Kreu Blog Faqe 50

Kush po e mban peng Kosovën ?

0

Nga Ramiz Tafilaj
Houston, SHBA

Tri zgjedhje, institucione të pakonstituuara dhe një shtet që nuk mund të presë pafundësisht

Kosova nuk ndodhet më vetëm përballë një krize politike. Ajo është futur në një krizë të rëndë institucionale, kushtetuese dhe, mbi të gjitha, morale.

Brenda më pak se tetëmbëdhjetë muajve, qytetarët e Kosovës kanë dalë tri herë në zgjedhje parlamentare: në shkurt 2025, në dhjetor 2025 dhe më 7 qershor 2026.

Sot, pas gjithë këtyre zgjedhjeve, Kosova përsëri nuk ka arritur ta mbyllë procesin e ndërtimit të institucioneve dhe rrezikon të përballet sërish me zgjedhje.

Jo sepse qytetari nuk e ka kryer detyrën e vet. Qytetari ka votuar.

Problemi është se ata që e kanë marrë votën e tij nuk po arrijnë ta shndërrojnë atë votë në institucione funksionale. Këtu qëndron drama e vërtetë e Kosovës së sotme.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit u certifikuan më 8 korrik. Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht, por Kuvendi nuk arriti të konstituohej brenda tij. Vazhdimi i seancës u shty për 8 gusht, pra pas skadimit të afatit.

Këtu duhet të jemi të saktë. Afati është tejkaluar. Ky është fakt. Por nëse ky dështim përbën juridikisht shkelje të Kushtetutës, cilat janë pasojat dhe kush mban përgjegjësi kushtetuese, nuk mund ta vendosin partitë sipas interesave të tyre. Fjalën përfundimtare duhet ta japë Gjykata Kushtetuese.Sepse politikanët nuk mund të jenë njëkohësisht palë në konflikt, interpretues të Kushtetutës dhe gjykatës të vetvetes. Por këtu ekziston një dallim shumë i rëndësishëm: Përgjegjësia juridike mund të kërkojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Përgjegjësia politike ekziston tashmë. Kosova ka mbetur pa institucione të kompletuara brenda afatit. Për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi politike.

PSE KOSOVA U SOLL PËRSËRI DERI NË MINUTËN E FUNDIT?

Kjo është pyetja që qytetari ka të drejtë t’ia bëjë fituesit të zgjedhjeve, opozitës dhe secilit prej 120 deputetëve: Pse institucionet e Kosovës duhet të sillen vazhdimisht deri në buzë të afateve kushtetuese? Pse negociatat që mund të zhvilloheshin me javë të tëra shtyhen deri në orët e fundit? Pse kompromisi kërkohet vetëm kur ora kushtetuese është duke skaduar? Dhe pse Kushtetuta trajtohet sikur të ishte një pengesë procedurale që duhet kapërcyer në minutën e fundit, në vend që të trajtohet si themeli mbi të cilin qëndron Republika? Albin Kurti dhe Vetëvendosje, si forca që doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit, mbajnë barrën më të madhe politike për gjetjen e një zgjidhjeje. Të dalësh i pari në zgjedhje të jep të drejtën për të udhëhequr procesin politik. Por nuk të jep pronësinë mbi shtetin.

Vetëvendosje mori më së shumti vota, por nuk fitoi shumicën absolute për të qeverisur e vetme. Ky është realiteti demokratik që duhet pranuar. Në demokraci, kur nuk i ke 61 vota, duhet të flasësh me të tjerët. Duhet të negociosh dhe duhet të bësh kompromis.

Dhe kur interesi i shtetit e kërkon, duhet të jesh i gatshëm të tërhiqesh edhe nga një emër, një post apo një kërkesë politike.Kompromisi në demokraci nuk është dobësi.

Është përgjegjësi. Sepse asnjë karrige nuk është më e madhe se Kosova.

As ajo e Kryeministrit. As ajo e Presidentit. As ajo e Kryetarit të Kuvendit. As ajo e një deputeti.

OPOZITA NUK MUND TË QËNDROJË SI SPEKTATORE

Megjithatë, do të ishte e padrejtë dhe politikisht e pasaktë që e gjithë përgjegjësia t’i ngarkohej vetëm Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. PDK, LDK, AAK dhe deputetët e tjerë janë zgjedhur gjithashtu për t’i shërbyer Kosovës dhe për të ndërtuar institucione.

Opozita ka të drejtë të kundërshtojë. Ka të drejtë të mos votojë një kandidat që nuk e konsideron të pranueshëm. Ka të drejtë të kërkojë respektimin rigoroz të Kushtetutës.

Por opozita nuk duhet ta konsiderojë dështimin e kundërshtarit si fitore të saj, nëse çmimin e atij dështimi e paguan Kosova. Kur pozita mendon: Ose bëhet siç them unë, ose nuk bëhet fare, kemi arrogancë politike. Kur opozita mendon: Sa më keq për pushtetin, aq më mirë për ne,kemi papërgjegjësi politike.Në të dyja rastet humbësi është i njëjtë:

Kosova.

NDËRSA POLITIKANËT NUMËROJNË VOTAT, QYTETARI NUMËRON PROBLEMET

Kjo krizë nuk zhvillohet vetëm brenda sallës së Kuvendit. Pas saj qëndron qytetari.

Ndërsa partitë numërojnë votat për poste, qytetari numëron problemet e përditshme.

Ai nuk mund ta paguajë energjinë me deklarata politike. Nuk krijohen vende pune me konferenca shtypi Nuk rriten pagat me akuza ndërmjet partive.

Nuk përmirësohen arsimi dhe shëndetësia duke numëruar se kush e mundi politikisht kundërshtarin. Dhe nuk ndërtohet e ardhmja e fëmijëve duke e mbajtur shtetin në krizë të përhershme. Shteti ekziston për qytetarin. Qytetari nuk ekziston për partitë.

Kjo është arsyeja pse kriza e institucioneve nuk është vetëm krizë e politikanëve.

Është krizë që prek jetën, sigurinë dhe të ardhmen e secilit qytetar të Kosovës.

SA HERË DUHET TË VOTOJË QYTETARI?

Kosovarët votuan në shkurt 2025. Votuan përsëri në dhjetor 2025.

Votuan për herë të tretë më 7 qershor 2026. Tani vendi rrezikon të përballet përsëri me zgjedhje. Por duhet ta shtrojmë një pyetje shumë të thjeshtë:

Çfarë do të zgjidhin zgjedhjet e katërta nëse politikanët hyjnë në to me të njëjtën mendësi?

Nëse qytetari voton përsëri dhe partitë përsëri nuk arrijnë të krijojnë institucione, çfarë bëjmë? Zgjedhje të pesta? Pastaj të gjashta? Ku përfundon kjo?Demokracia nuk është vetëm e drejta e qytetarit për ta hedhur votën në kuti. Demokracia është edhe detyrimi i të zgjedhurve që atë votë ta shndërrojnë në institucione funksionale.Përndryshe, zgjedhjet rrezikojnë të shndërrohen nga instrument i demokracisë në instrument të ikjes nga përgjegjësia politike.

KOSOVA NUK ËSHTË PRONË E ASKUJT

Klasa politike duhet t’ia kujtojë vetes një të vërtetë themelore:

Kosova nuk është krijuar për Albin Kurtin apo Vjosa Osmanin. Nuk është krijuar për Vetëvendosjen. Nuk është krijuar për PDK-në, LDK-në apo AAK-në.

Kosova nuk është pronë e asnjë partie dhe e asnjë politikani.

Ajo është ndërtuar mbi sakrificën e brezave: mbi burgje, përndjekje, demonstrata, rezistencë, luftë, gjak dhe mbi mbështetjen historike të miqve dhe aleatëve të saj.

Prandaj është moralisht e papranueshme që një Republikë e fituar me aq shumë sakrifica të mbahet peng për poste politike.

Në kohën e represionit serb e dinim kush ishte kundërshtari. Atëherë luftonim që t’i kishim institucionet tona. Sot i kemi. Dhe pikërisht për këtë arsye nuk kemi të drejtë t’i paralizojmë vetë. Kushtetuta është e jona. Kuvendi është i yni. Qeveria është e jona.Republika është e jona. Prandaj edhe përgjegjësia për funksionimin e tyre është e jona.

Nuk kemi më një okupator të cilit mund t’ia ngarkojmë fajin për paralizimin e institucioneve tona. Sot përgjegjësinë duhet ta kërkojmë brenda vetes.

KUSHTETUTA NUK MUND TË KETË VERSION PARTIAK

Është fakt se afati i përcaktuar për konstituimin e Kuvendit ka kaluar pa përfunduar procesi. Por nuk i takon një partie, një deputeti, një analisti apo një editorialisti të japë vendimin përfundimtar nëse kemi shkelje të Kushtetutës dhe cilat janë pasojat juridike.

Këtë duhet ta përcaktojë Gjykata Kushtetuese. Dhe duhet ta bëjë me urgjencë.

Sepse Kosova nuk mund të funksionojë me disa versione të Kushtetutës: një të pozitës, një të opozitës dhe një tjetër sipas interesit politik të ditës. Republika ka vetëm një Kushtetutë.

Ajo duhet të vlejë njësoj për fituesin dhe humbësin, për pozitën dhe opozitën, për Presidentin, Kryeministrin dhe çdo deputet. Kushtetuta nuk është pronë e shumicës.

Ajo është mburoja e Republikës.

KUSH ËSHTË FAJTOR?

Këtu duhet të jemi të drejtë. Nuk është e saktë të thuhet se të gjithë janë njësoj fajtorë. Përgjegjësia më e madhe politike i takon fituesit të zgjedhjeve, sepse ai kërkon mandatin për ta udhëhequr vendin dhe, rrjedhimisht, ka detyrimin e parë për të kërkuar shumicën dhe zgjidhjen. Albin Kurti nuk mund ta kërkojë privilegjin politik të fituesit dhe, kur nuk krijohet shumica, t’ia transferojë të gjithë përgjegjësinë opozitës.

Privilegji për të udhëhequr sjell me vete edhe barrën për të gjetur zgjidhje. Por as opozita nuk mund të qëndrojë si spektatore dhe të presë dështimin e Kurtit, nëse bashkë me të po dëmtohet Kosova. Nëse digjet shtëpia, nuk ka shumë rëndësi në cilën dhomë filloi zjarri.

Detyra e parë është ta shpëtojmë shtëpinë.Dhe shtëpia jonë quhet Kosovë.

ÇFARË DUHET BËRË TANI?

Së pari, Kosovës i duhet qartësi kushtetuese. Çështja e tejkalimit të afatit duhet të marrë përgjigje të qartë juridike dhe institucionale. Askush nuk duhet ta interpretojë Kushtetutën sipas nevojave të veta politike. Së dyti, drejtuesit e partive duhet të ulen në një tryezë serioze politike. Pa kamera. Pa fjalime elektorale. Pa ultimatume. Pa gara se kush e fyen më shumë kundërshtarin. Kosova nuk ka nevojë për një konferencë tjetër shtypi ku secili shpall tjetrin fajtor. Kosova ka nevojë për marrëveshje. Së treti, fituesi i zgjedhjeve duhet ta pranojë parimin themelor të parlamentarizmit: të dalësh i pari nuk do të thotë të zotërosh gjithë pushtetin. Kur nuk ekziston shumica parlamentare, kompromisi nuk është tradhti.

Është demokraci dhe përgjegjësi shtetërore. Së katërti, opozita duhet të dëshmojë se alternativa e saj politike është më shumë se bllokimi i kundërshtarit. Kush pretendon se mund ta qeverisë Kosovën nesër duhet të tregojë sot se është i gatshëm ta mbrojë funksionimin e saj. Së pesti, institucionet duhet të krijojnë një praktikë politike dhe kushtetuese që nuk lejon që çdo proces i ardhshëm të shtyhet deri në minutën e fundit. Afatet kushtetuese duhet të jenë kufij të përgjegjësisë, jo objekt kalkulimesh politike.

Dhe së fundi, nëse pas shterimit të të gjitha mundësive kushtetuese zgjedhjet bëhen të pashmangshme, atëherë qytetarit duhet t’i thuhet e vërteta.

Kush e solli Kosovën përsëri në zgjedhje? Kush refuzoi kompromisin? Kush kishte mundësi ta zhbllokonte situatën dhe nuk e bëri? Kush e vendosi interesin partiak mbi interesin shtetëror? Qytetari ka të drejtë t’i dijë këto përgjigje para se t’i kërkohet përsëri vota.

KOSOVA DUHET TË FITOJË

Kosova nuk u bë shtet që partitë të kenë ku të luftojnë për karrige. Kosova u bë shtet që qytetari i saj të jetojë i lirë, me dinjitet dhe me institucione që funksionojnë. Breza të tërë sakrifikuan që ne ta kemi Kuvendin tonë, Qeverinë tonë, Kushtetutën tonë dhe shtetin tonë. Askush nga ne nuk ka të drejtë morale që atë sakrificë ta shndërrojë në monedhë për pazare politike. Kosova ka kaluar okupimin. Ka kaluar luftën. Ka kaluar varfërinë dhe izolimin. Ka kaluar negociata të vështira dhe sakrifica të jashtëzakonshme. Ka shpallur pavarësinë dhe ka ndërtuar shtetin me ndihmën e miqve dhe aleatëve të saj.

Do të ishte një ironi tragjike e historisë që shtetin të cilin nuk arritën ta gjunjëzonin armiqtë, ta paralizonim ne vetë për shkak të posteve dhe karrigeve politike.

Prandaj mesazhi për Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, drejtuesit e opozitës dhe të gjithë deputetët duhet të jetë i qartë: Uluni dhe bisedoni. Gjeni kompromisin. Respektojeni Kushtetutën. Mbroni institucionet. Dhe, mbi të gjitha: Mos e poshtëroni votën e qytetarit dhe mos e mbani peng Kosovën. Sepse mandati i deputetit nuk është pronë personale. Është besim i dhënë përkohësisht nga populli. Prandaj sot pyetja nuk është kush do ta mundë kë. Nuk është nëse Kurti do ta mundë opozitën apo opozita Kurtin. Nuk është kush do ta marrë Kryeministrinë, Presidencën apo Kryesinë e Kuvendit. Pyetja është shumë më e madhe Kush është i gatshëm ta vendosë Kosovën mbi vetveten? Kryeministrat do të ndërrohen. Presidentët do të ndërrohen. Kryetarët e Kuvendit do të ndërrohen. Deputetët do të ndërrohen. Partitë do të fitojnë dhe do të humbin.

Por Kosova nuk guxon të humbasë. Në fund të kësaj krize nuk duhet të ketë rëndësi se cila parti doli fituese. Nuk duhet të fitojë një politikan mbi një tjetër. Nuk duhet të fitojë pozita mbi opozitën. As opozita mbi pozitën. Duhet të fitojë shteti.Duhet të fitojë qytetari.

DUHET TË FITOJË KOSOVA.

Hamar Arbeiderblad (1969) / “Berberi i kufirit dhe vendi i Mao Ce Dun-it” — Udhëtimi i gazetarit norvegjez Finn Arne Eriksrud në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Gusht 2026 

Gazeta “Hamar Arbeiderblad”, ka botuar, të martën e 22 korrikut 1969, në faqen n°8, rrëfimin e gazetarit norvegjez Finn Arne Eriksrud në Shqipërinë komuniste, asokohe një nga vendet më të izoluara të Evropës. Në reportazhin e tij, ai përshkruan një vend nën regjimin e Enver Hoxhës, të lidhur ngushtë me Kinën e Mao Ce Dunit, ku ideologjia, kontrolli dhe izolimi ndërthureshin me përpjekjet për industrializim dhe zhvillim. Përmes përshkrimeve të tij nga kufiri, Shkodra dhe jeta e përditshme, Eriksrud ofron një dëshmi të rrallë për Shqipërinë e vitit 1969, të cilën Aurenc Bebja e sjell për publikun shqiptar përmes blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”.

Shqipëria – Konserva hermetike e Mao Ce Dunit në Evropë

Tekst dhe fotografi : Finn Arne Eriksrud

Pas shumë vitesh izolimi, Shqipëria ka hapur disi dyert e saj kufitare. Ky vend i pazakontë, i cili gjatë përplasjes ideologjike midis dy qendrave të mëdha komuniste, Moskës dhe Pekinit, zgjodhi të mbështeste Mao Ce Dunin dhe Kinën, ka qenë prej kohësh “vendi i mbyllur” i Evropës. Megjithatë, valuta perëndimore, sidomos dollari amerikan, nuk ishte aspak e padëshiruar në Shqipëri. Për këtë arsye, autoritetet vendosën të lehtësonin disa nga rregulloret e vjetruara që kishin qenë në fuqi deri atëherë.

CIRK NË KUFI

Nuk është pa arsye që Shqipëria konsiderohej bastioni evropian i Mao Ce Dunit. Edhe sot duket qartë se një ideologji e fortë qëndron pas mënyrës se si vepron shteti, gjë që mund t’i duket tepër e çuditshme një skandinavi të qetë.

Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë për minifunde, rroba plazhi apo dekolte. Për burrat nuk lejohen flokët e gjatë dhe favoritet. Me një metër matës, doganieri kontrollon që të ketë të paktën tre centimetra distancë midis llapës së poshtme të veshit dhe flokëve. Ndërsa ata që kanë lënë mjekër për muaj të tërë, për fat të keq, duhet të heqin dorë prej saj. Kërkohet një “hapësirë” prej tre centimetrash midis flokëve dhe mjekrës. Megjithatë, mund t’ju ngushëllojmë se kjo zgjidhet menjëherë nga berberi i kufirit – madje falas! Mustaqet lejohen, por edhe atëherë nuk i shpëtoni ndonjë komenti ironik nga një doganier me portretin e Maos në jakën e xhaketës, i cili mund t’ju thotë se: Në Shqipëri vetëm burrat e moshuar mbajnë mustaqe.

Lexuesi i vëmendshëm do të ketë arritur tashmë në përfundimin se një pjesë e mirë e “maoistëve” tanë në SUF paraqesin, sipas standardeve shqiptare, një pamje tipike të dekadencës perëndimore! Një ndikim i tillë nuk duhet kurrsesi të korruptojë apo të degjenerojë popullin shqiptar.

Në kufi duhet të pranoni gjithashtu që orët, aparatet fotografike, kamerat filmike, unazat dhe sendet e tjera me vlerë të regjistrohen me kujdes. Gjithashtu duhet të siguroheni që të mos merrni me vete dinarë jugosllavë. Marrëdhëniet midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë janë gjithçka tjetër përveçse të mira dhe jugosllavët nuk lejohen të hyjnë në vend – me përjashtim të udhërrëfyesve turistikë.

Në të vërtetë, kjo nuk përbën ndonjë problem, sepse shumica e jugosllavëve nuk shfaqin as dëshirën më të vogël për të vizituar fqinjin e tyre jugperëndimor. Në sytë e tyre, shqiptarët duken si njerëzit më të çuditshëm mbi tokë, gjë që duhet të jetë vërtet e rëndë. Dhe, për të thënë të drejtën, mbetesh disi i habitur kur guida jonë shqiptare, e ulur pranë udhërrëfyesit jugosllav, deklaron se Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë e rrethuar vetëm nga kombe armiqësore.

Pasi, pas rreth një ore pritjeje në kufi, pasaporta juaj vuloset – sigurisht në faqet e fundit të saj, sipas zakonit kinez – më në fund mund të hyni në këtë vend pothuajse hermetikisht të mbyllur.

Për turistin e zakonshëm nuk ka asnjë problem të fotografojë malet, liqenet me ujë të kthjellët, rrugët kryesore apo ndërtesat madhështore. Por mos prisni që autoritetet shqiptare ta lejojnë grupin e turistëve të ndalet pranë lagjeve të varfra, në zonat e banuara nga fshatarët apo, aq më pak, pranë ndonjërit prej më shumë se 500 000 ushtarëve kinezë, të cilët thuhet se janë të dislokuar në Shqipëri. Për të qenë i sigurt, është më mirë të pyesni gjithmonë guidën se ku lejohet të fotografoni.

Shkodra

Pamje nga rruga kryesore e qytetit industrial të Shkodrës. Trafiku është shumë i pakët. Në fund të fundit, në këtë qytet me 60 000 banorë nuk ka automjete private. — Burimi : Hamar Arbeiderblad, e martë, 22 korrik 1969, faqe n°8.

Vizita jonë u zhvillua në Shkodër, qytetin e dytë më të madh të Shqipërisë dhe, së bashku me kryeqytetin Tiranë, qendrën më të rëndësishme industriale të vendit. Qyteti kishte rreth 60 000 banorë dhe shërbente si qendra kryesore për një varg qytetesh të vogla, të cilat më parë kishin funksionuar si tregje për një rajon të pasur bujqësor. 

Rruga drejt Shkodrës ishte e ngushtë, por e shtruar mirë me asfalt. Në intervale të rregullta, përgjatë saj ishin vendosur tabela të kuqe me citate nga Libri i Kuq i Vogël i Maos. Në shpatin malor në lindje të Liqenit të Shkodrës ishte gdhendur me shkronja gjigante parulla: Rroftë marksizëm-leninizmi! 

Shkodra nuk të jep aspak përshtypjen e një qyteti të madh. Problemet e parkimit dhe zhurma e trafikut nuk ekzistonin, pasi në qytet nuk kishte automjete private. Numri i vogël i ndërtesave të shërbimeve dhe banesat e ulëta bënin që qyteti të kishte një shtrirje të ngjashme me atë të Hamarit. 

Megjithatë, në qytet mund të kuptohej qartë gjendja në të cilën ndodheshin shqiptarët. Nga një vend me një strukturë shoqërore që i përkiste Mesjetës, Shqipëria, pas revolucionit, po përpiqej të hidhej drejtpërdrejt në botën e industrializuar. 

Një përmbledhje historike

Është e kuptueshme që revolucioni duhej të ndodhte në këtë vend. Shqipëria ishte ekonomikisht e pazhvilluar, për shkak të përdorimit të mjeteve dhe metodave shumë të vjetra të punës. Situata rëndohej edhe më shumë nga gjakmarrjet që, vetëm një brez më parë, përfshinin fshatra të tëra. Gjendja shëndetësore ishte tepër e rëndë. Pjesa më e madhe e popullsisë jetonte nën sundimin e bejlerëve dhe pronarëve të mëdhenj të tokave, në periudhat kur vendi nuk ishte i pushtuar nga fuqi të huaja. 

Epoka e re duhej të vinte në formën e një revolucioni, dhe kjo ndodhi në vitin 1947, kur Shqipëria u shpall Republikë Popullore. Që prej asaj kohe, bota perëndimore nuk ka dëgjuar shumë për Shqipërinë. Megjithatë, sot është e qartë se revolucioni ka sjellë ndryshime në pothuajse çdo fushë të jetës. 

Pavarësisht burimeve të kufizuara dhe lidhjeve të pakta me vendet e Evropës Lindore (në vitin 1961, vendet e bllokut lindor vendosën një bllokadë tregtare ndaj Shqipërisë), vendi ndodhet në një fazë zhvillimi të vrullshëm. 

Kolektivizimi i bujqësisë, edhe pse nuk solli ndonjë përparim të jashtëzakonshëm në prodhimin bujqësor, i dha fund gjakmarrjeve dhe krijoi kushte për bashkëjetesë më paqësore. Kjo, së bashku me përmirësimin e përgjithshëm të shëndetësisë, ka bërë që Shqipëria të ketë ritmin më të lartë të shtimit të popullsisë në Evropë – rreth 3,3% në vit (artikulli norvegjez shënon “33%”, por në kontekst bëhet fjalë për 3,3%). Popullsia ka arritur tashmë në rreth dy milionë banorë. Autoritetet nuk kanë ndërmarrë masa për të frenuar rritjen demografike, pasi besojnë se vendi do të jetë në gjendje të përballojë brezat e rinj. 

Që nga revolucioni janë ndërtuar rrugë dhe hekurudha, sistemi arsimor është zgjeruar ndjeshëm, ndërsa industria është modernizuar dhe zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme. Ndërtimi i pesë hidrocentraleve të mëdha ka bërë të mundur zhvillimin e industrisë minerare si një sektor i rëndësishëm eksporti. Kjo përfshin naftën, qymyrin, hekurin, kromin dhe, mbi të gjitha, bakrin.

Vizitë në një ndërmarrje

Kudo në Shqipëri mund të shihje portrete gjigante të krahut të zgjatur të Maos në Evropë, domethënë të presidentit të vendit, Enver Hoxha. Fotografia në të djathtë paraqet një punëtor që shikon poshtë një kapitalist (i dukshëm pranë murit) dhe tregon drejt “parajsës së punëtorëve”. Kjo fotografi është bërë në fabrikën e telave të bakrit në Shkodër, ku fotografimi ishte i ndaluar. — Burimi : Hamar Arbeiderblad, e martë, 22 korrik 1969, faqe n°8.

Na u dha mundësia të vizitonim një ndërmarrje të specializuar në prodhimin e telave të bakrit në të gjitha variantet. Fabrika ishte, edhe sipas standardeve tona, një ndërmarrje model, gjë që me siguri shpjegon pse na u lejua ta vizitonim. Pothuajse i gjithë procesi i prodhimit kryhej me ndihmën e makinerive moderne të ardhura nga Kina. Nga altoparlantët dëgjoheshin vazhdimisht melodi të ëmbla kineze, që shërbenin si muzikë gjatë punës. 

Ndërmarrja ndodhej në një zonë të madhe industriale dhe pranë saj po ndërtoheshin disa fabrika të reja. Megjithatë, në tërësi, Shqipëria ishte ende në fazën e formimit si vend industrial. Objektivat ambicioze të planeve pesëvjeçare nuk ishin arritur plotësisht. Si shpjegim, udhërrëfyesi ynë përmendi bllokadën imperialiste-revizioniste. 

Ky argument nuk është pa bazë, po të kihet parasysh se gjysma e eksporteve të Shqipërisë shkonin drejt Kinës, ndërsa 60 % e importeve vinin nga “vëllai i madh” në Lindjen e Largët. Gjatë viteve të fundit edhe ndihma e drejtpërdrejtë kineze për Shqipërinë kishte qenë mjaft e konsiderueshme.

Mes nesh, kapitalistëve

Nën diellin përvëlues të Shqipërisë, ishte kënaqësi të ndaleshe për disa minuta për t’u freskuar në hijen e pemëve. Por shumica e njerëzve kishin një qëllim tjetër: të sodisnin me kureshtje turistët skandinavë! — Burimi : Hamar Arbeiderblad, e martë, 22 korrik 1969, faqe n°8.

Nuk është e vështirë të kuptosh se vizitorët nga bota e jashtme janë një dukuri e rrallë në Shqipëri. Mjaftonte të ndaleshe katër ose pesë minuta në hijen freskuese të një peme që 30 deri në 40 fëmijë dhe të rritur të grumbulloheshin në gjysmërreth për të të soditur me kureshtje.

Megjithëse na ishte tërhequr vëmendja në mënyrë të përsëritur që të mos largoheshim nga grupi, vendosëm të bënim një shëtitje të shkurtër vetëm. Kjo na dha një provë të qartë se edukimi ideologjik në shkolla funksiononte ashtu siç synohej. Teksa kalonim pranë një cepi rruge, u shfaq fytyra lozonjare e një djali shtatë ose tetë vjeç, i cili bërtiti : KAPITALIST!

Pastaj ia mbathi me vrap dhe u zhduk pas qoshes tjetër. Nëse nuk do të kishe sens humori, edhe një socialist i deklaruar mund të ishte zhgënjyer nga një pritje e tillë.

Fëmijët shqiptarë janë të tërhequr, por zakonisht kureshtja mbizotëron dhe ata u afrohen me kujdes këtyre turistëve të çuditshëm. Është e pamundur të mos mahnitesh nga sjellja e tyre.

Një anglez mendoi se do të ishte një gjest i bukur t’i paguante drekën njërit prej këtyre fëmijëve simpatikë, por kjo doli të ishte një gabim. Një polic e vuri re ngjarjen dhe mbajti një ligjëratë të gjatë, duke shpjeguar se një gjë e tillë ishte krejt e panevojshme, sepse fëmijët në Shqipëri kishin ushqim të mjaftueshëm. Ata nuk kishin nevojë për kapitalistët!

Episodi pati edhe një vazhdim : kur anglezi dhe udhërrëfyesi i tij mbërritën në kufi, i priste një telegram. Të dy u shpallën pa shumë fjalë Persona non grata dhe u ndaluan të hynin përsëri në Shqipëri në të ardhmen.

Shqipëria si vend turistik

Do të kalojnë edhe disa vite para se shqiptarët të jenë në gjendje të përmbushin kërkesat e turistëve për komoditet dhe argëtim të natës. Unë vetë qëndrova në hotelin më të mirë të qytetit, por vështirë se mund të ketë dyshim se edhe një bujtinë e dobët në Norvegji do të ofronte një standard të ngjashëm. Restorantet ishin pa shije, madje të zymta, dhe atmosfera ishte mjaft e vakët.

Për ata që dëshirojnë të bëjnë pazar, ia vlen të shohin qilimat e punuar me dorë dhe punimet filigrane në argjend. Bëhet fjalë për objekte të bukura dhe çmimet janë të ulëta. Nëse dikush dëshiron të shuajë etjen, edhe këtu çmimet janë shumë të përballueshme : pesë korona norvegjeze për një shishe të konjakut më të mirë shqiptar.

Si një destinacion i ardhshëm turistik, Shqipëria ka mundësi të mira. Është një vend i bukur me klimë të favorshme. Popullsia dhe kultura e saj janë jashtëzakonisht interesante. Me kalimin e kohës, ndërsa vende të tjera turistike bëhen gjithnjë e më të amerikanizuara dhe mbipopullohen nga turistët, vizitorët me siguri do të fillojnë të kërkojnë alternativa të reja.

Nëse shqiptarët investojnë seriozisht në zhvillimin e turizmit dhe heqin dorë nga kufizimet e tyre të çuditshme të diktuara nga ideologjia, Shqipëria mund të bëhet një vend turistik shumë i pëlqyer. Sapo të kuptojnë vërtet vlerën e dollarëve që trokasin në arkë, nuk do të na habiste aspak nëse edhe shqiptarët do të detyroheshin të hiqnin dorë nga një pjesë e virtytit të tyre ideologjik. Por, siç thuhet, kur humbet virtyti, nuk humbet domosdoshmërisht ajo që është më e rëndësishme.

UÇK-ja nuk luftoi për islamizimin e shqiptarëve, por vetëm për ftoi për çlirimin e Kosovës

1
Bajram Gashi, veprimtar
____
…Nëse gjatë luftës u desh të largoheshin nga UÇK-ja individë me ideologji ekstremiste islamiste, atëherë është dashur që në fillim të ishte e qartë se UÇK-ja nuk ishte dhe nuk mund të bëhej organizatë fetare. Ajo ishte forcë çlirimtare kombëtare, e lidhur me interesin e popullit dhe të atdheut, jo me ndonjë religjion.
Prandaj, përfshirja e klerikëve të çfarëdo religjioni në strukturat e UÇK-së duhej të trajtohej me kujdes të veçantë. Kleriku mund të jetë qytetar dhe atdhetar, por ushtria çlirimtare nuk duhet të ketë karakter fetar.
Gabimi ynë ishte se u mjaftuam me pranimin formal të kritereve dhe me betimin ushtarak, duke harruar se pas fjalëve mund të fshihej një bindje krejt tjetër.
Sot, disa prej atyre që dikur u betuan për luftën çlirimtare po përpiqen t’i japin luftës, UÇK-së dhe sakrificës së saj një interpretim religjioz islam. Nëse dikush e bën këtë, atëherë nuk është thjesht çështje besimi personal; është përpjekje për ta ndryshuar kuptimin kombëtar e historik të një lufte.
UÇK-ja nuk luftoi për islamizimin e shqiptarëve. Luftoi për çlirimin e Kosovës.
Prandaj, nuk duhet të lejojmë që sakrifica e luftëtarëve të përdoret sot si argument për një projekt fetar, politik apo ideologjik që nuk ka qenë qëllimi i luftës.
Dhe një mësim duhet ta mbajmë mend:
Ujku qimen e ndërron, por vesin nuk e harron!
Besimi personal është çështje e secilit. Por shteti, ushtria, lufta çlirimtare dhe identiteti kombëtar nuk duhet t’i nënshtrohen asnjë religjioni.

Bilbil i bukur

0

Bilbil i bukur

Poezi

(Kushtuar fëmijëve të diasporës, të cilët, gjatë pushimeve verore, rikthehen në vendlindje për të përjetuar nga afër bukurinë, traditat dhe ngrohtësinë e saj.)

Bilbil i bukur, bilbil,
me ato flatra të verdha,
gëzueshëm e hareshëm,
me ty fillon pranvera.

Me zërin tënd të ëmbël
i kënaq vogëlushët
dhe i shoqëron barinjtë
në bjeshkë e stane,
që i bien fyellit
e hedhin valle.

Bilbil, me shtatin sa grima,
je më i shpejtë se vetëtima.
Herë shfaqesh në blinaja,
herë në livadhe e ograja.

Zëri yt tërheqës është
mjaltë për zemrën
e kënaqësi për veshët.

Bilbil i bukur, bilbil,
me flatra të verdha,
lajmëruesi i parë
që erdhi pranvera.

Edhe fëmijët në mërgim të duan
e të presin me gëzim.
Këngën tënde, nga mëngjesi
e deri në mbrëmje,
e dëgjojnë me dashuri e ëndje.

Madje, i luten Zotit
që t’ua bëjë dhuratë
zërin tënd të bukur e të ëmbël.

Arif Ejupi, Gjenevë, 6 gusht 2026

Në shenjën e historisë, mirënjohjes dhe kujtesës

0

Më 4 gusht 2026, SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër zhvilloi një varg vizitash te lapidarët, bustet, memorialet dhe varrezat e heronjve, dëshmorëve dhe veprimtarëve të etapave të ndryshme të historisë sonë kombëtare.

Në 15 vende të trevës së Llapit, u takuam simbolikisht me historinë tonë. Vendosëm buqeta me lule në nderim të atyre që dhanë jetën, punën dhe kontributin e tyre për lirinë dhe shtetin e Kosovës. Në secilin vend mësuam nga një pjesë të historisë së lavdishme të Llapit, duke përjetuar njëkohësisht emocione të forta dhe dhimbjen e madhe për këta njerëz të paharruar, varret e të cilëve u bënë gurëthemel i lirisë dhe shtetit të Kosovës.

Kjo ditë filloi me një pritje madhështore, një pritje që vetëm tradita dhe bujaria llapjane dinë ta bëjnë.

Pritja u organizua nga Këshilli Organizativ, i kryesuar nga veprimtarët e palodhur të Llapit: Ethem Ajeti, Zenë Zejnullahu, Agron Pajaziti, Mehmet Brezhnica, Hamdi Jaha, Islam Visoka, Fahrudin Murati, Asmon Sheholli, Limon Zeqiri, me në krye Ekrem Shehollin.

Pas përfundimit të vizitës në komunë, filluam realizimin e programit të përgatitur nga Këshilli Organizativ.

Rreth 30 pjesëmarrës, të shoqëruar edhe nga kryetari i komunës, z. Shpejtim Bulliqi, vizituam 15 vende, duke filluar nga shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova dhe duke përfunduar në Orllan, te memoriali i Heroit Zahir Pajaziti.

Në secilin prej këtyre vendeve, historia fliste. Flisnin lapidarët, memorialet dhe varret. Flisnin emrat e heronjve, dëshmorëve dhe veprimtarëve që nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës.Këto vizita nuk ishin vetëm një homazh. Ishin një udhëtim nëpër historinë e Llapit dhe të Kosovës, një mësim i gjallë për brezat e sotëm dhe një dëshmi se liria që gëzojmë sot është ndërtuar me sakrificë, gjak, mund dhe përkushtim.

Pas përfundimit të programit të vizitave, vazhduam në restorantin e bukur „Milenium“, buzë liqenit të Batllavës, ku Këshilli Organizativ kishte përgatitur një darkë madhështore, të shoqëruar me muzikë të mrekullueshme nga këngëtarë të jashtëzakonshëm.

Gjatë darkës mbizotëruan bisedat e ngrohta vëllazërore. Shkëmbyem përvojat, njohjet dhe libra të ndryshëm që dokumentojnë jetën dhe veprën e familjeve të heronjve, dëshmorëve dhe veprimtarëve tanë të dëshmuar.

Një ditë e mbushur me histori, krenari, dhimbje, respekt dhe vëllazëri.

Nderim për të gjithë veprimtarët që punuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Respekt për Llapin dhe traditën e tij të lashtë të mikpritjes, atdhedashurisë dhe sakrificës!

SHBK „SALIH ÇEKAJ“ – Zvicër

ImageImage

Kosova e ka fituar luftën, por paqen duhet ta fitojë edhe në institucione

0
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli - Politika
Nga Frank Shkreli
A po dështon Kosova të fitojë paqen?
Kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton vajti në Kosovën e çliriar në vitin 1999, pas një lufte të përgjkashme dhe të një ndërhyrjeje historike të aleancës perëndimore, NATO-s, ai i drejtoi popullit të Kosovës një mesazh që do duhej të ishte udhërrëfyes për çdo brez politik që do të vinte pas luftës.  Sot, Kosova ndodhet përsëri përballë një realiteti që, pas më shumë se dy dekadash nga përfundimi i luftës, duhej të ishte bërë pjesë e së kaluarës: tensionet, krizat politike, përplasjet me njëri tjetrin dhe me Serbinë dhe pasiguria për të ardhmen.
Pyetja që duhet bërë sot nuk është vetëm pse Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën dhe pse Beogradi vazhdon ta sfidojë shtetësinë e saj. Qëndrimet shekullore ndaj shqiptarëve janë të njohura mire.  Pyetja më e vështirë është tjetër:  Pse Kosova, edhe pasi ka fituar luftën, ndërhyrjen e NATO-s, pavarësinë dhe mbështetjen e pjesës më të madhe të botës demokratike, ende nuk po arrin ta fitojë paqen?   Kjo është pyetje që politika në Prishtinë nuk mund ta shmangë më.
Kosova e fitoi luftën falë një sakrifice të jashtëzakonshme të popullit të saj dhe falë ndërhyrjes vendimtare të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.  Por lufta dhe paqja kanë rregulla të ndryshme. Në luftë kërkohet vendosmëri. Në paqe kërkohet urtësi e strategji. Në luftë kërkohet rezistencë. Në diplomaci kërkohet durim. Në luftë armiku identifikohet qartë. Në paqe duhet të ndërtosh një shtet që mund të bashkëjetojë me fqinjët dhe të integrohet në Evropë. Dhe pikërisht këtu qëndron sfida më e madhe e Kosovës, sepse Kosova nuk mund të jetojë përgjithmonë në logjikën e luftës. Është e kuptueshme që plagët e luftës janë ende të freskëta. Është i kuptueshëm dhe e arsyeshme edhe mosbesimi ndaj Serbisë. Por a e don shqiptari, shqiptarin!? Kurrë, sllavët e jugut nuk ua kanë dashtë të mirën shqiptarëve në trojet e veta. Por një shtet nuk mund ta ndërtojë të ardhmen vetëm mbi kujtesën e konfliktit. Patjetër që Kosova duhet ta ruajë kujtesën historike, të kërkojë drejtësi për krimet e luftës dhe të mbrojë sovranitetin e saj. Por duhet të ketë edhe një strategji për ditën kur konflikti me Serbinë nuk do të jetë më çështja kryesore e politikës së saj.  A është Prishtina duke e përgatitur vendin për atë ditë?  Kjo është një pyetje serioze. Albin Kurti dhe qeveritë e tij kanë sjellë një stil të ri politik në Kosovë: më shumë këmbëngulje për sovranitetin dhe më pak gatishmëri për t’u përshtatur me kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë.  Por këtu lind problemi Sovraniteti është i domosdoshëm. Izolimi nuk është! Patjetër që Kosova duhet të jetë e aftë të thotë “jo” kur interesat e saj themelore cenohen. Por duhet të jetë gjithashtu e aftë të dëgjojë Uashingtonin dhe Brukselin kur aleatët i kërkojnë të ndryshojë një qasje që mund ta dëmtojë pozitën e saj ndërkombëtare.
Aleatët e Kosovës nuk janë kundërshtarët e Kosovës. Kjo duhet të jetë një nga parimet themelore të politikës së jashtme të Prishtinës. Sepse Kosova nuk mund ta përballojë Serbinë duke humbur njëkohësisht besimin e atyre që e ndihmuan të çlirohej dhe të ndërtonte shtetin e saj.  Serbia, natyrisht, nuk është e pafajshme, ka shumë krime e mëkate, për të cilat duhet të pendohet dhe të kërkojë falje.  Por kritika ndaj politikës së Kosovës nuk duhet të shndërrohet në justifikim për Beogradin.  Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Ajo vazhdon të ketë një politikë që synon ta mbajë Kosovën në një gjendje të përhershme pasigurie dhe grindjesh politike midis partive politike.  Tensionet në veri dhe incidentet e viteve të fundit e kanë dëshmuar se paqja në Kosovë mbetet e brishtë.  Prandaj, përgjegjësia nuk mund të vendoset vetëm mbi Prishtinën. Por një shtet serioz nuk duhet të merret vetëm me atë se çfarë bën kundërshtari.  Duhet të mendojë edhe se çfarë është në interesin e vet.  Dhe interesi i Kosovës është i qartë: njohje sa më e gjerë ndërkombëtare, anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, integrim në BE dhe NATO, zhvillim ekonomik dhe një marrëdhënie sa më të fortë me Shtetet e Bashkuara.
Gabimi më i madh është të ngatërrosh patriotizmin me politikën e jashtme.  Në Kosovë, si kudo në Ballkan, patriotizmi është një forcë e fuqishme politike. Por patriotizmi nuk është strategji diplomatike.  Një politikan mund të fitojë duartrokitje në Prishtinë duke marrë një qëndrim të fortë ndaj Serbisë. Por pyetja është se çfarë pasoje ka ai qëndrim në Bruksel, në Uashington, në Berlin, në Paris? Në diplomaci nuk mjafton të bindësh një shumicë të qytetarëve tëtu. Duhet të bindësh edhe ata që vendosin për sigurinë, integrimin dhe të ardhmen ndërkombëtare të vendit tënd.  Kjo është arsyeja pse Kosova duhet të rikthejë një politikë të jashtme më të koordinuar me aleatët.
Por siç kemi parë gjatë muajve të kaluar, paqja kërkon konsensus kombëtar. Një tjetër dobësi e madhe është përçarja e politikës së brendshme. Kosova nuk mund të shkojë në negociata me Serbinë duke qenë e ndarë në disa politika të ndryshme.  Duhet të ketë një platformë kombëtare. Qeveritë mund të ndryshojnë.Kryeministrat mund të ndryshojnë. Presidentët mund të ndryshojnë. Por interesat strategjike të shtetit duhet të mbeten.  Një marrëveshje me Serbinë që prek të ardhmen e Kosovës nuk mund të jetë marrëveshje e një partie. Duhet të jetë rezultat i një konsensusi sa më të gjerë politik e shoqëror.  Kjo do t’i jepte Kosovës edhe më shumë forcë në negociata.
A po humbet Kosova mundësinë historike? Kjo është pyetja që duhet të shqetësojë sot çdo politikan në Prishtinë.  Kosova ka sot një mundësi që nuk duhet ta humbasë: të kthehet nga një çështje konflikti në një histori suksesi evropian. Por për këtë duhet të dalë nga cikli vicioz nga kriza në krizë, nga tensionet politike në ndërhyrje ndërkombëtare, nga marrëveshje në moszbatim, në krizë të re. Ky cikël nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Dështimi për të krijuar institucionet funksionale po e dëmton rëndë Kosovën dhe po e largon nga porosia e Presidentit amerikan Bill Clinton, në vitin 1999.  Sepse sa më gjatë të zgjasë kjo krizë e brendshme politike, aq më shumë lodhen aleatët, aq më shumë hapësirë fiton Serbia dhe aq më shumë qytetarët e Kosovës humbin besimin se politika mund t’u sigurojë një të ardhme normale.
Kosova duhet të fitojë paqen! Kosova nuk ka nevojë për një tjetër luftë politike me botën.  Ka nevojë për një strategji.  Një strategji që bashkon patriotizmin me diplomacinë, sovranitetin me përgjegjësinë dhe interesin kombëtar me partneritetin euroatlantik.  Duhet të jetë e qartë: nuk ka paqe të qëndrueshme pa njohje reciproke dhe pa normalizim real të marrëdhënieve me Serbinë.  Por nuk ka as normalizim nëse Beogradi vazhdon të refuzojë realitetin e shtetit të Kosovës.  Prandaj Kosova duhet të negociojë nga një pozitë e fortë, por jo nga një pozitë e izoluar.  Duhet të jetë e vendosur, por jo e pamatur.  Duhet të jetë patriotike, por jo populiste.  Dhe mbi të gjitha, duhet të jetë e aftë të mendojë për brezin që vjen pas luftës, jo vetëm për brezin që e përjetoi atë.  Dështimi për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja shtetërore po e rëndon seriozisht Kosovën. Një shtet nuk mund të ecë përpara nëse institucionet e tij mbeten të bllokuara, nëse vendimmarrja zvarritet dhe nëse interesat partiake e politike marrin përparësi ndaj interesit të përgjithshëm kombëtar.  Kjo nuk është më vetëm një krizë politike. Është një problem që prek drejtpërdrejt funksionimin e shtetit, ekonominë, investimet, diplomacinë dhe besimin e qytetarëve.  Kosova nuk ka luksin të humbasë kohë.  Në një rajon ku interesat gjeopolitike janë të ndërlikuara dhe ku Serbia vazhdon ta kundërshtojë shtetësinë e Kosovës, Prishtina ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale. Çdo vakum institucional dobëson pozitën e Kosovës dhe krijon hapësirë për të tjerët që të veprojnë kundër interesave të saj.
Prandaj, përgjegjësia e klasës politike kosovare është historike. Nuk mjafton të fitohen zgjedhjet. Nuk mjafton të fitohen debatet televizive. Nuk mjafton të fajësohet kundërshtari politik.  Një shtet fitohet dhe forcohet duke ndërtuar institucione.  Kjo është ajo që duhet të kuptohet nga politika kosovare sot.
Kosova e ka fituar luftën. Tani duhet të fitojë paqen, para se të jetë vonë.  Dhe paqja nuk fitohet vetëm duke mos bërë luftë. Paqja fitohet kur një shtet bëhet aq i fortë, aq demokratik, aq i integruar me aleatët dhe aq i sigurt në të ardhmen e vet, saqë lufta dhe konflikti nuk janë më mënyra për të përcaktuar fatin e tij.  Kjo është beteja e vërtetë e Kosovës dhe klasës politike sot.  Jo të fitojë një tjetër përplasje politike, por të ndërtojë një paqe që nuk mund t’ia marrë askush.  Kosova nuk mund ta ndërtojë paqen nëse nuk arrin të ndërtojë dhe funksionalizojë institucionet e saj.  (Teksti është përgatitur nga autori me ndihmën e “ai” si mjet asistues — bazuar në një numër burimesh ndërkombëtare. Përgjegjësia për përmbajtjen mbetet, ekakluzivisht, e autorit).

Në një nga amfiteatrot e Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës, u promovua monografia e Komandantit Aleksander Istref Bajgora, “Rrëfime për Luftën dhe Paqen”

0
Sot, në Mitrovicë, pata nderin e veçantë të jem mysafir special dhe folës profesional në promovimin e monografisë së Komandantit Aleksander Istref Bajgora, “Rrëfime për Luftën dhe Paqen”, në një nga amfiteatrot e Universitetit “Isa Boletini”.
Në një atmosferë madhështore, të mbushur me respekt, emocion dhe kujtesë historike, pata privilegjin të ndaj disa mendime mbi rëndësinë e së vërtetës, kujtesës dhe përgjegjësisë që kemi për t’ua përcjellë brezave historinë pa filtra e pa harrim.
Me ftesë të Profesor Shqiptar Shaljanit, udhëtova nga Gjermania për të qenë pjesë e këtij momenti të veçantë. Një nga dhuratat më të bukura të kësaj dite ishte njohja me shumë miq të rinj nga Kosova dhe më gjerë. Ishte kënaqësi e veçantë ta ndaj këtë ngjarje edhe me mikun tim të dashur, Dr. Vat Marashin, i cili ishte gjithashtu mysafir special.
Pas promovimit, bisedat vazhduan në një drekë miqësore e vëllazërore, ku ndjeva ngrohtësinë, respektin dhe mikpritjen që të bëjnë të ndihesh si në shtëpinë tënde. Momente të tilla të kujtojnë se lidhjet mes njerëzve janë pasuria më e madhe që mund të ndërtojmë.
Falënderimi im më i sinqertë shkon për:
Komandantin Aleksander Istref Bajgora, për veprën që ruan të gjallë kujtesën historike.
Profesor Shqiptar Shaljanin, për besimin, ftesën dhe organizimin shembullor.
Dr. Vat Marashin, për miqësinë e sinqertë dhe praninë e tij të çmuar.
Kur historia shkruhet me të vërtetën, ajo nuk i përket më vetëm autorit. Ajo bëhet trashëgimi e një kombi. Ishte nder dhe privilegj të jem pjesë e kësaj dite që do të mbetet gjatë në kujtesën time.
Faleminderit nga zemra!
🇦🇱🙏
NJË DITË QË DO TË MBAHET MEND NGA MIQTË E LIBRIT NË MITROVICËN E ISË BOLETINIT!
____
Një promovim akademik, një libër dëshmie dhe një kujtesë që nuk duhet të harrohet !
Ka ditë që kalojnë si shumë të tjera, por ka edhe ditë që mbeten në kujtesë. E tillë ishte dita e promovimit të monografisë “Rrëfime për Luftën dhe Paqen”, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Ishte një promovim akademik, por edhe një takim i veçantë i njerëzve të librit, të dijes, të kujtesës dhe të historisë sonë të re.
Në sallë ishin të pranishëm profesorë universitarë, doktorë shkencash, diplomatë, studentë, mërgimtarë, intelektualë, bashkëpunëtorë e miq të librit, të ardhur nga Mitrovica, Shala dhe vise të ndryshme shqiptare e nga Diaspora.
Promovimit i parapriu një moment veçanërisht solemn.
U lexua Betimi i Ushtarit.
Të pranishmit u ngritën në këmbë dhe, për disa çaste, salla universitare u shndërrua në një hapësirë të heshtur reflektimi për ata që e bartën mbi supe barrën e luftës dhe sakrificës.
Pas këtij momenti solemn, fjala iu dha redaktorit të librit.
Në cilësinë e redaktorit, pata nderin t’u drejtohem të pranishmëve dhe të ndaj disa nga përshtypjet e mia për një vepër që nuk është vetëm një libër kujtimesh, por një dëshmi që i bashkohet përpjekjes për të ruajtur kujtesën e luftës së Kosovës.
“Rrëfime për Luftën dhe Paqen” nuk është thjesht rrëfimi i jetës dhe përvojës së Komandant Hajzer Istrefit – Aleksandër Bajgorës. Është një dëshmi personale e një periudhe të rëndësishme të historisë sonë dhe një material me interes për studiuesit, historianët dhe brezat e ardhshëm.
Një meritë të veçantë i takon autorit të monografisë, Hysen Ibrahimit, i cili me përkushtim dhe përgjegjësi ka mbledhur, sistemuar dhe përpunuar rrëfimet e protagonistit, duke i shndërruar ato në një vepër me vlerë dokumentare.
Gjatë punës redaktuese, tri pjesë të librit më kanë lënë mbresa të veçanta.
E para është formimi i Brigadës 141 “Mehë Uka”, më 30 qershor 1998, një ngjarje me rëndësi në organizimin e UÇK-së në Zonën Operative të Shalës.
E dyta është rrëfimi për zënien rob të tetë pjesëtarëve të ushtrisë serbo-jugosllave nga njësitë e UÇK-së në Zonën Operative të Shalës dhe këmbimin e tyre të mëvonshëm, me ndërmjetësimin e misionit të OSBE-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Ky episod merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se monografia sjell fotografitë e tetë robërve të luftës, duke i dhënë dëshmisë edhe një dimension të drejtpërdrejtë vizual.
Për studiuesit që mund të merren më tej me këtë ngjarje, gjatë fjalës sime bëra edhe një sqarim: emrat e tetë robërve janë të dokumentuar në arkivin shtetëror, ndonëse nuk janë përfshirë në tekstin e monografisë. Kjo mund të jetë një pikënisje e vlefshme për hulumtime të mëtejshme arkivore dhe për plotësimin e dokumentimit historik të këtij episodi.
Ngjarja e tretë është një nga pjesët më prekëse të librit: rrëfimi për ditët kur luftëtarët e brigadës ndodheshin të rrethuar, të lodhur dhe pa ushqim, por të pathyer. Pas ditësh urie dhe qëndrese, ndihma ushqimore erdhi nga ajri me avionët e NATO-s.
Është një episod që përtej dimensionit ushtarak flet për qëndresën, shpresën dhe vullnetin për të mos u dorëzuar.
Por “Rrëfime për Luftën dhe Paqen” nuk ndalet te lufta.
Dy kapitujt e fundit na sjellin te periudha e paqes dhe te angazhimi qytetar i Aleksandër Bajgorës. Ato na kujtojnë se shërbimi ndaj atdheut nuk përfundon me pushimin e armëve.
Liria nuk fitohet vetëm me armë; ajo ruhet çdo ditë me përgjegjësi qytetare, me kulturë, me punë dhe me përkushtim ndaj së mirës së përbashkët.
Për mua, si redaktor, ishte kënaqësi dhe përgjegjësi e veçantë ta përcillja këtë vepër në duart e lexuesit, pikërisht në një universitet që mban emrin e njërit prej figurave më të njohura të historisë sonë kombëtare – Isa Boletinit.
Por promovimi i këtij libri kishte edhe një dimension tjetër, më personal.
Disa prej të pranishmëve më njohin prej vitesh si profesor Ahmet Musa. Sot mbaj me krenari emrin Shqiptar Shaljani.
Për mua, ky nuk është thjesht ndryshim emri. Është një zgjedhje identitare, përmes së cilës kam dashur të shpreh më drejtpërdrejt lidhjen time me gjuhën, kulturën, historinë dhe identitetin shqiptar.
Nëse dikur shqiptarësinë e kam mbajtur mbi të gjitha në zemër, sot kam zgjedhur ta shpreh me zemër, me emër dhe me mbiemër.
Dhe ky është edhe një nga mesazhet që do të doja t’ua lija brezave: ta duan gjuhën e tyre, kulturën, historinë dhe identitetin e tyre dhe t’i përcjellin ato me krenari e dinjitet.
Në fund të fjalës sime solla edhe një mendim që, për mua, lidhet drejtpërdrejt me këtë libër:
Lufta përfundoi në qershor të vitit 1999. Por beteja për kujtesën vazhdon edhe sot.
Në këtë betejë nuk fitohet me armë, por me dokumente, me libra, me dëshmi dhe me të vërtetën.
“Rrëfime për Luftën dhe Paqen” është një kontribut në këtë betejë të kujtesës.
Dhe nëse universitetet janë tempuj të dijes, libra të tillë janë pjesë e kujtesës së tyre. Një komb nuk e ndërton të ardhmen duke harruar të kaluarën, por duke e dokumentuar, studiuar dhe duke ua përcjellë brezave të vërtetën.
Në përmbyllje, më erdhi ndër mend thënia e njohur e Marcus Tullius Ciceronit:
“Historia është dëshmitarja e kohëve, drita e së vërtetës, jeta e kujtesës dhe mësuesja e jetës.”
Hysen Ibrahimi
Ndoshta ky është edhe misioni më i rëndësishëm i një libri të tillë: të dëshmojë, të ruajë dhe të mos lejojë që kujtesa të humbasë.
Një falënderim i përzemërt për autorin Hysen Ibrahimi, për protagonistin e monografisë Aleksandër Bajgora, për recensentin, për Universitetin “Isa Boletini” dhe për të gjithë ata që me praninë e tyre e nderuan këtë promovim.
Një ditë e bukur për librin.Një ditë e rëndësishme për kujtesën.Dhe, mbi të gjitha, një ditë që ia vlen të mbahet mend.
Profesor Shqiptar Shaljani Redaktor i monografisë “Rrëfime për Luftën dhe Paqen”.

Në këmbim të çkafit arabët e ndërtojnë këtë qendër shëndetësore në Gurrakoc të Istogut?

0
Përurohet QMF-ja në Gurrakoc
Pardje u përurua zyrtarisht Qendra e Mjekësisë Familjare në Gurrakoc, një investim i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e kësaj ane.
Në ceremoninë e përurimit, prerjen e shiritit e bënë Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, Drejtori i Shëndetësisë, Fisnik Shoshaj, dhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.
Ky projekt është realizuar falë donacionit nga Shteti i Kuvajtit, me ndërmjetësimin dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila ka kontribuar në krijimin e mundësisë për ndërtimin dhe funksionalizimin e kësaj qendre mjekësore.
Me këtë investim, shërbimet shëndetësore janë edhe më afër qytetarëve, duke krijuar një zonë më shumë ku qytetari i Istogut ndihet më i sigurt dhe më i mirëshërbyer.
Komuna e Istogut shpreh mirënjohjen për donatorët nga Shteti i Kuvajtit dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
____

Shih videon ku flet Blerim Nika:

(4) Facebook

Kur shteti harrohet, pushteti bëhet qëllim!

0
Kosova i përkujton bijtë dhe bijat e saj që u sakrifikuan në luftën e fundit për lirinë dhe për ta bërë të mundur shtetin që sot e kemi. I përkujton ata që ranë në altarin e lirisë dhe ata që ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre. Për familjet e të pagjeturve, pritja vazhdon të jetë një plagë e hapur, një pritje e mbushur me dhimbje, ankth dhe dëshpërim.
Por, ndërsa populli përkulet para kujtimit të të rënëve dhe ende pret lajme për të pagjeturit, shteti i Kosovës prej vitesh përballet me një paradoks të dhimbshëm: ata që kanë marrë përgjegjësinë për ta ndërtuar dhe forcuar shtetin po tregojnë se shpesh janë më të interesuar për pushtetin sesa për shtetin.
Prej një kohe të gjatë, institucionet e Kosovës po përballen me bllokada politike, mosmarrëveshje dhe përsëritje të proceseve zgjedhore. Grupet e interesit brenda partive politike, ambiciet personale dhe egot e sëmura po e mbajnë peng funksionimin normal të institucioneve. Në vend që Kuvendi të jetë tempulli ku mbrohet interesi i qytetarit dhe ku ndërtohet e ardhmja e vendit, ai shumë shpesh shndërrohet në arenë përplasjesh, fyerjesh dhe demonstrimi të papërgjegjshmërisë politike.
Kjo gjendje nuk është vetëm një problem teknik i formimit të institucioneve. Është një krizë e rëndë e përgjegjësisë politike.
Klasa politike duket se e ka harruar shumë shpejt çmimin e lirisë. Ka harruar luftën, ka harruar tragjeditë, ka harruar familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe familjet që edhe sot presin një varr ku mund të ndezin një qiri.
Në vend të kësaj, qytetari përballet me një klasë politike që, në shumë raste, duket më e preokupuar me pushtetin, privilegjet dhe mbijetesën politike sesa me ndërtimin e një shteti funksional.
Pikërisht këtu lind dyshimi më i madh: a është vërtet interesi i të gjithëve ndërtimi i një shteti të së drejtës?
Sepse një shtet ku ligji është mbi individin, ku institucionet funksionojnë dhe ku çdo zyrtar duhet të japë llogari për pasurinë dhe veprimet e tij, mund të jetë i papërshtatshëm për ata që janë mësuar ta shohin shtetin si plaçkë politike.
Nuk duhet harruar se pasuria e krijuar në mënyrë të dyshimtë, korrupsioni dhe keqpërdorimi i pushtetit nuk mbrohen nga një shtet i fortë ligjor. Përkundrazi, një shtet i tillë i vë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, pavarësisht pozitës, partisë apo ndikimit.
Dhe pikërisht këtu qëndron tragjedia.
Kosova ka nevojë për institucione që nuk varen nga vullneti i një partie, i një lideri apo i një grupi interesi. Ka nevojë për institucione që i shërbejnë qytetarit dhe jo strukturave partiake.
Sot kemi arritur në një pikë ku qytetari duhet të pyesë veten: për çfarë u sakrifikuan ata që ranë?
A ranë që pas luftës të ndërtonim një shtet ku ligji do të ishte i barabartë për të gjithë, apo që pushteti të kthehej në privilegj të disa njerëzve?
A ranë që institucionet të funksiononin, apo që partitë politike të luftonin pafundësisht për poste?
A ranë që Kosova të ishte shtet i së drejtës, apo që qytetari të mbetej spektator i një teatri politik që përsëritet pa fund?
Edhe Serbia nuk e dëshiron një Kosovë të fortë, funksionale dhe të konsoliduar si shtet. Kjo është e kuptueshme në rrafshin politik. Por më shqetësuese është kur pengesat për forcimin e shtetit nuk vijnë vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda.
Një shtet mund të ketë armiq jashtë kufijve, por rreziku më i madh shfaqet atëherë kur ata që e drejtojnë shtetin fillojnë ta shohin atë si pronë të tyre.
Pamjet dhe përplasjet e sotme në Kuvendin e Kosovës janë, fatkeqësisht, një tjetër dëshmi e degradimit të kulturës politike. Ato nuk e nderojnë Kosovën dhe as sakrificën e atyre që ranë për të.
Por faji nuk është vetëm i politikanëve.
Edhe heshtja e qytetarit ka një çmim.
Kur qytetari e sheh padrejtësinë dhe hesht, kur sheh abuzimin dhe e toleron, kur e sheh korrupsionin dhe e arsyeton vetëm pse autori i tij i përket partisë që ai mbështet, atëherë edhe vetë shoqëria bëhet pjesë e problemit.
Kosova nuk ka nevojë për më shumë spektakël politik. Ka nevojë për përgjegjësi.
Nuk ka nevojë për liderë që e përdorin patriotizmin si mburojë politike. Ka nevojë për institucione që e dëshmojnë patriotizmin përmes punës, ligjit dhe përgjegjësisë.
Të nderosh të rënët nuk do të thotë vetëm të vendosësh kurora lulesh dhe të mbash fjalime përkujtimore. T’i nderosh të rënët do të thotë të ndërtosh shtetin për të cilin ata dhanë jetën.
Dhe nëse vazhdojmë ta trajtojmë shtetin si pronë të partive, pushtetin si privilegj personal dhe institucionet si plaçkë politike, atëherë plagën e luftës po e zëvendësojmë me një plagë tjetër: zhgënjimin e një populli që priste më shumë nga liria.
Kosova ka nevojë për një kthesë.
Një kthesë drejt përgjegjësisë, ligjit, institucioneve dhe dinjitetit.
Sepse shteti nuk është pronë e politikanëve.
Shteti është amanet i atyre që ranë dhe përgjegjësi e atyre që jetojnë.

Dhëndërri që nuk mori pjesë në dasmën e vet, por që e fajëson nusen…!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti
____
DHËNDRRI QË NUK MORI PJESË NË DASMËN E VET, POR E FAJËSOI NUSEN PSE NUK IA DHA PID*IN
(satirë në shqip dhe serbisht)
Opozita jonë është si ai dhëndri që natën e parë të martesës e kaloi duke pirë raki dhe duke bërë seks të shfrenuar me tri shoqet më të ngushta të nuses së tij, e pastaj iu ankua fqinjëve të vet shqiptarë e serbë se nusja nuk ia kishte dhënë pid*in.
Fqinjët e dëgjuan me shumë kujdes.
Njëri prej tyre i tha:
— Prit pak. Nëse gjithë natën e ke kaluar me tri shoqet e saj më të mira, çfarë prisje nga nusja?
Dhëndri u zemërua:
— Nuk është puna aty! Ajo duhej të tregonte përgjegjësi politike!
Fqinji i dytë e pyeti:
— Po shoqet e saj ku ishin?
— Tek unë.
— Po rakia?
— Tek unë.
— Po ti?
— Edhe unë tek vetvetja.
— Atëherë, ku është problemi?
Dhëndri psherëtiu:
— Problemi është se ajo nuk tregoi mjaftueshëm sens diplomatik dhe vullnet të mirë për të ma dërguar pid*in përmes ndonjë postieri të besueshëm serb, i cili pi vetëm lëng të fermentuar kumbulle, por jo edhe raki rrushi.
Atëherë erdhi edhe fqinji i tretë, më i mençuri ndër ta. E pa mbi syze dhe i tha:
— O mik, ti je i vetmi njeri në Ballkan që arrite ta humbasësh nusen, tri dëshmitare, katër shishe raki dhe shumicën politike — dhe për të gjitha këto ta fajësosh nusen.
Që nga ajo ditë, opozita jonë e llastuar filloi të mbante konferenca për shtyp.
Në çdo konferencë e përsëriste të njëjtën gjë:
„Nuk kemi faj ne që nusja nuk na e dha pid*in.“
Ndërsa gazetarët e pyesnin vazhdimisht:
— Po ju, çfarë bëtë gjithë natën?
Opozita përgjigjej:
— Kjo nuk është temë.
Dhe kështu lindi teoria më e famshme politike e Ballkanit:
Nëse nuk arrin ta marrësh pid*in nga nusja, së pari fajësoje nusen, pastaj fqinjët, pastaj Albin Kurtin, pastaj bashkësinë ndërkombëtare — dhe vetëm në fund, nëse nuk të ka mbetur më askush tjetër për ta fajësuar, ndalu për një çast dhe mendo se çfarë bëre ti gjithë natën.
MLADOŽENJA KOJI NIJE UČESTVOVAO NA SOPSTVENOJ SVADBI, ALI JE OKRIVIO NEVESTU ŠTO MU NIJE DALA PIČKU
Autor : Lirim Gashi
Naša opozicija je kao onaj mladoženja koji je svoju prvu bračnu noć proveo pijući rakiju i neobuzdano se seksajući sa tri najbliže prijateljice svoje neveste, a onda se požalio svojim albanskim i srpskim komšijama da mu nevesta nije dala pičku.
Komšije su ga pažljivo saslušale.
Jedan od njih mu reče:
— Čekaj malo. Ako si celu noć proveo sa tri njene najbolje prijateljice, šta si očekivao od neveste?
Mladoženja se naljuti:
— Nije u tome stvar! Ona je morala da pokaže političku odgovornost!
Drugi komšija ga upita:
— A gde su bile njene prijateljice?
— Kod mene.
— A rakija?
— Kod mene.
— A ti?
— Takođe kod sebe.
— Pa u čemu je onda problem?
Mladoženja uzdahnu:
— Problem je u tome što ona nije pokazala dovoljno diplomatskog smisla i dobre volje da mi pošalje pičku preko nekog pouzdanog srpskog poštara koji pije samo fermentisani sok od šljiva, ali ne i rakiju od grožđa.
Tada dođe i treći komšija, najmudriji među njima. Pogleda ga preko naočara i reče:
— Prijatelju, ti si jedini čovek na Balkanu koji je uspeo da izgubi nevestu, tri svedokinje, četiri flaše rakije i političku većinu — i za sve to okrivi nevestu.
Od tog dana naša razmažena opozicija je počela da održava konferencije za štampu.
Na svakoj konferenciji ponavljala je isto:
„Nismo mi krivi što nam nevesta nije dala pičku.“
A novinari su je uporno pitali:
— A šta ste vi radili cele noći?
Opozicija bi odgovarala:
— To nije tema.
I tako je nastala najpoznatija politička teorija na Balkanu:
Ako ne uspeš da dobiješ pičku od neveste, prvo okrivi nevestu, zatim komšije, pa Aljbina Kurtija, pa međunarodnu zajednicu — a tek na kraju, ako ti više niko drugi nije ostao za krivicu, zastani na trenutak i razmisli šta si ti radio cele noći.