Kreu Blog Faqe 480

Mikroshteti i Manastirit të Deçanit, kërcënim për sovranitetin e Kosovës 

0
Nga: Adem Lushaj
___
Autori është drejtor i “Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur” në Deçan .
___
Dokumenti i emërtuar non-paper, i cili flet për infiltrimin e mundshëm të Rusisë dhe Serbisë në krijimin e një mikroshteti rreth Manastirit të Deçanit, vetëm sa e forcon arsyeshmërinë e reagimeve të vazhdueshme institucionale dhe qytetare të Deçanit kundër vendimeve që falnin pronat e ndërmarrjeve publike, Manastirit. Që nga fillimi është bërë e qartë se vendimet gjyqësore që njihnin marrëveshjen mbi faljen e pronave mes UNMIK-ut dhe Manastirit ishin vendime të motivuara politikisht, dhe si të tilla kanë qenë të dëmshme jo vetëm për Deçanin, por për tërë Kosovën.
Regjistrimi i pronave publike të Deçanit në emër të Manastirit, i bërë vitin e kaluar pas urdhëresës së Kryeministrit Albin Kurti dhe nënshkrimit të Ministres së Jashtme Donika Gërvalla, nën presionin ndërkombëtar të kushtëzuar me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, është akt i papranueshëm dhe i dëmshëm për interesat kombëtare. Ky proces nuk është thjesht një çështje teknike kadastrale, por një vendim politik që prek drejtpërdrejt sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Non-paperi që paralajmëron infiltrimin e Rusisë dhe Serbisë për krijimin e një mikroshteti rreth Manastirit të Deçanit, vetëm e vërteton se pas këtyre vendimeve nuk qëndron nevoja për mbrojtje të lirisë fetare, por interesa të huaja politike që synojnë copëtimin e Kosovës dhe dobësimin e shtetësisë së saj. Për këtë arsye, çdo akt i faljes së pronave publike dhe regjistrimi i tyre në emër të Manastirit, duhet të konsiderohet antikushtetues, antikombëtar dhe në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Deçanit dhe të Kosovës.
Institucionet e vendit duhet të marrin përgjegjësinë për të mbrojtur pasurinë publike, të rikthejnë në pronësi të Kosovës pronat e tjetërsuara padrejtësisht dhe të ndalin çdo përpjekje për krijimin e një “mikroshteti” brenda territorit tonë. Vetëm kështu ruhet stabiliteti, sovraniteti dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës.

Mitologji në vend të demokracisë

0

Nga: Isuf Bajraktari

Kuvendi nuk mund të funksionojë mbi mite historike e retorikë ideologjike, por mbi institucione dhe përgjegjësi konkrete.

Në seancën e fundit të Kuvendit, dështimi nuk u mbulua me argumente institucionale, por me retorikë të ngarkuar ideologjikisht dhe me simbole historike të keqpërdorura. Demokracia nuk ndërtohet mbi mitologji, por mbi institucione funksionale, përgjegjësi dhe transparencë ndaj qytetarëve.

Në lexim të kujdesshëm të deklaratave të bëra pas seancës, vërehet qartë se nuk kemi të bëjmë me analiza të fakteve politike apo institucionale, por me tekste të mbushura me ngarkesa ideologjike dhe me përpjekje për ta veshur realitetin me mite historike, duke shmangur qëllimisht esencën e debatit shoqëror e parlamentar.

Përdorimi i figurave të lavdishme kombëtare dhe i emrave me peshë historike për ta justifikuar dështimin e sotëm politik nuk është gjë tjetër përveçse një tentativë për të maskuar mungesën e përgjegjësisë dhe të transparencës. Është një metodë e vjetër, kur mungon argumenti real dhe kur mungon llogaridhënia konkrete, zëvendësohet me simbolikë dhe akuza të përgjithshme.

E vërteta është se bllokimi i konstituimit të Kuvendit nuk ka të bëjë as me emrat e nderuar që përmenden, as me figurat e historisë së lavdishme. Ka të bëjë thjesht e vetëm me qasjen aktuale të forcave politike, të cilat kanë detyrim t’i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe jo të fshihen pas narrativave të ndërtuara mbi frikëra apo mitizime.

Demokracia nuk matet me përdorimin e figurave kombëtare në fjalime, por me aftësinë për të respektuar proceset, për të ndërtuar institucione funksionale dhe për t’i shërbyer interesit publik. Sovraniteti, integriteti dhe barazia para ligjit nuk afirmohen me akuza të shpërndara pa bazë, por me vepra konkrete dhe qeverisje të përgjegjshme.

Çdo përpjekje për ta portretizuar opozitën si armike të lirisë, të sovranitetit apo të popullit, është tentim i rrezikshëm për ta polarizuar opinionin dhe për ta fshehur mungesën e kapaciteteve qeverisëse. Në demokraci, opozita nuk është as armiqësi dhe as pengesë e kombit, por është instrument i domosdoshëm i kontrollit dhe balancës institucionale.

Prandaj, e vërteta nuk qëndron në tekstet e mbushura me ngarkesë ideologjike. Përmes retorikës së tillë, kërkohet të fshihet realiteti politik dhe t’i largohet qytetarit vëmendja nga problemet reale të vendit. Kosova ka nevojë për institucione që funksionojnë, për demokraci substanciale dhe për një qeverisje që respekton të gjithë qytetarët – jo për mitologji që e ndajnë shoqërinë dhe kthejnë debatin politik në retorikë të zbrazët.

Manastiri i Deçanit: Trashëgimi shqiptare e rrëmbyer nga mitologjia serbe?!

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Për t’u përgjigjur kësaj dileme, që në të ardhmen mund edhe të bët realitet, sepse, shteti serb prej formimit të tij gjithnjë ka përpiluar Projekte nga më të ndryshme në mënyrë që ta (keq)përdor këtë”fakt” si argument fuqizues për të kontestuar si lashtësinë arbërore të shqiptarëve ashtu edhe për ta legalizuar ambicien dhe synimin e vetë si një “tapi” relevante për të legjitimuar sundimin mbi këto troje. Por, meq nuk jam historian dhe nuk kam aq kohë për t’i kushtuar vëmendje kësaj teme, po bëjë një përpjekje modeste sociologjike për ta kuptuar si qëllimin ashtu edhe intencën e mbijetuar hegjemone serbe. Në anën tjetër, nuk kam hasur ndonjë analizë e tillë shkencore që të jetë shtruar ndonjëherë në shkencat sociale shqiptare.

Fillimisht duhet konstatuar se; Manastiri i Deçanit, i ndërtuar mes viteve 1327–1335 gjatë mbretërimit të Stefan Deçanit, përbën një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë fetare e kulturore të epokës mesjetare. Si i tillë, ky Manastir përherë ishte “mollë”sherri, sidomos me narrativat, se kujt në fakt i takon; serbëve, shqiptarëve apo dy etnive së bashku? Ekzistojnë dy “narrativa” kryesore! Njëra, shqiptare, e heshtur dhe e mbuluar me pluhurin e harresës dhe ajo serbe që mbrohet edhe sot me ngulmë si nga shtet serb, ashtu edhe nga ligjet ndërkombëtare (UNESKO). Sipas, “narratives” serbe, ai është dhe mbetet “djep”i shtetit, kombit dhe ortodoksisë sllave në trojet arbërore(se ende termi shqipta nuk përdorej!). Kurse sipas “narratives” shqiptare, ky objekt që u ngritë me pietet (ngase, toponimi ishte me origjinë antikiteti) vjen nga fjalët shqipe; “Deçan” nga fjala shqipe deç = dele, dhe përherë kishte banorë arbërorë. Kete e dëshmon edhe Arkitekti italian (Françesko de Pirmonte) me famë botërore, ku të njejtin e identifikon si një vlerë (jo vetëm të një etnie apo race!) të përbashkët të ortodoksizmit të hershëm. Sot ky Manastir, në institucionet ndërkombëtare, çka është hendikap i llojit të pa parë, konsiderohet ekskluzivisht pronë dhe monument ortodoksisë serbe!? Ndërkaq, nëse e analizojmë nga “dioptëria” e sociologjisë së njohjes, i njejti përveç tjerash është edhe një trashëgimi, pra, një lloj “zone kufitare” e kujtesës (memory frontier) që meriton me argumente të reja historike të verifikohet, e që dorën në zemër na kanë munguar edhe shkaku i rrebesheve pushtuese. Por, që kujtoj se duhet t’i amputohet edhe “narrativa” e historisë etnike shqiptare. Detyrë kjo e historianëve tanë të rinjë që duhet urgjentisht ta rishkruajnë historinë tonë, jo vetëm ate mesjetare por, edhe këto të rejat.

Tani, ajo çfarë Jam kureshtar ta kuptojë ka të bë bë me faktin, se si është e mundur që një monument i verifikuar edhe me “vulën” ndërkombëtare, të mos ketë asnjë “diagnozë të vetme sociologjike, e antropologjike? Sepse, trendi i fuqizimit të “narratives” serbe, ende po vazhdon me ritëm të njejte, në mënyrë që argumentet;demografike (popullësia), territoriale dhe realiteti i ri i krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të minimizohet deri në ekstrem!? Por, cilat janë modelet apo paradigmat që po e “mirëmbajnë” edhe në këte kohë këtë “narracion” që nesër mund t’i shkaktoj kokédhimbje interesave tona shtetërore e kombëtare!?

1. Modeli i një “Jerusalemi serb ”, në trojet shqiptare;

Sipas kësaj paradigme sociologjike, Manastiri i Deçanit, projektohet, imponohet dhe futet në mënyrë ciklike, si nga; politika, diplomacia, antropologjia, liturgjia e madje edhe nga gjeopolitika, si një monument i shenjët puro serbo-ruse.! Shikuar nga kjo perspektivë, çdo qeveri e tanishme dhe e ardhshme e gëzon të drejtën absolute dhe monopolin e theksuar; moral, etnik e fetar për ta vazhduar forcuar narrativën e “trashëgimisë së rrezikuar” mbi këte objekt! Pra, edhe té drejten etnike (që mund të kontestohet lehtësisht me një “briske kirurgu” sociologjik, i cili do ta vërtetonte se përveç etnisë serbe egzistonte edhe ajo arbënore dhe etnive tjera… në këte periudhë që serbët ia kanë imponuar jo vetë audiencës shkencore rajonale, por, edhe asaj ndërkombëtare!? Cilat janë pasojat e kësaj paradigme; betonimi i bindjes se ky monument e trashëgimi fetare e kulturore u takon ekskluzivisht serbëve dhe se ata për ta mbrojtur këtë të drejte legjitime, duhet ta gëzojnë një “ombrellë” mbrojtëse juridike të ngjashme me “zonat e mbrojtura” që në një të ardhme të mund të fitojë edhe elemente të një entiteti të posaqëm quazi-shtetëror! Ata që rezonojnë me këte logjikë, kuptojnë se; nuk është i rastësishëm as Asociacioni, e as superdiskriminimi i pa parë ndokund pozitiv i një pakice me 3%!?

2. Modeli i një “Getoizimit të ri fetar”;

I cili me vazhdimin e thelllimit përçarjes dhe mosdurimit etnik, opsion ky që gjitha qeveritë serbe prej mbarimit të luftës e kanë ndjekur me përpikëri milimetrike, mund apo veç ka arritur të krijojë përshtypjen te Brukseli dhe Uashingroni për një natyrë multietnike, e multireligjioze në Kosovë. Absurdi i absurdeve!? Në mënyrë që në fazat e ardhshme me një Asociacion (që mjerisht është nënshkruar më 2013/2015) dhe me një “tapi” të re rreth Manastirit, që pashtu mjerisht u nënshkrua nga Qeveria Kurti, mund të krijohet një tamponë zonë e mbyllur, ku kontrolli real i cilës do aeveri kosovare do reduktohej në minimum. Për të mos thënë edhe fare!Hipotetikisht, çfarë mund të prodhoj” për pasojë kjo paradigmë; Një “territor të ngrirë” e identik me rastin e Transnistrisë apo Nagorno-Karabakun. Ky skenar, që jam shumë i bindur, kurrën e kurrës nuk do ia shuante ambicien e gjeneratave të reja serbe, për një rikthim triumfal në “Jerusalemin serb” apo “djepin e ortodoksise” sllave në Kosovë.

3. Modeli i “riinstrumentalizimit gjeopolitik”;

Nuk duhet harruar asnjëherë që Serbia, anipse kanë kaluar 26 vite nga çlirimi i Kosovës nga zgjedha e ortodoksisë serbe, ende në Preambullë të Kushtetutes së saj figuron Kosova si “pjesë integrale”(!?), e tërësisë së Republikës”!? Dhe tani, nëse, Rusia ashtu siç bëri në rastin e Ukrainës, fillon ta përdorë rolin dhe autoritetin e fuqishëm të Kishes, për ta ndërtuar një “pikë referimi”, pra, për ta rikthyer ndikimin e saj në Ballkan, shumë lehtë në një mengjes mund të kërkojë një status të veçantë për Manastirin e Decanit të tipit të një ambasade unike territoriale fetare!? Çfarë reperkusionesh do mund të prodhoj një insistim apo kërkesë absurde e Moskës, për Kosovën? Pasojat, as që mund të imagjinohen! Ngase, një kërkesë e me siguri edhe insistim i re gjeopolitik që në transaksionet e ardhshme, asesi s’përjashtohet, ky monument e trashëgimi që ka edhe mbrojtje të UNESKO-s, do shndërohej me lehtësi, ashtu sikurse Asociacioni në një “kalë aktiv Troje” që definitivisht do e varroste si shtetësinë e Kosovës dhe raportet e çelnikosura me Ameriken e botën perëndimore, ashtu edhe bashkimin kombëtar. Kështu që politikanët shqiptar andej e këndej kufiri, duhet të jenë shumë vigjilent dhe të kujdeshem, e të mos shkojnë me “duar në xhepa”, në bisedime të kota…, në rast se debatohet për këte tematikë tejet të ndieshme e serioze në fazat afagjata.

Shtigjeve të heshtjes dhe mospajtimit rreth ditarit tim të grabitur nga UDB-a

Nga  Nafi  ÇEGRANI

(Përkthimi në gjuhën shqipe):

“E vërteta ndoshta në ditar

Në bodrumin e ndërtesës në Shkup, ku banonte Nafi Çegrani, milicia zbuloi në një qese plastike një “armatime” dhe një ditar të trashë të shkruar me dorë. Ndoshta i akuzuari në ato faqe ka rrëfyer një pjesë të së vërtetës për veten e tij.”

E vërteta e fshehur në ditar

Në bodrumin e errët të një ndërtese të Shkupit, ku strehohej Nafi Çegrani, milicia gjeti të mbështjellë në një qese plastike një “armatime” dhe një ditar të trashë, të shkruar me dorë. Në ato faqe, të kapura nga duar të trazura kohe, mund të ishte fshehur një pjesë e së vërtetës së tij. Ndoshta aty, midis rreshtave të mbushur me dhimbje e mendime, i akuzuari kishte rrëfyer atë që nuk mund të thuhej dot me zë – të vërtetën për vetveten.

Ditar i grabitur – e vërteta e fshehur

Në verën e rëndë të vitit 1981, kur mbi shqiptarët rëndonte hija e policisë dhe e UDB-së, në Shkup ndodhi një akt që sot tingëllon si skenë e një drame të zymtë historike: grabitja e ditarit tim personal. Në bodrumin e ndërtesës ku banoja, milicia jugosllave, e udhëhequr nga shërbimet sekrete, futi duart në një qese plastike ku ndodheshin disa shënime, të cilat ato i quajtën “zbrojevka” – armë – dhe krahas tyre, një ditar të trashë, të shkruar me dorë.

Ky ditar nuk ishte as “provë”, as “rrezik për shtetin”. Ishte vetëm zëri im i brendshëm, kujtesa ime, dhimbja ime, pyetjet dhe përgjigjet që nuk mund të shpreheshin me zë në një shoqëri të shurdhër. Ishte hapësira ku njeriu shkruante me besim se të paktën letra nuk tradhton. Por edhe letra, e kapur nga duart e policisë, u bë “faj”.

Revista beogradase Ilustrovana Politika më 1981 e botoi këtë ngjarje si një sensacion të vogël propagandistik: “Ndoshta i akuzuari në ato faqe ka rrëfyer një pjesë të së vërtetës për veten e tij.” Kështu shkruante ajo. Por çfarë të vërtete? Të vërtetën time intime, të cilën ata e quajtën të rrezikshme. Të vërtetën e një njeriu që donte ta ruante dinjitetin dhe identitetin e tij, që besonte se shkrimi është një mbrojtje kundër harresës.

Grabimi i ditarit tim ishte më shumë se një akt policor. Ishte një tentativë për të shuar kujtesën, për të kontrolluar edhe ëndrrat e një njeriu. Por asnjë aparat, asnjë shërbim sekret, nuk mund ta burgosë fjalën e shkruar deri në fund. Sepse ajo mbijeton si dëshmi.

Sot, kur e kujtoj atë moment, e shoh ditarin tim të grabitur si një simbol: simbol i kujtimeve të vjedhura, por edhe i një të vërtete që nuk mund të fshihet. Ai ditar ishte gjyqi im i parë me historinë – dhe historia, sado që u përpoqën ta heshtin, po e thotë të vërtetën, duke përfshirë kontekstin e vitit 1981, bastisjet, arrestimet dhe propagandën jugosllave.

Zbardhja e kontekstit politik të vitit 1981, bastisjet, arrestimet, propaganda e regjimit jugosllav, dhe mënyra se si u përdor grabitja e ditarit tim si “provë”, për çfarë, për çka?

…Viti 1981 mbetet një pikë kthese në historinë e shqiptarëve në Jugosllavi. Demonstratat studentore në Kosovë u përhapën si rrufe në qiell të hapur, duke kërkuar liri, barazi dhe të drejta kombëtare. Pushteti reagoi me dhunë, duke vendosur një gjendje të jashtëzakonshme të heshtur: arrestime masive, bastisje, gjyqe të montuara.

Në këtë atmosferë ndodhi edhe bastisja në Shkup, në banesën ku unë jetoj. Organet e policisë dhe UDB-së, të udhëhequra nga logjika e paranojës politike, zbuluan në bodrum një qese plastike ku gjendeshin disa shënime që u quajtën “zbrojevka” – sikur të ishin armë. Krahas tyre, ata sekuestruan ditarin tim personal, një libër të trashë, të shkruar me dorë.

Revista beogradase Ilustrovana Politika e paraqiti ngjarjen me titullin ironik: “Istina možda u dnevniku” – “E vërteta ndoshta në ditar”. Sipas saj, ndoshta i akuzuari kishte rrëfyer aty një pjesë të së vërtetës për veten. Ishte një mënyrë për të krijuar imazhin e një “faji të pranuar”, për të mbushur boshllëkun e akuzave të fabrikuara.

Në të vërtetë, ditari nuk ishte as “provë”, as “rrezik”, sepse unë dijë se çfarë kam shkruar në të, di cila është brendia e tij nga vitet e kaluara, nga momente, përshtypje dhe mbresa të mia të cilat i kam vë në reshta ditari, të gërshetuara edhe mendimet dhe qënbdrimet e mia, për mos i lënë anash as ato ideolohgjike e politike të koës. Ishte thjesht një dëshmi intime, një fletë kujtese ku unë shkruaja për botën time shpirtërore, për përjetimet dhe pyetjet që nuk guxoja t’i thosha me zë apo publikisht nga droja që kisha nga agjenturat jugosllave e veçmas nga  UDB-a, si një ish-zyrtar I tyre që isha dikur, sepse , isha i vetëdijshëm për rrëzikun që kisha përballë dhe survejimet e tyre të fshehta, në veçanti me arratisjen time në SHBA. Ata nuk ishin dakort me botkuptimet e mia dhe qëndrimet  me motive politike që kisha si shqiptar dhe  ata lehtë mund ta  ngritnin  këtë si një akt apo veprim  armiqësor ndaj meje.

Kështu, një shënim i brendshëm u shndërrua në “krim politik”. Një dorëshkrim i padëmshëm u paraqit si kërcënim për rendin shtetëror, siç po ndodh me Ditarin tim të konfiskuar.

… Ditarët gjithmonë janë më shumë se fletë të shkruara. Ato janë hapësira të heshtura ku njeriu flet me vetveten, aty ku shpirti gjen strehë nga dhuna e jashtme. Në to, njeriu rrëfen ato që nuk mund të thuhen dot në publik.

Ditarin tim e grabitën për ta kthyer në “provë”. Por, në të vërtetë, ai ishte një pasqyrë e shpirtit. Ishte një hije që fliste për të vërtetat e heshtura të kohës. Në secilën faqe, midis fjalëve të thjeshta, jetonte një njeri që kërkonte të mbetej i lirë, të ruante dinjitetin e tij, të ruante kujtesën e vet kombëtare.

Kur e kujtoj sot atë moment, e shoh si simbol: pushteti i dhunshëm jo vetëm që burgoste trupin, por edhe mendimin; jo vetëm që ndalonte fjalën publike, por edhe shkrimin e fshehtë. Në sytë e tyre, edhe një ditar ishte armë.

Por, në fakt, grabitja e ditarit e ktheu atë në një dokument historik. Ai nuk u zhduk – sepse edhe mungesa e tij flet. Mungesa është dëshmi. Ai ditar i zhdukur është një kujtesë e grabitur, por edhe një e vërtetë e pavdekshme.

Në fund, as UDB-ja, as gjykatat e saj nuk arritën ta shlyejnë atë çfarë isha. Ditarin tim e grabitën, por fjalën time nuk arritën ta shuajnë. Ajo fjalë sot del si dëshmi – jo vetëm e dhimbjes sime personale, por edhe e fatit të një populli që kërkoi lirinë e vet.

Bastisja dhe propaganda e fshehtë e UDB-së

… Pra, në vitin 1981, pas shpërthimit të demonstratave studentore në Kosovë, aparati shtetëror jugosllav mobilizoi të gjitha mekanizmat e kontrollit për të shuar çdo zë kritik, çdo shenjë mosbindjeje dhe çdo thërrime lirie shpirtërore. Valët e represionit nuk ndalën vetëm në Prishtinë apo në qytetet e Kosovës, por prekën edhe Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibër e viset shqiptare të Maqedonisë.

Në këtë atmosferë u krye bastisja ndaj meje. Në bodrumin e banesës sime, policia dhe agjentët e UDB-së gjetën një qese plastike. Brenda saj kishte disa shënime të thjeshta që ata i quajtën “zbrojevka” – një fjalë që do të thoshte “armë” – dhe një dorëshkrim të trashë: ditarin tim personal.

Revista beogradase Ilustrovana Politika botoi më 1981 një copëz të shkurtër, që e shndërroi këtë ngjarje në një sensacion propagandistik:

“U podrumu zgrade u Skoplju gde je stanovao Nafi Čegrani milicija je u jednoj plastičnoj kesi otkrila ‘zbrojevku’ i podeblji rukom pisani dnevnik. Možda je optuženi na tim listovima ispričao deo istine o sebi.”
(Në bodrumin e ndërtesës në Shkup ku banonte Nafi Çegrani, milicia zbuloi në një qese plastike një ‘armatime’ dhe një ditar të trashë të shkruar me dorë. Ndoshta i akuzuari në ato faqe ka rrëfyer një pjesë të së vërtetës për veten e tij.)

Ky tekst i shkurtër, i hedhur në një revistë popullore, ishte në të vërtetë pjesë e një strategjie: të diskreditonte, të krijonte imazhin e një “armiku të brendshëm” që vetëpranohej përmes shkrimeve të tij intime. Ditarin tim e shndërruan në “provë faji”, një provë të cilën nuk e kuptuan dhe nuk mund ta kuptonin kurrë.

Ditarët nuk janë dokumente politike, por dëshmi intime. Ata janë hapësira ku njeriu flet me vetveten, ku përshkruan ankthin, ëndrrat, shpresat, të pathënat. Janë letërsi e shpirtit dhe jo armatim.

Ditarin tim e grabitën për ta përdorur kundër meje. Në sytë e tyre, çdo rresht që nuk i përshtatej ideologjisë ishte një thikë, çdo mendim i lirë ishte një plumb. Pushteti nuk mund ta duronte dot fjalën e brendshme, sepse edhe ajo, e mbyllur në faqe letre, kishte fuqinë të thërriste liri.

Ata harruan një gjë të thjeshtë: se asnjë aparat policor nuk mund ta shuajë shpirtin e njeriut. Ditarin mund ta konfiskojnë, mund ta fshehin, por ai mbetet dëshmi. Mungesa e tij flet po aq fort sa prania.

… Metoda e grabitjes së dorëshkrimeve nuk ishte rastësi. UDB-ja dhe shërbimet e tjera jugosllave kishin një praktikë të njohur: çdo shënim, çdo poezi, çdo ditar personal i shqiptarëve interpretohej si “propagandë armiqësore” ose “thirrje për nacionalizëm e irredentizëm”.

Shumë të rinj shqiptarë në Kosovë e Maqedoni u dënuan për shkrime në fletore shkollore, për poezi që flisnin për flamurin, për kujtime që përmendnin Shqipërinë. Në këtë logjikë, edhe ditari im personal u shndërrua në “armë”.

Revista Ilustrovana Politika, duke cituar policinë, nuk kishte për qëllim informimin, por frikësimin. Ajo përpiqej t’i thoshte opinionit jugosllav: “Shikoni, edhe shkrimet personale të këtyre njerëzve janë rrezik.”

Kjo ishte mënyra se si aparati i propagandës ushqente narrativën e tij: shqiptarët paraqiteshin si kërcënim i vazhdueshëm, edhe kur shkruanin vetëm për veten.

Për mua, ditari i grabitur nuk ishte thjesht një fletore e humbur. Ai ishte një pasqyrë ku shihja veten dhe kohën time. Ishte një kujtesë e brendshme që regjimi kërkoi ta shlyejë.

Por, në fakt, grabitja e ditarit i dha atij një jetë tjetër. Nga një dorëshkrim i thjeshtë ai u kthye në metaforë të kujtesës së vjedhur, të së vërtetës së fshehur. Ai sot është dëshmi jo vetëm e jetës sime, por e fatit të një populli që kërkoi të mbijetojë.

Në faqe të tij mund të kenë parë rrëfime për dhimbjen, për shpresën, për dashurinë ndaj vendit tim, për etjen për liri. Këto gjëra për ta ishin “rrezik”. Për mua ishin thjesht të vërteta njerëzore.

 Ditar që nuk u përfundua !

Sot, kur e kujtoj bastisjen, e shoh ditarin tim të grabitur si simbol të një kohe ku edhe fjalët e heshtura të një njeriu përktheheshin në “armë”. Por e vërteta është kjo: ai ditar nuk u shua. Ai vazhdon të jetojë në kujtesën time, në fjalën time, në librat e mi.

Asgjë nuk mund ta shuajë fjalën që vjen nga thellësia e shpirtit. UDB-ja e grabiti, gjykatat e montuara e përdorën si “provë”, propaganda e përçudnoi, por koha e riktheu si dëshmi. Sot, ai ditar i grabitur është një aktakuzë e gjallë kundër padrejtësisë dhe një fletë e pavdekshme e së vërtetës sime.

…Ditarin tim e kisha nisur shumë kohë më parë, jo si një libër të zakonshëm kujtimesh, por si një fletore të mendimeve dhe dëshmive të mia. Në të shkruaja për jetën time para dhe pas arratisjes sime në Amerikë, për kthimin dhe përballjet që kisha me disa nga figurat më të errëta të aparatit jugosllav të sigurisë.

Faqet e tij mbanin emra konkretë: Nikolla Ilievski, shef i sektorit II të SDB-së, i njohur për arrogancën e tij shoviniste; Kiro Koshtanov, drejtor i Punëve të Përgjithshme të Sekretariatit për Punë të Brendshme të Maqedonisë; e deri te strukturat e KOS-it ushtarak të APJ-së. Unë nuk shkruaja vetëm përshtypje të thjeshta, por edhe analiza të hollësishme mbi praktikat e tyre, përplasjet që kisha pasur, metodat e shantazhit e të presionit që ata përdornin.

Në ato faqe përfshija edhe aspekte statistikore – përqindjet e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi – që pasqyronin realitetin demografik të rajonit. Ky realitet, i mohuar dhe i shtrembëruar nga regjimi, ishte i padurueshëm për ta. Në ditar ishin shënuar gjithashtu mbresat e mia para dhe pas vdekjes së Titos, kur sistemi filloi të dridhej në themelet e veta.

Pra, ditari nuk ishte thjesht “intim”. Ai ishte një dosje e heshtur, një arkiv i vogël personal që unë e kisha nisur të ndërtoj si akt kujtese dhe si një rrëfim për historinë shqiptare.

Gazetat jugosllave të viteve 1981–1982 janë plot me shembuj të kësaj linje:

Politika (Prill 1981): “Uhapšeno više od 600 lica zbog kontrarevolucionarnih aktivnosti u Prištini i drugim mestima na Kosovu.”

Borba (Maj 1981): “Separatističke grupe u Tetovu i Gostivaru deluju po nalogu neprijateljske emigracije.”

Nova Makedonija (Tetor 1981): “Kod određenih lica pronađeno je oružje, neprijateljska literatura i dnevnici sa irredentističkim sadržajem.”

Këto shkrime konfirmojnë modelin: çdo shprehje e lirë intelektuale, çdo dokument privat që sfidonte narrativën zyrtare, kthehej në “provë” kundër shqiptarëve.

Ditar i grabitur nga bodrumi i Shkupit nuk është thjesht kujtesë personale. Ai është dëshmi e dhunës së strukturave të UDB-së ndaj intelektualëve shqiptarë, dëshmi e një kohe kur edhe fjala e shkruar në një bllok privat konsiderohej kërcënim për shtetin. Sot, edhe pse ai ditar mungon fizikisht, rrëfimi i tij vazhdon të jetojë në kujtesën tuaj dhe në të vërtetën që del në dritë.

Historia ime është vetëm njëra nga qindra që presin të dokumentohen. Sepse padrejtësia e harruar nuk shuhet – ajo kthehet, përsëritet, bëhet plagë e re mbi trupin e kombit.

Dinjiteti nuk matet nga gjykatës të shantazhuar, as nga aktvendime të fabrikuara në zyrat e errëta të UDB-së. Dinjiteti matet nga ndërgjegjja e njeriut dhe nga gjykimi i historisë.

Edhe kur drejtësia ligjore dështon, dëshmia mbetet. Ajo mbetet si kujtesë, si gur varri mbi të pavërtetën, si paralajmërim për brezat që vijnë dhe si thirrje e pashuar për një drejtësi të vërtetë.

Ditarin tim e morën, e grabitën, e konfiskuan dhe ndoshta e fshehën në ndonjë sirtar apo kacaforte për mos pa më dritën e diallit, ose ndoshta disa faqe të tij i kanë hequr qëllimisht, ose ndoshta sa e sa faletëza të shkruara me dorën time i kanë përdhos nga inati, por shpirti i asaj dëshmie që e mbaj kaq të freskët në kokë dhe në mendimet e mia të gjalla nuk mund të konfiskohet apo zhduken. Do ti shkruaj dhe rishkruj sërish në memoaret e mia. Sepse çdo fjalë e shkruar nuk ishte vetëm rrëfim personal, por ishte pjesë e së vërtetës së një populli që kërkonte rrugën e Diellit dhe dritës, të jetonte i lire në trojet e veta etnike shekullore.

Kontributi por edhe Paradoksi Shqiptar: Shen Albani- dhe Al-Albani

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Është rastësi? Është shumë interesante që populli shqiptar ka dhënë contribute jo vetëm luftarake duke filluar nga  Heronjtë e Trojës, nga Aleksandri i Maqedonise, Pirro i Epirit, Kostandini i Madh, Gjergj Kastrioti  Madh, Merkur Bua, Napoleon Bonaparti, e plot të tjerë në luftrat për pavarësi dhe liri.

Interesant është fakti që populli shqiptar ka dhënë kontribut edhe në Martirët dhe Shënjtorët e të dy feve Kryesore, qofshin ato Katolike me  disa Papë më të shquarit Papa Klementi dhe Shën Albani. Sidoqoftë edhe në fenë islame kemi idalistë dhe klerikë të shquar që përhapën fenë islame.

Dy nga Martirët më të spikatur që kishin të njëjtin emër por se ishin me dy religjione të kundërta ishin Shën Albani me origjinë ilirike dhe Al Albani një shqiptar nga Shkodra. Shkurtimisht jeta e dhe vepra e tyre jo për Shqipërinë por për Fenë në Botë, sepse Shën Albani përhapi kristianizmin në Britani ku dhe u martirizua, po ashtu dhe AL-Albanin ishte nje teolog Islam i famshëm në një nga degët e islamit-Salafizmi.

SHEN ALBANI- ishte martiri i parë i krishterë në Britani. Besohet që vdiq rreth vitit 304, gjatë kohës së Dioklecianit. Karriera e tij e krishterë ishte shumë e shkurtër, sepse u egzekutua nga Romakët gati fill pas konvertimit. Atij iu pre koka. Në literaturën kishtare si të asaj katolike, anglikane dhe orthodokse nuk shpjegohet drejt që ky ishte një alban, pra me origjinë nga Albania-e atëhershem apo iliria.

Albani ka jetuar në fillim të shekullit të tretë në qytetin romak të Verulamiumit.   Kur oficerët erdhën në shtëpinë e Albanit, ai veshi veshjet e priftit dhe e dorëzoi veten. Shën Albani u torturua dhe u martirizua në vend të priftit, në kodrën ku tani ngrihet Katedralja e St. Alban. Data tradicionale e martirizmit të tij është 303 ose 304

Shën Albani u konsiderua prej kohësh si një shenjtor martir i vërtetë, protomartiri i Britanisë, dhe për pjesën më të madhe të polemikave të shekullit të 20-të u përqëndruan në datën e martirizimit të tij

Shen Albani kujtohet në Kishën e Anglisë me një Festival të Vogël më 22 Qershor dhe ai vazhdon të nderohet në Komunitetet Anglikane, Katolike Romake dhe Ortodokse.

Çdo vit, gjatë fundjavës më të afërt me festën e tij, Katedralja e Shën Albanit pret “Pelegrinazhin e Albanit”, me kukulla të mëdha që risjellin ngjarjet e martirizimit të Albanit rreth qytetit të Shën Albanit .

Përveç abacisë së tij, kishat në Angli kushtuar Shën Albanit përfshijnë ish- Shën Albanin, Ëood Street në qytetin e Londrës, Kishën e Shën Albanit në Holborn në Londrën qendrore.dhe ky Shënjt nderohet edhe në Zvicër.

AL-ALBANI-. Muhammad Nasir al-Din (1914 – 2 tetor 1999), i njohur gjerësisht si al-Albani, ishte një dijetar islam shqiptar. Një figurë kryesore e Salafizmit, ai përkujtohet për veprat e tij mbi rishikimin e studimeve të hadithit. Al-Albani u arrestua dy herë nga autoritetet baasiste siriane në vitet 1960 për shkak se përhapte Vahabizëm. Më pas, ai dha mësim për tre vjet në Universitetin islamik të Medinës me ftesë të myftiut të madh saudit ibn Baz. Pas kësaj, al-Albani u tërhoq në Bibliotekën Zahiriya në Damask, Siri, dhe më vonë u shpërngul në Aman, Jordani, ku vdiq në vitin 1999.

Nga ana shpirtërore, Albani ishte rreptësisht kundër Tasavufit dhe Sufizmit. Pjesa më e madhe e punës së tij përqendrohej në kritikimin e herezive që, sipas tij, sufistët kishin futur në islam, madje edhe blasfemive të hapura. Ai shkroi një vepër të gjatë mbi Tevasulin, ku dënonte praktikën e lutjes tek shenjtorët e vdekur duke e quajtur atë një formë apostazie – në frymën e ibn Abd al-Ëah’hab.

Al-Albani vizitoi vende të ndryshme për predikime dhe ligjërata – mes tyre Katarin, Egjiptin, Kuvajtin, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ai lëvizi disa herë mes Sirisë dhe disa qyteteve të Jordanisë. Pas ndërhyrjes së ibn Baz-it pranë autoriteteve arsimore saudite, al-Albani u ftua për herë të dytë në Arabinë Saudite për të shërbyer si drejtues i arsimit të lartë në jurisprudencën islame në Mekë.

Më pas, Al-Albani u kthye në Siri dhe pak kohë më vonë u shpërngul në Jordani, ku jetoi pjesën e mbetur të jetës. Ai vdiq në vitin 1999, në moshën 85-vjeçare. Bashkëshortja e tij ishte Umm al-Fadl.

Al-Albani përfaqëson një dijetar idiosinkratik me intelekt të jashtëzakonshëm. Ai kishte mendime të veçanta pothuajse për çdo temë. Edhe pse mund ta quajmë Salafi, ai krijoi një rrugë të vetën brenda Salafizmit – duke u shkëputur nga teologjia e ibn Abd al-Ëahhab, nga jurisprudenca e Hanbalitëve, nga tradita sufi hanbalite dhe nga tradita e hadithit që kishte mbetur në heshtje për shekuj.

Në përfundim mund të them se megjithëse jemi një vënd i vogël Shqipëria ka kapacietete të mëdha intelektuale jo vetëm strategë ushtarakë si më sipër por edhe klerikë të famëshëm për të dy fetë kryesore të botës Kristianizmin dhe Islamin.

Prania e dy emrave të njëjtë por në dy pole të kundërta klerikale Shën Albani dhe Al Albani ndonëse në kohë distancisht të largëta gati prej 2 mijë vitesh, tregon se intelekti i popullit shqiptar është në shumë raste më cilësor se edhe i popujve më të mëdhenj në numur, megjithëse në cilësi nuk ka diferenca.

Një populli i tillë si shqiptarët mesa duket e kishin të pamundur të mbanin vetëm një Fe, pikërisht sepse indivdualizmi i tyre mbetet nga më të spikaturit dhe se shqiptarët lindin në përgjithësi për të komanduar mbase në çdo degë, prandaj nuk ështëe rastësishme thënia e Ahmet Zogullit se: mora titullin `Naltmadhëri` sepse shqiptarët  megjithse të varfër e të rreckosur  kanë potencialin të jenë gjithsecili `Madhëri` kur ju vjen rasti.

Këtë e kanë treguar në Luftën e Trojës, në Perandorinë Romaku, në Perandorinë e Bizantit, në Perandorinë Otomane, madje dhe në ditët e djeshme e të sotme, kur çliruan vëndin pa ndihmën e aleatëve.

Kështu  ndodh edhe në ditët e sotme ku shqiptarët nuk mund të kompaktësohen sepse e kan në trashëgimi- individualitetin e fortë- të jenë NJISH në cdo fushë, pra janw uthull e forte qw prishin enën e vet.

priftipirro2017@gmail.com

Shpresa e djeshme, arroganca e sotme

1

Nga: Isuf Bajraktari

Nga partia që premtoi moral në politikë, tek pushteti që luan me Kushtetutën për të qëndruar në karrige.

Vetëvendosja u ngrit si parti e shpresës. Për vite të tëra, ajo ishte zëri i qytetarëve të zhgënjyer nga manipulimet, bllokadat dhe pazaret e partive të vjetra. Albin Kurti u prezantua si udhëheqës që do ta kthente politikën në moral dhe Kushtetutën në ligj të shenjtë.

Por sot, kur është në pushtet, pamja është tjetër. Rasti i kryesuesit Avni Dehari e tregon më së miri këtë kthesë: nga shpresa e djeshme tek arroganca e sotme. Duke përsëritur votimin e fshehtë për kryetar Kuvendi disa herë, ai e tejkaloi qartë kompetencën. Kushtetuta është e qartë – votim i hapur, tri herë për kandidatin e njëjtë – dhe pikë. U desh ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese për t’ia rikujtuar shumicës se rregullat nuk janë opsionale. Ky nuk është gabim teknik, por shenjë e një mentaliteti: bindjes se Vetëvendosja është e vetmja që ka të drejtë të qeverisë, dhe se çdo pengesë është padrejtësi ndaj saj. Dikur LVV e quante Kushtetuesen “vegël të pushtetit”. Sot, kur gjykata i ndalon manovrat e veta, retorika e saj është e njëjtë si e atyre që dikur i kritikonte. Kosova këtë film e ka parë edhe më 2014, edhe më 2020. Tani është radha e Vetëvendosjes që të bjerë në grackën e pushtetit. Nëse nuk propozon kandidat konsensual, Kuvendi ngec dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja. Jo për shkak të boshllëqeve ligjore, por për shkak të arrogancës politike. Shpresa e djeshme, arroganca e sotme: kjo është pasqyra ku Vetëvendosja rrezikon të mbetet. Dhe qytetari, arbitri i vetëm i demokracisë, nuk harron. Ai e jep mandatin, por edhe e merr. Dhe arrogancën nuk e fal kurrë.

Reagim ndaj Lëvizjes Qytetare “Vatra”, që thirret në emër të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës

0

Nga Idriz M.Hajrullahu

Ky është një reagim për opinion, është një letër e hapur publike, ndaj Kushtrim Kadriut, nga  Lëviza qytetare ’’Vatra’’, në zgjedhje lokale të Kosovës, të caktuara të mbahen më 12 tetor 2025, ka nxjerrë një listë për të garuar për Kuvendin Komunal të Gjilanit. Por JO nuk i ka përfaqësuar të shpërngulurit e aqë më pak  JO nuk e përfaqëson Luginën e Preshëvës. Dhe, herë e quan vetën Kyetar e herë president i inciativës së gjithë qytetarëve pa dallim!?. Nuk e ka iden as vetë që thirret gjoja për të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, JO nuk ka program, statut, as një të vetmen një pikë të programit zgjedhor  për të shpërngulurit.  Asnjëherë nuk i ka përfaqësuar, nuk ishte zëri i tyre, nuk i njehë problemet, nuk ka njohuri bazike, telashet me të cilat për ditë përballen këta banorë.Vetëm i ka mashtruar, dhe vazhdon ti manipulon skajshmërisht se gjoja do ti pajis me dokumenta të Republikës së Kosovës, banorët e Luginës së Preshevës që jetojn në Gjilan.

Për çështjen e të shpërngulurve shqiptarë që jan të vendosur në Gjilan, por të ardhur nga Lugina e Preshevës, nuk është kompetencë e   nivelit lokal të institucioneve,të Kosovës, por çështje e të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës, që jetojn në Kosovë, i përket nivelit qendror si Parlamenti dhe Qeverisë së Kosovës, tjerat jan vetëm mashtrim e manipulim.

Vogëlsia ime, prej një banori të luginës së Preshevës, si i parëndësishëm, pse asnjëherë nuk keni organizuar, debat të hapur me qytetarë pa dorëza e pa filtra.Pse asnjëherë nuk keni ralizuar një statistike, sa baorë të asaj pjesë, jan pa dokumnte të Kosovës.Këso lloj pyetjem, mundë të jen të panumërta.

Nga Gjilani, JO nuk mbrohen banorët nga Presheva, Bujanoci, e Medvegja,kështu degradohet,  fakti është që në statutin e kësaj ngrehin artificiale me përbërje qytetar e jo nga Lugina e Preshevës, nuk ka asnjë simbol, as një shkronj, a pikë  të vetme, që lidhet me të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, që jetojn në Gjilan. Shkurt kjo është një Lëvizje qytetare,dhe vetëm inciativë qytetare, që është në rregull me logjikë të qëndrueshme. Por jo e banorëve të Luginës që jetojn në Gjilan. Më së paku për të shpërngulurit, ishte dhe mbetët, kundër interesave të tyre jetike. Nuk ka qasje, nuk ka vullnet, as dije të mirret, me të shpërgulurit.

Nga  një  Shoqatë e të shpërngulurve, në një  iniciativë për gjithë qytetarët-Partia Politike ’’Vatra’’   

Fillimisht, dua të jap disa shenime të bazuara plotësisht dhe fundë e krye në fakte, dëshmi, prova që kan relavancë në këtë reagim publik. Lëvizja aktualisht e ashtuquajtur qytetare ’’Vatra’’, ishte  quajtur Shoqata e të shpërngulurve nga Presheva, Bujanoci, e Medvegja, që jetojn në Gjilan. Ishte themeluar në vitin 2005, është regjistruar në   Departamentin për Organizata Joqeveritare-Ministria e punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.  Kjo Shoqatë kishte një përbërje që grumbullonte intelektual, dhe veprimtarë, me pretendimin që kjo Shoqatë të shtrihet edhe në Prishtinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, e gjetiu. Shoqata sipas statutit të themeluar, ishte organizim joqeveritar, jopolitik, demokratik, jofitimprurës, kulturore, humanitare, edukative, arsimore, shëndetësore dhe sportive e të shpërngulurve nga Lugina e  Preshevës, të vendosur në Komunën e Gjilanit.

Pra, ideja ishte të shtrihet në gjithë Kosovën, jo të mbetëtë vetëm në Gjilan, dhe jo të shëndrohet në subjekt politik, dhe jo të ndërron emrin herë Shoqatë, e pastaj Lëvizje, herë inciativa qytetare e Gjilanit, për të përfunduar në një Lëvizje qytetare,që nënkupton për gjithë qytetarët pa dallim që jetojn në Gjilan, që do të trajtoj edhe të drejtat e pakicave në Gjilan  dhe kështu vetëm emri i ashtuquajtur ’’Vatra’’ i ka mbetur, asgjë tjetër që ishte, dhe që do të duhej të ishte. Po ashtu dua të rikujtoj, se para se të themelohet në vitit 2005, kjo Shoqatë, në Kosovë, ishin themeluar, dhe kan zhvilluar aktivitete edhe Shoqata tjera, që nënkupton se kishte së funksionalizuar edhe Këshilla, Lëvizje, Organizata, Klube, Forume e të ngjashme.  Kjo vërtetohet edhe sipas referencës së Departamentit të Organizatës Joqeveritare-Ministria e punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.  Pas shumë diferencimeve, përjashtimeve, nepotizimit, linqimeve, më 3 nëntor të vitit 2013, kjo Shoqatë shëndrrohet në parti politike dhe garon me numrin 72, iniciativa qytetare Lëvizja ’’Vatra’’, për Kuvendin Komunal të Gjilanit, të dhënat e verifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës. Gjatë mandatit të kësaj legjislature 2013-2017, për të vazhduar në legjilaturën e dytë të radhës 2017-2021, legjilatura 2021-2025, dhe kandidimi për legjilaturën 2025-2029, në tri legjilatura kishte nga një  Këshilltarë Komunal të vatrës  në Kuvendin e Gjilani, që mori vota nga kjo inciativë, ishte në kuptimin gjithfare, por asesi jo  nuk ngriti, jo nuk shtroi, jo nuk  debatoi për të shpërngulurit që jan të vendosur në Gjilan. Pra 3  mandate të plota i shpenzuan, për interesa të ngushta  personale, pa asnjë kontribut pa asnjë merit për të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, që jan të vendosur në Gjilan.

Asambleisti nga Partia Politike ’’Vatra’’, nuk u ndëgjua asnjëherë, nuk foli asgjë, nuk inicoi asnjë inciativë, nuk procedoi as  një debat, asnjë diskutim, nuk parashtroi asnjë edhe një pyetje të vetme, nuk adresoji së paku një rekomandim, jo nuk hartoi asnjë edhe një  shkresë drejtuar  nivelit lokal, Komunës së Gjilanit,  për të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës.

Nëse ka ndërmarrë, së paku një veprim të vetëm, nëse ka iniciuar një hapë, sa do të vogël, lirisht të dal dhe të promovoj publikisht. Të gjitha kontributet e më hershme jan përvetësuar nga ’’Vatra’’, jan vjedhur, jan ndryshuar, i jan bartur si merita Partisë Politike ’’Vatra’’, pa asnjë pikë turpi.

Asnjë nga inciativat, gjithë meritat tentohet ti apostrofohen si gjoja  të vatrës, pa asnjë kontribut të vetëm 

Bazuar,në dëshmit dhe shenimet tani që po publikohen, para se të miratohet Rezoluta me nr.04-R-011/2013, datë 6 qershor e vitit 2013, nga Parlamenti i Kosovës, para se të  formohet  Komiteti për  Bashkëpunim Ndërkufitarë në kuadër të Kuvendit Komunal të  Gjilanit më 27 qershor 2013, para se të të nxirret vendimi  nga Kuvendi Komunal i Gjilanit   më 30 dhjetor 2014, mbi hapjen e zyrës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, në kuadër të administratës së Gjilanit. Kjo Shoqatë, asnjë inciativ, asnjë të vetme propozim konkret në formë të shkruar,për këto adresime.

Vetëm ish-Shoqata ’’Vatra’’, u shëndrrua në Parti Politike, kurse  Shoqatat, Lëvizjet, Organizata, tjera  nuk e mbështetën këtë, dhe ishin kundër kësaj,  por kjo Shoqatë, si e vetme, kaloi dhe u shëndërrua  në Parti Politike, vetëm për Kuvend Komunal të Gjilanit. Kurse Shoqatat, e Lëvizjet tjera , që ishin të formuar, vazhduan aktivitetet e tyre, në interes të kauzës së drejtë të Luginës së Preshevës, por nuk shëndrruan në Parti Politike. Bile, mbështetur në aktivitete, dhe prononcime, të Shoqatave nga Lugina e Preshevës, që veprojn në Kosovë, kishte inciativa të unifikohen, të bashkohen, por Partia Politike ’’Vatra’’, ishte kundër këtij unifikimi, pra Partia Politike  ’’Vatra’’, jo nuk është dhe nuk identifikohet me Luginën e Preshevës, vetëm votat e tyre i dëshiron. Vetëm është duke i dëmtuar këta banorë,shumë bile. STOP, mos të vazhdon të gënjen, mos të mashtron opinionin, mos të ulë e mos të shkel, në fatëkeqësin e banorëve të SHPËRNGULUR nga Presheva, Bujanoci, e Medvegja, që jetojn në Gjilan.

Partia Politike ’’Vatra’’, aktron kinse  përfaqëson të shpërngulurit

Duhet thekësuar për Opinion të gjërë,se Partia Politike ’’Vatra’’,  vazhdon avazin të përvetësoj,  meritën për organizime po mundohen të zotërojn, e zaptojn merita, po mundohen të vjedhin, të bëjnë të tyre, si një plaçkë, një përpjekje e pa bazë që  po mundohen  të  krijojn  kinse një efekt, kapital të momentit  medial e për poena politik, duke u munduar të bëjn të shfrytëzueshme a të përdorshëm  për puro propagandë politike. Gjithnjë  shtrembërojn, anashkalojn  aktivitet e kontribudhënës, gjithnjë në opinion plasojn duke ua mohuar të tjerëve meritat, duke tentuar të përvetësojn  kontribute, inciativa, aktivitete, merita.

Nëse vështron me vëmendje, për hulumtim të shenimeve  del konstatimi se Kushtrim Kadriu, Kryetar i  Partisë Politike ’’Vatra’’,  shan e fyen e shërbehet me fjalorin më të ulët, njëherë anon me partin politike LDK dhe ish-Kryetarin e Gjilanit Lutfi Hazirin, e pastaj , prishet me këtë e kthehet me Degën e PDK-ës, në Gjilan,  pastaj hasim në vendimin që Kushtrim Kadriu, gjobitet në mjete financiare, në një shumë jo të vogël  të shprehur në euro  nga  Gjykata Themelore në Gjilan, për lëndën me numër C.334/2022, ka ushtruar shpifje, etiketime, fyerje, atakime ndaj Arianit Ibrahimit, nga Gjilani. Po ashtu,  dominohet një fjalor rrugaqërie ndaj kundërshtarëve politik, krijon  kumtesa e deklarata të rreme, njëllosje, inskenime e skenare, për t’i ulur, e denigruar, krijon e është mbushur me veprim të hakmarrjes, inati, xhelozi e fanatizëm politik deri në urrejtje edhe për gjithë ata që u përjashtuan  dhe dhan dorëheqje nga Partia Politike ’’Vatra’’.

Pas një kohe, me LDK-ën dhe ish-kryetarin e Gjilanit Lutfi Hazirin,afrohet edhe  pse ishte një ulëse në Kovendin Komunal-të Gjilanit në legjislaturën 2021-2025, kah gjysma e mandatit e emërojn Kryesues të Kuvendit Komual të Gjilanit.Në këtë mandat si Kryesues, tregon  një paralazim të plotë të këtij legjislativi, nëpërmjet energjisë të jashtëzakonshme bullizuese dhe imponuese dhe e kishte  bërë e shëndërruar Kuvendin e Gjilanit, në një cirk të vërtet, duke e degraduar deri në atë masë, dhe për të kryer misionin e vetë që të pengoj, edhe marrjen e vendimeve konform vullnetit të shumicës së Gjilanit.

Në fund të këtij reagimi për opinion, si një letër e hapur publike

Kushtrim Kadriu, Kryetar i  Partisë Politike ’’Vatra’’, është përgjegjës së paku moral edhe për faktin, është duke  premtuar  të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës, me premtimin, si një monstrum, ’’se duhet votuar Partin Politike ’’Vatra’’, nëse dëshirojn të pajisen me dokumenta të Kosovës’’,  se ky është plan dhe për këtë ka  shumë mëkate, me këto insistime e imponime i jan  bërë dëme të mëdha të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës, anashkalim deri në përçudnim, shtrembërim.

Jan  shpikur gjëra, të paqena, jan kamufluar faktet inegzistente, trillime, fantazma e çka jo tjetër. Çmenduria, e shtrembërimi  e papërgjegjësia duhet ta ketë një kufi. Krijesa politike e ndërtuar nga Shoqata, drejt një Partie Politike të ashtuquajtur ’’Vatra’’, është e dalldisur nga krekosja, e ka përmbysur logjikën e shëndosh,  është duke e dhunuar të drejtën e të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës, ashtu si paraqiten me disa  profile anonime, në rrjetet sociale, por edhe në  profilet e lajmeve të rreme FAKE news.Asnjëherë nuk përfaqësoj të  shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, por është tallur me Luginasit, i ka përbuz, i ka fyer, i ka injoruar dhe çdo herë ka përfituar në kurriz të fatkeqësive të tyre. 

Aktgjykimi që pritet javën e ardhshme, do sjellë kompromis apo do të thellojë krizën politike në Kosovë?

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Javën e ardhshme pritet që Gjykata Kushtetuese të sjellë aktgjykimin mbi ngërçin e krijuar për shkak të mungesës së vullnetit politik. Ky vendim nuk po e pret vetëm politika, por edhe i gjithë opinioni qytetar, i lodhur nga krizat e përsëritura institucionale. Nga këndvështrimi sociologjik, përballë kësaj situate mund të dalin disa skenarë.
1. Skenari më i mundshëm është ai i kompromisit të detyruar nga presioni ndërkombëtar. Përvoja e deritanishme ka treguar se partitë në Kosovë arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët vetëm kur ndërkombëtarët ushtrojnë presion të fortë. Ky kompromis imponon një stabilitet të përkohshëm, por nuk krijon zgjidhje të qëndrueshme.
2. Një skenar tjetër është kompromisi pragmatik, i cili lidhet me interesin elektoral. Subjektet e mëdha politike dhe liderët e tyre mund ta shohin aktgjykimin si një mundësi për të shmangur përgjegjësinë individuale dhe për të fituar kohë politike në horizontin e zgjedhjeve.
3. Në anën tjetër, rreziku i polarizimit është real. Nëse aktgjykimi interpretohet si fitore e një pale dhe humbje e tjetrës, atmosfera politike mund të ashpërsohet edhe më shumë, duke rritur tensionet e panevojshme.
4. Skenari i zvarritjes apo adhokracisë mbetet po ashtu i mundshëm. Ai nënkupton marrëveshje të pjesshme, vetëm për të shtyrë krizën përpara pa e zgjidhur atë. Ky model, i testuar disa herë në të kaluarën, nuk sjell stabilitet, por vetëm prolongon problemin.
5. Në variantin më të keq, mund të ndodhë skenari apokaliptik, me seanca të tensionuara parlamentare, gjuhë agresive dhe kërcënime që e thellojnë brishtësinë e sistemit.

P.S. Duke i parë të gjitha këto, përfundimi është i qartë: kompromisi në Kosovë rrallë lind nga brenda dhe zakonisht imponohet nga jashtë. Për të shmangur përsëritjen e krizave, partitë duhet të kuptojnë se kompromisi nuk është dobësi, por shenjë pjekurie dhe përgjegjësie për interesin shtetëror dhe kombëtar.

Shënime për grupin e minierave të “Trepçës” në pjesën veriore të vendit

3

Nga: Enver Ferati

____

Nje numer i madh e qytetareve te Kosoves nuk kane njohuri per minierat qe gjinden ne pjesen veriore të Kosoves.
Po i theksoi disa shenime elementare per keto miniera dhe flotacionin ne Leposaviq i cili eshte ndertuar ne vitin 1972 për përpuniminn e këtyre mineraleve. Te gjitha keto dhe xehet nga minera e Stantergut, Kishnices, Hajvalise dhe Artanes jane shkri ne Shkritoren dhe Rafinerinë e “Trepçës” ne Zveçan e cila eshte ndertuar ne vitin 1939 nga Anglezet.

Grupit verior te minierave te Pb, Zn dhe metaleve tjera i takojne:
Bello Bërdo, Crnac, Zhuta Perlina, Koporiq dhe Jellakce me Flotacionin ne Leposaviq me nje kapacitet vjetor te projektuar prej 350.000 t.
Pas luftes se II boterore prodhimi, nxjerrja e xeheve nga keto miniera ka fillue ne vitin 1949.
Grupi i ketyre minierave nuk ka punue ne vitet 2000 – 2004
Prodhimi ka filluar ne vitin 2005 para se gjithash ne minierat Crnac dhe Bello Bërdo me kapacitet te zvogluar.

1. Miniera Bello Bërdo.

Gjindet ne anen e djathte te lumit ‘‘Iber‘‘ dhe rruges regjionale Mitrovice – Jarinje – Rashke.
Dega e kompanise angleze ‘‘Kopaonik Mines Ltd‘‘ ka fillue kerkimet ne vitin 1927 kurse ne vitin 1936 prodhimin e rregullte se pari ne Bello Berdo, per transsport te xehes deri ne ne Leshak, eshte perdore teleferiku ne gjatesi 11.5 km. Nga Leshaku deri ne Flotacionin e Zvecanit xehja eshte transportuar permes hekurudhes.
Ne tetor te vitit 1941 pas kapitullimit te mbretnisë Jugosllave, menagjimin e ketyre minierave e ka marr kompanije gjermane ‘‘Mansfeld A.G.‘‘ deri ne tetor te vitit 1944
Prej vitit 2005 xehja nga miniera Bello Berdo deri ne Flotacion ne Leposaviq ne largesi prej 20 km. bartet me kamiona.

2. Miniera Crnac.

Gjindet rrenze maleve te ‘‘Rogoznes‘‘ ne anen e majte te lumit ‘‘Iber‘‘ ne mes te Mitrovices dhe Novi Pazari rreth 15 km larg nga rruga Mitrovice – Rashke.
Disa fshatera rreth minieres kryesisht kane qene me banore lokal – boshnjak, pasi qe Novi Pazari eshte shume afer.
Kerkimet gjeologjike ne kete ane kane bere anglezet ne vitet 1927-1934
Eksploatimi i rregullte ka fillue ne vitin 1968, xehja eshte barte me kamiona deri ne Flotacionin e Zveçanit ne vitet 1968 – 1972 pastaj ne Flotacionin e Leposaviqit nga viti 1972.

3. Miniera Zhuta Perla

Gjindet ne anen e djathte te Lumit Iber, dhe rruges Mitrovice – Rashke, kjo miniere tani nuk eshte aktive.
Eksploatimi i saj ka zgjate ne vitet 1971 – 1999 me nderprerje ne vitet 1989 – 1995 Xehja primare eshte barte me teleferik deri ne Flotacion me teleferik.

4. Mihja siperfaqesore Koporiq.

Gjindet poashtu ne anen e djathte te lumit “Iber” dhe rruges Mitrovice – Rashkë.
Eshte e vetmja mihje siperfaqesore e xehes se Pb dhe Zn e cila ka qene aktive ne vitet 1972 – 1991
Xehja primare eshte thermue ne mihje dhe me teleferik eshte barte deri ne Flotacionin e Leposaviqit, pas disa problemeve me teleferik xehja eshte barte pastaj me kamiona.

5. Miniera Jellakce

Eshte ne afersi prej cca 1400 m. ne lindje te minieres Zhuta Perlina, eshte nje miniere e vogel ne te cilen kerkimet jane bere ne vitet 1966 nga sherbimi gjeologjik i ‘‘Trepces‘‘.
Prodhimi ne te thuaja se nuk ka pase ndonje efekt te rendesishem.
Minierat kryesore ne pjesen veriore te Kosoves janë miniera Bello Bërdo dhe Crnac.
Ne keto miniera deri ne vitin 1990 ka pase edhe punetorë shqiptarë te fshatrave te Leposaviqit dhe Mitrovices.

Perfundim:

Në ditët e sotëme aktive janë vetëm minierat Bello Bërdo, Crnac dhe Flotacioni në Leposaviq.
Supozohet/vlerësohet se grupi i minierave në veri kanë resurse rreth 6-8 milion/t. xehe të Pb dhe Zn dhe në sasi më të vogël të mineraleve tjera, që i përcjellin këto dy minerale.

Nga viti 1949 deri ne vitin 1990 prodhimi I xehes ne keto minera ka qene: mbi 13.300.000 t. xehe Pb dhe Zn

1. Bello Bërdo, mbi 3.500.000 t. xehe Pb dhe Zn
2. Miniera Crnac, afer 6.800.000 t. xehe Pb dhe Zn
3. Miniera Zhuta Prla, 732.000 t. xehe Pb dhe Zn.
4. Miniera Koporiq, mbi 2.300.000 t. xehe Pb dhe Zn

Çfarë mund të mësojë Albin Kurti nga Helmut Schmidt?

0
Autor: Lirim Gashi, Prizren
Helmut Schmidt ishte një fenomen unik në politikën gjermane – jo vetëm për shkak të gjuhës së tij therëse si thikë, të cilën gjermanët e donin dhe me respekt e quanin “Schnauze”, por edhe sepse ai i formulonte fjalitë e tij shkurt, me drejtim të qartë dhe me një epilog të prerë, që njëkohësisht kishin një tingull magjepsës e enigmatik. Kështu, ato zgjonin uri dhe dëshirë për më shumë.
Ai nuk i mahniste vetëm bashkëbiseduesit e tij, por i bënte edhe producentët dhe moderatorët më të mirë të emisioneve politike ta ndiqnin si gjah – dhe ata ia plotësonin aq shumë dëshirat, saqë vetëm atij i lejohej të pinte duhan në studio televizive.
Ai do të mbahet mend si i vetmi aristokrat i lartë qytetar i shkollës socialdemokrate të Hamburgut, që nuk lejonte askënd ta thërriste me “ti”, por vetëm me “ju”, sepse vetëm shumë pak njerëz i lejonte të hynin në botën e tij të brendshme.
Helmut Schmidt është një nga ato figura që nuk shpjegohen, por ndihen. Ai nuk ishte vetëm një politikan i Gjermanisë së pasluftës – ai ishte një mendje kirurgjikisht e ftohtë, një gjuhë aq e mprehtë sa një bisturi, dhe një karakter që bashkonte disiplinën prusiane me kritikën hamburgase.
Cilësitë e tij të veçanta
Schmidt nuk e kishte luksin të ishte sentimentalist. Ai ishte produkt i Luftës së Dytë Botërore, i bombardimeve dhe i atij përjetimi tragjik që lind kur qytetërimi qëndron buzë greminës. Prej aty vinte edhe stili i tij: fjalia e shkurtër, e përmbledhur, e paprekshme, që nuk linte vend për iluzione. Për gjermanët, kjo ishte një melodi sigurie në një epokë pasigurie – prandaj nuk e mori rastësisht pseudonimin “Schnauze”.
Autoriteti i tij nuk bazohej në retorikë boshe, por në kompetencë. Shumë njerëz e kujtojnë me cigaren në dorë – të cilën e përdorte si instrument filozofik, si ritual përqendrimi e meditimi. Në fakt, ai ishte i vetmi që kishte privilegjin të pinte duhan në talkshow-t gjermane – një shenjë se shoqëria nuk e respektonte vetëm si politikan, por si institucion.
Pikëpamjet politike
Schmidt ishte realist deri në palcë. Ai nuk besonte në utopi – as në socializëm të pastër, as në kapitalizëm të pakufizuar. Ai mishëronte një socialdemokraci pragmatike, të ndërtuar mbi disiplinë financiare dhe përgjegjësi sociale. Për të, shteti nuk ishte lopë për t’u mjelë, por një mekanizëm që duhej menaxhuar seriozisht si një ndërmarrje kombëtare.
Ai ishte kancelari i krizave: kriza e naftës në vitet ’70, terrorizmi i RAF-it, recesioni i ekonomisë perëndimore. Në të gjitha këto, Schmidt tregoi se guximi nuk qëndron në premtimin e mrekullive, por në marrjen e vendimeve të dhimbshme, të cilat shpesh nuk sjellin vota, por shpëtojnë shtetin.
Pikëpamjet filozofike dhe morale
Filozofia e Schmidt lidhej me një etikë të detyrës. Ai ishte kantian në zemër: njeriu duhet të veprojë në atë mënyrë, që maksimja e tij të mund të bëhet ligj i përgjithshëm. Ai i përçmonte politikanët që predikonin moral, por në realitet bënin marrëveshje të pista. Për të, morali ishte përgjegjësi konkrete, jo parullë.
Shpesh shprehte hapur skepticizmin ndaj religjionit – jo si armik i besimit, por si njeri i arsyes që e kishte parë botën të shkatërrohej nga fanatizmi. Megjithatë, ai kishte një spiritualitet të heshtur: respekt për jetën, të vërtetën dhe përgjegjësinë e njeriut ndaj historisë.
Pikëpamjet diplomatike
Schmidt ishte europian i bindur, por jo romantik. Ai e dinte se Evropa nuk mund të ishte vetëm ëndërr e bukur, por një arkitekturë e bazuar në kompromis dhe forcë. Ai luftoi fuqishëm për integrim më të thellë monetar dhe e pa qartë rrezikun e varësisë nga SHBA në çështje sigurie. Me Henry Kissinger e lidhi një respekt reciprok: dy realistë që flisnin gjuhën e fuqisë, jo të iluzioneve.
Përballë Bashkimit Sovjetik ai ishte i ashpër, por pa retorikë boshe. Për të, siguria bazohej mbi ekuilibrin e tmerrit. Një filozofi e ftohtë, por funksionale, në një botë bërthamore.
Pikëpamjet ekonomike
Schmidt ishte një apostull i stabilitetit financiar. Fjalia e tij më e famshme ishte: “Më mirë pak inflacion se shumë papunësi.” Ai e kuptonte se ekonomia nuk është shkencë abstrakte, por art i mbijetesës shoqërore. Politika e tij shpesh u kritikua si shumë konservatore brenda SPD-së, por historia tregoi: pa ato masa, Gjermania do të kishte rënë në kaos.
Arritjet
Përballimi i krizës së naftës dhe recesionit global.
Stabilizimi i ekonomisë gjermane në kohë të vështira.
Udhëheqja e Evropës drejt bashkëpunimit monetar më të fortë.
Lufta e pamëshirshme kundër terrorizmit të RAF-it pa shkelur kushtetutën.
Respekt ndërkombëtar si kancelar i qartë, i ftohtë dhe i besueshëm.
Dështimet
Nuk arriti t’i jepte SPD-së një vizion të përbashkët, sepse pragmatizmi i tij binte ndesh me ëndrrat e krahut të majtë.
U rrëzua nga partnerët e tij të koalicionit (FDP) – një dëshmi se politika nuk ia fal askujt aftësinë.
Shpesh u kritikua për mungesë “zemërgjerësie”, sepse nuk premtonte parajsë, por vetëm sakrifica.
Përmbledhje 
Helmut Schmidt mbeti stoiku i shekullit XX: një njeri që politikën nuk e përdori si teatër, por për t’i parë realitetit në sy. Një aristokrat qytetar që respektonte formën, por gjithmonë mbronte përmbajtjen. Një filozof me cigare, një burrë shteti që fliste pak e saktë dhe që la pas një trashëgimi:
“Qëndroni me këmbë në tokë, edhe kur të tjerët fluturojnë mbi re. Sepse politika nuk është arti i ëndrrave, por i përgjegjësisë.”
Çfarë mund të mësojë Albin Kurti nga Schmidt
1. Gjuhë kirurgjikisht e qartë
Schmidt nuk fliste gjatë, por saktë. Fjalia e tij ishte “si një gjilpërë që shpohet në tru”.
Kurti shpesh mban fjalime të gjata me analiza filozofike komplekse. Është virtyt, por mund të pengojë, sepse publiku modern është i padurueshëm.
Mësimi: Thellësinë ta ruajë, por mesazhin ta paketojë në fjali të shkurtra, të qarta, të padiskutueshme.
2. Pragmatizëm racional
Schmidt ishte realist klasik: pa iluzione, por pa e shitur shpirtin. Në kriza merrte vendime të dhimbshme, edhe kur i shkaktonin dëm.
Kurti shpesh shihet si idealist i ngurtë. Në të vërtetë ai mbron parime, por ndonjëherë humb tokën praktike.
Mësimi: Të bëjë kompromis taktik, pa e tradhtuar parimin. Jo çdo betejë fitohet, por qëllimi është të fitohet lufta.
3. Arti i krizës
Schmidt u bë legjendar si kancelari i krizave: naftë, terrorizëm, inflacion. Ai e dinte se detyra e liderit është t’i japë shoqërisë ndjenjën e sigurisë, jo vetëm analiza.
Kosova jeton në krizë permanente: Serbia, veriu, presioni ndërkombëtar, opozita.
Mësimi: Gjithmonë të rrezatojë qetësi dhe kontroll – populli duhet të ndiejë se “kapiteni e mban timonin fort”, edhe kur stuhia tërbohet.
4. Eleganca e distancës
Schmidt kishte një autoritet aristokratik: askush s’mund ta thërriste me “ti”. Kjo distancë kulturore i siguronte respekt dhe e bënte të paprekshëm.
Kurti shpesh është “shumë afër” popullit – bukur, por nganjëherë e bën të zakonshëm.
Mësimi: Të ruajë një distancë simbolike, që liderin e bën institucion, jo vetëm figurë popullore.
5. Europianizëm i kthjellët
Schmidt ishte europian, por jo romantik: BE është interes, jo dashuri.
Kurti shpesh përplaset me BE, sepse e sheh si hipokrite (dhe shpesh ka të drejtë). Por diplomacia kërkon të kafshosh buzën pas buzëqeshjes.
Mësimi: Të shohë BE-në si Schmidt – si instrument interesash të përbashkëta, jo si ideal moral, por as si armik personal.
6. Moral pa patos
Schmidt kurrë nuk përdorte fjalë të mëdha për moralin; ai e jetonte atë si përgjegjësi konkrete.
Kurti shpesh flet me patos moral (drejtësi, dinjitet, liri) – frymëzuese, por ndonjëherë tingëllon si predikues.
Mësimi: Moralin ta tregojë me vepra, jo vetëm me fjalë. Vendimet e drejta flasin vetë.
7. Vetëpërmbajtje në pushtet
Schmidt nuk e përdori kurrë pushtetin për spektakël personal. Ai mbeti burrë shteti edhe pas dorëheqjes, çka e forcoi trashëgiminë e tij.
Rreziku i Kurtit: të kthehet në figurë polarizuese, ku çdo gjë lidhet me emrin e tij.
Mësimi: Të ndërtojë institucione më të forta se individi – vetëm kështu trashëgimia e tij mbijeton.
Përmbledhje
Nga Helmut Schmidt, Albin Kurti mund të mësojë artin e ekuilibrit:
të jetë realist pa e tradhtuar idealin,
të flasë shkurt e qartë pa humbur thellësinë,
të rrezatojë qetësi në krizë,
të ruajë distancë aristokratike,
të shohë Evropën si interes,
të jetojë moralin si përgjegjësi, jo si predikim,
dhe mbi të gjitha: të lërë pas institucione, jo vetëm kujtime.