova, padrejtësisht, madje në shumë aspekte.

Serbia e di mirëfilli këtë hall të Evropës dhe të SHBA-së. Andaj, mashtron se ruan miqësinë me të dy blloqet, se gjoja është në mes tyre, pa anësi të hapur. Realisht, Serbia parësinë e ka në karrigen e Rusisë. Për këtë ka dhënë prova, pa lënë hapësirë për hamendje. Presidenti Vuçiq vazhdon të mbetet zëdhënës modern i politikave të Kremlinit, duke sfiduar, madje vrazhdësisht, Evropën dhe supërfuqinë e parë botërore, SHBA.

Presidentja e Kosovës, Vjosë Osmani, në intervistën dhënë televizionit polak, TVP, e etiketon Vuçiqin “mjeshtër të propagandës”. Një gjetje adekuate për këtë tellall të Rusisë agresore. Lobi serb në Amerikë, ka depërtuar thellë në Administratën amerikane. Ndërkohë që Lobi shqiptar atje është dobësuar shumë. Këtë alarm e japin bashkëshortët Joseph John DioGuardi dhe Shirley DioGuardi, bashkë drejtues shumë të suksesshëm të Ligës Shqiptare në Amerikë.

Ecejaket e Hashim Thaçit, në bashkëveprim me ambasadën tonë atje, në përpjekje për të shpëtuar vetën me komandantët e tij, nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ai me lobuesit e zëshëm të dikurshëm bashkëkombës, për Kosovën, tani trokisnin në zyrat e senatorëve dhe të kongresmenëve, miq të Kosovës, me kërkesën për zhbërjen e Gjykatës Speciale, në këmbim të ndarjes të Kosovës.

Kumbarë të kësaj ideje satanike, u bënë kryeministri shqiptar, Edvin Rama dhe vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Këtë tradhti të parët e denoncuan veprimtarët e Ligës Shqiptare, të cilët e akuzuan presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për përçarje të Mërgatës tej Oqeanit dhe lobimin fatal për ndarjen e Kosovës! Janë pazaret e pista që  bëri Hashimi me Vuçiqin:

1) Veriu i Kosovës t`i jepet Serbisë;

2) Të zhbëhet Gjykata Speciale;

3) Të falën krimet reciproke serbo-shqiptare;

4) Të bëhet pajtimi serbo shqiptar!

Këtë projekt të hartuar në Beograd dhe të aprovuar në Prishtinë, me porosinë e presidentit Thaçi, e shpalosi dhe e përsëriti tri herë radhazi, brenda 6 muajve, për ta përgatitur opinionin, këshilltari trefishtë i Thaçit, Ramës dhe Vuçiqit, agjenti Baton Haxhiu. Moderatori i T7, Pressing, Leonard Kërçuku, duke shprehë habinë, ndërhyri: “Në veri është Liqeni i Ujmanit?!” Batoni reagoi serbez:”Ani çka, ne e kemi Liqenin e Kukësit!!!”

Ishte Amerika dhe shtetet e Quintit, me Prokurorin amerikan Xhack Smith, me akuzën e bazuar, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale arrestuan Hashim Thaçin me shokë, duke e stopuar ndarjen e Kosovës. Presidenti Trump akuzoi shefin  e Sigurisë të SHBA, John Bolton, për përgatitjen e ndarjes të Kosovës “prapa shpinës time”! Por, Bolton u mbrojt se “ndarjen ma kërkuan Hashim Thaçi, Edvin Rama, Aleksandar Vuçiq!” Megjithatë, Trump e shkarkoi atë nga posti.

        Vuçiq “mjeshtër propagande”, “Zajednica” agjendë e “botës serbe”

Vërtet, Aleksandar Vuçiq, tashmë, njihet si një “mjeshtër propagande” në zemër të Ballkanit, sepse ka një përvojë tej tri dekadave në këtë profesion, duke filluar në vitet`90-a, për ta vazhduar edhe sot suksesshëm. Propagandën e filloi në luftën e shefit të tij, Millosheviq, kundër Republikave jugosllave, të cilat kërkuan shkëputje nga Federata jugosllave, për ta vazhduar jetën e ndarë në paqe. Por, Serbia u shpalli luftë, me arsyetimin “e marrjes të territoreve kudo që ka komunitet serbë”, me synimin për ta krijuar “botën serbe”, përkatësisht, “Serbinë e madhe!”

Për ta arritur qëllimin megalloman të “botës serbe”, Vuçiq nuk e pushon propagandën fashizoide, në funksion të kësaj ideje. Ende pa u shëruar plagët e një lufte të përgjakshme, të shkaktuar nga Serbia, Vuçiq provokon popujt ballkanikë në stilin e Rusisë për krijimin e “botës ruse”, e cila vazhdon përgjakjen e popullit të pafajshëm të Ukrainës dhe ta kërcënojë edhe Evropën me luftë!

Perëndimi edhe pse i vetëdijshëm për mjeshtërinë e tij propagandistike në Ballkan, vazhdon ta tolerojë Vuçiqin, për hirë të një stabiliteti artificial! Për çudë e tmerr, Perëndimi e dinë mirëfilli qëllimin e Serbisë, pse ngulmon krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili është “kancer i Kosovës”, megjithatë, i bashkohet Vuçiqit dhe Serbisë së tij, në këtë kërkesë, sa të padrejtë, aq edhe kriminale.

Vërtet, pushtetarë të shantazhuar me dosje krimesh, nënshkruan marrëveshjen e Asociacionit. Por, duke parë katandisjen bllokuese të Bosnjes, me Asociacionin e 14 komunave me shumicë serbe, të përfunduar me themelimin e “Republika Srpska”; Krimenë e Ukrainës, me një lloj autonomie, prej nga mori shkas Rusia, për ta pushtuar me tanke, është e mjaftueshme që Kosova të mos e pranojë kurrë, pavarësisht padrejtësisë të sanksioneve, që, gjithsesi, është e dëmshme për Kosovën, por, turpëruese për BE-në moderne të sotme! Shefi i BE-së, Sorensen, sillet e mbështillet dhe i bie në gjunjë kriminelit Vuçiq, duke e joshur e përkdhelur Serbinë, me bërjen e dhunshme të Asociacionit, krejt njësoj si pararendësit e tij, Borell e Lajçak. E turpshme dhe kriminale! Kundërshtia e Kosovës me -J0- e Asociacionit, duhet të jetë e madhe sa bjeshka!

           “Strategjia e re nga mbrojtja, në parandalim”,-thotë Presidetja Vjosë.

                                 Krijimi i Fondit për Ushtrinë, domosdo!

Aleksandar Vuçiq, dikur në krye të propagandës fashizoide, përgjatë luftërave në ish-Republikat jugosllave, si  Kroaci, Bosnje, së fundi, në Kosovë, tani, në cilësinë e presidentit të Serbisë, krizat e brendshme, planifikon t`i bartë në shtetet fqinjë Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, gjithnjë, me synimin e krijimit të “botës serbe”, në modelin e “botës ruse”. Rusia qëndron prapa kësaj ideje, e cila Ballkanin Perëndimor të trazuar, donë ta përdorë për shtrirje të konflikteve në Evropë. Aleanca Rusi, Kinë, Iran, tashmë, e njohur si “trekëndshi i djallit”, janë të gatshme ta shtrijnë përgjakjen tej Ukrainës, pra, në Evropë.

Në menaxhimin e krizës në Serbi, siç janë protestat të nismuara nga studentët, me pjesëmarrje masive të popullit serb, kundërshtia e butë e Perëndimit, po e favozizon autokratin kriminel, Vuçiq. Sepse shoqëria serbe është rrast e kontaminuar me nacionalizëm primitiv, gjithnjë, me ëndrrën e “Serbisë së Madhe”, andaj, Perëndimi toleron Vuçiqin, duke u mashtruar vetëdijshëm, me hipokrizinë klasike të tij, ngaqë nuk shohin partner të besueshëm e serioz për bashkëpunim. Ndërkohë, në raport me Kosovën, Serbia vazhdon të miklohet, përkëdhelet dhe duke e sanksionuar, krejt padrejtësisht, Kosovën, madje me akuza bajate, “për mos gatishmëri koordinimi dhe bashkëpunim me BE-në!”

Lufta hibride, përmes fushatës dezinformuese propagandistike, Serbia vazhdon pengimin e njohjeve të Kosovës, anëtarësimin në BE. Madje, në një kohë kur Kosova është, pothuajse, barrikadë e vetme, të paktën, denoncuese e lidhjeve Rusi, Kinë, Iran, si “trinom i djallit”. Kosova deri më tani “nuk ka lejuar as zëro ndikim rus, kinez, iranian dhe nuk do të lejojë as në të ardhmen”,- deklaron sakt e bindshëm, Presidentja dinjitare, Vjosë Osmani. Ky zotim i qytetares së parë të vendit, Vjosë, është mirëpritur dhe aprovuar nga shumësia absolute e popullit të Kosovës dhe shqiptarët botërorë.

Edhe pas tri dekadave Vuçiq nuk ka bërë asnjë lëvizje pozitive. I vetmi ndryshim i bërë është se ai këtë propagandë e përdorë, tani, edhe kundër popullit të tij. Dhe, për çudë, propaganda e tij ende vazhdon të jetë opium për një pjesë të shoqërisë serbe, e cila organizoi edhe kundër-protesta në mbrojtje të nxënësit të Millosheviqit, pra, të “mjeshtërit të propagandës”, Vuçiq!

Përballë politikës destruktive dhe nxitjes të tensioneve të Serbisë në rajon, “Kosova duhet të ndërrojë strategjinë, duke bërë hapa para, kalimi nga mbrojtja në parandalim të hershëm”, siç rekomandon, porositë edhe Presidentja e artë, Vjosë Osmani. Të gjitha strukturat shtetërore, pushtetare, partiake, organizatat e tjera të shoqërisë kosovare, për ta bërë “parandalimin të hershëm”, të revanshit agresiv në rritje të fashizmit serb, kundër Republikës të Kosovës, duhet të bashkohen, të organizohen, mençurisht e vendosmërisht, për konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Realisht, Kosova është dobësuar dhe dëmtuar me largimin nga vendi e gjysmës së popullsisë të Kosovës. Kush e fshehë këtë të vërtetë, nuk i bënë nder vendit. Por, siç thuhet: “Çdo e keqe, ka edhe një të mirë”. E mira e kësaj të keqeje qëndron në faktin e punësimit dhe fitimit të parave në mërgim, tashmë, ekonomik dhe jo politik. Një organizim i mirë, i ndershëm, patriotik i qytetarëve të kësaj Mërgate ekonomike, derdhjen e kontributeve në një Fond të kontrolluar nga shteti, respektivisht, Komision, me pjesëmarrje të partive parlamentare, të destinuar, ekskluzivisht, për mbrojtjen e Atdheut-Kosovë, me armatimin modern të kohës, është ajo strategjia, për të cilën Presidentja Vjosë fton të angazhohen të gjithë shqiptarët vendorë dhe të përbotshëm, pavarësisht se ku dhe kur kanë lindur ata. Kur Mërgata filloi begatimin e Fondeve për mbijetesën e Kosovës, në vitin 1991, punonte vetëm kryefamiljari dhe pak nga gratë e tyre. Ndërsa tani, kanë, të paktën, nga tri e katër anëtarë të punësuar. Paraja nuk mungon, duhet vetëm organizimi i vjeljes së tyre.

Modeli i organizimit të Fondit Shtetëror, i shprehur në 3 % obligagtiv, në fakt, fakultativ dhe rrast i sabotuar nga kuqaloshët e LPK-së, ka qenë ideal dhe pa mundësi abuzimi, sepse ka qenë me kontroll bankar të dyfishtë: Nga banka gjermane dhe ajo e Qeverisë së Kosovës, ku inkasoheshin paratë e mërgimtarëve. Edhe paratë e vjelura ndryshe, jashtë Fondit, siç janë “Aksioni ta ndihmojmë Kosovën për Vetëmbrojtje”, më 1991; “Aksioni për Drenicën”; “Aksioni për blerjen e amëve” dhe të tjerë, më pak të rëndësishëm, janë shumëzuar në mijëra kopje dhe ne, veprimtarët i posedojmë listat përkatëse dhe dorëzimet e tyre në Qeverinë në Egzil, gjithnjë, me fatura të rregullta.

Huaja e marrë nga Qeveria, në këmbim sigurie, me -Bona-, letra me vlerë, me prerje: 500, 1000, 2000 marka, ka qenë dhe mbetet hua, borxh, i dhënë nga populli, mërgimtaret dhe mërgimtarët shqiptarë, kudo që ata punonin dhe jetonin në botë. Heshtja për një çerek-shekulli, e një huaje faktike, është e turpshme, madje, për të gjitha qeveritë, që kanë pasuar njëra-tjetrën. Fundja, duhet të pyeteshin dhënësit, nëse duan kthimin apo faljen e borxhit? Përndryshe, heshtja e mëtejme është mashtrim, vjedhje zyrtare.

Fondi i 3%-it edhe sot mund të kontrollohet dhe të verifikohet, madje, deri në qindarkën e fundit. Akuzat për abuzim e vjedhje, të bëra në adresë të kryeministrit Bujar Bukoshi dhe ministrit të Financave, Isa Mustafa, janë paushalle dhe hiç reale. Paratë Fondit të 3 %-it dhe të “Vendlindja thërret”, janë grabitur nga komandantët pa ushtarë, por me banda të bollshme, mujsharë e kriminelë të Rognerit dhe të vilave të Bllokut të Zi të Tiranës social-komuniste, me tytat e kallashëve kinezë. “E shpëtova Bujar Bukoshin nga një atentat i sigurt në Kukës”,- ka deklaruar, publikisht, anëtari i Shtabit të UÇK-së të LPK-së, Xhavit Haliti, me seli në Tiranë.

Dy Fondet e nismuara për begatimin e mbrojtjes, së pari nga kryeminisri Ramush Haradinaj, më pastaj, nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, pa i paragjykuar për ndonjë abuzim, nuk ishte model i duhur. Sepse askush nuk është i detyruar t`i besojë një individi apo një partie politike. Kjo bëhet me marrëveshje paraprake, me Komision kredibil, fort të besueshëm dhe me transparencë e llogaridhënie Komisionit Kuvendor Shtetëror. Le ta provojë këtë shteti i Kosovës dhe kam bindjen se do ta stopojë, bllokojë dhe tmerrojë Serbinë megallomane dhe kampione propagandistike, më sakt, lehaqene.

Lirim Gashi për Ljubomir Abdixhikoviçin që, sipas tij , për çdo ditë shemb vetvetën

5
(në shqip dhe serbisht)
Ljubomir Abdixhikoviç, më në fund dhe për fat të mirë, po e tregon fytyrën e tij të vërtetë, sepse një budalla i dekonspiruar si ai, nuk është më rrezik për popullin dhe shtetin, por vetëm për partinë e tij banditeske, të cilën e ka shndërruar në WC privat të “Listës Serbe”, ndërsa vetën e ka kthyer në avokatin më besnik të Aleksandar Vuçiqit, i cili ndoshta së shpejti do t’u bëjë shoqëri në Hagë Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiqit.
Në historinë e Kosovës ka pasur shumë tradhtarë, karrieristë e shërbëtorë të Beogradit, por rrallë ka ndodhur që dikush t’i bashkojë të gjitha këto antivlera në një tru kaq të vogël dhe në një karakter kaq të shëmtuar.
Lumir Abdixhiku, ose – siç ia kam dhënë unë emrin e përjetësisë – Ljubomir Abdixhikoviq, është mishërimi i asaj që ndodh kur një parti historike bie nga piedestali moral e politik dhe përfundon si tualeti privat i “Listës Serbe”.
Kush e ka harruar skenën pas sulmit terrorist në Banjskë, kur vendi mbante frymën dhe kërkonte drejtësi?
Sigurisht, Lumiri, i cili atëherë doli me recetën e tij: “kthimin e serbëve të Vuçiqit në institucione.”
Pra, në momentin kur terrori duhej ndëshkuar, ai kërkonte rehabilitimin e Listës Serbe.
Në momentin kur Kosova po mbante dosjen në Këshillin e Sigurimit dhe po e ekspozonte Serbinë para botës, ai hapi tubin e fundit me oksigjen për Listën Serbe.
Ky njeri flet për Kushtetutën sikur të ishte parfum Chanel, që e përdor vetëm kur ka takim me ambasadorët. Por Kushtetuta nuk është as Chanel e as Dior – ajo është akti themelor i shtetit, dhe abuzimi me të për të amnistuar terrorizmin politik është krim moral.
Le ta shohim përmes lupës së filozofëve:
Kanti do të ngrinte supet dhe do të pyeste: “A do të dëshiroje që vepra jote – kthimi i terroristëve në institucione – të bëhej ligj universal?” Sigurisht që jo, sepse në atë rast çdo shtet do të duhej t’i ledhatonte armiqtë e tij pas çdo sulmi.
Aristoteli do të thoshte se ky njeri nuk ka asnjë virtyt politik – as dije, as guxim, as mençuri, as drejtësi. Ka vetëm aftësinë për të mbijetuar në karrigen që ia rrëzojnë anëtarët e vet të partisë.
Sartri do ta shpallte njeriun më joautentik, sepse sillet sikur po mbron shtetin, por në fakt po mbron vetëm statusin e vet në darkat diplomatike.
Nga pikëpamja patriotike, Abdixhikoviqi është metafora e shndërrimit të LDK-së në WC privat të Listës Serbe: aty ku hidhen kompromiset e pista, ku shpëlahen ndërgjegjet e këqija të kolaboracionistëve dhe ku vetë Ljubomiri shërben si pastruesi i fundit para se të dalë para kamerave.
Faktet flasin vetë:
Propozoi kthimin e serbëve të Vuçiqit në institucione pa asnjë kusht pas Banjsës.
Foli për Asociacionin e Komunave Serbe si të ishte Bibla e shpëtimit, duke e pranuar si “detyrim kushtetues”, edhe pse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi versionin e vitit 2015.
Heshti për krimet e Serbisë, për masakrat e vitit 1999 dhe për varrezat masive që ende po zbulohen në Serbi – sikur historia ta pengonte karrierën e tij.
Këtu nuk kemi të bëjmë me një vizionar, por me një teknokrat zvarranik, që mendon se politika është konkurs bukurie për ambasadat dhe jo betejë për dinjitetin kombëtar.
Dhe kur historia ta shkruajë epitafin e tij, ai do të tingëllojë kështu:
“Këtu pushon Ljubomir Abdixhikoviq, njeriu që e quante Kushtetutën shenjtërinë e tij, por njëkohësisht e keqpërdorte si letër higjienike për të fshirë mëkatet e Listës Serbe. Kujtohet vetëm si shembulli më i pastër i shndërrimit të partisë së Rugovës në WC privat të Vuçiqit, Radoiçiqit, Veselinoviqit dhe Ramoviqit.”
Ky epitaf nuk është tragjik – është komik. Sepse historia nuk do ta gjykojë atë si armik, por si objekt talljeje, si dëshmi se si një njeri mund ta shembë vetveten, partinë dhe dinjitetin politik, vetëm për ta shpëtuar një karrige të mjerë.
***
LJUBOMIR ABDIDŽIKOVIČ – ČOVEK KOJI SVAKOG DANA RUŠI SAM SEBE
Autor: Lirim Gashi
Ljubomir Abdixhikovič, konačno i na sreću, pokazuje svoje pravo lice, jer budala koja je raskrinkana kao on više nije opasnost za narod i državu, već samo za svoju banditsku partiju, koju je pretvorio u privatni WC “Srpske Liste”, dok je sebe pretvorio u najodanijeg advokata Aleksandra Vučića, koji se sprema da, možda uskoro, pravi društvo u Hagu Radovanu Karadžiću i Ratku Mladiću.
U istoriji Kosova bilo je mnogo i izdajnika, i karijerista, i beogradskih slugu, ali retko se desilo da neko sve to spoji u jedan tako mali mozak i jedan tako ružan karakter.
Lumir Abdixhiku, ili – kako sam mu ja dao ime večnosti – Ljubomir Abdidžikovič, jeste oličenje onoga što se dešava kada istorijska partija padne sa moralnog i političkog pijedestala i završi kao privatni toalet “Srpske Liste”.
Ko je zaboravio scenu posle terorističkog napada u Banjskoj, kada je zemlja zadržavala dah i tražila pravdu?
Naravno, Lumir, koji je tada izašao sa svojom receptom: “povratak Vučićevih Srba u institucije.”
Dakle, u trenutku kada je teror trebalo kazniti, on je tražio rehabilitaciju Srpske Liste.
U trenutku kada je Kosovo nosilo dosije u Savet Bezbednosti i razotkrivalo Srbiju pred svetom, on je otvorio poslednju cev sa kiseonikom za Srpsku Listu.
Ovaj čovek govori o Ustavu kao da je Chanel parfem, koji koristi samo kada ima sastanak sa ambasadorima. Ali Ustav nije ni Chanel ni Dior – to je temeljni akt države, a njegovo zloupotrebljavanje za amnestiju političkog terorizma je moralni zločin.
Pogledajmo ga kroz lupu filozofa:
Kant bi slegnuo ramenima i pitao: “Da li bi želeo da tvoj čin – vraćanje terorista u institucije – postane univerzalni zakon?” Naravno da ne, jer bi u tom slučaju svaka država morala da mazi svoje neprijatelje posle svakog napada.
Aristotel bi rekao da ovaj čovek nema nikakvu političku vrlinu – ni znanje, ni hrabrost, ni mudrost, ni pravdu. Ima samo veštinu preživljavanja u stolici koju mu ruše sopstveni partijski članovi.
Sartr bi ga proglasio najneautentičnijim čovekom, jer se ponaša kao da brani državu, a u stvari brani samo svoj status za diplomatskim večerama.
Patriotski gledano, Abdidẓ̌ikovič je metafora pretvaranja LDK-a u javni WC Srpske Liste: tamo gde se bacaju prljavi kompromisi, gde se ispiru loše savesti kolaboracionista i gde sam Ljubomir služi kao poslednji čistač pre nego što izađe pred kamere.
Činjenice govore same:
Predložio je povratak Srba u institucije bez ikakvog uslova posle Banjse.
Govorio je o Zajednici Srpskih Opština kao da je Biblija spasenja, prihvatajući je kao “ustavnu obavezu”, iako je Ustavni Sud srušio verziju iz 2015.
Ćutao je o zločinima Srbije, o masakrima iz 1999, o masovnim grobnicama koje se i dalje otkopavaju u Srbiji – kao da je istorija prepreka njegovoj karijeri.
Ovde nemamo posla sa vizionarom, već sa puzavim tehnokratom, koji misli da je politika izbor lepote za ambasade, a ne borba za nacionalno dostojanstvo.
I kada istorija bude pisala njegov epitaf, on će zvučati ovako:
“Ovde počiva Ljubomir Abdidžikovič, čovek koji je nazivao Ustav svojom svetinjom, ali ga je istovremeno zloupotrebljavo kao toalet papir da briše grehe Srpske Liste. Pamti se samo kao najčistiji primer pretvaranja nekadašnje Rugovine partije u privatni WC Vučića, Radoičića, Veselinovića i Ramovića.”
Ovaj epitaf nije tragičan – on je komičan. Jer istorija ga neće suditi kao neprijatelja, već kao predmet podsmeha, kao dokaz kako čovek može srušiti sebe, svoju partiju i političko dostojanstvo samo da bi spasio jednu jadnu stolicu.

Si BIA serbe vepron në Kosovë, dhe pse udbashët shqiptarë mbështesin Labanin?

1
“Neni 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese]
1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë (9) gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar dhe personalitete
me moralin më të lartë,
jo me më pak se dhjetë (10) vjet përvojë profesionale përkatëse…”
(Ka qenë tri vjet në burg dhe është dënuar me gjashtë. Kjo për kolegët e tij në Kushtetuese është VLERË MORALE. Nuk di a e kanë shpallur VETERAN! Dhe kërkesën plr ta larguar, e kanë quajtur kolegët e tij shqiptarë, cënim i pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese.j
Citat nga Radio Slobodna Evropa (kroatisht)
“Laban është person i kërkuar në Serbi, pasi ka shmangur vuajtjen e një dënimi me gjashtë vjet burg, të shqiptuar si pjesë e të ashtuquajturës “mafia doganore”, grup i dyshuar për marrje dhe dhënie ryshfeti.
Laban është në arrati nga drejtësia në Serbi që nga viti 2011, emri i tij është në listën e të kërkuarve të Serbisë që nga viti 2012, ndërsa në listën e Interpolit figuron që nga viti 2014.
Ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese me propozim të Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, e cila e ka vlerësuar si kandidat me “cilësi të larta morale dhe integritet”.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, më 6 gusht tha se Lëvizja Vetëvendosje kishte dorëzuar në vitin 2018 një kërkesë zyrtare tek ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, që të niste procedurat për shkarkimin e Labanit për shkak të “së kaluarës kriminale”, por përgjigjja ishte se një kërkesë e tillë ndërhyn në pavarësinë e gjykatës.
Nga Gjykata Themelore e Kraljevës në fund të korrikut 2024 i është thënë Radios Evropa së Lirë se vjetërimi (anulimi) absolut i ekzekutimit të dënimit për rastin e Labanit hyn në fuqi më 4 qershor 2032.
Në dënimin e tij me burg i është llogaritur edhe koha që ka kaluar në paraburgim nga 28 nëntori 2006 deri më 3 prill 2009.
Lidhjet e Labanit me Listën Serbe?
Politikani serb nga Graçanica, Branimir Stojanović, në vitin 2021 ka deklaruar se Laban “nga prapaskena” e kontrollon Listën Serbe dhe vendos për kuadrot brenda saj.”
Burimi: Radio Evropa e Lirë (në kroatisht)
Citat nga biografia te Gjykata Kushtetuese (linku në koment)
“Gjyqtari Laban gjithashtu ka punuar në Administratën Republikane të Doganës, dega në Prishtinë në periudhën 1994 – 1999, si dhe në pozita të ndryshme në Zyrën e Doganës në Xërxë dhe në vendkalimin kufitar Qafa e Prushit.
(…)
Gjyqtari Laban ka studiuar drejtësinë në Fakultetin Juridik në Prishtinë gjatë viteve 1992 – 1997. Në vitin 2004, ai ka kryer provimin e jurisprudencës pranë Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Serbisë. Në vitin 2016, ai ka kryer provimin për Përmbarues privat, ndërsa në vitin 2017 gjithashtu ka përfunduar provimin e jurisprudencës pranë Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës.”

Për mashtrimet perfide të xhamive “tona”…!

0
Mashtrimi i xhamive me emrin “Albanische Kultur Zentrum” – kurth i madh për rininë tonë!
Rasti i fundit në Essen, ku një i ri shqiptar 17-vjeçar kreu një krim me motive islamiste, është kambanë alarmi për të gjithë ne. Shumë prej këtyre qendrave që mbajnë emrin “Albanische Kultur Zentrum” nuk kanë asnjë lidhje me kulturën shqiptare – ato janë strehë për ideologji radikale që helmojnë mendjet e fëmijëve tanë.
Në vend që të mësojnë për kulturën, historinë dhe identitetin shqiptar, fëmijët bien në kurthin e pseudo-hoxhallarëve, të cilët i shtyjnë drejt urrejtjes, izolimit dhe ekstremizmit.
Prandaj:
• Këto qendra duhet të mbyllen!
• Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos i lënë fëmijët në duart e radikalëve.
• Duhet të ruajmë edukimin europian, kombëtar dhe qytetar të rinisë sonë.

Në përkujtim të 11 Shtatorit dhe viktimave të sulmit terrorist

0
Më 11 shtator të vitit 2001, bota u trondit nga një prej sulmeve më të tmerrshme dhe tragjike që ka njohur historia moderne. Ky sulm terrorist, i drejtuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo vetëm që mori jetën e mbi 3 mijë njerëzve të pafajshëm, por gjithashtu la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen e njerëzimit dhe në vetë themelet e lirisë, demokracisë dhe qytetërimit perëndimor.
Ishte një sulm tinëzar, i planifikuar me qëllim për të goditur jo vetëm ndërtesat simbolike si Kullat Binjake dhe Pentagonin, por mbi të gjitha për të frikësuar dhe lëkundur moralin e një kombi të lirë dhe të pathyeshëm. Mirëpo, ky qëllim dështoi. Amerika, në vend që të përkulet, u ngrit edhe më e fortë, duke dëshmuar unitet, vendosmëri dhe solidaritet të pashembullt. Në të njëjtën kohë, bota demokratike dhe popujt liridashës kudo në glob, përfshirë edhe popullin e Kosovës, u bashkuan në përkrahje dhe në përkujtim të viktimave.
Populli i Kosovës, që vetë kishte kaluar nëpër dhimbje të mëdha dhe luftë për liri, e ndjeu thellësisht këtë tragjedi. Në çdo përvjetor të 11 Shtatorit, qytetarët tanë e kujtojnë këtë ditë me pikëllim të thellë, duke u solidarizuar me mikun dhe aleatin tonë të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo ngjarje mbetet një kujtesë e dhimbshme se terrorizmi është një kërcënim i përbashkët për të gjithë njerëzimin. Ai nuk njeh kufij, nuk njeh fe, kombësi apo sistem vlerash. Prandaj, beteja kundër tij duhet të jetë po ashtu e përbashkët, e vendosur dhe e pandalshme.
Në këtë ditë përkujtimore, ne nderojmë jetët e humbura, sakrificën e të mbijetuarve dhe qëndresën e një kombi që na ka qëndruar pranë gjithmonë. Kujtojmë me dhembje, por edhe me mirënjohje të thellë, të gjithë ata që humbën jetën dhe të gjithë ata që qëndruan të palëkundur përballë së keqes.
11 Shtatori nuk është vetëm një datë e tragjedisë, por edhe një datë e unitetit, solidaritetit dhe forcës njerëzore për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e përbashkëta të demokracisë.