Kreu Blog Faqe 494

Nga rinia maqedonase kërkohen bindje nacionaliste për ta mbrojtur identitetin, nga rinia shqiptare kërkohet të bëhen myslimanë të partisë, për të tjerët… ka aeroplan!

1
Po i shoh reagimet e të rinjve në rrjetet sociale dhe po përpiqem të hyj në lëkurën e tyre.
Sa e vështirë duhet të jetë ta kuptojnë një sistem që ua kemi servirur ne si prindër të tyre: të kalbur, të padrejtë, servil që në çdo mënyrë kërkon të të ndryshojë, frikësojë e shantazhojë.
Ky shtet, përmes partive, u ofroi vetëm dy rrugë fëmijëve tanë:
– Nga rinia maqedonase kërkoi bindje nacionaliste për ta mbrojtur identitetin.
– Nga rinia shqiptare kërkoi të bëhet myslimane e partisë,
Për të tjerët… ka aeroplan.
Ndërkohë, rinia kërkonte e vazhdon të kërkoj vetëm një gjë:
Të jetë vetvetja!
Na falni gjynahet, oj rinia JONË!
Në shpinën, Tuaj të brishtë ngarkuam komplekset tona shekullore!

Kryeministri Albin Kurti në pritjen për bashkatdhetarë: Kosova është më e fortë, shumë më e fortë me juve pranë

0

Prishtinë, 25 korrik 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar, në një ceremoni që tashmë është bërë traditë e që organizohet në Ballkonin e Hapur, mirëpriti mbrëmë pjesëtarë të mërgatës, bashkatdhetarë tanë, të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë. 

Duke u uruar mirëseardhje në Kosovë dhe qëndrim sa më të mirë pranë familjeve, në fjalën përshëndetëse, kryeministri Kurti tha se mërgata është edhe e pafundme në ide, por edhe e panumërt në veprim. Edhe pse ende nuk kemi arritur të bëjmë mjaftë krahasuar me fuqinë dhe mundësitë e mërgatës tonë, siç tha ai, megjithatë, rezultatet janë të dukshme për të gjithë ata të cilët dëshirojnë e pranojnë të shohin e të dëgjojnë.

Me këtë rast, kryeministri ka kujtuar takimet e realizuara me mërgatën brenda dhe jashtë vendit, duke theksuar se programi për diplomaci qytetare ka pasur një rol transformues në lidhjen e profesionistëve të rinj me atdheun, përtej lidhjeve familjare. Sot, si rezultat i këtij programi, kryeministri Kurti theksoi se mbi 50% e pjesëmarrësve vazhdojnë të jetojnë dhe të kontribuojnë në institucionet e Kosovës. “Pra jemi përpjekur që bashkatdhetarët kur të vijnë për pushime në vendlindje të mos vinë vetëm tek familja e farefisi, por të vijnë edhe tek institucionet e shtetit, për të cilët pikërisht mërgata jonë ka kontribuar aq shumë dhe ka funksionuar si një ambasadë e jona edhe atëherë kur nuk e kishim pavarësinë”, tha ai.

Kryeministri Kurti, me tej tha se kemi theksuar gjithnjë gjithandej rëndësinë e themelimit dhe të ndërveprimit të shoqatave, organizimit të profesionistëve, dhe sidomos arsimimit e arsimit të gjuhës shqipe. Nga ana tjetër, ju e keni më të lehtë forcimin e mërgatës mbarëkombëtare, me shqiptarin e Shqipërisë, atë të Malit të Zi e të Maqedonisë së Veriut, por dhe me çamin, preshevarin dhe arbëreshin. Pra, ju jeni dhe ura jonë infra-historike përveçse transnacionale.

“Sot, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz si ju – jo vetëm si mysafirë që vijnë për pak ditë, por si partnerë të zhvillimit, si bashkëkrijues të së ardhmes sonë. Ne nuk flasim më për “trurin që ikën” – ne flasim për zemrën që nuk harron dhe inteligjencën që zbulohet. Për ata që, edhe pse kanë ndërtuar jetë të suksesshme jashtë, kanë ruajtur mallin, lidhjen dhe përgjegjësinë për vendin prej nga vijnë”, tha ai, duke u dëshiruar të gjithë bashkatdhetarëve shëndet, fat, punë të mbarë e veç gëzime në jetë.

 

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Të nderuar të pranishëm, 

Mirë se keni ardhur në vendlindje dhe sonte. 

Nisma Ballkoni i hapur filloi pikërisht me pritjen për bashkatdhetarë në vitin 2021. 

Gjatë këtij mandati tonë që kurrsesi të përfundoj, kemi realizuar mbi 300 bashkëbisedime me mërgatën brenda dhe jashtë vendit.  “Dialogu me Mërgatën” shërbeu si një karvan udhëtues që përshkoi me sa mundëm vende të ndryshme të botës gjithandej ku jetojnë shqiptarët. 

Disa pika të “Dialogut me Mërgatën” u shndërruan në pjesë të programit tonë më të spikatur, si program për “Diplomaci qytetare”, pastaj tjetri për “Made in Kosova”, “Shijo Kosovën”, “Java e kulturës jashtë vendit”, etj, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. 

Mërgata është edhe e pafundme në ide, edhe e panumërt në veprim. Por ende nuk kemi arritur të bëjmë mjaftë krahasuar me fuqinë dhe mundësitë e mërgatës tonë. Megjithëkëto, rezultatet janë të dukshme për të gjithë ata të cilët dëshirojnë e pranojnë të shohin e të dëgjojnë. 

Programi për diplomaci qytetare ka pasur një rol transformues në lidhjen e profesionistëve të rinj me atdheun, përtej lidhjeve familjare. Sot, si rezultat i këtij programi, mbi 50% e pjesëmarrësve vazhdojnë të jetojnë dhe të kontribuojnë në institucionet e Kosovës. Pra jemi përpjekur që bashkatdhetarët kur të vijnë për pushime në vendlindje të mos vinë vetëm te familja e farefisi, por të vijnë edhe tek institucionet e shtetit, për të cilët pikërisht mërgata jonë ka kontribuar aq shumë dhe ka funksionuar si një ambasadë e jona edhe atëherë kur nuk e kishim pavarësinë.

Për të përmendur vetëm dy shembuj të këtyre që janë kthyer, Fjolla, është kthyer nga Gjeneva e Zvicrës dhe tani është diplomate e re në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ndërkaq, një vajzë tjetër, Ariana, është kthyer nga Danimarka, e sot punon suksesshëm në sektorin privat në Kosovë. 

Këto përfaqësojnë përvojë të rrallë – përvojën e të jetuarit midis dy përkatësive që është shembull për të gjithë juve, sepse të gjithë ju me jetën dhe përvojën tuaj e keni mishëruar këtë lloj të jetuarit. Njëra prej përvojave dhe jetesës suaj është e lindur dhe e rrënjosur në atdhe, e tjetra e integruar në shoqëri, në kultura politike e në institucione të të tjerëve që janë bërë edhe tuajat. Vetëm hapja në përmasën tuaj e bën Republikën e Kosovës të madhe sa ç’duhet të jetë ajo. Tash e dimë që nuk ka as vend e as popuj të vegjël. Ka vetëm popuj të cilët e harrojnë vetveten, shtete të cilat nuk e respektojnë vetveten, por populli ynë dhe shtetit ynë nuk janë të tillë. Dhe këtë e kemi mësuar pikërisht prej juve. Juve, që keni vepruar e kontribuar jashtë Kosovës, që jeni bërë ura lidhëse mes kulturave, përkthyes të kuptimeve dhe ndërmjetës mes realiteteve të ndryshme.

Andaj, edhe roli juaj është ai një qytetari diplomat, i një ambasadori e konsulli joformal, në kohën e jetës transnacionale. Qytetari i shekullit XXI nuk është vetëm pjesë e një komuniteti lokal apo e një vendi të origjinës, por një urë lidhëse ndërmjet shteteve, popujve, shoqërive dhe kulturave e ekonomive. Dhe ju e dini se si qeveria jonë i adhuron shumë urat. Ura i lidh dy brigjet dhe nuk ndërtohet vetëm për njërin breg. Qytetari diplomat është ura, e ju jeni qytetari diplomat.

Ne kemi theksuar gjithnjë gjithandej rëndësinë e themelimit dhe të ndërveprimit të shoqatave, organizimit të profesionistëve, dhe sidomos arsimimit e arsimit të gjuhës shqipe. Nga ana tjetër, ju e keni më të lehtë forcimin e mërgatës mbarëkombëtare, me shqiptarin e Shqipërisë, atë të Malit të Zi e të Maqedonisë së Veriut, por dhe me çamin, preshevarin dhe arbëreshin. Pra, ju jeni dhe ura jonë infra-historike përveçse transnacionale.

Sot, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz si ju – jo vetëm si mysafirë që vijnë për pak ditë, por si partnerë të zhvillimit, si bashkëkrijues të së ardhmes sonë. Ne nuk flasim më për “trurin që ikën” – ne flasim për zemrën që nuk harron dhe inteligjencën që zbulohet. Për ata që, edhe pse kanë ndërtuar jetë të suksesshme jashtë, kanë ruajtur mallin, lidhjen dhe përgjegjësinë për vendin prej nga vijnë.

Njeriu jeton aty ku i rri mendja e i rreh zemra. 

Lidhjen e Prizrenit, Kongresin e Manastirit, projektin Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet, shpalljen e pavarësisë, të gjitha këto data e çështje të rëndësishme për kombin, për gjuhën dhe për të ardhmen dhe shtetin, i bënë ata shqiptarë të cilët nuk i dalluan mërgimtarin dhe banorin e këtyre trojeve. Vendlindja Thërret dhe Ushtria Çlirimtare po ashtu ishin projekti i një populli i cili nuk e ndan vetveten.   

Të dashur miq, 

Mesazhi ynë është pyetja jonë e përbashkët: çka tutje? Si mundemi ta bëjmë këtë bashkëpunim sa më konsistent, sa më bashkëkrijues dhe sa më të fuqishëm. Së pari, brezi i ri duhet të zotërojë gjuhën e vet shqipe. Sa më shumë, sa më mirë. Ne nuk jemi popull refugjatësh. Ne jemi popull krenar me një gjuhë të ëmbël, e të bukur. Së dyti mërgimtari për ne është politik dhe jo thjesht ekonomik. Është politik sepse e njeh situatën botërore dhe urgjencën e atdheut të vet, ngaqë e di dhe nuk harron prej nga vjen. Të jetuarit mes dy botëve është sfidë, por është sfidë e cila edhe të stërvit edhe nuk të dëshpëron. Si e tillë është një dhuratë e rrallë për njerëzit me horizont të gjerë, me ndjeshmëri të thellë, me vetëdije të lartë dhe me aftësi për të parë përtej së zakonshmes. 

Duket që qeniet njerëzore nuk janë të bëra, nuk janë të mbaruara për të jetuar vetëm në një vend ose për ta folur vetëm një gjuhë. Dhe ku ka dëshmi më të mirë për këtë sesa bashkatdhetarët tanë, sesa ju shqiptarë të nderuar që jetoni jashtë atdheut por jeni përherë brenda kombit.

E kjo mbrëmje e jona e përbashkët këtu në Ballkonin e hapur të Qeverisë së Republikës së Kosovës që tregon se ky është Ballkon i hapur e një shtëpie që është edhe e juaja, është një falënderimi i imi personalisht dhe i kolegëve të mi nga ekzekutivi i shtetit të pavarur të Kosovës për juve, për çdo përkrahje, ndihmë e mbështetje që na e keni dhënë, për çdo projekt të cilin e keni nisur, e keni bartur dhe për çdo zë që e keni ngritur në mbrojtje e afirmim të Kosovës – dhe për gjithçka që vazhdoni të bëni. 

Kosova është më e fortë, është shumë më e fortë me juve pranë. 

Ju faleminderit edhe njëherë e ju dëshiroj shëndet, fat, punë të mbarë e veç gëzime në jetë ngado që shkoni e çkado që bëni. 

 Më shumë foto në linkun më poshtë:

https://we.tl/t-pqjqzaePoo

“Unë u shpëtova nga Zoti, për ta Bërë Amerikën të Madhe Përsëri” – Donald J. Trump President i 45 & 47 i SHBA-së

Tomë Mrijaj, New York 

Ne jetojmë për librat, sepse ata rrefejnë me bashkim germash fjalë dhe hstori interesante të vjetra dhe të reja. Për të përjetuar këtë ndjesi apo magji, ju duhet të mendoheni me shumë kujdes para se të flisni. Njeriu, pasi ka lexuar një, dy apo disa histori apo rrëfime, nis të mendoj dhe gjithë jeta e tij nis të ndryshoi si pa ndjerë dhe kuptuar, në mjedisin ku jeton, sepse ‘një shtëpi pa libra, është si një dhomë pa dritare’ thotë Horace Mann.

Kujtesa e të vërtetave historike, është kulturë dhe vazhdimisht një aktualitet i ri gjenerues. Mendo, para se të flasësh dhe lexo librin e ri, para se të mendosh.

Vepra e re shkrimore me autor shqiptaro-amerikanin Klajd Kapinova, është një prurje e re dhe e mirëseardhur në gjuhën shqipe, me shumë vlera dhe me rëndësi të madhe, për ditët tona këtu në komunitetin shqiptaro amerikanë dhe atje në trojet etnike shqiptare.

Në këtë mënyrë, lexuesi ynë me anën e librit kuptimplotë: “TRUMP 2.0: Premtime të dhëna – Premtime të mbajtura”, të shkruar me shumë kujdes, kulturë dhe përkushtim nga penda e publiçistit dhe studiuesit Klajd Kapinova, mund informohet dhe të mësoj mbi shumë gjëra të reja interesante për politikën bashkëkohore amerikane.

Sikurse në tre raste të librave të tjerë, si: “Presidenti Trump dhe keneta globaliste”, “Trump kishte të drejtë për gjithçka”, dhe “Amerika në pasqyrë”, mendoj se vepra e re “TRUMP 2.0: , Premtime të dhëna – Premtime të mbajtura”, që lexuesi ka në dorë, mund të quhet hallkë e një ditari vijues historik, politik dhe një vështrim analitik, i pasur me fakte dhe argumente në brendsi të faqeve, me përshkrime të ngjarjeve e datave të ndryshme historike të ditëve tona.

Gjatë politikës largpamëse të Presidentit Trump 2.0, SHBA-ja po arrinë një zhvillim ekonomik shumë të lartë si asnjë vend tjetër i botës, duke mbuluar edhe prapambetjen që la si trashigim admistrata e mëparshme e deshtuar marksiste e presidencës Obama-Biden 1 dhe 2 (në vitet e zeza 2008-2016) dhe administrata ose regjimi marksist në pension Obama-Joe Biden-Kamala Harris 3 (në vitet 2020-2024).

Një analizë me detaje dhe shembuj konkret e shohim tek shkrimet apo këndvështrimet e të reja të ofruara me kulturë nga autori ynë, tek përshkruan historinë e ndryshme të tre administrata të fundit amerikane.

Ballafaqimin e aspekteve dhe treguesve pozitiv shumë të rëndsishme të sukseseve të Presidentit patriot republikan Trump 1 & 2, ka zbardhur dora-dorës autori ynë, përmes faqeve interesante të librit të ri, të bazuar në burime dhe fakte të sakta historike në ditët tona.

Të gjithë arritjet e mëdha pozitive të Presidentit Donald J. Trump, gjatë vitëve 2016-2020, nën regjimin totalitar Biden-Harris, janë përmbysur dhe zhdukur si me shkop magjik ose tretur në thellësi si kripa në ujë me shpejtësinë e dritës, në të gjithë aspektet e sukseseve të brendshme dhe të jashtme të politikës, jetës, ekonomisë, shoqërisë amerikane etj.

Kjo katastrofë historike e pashembullt, në historinë e kombit tonë, shprehet me të gjithë treguesit negativ në politikën e jashtme dhe brendshme kontraversale, shumë here kontradiktore të qeverisë si shembull negativ i tjetërsimit, degradimit dhe poshtërimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe lirive të të drejtave të njeriut, fjalës etj., të cilat fatkeqsisht po shihen qartë dhe me keqardhje të madhe nga kushdo sot në botë.

Fitorja historike në zgjedhjet presidenciale të 5 nentorit 2024 e Presidentit të 45-të & 47-të të SHBA-së Donald J. Trump, bëri që ai të përgatitet për të rihyrë në Shtëpinë e Bardhë dhe më 20 janar 2025, ai bëri betimin, në një ceremoni të bukur festive, që u zhvillua në mënyrë madhështore në ambientet e Kongresit Amerikan, për arsye të kushteve të këqija klimaterike (ngricave të mëdha dhe temperaturave te ulëta), që përfshinë pjesën Lindore të vendit tonë dhe kryeqytetin e mirënjohur të politikës amerikane Washington, D.C.

Po në fund të muajit tjetër dhe në fillim të marsit 2025, Trump mbajti një fjalim brilant historik para Kongresit Amerikan, ku merrnin pjesë të gjithë kongresmenët dhe senatorët, pra përfaqsuesit e dy partive dhe dy dhomave të Dhomës se Përfaqsuesve dhe Senatit Amerikan. Titulli dhe përmbatja e i fjalimit të tij ishte vërtetë historike, brilante dhe shumë domethënëse, ku qysh në hyrje para popullit amerikan, që e ndiqte direkt në television dhe rrjetet sociale tha: “Nuk keni parë gjë akoma, kemi hyrë në epokën tonë më të madhe!”

Ëndrra amerikane është e pandalshme, dhe vendi ynë është në prag të një rikthimi siç bota nuk ka parë kurrë më parë, dhe ndoshta nuk do të shohë kurrë më. Nuk ka pasur asnjëherë diçka të tillë. Trump 2.0 fitoi zgjedhjet në shtatë shtetet vendimtare, duke marrë një fitore spektakolare historike në Kolegjin Zgjedhor me 312 vota. Ai fitoi votën popullore, me një diferencë të madhe deri në 3 milion vota si dhe fitoit gjithashtu shumë qarqe në vendin tonë, 2,700 kundrejt 525 të demokratëve ose komunistëve sikurse njihen këtu, në një hartë, që shfaqet e pushtuar pothuajse tërësisht nga ngjyra e ndezur e kuqe, e cila shpreh kjartë fitoret e merituara të elefantëve konservatorë republikanë amerikanë.

Tani, për herë të parë në historinë moderne, më shumë se 85% e amerikanë, besojnë se vendi ynë po ecën në drejtimin e duhur, sesa ata që mendojnë se po ecën në drejtimin e gabuar.

Në fakt, është një rekord befasues: një ndryshim prej 27 pikë përqindje, më i madhi që ka ndodhur ndonjëherë. Gjatë muajve të fundit, Presidenti Trump ka firmosur me dorën e vet dhe jo me autopen (sikurse Joe Biden) gati 600 urdhra ekzekutivë dhe ka ndërmarrë më shumë se 800 veprime ekzekutive, një rekord për të rikthyer logjikën e shëndoshë, sigurinë, optimizmin dhe pasurinë në mbarë vendin e mrekullueshëm.

Njerëzit e rizgjodhën Trump për herë të dytë, për të rishkuar në Zyren Ovale të Shtëpisë së Bardhë si Presidenti, për ta bërë këtë punë apo mision, dhe ai po e bën me dinjitet dhe krenari patrioti çdo orë, ditë, javë dhe muaj.

Brenda disa orëve pas betimit si president i ri, ai shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin tonë të hapur dhe shumë problematik në pjesën jugore të vendit në kufi me Meksikën. Kështu ai urdhëroi menjëherë dislokimin e ushtrisë amerikane dhe të Patrullës Kufitare, për të zmbrapsur pushtimin e vazhdueshem tesh 4 vjet (2020-2024) të vendit tonë nga 21 milion të huaj, që nuk dihet se nga vinin, ku shkonin dhe ishin dhe janë pa asnjë dokument identifikimi të 181 shtete të ndryshme të botës.

Dhe çfarë pune të jashtëzakonshme dhe impresionuese të mrekullueshme kanë bërë dhe po bëjnë ata patrullat kufitare, ushtria dhe marinsat e guximshëm amerikanë, ICE dhe agjencitë e tjera të sigurisë kombëtare amerikane. Si rezultat, kalimet e paligjshme të kufirit muajin e kaluar ishin me diferencë më të ulëtat të regjistruara ndonjëherë dhe në muajt: maj, qershor dhe korrik 2025, raportohet nga media e pavarur thane se nuk kishte asnjë hyrje të paligjshme në kufi.

Në krahasim me kohën e Joe Biden-it, presidentin më të keq në historinë amerikane, kishte çdo orë, ditë dhe muaj me qindra mijëra kalime të paligjshme në kufi dhe praktikisht e fatkeqsisht të gjithë ata, përfshirë vrasës, tregtarë droge, anëtarë bandash dhe njerëz nga institucionet e shëndetit mendor dhe azilet, u lejuan të hynin ilegalisht në vendin tonë. Administrata Biden organizoi ditë dhe më shumë natën shpërndarjen e tyre me aviona special në shumë shtete republikane për të bërë kështu komunistizimin dhe kriminalizimin e tyre. Kush do të donte ta bënte një gjë të tillë!? I vetmi president patriot, që po çliron vendin tonë nga pushtimi i vazhdeushëm i tyre është vetë administrata e re e Presidentit të 47-të të SHBA-së Donald J. Trump.

Ai thotë duaje popullin amerikan vazhdimisht pa dallim feje dhe ideje, duke u bërë thirrje patriotike: “Bashkohuni me ne, për të festuar kaq shumë fitore të pabesueshme për Amerikën, për të mirën e kombit tonë, le të punojmë së bashku dhe ta Bëjmë Amerikën Vërtet të Madhe Përsëri.”

Çdo ditë, administrata e re Triump 2.0, po lufton dhe punon pa pushim, për të sjellë ndryshimin e madh, që Amerika ka nevojë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur që meriton, dhe ai po e bën këtë me përkushtim. Ky është një moment, për ëndrra të mëdha dhe veprime të guximshme. Menjëherë pas rimarrjes së detyrës, Trump 2.0 vendosi një ngrirje të menjëhershme për të gjitha punësimet federale, një ngrirje për të gjitha rregulloret e reja federale dhe një ngrirje për të gjithë ndihmën e huaj.

Ai anuloi mashtrimin e ri të gjelbër, u tërhoq nga Marrëveshja e padrejtë e Klimës së Parisit, e cila po na kushtonte triliona dollarë shpenzime të kota, që vendet e tjera nuk po i paguanin, u tërhoq nga e korruptuara Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe gjithashtu u tërhoq nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, që ishte kundër Amerikës, dhe ajo që ishte më e rëndësishmja, është fakti se i dha fund mandatit absurd të administratës së mëparshme për makinat elektrike, duke shpëtuar punëtorët dhe kompanitë tona të automjeteve nga shkatërrimi ekonomik.

Administrata e Re Trump 2.0, i dha fund të gjitha kufizimeve absurde mjedisore të Joe Biden-it, të cilat po e bënin vendin tonë shumë më pak të sigurt dhe krejtësisht të papërballueshëm.

Ai nuk u mjaftua me kaq. Për të çliruar ekonominë tonë, Presidenti patriot republikan, ka urdhëruar që për çdo rregull të ri, 10 rregulla të vjetra duhet të eliminohen, ashtu siç kishte bërë në mandatin tij të parë shumë të suksesshëm, ku vendosi rekorde në eliminimin e rregullave dhe rregulloreve të panevojshme si asnjë president tjetër më parë.

Ai urdhëroi, që të gjithë punonjësit federalë të rikthehen fizikisht në zyrë, pra ata ose do të paraqiten në punë fizikisht, ose do të largohen nga puna si dhe i ka dhënë fund qeverisë së politizuar, ku, për shembull, një president në detyrë Joe Biden dhe zëvendsja e tij komuniste Kamala Harris, lejuan dhe organizuan me hollësi që të ndjekin penalisht në mënyrë të pamëshirshme kundërshtarin e tij politikë Presidentin e 45-të të SHBA-së Donald J. Trump.

Një ndër fitoret e mëdha të administratës së re ishte edhe ndalimi i gjithë çensurën qeveritare në shkallë kombëtare dhe rikthimi i lirisë së fjalës në Amerikë, duke risjellë me dinjitet respektimin e Amandamentin të Parë të Kushtetutës së saj.

Kryetari i ri i shtetit, firmosi një urdhër ekzekutiv, që e shpall anglishten gjuhën zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe riemërtoi Gjirin e Meksikës si Gjiri i Amerikës si dhe riemërtoi, në nder të një Presidenti të Madh, William McKinley, malin McKinley si dhe i dha fund tiranisë së të ashtuquajturave politika të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në të gjithë qeverinë federale.

Sukseset nuk kanë të sosur, sepse Trump hoqi helmin e teorisë kritike të racizmit nga shkollat tona publike dhe ka firmosur një urdhër ekzekutiv, i cili e bën politikë zyrtare të qeverisë së SHBA-së, që ekzistojnë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër. Dhe për këtë ai ka firmosur një urdhër ekzekutiv, për të ndaluar burrat që të konkurrojnë në sportet e femrave.

Ndër përparësitë e tij më të larta është shpëtimi i ekonomisë sonë dhe ofrimi i një lehtësimi të menjëhershëm dhe të ndjeshëm për familjet punëtore. Sikurse dihet Amerika trashëgoi nga administrata e mëparshme komuniste një katastrofë ekonomike dhe një makth inflacioni katastrofik.

Për më tepër, politikat e tyre rritën çmimet e energjisë, shtuan kostot e ushqimeve dhe e bënë jetën e përditshme të papërballueshme për miliona e miliona amerikanë, ku u rrit edhe përqindja e njerëzve shumë të varfër brenda SHBA-së. Asnjëherë më parë, nuk kishte ndodhur diçka e tillë. Amerikanët, vuajtën në maksimum inflacionin e Bideneconomic më të keq dhe skandaloz në 48 vjet ose më saktë, më të rëndë dhe të turpshme në të gjithë historinë e vendit tonë.

Sot të gjithë po shohim se fokusi i madh i luftës së administrates Trump 2.0 kundër inflacionit, është ulja e shpejtë e kostos së energjisë. Administrata e mëparshme uli me 95% numrin e licencave të reja për naftë dhe gaz, ndaloi ndërtimin e tubacioneve të gazit dhe naftës dhe mbylli mbi 100 termocentrale, kurse administrate e re Trump 2.0 po i rihap fatmirësisht shumë prej tyre.

Për të luftuar më tej inflacionin, Presidenti konservator republican i 47-të jo vetëm po ul koston e energjisë, por po i jep fund shpërdorimit flagrant të parave të taksapaguesve, duke ngritur ose krijuar për këtë qëllim, Departamentin e Ri të Efiçencës Qeveritare (DOGE), në krye të së cilës ishte bilioneri i sukseshëm Elon Musk, i cili zbuloi dhe i kursei shtetit për më pak se 6 muaj mbi 170 miliard dollarë.

Dhe deri tani janë kursyer mbi 22 miliardë dollarë nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, për të ofruar strehim dhe makina falas për emigrantët e paligjshëm, si për shembull: për bursa të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në Birmani, për të përmirësuar përfshirjen sociale dhe ekonomike të migrantëve student, për promovimin e LGBTQI+ në kombin afrikan të Lesotos, për të cilin askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë, për fuqizimin e popullsive indigjene dhe afrikano-karaibe në Amerikën Qendrore, për të bërë minjtë transgjinorë, për një operacion propagandistik të krahut të majtë në Moldavi, për rrethprerjen e meshkujve në Mozambik, për programin arabisht të “Sesame Street” në Lindjen e Mesme, për një komitet të ri, për de-karbonizimin e shtëpive, i drejtuar, për një kontratë konsulence për monitorimin luksoz të peshqve, për besimin e votuesve në Liberi, për kohezionin social në Mali, për dhomat e hotelit, për emigrantët e paligjshëm në qytetin e New York-ut, për të rritur inovacionin e klimës lokale vegane në Zambia, për ndryshimin social dhe të sjelljes në Ugandë, për përmirësimin e prokurimeve publike në Serbi, për përmirësimin e rezultateve të mësimit në Azi, për kontrata të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në Departamentin e Arsimit, si shuma më e madhe e paguar ndonjëherë, nuk ka pasur asgjë që i afrohet etj.

Pra sikurse po shihet, nën administratën Trump 2.0, të gjitha këto mashtrime po zbulohen dhe ndalohen.  Shumë të tjera janë zbuluar dhe ekspozuar, dhe janë eliminuar me shpejtësi nga një grup njerëzish shumë inteligjentë, kryesisht të rinj, të udhëhequr nga Elon Musk, duke zbuluar qindra miliarda dollarë mashtrim dhe duke i rikthyer këto para shtetit (thesarit), duke ulur borxhin, për të luftuar inflacionin dhe për shumë çështje të tjera.

Zyra e Përgjegjshmërisë Qeveritare, zyra federale e qeverisë e Trump 2.0, ka vlerësuar se mashtrimi vjetor në vendin tonë e cila tejkalon shifrën 500 miliardë dollarë, si dhe gjithashtu, po identifikohen nivele tronditëse të paaftësisë dhe mashtrimit të mundshëm federal në programin e Sigurimeve Shoqërore, për të moshuarit tanë, tek të cilët mbështeten njerëzit që i duam.

Duke eliminuar të gjithë mashtrimin, shpërdorimin dhe vjedhjen që mund të gjejnë aty, administrata e re po mposht inflacionin, po ul normat e hipotekave, dhe po zvogëlon pagesat, për makinat dhe çmimet e ushqimeve, duke mbrojtur të moshuarit amerikanë si dhe po vendos më shumë para në xhepat e familjeve amerikane.

Për gati 100 vjet, burokracia federale është rritur deri në pikën, që ka shkatërruar liritë tona, ka fryrë defiçitet amerikane dhe ka penguar potencialin e Amerikës në çdo mënyrë të mundshme. Sikurse dihet kombi i themeluar nga pionierë dhe sipërmarrës privat, tani po mbytet nga miliona e miliona faqe rregullash dhe borxhe, miratime që duhet të zgjasin 10 ditë, por fatkeqsisht po zgjasin 10 vjet, 15 vjet, madje edhe 20 vjet, përpara se të refuzohen.

Presidenti Trump 2.0 po e than moçalin dhe korrupsionin e madh prej disa dekadash në Washington, D.C. dhe kësisoj ditët e sundimit nga burokratë të paemëruar ka marrë fund.

Në fakt, tashmë disa kompani automobilistike kanë shpallur ndërtimin e fabrikave të reja gjigante të makinave në Amerikë, si Honda etj., që sapo shpalli ndërtimin e një fabrike të re në Indiana, një nga më të mëdhatë në botë. Dhe kjo ka ndodhur vetëm në saj të rifitores brilante të Presidentit Trump 2.0, më 5 nëntor 2024, një datë e paharruar historike, që do të hyjë në histori si një nga më të rëndësishmet për vendin tonë. Kjo ishte një nga arsyet kryesore pse uljet e taksave sot në kohën e Presidentit të ri patën kaq shumë sukses në mandatin e parë, duke krijuar ekonominë më të fuqishme në historinë e vendit tonë.

Vendet e tjera të botës, sikurse dihet vazhdimisht kanë përdorur tarifat e mëdha kundër nesh, për dekada me radhë, dhe tani ka ardhur koha që ne të përdorim të njëjtën gjë kundër tyre.

Kështu Bashkimi Evropian, Kina, Brazili, India, Meksika dhe Kanadaja dhe shumë vende të tjera na ngarkojnë vazhdimisht me tarifa shumë më të larta, se sa ne i ngarkojmë ne ato. Kjo është shumë e padrejtë. India me 1.5 bilion banorë, na tarifon për makinat, me taksa shumë më të larta se 100%. Tarifa mesatare e Kinës, për produktet tona është dyfishi i asaj, që ne u tarifojmë atyre.  Tarifat mesatare e Koresë së Jugut është katër herë më e lartë e kështu me radhë mund të vazhdojmë gjatë edhe pë shumë shtet të botës.

Për të ruajtur reciprokitetin në bisnes dhe nivelet e taksave respektive, Administra e re Trump 2.0 thotë se “nëse ata na taksojnë, ne do t’i taksojmë. Nëse ata vendosin barriera jotarifore për të na mbajtur jashtë tregjeve të tyre, atëherë ne do të vendosim barriera jotarifore, për t’i mbajtur ata jashtë tregut tonë. Dhe ka shumë raste të tilla. Ata nuk na lejojnë as të hyjmë në tregjet e tyre. Kombinimi i fitores sonë zgjedhore dhe politikave tona ekonomike, ka sjellë një bum të paparë investimesh.”

Toka ose territori në jug të kufirit tonë, që para disa muajve ishte nën kontrollin e plotë të karteleve kriminale që vrasin, përdhunojnë, torturojnë dhe ushtrojnë pushtet absolut, tani fatmirësisht më në fund ka Zot shtëpie, i cili nuk lejon më që emigrantët pa dokumente të pushtojnë më vedin dhe shtëpitë tona.

Gjatë kohës së të paaftit dhe të korruptuarit Joe Biden, ata keqbërës pa dokumente kishin kontroll total mbi kombin tonë dhe paraqiteshin një kërcënim të madh dhe shumë serioz për sigurinë tonë kombëtare. Kartelet asokohe po zhvillonin luftë në Amerikë, dhe sot ka ardhur koha që Atdheu ynë të zhvillojë luftë ndaj karteleve dhe administrata e re fatmirësisht dhe vazhdimisht deri tani po e bën me sukses këtë mision fisnik patriotik.

Trump edhe sot gëzon mbështetjen mbarëpopullore për ringritjen e krenarisë dhe lavdisë së Amerikës, sepse ne masivisht kemi votuar për këto objektiva dhe dëshira të popullit amerikanë. Kështu sipas CBS News, Sondazhi YouGov, për Presidentin e 45 & 47 të SHBA-së Donald J. Trump, tregonte se: 77% e amerikanëve të pyetur e mbështesin planin e tij, për të shkurtuar fondet e mëdha dhe të fryra artificialisht financiare pa asnjë lidhje dhe eficencë, duke bërë me të drejtë ngrirjen e shpenzimeve të tepërta të qeverisë (DOGE).

Po ashtu theksoj se 77% mbështesin politikat e tij të drejta mbi imigracionin e jashtëligjshëm, ku kanë hyrë për 4 vjet (nen administratën Joe Biden & Kamala Harris) mbi 20,000.000 dhe mbylljen e menjëhershme të kufirit në pjesën jugore dhe frenimin e pushtimit të vendit tonë.

Të pyeturit thane se 76% e miratojnë fjalimin historik të Presidentit të 45 & 47 të SHBA-së Donald J. Trump. Gjithashtu anketa tregon se 76% e miratojnë largimin e kongresmenit dhe avokatit demokrat Alexander N. Green (1947), i cili pa të drejtë i ndërpreu fjalimin Presidentit Trump në Kongresin Amerikan,[1] sikurse 74% thonë se fjalimi i tij ishte në nivelin shumë të lartë professional dhe presidencial.

Sondazhi tregoi se 73% mbështesin qëndrimin e tij paqësorë ndaj Rusisë dhe Ukrainës, 68% thonë se kjo i ka bërë të ndihen shpresëdhënës dhe krenarë për Presidentin e ri Donald J. Trump, kurse 68% thonë e amerikanëve të anketuar thonë, se Presidenti Trump 2.0, ka një plan të kjartë, për të trajtuar me seriozitet dhe reduktuar (zbritur) sa më shpejt nivelin e lartë të inflacionin të lënë trashëgim nga administrata demokrate e kaluar e kryesuar nga të papërgjeshmit Joe Biden & Kamala Harris, 68% thonë se Presidenti Trump e ka përshkruar saktë krizën e lartë të krimit etj., në Amerikë, të lënë fatkeqsisht si trashëgim nga administrata Biden-Harris dhe 63% thonë se Presidenti Trump, u fokusua shumë mirë në çështjet ekonomike, politike, financiare, emigracionin e jashtëligjshëm, për të cilat ata interesohen dhe kanë votuar në zgjedhjet e fundit presidenciale për Presidentin e ri më 5 nëntor 2025.

Në politikën e tij të jashtme administrata e re e Presidentit Trump 2.0, ka çliruar energjinë amerikane, duke i dhënë fund politikave destruktive dhe anti amerikane të dyshes Biden-Harris, për ekstremizmin klimatik, duke përmirësuar dhënien e lejeve dhe duke rishikuar për anulim të gjitha rregulloret, që imponojnë ngarkesa të panevojshme në prodhimin dhe përdorimin e energjisë, duke përfshirë minierat e qymyrgurit dhe përpunimin e mineraleve pa lëndë djegëse.

Politikat energjetike të Presidentit Trump po i japin fund dhënies me qira të fermave masive të erës me elika, që degradojnë peizazhet tona natyrore dhe nuk u shërbejnë konsumatorëve amerikanë të energjisë.

Trump, ka shënuar 100 ditët e para të mandatit të tij të dytë, duke vënë në qendër të vëmendjes se si kanë ecur inflacioni dhe çështje të tjera kyçe në muajt e tij të parë në detyrë.

Kur mori detyrën, Presidenti i 47-të, i vuri synim uljes së çmimeve për konsumatorët amerikanë, me inflacionin që ishte gjithashtu një temë e përmendur shpesh ndërsa ai kandidonte kundër Joe Biden, dhe më pas kundër Kamala Harris, në vitin 2024. Ai po qëndron me popullin amerikanë gjatë 100 ditëve të Presidencës së tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Kush është studiuesi dhe gazetari i pavarur bashkëkohorë shqiptaro amerikane Klajd Kapinova 

Klajd Kapinova, ka lindur në qytetin e Vlorës në vitin 1963. Ai është rritur deri sa ka mbaruar shkollën 8-vjeçare në qytetin e Shkodrës, kurse Shkollën e Mesme Bujqësore “Sherif Hoxha” e ka mbaruar në vitet 1978-1982, në qytetin Koplik të Malësisë së Madhe.

Për një vit ka punuar si punëtor në Stacionin Zooteknik, në lagjen Kiras të qytetit Shkodrës. Në vitet 1983-1987, ai ka vazhduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori Filologji, në Departamentin e Gjeografisë, e cila sapo ishte hapur si degë e re në universitet.

Në shtator të vitit 1987, është emëruar si mësues i Gjeografisë në zonën e thellë malore në fshatin Vukjakaj, Shllak, ku ka qëndruar deri në vjeshtën e vitit 1990. Gjatë vitëve të ndryshme ai ka bërë specializime pasuniversitare për mjedisin dhe si metodist i gjeografisë në Tiranë.

Për disa vite ka punuar si mësues i Gjerografisë në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” në qytetin e Shkodrës deri më 4 prill të vitit 2002.

Kur erdhi këtu në Amerikë, ai u vendos qysh në fillim dhe deri sot në qytetin metropolitan New York, ku dhe mori kontakte me antarë veteranë të komunitetit shqiptaro-amerikanë.

Këtu ai njohu shumë miq dhe shokë të rinj dhe veteranë shqiptarë dhe amerikanë. Miku i tij më i ngushtë këtu qysh në fill kur mbërriti në SHBA dhe deri tani është studiuesi dhe publiçisti kosovar Tomë Mrijaj, i cili njëkohsisht ai është edhe kumbara i familjes dhe djalit të tij.

Studiuesi Kapinova, është anëtar i zgjedhur në forumet “The World Forum of Professionals in the Secular and Religious Media” në Geneva të Zvicrës, i Bashkimit të Publiçistëve të Rinj Katolikë në Shkodër (UCIP) dhe ish anëtar i stafit të disa redaksive të gazetave e revistave në Shkodër dhe diasporë.

Ai ka qenë kryeredaktor i revistës kulturore fetare “Rrezja e jonë”, “Illyricum” dhe redaktor i revistës “Kumbona e së dielës”, “Rreze drite”, “Mbas Teje”, etj. Ai ishte gjithashtu z/kryeredaktor i revistës kulturore-rinore “Vagues” (Valët), në katër gjuhë të huaja (anglisht, italisht, gjermanisht dhe frengjisht), në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në qytetin e Shkodrës.

Në qytetin e madh metropolitan Manhattan, New York City, ai ka punuar në redaksinë e gazetës shqiptaro amerikane “Illyria” si staff writer, me zyrat e saj në Manhattan, New York, duke shkruar shumë artikuj të ndryshëm për trojet shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe pasqyruar me reportazhe dhe analiza veprimtaritë e ndryshme të komunitetit tonë në SHBA.

Studiuesi dhe publiçisti bashkëkohor Klajd Kapinova prej shumë vitesh vazhdoi të jetë editor i revistës “Jeta Katolike” (1966), si më e vjetra në komunitetin tonë, themeluar dhe drejtuar nga intelektuali dhe eruditi i shquar prelati imzot dr. Zef Oroshi (1912-1989, themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA), që vijon të botohet edhe sot pranë kishës katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York.

Ai sot jetoi në qytetin Bronx dhe punon prej 18 vjetësh me kompaninë Brown Harris Stevens në Manhattan, New York. Ai është martuar me një amerikane filipinase Janice Ladia (Hufano) Kapinova, një vajzë me origjinë nga ishujt e bukur dhe ekzotik Philippines. Ata kanë një djalë, që trashëgon emrin e tij Klajd Kapinova Jr.

Shkrimtari dhe gazetari shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova, është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, qysh nga dita e themelimit në vitin 2002. Për punën e madhe intelektuale, ai në vitin 2015, është përfshirë në librin: “Fjalor enciklopedik i hapësirës shkodrane” I (A-K), në faqet 614-615, vepër e autores dr. Zenepe Dibra.

Veprat e tij të botuara janë:

  1. “Me Kryq dhe Pendë” (Refleksione) Shkodër, 1997.
  2. “Mes Kryqit e Atdheut” (Refleksione), Shkodër, 2000.
  3. “Engjëll vuajtje dhe shprese”, monografi kushtuar Shën Nënë Terezës, Shkodër, 2002,
  4. “Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut”, Monografi, Shkodër, 2002, me bashkautorë studiuesin dhe publiçistin Tomë Mrijaj.
  5. “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (1962-2002), themeluesi e udhëheqësi Ismet Berisha”, New York, 2002 bashkautorë me studiuesin dhe publiçistin Tomë Mrijaj.
  6. “Dom Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë”, New York, Shkodër, 2018, me bashkautorë studiuesin dhe publiçistin Tomë Mrijaj.
  7. “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (Këndvështrime), New York, Shkodër, 2021, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
  8. “Trump kishte të drejtë për gjithëçka” (Këndveshtrime), New York, 2023, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
  9. “Amerika në pasqyrë”, (Këndvështrime), New York, 2024, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
  10. “Nëpër faqet e historisë së klerit katolik” (Figura, analiza, reçensione dhe këndvështrime) New York, 2024, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
  11. “Dritë dhe hije historike në New York” (Figura, analiza, reçensione dhe këndvështrime) New York, 2024, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
  12. “TRUMP or Communism” (Këndvështrime), New York, 2024, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
  13. “TRUMP 2.0”, (Këndvështrime), New York, 2025, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.

(Yonkers, New York, 2025)

[1] Alexander N. Green (1947), është një përfaqsues politikan amerikan demokrat, i cili shërben si përfaqësues i SHBA në distriktin e 9-të i Kongresit të Teksasit, që nga viti 2005. Si anëtar i partisë demokratike (lexo komuniste), Green shërbeu si gjykatësi i paqes në Harris County, Teksas, në vitet 1977-2004.

Kur i fiton zgjedhjet, e fiton barrën, jo komoditetin

0

Nga Isuf Bajraktari 

Kur i fiton zgjedhjet, nuk ke fituar pushim, ke  fituar barrën. Nuk je më spektator, por udhëheqës. Nuk të lejohet as heshtja, as mënjanimi, sepse populli nuk të ka votuar për të bërë rolin e të lënduarit politik. Tani je në krye dhe të gjitha sytë janë tek ti  brenda e jashtë vendit. Sot Kosova po kalon në një bllokadë të rëndë institucionale: Kuvendi nuk konstituohet, Qeveria nuk formohet. Për këtë situatë, përgjegjësia themelore bie mbi partinë fituese. Sepse fitorja politike sjell me vete detyrimin për të ndërtuar, jo për të qëndruar anash.

Të jesh fitues dhe të mos flasësh me askënd nuk është strategji është dështim.

Në një demokraci të vërtetë, edhe më i vogli është i madh, e i madhi bëhet i pafuqishëm kur nuk është i hapur. Politika është komunikim, bashkëpunim, urtësi, maturi. Nuk është arrogancë e heshtur, nuk është refuzim i tjetrit, nuk është kthim koke anash. Nëse nuk komunikon dot me ata që nuk të pëlqejnë, si do të qeverisësh një shtet kaq të larmishëm, kompleks dhe të brishtë si Kosova? Fituesi që nuk di të bashkëpunojë është si shoferi që ka patentë, por nuk njeh rrugët. Në politikë nuk mjafton të jesh i zgjedhur. Duhet të jesh i përgjegjshëm, i qasshëm, i mençur. Duhet të dish të krijosh ura, jo të ndërtosh mure me inat dhe heshtje. Mosfunksionimi i institucioneve nuk është më thjesht një krizë procedurale. Është një krizë e thellë politike, e legjitimitetit dhe e maturisë shtetformuese. Në një vend normal, partia që fiton mban përgjegjësi. Në Kosovë, ajo që fiton mban heshtje.

Kur ish-zyrtari amerikan Christopher Hyland deklaron publikisht se Kuvendi dhe Qeveria “do të formohen”, kjo është më shumë se një shpresë. Është një formë presioni diplomatik. Një sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët ndërkombëtarë nuk janë të gatshëm të mbështesin pafundësisht një lidership që nuk e kupton rolin e vet në një demokraci të brishtë. SHBA-ja dhe BE-ja janë partnerë të Kosovës, por nuk janë përgjegjës për krizën tonë të brendshme. Ne jemi. Dhe fituesi i zgjedhjeve e ka këtë përgjegjësi para të gjithëve. Kjo krizë është gjithashtu pasojë direkte e një politike klienteliste që për vite ka ndërtuar rrjete interesash dhe privilegjesh, jo institucione. Këto grupe kanë përdorur pushtetin për punësime, favore dhe kontrata, ndërsa qytetarët janë lënë në mjerim ekonomik e social. Qeverisja është shndërruar në ndarje plaçke, jo në ndërtim të shtetit. Dhe tani, kur është koha për përgjegjësi, këta aktorë politikë fshihen pas njëri-tjetrit dhe askush nuk merr guximin të udhëheqë. Nëse nuk ke guximin të takosh askënd, nëse nuk e sheh dot askënd në sy, diçka nuk është në rregull me fitoren tënde. Lideri i vërtetë është ai që ulet edhe me kundërshtarët, që e sheh veten si shërbëtor të popullit, jo si sundues të tij, që i josh më të vegjlit me vizion, jo me përbuzje. Nëse partia fituese nuk e krijon Kuvendin dhe Qeverinë, ajo nuk është më fituese, por penguese. Populli nuk ka votuar për të parë spektakël të turpshëm e bllokadë pafund. Ka votuar për rend, ligj, zhvillim dhe afrim me Bashkimin Evropian. Nëse nuk ka zgjidhje, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë e vetmja rrugë për ta kthyer besimin dhe për ta larguar nga skena politike atë që nuk meriton të jetë aty. Qytetarët janë lodhur. Pas luftës pritej zhvillim, jo degradim. U deshën vite për ta ndërtuar këtë shtet mos lejoni që të shpërbëhet për faj të heshtjes suaj. Kosova është shumë më e madhe se një parti. Është shumë më e shtrenjtë se një fitore kalimtare. Dhe shumë më e vlefshme se çdo ego politike.

Azem Vllasi, atdhetari që kurrë nuk mund të zhvishet nga meritat

4

Azem Vllasi me Slobodan Milosheviqin në Fushë Kosovë, kur Milosheviq e zgjonte në mbarë ish-Jugosllavinë nacionalizmin serbomadh.

Lirim Gashi, Prizren

Dy herë e pashë Azem Vlasin tek Veton Surroi si mysafir dhe, dorën në zemër, vërejta tek ai një dozë të lartë të patriotizmit të mençur, të sinqertë, realist dhe natyral, e jo një patriotizëm të dëmshëm, të stisur, artificial dhe të rremë, nga i cili edhe sorrat e zeza në ballkon do të ndiheshin të neveritura.
Ndaj kur disa e trajtojnë Azem Vllasin si tradhtar më të madh se Isa Mustafen – i cili përveç tjerash është edhe një hajdut dhe manipulues i klasit të parë – më rrotullohet stomaku nga neveria.
Sikur të kishte qenë Azem Vlasi kryetar i LDK-së në vend të Isa Mustafës, anëtarët e saj do ta kishin një parti krejtësisht tjetër – në kuptimin më pozitiv të fjalës, ndërsa Kosova një burrështetas po aq të mençur dhe të pakorruptuar sa Albin Kurti.
Njeriu ka një dhuratë hyjnore për t’i nuhatur të gjitha marrëzitë e politikës serbe para se ato të dalin në dritë.
Përveç kësaj, ai ka një shpirt të madh që di t’ua falë mëkatet e bëra ndaj tij edhe armiqve më të çmendur, e lëre miqve dhe bashkëkombësve.
Dy herë më rastisi ta shihja Azem Vllasin në emisionet e Veton Surroit, dhe, ndërsa ai fliste, mendja më rrinte pezull – si një fletë mbi një lumë që s’e merr rrjedha. Sepse nuk po fliste një politikan i zakonshëm, por një njeri që e njeh këtë vend me rrënjë, me plagë, me erën e përgjakur të historisë dhe me aromën e pazbutshme të shpresës.
Ai nuk e shpik patriotizmin si shumë të tjerë që, sapo marrin frymë para një kamere, fillojnë të mbeshtillën me flamuj kombëtarë, ndërkohë që nuk e kanë pastruar asnjëherë ballkonin nga pluhuri i tradhtisë.
Patriotizmi i Azem Vllasit është i mençur, i natyrshëm, i pa aktruar, i pa grimosur dhe i pa zhurmshëm.
Është i tillë që edhe sorrat e zeza – që zakonisht i njohin më mirë kufomat sesa heronjtë – do të turpëroheshin të rrinin mbi një ballkon ku rri një njeri si ai.
Ndaj kur i dëgjoj disa që e quajnë Azemin “tradhtar”, madje më të keq se Isa Mustafën – më rrotullohet stomaku nga ajo racë e re e shqiptarëve që nderojnë mashtruesin dhe poshtërojnë mendimtarin.
Sepse nëse Isa Mustafa ishte një përkthyes i marrëveshjeve të fshehta dhe një noter i nënshtrimeve kolektive, Azem Vllasi ishte dhe mbeti një përkthyes i urtësisë kombëtare në çdo kohë politikisht të çmendur.
Po të ishte Azem Vllasi në krye të LDK-së – e jo Isa që e shndërroi partinë në çerdhe pazari dhe fjalimesh mashtruese – sot do ta kishim një LDK që nuk do ta përdorte Rugovën vetëm si portret, por edhe si frymë.
E mbi të gjitha, Kosova do ta kishte një figurë shtetformuese, të pashantazhueshme, të edukuar dhe të papërkulur – një binjak shpirtëror të Albin Kurtit në ideal, por me një eksperiencë që nuk e merr në asnjë kurs të Harvard-it.
Sepse Azem Vllasi është një nga ata njerëz të rrallë që nuhatin djallëzitë serbe para se të marrin formë. Ai është një radar historik që nuk i trembet as përplasjes, as dialogut, sepse ka kaluar nëpër ferrin e burgut pa u shtirë kurrë si viktimë, dhe ka dalë prej andej jo më i thyer, por më i pastër se shumë prej atyre që asnjëherë nuk guxuan të hyjnë në betejë, por që sot na japin leksione patriotizmi nga kafet e Prishtinës.
Përveç kësaj, ai ka një madhështi që nuk vjen nga pasuria, as nga partia, por nga vetë karakteri. Di të falë mëkate që do t’ia mbanin mend të gjithë historianët, por s’ua fshin kurrë nga memoria. Ai e di që pa drejtësi nuk ka paqe, por pa mëshirë nuk ka as njerëzi.
E ku janë sot njerëzit si ai ? Pak kemi të tillë. Shumë pak. Ndaj kur e keni një si Azem Vllasi gjallë, dëgjojeni. Mos e tallni. Mos e ngatërroni me mjeshtrit e kamerave dhe intrigave. Se është njësoj sikur ta ngatërroni një pyll me një fletë të thatë.
Dhe nëse ndonjëherë ndjeni se politika na është mbushur me hije, kujtoni se diku aty, në qoshen e mendimit të kthjellët, qëndron një burrë që e mban nderin si fanar – dhe ai quhet Azem Vllasi.

Ballkani midis Besnikërisë së Kosovës dhe Dyfytyrësisë së Serbisë!

1
  • Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

I. Në arkitekturën e re gjeopolitike të Ballkanit, marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe vendeve të rajonit duhet ridizajnihen nga një sërë faktorësh historikë, politikë, ushtarakë dhe ideologjikë. Në këtë kontekst, Kosova dhe Serbia përfaqësojnë dy modele të kundërta të partneritetit me SHBA-në:

• e para, si një aleate e vogël, por e gatshme dhe e përkushtuar për të sinkronizuar interesat veta shtetërore e kombëtare, me ato amerikane;

• e dyta, si një fuqi rajonale ambivalente, që shpesh luhatet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes dhe nuk ngurron që edhe haptas të sfidoj interesat amerikane (shkaku i Rusisë e Kinës) në Ballkan;

II. Kosova duhet ta shfytëzoj maksimalisht këtë përparësi të qartë strategjike në raport me Serbinë që buron nga një sërë faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Në realpolitikën ndërkombëtare, pesha e një shteti nuk matet vetëm me madhësinë, popullsinë apo fuqinë ekonomike, por edhe me vlerën (peshën) strategjike që ai i ofron aleatëve të vet.

III. Kosova, ndonëse një shtet i vogël, përfaqëson një pikë qëndrueshmërie, koherence dhe besnikërie në rajon që ende mbetet i trazuar dhe mbushur me probleme politike, etnike, sociale, ekonomike, fetare e kulturore. Ndërkaq, Serbia mbetet, të paktën edhe për një kohë, një “rrezik i llogaritur” për SHBA-në: e rëndësishme për stabilitetin rajonal, por jo gjithmonë e besueshme dhe koherente si aleate strategjike.

“Pirgu Arbanas” i përket Familjes Kastrioti dhe shtetit shqiptar

Pirro Prifti, Tiranë

Pirgu Arbanas i cili gjëndet në Manastirin e Hilandarit ne Malin e Shenjte në Greqi ose siç quhet Mali Athos (Mali i Atit), është vëndi më pak i njohur nga Akademia  e Shkencave të Shqipërisë megjithëse është një nga vëndet ku konfirmohen disa nga rrënjët e identitetit shqiptar si: varret e Familjes Kastrioti të cilat i dhanë identitetin si popull jo-serb, jo-grek, jo bullgar, por arbër&epirot që sot quhemi shqiptarë.

Nga kjo Familje madhështore populli ynë nxori Heroin e saj Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, ka Flamurin e kësaj Familjeje si Flamur Kombëtar, si dhe konfirmoi se gjuha shqip ishte një nga gjuhët e veçanta dhe më të vjetra të Ballkanit, Europës dhe të Botës.

Po përse Pirgu Arbanas me të cilin emër e quajnë dhe vetë serbët të cilët posedojnë Manastirin e Hilandarit paska kaq rëndësi për identitetin shqiptar por se nuk është  marrë në konsideratë aspak nga Albanologët tanë? ndoshta sepse nuk u vjen mirë se disa nga bazat e identitetit shqiptar  vijnë nga ritet lindore të asaj kohe?

Pak Histori për Pirgun Arbanas për popullin shqiptar dhe Akademinë e Shkencave

Dihet se Gjon Kastrioti bleu token ne Hilandar duke i dhuruar dy fshatra te Pollogut: Radostusha dhe Trebinjen në verilindje të Dibrës, madje dhe nje kishë të vogël pranë këtyre fshatrave që i përkisnin Pollogut dhe vjehrit të Gjon Kastriotit,- Gergur Pollogu (Naim Flamuri, në shkrimin që ka botuar tek Linku elektronik Konica.al një shkrim me titull:  `Nâna e Skënderbeut (për ata që duan ta dinë)“,  të dt.17 Korrik, 2017).

Per here te pare emri i Gjergj Kastriotit permendet ne dy dokumenta akt shitjeje (Adelphat): e vitit 1426  dhe 1430, kur ai dhe familja e tij blenë Kullen e Shën Gjergjit dhe pronën përreth afer Manastirit Orthodoks serb –Hilandar ne Malin Athos; në shkëmbim Gjon Kastrioti dhuroi dy fshtara pronë e familjes: Radostush dhe Trebisht si dhe kishen Shën Maria që gjëndej aty. Ai para 17 gushtit 1428, me bashkimin e Abbot Jerome Monk Athanasius dhe për tërë vëllazërinë e Chilandar, për shumën e gjashtëdhjetë florinj blenë katër adelfatas në skelën e manastireve të shumëfishta të Shën Gjergjit, me të drejtën e një qëndrimi gjatë gjithë jetës në të për vete dhe tre djemtë e tij- Reposh, Kostandini dhe Gjergj. Në vitin 1426 ishin firmat e katër vëllezërve Stanisha, Reposh, Gjergj dhe Kostandin, ndërse në konfirmimin e dytë të vitit 1428 (disa shkruajnë në vitin 1430), nuk figuronte firma e Stanishës sepse ai ishte konvertuar në `turk`, ishte martuar me nje turkeshë dhe jetonte në Kostandinopojë. Neneshkrimi eshte edhe  i Gjon Kastriotit dhe igumenit Athanas.. Fisniket shqiptare, nje Aranit edhe dy zyrtare te oborrit te Gjergj Kastriotit, Rajan edhe Dmitr, përmënden në një përkujtimore serbe-ortodokse.  Firmat janë të tre vëllezërve: Gjergj, Reposh dhe Kostandin. Emri i Stanishës nuk është sepse ai ishte konvertuar ne islam dhe ishte martuar me nje turkeshë sipas te dhënave (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Talk%3ASkanderbeg/Archive_4).

Fermani me nr. 105 është gjithashtu shkruar në pergamenë. Në anën e pasme ndodhet një shënim me dorën e murgut Nikandër, të mundshëm nga dekada e katërt e shekullit XV, i cili thotë: “Letër nga manastiri në lidhje me pronën shqiptare / si e kanë shitur nga manastiri zotit Ivan Kastriot, princ shqiptar, për 60 florinj, dhe prapë e kanë dhënë manastirit.” . Vulat e ruajtura të familjes Kastrioti datojnë nga koha e Skënderbeut, por është e qartë nga stili i këtij nënshkrimi që në zyrën e Ivan (Gjon) Kastriotit përshkruheshin dy lloje vulash. Ne e njohim vetëm vulën e thjeshtë me emër. (https://www.rastko.rs/rastko-al/zbornik1990/dsindik-povelje.php; Душан Синдик,Две повеље у Хиландару о Ивану Кастриоту и синовима).

Gjon Kastrioti  e bleu adlefatin per shkak kur në vitet 1430 turqit rritën presionin rajoni i tij, Gjon Kastrioti bleu të ashtuquajturin adelphaton -e drejta për mirëmbajtje gjatë gjithë jetës – për veten dhe të bijve te tij. Kjo u konfirmua nga një dëshmi me shkrim, kontrata ende i mbajtur në thesarin e Hilandarit.

-Gjon Kastrioti nga fundi i jetës së tij hyri në Manastirin Hilandar ku ndrroi emrin dhe u quajt nga vëllazëria e Manastirit si Murgu Joachim. Ai vdiq më 2 maj 1437.

-Reposh Kastrioti djali i dytë i Gjon Kastriotit u bë murg në mars të vitit 1430 pas largimit nga peng-marrja e Sulltanit, pasi e kishte ndjerë veten shumë keq qëme zorr e kishin konvertuar por ai menjeherëu ripagëzua në fenë e krishterë orthodokse dhe vdiq në 25 korrik 1431. Dinjiteti i shenjtë, biri i një kontribuesi të shquar të manastirit, u varros në famullinë e brendshme nga Vëllazëria Hilandar dhe gur varri ishte zbukuruar me murale. Varri në formën e një arcosoliumi të cekët ka mbijetuar në murin perëndimor të narteksit. Një kamare gjysmërrethore të arkosolisë, në një sfond blu dhe jeshil, është pikturuar një Virgjëreshë e veshur me kryq me Krishtin e vogël duke bekuar Shën Gjergjin, mbrojtësin e Pirgut në të cilin kaloi i ndjeri ditët e tyre të fundit. Rreth një kamare, në pjesën e poshtme, në të njëjtën sfond, ato janë paraqitur në bust mbrojtësit e shenjtë Simeon dhe Sava, dy ndërmjetësues të tjerë në shpëtimin e shpirtit të tij; ata nga lart, nga thasë parajsë në një sfond të verdhë, bekimi dërgon i dashur Krishti Emanuel, i cili adhurohet nga dy  engjëjve në medaljone. Varri i Reposh Kastriotit (ndoshta varri i përbashkët) ndodhet brenda katedrales, nën nartekstin (portikun), në murin verior (K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001. Fq 157).

Edhe pse dekorimi i varrit te Reposhit nuk karakterizohet nga vlera të veçanta artistike, është në kuptimin ikonografik në kryesor në kishën e manastirit më të pasurit. Vëllazëria gjithashtu shprehu respektin e vet për mbishkrimin, megjithëse Repos, si babai i tij Gjoni, nuk e bëri pa titull. Eshtë i vetmi arcosolium që mban Hilandar një mbishkrim nga 1430/1, i cili është provë dokumentare te identiteti i të ndjerit Reposh, me titull “Dux i ilirisë ” vdekur në vitin 6369 (1431) gjë që tregon se nuk ishte serb. Reposh Kastrioti ka lënë një dorëshkrim të shkruar me gërma greqishte por me fjalë shqip. Nuk është gjëndur akoma dorëshkrimi por mendohet se ruhet në një nga bibliotekat e Hilandarit apo të Manastirit të afërt me të (https://www.botasot.info/opinione/2028686/kush-e-ka-fshehur-doreshkrimin-e-reposh-kastriotit-vellait-te-heroit-kombetar/).

– Kostandin Kastrioti djali i katërt i Gjon Kastriotit nuk dihet data e tij e vdekjes (pasi i jati ndrroi jetë) por dihet se është varrosur në Kullën e Shën Gjergjit që u quajt më vonë Pirgu Arbanas  ndoshta nga që u shkatërrua nga mungesa e mirëmbajtjes pas shek  të XVII dhe deri më sot.

-Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Është e vërtetë se vdiq në 17 Janar 1468 dhe u varros në parcelëne varrezave orthodokse të Kishës së Shën Nikollës Lezhë. Sidoqoftë ka të dhëna që Donika Kastrioti para se të shkonte në itali (në fillim në Leçe) pasi refuzoi të shkojë në Venedik, i çvendosi eshtrat e Heroit Kombëtar në fillim në Krujë e pastaj në Manastirin e Hilandarit aty ku preheshin eshtrat e Babait të tij dhe të vëllezërve. Argumentt janë këto:

Spanduçi, shkrimtar i shek 17th ne librin e tij ”Historia“ shkruante se…Varri i Skenderbeut eshte ne nje varreze orthodokse te Kishes Shen Nikolla….E vetmja e dhene per varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastriotit –Skenderbeut. Por sot ka te dhëna se eshtrat janë çvendosur disa kohë  më vonë nga Kisha e Shën Kollit atëhere Kishë katolike por meqënëse kishte qënë dhe Kishë orthodokse para venedikasve kishte sipas Spanduçit edhe varrezë orthodokse. Është e pamundur që Kisha e Shën Nikollës të gjëndej në fushë ashtu si është sot. Ajo duhej të ishte në Kalanë e Lezhës në Kodër.

Studiuesi Dhosi Liperi ne Konferencen e 2 te studimeve Albanologjike, 1968– tha: “turqit nuk e kane çvarosur varrin e Gergj Kastriotit-Skenderbeu, sic pohon Marin Barleti, sepse sipas tij nuk ka asnje document Osman apo venecian qe e pohon kete.( “Mitologjia Skënderbejane“).

Sipas Dhosi Liperi (vdekur me 1968), historianet turq ibn Kemali, Hoxha Sadedini, idris Bitlisi, Tursuni, të cilët përshkruajne hollesisht pushtimin e Lezhës me 1478, nuk e përmendin çvarrimin e varrit te Gjergj Kastrotit (Dëshmitë e tyre në librin “lufta shqiptaro-turke ne shek XV“, Tiranë 1968).

Në majë të kodrës është një xhami, dhe legjenda thotë se këtu, nën rrënojat e një kishe të krishterë, prehen eshtrat e Skënderbeut (Eduard Lear Në Shqipëri. Ditar udhëtimesh 1848-1849. Tirane 2008. Plejad. Fq.97).(https://www.kultplus.com/trashegimia/misteri-varrit-te-skenderbeut-si-qendron-e-verteta/).

Një fakt tjetër qqë konfirmon se Heroi Kombëtar është ri-varrosur në Hilandar Pirgu Arbanas ose diku afër është e vërtetimi indirekt nga historiania Danica Petroviç tek libri i saj ku thotë për Pirgun Arabanas ose siç quhet ndryshe Kulla e Shën Gjergjit se: “Megjithatë, ka shumë të ngjarë që një laik i shquar të jetë varrosur në varr përgjatë murit perëndimor të narteksit, siç ishte rasti me të tjerët“ (Danica Popovic, Funeral and tombs in the middle ages- (https://www.academia.edu/32008152/Hilandar_Monastery,Funerals_and_Tombs_in_the_Middle_Ages), f.214).

Një hipotezë tjetër interesante por për tu vërtetuar është edhe ideja se eshtrat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut janë transferuar në Manastirin e Hilandarit dhe mund të jenë varrosur aty ku është varri i Stefan Dushanit, por zjarri i shkaktuar në vitin 2004 në Manastirin e Hilandarit ka penguar vërtetimin.

Kjo pohohet nga një informacion që vjen nga Maqedonia e veriut në vitin 2004 që thotë:“Testi ADN/DNA i mbetjeve në varrin e Car Dushanit dhe njërit prej Kastriotëve të konfirmuar (vëlla/baba) do duhej për të konfirmuar me saktësi shkencore ne se Skenderbeu dhe jo tjeter fisnik shqiptar shtrihej ne ate varr. Kesaj ja kane prere udhen. Djegja ishte menyra e vetme.

Hyllenderi u dogj së pari, mu tek muret e “Arbanas Pirg” dhe guret e varrit te Jovanit dhe Reposh Kastriotit, fisnikë `Serb` nga Shqiperia, përkatesisht baba dhe vëlla të Gjergj Kastriot (ic), i njohur me shumë si Skenderbeu. Dicka e ndaloi dorën e zjarrvënësit tamam tek vendi që zbulon gënjeshtrën mbi origjinën e “Heroit Shqiptar.” Ka provë më të mirë se vendet ku ruhet historia Serbe janë të shenjta?“ (Shënime për Pirgun Arbanas ( shih `Shënime` me  dy sqarimet më poshtë)

Duke patur këto dyshime mendoj se dëshmia e Barletit se eshtrat e Heroit Kombëtar u përdorën nga osmanët si hajmali pasi hapën varrin nuk është e vërtetë, por ka shumë mundësi të jenë dërguar në dy vënde: ose janë dërguar në Hilandar aty ku st gjëndet Pirgu Arbanas (Arbanski Pirg), nën nartekstin (portikun), në murin verior (K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001. Fq 157). (https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/t4906-djali-i-skenderbeut-eshte-varrosur-ne-manastrin-i-hilandarit).

Informacion tjetër i rëndësishëm që indirekt vërteton se Heroi ynë Kombëtar është varrosur në Manastirin e Hilandarit  diku afër Pirgut Arbanas, është se disa princër rumunë nga Vllahia kanë paguar për të mirëmbajtur Pirgun Arbanas deri nga vitet 1700.

Pas daljes në pension të murgjve të Kastriotit, kontrata u kthye në Manastirin Hilandar me mareveshje. Pirgu Arbanas patën mbrojtjen dhe ndihmën e Dukës së Vllahisë në shekullin e 16-të. Kështu, Duka Radul i Afumati ngriti gjithashtu një qeli ose kishë të Shën Nikollës në rrethin e kësaj pirge. Kjo pirg kishte familjet e veta të cilave ai i përkiste.

Prania e Princërve vllehë -rumunë dhe moldavë në mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj Pirgut Arbanas mund të spjegohet hipotetikisht me  amanetin nga ana e Donika Kastriotit për ta mbajtur të fshehtë vëndin e varrimit por edhe për tu kujdesur për varret e Familjes Kastrioti në Pirgun Arbanas (Pirro Prifti:Përse u kthyen Arbër&Epirotët në Shqiptarë, botim 2022). Këta ishin që nga Duka i Vllahut Vlad Kaludjer Hilandar në 1488 i 1492 e deri tek  Duka i Vllahut Vlad Kaludjer në vitin 1536, Radu Paisius gjithashtu konfirmoi për Arbanasi Pirgus dhanë të ardhura për mirëmbajtjen e Pirgut Arbanas. i fundit që jetoi në Pirgun Arbanas ishte Haxhi Petro  i cili me 23 Tetor 1669, në prani të Abbot Victor, ai e dorëzoi detyrën e tij typist Hajji Elefteri dhe u tërhoq në Pirgun Arbanasi sipër manastirit, nga i cili porositi detyrimin e dorëshkrimeve më të vjetra – Apostullin Praktik nga mesi i mëparshëm (1670/1) dhe Katër Ungjijtë nga fillimi i shekullit XV (1672/3) (“inscriptiones monasterii chilandarici“; tomus primus saeculorum xiv–xvii ; gojko subotić, bojan miljković, nikola dudić r e c e n s u i t mirjana živojinović ; belgradi mmxixbeograd 2019; varri i reposhit (f. 25-29, f. 37, f. 79, f. 125).

Sipas Jusuf Buxhovit dhe Agim Vinca, “Disa burime i referohen dokumenteve dhe një pjese të thesarit të familjes Kastrioti që iu besua manastirit ortodoks serb në Hilandar. Asnjë nga burimet, megjithatë,  nuk kanë mundur të identifikojnë përmbajtjen e dokumenteve që Kisha Ortodokse Serbe ka dhënë. Pra, ngrihet një  mister duke vendosur një vulë të përhershme mbi sendet, të cilat mund të mos i zbulohen publikisht. Që dokumentet mund të kenë rëndësi të madhe historike, kjo sugjerohet nga botimi i Akademisë Serbe të Shkencave për thesarin e ruajtur në Hilandar që Akademia ka lënë jashtë një përshkrimi të asaj që përmbajnë dokumentet e familjes Kastrioti“(Agim Vinca – Jusuf Buxhovijusufbuxhovi.com › ngarkime › 2020/12 › kosova-2PDF).

-Interesant është fakti që dhe djali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu,  Gjoni i ri, është varrosur në Manastirin e Hilandarit (djali i Skenderbeut është varrosur në Manastrin i Hilandarit 240px Castrioti%2C_by_Angelo_Maria_da_Bologni%2C_1715, Angelo Maria da Bologni (1715).

ii

Problemet që dalin sot

Jam përpjekur që nga vitet 2018 dhe deri në ditët e sotme që të gje dorëshkrimin e Reposh Kastriotit në të cilin disa klerikë të vjetër më kanë thënë se aty është shkruar historia e familjes Kastrioti, shkruar me gërma cirilike (apo greke??)  por me fjalë shqip por nuk e kam gjetur. Ndoshta  të dhënat e Agim Vincës na cojnë se dorëshkrimi është në arkivat e Kishës serbe ose në ndonjë vënd tjetër, unë vazhdoj të jem i bindur se dikur do të gjëndet.

Interesant është fakti se megjithë përpjekjet për të sensibilizuar Shtetin shqiptar, Akademinë e Shkencave, dhe KOASH, më qëllim që Pirgu Arbanas – i cili mbetet edhe sot e kësaj dite një vakëf historik- për të kaluarën e Familjes Kastrioti dhe si pjesë e identitetit të arbër&epirotëve dhe shqiptarëve- të rikonstrukohet dhe të mirëmbahet, akoma nuk ka asnjë lëvizje, por një heshtje që i ngjan personit që flet me vehte por nga pamja e jashtme nuk ta jep atë përshtypje.

Takimi i fundit Kryepeshkopin Johan ishte shume i përzëmërt dhe megjithëse i spjegova dhe i paraqita materialet për Pirgun Arbanas pore de për problem të tjera, deri tani nuk ka asnje reagim.

Dorëzimi i materialeve dhe një libër analitiko-historik titulluar ` Përse Arbër&Epirotët u kthyen në shqiptarë` para 1 viti, dhe takimi kohët e fundit me zotin Skënder Gjinushi Kryetarit të Akademisë sëShkencave të cilit i kujtova materialet e përmëndura, por dhe i dorëzova një libër analitika linguistic të albanologut që gjëndet në Gjermani z. Niko Stillo, gjithashtu përveçsenjë pritjeje të ngrohtë nuk ka dhënë ndonjë reagim konkret.

Materialet e paraqitura që nga 1918 si Promemoria e intelektualëve, shkrimet historike në gazetat shqiptare dhe kosovare, në profilet e mia të face-book-ut, dhe tëitter, në portalet e ndryshme për Pirgun Arbanas, Familjen Kastrioti,  për boshllëqet historike të historisë së Shqipërisë kanë ngjallur interes, por nuk ka atur asnjë reagim zyrtar nga institucionet e sipër përmëndura.

Sidoqoftë përpjekjet për të sensibilizuar dhe paraqitur të vërtetën e Pirgut Arbanas si një vënd dhe document historik, si një pjesë e identitettit shqiptar të derivuar nga Familja e nderuar Kastrioti falë të cilës kemi Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu , Flamurin tonë Kombëtar- nuk do të rreshtin, sepse vetëm nëprëmjet pranimit të Pirgut Arbanas në Manastirin e Hilandarit si pjesë e  Historisë tonë, si një nga themelet e identitetit tonë shqiptar me të cilin njohim veten dhe na njeh bota- vetëm atëehere  do të hidhej një hap i saktë për të treguar Historinë e Shqipërisë ashtu si ka qënë, dhe për të parë të vërtetat e fshehura sado të mira apo të hidhura qofshin, vetëm atëhere do ta kuptonim se Heroi ynë Kombëtar luftoi për Fe dhe Atdhe.

Manastiri I Hilandarit -Stema majtas siper eshte stema e Familjes Kastrioti

Manastiri I Hilandarit, Pirgu Arabans -“Божији Репош, дукс илириски, године 6939“ – “I Zotit Reposh, Duka i ilirise, viti 6939“

Kur hipokriti flet si shenjtor, apo si djall i veshur me lëkurë qengji

0
Edhe zvarraniku më i ndyrë i moçalit politik mund ta lexojë me përkushtim një fjalim “frymëzues” në Parlament.
Sidomos kur ia kanë shkruar këshilltarët dhe ia kanë lënë mbi tavolinë – për ta paraqitur si një engjëll të pafajshëm që nuk e ka thyer kurrë një gotë të vetme.
Është njësoj sikur një prostitutë shumë e eksituar të ankohej me zë të lartë dhe me lot krokodili në sy:
“Njëfarë Filan Fisteku më përdhunoi në vrimën e bythës dhe m’i nxori tri litra gjak dhe pesë kilogram mut!”
Dhe ta aktronte këtë pafajësi qesharake, pasi që ia ka thithur Filan Fistekut të virgjër tri litra spermë dhe ia ka shkatërruar vullnetin për seks për gjysmën e jetës.
Fjalimi i djeshëm i Memli Krasniqit ishte një tallje e padenjë me lapsin e Kafkës – në versionin porno të Parlamentit.
Duket qartë që Batoni nga fisi i Stanishiqëve i ka trajnuar këta djaj të moçalit si në ndonjë “akademi të dramës së ankesave serbe”.
Saktësisht siç i kishte stërvitur Slobodan Millosheviqi serbët e Fushë Kosovës në vitin1987.
– Fillimisht i gjuanin me gurë në kokë policët tanë të lodhur, si të ishin në garë për thyerjen e kafkës…
– Pastaj qanin me lot krokodili: “O Zot i madh, këta shqiptarë barbarë po na rrahin çdo ditë, 365 herë në vit!”
Deri sa doli vetë Slloba – regjisor i serialit “Martirët me porosi” – dhe u tha me zë të vendosur, si ndonjë dajë që financon trupën dramatike:
“Aktroni të pafajshmit, ju talentë djallëzore, dhe unë ju premtoj se askush nuk guxon t’ju rrahë… përveç policisë sime dhe tuajës!”
Ajo që dua të them është:
“Nuk ka rëndësi çfarë thuhet – por kush e thotë dhe çfarë bën në të vërtetë.”
Sepse këto ndyrësira e kanë përvetësuar në perfeksion artin e futjes nën lëkurën e qengjit – edhe pse të gjithë e dimë se janë njëkohësisht gjarpërinj dhe dhelpra – me barkun në tokë dhe bishtin në gojë.
Megjithatë, prapë arrijnë t’i mashtrojnë budallenjtë me “bee bee” sikur janë vegjetarianë!
Në realitet, janë mishngrënësit më të pangopur dhe thithësit më të pashpirt të djersës dhe gjakut në univers.
Edhe më i ndyri zvarranik i moçalit politik, që është shërbëtori më besnik i krimit të organizuar dhe korrupsionit, mund ta lexojë një fjalim të gatshëm në Parlamentin e Kosovës dhe të duket për një moment siku e ka zbuluar shpirtin e Nënë Terezës në arkivat e SHIK-ut.
Por, fatkeqësisht, në këtë Republikë nuk matet më vlera e fjalës – por pështyma që mbetet në buzët e mashtruesve pas çdo deklarate “frymëzuese”.
Fjalimi i Memli Krasniqit dje – ishte një liturgji imorale, sepse ngjante më shumë me një fjalim politik që mund t’ia kishte shkruar Batoni i fisit të UDB-së, pasi i kishte përtypur me neveri udhëzimet e BIA-s.
Në fakt nuk ishte fjalim. Ishte një akt histerie politike – një përpjekje për ta bërë hero një njeri që ka dhënë leje ndërtimi për kullat e PDK-së mbi shpirtin e Kosovës.
Ose më saktë: ishte një përpjekje qesharake për ta shitur të kalburën si parfum dhe hajdutin si viktimë.
Në të vërtetë, fjalimi i Memli Krasniqit ishte një mashtrim që i ngjante thirrjeve dramatike të Millosheviqit më 1987 në Fushë Kosovë – kur serbët që i kishin gjuajtur me gurë policët tanë, qanin, për të kërkuar më pas mbrojtje ndërkombëtare, me lot që nuk e kuptoje a po u rridhnin nga zemra apo nga bytha.
Po të kishte një regjisor filmash dokumentarë për hipokrizinë e organizuar politikisht, Memli do të ishte aktori kryesor, ndërsa skenari do t’i përkiste Batonit – regjisorit të heshtur të dramave të shpifura, që qëndron si hije pas çdo fjalimi që synon ta përmbysë të vërtetën.
Nëse i dëgjon këta djaj të rrugës duke folur, ta lënë përshtypjen sikur kanë zbritur nga ndonjë galaktikë tjetër për t’i shpëtuar shqiptarët nga qeveria e ndershme.
Në realitet, janë po të njëjtët që kanë shitur territorin për vota, tenderët për poste, moralin për karrierë dhe flamurin për privilegje.
Kjo është “elita” që – krahasuar me Albin Kurtin – duket si letër higjienike pas një nate të gjatë: e përdorur, e konsumuar, dhe e padobishme për ta pastruar të kaluarën apo për ta ndërtuar të ardhmen.
Albin Kurti mund të ketë shumë armiq – por askush nuk mund ta akuzojë për korrupsion, për kompromis me krimin, për shitje parimesh apo për pasuri të fshehura në Panama.
Ai është një anomali morale në një skenë të mbushur me tregtarë të fjalëve të mëdha dhe përfitues të pasurive marramendëse.
Ata që ua shkruajnë fjalimet me lot krokodili për t’i paraqitur si vegjetarianë politikë, ndërsa hanë mishin e gjallë të drejtësisë – janë hiena të stërvitura në retorikën e mashtrimit.
Ata flasin për drejtësi – sidomos kur xhepat u mbajnë erë të parave të pista.
Ata flasin për zhvillim – ndërkohë që nuk dinë ta shkruajnë as CV-në e tyre .
Në fakt, janë pikërisht këta të humbur në kohë dhe hapësirë që po i nxisin serbët e Kosovës të sillen si në vitin 1987.
Në fund, nuk ka rëndësi fjala – por vula e veprës.
Dhe kur veprat e njërës palë janë burgje të hapura për popullin, e të palës tjetër – shpresë e hapur për shtetin – atëherë çdo krahasim është i tepërt.
Albin Kurti nuk është i përsosur – por krahasuar me këta, ai është si drita në fund të tunelit që ata vetë e gërmuan për t’u fshehur nga drejtësia.

Pallati i familjes fisnike Beçikemi të Shkodrës, në qendrën historike të Poreçit (Parenzo), Istria, Kroaci!

Trashëgimia jonë në botë!
Pallati i familjes fisnike Beçikemi të Shkodrës, në qendrën historike të Poreçit (Parenzo), Istria, Kroaci!
Pallati u ndërtua nga konti Stefan Beçikemi në vitin 1737, siç dëshmohet nga mbishkrimi i ruajtur ende në derën e objektit. Ndërsa u rindërtua në shekullin e XIX dhe e gjithë ndërtesa u modernizua pas Luftës së Dytë Botërore. Konti Stefan është anëtar i familjes së Marin Beçikemit (Marinus Becichemus Scodrensis) nga Shkodra, i cili në moshën 10-vjeçare, kur Shkodra ra nën sundimin osman (1479), u detyrua të emigrojë në një qytet të Republikës së Venedikut, ku edhe sot jetojnë pasardhësit e familjes së sipërpërmendur!
***
Il nostro patrimonio nel mondo!
Il palazzo della nobile famiglia Beçikemi di Scutari, nel centro storico di Parenzo, in Istria, Croazia!
Fu costruito dal conte Stefan Becichemo nel 1737, come testimonia l’iscrizione ancora oggi conservata sul portone dell’edificio. Il palazzo fu ricostruito nel XIX secolo e l’intero palazzo fu modernizzato dopo la Seconda Guerra Mondiale. Il conte Stefan è un membro della famiglia di Marin Beçikemi (Marinus Becichemus Scodrensis) di Scutari, che all’età di 10 anni, quando Scutari cadde sotto il dominio ottomano (1479), fu costretto a emigrare in una città della Repubblica di Venezia, dove vivono oggi tutto il giorno i discendenti della suddetta famiglia!
Ilustrimi: Skicë nga shek. XVIII
***

Monumentet fetare: varrezat e familjes Beçikemi në Praskvizë (sot Praskvica, atëherë pjesë e konceptit Arberi, tani në Mal të Zi) dhe, në sfond, plazhi i famshëm i Beçiqit, ku kanë jetuar paraardhësit e humanistit të famshëm Marin Beçikemi Shkodrani, profesor në Universitetin e Padovës dhe rektor i shkollave të Republikës së Raguzës!

Faksimile e një dokumenti të datës 26 tetor 1517, sipas të cilit Marin Beçikemi Shkodrani emërohet profesor ordinar në Universitetin e Padovës për mësimin e oratorisë latine me një pagë 800 florinj në vit. Qindra e qindra dokumente dhe libra të tij, të botuara dhe dorëshkrime, ruhen në arkivat dhe bibliotekat e Padovës!
___
Facsimile di un documento datato 26 ottobre 1517, secondo il quale Marin Beçikemi Shkodrani viene nominato professore ordinario presso l’Università di Padova per l’insegnamento dell’oratoria latina con uno stipendio di 800 fiorini all’anno. Centinaia e centinaia di suoi documenti e libri, pubblicati e manoscritti, sono conservati negli archivi e nelle biblioteche di Padova!
Burimi: Archivio di Stato di Padova!

Me “fat” aborti politik i legjislaturës së 9-të!

0

Florim Zeqa

Pas 53 dështimeve të njëpasnjëshme në konstituimin e Kuvendit, përkatësisht të zgjedhjes së organeve drejtuese (kryetarit dhe nënkryetarëve), legjislatura e 9-të nuk bën të quhet e dështuar, por e abortuar politikisht, që i bie se është delegjitimuar plotësisht në aspektin juridik dhe atë moral para qytetarëve të vendit.

Depu-tretësit e institucioneve shtetërore

Deputet-vrarësit e kësaj legjislature, ashtu siq erdhën në Kuvend me rekomandimet e liderëve partiakë, edhe po largohen me ndërgjegje të vrarë dhe të turpëruar para qytetarëve të vendit.

Largimi i turpshëm i deputetëve servil dhe puthador të liderëve partiak do të jetë fat i mirë për qytetarët dhe shpëtim për vendin.

Nëse largimi i uzurpatorëve të Kuvendit dhe shtetit në përgjithësi nuk ndodhë përmes Kushtetutes dhe ligjeve që burojnë prej saj, atëherë duhet të vjen si produkt i presionit qytetarë, për të hapur një kapitull të ri për shtetin dhe qytetarët!

Përmes ngjizjes së Alternativës Demokratike për Ndryshim, duhet të ndodhë rifreshi politik në të gjitha institucionet e kapura të shtetit, filluar nga hierarkia e lartë shtetërore: Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti, për të vazhduar në të gjitha pushtetet e ndara të sistemit të drejtësisë, siq janë: Gjykatat, Prokuroritë, AKI, Polici dhe FSK, për të kaluar më pas në të gjitha institucionet publike, si në: Arsim, Shëndetësi, Ekonomi, Kulturë, etj.

Vetëm në këtë mënyrë mund të vie deri tek çkapja e tërsishme e shtetit nga uzurpatorët, për t’i hapur rrugë rikthimit të vlerave të mirëfillta kombëtare me vendosjen e njerëzve të duhur dhe kompetent në të gjitha segmentet e jetës institucionale.

Legjislatura e 10-të me mision historik 

Legjislatures së 10-të Kuvendit të Kosovës i mbetet mision historik ndryshimi i amandamenteve kushtetuese që mundësojnë funksionimin normal të shtetit sovran dhe të pavarur të Republikës së Kosovës.

Ndryshimet kushtetuese duhet të fillojnë me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe politik në vendin tonë.

Me plotësimin e vakumeve të shumta ligjore që garantojnë mbarëvajtjen e punës së legjislativit (Kuvendit), me ndryshimin e ligjit për zgjedhjet parlamentare dhe nxjerrjen e projektligjit për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga populli do të evitoheshin ngërçet paszgjedhore dhe pazaret politike në Kuvend.

Kurse me kalimin në sistemin presidencial do të arrihej kulminacioni i ndryshimit politik në vend dhe zbatimi i vullnetit politik të qytetarëve përmes proceseve të rregullta dhe demokratike zgjedhore.

Përmes bllokadës së gjatë në Kuvend u rrenua rendi kushtetues, u varros demokracia, kurse Kosova e preku fundin politik! 

Askush nga qytetarët të mos mërzitet për abortin politik të kësaj legjislature, përkundrazi, të gjithë kemi arsye t’i gëzohemi fundit skandaloz të kësak klase të dështuar politike. Me fat aborti politik i legjislaturës së 9-të. Nuk guxojmë të bëjmë hapa prapa! Vetëm perpara me Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN).