Kreu Blog Faqe 459

Vuçiq mendon se kush është kundër tij, është kundër Serbisë

0

Kush deshti ta shiste Kosovën, rankoviqistët apo Albin Kurti?

1
KUSH E SHETI KOSOVËN: RANKOVIÇISTËT APO KURTI?
Kush janë tradhtarët e vërtetë, ata që zbatojnë amanetin e Rankoviçit, apo Kurti që betohet të mos ndalë luftën deri në pikën e fundit të gjakut të tij?
Tradhtia nuk fshihet më.
Ajo ka filluar në Zvicër, kur Hashim Thaçi u rekrutua nga shërbimet franceze, ndërsa Gani Thaçi nga UDB-ja në Kosovë.
Dje u shitën Trepça, Ujmani dhe Gazivoda – u shit gjaku i Kosovës.
Sot po përpiqemi ta mbrojmë këtë gjak me koalicionin Guxo, Alternativa dhe VV.
Ndërkohë, opozita, krah për krah me Listën Serbe,i duartroket ndarjes dhe tradhtisë.
Kush është këtu tradhtari?
Ju, opozitarë, që dje e mbështetnit ndarjen dhe i duartrokisnit copëtimit të Kosovës?
Ju, që heshtni para grabitjes së Trepçës?
Ju, që e ktheni shpinën kur na marrin ujin e Ujmanit dhe Gazivodës?
Apo ata që, me mund dhe sakrificë, po e mbrojnë atdheun nga tradhtia juaj?
Sot, më i fortë na del Rankoviçi nga varri,dhe vazhdon luftën krah për krah me tradhtarët që i falin magjen e Kosovës – Trepçën,dhe ujin e sofrës ,Ujmanin,se sa ne, që e quajm veten nipat e Gjergj Kastriotit, që endemi rreth tradhtisë dhe nuk bëjmë asgjë.
Dhe sot, kjo opozitë ka guximin të na shikojë në sy dhe të na kërkojë votën, duke u përpjekur të na hedhë hi syve dhe duke thënë se kjo është “zgjidhja më e mirë”.
Ata madje kërkojnë edhe duartrokitjet tona!
Më tregoni, o milet, kë duhet ta mbrojmë?
Ata që po e shesin tokën e Dardanisë copa-copa,apo ata që po përpiqen ta mbrojnë cep më cep?
Shitja copa-copa ka filluar:
— Me tokën e Rzgovës, që ia shiten Malit të Zi;
— Pastaj me pjesë të tjera të tokës së Kosovës, që ja falin Maqedonisë;
— E më pas me veriun, që e bëjnë një “republikë” serbe juridikisht edhe në letër,dhe e votuan në parlament, si dhe ata që i dhanë ekstra territorët e manastireve.
Kush është këtu tradhtari?
Apo ata që po përpiqen të armatosen për ta mbrojtur kushtetutën dhe atdheun, cep më cep?
Apo ata që e ndajnë Kosovën copë-copë?
Gjeni tradhtarin, sepse unë jam trullosur dhe nuk po mundem ta gjej!
Tradhtarë janë ata që e shiten atdheun për karrige dhe pushtet.
Tradhtarë është ai që hesht sot dhe fshihet pas kompromisit.
Tradhtarë është ai që buzëqesh dhe kur kombi po gjakoset.
___
Shih videon e mëposhtme:

Mahmut Bakalli – themeluesi i sovranitetit linguistik të Kosovës!

1

Mahmut Bakalli është në mes të fotos së përbashkët me Fadil Hoxhën dhe Xhavit Nimanin

Dijana Toska, Shkup

Sociolinguisti serb me renome ndërkombëtare, akademik Ranko Bugarski, në një studim të tij mbi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, thekson se Kosova hodhi gurin themeltar të sovranitetit shpirtëror dhe politiko-shtetëror atëherë kur fitoi të drejtën që të quhej thjesht Kosovë.
Në vitet ’70, duke hequr emërtimin kolonial “Kosovë e Metohi” dhe duke njohur gjuhën standarde shqipe si të vetmen gjuhë zyrtare, u ngrit një digë e patejkalueshme ndaj përpjekjeve jugosllave për të imponuar shtetësinë e tyre mbi popullin shqiptar. Ky ishte, siç shënon Bugarski, hapi i madh me të cilin bota akademike e Kosovës, e mbledhur rreth Mahmut Bakallit, i dha një goditje të mençur establishmentit serb.
Sot, kur Kosova ka shtetin e saj të pavarur, kjo fitore historike duhet të mbetet frymëzim dhe obligim. Gjuhës shqipe i takon jo vetëm të jetë mjet komunikimi, por edhe simbol i sovranitetit, i kulturës dhe i identitetit kombëtar.
Çdo lëshim në këtë drejtim nuk është thjesht çështje teknike, por goditje ndaj vetë themelit mbi të cilin është ndërtuar shteti.
Brezi i Mahmut Bakallit e dëshmoi se përmes gjuhës mund të mbrohet dinjiteti politik.
Brezit të sotëm i takon që këtë trashëgimi ta ruajë dhe ta kultivojë me po aq përgjegjësi.
Vite më parë lidhur me këtë temë shkruante, publicisti Nijazi Muhamedi.

Fitues i vogël në mesin e të vegjëlve

0


Nga: Isuf Bajraktari

Në Kosovë sot nuk kemi pozitë e opozitë në kuptimin klasik të demokracisë. Nuk kemi qeveri që ndërton dhe opozitë që kontrollon.
Kemi vetëm një renditje numerike: kush doli i pari, i dyti, i treti. Por kur edhe “i pari” është i vogël, edhe fitorja mbetet e vogël.

Lëvizja Vetëvendosje erdhi me premtimin e madh për ndryshim. Sot, mbi katër vite më vonë, ajo është shndërruar në pushtet që e sheh veten si qëllim,
jo si mjet për shtetin. Kuvendi është bërë një mekanizëm votash, qeveria një zyrë propagande, ndërsa lidershipi që pritej ka mbetur në hije.

Në vend të një qeverie që ndërton – që krijon institucione të forta, ndërton vizion për zhvillim dhe lë trashëgimi për brezat e ardhshëm – Kosova ka sot vetëm një qeveri që administron.
Një qeveri që merret vetëm me rregullimin e përditshëm, improvizon, shuan zjarre, por nuk lë pas as vizion e as trashëgimi.
Ky është realiteti i hidhur sidomos pas 9 shkurtit 2025, kur mandati i saj legjitim mori fund. Prej asaj dite, ajo funksionon vetëm si qeveri në detyrë,
pa të drejtë politike për të marrë vendime të mëdha shtetërore. Kryeministri i saj është tashmë vetëm një kryeministër administrativ, jo një lider shtetformues.

Në vend që të prodhojë vizion për zhvillim, qeveria improvizon. Në vend që të krijojë miq ndërkombëtarë, dështon diplomatikisht.
Në vend që të bashkojë faktorët shqiptarë, i përçan dhe shpesh i fut të gjithë kundërshtarët në të njëjtin thes me Listën Serbe – një barazim absurd që tregon mungesë të kulturës politike dhe padituri diplomatike.

Ndërkohë, problemet reale të qytetarëve mbeten pa përgjigje: papunësia, emigrimi masiv, arsimi i degraduar dhe shëndetësia e dobët. Përballë këtyre sfidave,
pushteti ofron vetëm fjalime dhe propagandë. Shpresa e madhe e vitit 2021 është shndërruar në zhgënjim të madh në vitin 2025.

Kosova sot është në krizë të trefishtë: politike, institucionale dhe vizionare. Dhe ky pushtet nuk ka as vullnet, as kapacitet ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje.
Sepse nuk udhëhiqet nga një kryeministër që mendon për shtetin, por nga një kryeministër administrativ që mendon vetëm për pushtetin.

Një gjë është e qartë:
Një fitues i vogël në mesin e të vegjëlve nuk mund të ndërtojë një shtet të madh.

Në mbrojtje të Prof. Blerim Latifit dhe kundër mercenarëve të islamit politik

2

nga: Luan Dibrani, Gjermani 

Reagim publik

Kosova është e kërcënuar nga një rrezik i brendshëm që vjen nën petkun e fesë, por që në thelb është politikë, mercenari dhe shërbim ndaj interesave serbe…

Nuk është e rastësishme që në çdo sulm kundër figurave tona intelektuale, kombëtare dhe politike, gjurma e parë na çon te rrymat e ndyra të islamit politik. Këto forca, të maskuara me petkun e fesë, janë vetëm mercenarë të paguar, argatë të Serbisë dhe të qendrave të huaja që duan ta shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Ata nuk janë as prijës shpirtërorë, as bartës të vlerave morale, por vetëm një tufë primitive, që përmes digjitalit, xhamive dhe propagandës, duan të kthejnë këtë vend në errësirën e mesjetës.

Në krye të këtij rreziku qëndrojnë hoxhollarë si Naim Tërnava dhe Shefqet Krasniqi, të cilët për vite me radhë e kanë helmuar opinionin me gjuhë urrejtjeje, me thirrje që e degradojnë rolin e gruas shqiptare, me fjalime që i shërbejnë Serbisë më shumë sesa Kosovës. Këta njerëz, në vend se të thërrasin për unitet kombëtar e për dinjitet shqiptar, kanë zgjedhur të përhapin një ideologji të huaj, të sëmurë dhe të rrezikshme, që e ndan popullin dhe e lë të pambrojtur përballë armiqve.

Sot, këta argatë kanë guxuar të sulmojnë një figurë të madhe: Profesor Blerim Latifin. Një intelektual i kalibrit evropian, një filozof i respektuar, një gazetar i guximshëm, një luftëtar i lirisë që ka qenë në vijën e parë në Koshare. Ai përfaqëson pikërisht atë që këta mercenarë urrejnë më shumë: shqiptarin e lirë, intelektualin e pavarur, mbrojtësin e kombit dhe zërin që nuk hesht përballë padrejtësisë.

Por fajtorë nuk janë vetëm ata. Fajtorë janë edhe institucionet e shtetit të Kosovës që prej vitesh mbyllin sytë, që lejojnë që këta të shfaqen në televizione, të mbajnë ligjërata publike, të përdorin fondet e huaja e të fusin propagandën e tyre në shkolla e universitete. Heshtja e institucioneve është tradhti. Është një heshtje që i jep oksigjen islamit politik dhe që rrezikon themelet e shtetit tonë. Kur shteti nuk i mbron intelektualët, kur shteti nuk reagon ndaj shpifjeve e kërcënimeve, atëherë shteti bëhet ortak me armiqtë.

Unë, Asllan Dibrani – Luani, u them hapur:

  • Ju jeni mercenarë të Serbisë, që për një grusht para jeni gati të shisni gjakun e dëshmorëve.
  • Ju jeni varrmihës të identitetit shqiptar, që doni ta mbuloni flamurin tonë me ferexhe të zeza.
  • Ju jeni turpi i këtij kombi, që në shekullin XXI ende thërrisni për robëri shpirtërore e nënshtrim ndaj ideologjive të huaja.

Por të dini një gjë: Kosova nuk do të bëhet Afganistan!
Kosova nuk do të udhëhiqet nga talibanë shqipfolës. Kosova është vend i Adem Jasharit, vend i Tahir Mehës, vend i Shaban Polluzhës, vend i bijve e bijave që derdhën gjakun për liri.

Prandaj:

  • Këta mercenarë do të demaskohen publikisht.
  • Çdo shpifje kundër Prof. Blerim Latifit do të kthehet në një dështim turpërues për ta.
  • Çdo tentim për ta baltosur Kosovën me ideologji mesjetare do të përplaset në murin e shumicës shqiptare që e do lirinë, dritën, arsimin dhe kulturën.

Unë i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, në krye me Kryeministrin Albin Kurti: mbrojini intelektualët, mbrojini gazetarët, mbrojini figurat tona kombëtare nga këto banda primitive. Një shtet që nuk i mbron ata që mbrojnë lirinë është një shtet që bie në duart e armiqve. “Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të qëndrojmë në krah të Prof. Blerim Latifit si simbol i rezistencës kundër islamit politik dhe mercenarëve të Serbisë.”

Lavdi Blerim Latifit dhe të gjithë intelektualëve që nuk heshtin!
Lavdi mbrojtësve të Kosovës!
Poshtë mercenarët e islamit politik dhe bashkëpunëtorët e Serbisë!

Shqiptarët përballë kulturës dhe politikës franceze

0

Katedralja Notre Dame, Paris

Nga: Eshref Ymeri

Hulumtuesi i talentuar, autor i shumë veprave dhe studimeve analitike, të botuara në gjuhën shqipe dhe franceze, i shumë përkthimeve mjeshtërore, diplomati mjaft i suksesshëm prej nëntorit të vitit 1997 deri në qershor të vitit 2000, kur ka qenë Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë, Përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, zotëria i nderuar Fotaq Andrea, tetëmbëdhjetë vjet më parë pati botuar veprën me titull “Pena të arta franceze për shqiptarët (1332-2007)”, e cila zë një vëllim prej 762 faqesh. Botuar në Tiranë. Grand Prind, 2007. Kjo është një vepër monumentale që pasuron kulturën tonë kombëtare me një informacion të jashtëzakonshëm nga thesaret e kulturës franceze, të përfaqësuar nga 140 personalitete të saj me emër të madh, të asaj kulture me autoritet të lartë në botë. Në faqet e kësaj vepre njihemi me dëshmitë e tyre faktike për shqiptarët, për kombin shqiptar, për personalitete të shquara të kombit shqiptar dhe të kulturës së tij materiale dhe shpirtërore.

Këtu po mjaftohemi me dy citime:

I pari, nga filologu dhe  albanologu i shquar Lui Benloeu (Louis Benlæ (1818-1900), profesor i Universitetit të Dizhonit. Ja çfarë shkruan ai për gjuhën shqipe:

“Në fillim të punës sime mendoja të trajtoja thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike; dhe veç kur shoh se po prekja një çështje të gjallë, madje gjithë regëtimë, një çështje kombi. Dhe ç’komb! Më i vjetri i kontinentit tonë me atë të baskëve… Në një seri konferencash që u organizuan në fillim të verës së vitit 1878, munda t’i parashtroj këto konkluzione në Akademinë e Mbishkrimeve dhe të Letrave të Bukura. U përpoqa t’i mbështes e t’i shpjegoj me ndihmën e shqipes të disa emrave të përveçëm pellazgjikë (emra perëndish, vendesh, malesh etj.) dhe të disa dokeve të çuditshme të shqiptarëve…” (Citohet sipas: Fotaq Andrea. “Pena të arta franceze për shqiptarët”. Grand Prind. Tiranë 2007, f. 332, 333-334).

I dyti, nga shkrimtari Moris Dryon (Maurice Druon – 1918-2009), anëtar i Akademisë franceze prej vitit 1967 dhe Sekretar i saj në periudhën mes viteve 1985-1999. Përballë mashtruesve dhe mitologëve grekë, si edhe në kundërshtim me politikën armiqësore europiane ndaj etnisë shqiptare, ai shhkruan:

“Albanians belong to people older than its history, and the grandparents of Albanians took part in the war of  Troy, led by Achilles (… on one side) and Hector (on the other)” –  “Shqiptarët u përkasin popujve më të vjetër se vetë historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (…në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)” (Citohet sipas: “What others say about the Albanians? Maurico Druon”. Facebook. 20 shtator 2016).

Ky personalitet i kulturës franceze i jep një leksion të mirë shpifografisë dhe mitologjisë greke për ata të ashtuquajturit grekë të lashtë.

Në respekt të thellë të veprës së Fotaq Andreas, një vepër kjo e nivelit akademik, të cilën ai ma pati dhuruar në vitin 2016, pata përgatitur Esenë me titull “Një zë intelektuali vjen nga Strasburgu”, të cilën e pata botuar në internet në shtator të atij viti. Kjo vepër duhej të kishte tërhequr vëmendjen e Akademisë së Shkencave dhe të ministrisë së kulturës dhe t’i shprehej autorit një mirënjohje e thellë për punën kolosale disavjeçare që ka përballuar për përkthimin e saj me një nivel të lartë shkencor dhe artistik.

Personalitetet e  kulturës franceze kanë  vlerësuar lart kombin shqiptar dhe figura të njohura  të historisë sonë kombëtare. Por, fatkeqësisht, shteti ynë, me  ndonjë përjashtim të rrallë të kohës së mbretërisë dhe të pasluftës, nuk është kujtuar kurrë t’u shprehë atyre mirënjohje publike dhe disa prej tyre t’i nderonte edhe me buste dhe shtatore nëpër sheshet e qyteteve tona. Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes, i cili duhej shprehur jo vetëm ndaj personaliteteve të kulturës franceze, por edhe ndaj ayre të vendeve të tjera të Europës Perëndimore, të cilët nuk janë të paktë me veprat  që kanë krijuar për vlerësimin e gjuhës shqipe dhe në nderim të kombit tonë.

Me këtë rast, e vlen të theksohet domosdo se përballë personaliteteve të kulturës franceze, që Fotaq Andrea ka renditur në veprën e vet, politika franceze nuk ka manifestuar të njëjtin respekt ndaj kombit shqiptar. Si shpjegohet një qëndrim i tillë?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet bërë një shtegtim  drejt historisë së kaluar. Dihet që kombi shqiptar ka pasur dhe vazhdon të ketë një kundërshtar tradicional në arenën ndërkombëtare, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit të vitit 1878, kur ujqit europianë patën nisur copëtimin e trojeve tona etnike për interesat e shovinizmit serbogrekë. Ky kundërshtar ka qenë Rusia cariste, mëma gjenetike e shovinizmit serbomadh.

Gjatë diskutimeve që u zhvilluan në Kongresin e Berlinit, “përfaqësuesit e Gjermanisë, të Austro-Hungarisë, të Francës, të Britanisë së Madhe dhe të Italisë i rekomanduan Portës së Lartë dispozitat e projektit franko-austriak dhe, çka është më e rëndësishme, bënë të ditur se qeveritë e tyre nuk do të kishin asnjë kundërshtim në qoftë se Porta e Lartë do ta quante me vend që t’i bashkonte trevat shqiptare në një vilajet të vetëm” [Citohet sipas: Arben Puto. “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”, Shtëpia Botuese “8 nëntori”, vëll. I (1867-1912). Tiranë, 1984, f. 34].

Sigurisht që bashkimi asokohe i trevave shqiptare në një vilajet të vetëm, krijonte kushte për shpalljen e autonomisë së tyre në kuadrin e Perandorisë Otomane. Por përfaqësuesi i Rusisë në Kongresin e Berlinit, agjenti diplomatik Vasil Hitrovo (1834-1903), interpretoi “qëndrimin e përgjithshëm të qeverisë së tij që ishte kundër çdolloj autonomie shqiptare” (po aty).

Qëndrimi antishqiptar i politikës franceze e ka burimin te dashuria franko-ruse, e cila shpërtheu rreth tridhjetë vjet pas fushatës së Napoleon Bonapartit (1769-1821) kundër Rusisë. Siç dihet, ky i fundit e nisi luftën kundër Rusisë pas një pabesie që Rusia kreu kundër tij.

Më 07 korrik të vitit 1807, Rusia dhe Franca patën nënshkruar një marrëveshje paqësore në qytetin rus Tilzit, e cila u quajt “Paqja e Tilzitit”. Marrëveshjen e patën nënshkruar Napoleon Bonaparti dhe cari Aleksandri I (1777-1825).

Objektivi kryesor i Paqes së Tilzitit ishte vendosja e një aleance mes Rusisë dhe Francës. Në bazë të marrëveshjes së arritur, Rusia angazhohej t’i bashkohej bllokadës kontinentale, drejtuar kundër Britanisë së Madhe, me qëllim minimin e tregtisë britanike.

Me sa dukej, Napoleon Bonaparti nuk e ka pasë njohur mirë natyrën mashtruese të Rusisë, për të cilën Bismarku (1815-1898) ka thënë:

“Çdo marrëveshje, e nënshkruar me Rusinë, nuk vlen më shumë se letra, në të cilën është shkruar”.

Analisti ushtarak britanik, akademiku Maikëll Klark (Michael Clarke – 1950),  jep një fakt tejet demaskues për Rusinë. Në një dalje në faqen e internetit “Sky News” të datës 26 mars 2025, ai ka deklaruar:

“Rusia ka shkelur, së paku, 190 marrëveshje”.

Kjo është edhe arsyeja që ajo nuk mund të mos e shkelte edhe Paqen e Tilzitit, duke i kthyer krahët Bonapartit dhe duke vazhduar tregtinë  me Britaninë  e Madhe. I ndodhur para kësaj pabesie ruse,  natën, duke u gdhirë 24 qershori i vitit 1812, Bonaparti, pasi e kishte vënë nën këmbë krejt Perëndimin  europian, filloi sulmin kundër Rusisë. Ushtria ruse u tërhoq, duke braktisur Moskën, së cilës i vuri zjarrin para hyrjes atje të ushtrisë franceze më 14 shtator të atij viti. Ky ishte një poshtërim pubik që Rusia përjetoi para opinionit ndërkombëtar. Por Rusia nuk mund të mos e fitonte atë luftë kundër një agresioni të huaj. Sepse dihet që agresorët gjithmonë pësojnë disfatë. Aq më tepër që ajo ka pasur dhe ka gjithmonë “në krye” një “kryegjeneral”, një “kryestratreg” të veçantë, si dimri rus. Prandaj ushtria ruse vazhdoi tërheqjen edhe matanë Moskës dhe u hodh në mësymje vetëm më 18 tetor, kur dimri tashmë “ishte ulur këmbkryq”. Paskëtaj dihet se si do të përfundonte ushtria franceze, kur cari Aleksandri I, në krye të ushtrisë ruse, hipur majë kalit, më 31 mars 1814, hyri fitimtar në Paris. Edhe ky ishte një poshtërim publik që i bëhej Francës para opinionit ndëkombëtar. Poshtërimit të dyanshëm të të dy kryeqyteteve i pati ardhur fundi. Por, siç u theksua më lart, rreth më shumë se tridhjetë vjet më vonë, urrejtja e papërmbajtur e këtyre dy shteteve kundër njëri-tjetrit, erdhi e u ”shartua” me një dashuri të madhe për secilin. Kjo dashuri filloi gjatë sundimit të Nepoleonit III (1808-1873), kur Franca dhe Rusia filluan t’i forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet diplomatike. Në vitet 1848-1852, pas Luftës së Krimesë së vitit 1856 dhe më vonë, marrëdhëniet e tyre u shtuan në një mënyrë të konsiderueshme, kur Napoleoni III qe bërë një lojtar i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare të Rusisë. Perceptimi i atyre narrëdhënieve varionte në varësi të personalitetit të sundimtarëve, të tillë, si Nikollaj I (1796-1855) dhe Aleksandri II (1818-1881), çka pati ndikuar në ecurinë dhe forcimin e atyre marrëdhënieve. Dhe kjo i kishte disa arsye plotësisht objektive. Shekulli i artë i oborrtarisë ruse, që kishte nisur që nga qindvjeçari i tetëmbëdhjetë dhe që kishte vazhduar deri në fundin e luftërave napoleoniane, përputhej me epokën e lulëzimit të Francës, e cila qe bërë hegjemone në Europë, çka do të thotë, në mbarë botën. Përtej udhëheqjes politike vijon ajo ideologjike: rrobaqepëset elegante të Lionit – ligjvënëset e modës, Didroi (1713-1784) dhe Volteri (Voltaire – 1694 – 1778) -pushtuesit e mendjeve, kurse shkëlqimi i Versajës – të gjitha këto ishin një ideal i paarritshëm për monarkët e tjerë. S’është për t’u habitur që gjuha dhe kultura masive gale zinin po një vend të tillë në mbarë botën, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anglishtja në ditët tona.

Kjo ishte arsyeja kryesore që oborrtaria ruse e përbuzte gjuhën ruse, se e kishte bërë si rregull, që, nëpër familjet e saj, fëmijëve t’u mësohej gjuha dhe kultura franceze. Për pasojë, në të gjitha mjediset e aristokracisë ruse flitej vetëm frëngjishtja, kurse rusishtja konsiderohej gjuhë katundarësh, gjuhë muzhikësh.

Në shek. XX, Rusia shoviniste ishte violina e parë në orkestrën e diplomacisë europiane për ricopëtimin e trojeve tona etnike në Konferencën e Londrës, përsëri për interesat e shovinizmit serbogrek. Dhe domosdo që politika franceze do të vazhdonte rreshtimin jo vetëm përkrah Rusisë, por edhe përkrah Serbisë, si pjellë e  Rusisë, edhe përkrah Malit të Zi dhe Greqisë. Të njëjtin rreshtim vazhdoi politika franceze edhe në Traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915, ku rolin vendimtar, si gjithmonë, e luajti Rusia për fshirjen përfundimtare të Shqipërisë nga harta e Europës. Traktatet e fshehta kriminale të Rusisë cariste i pati denoncuar Lenini në vitin 1918. Çuditërisht, disa komunistë, shqiptarë-rusomanë, mendojnë se Traktatin e fshehtë të Londrës kundër Shqipërisë “e denoncoi Lenini”. Lenini denoncoi të gjitha traktatet e fshehta të carizmit rus, midis të cilëve ishte edhe ai i Londrës. Pra, ai nuk zbuloi vetëm atë kundër vendit tonë se “e digjte malli” për shqiptarët.

Tani le të ndalemi në disa fakte konkrete lidhur me politikën antishqiptare franceze.

Së-pari, një personalitet politik francez, Paul d’Estournelles de Constant (1852-1924), senator, nobelist i paqes (1909), Sekretar i caktimit të kufijve mes Shqipërisë dhe Malit të Zi (1879-1880), ka pasë botuar librin m titull “Unë i kam shumë borxh Shqipërisë”. Libri është përkthyer dhe është botuar në gjuhën shqipe. E ka hedhur në qarkullim enti botues ”Klubi i Poezisë”. Tiranë, 2015.

Ja çfarë shkruan në atë libër ky përfaqësues i politikës franceze:

“… Unë i kam shumë borxh Shqipërisë; unë do t’ia paguaj këtë borxh të rinisë… Pata fatin e madh të emërohem, në pranverë të 1879, Sekretar i Komisionit të caktimit të kufijve të Shqipërisë dhe Malit të Zi… Ne po e sabotonim, po e qethnim territorin e Shqipërisë në dobi të Malit të Zi. Dhe Shqipëria ishte pa mbrojtje… Sepse Shqipëria nuk ekzistonte, dhe nuk duhej të ekzistonte për diplomacinë,.. Mali i Zi, ai, prek Adriatikun: i varfër, shumë i keq, por ai i paraprin ushtrisë së madhe. Ja përse emisarëve të tij shumë të vegjël u jepen gjithmonë pritje shumë të mëdha në Shën-Petërsburg, ku ata pranohen deri në familjen mbretërore… Ai kishte dyfishuar, trefishuar sipërfaqen e tij, kishte kaluar me një të rënë të lapsit nga 4.405 në 15.355 km² në dëm…të Shqipërisë…” (Citohet sipas: “Senatori dhe nobelisti francez: Ne e sabotuam dhe e copëtuam territorin e Shqipërisë në dobi të Malit të Zi”. Faqja e internetit “Koha”. 28 gusht 2018).

Pra, ky politikan francez, ky faqezi i kategorisë së parë, i cili pothuajse e katërfishoi sipërfaqen e Malit të Zi, tallej paturpësisht me shqiptarët, gjoja duke u penduar me ironi se “do t’ua kthente borxhin  e rinisë!!!”. Sigurisht që do t’ua kthente.. më 36 gusht.

Vajmedet për ne shqiptarët! Po ne shqiptarët ku ishim kur “kurva e motit” Europë na poshtëronte në një mënyrë aq kriminale me këtë politikan francez, tamam si edhe ministri i jashtëm anglez Eduard Grei (Edward Grey – 1862-1933), i cili, kur Isa Boletini, në prani të Ismail Qemalit, i tha se fshatin tim, Boletinin, ia keni dhënë Serbisë, nxori hartën, e shpalosi mbi tryezë dhe e pyeti se ku ndodhej ai fshat. Kur Isa Boletin ia tregoi me gisht në hartë, Eduard Grei, me një ton  tallës dhe plot cinizëm, ia ktheu: “E paske një çikë thellë, sikur ta kishe këtej poshtë nga Gjakova”.

          Pse të mos tallej Eduard Grei me Isa Boletinin, përderisa ky, bashkë me Ismail Qemalin, kërkonin prej tij rikthimin e trojeve të grabitura nga ujqit euopianë. Dhe një grup polifonik lab i ka kushtuar këngë Ismail Qemalit kur i drejtohej Eduard Greit: “…Unë jam Ismail Qemali, / Kërkoj vatanet e mia…”, çka të kujton Abdul Frashërin, i cili, sipa këngës labe, i drejtohej Bismarkut: “… Ju lutem, shikon i mirë, ju, për Shqipëri, / Mos e bëni copa-copa sikur s’ka njeri”.

          Këto dy figura të njohura të historisë sonë kombëtare, në vend që të lëshonin kushtrimin për ngritjen e  popullit më këmbë, për të rrëmbyes armët dhe për të krijuar forcat e armatosura, patën marrë përsipër rolin e lypsarit politik për “mbrojtjen” e trojeve tona etnike nga të huajt. Vajmedet për ne shqiptarët!

Së dyti, Në mars të vitit 2015, mbarë opinioni publik shqiptar u njoh me një deklaratë skandaloze të një eurodeputeti, një shovinist francez ky në parlamentin europian, i quajtur Emerik Shoprad (Aymeric Chauprade – 1969). Ky tellall i shovinizmit rusoserbomadh, nga tribuna e parlamentit në fjalë, shprehu tërë urrejtjen e vet për Kosovën, të cilën e etiketoi si “çerdhe të krimit”, duke deklaruar se Parisi na paska bërë, demek, një “gabim historik” me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas këtij shovinisti të regjur me dashurinë përvëlimtare për Serbinë dhe me urrejtjen shembullore për Kosovën, “Kosova kurrë s’mund të hyjë në Bashkimin Europian”. Se Kosova, sipas këtij “injoranti me gramë të madhe”, jo vetëm që na qenkej “çerdhe e krimit”, por mbakej përgjegjësi edhe “për spastrimin etnik të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare” (Citohet sipas: “Europarlamentari francez: Kosova çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik”. Faqja e internetit “BalkanWeb”. 02 mars 2015).

Eurodeputeti shovinist francez Aymeric Chauprade,  nga tribuna e parlamentit europian, sulmoi edhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Sebisë në pranverën e vitit 1999. Me këtë deklaratë, ky eurodeputet shovinist francez, radhitej përkrah skifterëve ushtarakë francezë që i jepnin të dhëna paraprake Beogradit për bombardimet e NATO-s.

Së treti, lidhur me pilotët francezë, të përmendur më lart, për sqarime të hollësishme, iu lutëm veteranit të njohur ushtarak të forcave të armatosua (të dikurshme, sigurisht, se tani s’kemi më forca të armatosura pas demoshëmtisë dhjetoriste), kolonelit të nderuar Dilaver Goxhaj (me pseudonimin Shpëtim Golemi), i cili, sa filloi agresioni i Serbisë fashiste kundër Dardanisë, shkoi vullnetar për të luftuar kundër saj në radhët e Ushtrisë Çlirimtare. Meqenëse ishte kolonel dhe një specialist i shkëlqyer i artit ushtarak, atje u emërua Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm. Në të njëjtën kohë, duke qenë edhe specialist i anglishtes, nga Shtabi i Përgjithshëm iu ngarkua edhe detyra e përkthyesit për komunikim  me pilotët e NATO-s për koordinimin e operacioneve ushtarake të aviacionit me forcat tokësore të Ushtrisë Çlirimtare. E kisha këtë mundësi për t’iu drejtuar kolonel Dilaverit, meqenëse njihesha me të shumë vite më parë, kur pinim  kafe në lokalin e gjeneralit Bujar Rama në Tiranën e Re.

Koloneli i nderuar me dërgoi me internet informacionin në vijim:

Laver goxhai                          Sep 2, 2025, 6:24 (1 day ago)

to me

I dashur Profesor,

…Në datën 23 mars 1999, ora 16.00, kur Përfaqësuesi i SHBA dhe i NATO-s, me qëndrim ne Kumanovë, mori Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në telefon dhe na njoftoi se në orën 24.00, duke u gdhirë 24 marsi 1999, do të fillonin bombardimet, midis udhëzimeve të tjera, në fund na shtoi:

”Ne do t’ju njoftojmë 10 minuta para se të ngrihen avionët e çdo shteti të NATO-s (të cilët nuk ngriheshin  në të njëjtën kohë të dy shteteve njëherësh, por me radhë), dhe kur t’u themi sa radhën e ka aviacioni francez, mos na jepni të dhëna”.

Këtë ligjëratë mund ta botosh, duke përmendur mua.

Këto udhëzime m’u dhanë direkt mua, pasi unë u caktova prej atij momenti anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, që do të mbaja bashkëveprimin me aviacionin e NATO-s. Këto i kam shkruar në disa shkrime të mia, por m’u pastrua kompjuteri kur më arrestuan djalin në vitin  2001 dhe erdhi policia e ma mori kompjuterin. Nëse e keni ndjekur luftën  e NATO-s në Kosovë, Komanda e NATO-s e përzuri përfaqësuesin e ushtrisë franceze, që e kishim në atë Komandë, për arsye se ai ia raportonte Serbisë, se cilët do të ishin objektivat e aviacionit të NATO-s për çdo radhë fluturimi.

Respekte

Dilaveri

Së-katërti, më shumë së tetë vjet më parë, pata botuar në internet analizën me titull “Marine Le Pen ka ngecur në rrjetin e shpifografisë së Beogradit”. Në atë analizë pata bërë sqarimin në vijim:

“Kandidatja presidenciale, Marine Le Pen (1968), ka deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës, do ta nisë anulimin e njohjes së Kosovës. Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf”, ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheqë njohjen e Kosovës”. Po ashtu, ajo tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet ’90 dhe se Europa është e obliguar ta përmirësojë këtë padrejtësi”” (Citohet sipas: “Shokon Le Pen: Nëse e fitoj Francën, anuloj njohjen e Kosovës, tokë e shenjtë serbe”. Faqja e internetit “voal.ch”. 20 mars 2017).

Pra, një tjetër politikane me mjaft peshë në Francë, e cila ëndërron të bëhet presidente, shpall botërisht dashurinë e saj përvëlimtare për shovinizmin serbokriminal. Sipas saj, Kosova na qenka “tokë e shenjtë serbe”, pikërisht ashtu siç ka propaganduar dhe vazhdon të propagandojë ofiçina shpifografike serbe gjatë një periudhe mbinjëshekullore, në një bashkëpunim të ngushtë me rrjetin propagandistik të shovinizmit rusomadh. Pas vizitës “fluturake” në Moskë dhe takimit frymëzues me Putinin, Marine Le Pen me siguri që është bindur edhe shumë më tepër për anulimin e njohjes së Kosovës, nëse zgjidhet presidente. Pavarësisht nga deklarata e saj shoviniste në adresë jo vetëm të Kosovës, por edhe të mbarë kombit shqiptar, kësaj politikaneje të majmur me 9 milonë eurot e Putinit, i duhet kujtuar se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë tokë e shenjtë shqiptare, ashtu siç janë të shenjta të gjitha trojet etnike shqiptare që shtrihen që nga Arta e Preveza dhe deri në Manastir, Shkup, Preshevë, Mitrovicë, Nish e Tivar.

Për dijeninë e politikanes Marine Le Pen, në Dardaninë ilire, e cila sot quhet Kosovë, politeizmi filloi t’ia lëshonte vendin me kohë krishterimit, i cili, që me Ediktin e Milanos të Perandorit Konstantin (272-337) në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore. Për më tepër, kisha katolike shqiptare në Dardani është përhapur që në shekullin e parë pas Krishtit, ndërkohë që sllavët patën zbritur në siujdhesën tonë në shek. VII.

Nga deklarata e politikanes Marine Le Pen, e cila shkel mbi gjakun e martirëve të lirisë së Kosovës, mohon gjenocidin mbinjëshekullor të bishave serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, njollos veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe epopenë e lavdishme të Aleancës së NATO-s për ndëshkimin e shovinizmit kriminal serb dhe fyen rëndë dinjitetin e 20 mijë grave dhe vajzave të përdhunuara egërsisht, mund të nxirret përfundimi se ajo ose ka formim të mangët intelektual, ose është vënë kokë e këmbë në shërbim të shovinizmit serb dhe rus. Se ndryshe si u dashka kuptuar mohimi që kjo politikane me paha të madhe i bën të vërtetës historike. Se ajo mund t’i adhurojë serborusët deri në “vetësakrifikim”, kjo është punë e saj, por kjo nuk do të thotë që ajo duhet të shkelë dhe të mohojë të vërtetën historike. Mirë do të ishte që politikania me peshë Marine Le Pen t’i kthehet dhe ta studiojë me seriozitet mendimin filozofik francez, në mënyrë që ta zgjerojë horizontin e vet kulturor. Le të lexojë se çfarë  shkruan filozofi, bashkatdhetari i saj i shquar Dekart (René Descartes  1596-1650).

Kur cek problemin e së vërtetës, Dekarti thotë:

“Për të gjetur të vërtetën, gjithsekush duhet që, të paktën, një herë në jetën e tij, të çlirohet nga paragjykimet e grumbulluara me kohë dhe ta ndërtojë krejtësisht nga fillimi sistemin e bindjeve të veta”.

Prandaj, për ta njohur mirë historinë e Kosovës, politikanes Marine Le Pen i duhet të reformojë rrënjësisht sistemin e bindjeve të veta. Se, në të kundërt, shqiptarët kanë për t’i vënë nofkën “daulle e shpuar” e Bogradit dhe e Moskës.

Së-pesti, në një intervistë që gjenerali rus Leonid Ivashov (1943 ka pasë dhënë për një revistë ruse, atij i qe drejtuar pyetja në vijim:

Pyetje: Leonid Grigorjeviç, a është e vërtetë që njëfarë majori francez u ka pasë përcjellë serbëve të dhëna për bombardimet e NATO-s?

Përgjigje: Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Francës, gjeneralarmatë Zhan-Pjer Kelsh (Jean-Pierre Kelche – 1942), me të cilin kam marrëdhënie shumë të mira, gjithashtu, nuk ka qenë përkrahës i bombardimeve të Jugosllavisë… Prandaj, në rastin e majorit francez, nuk ka asgjë për t’u habitur. Në këtë mes luajtën rol jo paratë. Ky ishte një gjest burrëror dhe human në shkallën më të lartë, sepse nuk kanë pasë ekzistuar kurrfarë arsyesh për bombardimin e Jugosllavisë (Citohet sipas: “Intervistë me gjeneralin Leonid Ivashov  për revistën “Itogi”. Faqja e internetit “russmir.info”. 27 gusht 2010).

Ja, këto janë faktet tejet kokëforta, sipas të cilave qëndrimi antishqiptar i politikës franceze ka qenë  në kontrast të plotë me qëndrimin e përfaqësuesve të shquar të kulturës franceze.

Kaliforni, 09 shtator 2025

Të vdesësh jo nga tërmeti, por nga ligji

0

Më 1 shtator 2025, në Afganistan ndodhi një tërmet i fuqishëm. Toka u drodh, shtëpitë u shembën, mijëra njerëz mbetën nën rrënoja.

Midis tyre gra e fëmijë, që rënkonin për jetë. Por dhimbja më e madhe nuk ishte vetë tërmeti — ishte ajo që pasoi më pas. Shpëtimtarët afganë arritën në vendngjarje, por ata ishin vetëm burra.

Ligji islam ua ndalon grave të jenë pjesë e ekipeve të shpëtimit. Po ashtu, burrave u ndalohet të prekin trupin e një gruaje. Kështu, qindra gra të mbetura gjallë nën rrënoja nuk mundën të shpëtohen. Zërat e tyre u shuan ngadalë, jo nga mungesa e ndihmës, por nga prangat e një ligji që vë poshtë jetën.

Më 8 shtator 2025, gazetarja gjermane e BILD, Karen von Guttenberg, raportoi me dhimbje sesi gratë thërrisnin për ndihmë. Ajo shkruante se shpëtimi ishte vetëm disa metra larg, por burrat nuk guxonin t’i nxirrnin. Ligji ishte më i fortë se njeriu. Në spitalin e Jalalabadit, tabloja është edhe më tronditëse: vetëm burra të plagosur marrin trajtim. Gratë, edhe pse të gjymtuara, lihen jashtë, të hedhura në një anë.

Ndersa The New York Times solli dëshminë e Ayshe-s, një vajze 19-vjeçare nga provinca Kunar. Ajo tregoi se si nënat dhe motrat e saj u lanë pa ndihmë, ndërsa burrat u morën menjëherë drejt urgjencës. Në këtë tragjedi, gjinia përcakton kush jeton dhe kush vdes. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje talibanëve që të paktën në raste fatkeqësish të tilla të bëjnë përjashtime nga këto ligje çnjerëzore.

Por përgjigjja ende nuk ka ardhur. Heshtja është e rëndë, njësoj si rrënojat ku ende vdesin gra pa asnjë mëkat. Ky nuk është më vetëm një tërmet. Ky është një krim i mbuluar me gurë e pluhur, por i bërë nga njerëz.

Një mendësi primitive që mbi jetën ngre ligjin e verbër, duke i shndërruar gratë në viktima të dyfishta: të natyrës dhe të shoqërisë.

Përktheu nga gjermanishtja: Afrim Zeqiri, Gjermani (10.09.2025)

Erdbeben in Afghanistan: Frauen kämpfen ums Überleben | News | BILD.de

Kosova më e sigurt pas Banjskës, por KFOR-i ende heziton në diplomaci !

0
Drizan Shala, ekspert i sigurisë, Prishtinë
___
Sot, kur po afrohet dyvjetori i sulmit terrorist në Banjskë, mbetet e qartë se Kosova ka nxjerrë mësime të rëndësishme në fushën e sigurisë. Policia e Kosovës ka dëshmuar profesionalizëm dhe aftësi të larta operacionale, duke forcuar praninë dhe kontrollin në veri. Po ashtu, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka rritur ndjeshëm kapacitetet e saj të zbulimit dhe parandalimit, duke garantuar që informacioni i sigurisë të jetë i saktë dhe në kohë.
Në aspektin e kontrollit të zonave të ndjeshme, institucionet tona kanë arritur rezultate pozitive – prania e shtuar policore dhe operacionet e përbashkëta kanë kufizuar hapësirat për veprime ilegale. Megjithatë, mbetet sfidë faktori i jashtëm dhe tentativa e Serbisë për të përdorur struktura paralele në veri.
Koordinimi mes Policisë, AKI-së dhe KFOR-it është funksional, por kërkon një qasje më të baraspeshuar. Ndërkohë që policia dhe inteligjenca vendore veprojnë në terren me vendosmëri, KFOR-i shpesh ka treguar një hezitim diplomatik, duke mos e artikuluar qartë përgjegjësinë e Serbisë për sulmin e Banjskë. Kjo krijon përshtypjen se institucionet e Kosovës bartin barrën kryesore të sigurisë, ndërsa komponenti ndërkombëtar nuk e shfrytëzon plotësisht autoritetin e tij për të vendosur presion politik dhe ushtarak ndaj burimit real të kërcënimit.
Në përfundim mund të themi që siguria në Kosovë është përmirësuar dukshëm pas Banjskës, falë institucioneve tona. Ajo që mungon, dhe që duhet të forcohet, është përputhshmëria diplomatike e KFOR-it me realitetin në terren – në mënyrë që përpjekjet e Kosovës të mbështeten nga një kornizë e qartë ndërkombëtare të cilën Serbia nuk mund ta anashkalojë.

Ne e çliruam Kosovën – dhe nëse duhet, do ta mbrojmë sërish

1
LETËR PUBLIKE
Në emër të të burgosurve politikë, ushtarëve të lirisë dhe çdo shqiptari që ka derdhur mund e gjak për Kosovën.
Të nderuar qytetarë, përfaqësues institucionalë dhe ndërkombëtarë,
Të gjithë ju që e doni të ardhmen e këtij vendi,
Unë dhe shumë të tjerë që kemi qenë në ballë të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar, ndjejmë detyrim moral dhe historik të ngremë zërin për gjendjen ku është katandisur sot Kosova.
Kosova është futur në një krizë të thellë politike dhe institucionale.
Fati i saj është lënë në duart e atyre që nuk kanë sakrifikuar asgjë për këtë vend. Ata që në kohët më të vështira nuk ua prishi gjumin askush – sot sillen me arrogancë dhe injorancë, pa ndjerë aspak përgjegjësi.
Ne nuk e pranojmë këtë padrejtësi historike!
Ne që mbajtëm burg, dhamë djersë, gjak dhe jetë, sot jemi të përjashtuar nga vendimmarrja për shtetin për të cilin u flijuam.
Kjo është fyerje për të gjithë ata që sakrifikuan për Kosovën.
Prandaj, kërkojmë:
– Ndërgjegjësim
– Maturim
– Përgjegjësi
Kosova nuk është plaçkë për t’u ndarë, as lojë për t’u keqpërdorur.
Çdo dëm i shkaktuar nga papërgjegjësia, është dëm historik – dhe për të, do të mbani përgjegjësi.
Ky është paralajmërimi ynë:
Ne e çliruam Kosovën – dhe nëse duhet, do ta mbrojmë sërish.
Nuk do të lejojmë që kushdo ta vërë në pikëpyetje fatin e saj.
Kjo letër nuk është kërcënim – është një këshillë e rëndë si historia vetë.
Mos luani me amanetin e dëshmorëve dhe me plagët e të gjallëve.
Me nder dhe përgjegjësi,
Nijazi Gashi

Biojeta e poetit Atdhe Geci

Prof. Belgizare Kryeziu

Poeti kombëtar Atdhe Geci, u lind me 06. 01. 1950 në Roganë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin në Gjilan dhe Dardanë. Atdhe Geci u kulturua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Poeti dhe publicisti Rrustem Geci 15 vjet punoi gazetar, bashkëpunëtorë dhe redaktorë në disa redaksi të Televizionit të Prishtinës. 

Në Televizion, Geci i takonte grupit atdhetar për Çlirimin e Kosovës. Pas desantit ushtarak të Ushtrisë serbe në vitin 1990 mbi Televizionin e Prishtinës, Atdhe Geci në vitin 1995 mërgohet në Dortmund të Gjermanisë. Në Dortmund Geci vazhdon veprimtarinë e tij letraro-artistike e patriotike. Vepra e poetit Atdhe Gecit është e gjërë dhe e thellë. Libri “Iliada shqiptare” i autorit Atdhe Gecit bart në poezi dhe poema kohën e poetit. Në 30 tetor 2016 poetit Atdhe Geci, në Kuvendin Gjithë përfshirës çam dhe arbanit, iu besua Shpallja e Çamërisë, Republikë. Atdhe Geci është autor i „Himnit të Çamërisë“, bashkëautor dhe botues i „Kushtetutës të Republikës së Çamërisë“, autor i librit, „Dora e Atdheut“,„Trokitje çame“, “Pasha këtë tokë”, „Çamëria, kthim në histori, mision“ dhe libri „Shqipëria, më e madhe se Shqipëria“ etj. Libri epiko-lirik “Iliada shqiptare” i poetit Atdhe Geci është vepër e veçantë letrare në letërsinë shqipe. Ky libër është vlerësuar për vlerat e tij nga artisti dhe poeti, Llemadeo Lleshi, si libër kolos në letërsinë tonë të bukur. Në këtë përmbledhje epiko-lirike janë përfshi 630 poezi dhe 21 poema. Prandaj, për ardhjen në jetë të librit “Iliada shqiptare”, iu deshën 20 vjet krijimtari letrare të vazhdueshme Atdhe Gecit. Motivet poetike të të poetit dhe publicistit Atdhe Gecit janë bimë gjaku të Roganës dhe të Atdheut të tij!…Atdhe Geci fëmijërinë e tij e kaloi në Roganë, në bulevardin e pashtruar të fshatit; udhëve me bërraka e gropa, e anë rrugëve me kaça, thana, baltë, driza, baroja, shtog, kulumbri, gurë të rrëzuar rrëpirash e lisa dalë rrënjësh dhe dhera të shembur me gurë. Belgizare, furinë e poezisë unë e ndiej nga brenda edhe kur ajo vjen e stuhishme:

Dallgë e verbër memece

Zhurmën tënde e ndjej

Ta ndali nuk mundem

Ta mbërthej s´e bëj dot…

Poeti Atdhe Geci 

Bota poetike e Atdhe Gecit është plotë lisa, kreshpa e kallij lulesh dardane. Ia vlen guximi për atdheun shkruan poeti. Epoka në të cilën jetojmë shprehet Geci është plotë tym e flakë. Në shumë nga krijime të tij, poeti Atdhe Geci, komunikon me kohën dhe hyjnitë shqiptare. Belgizare, kjo jetë s´jam unë, kjo jetë është libri!…

Krejt brenda kraharorit

Zemërimi i bie daulles

Trishtimi i bie kitarës

e liria një kënge me vaj… 

Figurat poetike në poezinë e Gecit janë njerëzore. Atdhe Geci është autor i 10 librave, 26 poemave dhe me mbi 2 mijë poezi të shkruara. Vargu i furishëm i poetit Rrustem Gecit lexohet ëmbël. Poezia e Atdhe Gecit është peizazh betejash epike dhe luftë betejash për çlirim kombëtar. Kraharori i përgjakur i poetit nga betejat e jetës kurrë nuk bie në ligësi të çastit dhe të kohës. Stuhitë e jetës shprehet Geci janë të pamëshirshme. Ato përveç që plagosin, ato edhe vrasin. Libri “Iliada shqiptare” ka një pasuri të mirëfilltë poetike. Letërsia shqipe sot ka disa maja Himalajesh. Por, kalimi nëpër ato maja sa është i mundimshëm aq edhe i bukur: 

Është  po   s´ dëgjohet

Është dhe  s´i  e ndjen

Zhurma e saj hyjnore

përmes muzës m´vjen…

 

Në luftërat e jetës shkruan Geci, shkrimtari s´guxon ta

shtrembëroj qëllimin dhe as drejtimin e tij. Udhët e “Iliadës shqiptare” të poetit Atdhe Geci përherë kalojnë nëpër njeri, nëpër vuajtje e dhimbje njerëzish, aty ku ndeshen fatet e trishta të popullit për atdheun. Në librin epiko poetik “Iliada shqiptare” shumë dashuri janë djegur udhëve e nëpër mërgime! 

Bukurinë  e  atdheut tim

se ka asnjë vend në botë

përveç një zogu me pika

që atdheun e ka në pemë… 

Krijimtaria artistike e shkrimtarit dhe publicistit Atdhe Geci, është e gjërë. Në vetmi ( në punishten e poezisë ku poeti krijon), ai mëton imagjinatën e individit dhe të popullit të tij. Atdhe Geci në një nga faqet e librit “Iliada shqiptare” shkruan: e sotmja jonë don më shumë të sotme, dhe më tepër të ardhme. Belgizare, fati i shkrimtarit është i parathënë nga muza dhe hyjnitë. Shkrimtarët në përgjithësi s´mund t´i shmangen çasteve as ëndjeve që është e parathënë e krijuesit;

Nga të gjitha gjësendet në botë

vetëm libri flet dhe bën dritë

vetëm libri mbushë të vërtetën,

e shtatzanë lë, lirinë e shkelur…

Belgizare, kjo sot e përkohshme e jetës sonë do të jetë edhe nesër edhe pas miliarda vjetësh, më thotë poeti Atdhe Geci. mendja dhe idetë janë frymë të reja, lëng poetik që i pjekë drithërat, i lulëzon pemët, e zambakët i bënë me lule dhe gurin e shndërron në bukë të trëndafiltë. Realja dhe imagjinata në art, rrallë puqen me njëra-tjetrën. Por, tek poeti Rrustem Geci, kjo bën përjashtim. 

Heshtje, sikur kur bie shi
Heshtje, sikur kur bie borë
Qan Çamëria për Pavarësi
Qan atdheu për Çamërinë!… 

Poeti dhe publicisti Atdhe Geci i gëzohet ardhjes së librave në jetën tonë. Me pika shiu shkruhet gjelbërimi, shkruan Geci. Në jetë nuk vret arma, por mendja! Këto dhe mija vargje të tjera tregojnë për fuqinë dhe mrekullinë poetike që mund të na japë libri “Iliada shqiptare“. Belgizare, unë s ́kam nevojë t ́i shtoj lëvore portokalli rrezes së diellit apo gjethes në pemë, poezia në tërësi është krijim inteligjent i mendjes, i shpirtit, i zemrës, dhe i dashurisë së frymëzuar.

Historinë që unë e kam në shpinë

është histori krejt pak e njohur,

histori me shtrembërime emrash

dhe histori me dhimbje të kokës…

Belgizare, shpirti heroik i popullit tonë është pjesë e qenies sime. Atdheu ynë nis nga gjuha, shkrimi, territori dhe simbolet, nga veshjet dhe këngët e eposit. Më thjeshtë, Atdheu ynë nis nga Çamëria, Kosova dardane, Krahina e Mollës së Kuqe, Ulqini e Kotori, si dhe nga Nëna e Madhe, Shqipëria. Në një moment zemërimi poeti kombëtar nga Rogana dardane, Atdhe Geci shkruan: Ah, sikur të isha Atdheu, do bëja shumë më shumë për vendin tim! Do ta nxirrja në shesh të vërtetën dhe, botës do t´i thosha ky jam unë!…Atdheu ynë s´është i varfër me burra, as me gra trimëresha të kohës, as me prijës që i dalin zot vendit! Belgizare, Atdheu jemi të gjithë! Historia ka plotë huqe! Edhe historisë njëjtë sikurse individit i shkyhen këpucët, i vjetrohen rrobat dhe e kaplojnë mërzi dhe dhimbje nga më të ndërlikuarat. Të jesh poet duhet ta kesh bekimin e perëndisë. Unë nuk „çlirohem“ nga të qenit poet; 

Në poezi është gjaku im,

fryma e të gjitha kohërave

sa herë qan a ngec historia,

veton dhe bubullon poezia…

Jeta dhe muza në poezinë e Atdhe Gecit pluskojnë së bashku. Atdheu në poezinë e Gecit fillon tek njeriu, tek gjuha dhe flamuri, lexoj në poemën, „Një mollë lundron mbi varre“. Fragment nga poema: 

Grykën e Bosforit

pyeteni s´ e flet,

gjysma është lot,

dhe gjysma det!…

Belgizare, Atdheu i të gjithë neve është kjo tokë, ky qiell, ky dhé. Unë Atdheun e dua, edhe kur ai s ́ më don, edhe kur ai më ndjek e burgos, edhe kur demonë të çmendur më kërcënojnë.

Jetojmë në të njëjtën kohë,

nën të njëjtin qiell me yje

ku e bukura dhe i bukuri

dihatin me të njëjtën frymë.

Në Luftërat e jetës shkruan Geci, nuk dilet lehtë nga qelitë e murosura të kohës. Atdheun unë e dua si gjënë më të shenjtë. Për mua, atdheu është, më e ylberta llavë e vullkanit. Belgizare, në krijimet e mia, një e veçantë e imja është dashuria për Çamërinë, Krahinën e Mollës së Gjakut, Iliridën dhe kryeqytetin e Ilirisë, Kotorin. Jeta është e çmuar vetëm në këtë botë, shprehet Geci. Poeti nuk ka nevojë për lëvdata të tepërta. Libri është fytyrë publike e poetit. Vetmia në sytë e të tjerëve mund të mos jetë e pranuar. Por, në çastet më me dashuri, ndodh që dashurisë fjalët nuk i merren vesh!…

Kam pakënaqësi në kraharor,

do duhej të isha më i lumtur;

jam popull me vaj të moçëm,

kam histori të pasur të fillimit…

Poezia e poetit Atdhe Gecit është vlerësuar nga kritikë dhe studiues të letërsisë sonë. Për veprën e Atdhe Gecit kanë shkruar: Prof. Dr Badhosh Gaçe, Mr. Fatmir Halimi, Prof. Ahmet Qeriqi, Prof Bedri Tahiri, Prof Veli Kajtazi, Prof Idajet Jahaj, Prof Rexhep Kasumaj, Prof Veli Kajtazi si dhe poeti dhe artisti, Llemadeo Lleshi, autor i 100 mijë vargjeve etj. Poeti Atdhe Geci jo rrallë i shkruan “Iliadës shqiptare”; 

Zemrën e kam të fortë

por trupin në pesë pjesë;

më shumë se një shekull

jam nën degë të rrufesë!…

Lexues të nderuar, libri i Atdhe Gecit “Iliada shqiptare” po edhe “Kanuni poetik” “Vogëlimat e prushit” po edhe librat e tjerë, shprehin më së miri misionin poetik të shkrimtarit dhe të atdhetarit. Belgizare, unë përpiqem të shkruaj një lloj poezie pa mure dhe pa moshë. Një gjak jemi shqiptarët, një e folur dhe e shkruar :

Jam fije bari i bimë në këto troje,

jam gjuha shqipe e dheut amtar,

në zemër kam të dashurën Kosovë,

në shpirt e kam të lashtën Çamëri.

Me rastin e promovimit të librit të Atdhe Gecit në Vlorë, “Trokitje Çame”, Prof. dr. Bardhosh Gaçe, poet, studiues dhe kritik arti, po edhe poetë dhe studiues të tjerë si Idajet Jahaj, Albert Habazaj, Laureta Petoshati, Xhemil Lato e të tjerë, librin poetik “Trokitje çame” të Atdhe Gecit, njëzërit e vlerësuan, vepër të mirëfilltë kombëtare. Po ua kujtoj se, Atdhe Geci, bashkë me heroin Kombëtar të Çamërisë, Festim Laton, janë organizatorët dhe shpallësit e Republikës së Çamërisë në 30 tetor 2016 në Hagë të Holandës.

Tre Drina rrjedhin tokës së Shqipërisë
tre Drina bartin flamuj të ndryshëm

tre Drina flasin me pasaportë mes veti
tre Drina i thërrasin ndërgjegjes sonë!…

Në portretin e kohës së poetit, gjejmë njëjtësimin poetik të kohës së tij me kohën e shkuar dhe kohën në vijim. Askush nga ne në këtë jetë, shkruan Geci, nuk do ta gjej lumturinë e duhur pa ribashkimin e të gjitha trojeve të atdheut. Pra, jo rastësisht populli e thotë, guri i rëndë peshon në vendin e vetë.

Të punosh tokën me duart tua

dhe farën në arë ta hedhësh vetë,

t ́i korrësh të korrat kur ato piqen,

nuk ka liri më sublime në jetë! 

Jo rrallë në poezinë e Atdhe Gecit nata fle me lulet, me pemët, me grurin, me këngët, me hënat e qiejve të Atdheut 

Liri, mos lejo të të marrin në

pyetje, as të shkelen të drejtat

tua, ata që ngrenë dorë në ty

janë armiqtë e tu, janë lufta!.. 

Në Kuvendin gjithëpërfshirës çam dhe arbanit, në datë

30.tetor.2016, në Hagë të Holandës, Atdhe Gecit, iu besua, Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë;

Atdhe Geci; Zonja dhe Zotërij!

Të nderuar delegatë të Kuvendit gjithëpërfshirës çam dhe arvanit! Të nderuar përfaqësues të misioneve konsullore dhe diplomatike në Holandë; të nderuar përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, dhe të nderuar përfaqësues të Parlamentit Evropian, dhe të Këshillit të Evropës; të Shtetet të Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës si dhe përfaqësues nga Çamëria e Pirros: E them hapur! Sot është një ditë e mbarë për Çamërinë Shqiptare dhe për gjithë Atdheun! 

Teksti i plotë i shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë: 

Ne, përfaqësuesit e popullit shqiptar çamë dhe arvanitë të trevave shqiptare të aneksuara nga Greqia, pasi analizuam gjendjen në të cilën ndodhemi mbi një shekull, të përndjekur nga vendi ynë, përkatësisht të shtypur dhe të diskriminuar në aspektin human, gjuhësor, kulturor, politik e kombëtar, vendosëm që të mblidhemi në Kuvendin Gjithëpërfshirës Çamë, dhe Arvanitë, me qëllim të vetëm të organizimit të institucioneve, parlamentit, qeverisë dhe ministrive përkatëse për udhëheqjen e procesit politik për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, dhe krijimin e Shtetit të Çamërisë brenda territorit të saj në Greqi. 

Të nderuar delegatë të Kuvendit Gjithëpërfshirës Çamë dhe

Arvanitë, me propozimin tim dhe miratimin tuaj, Kryetar i

Kuvendit të Republikës së Çamërisë, zgjidhet çami, z.

Ing. Ahmet Xhani. 

Atdhe Geci, Kryetar i Këshillit Nismëtar të Kuvendit

Gjithëpërfshirës çam dhe arbanit,

Hoteli Ambasador, Hagë, 30 tetor, 2016, ora 14-të, 

Prof. Belgizare Kryeziu

Roganë, 15 . 03. 2025