ARKIVI:
6 Gusht 2026

Shpresa e djeshme, arroganca e sotme

Shkrime relevante

Bekim Kelmendi rrëfen histori të dhimbshme për Qerim Kelmendin dhe jetën e tij si ushtar i lirisë

https://www.youtube.com/watch?v=1UxQJIiRsm0&fbclid=IwY2xjawTgdRpwZG9mBWV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR40Mw50cA4z_I7OiPPKieX0RlQl9fWWaYbzFtCNfoJOaFMkIR5JeG65bBfCMw_aem_vdb04fMZfngX5CraryRz6w

Perandroria Osmane, paraardhësja e Turqisë së sotshme neoosmane, ka bërë shumë gjenocide ndaj popullit shqiptar

Reshit Lala, Athinë TURQIT JANË POPULL VRASËS! ATA JANË VRASËS, SE KANË...

Kush e kontrollon bukën që hamë në Republikën e Kosovës

Lekë Mrijaj, Klinë Ka disa profesione zejtarësh që ushtrohen me fuqinë...

Shpërndaj

Nga: Isuf Bajraktari

Nga partia që premtoi moral në politikë, tek pushteti që luan me Kushtetutën për të qëndruar në karrige.

Vetëvendosja u ngrit si parti e shpresës. Për vite të tëra, ajo ishte zëri i qytetarëve të zhgënjyer nga manipulimet, bllokadat dhe pazaret e partive të vjetra. Albin Kurti u prezantua si udhëheqës që do ta kthente politikën në moral dhe Kushtetutën në ligj të shenjtë.

Por sot, kur është në pushtet, pamja është tjetër. Rasti i kryesuesit Avni Dehari e tregon më së miri këtë kthesë: nga shpresa e djeshme tek arroganca e sotme. Duke përsëritur votimin e fshehtë për kryetar Kuvendi disa herë, ai e tejkaloi qartë kompetencën. Kushtetuta është e qartë – votim i hapur, tri herë për kandidatin e njëjtë – dhe pikë. U desh ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese për t’ia rikujtuar shumicës se rregullat nuk janë opsionale. Ky nuk është gabim teknik, por shenjë e një mentaliteti: bindjes se Vetëvendosja është e vetmja që ka të drejtë të qeverisë, dhe se çdo pengesë është padrejtësi ndaj saj. Dikur LVV e quante Kushtetuesen “vegël të pushtetit”. Sot, kur gjykata i ndalon manovrat e veta, retorika e saj është e njëjtë si e atyre që dikur i kritikonte. Kosova këtë film e ka parë edhe më 2014, edhe më 2020. Tani është radha e Vetëvendosjes që të bjerë në grackën e pushtetit. Nëse nuk propozon kandidat konsensual, Kuvendi ngec dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja. Jo për shkak të boshllëqeve ligjore, por për shkak të arrogancës politike. Shpresa e djeshme, arroganca e sotme: kjo është pasqyra ku Vetëvendosja rrezikon të mbetet. Dhe qytetari, arbitri i vetëm i demokracisë, nuk harron. Ai e jep mandatin, por edhe e merr. Dhe arrogancën nuk e fal kurrë.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu