Kreu Blog Faqe 499

Mashtrimet e Kishës Ortodokse Serbe me Autoqefalinë dhe pasojat për shtetin e Kosovës

-Kohëve të fundit çështja e krishtërimit ortodoks në Kosovë, që daton nga shekulli IV kur nga perandori KOnsdandin i Madh krishtërimi zyrtarizohet, si dhe pronësia e objekteve të kultit të krishterë që i janë dhënë “si tapi shpirtërore” Kishës Ortodokse Serbe gjoja në emër të autoqefalisë nga shekulli XIII që nuk ka ekzistuar, në opinionin tonë, ka filluar të trajtohet me mbllaqitja nga ato politike deri tek lajthitjet e shumta historike. KJo kokofoni diletante meriton një përgjigje shkencore, siç meriton edhe një përgjigje zyrtare nga shteti i Kosovës – se objektet e kultit të krishterë dhe të tjerat në Kosovë janë pronë e qytetarëve të Kosovës, dhe se ato, duhet të jenë të hapura për besimtarët dhe për vizitorë, në mos ndryshe, atëherë siç parashihte edhe Kushtetuta e Vitit 1974.
Nga Jusuf BUXHOVI
Ngritja e shtetit hegjemon serb nga autonomia në vitin 1830 (në përmasat e pashallëkut të Beogradit) dhe pranimi si shtet në Kongresin e Berlinit 1878 e deri te zgjerimi me tokat shqiptare gjatë luftërave Ballkanike 1912-1913, me ç’rast Kosova dhe Maqedonia do t’i njihen Serbisë, u bë mbi “tapitë shpirtërore” të kishës ortodokse serbe dhe mashtrimeve të saj si “pjesë e identitet shpirtëror dhe kulturor serb nga mesjeta e këndej”. Ky mashtrim që ishte pjesë e konceptit sllavo-rus që në pjesën europiane të Perandorisë Osmane të krijojë shtete vasale (Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë), duhej të përcillej me faktorin Kishë Ortodokse Serbe si dhe autoqefalinë e saj nga shekulli XIII e këndej, që si do të shihet, ishte vetëm një autonomi e përkohshme nga Peshkopata e Ohrit (nga viti 1219-1275). Diskursi i këtij mashtrimi do të vazhdojë për tetë shekuj me radhë, meqë autoqefalia e Kishës Ortodokse Serbe do të fitohet në vitin 1922, pasi që të jetë formuar Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene. Meqë autoqefalia kishtare përherë lidhej me shtetësinë, Kisha Ortodokse serbe, këtë “të drejtë” e fitoi vetëm pas vendimeve të Konferencës së Parisit më 1919 kur u pranua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, në gusht të vitit 1920, me anën e një delegacioni shtetëror do t’i drejtohet Sinodit të Shenjtë të Patrikanës së Kostandinopojës për unifikimin e tri kishave (të Karllovcit, të Malit të Zi dhe të Mitropolisë së Beogradit) në një kishë të përbashkët, që do të quhej Kisha Ortodokse Serbe. Sinodi i Shenjtë, në përputhje me realitetet shtetërore të cilave u nënshtroheshin edhe ato kishtare (autoqefalitë), vendosi të miratojë kërkesën e shtetit SKS me kusht që të paguajë 1,5 milionë franka francezë për lejimin e kishave të Kosovës dhe të Maqedonisë (deri më atëherë nën juridiksionin e Patrikanës së Kostandinopojës) që të përfshihen në kuadër të hierarkisë së Kishës së bashkuar ortodokse serbe. Akti përfundimtarë i kësaj marrëveshjeje do të nënshkruhet në vitin 1922 nga Patriku i Kostandinopojës.
Meqë ky mashtrim prej tetë shekujsh po vazhdon të prodhojë pasoja politike për shtetin e Kosovës, ngaqë me pakon e Ahtisarit krishterimi ortodoks dhe objektet e kultit kishtar trajtohen si pronësi e Kishës Ortodokse Serbe, me ç’rast shqiptarët, që i kanë takuar krishterimit nga zyrtarizimi i tij në shekullin IV, kur në Ilirik nuk ka pasë sllav, privohen nga një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tyre shpirtërore dhe asaj historike, është e udhës që të sqarohet historia e këtij mashtrimi. Ajo gjithsesi lidhet me fuqizimin e dinastisë së Rashës Nemanjane (me prejardhje tribale) si dhe kyçjën e saj në kryqëzatat katolike evropiane si dhe shfrytëzimi i rrethanave të dobësimit të Bizantit, që u krijoi mundësi për ngritje të fuqishme në Ilirik. Kështu, kur në Kostandinopojë kryqtarët katolikë do të rrënojnë kulturalisht dhe politikisht Bizantin, duke shpallur Perandorinë Katolike në vitin 1204, ndërsa qendra e Bizantit bashkë me kishën ortodokse do të kalojë në Nike, kisha e Rashës në qendrën e saj në Zhiçë, me ndihmën e drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë, do të ndihmohet, që me veprime në kundërshtim me kanonet kishtare, për t’u shkëputur njëanshëm nga Peshkopata e Ohrit, në të cilën gjendej nga koha e Simeonit bashkë me të tjerat në pjesën perëndimore të Ilirikut. Kjo gjendje ishte konfirmuar edhe nga perandori i Bizantit Vasili II në vitin 1018. Nga dokumentet e rishkruara dhe të përpunuara të Kishës Ortodokse Serbe nga punëtoria e manastirit të Hilandarit veçmas me anën e “zhitive”(jetëshkrimeve të monahëve kishtarë) që nuk paraqesin tjetër pos një formë të haxhio-grafisë (jetëshkrime fetare), shumë prej tyre të përpunuar dhe të rishkruara në shekujt XVII-XIX në përputhje me qëllimet e caktuara politike, fitohet bindja se e ashtuquajtura Kishë Ortodokse Serbe “pranohet e pavarur” nga Patrikana e Kostandinopojës, pra fiton autoqefalin, ndonëse ajo që kishte ndodhur në Nike, në bazë të dokumenteve meritore, paraqet vetëm një pavarësim të Peshkopatës së Zhiçës nga Peshkopata e Ohrit dhe assesi autoqefali. Pra, në Nike, në rrethanat kur në Kostandinopojë asokohe sundonte Perandoria Latine, kishte ndodhur vetëm një riorganizim i përkohshëm kishtar në pjesën qendrore të Bizantit, si kundërpërgjigje realiteteve të reja të krijuara kur kisha katolike kishte fituar hapësirë të dukshme në këto pjesë dhe kërkonte që të faktorizojë aleatët dhe vasalët perëndimorë: Nemanjajt e Rashës dhe bullgarët. Në këtë drejtim Vatikani punoi me të madhe qe Kisha e Rashës me seli në Zhiçë dhe ajo bullgare të shkëputen nga Kostandinopoja. Natyrisht se edhe kisha e Kostandinopojës e dëbuar nga kryeqendra e vet, asokohe nuk e kishte kundërshtuar “mëvetësimin” e kishës së Rashës me seli në Zhiçë nga ajo e Ohrit, meqë ishte e interesuar që ajo të mos bëhej pre e Vatikanit, veçmas pas kurorëzimit kishtar të Stefan Ne-manjës në vitin 1217 nga Papati. Përkundrazi, si shihet, edhe Patriku i Nikesë, Manojllo, do ta kurorëzojë “mbret” Nemanjën duke e toleruar formalisht krijimin e Peshkopatës së Zhiçës, si të shkëputur nga ajo e Ohrit, por kjo me asnjë dokument nuk u vërtetua se fitoi edhe autoqefali kishtare. Rreth kësaj kemi edhe dëshminë meritore të Dr. Dimitrije Ruvarac, arkimandrit, menaxher i shtyp-shkronjës së kishave dhe Bibliotekës Patriarkale të Sremski Karlovcit dhe redaktor i “Srpski Zion”. Ruvarac pohon se “nuk ka dyshim se Sava mori disa privilegje për hierarkinë kishtare rasiene në Nikea, por është e pamundur të identifikohen të gjitha ato me bekimin për një ngjarje kaq të madhe kanonike, siç është krijimi i kishës autoqefale. Me fjalë të tjera, Sava mund të merrte një vetëqeverisje të caktuar nga Kostandinopoja për hierarkinë kishtare, me një listë të përcaktuar qartë të privilegjeve – por jo autoqefali.
Por, pas rrëzimit të Perandorisë Latine më 1261 dhe të rikthimit të Bizantit në Kostandinopojë, vendimet e Nikesë rreth shkëputjes së Peshkopatës së Rashës nga Peshkopata e Ohrit anulohen dhe ajo prapë do t’i kthehet gjendjes që ishte në vitin 1219. Madje, me rastin e rikthimit nën administrimin e Peshkopatës së Ohrit, bashkë me atë bullgare, në Koncilin e Lionit, më 1274, kërkohet falje për këtë “sjelle të pamirë të kishës së Rashës”.
Lajmet më të hershme të suksesit të Savës në fitimin e autonomisë – jo autoqefalisë – erdhën nga biografët e tij (higjiografët). Dhe me një vonesë të madhe. Domentian shkruan për këtë (rreth 1253, kështu që shkrimet e tij u “ripunuan” nga një autor tjetër pas vitit 1290); dhe më pas, të paktën një shekull më vonë (midis 1320 dhe 1330) dhe Teodosi.
Domentian dhe Teodosi lan një konfuzion në takimin në shkrimet e tyre. Njëri prej tyre shkruan për 14 vitet që Sava kaloi si kryepeshkop; kjo do të thoshte, me kushtin që në vitin 1233 (ose 1234) për disa arsye Sava dha dorëheqje nga froni i Kryepeshkopatës së Zhiçës, se ai mund të ishte shuguruar më 1219, dhe pastaj Patriarku Manojlo Sarantin (νοανουήλ Α΄ Σαραντητός ή Χαριτόπουλος).
Sidoqoftë, Domentiani dhe Teodosi janë të aftë për çështjet kishtare, kështu që, megjithëse ata zbukurojnë dukshëm gjëra – për shembull, thuhet gabimisht që Sava erdhi në Kostandinopojë me perandorin bizantin, megjithëse është e verifikueshme që Theodore I Lascaris mbretëroi në Nikea – ata nuk pretendojnë se bëhej fjalë për autoqefali të kishës.
Edhe te kjo çështje, ndërhyrja e dr. Ruvarac, heq mjegullimin e krijuar nga biografët e tij dhe të tjerët që i përpunuan ato. “Deri më tani, asnjë letër nuk është shtypur askund, e cila do të konfirmonte kush dhe kur Shën Savën e shuguroi kryepeshkop dhe mbi çfarë baze. Sepse, po të ishte kështu, atëherë duhej të lësho-hej një letër e tillë dhe një akt i tillë i rëndësishëm nuk mund të humbiste. Prandaj, nuk dihet saktësisht se cilin vit, për të mos përmendur muajin dhe ditën, është shuguruar Sava kryepeshkop, siç mungon edhe emri i patriarkut që e bëri atë”.
Ato që thotë dr. Ruvarac, mbështetet nga qëndrimet e Dr. Janko Shafarik, i cili u mor shumë me këtë çështje. Shafariku paraqiti një raport mbi rezultatet e hulumtimit të tij në arkivat e Kostandinopojës, botuar më 1855 në Beograd. Për atë që gjeti në Kostandinopojë, Shafarik shkruan:
“Ne nuk mund të dokumentojmë asnjë veprim me anë të të cilit Shën Sava u bë një kryepeshkop i pavarur. Madje, asnjë veprim tjetër i ngjashëm, nuk është gjetur deri më sot!”.
Edhe historiani i kishës serbe, Svetozar Niketiq, qysh më 1870 vlerëson se “Megjithëse kisha serbe ka qenë ajo që e konsideroi Sava si të pavarur, përsëri kryepeshkopët e saj, të zgjedhur nga asambleja e hierarkëve, u përcaktuan në atë titull nga patriarku i Kostandinopojës”. Por Niketiq, thotë se, falë Savës, u fitua e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre vetë në të ardhmen, por ata mbetën nën ohforionin e Kostandinopojës, praktikë kjo që përkohësisht do të ndërpritet nga Stefan Dushani. S’do mend, se e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre në të ardhmen, që si përvojë u shfrytëzua gjatë dy shekujve të ardhshëm në hapësirat kah Nemanjajt shtrinë pushtetin, u shfrytëzuar për t’u “promovua” autoqefalia. Kisha Ortodokse Serbe retushoi në këtë frymë thuajse të gjitha dokumentet kishtare që erdhën nga punëtoritë e Hilandarit.
Në të vërtetës, ky veprim, nuk anashkalohet as nga disa autorë objektivë serbë (ndër të cilët duhet dalluar Ilarion Ruvarac). Aty, me të drejtë, shihen edhe prapaskenat e Vatikanit, që asokohe luheshin në kurriz të Patrikanës së Kostandinopojës me rastin e pushtimit të kryeqytetit të Bizantit nga katolikët, në vitin 1204 që zgjati deri në vitin 1261, kur aty u kthye Perandori bashkë me suitën e klerikëve nga Nikea. Në këtë vënerim, gjithsesi, rolin kryesor kishte veprimi i Peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian (Demetros Chomateros), që sapo të përhapet lajmi nga Nikea, nxori mallkimin drejtuar Arhimandrit Sava të Rashës. Në letrën drejtuar Patrikut ortodoks në Nike thotë se Sava nuk e ka të drejtën të shkëputet nga Peshkopata e Ohrit, meqë kjo nuk lejohet nga kanoni i rregullit apostolik.
Letrat e peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian, do të mbesin një zë i shurdhër për mbi gjysmë shekulli, deri sa do të bjerë Perandoria latine e Kostandinopojës në vitin 1261. Bizanti sapo u kthye në kryeqytet e me të edhe qendër e Patrikanës Ortodokse, u kthye edhe rregulli i dikurshëm kishtar. Ky veprim ishte përcjellë me “miratim” edhe nga Vatikani, ngaqë ishte kthyer “normaliteti” midis dy qendrave botërore që thirreshin në të njëjtën perandori, e cila asokohe ndodhej përballë kërcënimeve osmane. Në kuadër të këtyre raporteve, për Patrikanën e Kostandinopojës me interes të madh shfaqej edhe rikthimi i fuqisë së humbur kishtare të Peshkopatës së Ohrit, me rastin e shkëputjes së njëanshme prej saj të Ipeshkvisë së Rashës dhe asaj bullgare, të cilat aktronin autoqefalin. Në këtë aspekt letrave të Homatianit do t’u hiqet pluhuri i kohës dhe madje, do t’u jepet përgjigje e drejtë, me atë që në Koncilin e Lionit do të thuhet se në Nikea ishte shkelë kanoni apostolik dhe se Peshkopatës së Ohrit i ktheheshin Ipeshkvia e Rashës dhe ajo bullgare. Natyrisht se këtij vendimi i parapriu dekreti i Perandorit Mihali VIII, me të cilin Peshkopatës së Ohrit i kthehej juridiksioni mbi Ipeshkvinë e Rashës dhe atë bullgare në përputhje me dekretin që kishte shpallur në fillim të shekullit XI Perandori Bazili II. Anulimi i pavarësisë së peshkopatës së Rashës, qendra e së cilës kishte kaluar në manastirin e Zhiqes, që në historinë kishtare të Kishës Ortodokse Serbe quhej autoqefali, kërkonte edhe largimin e peshkopit Danilo nga ajo pozitë. Kjo do të bëhet në vitin 1272.

Edhe sot, në Kosovë, Islami është më i fortë pikërisht te ata që rrjedhin nga ortodoksët shqiptarë

0
Foto e Manastirit të Graçanicës
EDHE NJË HERË PËR PYETJEN E VJETËR: TË KUJT JANË KISHAT ORTODOKSE NË KOSOVË?
Ka një polemikë të vjetër lidhur me pronësinë dhe përkatësinë e kishave ortodokse në Kosovë. Serbët i konsiderojnë ato si pronë të tyre, dhe kjo, prej kohësh, është një çështje e mbyllur në mënyrë legale. Në anën tjetër, janë të shumtë shqiptarët që mendojnë se këto kisha kanë qenë fillimisht shqiptare dhe më pas janë përvetësuar nga serbët. Përfundimi logjik që del nga ky mendim është se një gjë e vjedhur duhet t’i kthehet pronarit të ligjshëm.
Pikërisht mbi këtë truall arsyetimi ka gjetur terren për të vepruar sharlatani i dyshimtë Nikolla Bllazhde Xhufka – ky donkishot i ortodoksisë së humbur shqiptare në Kosovë.
Por cila është e vërteta e dy pretendimeve të sipërpërmendura?
Të dyja gabojnë, për faktin se përdorin koncepte të vona moderne për të përshkruar realitete tepër komplekse fetare të periudhës paramoderne. Kushdo që ka një lexim serioz të historisë, të mbështetur në tekste vërtet shkencore, e kupton një gjë themelore: para shekullit XIX, kishat ortodokse nuk kishin “tapi” etno-nacionale. Ato u përkisnin të gjithë besimtarëve ortodoksë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike apo gjuhësore. Kjo do të thotë se ato ishin njëherësh të shqiptarëve, serbëve, vllehëve e të tjerëve.
Një shembull i vonë i këtij fakti është se deri në dekadën e dytë të shekullit XX, igumeni i Manastirit të Deviqit në Drenicë ishte një shqiptar ortodoks.
Po si ndodhi që u prish kjo ekumeni multietnike dhe kishat ortodokse në Kosovë përfunduan në pronësi ekskluzive serbe?
Ka disa faktorë. Një ndër më të rëndësishmit është nacionalizmi serb, i cili u konsolidua shumë më herët se nacionalizmi shqiptar dhe, për rrjedhojë, pretendimet e tij për përvetësimin e pasurive materiale dhe shpirtërore të Perandorisë Osmane që po shembej, patën përparësi në çdo drejtim.
Faktori tjetër ka të bëjë me procesin e islamizimit: nga viti 1760 e tutje, ortodoksët shqiptarë të Kosovës filluan të kalojnë në islam, dhe deri në fund të shekullit XIX ky proces pothuajse kishte përfunduar. E njëjta ndodhi edhe me vllehët. Ideja se shqiptarët e Kosovës kaluan nga ortodoksia në islam për t’i shpëtuar asimilimit kombëtar, është një rrenë e madhe historiografike. Kur ky kalim po ndodhte shqiptarët etnikë nuk kishin ende vetëdije kolektive të identitetit kombëtar, të cilin medoemos duhej ta ruanin, qoftë edhe duke sakrifikuar besimim e tyre fetar për llogari të një tjetri.
Ndërkaq, shqiptarët ortodoksë që i mbijetuan këtij procesi të islamizimit, pas pushtimit të Kosovës nga Serbia në vitin 1912, nuk kishin më asnjë mundësi tjetër përveçse të serbizoheshin, brenda një kishe që tanimë ishte kthyer në kishë kombëtare të shtetit modern serb.
Ndërkaq, ortodoksët shqiptarë të islamizuar, përveç arsyeve fetare, kishin tani edhe represionin shtetëror serb si nxitës për ta fshirë përfundimisht kujtesën e përkatësisë së tyre të dikurshme fetare. Për ta bërë këtë, ata e përqafuan edhe më fuqishëm fenë e re, Islamin. Edhe sot, në Kosovë, Islami është më i fortë pikërisht te ata që rrjedhin nga ortodoksët shqiptarë.
Ky pra ishte fati i “tapive” të kishave ortodokse në Kosovë. Serbët ishin të përgatitur për t’i nacionalizuar pikërisht në momentin kur kjo u duhej, dhe ia dolën fare lehtë, për shkak se shqiptarët ortodoksë kishin kohë që i kishin braktisur ato kisha, duke përqafuar fenë e shtetit osman.
Një vërejtje për në fund: nëse mund të flasim në terma të pronësisë historike etnike të kishave në Kosovë, atëherë kjo vlen vetëm për kishat katolike. Arsyeja është se katolicizmi, në Kosovë e në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, ekzistonte vetëm tek shqiptarët. Vetë i madhi Pjetër Bogdani, në “Çeta e Profetëve”, na tregon se në terminologjinë ortodokse, katolicizmi quhej “arbanaška vera” – pra, feja e shqiptarëve. Pikërisht për këtë arsye, katolicizmi e pati shumë më të lehtë që, kur erdhi momenti historik, të pozicionohej bindshëm në funksion të nacionalizmit shqiptar.

Albin Kurti është fakti i madh që populli i Kosovës është nisur drejt një epoke të re

2
KURTI NUK ËSHTË I VETËM, AI ËSHTË FAKTI QË POPULLI I KOSOVËS ËSHTË I GATSHËM PËR NJË EPOKË TË RE
“Në pyetjen time pse nuk po arrin me gati 41% të votave ta formojë qeverinë, po aq shpejt sa Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj që kishin shumë më pak vota se ai, Albin Kurti u përgjigj:
‘‘Sepse ata kishtin pasuri të vjedhur nga populli dhe shteti për t’ua shpërndarë konkurrentëve të tyre, ndërsa unë jam i detyruar ta kërkoj një shumicë prej së paku 50% plus, për të mos u varur nga pazaret e tyre të vjetra.’”
Analiza e përgjigjes së tij :
Arsyeja pse kundërshtarët politikë e refuzojnë dhe sabotojnë Albin Kurtin nuk qëndron në programin e tij, por në karakterin e tij:
Ai nuk korruptohet, nuk ka pasuri të vjedhur nga populli dhe shteti për të shpërndarë dhe as privilegje të posaçme shtesë.
Mirëpo, në një sistem të ngritur mbi trafik influence, nepotizëm dhe zhvatje kolektive, Kurti përfaqëson defektin e vetëm moral në makinerinë e kalbur.
Në një shtet ku për dekada pushteti ndërtohej mbi tradhëti të heshtura, mbi marrëveshje të errëta dhe mbi kompromise të rrezikshme pa ide bazike që e mbrojnë shtetin nga zhbërja, Kurti është një anomali demokratike – një lider që kërkon shumicë reale për të qeverisur me duar të pastra, jo me peshore pazari.
Statistikisht, me mbi 41% të votës, Kurti është lideri më legjitim në historinë politike të Kosovës së pasluftës. Por legjitimiteti moral dhe mbështetja popullore nuk mjaftojnë në një sistem ku klikat politike janë të lidhura me interesat e përbashkëta ekonomike – të cilat për hir të mbijetesës së tyre hajdute dhe politike janë të gatshme të rrëzojnë çdo qeveri që nuk e shet veten.
Kulturalisht, Kurti përfaqëson vetëdijen e re qytetare, atë që nuk e sheh shtetin si lopë për t’u mjelë, por që e trajton si një përgjegjësi historike dhe mundësi për drejtësi. Prandaj sabotimi që i bëhet nuk është personal – është ekzistencial. Ata që e refuzojnë nuk po e uftojnë vetëm një njeri të ndershëm, por një rend të ri etik që ua shkatërron skemën e vjetër.
Moralisht, ai nuk jep poste për heshtje, nuk shpërndan tenderë për vota, dhe nuk pranon të bëhet patericë e asnjë partie që e ka trajtuar Kosovën si pronë të trashëguar.
Faktikisht, kundërshtarët e tij kanë frikë nga një qeveri e fuqishme e ndershme – sepse do të jetë e vetmja që do t’i nxjerrë para drejtësisë. E për këtë arsye, më parë e bllokojnë shtetin sesa të lejojnë që ai ta çlirojë drejtësinë.
Përmbyllje filozofike:
Albin Kurti nuk është i ngadaltë – ai është i kujdesshëm. Sepse qeverisja nuk është sprint, është maratonë e përgjegjësisë. Dhe ai po ndërton jo një shumicë për sot, por një bazament për gjenerata të ardhshme që nuk do të kenë nevojë të shesin ndërgjegjen për një vend pune.
Në fund, nuk është çështje votash, por çështje vizioni. Dhe vizioni i tij është tepër i pastër për t’u pranuar nga një sistem që është mësuar të qeveriset nga ujqërit dhe të heshtet nga delet.
Pse shumica absolute e qytetarëve të Kosovës duhet ta votojnë Albin Kurtin?
Në një epokë mashtrimesh të zbukuruara me kravata, dhe premtimesh të pambajtura që vijnë me buqeta lulesh në fushata zgjedhore, Albin Kurti e përfaqëson realitetin e vërtetë, të dhimbshëm dhe shpresëdhënës të Kosovës.
Ja pse ai duhet votuar nga shumica absolute:
1. Sepse është i pakorruptueshëm – dhe kjo është revolucion në një vend të kapur.
Në një sistem ku pushteti ka qenë gjithmonë çmimi i korrupsionit, Kurti është përjashtimi që sfidon rregullin e rrezikshëm.
Ai nuk jep tendera për vota, nuk shantazhohet, nuk blen deputetë e as nuk shet poste. Ai është i rrezikshëm për sistemin e vjetër pikërisht sepse nuk është në shitje.
2. Sepse ai është i vetmi që përfaqëson qytetarin, jo oligarkinë.
Të gjithë të tjerët kanë qeverisur për vete – për grupet e tyre, për miqtë e tyre, për sponsorët e tyre. Vetëm Kurti ka guxuar të qeverisë për ata që nuk kanë zë, për punëtorin e ndershëm, për studentin pa lobi, për gruan që s’ka mbështetje politike, për qytetarin që s’ka akses në pushtet.
3. Sepse kundërshtarët e tij nuk ofrojnë alternativë – vetëm hakmarrje.
Ata që i kundërvihen Kurtit nuk kanë as ide, as program, as vizion. Kanë vetëm një dëshirë primitive: të rikthehen te karrigia që e përdorën si bankomat. Vota për Kurtin nuk është vetëm mbështetje – është mbrojtje nga rikthimi i së keqes.
4. Sepse ai ndërton shtet, jo rrjete klienteliste.
Kurti nuk kap prokurori dhe nuk kërcënon gazetarë. Për herë të parë pas luftës, ndërtimi i shtetit po bëhet jo mbi baza krahinore apo partiake, por mbi meritokraci, ligj dhe barazi. Dhe kjo u dhemb të gjithëve që kanë ngrënë nga padrejtësia.
5. Sepse është njeriu më i sulmuar nga jashtë dhe nga brenda – pikërisht sepse është më i drejti.
Për të bashkëpunojnë ish-pushtetarë të korruptuar, diplomatë të dështuar, struktura të huaja që duan një Kosovë të dobët dhe një Serbi të fuqishme. Kurti është pengesë për këtë projekt. Ndaj, një votë për të është një votë për sovranitetin, integritetin dhe drejtësinë kombëtare.
6. Sepse ai po e mëson popullin të mendojë me kokën e vet.
Kurti nuk ju shet frikë. Nuk ju trajton si budallenj. Ai kërkon qytetarë aktivë, kritikë dhe të vetëdijshëm – jo turmë të përulur që duartroket për një thes miell. Ai është edukimi politik në praktikë.
7. Sepse nuk i frikësohet as Serbisë, as Rusisë, as Evropës, as Amerikës – kur bëhet fjalë për të drejtën.
Ai nuk bën përulje diplomatike, as nuk gënjehet me “vizita historike”. Ai mbron të vërtetën shqiptare edhe kur e gjithë bota hesht, sepse nuk ka qeverisje të ndershme pa dinjitet kombëtar.
8. Sepse është më shumë se kryeministër – është një ide.
Albin Kurti është simbol i një gjenerate që nuk dëshiron më të jetojë në frikë, në varësi, në pabarazi. Ai është projekti i një Kosove që do të bëhet jo përmes mashtrimeve, por përmes drejtësisë.
Përfundim:
Shumica absolute duhet t’ia japë votën Albin Kurtit jo thjesht për të fituar ai, por për t’u zhdukur korrupsioni, për t’u rrëzuar padrejtësia, për t’u përmbysur pazari me territorin e atdheut dhe për të rilindur besimi në shtet.
Kjo nuk është vetëm votë për një njeri. Është votë për një epokë të re.
Votoni për ta shpëtuar veten, jo për ta shpëtuar atë. Ai është i sigurt në ndërgjegjen e vet.
Pyetja është: a jeni ju të sinqertë në ndërgjegjen tuaj ?

Në Manastirin e Studenicës së Istogut , pas shumë shekujsh ndalesë, u mbajt mesha e parë në gjuhën shqipe!

Gezim Maraj, Studenicë – Istog 
Sot, me 23 korrik 2025, në fshatin Studenicë, tek Manastiri… 
Sot në Sudunicë ishte një ngjarje e shumëpritur. Bazilika e këtij fshati pas pesë shekujve frymoj shqip. U mbajt Mesha e shenjte në gjuhën shqipe. Këtë Meshë e mbajti Prifti patriot, i guximshëm dhe i palodhur Don Fran Kolaj. Kjo Meshë u organizua nga të pagëzuarit shqiptarë.
Nga sot do të përkujtohen priftërinjtë e parë shqiptarë që shërbyen në këtë Bazilikë në formën më të shenjtë dhe njerëzore.
Prifti i fundit që u vra nga kriminelet e përgatitur nga Rusia të cilët i kishte sjellë në Kishën e uzurpuar shqiptare në Pejë ishte Don Beli nga familja Belaj e këtij fshati.
Kisha kishte edhe pasurit e veta deri në bjeshkë. Livadhet e kësaj kishe edhe sot mbajnë emrin që e kishin ”Jovane” këto livadhe shtrihen në pjesën veriore të Kishës. Për emrin e këtyre livadheve thuhet së kështu quheshin livadhet e kishave të Kastriotëve. Sot ishte një organizim i shkëlqyeshëm përkundër pengesave serbe që të mbahet kjo meshë shqiptare në Bazilikën e Sudunicës.
Falënderojmë Don Franën për punën e tij të palodhshme, Gjergj Palokajn, Kristijan Shalën, Afrim Zeqirajn, dhe posaçërisht Blerim Niken, nga fshati Kaliqan(Kol Çani), për ndihmën në informim për pjesëmarrësit. Shpresojmë që kjo meshë do të ndikoj në freskimin e memories së shqiptarëve kudo në Dardani që të u kthehen në fenë e tyre të vjetër, vlerave të veta të mohuara, vjedhura dhe ndaluara nga armiqtë që shkelën dhe shkretuan këtë vend.
Kjo datë do të futët në historinë tonë të re, për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona historike të uzurpuara nga armiqtë e këtij vendi dhe këtij populli. Zoti i bekoftë shqiptaret, Zoti e bekoftë Dardaninë tonë të shtrenjtë. Zoti e bekoftë kishën tonë në Sudunicë!
___
23.7.2025 Vrellë
___
Manastiri i Studenicës
Para së të ndertohej Manastiri, ky kompleks kishte ndërtime të periudhës paleokristiane (shek. IV-VI). Rrënojave të bazilikës paleokristiane u takonin edhe dy varreza nëntokësore të murosura për shumë njerëz, si dhe qeramika e hershme bizantine. Pas kësaj janë dëshmuar edhe rindërtime bizantine gjatë mesjetës së hershme (deri në shek. XI).
Manastiri i Studenicës, Kisha kryesore e saj, njënefëshe, është një ndërhyrje pas vitit 1219, mbi bazilikën paleokristiane trinefëshe. Manastiri ishte seli ipeshkvnore e Fosnës (Hvosnës), pas pushtimeve nemanjide dhe pas vendosjes së organizmit kishtar ortodoks të Rashës në këto anë (pas vitit 1219).
Nga fundi i shek. XIV, respektivisht nga viti 1381 kjo seli ipeshkvnore do të ngritët në mitropoli të kishës ortodokse të Rashës.

E veçanta e urës ishte vizioni i arkitektit dhe teknika e punimit, andaj e intervistova…!

0
___
VIZIONI I NJË ARKITEKTI
___
Intervistë me arkitektin që e kishte projektuar urën e fshatit
Në një fshat piktoresk të Kosovës, mbi një proçkë të vogël ishte ndërtuar një urë. E veçanta e kësaj ure simpatike ishte vizioni i arkitektit dhe teknika e punimit.
Kur e vizitova fshatin i bëra disa foto të kësaj ure, dhe një intervistë me arkitektin që e kishte projektuar.
Arkitekti ishte një djalë i ri, vizionar dhe me ide te qarta për projektimin dhe ndërtimin e objekteve, që në të ardhmen edhe mund të lëvizin prej një vendbanimi në një vendbanim tjetër.
Unë : Arkitekt i nderuar unë e vizitova urën e projektuar nga ana e juaj. A mund të na thoni diçka më tepër lidhur me atë projekt.
Arkitekti: Po zotëri, unë jam i biri i Hyrës, dhe shtëpinë e kemi pasur te Përroi i Zgjyrës. Baba me vdiq i ri, dhe për mua është kujdes nëna Hyra. Hyra me edukoj dhe me dha shumë detyra dhe vizion për të ardhmen.
Unë: Zotëri ju jeni arkitekt apo, ku i kemi kryer studimet?
Arkitekti: Siç ju thash edhe më parë, studimet fillestare i kam kryer te nëna Hyrë e tjerat në kolegj.
Unë: Po këtë urë kur e ke projektuar?
Arkitekti: Ju faleminderit, pyetje shumë e qëlluar. Kjo vepër është edhe temë e diplomës time të studimeve.
Unë: Ju lutëm nëse bënë ti shpjegoni disa risi arkitektonike që vërehen në projektin tuaj.
Arkitekti: Për ta realizuar këtë projekt jam inspiruar nga ligjëratat në kolegj. Njëri nga profesorët duke na folur për mundësitë teknike të zhvendosjes së objekteve prej një vendi në një vend tjetër, më lindi ideja që ta projektoj dhe ndërtoj këtë urë mbi proçkën që e ndanë shtëpinë tonë me shtëpinë e bacës Hajdar. Mendova që urën ta bëjë teknikisht të fortë, duke ia shtuar edhe disa elemente shtesë.
Unë: A mundë ti përmendeni cila janë ato elemente shtesë që i keni paraparë me kohë.
Arkitekti: Po si jo me gjithë dëshirë. Ja p. sh, siç e keni pare në fazën fillestare të ndërtimit të urës, në shtratin e përroit, janë shtruar 20 tuba të metalit, mbi këto tuba i kam lëshuar 3 rrjeta armature. Tubat i kam lidhur mirë për rrjeta të armaturës, pastaj e kam betonuar shtratin e proçkës me trashësi prej 50 cm. Në të dy anët i kam ngritur këmbët e urës, dhe urën ë kam betonuar me trashësi prej 25 cm. Pas kryerjes së betonimit, betonin në shtratin e përroit e kam izoluar sipas standardeve ndërkombëtare. Kështu që tërësisht konstruksioni është lidhur sipas standardeve me armaturë, që e bënë kah të dojë në të ardhmen bartjen e lehtë të urës nëpër përrua.
Unë: Po tubat e metalit ç’far funksioni kryejnë në këtë urë?
Arkitekti: Unë e kam parapa me kohë, që kah do që ta bartim urën, ti kemi me vete edhe tubat nëpër të cilat mundë të kalojnë gypat e ujësjellësit, rrymës, të Ipkos, Kujteses, Artmoshën …….dhe i kam lënë edhe disa gypa rezervë, nëse shtohen kompani tjera të rrjetit në vendin tonë.
Unë: Bukur shumë. Po më bënë përshtypje përse trashësia e betonit në shtratin e përroit është 50cm ndërsa ura është betonuar me trashësi prej 25 cm?
Arkitekti: Po ju e paskeni vizituar urën në verë, dhe nuk e keni parë se gjatë stinës së dimrit, dhe kur bien të reshurat atmosferike, nëpër shtratin e proçkës kalon uji. Uji është armiku kryesor i betonit, andaj për ti përballuar prishjen e shpejt nga ujit, e kam paraparë trashësinë prej 50 cm. Madje atë shtresë e kam izoluar që ta mbrojë nga lagështia. Trashësia e urës për më shkua te baci Hajdar është 25cm, sepse ajo është pjesa e sipërme e urës dhe nuk është në lagështi të përhershme. Në llogarinë statike të pllakës së sipërme të urës prej 25 cm, e kam llogaritë që baci Hajdar me traktor plot dru, mundet me kalua nëpër urë, pa u frikua se do ta lëshon ura, madje ja kam parapa edhe parmakët e urës prej metali.
Unë, Z, arkitekt me qenë se jeni i ri, sa mendoni që do të arrini në projektime të reja gjatë karrierës suaj. Cili është projekti i juaj që e mendoni ta përfundoni karrierën me sukseset më të larta gjatë jetës?
Arkitekti: Unë do ta vazhdoj karrierën vetëm në projekte lëvizëse, andaj mendoj se do të arrij suksese me projektin me të cilin e paramendoj që në të ardhmen Prishtinën ta barti në Hajkobillë, ndërsa Hajbillën ta sjell në Prishtinë.
Unë: Vërtet kjo është e mundshme!
Arkitekti: Teknologjia është duke u zhvilluar dhe mendja ime fluturon krahas zhvillimit teknologjik të imagjinatës.
Unë: Faleminderit z. Arkitekt
Arkitekti: Faleminderit

Babait…, poezi nga Andrew Faber

0
Babait…
Disa ditë më parë,
si për lojë, por dhe për nevojë,
i thashë babait:
“Bab, sonte unë e ti
do të shkojmë të pimë një birrë.”
Ai më pa me ato sytë e lodhur
që ende dinë të shohin gjithçka,
dhe me një fije zëri,
por me dëshirën e gjallë
përbrenda, m’u përgjigj:
“Vërtet?”
“Sigurisht që po” i thashë.
“Tani do t’flas me mjekun.
Do i them që unë e babi
do dalim pak.
Një birrë e shpejtë, asgjë
më shumë, pastaj kthehemi,
mos u shqetëso.”
Dhe ai pyet, si ta besonte
me të vërtetë:
E në ç’orë do të shkojmë?
“Rreth nëntë e gjysmë, bab”.
“Mrekulli.”
Në atë çast, gjithçka dukej
e vërtetë.
Si të mjaftonte vetëm dëshira
për ta bërë të ndodhte.
Si të mund të hapje dyert
e të pamundurës,
vetëm duke dashur me gjithë zemër.
Dhe në thelb, është kështu.
Dashuria i bën këto mrekulli:
mban hapur dimensione
që realiteti i ka mbyllur prej kohësh.
Pastaj i thashë:
“Tani ama, fli pak.
Se ndryshe vjen mjeku,
sheh fytyrën e lodhur
dhe thotë që s’mundemi,
që nuk ke pushuar,
që dalja është jashtë diskutimit.
Fli, bab,” i pëshpërita.
“Që t’ia hedhim doktorit.”
Dhe ai buzëqeshi.
Një nga ato buzëqeshjet e rralla,
pa zë por që t’shkërrmoqin kraharorin.
Qeshëm bashkë.
Një e qeshur e qetë,
si ato kur nuk dëshiron
të shqetësosh kohën,
si ato që gëzimin e trajtojnë
me aq kujdes,
se ke frikë se e thyen.
Ishte gëzim, ishte lehtësim shpirti.
Dhe ishte i yni.
Që atëherë, herë pas here,
unë shkoj. Shkoj vërtet.
E marr me vete babain.
E kap për dore me mendje
dhe e ul në sedilen krah meje,
aty ku dikur rrinte me të vërtetë
dhe më thoshte të ngadalësoja shpejtësinë.
Dhe ashtu, duke qeshur
shkojmë për një birrë.
Për t’u parë në heshtje.
Për të hedhur grepat në
një det që s’ekziston,
pa peshkuar asgjë,
por duke mbajtur kallamin
siç mbahet shpresa:
fort, me durim, me gjallëri.
Ulemi në tavolinë dhe ai merr
një picë kapriçioza,
e pret ngadalë,
dhe pastaj, si gjithmonë,
më jep copën më të mirë.
Dhe unë e marr, me dorë.
Pa thënë “faleminderit”,
sepse ai e di.
Dhe pastaj shohim yjet.
Ose më mirë, ai i sheh për mua.
Tregon një me atë gishtin e hollë,
thuajse të tejdukshëm,
dhe thotë:
“Ai është ylli ynë”
Dhe unë e besoj.
E besoj sepse e thotë ai.
Edhe nëse nuk ekziston
asnjë yll me emrin tonë,
unë e shoh, e shoh çdo natë.
Janë të gjitha gjëra të pamundura.
Por unë vazhdoj t’i bëj.
Jo për t’u mashtruar.
Por për të mos ndaluar së dashuri.
Sepse ka një dashuri që qëndron përgjithmonë,
edhe kur trupi nuk ekziston më.
Një dashuri që e gjen vetë rrugën.
Që nuk pret të të marrë leje.
Që hap portën,
që shpik ëndrra,
që krijon mbrëmje
që nuk ekzistojnë,
vetëm për të ndenjur edhe një herë tjetër,
sikur pak sekonda
pranë atij që ka mbajtur botën
në krahë kur ti s’dije as si të qëndroje në këmbë.
Dhe atëherë, ndonjëherë,
ndërsa ai fle,
unë qëndroj aty duke e parë,
do doja t’ia thosha prapë,
edhe më ngadalë,
edhe më thellë:
“Ma jep zemrën tënde, bab.
Është e lodhur, e di.
Por bëmë pak vend aty brenda,
një strehë me rrahje të buta.
Mbamë me vete.
Bëmë vend.
Bëmë të ndjej se ekzistoj përsëri si atëherë.”
Janë të gjitha gjëra të pamundura.
Por unë i ëndërroj.
Sepse në ëndrra,
nuk na duhet mjeku.
Na duhet vetëm zemra.
Dhe zemra, ah zemra…
nuk ka kërkuar kurrë leje
për të dashur.
________

Andrew Faber, pseudonimi i Andrea Zorretta (Romë, 22 korrik 1978), është një shkrimtar dhe poet italian.

Andrew Faber filloi të mbledhë poezitë e tij të para në vitin 2014. Brenda rreth gjashtë vitesh, ai ishte ndër poetët më të ndjekur në internet, së bashku me Guido Catalano dhe Gio Evan. Në vitin 2016, përmbledhja e tij e parë me poezi, e titulluar Non ho ancora ucciso nessuno (Nuk kam vrarë askënd ende), u botua nga shtëpia botuese Miraggi Edizioni me seli në Torino. Pas saj në vitin 2017 erdhi D’amore, di rabbia, di te (Për dashurinë, për zemërimin, për ty) dhe në vitin 2018 erdhi I ndaluar në semafor duke pritur të gjej një titull, Pashë gruan më të bukur në historinë e njerëzimit. Në qershor 2022, Interno Poesia botoi përmbledhjen e tij të re me poezi, Ti passo a perdere (Do të kaloj një të humbur). Reagimi ishte i jashtëzakonshëm. Libri arriti botimin e tij të pestë brenda pak muajsh.[1]

Ai debutoi në teatër me shfaqjen P-FACTOR, gjithashtu në vitin 2016, përkrah aktorëve Marco Marzocca dhe Stefano Sarcinelli. Në fillim të vitit 2019 ai filloi të punonte për romanin e tij të parë të titulluar Njëqind Sekonda në një Jetë, një histori gjysmë-autobiografike që trajton temën e ankthit dhe panikut në një mënyrë tragjikomike-romantike.[2]

Marrë nga WikipediaA

Përktheu: Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë

Manastiri dardan i Studenicës së Istogut, njëri ndër manastiret më të vjetra në Dardani

Shkenca e arkeologjisë rreth Manastirit dardan të Studenicës së komunës së Burimit, (Istogut).
___
Afërsisht në qendër të kështjellës, në shekullin VI pas Krishtit ishte ngritur manastiri dardan, njëri ndër manastiret më të vjetra në Dardani.
Mbi themelet e manastirit dardan të antikitetit të vonë, në shek. XIII – XIV, ngritët manastiri mesjetar i cili i kushtohet Shën Mërisë së Përndritur.
I tërë kompleksi kishtar, në mungesë të intervenimit, të mirëmbajtjes, të gërmimeve arkeologjike të shpëtimit dhe të konservimit vazhdon të jetë në gjendje të keqe, para shkatërrimit.

Mbi majën e sheshtë të kodrës më emrin Bregu i Kishës në lindje të fshatit Studenicë ,rrëzë bjeshkëve të Moknës, 20 kilometra në veri të Pejës dhe 9 kilometra në perëndim të Istogut, gjendet gjurmët e një kështjellë dardane të antikitetit të vonë të shekujve IV – VI pas Krishtit. Kështjella ka qenë e fortifikuar më mure.
Afërsisht në qendër të kështjellës, në shekullin VI pas Krishtit ishte ngritur manastiri dardan, njëri ndër manastiret më të vjetra në Dardani. Përbehet nga bazilika me tri anijata, një kishë me një anijatë dhe me një narteks të vogël, sikundër edhe dy kriptave (vende të shenjta,varreza etj.) nëntokësore, me qemer, të ndërtuara me mure gurësh të thyer në gërshetuara me tulla, të lidhur më llaç gëlqeror. Faqet e brendshme të mureve të kriptave kanë qenë të suvatuara me llaç gëlqeror, të përzier me pluhur tulle të kuqe (opus signum).
Mbi themelet e manastirit dardan të antikitetit të vonë, në shek. XIII – XIV, ngritët manastiri i cili i kushtohet Shën Mërisë së Përndritur. Përbëhej nga një kishë më një anijatë, dy kishave të vogla, që ndodheshin në veri dhe në jug të kishës më një anijatë, dhe disa objekteve të tjera. Mbi kishat e vogla u ngritën dy kulla. Manastiri i Shën Mërisë së Përndritur, njëherazi behet seli peshkopate dhe do të jetë në përdorim deri në shek. XVII.
I tërë kompleksi kishtar, në mungesë të intervenimit, të mirëmbajtjes, gërmimeve arkeologjike të shpëtimit dhe konservimit vazhdon të jetë në gjendje të keqe, para shkatërrimit.
( Bazuar në librin “ Trashëgimia arkeologjike e komunës së Istogut”, të autorit Haxhi Mehmetaj, Prishtinë 2016, faqe 19 – 20.). 
Shih videon:
***

(1) Video | Facebook

Europa qenka “kurvë”, e ne “a jemi besnikë”…?!

0
“Europa është kurvë!”
Po ne, o burrë i dheut, a jemi besnikë?!
Që nga shndërrimi i monoteizmit të krishterë dhe mysliman në fe zyrtare, ka nisur përndjekja e atyre me “fe të gabuar” dhe kjo vazhdon ende sot.
Ashtu si individi, edhe shteti ndjek interesat e veta.
Përfaqësuesit e feve monoteiste kanë ndikuar në krijimin e grupeve, fronteve, dhe kanë ushqyer paragjykime e urrejtje. Të ndërsjella. Dhe kjo ndodh akoma.
Ata kanë ndikuar në dehumanizimin e besimtarëve të feve të tjera. Pa dehumanizim, nuk do të mund të arsyetohej vrasja.
Një militant i VV-së nuk e do më shumë një militant të PDK-së apo i PS-së një të PD-së, sesa të vetin. Besimi krijon grupe, fansa; ndodh edhe në sport. Edhe shokët funksionojnë si grup i vogël interesi.
Në Lindjen e Largët, Shintoizmi, Budizmi, Lao Ce dhe Konfucianizmi nuk kanë prodhuar aq urrejtje sa pjesëtarët e dy feve monoteiste në botë. As politeizmi i Indisë.
Kur themi “Europa është kurvë”, e bëjmë duke besuar se po tregojmë epërsi morale. E themi për të përkundur dhe përkëdhelur veten. Por ne mund të ndryshojmë vetëm veten, kurrë kontinentin.
Fajësimi i vazhdueshëm i të tjerëve na shndërron në viktima, por nuk na bën më të mirë. Përkundrazi, na pengon për të parë dhe korrigjuar të metat tona.
Ajo që po ndodh në Gazë tregon qartë ndarjen dhe grupimet fetare…
Madje shihet edhe një lëvizje pozitive: 25 shtete me me popuj të kishterë, janë kundër.
Ndërkohë, 22 shtete arabe me rreth 480 milionë banorë dhe me biliarda dollarë pasuri, nuk janë në gjendje të ndikojnë në përfundimin e luftës…
Pjesëtarët e feve monoteiste ka shekuj që terrorizojnë botën!
Ata që e predikojnë urrejtjen kumdër besimeve tjera, ata arsyetojnë vrasjen e njeriut me “fe të gabuar!”
Nëse nuk është feja që ndikon në konflikte, atëherë është pasuria e tjetrit. Duhet vjedhur (interesi ekonomik) diku dikush dikë për të jetuar vetë më mirë…
Shtetet kur kanë shumë armatim janë kriminalitet “legal” i organizuar!

Pas pesëqind vitesh në Studenicë të Burimit (Istogut), u mbajt mesha e parë pranë themelit të Kishës së lashtë katolike…!

1
Pas 500 vjetësh, u mbajt mesha e parë pranë themelit të Kishës së lashtë katolike në Studenicë të Burimit – themele që ende janë të uzurpuara nga Serbia!
Me një ndjesi të thellë historike dhe shpirtërore, besimtarë shqiptarë katolikë u mblodhën për herë të parë pas 5 shekujsh në vendin e shenjtë të Kishës katolike të Studenicës, në komunën e Burimit (Ibrit të Poshtëm), për të kremtuar meshën pranë themeleve të lashta të kësaj kishe, e ndërtuar qysh në shekullin IV të erës sonë.
Kjo kishë është një prej objekteve më të hershme të krishterimit në trojet iliro-shqiptare, dëshmi e trashëgimisë sonë shpirtërore e kombëtare, që paraardhësit tanë e kishin ngritur në themele të forta, si pjesë e identitetit evropian dhe autokton të kësaj toke.
Për fat të keq, këto themele ndodhen ende nën uzurpim dhe administrim të padrejtë nga strukturat serbe, të cilat për dekada me radhë kanë fshirë, shtrembëruar ose mohuar gjurmët dhe identitetin e vërtetë të këtij vendi të shenjtë.
Kthimi i meshës pranë këtyre themeleve është një akt simbolik, por i fuqishëm: është rikthimi i frymës, kujtesës dhe të drejtës sonë legjitime për të çuar lutjen tonë te Zoti, aty ku e kanë bërë edhe të parët tanë, shumë shekuj më parë.
Është një hap i vogël drejt rikthimit të dinjitetit kombëtar dhe shpirtëror.
Ky moment është gjithashtu një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim: të kërkojmë nga institucionet tona, nga faktorët ndërkombëtarë, nga kisha katolike botërore dhe çdo zë të ndershëm, që të kontribuojnë në kthimin dhe ruajtjen e kësaj pasurie kulturore dhe fetare shqiptare, që padrejtësisht vazhdon të mbetet jashtë kujdesit të shtetit të Kosovës dhe jashtë qasjes së lirë të besimtarëve.
Është koha që t’i kërkojmë hapur institucioneve tona, Ministrisë së Kulturës dhe organeve kompetente që ta përfshijnë Kishën e Studenicës në listën e trashëgimisë kulturore të Kosovës?
Është momenti të kërkojmë ndërkombëtarisht kthimin dhe restaurimin e saj si pjesë e trashëgimisë së shqiptarëve autoktonë?
E kemi borxh ndaj paraardhësve tanë që të mos harrojmë, por edhe ndaj brezave të ardhshëm që të mos heqim dorë! Kthimi te rrënjët është kthim te vetvetja.

Rikthimi në krishterizëm i Anës, vajzës nga Rrafshi i Dukagjinit

0

Rrëfimi i kthimit

Unë jam Ana, prej ni fshati të vogël n’Rrafsh të Dukagjinit. Jam rritë n’ni familje myslimane, për fe nuk flitej shumë, a hiç. E festojshim Bajramin, na fëmijët gëzoheshim ma shumë për bombona e bukë të mirë, se sa për naj ndjenjë të thellë.

Shpija jonë s’kishte as lutje, as naj shenjë tjetër që të kujton Zotin. Ni ditë, kur isha diku tetë, nëntë vjeçe, gjyshja – që ish kërrusë prej pleqnisë, po hala m’i krihte flokët me durt e saj të lehta – po m’përgatiske me dalë me fëmijët për “me ba bajram”.

E pashë që s’kish veshë kurgjo të re. E unë si fëmijë i gzum e veta : “Gjyshe, a ke dalë edhe ti me ba bajram kur je kan e vogël?” Ajo u ndal pak, m’kqyri me ni shikim t’ambël, si me mall për diçka që veç ajo e dinte.

Pastaj m’tha me za t’qetë, si me folë veç për mu: “E moj nanë, na jemi kanë t’krishtenë deri vonë. Atje nalt, n’mal, e kemi pas kishën. Po tash u ba…”

U ndal aty, s’tha kurgjo tjetër. Po ajo fjali, m’u ngulit n’kry. M’mbeti n’kokë me vjet të tana, si ni copë zani që s’mundesh me e përzanë.

Vitet fluturuan, shkollën fillore e kreva n’fshat, t’mesmen n’qytet, gjithmonë me ato fjalë të gjyshes që m’rrihshin përbrenda sa herë shikoja qiellin mbi fshatin tonë. Kur erdhi koha me shku n’Prishtinë për fakultet, ato fjalë ma s’po më lshojshin hiç. Udhëtoja shpesh me autobus, prej vendlindjes për n’Prishtinë, e çdo funjave për n’shpi.

E sa herë që kthehesha, sytë më mbetshin te ajo kishë e re n’kodrën e Llapushnikut, ni ndërtesë e bardhë, e heshtur, që qendronte n’majë t’malit, si roje e kohës. E qujsha në heshtje, “kisha e gjyshes.” M’doket që po m’thërret, jo me za, po me ni ndjenjë përbrenda, si me qenë zani i gjyshes. Sa herë e shikoja prej autobusit ku isha ulun, e ndjeja ni dëshirë me shku afër, me hy mrena, po m’kapte edhe ni lloj frike që nuk dija qysh me e spjegu. Mu doke sikur ajo kishë po run diçka që s’po guxoj me e pa drejt n’sy.

Ni ditë, duke u kthy për n’shpi, nuk e di qysh, kur autobusi u afru te ndalesa e rrugës që çon n’kodër, u çova papritmas, i thashë shoferit: “Ka zbritje.” Ai m’pa me pak çudi, po ndaloi. Zbrita. Rruga ishte e pashtrueme, me kthesa, gurë, baltë. Nuk ish e lehtë, po zemra m’thojke, “shko.” Ecja gjatë, me frymë t’ndalun, deri sa arrita n’oborrin e kishës. Nuk hyna menjëherë mrena. Rrisha përjashta, e shikoja kryqin.

E ndjeja, ajo kishë nuk ish e huej për mu, ajo ish e jona. Ish thirrje, thirrje prej dheut, prej gjakut, prej kujtesës së largët që flen, po nuk vdes. Mora guximin, me zemër n’dorë hyna. U ula n’fund t’kishës, s’disha qysh me u sjellë, s’disha me u lutë, veç zemra m’rrihte fort. I thashë Zotit me za t’humbun: “Nëse je aty, më ndihmo me të gjetë.”

Prej asaj dite, fillova me lexu. Për Kishën, për Krishtin, për rrënjët, për gjuhën që kisha harru. Sa ma shumë lexoja, aq ma shumë e ndjeja që s’po mësoja diçka të re, po po kujtoja diçka që gjithmonë e kam ditë, vetëm se ma kishin mshefë.

Pas disa mujve, u njofta me priftin e famullisë. S’më pyeti pse, s’më gjykoi, veç m’tha: “Zoti pret. Edhe kur na e harrojmë Atë, Ai nuk na harron.”

Erdhi dita e pagëzimit. Mbaj mend ujin e ftohtë në ballë. Ishte si ni dritë që m’përshkoi krejt trupin.

Prifti m’tha: “Ana, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit Shenjt.” Atë moment, qava. Jo prej frike, jo prej dhimbjes, po prej gëzimit. E kuptova, nuk isha duke u ndërru, po isha duke u kthye. Ky nuk ishte mohim i askujt, ishte përqafim i gjyshes sime. I vetes time. I gjakut tem. I të parëve të mi. Ni kthim pa zhurmë, po me paqe t’madhe.

Sot, kur ec rrugës, e shoh naj kishë a ikonë, nuk e ndjej ma frikën, as pasigurinë. E ndjej sikur dikush prej thellësisë së historisë teme po m’sheh, po m’qesh me butësi. Unë jam Ana. Vajzë shqiptare. E pagëzuar me dashni.

E kthyer, jo për modë, as për inat t’dikujt, po pse ni ditë, ni gjyshe që m’i krihte flokët, m’kujtoi kush ishim. E prej asaj dite, filloi rikthimi.