Kreu Blog Faqe 501

22 korriku 1944, 81 vite qëkur na larguan me dhunë nga shtëpitë tona Çamëri

Nga: Fahri Dahri, specialist i çështjes çame

81 VITE NË KËRKIM TË SË DREJTËS! 

(Kujtesë me rastin e 22 korrikut 1944 që u larguam nga shtëpitë tona).

Për të kuptuar fenomenet qofshin natyrore apo sociale, duhet jo shumë mënçuri, as “vrasje mëndjeje”, është mjaftueshëm kushtimi i vëmëndjes në ecurinë e ngjarjeve në të dyja rastet. Në saje të vrojtimeve nxiren frekuencat, sipas të cilave bëhet seleksionimi për specifikën e interesuar.

Në rastin tonë vrojtimi për ngjarjet e rënda kombëtare, na drejtojnë për të zbuluar burimin e agresivitetit të të tjerëve.  Sjellim në kujtesë disa nga datat e ngjarjeve dëmshumta ndaj kombit tonë. Me që dihen se ç’farë ndikimi të rëndë negativ kanë rënduar, vetëm do i përmendim për të nxjerrë konkluzionet.

1). Vitet 1844 Naçertania, Megalloidea; 1878 (Kongresi i Berlinit dhe Lidhja e Prizrenit);

2). Vitet 1912-1913 (Konferenca e Ambasadorëve në Londër);

3). Luftërat Ballkanike dhe L1B);

4). 1923 (Traktati i Lozanës);

5). 1936 (ashpërsia shtetërore greke ndaj çamëve);

6). 1940-1945 (Masakrat greke ndaj çamëve myslimanë);

7). 1949 (Vendimi i panjohur i Byrosë Politike më 1949: Çamët të dërgohen me forcë në Greqi për të luftuar);

8). 1953 (Çamëve ju dha nënshtetësia shqiptare në grup);

9). 1961 (grupi i ashtuquajtur armiqësor i Teme Seikos);

10). 2008 (Rrëzohet Rezoluta për gjenocidin grek ndaj çamëve);

11). Një arritje me 5 deputetët e PDIU-së dhe një n/kryetar Kuvendi, e të tjera.

Secila ngjarje flet qartë dhe pastër kundër kombit shqiptar.

Ngjarjet e mësipërme dhe të tjera si këto, janë të mjaftueshme si në cilësi dhe në sasi për të vrojtuar dhe konkluduar në fenomenin social që ka ndikuar kundër kompaktësisë dhe ecurisë normale të një populli të lashtë, dashamirës, paqësor dhe me troje fort bukur të përcaktuara që nga lashtësia. Pasojat e çdo ngjarjeje dhe të të gjithave të marra sëbashku gjatë këtyre afro 200 viteve, kundër kombit dardano-arbëroro-epirot (shqiptar) dihen, nuk i përsërisim.

Por do përqendrohemi tek disa shkaqe që nënkuptohen se kanë ndikuar e ndikojnë në progresin tërësor të shqiprarëve përfshi dhe ata që banojnë në trojet e tyre por nën hyqmën e shteteve jo shqiptare!.

Nga rezultati i vrojtimit të ngjarjeve si më sipër, sipas mendimit tim, arrihet në konkluzionin e shkaqeve që kanë ndikuar në shënjestrën armiqësore të të huajve ndaj shqiptarizmës!

a)- Kombi shqiptar ka prejardhje të qartë pellazgjike. [Sipas Mathieu Aref: “Helenët donin të zhduknin gjitha gjurmët e Pellazgëve, por gjurmët gjenden në qytetërimin e tyre: (krim i papërsosur ! m.a.”)]. Me që ne ruajmë pellazgjinë, kërkohet zhdukja jonë.                      b)- Niveli i lartë elitar, me epërsi të cilësuar që gjëndet prej lashtësisë në etninë tonë. Personalitete që kanë drejtuar perandoritë dhe nivelet e larta fetare që nga Aleksandri i Madh, Olimbia. Pirro i Epirit, Teuta, Skënderbeu, Hasan Tahsini astronom, matematikan dhe filozof shqiptar. Rektori i parë i Universitetit të Stambollit. Ismail Qemali, Babai i kombit që “Mëvetësojë” Shqipërinë, në kushte gjeopolitike tejet të pa favorshme për kombin tonë.  Këto arritje lindin automatikisht zilinë dhe armiqësinë për të përvehtësuar  historinë e lashtësisë dhe ato Mesjetare.                                 ‘

c)- Në brendi të dardano-arbëroro- epirotëve mbizotëron forca mendore e gërshetuar me atë fizike. Janë veçoritë e dallueshme nga të tjerët, besnikëria, respekti, bujaria, falja, toleranca, analiza ndaj çdo ngjarje dhe gjykimi me paanësi ndaj kujtdo.

ç)- Të ashpër, të rreptë ndaj së keqes; dashamirës, të butë e tolerantë ndaj së mirës. Mirëkuptues, paqësor ndaj të vërteteve. Veti të rralla, por të caktuara për popuj të zgjedhur.

Këto të vërteta të pranuara dhe nga të tjerët, kanë kultivuar zilinë negative, ambicjet dhe armiqësinë e pa drejtë ndaj kombit shqiptar. Veprime këto, që kanë sjellë pasojat të rënda në jetesën tërësore të kombit tonë.

Veçori specifike nxirren vetëm nga  vrojtimet e mësipërme të ngjarjeve historike edhe tek shqiptarët që ndodhet jashtë kufijve të RSH, në veriun, lindjen dhe jugun etnik shqiptar (Kosovë, Ilirida dhe Epiri).

Për të kuptuar sa më qartë, më saktë dhe bindshëm, për shkaqet, pasojat e sotme që veprojnë kundër nesh, do theksoj qendrimet e shtetit grek dhe atij shqiptar ndaj komunitetit çam mysliman. Pa anashkaluar veprimet e njëjta të shtetin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në analizë të fakteve të mësipërmë, duket se rezulton ndonjë AMANET, porosi djallëzore që ka sjellë e sjell dëme serioze në prosperitetin dhe unifikimin mbarë shqiptar (kombërar).

Një veçori e dukshme e sjelljes tepër agresive për të kuptuar Amanetin e shtetit grek që i ka diktuar shtetit shqiptar, ndaj shqiptarëve të Çamërisë, na shpie pak a shumë në këtë përkufizim: “Urdhërohet shteti shqiptar të mos ngrejë në nivele të larta shtetërore dhe shoqërore nga elita e shqptarëve të Çamërisë, me banim në RSH”. “Ky Amanet-urdhër”, me keqardhje ka gjetur zbatim me korrektësi, nga qeveritë shqiptare, e theksuar kjo që nga sajimi i grupit të ashtuquajtur “grupi tradhëtar i Teme Seikos”. Pasojat e asaj ngjarje ndjehen në vazhdimësi, ku në rangje të larta shtetërore dhe shoqërore nuk janë vendosur, apo emëruar elita intelektuale nga shqiptarët e Çamërisë apo pasardhësit e tyre”.

Në vërtetim të sa më sipër sjellim gjithashtu rastin e mos miratimit të Rezolutës për gjenocidin grek ndaj çamëve në seancën parlamentare të vitit 2008; Ku u bë një telefonatë që nëse miratohet ajo rezolutë, duhet të dilni në kufi dhe të prisni kthimin e emigrantëve nga Greqia . Apo rasti me qendrimin  ndaj n/kryetarit të Kuvendit nga PDIU-ja. Më pas, rrjedhojë e reagimeve të ashpra greke, me masa të nëndheshme, është arritur në mos përfaqësimin e asaj partie në nivele normale si gjithë partitë e tjera. Apo nëse përmendet “Çështja Çame”, do të veproje pa hezitim “vetoja greke”.

U diktuan ndryshimet e vendlindjes së çamëve të lindur në Çamëri – Greqi. Dhe sa e sa masakra e keqtrajtime fizike e morale kanë ndodhur gjatë këtyre 81 viteve.

Shkrimi është për një vështrim të përgjithshëm mbi rrugëtimin e kombit tonë në këto 200 vite.

 Tiranë, më 22. 07. 2025

Letër e hapur Gjykatës Kushtetuese

0

Florim Zeqa 

Duke u nisur nga fakti që nuk jam subjekt për të parashtruar kërkesë zyrtare për shqyrtim ligjor, këtë po e bëjë si qytetar i vendit dhe si analist që merret seriozisht me zhvillimet politike në vend. Po ju drejtohem me kërkesën personale, si akt qytetar për të ndëshkuar klasën e papërgjegjshme politike në Kuvend. 

Kërkesë për drejtësi

Të respektuar gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, i nderuari

Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi! 

Pas bllokadës së gjatë dhe të paprecedent të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nga 15 Prilli i këtij viti, ju jeni i vetmi organ që mund ta nxjerrni vendin nga ngërçi i pakuptimtë në tempullin e demokracisë.

Subjektet politike në Kuvend, përkatësisht 120 deputetët e zgjedhur dhe të çertifkuar, për më tepër se 50 herë e penguan krijimin e institucioneve të reja, të dala pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Një situate e tillë në asnjë rrethanë nuk guxon të vazhdojë tutje përtej dates 26 Korrik 2025.

Qytetarët e zhgënjyer me çasjen bllokuese të deputetëve në Kuvend, të vetmën shpresë e mbajnë tek Gjykata Kushtetues, si organi më i lartë ligjor në Republikën e Kosovës.

Duke e parë mungesën e bashkëpunimit mes subjekteve parlamentare dhe mungesën e vullnetit politik për të gjetur zgjidhjen e duhur për dalje nga kriza artificiale e shkaktuar nga vetë ato, ju drejtohem autoritetit tuaj, që të merrni vendimin e duhur në përputhje me kompetencat kushtetuese për të shkarkuar legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Kosovës, gjegjësisht për t’ua marrë mandatet 120 deputetëve që më vetëdije u shndërruan në bllokues të shtetit, përkatësisht të institucioneve shtetërore.

Duke e dëgjuar çdo ditë zërin dhe zhgënjimet e e qytetarëve, si analist politik dhe qytetar i Republikës së Kosovës, po ju përcjelli kërkesën legjitime për marrjen e imunitetit politik 120 deputetëve dhe ndalimin e përjetshëm të kandidimit për deputet dhe për cilin do post politik në Republikën e Kosovës!

Ky do të ishte vendimi më i drejt dhe më i duhur për t’a kthyer vendin kah e mbara dhe për ta kthyer Kosovën në binarë të shëndoshë të politik-bërjes dhe shtetndërtimit.

Zgjedhjet pa një alternative të re politik nuk paraqesin zgjidhje për Kosovën!

Kosova ka nevojë për një fillim të ri për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Shteti ka nevojë për të rinjët dhe popullatën e saj, që dita-ditës po e braktisin vendlindjen për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë në shtetet evro-perëndimore! 

E nderuara Gjykatë, i  respektuari kryetarë Nexhmi Rexhepi, me vendimin e juaj të dejt ligjor, Ju mund ta bëni kthesën e madhe dhe të domosdoshme në Republikën e Kosovës!

Më mirë të largohen 120 deputet kalkulant nga Parlamenti i Kosovës sesa 1 mlion e 200 mijë qytetarë nga Kosova! 

Ju mund të sjellni drejtësi dhe shpresë për qytetarët e Kosovës! 

Me respekt: Florim Zeqa, 23 Korrik 2025

Nëse Carl Bild ngre dyshime për aftësinë e Kosovës për të krijuar një qeveri funksionale, duhet të na shqetësojë të gjithëve

0

Nga Isuf Bajraktari 

Kur një diplomat me përvojë si Carl Bildt, ish-kryeministër dhe një nga zërat më të fuqishëm të diplomacisë evropiane, ngre publikisht pikëpyetje mbi aftësinë e Kosovës për të krijuar një qeveri funksionale, duhet të na shqetësojë të gjithëve. Komenti i tij i fundit, i bërë publikisht në rrjetin “X”, nuk është thjesht një mendim individual, por një sinjal alarmi që vjen nga përtej kufijve tanë: “A do të ketë Kosova ndonjëherë një qeveri të re? Pamundësia për të ecur përpara po dëmton besueshmërinë e vendit, dhe kjo është e keqe për të gjithë.”

Kjo deklaratë nuk ka nevojë për interpretim të thellë. Ajo flet qartë për krizën e thellë në të cilën ndodhet shteti i Kosovës – një krizë që po shkon përtej bllokimit parlamentar, duke rrezikuar vetë themelet e rendit kushtetues dhe autoritetit institucional.

Politika në kolaps moral

Jemi në ditët e fundit të afatit kushtetues 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, me vendimin KO124/25, që kërkon konstituimin e Kuvendit të Kosovës deri më 26 korrik 2025. Megjithatë, në vend të përgjegjësisë, kemi një skenë politike të bllokuar, ku përpjekja e 50-të ka dështuar dhe nesër do të mbahet mbledhja e 51-të – pa ndonjë shenjë të qartë se do të ketë ndryshim kursi.

Mungesa e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë nuk është më çështje taktike midis partive. Ajo ka marrë dimensione të thella morale dhe shtetformuese. Po e themi qartë: Nëse një klasë politike nuk arrin të prodhojë një Kuvend funksional, ajo nuk është më në shërbim të qytetarëve, por në mbrojtje të interesave të ngushta e personale.

Çmimi i mosveprimit

Çdo ditë e kaluar pa institucione përfaqësuese është një ditë e humbur për shtetin. Demokracia nuk është vetëm proces zgjedhor, por aftësi për të funksionuar pas zgjedhjeve. E kur ky funksion dështon, rrëshqitja drejt një krize legjitimiteti dhe ndërprerjeje të proceseve demokratike bëhet e pashmangshme.

Ky kolaps institucional nuk do të mbetet pa pasoja. Ai dobëson pozitën ndërkombëtare të Kosovës, i jep argumente kundërshtarëve të shtetësisë sonë dhe ngadalëson rrugëtimin tonë drejt integrimit euroatlantik. Partnerët ndërkombëtarë që dikur qëndruan krah nesh me bindje, sot po pyesin në heshtje: A jeni vërtet të gatshëm për shtet?

Një përgjegjësi historike

Kjo krizë nuk ka lindur nga mungesa e rregullave, por nga mosrespektimi i frymës së përgjegjësisë politike dhe qytetare. Deputetët që nesër do të marrin pjesë në mbledhjen e 51-të të Kuvendit mbajnë mbi vete një barrë që shkon përtej votave dhe partive: ata mbajnë përgjegjësinë për fatin e një shteti të vogël, por me aspirata të mëdha.

Prandaj, ky nuk është më një moment për taktika politike. Është momenti i kthesës – ose për të shpëtuar rendin demokratik të vendit, ose për ta çuar atë në krizën më të thellë të pasluftës.

Carl Bildt nuk flet kot

Carl Bildt është një diplomat që nuk flet për efekt mediatik. Kur ai e ngre zërin për Kosovën, ai e bën këtë sepse di se çfarë rreziku mbart mosveprimi. Ai ka qenë dëshmitar dhe pjesëmarrës në proceset më të ndjeshme të ndërtimit të paqes dhe shtetit në Ballkan, dhe fjalët e tij duhet të lexohen si një thirrje për vetëdijesim politik, jo si një kritikë e rastit.

Përfundim

Kosova është vendi i sakrificës dhe i shpresës. Por nëse politika vazhdon të mos përfaqësojë popullin, ajo rrezikon të kthehet në armikun e vetvetes. Nesër, në mbledhjen e 51-të, nuk do të votohet thjesht për Kryetar Kuvendi apo për hapjen e rrugës drejt qeverisë. Do të votohet për besimin në shtetin tonë, për respektin ndaj Kushtetutës, dhe për të ardhmen e vendit që na bashkon të gjithëve.

Koha për lojëra ka mbaruar. Tani është koha për shtet.

22 korrik  2025

Babi, poezi tjetër e Dalina Canollit

2
Babi
___
Tërë jetën t’kena pa t’u qu para diellit
me shpinën e lodhtë, me shpresën sa qielli,
duart e nxime, fytyra me djersë
zemra me pesh, t’u e kcy terrin ters.
*
Ke qenë e je për neve babë e dritë
fjalë t’keqe kurrë s’na ke thënë veq ke bë rite
krahu i Zotit, kur Zoti s’na folë
fjala pa zë që gjithëmonë na ngrohë.
*
E tash që po rritem, me shpirtë po t’kujtojë
çdo hap që e marrë, për ty e punojë,
puna jote s’ka shku n’erë
as djersa jote s’ka ra pa vlerë.
*
Ti ke ndërtu kulm, n’kohë pa dritë
na po mundohemi me sjellë pakë qetësi,
me emnin tonë me ecë përpjetë
me andrrat tua që s’i le kurrë me fjetë.
*
Për ty, babi për shpinën e drejtë
për krejt çka na ke dhënë, për jetën e thjeshtë,
për çdo ditë që na mësove me qëndru
unë s’kom me u ndalë, betohem për m’u.
*
Me dashuri e mirënjohje
djersës dhe sakrifices babit!
___
Dalina Canolli
Korrik 2025
New York
🇦🇱🇺🇸

Shtëpia e Pjetër Budit, meshtarit, lëvruesit të shqipes dhe patriotit të shquar, e pa restauruar nga shteti

Nga: Gjovalin Progni

Sot, së bashku me bashkëshorten time, Katrinën, vizituam qytezën e lashtë të Gurit të Bardhë në Mat!

Qytezë në të cilën gjendet shtëpia ku para 459 vitesh, lindi Pjetër Budi. Guri i bardhë, në të cilin gjen edhe sot e kësaj dite kalldrëme mbi 500 vjeçare, në shekullin e XV, renditej pas Shkodrës dhe Prizrenit për nga numri i shtëpive të banimit dhe vlerave që mbart. Kjo qytezë me ktë histori të pashoqe, sot është e banuar nga një numër shumë i vogël familjesh dhe disa kulla që po rrënoheshin çdo ditë e më shumë.

Edhe këto familje që gjindeshin aty, kryesisht banoheshin vetëm me pleq e plaka , pasi të rinjtë kanë marrë rrugën e kurbetit. Por ajo që nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon është historia e lavdishme e kësaj qyteze dhe e malësorëve të kësaj treve që lindi, rriti dhe shkolloi shkrimtarin dhe bariun shpirtnor, Pjetër Budi. Budin, meshtarin dhe patriotin e devotshëm. Budin, poetin dhe prozatorin e parë të letrave shqipe. Budin, heroin që dha jetën për fjalën shqipe.

Tek porta e oborrit të kullës së BUDIT ishte vendosur një pllakat ku ishte shkruar, ” Shtëpia e Xhemal e Sofije Boda”, pyeta dhe më thanë se trashëgimtarët e Budëve të vjetër, gjatë pushtimit të gjatë osman, kur ndërruan fé, nga katolikë në myslimanë, muarën mbiemrin Boda. Është e trishtë kur shef se shtëpia e Pjetër Budit, ndonëse zyrtarisht është shpallur Monument Kulture, s’është bërë asgjë nga shteti për restaurimin, apo mirëmbajtjen e saj, siç është bërë me shtëpitë ku kanë punuar e vepruar, Ismaili apo Dritëroi.

Shpresojmë që në të ardhmen, dikush të kujtohet për tempullin Budi dhe për qytezën e Gurit të Bardhë e cila do të ishte një destinacion shumë i rëndësishëm turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.

Me gruan Katrinen tek përmendorja e Pjetër Budit në Guri i Bardhë të Matit

Ribotohet libri “Kolonizimi serb i Kosovës” , i arkivistit dhe historianit Jusuf Osmani

KOLONIZIMI SERB I KOSOVËS
Këto ditë doli nga shtypi libri im i radhës “Kolonizimi serb i Kosovës”, ribotim, i plotësuar me dokumente, burime e fakte të reja arkivore. Libri përfshinë periudhën prej invadimit sllavë në Ilirik (Ballkan) në shek. VII-VIII, përkatësisht pushtimin e Kosovës në fund të shek. XII e deri në vitin 1998, të ndarë sipas periudhave kohore. Recensent i librit është akadeniku, historiani i mirënjohuar anglez ser Noel Malcolm, ndërsa redaktor historiani i dëshumuar Bejtullah Detani. Libri ka 468 faqe.
Qëllimi i kolonizimit dhe sllavizimi i trojeve shqiptare në Gadishullin Ilirik (Ballkanik) me elmentin sllavë ishte një proces i vazhdueshëm politikës dhe i makinerisë ushtarake serbe e pastaj edhe jugosllave. Për të realizuar sllavizimin e territoreve shqiptare mbi popullin tonë u veprua me masa e me mjete të ndryshme politike e ushtarako-policore, të presioneve, dhunës e terrorit, kuptohet edhe me ato ekonomike e sociale.
Për realizimin e qëllimeve pushtuese të kolonizimit të Kosovës me elementin sllav dhe dëbimin e shqiptarëve nga atdheu i tyre, në politikën e tyre antishqiptare ishin angazhuar akademikë serbë, politikanë, shkrimtarë, nobelistë, historianë, ushtarakë, mësues, pedagogë, diplomatë, të cilët në bazë të udhëzimeve të kupolës së piramidës shtetërore serbe hartuan projekte, platforma, memorandume, programe, mbajtën tribuna të fshehta e të hapura, shkruan libra e monografi plot mllefe, shpërndanë fletushka me subjekte të trilluara dhe me ngjarje të stisura, me heronj të paqenë, me teza demagogjike kundër popullit shqiptare dhe kulturës, moralit dhe traditës së tij shekullore.
Popullata serbe erdhi në trevat shqiptare, përkatësisht në Kosovë si pushtues. Nga Rashka, serbët filluan të depërtonin në shekullin XI-XII, më parë në Fushë-Kosovën pjellore, madje në viset e rrjedhës së epërme të Moravës së Jugut dhe të Vardarit. Çetat serbe kanë shkatëruar çdo gjë. Këtu gjetën popullatën iliro-arbërore-shqiptare autoktone.
Trysnia asimiluese arriti kulmin në kohën e sundimit të perandorit Stefan Dushanit. Një rol të veçantë luajti kisha serbe me seli në qytetin e Pejës (Patrikana e Pejës), e cila duke pasur edhe mbështetjen e pakursyer të shtetit, punoi sistematikisht për largimin e popullsisë shqiptare nga riti katolik, i përhapur gjerësisht në radhët e kësaj popullsie më se një mijë vjet më herët dhe orientimin e saj drejt ortodoksisë sllave. Në këto rrethana një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare të Kosovës u shtrëngua të përqafojë ritin ortodoks sllav. Kishat shqiptare filluan t’i përvetësojnë dhe t’i uzurpojnë si të tyre, ose bënë rrënimin e tyre dhe në themelet e tyre ngritnin kishat serbe, si psh. të Banjskës, Deçanit, të Graçanicës etj.
Pushtimi osman i trevave shqiptare, pas vitit 1389, megjithëse solli me vete ndryshime të rëndësishme në planin politik, ekonomik, shoqëror e ideologjik, nuk e ndryshoi në thelb fizionomin e strukturës etno-kulturore të nacionalitetit shqiptar në Kosovë dhe në Rrafshin e Dukagjinit. Vendosja e sundimit osman në Kosovë, shënoi një ndryshim rrënjësor në zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore të kësaj treve.
Dokumentacioni i periudhës pas pushtimit osman të Kosovës hedh dritë akoma më mirë dhe jep të dhëna më të shumta, që dëshmojnë se ato banoheshin nga popullsia shqiptare, kurse serbët të ardhur si kolonistë dhe si shtresë sunduese gjatë kohës së pushtimit rasiano-serb në këto troje, përbënin një pakicë të parandësishme, por sunduese politikisht.
Pashallëku i Beogradit (Sanxhaku i Nishit)
Në trevën e Pashallëkut të Beogradit deri në vitin 1826 jetonte një numër i konsideruar i popullatës shqiptare, sidomos nëpër qytete. Por, tërë popullata myslimane, duke përfshirë edhe shqiptarët në mënyrë të dhunëshme u dëbua. Menjëjerë filloi kolonizimi i atyre trevave me elementin sllavë. Kështu më 2 mars 1965 Knjaz Mihaili kishte nxjerr” Ligjin për kolonizimin e të huajve”.
Sanxhaku i Nishit
Duhet theksuar se shqiptarët deri kah gjysma e dytë e shekullit XIX qenë të vendosur në shumicën e qyteteve dhe qytezave, fshatrave të Sanxhakut të Nishit e më gjërë. Sanxhaku i Nishit përbëhej nga kazatë: Urkub (Prokuple), Kurshumli, Leskovc, Vranjë, Nish dhe Shehirkoj (Pirot). Jetonte në 716 vendbanime nga të cilat 400 ishin të pastra shqiptare e të tjerat me popullatë të përzer, shqiptare, turke, serbe, rome, çerkeze, hebreje etj.
Kjo trevë u pushtua nga forcat serbe me ndihmën e aleatëve të saj, sidomos Rusisë në muajin dhjetor të vitit 1877 dhe dhjetor 1878. Tërë popullata vendëse shqiptare etj. më se 250.000 veta u dëbua nga atdheu i tyre. Gjatë ikjes për shkak të dimrit të ashpër vdiqën ose u vranë nga forcat serbe më se 70.000 banorë, Serbia pushtoi 10.973 km.². Tokat e shqiptarëve mbetën të boshatisura.
Pas Kongresit të Berlinit (1878) filloi kolonizimi intensiv i trevave shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Kolonët e ardhur ishin kryesisht nga Mali i Zi, nga Kopaoniku, nga rrethina e Uzhicës, Kosova, nga Novi Pazari, nga Sjencia, nga Pomoravla, nga Hercegovina, nga pjesët kufitare të Serbisë me Bullgarinë dhe nga të viseve të tjera. Imigrantët më të shumtë ishin nga Mali i Zi.
Këtë kolonizim pushteti serb e ka ligjësuar duke miratuar edhe dispozitat ligjore. Kështu Kuvendi Popullor i Serbisë ka votuar “Ligjin për kolonizimin e viseve të sapoçliruara”, i cili është miratuar më 3 janar 1880.
Kolonizimi i Kosovës 1912-1914
Politikën e spastrimit etnik dhe të kolonizimit të trevave shqiptare, Mbretëria Serbe dhe ajo Malazeze e vazhduan edhe pas pushtimit të Vilajetit të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare. Dihet se me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës të vitit 1912/13 këto vise mbetën padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Ato iu nënshtruan spastrimit etnik dhe kolonizimit. Dhuna e terrori u kthyen në metoda të preferuara për të frikësuar dhe detyruar shqiptarët të shpërnguleshin ose të zhvendoseshin në vende të tjera.
Ky proces gjenocidal ndaj popullatës shqiptare u shoqërua me dëbimin e tyre në Turqi e në Shqipëri. Sipas disa vlerësimeve në periudhën ndërmjet viteve 1912-1914 në Turqi u shpërngulën rreth 500.000 njerëz. Sipas dokumenteve të diplomacisë serbe 281.747 njerëz janë dëbuar deri në gusht të vitit 1914, duke mos llogaritur fëmijët deri në moshën gjashtë vjeçare. Në pronat e shqiptarëve të dëbuar, qeveria serbe ka vendosur mbi 20.000 familje serbe, ndërsa qevera e Malit të Zi ka planifikuar t’i vendos 5.000 familje në Dukagjin. Në periudhën 1912-1915 janë vrarë 12.346 persona, janë burgosur 22.150 persona, janë vjedhur 50.515 shtëpi dhe janë djegur 6.125 shtëpi. Në anën tjetër një numër prej mijëra kolonëve u vendos në trevat e Kosovës, posaçërisht në tokat e shqiptarëve të ikur nga atdheu për shkak të dhunës e terrorit. Ndërsa, në atë pjesë të Kosovës, ku okupator ishte Mali i Zi, nëpërmjet “Ligjit special për kolonizim”, në pronat shqiptare në Pejë e në Gjakovë u vendosën rreth 6.000 kolonë malazezë.
Serbia që më 20 shkurt 1914, nxori “Dekretligjin mbi kolonizimin e viseve të posaçliruara dhe të bashkuara në Mbretërinë e Serbisë”, i cili më vonë u plotësua. Po ashtu veproi edhe Mali i Zi, i cili kishte nxjerrë “Ligjin mbi kolonizimin e viseve të posaçliruara” prej 27 shkurt 1914. Këto dispozita ligjore, dhe shumë të tjera, që merren më vonë, shërbejnë si mbështetje për nxjerrjen e ligjeve të mëvonshme në Mbretërinë SKS, përkatësisht jugosllave.
Kolonizimi i Kosovës me elementin sllav 1918-1941
Procesi i kolonizimit u ndërpre për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore dhe vazhdoi menjëherë pas riokupimit të Kosovës në vitin 1918 nga pushteti jugosllav dhe zgjati me intensitet të ndryshëm gjatë tërë kohës së ekzistimit të Jugosllavisë borgjeze. Kolonizimi i ka parapri reformës agrare.
Qëllimi dhe synimi i kolonizimit të Kosovës ishte ndërrimi i strukturës nacionale, shthurja e kompaktësisë, e homogjenitetit të popullsisë shqiptare, e cila përbënte shumicën absolute të banorëve të sajë dhe pastaj të vendoset elementi sllav në të, siç thuhet “elementi nacional i besuar”. Dëshirohej që të bëhej në këtë trevë gradualisht pastrimi etnik i shqiptarëve nga trojet e veta autoktone, sikurse ishte vepruar në vitet 1877/78 në trevat e Sanxhakut të Nishit. Për këtë u diskutua në Klubin kulturor serb, mbledhjen ndërministrore të Mbretërisë së Jugosllavisë, u hartuan elaborate, siç ishte ai i Vasa Çubrilloviqit për shpërngulje të shqiptarëve etj. Posaçërisht synohej që të kolonizoheshin pjesët rreth kufirit me Shqipërinë, në mënyrë që të krijohet një tampon zonë dhe do të ndërpritej vazhdimësia territoriale, demografike e gjuhësore e popullatës shqiptare në mes të Kosovës dhe të Shqipërisë. Sipas organeve shtetërore kufiri do të ishte më i sigurt. Synohej të kolonizohen edhe vendet strategjike të komunikacionit, në mënyrë që kolonët të shërbejnë si mbrojtës dhe kontrollues të vendkalimeve. Në vitin 1938 u nënshkrua Konventa turko-jugosllave për shpërnguljen e 400.000 banorëve shqiptarë, por edhe të tjerë në Turqi.
Të bazuar në shënimet statistikore, qeveria arriti që në Kosovë, në periudhën midis dy luftërave, siç thuhej për nevoja të reformës agrare t’i kufizojë rreth 129.212,94 ha tokë. Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë vendosur 13.482 familje me rreth 67.410 anëtarë në 594 vendbanime.
Sipas një raporti të Drejtoratit Suprem të Reformës Agrare në Shkup, sek. nr. 344, datë 12.XI 1940, në territorin e këtij Drejtorati kishave dhe manastirëve iu janë ndarë 569 ha tokë, ushtrisë 1.342 ha, xhandarmërisë 250 ha dhe të tjera. Ndërsa, në anën tjetër merrej edhe prona e vakëfeve, xhamive, teçeve etj. pa kurrfarë kompezimi dhe në forma të ndryshme përfide. Nuk është mbajtur ndojë evidencë e mirëfilltë për marrjen e këtyre pronave, duke i konsideruar si prona te lira ose të përfshira në kompleksin agrar. Duhet permendur se pushteti agrarë në vitin 1927, Manastirit të Deçanit iu dhanë pronat e 50 familjeve shqiptare të fshatit Isniq, ndërsa Manastirit të Deviçit iu dhanë pronat e 20 familjeve shqiptare të fshatit Llaushë, komuna e Skënderaj. Pushtetarët serb si Nikolla Pashiqi, Jakov Çubriqi kishin plaçkitur më se 300 ha tokë te Tyrbja e Sulltan Muratit dhe synonin të krijonin “Qabën serbe”. Secila familje kolone mesatarisht i kishte marrë nga 8,45 ha tokë, por kishte shumë raste kur një familje kishte marrë edhe deri 45 ha tokë. Ndërsa, familjeve shqiptare kishte raste kur toka i merrej në tërësi deri në prag të shtëpisë, kështu që nuk zbatohej edhe ai dekretligj famëkeq, i cili parashihte se familjeve shqiptare t’i mbetej 0,40 ha tokë për një anëtar të familjes.
Në periudhën ndërmet dy luftërave botërore u arritë që nga Kosova të shpërngulen mbi 240.000 banorë shqiptarë në Turqi e diç në Shqipëri.
Përkitazi me kolonët dhe pronat e dhëna atyre ekzistonin dokumentet arkivore, përkatësisht më e 13.000 kartona me emra të kolonëve sllavë dhe sipërfaqen e tokave të dhëna. Këto kartona, kur në Arkivin e Kosovës ishin masat e dhunëshme në periudhën 1989-1999, u morrën dhe u dërguan në Arkivin e Serbisë në Beograd.
Kolonizimi sllav gjatë Jugosllavisë socialiste
Fillimin e Luftës së Dytë Botërore një numër i konsideruar i kolonëve sllavë kishin ikur dhe kthyer në vendlindjen e tyre. Menjëherë pas përfundimit të kësaj lufte u hap çështja e kthimit të kolonëve dhe rikolonizimit të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare. Kjo u shoqërua me projektin e ri antishqiptar të Vasa Çubrilloviqit “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e re”, datë 3 nëntor 1944. V. Çubrilloviqi, para udhëheqjes më të lartë të LNÇJ e të UNÇJ, i propozon shpërnguljen masive të miliona njerëzve, sepse, sipas tij, “zgjidhja e vetme dhe e drejtë e kësaj çështjeje është shpërngulja e këtyre pakicave”… “Ushtria në kohën e opercioneve luftarake, duhet t’i spastrojë me plan dhe në mënyrë të pamëshirshme… ato vise që dëshirojmë t’i kolonizojmë me elementin tonë kombëtar….” Një program të ri të tillë kundër shqiptarëve me titull “Tajni cirkular za istrebljavanje svih albanaca Kosova 5.II.1945” (Qarkorja serkete për shfarosjen e tërë shqiptarëve të Kosovës më 5.II 1945), e kishte shkruar një mësues nga Vushtrria.
Menjëherë filloi siç thënin revizioni i reformës agrare. Për realizimin e kësaj, përveç dispozitave ligjore për reformën agrare dhe kolonizimin, nxorri dispozita të shumta ligjore e nënligjore, në bazë të të cilave prona private u bart në pronë të ashtuqujtur gjithëpopullore – shtetërore, e cila më vonë u shndërrua në pronë shoqërore, si p.sh. nëpërmjet të sekuestrimit, konfiskimit, nacionalizimit, eksproprijimit, arondimit, marrjesë së pronave kinse si tepricë dhe shumë forma të tjera.
Në Arkivin e Kosovës ka ekzistuar fondi i Revizionit të reformës agrare, mirëpo organet e dhunëshme të Arkivit e bartën në Beograd.
Në këtë kohë filloi edhe konfiskimi i pronave të ashtuqujtur armiqëve të popullit, sidomos të atij shqiptarë. Me rëndësi është të përmendet se në këtë kohë shumë fshatarëve shqiptarë iu kshin konfiskuar edhe pronat me arsyetim se nuk paguanin të ashtuqujturën “tepricat” e prodhimeve bujqësore të cilat nuk ishin në gjendje t’i siguronin, si p.sh. të prodhimeve bujqësore, blegtorale etj. Duhet theksar se banorët e vendbanimeve fshatare në këtë periudhë i kishte goditur mjaftë edhe i ashtuqujturi kooperativizmi.
Në këtë periudhë vazhduan presionet për shpërngulje të shqiptarëve, duke ua marrë pronat, duke i burgosur intelektualet e pakët dhe shpallur si armiq të popullti, aksioni i mbledhjes së armëve me arsyetim se shqiptarët kinse po përgatiten për kryengritje të armatosur dhe bashkim me Shqipërinë, inskenimi i organizatave të fshehta politike “irredentiste”, redukimi i të drejtave sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, mbyllja e disa shkollave në gjuhën shqipte, nxjerrja e flamurit shqiptar në ditën e festës kombëtare nga ana e organeve të sigurimit si provokacion për t’i burgosur njerëzit e pafajshëm etj. Shpërgulja e shqiptarëve nga Kosova mori përmasa të gjera me intensitet të lartë, sidomos gjatë viteve ‘50 e ‘60 të shekullit XX. Gjatë këtyre viteve u shpërngulën në Turqi 283.000 shqiptarë, do të thotë afër një e treta e popullsisë së atëhershme. Në anën tjetër në Kosovë vinin një numër i madh i serbëve dhe malazezëve si nga territoret e afërta, ashtu edhe nga ato të largëta të Sërbisë dhe të Malit të Zi, si kuadro dhe me familje. Punësohen kryesisht në organizatat dhe institucionet shtetërore, shoqërore, kulturore etj. Vlerësohet se në Kosovë prej vitit 1945 deri me 1965 janë vendosur 12.300 familje sllave, ose rreth 64.000 persona me prejardhje sllave.
Ky proces u ndërpre në vitin 1966 (pas Plenumit të IV të Brioneve), kur u kritikua ashpër shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë së asaj kohe, që kishte goditur rëndë të gjithë të tjerët pikërisht shqiptarët e Kosovës, por edhe të viseve të tjera të ish-Jugosllavisë.
Pas një kohe pushteti jugosllav, përkatësisht ai serb, i hyri planit të ri me qëllim të rikolonizimit të Kosovës me popullatë sllave, përkatësisht organizimin e aksionit kinse të kthimit të serbëve dhe malazezëve të shpërgulur nga Kosova. Këtë plan e aktivizoi dhe filloi ta zbatoi pas demonstratave të studentëve, rinisë dhe popullit të Kosovës në vitin 1981. Kulminacioni i të gjithave u arritë kur në Kosovë u vendos gjendja e jashtëzakonshme dhe ora policore nën presionin e 30 mijë policëve të sjellur nga Serbia. Kështu më 23 mars 1989 nën gjendjen e jashtëzakonshme dhe nën kërcnimin e armëve, si dhe me anë të votave joparlamentare, Kuvendi i Kosovës aprovoi amandamentet për ndërrimin e kushetutës së vitit 1974, që edhe de jure u suprimua autonomia e Kosovës. Më 28 mars 1989, në Beograd Kuvendi Fedrativ i Jugosllavisë ratifikoi vendimin e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa në korrik të vitit 1990 pushteti serb e okupoi Kosovën.
Krahas përcaktimit politik për serbizimin e Kosovës, Serbia me vazhdimësi ka nxjerr ligje dhe akte normative me përmbajtje diskriminuese të veçanta për Kosovën. Pushteti serb kishte aprovuar rreth 1360 akte politike, juridike, të përgjithshme e të veçanta në funksion të rikolonizimit të Kosovës me serbë e malazezë. Ato kanë qenë ligje thjesht kolonizuese. Me to u krijua mbështetja ligjore për kolonizimin e Kosovës me elementin sllav. Me ligje të tilla u shndërrua Kosova në koloni të tipit monarkik të Serbisë.
Vala e re e kolonizimit filloi me sjelljen e policëve, të instruktorëve të lartë ushtarakë, të gjykatësve dhe administratorëve për t’i ndjekur e torturuar sa më tepër shqiptarët. Për këtë qëllim ishte hartuar edhe “Platforma politike për Kosovën” e LKJ që parashihej kolonizimi i Kosovës përmes aksionit të kinse kthimit të serbëve dhe malazezëve. Pastaj, ishte hartuar Projekti për kthimin e rreth 200.000 serbëve e malazezëve për të jetuar në Kosovë.
Në anën tjetër shkatërrimi i bazës ekonomike të Kosovës, plaçkitja e fondeve dhe e teknologjisë nga ana e pushtetmbajtësve serbë nuk shkon në favor të popullzimit plotësues. Por qëllimi kryesor i pushtetit okupues ishte tendenca për ndërrimin e përbërjes kombëtare të Kosovës.
Nga pushteti i asaj kohe ishte hartuar edhe i ashtuquajturi Programi jugosllav për Kosovën, i datës 9 shkurt 1990. Nëpërmjet të këtij programi, pushteti mundohej që në mënyrë të rafinuar dhe perfide, në dallim nga regjimet e mëparshme serbe të ndryshojë strukturën etnike dhe të vëjë baraspeshën etnike në Kosovë, duke bërë presion pa presedan në shqiptarët që t’i lëshojnë vatrat e veta, ndërsa në vend të tyre të sjellë serbë e malazezë me qëllim të sllavizimit dhe të kolonizimit të Kosovës.
Krahas planeve të Jugosllavisë Socialiste, të inicuara nga Serbia, edhe ajo kishte hartuar plane dhe projekte për rikolonizimin e Kosovës. Në një plan operativ parashihej ndërtimi i 30 lagjeve, ndërtimi i banesave në Gjakovë, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Novobërdë, Shterrpcë, Lypian, Zubin-Potok dhe në Kamenicë. Më 12 dhjetor të vitit 1991 me qëllim të kolonizimit të ri të Kosovës, në lokalet e pushimores të fëmijëve dhe të rinisë në Deçan u vendosën 100 familje me prejardhje serbe e malazeze të ikur nga Shqipëria. Më vonë aty dhe gjetiu u vendosën edhe shumë familje të tjera.
Më 6 gusht 1992, Serbia aprovoi një “Program për formimin e fondit për zhvillimin e Serbisë”, në të cilin siguroheshin mjetet për vazhdimin e fushatës së kolonizimit.
Një ndër aktet juridike sistemore më ekstreme është “Ligji për Organizimin Territorial të Serbisë”. Sipas nenit 7 të këtij ligji “Qeveria e Serbisë mund t’ua ndryshojë emërtimin (toponimin) vendbanimeve ekzistuese sipas përcaktimeve me atë ligj, pas mendimit paraprak të marrë nga kuvendi i komunës”. Me dispozitat e nenit 72, paragrafi 1, të Ligjit të sipërshënuar, “Organet e Komunës së Malishevës pushojnë se punuari ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”. Në anën tjetër, formohen komunat e reja si Zubin Potoku, Zveçani, Shterrpca dhe Gora. Me dispozitat e nenit 73 të Ligjit në fjalë, kuvendet komunale detyrohen t’i “rishqyrtojnë emërtimet ekzistuese të vendbanimeve dhe të caktojnë emërtime të reja në afat prej një viti nga dita e hyrjes së tij në fuqi”. Kjo do të thotë se së pari përmes akteve juridike fillohet me sllavizimin e toponomisë autoktone shqiptare.
Përveç organeve të pushtetit, edhe organizatat e ndryshme, personat, shoqatat e tjerë jepnin propozime të ndyshme për kolonizimin e Kosovës. Ishte dhënë propozimi për sjelljen e 400.000 serbëve nga Rumania mendohej madje edhe versioni izrailit i kolonizimit të Kosovës, pastaj propozimi që kolonizimi i Kosovës të bëhet menjëherë, duke e bërë Prishtinën kryeqytet të Serbisë e të Jugosllavisë, ku do të bartën të gjitha institucionet shtetërore, shkollat ushtarake e policore, shumë oficerë, nëpunës, policë etj. me familje. Kjo valë e kolonizimit do të kapte një numër prej 100.000 serbësh e deri të kërkesa e disa funksionarëve kosovarë serbë që në Kosovë menjëherë të vijnë së paku 300.000 serbë e malazezë.
E ashtuqujtura qeveria jugosllave më 12 janar 1995 e kishte aprovuar dekretin, ku sipas tij nga buxheti fedrativ për këtë vit, për ndërtimin e kolonive në Kosovë duhet të ndahen 4,1 milion dinarë. Me këtë dekret plotësisht antishqiptar përkrahej kolonizimi i Kosovës me popullatë serbe e malazeze; “Të gjithë qytetarët e shpërngulur nga Kosova e Metohija, të cilët janë të ineresuar që të kthehen dhe kuadrat të cilët dëshirojnë të vijnë në këtë krahinë, për ndërtimin e shtëpive ose blerjen e banesave do të marrin kredi me afat kthimi prej 40 vjetve, ndërsa place – pa pagesë”. Me aprovimin e këtij dekreti zyrtarët beogradas parashihnin mundësinë e realizimit të programit për vendosjen e 100.000 serbëve dhe malazezëve në Kosovë.
Edhe në lëmin e pronësisë, në kontest të kolonizimit u bë kalimi i kompetencave nga organet e Kosovës në ato të Serbisë. U nxorr Ligji, i cili e përkufizonte shitblerjen e patundshmerisë. Sipas këtij ligji dhe të tjerëve me qindra kontrata të shitblerjes u anuluan. Shumë hektarë tokë dhe dhe me qindra shtëpi e banesa iu morën shqiptarëve.
Një aksion konkret të kolonizimit të Kosovës, Serbia ndërmori edhe përmes ndryshimit të planeve urbanistike të Kosovës dhe të komunave të saj. Ato ndryshime janë bërë në kundërshtim me Ligjin e rregullimit hapësinor, të mbështetura vetëm në dispozitat (diskriminuese) të Ligjit për punën e organeve republikane në rrethana të veçanta.
Serbizimin e Kosovës pushteti aktul serb e ka zbatuar edhe me ndërtimin e kishave në qendrat urbane, ndërrimin e emrave të shkollave, rrugëve, shesheve, organizatave të ndryshme dhe emërimi me emra mitologjikë serb. Shkrimi i çirilicës dominonte kudo.
RFJ, për kolonizimin e 100.000 serbëve dhe malazezëve në Kosovë me Dekretin mbi mënyrën dhe kushtet e kolonizimit të Kosovës të datës 12 janar 1995, përcakton dhënien falas për kolonët serbë troje, tokë, banesa, shtëpi dhe mjete financiare shumë të mëdha.
Pas rënies së të ashtuquajturës Krainë Serbe në Kroaci (gusht 1995) u intensifikua kolonizimi i Kosovës me serbë të ikur nga Kroacia. Brenda një kohe të shkurtër në Kosovë, u vendosën 13.895 kolonë serbë. Përveç Kroacisë në Kosovë u vendosën edhe shumë serbë nga Bosnja, por edhe nga vetë Serbia.
Kolonëve të vendosur në Kosovë dhe atyre që do të vendosën u janë dhënë dhe u janë premtuar 30 mijë ha tokë bujqësore, pasuri e popullit të Kosovës, kryesisht e shqiptarëve. Sidomos u ishte ndarë toka e kooperativave bujqësore, të marrë më parë nga popullata shqiptare, të bazuar në “Ligjin mbi kushtet, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së tokës bujqësore qytetarëve, të cilët dëshirojnë të jetojnë e të punojnë në territorin e KA të Kosovës e Metohisë”. Ndërsa, shumë familjeve serbe e malazeze, pushteti nëpërmjet kinse të kthimit të tokave më parë të konfiskuara, të nacionalizuara apo të ekspropriuara edhe pse ishin bërë pagesa për to ua “kthente” ato prona, ose iu jepte ndërrim ose prapë paguante shuma të mëdha të hollash, ku kishte raste edhe pse i kishin marrë të hollat, ato prapë paguheshin. Raste të tilla ishin të shumta.
Të gjitha këto padrejtësi, dhunë e terror sistematik ndaj shqiptarëve veçanërisht mbi të rinjt është bërë me qëllim që Kosova të braktiset dhe të boshatiset. Qeveria serbe, kolonizimin e Kosovës me serbë dhe dëbimin e shqiptarëve e konsideronte si aksion të shenjtë kombëtar
Për kolonët serbë e malazezë pushteti aktual ndërtoi banesa, shtëpi, por edhe koloni vendbanimi në shumë treva të Kosovës. Në këtë kohë në Kosovë kishin ardhur edhe popullatë sllave nga Vrraka e Shqipërisë.
Edhe pse në Kosovë kishte filluar lufta për çlirim kombëtar nga ana e popullatës shqiptare në krye me UÇK-së, ushtria, policia dhe paramilitarët serbë bënin gjenocid mbi popullatën shqiptare, partia politike serbe në pushtet “SPS” (Socijalisticka Partija Srbije), përkatësisht “Këshilli Krahinor i “SPS” për Kosovë e Metohi” bënte plane dhe kishte hartuar projekte për këtë qëllim. Ajo kishte hartuar dokumentin me titull “Predlog mera za rešavanje aktualnih problema na Kosovu i Metohiji” (“Propozim i masave për zgjidhjen e problemeve aktuale në Kosovë e Metohi”), Prishtinë, 15 dhjetor 1998.
Në anën tjetër, si pasojë e dhunës e terrorit qysh heret kishte nisur vala e shpërnguljes së shqiptarëve në formë refugjatësh, azilantësh politikë, stinorë etj. Sipas të dhënave të ndryshme, rezulton se deri më 1996, nëpër shtete të ndryshme të Evropës gjendeshin rreth 350.000 azilkërkues shqiptarë nga Kosova. Numri i tyre deri në vitin 1999 arriti deri në 500.000.
Ndaj popullatës dhe vendbanimeve shqiptare, policia, ushtria dhe paramilitarët serbë në masë të gjerë, duke filluar në mars të vitit 1998 e deri në pranverë të vitit 1999 ndërmorën ofensiva për vrasjen e popullatës shqiptare dhe rrënimin e vendbanimeve të tyre. Kjo shtypje kulmin e arriti në muajt mars – qershor 1999. Bombardimet e NATO-s të filluara më 24 mars 1999 kishin për synim ndaljen dhe ndërprerjen e spastrimit etnik të Kosovës me vrasje, masakrime e ekzekutime, me plaçkitje, rrënime e djegie të vendbanimeve të tëra dhe me deportimin masiv të popullsisë shqiptare nga trojet e veta etnike, që ushtronte pushteti ushtarako-policor serbë mbi popullatën shqiptare.
Shovenizmi serb shpërnguli me dhunë deri në maj afro 1.000.000 shqiptarë të Kosovës ose më shumë se ½ e popullsisë shqiptare të këtyre trojeve. Rreth 700.000 shqiptarë u shpërngulën nga banesat dhe shtëpitë e tyre dhe u detyruan të jetonin në rajonet malore të Kosovës në një situatë dramatike.
Duhet theksuar se në mbrojtje të popullatës vendore shqiptare, të pragut të shtëpisë, në kthimin e krenarisë kombëtare, në sensibilimin e çështjës shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe në çlirimin e vendit kishte dhën padyshim Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bijët dhe bijat më të mira të popullit tonë. Disa nga ata dhanë vlerën më të shtrejtë për liri e pavarësi – jetën.
___
Në fund e falënderoj Bajrush Shaqirin, veprimtar nga Terpeza e Vitisë, me punë të përkohshme në Gjenevë të Zvicrës për mbështetje finansiare.
(Fusnotat janë hequr për shkak të natyrës së punimit)

Krimineli më i madh që po shpopullon Shqipërinë është më i rrezikshmi nga të gjitha kafshët

0

Nga: Aurel Dasareti

Atdhetari i vërtetë është intensiv, i vendosur dhe i padepërtueshëm. Ashtu si akrepi, ai përballet me vështirësitë me qetësi dhe qëndrueshmëri. Është një shenjë që ringjallet nga hiri i saj, më e fortë se më parë. Ata që e nënvlerësojnë, shpesh pendohen.

***

Edvin Kristaq Rama është një nga tradhtarët më të pistë në historinë e botës!

I plotfuqishmi (i gjithëpushtetshëm) me portofolin e Shqipërisë në duart e tij të ndyra, Rama ka vendosur ta shesë dhe ta zhdukë përfundimisht ekzistencën e saj. Mallkuar qoftë në ferr! Përballuni me hajdutët, merrni mbrapsht gjithçka që armiku ju ka vjedhur.

Shqiptarët kozmopolit mbrojnë dhe i çmojnë dallaveraxhinjtë, banditët, hajdutët, spiunët, vrasësit, pedofilët, tradhtarët dhe mercenarët që ua shkatërrojnë vendin dhe jetën e tyre.

Sovraniteti zakonisht përcaktohet në dy nivele, brenda shteteve dhe në marrëdhëniet e shteteve me botën e jashtme. Thelbi është vetëqeverisja absolute.

Nëse një popull ka një udhëheqje, ka kuptim të pyesësh për marrëdhënien e udhëheqjes me popullin. A zgjidhet udhëheqja apo imponohet? A i përgjigjet udhëheqja popullsisë, apo sundon në mënyrë autoritare, ndoshta totalitare? A i jep udhëheqja popullit të drejta, apo sundon pa i njohur të drejtat?

Sipas konceptit klasik të sovranitetit, kushtet e jetesës së njerëzve në shtete janë përgjegjësi e shteteve.

Imigracioni masiv është një politikë e papërgjegjshme dhe duhej të ishte ndaluar shumë kohë më parë. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë. Autoritetet tradhtare kriminale shqipfolëse nuk dëshirojnë ta ndalojnë këtë dhe shqiptarët rrezikojnë të bëhen pakicë në vendin e tyre i cili do të kontrollohet nga ardhacakët. Kryetradhtari Edvin Kristaq Rama, me qentë e tij përreth, është në fazat e fundit të shpopullimit të Shqipërisë nga popullsia vendase shqiptare dhe zëvendësimit të saj me emigrantë nga India, Filipinet (nga e gjithë Azia, Lindja e Mesme, Afrika, Serbia, Rusia…). Ndryshime alarmante demografike në Shqipëri. Vendi po shpopullohet me një ritëm të frikshëm.

Shqipëria do të ndryshojë në mënyrë drastike për shkak të nivelit të ulët të lindshmërisë, rritjes së emigracionit dhe rritjes së imigracionit.

Zhvillimi vdekjeprurës do të ketë pasoja të mëdha për mbijetesën e popullit shqiptar, i cili tashmë po përballet me zhdukjen përfundimtare.

***

Përpara Shqipërisë ekzistojnë vetëm dy rrugë:

  • Ose vendi duhet të fillojë të ketë familje të mëdha, të ndalojë emigrimin (mërgimin e shqiptarëve, ikjen jashtë Shqipërisë) dhe të ndalojë plotësisht imigracionin (ardhjen, vendosjen e përhershme të të huajve në tokën shqiptare).
  • Ose vendi do të vazhdojë të vdesë.

***

Të gjithë e kemi ndjerë pafuqinë e madhe të humbjes kur armiku na ka vjedhur diçka: financat (ekonominë-pasuritë) tona, shëndetin tonë, paqen tonë, një premtim ose mundësi, madje edhe familjen dhe miqtë tanë. Por edhe në situatat më të pashpresa, mund të kaloni nga të qenit viktimë në një fitues.

Me mësime frymëzuese dhe një depërtim të mprehtë “profetik”, unë (dhe jo vetëm unë) përpiqem të zbuloj taktikat e armikut për të vjedhur, vrarë dhe shkatërruar – dhe motivimin e veprimeve tona, rezistencën tonë, për ta përballuar dhe asgjësuar.

Zoti i ilirëve-shqiptarëve erdhi për të dhënë jetë me bollëk. Është koha për të luftuar kundër armikut të vdekjes dhe shkatërrimit, për t’u ngritur në forcë dhe mençuri dhe për të marrë mbrapsht gjithçka që ai ju ka vjedhur.

Vetëm nëpërmjet besnikërisë ndaj rrënjëve dhe vetes, gjyshi im mundi të arrinte madhështinë si luftëtar, intelektual dhe patriot i vërtetë.

Ku kanë ikur të gjithë “heronjtë”, “burrat” e feminizuar?! A kanë kaq shumë frikë nga krimineli më i madh saqë e kanë lënë vendin, në vend që të luftojnë për të?

Ide të reja se si të rrëzohet kryepisi gjakprishur Edvin Kristaq Rama vërshojnë vazhdimisht, por është si të përpiqesh të kapësh flutura pa rrjetë. Nuk ka asnjë veprim.

Deri kur do të gënjesh, o frikacak dembel, kur do të zgjohesh dhe do të ngrihesh në këmbë?

22.07.2025

https://www.youtube.com/watch?v=ETbm3G3X3Bw

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike .

Ishim fëmijë të pa fëmijëri

Nga Arif Ejupi

Kur isha nëntë apo dhjetë vjeç, gjatë pushimeve të verës, xhaxhai im, Xhelili, këmbëngulte që ta shoqëroja me tufën prej rreth tridhjetë delesh dhe katër-pesë ugiçëve në kullosat e Shatorrit, që shtriheshin sipër fshatit, Gllamnik të Podujevës.

Për të nxjerrë kopenë në Malet e Shatorrit duhej paguar një taksë vjetore në Zyrën e Kadastrit të Komunës së Podujevës, zakonisht në fillim të prillit.

Në mungesë të kësaj pagese, po të zinin rojet e pyllit si njëfarë Millaqiqi, Spasojeviqi e Simiqi, pasonin ndëshkime të rënda, madje edhe konfiskimi i bagëtisë.

E, them hapur: çdoherë e kundërshtoja daljen me dele në kullosa. Sajoja arsye nga më të ndryshmet, vetëm për t’iu shmangur diellit përvëlues të korrikut dhe gushtit. Nuk e doja as atë ngushticë në formë patkoi me vetëm një apo dy kroje, të mbushura me lëmyshqe, llucë dhe dushk.

Kot i merrja me vete librat “Lugjet e verdha” të Rexhep Hoxhës dhe “Posta e porositur” të Mark Krasniqit. Axha Xhelil ishte i rreptë siç ishin burrat e asaj kohe. Zinte vend nën hijen e ndonjë bungu, me kutinë e duhanit dhe qelibarin para vetes.

Me pallton mbi supe dhe plisin e bardhë në kokë, që i ngjante dëborës së maleve të Sharrit, nën tymin e cigares më urdhëronte: “Eja, mere shtampën dhe mbushe ujë të freskët te djemtë e plakut Rexhepi apo Shahini!”


Rruga deri atje ishte e gjatë. Shpesh kthehesha me shtampën përgjysmë, nga frika se mos e thyeja.

Po të ndodhte një gjë e tillë, do të përballesha me zemërimin e tij. Shtampa prej allçie, me një dekor të veçantë, ishte kujtim i çmuar nga Ymer Ymeri, oficer i lartë në Mbretërinë, Zogu -I-.

Duke parë që nuk po tregoja fare përgjegjësi si bari, axha Xhelil, deri më 1972,  këtë detyrë ia besoi djalit të axhës, Aliut, dhe vëllait tim, Ahmetit.

Por, edhe ata, përballë mungesës së ndonjë pune në vendlindje, edhe pse të mitur, migruan në mars të vitit 1973, në Gjermani, përkatësisht Austri.

Axha Xhelil, i zhgënjyer, vendosi të shiste kopenë. Largimi nga bagëtia jo vetëm që e mllefos, por edhe i ftoh raportet tona. Sa herë mallëngjehej për Laroshin, prijësin e grigjës, dhe zilen e tij kumbuese, më mallkonte.

Nëna, ime pastë dritë dhe prehje të qetë, më këshillonte të heshtja e të mos i kundërshtoja të moshuarit. “Shih punën tënde dhe mësimet në shkollë” më thoshte ajo.

Kur, Ahmeti u stabilizua në Vjenë, dërgonte çdo muaj para në emër të axhës Xhelil. Mirëpo, edhe ky si Zoti i shtëpisë nuk i shpenzonte kurrë vend e pa vend, ruante çdo qindarkë me shumë kujdes.

Do të ishim të padrejtë po të mos përmendnim edhe ndihmën e axhës Rexhep, i cili punonte si nëpunës në Zyrën e Gjendjes Civile në Podujevë. Ai i përgatiti Ahmetit një kërkesë me sqarimet e kërkuara nga sipërmarrësi.

Kjo letër funksionoi dhe Ahmeti u punësua  edhe pse ende i mitur në një ndërmarrje të madhe tregtare në Vjenë, “Julius Meinel” themeluar më 1862.

Kjo ndermarrje e njohur tregtare ishte ndër të parat që ofronte produkte të ambalazhuara paraprakisht, që garantonin cilësi dhe pastërti.

Deri në mesin e shekullit XX, kishte mbi 1,000 dyqane në Austri dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Kompania pati ulje-ngritje, por emri “Julius Meinl” mbeti sinonim i cilësisë, në tregtinë ushqimore.

Që nga momenti i punësimit të Ahmetit në këtë gjigant tregtar, jeta e familjes sonë ndryshoi për mirë. Nuk kishim më hallin e bukës, veshjes apo strehimit.

Axha Rexhep, përveç vëllait tim, kishte ndihmuar edhe shumë të rinj të tjerë që migrimin e kishin si zgjidhjen e vetme.

Tek kjo ngjarje e pesëdhjetë viteve më parë më ktheu rrëfimi i të riut Muharrem Ahmeti nga Mazhiqi i Shalës së Bajgorës së Mitrovicës. Një histori e ngjashme, një fat i përsëritur brez pas brezi.

Muharrem Ahmeti, sot 53 vjeç, që miq e shokë e thërrasin me dashuri “Remo” ishte vetëm 17 vjeç kur i vdiq babai, Syla, minator në Stantërg. Ai mbeti jetim në një familje me shumë fëmijë dhe në gjendje të rëndë ekonomike.

Edhe pse ende i mitur, Remo mori guximin të zbriste në thellësitë e galerive të Minierës së Stantërgut, për të siguruar ekzistencën e familjes, duke zënë vendin e të atit, Sylës.

Pas pushtimit të Kosovës nga Serbia, ai, sikurse shumë minatorë të tjerë, mbeti i papunë. Përveç kësaj, dhunshëm u mobilizua në Armatën Jugosllave dhe u dërgua në Travnik të Bosnjë e Hercegovinës, pas disa muajve u transferua në Viroviticë të Kroacisë.

Më 7 shtator 1991, Remo  i heshtur dhe pa zhurmë vendosi të dezertojë, pasi me sytë e tij pa se kjo Armatë vriste pamëshirshëm popujt jo-serbë.

“Do të pranoja vdekjen thotë ai e kurrë nuk do të pranoja të vrisja qytetarë të pafajshëm. E kisha kuptuar me kohë se kjo ishte një ushtri e politizuar, fashiste dhe e verbër ndaj çdo vlere njerëzore.”

Muharrem Ahmeti – Remo, që për një fije floku u shpëtoi kurtheve të asaj Armate që shqiptarët i përdorte mish për top, fillimisht u vendos në kantonin Tiçino, më pas në Bernë dhe përfundimisht në Gjenevë.

Aty hapi një restorant me emrin “Te Remo”, ku angazhoi gjithë familjen e tij. Me përkushtim, mikpritje dhe cilësi në shërbim, ai u bë emër i respektuar në fushën e gastronomisë, sidomos në kantonin e Gjenevës.


Remo, dikur minatori më i ri në historinë e bujshme të Kombinatit Metalurgjik “Trepça”, u shndërrua në simbol të punës, krenarisë dhe suksesit të diasporës shqiptare.

Shqiptarët, edhe nën trysninë e pushtimeve të gjata, nuk u gjunjëzuan. Ata gjetën rrugë alternative, ecën përpara dhe u bënë zot të vetvetes.

Këto rrëfime nga e kaluara nuk janë vetëm histori personale, por janë kapituj të pavdekshëm të sakrificës sonë kolektive.

Gjenevë, 21 korrik 2025

Policia e Kosovës duhet të përkrahet dhe të fuqizohet

0

Nga: Arif Ejupi

Policia në vendet me demokraci të avancuar është në marrëdhënie të përhershme me popullin. Ajo punon për të siguruar qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, veçanërisht në rast incidentesh të shkaktuara nga individë problematikë apo grupe kriminale.

Kalimi nga një sistem një partiak, që për më shumë se dyzet vjet ka funksionuar përmes dhunës dhe frikës, drejt një sistemi demokratik, nuk është aspak i lehtë.

Në emër të tolerancës dhe demokracisë, në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar rrënimi i rendit shoqëror.

Në Kosovë dhe Shqipëri, ku ende nuk vlerësohet sa duhet roli i eprorit apo i policit, shënohen raste të shumta të krimit individual dhe të atij të organizuar.

Përballë këtyre problemeve, organet e rendit nuk mund të qëndrojnë duarkryq. Edhe pse me mungesa të mëdha në aspektin logjistik, ato përpiqen të kryejnë punën e tyre siç duhet. Mirëpo, nga popullata gëzojnë pak përkrahje, për të mos thënë fare.

Ai vend që ka polici të shëndoshë dhe të organizuar mirë, ka edhe siguri më të lartë. Fatkeqësisht, kohëve të fundit është rritur kudo numri i keqbërësve dhe i grupeve të organizuara kriminale.

Andaj, sigurinë tonë mund ta garantojë vetëm një polici e strukturuar mirë, me djem dhe vajza të aftë për të vepruar në çdo rast. Policia fuqizohet dhe konsolidohet edhe përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe profesional me gjykatat.

Po ashtu, ajo duhet të ketë domosdoshmërisht mbështetjen e popullit, ngase ky bashkëpunim është në të mirë të vetë qytetarëve.

Masandej erdhi “koha e kurveleshokomunistave”; çdo andër, projekt, gjithçka u rrokullis nan kambët e tynë me tërsëllime e tmerr

0
U SHOFTE kombi anglezl !
“Minjtë s’kanë një vendbanim të caktuar gjeografik. Miku im i vjetër A. Tenisoni ka thënë, dhe e ka thënë me vend:
Profet, mallko gjuhën e gjatë,
Dhe mallko miun e ndyrë britanik.
(O’HENRY “Qyteti pa ngjarje’ faqe 4)
Ajo ishte vieneze. Në moshën e rinisë kishte kënë grua fort e bukur. Masandej, vitet, rrethanat, dhëmbja për atdheun e humbun, malli pë gjinden e saj, shtypja e komunistëve etj, e kishin thinjë para kohe.
I shoqi, Gasperi, djalë shkodran, kishte shkue për studime në Austri.
Ishin njohë në universitetin e Vienës. Ai dallohej mes tanë studentave, si për pamjen, zgjuarsinë, shkathtësinë, humorin e kandshëm. Dhe ajo e deshi marrëzisht.
– Po a do vish me mue në Shkodër ? – e kishte pyetë ai.
– Deri në fund të botës, – ishte përgjigja e prerë e saj.
U martuan në Vienë dhe masandej u kthyen në qytetin që i fillonte historia në kohët e pashkrueme.
Gjithçka u shkonte për së mbari. U lindi një djalë dhe e pagëzuen Gaspar. Shkurt e thirrshin Gac.
Masandej erdhi koha e kurveleshokomunistave. Çdo andërr, çdo projekt, gjithçka u rrokullis nan kambët e tynë me tërsëllime e tmerr.
Me shumë zori e përpjekje ajo mundi të mbetej profesoreshë në gjimnaz. Gaci rritej e i ngjante aq shumë të atit. Po, ky i fundit u dha mas gotës, dhe u katandis pijanec.
Profesoresha, nuk shkonte dot me pa prindët. Edhe letrat nuk u shkonin. Ndoshta edhe letrat që ata i shkruanin përfundonin në degën e punëve të mbrëndshme.
Dhe ajo u mbyll në vetvete. E gjithë përkushtimi dhe dashtunija e saj ishin tek i biri, dhe lutej për të gjithë kohën si katolike e devotshme.
Gaci, Gac Sharkaxhia, i kishte tre shokë. Vetë i katërti luanin, shetisnin, e argëtoheshin deri vonë me sa u lejonte koha. Shokët e tij, e donin fort. Ishte kanakari i grupit. Gjoka ishte i gjatë e krenar, përherë i qeshun e zgjidhës i çdo situate. Ademi, nuk shquhej vetëm për dashamirësine dhe korrektësinë. Beqiri ishte lojcak, tanë humor e fantazi. profesoresha i donte fort, por me Beqirin bisedonte veçanarisht.
Djemte rrinin deri natën vonë dhe ajo shqetësohej. Kur Gaci kthej ajo i thosh:
– Gac, zëmra e nanës, m’banë marak, mos kah shkove.
– Nanë m’zuni bulluri, – përgjigjej ai.
– Tanë kohës bulluri ma mban djalin, – mendonte ajo.
Dhe një ditë ajo i thote Beqirit:
– Beqo, o bir, ma sill pash Zotin, ta shoh i herë atë “bullurin”, kush asht. Se po ma vonon çdo natë Gacin deri vonë.🤣
Kur binte në mendime i thosh Beqirit gati tuj folë vet me veti:
– Ndij mor bir: U ndava me njerëzit e mi për së gjalli. Tash unë për ata e ata për mue kanë dekë. Burri m’u ka ba gjysë njeri. Por, desht Zoti e kam i kyt djalë. Po t’baj be, se edhe kët djalë e jap t’kish me u shue kombi anglez.